IPSH Spitali i specializuar për sëmundje kirurgjike “FILIP VTORI”
Si t’i ndihmoni zemrës
Doracak për pacientët me zemër të dobësuar
1
Pyetjet që parashtrohen më së shpeshti ►
2
Ç’është zemra e dobësuar
Çfarë testesh duhet të bëhen
Zemër e dobësuar nuk do të thotë se zemra ka pushuar së rrahuri apo se keni infarkt, por se nuk mund të pompojë mjaft gjak për nevojat e organizmit
- fotografi rentgeni të mushkërive dhe zemrës - EKG (elektrokardiogrami) - ehokardiografia e zemrës - analiza e gjakut - koronarografia (sipas indikacioneve)
Si dobësohet zemra Kjo ndodh për shkak të shumë çrregullimeve të tjera. Disa herë nuk mund të zbulohet arsyeja e vërtetë. Më së shpeshti ndodh për shkak të: - Sëmundjes arteriale koronare (bllokim i arterieve që e ushqejnë zemrën. Shumë shpesh njerëzit me zemër të dobësuar tani më kanë pësuar një infarkt miokardik. - Dobësimit të muskulit të zemrës (e a.q. “kardiomiopati”) - Shtypjes së lartë të gjakut (hipertensioni) Problemet me valvulat e zemrës - Rrahjes jo të rregullt të zemrës (aritmia) - Substancave toksike (siç është alkooli) - Defekteve kongjenitale të zemrës - Diabetit - Problemeve me gjëndrën tiroide
Cilat janë simptomat e zemrës së dobësuar Simptomat më të shpeshta të zemrës së dobësuar janë: - Zënia e frymës (sidomos gjatë një mundimi fizik) - Zënia e frymës kur qëndron shtrirë drejt - dobësi të përgjithshme dhe marramendje - të ënjtura në këmbët (veçanërisht në shputën dhe kyçin e këmbës) - kollitja 3
Si rrjedh trajtimi Zemra e dobësuar nuk mund të shërohet në mënyrë komplete. Mundet vetëm të zvogëlohen simptomat dhe të përmirësohet cilësia e jetës me kurimin e sëmundjes primare. Trajtimi mund të jetë me operim apo në mënyrë konservative. Në të dy rastet është i nevojshëm një ndryshim i mënyrës së jetës, respektivisht një dietë përkatëse, ulje e aktivitetit fizik, dhe më e rëndësishmja marrja me rregull e terapisë medikamentoze.
Cilat barna duhet të merren
► Të tjera që përdoren si aditivë në terapi: kaliumi, magnezi. Për shkak të marrjes së më shumë medikamenteve është e nevojshme për të bërë analiza të kohëpaskohshme laboratorike për kontrollimin e kaliumit në gjak dhe funksionin e veshkave dhe mëlçisë.
A duhet t’i marr barnat përjetësisht Disa ilaçe mund të ketë nevojë për t’i marrë një kohë të gjatë, gjë e cila varet nga gjendja e zemrës dhe nga natyra e sëmundjes primare. Gjithmonë të konsultoheni me mjekun nëse nuk mund ta gjeni barin përkatës dhe kërkoni zëvendësimin.
Barnat më të shpeshtë për zemrën e dobësuar janë: ► ACE inhibitorët (enapi, enalaprili, renalaprili, alkadili, kaptorili, zorkaptili, hemokuini), të cilët i dilatojnë (zgjerojnë) enët e gjakut, me ç’rast ulet shtypja e gjakut dhe mundësohet një qarkullim më i mirë i gjakut;
► Diuretikët (lasiksi, furosemidi, edemit forte, aldaktone, spirinolaktoni, hidroklortiazidi) ndihmojnë në nxjerrjen e ujit të tepërt nga trupi me ç’rast parandalojnë akumulimin e lëngut në mushkëri dhe lehtësojnë frymëmarrjen; ► Beta-bllokuesit (bloksani, atenololi, propranololi, prinormi, panapresi, presololi, metoprololi, betaloki, beloki, konkori, koriol dilatrendi, karvediloli) përmirësojnë rrjedhjen e gjakut dhe ndihmojnë gjatë problemeve me ritmin e zemrës;
► Kardiotonikët ((lanitopi, plitopi, digoksini) i ndihmojnë zemrës për të pompuar sa më mirë gjak; ► Statinët (antihiperlipidemikë): holesta, vasilipi, sinvastatini, atrovastatini, atorisi dhe të tjerë e reduktojnë yndyrën në gjak.
