MANUALI I PRAKTIKAVE Pjesëmarrja qytetare në qeverisjen lokale
Misioni i IP3 tenton drejt identifikimit dhe ndërtimit të mekanizmave dhe instrumentave insititucionalë që inkurajojnë dialogun në fushën e politikave publike dhe private në Shqipëri nëpërmjet kërkimeve, prodhimit të opsioneve politike, rezultateve të projekteve dhe rekomandimeve për reformat në fushat kritike që ndihmojnë përshpejtimin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian
Ky aktivitet mbështetet financiarisht nga Programi Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Titulli: Manuali i Praktikave – Pjesëmarrja qytetare në qeverisjen lokale U përgatit nga Instituti i Politikave Publike dhe Private (IP3), në kuadër të Progamittë Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA-së, në Tiranë.
Kontribues përmbajtësor: Besmira Vishe Iris Kruja Blerta Guda
Parafillesë Aktualisht, bashkitë kudo në botë janë përfshirë në një periudhë ndryshimesh dinamike. Dy nga influencat më të spikatura të përfshira në këtë trend janë decentralizimi dhe demokratizimi i qeverisjes, vecanërisht i qeverisjes vendore. Vitet e fundit në Shqipëri kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme për sa i përket nivelit vendor të qeverisjes. Reforma Administrative dhe Territoriale si dhe reforma e decentralizimit kanë ndryshuar mënyrën e funksionimit dhe organizimit të qeverisjes vendore. Një pjesë e mirë e përgjegjësive dhe vendim-marrjeve të rëndësishme janë transferuar në nivelin vendor, me miratimin e ligjit nr.130/2015 “Për vetë qeverisjen vendore”. Pjesërisht kjo ndodh për shkak se është qartësuar tashmë fakti që nevojat adresohen më mirë kur shërbimet lëvrohen prej agjensive që janë më pranë përfituesit. Ky transferim varet nga marrëdhëniet e reja me publikun përmes vlerësimit të nevojave lokale, duke integruar këto nevoja në procesin e vendimmarrjes, si dhe duke zhvilluar rrugë të tilla që angazhojnë qytetarët që preken nga zgjidhjet e ndërmarra. Për vite me radhë bashkitë në vende të ndryshme përfshirë dhe Shqipërinë kanë bërë një rrugë të gjatë për të krijuar sisteme që përfshijnë publikun në vendimmarrjen lokale. Ato kanë zhvilluar instrumenta dhe strategji inovatore për të thjeshtuar këtë proces të konsultimit publik. Përfshirja e kujdesshme e eksperiencave të mira në nivel vendi dhe më gjerë në funksion të përgatitjes së një udhëzuesi që mbështet të gjitha insititucionet e qeverisjes vendore për sigurimin e kontributit të pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje është në themel të këtij projekti të ndërmarrë nga IP3. Ne shpresojmë që Manuali i Praktikave të Pjesëmarrjes Qytetare në Qeverisjen Vendore do të shërbejë si një udhëzues praktik për të asistuar bashkitë dhe organizatat ose në inicimin e një procesi të pjesëmarrjes qytetare ose në zhvillimin e mëtejshëm të tij.
Falenderim Ky manual nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e bashkisë pjesëmarrëse në projekt, bashkisë Vlorë. Ndaj një falenderim i vecantë shkon për kryetarin e kësaj bashkie që me pasion e përkushtim u angazhuan tërësisht në përmbushjen e objektivave të këtij projekti. Kjo bashki dhe stafi i saj ishin kontributorët realë të zbatimit praktik dhe të reflektimeve të nevojshme për finalizimin e këtij manuali. Një falenderim special shkon për Ambasadën Amerikane në Tiranë, që me Programin e Granteve të Vogla mbështeti këtë projekt.
Përmbajtja Fillesë………………………………………………………………………………...5 Këshilla për përfshirjen e qytetarëve ……………………………………….6 Paketë instrumentash për pjesëmarrjen qytetare në komisionet këshillimore...7 Informimi publik ………………………………………………………………..8 Edukimi & këshillimi ……………………………………………………………11 Avokimi dhe shprehja e zërit të qytetarëve……………………………14 Dialogu publik…………………………………………………………………….15 Komisionet qytetare, këshillimore………………………………………….18 Komisioni qytetar i të rinjve – një model brenda udhëzimit ……………21 Komisioni qytetar me përfaqësues të zonave urbane dhe rurale …..26 Modele të pjesëmarrjes qytetare në qeverisjen Bashkisë së Tiranës (gjatë periudhës 2003 – 2007)…………………………………………………………27
Anekset Aneksi
1:
Aplikim
për
Antarsim
në
Komisionet
Qytetare..…………………………29 Aneksi 2: Komisionet qytetare që funksionojnë në Bashkinë e Tiranës (2002-2011)……………………………………………………………………….30
Fillesë Ky manual është hartuar që të kontribuojë për të aftësuar zyrtarët dhe stafin lokal që të iniciojnë apo të fuqizojnë praktikat e pjesëmarrjes qytetare në komunitetet e tyre. Ekperienca e pjesëmarrjes publike në qeverisjen vendore është provuar si përfituese për rezidentët e përfshirë në politikë, zhvillimin e planeve dhe lëvrimin e shërbimeve nga bashkitë. Megjithatë, konsultimet publike kanë mësuar organet lokale që rezidentët nuk janë thjesht “një publik” por përbëjnë një diversitet aktorësh që përfshijnë gratë, burrat, të rinjtë, të moshuarit etj., me nje spektër të ndryshëm urban apo rural të njohurive, ekperiencës, aftësive, realiteteve, prioriteteve dhe nevojave. Midis tyre gratë dhe burrat të margjinalizuar në sajë të gjinisë, moshës, racës, etnisë, të ardhurave, statusit, paaftësisë apo faktorëve të tjerë përbëjnë pjesën më të madhe të rezidentëve lokalë dhe ata ende nuk janë të përfshirë në sasi dhe cilësi ashtu sic duhet në qeverisjen lokale. Mospërfshirja e grave dhe grupeve të margjinalizura në punët apo vendimarrjen e bashkive është një humbje e burimit intelektual dhe kreativ të një pjese të mirë të qytetarëve të saj. Qeveritë lokale, shpesh nuk arrijnë ti përfshijnë zonat rurale, gratë apo komunitetet e margjinalizuara në procesin e konsultimit e për pasojë informacioni që ata marrin mbi funksionet dhe organizimin e bashkive është i limituar. Një përfshirje reale e zonave rurale dhe e komuniteteve diverse mundëson bashkitë të marrin vendime të mirëinformuara që reflektojnë realitetet dhe nevojat e ndryshme të qytetarëve të vet. Këto vendime reduktojnë pabarazitë dhe diskriminimin. Nga kjo mund të përfitojë komuniteti si i tërë, i cili kontribuon në demokracinë pjesëmarrëse si dhe në përfshirjen dhe përfaqësimin në qeverisjen lokale.
Angazhimi i banorëve të zonave të ndryshme përbërëse të bashkisë dhe grave dhe burrave në vendimmarrjet bashkiake mund të sjellë një sërë përfitimesh në qeverisjen vendore. Ato përfshijnë përmirësim të shërbimeve, zhvillim ekonomik, rivitalizim të komuniteteve dhe lagjeve, siguri dhe mbrojtje më të mëdha për qytetarët dhe kontribut në transformimin e qyteteve e fshatrave në njësi reale kontribuese në zhvillimin e bashkisë si e tërë. RREGULLA PËR PËRFSHIRJEN NË KONSULTIM
∑
∑ ∑ ∑
∑
∑
∑
Sigurohuni sa herë që është e mundur që informacioni të detajohet sipas zonave urbane dhe atyre rurale si dhe sipas gjinisë, moshës, racës, të ardhurave apo faktorëve të tjerë socio-ekonomik. Sigurohuni që informacioni që ofrohet është përgatitur në gjuhë të thjeshtë dhe të qartë. Identifikoni boshllëqet komunitare, diversitetet dhe pabarazitë në trajtim mes zonave urbane dhe atyre rurale. Identifikoni trajtimin e pabarabartë gjinor, psh pabarazitë midis grave dhe burrave, të cilët duhet të merren në konsideratë në rezultatet e aksioneve të ndërmarra si dhe për të siguruar ndjekjen e mëtejshme të tyre. Kurdo që është e mundur organizoni takime konsultative aty ku komunitetet e ndryshme janë të grumbulluar paraprakisht si psh në mjediset e shtëpive sociale, në shkolla, në qëndrat e kujdesit për fëmijët, në qendra tregtare, në qendrat e rekreacionit, në kafene si dhe në mjedise që janë të aksesueshme dhe të përshtatshme sidomos për gratë, të moshuarit, personat me nevoja të vecanta. Përdorni plotësisht partneritetin me organizatat lokale të shoqërisë civile, sidomos atyre që adresojnë nevojat e zonave rurale si dhe të grupeve të margjinalizuara për të aksesuar rrjetin dhe ekspertizën e tyre në funksion të përfshirjes së këtyre grupeve. Kur është e përshtatshme siguroni mbështetje financiare për të mundësuar konsultime që përfshijnë grupet në nevojë.
