Studim fizibiliteti

Page 1

STUDIM FIZIBILITETI PLAZHET PUBLIKE SARANDE

Partneritet Publik Privat per Menaxhimin e Plazheve te dhena ne perdorim Subjekteve Private.

Pergatitur nga: Bashkia Sarande Asistuar nga: Instituti per Politika Publike dhe Private

Tetor 2014

1


PËRMBAJTJA I. HYRJE II. PERSHKRIM I PERGJITHSHEM I PROJEKTIT III. SUKSESI I PARTNERITETEVE PUBLIKE PRIVATE IV. PERSHKRIM I SITUATES AKTUALE 4.1 Plazhet qe menaxhohen nga Bashkia Sarande dhe plazhet qe menaxhohen nga subjektet private. V. METODOLOGJIA 5.1 Vleresimi i kritereve V.I PASQYRA E TREGUT 6.1 Strategjia e vleresimit te tregut VII. IMPAKTI NE MJEDIS DHE KOMUNITET VIII. KUADRI LIGJOR 8.1 Historiku dhe legjislacioni i fushes 8.2 Aktet ligjore mbi Turizmin 8.3 Ligji per Koncesionet dhe Partneritetet Publike Private IX. ANALIZA FINANCIARE E SITUATES AKTUALE 9.1 Analiza dhe vleresimi financiar 9.2 Aspekte te analizes financiare 9.3 Kostot organizative dhe administrative 9.4 Pasqyra e te ardhurave dhe shpenzimeve X. PARTNERITETET PUBLIKE PRIVATE 10.1 Percaktimi i Partneriteteve Publike Private Tetor 2014

2


10.2 Nevoja per Partneritete Publike Private XI. PARAQITJA E MODELEVE TE PPP-ve XII. OPSIONET E PROPOZUARA 12.1 Rishikimi i kontratave me privatet 12.2 Rishikimi i elementeve promovues 12.3 Partneritet Publik Privat mbas implementimit te Reformes Administrative Territoriale. XIII. PERFITIMET STRATEGJIKE DHE OPERACIONALE XIV. OPSIONI I PERZGJEDHUR XV. ANALIZIMI I OPSIONIT 15.1 Analiza e aspektit ligjor te opsionit 15.2 Analiza e aspektit financiar te opsionit XVI. STRUKTURA E KONTRATES XVII. REZULTATET E STUDIMIT TE FIZIBILITETIT XVIII. SUGJERIME PER IMPLEMENTIM

Tetor 2014

3


HYRJE Instituti per Politika Publike dhe Private me mbeshtejen e Assist Imppact, në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandes realizoi studimin e fizibilitetit per te percaktuar mundesine e menaxhimit te plazheve te qytetit te Sarandes, me ane te nje partneriteti publiko-privat. Qëllimi i këtij studimi të fizibilitetit është të sigurojë marrjen e vendimit te nevojshëm për zhvillimin e një strategjie të re per menaxhimin e plazheve ne qytetitin e Sarandes në funksion të partneritetit publik-privat. Kjo eshte bere e mundur me ane te një procesi transparent i cili ka përfshirë jo vetem komunitetin e Sarandes por edhe turistet vendas dhe te huaj. Studimi i fizibilitetit perbehet nga nje analiza e hollesishme teknike, ligjore, ekonomike dhe financiare bazuar ne informacione te detajuara te vena ne dispozicion. Opsionet e menaxhimit te plazheve ne disa zona te qytetit janë ndjekur dhe vlerësuar nga një staf i pajisur me njohuri specifike, të cilet kane vlerësuar avantazhet dhe kufizimet si dhe te metat kryesore dhe hapesirat e zhvillimit te ketij studimi. Studimi i fizibilitetit analizon opsionet e propozuara duke perfshire perparesite dhe perfitimet strategjike dhe operacionale te pritshme nga projekti. Njesia e qeverisjes vendore do te marre nje vendim te rendesishem per mundesine e zhvillimit te partneritetit publik-privat ne menaxhimin e plazheve. Zhvillimi i strategjisë së menaxhimit te plazheve të Sarandës do të koordinohet nga një grup i perbashket pune me antare te bashkise Sarande dhe Institutit per Politika Publike dhe Private. Objekti kryesor i studimit të fizibilitetit është të ofrojë një strategji (alternative) te qendrueshme te menaxhimit te plazheve duke vlerësuar mundësinë e kryerjes së ketij shërbimi përmes partneritetit publik privat.

Për të arritur objektivin kryesor duhet qe:  Studimi te jete në përputhje me vizionin dhe strategjinë e Bashkisë së Sarandës;  Komuniteti dhe aktorët kryesorë te jene pjese e pergatitjes se strategjisë;  Strategjia te jete e bazuar në planin e zhvillimit rajonal të Sarandes;  Strategjia te identifikoje parashikimet afatshkurtra dhe afatmesme të nevojave te bashkise;

Tetor 2014

4


PERSHKRIM I PERGJITHSHEM I PROJEKTIT Pas konsultimeve me Bashkinë e Sarandës, gjatë trajnimeve të organizuara nga USAID dhe Assist Impact dhe vlerësimit të nevojave dhe problemeve paraprake që perfaqesues të Bashkisë Sarandë shfaqën për menaxhimin e afersisht 9000 m2 plazhe publike dhe menaxhimin e kontratave qe kjo bashki ka lidhur me subjektet private perdorues te plazheve publike. Instituti i Poltikave Publike dhe Private propozoi projektin "Pjesëmarrja e PPP-ve në menaxhimin e plazhit bregdetar në qytetin turistik të Sarandës”. Saranda është një nga vendpushimet turistike kryesore në Detin Jon. Duke patur një mikroklimë të butë, me mbi 300 ditë të vitit, një pozicion të shkëlqyer gjeografik, plazhet e bukura dhe një faunë të pasur nëndetëse është duke u bërë një nga objektivat më të medha të investitorëve të pasurive të patundshme. Si rezultat i rritjes së numrit të turistëve nga viti në vit dhe rritjes se numrit te plazheve publike, shërbimet dhe plazhet që ky qytet ofron, duhet të jenë të një cilësie të përshtatshme, prandaj Bashkia e Sarandes duhet të marre masa për të siguruar një turizëm bashkëkohor. Duke patur parasysh qe gjate ketij viti ne gjirin e Sarandes ka 3 plazhe publike te menaxhara nga Bashkia me cadra dhe shezllone dhe pjesa tjeter shume here me e madhe menaxhohet nga subjektet private me ane te kontratave te lidhura me Bashkine, realizimi i nje menaxhimi cilesor dhe me cmim te arsyeshem i ketyre plazheve perben nje sfide te madhe per bashkine, prandaj eshte konsideruar rruga alternative e Partneritetit Publik Privat si mundesi e rritjes se cilesise se ofrimit te sherbimeve duke shfrytezuar asetet qe ofron bashkia. Nevoja e një Partneriteti Publik-Privat shihet si e vetme dhe mënyra më e mirë për investime kapitale, pasi fondet bashkiake janë të pamjaftueshme për të financuar detyrat e veta. Ideja është për të zbatuar një tip kontrate te projektit të menaxhimit të shërbimit, sipas një skeme të PPP, per plazhet te qytetit te Sarandes. PPP konsiderohet shumë e rëndësishme për zhvillimin e projekteve të ndryshme me interes për qytetarët dhe për të tërhequr turistët dhe investitorët e huaj. Përfshirja e sektorit privat në projekte të përbashkëta me sektorin publik është parë si një mundësi e mirë për të përmirësuar plazhet dhe ofron shërbime të cilësisë, me një kosto më të ulët për qytetarët. Kjo veprimtari do të ndihmojë Bashkinë e Sarandës për të kapërcyer problemet në menaxhimin e plazheve, duke krijuar burime që mund të përdoren për të rritur cilësinë e shërbimeve publike të ofruara nga bashkia. Gjithashtu, ky projekt do bëjë të mundur rritjen e përvojës dhe kapacitetin e administratës lokale dhe zyrtarëve të zgjedhur në menaxhimin e plazheve. Përmirësimi i menaxhimit të plazheve do t’i mundësojë bashkisë nje përdorim më strategjik të plazheve te saj, për të krijuar të ardhurat e nevojshme dhe për të zvogëluar koston e ofrimit të shërbimeve publike. Sektori privat do të përfitojnë nga mundësia për të konkurruar në një proces të drejtë dhe transparent për të drejtën për të zhvilluar një projekt të madh në qytetin e Sarandës, duke patur nje ndarje risqesh te barabarte. Partneret privat mund të përdorin aftësitë dhe burimet e tyre në ofrimin e mallrave dhe shërbimeve që ofrohen tradicionalisht nga qeveria lokale duke krijuar një menaxhim dypalesh te risqeve dhe përfitimeve. Tetor 2014

5


Objektivi i përgjithshëm i ketij projekti është qasja e bashkëpunimit te parë të realizueshem dhe të suksesshëm mes operatorëve privatë të tregut dhe qeverise vendore (Bashkise Sarande) nepermjet partneritetit publik privat (PPP), e cila më pas do të mund të zgjerohet si një "praktikë e mirë" në menaxhimin e shërbimeve dhe ne strategjinë e ofrimit te plazheve për të gjithë rajonin dhe për qytetet e tjera bregdetare. Per arritjen e objektivit te projektit po reazlizojme nje studim fizibiliteti per te pare nese ky projekt rezulton fizibel dhe ekonomikisht i zbatueshem. Studimi i fizibilitetit më tej do të japë per krijuesit e politikave lokale opsione më efikase duke analizuar dhe sugjeruar alternativat e nevojshme për studim. Duke marrë parasysh vlerësimin e situatës aktuale, ku nje sere problematikash te listuara me poshte jane shfaqur ne menaxhimin e plazheve te qytetit te Sarandes dhe gjithashtu duke patur parasysh dhe përvoja të ngjashme në rajone të tjera në Shqipëri dhe jashtë vendit, partneriteti publik-privat sugjerohet si mënyre e mirë për të garantuar funksionimin e këtij shërbimi. Nga diskutimet dhe sugjerimet e bashkise, disa elemente qe mund te sherbenin si objekt partneriteti publik privat ishin rishikimi i kontratave me privatet, elemente promovues te plazheve si sherbimi telefonit publik, uniforma e punonjesve te plazheve, vendosja e muzikes per pushuesit etj. Per shkak te nevojes imediate te rishikimit te kontratave te lidhura me subjektet private per menaxhimin e hapesirava publike (plazheve), ky opsion iu nenshtrua ketij studimi fizibiliteti, si opsion i mundshem per PPP. Në mënyrë që të sigurohet ky partneritet publik-privat, një seri aktivitetesh janë ndërmarrë të cilat pasqyrojnë përpjekje të mëdha në përmirësimin e menaxhimit të aseteve (plazheve) të cilat kanë si qëllim final përmirësimin e kushteve të ofrimit te ketij sherbimi per komunitetin dhe rritjen e të ardhurave në buxhetin komunal qe do te mund te perdoren per permiresimin e sherbimeve publike. Ky studim fizibiliteti shqyrton të gjitha mundësitë e bashkëpunimit publik-privat i mbështetur plotësisht nga legjislacioni në fuqi dhe përfshin të gjithë aktorët e angazhuar në këtë iniciativë të tilla si pushtetin lokal, bizneset private, të komunitetit në mënyrë që të sigurojë mbështetje dhe transparencë në lidhje me vendimin për menaxhimin e aseteve publike. Objektivat e Strategjise se Studimit të Fizibilitetit janë:    

Të zhvillojë nje partneritet funksional publik-privat, si menyra me fleksibel dhe dobiprurese per menaxhimin e ndryshimeve dhe rritjes se kerkesave ne plazhet publike. Të sigurojë nje menaxhim i cili permbush kerkesat ligjore te zonave te deklaruara si plazhe. Të sigurojë një ofertë te perballueshme nga turistet vendas dhe te huaj. Te nxise perfitimet e sektorit publik, privat dhe konsumator.