4
Sa shpesh duhet të vij në kontrollim Në fillim kontrollimet janë më të shpeshta: mundet deri edhe çdo javë që të shihen efektet nga medikamentet. Pasi të adaptohet terapia dhe pasi të ndiheni më mirë, kontrollet mjekësore mund të reduktohen.
zënie të frymës, lodhje, dhembje në gjoks, djersë të ftohta. Shmangni aktivitetet fizike në temperatura shumë të ulëta dhe në temperatura shumë të larta.
Në rast të cilave ndryshime duhet të kontaktoj me mjekun Kontaktoni me mjekun tuaj me rast të secilit ndryshim në frymëmarrje, të ënjtura në këmbë, hipje të peshës trupore për 1-2 kilogram për disa ditë, si edhe pyetje të ndryshme rreth terapisë së dhënë.
A duhet ta mati peshën trupore Është shumë e rëndësishme të matni dhe ta shënoni peshën trupore për çdo ditë. Secili ndryshim do të thotë mbajtje të lëngjeve në organizëm dhe ngarkim shtues të muskulit tanimë të dobësuar të zemrës. Me matje të rregullt dhe shënim, do t’i ndihmoni mjekut t’ua përshtatë terapinë diuretike dhe të anashkalohen keqësimet plotësuese dhe hospitalizimet. Informoni mjekun tuaj për secilin ndryshim të peshës për 1-2 kilogram në afat prej një ditë. Nëse nuk ju rregullohet frymëmarrja dhe nuk zvogëlohet pesha edhe pas zmadhimit të terapisë diuretike, menjëherë kontaktoni mjekun.
Aktiviteti fizik Rekomandohet ecja në këmbë. Fillohet me shëtitje të shkurta dhe pastaj për çdo ditë ato rriten, në varësi prej gjendjes së përgjithshme. Gjithmonë ndaloni me aktivitetin fizik nëse ndjeni 5
Qendra urgjente për diagnozë ,,FILIP VTORI”
6
Si duhet të jetë ushqimi
cili ndikon në furnizimin e qelizave me oksigjen.
Ushqimi duhet të jetë i shumëllojshëm. Më së miri është të ushqeheni me ushqim të shumëllojshëm (pemë dhe perime) pa konzervanse. Shmangni ushqimin me shumë kalori (sheqer dhe yndyra) si dhe alkoolin. Me rëndësi është që në ushqim mos të vihet kripë apo të ketë në sasi të vogla. Kripa shkakton mbajtje të lëngjeve në organizëm, shkakton ngulfatje dhe frymëmarrje të vështirësuar.
Çka ndodh nëse harroj të marr një tabletë Asnjëherë mos merr dozë të dyfishtë nëse ke harruar ta marrësh në kohën e caktuar. Vazhdo me terapinë ashtu siç është caktuar prej mjekut.
A mund të ngas makinën Nëse ke pasur humbje të vetëdijes si rezultat i aritmisë, nuk duhet të ngasësh makinën. Regjistrimi i fundit i aritmisë ventrikulare duhet të jetë së paku 6 muaj para se të fillosh të ngasësh automjetin pavarësisht.
A mund të marr vaksinа Sigurisht. Rekomandohet të pranohen vaksina kundër gripit, si edhe vaksina tjera që pengojnë infektimet në mushkëri e që mund të jenë serioze tek pacientët me zemër të dobët.
A mund të pi duhan Pirja e duhanit është rreptësisht e ndaluar tek të gjithë të sëmurit nga zemra. Tymi i cigares përmban monoksid karboni, i 7
Disa propozime që të bëheni pacient i “mirë”:
● Mundohuni ta merrni terapinë diuretike në mëngjes që të mos zgjoheni natën
● Merrni terapinë në kohë të njëjtë çdo ditë
● Matni peshën trupore për çdo ditë
● Kontrolloni si duhet t’i merrni tabletat (para hajes, pas hajes, me ushqim etj.)
● Ndaloni duhanin
•Mos rritni dozën me kokën tuaj;
● Konsultoni mjekun nëse vëreni ndryshime gjatë marrjes së disa barnave - koll i thatë,të ënjtura në kërcinj etj.
● Коnsultoni mjekun për marrjen e çfarëdo lloji të vitaminave dhe mineraleve si shtesë të ushqimit.
● Mos pini alkool.
