TË SHPËTOJMË ZEMRËN BLU TË EVROPËS – LUMENJTË E BALLKANIT
Perla e egër e Evropës – Lumi Vjosa në Shqipëri I BUKUR, I PANJOHUR DHE I KËRCËNUAR
Seksioni i gjerë i rrjedhës së lumit pranë Tepelenës, ku do të ndërtohet rezervuari i HEC-it të Kalivaçit (Romy Durst).
Lumi Vjosa tek ne është një nga lumenjtë e fundit,“të egër” të Evropës. Në rrugën e saj mbi 270 km, Vjosa rrjedh e pandikuar në mënyrë të natyrshme, e karakterizuar nga kanione të bukur, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme. Në disa zona shtrati i lumit arrin një gjerësi më shumë se 2 km. Së bashku me degët e saj,Vjosa ofron një ekosistem dinamik, pothuajse natyror. Ky ekosistem unikal në kontinent, edhe pse i panjohur, përfaqëson një trashëgimi të vërtetë natyrore Evropiane. Në 80 km e para të rrjedhës së tij, përmes Greqisë lumi quhet Aoόs, ndërsa me hyrjen në territorit shqiptar ai ndryshon emër dhe quhet Vjosë. Gjarpërimet e rrjedhës së poshtëme krijojnë një luginë të gjerë me habitate ligatinore, që bëhen strehë për peshqit, shpendët migratorë dhe shumë specie të tjera. Rrugëtimi i saj natyror përfundon në detin Adriatik, në veri të lagunës së Nartës - një nga lagunat më të mëdha dhe ekologjikisht më të pasura në bregdetin shqiptar, e përcaktuar si Rezervat Natyror i Menaxhuar. Vjosa zë një sipërfaqe totale prej 6,700 km² në Shqipëri dhe Greqi së bashku dhe shkarkon në detin Adriatik një mesatare uji prej 204 m³/s.
__________________________________________________________ Majtas: Rrjedhat më të mëdha të lumenjve të Shqipërisë, me basenin e lumit Vjosa të rrethuar me të kuqe. Burimi: Wikipedia
1 #
Biodiversiteti Njohuritë shkencore për Vjosën dhe biodiversitetin e saj janë shumë të kufizuara. Ndoshta është një nga lumenjtë më pak të studiuar në Evropë: Aq e vërtetë është kjo saqë mund të thuhet se janë më të plota njohuritë për biodiversitetin e sistemeve lumore në Amerikën e Jugut apo Azi se sa për Vjosën. Shumë pak studime janë kryer deri tani. E megjithëkëtë edhe këto pak studime janë shtrirë më së shumti në pjesën e luginës se sa në studimin e habitateve dhe specieve ujore si peshqit apo shpendët, për të cilat Vjosa kosiderohet si zonë kyçe për këto vlera të biodiversitetit shqiptar. ___________________________________________ Majtas: Ngjala evropiane e kërcënuar në mënyrë kritike. Digat do të pengojnë rrugët e migrimit të saj. Burimi: blickwinkel/ A. Hartl.
Vjosa bart një popullsi të qëndrueshme të lundërzës (Lutra lutra), lloj pothuajse i kërcënuar si dhe llojeve të ndryshme të peshqve migratorë, midis tyre ngjala e Evropës e rrezikuar në mënyrë kritike # (Anguilla anguilla), dhe të tjerë lloje peshqish sub-endemike si gurnecka e Ohrit (Cobitis ohridana) dhe ajo e Pindit (Oxynoemacheilus pindus). Flora e ekosistemit të Vjosës është gjithashtu mbresëlënëse. Në rrjedhën e sipërme janë të pranishme disa të lloje të rrezikuara të bimëve endemike, të tilla si Solenanthus albanicus. Rrjedha e mesme dhe e poshtëme karakterizohet nga dushkaja të përziera (Qurecus sp.) Lloji i veçantë dhe i rrallë është Arbutus andrachne, pasi për të lugina e sipërme e Vjosës përfaqëson habitatin e vetëm në vend.