Kjo analizë e detajuar ne sektorin e turizmit detar per qytetin e Sarandes, analizon mundësitë teknike të zhvillimit te plazheve dhe shpenzimeve të përbashkëta me qëllim të zbatimit dhe drejtimit te plazheve në bazë të modelit të partneritetit publik-privat. Vlerësimi është bazuar në trajtimet e përshkruara në metodologjinë e vlerësimit të studimit të fizibilitetit. Përveç kësaj, studimi i fizibilitetit ka konsideruar edhe opinione dhe diskutime me grupet e ndryshme te Tetor 2014

6


interesit. Studimi i fizibilitetit për menaxhimin e plazheve te Sarandes ka të bëjë me përzgjedhjen dhe vlerësimin e opsionit, rezultatet e pritura dhe vlerësimin e kostos së zbatimit te projektit.

SUKSESI I PARTNERITETEVE PUBLIKE PRIVATE Partneritetet publike-private të suksesshme ofrojnë shërbime me cilësi të lartë për konsumatorët dhe qeverinë, dhe me kosto që janë dukshëm më të ulëta se ato në dispozicion përmes prokurimit publik. Sigurimi që projektet të përfaqësojë vlerën për para, siç u diskutua më sipër, është një hap i parë. Vendimi për përfshirjen e sektorit privat duhet të udhëhiqet nga një vlerësim afatgjatë kostosh dhe përfitimesh relative si dhe disponueshmërinë e financave, duke marrë parasysh çmimet dhe rreziqet e transferuara tek operatorët privatë dhe trajtimin e rreziqeve te mbetura në domenin publik. Korniza politike nuk i referohet vetëm legjislacionit per rregullimin e partneriteteve publike-private, por gjithashtu përfshin elemente të tjera mbështetëse të qeverisjes së mirë publike të tilla si integritet dhe kontrollet ex post, auditimit dhe të raportimit. Kapaciteti brenda qeverisë mund të jetë një sfidë e madhe për qeverinë. Partneritetet publikeprivate kanë përgatitje të ndryshme, tenderit. Megjithatë, kjo gjithashtu reflekton për kohëzgjatjen e kontratës dhe kostot e shoqëruara të përfshira në qoftë se kontrata dështon. Konçesionet që përfshijnë partnerë privatë janë një formë e veçantë e Partneritetit Publik Privat Megjithëse PPP-të nuk kanë qenë përcaktuar kurrë në legjislacionin e Prokurimit Publik të BEsë, ato zakonisht kuptohen si një bashkëpunim midis një autoriteti publik dhe një partneri privat, ku ky i fundit merr përsipër rrisqet që tradicionalisht mbahen nga sektori publik dhe shpesh kontribuon në financimin e projektit. Disa PPP janë strukturuar si kontrata publike, por pjesa më e madhe e PPP-ve marrin formën e konçesioneve. Bazuar në vlerësimet e kryera nga shërbimet e Komisionit, mbi 60 % e të gjithë kontratave PPP do të kualifikoheshin si konçesione. Kontratat e PPP-së ofrojnë një fushë shumë të gjërë dizpozitash kontraktuale dhe secila nga këto ndryshon në lidhje me fushën, përgjegjësinë, rreziqet dhe obligimet. Levizja nga nje fushë te tjetra, prodhon një spostim gradual të përgjegjësive nga Autoriteti Konçesionar Publik ne Partnerin Privat. Forma më e thjeshtë e dispozitës së PPP-së është një kontratë shërbimi ose një kontratë operimi/adiministrimi. Në këtë dispozitë të thjeshtë, sektori privat duhet të kryejë një shërbim specifik me shpërblim nga ana e Autoritetit; kjo mundëson gjithshtu që mos të këtë asnjë ose shumë pak investime private dhe probleme midis palëve. Qëllimi tjetër i kontratave të PPP-se është privatizimi i infrastrukturave, me kontroll të limituar e Autoriteteve Publike në vendime ose zbatime, kryesisht të lidhura me monitorimin e tregut të operatorëve privatë dhe me detyrën normatizuese për këtë sektor, për të mbrojtur interesat e Shtetit. Kjo formë e PPP-së përdoret gjithashtu kur qeveritë vendosin të privatizojnë një shërbim ose infrastrukture, nëpërmjet strategjisë së heqjes së kompetencës, për tu tërhequr nga një sektor i caktuar. Ndërlikimi i marrëveshjes PPP rritet me transferimin gradual te rrezikut dhe të përgjegjësive në sektorin privat. Shpejtësia e aplikimit të një kontrate të PPP-së, lidhet kryesisht Tetor 2014

7


me caktimin e rrezikut/përgjegjësinë (publik vs. partner privat) dhe me investimin/pronësinë e fitimeve të lidhura me të. Përveç këtyre pikave kritike, çdo lloj marrëveshjeje PPP midis nje Autoriteti Konçesionar dhe një Privati, nëse ky privat është një investitor, një kontratues/operator ose të dyja, është i karakterizuar nga veçoritë në lidhje me çështjet: Si shpërndahet profili i fluksit monetar në ciklin jetësor? Cili është klienti në një kontrat PPP që i çon të ardhurat drejt infrastrukturës (Autoriteti apo direkt përdoruesi përfundimtar?) Cila periudhë është konsideruar si kohëzgjatja e kontrates PPP (afatgjate vs.afatshkurter)? Kush e mbart rrezikun për të ardhurat (tarifat tregtare, çmimi i transportit.)? Kush e mbart rrezikun e operacioneve dhe kush është përgjegjës? Cili është subjekti juridik në investim? Tabela e mëposhtme paraqet një pamje të përgjithshme të karakteristikave kryesore të dispozitës të përgjithshme të PPP-se. Kjo tabelë nuk i referohet në mënyrë specifike menaxhimit te plazheve per te cilat studimi yne eshte specifik, por është thjeshtë një krahasim i përgjithshëm i karakteristikave të PPP-së.

Kontrate sherbimi

Kontrate administri mi

Kontrate qiraje

BOT/DBF MO dhe të ngjashëm

Zakonisht i shkurtër

2-5 vjet, deri në 10 vjet

10-15 vjet, deri në 25vjet

10-30 vjet, në 95 vjet.

Klienti

Shteti / furnizuesi i shërbimit

Shteti / furnizuesi shërbimit

Përdoruesi përfundimtar

Pronesia

Publike

Publike

Investimi

Publik

O&M rasp.

Koha e parashiku ar

Konçesione

Privatizimi komplet / shpronësimi

20-30 vjet

Në vazhdimësi

Shteti / furnizuesi i sherbimit

Përdoruesi përfundimtar

Përdoruesi përfundimtar

Publike

Publike

Publike

Private

Publik

Publik

Privat

Privat

Privat

Publike (private)

Private

Private

Private

Private

Private

Risku operacion al

Publike

Publike / Private

Private

Private

Private

Private

Risku i te ardhurave

Publike / Private

Publike / Private

Private

Private

Private

Private

Tetor 2014

8


Profili i fluksit monetar

Taksë fikse për shërbim

Taksë fikse për shërbim

Subjekt në rrezik tregu

Subjekt në rrezik tregu

Subjekt në rrezik tregu

Subjekt në rrezik tregu

Me kete pamje te pergjithshme te kontratave te mundshme te aplikueshme per PPP, kemi parashtruar se kujt i transferohet risku per rastin tone (publikut apo privatit), per ti dhene nje pamje te qarte zgjedhjes se formes se PPP (kontrate sherbimi, administrimi, qeraje etj). Në këtë tabelë, mund të shihet se sa më shumë përgjegjësi të tranferohen në sektorin privat (me rreziqet e lidhura me të) aq më e gjatë do të jëtë kontrata. Kjo gjë i jep investitorëve privatë kohë të mjaftueshme për të mbuluar investimet e tyre nëpërmjet një të drejte kontraktuale afatgjate për të operuar dhe për të gjeneruar të ardhura nga përfitimet, gjithashtu i jep kohë për të mundësuar shpërblimin e borxheve të lidhur me të, të cilat rriten në mënyrë proporcionale me sasinë e investimit te realizuar nga pala private. Risqet e të ardhurave janë të lidhura ngushtë me tipin e klientit të kontratës PPP. Me emrin Klient, nënkuptohet pala kryesore marrëse e shërbimit dhe/ose i përfitimit të përcaktuar në kontratën PPP. Për shembull, në një kontratë (për Projektimin, Ndërtimin, Financimin, Mirëmbajtjen,Operacionin) në të cilin një kontratues privat dorëzon një infrastructure me një çmim të caktuar, marrësi kryesor është direkt Autoriteti Publik, i cili përgatit infrastrukturën për përdoruesin përfundimtar; në një kontratë konçesioni, klienti është përdoruesi përfundimtar, sepse kontratuesi privat mund të marre direkt përfitimet nga përdoruesi / klienti përfundimtar. Ky lloj i fundit i dispozitës PPP është më i saktë për infrastrukturat e karakterizuara nga një aspekt tregtar i konsiderueshëm, si: portet, aeroportet ose projektet e pronave, ku të ardhurat merren direkt nga operatori privat, i cili paralelisht administron dhe mbart rreziqet e të ardhurave (të tregut). Ky përshkrim i shkurtër paraqet një pamje të përgjithshme të filozofisë së PPP-së. Sektori i menaxhimit te plazheve paraqet veçoritë e tij me modele të ndryshme që mund të rezultojnë me pak ose më shumë të përshtatshem, gjithshtu me përshtatjet në disa karakteristika, për tu perputhur sa më mirë me ambientin tregtar të veçantë të turizmit detar. Strategjija e PPP-së për plazhet e Sarandes e shpjeguar me poshtë bazohet veçanërisht mbi këtë perspektive.

PERSHKRIM I SITUATES AKTUALE PLAZHET QE MENAXHOHEN NGA BASHKIA SARANDE DHE PLAZHET QE MENAXHOHEN NGA SUBJEKTET PRIVATE

Saranda dhe është një nga atraksionet më të rëndësishme turistike të Rivierës Shqiptare. Duke pasur parasysh qasjen e saj bregdetare dhe të klimës mesdhetare, Saranda është duke u bërë gjithnjë e më shumë një pikë turistike tërheqëse. Turizmi është kështu burim i madh ekonomik, ndërkohë që burime të tjera përfshijnë shërbimet, peshkimin dhe ndërtimin. Saranda është një nga vendpushimet turistike kryesore të detit Jon. Duke pasur një mikroklimë të butë pothuajse 300 ditë të vitit, një pozicion të shkëlqyer gjeografik, plazhe te bukura dhe një Tetor 2014

