DIABETI DHE SËMUNDJET KARDIOVASKULARE.

Page 1

Spitali i specializuar

„FILIP I DYTË“

www.cardiosurgery.com.mk; 02/ 3091- 484

DIABETI DHE SËMUNDJET KARDIOVASKULARE. Diabeti është sëmundje ku niveli i sheqerit në gjak është rritur gjatë një periudhe më të gjatë kohore. Sëmundja e sheqerit shkakton probleme shëndetësore të cilat në bazë lindin prej dëmtimeve të enëve të vogla dhe të mëdha të gjakut dhe nervat. Në këtë proces vuajnë organe të shumta si, zemra, sytë, veshkat dhe shfaqen probleme me qarkullimin. Në varësi të moshës kur për herë të parë është shfaqur diabeti dhe shkaqet të cilat çuan në shfaqjen e sëmundjes, egziston ndarje e Diabetit nga të tipit 1 dhe diabet të tipit 2. Diabeti i tipit 1 shfaqet në moshë më të vogël dhe ku është i nevojshëm trajtim me insulinë që prej fillimit, përderisa diabeti i tipit 2 shfaqet te popullsia më e vjetër. Nëse tashmë ju kanë vendosur diagnozë që vuani nga sëmundja e sheqerit, është e nevojshme në bashkëpunim me mjekun tuaj, të bëni plan se si në mënyrën më të mirë të përballoheni me sëmundjen. SI TË JETONI ME DIABETIN! 1. Informohuni rreth sëmundjes suaj! 2. Mblidhni informacione të mjaftueshme për sëmundjen e sheqerit, dhe për komplikacionet që dalin prej tij me qëllim që në mënyrë më të lehtë të përballeni me të. 3. Mësoni! 4. Mësoni vetë për të njohur simptomet nga ana e organeve të cilat janë të prekura prej diabetit dhe kërkoni në kohë ndihmë mjekësore. 5. Vlerat të cilët duhet ti dini dhe rregullisht ti kontrolloni!


6. HbA1C- hemoglobini i glikolizuar e tregon vlerën mesatare të sheqerit në gjak gjatë dy tre muajve të kaluara. Vlerat nën < 7 tregojnë rregullim të mirë të sheqerit që duhet të jetë edhe qëllimi juaj. 7. Niveli i LDL ose kolesterolit të keq gjithmonë duhet të jetë nën 3.5mmol/l 8. Kufiri i sipërm i tensionit të gjakut të jetë deri 130/80 mmHg. 9. Regjimi Higjieno-dietik! 10. Përmbajuni regjimit ushqimor që ju është rekomanduar nga mjeku Juaj. Ushqehuni shëndetshëm dhe mirëmbani peshën trupore në kufij normalë. Ushqim që rekomandohet: 11. Fruta, perime, bizele, qumësht të skremuar dhe produkete të tij, bukë me drithëra, vaj të ftohtë të parafinuar, kripë dhe sheqer në sasi të kufizuara. 12. Aktiviteti fizik! 13. Sportoni rregullisht në përputhje me moshën, sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. 30-60 minuta ecje të shpejtë 4-5 herë në ditë, do ta përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj. 14. Ndaloni pirjen e duhanit! 15. Pirja e duhanit në kombinim me sëmundjen e sheqerit e rrit në mënyrë të shumfishtë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. 16. Rregullisht merreni terapinë e nënshkruar edhe nëse ju ndiheni mirë. 17. Kontrollojini çdo ditë shputat tuaja, dhe mbani higjienë të mirë dhe vishni këpucë të rehatshme. 18. Kërkoni ndihmë mjekësore gjithmonë kur ju ndjeni ndonjë ndryshim në shëndetin tuaj.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.