Vlerat Socio-Ekonomike Lumi Vjosa ka një vend të veçantë dhe të rëndësishëm në jetën e përditshme të banorëve që jetojnë përgjatë brigjeve të tij. Tarracat e saj u sigurojnë fshatrave tokën pjellore për aktivitete bujqësore të tilla, si prodhimet agrokulturore dhe blegtorale. Sasia dhe shumëllojshmëria e peshkut janë jetike për ekonominë dhe mirëqenien e peshkatarëve vendas. Turizmi rekreativ në Vjosë dhe degët e tij janë gjithnjë në rritje, veçanërisht në vitet e fundit në të cilën entuziastët kanë filluar të organizojnë veprimtari të tilla si rafting, kanotazh, not, etj. Rafting përgjatë Vjosës. Burimi: Federata Shqiptare e Rafting-ut.
Shumë biznese të vegjël dhe të rinj si kompanitë e eko-turizmit në zhvillim, kanë bazuar ekzistencën e tyre në rrjedhat natyrore të Vjosës. Për më tepër, Vjosa dhe uji i saj i kristaltë kanë pasur një ndikim në zemrat e shqiptarëve dhe në vlerat e tyre kulturore. Mjafton të përmendim faktin se “Vjosa” është një emër vajze mjaft i përhapur në arenën mbarëshqiptare dhe sigurisht që zanafilla e kësaj përhapjeje kaq të gjerë qëndron tek bukuritë e lumit dhe natyra e tij e paprekur.
2
Kërcënimet Kërcënimi aktual më i madh për lumenjtë është ndërtimi i HEC -eve. Më shumë se 100 diga të reja hidrocentralesh janë planifikuar të ndërtohen në të gjithë Shqipërinë. Përgjatë pjesës shqiptare të lumit të Vjosës, Ministria e Energjisë synon të ndërtojë 8 diga. Ndërkohë që në pjesën e sipërme, Qeveria Greke po planifikon aplikimin e një Plani Menaxhimi që ka për qëllim devijimin e rreth 70 milionë m3/vit drejt lumit Kalamas për qëllime ujitjeje.
Djathtas: Tabloja e Vjosës në të ardhmen sipas lobit të HEC-eve. METE, 2008.
Ndërtimi i këtyre digave, ose i vetëm njërës prej tyre, do të shkatërronte vlerat e jashtëzakonshme ekologjike të lumit Vjosa. Këto ndërhyrje do të ndryshonin tërësisht regjimin e saj hidrologjik dhe do të pengonin transportin natyror të sedimenteve, forcës fillestare që u jep formë shumë proceseve dinamike dhe morfologjike. Vjosa është një thesar evropian. Vlera e saj më e madhe është gjendja e saj natyore si një ekosistem në tërësi. Ndërtimi i digave do të shkatërronte këtë ekosistem unik dhe potencialin e tij të lartë për shfrytëzimin e Rrjedha e sipërme, Diga e parë në kaskadën e Vjosës. qëndrueshëm të burimeve natyrore në të Diga do të përmbytë pjesë të fshatit të vjetër Kaludh ardhmen. (Romy Durst)
Projekti i Kalivaçit
Gjarpërimet dinamike në rrjedhën e mesme të Vjosës – këto habitate do të zhduken pas ndërtimit të digës. (Romy Durst).
Projekti i parë i hidrocantralit që ka hyrë në procesin e zbatimit është ai i Kalivaçit afër qytetit të Tepelenës. Ndërtimi i digës në Kalivaç ka filluar që në vitin 2007, por është ndërprerë disa herë. Fillimisht, burimi kryesor i financimit ishte investitori italian Becchetti Grup që ka fituar edhe lejen koncesionare nga qeveria shqiptare që në vitin e largët 1997 dhe në një kohë të dytë arriti një marrëveshje bashkëfinancimi me Deutsche Bank. (http://www.begspa.com/eng/idroelettrico.htm).