∑
∑
∑
Praktikoni strategjitë proaktive për të përfshirë grupet e margjinalizuara, të trajtuara më diferencim, në proces konsultimi, në mënyrë që të sigurohet përfshirja e tyre. Planifikoni takimet në kohë të ndryshme të ditës dhe jo vetëm mbasdite. Grupe të ndryshmë kanë angazhime të ndryshme në paradite dhe mbasdite, kështu që duhen organizuar takime gjatë gjithë kohës për të siguruar aksesin dhe marrjen e opinioneve të të gjithë komunitetit. Kujdesuni për sigurinë e eventeve publike duke marrë masa për ndricimin, aksesin në transport etj.
PAKETA E INSTRUMENTAVE PËR PJESËMARRJEN QYTETARE Ekzistojnë një sërë instrumentash që sigurojnë dhe nxisin pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrjen lokale. Por në këtë udhëzues ne do të konsiderojmë një pjesë të paketës që vijon.
∑
Informim publik
∑
Edukimi dhe këshillimi
∑
Avokimi dhe shprehja e zërit të qytetarëve
∑
Qendër burimore informacioni
∑
Faqja elektronike
∑
Takime publike
∑
Dëgjesa publike
∑
Workshop-e
∑
Fokus Grupe
∑
Survey
∑
Komisionet qytetare
1. INFORMIMI PUBLIK E drejta e informimit është një nga të drejtat themelore të njeriut e shprehur dhe e garantuar në Kushtetutë, në akte të shumta ndërkombëtare, të inkorporuara në të drejtën e brendshme Shqipëtare si Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe një sërë aktesh të tjera të cilat pasqyrohen në ligjet kombëtare të vendeve në forma të ndryshme dhe me modalitetet e përshtatshme në rastet specifike. Tani, në demokracitë përfaqësuese, është një aksiomë e njohur jo vetëm e drejta e publikut për të ditur cfarë janë duke bërë institucionet shtetërore, por edhe e drejta për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes. Një sistem demokratik (shteti i së drejtës) është më efikas, kur publiku është i mirë-informuar për cështjet me interes të përbashkët (publik), sepse informimi i publikut për punët e administratës konsiderohet si një nga premisat për suksesin në një qeverisje. E drejta për informim është shumë e rëndësishme për qeverisjen në tërësi jo vetëm për atë vendore. Realizimi i saj lejon publikun të mbikëqyrë nëse institucionet shtetërore publike e respektojnë “kontratën sociale” të krijimit e të funksionimit të shtetit, të predikuar nga filozofi francez Zhan Zhak Ruso. E drejta për t’u informuar në mënyrë të thjeshtësuar do të thotë se të gjithë qytetarët duhen të kenë akses në burimet e të dhënave me interes të përgjithshëm të disponuar nga administrata publike. Publiku ndikon në realizimin e objektivave të administratës duke i pranuar ato dhe duke qënë pjesëmarrës aktiv në to. Realizimi i së drejtës së
informimit në praktikë, rrit besimin e qytetarëve në ata që na qeverisin dhe administratën publike, gjë që është një element esencial për suksesin e politikave administrative. Në Shqipëri, në mbështetje të neneve 23, 17, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, është hartuar dhe miratuar ligji Nr.8503, datë 30.6.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”. Objekti i këtij ligji rregullon të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare, përmes instrumentave të aksesimit të qytetarëve në to si dhe të detyrimeve të zyrtareve për t’a lehtësuar aksesin. Ekzistojnë disa mjete që mund të përdoren për të rritur aksesin e publikut në informacion, si dhe për të rritur interesimin qytetar për t’u shërbyer me të drejtën e tyre për informim. Mjetet kryesore të kategorisë së informimit publik janë:
1.1 Avokimi për akses në informacion - përfshin një grup instrumentash të avokimit dhe një sërë metodologjish që synojnë mobilizimin e vendim-marrësve, ligjvënësve dhe komuniteteve drejt rritjes së aksesit të publikut në informacion. Këtu përfshihet gjithashtu lobimi për miratimin dhe zbatimin efektiv të legjislacionit për lirinë e informacionit si dhe duke informuar qytetarët rreth të drejtave të tyre për informim dhe nxitjen e kërkesës proaktive për informacion.
1.2 Monitorimi i aksesit në informacion – Monitorimi i aksesit në informacion është një grup prej tre instrumenteve të projektuar për të mbledhur të dhëna në lidhje me ligjet dhe praktikat e një vendi mbi lirinë e informacionit. o Së pari, tabela krahasuese që siguron një bazë për vlerësimin e ligjeve dhe praktikave të një vendi kundrejt standardeve të përcaktuara ndërkombëtare. o Së dyti, metoda monitoruese që mundëson standardizimin e kërkesave të aplikuara për marrjen e informacionit dhe llojet e informacioneve të kërkuara. o Së treti, një model kompjuterik i projektuar për të lejuar shumë partnerë nga vende të ndryshme për të futur të
dhëna në format të njëjtë, që lejojnë analiza krahasuese të rezultateve.
1.3 Mjetet për të Mbështetur Transparencën – Këto mjete, fokusohen në nxitjen e transparencës dhe aksesit në informacion, me theks të vecantë në qeverisjen lokale duke ngritur dhe promovuar kapacitetin e Organizatave të Shoqërisë Civile dhe agjencive të qeverisjes vendore.
1.4 Lehtësimi i Shpërndarjes së Informacionit për Publikun – Ky mjet, ofron udhëzime se si të sigurohet zbatimi i ligjit për lirinë e informimit publik. Gjithashtu, siguron këshilla edhe për autoritetet publike (në nivel kombëtar dhe lokal) dhe OSHC-të në lidhje me ndërmarrjen e marrëveshjeve adekuate për shpërndarjen e informacioneve dhe të dhënave relevante publike si dhe krijimin e mekanizmave dhe procedurave që u mundësojnë qytetarëve aksesin në informacion.
1.5 Përfitimet kryesore nga informimi publik: ∑ ∑ ∑ ∑
Sigurimi dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve për informacion. Zvogëlimi i korrupsionit, përmes rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Kontributi në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë sociale. Nxitja e një qytetarie të informuar, duke lehtësuar pjesëmarrjen efektive qytetare në proceset e planifikimit publik dhe vendimmarrjes.
1.6 Sfidat dhe mësimet: ∑ ∑
Legjislacioni për lirinë e informimit është i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm për të siguruar aksesin në informacion. Vullneti politik është vendimtar për të realizuar të drejtën e aksesit në informacion.
∑
∑ ∑
Duke pasur parasysh ngurrimin e shpeshtë të autoriteteve publike për të publikuar informacionin dhe kulturën mbizotëruese të “sekretit zyrtar” në shumë vende, kërkesa proaktive nga qytetarët është e rëndësishme për rritjen e aksesit në informacion. Aksesi në informacion duhet të balancohet me nevojën për të mbrojtur privatësinë individuale dhe lirinë. Shpërndarja publike e informacionit ka një efekt të rëndësishëm, i cili reflektohet në transparencën dhe hapat e tjerë të qeverisjes me pjesëmarrje.
