Edicioni i dytë i Trans Magazine, e vetmja revistë online në Shqipëri dedikuar komunitetit transgjinor. Duke qenë se vizibiliteti i këtij komuniteti është shumë i ulët në median shqiptare, ndiejmë dyfish më shumë nevojën dhe detyrimin për t`i dhënë hapësirën e munguar këtij komuniteti. Në serinë e parë u fokusuam në histori nga komuniteti transgjinor i lokalizuar në Shqipëri, kurse këtë vit menduam të tejkalonim kufijtë gjeografikë e të sillnim për publikun histori të guximshme të aktivistëve transgjinorë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Turqia