IFORMATOR PËR PACIENTËT KARDIOKIRURGJIK

Page 1

IFORMATOR PËR PACIENTËT KARDIOKIRURGJIK

2a


Hyrje: Pacientë të nderuar këtë broshurë e kemi nxjerrë me qëllim që tu japim përgjigje pyetjeve tuaja, pasi të informoheni se ju keni nevojë për ndërhyrje kardiokirurgjike. Qëllimi jonë është që të ju informojmë se bashkpunimi juaj me timin fizoterapeutik në zbatimin e terapive punuese është shumë e rëndësishme në periudhën pas operacionit për rehabilitimin e juaj të tërsishëm dhe të shkurtë. Me hyrjen tuaj në institucionin shëndetësor shpresojmë se do të jeni pjesë e zingjirit të ekipeve të suksesshme cilët ekzistojnë dhe punojnë për shëndetin tuaj.


TERAPIJA E FRYMËMARJES PARAOPERATIVE Si pacient për operim është shumë e rëndësishme përgatitja e sistemit tuaj pulmonar. Në qoftë se jeni pirës duhani ose keni mangësi të frymëmarjes sëmundje penguese pulmonare kronike (SPPK) ose astmë, hapi parë që duhet Tu bëhet është vlerësimi spirometrik, gjegjësisht vlerësim i funksionit pulmonar. Për gjendjen e këtillë është e nevojshme terapi fizike para operacioni. Kjo terapi mbulon përgatitjen para operacioni: thithje, ushtrime të frymëmarrjes, spreje dhe vibro masazhe, me qëllim të kthimit të kufirit normal dhe funksionimin e sistemit të frymëmarrjes.

Spirometry

dhe Thithje

Vibro masazhe


Në qoftë se frymëmarrja juaj është në gjendje të mirë atëherë vijon përgatitje para operimi

Fizoterapisti prej ditës së parë nga prania e juaj si pacient për operim do të bisedon me ju për gjendjen tuaj fizike, edukim në ushtrimet e frymëmarrjes si dhe edukim për stabilizim të gjoksit gjatë mobilizimit. Nga ana e fizoterapisti do të merrni këshilla për ushtrimet me pirometrin nxitëse (topa) të cilat do tu ndihmojnë ta përmisuar kapacitetin e frymëmarrjes, të cilat do të jesin në pronësin tuaj dhe me ato do të vazhdoni të ushtroni edhe pas largimit nga spitalit jonë.

Spirometri nxitës INFORMACIONE PËR PROCESIN E OPERACIONIT Gjatë kohës së procesit të operacionit ju do të jeni nën ndikimin e anestezisë. Ajo do të thotë që trupi juaj do të pushojë me gjitha funksionet. Në gjendje anestezike edhe organet e frymëmarrjes do të pushojnë, kështu që do të jeni të kyçur në aparatet e frymëmarrjes. Nga gjendja pasive e mushkërive shfaqet dobësi e frymëmarrjes, si dhe krijim i tajitje të cilën nëse nuk e kolitim pas operacioni mundet të sjellë infeksione të rënda frymëmarrjes. Që të kryhet operacioni në gjoksin tuaj (kafaz i kraharorit), do të jetë e hapur dhe kjo sjell deri tek dobësimi i muskujve të frymëmarrjes.


QËLLIMI I USHTRIMEVE ME SPIROMETRIN NXITËS Qëllimi i ushtrimeve me pirometrin nxitës është. • Rritja e forcës • Qëndrueshmëri dhe efikasiteti i muskujve të frymëmarrjes • Përmirësimi i shkëmbimit të gazeve • Krijimi i një ritmi normal të frymëmarrjes • Kollitje (evakuim) të sekrecionet bronkiale Rregulla të punës me pirometrin nxitës: Në gojë vihet zorrë e spirometrit dhe maksimalisht thithet. Në atë moment të tre topat ngrihen deri në kufirin i lartë, që do të thotë se në atë moment mushkëritë janë të hapura me kapacitet maksimal. Pastaj zorra hiqet nga goja dhe ajri nxirët anësh. Pas një pauze të shkurtë prej disa sekondash veprimi përsëritet. Rekomandohet që këto ushtrime të kryhen vazhdimisht gjatë tërë ditës.

Terapia punuese e frymëmarrjes ( dita e par post operative)


QËLLIMI I TERAPIS TITHËSE Kollitje (evakuimit) i sekrecioneve bronkiale Thithjet jane barna në formë të avullit që duhet të depërtojnë në mushkëritë e tuaja. Me ndihmën e veprimit të tyre hapen rrugët e mushkërive dhe kështu e përmirëson ventilimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe zbut gjegjësisht hollon sekrecionin bronkial. Kjo lehtëson kollitjen dhe pastron mushkëritë tuaja. Thithjet zbatohen me frymëmarrjen maksimale – gjatë frymëzim dhe maksimalisht nxjerrje të frymëmarrjes – nxjerrje e gjatë. Për veprim më efikase kjo mënyrë zbatohet më ngadalë.

Terapia thithëse


INFORMACIONE PËR MOBILIZIM Qëllimi i mobilizimit është: - Kthim në fuqinë normale të muskulaturës - Simulim gravitacional - Kthim fuqinë para operacioni dhe qëndrueshmëria - Përmirësim i qarkullimit të përgjithshëm Qysh ditën e parë post operativ për mobilizim do tu ju ndihmojë fizioterapisti me ndihmën e të cilit do ta kryeni mobilizimin gjegjësisht ngritjen nga shtrati. Duhet të dini se pas operacioni gjatë ngritjes nga shtrati nuk guxoni të mbështeteni në duar, për shkak se ashti i gjoksit tuaj është i prerë dhe i duhet dy deri në tre muaj që të shërohet. Gjatë çdo ngritje dhe ramje gjumi është e preferuar ngritje me duar në gjoks. Te pacientët si parandalim nga komplikime të pa dashura dhe hapjen e plagës së gjoksit është e detyrueshme mbajtje sytjena prej dy deri më tre muaj pas operimit.

.

Mobilizim me përcjellje



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.