Guide ne industrine e turizmit- Igli Larashi (vellimi pare)

Page 1

GUIDE NE INDUSTRINE E TURIZMIT DHE TE UDHETIMIT

VELLIMI I PARE – NJOHURITE THEMELTARE Nje nga industrite nga me te zhvilluarat ne bote, qe perfshin ne ne shkalle te gjere aktivitetet e lidhura me transportin, sherbimet, komunikimin, artine dhe traditat, habitatet dhe teknologjine. Me miliona njerez te perfshire dhe miliona frekuentues sot ajo eshte per te gjithe nje nga çelesat e zhvillimit per te shume vende.


GUIDE NE INDUSTRINE E TURIZMIT VELLIMI I PARE – NJOHURITE THEMELTARE Tabela e Përmbajtjes: 1. Hyrje ne industrine e turizmit dhe te udhetimit. 2. Sektoret kryesore te industries se Turizmit dhe Udhetimit. 2.1 Sektoret kryesore te biznesit te udhetimit dhe turizmit 2.2 Veshtrim historik nga e djeshmja dhe e sotmja 2.3 Aktivitete biznesi qe gjenerojne te ardhura 2.4 Kerkesat e biznesit dhe aftesite komerciale 3. Aktoret e pare te turizmit dhe udhetimit (axhentet e turizmit) 3.1 Punesimi ne industrine me rritje me te madhe ne bote 3.2 Nje profesion qe kerkon specialist dhe staf te kualifikuar 3.3 Te bësh para duke kursyer para…. 3.4 Diskutime 4. Organizmat nderkombetare dhe kombetare te Turizmit dhe Udhetimeve. 4.1 Organizatat e Udhetimit dhe Turizmit (Travel and Tourism) 4.2 Organizata Boterore Turizmit (WTO) 4.3 Keshilli boteror i Turizmit dhe udhetimit (WTTC) 4.4 Shoqeria nderkombetare e Hoteleve dhe Restoranteve (IH&RA) 4.5 Shoqeria Amerikane e Axhenteve te Udhetimit (ASTA) 4.6 Federata Boterore e Agjenteve te Udhetimit (UFTAA) 4.7 Federata Nderkombetare e Axhenteve te Udhetimit (UFTAA) 4.8 International Air Transport Association (IATA) 4.9 Shoqeria e axhenteve te udhetimit te Pacifikut (PATA) 4.10 Shoqeria kongreseve dhe Konventave nderkombetare (ICCA) 4.11 Shoqeria nderkombetare e pasagjereve te kompanive ajrore (IAPA) 4.12 Test mbi njohurite e ketij moduli 5. Gjeografia si elementi kryesor ne planifikimin e Udhetimit. 5.1 Marktingu dhe destinacioni gjeografik 5.2 Gjeografia fizike dhe gjeografia kulturore 5.3 Te njohesh dhe te lexosh harten 5.4 Explorimi i shteteve te tokes 5.5 Koded dhe qyteteve dhe te Aeroporteve 5.6 Hapat kryesore ne planifikimin e internerareve te udhetimeve 5.7 Burimet per planifikimin e internerareve te udhetimeve 5.8 Ora ne zonat e ndryshme dhe ndryshimet e saj 5.9 Monethat vendase ne vende te ndryshme 5.10 Test mbi njohurite e ketij moduli 6. Menyrat e transporteve ne bote. (Historik i shkurter). 6.1 Transporti ne Europe 6.2 Transporti ne Azi 6.3 Transporti ne Ameriken e Veriut

1

All rights reserved to Igli Larashi. Not allowed to be published or reproduced.