9


faunë të pasur nëndetëse është duke u bërë një nga objektivat më të mëdha të pushuesve dhe investitoreve. Si rezultat i rritjes se numrit te tursiteve nga viti ne vit natyrisht sherbimet dhe plazhet qe ofron ky qytet duhet te jene ne cilesine e duhur, prandaj Bashkia Sarande duhet te marre masa per te siguruar nje turizem bashkekohor. Saranda ka nevojë për investime te sigurta private, ne sektorin e turizmit dhe specifikisht ne sektorin e plazheve publike dhe menaxhimin e plazheve private, per vete rendesine e posaçme dhe strategjike qe bregdeti i Sarandes ka per turistet vendas dhe te huaj. Krijimi i nje mjedisi tërheqës për investimet private është prioritet kryesor, pavarsisht investimeve te bera nga bashkia ne rritjen e numrit te plazheve publike dhe cilesise se ofrimit te sherbimeve ne keto plazhe. Tashme është momenti i duhur për t’iu qasur në mënyrë sistematike dhe të integruar të gjitha çështjeve të identifikuara lidhur me zhvillimin e turizmit dhe lehtësimin ne marrjen e sherbimeve publike, duke promovuar keshtu dhe lehtësuar investimin privat, i cili në kthim do të siguroje punësim dhe përmirësim te cilesise dhe sasise se ofrimit te sherbimeve. Zhvillimi bregdetar paraqet një nga instrumentet kryesore të politikës së Qeverisë për mbështetjen e turizmit në Shqiperi. Menaxhimi i plazheve publike dhe private parashikohet te bëhet i studiuar mirë nga pikëpamja ekonomike dhe sociale. Këto parime janë mbajtur parasysh edhe në kryerjen e këtij Studimi Fizibiliteti për Menaxhimin e plazheve publike dhe private te qytetit bregdetar te Sarandes. Ky studim është kryer ne përputhje me Termat e References (TeR). Ai mbështëtet ne një numer hulumtimesh teknike, dhe analizash te plota ekonomike, institucionale, ligjore dhe rregullatore te bera nga grupi i punes i ngritur posacerisht per kete qellim. Bazuar ne keto hulumtime dhe analiza, studimi arrin ne konkluzione e rekomandime te rendesishme per krijimin dhe zhvillimin e nje menaxhimi brenda standarteve europiane te plazheve. E gjithë sipërfaqja e plazheve të qytetit të Sarandës, që ndodhet nën administrimin e Bashkisë Sarandë, ndahet në plazh publik dhe plazh që do t'ju jepet për administrim subjekteve private. Plazh publik është konsideruar e gjithë sipërfaqja e plazhit nga Porti Detar deri përpara Hotel Butrintit. Për zonën e plazheve që shtrihen nga Porti Detar në drejtimin lindor dhe nga Hotel Turizmi e deri në Kanal të Çukës, administrohen nga subjektet private të cilat i kanë këto plazhe pranë lokaleve të tyre të shërbimit (Hoteleve dhe Restoranteve). Gjithsej jane tre plazhe publike ne qytetin a Sarandes:   

Plazhi i Ri (Plazhi nga Porti Detar deri te Limani) Plazhi '' Rinia '' (Nga Globi deri te Vaso Gjoni) Plazhi “Hasan Tahsini”

Tetor 2014

10


Tetor 2014

11


Si siperfaqe, plazhi publik ze 8420 m², ky plazh administrohet dhe menaxhohet nga vete bashkia e Sarandes. Pjesa tjeter e plazhit, e cila J’u eshte dhene ne administrim subjekteve private ze siperfaqen 52000 m2. Gjate viteve te fundit, subjektet private, jane paraqitur pranë Drejtorisë së Shërbimeve për t’u pajisur me leje për administrim të plazheve publike. Në këtë leje të dhënë nga Bashkia, ishin përcaktuar disa kushte të cilat duhet të zbatoheshin me përpikmëri nga subjektet e pajisura me leje. Por, jane hasur shume problematika, te cilat po i rendisim më poshte: 

Një kusht i lejes ishte që subjektet të mos kryenin asnjë lloj investimi në plazh pa u pajisur me leje nga Bashkia Sarandë. Por disa subjekte filluan ndërtimin e objekteve të vogla për qellime shërbimi dhe u vu re tendenca per tjetërsim të plazhit publik, nga pronë e Bashkisë në pronë private. Subjekti duhet t’i vendoste shezllonet jo me afër se 3m nga buza e ujit. Kjo hapësirë e lirë, me gjerësi prej 3m, do të mund të përdorej nga qytetarët të cilët nuk deshironin të merrnin shezllone. Por ky kusht nuk u zbatua nga asnjë subjekt, madje situata u degradua deri ne largimin me force te qytetareve nga perdorimi i hapesirave te lira. Subjekteve iu be e qartë se shezllonet duhet ti mbanin te mbledhura në një vend të caktuar dhe ti hapnin në momentin qe do të kërkohej nga qytetarët. Tetor 2014

12


Në këto kushte, do te ngelej hapësira e lirë për tu përdorur nga qytetarët. Por as ky kusht nuk u zbatua duke bërë që qytetarët të mos gjenin asnjë hapesirë të lirë. 

Në disa raste nuk është respektuar numri i autorizuar i shezlloneve të përcaktuara në leje, duke e tejkaluar numrin e tyre.

Gjithashtu u vu re mungesa e kushteve higjenike në plazhe, si pastrimi i përditshëm i plazheve (pastrimi i bishtave të cigareve nga rëra), dhomat e zhveshjes dhe banjot publike. Për të eleminuar të gjitha problemet e lart përmendura dhe për të qenë sa më shumë në funksion të qytetarëve, Bashkia Sarandë, vitin e fundit i ka vetadministruar këto plazhe publike. Në pjesën më të madhe të plazhit, Bashkia ka vendosur shezllonet e veta duke plotesuar më mirë kërkesat e qytetarëve. Gjithashtu, për sezonin turistik të vitit 2014, nëpërmjet njoftimit nr.1193 prot, datë 23.07.2013, jane njoftuar të gjitha subjektet se nuk do te marrin më siperfaqe plazhi publik për perdorim pasi e gjithë sipërfaqja prej afer 9000 m² do të administrohet nga Bashkia, ndersa pjesa tjeter qe do te vazhdoje tu jepet ne administrim subjekteve private. Viti 2014 eshte viti i pare qe Bashkia e Sarandes menaxhon plazhet publike (plazhin e ri, plazhin Rinia dhe plazhin Hasan Tahsini). Per administrimin dhe menaxhimin e ketyre plazheve bashkia ka bere investime te cilat i konsideron te rendesishme per menyren e ofrimit te ketij sherbimi. Sezoni turistik qe sapo lame pas u mbyll me nje shtim ne buxhetin e bashkise nga te ardhurat e realizuara nga menaxhimi i tre plazheve publike. Bashkia investoi 300 cadra dhe 540 shezllone per keto plazhe dhe aplikoi nje tarife fikse 200 leke per ciftin e shezlloneve dhe nje cader. Per menaxhimin e plazheve te administruara nga Bashkia per vitin 2014 kane qene te punësuar gjithesej 16 punonjes me page bruto 27.764 leke. Nga panorama e pergjithshme e pershkruar me siper, me investimet e bashkise dhe marrjen e plazheve ne administrim nga vete bashkia presupozohej qe problematikat e shumta e hasura gjate viteve te shkuara te minimizoheshin. Fakt i cili nuk ka ndodhur plotesisht pasi bashkia ka mundur te sheshoje vetem nje pjese e problemeve te identifikuara. Edhe pse bashkia ka deklaruar nje rritje te te ardhurave te veta nga keto plazhe dhe nga permiresimi i kushteve te plazheve per qytetaret perseri jane hasur me probleme te ndryshme ne vjeljen e taksave dhe lidhjen e kontratave me bineset qe perdorin plazhet. Këto tre plazhe vertet kane rritur potencialin e shfrytezimit te tyre per shkak te rritjes se cilesise se sherbimit, por mund te themi se per shkak te rritjes se fluksit te pushuesve dhe aktiviteteve te ndryshme ne keto plazhe eshte pothuajse e pamundur per te mbledhur ne maksimumin e saj tarifen prej 200 leke/cadra + 2 shezllone te percaktuar nga keshilli bashkiak. I gjithë aktiviteti është lënë në duart e 16 punonjësve të cilët duhet të inspektojnë te tre plazhet publike dhe te Tetor 2014

13


raportojne tek eproret e tyre. Nje mekanizem ky i cili ka rezultuar jo shume funksional pasi keta punonjes cdo dite raportonin per te njejten numer shezllonesh, te njejten sasi te ardhurash. Rezultat ky i vene ne dyshim nga vete bashkia pasi eshte pothuaj se e pamundur qe ne fluksin e turisteve, nje cift shezllonesh te rezervohet vetem nje here per gjate gjithe dites. Pike se pari duhet pare nese plazhet publike dhe ato private i permbushin kerkesat ligjore per t’u deklaruar zona per plazhe. Nje problematike tjeter lidhur me cfare u konstatua me siper jane dhe sherbimet e nevojshme qe duhet te funksionojne ne keto plazhe. Te tilla sherbime jane:    

Të ofrojë tualete (portative, kimike apo të ngjashme me to) me shërbim pastrimi ditor; Të ofrojë kosha apo kazanë me kapak dhe të organizohet një sistem për pastrimin e tyre ditor (kur është e nevojshme edhe çdo ditë); Të ofrojë shërbim për pastrimin e plazhit në mëngjes dhe në mbrëmje pas mbylljes së plazhit; Të instalojë dushe me ujë të ëmbël.

Kerkesa te pergjithshme qe si ne plazhet publike dhe ne ato private nuk i permbushin. Me gjithe investimet qe bashkia Sarandes mundi te bente kete sezon turistik, perseri mbetet problematik niveli i administrimit dhe mirmbajtjes te tyre, pasi eshte pothuaj i pamundur kontrolli dhe shmangia e abuzimeve ne keto plazhe. Shume tregëtare sezonale shfrytezojne cdo rast per te abuzuar me çmimet me te cilat ata japin çadrat e diellit, por edhe shezlonet. Qytetaret dhe perfituesit e ketij sherbimi jane shprehur se nuk e bejne dot dallimin mes nje plazhi privat dhe atij publik pasi çmimet shkojne perafersisht ne te njejtat shifera. Gjithsesi bashkia e Sarandes ka mundesuar zbatimin e vendimit te keshillit te ministrave duke vene tabelat qe identifikojne plazhet publike si dhe tabelat e sigurise ne plazhe. Qellimi i pushtetit vendor eshte per t’i vetadministruar te gjitha hapesirat e plazheve, por buxheti per t’i pajisur ato me elementet e nevojshem nuk mjafton. Prishja e plazheve private ka bere qe jo pak here forcat e policise bashkiake te konfliktohen me perdorues te ketyre hapesirave, hapesira qe ndodhen perpara bizneseve te tyre dhe qe menxhohen prej tyre me ane te kontratave per perdorimin e hapesirave publike te lidhura me Bashkine. Pas 12 vitesh ky eshte sezoni i pare veror qe Bashkia Sarande administron tre plazhet publike, por nuk e ka arritur perfundimisht qellimin duke lene hapesira per abuzime flagrante nga ana e subjekteve private. Keta te fundit paguajne ne zyren e tatim taksave prane bashkise vetem 50 leke ne dite per shezlon, vlere kjo teper e ulet po t'i referohemi te ardhurave qe ata mbledhin ne dite nga pushuesit. Zgjidhjet e ketyre problematikave mund te arrihen duke krijuar partneritete me subjektet publike përkatëse dhe të përmbushin vizionin kolektiv të banorëve, krijimin e mundësive ekonomike për qytetarët dhe një kthim më të lartë të investimeve. Kjo lloj skeme mundeson përdorimin e Tetor 2014

14


kapacitetit menaxhues, teknik, financiar dhe novatore të partnerit privat dhe shkëmbimin e aftësive dhe njohurive specifike ndërmjet sektorit publik dhe atij privat. PPP konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e projekteve të ndryshme me interes për qytetarët dhe për tërheqjen e investitorëve dhe turisteve të huaj. Një strategji e re për të përfshirë qeveritë lokale, organizatat private dhe një publik të gjerë për të menaxhuar dhe perdorur plazhet në një mënyrë më të qëndrueshme. Nje tjeter problematikë eshte mungesa e burimeve njerezore te trajnuara per sigurine ne plazh dhe det. Agjensia Kombetare e Bregdetit ka bere te mundur certifikimin vetem te 35 rojtareve per sherbimin e tyre ne kullat e vrojtimit. Gjate ketij sezoni turistik ne Sarande jane ndertuar kulla vrojtimi te cilat nuk kane funksionuar per vete faktin e mungeses se ketyre rojtareve te trajnuar. Per te siguruar turistet vete bashkia ka punesuar dy notare te cilet gjate pikut turistik do te punojne si rojtare per te tre plazhet publike. Lind pyetja, a mjaftojne vetem dy notare per te siguruar jeten e 43.000 turisteve te huaj dhe 57.000 turisteve vendas qe vizituan Saranden gjate ketij sezoni turistik?!