2. EDUKIMI & KËSHILLIMI Edukimi civil, i njohur edhe si edukimi qytetar ose arsimim mbi demokracinë synon të pajisë dhe fuqizojë qytetarët për të marrë pjesë në proceset demokratike dhe mbështetjen e qeverisjes demokratike dhe pjesëmarrëse. Nëpërmjet edukimit qytetar, jo vetëm që plotësohet kërkesa për qeverisje të mirë, por edhe formohet një komunitet i informuar dhe i angazhuar në një proces të diskutimit në sferën publike. Edukimi qytetar është paraprirës i formave këshilluese të pjesëmarrjes duke përgatitur qytetarët e rinj dhe të vjetër lidhur me vlerat përkatëse qytetare, aftësitë, qëndrimet dhe prirjet, duke rritur kështu kapacitetet e tyre për të qenë qytetarë të fuqizuar dhe vendim-marrës. Një dallim i rëndësishëm në mes të mënyrave këshilluese të pjesëmarrjes publike dhe formave konvencionale të “konsultimit”, si
anketat, dëgjimet publike dhe periudhat për komente publike të përdorura nga qeveria, është që shqyrtimi i kushton rëndësi përpunimit të informacionit, që do të thotë që informacioni duhet të marrë kuptim duke shmangur thjesht këmbimin e të dhënave. Mjetet e këshillimit jo vetëm që u japin qytetarëve informacione objektive dhe u mundësojnë atyre të kuptojnë përfitimet midis zgjedhjes së politikave të ndryshme, por edhe lehtësojnë dialogun e strukturuar si ndihmë për të sqaruar vlerat dhe prioritetet e tyre, për të shqyrtuar një gamë të gjerë të politikave alternative dhe të shprehin preferencat në mënyrë të informuar. Mjetet këshilluese parashohin shkallë dhe nivele të ndryshme të përfshirjes së qytetarëve, disa prej të cilave janë të kufizuara në shkëmbimin e informacionit dhe qasjet konsultative, ndërsa të tjerat janë më shumë metoda fuqizuese ku qytetarëve u jepen të drejta të ndryshme dhe autoritet për të marrë vendime përfundimtare. 2.1 Përfitimet Përfitimet e metodave edukative dhe këshilluese të qeverisjes pjesëmarrëse përfshijnë: ∑ Qytetarë të ditur, të aftë, vendim-marrës dhe aktivë, me një potencial të madh afatgjatë për nivelet në rritje të angazhimit qytetar dhe pjesëmarrjes politike. ∑ Krijimi i mundësive për qytetarët që të formojnë dhe, në disa raste, do të përcaktojnë politikat publike. ∑ Rritja e pronësisë publike mbi procesin e zhvillimit të politikave që rezultojnë në preferencat e përbashkëta politike të të gjitha grupeve / seksioneve të ndryshme të shoqërisë, duke minimizuar kështu fërkimet ndërmjet interesave dhe maksimalizuar pranimin e politikave dhe zbatimin efektiv të tyre. ∑ Politika dhe programe publike të informuara mirë, të fuqishme dhe të drejtë. ∑ Rritja e besimit publik në qeverinë dhe sinergji në mes të shtetit dhe shoqërisë civile. 2.2 Mësimet Metodat edukative dhe këshilluese u lejojnë grupeve të qytetarëve që të vijnë së bashku për të mësuar, diskutuar dhe zhvilluar një kuptim të përbashkët mbi një cështje nëpërmjet shqyrtimit të fakteve relevante nga këndvështrime të ndryshme. Ato favorizojnë dijen e bazuar në
përvojë mbi “njohuritë e ekspertëve”, për të ndihmuar në formimin e politikave publike dhe programeve. Ato nxisin nivele të thella të dijes në mesin e qytetarëve lidhur me një politikë të vecantë ose cështje të programit dhe shpesh theksojnë cilësinë dhe thellësinë e asaj njohurie sipas shtrirjes dhe shpeshtësisë së diskutimit. Megjithatë, në të njëjtën kohë, si shumica e qasjeve të qeverisjes me pjesëmarrje, metodat këshilluese janë më të efektshme kur institucionalizohen dhe zbatohen në mënyrë frekuente dhe të vazhdueshme. Metodat edukative dhe këshilluese janë gjithashtu të njohura edhe se ballafaqohen me problemin e “kapjes së elitave” duke i lejuar grupet më dominante në shoqëri të monopolizojnë hapësirat vendim-marrëse, duke dekurajuar pjesëmarrjen e grupeve të margjinalizuara si dhe grupeve më të dobëta të shoqërisë, të cilët në fakt janë fokusi kryesor i qasjeve të tilla. Prandaj, metodat edukative dhe këshilluese duhen hartuar duke marrë parasysh pengesat socio-ekonomike dhe kulturore që ekzistojnë në shoqëritë e ndryshme, duke marrë në konsideratë edhe ndryshimet administrative territoriale në njësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri. 61 bashkitë e reja tashmë kanë për të menaxhuar në territorin e tyre jo vetëm zona urbane por edhe zona rurale, për të cilat duhet të zbatojë një politikë pjesmarrëse të vecantë, ose duhet të përzgjedhë një politikë me elementë të vecantë për përfshirjen e tyre në vendimmarrjen lokale dhe në qeverisjen lokale. Këshillimi demokratik mund të zbatohet në një varg kontekstesh, si online dhe ballë për ballë, brenda dhe jashtë qeverisjes. Teknikat dhe mjetet e këshillimit mund të përdoren gjatë gjithë ciklit të qeverisjes publike nga vendosja e rendit të ditës, hartimin e politikave dhe vlerësimit të programit. 3. AVOKIMI DHE SHPREHJA E ZËRIT TË QYTETARËVE Mjetet e përfshira në këtë kategori janë të menduara për të forcuar zërin e qytetarëve në procesin e vendim-marrjes përmes pjesëmarrjes së tyre të drejtpërdrejtë. Avokimi është definuar si proces, gjatë të cilit një grup i qytetarëve, të organizuar rreth një cështje të caktuar, në mënyrë strategjike, ndikojnë në vendimmarrje për të zgjidhur një problem konkret të komunitetit. Një shumicë e madhe e njerëzve në të gjithë botën janë të
margjinalizuar dhe përjashtuar nga mundësia për të shprehur mendimet, shqetësimet dhe nevojat e tyre në proceset e vendimmarrjes që dukshëm ndikojnë në jetën e tyre. Avokimi, në këtë kontekst, synon të plotësojë zërat e njerëzve të zakonshëm dhe t’i fuqizojë ata për të marrë pjesë në mënyrë efektive në politikat publike dhe vendimmarrje. Në kundërshtim me mënyrat tradicionale të avokimit, si lobimi dhe analizat e politikave, të cilat janë të dominuara nga ekspertët teknikë që kërkojnë të mbrojnë “në emër” të komunitetit, mjetet në këtë pjesë vendosin thelbin në ngritjen e kapaciteteve të qytetarëve të zakonshëm për t’iu qasur informacionit, të mobilizohen, krijojnë rrjete dhe të forcojnë përfaqësimin e tyre në forumet përkatëse për të ndikuar strategjikisht në proceset qeverisëse. Megjithatë, natyra e pjesëmarrjes së qytetarëve në këto iniciativa avokuese sillet nga të qenit shumë pasiv deri në aktivizëm të plotë, varësisht nga lloji i cështjeve me të cilat ata merren dhe fushëveprimeve hapësinore të fushatave advokuese. Iniciativat lokale në nivel të komunitetit, për shembull, theksojnë transformimin social dhe kanë tendencë të nxisin pjesëmarrjen aktive të qytetarëve nëpërmjet mobilizimit të komunitetit. Iniciativat kombëtare, rajonale dhe lokale të cilat përdorin anketat apo referendumet ku pjesëmarrja e njerëzve, edhe pse e drejtpërdrejtë, është mjaft pasive. 3.1 Mjetet për Avokim dhe shprehje e Zërit të Qytetarëve Aktivitetet e cdo fushate avokimi duhet të ndahen në faza: ∑ faza e hulumtimit, gjetjes së të dhënave për problemin e identifikuar, ∑ faza e ndërgjegjësimit të opinionit dhe vendimmarrësve, ∑ faza e presionit – avokimit të drejtpërdrejtë, për t’i bindur vendimmarrësit për ndërmarrjen e veprimeve, përmes organizimit të aktiviteteve konkrete, të cilat duhet të kenë synim presionin mbi zyrtarët ose institucionet për të inicuar apo ndryshuar vendimet dhe praktikat institucionale, ∑ faza e monitorimit, vlerësimit dhe ri-projektimit të aktiviteteve. 3.2 Përfitimet
∑
∑ ∑ ∑ ∑
∑
U mundëson njerëzve të kundërshtojnë dhe të luftojnë pabarazinë dhe padrejtësinë sociale, duke fuqizuar dhe transformuar ata, gjatë këtij procesi, në nivele të ndryshme të gjeo-politikave. Ndihmon në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Promovon transparencën, përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien në qeverisjen publike. Promovon formimin e koalicioneve dhe solidaritetin mes organizatave të shoqërisë civile. Lehtëson vendimet publike dhe promovon politikat publike që nuk janë vetëm të përgjegjshme dhe që reflektojnë për njerëzit, por që janë të nxitura edhe nga hulumtimet e bazuara në dëshmi shkencore. Forcon zërin e qytetarëve për të shprehur pikëpamjet, mendimet dhe shqetësimet e tyre në një gamë të gjerë cështjesh që kanë të bëjnë me qeverisjen publike.