6.4 Transporti ne Ameriken e Jugut 6.5 Transporti ne Afrike 6.6 Transporti ne Australi 6.7 Test mbi njohurite e keti moduli 7. Hyrje ne Transportin Hekurudhor . 7.1 Informacioni kryesor mbi transportin hekurudhor. 7.2 Transporti Hekuudhor dhe klientet e tij 7.3 Thomas Cook – Oraret e transportit ne Europe dhe kontinente. 7.4 Llojet e transportit te trenave. Trenat special per turistet. 7.5 Test mbi njohurite e ketij moduli 8. Hyrje ne Transportin automobilistik . 8.1 Makinat me qera dhe rrjeti i tyre global 8.2 Çfare perfshin marrja me qera e makines 8.3 Si eshte shperndare rrjeti makinave me qera 8.4 Kostot dhe skemat e uljeve te çmimeve 8.5 Qirammarja e kamperave dhe specifikat e tyre ndryshe nga makinat e tjera me qera. 8.6 Test mbi njohurite e ketij moduli. 9. Hyrje ne Transportin ujor (Tragete, Anije). 9.1 Bota qe lidhet nepermjet ujrave. 9.2 Llojet e transportit ujor, trageteve apo anijeve. 9.3 Tipet e anijeve te transportit ujor. 9.4 Oraret trageteve dhe rezervimet e tyre. 9.5 Çmimet e udhetimeve me target, veçorite dhe specifikat. 9.6 Test mbi njohurite e keti moduli 10. Hyrje ne Transportin Ajror 10.1 Koded e industries, terminologjia dhe perkufizimet 10.2 Dergimi i informacionit te kompania ajrore dhe koded special te sherbimit. 10.3 Terminologjia dhe perkufizimet 10.4 Shkurtesa ne perdorimin e kodeve te sherbimit dhe kuptimi i tyre 10.5 Alfabeti aviacionit (Phonetic Alphabet) 10.6 Oraret e fluturimeve dhe suplementet e publikuara nga kompanite per oraret e fluturimeve gjate nje sezoni. 10.7 Rezervimet dhe sistemet e kompjuterizuara te rezervimeve. (SKR ose CRS – Computerized Reservation System). 10.8 Bagazhet, perkufizimi, llojet dhe rregullat. 10.9 Aeroportet dhe fluturimet. 10.10 LLojet e avioneve, harta e vendeve qe ka nje aeroplan, klasat 10.11 Doganat dhe zonat e reklamimeve. 10.12 Test mbi njohurite e ketij moduli. 11. Hyrje ne sistemin e Hoteleve dhe sherbimeve te hotelerise. 12. Sherbimi ndaj klientit 12.1 Roli dhe funksioni i agjentit turistik dhe te udhetimeve 12.2 Çfare eshte nje sherbim cilesor 12.3 Teknikat e paraqitjes se nje produkti 12.4 Identifikime dhe plotesimi i kerkesave te klientit

2

All rights reserved to Igli Larashi. Not allowed to be published or reproduced.


12.5 Diskutime 13. Hyrje ne paketat turistike 13.1 Perkufizimi, historia dhe llojet e paketave turistike. 13.2 Komponenetet e paketave turistike. 13.3 Avantazhet e shitjes se paketave turistike. 13.4 Broshurat e paketave dhe kuotimi รงmimeve. 13.5 Rezervimet e paketave turistike dhe procedurat kontabel. 13.6 Rezervimet e paketave turistike dhe termat e pergjegjesise. 13.7 Test mbi njohurite e ketij moduli 14. Teknologjia ne Industrine e Turizmit dhe Udhetimit. 14.1 Lidhja midis informacionit teknologjik dhe industries se udhetimit dhe turizmit 14.2 Perkufizimet dhe koncepti i informacionit teknologjik 14.3 Historia, struktura dhe funksionet e Sistemit Boteror te Shperndarjes (GDS) 14.4 Interneti 14.5 Diskutime 15. Referenca dhe material ndihmuese

3

All rights reserved to Igli Larashi. Not allowed to be published or reproduced.