METODOLOGJIA Ky studim do të zhvillohet duke përdorur një metodologji të kombinuar kërkimore cilësore dhe sasiore gjatë të gjitha fazave të projektit. Ky seksion përshkruan procesin e përdorur për të përzgjedhur dhe vlerësuar oportunitetet për menaxhimin e plazheve publike në Sarandë nëpërmjet partneriteteve publike-private. Në procesin e vlerësimit janë marrë në konsideratë disa aspekte teknike për të lehtësuar procesin e vendimarrjes se politikbërësve lokal, për të krijuar parakushtet e nevojshme për implementimin e partneritetit publik-privat për menaxhimin plazheve të Sarandës nepermjet rishikimit te kontratave te lidhura me subjektet private. Studimi i fizibilitetit paraqet rezultatet e një vlerësimi të detajuar të realizimit të menaxhimit të plazheve publike dhe private në bashkinë e Sarandës, bazuar në një përqasje të skicuar në vijim. Ky studim gjithashtu paraqet dhe zgjidhjet e mundshme dhe rekomandimet që duhen marrë në konsideratë nga grupet e interesit për realizimin e suksesshëm të partneritetit publik-privat. Procesi i zhvillimit të një politike të tillë nga Këshilli Bashkiak, përfshin gjithashtu përzgjedhjen dhe vlerësimin e opsioneve të listuara, indentifikimi i rekomandimeve të fizibilitetit dhe përcaktimin e kostove kapitale dhe operative. Vendimarrja mbi politikat për implementimin e partneritetit publik-privat për menaxhimin e plazheve publike në Sarandë, tregohet ne Figurën 1. Figura 1: Komponentët për marrjen e vendimit për implementimin e partneritetit publikprivat për menaxhimin e plazheve.

Tetor 2014

15


Vlerësimi i opsioneve të rekomanduara nga bashkia dhe perzgjedhja e opsionit te mundshem per PPP

Përcaktimi i investimeve kapitale

Identifikimi i rekomandimeve të fizibilitetit

Identifikimi i përfitimeve nga zbatimi i opsionit te perzgjedhur

Procesi për përzgjedhjen dhe vlerësimin e opsionit te mundshem per nje PPP ne menaxhimin e plazheve te Sarandes përfshin definimin e qëllimeve dhe objektivave e studimit, duke zhvilluar kriteret e vlerësimit. Kjo eshte bere edhe per te pare mundesite per te permbushur objektivat dhe qellimin e studimit. Ky proces është paraqitur grafikisht në figurën 2.

Tetor 2014

16


Vlerësimi i kritereve të studimit të fizibilitetit

Identifikimi i opsioneve të rekomanduara

Cili opsion përmbush qëllimin e studimit të fizibilitetit

Përzgjedhja e opsionit

Figura 2

VLERESIMI I KRITEREVE Vleresimi i kritereve eshte perqendruar vecanerisht ne aspektet e domosdoshmerise dhe pershtatshmerise se idese se projektit. Jane vleresuar te metat kryesore dhe mundesite per te gjetur hapesira zhvillimi per projektin. Do mund te shohim se si opsionet e shtrirjes jane adresuar me qellimet dhe objektivat e projektit. Bazuar ne metodologjine kerkimore sasiore dhe cilesore eshte bere i mundur percaktimi i kontekstit te permiresimit te situates aktuale te plazheve.

Tetor 2014

17


PASQYRA E TREGUT STRATEGJIA E VLERESIMIT TE TREGUT Qellimi kryesor i projektit eshte krijimi i nje qasjeje bashkëpunimi të realizueshem dhe të suksesshëm mes operatorëve privatë të tregut dhe qeverise vendore (Bashkise Sarande) nepermjet partneritetit publik privat (PPP), e cila më pas do të mund të zgjerohet si një "praktikë e mirë" në menaxhimin e shërbimeve dhe ne strategjinë e ofrimit te plazheve për të gjithë rajonin dhe për qytetet e tjera bregdetare. Realizimi i ketij qellimi eshte nje sfide per bashkine e Sarandes dhe nje opsion zhvillimi per turizmin detar ne Shqiperi. Pavaresisht faktit se bashkia e ketij qyteti ka celur tre plazhe publike menaxhimi i te cileve behet nga vete bashkia e cila ka mbuluar me cadra dhe shezlonge keto hapesira qe ajo ka vene ne dispozicion te pushuesve. Me gjithe keto investime qe bashkia Sarandes mundi te bente kete sezon turistik, perseri mbetet problematik niveli i administrimit dhe mirmbajtjes te tyre, pasi eshte pothuaj e pamundur per te kontrolluar dhe shmangur abuzimet ne keto plazhe. Per vleresimin e tregut dhe se sa e nevojshme eshte realizimi i nje menaxhimi te mire per plazhet eshte ngritur nje grup i perbashket pune i cili ka punuar per mbledhjen e te dhenave nga burime te ndryshme si dhe eshte bere krahasimi i ketyre te dhenave per te krijuar nje ure bashkepunimi dhe vleresimi te perbashket mes grupeve te ndryshme te interesit. Pervec kesaj ne cdo hap te vleresimi te tregut eshte konsideruar edhe politika kombetare e turizmit si udherefyese e zhvillimit turistik rajonal.

IMPAKTI NE MJEDIS DHE KOMUNITET Ashtu sic kemi theksuar edhe me siper bashkia Sarande administron tre plazhe te cilat kane nje shtrirje te vazhdueshme harkore ku perkatesisht, Plazhi i Ri shtrihet nga Porti Detar deri te fillimi i shetitores. Me pas vazhdon plazhi Hasan Tahsini, i cili shtrihet deri te Limani dhe plazhi Rinia nga Globi deri te Vaso Gjoni. Sipas vendimit te Këshillit Bashkiak shuma qe duhet te paguajne pushuesit ne keto plazhe është 200 lekë per nje cader dhe dy shezlonge. Pjesa tjeter e plazheve eshte nen menaxhimin e subjekteve private. Kjo pjese e plazhit menaxhohet nga keto subjekte me ane te kontratava te lidhura me bashkine dhe nen nje tarife prej 15 leke/m ². Saranda ka qene nje destinacion shume i pelqyer per pushuesit por kete sezon turistik ky qytet shenoi nje BOOM pushuesish vendas dhe sidomos te huaj. Qyteti ka pasur rritje të qëndrueshme ekonomike dhe demografike në rrjedhën e viteve. Në sajë të këtij fakti, kërkesat e qytetarëve jane rritur gjithnjë e më shumë në lidhje me përmirësimin e cilesise se plazheve, pasi ato jane burim zhvillimi per qytetin. Per vitin 2014 numri i turisteve eshte rritur me 20 % krahasuar me vitin paraardhes. Ky studim jep një kuptim të përdorimit të hapësirave urbane dhe karakterin e komunitetit të Sarandës. Gjatë viteve të fundit, zona fokus ka kaluar nëpër disa ndryshime. Një rritje e tillë i bën keto plazhe më interesante dhe terheqese për qytetarët e saj dhe turistet. Tetor 2014

18


Rritja e banorëve dhe e numrit te turisteve e ka bërë të pamundur procesin e vetpastrimit të detit, për shkak të sasisë së madhe të shkarkimeve urbane. Pervec këtyre faktorëve, listës së gjatë i shtohen edhe plehrat e pafundme të lëna kudo përgjatë bregdetit, përfshi këtu edhe një ndër armiqtë kryesorë të gjallesave detare, qeset e plastmasit. Sipas Ministrise se Mjedisit, faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetare të larjes janë shkarkimet e ujërave urbane të patrajtuara në det, si dhe ndotja nga vetë pushuesit, sidomos në zonat ku numri i tyre është i lartë.

Meqenese numri i pushuesve ne plazhet eshte rritur, nje menaxhim i mire i ketyre plazheve do te gjeneroje efekte pozitive ne permiresimin e cilesise te ketyre plazheve duke terhequr akoma dhe me shume turiste. Per t’i bere akoma me atraktive keto plazhe per vec se duhet te respektohen kushtet e percaktuara ne aktet ligjore dhe te reflektuara ne kontratat e lidhura me subjektet private, mund te insertohen elemente kreative si psh vendosja e muzikes per pushuesit, uniforma per punetoret e sherbimit, telefoni publik etj. Politikat e menaxhimit te plazheve kontribuojne në politikat e gjera ekonomike dhe sociale në Sarande. 

Pavarsisht se plazhet publike dhe private konsiderohen te paster, perseri ato nuk i permbushin standartet e duhura. Bashkia disponon kater punonjes pergjegjes per pastrimin e plazheve publike. Kaq punonjes nuk jane te mjaftueshem per te arritur nivelin e duhur te pastersise. Gjithashtu vihet re mungesa e kushteve higjenike në plazhe, koshat per hedhjen e mbeturinave, dhomat e zhveshjes dhe banjot publike. Pastrimi i plazheve duhet te jete i organizuar dhe i perditshem, per te pasur plazhe me uje te paster dhe me ambjente te shendetshme duke rritur keshtu numrin e pushuesve qe i frekuentojne ato.

Ne elaborimin e ketij projekti pjesmarrja e komunitetit te qytetit te Sarandes eshte faktori kryesor me ndikim te konsiderueshem ne zhvillimin hap pas hapi te projektit. Koncepti i pjesmarrjes ne kete studim nuk kufizohet vetem ne marrjen dhe dhenien e opinioneve nga komuniteti por edhe ne pjesmarrjen aktive te tyre duke kontribuar me propozime ne ndryshimin e politikave lokale. Me komunitet te qytetit te Sarandes do te nenkuptojme grupe te ndryshme interesi si dhe shoqeri civile, te cilet kane kontribuar ne mbledhjen e informacionit dhe identifikimin e problmatikave kryesore te menaxhimit te plazheve per te perfunduar ne pritshmerite e tyre. Pikerisht duke vleresuar nivelin e pritshmerive zhvillimi i ketij projekti ka nje ndikim te konsiderueshem ne Sarande.   

Shume tregetare sezonale shfrytezojne cdo rast per te abuzuar me çmimet me te cilat ata japin çadrat e diellit por edhe shezlonet. Qytetaret dhe perfituesit e ketij sherbimi jane shprehur se nuk e bejne dot dallimin mes nje plazhi privat dhe atij publik pasi çmimet shkojne perafersisht ne te njejtat shifera. Shume turiste vendas shprehen per mungesen e hapesirave ku qytetaret mund te bejne plazh me mjetet e tyre, pasi jo cdo kush ka mundesine per te marre cadra dhe shezllone Tetor 2014

19


qofte dhe me cmim me te ulet ne 3 plazhet publike. Ne listen e masave, qe bashkia do te ndermerrte kete sezon turistik qe sapo kaluam, ishin edhe kushtet higjieno-sanitare, shtimi i siperfaqeve te gjelbera dhe krijimi i zonave te ndihmes se shpejte, praktike e njohur ne te gjitha vendet e BE, por qe per arsye te ndryshme, kryesisht per mungese te ardhurash nuk jane permbushur. 

Nje tjeter problem i shprehur nga nje numer jo i vogel qytetaresh si dhe i pranuar nga vete nenpunes te bashkise Sarande eshte dhe problem i mospermbushjes se kushteve te kontratave nga subjektet private qe kane marre leje per shfrytezim te plazheve. Per vite me rradhe, ndonese bregdeti eshte publik, pronaret private, kane uzurpuar pjesen derrmuese te tij, ne kundershtim te plote me ligjin. Masat e deritanishme kane qene te rralla, per te mos thene inekzistente, per kete arsye private kane bere biznes “sipas deshires”. Por, përtej, shkeljes së ligjit dhe tarifave të larta që qytetarët janë detyruar të paguajnë në këmbim të disa orëve banja dielli, shkelja e kontratës nga zaptuesit e plazheve private, lidhur me distancën nga bregu i detit, i shtohet problemeve ekzistuese qe bashkia e Sarandes has. Pothuajse asnjë prej ketyre subjekteve, nuk e respekton distancën që parashikon kontrata e qirasë, lidhur me distancën nga bregu i detit me pjesën e marrë në administrim sezonal, duke i shtrirë deri pranë vijës së ujit.

