Qendra e parandalimit dhe e terapise se goditijes ne tru

Page 1

S pitali special

Fi l i p V to r i

www.cardiosurgery.com.mk;+389 2 3091- 484

QENDRA E PARANDALIMIT DHE E TERAPISË SË GODITJES NË TRU 222


HYRJE – Goditja në tru është arsyeja e dytë më e shpeshtë e vdekshmërisë në botë. Incidenca është rreth 780.000 raste të reja në SHBA, dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga goditja në tru në botë sëmuren 15 milionë njerëz në vit apo 25 në 100.000 banorë është incidenca vjetore. Vdekshmëria në SHBA është 168.538 njerëz në vit. Ekzistojnë dy lloje të goditjes në tru, me iskemi, kur vjen deri te bllokimi apo embolizimi i enëve të gjakut të trurit, si dhe hemorragji, kur ka këputje të enës së gjakut. Shpeshtësia e goditjeve iskemike është 60%, e sulmeve tranzitore iskemike 30% dhe e hemorragjive 10% . Tromboza e trurit para së gjithash është rezultat i krijimit të pllakëzave ateromatoze në enët e gjakut, ngushtimit të lumenit me rrjedhje të zvogëluar të gjakut dhe oksigjenit, apo koagulopatitë të cilët çojnë në krijimin e trombit në enët e gjakut të trurit. Faktorët e rrezikut janë: holesteroli i ngritur, diabetes melitus, hipertensioni, faktorët trashëgues, stresi, pirja e duhanit e të ngjashme. Andaj, për parandalimin me një interesi të veçantë është edukimi i pacientëve dhe mjekëve për zbulimin e hershëm të pacientëve të

rrezikuar. Për këtë ekziston i a.q. Risk scoring system – për goditje në tru, që duhet vlerësuar në çdo pacient. Sipas Tabelës 1, varësisht nga rezultatet СНАDЅ tek pacientët me fibrilim atrial duhet dhënë një terapi përkatëse për parandalimin e goditjes në tru. PARANDALIMI Parandalimi primar • • • • • •

Matja e shtypjes së gjakut Rregullimi i holesterolit Rregullimi i glikemisë Dieta (ushqimi i shëndetshëm) Aktiviteti fizik Shmangia e alkoolit dhe pirjes së duhanit

Parandalimi sekondar • Trajtimi i fibrilimit atrial-varfarin • Antikoaguluese dhe antiagregative (aspirina dhe klipidogreli) • Shmangia e pirjes së duhanit dhe alkoolit • Trajtimi i HTA-së dhe HLM-së • Endarkterektomia karotidie • Stentimi karotid • Rehabilitimi (terapia fizike, terapia okupuese, terapia e të folurit, neuropsikologu)

CHADS C. Çrregullime të freskëta kardiale H. Hipertensioni А. Mosha D. Diabeti Ѕ . Goditje të mëparshme në tru apo TIA Gjithsej rezultatet

Rezultatet 1 1 1 1

Rezultatet СНАDЅ

Rekomandime për trajtim

0 1 2+

2

Aspirina Aspirina apo Varfarini ( ИНР2/3) VArfarin ( ИНР 2/3)


DIAGNOZA Në Spitalin special “Filip Vtori” ekziston aparatura më moderne për diagnostikimin e goditjeve të trurit: EKG, EHO, dopler i karotideve, 64 MCKT të trurit me angiografi Ekipi multidisiplinar nga kardiokirurgë, kardiologë, neurologë, psikologë, fizioterapeutë. Sipas rekomandimeve të Asociacionit Britanik të Mjekëve, Asociacionit Amerikan për Sëmundje të Zemrës (Komiteti për rekomandime për goditje në tru), udhëheqësit i përfshijnë këto metoda diagnostikimi: • Ekzaminime laboratorike të gjakut • EKG, EHO të karotideve dhe zemrës • Imazhe të karotideve • KTM, HMP TERAPIA E GODITJES NË TRU Në Qendrën e diagnostikimit dhe trajtimit të goditjeve në tru në “Filip Vtori”, sipas rekomandimeve të Aka-

demisë Amerikane të Neurologëve (AAN) dhe AHA (Asociacioni Amerikan për Zemër), pacientët trajtohen në mënyrën dhe terapinë e mëposhtme: • Vendosja emergjente në Repartin e kujdesit intensiv dhe kurimit gjysmë-intensiv; • TPA apo terapi varfarin; • Terapi antikoaguluese apo trombolite; • Oksigjenizim; • Trombektomia-angioplastika-endarkterektomia (tek pacientët me sëmundje të karotideve dhe me indikacion për këtë lloj të intervenimit); Për stentimin alternativ të karotideve, sipas studimeve të fundit të kardiokirurgëve evropianë në Londër, indikacionet janë shumë të kufizuara • Terapia fizike dhe rehabilitimi i hershëm; • Terapia neuropsikologjike. Në këtë mënyrë, pacientët me goditje në tru, vetëm në këtë spital mund të marrin një diagnostikim modern komplet dhe të shpejtë, dhe kurim adekuat sipas standardeve evropiane nga ekipi multidisiplinar i ekspertëve.


Spi tali s pe cial

Fil ip V to r i

www.cardiosurgery.com.mk;+389 2 3091- 484


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.