Hyrje ne industrine e Turizmit dhe te Udhetimit

“Turizmi eshte nje fenomen kompleks qe e ka origjinen nga udhetimi dhe qendrimi i perkohshem i vendbanuesve te perhershem. Ai eshte i zhvilluar paralelisht me historine e njerzimit dhe ka evoluar bahke me evoluimin e qenies njerzore....” – World Tourist Organization

Ne kërkim të termave kyç dhe koncepteve që lidhen me turizmin, shtrirjen dhe natyrën e industrive qe jane pjese perberese te tij, kuptojme qe “Turizmi” është një term gjithe perfshires dhe që nuk është e lehte ti vendosesh kufin veprimptarise se tij . Shume prej nesh mund ta shikoje turizmin dhe ta përshkruaj si një formë e aktivitetit me te cilen merren njerëzit gjatë kohës së lirë. Do te ishte e drejte nqs njeriu do te arrinte te vendoste ne nje kornize fikse kohore dhe nese do te mundej te përcaktonte kohën e lire. Jafar Jafari ne “A Geographical Perspective” (1977) e përcaktoi turizmin si nje studim i “ njeriut larg nga habitati i tij i zakonshme, dhe turizmin si nje industri e cila i përgjigjet nevojave të tij, me nje ndikim të madh qe kjo industri ka në mjediset sociale-kulturore, ekonomike dhe fizike (ambient, mjedis dhe infrastructure). Kjo pasoi shume kritika dhe Leiper (1979) argumentoi se prekufizimi I “ njeriut larg habitatit te tij injoronte faktorin distance, kohen e qendrimit larg ketij habitati dhe arsyen e ketij largimi te perkohshem nga habitati”. Perkufizimi I Gunn (1972) e konsideonte turizmin si nje perbereje e pese faktoreve kryesore qe ishin (1)njerezit, (2) atraksionet, (3) sherbimet dhe infrastruktura, (4) transporti dhe drejtimi, dhe (5) informacioni.. Ky nocion neper vite ka çaluar ne mungesen e tij te nenvizimit te rendesise se faktorit te elementit “organizues”. Ne 1979 Leiper e perkufizoi turizmin si “ nje system I cili perfshin ne menyre te pandareshme udhetimin dhe qendrimin e perkohshem e nje personi larg prej vendit te tij te qendrimit per nje ose me shume nete …..” Studimet e shumta qe jane kryer lidhur me industrine e turizmit, te udhetimit dhe sherbimeve kane nxjerre ne pah rendesine e kesaj fushe. Dy dekadat e fundit turizmi u kthye në një industri gjigante e cila gjeneron miliarda dollarë të ardhura dhe qindra vende pune, kontribuon në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendeve më të varfra dhe i ndihmon këto të fundit që të hapen para botës. Para 10 vitesh, Gjermania ishte vendi me më pak udhëtarë jashtë vendit. Sot ata jane udhëtarët më aktivë pas kinezëve dhe rusëve. Gjatë vitit të kaluar Kina kishte 98 milionë shtetas të cilët udhëtonin jashtë vendit, ndërsa Rusia – 55 milionë, kurse Gjeramnia gati 22 milione. Perparimi dhe perdorimi teknologjise dhee informacionit mediatik gjithashtu ka dhene nje kontribut në përhapjen e udhëtimeve jashtë vendit. Çdo i treti prej nesh e planifikon udhëtimin përmes internetit pa ndihmën e agjencive dhe operatorëve turistikë. Mediat sociale ndryshuan mënyrën sipas së cilës bëhet marketingu i produkteve të ndryshme turistike. Sot jo vetëm blejmë bileta, bëjmë rezervime të hotelit etj. përmes internetit, por në rrjetet sociale hedhim fotografi të vendeve të cilat kemi vizituar, po ashtu ndajmë mendime për vendet e huaja. Teknologjia e re ka ndryshuar rregullat e lojës, por edhe vete profilin e udhëtarit bashkëkohor. Sot udhëtarët janë më edukuar se përpara, janë kureshtarë dhe kanë më shumë kërkesa – ata duan të

4

All rights reserved to Igli Larashi. Not allowed to be published or reproduced.