Për rastet në fjalë, ligji ngarkon policinë bashkiake të qyteteve respektive, të ndërhyjnë për të eliminuar çdo lloj abuzimi, por prej vitesh, kjo nuk ka ndodhur, duke ndëshkuar kështu qetësinë por edhe xhepat e qytetarëve.

Tetor 2014

20


Tetor 2014

21


KUADRI LIGJOR HISTORIKU DHE LEGJISLACIONI I FUSHES

Ne ndryshimin e viteve 1990-1991 Shqiperia braktisi sistemin e izolimit te gjate komunist dhe u perfshi nga nje periudhe tranzicioni te gjithanshem politik, ekonomik dhe shoqeror ndaj sistemit demokratik.Qe nga kjo periudhe ekonomia e shqiperise po perjetone nje faze te veshtire te kalimit te saj nga ekonomia e planifikuar dhe centralizuar drejt asaj te tregut. Ne ate periudhe sektori tercial i ekonomise, ku vend te rendesishem ze turizmi u nenvlersua ne pergjithesi dhe nuk njohu zhvillimin e pershtatshem me kushtet e vendit tone. Pas kalimit ne demokraci vendi u shoqerua me procesin e reformave, ndertimin e strukturave demokratike, transferimin e ekonomise drejt ekonomise se tregut. Kjo situate e pergjithshme ekonomike, politike dhe sociale qe u krijua ne shqiperi pas vitit 1990, ka ndikimin e saj te fuqishem edhe ne zhvillimin e Turizmit. Nje sere kushtesh te reja qe u krijuan pas vitit 1990 perbejne premisa shume te mira per nxitjen e turizmit ne shqiperi. Nder keto kushte vlene te vecohen si: - hapja e vendit pas izolimit te gjate te tij - antaresimi i Shqiperise ne organizata te ndryshme boterore, - vlersimi i turizmit si nje nga deget me me prespektive te ekonomise Shqiptare, - rigjallerimi i sektoreve te tjere te ekonomise te aferta me turizmin (tregtia, sherbimet, transporti, ndertimet) - nxitja e investimeve vendase e te huaja vecanorisht ne fushen e turizmit bregdetar. Pas trazirave te kaluara dhe rimekembjes se ekonomise, turizmi ne pergjithesi dhe ai bregdetar ne vecanti shikohet si promotori kryesor i zhvillimit te ardhshem ekonomik te vendit. Nderkohe qe nga qeveria dhe parlamenti Shqiptar jane hartuar nje sere ligjesh qe mbeshtesin zhvillimin e trurizmit ne Shqiperi, midis te cilave vecohen:”Ligji mbi zonat prioritare per zhvillimin e turizmit ne shqiperi”; “Ligji mbi licensat turistike”; “Strategjia e zhvillimit te turizmit ne Shqiperi”etj. Shqiperia ka nanshkruar gjithashtu marreveshje bashkepunimi ne fushen e turizmit me vende te ndryshme te Europes dhe te botes dhe eshte tashme antare e organizatave te ndryshme turistike nderkombetare. Parakushtet për zhvillimin e turizmit në Shqipëri mbeten: 1. Zbatimi i parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm nga të gjitha nivelet e planifikimit, vendimarrjes, menaxhimit, si në nivel publik qëndor dhe lokal, ashtu dhe në sektorin privat; Tetor 2014

22


2.

Plotësimi i kuadrit ligjor në turizëm;

3. Organizimi efektiv i sektoreve publik dhe privat në funksion të realizimit të vizionit dhe objektivave strategjikë; 4. Zhvillimi infrastrukturor: zhvillimi i transportit tokësor, ujor dhe ajror. Përmirësimi dhe krijimi i sistemeve eficente të menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta, si dhe sistemeve të trajtimit te ujrave te zeza. 5.

Telekomunikacioni dhe interneti.

6. Rishikimi dhe vendosja e standarteve për hartimin e planeve të përdorimit të tokës, për zonat me potenciale të zhvillimit turistik. 7. Pronësia: Një nga parakushtet për zhvillimin e turizmit dhe krijimit të qëndrueshmërisë në zhvillimin e investimeve turistike, është sqarimi sa më shpejt te jete e mundur i zgjidhjes ligjore të pronësisë mbi tokën dhe objekteve ndertimore. 8. Rritja e financimeve: në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e aseteve natyrore e kulturore përmirësimin e sistemeve të menaxhimit për zonat me interes kulturor dhe natyror, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe përmirësimin e imazhit. Shqipëria duhet të investojë në burime të ndryshme kritike njerëzore në mënyrë që sektori i turizmit të zhvillohet efektivisht. Turizmi tradicional “diell dhe rërë” duhet parë si prioritet duke patur parasysh potencialin dhe rolin e rëndësishem që ai luan në funksion të zhvillimit të Turizmit ne pergjithesi. Specifikisht, me qëllim të identifikimit të një qasje të qëndrueshme dhe të përballueshme për menaxhimin e plazheve në Sarande duhet identifikuar kuadri ligjor qe te mund te perftojme nje panorame te sakte te detyrave dhe pergjegjesive te pushtetit vendor ne administrimin e aseteve turistike ne territorin e tyre. Nje tjeter aspekt ligjor i cili duhet te merret ne konsiderate jane edhe ndryshimet ligjore me ndikim ne projekt qe mund te ndodhin gjate afatit te zbatimit te projektit. Ndryshime te pritshme jane edhe ndryshimet ligjore qe do te sjelle zbatimi i reformes administrative territoriale, ndryshime te cilat do te ndikojne jo vetem ne hapesiren e plazheve te cilat do te futen ne territorin e bashkise Sarande por edhe ne politikat afatmesme dhe afat gjata te menaxhimit tyre.

Tetor 2014

23


AKTET LIGJORE MBI TURIZMIN 1. Ligji Nr .9734, datë 14.5.2007 ne nenin 15 te tij percakton detyrat kryesore te NJQV per turizmin te tilla si:     

 

të krijojnë inventarin e burimeve kryesore turistike të njësisë së qeverisjes vendore dhe inventarin e bizneseve turistike në nivel vendor; të përcjellin, në mënyrë periodike, dy herë në vit, inventarët e mësipërm pranë ministrit përgjegjës për turizmin, për krijimin e bazës së të dhënave në nivel kombëtar; të japin asistencë teknike për krijimin dhe zhvillimin e bizneseve turistike, në përputhje dhe në zbatim të këtij ligji; të mbikëqyrin zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe të rregullave të tjera ligjore nga subjektet private, që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit dhe të propozojnë masat përkatëse për institucionet. krijojnë kushte të favorshme për veprimtaritë e biznesit të turizmit në nivel lokal duke garantuar që vendet e autorizuara të kenë mjedise të mjaftueshme për vizitorët, duke përfshirë ato për përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, vendet e përdorimit publik si dhe vendet përhedhjen e mbetjeve; kontribuojnë në zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit në nivel lokal; siguron informacion për ministrit përgjegjës për turizmin dhe instiucionet tjera në nivel qëndror për çështjet e lidhura me turizmin që krijohen në bashkitë dhe komunat

Si detyre e rendesishme e NJQV eshte edhe mbikqyrja e zbatimit te kerkesave ligjore nga subjektet private, detyre nga realizimi i te ciles jane evidentuar problematika ne respektimin e ketyre kerkesave ligjore nga subjektet private. 2. Neni 21 percakton pergjegjesine e NjQV per administrimin, mbrojtjen, rritjen dhe perdorimin e burimeve turistike te territorit te tyre. Ne Vendimin nr. 358, te Keshillit te Ministrave date 01.06.2012 “PËR SIGURINË NË DET, PLAZHE DHE NË UJËRAT E BRENDSHME NË THELLËSI TË TERRITORIT” percaktohen qarte termat si:  

“Plazh publik”, ato zona të plazheve, që janë të autorizuara dhe të hapura për përdorim publik e që ofrojnë mjete minimale për përdorim, me kushtet e sigurisë dhe higjienës; “Leje”, u jepet personave privatë për të ofruar shërbime dhe mjete në plazhin publik

Me mjete minimale nuk duhet kuptuar vetem mbushja e plazheve me shezllone dhe cadra per pushuesit por edhe ofrimi i banjove publike, koshave si dhe komponeteve te tjere te parashikuara ne ligj dhe vkm qe e kategorizojne nje zone si “plazh”. Gjithashtu sipas VKM njesite e qeverisjes vendore jane pergjegjese për planifikimin, zbatimin dhe kontrollin e sigurisë në plazhe gjatë sezonit veror. Tetor 2014

24


Njësitë e qeverisjes vendore kanë këto detyrime:   

   

Identifikimin e zonave të përshtatshme si zona çlodhëse gjatë sezonit veror, të konsideruara të sigurta dhe të shëndetshme për njerëzit. Dhënien e autorizimit për plazhe të përshtatshme për përdorim publik, nëse ato nuk paraqesin rrezik për njerëzit nga pikëpamja shëndetësore/higjienike apo e sigurisë. Dhënien e lejeve për individë ose persona juridikë bashkë me autorizimin e përdorimit të plazheve apo zonave çlodhëse për përdorim publik. Poseduesit e lejeve janë të detyruar të marrin dhe të zbatojnë me korrektësi të gjitha masat e parashikuara për sigurinë dhe shëndetin. Kontrollin dhe verifikimin e zbatimit të kushteve të sigurisë, të mirëmbajtjes dhe atyre shëndetësore/higjienike. Heqjen e lejeve, në rastet kur qiramarrësi nuk përmbush kushtet e sigurisë dhe ato shëndetësore/higjienike. Vënien e gjobave në zbatim të akteve ligjore në fuqi, në rastet kur ka shkelje të kushtevetë sigurisë dhe atyre shëndetësore/higjienike. Përcaktimin, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme Detare:  të zonave (vendeve) të përdorimit të mjeteve lundruese çlodhëse, të cilat të jenë të shënuara në mënyrë të dukshme me shënues të veçantë, ku të tregohen edhe korridoret e hyrjes dhe të daljes nga deti;  të distancave të ushtrimit të veprimtarisë së lundrimit nga këto mjete;  të orareve të përdorimit të tyre;  për vendosjen në vende të dukshme të shenjave sinjalizuese, të tilla si: “KUJDES – ZONË KU NDALOHET PËRDORIMI I MJETEVE LUNDRUESE”; “KUJDES – ZONË E NDALUAR PËR TË NOTUAR” etj., të cilat të jenë në gjuhën shqipe dhe në anglisht.

3. Subjektet e pajisura me leje për përdorimin e një plazhi në bregdet apo në ujëra të brendshme në thellësi të territorit kanë detyrimin e vendosjes, të mirëmbajtjes dhe të ruajtjes së kushteve higjienike e të sigurisë, të caktuara në këtë vendim, me shpenzimet e tyre. Në rast të kundërt, leja hiqet nga njësitë e qeverisjes vendore mbi bazën e konstatimit të bërë nga organet e kontrollit. 4. Në çdo zonë të identifikuar, lejet lëshohen nga njësitë e qeverisjes vendore, duke i përkufizuar si plazhe publike. 1. Çdo zonë e caktuar sa më sipër duhet të kufizohet me distancën e lejuar nga bregu me anë të bovave lundruese dhe shenjave përkatëse të sigurisë dhe rrezikut: a) Bovat sinjalizuese për zonat e notuesve: Zonat për notim duhet të jenë të kufizuara me bova (ku përdorimi i varkave dhe mjeteve ujore me motor është i ndaluar); Tetor 2014

25


b) Sinjalizimin e zonave të përdorimit të mjeteve lundruese për argëtim: Zonat për përdorimin dhe ankorimin e mjeteve lundruese me motor, jashtë zonave të përcaktuara për notim, duhet të jenë të kufizuara, duke ofruar vende për ankorim (kalata), vendparkim në tokë dhe bova për përcaktimin e korridoreve për afrimin dhe parkimin në tokë të mjeteve ujore me motor (ku aktivitetet e notimit janë të ndaluara); c) Të vendosen flamuj me shkop (çdo ditë gjatë sezonit të verës, mbajtësi i lejes së përdorimit të plazhit apo ndonjë nga punonjësit e tij, duhet të vendosë një flamur në përputhje me kushtet e motit dhe të detit):    

Flamuri i gjelbër, autorizohet notimi; Flamur i kuq, larja është e ndaluar; Shkopi i flamurit duhet të jetë 3.5 metër i lartë, i dukshëm në të gjithë zonën. Në plazhet e autorizuara, në shkopin e flamurit duhet të ketë edhe një poster me informacion mbi kushtet e plazhit “plazh i përshtatshëm për notim” në shqip dhe anglisht, me shkronja blu; Për plazhet e paautorizuara, posteri duhet të tregojë “plazh i pasigurt për notim”, në shqip dhe anglisht me shkronja të kuqe.