3.3 Sfidat dhe mësimet ∑
∑
∑ ∑
∑ ∑
Nismat avokuese kërkojnë kohë dhe burime dhe për këtë arsye mbajtja e hovit dhe interesimit të konstituentëve që të qëndrojnë të mobilizuar është një sfidë e madhe. Shumë nga grupet që fillojnë iniciativa avokuese mund të mos kenë një kuptim të qartë, ose të thellë të cështjeve politike dhe shoqërore të përfshira, që ndikojnë mbi ndryshimin social, që pengon aftësinë e tyre për të planifikuar iniciativa efektive avokuese. Përpjekjet e Avokimit përqëndrohen ekskluzivisht në ndryshimin e legjislacionit dhe të politikave. Për shkak të fokusit të tepruar në politika dhe ligje, shumë grupe të avokimit përfundojnë duke mos vërejtur rolin vendimtar të pjesëmarrjes dhe udhëheqjes nga ana e të varfërve, qytetarëve ruralë dhe të margjinalizuarve dhe u duket më e lehtë të udhëheqin fushatat vetë. Avokimi i fokusuar në politika shpesh injoron nevojën për të forcuar zërin e grupeve të margjinalizuara në vendim-marrje. Një mësim i madh ka të bëjë me ekuilibrin në mes të ndikimit/arritjes së ndonjë ndryshimi dhe fuqizimit të grupeve të margjinalizuara. Përvec analizës së politikave, aktiviteteve hulumtuese dhe lobuese, kjo kërkon edhe një vëmendje të vecantë ndaj strategjive organizuese dhe mobilizuese si arsimi
publik, ngritja e vetëdijes, zhvillimi i lidershipit, dhe ndërtimi i koalicioneve. 4. DIALOGU PUBLIK Dialogu publik mund të konsiderohet si një nga themelet e qeverisjes me pjesëmarrje. Ofrimi i mundësisë njerëzve për të dëgjuar, mësuar dhe diskutuar nxit një mjedis të pjesëmarrjes aktive, përfshirëse. Kjo do të fuqizojë pjesëtarët e komuniteteve urbane dhe rurale që në mënyrë konstruktive të ndikojnë në jetën e tyre të përditshme. Në të njëjtën kohë, dialogu publik ofron një mjet efektiv për hartuesit e politikave për t’u informuar në lidhje me shqetësimet, nevojat dhe prioritetet e komunitetit. Ai shërben për të gjetur mënyrat, në të cilat kërkesat e komunitetit mund të trajtohen në mënyrë efektive. Dialogu është një mënyrë e vecantë e komunikimit pasi gjeneron bashkëveprim të mirëfilltë përmes të cilit njerëzit e dëgjojnë njëri – tjetrin me qëllim të ndryshimit të opinioneve të tyre nga ajo që mësojnë. Organizuar në mënyrë efektive, mjetet publike të dialogut mund të nxisin një shumëllojshmëri të gjerë të proceseve shoqërore në perspektivë afatshkurtër apo afatgjatë, duke zhvilluar demokratizimin dhe duke cuar në transformimin social dhe politik. 4.1 Mjetet në Kategorinë e Dialogut Publik Deri tani janë përpunuar dhe kanë gjetur një përdorim praktik rreth tetë mjete apo teknika që përfshihen në këtë kategori. ∑
Dialogu multi-aktorësh synon që të sjellë palët e interesuara, ose ata që kanë një “pjesë” në një cështje të caktuar ose vendim, në kontakt me njëri-tjetrin. Objektivi kryesor i këtij dialogu është rritja e nivelit të besimit ndërmjet aktorëve të ndryshëm, për të ndarë informacion dhe njohuri institucionale, si dhe për të gjeneruar zgjidhje dhe praktika respektive të mira.
∑
Dialogu gjenerues është një mënyrë që njerëzit të shprehin supozimet, besimet, dhe vlerat e tyre të pathëna rreth botës në mënyrë të pavetëdijshme. Qëllimi i dialogut është që të rrisë aftësinë e të kuptuarit të pjesëmarrësve të supozimeve të tyre, si edhe ato të partnerëve të tyre për dialog.
∑
Dialogu i qëndrueshëm është një proces i vazhdueshëm që ndërtohet mbi cilësitë transformuese të dialogut dhe u mundëson pjesëmarrësve që sistematikisht dhe gradualisht të provojnë dhe të merren me shkaqet e konfliktit të thellë të njeriut.
∑
Biseda publike është një formë e dialogut e projektuar për të trajtuar tema thellësisht përcarëse, që synojnë rritjen e mirëkuptimit të ndërsjelltë, duke përmirësuar komunikimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve më konstruktive dhe bashkëpunuese.
∑
Facilitimi vjen nga rrënja e fjalës latine 'facil' që do të thotë 'lehtë' dhe është e menduar mbi të gjitha për të bërë gjërat më të lehta, hapjen e rrugës, si dhe arritjen e objektivave. Ajo del nga njohja se si njerëzit sillen në grupe dhe siguron që tendencat e pjesëmarrësve për të dalë nga tema, për të mos dëgjuar të tjerët, ose duke shmangur përfshirjen të menaxhohen si duhet.
∑
Ndërmjetësimi është një formë e zgjidhjes alternative të kontesteve dhe synon të ndihmojë palët e shumta kundërshtare në arritjen e një marrëveshjeje. Nëse një marrëveshje rezulton apo jo në dicka të pranueshme për të gjithë, si dhe për përmbajtjen e marrëveshjes, vendosin palët në konflikt apo kundërshtim. Prandaj, ndërmjetësimi nënkupton arritje të marrëveshjes në vend të imponimit të saj nga ndonjë palë e tretë. Ndërmjetësuesit përdorin teknika të përshtatshme dhe aftësi për të hapur dhe përmirësuar dialogun mes palëve kundërshtuese, me qëllim që të ndihmojnë palët të arrijnë një marrëveshje mbi cështjen e kontestuar.
∑
Dëgjesat publike janë takime ku ankesat specifike apo shqetësimet janë transmetuar para një jurie, një zyrtari, ose paneli/komisioni. Zyrtarët qeveritarë të interesuar marrin pjesë për të paraqitur përgjigjet e tyre për ankesat/shqetësimet e transmetuara. Pas dëgjimit të ankesave/shqetësimeve dhe përgjigjeve zyrtare, juria apo paneli përpunon rekomandime, urdhra, apo udhëzime që mundësojnë zgjidhjen apo lehtësimin e cështjes.