përfshihen tërësisht në atmosferën kulturore të vendit që vizitojne, të komunikojnë me të huajt dhe të provojnë kuzhinën tradicionale. Turizmi në masë ka të bëjë gjithnjë e më shumë me itineraret e caktuara, me aventurën e tureve turistike në gjirin e natyrës etj. Sot ka ndryshoi po ashtu dhe mosha e udhëtarëve. Me qëllim dhe pa qëllim, si të rinjtë ashtu dhe të rriturit ndërmarrin udhëtime jashtë vendit për të hasur me kulturat e huaja. Sot ka shumë grupe të pensionistëve të cilat organizojnë udhëtime në qoshe të largëta të botës. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit çdo vit më se 330 milionë të rinj të moshës nën 28 vjeçare udhëtojnë jashtë vendit. Dikur udhëtimet në vende të huaja i bënin vetëm të pasurit. Mirëpo, sot anembanë botës udhëton çdokush. Ky ndryshimi i madh i cili ka ndodhur nuk ka te beje vetem me rritjen e industrise se turizmit por mbi te gjitha ka të bëjë me mentalitetin tonë. Bëhet fjalë për mesazhet lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm të globit dhe kujdesin për të. Turisti i sotëm do të udhëtojë me ndërgjegje të pastër” dhe njerëzit qe janë angazhuar me turizmin dhe duhet të respektojnë parimet e qëndrueshmërisë. Në botën bashkëkohore ka dy revolucione të mëdha të cilat tërësisht ndryshuan mënyrën tonë të jetesës. Bëhet fjalë për teknologjia e informacionit dhe dega e turizmit. Sondazhet e Organizatës Botërore të Turizmit tregojnë se gjatë viteve të 50-ta të shekullit të XX-të në botë kanë udhëtuar jo më se 22 milionë veta. Atëherë 75 për qind e popullsisë së gjithë botës kurrë nuk është larguar nga vendlindja më larg se 100 kilometra. Njerëzit janë ndarë nga jeta pa u larguar fare nga qyteti apo fshati i lindjes së tyre. Por ja globi paska ndryshuar. Të dhënat e fundit të Organizatës Botërore të Turizmit janë mjaft kuptimplotë. Sipas tyre gjatë vitit 2013 turizmi ndërkombëtar shënoi 5 për qind rritje megjithë krizën ekonomike, ndërsa çdo i shtati i globit ka udhëtuar jashtë vendit. Këta janë gati 1 miliard veta, të cilët kanë bërë udhëtim jashtë vendit. Eshte shume impesionuese fakti se si kontakti me kulturat e huaja ndryshon mentalitetin tone. gjithnjë e më shumë njerëz ndërmarrin udhëtime jashtë vendit. Turizmi është si një “stuhi” e cila ndryshoi mënyrën e jetesës sonë dhe tashmë nuk mund të evitohet. Prej nesh varet a do ta drejtojmë këtë industri të fuqishme te zhvillimi i qëndrueshëm, te ruajtja e globit ose do të lejojmë që dëshira jonë e konsumatorëve të asgjësojë shtëpinë tonë të përbashkët, të quajtur Toka. Ne nje studim nga rrjetet socile sot shume Operatore turistike apo njerez qe jane aktore te mirefillte te industries se turizmit ndajne opinion te ndryshme per kete industry. Disa, termin "turistik" – e lidhjin me “dikë që angazhohet në turizëm”, disa te tjere turizmin e identifikojme me eskurionin dhe ekskursionistet. Cili është ndryshimi? A keni filluar të shihni se sa e vështirë mund të jetë kjo? Ne kete liber do ti japim hapsire diskutimit dhe do te mundesojme njohjen e elementeve dhe funsioneve te produktit si dhe do te ndjekim nje vije progresive te proceseve qe realizohen per te realizuar dhe sherbyer kete produkt .