2. Prania e flamujve dhe posterave për siguri dhe higjienë në vende të paautorizuara, është përgjegjësi e njësive të qeverisjes vendore; 3. Orari i hapjes së plazheve të jetë nga ora 08:00 deri në perëndim të diellit, orar gjatë të cilit duhet të ofrohet shërbimi i vrojtuesve nga njësitë e qeverisjes vendore. 4. Çdo zonë e deklaruar për plazh dhe aktivitete të tjera çlodhëse duhet të ketë:    

Kulla vrojtimi për çdo 200-250 metra plazh me lartësi 3 metra; Kulla e vrojtimit duhet të ketë vrojtues, të veshur në mënyrë të përshtatshme dhe të trajnuar me kompetencat për të shpëtuar jetën dhe për ndihmën e parë; Vrojtuesit duhet të jenë me shërbim gjatë gjithë orarit që plazhi është i hapur; Kulla e vrojtimit duhet të jetë e pajisur me elemente te pershtatshem per kryerjen e funksionit.

5. Çdo zonë e deklaruar më sipër për plazh dhe aktivitete të tjera çlodhëse, duhet të pajiset me masa higjienike si më poshtë:    

Të ofrojë tualete (portative, kimike apo të ngjashme me to) me shërbim pastrimi ditor; Të ofrojë kosha apo kazanë me kapak dhe të organizohet një sistem për pastrimin e tyre ditor (kur është e nevojshme edhe çdo ditë); Të ofrojë shërbim për pastrimin e plazhit në mëngjes dhe në mbrëmje pas mbylljes së plazhit; Të instalojë dushe me ujë të ëmbël. Tetor 2014

26


Ofrimi i shërbimeve të përmendura më sipër bëhet me shpenzimet e mbajtësit të lejes për zonat e autorizuara si plazhe publike. Nje nder opsionet e ofruara nga ky studim fizibiliteti per te realizuar nje Partneritet publik privat te sukseshem eshte edhe rishikimi i te gjitha kontrateve te lidhura nga bashkia me subjektet private per perdorimin e plazheve. Per te pare sa prej ketyre subjekteve permbushin kerkesat e sigurise dhe higjenes si dhe per te beret e mundur nje seleksionim ne baze meritokracie. 6. Ne fillim te ketij viti kalendarik Vendimi i Keshilli te Ministrave Nr.175, date. 19.03.2014 Per disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin Nr. 358 date 01.06.2012 “Per sigurine ne det, plazhe dhe ujerat e brendshme ne thellesi te territorit” percaktoi si “Stacione plazhi” veprimtarine turistike te ushtruar nga personat fizikë ose juridikë në strukturat e pozicionuara në breg të detit, të liqeneve ose lumenjve, të pajisura për plazh me kabina, dhoma zhveshjeje, shërbime higjienike dhe dushe. Strukturat mund të jenë të pajisura me impiante të tjera dhe pajisje për përgatitjen e pijeve dhe ushqimeve dhe për ushtrimin e aktiviteteve të tjera të lidhura me plazhin, si: banja dielli, kurat termale, aktivitete sportive dhe argëtuese.” 7. Kriteret që duhet të përmbushen për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit                

Të ketë hapësira të gjelbra ose zona të përbashkëta, të cilat të jenë të paktën 1% deri në 5% e sipërfaqes së përgjithshme të stacionit të plazhit. Çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të vendosen jo më afër se 7.5 m nga bregu. Hapësira prej 2.5 m përpara brezit të parë të çadrave të jetë e lirë për t’u përdorur nga publiku me pajisjet e veta. Hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) në stacionet e pozicionuara në zonat ranore duhet të jetë më e madhe se 2, 5 m. Hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) në stacionet në zona shkëmbore duhet të jetë më e madhe se 2 m. Të ketë 1 dush me ujë të ëmbël për çdo 50 çadra. Të jetë e pajisur me shërbime higjienike, të paktën 2 për 50 çadra, nga të cilat 1 për burra, 1 për gra. Të ketë kabina zhveshjeje të paktën 2 për 50 çadra. Të jetë i pajisur me zonën e ndihmës së shpejtë në shërbim të pushuesve. Të jetë i pajisur me telefon publik. Të jetë i pajisur me kontejnerë dhe kosha me kapak për hedhjen e mbeturinave. Çdo çadër duhet të jetë e pajisur me krevat plazhi. Të reklamojë identitetin e subjektit dhe çmimet për shërbimin e ofruar. Stafi që shërben pranë stacioneve të plazhit të ketë uniformë dalluese. Të zbatojë kodin e etikës globale në fushën e turizmit. Shërbimi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e stacionit të plazhit të jetë ditor, në mëngjes dhe në mbrëmje pas mbylljes së plazhit. Tetor 2014

27


Nga parashtrimi i ketyre neneve natyrshem te lind pyetja a jane permbushur te gjitha keto kritere ne plazhet publike dhe ato private te qytetit te Sarandes?! Keto kritere klasifikohen nga ligji si kritere jetike pa te cilat nje stacion bregdetar nuk mund te fuksionoje si stacion plazhi. Bashkia gjate ketij viti kalendarik ka mundur te beje te funksionoje deri diku plazhet publike, themi deri diku pasi shume prej ketyre kritereve nuk jane permbushur. Duhet theksuar se keto kritere nuk jane permbushur as nga subjektet private qe jane pajisur me leje per perdorimin e plazheve. 8. Në të gjithë territorin e plazhit ndalohet vendosja e elementeve ndarëse, gardhe apo të tjera të ngjashme me to. 

Çdo njësi e qeverisjes vendore, që ka në përgjegjësi administrimin dhe që është subjekt autorizimi për përdorim, të lërë në dispozicion për “Plazh publik” 20% të territorit të përgjithshëm të plazhit. Plazhi publik të menaxhohet dhe të jetë në administrim të njësive të qeverisjes vendore. Shpërndarja për stacionet e plazhit publik dhe privat të bëhet në mënyrë proporcionale. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe njësitë e qeverisjes vendore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

LIGJI PER KONCENSIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT Gjatë njëzet viteve të fundit është zhvilluar një model bazuar në krijimin e partneriteteve publike dhe private me synimin për të siguruar projekte të infrastructures e me gjere për plotesimin e nevojave publike. PPP është rezultat i përpjekjeve të cilat synojnë:  të sigurojnë financime brenda kufizimeve të buxhetit dhe shkurtime të shpenzimeve publike,  investime në infrastrukturë si nxitës të zhvillimit ekonomik,  eficencë të lartë në përdorimin e burimeve nga një partner privat dhe vlerësimin komercial të aseteve publike,  përmirësimin e cilësisë së shërbimit, eficencës dhe promovimit të menaxhimit të sektorit publik. Ndersa faktorët që cuan në zhvillimin e PPP në nivel lokal në gjithë botën përfshijnë:     

Përdorimin e kapacitetit menaxhues, teknik, financiar dhe novator të partnerit privat Shkëmbimin e aftësive dhe njohurive specifike ndërmjet sektorit publik dhe atij privat Alokimin e riskut bazuar në aftësitë për t’i menaxhuar ato nga sektori publik dhe partneri privat Tërheqjen e kapitalit privat kundrejt rënies së fondeve publike të pamajftueshme për financimin e detyrave kryesore të vetqeverisjes lokale Një rol të ndryshuar të pushteteve lokale, të cilët janë bërë organizatorë, garantues dhe kontrollues në vënd të siguruesve tradicional të sektorit publik. Tetor 2014

28


Ne Shqiperi zhvlllimi i Partneriteteve Publike Private eshte akoma ne fazat fillestare te tij. Ne vitin 2013 doli ligji ku ky partneritet mund te mbeshtetej duke funksionuar si ligj organik per PPP. Për Partneritetet Publike Private, procedura e konkurimit në Shqipëri bazohet në ligjin nr.125/2013 për “Koncesionet dhe partneritetin publik privat” (dhe VKM nr.575, datë 10.07.2013 për “Miratimin e rregullave dhe vlerësimin për dhënien me koncesion/partneritet publik privat) dhe ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 për “Prokurimin publik” (dhe VKM nr.1, datë 10.01.2007 për “Rregullat e prokurimit publik”) Ndaj Agjencia e Prokurimeve Publike (APP) ka miratuar Dokumentet Standarde Konkuruese (DSK) të Koncesionit/partneritet publik privat për kontratat e punëve civile & për kontratat e shërbimeve. Duhet evidentuar që Ligji nr.125/2013 për “Koncesionet dhe partneritetin publik privat” përafron direktivën 2004/18/EC të Parlamentit Europian dhe të Këshillit të 31 marsit 2004 për koordinimin e procedurave të prokurimit për shpalljen fituese të kontratave publike për punë, furnizime dhe shërbime, numri CELEX: 32004L0018, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr. 134, date 30.4.2004, faqe 114-240. Qëllimi i këtij ligji është të krijojë një kuadër të favorshëm dhe të qëndrueshëm për nxitjen, thithjen dhe krijimin e lehtësive për investimet që realizohen si koncesione/partneritete publike private. Ky ligj rregullon kompetencat e autoriteteve kontraktuese për të hyrë në marrëveshje koncesionesh/partneritetesh publike private, për investime të bazuara në koncesione/partneritete publike private, procedurat për dhënien e kontratave të tilla, si nënshkrimi, ndërprerja dhe ndryshimet e marrëveshjeve të koncesionit/partneritetit publik privat, çështjet që kanë të bëjnë me rregullimet financiare dhe mbështetjen, në lidhje me koncesionet/partneritetet publike private, politikën e këtyre koncesioneve e autoritetin për zbatimin e tyre, si dhe çështje të tjera që lidhen me koncesionet/partneritetet publike private. një Partneriteti publik privat mund të realizohet në një nga format e mëposhtme:    

si punë publike me koncesion; koncesion i shërbimeve publike; kontratë e punëve publike; kontratë e shërbimit publik.

Fusha e zbatimit të koncesioneve/partneriteteve publike private 1. Koncesionet/partneritetet publike private mund të jepen për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve për sektorët dhe qëllimet e mëposhtme: 

transport (sistemin e hekurudhave, transportin hekurudhor, portet, aeroportet, rrugët, tunelet, urat, parkimin, transportin publik); Tetor 2014

29


               

prodhim dhe shpërndarje e energjisë elektrike dhe energjisë për ngrohje; prodhim dhe shpërndarje e ujit, trajtim, mbledhje, shpërndarje dhe menaxhim i ujërave të zeza, ujitje, drenazhim, pastrim i kanaleve dhe digave; menaxhim i mbeturinave, duke përfshirë mbledhjen, trajtimin, transferimin dhe depozitimin e tyre; telekomunikacion; shkencë dhe arsim; turizëm, argëtim dhe hoteleri; kulturë dhe sport; shëndetësi; shërbime sociale; burgje dhe infrastrukturë gjyqësore; rehabilitim i tokës dhe pyjeve; parqe industriale, miniera dhe infrastrukturë të ngjashme për mbështetjen e biznesit; strehim; godina të administratës publike, teknologji e informacionit dhe infrastrukturë e bazës së të dhënave; shpërndarje e gazit natyror; rehabilitim dhe zhvillim urban dhe suburban.