∑
Seancat dedikuar varfërisë janë forume të dialogut që ofrojnë mundësi për njerëzit e varfër të flasin dhe të artikulojnë nevojat, problemet dhe pikëvështrimet e tyre. Seancat e varfërisë gjithashtu inkurajojn ë personat me pushtet, autoritet dhe përvojë të dëgjojnë zërat e të varfërve. 4.2 Përfitimet
∑ ∑ ∑
∑ ∑ ∑
∑
∑ ∑
Dialogu Publik promovon diskutimin dhe partneritetin ndërmjet grupeve të ndryshme të interesuara. Gjeneron kuptim të zgjeruar të pozicioneve dhe perspektivave të ndryshme. Ndërton besimin dhe marrëdhëniet mes komuniteteve të ndryshme, grupeve të interesit, si dhe në mes të palëve të interesuara dhe vendim-marrësve. Ndihmon vendim-marrësit të kuptojnë se cfarë dëshirojnë komunitetet dhe pse. Rrit transparencën dhe llogaridhënien në proceset qeverisëse. Mund të jetë efektiv në profilizimin dhe adresimin e nevojave specifike të cështjeve të grupeve të margjinalizuara shoqërore, duke përfshirë gratë dhe njerëzit e varfër. Ndihmon në zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e paqes dhe transformimin e marrëdhënieve jofunksionale që pengojnë organizatat apo komunitetet të punojnë në mënyrë efektive. Sjell përfitime të tilla si ulje të tensionit, ulje të dhunës dhe nxit marrëdhënie shumë humane midis grupeve në konflikt. Siguron një hapësirë të vecantë për zgjidhjen e problemeve, ndarjen e njohurive dhe shembuj në prezantimin e praktikës së mirë. Sfidat dhe mësimet
∑ ∑
∑
∑
∑
Sjellja e grupeve të ndryshme, komuniteteve mund të jetë problematike dhe shpesh ka pasoja sociale dhe politike. Mjetet e dialogut shpesh kërkojnë kohë dhe burime intensive. Është thelbësore që të bëhen aktivitete të vazhdueshme të dialogut që kërkojnë angazhim afat-gjatë. Shpesh, nuk ka lidhje direkte në mes të procesit të dialogut zyrtar dhe proceseve vendim-marrëse. Kjo mund të pengojë ndikimin e dialogut, dhe në afat të gjatë, të cojë në zhgënjimin e pjesëmarrësve. Në një kontekst të ndërlikuar politik, ka shumë faktorë ndikues dhe është shpesh e pamundur për të demostruar një marrëdhënie të drejtëpërdrejtë në mes të dialogut dhe ndryshimeve të mëvonshme. Për më tepër, procesi dhe rezultatet e sjelljes nuk janë të matshme dhe për këtë arsye të vështirë për t’u identifikuar dhe dokumentuar. Është e rëndësishme të menaxhohen pritjet e pjesëmarrësve të dialogut.
∑
Një sfidë tjetër e rëndësishme është sigurimi për përfshirjen kuptimplotë të komuniteteve të margjinalizuara dhe të pafavorizuara në procesin e dialogut.
5. KOMISIONET QYTETARE Cfarë janë komisionet qytetare? Komisioni qytetar përfaqëson një instrument tjetër që përdoret në mënyrë frekuente në funksion të pjesëmarrjes qytetare në qeverisjen lokale. Komisionet përbëhen zakonisht nga një grup i vogël vullnetarësh të komunitetit (të rinjtë, gratë, zoterinjtë e moshës së tretë, personat me nevoja të vecanta, etj) të cilët prezantojnë interesa të ndryshme, këndvështrime dhe fusha të ndryshme të ekspertizës në komunitet. Komisionet mund të shërbejnë për një spektër të gjerë rolesh dhe përfshijnë kështu publikun në proceset e vendim-marrjes. Disa prej roleve më të shpeshta janë: • Sigurojnë hapin paraprak për përcaktimin e procesit afatgjatë të pjesëmarrjes publike; • Sigurojnë një indikator të mbështetjes publike mbi një plan të propozuar përpara miratimit të tij; • Shërbejnë si një burim i këshillimit teknik të pavarur; • Shërbejnë si një organizëm për të shqyrtuar politikat dhe proceset ekzistuese dhe për të rekomanduar ndryshimet; • Funksionojnë si një organizëm vendimmarrës kur ngarkohen me menaxhimin e zhvillimit të një politike apo aksioni; dhe • Shërbejnë si monitorues për tu siguruar që bashkia i ka përmbushur angazhimet e marra. Si të planifikojmë komisionet qytetare Përcaktimi i qëllimit dhe fushës së veprimit të komisionit • ndërsa vetë komisioni do të jetë përgjegjës për përcaktimin e detajuar të termave të referencës, bashkia mund të strukturojë në vija të përgjithshme termat e referencës duke specifikuar kështu pritshmëritë dhe cështjet që do të adresohen nga ky komision. Përzgjedhja e anëtarëve të komisionit Ekzistojnë disa metoda për përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve: • Anëtarët e komisioneve mund të zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë prej bashkisë ose prej një pale të tretë neutrale, sic mund të jenë organet e këshillit bashkiak apo aktorë të tjerë partner të bashkisë. Kjo
metodë ofron një mënyrë të thjeshtë dhe eficiente për të balancuar interesat e ndryshme që prezantohen në komunitet. • Në mënyrë alternative anëtarët e komisionit mund të zgjidhen prej publikut gjatë mbledhjeve apo takimeve publike të organizuara specifikisht për këtë qëllim. Ndërsa kjo mënyrë ofron një mundësi të mirë për përfshirjen e qytetarëve në procesin e përzgjedhjes së komisionit, përmban gjithashtu edhe mundësinë e përfaqësimit të pabalancuar të grupeve të interesit. • Një tjetër mundësi është, që bashkia të përcaktojë kriteret e përzgjedhjes dhe të përdorë median lokale apo faqen e saj të internetit për të ftuar qytetarët të aplikojnë për kandidatë në komisionet qytetare. Pavarësisht nga metoda që do të përdoret është e rëndësishme që bashkia të sigurojë një përfaqësim sa më të mirë midis burrave dhe grave si dhe diversitetit të banorëve ndërmjet zonave urbane dhe atyre rurale. Konfirmimi i anëtarëve të zgjedhur • Kandidatët e përzgjedhur duhet të njoftohen në mënyrë formale/zyrtare së paku 2 javë përpara fillimit të takimeve në komision. • Komisioni duhet të ketë një numër të limituar dhe ‘tek’ të pjesëmarrësve për të lehtësuar organizimin e takimeve dhe arritjen e konsensusit. Përzgjedhja dhe trajnimi i stafit • Me konfirmimin e emrave të anëtarëve të komisioneve organizohet sesioni i orientimit të tij. Komisioni drejtohet nga kryetari i tij i zgjedhur nga vetë anëtarët, ndësa stafi i bashkisë kryen vetëm një rol mbështetës. Në këtë takim ofrohen orientimet bazë mbi atë se cili është roli i grupit dhe si do të funksionojë ai; cilat do të jenë marrëdhëniet midis komisionit dhe stafit të bashkisë. Përgatitja e informacionit për komisionin • Stafi i bashkisë përgatit përgjithësisht paketat e informacionit të strukturuar për cështjet që do të adresojë grupi që në mbledhjen e parë të tij. Informacioni duhet siguruar nga stafi i bashkisë për cdo mbledhje tjetër të organizuar nga komisioni. Udhëzime për funksionimin e komisioneve qytetare
Sqaro rolin dhe procedurat e komisionit • Në takimin e parë komisioni duhet të sqarojë një sërë aspektesh që kanë të bëjnë me qëllimin dhe procedurat. • Kryetari i komisionit duhet të zgjidhet nga vetë anëtarët e tij, nuk duhet të emërohet nga bashkia. • Si kryetar zgjidhet zakonisht personi që inkurajon diskutimin në grup dhe udhëheq grupin drejt konsensusit. • Eshtë më mirë që grupi ti marrë vendimet për cështjet me dakortësi/konsesus se sa me votim. • Grupi duhet të sigurojë dakortësinë gjithashtu për konfidencialitetin e diskutimit të cështjeve të caktuara të cilat mund të kalojnë përmes disa ndryshimeve përpara se të bëhen të njohura për publikun. Projektimi i kalendarit të takimeve të komisionit • Duhet të vendoset që në fillim nëse komisioni do të mblidhet në mënyrë periodike në një datë fikse, psh në fillim të cdo muaji, apo do të mblidhet vetëm në rastet kur konsiderohet e nevojshme. • Nëse mblidhet në varësi të cështjeve që shqyrton komisioni mund të mblidhet edhe në mënyrë shumë frekuente si psh, një herë në javë ose edhe shumë rrallë sic mund të jetë një ose dy herë në vit. Roli i stafit të bashkisë • Roli i stafit të bashkisë do të jetë që të sigurojë mbështetje për grupin sa herë që ata kanë nevojë për më shumë informacion apo për analiza më të thelluara të cështjes nën shqyrtim. • Stafi mund dhe duhet të mbajë procesverbalet e takimeve të komisionit. Hapat që ndërmerren për të vijuar pas mbledhjes së komisionit • Minutat e takimeve mund të përdoren për të përgatitur një raport për stafin e bashkisë apo këshillin bashkiak. • Nëse është e nevojshme njoftohen publikisht rezultatet e propozimeve të komisionit si dhe mundësohet përditësimi i informacionit mbi cështjen nëpërmjet faqes së internetit të bashkisë, zyrës së marrëdhënieve me publikun, medias lokale etj. Kjo siguron që komisioni të reflektojë opinionin pozitiv apo negativ të publikut duke ndikuar reciprokisht në edukimin e njëri tjetrit.