3
Aktualisht, punimet në kantierin e digës në Kalivaç janë pezulluar (një status-quo evidente për dy vitet e fundit), dhe punimet janë ende në nivelin 30%. Rrjedha e Vjosës është ende e lirë - por edhe për sa kohë? Diga e Kalivaçit do të ndalojë "rrahjet e zemrës" së gjithë sistemit natyror të lumit duke bllokuar transportin e sedimenteve nga malet, deri në Detin Adriatik.
Djathtas: E gjithë rrjedha që shtrihet pas digës së Kalivaçit – rreth 100 km gjatësi – do të ndikohet nga erozioni dhe ndryshimet hidrologjike (Ulrich Eichelmann)
Erozioni i shtratit të lumit poshtë digës do të ndikojë në tërë gjatësinë e mbetur të lumit, duke ndikuar madje edhe në deltën e tij në Detin Adriatik. Ekosistemi aluvional do të degradohet në pothuajse 100 km gjatësi të rrjedhës lumore. Të gjitha habitatet ujore dhe breg-lumore do të preken nga kjo. Vjosa dhe degët e saj janë veçanërisht të rëndësishme për migrimin e llojeve të peshqve të cilët varen nga pastërtia, temperatura, dhe nga përrenjtë malorë me parametra optimalë, karakteristika që ofron lumi Drinos si kontribuesi kryesor i Vjosës, në rrjedhën e tij prej rreth 85 km gjatësi. Drinosi, si edhe Vjosa e sipërme do të ndërpresin komunikimin nga rrjedha e poshtëme e luginës së Vjosës, si dhe nga deti Adriatik, duke ndërprerë kështu rrugët e migrimit drejt njërit prej habitateve më të mëdha të mbetur për ngjalën e Evropës dhe llojeve të tjera të shumta migratore të peshqve në Shqipëri.
Fakte & Shifra Lartësia e digës: Gjatësia e digës: Sipërfaqja e rezevuarit: Kapaciteti/ Prodhimi vjetor: Prurja mesatare në Kalivaç: Vlera e investimit:
45m 350m 1.700 ha 90 MW/400 GWh 145 m³/s 119 milionë €
4
Përfundimet
Rrjedha e sipërme e lumit, gryka të pacënuara, me ujëra të ftohtë e të kristaltë dhe me shtrat zallishtor që përbën një habitat shumë të çmuar për peshqit që lëshojnë vezët e tyre. (Goran Šafarek).
Ne Kërkojmë - NGA QEVERIA SHQIPTARE DHE PRESIDENTI I REPUBLIKËS, QË TË HEQIN DORË NGA PLANET E ZHVILLIMEVE HIDROENERGJITIKE PËRGJATË LUMIT TË VJOSËS. - NGA MINISTRIA E MJEDISIT, MBROJTJEN DHE RUAJTJEN E LUGINES SË LUMIT TË VJOSËS - SHPALLJEN E NJË PJESE TË LUGINËS SË VJOSËS SI “ZONË E MBROJTUR LUMORE” PËR TË RUAJTUR INTEGRITETIN E SAJ.
Vjosa është një ekosistem thuajse natyror i pakrahasueshëm me të tjerë lumenj në Evropë. Ai është pothuaj një nga lumenjtë e fundit “të egër”, në të gjithë kontinentin. Nga ana shkencore, ky lumë mund të konsiderohet si një "faqe e bardhë". Njohuritë rreth biodiversitetit, hidrologjisë dhe sedimentologjisë së tij janë shumë të kufizuara. Projektet e devijimit të ujërave dhe ato të ndërtimit të digave janë aktualisht kërcënimi më i madh për lumin, duke vënë në rrezik pasurinë biologjike, funksionet ekologjike dhe hidrologjike të këtij ekosistemi unik. Qoftë edhe një digë e vetme përgjatë lumit do të shkatërronte vlerat natyrore dhe do të ç’ekuilibronte funksionet e këtij ekosistemi, duke “minuar” një potencial të madh eko-turistik të zonës. Në projektin e Kalivaçit deri tani, nuk janë vlerësuar si duhet ndikimet në mjedis të biodiversitetit, të mbrojtjes natyrore nga përmbytjet dhe erozionit të shtratit të lumit, etj.