Jane te pakta profesionet qe jane aq shume intrigues sa sherbimi dhe shitja e paketave udhetuese . Udhetimi sot eshte cilesuar si nje aventure, si nje aktivitet edukimi dhe perfitimi eksperiencash te perfshira sebashku. Per te gjithe at ate perfshire ne kete fushe eshte nje aktivitet qe kalon nga shkenca tek arti. Kur permendim artin nenkuptojme vendet dhe pasurite e kulturave qe ne ofrojme nepermjet

5

All rights reserved to Igli Larashi. Not allowed to be published or reproduced.


sherbimit tone, ndersa me shkence nenkuptojme anen e biznesit qe duhet te manaxhojme me te gjitha aspektet e tij.

Ne do ta shikojme turizmin si është një industri shërbimi, një industri qe përfshin një grup kompleks të ndërlidhjeve në mes të njerëzve, vendeve, kulturave, sherbimeve, traditave dhe produkteve. Nje industri ku qasje në shërbimet e saj perbehen nga sektorët që mbështesin vete turizmin, si industria e udhëtimit ajror; aeroportet, kontrollit të trafikut ajror, agjentët e udhëtimit, operatorët e fluturimit të brendshme dhe të turizmit. Prandaj industria e turizmit mund të përshkruhet pa ndroje si një industri të përbërë ku turizmi është vetë pjesë e grupimeve të tjera të industrisë. Sipas te dhenave te Organizates Boterore te Turizmit (WTO) industria e turizmit mbareboteror ne keto njezet vitet e fundit ka dhene shenja gjithmone e ne rritje te aktivitetit te saj, duke arritur shifrat e afersisht nje billion turisteve per vitet 2010-2015 dhe te fitimeve qe vijne nga kjo industry ne masen e 1.55-2.10 trilion dollareve . Ne fakt, turizmi nderkombetare eshte elementi dhe faktori kryesor ne balancat ekonomike te shume vendeve duke tejklauar ne keto vende zera te industrive te tjera dhe te te ardhurave nga exportet e naftes apo te produkteve minerare, ato te makinerive, te pajisjeve te telekomunikacionit, tekstileve apo te produkteve te tjera. Ne rend mbare boteror turizmi nderkombetar dhe domestic te kombinuara sebashku, perfaqesojne deri ne 10-15% te GDP-ve (Gross Domestic Product/), ku ne shume vende te vogla apo te medha keto shifra jane konsideruar akoma me te larta. Ne keto vellime eshte punuar qe kushdo qe ka ndermarre apo kerkon te filloje karrieren e tij ne fushen e turizmit dhe te ofrimit te sherbimeve ne fushen e transportit te marri njohurite kryesore profesionale te ketij zanati. Industria e turizmit dhe e sherbimeve per udhetaret perllogarit afersisht 100-150 milione specialist te akredituar apo te njohur ne baze vendore apo internacionale. Si çdo fushe edhe turizmi, transporti apo sektori i gjere i sherbimeve bazohet ne eksperiencen e gjere te njerezve dhe profesionisteve qe kane ndikuar ne permisimin e kesaj fushe. Keto eksperienca jane sjelle per ju ketu ne keto kater vellime me kerkesen qe keto dije duhet qe do te merren ketu duhen zgjeruar dhe pasuruar nga eksperienca e gjithsecilit.

: Turizmi është praktika, veprimi i marrë nga ata që udhëtojnë apo vizitojnë vende me qëllim zbavitjeje, njohurie dhe mësimi; sipas definicionit te Organizatës Botërore të Turizmit (World Tourism Organization, një nga departamentet e Kombeve te Bashkuara), turist quhet gjithkush që udhëton në vende të ndryshme nga ai në të cilin ka rezidencën aktuale, jashtë ambientit të përditshëm personal, për një periudhë prej minimumi një nate por jo më gjatë se sa një vit dhe qëllimi i tij i zakonshëm të mos jetë asnjë lloj veprimtarie nga e cila të përfitojë ekonomikisht. Në këtë term përfshihen të gjithë ata që udhëtojnë për: dëfrim, pushim dhe çlodhje; për të vizituar miq dhe të afërm; për motive pune dhe profesionale, për motive shëndeti, besimi/pelegrinazhi dhe tjetër.