● Shkoni rregullisht në kontrollimet: shënoni pyetjet që doni t’ia parashtroni mjekut.
FJALOR I SHPREHJEVE MJEKËSORE o Аngina pektoris - sëmundje shtrënguese e gjoksit si rezultat i mungesës së oksigjenit në muskulin e zemrës. Zakonisht është karakteristike te sëmundjet sinjifikative koronare arteriale. o Аteroskleroza- ngushtimi dhe ngurtësimi i enëve të gjakut, i shkaktuar nga shtresimi i pllakëzave të origjinave të ndryshme . o Enët e gjakut- në formë të gypave që bartin gjak: arteriet,venat dhe kapilarët. 8
o Arteriet koronare - аrteriet në muskulin e zemrës që e furnizojnë atë me oksigjen o Sëmundja e arterieve koronare (SAK)- sëmundje e enëve të gjakut, të cilat e ushqejnë muskulin e zemrës, si rezultat i ngushtimit dhe zënies nga një etiologji e ndryshme. o Dislipidemia- çrregullimi i vlerave të yndyrave në gjak. o Faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare - hipertensioni, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, dislipidemia, mosha, gjinia, historia familjare për SAK. o Barnat antihipertension barna të cilat e ulin shtypjen e lartë të gjakut. . o Kolesteroli- substancë që merr pjesë në formimin e qelizave. Me rritjen e vlerave të kolesterolit në gjak ndodh shtresim në muret e enëve të gjakut, gjë që çon në ngushtimin dhe bllokimin e rrjedhjes gjakut.
tretjes së pamjaftueshme të insulinës në gjak (hormon i cili ndihmon që sheqeri të transportohet në qeliza ku përdoret si energji). o Аntioksidantët- substanca në pemë, perime, drithra integrale, fara që ndalojnë apo zvogëlojnë shtresimin e kolesterolit dhe yndyrave tjera në gjak në muret e enëve të gjakut. Mund të merren si shtesë në ushqim. o Infrakti miokard- zënia e një apo më shumë arterieve koronare, me çka ndërpritet përcjellja e oksigjenit e cila shkakton dëmtim të asaj pjese të muskulit të zemrës. o Frekuenca e zemrës (pulsi)numri i kontraksioneve të zemrës në një minutë. o Меtаbolizmi- ndryshimet kimike në qeliza me të cilat sigurohet energji e duhur për funksionet vitale dhe aktivitetet.
o HDL (kolesteroli i mirë)- lipoprotein, i pasur me fosfolipide dhe kolesterol, që e bart kolesterolin deri në mëlçi me qëllim të shpërbërjes. o LDL (kolesteroli i keq)- e bart kolesterolin prej gjakut nëpër tërë trupin. o Тrigliceridet- lloj tjetër i yndyrës në gjak që po ashtu mund të zë enët e gjakut. o Diabeti (sëmundja e sheqerit) - rritje e sasisë së sheqerit në gjak për shkak të 9
o Pllakëzat- kur bëhet fjalë për aterosklerozën ky termin i përshkruan pjesët e verdha të pjesës së brendshme të enëve të gjakut të trashura për shkak të shtresimit të substancave yndyrore (yndyrave dhe kolesterolit) dhe indeve fibroze. o Fraksioni i nxjerrë - sasia e gjakut që pompohet prej zemrës pas secilit kontraksion, përkatësisht e tregon fuqinë pompuese të muskulit të zemrës o Аritmia- ritmi jo i rregullt i zemrës. o Аntihiperlipidemikët - barna që i zvogëlojnë yndyrat në gjak. Sipas statistikave më të reja botërore pacientët që u janë përmbajtur këshillave të mjekëve, rregullisht kanë marrë terapinë, e kanë ndryshuar mënyrën e jetës dhe dinë më shumë për sëmundjen e tyre kanë prognozë më të mirë se sa pacientët që nuk u janë përmbajtur rregullave. Web-faqet më të njohura në të cilat mund të inormoheni më shumë për sëmundjet e zemrës:
www.americanheart.org www.heartfailure.org www.hfsa.org www.familydoctor.org
10
DIMENSION I RI NË DIAGNOSTIFIKIMIN MJEKËSOR Koronarografia e kompjuterizuar tomografike
Paraqitje e arterieve normale të zemrës
11
IPSH Spitali i specializuar për sëmundje kirurgjike
„FILIP VTORI” www.cardiosurgery.com.mk; ambulanta@cardiosurgery.com.mk
12