FUSHATA: TË SHPËTOJMË ZEMRËN BLU TË EVROPËS Lumenjtë në Gadishullin Ballkanik janë ndër lumenjtë e ruajtur më mirë në tërë Evropën. Më shumë se 60% e të gjithë lumenjve në rajon janë në gjendje të mirë ose shumë të mirë hidromorfologjike. Përveç kësaj, këta lumenj janë “pikat e nxehta” më të të mëdha të biodiversitetit. Rreth 69 lloje peshqish janë endemike dhe më shumë se 50% e të gjitha llojeve të molusqeve të ujërave të ëmbla në Evropë, janë të përhapura në lumenjtë e Ballkanit. Megjithatë, kjo "Zemër Blu e Evropës" kërcënohet nga ndërtimi i më shumë se 570 digave për qëllime hidroenergjetike (> 1 MW), që janë projektuar që nga Sllovenia deri në Shqipëri. Për këtë arsye, OJQ-të ndërkombëtare Riverwatch dhe Euronatur në bashkëpunim me disa organizata lokale partnere si EcoAlbania në Shqipëri, kanë nisur fushatën "Të Shpëtojmë Zemrën Blu Të Evropës" me qëllim mbrojen e lumenjve me potenciale të mëdha natyrore që shtrihen në Evropën Juglindore, nga shkatërrimi përmes zhvillimit të pakontrolluar të projekteve të hidroenergjisë. Për më shumë informacion: Kontakt:
www.riverwatch.eu/balkan-rivers www.euronatur.org/Blaues-Herz-Europas.1325.0.html www.ecoalbania.org info@balkanrivers.net
5
SAVE THE BLUE HEART OF EUROPE – THE BALKAN RIVERS
Lumi Vjosa I BUKUR, I PANJOHUR DHE I KËRCËNUAR
Lumi Vjosa, Rrjedha e lumit poshtë zonës së ndërtimit të HEC-it të Kalivaçit. Foto: B.Hoxha
Lumi Vjosa në Shqipëri është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Në rrugën e saj mbi 270 km, Vjosa rrjedh e pandikuar në mënyrë të natyrshme, e karakterizuar nga kanione të bukur, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme. Çfarë e bën këtë lumë vërtetë të veçantë ndërkombëtarisht është fakti, se pothuajse të gjitha degët e tij rrjedhin të pandërprera dhe të paprekura, duke krijuar një rrjet lumor të gjallë si diçka që nuk haset më aktualisht në Evropë. Megjithatë, shumë pak dihet për biodiversitetin e tij apo procese të rëndësishme fizike të tilla si transporti sedimenteve ose sistemeve të ujërave nëntokësore. Ne mund të dimë më shumë rreth lumenjve në Amazonë sesa për Pellgun Ujëmbledhës të Vjosës. Burimi kryesor i lumit Vjosa është në territorin grek në afërsi të fshatit Vouvoussa (nga i cili ka marrë dhe emrin). Në 80 km e para të rrjedhës së tij, përmes Greqisë lumi quhet Aoόs, ndërsa me hyrjen në territorin shqiptar ai ndryshon emër dhe quhet Vjosë. Në Shqipëri dy tributarët kryesor janë Lumi Drinos (gjithashtu buron në territorin grek) dhe Lumi i Shushicës, i cili gjendet ndërmjet
SAVE THE BLUE HEART OF EUROPE – THE BALKAN RIVERS maleve, midis Vlorës dhe Gjirokastrës. Lugina e Vjosës zë një sipërfaqe totale prej 6,700 km² nga Greqia në Shqipëri. Prurjet mesatare të shkarkimit në Detin Adriatik janë rreth 204 m³/s. Vjosa shërben si kufi i shumë zonave të mbrojtura përgjatë luginës së saj (3 prej të cilave janë përcaktuar si Park Kombëtar sipas kategorizimit të IUCN II). Megjithatë vetë ky lumë është pa një status të veçantë mbrojtje dhe është përballur me një presion në rritje të ndikimit njerëzor. Mungesa e një plani menaxhimi të integruar në të gjithë pellgun ujëmbledhës në nivel bilateral Shqipëri –Greqi, i ka dhënë investitorëve mundësinë e “artë” për të filluar ndërtimin e shpejtë të një ”bumi” të projekteve hidroenergjetike në të gjithë luginën.