6. Komisioni qytetar i të rinjve – Një model brenda udhëzimit 6.1
Cfarë është një komision rinor?
Komisioni rinor është një organ këshillues i përbërë nga të rinj (zakonisht në moshën për të frekuentuar shkollën e mesme). Ata këshillojnë qeverisjen vendore, bordet rregullatore dhe organizatat komunitare. Gjithashtu, komisionet rinore mund të implementojnë apo të përfshihen në iniciativa të ndryshme komunitare dedikuar të rinjve. 6.2
Përse është e nevojshme të krijohet një komision rinor?
Të rinjtë janë e ardhmja e një komuniteti, prandaj është shumë e rëndësishme që ata të pajisen më njohuritë dhe aftësitë për t’u bërë gjenerata e re e liderave lokal. Komisionet rinore, të përhapura në shumë vende të botës, kanë treguar që janë një mjet shumë i mirë për të siguruar transparencën dhe llogaridhënien e organeve të pushtetit lokal kundrejt publikut/qytetarëve. Ato promovojnë pjesëmarrjen e të rinjve në zgjidhjen e problemeve të komunitetit në mënyrë aktive dhe të vazhduar në kohë. Komisionet rinore promovojnë pjesëmarrjen e të rinjve në zgjidhjen e problemeve të komunitetit duke: ∑ Iu dhënë një rol të zyrtarizuar në vendim-marrjen lokale; ∑ Duke iu krijuar mundësinë të kenë kontakt me organet e zgjedhura dhe këshilluese; ∑ Duke i mësuar rolin e komisioneve, bordeve dhe këshilleve; ∑ Duke u dhënë atyre mundësinë për të zhvilluar aftësi leadership-i dhe duke u mësuar si funksionojnë qeveritë lokale; ∑ Duke përmirësuar e forcuar komunikimin midis të rinjve me njëri – tjetrin dhe midis të rinjve dhe të rriturve; ∑ Duke nxitur punën vullnetare tek të rinjtë; ∑ Duke përmirësuar mësimin e edukatës qytetare nëpër shkolla. 6.3
Kush përfiton?
Komisionet rinore u mundësojnë të rinjve të: ∑ Shprehin shqetësimet e tyre mbi problemet lokale nga të cilat preken drejtpërdrejtë; ∑ Marrin pjesë në qeverisjen lokale; ∑ Të marrin vendime e të ndërmarrin veprime që të përmirësojnë jetën në komunitetin e tyre. Komisionet rinore i japin mundësi komisioneve lokale/komisionerëve që të: ∑ Përfaqësojnë më mirë komunitetin ∑ Kuptojnë më mirë këndvështrimin e ‘ri’ e dinamik të të rinjve ∑ Inkurajojnë të rinjtë të marrin pjesë në mënyrë më aktive në proceset politike ∑ Përmirësojnë shërbimet që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë të rinjtë ∑ Krijojnë qëndrueshmëri e vazhdimësi në kohë. 6.4
A është qyteti juaj gati për një komision rinor?
Tre komponentët e mëposhtëm mund të shërbejnë si indikator pozitiv për të kuptuar, nëse qyteti juaj është gati për një komision rinor: ∑ ∑ ∑
Shqetësimi: Leader-ët lokal e ndjejnë të nevojshme të njohin këndvështrimin e të rinjve, përpara se të marrin vendime që kanë rëndësi për ta. Besimi: Leader-ët lokal i vlerësojnë opinionet e të rinjve dhe këshillat e marra prej tyre. Ndryshimi: Leader-ët lokal janë të gatshëm të modifikojnë rregulloret ekzistuese apo të adoptojnë të reja në mënyrë që të promovojnë pjesëmarrjen e të rinjve në bordet dhe komisionet lokale.
6.5
Kush e krijon dhe e mbikqyr komisionin rinor?
Qeverisja lokale vendos se kush do e krijojë dhe mbikqyr komisionin rinor. Në disa komunitete, është një punonjës me kohë të plotë i qeverisjes lokale që i jepet si detyrë të mbikqyr e ndihmojë në organizimin e komisionit rinor. Personi që vishet me këtë detyrë duhet të ndihmojë në përcaktimin e mjediseve për të organizuar mbledhjet e komisionit rinor si dhe sponsorizimin e disa prej iniciativave të komisionit. Qëllimi thelbësor i një komisioni rinor është të këshillojë qeverisjen lokale mbi problemet e të rinjve dhe komunitetit. Për këtë arsye është e
rëndësishme që komisioni rinor të shihet si një pjesë esenciale e strukturës së qeverisjes vendore dhe të mos i lihet thjesht një vend formal në një departament apo drejtori të qeverisjes vendore. 6.6
Kush shërben në komisionin rinor?
Kur vendosni mbi përbërjen e komisionit rinor, mund të konsideroni zërat e mëposhtëm: ∑ Përfshini të paktën një (deri në një maksimum prej 4 personash) përfaqësues nga të gjitha shkollat e mesme të qytetit. ∑ Përfshini një përfaqësues nga shkollat private të qytetit. ∑ Përfshini nxënës që përfaqësojnë komunitete të ndryshme. ∑ Kur të vendosni kriteret mbi pjesëmarrjen, jini të kujdesshëm mbi mesataren apo mungesat pa arsye në shkollë. Shpeshherë nuk janë nxënësit me mesataren më të lartë apo me pjesëmarrjen më të lartë në shkollë ata që përfitojnë më shumë nga përzgjedhja nëpër komisione qytetare. Gjithashtu, qyteti mund të përfitojë më shumë nga këndvështrimi dhe problemet që evidentojnë ata që nuk kanë rezultatet më të larta në mësime. ∑ Mendoni për hapësirën gjeografike në të cilën ju do rekrutoni. Nëse vendosni të rekrutoni nxënësit nëpërmjet shkollave, kini parasysh që jo të gjithë nxënësit që frekuentojnë shkollat jetojnë brenda qytetit tuaj. Kujdesuni që të përzgjidhni ata që jetojnë në zona të ndryshme, por brenda qytetit tuaj. ∑ Anëtarët potencial të komisionit rinor duhet të jenë nxënës që kanë treguar aftësi leadership-i, angazhim në zgjidhjen e problemeve të komunitetit, njohje të vlerave dhe kulturës së komunitetit, dhe që duan të krijojnë mundësi pozitive për të rinjtë e tjerë në komunitetin e tyre. ∑ Kur të përzgjidhni anëtarët konsideroni ata të rinj që janë përfaqësues të organizatave të tjera rinore që mund të jenë ekzistuese në komunitetin tuaj. ∑ Por, mos u kufizoni vetëm tek përfaqësuesit e shkollave apo anëtarët e organizatave të tjera rinore. Përpiquni të përfshini këdo tjetër që tregon vullnet për përmirësuan cilësinë e jetës në komunitetin tuaj. 6.7
Si ta legjitimoni një komision rinor?