6

All rights reserved to Igli Larashi. Not allowed to be published or reproduced.


2.1Sektoret kryesore te industries se Turizmit dhe Udhetimit. 2.1 Sektoret kryesore te biznesit te udhetimit dhe turizmit. 2.2 Veshtrim historik nga e djeshmja dhe e sotmja. 2.3 Aktivitete biznesi qe gjenerojne te ardhura. 2.4. Kerkesat e biznesit dhe aftesite komerciale Sa me shume zhvillohet, industria e turizmit dhe udhetimit fillon e ndahet ne shume zëra në tërësinë dhe shtrirjen e produktit të saj. Kjo nënkupton rritjen e konkurences midis përdorueseve dhe ofruesve te ketyre produkteve si edhe ne gjetjen dhe zhvillimin e tregjeve te reja në këtë industri. Çdo dite gjithmonë e më shumë aktore hyjnë në këte industry si ofrues duke percaktuar qe aftesia per te shitur produktet e tyre do te ngelet pjese eskluzive e aftesive dhe kualifikimit te shitesve te ketyre produkteve. 2.1 Sektoret kryesore te industries se Turizmit dhe udhetimit. Ne ditet e sotme, sektoret kryesore te biznesit te industries se udhetimit dhe turizmit persa i perket volumit jane kompanite ajrore, hotelet dhe tour apo operatoret gjithe shitës të ketyre produkteve. Ne vendin e dyte mund te klasifikohet kategoria qe perfshin kompanite e makinave me qera, te transporteve detare nga tragetet te kroçerat, hekurudhat si edhe te gjithe ato qe kane si aktivitet kryesor te tyre transportin. Kategoria e trete perfshine ate pjese te industries e cila futet tek produktet qe mbartin interes kulturor, historic dhe ekonomik. Te tilla jane muzeumet, nderimet historike te kulteve apo vepra arkitektonike, galerite e arteve, qendrat e festivaleve lokale apo restorantet tradicionale, dyqanet e suvenireve etj. Te gjitha keto kategori jane te nderlidhura dhe bashkepruese me njera-tjetren, pasi çdo destinacion udhetimi mbart njeren apo tjetrein component te ketyre kategorive. Gjithashtu, shitja e kombinuar e ketyre produkteve perveç rritjes se perfitimeve qe i sjell ketyre industrive nxjerr ne pah edhe aftesine e secilit treg si edhe trgon pikat ku duhet investuar apo permisuar produkti.

Ne dite e sotme, sektoret kryesore te industries se Udhetimit dhe Turizmit, bazuar tek volume i tyre, jane kompanite ajrore, hotelet dhe tour apo operatoret gjithe shitesi te ketyre produkteve. Sot tregjet dhe institucionet e qeverive neper bote ngrejne ligje mbrojtese dhe zhvilluese per keto kategori te industries se turizmit dhe udhetimit, duke investuar ne nje sector i cili eshte gjithe perfshires dhe fitimprures. Edhe vete industria e udhetimit dhe turizmit, stimulon produktet e saj me rinovime dhe perfshirje te sistemeve lehtesuese, me forma dhe produkte te ndryshme qe perfshijne cdo kerkese te pergjithsme te tregut deri tek ato specifike te individit.

7

All rights reserved to Igli Larashi. Not allowed to be published or reproduced.


