Аktivitetet pas artroplastikës në gju

Page 1

IPSH Spitali i specializuar për sëmundjet kirurgjike

“FILIP VTORI” Tel. 02 / 3091 – 484; www.cardiosurgery.com.mk

АКТIVITETET PAS АRTROPLASTIKËS NË GJU -Nëse jeni një kandidat për operim, sigurisht pritni që jeta juaj të jetë sikur dikur, por pa dhembje. Duhet të dini që ky ndryshim nuk do të ndodhë gjatë natës. Që të siguroni rezultat të mirë në procesin e shërimit tuaj duhet një pjesëmarrje e juaj aktive. Mund të vazhdoni me shumë aktivitete, por duhet të anashkaloni aktivitete që së tepërmi e ngarkojnë gjurin. Gjuri është nyja më e madhe në trup. Nëse dëshirojmë që pas operacionit të jeni më pak aktiv, lëvizjet e hershme dhe mobilizimi janë shumë me rëndësi. Para operacionit sigurisht keni qenë më pak të lëvizshëm, prandaj muskujt e juaj janë dobësuar në mënyrë të konsiderueshme. Për këtë arsye është me rëndësi të përfshiheni më herët në procesin e rehabilitimit. Mjeku juaj dhe terapeuti do t’ju japin udhëzime të veçanta lidhur me kujdesin ndaj plagës, kontrollimin e dhembjeve, ushqimin dhe ushtrimet.

Теrapeuti do t’ju vizitojë një ditë pas operacionit dhe do t’ju sqarojë se si do të ndaleni te krevati, si të ecni apo si ta përdorni gjurin e ri derisa jeni të shtrirë në krevat, më shpesh lëvizni shputat që të siguroni lëvizje normale të gjakut në këmbë. Se sa gjatë do të jeni në spital varet nga shpejtësia e rimëkëmbjes. Para lëshimit duhet t’i arrini këto qëllime: - Të ngriheni dhe shtriheni pavarësisht në krevat. - Sa më shumë ta lakoni gjurin tuaj. - Sa më shumë ta drejtoni gjurin tuaj. - Të mësoheni të ecni me shkopinj për nënsqetull në bazë të rrafshët, nëpër shkallë poshtë e lart. - T’i mësoni ushtrimet të cilat duhet t’i vazhdoni t’i bëni në shtëpi. Me siguri kur të lëshoheni, gjuri edhe më tej do të jetë i ënjtur. Për zvogëlimin e së ënjturës do të kontribuon ngritja e këmbës në jastëk, mbajtja e çorapes elastike dhe fashave të ftohta (15 – 20 minuta në ditë).


АKTIVITETET NË SHTËPI

Në fillim në shtëpi ndoshta do të keni nevojë për ndihmën e huaj. Këshillat në vijim do t’ju ndihmojnë që kthimi në shtëpi të jetë sa më i thjeshtë: - Zhvendosni mobiliet tuaja që më lehtë të mundeni të lëvizni me shkopinjtë nën sqetull apo me mjetin ndihmës për ecje. - Largoni shtrojat dhe kabllot prej dyshemesë, ku mund të rrëshqitni apo të pengoheni. - Vendosni në banjën tuaj karrige për dush, në mure vendosni pajisje për t’u kapur me dorë dhe ngrini më lart guacën e tualetit. - Shfrytëzoni mjete ndihmëse me mbajtëse të gjatë për mbathje të këpucëve , kapje të sendeve prej dyshemesë etj.

Këshilla kryesore për kujdes ndaj plagës : - Rrethi i plagës duhet të jetë i thatë dhe i pastër. - Shmangni larjen para se të shërohet plaga dhe të jenë hequr penjtë. - Lajmëroni mjekun nëse plaga skuqet apo rrjedh. - Lajmëroni mjekun në rast se temperatura trupore kalon 38°C. - Të ënjturat në gjunjë mund të jenë të pranishme 3-6 muaj pas operacionit. - Dhimbja në kërcinj, dhimbja në gjoks, frymëmarrja e vështirësuar mund të jenë shenjë të tromboembolisë – nëse keni një nga këto simptoma lajmëroni mjekun. - Barnat që u janë shkruar, rregullisht t’i përdorni. - Mbani llogari për peshën tuaj trupore.

KTHIMI AKTIVITETEVE TË РËRDITSHME Kur të ktheheni në shtëpi duhet të qëndroni aktiv. Çdo ditë do të ndjeni përmirësime të dukshme në rimëkëmbjen tuaj . - Çdo ditë praktikoni ushtrimet e mësuara . - Veturë mund të ngisni 6-8 javë pas operacionit, mundet edhe më herët në marrëveshje me mjekun. - Aktivitetet seksuale janë të lejuara atëherë kur ju jeni të gatshëm për këtë. - Mund të flini në shpinë, në të dy anët e trupit apo në bark. - Kthimi në punë varet nga lloji i punës me të cilën merreni. Më së shpejti mund të filloni të punoni 6-8 javë pas operacionit.

- Ecni sa të mundeni por mbani mend, ecja nuk është ndërrim i ushtrimit. Prej aktiviteteve tjera, i rekomanduar është noti (kur plaga shërohet dhe penjtë janë hequr). Duhet t’i shmangni aktivitetet të cilat plotësisht e ngarkojnë gjurin, siç janë: tenisi, futbolli, skijimi, xhogingu... Mos ngrini peshë më të madhe se 20 kg.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.