KËRCËNIMET Ndërtimi i HEC-eve është kërcënimi aktual më i madh në këtë zonë. Një total prej 38 HEC-esh janë parashikuar në ujëmbledhësin e Vjosës. Në Shqipëri janë planifikuar 8 diga në rrjedhën kryesore, ndërsa 23 HEC-et e tjera janë projektuar në degët e tij - 4 nga të cilat kanë përfunduar tashmë, ndërsa 4 të tjerë janë në ndërtim. Në anën greke të ujëmbledhësit, janë parashikuar 6 diga të reja, ndërkohë që është vetëm një ekzistues, HEC-i i madh i Pigait.
Në hartë janë paraqitur projektet hidroenergjitike në pellgun ujëmbledhës Aóos-Vjosa, Burimi: Ministra e Mjedisit, Shqipëri; Studim Doktorature: Devijimi i ujit dhe kërkimi shkencor në Sistemin lumor Aoos- Boidomati - Dimitris Leontaritis
SAVE THE BLUE HEART OF EUROPE – THE BALKAN RIVERS
Aoos- Projektet në Greqi Historia e ndërtimit të digave në rrjedhën e Vjosës e ka zanafillën në vitin 1984 kur një vendim i njëanshëm nga qeveria greke në atë kohe vendosi të fillonte punën për ndërtimin HEC-it Pigai, shumë afër nga burimi kryesor i lumit Aoos. Ka plane të tjera të parashikuara nga pala greke, që kanë të bëjnë me devijimin e një sasie uji prej 70 milion m3 / në vit nga Arkudoreuma, tributari më i madh që furnizon me ujë Lumin Aoos aktualisht. Ky devijim është parashikuar në dy drejtime: 50 milion m3 / vit do të transferohen nga rezervuari Pigai në Liqenin e Janinës, dhe më pas drejt Lumit Kalamas dhe ndërkohë që 20 milionë m3 / vit që do të shmangen përmes rezervuarit Pigai në lumin Metsovitikos. Përgjatë kësaj rrjedhe të ujit nëpër tubacione Plani i Devijimit të lumit Vjosa janë parashikuar të ndërtohen Burimi: D.Leontaritis 2013 gjashtë hidrocentrale. Katër HEC-e janë planifikuar përgjatë drejtimit të parë dhe 2 të tjerë në drejtimin e dytë.
Projekti i Kalivaç-it. Hidrocentrali i parë i projektuar dhe që ka hyrë në proces zbatimi është projekti i Kalivaçit afër qytetit të Tepelenës. Koncesioni i digës së Kalivaçit është dhënë në vitin 1997, por ndërtimi është ndërprerë disa herë. Fillimisht, burimi kryesor i financimit ishte kompania italiane Becchetti dhe Deutsche Bank. Aktualisht, projekti ndodhet në një status-quo (për 4 vitet e fundit), ndërkohë që niveli i punimeve është më pak se 30%. Megjithatë, sipas planeve të Ministrisë së Energjetikës, HEC-i i Kalivaçit është vetëm një nga 8 digat e mëdha që do të ndërtohen përgjatë lumit Vjosa. (Ministria e Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë, 2008)
SAVE THE BLUE HEART OF EUROPE – THE BALKAN RIVERS
HEC-et në degët e Vjosës Në total, 23 HEC-e janë projektuar përgjatë gjithë degëve të Vjosës. Ndërtimet për 4 prej tyre tashmë kanë filluar. Përgjatë lumit Langarica janë planifikuar për t'u ndërtuar 6 HEC-e, dy prej të cilave janë përfunduar, ndërsa një është në ndërtim e sipër. Të tre HEC-et janë brenda "Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovës". Kontraktori është kompania austriake ENSO Hidro. Përgjatë lumit të Bënçës, një tjetër degë e Vjosës, janë parashikuar 5 HEC-e. Dy prej tyre janë aktualisht në ndërtim e sipër. Investitori është kompania italiane FERRAR. Lumi i Shushicës është dega e dytë më e madhe e Vjosës pas Drinosit. Dy HEC-e janë Lumi i Lengaricës, HEC-i i Lengarica, zona e ndërtimit, Foto: B.Guri planifikuar në rrjedhën e sipërme të tij afër Smokthinës.