A. Duke e bërë atë zyrtar: Së pari, një qeveri lokale duhet të adoptojë një urdhëresë që të ngrejë një komision rinor. Urdhëresa duhet të specifikojë sa vijon:
a. Ngritjen e një komisioni rinor b. Përbërjen e komisionit rinor (Sa pjesëmarrës duhet të ketë këshilli rinor? Sa përfaqësues duhet të jenë nga cdo shkollë? Në cfarë klase duhet të jenë?) c. Përzgjedhja (Si do të organizohet procesi i aplikimit? Kush do e bëjë përzgjedhjen finale të përfaqësuesve?) d. Kohëzgjatja e mandatit e. Të drejtat e anëtarëve, kompetencat, detyrat, autoriteti, diskrecioni dhe privilegjet f. Struktura organizative g. Detyrimet për t’u takuar dhe procedurat h. Ngritja e fondeve B. Investoni në komisionin rinor: Bashkërendoni komisionin rinor me departamentet respektive në njësinë vendore për shpërndarjen e fondeve dhe stafit. Organizoni një proces aplikimi të menduar, gjithëpërfshirës dhe rigoroz. C. Lidhuni me njerëzit, promovoni, rekrutoni: Punoni me prindërit dhe shkollat për të promovuar programin a. Dërgoni letra prindërve duke iu përshkruar qëllimin dhe objektivat e këshillit rinor, aplikimin dhe procesin e seleksionimit, dhe përcaktoni një person që do kujdeset t’i përgjigjet pyetjeve që mund të lindin. b. Kërkoni nga mësuesit kujdestar nëpër shkolla të informojnë nxënësit mbi qëllimin dhe rëndësinë e komisioneve rinore si dhe mbi mënyrën e aplikimit për t’u bërë pjesë e tyre. c. Kërkoni nga drejtuesit e shkollave që të nxisin pjesëmarrjen e nxënësve në këto aktivitete. d. Përcaktoni një nëpunës të pushtetit lokal që do të shkojë nëpër shkolla për të promovuar komisionin rinor. e. Organizoni mbledhje ku personi i kontaktit i komisionit rinor të takohet më kandidatët potencial. f. Përgatisni postera apo fletëpalosje për klasat. g. Publikoni informacione në web site-t që frekuentohen shpesh nga të rinjtë (p.sh web site-i i shkollës/facebook/etj) h. Përpiquni t’i shtrini këto aktivitete promovuese dhe jashtë ambjenteve të shkollës. D. Merrni vendime: Vlerësoni në mënyrë të hollësishme të gjithë kandidaturat. Mund zgjidhni të bëni intervista me kandidatët, personalisht apo nëpërmjet telefonit, për të përzgjedhur një listë me kandidatët më të mirë. Mund të ngrini një komision të vogël duke përfshirë dhe të rinj për të vlerësuar kandidaturat finale.
Pasi të merret vendimi, organizatorët e komisionit rinor duhet të shkojnë nëpër shkolla për të bërë të ditur të përzgjedhurit, t’u dërgojnë letra pranimi të përzgjedhurve apo t’i njoftojnë ata me telefon. Vendimi duhet të ‘nderohet’ nëpërmjet një votimi formal nga komisioni rinor. Në mënyrë të ngjashme, një letër plot mirësjellje duhet t’iu dergohet atyre që nuk u përzgjodhën duke i inkurajuar që të aplikojnë sërish në të ardhmen. 6.8 Cfarë duhet të bëjë komisioni i të rinjve? Përvec se të konsultojë zyrtarët e qeverisjes lokale, komisioni i të rinjve mund të implementojë dhe marrë pjesë në një sërë aktivitetesh. Disa prej këtyre aktiviteteve përfshijnë: ∑ ∑ ∑ ∑
Organizon forumet rinore të nxënësve të shkollave të mesme në cështje relevante të të rinjve Duke rritur rolin dhe pjesëmarrjen e studenteve përmes organizimit në rrjete kombetare rinore Duke përgatitur module trainimesh për përgatitjen dhe angazhimin e të rinjve për cështjet në komunitet Duke krijuar një redaksi e të rinjve për botimin e nje gazete, lefleat apo fletë volante për infomimin e të rinjve dhe duke siguruar shpërndarjen në të gjitha shkollat e qytetit
Organizon projekte në shërbim të komunitetit: ∑ ∑ ∑
Pastrimi i rrugëve/parqeve/blloqeve në qytet; Punë vullnetare në qendrat e të moshuarve; Të kujdesemi për fëmijet/të kontribuojmë për fëmijët.
7. Komisioni qytetar me përfaqësues të zonave urbane dhe rurale – Një model i ngjashëm me komisionet rinore Ashtu sikurse dihet Reforma Administrative Territoriale e zbatuar ne vitin 2014 nga qeveria Shqiptare reduktoi numrin e njësive bazë të qeverisjes vendore nga 374 ne 61 bashki të mëdha. Me miratimin e ligjit të ri nr. 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore” bashkive të reja ju shtuan një sërë funksionesh të reja në kuadër të decentralizimit të pushtetit sa më afër qytetarëve. Një sfidë tepër e rëndësishme e bashkive të reja mbas ndryshimeve të dy viteve të fundit, është pikërisht menaxhimi dhe administrimi i një territori tashmë të rritur. Në territorin e këtyre bashkive tani përfshihen edhe zona urbane edhe zona rurale. Harmonizimi i tyre dhe sigurimi i një zhvillimi të njëtrajtshëm është sfida e ardhme e kryetarëve të 61 bashkive në të cilën përfshihet edhe bashkia e Vlorës. Më sipër evidentuam në detaje një model për ngritjen e komisioneve rinore. Të gjitha termat e trajtuara në këtë model vlejnë edhe për ngritjen e komisioneve me pjesëmarrje të zonave rurale dhe urbane sigurisht duke mbajtur në konsideratë elementet individualë të këtyre komisioneve si psh. pjesëmarrjen, qëllimin dhe objektivat e ndryshme që ndjek komisioni me pjesëmarrje të përfaqësuesve të zonave urbane dhe rurale në dallim nga komisioni rinor.
Në kuadër të ndryshimeve të viteve të fundit dhe duke marrë në konsideratë që bashkitë e reja janë në proces të miratimit të dokumentave të tyre strategjikë të zhvillimit si miratimi i planeve të përgjithshme vendore, planeve operacionale të zhvillimit, strategjitë territoriale dhe buxhetimit afatmesëm është e domosdoshme ngritja e një komisioni të përbashkët, me pjesëmarrje të zonave urbane dhe rurale për të bërë të mundur marrjen e mendimeve dhe rekomandimeve të tyre, në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të integruar.
8. Modele të pjesëmarrjes qytetare në qeverisjen e Bashkisë së Tiranës (gjatë periudhës 2003 – 2007) Për të dhënë një pamje më të qartë dhe për ta konkretizuar më mirë ngritjen e këtyre komisioneve në Vlorë, po parashtrojmë disa modele të pjesëmarrjes së qytetarëve të aplikuara nga Bashkia e Tiranës.
Modeli 1: Hartimi i Strategjisë së Mjediseve të Shëndetshme për Qytetin e Tiranës Për hartimin e Strategjisë të mjediseve të shëndetshme për qytetin e Tiranës janë ndjekur këto hapa, në një proces dinamik e gjithëpërfshirës: Ndërgjegjësimi publik ∑ Takime me grupe të interesuara. ∑ Konferenca për shtyp të kryebashkiakut, për të njoftuar fillimin e përgatitjes së strategjisë dhe duke ftuar qytetarët të bëheshin pjesë e saj. Edukimi publik
∑ ∑ ∑
Përgatitja e fashikujve dhe shpërndarja për sigurimin e mendimeve dhe komenteve. Takimet me grupet e interesit si brenda ashtu edhe jashtë bashkisë. Takimet me komisionet qytetare që ndërkohë operonin pranë bashkisë, respektivisht ai i rinisë dhe moshës së tretë, cështjeve sociale, edukimit dhe kulturës, ekonomisë. Përdorimi i mjeteve të medias (brenda mundësive financiare) për të siguruar në të njëtën kohë edukim të gjerë publik.
Përfshirja dhe ndërveprimi publik ∑ Organizimi i takimeve të ngushta me grupet e interesit ∑ Thithja e mendimeve pro dhe kundra si dhe e alternativave përkatëse ∑ Qarkullimi i dokumenteve të punës Partneriteti publik ∑ Krijimi i komisionit qytetar për mjedisin, i cili miratoi strategjinë si dhe do të angazhohej për ndjekjen e ecurisë së zbatimit të saj nga ana e nëpunësve të bashkisë.
