Këshilla për të sëmurit pas intervenimit

Page 1

IPSH SPITALI I SPECIALIZUAR PËR SËMUNDJET KIRURGJIKE

“FILIP VTORI” Tel. 02 / 3091 – 484; www.cardiosurgery.com.mk

Këshilla për të sëmurit pas intervenimit koronar - implantimit të stentit Ngushtimi i arteries shërohet me tullumbace-kateter (PTCA). Për sigurin; e trajtimit të suksesshëm është e ndërtuar mbështetja në një enë gjaku të vogël (Stanton). Stantoni bashkohet plotësisht me murin e enës së gjaku për disa javë. Që të mos vijë deri te ngurtësimi i gjakut në stanton gjatë kohës së shërimit, duhen të merren këto barna: • tbl. Plaviksili Zilt (Кlopidogrel) prej 75 mg • tbl. Аspirin protekt prej 100- 300 mg dhe • tbl. Аtrovastatin а 40 deri 80 mg në ditë. Këto tableta merren rregullisht pa ndërprerje apo pa bërë pauzë, rekomandohet që për terapinë gjithmonë të konsultoheni me mjekun. Аspirina dhe Plaviksi (Zilti) janë barna që zakonisht mirë durohen. Gjatë lëndimeve të vogla shpejtë formësohen shpërthime të gjakut të cilët janë të parrezikshme. Nëse paraqitet nevoja e madhe me ngjyrë të zezë apo urina me ngjyrë të kuqe menjëherë (edhe në vikende)duhet të kërkojmë mjek (nevojë e madhe e zezë do të thotë gjakderdhje të lukthit, urina me gjak do të thotë gjakderdhje e traktit urinor). Аspirina dhe Plaviksi (Zilti) duhet rregullisht të merren (mos të ndërpriten pa konsultim me mjekun) pasi ekziston rreziku që stanti të zihet me trashjen e gjakut. Kjo më shpesh ndodh si rezultat i rrezikut nga infarkti në zemër! Këto dy barna nuk ndërpriten edhe nëse shkoni te stomatologu apo nxjerrni një dhëmb! Arteria e shëruar me stant deri 25 % të rasteve mundet prapë të ngushtohet (gjatë 6 muajve të parë) dhe atëherë duhet kurim i ri.

Shenjë për ngushtimin e arteries është formimi i angina-pektoris (ndjenjë e shtrëngimit, shtypje apo djegie të kraharorit, eventualisht me përshkim në njërën apo në të dy duart, nofullën e poshtme, shpinë dhe pjesën e lukthit). Аngina-pektoris shkaktohet më shpesh gjatë stresit trupor si për shembull ecja në shkallë, gjatë shqetësimit dhe temperaturave të ftohta. Dhembjet mund t’i ngjajnë atyre që kanë ekzistuar para këtij shërimi.

1


Të ushqyerit: Rekomandohet mënyrë e shëndoshë e ushqimit në të cilin duhet përfshirë një shumëllojshmëri, shumë pemë e perime, zierje të lehta, kurse prej mishit-peshk dhe mish të bardhë, përkatësisht ushqim të pasur me vitamina, minerale dhe prani të konsiderueshme të hidrateve dhe yndyrave. Rekomandojmë: ushqim të zier me konsumim të përditshëm të perimeve të freskëta (domate, speca, sallata, sallata të gjelbra, rrepë të kuqe, qepë etj.); perime të përziera (fasule, thjerrza, sojë, bizele, bishtaja); peshk deti apo peshk i ujërave të ëmbla (2-3 herë në javë); yndyrë të kulluar dhe të ftohtë për ushqim (luledielli, ulliri); qumësht i kulluar dhe prodhime të qumështit me pak yndyrë. Shmangni: Bukën dhe paroritë e bardha (buka e bardhë është e pasur me karbohidrate ndërkaq e varfër me vitamine). Për këtë ndërroni me bukën e zezë, e cila ka vitamina nga grupi B. Shmangni çfarëdo lloj ushqimi të fërguar, produkte nga organet e brendshme shtazore (pashteta , pjesë të prera të mishit, prodhime të mishit, sallam, kremviçe), majonez , brumëra (byrek , picë , pite ), brumëra të tëholluara, biskota, ushqim të thatë dhe të shpejtë, sandviçë.

para

stent

Alkooli: Rekomandimi për të përdorur alkoolin është individual. Tek pacientët të cilët nuk kanë probleme me varësi nga alkooli, u lejohet maksimum 2 dl. verë (burrat), dhe 1 dl. në ditë për gra. Është provuar se vera e kuqe (në rrjedhë e sipër janë hetimet edhe për verën e bardhë) ndikojnë në mënyrë mbrojtëse për zemrën. . Кafeja:

Nëse nuk keni ndonjë kontraindikacion për konsumimin e lëngjeve që përmbajnë kofein, janë të lejueshme 1-2 kafe në ditë..

. Pirja e duhanit: Rekomandojmë që të ndaloni me pirjen e duhanit dhe shmangni vendet e tymosura. Jeta intime: Nuk ka arsye pse mos vazhdoni me aktivitetin e zakonshëm seksual pasi që të ndjeheni i gatshëm për ta bërë këtë. Aktiviteti fizik: e patjetërsueshme është që pas intervenimit koronar, gjatë kohës së rimëkëmbjes, shëtitja, ecja le të bëhet aktivitet i përditshëm fizik për ju. Filloni me lëvizje të ngadalshme në rrafsh, gradualisht duke e rritur mundin. Nëse ndjeni lodhje, pushoni. Duhet të lëvizni aq sa i përshtatet organizmit tuaj. Rekomandohen shëtitjet. Rekomandohen shëtitjet të jenë 30–60 min çdo ditë.

pas

Shërim të shpejtë dhe efikas ju dëshiron ekipi i Spitalit specialistik për sëmundjet kirurgjike „Filip Vtori“ – Shkup - Еkipi i angiografisë Ju është në dispozicion 24 orë në secilën kohë të ditës dhe natës. - Теlefoni për kontakt me spitalin tonë prej 07-22 ora është numri 02/ 3 091 484 - Nëse keni nevojë për ne pas orëо 22 telefononi në 02/ 3 091 490

2


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.