Vizioni ynë – Vjosa, Park Kombëtar Vjosa dhe degët e saj janë të veçantë në Evropë. Nuk ka asnjë rrjet lumor si ky në kontinent. Kësisoj, ky peizazh lumor duhet të mbrohet në nivelet më të larta të mbrojtjes së natyrës, nëse është e mundur - një Park Kombëtar në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Së bashku me komunitetin lokal, shkencëtarët dhe me mbështetje nga e gjithë Shqipëria, ne duam ta bëjmë atë realitet. Ajo duhet të ruhet për të mirën e natyrës por edhe për komunitetin e luginës së Vjosës dhe potencialin e tyre për zhvillim të qëndrueshëm socialekonomik. Megjithatë, një Park Lumi Vjosa, Rrjedha e sipërme. Foto: http://www.see-river.net/ Kombëtar mund të quhet i tillë vetëm duke mbajtur larg ndërtimin e digave. Veprimtari të tilla si eko-turizmi apo bujqësia jo intensive mund të jenë një alternativë efektive për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të komuniteteve lokale. Në të ardhmen, mijëra turistë nga e gjithë Evropa do të vijnë për të vizituar këtë lumë të fundit natyror.
SAVE THE BLUE HEART OF EUROPE – THE BALKAN RIVERS
TË SHPËTOJMË ZEMRËN BLU TË EVROPËS Lumenjtë në Gadishullin Ballkanik janë ndër lumenjtë e ruajtur më mirë në tërë Evropën. Më shumë se 60% e të gjithë lumenjve në rajon janë në gjendje të mirë ose shumë të mirë hidro-morfologjike. Përveç kësaj, këta lumenj janë “pikat e nxehta” më të mëdha të biodiversitetit. Rreth 69 lloje peshqish janë endemike dhe më shumë se 50% e të gjitha llojeve të molusqeve të ujërave të ëmbla në Evropë, janë të përhapura në lumenjtë e Ballkanit. Megjithatë, kjo "Zemër Blu e Evropës" kërcënohet nga ndërtimi i më shumë se 570 digave për qëllime hidroenergjetike (> 1 MW), që janë projektuar që nga Sllovenia deri në Shqipëri. Për këtë arsye, OJQ-të ndërkombëtare Riverwatch dhe Euronatur në bashkëpunim me disa organizata lokale partnere si EcoAlbania në Shqipëri, kanë nisur fushatën "Të Shpëtojmë Zemrën Blu Të Evropës" me qëllim mbrojtjen e lumenjve me potenciale të mëdha natyrore që shtrihen në Evropën Juglindore, nga shkatërrimi përmes zhvillimit të pakontrolluar të projekteve të hidroenergjisë.
Për më shumë informacion: www.balkanivers.net Kontakt: info@balkanrivers.net Olsi Nika, o.nika@ecoalbania.org Cornelia Wieser, cornelia.wieser@riverwatch.eu
SAVE THE BLUE HEART OF EUROPE – THE BALKAN RIVERS
Shtojcë. Lista e projekteve të hidrocentraleve të planifikuar mbi lumin Vjosa dhe degët e tij. (Burimi: Ministria e Mjedisit)
Nr.