Modeli 2: Përgatitja e Buxhetit me Pjesëmarrjen e Publikut Bashkia e Tiranës realizon marrjen e mendimeve të qytetarëve nëpërmjet komisioneve të ndryshme qytetare (7 të tilla). Nga përvoja në Bashkinë e Tiranës, publiku është ftuar dhe ka marrë pjesë aktivisht në përgatitjen e dokumenteve strategjike; në përgatitjen e projekt buxhetit për vitin e ardhshëm si dhe në zbatimin e projekteve sensibilizuese. Bashkia e Tiranës ka arritur të hartojë një sërë strategjish afatgjata për shërbimet kryesore që ajo ofron duke përcaktuar programin afatgjatë dhe afatmesëm për cdo sektor, së bashku me faturën financiare për realizimin e tyre. Detajimi i këtyre programeve sektoriale në një program vjetor të integruar me pjesëmarrje. Opinioni dhe këndvështrimi qytetar si edhe pritshmëria e tyre përkundrejt Bashkisë së Tiranës kanë përcaktuar prioritetet kryesore të buxhetit të qytetit për vitin 2006, si dhe një pritshmëri për tre vitet në vazhdim bazuar në vëzhgimet qytetare, të cilat janë kryer gjatë gjithë
vitit 2005, në bazë të mekanizmave funksionalë, por vecanërisht në rezultatet e anketimit të kryer në fund të vitit 2005, sipas projektit “Transparenca e Qytetit të Tiranës”, i cili është realizuar në bashkëpunimin edhe me ndihmën financiare të OSBE-së, janë përcaktuar si më të rëndësishme vazhdimi i ndërhyrjeve në tre fushat e mëposhtme të cilat përbëjnë shqetësim për komunitetin dhe kërkojnë vëmendje: - Infrastruktura rrugore së bashku me trotuaret - Infrastruktura arsimore parauniversitare - Sipërfaqet e gjelbra Buxheti i vitit 2006 është hartuar si gjithëpërfshirës dhe në koherencë me nevojat e asaj kohe të qytetarëve. Ai siguronte plotësimin e nevojave dhe preferencave të qytetarëve brenda kufizimit të të ardhurave, nëpërmjet ndërtimit të buxhetit në bazë të reflektimit të opinioneve dhe mendimeve të tyre, të cilat Bashkia e Tiranës dhe Këshilli i Bashkisë së Tiranës i ka përthithur me: ∑ Kontaktet e përditshme dhe anketimet e kryera nga Qendra e Informacionit pranë Bashkisë së Tiranës ∑ Konsultat dhe mbledhjet periodike me Komisionet Qytetare që funksionojnë pranë Kryetarit të Bashkisë ∑ Opinionet e dhëna në Forume elektronike në faqen e Internetit të Bashkisë së Tiranës: www.tirana.gov.al ∑ Vëzhgimeve mbi opinionet qytetare dhe të biznesit mbi shërbimet e Bashkisë, projekt ky i nisur që në vitin 2002 dhe tashmë i përvitshëm. Aneksi 1. Aplikim për Antarsim në Komisionet qytetare (shembull) Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në një nga komisionet qytetare që funksionojnë pranë Bashkisë së Tiranës, Ju lutem plotësoni formularin: KANDIDAT PËR PJESËMARRJE NË: ∑ ∑ ∑ ∑ ∑ ∑
Komisioni Komisioni Komisioni Komisioni Komisioni Komisioni
qytetar qytetar qytetar qytetar qytetar qytetar
i i i i i i
Mjedisit Moshës së Tretë Arsimit Politikave në Zhvillim të Rinjve Politikave Sociale
∑
Komisioni qytetar i Miqve të Shtëpisë
EMËR / MBIEMËR:________ ADRESA:_______ Tel:_______ Cel:_______ Tel. Zyre:_______ E-mail:_______ Profesioni:_______ RESIDENCA NË TIRANË: ______ VITE EKSPERIENCE PUNE:_______ PSE JENI I INTERESUAR TË MERRNI PJESË NË KOMISIONET QYTETARE: CILA ËSHTË EKSPERIENCA JUAJ LIDHUR ME KËTË FUSHË: NË CFARË AKTIVITETESH JENI PËRFSHIRË MË PARË LIDHUR ME KOMUNITETIN: Antarsimi në këto komisione ju detyron të merrni pjesë në të gjitha takimet që do të zhvillohen. Ju lutem shoqërojeni këtë aplikim me CV-në tuaj. Për më shumë informacione, kontaktoni: Tel: 808 – linja falas e Bashkisë ku mund të telefononi nga e hëna në të djelë, ora 08:00 – 22:00 +355 4 247180 Sektori i Informimit Qytetar www.tirana.gov.al Bashkia e Tiranës, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë Aneksi 2: Komisionet qytetare që funksionojnë në Bashkinë e Tiranës Bashkia e Tiranës si bashkia më e madhe në vend, i ka kushtuar dhe vazhdon t’i kushtojë një rëndësi të vecantë pjesëmarrjes dhe angazhimit të qytetarëve në përcaktimin e prioriteteve dhe vecanërisht në hartimin e projekt-buxhetit vjetor, transparencës së punës së saj nëpërmjet iniciativave të përbashkëta me komunitetin, etj. Për të zgjeruar spektrin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit administratë – qytetar, prurjen e një problematike sa më të gjërë, vlerësim situate dhe konceptim projektesh, nga ana e komunitetit pranë kësaj Bashkie janë ngritur dhe funksionojnë, me iniciativë të Kryetarit të Bashkisë, disa Komisione: Komisioni Qytetar i Mjedisit:
Ka si mision adresimin pranë kësaj Bashkie të shqetësimeve të komunitetit në lidhje me mjedisin, problematikë që ndihmon në përcaktimin e prioriteteve, gjetjen e zgjidhjeve për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit, hartimin e planeve afatshkurtra dhe afatgjata për këto probleme, etj. Ky Komision ka kontribuar në mënyrë të vecantë në hartimin e strategjisë lokale për një mjedis të shëndetshëm në qytetin e Tiranës 2005- 2008. Komisioni Qytetar i Moshës së Tretë: Ky Komision ka në strukturën e tij kryetar, sekretar dhe nënkryetarë që koordinojnë punën me aktivistët e grupeve të ngritura pranë Njësive Bashkiake. Prioritet i këtij Komisioni është prurja pranë kësaj Bashkie jo vetëm e problematikës së grupmoshës që përfaqësojnë por edhe e të gjithë komunitetit vendor. Është strukturë mbështetëse për Bashkinë e Tiranës në prezantimin e politikave dhe aksioneve që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke dhënë një ndihmesë të vecantë në rritjen e shkallës së informimit të qytetarëve dhe kërkesës së llogarisë. Komisioni Qytetar i Mirëqënies Sociale: Ka si objektiv kryesor propozimin e politikave dhe projekteve sociale duke synuar rritjen e cilësisë së jetesës së komunitetit. Komisioni ka ndihmuar në sjelljen pranë vendimmarrjes së Bashkisë të vizionit qytetar “Si duam ta shohim Tiranën”, dhe ka dhënë kontributin e tij të cmuar në hartimin e “Strategjisë së shërbimeve sociale”. Komisioni Qytetar i të Rinjve: Ka si qëllim të sjellë pranë Bashkisë së Tiranës angazhimin dhe kontributin e rinisë së qytetit në përcaktimin e prioriteteve të saj, problematikën dhe propozimin e projekteve për zgjidhje, duke synuar të rrisë pjesëmarrjen e rinisë në proceset e vendimmarrjes. Komisioni Qytetar i Politikave në Zhvillim: Përfaqësimi i interesave të komunitetit kundrejt zhvillimit vendor, propozimi i masave dhe programeve për zhvillim, sigurimi i vazhdimësisë së ndihmës së ekspertëve për procesin e zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit dhe ndërtimin e shoqërisë civile. Komisioni Qytetar i Arsimit: Realizon vlerësimin e problematikave që shtron sistemi arsimor i kryeqytetit në infrastrukturën dhe politikat mbështetëse, zgjerimin e
projekteve mjedisore në bashkëpunim me shkollat 9-vjecare dhe të mesme të Tiranës, si dhe programimin në bashkëpunim të lëndëve me zgjedhje në këto shkolla. Komisioni Qytetar i Miqve të Shtëpisë: Këshillimin dhe përfshirjen e aktorëve të jashtëm për të ndihmuar përshpejtimin e zbatimit të masave të zhvillimit vendor nëpërmjet projekteve të ndryshëm dhe donatorëve. Për probleme dhe projekte të caktuara, përfshihen të gjithë Komisionet duke dhënë secili kontributin e tij të cmuar që merret parasysh dhe pasqyrohet në gjithë hapat që Bashkia ndërmerr.