2.2 Veshtrim historik nga e djeshmja tek e sotmja. Ne vitet e para zhvillimit te internetit, sektoret e industries se udhetimit dhe turizmit te cilet gjeneronin te ardhura per agjensite e udhetimeve (por edhe per vete aktoret e kesaj industrie) ishin te mire definuara. Ato ishin kryesisht kompanite ajrore, te ndjekura nga hotelet dhe kompanite qiradhenese te makinave. Deri para 10-15 viteve, nuk ishte e papritur te shikoje qe agjensite arrinin deri ne 80 % te te ardhurave te tyre nga shitjet e vendeve te avioneve te fluturimeve te kompanive ajrore, si edhe anasjelltas edhe keto kompani mbaheshin nga ky aktivitet perfitues i agjensive te udhetimit. Ishte vendosur nje raport i cili percaktohej nga komisonet e mirefillta mbi shitjet e realizuara nepermjet sitemeve statike te rezervimeve ku kompanite kishin regjistruar produktet e tyre, qe nepermjet ketyre paleve te treta, u ofrohej agjensive apo individeve nepermjet tyre ne pikat e autorizuara te shitjeve. Me futjen e teknologjise dhe perdorimin e internetit si object informimi, komunikimi, ofrimi dhe realizimi shitjes k andryshuar edhe marredhenia midis ofruesve te produkteve. Ne nje faze te pare agjensite kaluan ne shitje te avancuara jo vetem te vendeve te avioneve, por edhe te paketave turistike, krocerave, siguracioneve mbi udhetimin duke fituar jo më nga komisionet e përcaktuara të kompanive por nga tarifat e sherbimeve të ofruar. Kompanite por edhe perfaqesuesit e sektoreve te tjere te kesaj industrie u afruan edhe me shume duke zhvilluar forma stimulimi nepermjet takimeve, stimujve, konferencave apo shfaqeve (MICE – Meetings, Incentives, Conventions, Exibitions). Shume agjensi qe kishin vepruar si GSA (Agjenti Kryesor i Shitjeve) per produkte te ndryshme filluan te stimuloheshin me dhenie komisionesh mbi volumeve te realizuara si agjent kryesor apo ne forma te tjera duke u kerkuar ruajtja e te shtuquaturave “efektivitet i aktiviteteve te perbashketa” qe synonte uljen e kostove dhe ritjen e fitimeve reciproke. Ne pak vite, internet solli personalizimin e produkteve dhe krijoi monopolet e para te padukshme. Shume shites filluan te reklamonin produktin si shitje te drejte per drejte sikunder çdo aktor ne industry filloi te shiste produktin ne vete te pare. Palet e treta filluan te humbasin sistem, sidomos sistemet globale te rezervimit (GDS) kur kompanite ajrore, hotelet, kompanite qiradhenese, kompanite e krocerave, trageteve por edhe vete agjensite filluan dhe i orientuian shitjet e tyre on-line ose e thene ndryshe vune kontroll duke perdorur sistemet e tyre te shitjeve nepermjet internetit (ne web faqet e kompanive qe perfaqesojne kete industri).

Ne Maj 2015 kompania ajrore gjermane Lufthansa lajmeroi te gjitha sisteme e shitjeve (GDS – General Distribution Systems) si Galileo, Abacus, Amadeus, etj. per vendosjen e nje takse per te gjitha biletat qe agjensite do te blenin nepermjet ketyre sistemeve te shitjes. Lufthansa justifikoi vendimin e saj si nje takse nga e cila do te gjeneroheshin te ardhura qe do te mbulonin shpenzimet qe ajo u detyrohej ketyre sistemeve per sherbimin e kryer. Ne te vertete Lufthansa dhe te gjithe kompanite qe ajo ka ne pronesi prej disa vitesh kishin nxjerre produktin e tyre on-line per shitje duke vendosur çmime te njejta si per pasagjerin ashtu edhe per agjensite. Ky eshte hap i pare ku nje kompani qe ofron nje

8

All rights reserved to Igli Larashi. Not allowed to be published or reproduced.


produkt te sajin sfidon palet e perfshira duke ju ofruar klientit/pasagjerit drejte per se drejti. Suksesi i kesaj inicjative do te thote qe nje revolucion ne boten e sherbimeve te udhetimit eshte i pashmangeshem.

9

All rights reserved to Igli Larashi. Not allowed to be published or reproduced.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.