Emri i Kompanisë
Baseni
Emri i HEC-it
Vendndodhja
Dega e lumit
Prurjet (m3/s)
1
"Hasi Energy" sh.p.k
Vjose
Langarice 1
40°15'57.28"N
20°28'37.34"E
Langarice
2
"Hasi Energy" sh.p.k
Vjose
Langarice 2
40°15'38.80"N
20°28'4.30"E
Langarice
3
"Ballkan Green Energy"
Vjose
Smokthine
40°18'28.80"N
19°45'28.02"E
Smokthine
4
"Ballkan Green Energy"
Vjose
Barmash
40°16'16.15"N
20°34'9.74"E
Barmash
0.45
5
"Ballkan Green Energy"
Vjose
Rajan
40°15'59.53"N
20°31'18.07"E
Rajan
0.514
6
"Albania Green Energy"
Vjose
Smokthine
40°16'49.07"N 19°42'44.57"E
Smokthine
7
"Hasi Energy" sh.p.k
Vjose
Langarice
40°17'18.10"N
Langarice
8
"Radici Energie" sh.p.k
Vjose
Progonat‐Lekdush
40°12'39.03"N 19°58'8.25"E
Bence
9
"Radici Energie" sh.p.k
Vjose
Bence (Nivice)
40°15'17.53"N 19°52'38.28"E
Bence
10
"Radici Energie" sh.p.k
Vjose
Bence (Salari)
40°18'7.03"N
Bence
11
"Peshku Picar 1" sh.p.k
Vjose
Picar 1
40° 9'49.39"N 20° 3'6.99"E
Kolonja
0.4
12
"Energia Pulita" sh.p.k
Vjose
Gostivisht
40°18'35.28"N 20°28'37.13"E
Langarice
0.9
13
"Energia Pulita" sh.p.k
Vjose
Langarice
40°16'20.10"N 20°28'46.81"E
Langarice
1.5
14
"Energia Pulita" sh.p.k
Vjose
Ura e Dashit
40°17'42.84"N 20°28'17.65"E
Langarice
8
15
"Tulla T" sh.p.k
Vjose
Radove
40° 9'21.52"N 20°33'40.06"E
Carshove
16
"Tulla T" sh.p.k
Vjose
Carshove
40° 8'14.24"N 20°33'5.30"E
Carshove
17
"Ferrar" sh.p.k
Vjose
Bence
40°15'5.22"N 19°59'50.25"E
Bence
18
"Ferrar" sh.p.k
Vjose
Tepelene
40°17'51.83"N 20° 0'39.53"E
Bence
19
"Qeramika e Jugut"
Vjose
Shtika1
40°21'55.99"N 20°14'8.78"E
Shtika
0.7
20
"Qeramika e Jugut"
Vjose
Shtika 2
40°21'4.27"N 20°13'41.70"E
Shtika
0.7
21
"Qeramika e Jugut"
Vjose
Shtika 3
40°20'30.70"N 20°13'42.93"E
Shtika
0.3
23
"Qeramika e Jugut"
Vjose
Shtika 4
40°18'44.15"N 20°12'56.90"E
Shtika
0.5
24
"Kalivaç Energy"
Vjose
Kalivaçi
40°23'58.77"N 19°48'1.43"E
Vjose
25
License NOT Given
Vjose
Badëlonja
40°12'25.05"N 20°23'16.25"E
Vjose
26
License NOT Given
Vjose
Kaludhi
40°10'39.34"N 20°26'55.06"E
Vjose
27
License NOT Given
Vjose
Përmeti
40°13'39.92"N 20°21'51.05"E
Vjose
28
License NOT Given
Vjose
Këlcyra
40°18'25.88"N 20°11'8.07"E
Vjose
29
License NOT Given
Vjose
Dragoti
40°17'33.50"N 20° 4'49.10"E
Vjose
30
License NOT Given
Vjose
Poçemi
40°29'35.76"N 19°43'43.82"E
Vjose
31
License NOT Given
Vjose
Selenica
40°32'31.06"N 19°39'18.94"E
Vjose
20°29'3.27"E
19°53'43.29"E
1.9