Sa me siper, perpara se te ndermeret nje iniciative per PPP eshte e domosdoshme per te pare nese objekti i ketij Partneriteti Publik Privat ben pjese ne fushen e zbatimit per PPP te parashikuar nga Ligji. Menaxhimi i plazheve specifikisht nuk eshte i parashikuar nga ligji si fushe zbatimi por eshte perfshire ne fushen e turizmit, i cili perfshin jo vetem turizmin bregdetar por cdo lloj turizmi te aplikuar ne Shqiperi. 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrive të linjës apo propozime që këto i marrin nga autoritete të njësive të qeverisjes vendore apo të organeve qendrore të politikës së koncesioneve/partneriteteve publike private, vendos për koncesionet/partneritetet publike private që zbatohen në sektorë të tjerë. 3. Në raste të veçanta, Këshilli i Ministrave mund të ofrojë koncesione për operatorët ekonomikë, vendas apo ndërkombëtarë, me çmimin simbolik 1 euro.  Agjencia e Prokurimit Publik është autoriteti kompetent për koncesionet dhe partneritetin publik privat.  Njësia e trajtimit të koncesioneve/partneriteteve publike private është në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë, për të nxitur dhe asistuar autoritetet kontraktuese në përgatitjen, vlerësimin dhe negocimin e koncesioneve/partneriteteve publike private.  Autoritetet kontraktuese janë organet, të cilave ky ligj u jep kompetencat për të ndërmarrë një procedurë për dhënien e koncesioneve/partneriteteve publike private. Ato janë: Tetor 2014

30


a) Kryeministria, ministritë e linjës; b) Kuvendi; c) Njësitë e qeverisjes vendore.  Regjistri i koncesionit/partneritetit publik privat është një bazë të dhënash elektronike e të gjitha kontratave të koncesionit dhe të partneritetit publik privat, të dhëna në Republikën e Shqipërisë. Regjistri krijohet dhe mbahet nga Ministria e Financave

ANALIZA FINANCIARE E SITUATES AKTUALE ANALIZA DHE VLERESIMI FINANCIAR Analiza financiare është e bashkangjitur me studimin e fizibilitetit që në fillim të tij. Nisur nga aspekti ekonomik dhe financiar, mund të përkufizohet si një angazhim afatgjatë i burimeve ekonomike, suke synuar përfitime në periudhat e ardhshme.

Ky studim fizibiliteti ka trajtuar aspekte të rëndësishme të analizës financiare si:  Investimet kapitale;  Vlerësimi i cmimit të inputit dhe outputit;  Vlerësimi i amortizimit të aktiveve;  Vlerësimi i kostove organizative dhe administrative;  Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve.

ASPEKTE TE ANALIZES FINANCIARE Në vlerësimin e një investimi, është kusht i nevojshëm që një zgjidhje teknike e sugjeruar, të jetë gjithashtu dhe financiarisht e mundur për tu përballuar, duke u harmonizuar me mjedisin socialoekonomik të projektit. Pra duhet zgjedhur mundësia me probabilitetin më të madh, e realizueshme në kohën më të shkurtër të mundshme, të kërkuar nga aktorët e përfshirë në vendimarrje. Sipas problematikave te hasura nga bashkia 2 opsione jane vleresuar si te realizueshme nepermjet nje partneriteti publiko-privat. Objektivat e vendosura nga bashkia, në studimin e ofruar, përmbushin kushtet e mëposhtme: 

Përcaktimi i alternativës më tërheqëse mes gjithë mundësive të identifikuara; Tetor 2014

31


 

Identifikimi i risqeve të mundshme dhe menaxhimit të tyre; Përcaktimi i flukseve financiare që nevojiten në fazën përgatitore dhe hapat operacional të projektit. Përcaktimi gjithashtu i burimeve financiare të arritshme me koston më të ulët dhe përdorimin më efikas.

Për vitin 2014, që është dhe viti i parë që Bashkia Sarandë menaxhon plazhet publike, mund të themi se ka qënë një vit i suksesshëm përsa i përket realizimit të të ardhurave si dhe analizës kosto – përfitim. Treguesit për investimet kapitale gjatë vitit 2014 rezultojnë si më poshtë: Tabela 1: Vlerësimi i investimit dhe financimit

KAPITALI I INVESTUAR Cadra të bardha

TOTAL 249.290

FINANCIMI

TOTAL

Cash

4.634.090

Cadra jeshile

1.080.000

Aktive të tjera

0

Shezlonge

3.304.800

Financim i jashtëm

0

Hua bankare

0

Tualete publike

0

Dushe plazhi

0

Kulla vrojtuese/mirëmbajtjeje

0

TOTALI I INVESTUAR

4.634.090

TOTALI I FINANCIMIT

4.634.090

Gjithashtu Buxheti i vitit 2014 ka parashikuar shumë ndërhyrje në infrastrukturën e Bashkisë, nga të cilat po listojmë në vijim ato më kryesore dhe që kanë një impakt më të shpejtë dhe me përmasa më të mëdha për banorët dhe pushuesit: 

Rikonstruksioni i Muzeut të Kulturës dhe Historisë ku Bashkia e Sarandës u përqëndrua në ndryshimin e gjendjes së brendshme të godinës si dyshemeja, tavani, shkallët si dhe në gjendjen e jashtme, eliminimi i lagështisë, lyerja etj. Po kështu u ndryshuan dhe u bënë komplet të reja pamja grafike e qytetit e paraqitur në një dhomë të veçantë. Tetor 2014

32


 

U rikonstruktuan tërësisht ambientet në të dy anët e lokal '' Rivierës'' duke formuar lulishte, sheshe dhe vende shplodhëse. Në këtë rikonstruksion u mbajt parasysh që gjithcka të punohej me gur (sipas traditës së ndërtimit të qytetit), të zmadhohej sheshi ekzistues si dhe të rigjallëroheshin lulishtet dhe shatërvani i vogël që ishte plotësisht jashtë funksionit. U realizua heqja e kangjelave metalike si dhe zëvendësimi i tyre me gur tradicional të limanit e cila e ktheu këtë shesh në identitetin e vet. Është duke u punuar me ritëm të shpejtë për të realizuar bashkimin e lulishtes '' Hasan Tahsini ‘‘me shëtitoren e plazhit të ri, duke ndërtuar një shëtitore me gjatësi 87 m, e cila do të ketë sipërfaqe të shtruar dekorative, vend zbavitjeje, gjelbërim dhe ndriçim. Do të përfundojnë punimet në kompleksin e notit (zadra) në drejtim të përfundimit të ambienteve higjenike për notarët, si dhe për përfundimin e rrugës (shëtitores) lidhëse midis Terminalit të Portit dhe shëtitores së plazhit të ri. Ky investim do të bëjë të mundur që turistët e shumtë që mendohet të vijnë, ata të huaj dhe vendas, të kalojnë në këtë shëtitore dhe të dalin direkt në lulishten '' Hasan Tahsini ''. Kjo punë do të kompletohet me shkallaret e rrugës '' Jonianët '' dhe ato të rejat të cilat do të kenë gjerësinë 6m, të shoqëruara dhe me ramp për paraplegjikët dhe femijët me karrocë.

Po kështu vazhdojnë punimet që po bëhen nga buxheti i shtetit dhe Banka Botërore, që kanë të bëjnë me dërgimin e ujërave të zeza në impiantin e përpunimit, duke bërë të mundur mosderdhjen e tyre në det. Përsa i përket amortizimit, plani i amortizimit për investimet e kryera paraqitet më poshtë:

Tabela 2: Plani i amortizimit

ARTIKULLI

VITI 1 VITI 2 VITI 3 Vlera e Amortizimi Vlera e Amortizimi Vlera e Amortizimi mbetur mbetur mbetur 249.290

50%

124.645

50%

0

Cadra jeshile

1.080.000

50%

540.000

50%

0

Shezlonge

3.304.800

50%

1.652.400

50%

0

Dushe plazhi

0

0

0

0

0

Cadra të bardha

0

Tetor 2014

33


KOSTOT ORGANIZATIVE DHE ADMINISTRATIVE E gjithë sipërfaqja e plazheve të qytetit të Sarandës, që ndodhet nën administrimin e Bashkisë Sarandë, ndahet në:  

Plazh publik; Plazh që do t'ju jepet për administrim subjekteve private;

Plazh publik është konsideruar e gjithë sipërfaqja e plazhit nga Porti Detar deri përpara Hotel Butrintit me një sipërfaqe totale prej 8910m2. Gjithë kjo sipërfaqe e plazhit publik do të administrohet nga Bashkia, me shezlongët dhe çadrat e Bashkisë, duke lënë hapësira të lira për qytetarët. Në këtë pjesë të plazhit nuk do të lejohet asnjë subjekt privat për ta marre nën administrim. Pjesa tjetër e plazhit, do i’u jepet për administrim subjekteve private, të cilat i kanë këto plazhe pranë lokaleve të tyre të shërbimit (Hoteleve dhe Restoranteve), duke i;u kërkuar të zbatojnë me rigorozitet të gjitha kërkesave te Bashkisë. Per sa i perket kesaj pjese, bashkia ka identifikuar problem te shumta dhe mospermbushje te kritereve te percakruara ne kontraten e lidhur me keto subjekte. Deklarimi ne bashki i siperfaqes te plazhit qe keto subjekte kane marre ne administrim nuk perputhet me siperfaqet qe keto subjekte realisht administrojne. Një pjesë e rëndësishme e studimit të fizibilitetit është dhe përshkrimi i kostove administrative dhe organizative, të cialt kane patur një ndikim vendimtar gjate procesit të vendimarrjes dhe implementimit të projektit. Duke rezultuar thelbësore për implementimin e projektit është bërë një analizë e detajuar e strukturës oranizative dhe aktiviteteve të organizuara nga njësia. Struktura organizative varet më tepër prej mjedisit social dhe nevojave ekonomiko-teknike. Për menaxhimin e plazheve të administruara nga Bashkia për vitin 2014 kanë qenë të punësuar gjithsej 16 persona. Përmbledhja e shpenzimeve të administrimit dhe shërbimeve të mirëmbajtjes paraqitet në vijim: Tabela 3: Shpenzimet administrative dhe organizative Pozicioni i punës

Punonjës sezonal Shofer Staf

Paga mujore bruto

27.764 32.000 55.000

Shtesa/bounse Shpenzime page në total për punonjës (për 2.5 muaj shërbim) 0 69.410 0 0

80.000 137.500

Numri i punonjesve

Shpenzime page në total

17

1.179.970

1 4

80.000 550.000 Tetor 2014

34


menaxhues TOTALI

114.764

0

286.910

22

1.809.970

Sic duket qartë dhe nga tabela, të gjithë punonjësit janë sezonalë, pra punojnë vetëm për 2.5 muaj në vit. Në staf përfshihet stafi menaxhues, shoferi si dhe punonjës sezonal të caktuar për vjeljen e tarifës dhe mirëmbajtjen e plazhit. Muajt me intensitet më të lartë pushuesish, të cilët përkojnë dhe me muajt e punës janë fund Qershori, Korrik dhe Gusht. Jashtë sezonit turistik bëhet pastrimi i plazheve dhe merren të gjitha masat e nevojshme që duhen për tu përgatitur për sezonin turistik. Përpara fillimit të sezonit turistik bëhet pastrimi i plazhit, sistemimi i rërës, dhe investimet e tjera të nevojshme. PASQYRA E TE ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE Për vitin 2014, që është dhe viti i parë që bashkia Sarandë menaxhon plazhet publike, mund të themi se ka qënë një vit i suksesshëm përsa i përket realizimit të të ardhurave si dhe analizës kosto – përfitim. Kjo duket qartë dhe nga të dhënat mbi të ardhurat e realizuara nga bashkia e Sarandës në tre vitet e fundit. Më poshtë po paraqesim të dhënat në fjalë:

Tabela 4: Të ardhurat e realizuara nga menaxhimi i plazheve tre vitet e fundit Viti

2012

2013

2014

Të adhurat nga plazhet publike Të ardhurat nga plazhet që kanë marrë në administrim subjektet private

300.000 300.000 3.000.000 4.700.000 -

Sic duket qarte nga tabela, te ardhurat nga plazhet publike per vitin 2014 jane rritur me 2.700.000 ne krahasim me vitet paraardhese. Pra me nje menaxhim te thjeshte me pak investime, te ardhurat jane rritur ndjeshem ne krahasim me periudhat pararendese. Rrjedhimisht, me nje administrim me te mire dhe investime me te medha te cilat mund te sigurohen nga nje partner privat, te ardhurat mund te rriten me tej dhe sherbimi i ofruar ne plazhe te perfeksionohet ne perputhje me kirteret e parashikuara ne ligjin perkates. Opsion i cili nga vleresimet e bashkise duhet te merret ne konsiderate ne nje moment te dyte, mbas implementimit te reformes administrative territoriale, me realizimin e se ciles, bashkise Sarande i shtohen disa plazhe te tjera per menaxhim. Persa i përket plazheve publike, mund të themi që shfrytëzimi aktualisht është maksimal, themi aktualisht pasi me rreformen e re territoriale do kemi nje zmadhim te territorit te Sarandes dhe perfshirjen ne te, te plazheve qe ndodhen jashte territorit te bashkise. Ndërsa për plazhet që kanë Tetor 2014

35


marrë nën administrim subjektet private, ka mundësi për një shfrytëzim me efektiv pasi nuk është shfrytëzuar e gjithë sipërfqaqja e plazhit. Realizimi efektiv dhe permbushja e kritereve te kontratave me subjektet private eshte rregullimi prioritar i vendosur nga bashkia gjate ketij sezoni. Mendohet që në të ardhmen të rriten të ardhurat nga plazhet i’u eshte dhene në përdorim subjekteve private, duke rakorduar sipërfaqen e plazhit qe ata kane deklaruar si te marre ne perdorin, me siperfaqen qe realisht shfrytezojne. Kjo do të realizohet duke respektuar të gjitha pikat e V.K.M. nr.321, datë 28.05.2014 “Për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme në thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore”, duke respektuar brezin e sigurisë nga vija e ujit, 20% e hapësirës të ngelet publike për tu përdorur nga qytetarët. Duke qenë se disa subjekte nuk e moren në përdorim të gjithë sipërfaqen e plazhit që ndodhet përpara pronës së tyre, në të ardhmen mendohet që kjo sipërfaqe të shfrytëzohet në mënyrë më eficiente duke gjeneruar më shumë të ardhura për Bashkinë. Persa i perket te ardhurave dhe shpenzimeve per vitin 2014, ne vijim paraqitet pasqyra ne fjale. Duke qënë se Bashkia me cmimin prej 200 leke që ka aplikuar nuk ka si synim maksimizimin e fitimit por mirëqënien qytetare, mund të themi se politika sociale e bashkisë ka qenë e suksesshme pasi fitimi ka shkuar tek qytetari dhe pushuesi, të cilët këtë vit kanë shpenzuar sa gjysma e shumës që do të shpenzonin po të ishte plazhi në administrim nga privatët. Pavarsisht dispropocionit qe vihet re ne te ardhurat dhe shpenzimet e realizuara nga bashkia gjate vitit 2014. Ku rezulton nje humbje prej 1.191.402 leke ne tabelen e meposhtme, pasi te ardhurat nga ofrimi i sherbimit ne 3 plazhet publike rezultojne 3.000.000 leke nderkohe qe shpenzimet e bera nga bashkia per ofrimin e ketij sherbimi rezultojne te jene 4.191.402 leke, perseri bashkia e vlereson kete humje si kosto e vitit te pare te administrimit dhe menaxhimit te 3 plazheve vete. Ajo thekson rezultatet positive ne aspektin e social dhe financiar te perfituesve te ketij sherbimi (turisteve), per te minimizuar humbjen ne te ardhurat e bashkise. Kjo humbje pritet te jete ne velera me te ulta ne vitet e ardhshme te administrimit dhe menaxhimit te ketyre plazheve nga vete bashkia. I vetmi problem i hasur nga bashkia gjate ketij sezoni turistik ishte permbushja e disa kritereve te parashikuara ne ligj per sa i perket promovimit te saj, si psh; identifikimi i punonjesve te bashkise me ane te veshjve te posacme, vendosja e nje telefoni publik, vendosja e elementeve qetësues si muzika ne sfond etj.

Tetor 2014

36


Tabela 5: Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve për menaxhimin e plazheve publike nga Bashkia Sarandë Viti 2014 (në lek) Të ardhurat Të ardhurat nga shërbimi të ardhura të tjera

3.000.000 0

TOTALI I TË ARDHURAVE

3.000.000

Shpenzimet Shpenzime page Shpenzime për sigurimet shoqërore Shpenzime amortizimi për mjetin e transportit Shpenzime transporti (karburant) Materiale për pastrimin e plazheve Çadra të dëmtuara dhe të pariparueshme Shpenzime për rërë, kulla vrojtuese dhe mirëmbajtje Shpenzime amortizimi për asetet e tjera

1.809.970 301.664 15.000 138.750 50.000 349.200 600.000 926.818

TOTALI I SHPENZIMEVE

4.191.402

Fitimi/Humbja para tatimit Tatimi mbi fitimin

(1.191.402) 0

FITIMI/HUMBJA NETO

(1.191.402)

Tetor 2014

37


PARTNERITETET PUBLIKE PRIVATE PERCAKTIMI I PARTNERITETEVE PUBLIKE PRIVATE Tashme ne kemi nje përkufizim standard i asaj se çfarë përbën një partneritet publik-privat. Ligji Nr. 125/2013 ndryshuar me Ligjin Nr. 88/2014 “Per koncesionet dhe partneritetin publik privat” e përkufizon një partneritet publik-privat, si: “Një formë bashkëpunimi afatgjatë, të rregulluar me kontratë, ndërmjet autoritetit kontraktues, domethënë partnerit publik, dhe një ose më shumë operatorëve ekonomikë, domethënë partnerit privat, ku: a) Partneri privat merr përsipër detyrimin për t'u ofruar shërbime publike përdoruesve të shërbimeve brenda fushës së kompetencave të partnerit publik dhe/ose detyrimin për t'i siguruar partnerit publik parakushtet e nevojshme për t'u ofruar shërbimet publike përdoruesve të shërbimeve dhe/ose veprimtaritë brenda fushës së kompetencave të tij; Në kuadër të kësaj marrëdhënie qeveria, ne kete rast pushteti vendor, përcakton sasinë dhe cilësinë e shërbimit që kërkon nga partneri privat: a) Partneri privat mund të jetë i ngarkuar me projektimin, ndërtimin, financimin, operimin dhe menaxhimin e një pasurie kapitale dhe ofrimin e një shërbimi ndaj qeverisë apo publikut duke përdorur këto aktive. Principal të këtij përkufizimi është transferimi i rrezikut nga qeveria tek partneri privat. Rreziku është identifikuar me çmime, qoftë nga sektori publik ose transferohen tek partneri privat nëpërmjet një mekanizmi të përshtatshëm te pagesës dhe kontratave specifike. b) Rreziku duhet të shpërndahet, në mënyrë që të mund të menaxhohet mirë. Rreziku nuk duhet të transferohet tek partneri privat më çdo çmim për hir të transferimit. Transferimi i rrezikut për partnerin privat, mund të rrisë vlerën për paratë, por vetëm deri në pikën ku ajo krijon nxitje për partnerin privat për të përmirësuar efikasitetin. Përtej kësaj pike, vlera për para për qeverinë mund të zvogëlohet si nivelet më të mëdha të rrezikut janë transferuar në një privat. c) Nën këtë përkufizim të partneriteteve publike-private, çështje të tjera që lindin në përkufizimet, psh. shërbimet e ndryshme që mund të transferohen tek partneri privat në kontratë, lloji i marrëdhënies midis palëve të ndryshme, dhe vlera e identifikimit dhe / ose materiale të kontratës, janë të një rëndësie dytësore. Rreziku mund të ndahet në dy mënyra: - rreziqe endogjene dhe rreziqe ekzogjene; - rreziqet politike dhe rreziqet komerciale. a) Dallimi mes rreziqeve endogjene dhe ekzogjene tërheq vëmendjen për çfarë mund dhe nuk mund të kontrollohet. Rreziqet endogjene janë drejtuesit e efikasitetit në partneritetet publikoprivate. Rreziqet ekzogjene nuk janë të kontrollueshëm nga pjesëmarrësit e projektit, p.sh. fatkeqësitë natyrore, luftërat dhe çrregullime civile. Kjo përfshin edhe Forcën Madhore. Tetor 2014

38


b) Dallimi i dytë që duhet bërë është mes rreziqeve politike dhe rreziqeve komerciale. Rreziqet ligjore / politik janë ato që shkaktohen nga veprimet e qeverisë, p.sh.dalja e nje ligji apo vendimi i ri, prioritetet e reja të qeverisë, ndryshimet në skenën politike që mund të ndryshojnë ndërtimin apo kostot operative. Kjo është përtej fushëveprimit të kontrollit të një partneri privat. Në një kuptim, ky rrezik është ekzogjene për partnerin privat dhe endogjen ndaj qeverisë. Rreziku komercial është i lidhur me përgjegjësitë që mund të transferohen te partneri privat në projektimin, ndërtimin, financimin, operimin dhe mirëmbajtjen e lidhur me ofrimin e shërbimeve publike. Ajo mund të përfshijë rreziqet që lidhen me disponueshmërinë dhe koston e inputeve, teknike dhe procesin e prodhimit, vlera e mbetur e një aktivi dhe kostoja e kapitalit (të ofertës rreziqet). Rreziqet komerciale gjithashtu mund të përfshijë ndryshime në përdorimin e pasurisë së kapitalit ose shërbim që buron nga preferencat e konsumatorit të ndryshme, shfaqja apo zhdukja e zëvendësuesve ose produkteve komplementare. Pra shuma e riskut të transferuar tek partneri privat shërben për të bërë dallimin e partneriteteve publike-private nga prokurimet publike tradicionale, marrëveshjet koncesionare dhe privatizimin. Nën prokurimet publike tradicionale, qeveritë specifikojë sasinë dhe cilësinë e shërbimit të kërkuar dhe të negociojë çmimin me ofertuesin privat (Shpesh përmes një procesi të tenderit). Qeveria mund të specifikojë gjithashtu dizajnin e mallrave për sektorin privat për të ndërtuar në përputhje me rrethanat. Këto mallra dhe shërbime zakonisht përbëjnë një kontribut për ofrimin e shërbimit të qeverisë edhe pse ai gjithashtu mund të transferojë ato direkt për publikun. Në raste të tilla, qeveria mbart rrezikun e përfshirë në ofrimin e shërbimeve. Ndersa ne rastin e nje Partneriteti publik privat te mirfillte është ofertuesi privat ai që përcakton cilësinë dhe sasinë e mallrave të dorëzuar. Në këtë rast është ofruesi private që mbart rreziqe të përfshira në ofrimin e shërbimeve. Kategoria e partneriteteve publike-private, perfshin një numër të ndryshme modelesh PPP-je. Këto janë ndikuar jo vetëm nga përgjegjësitë e partnerit privat, por edhe pronësia e konceptimi i asetit si dhe nga çmimi dhe transferimi i riskut nga sektori publik në sektorin privat. Ne varesi te opsioneve te propozuara per PPP, per menxhimin e plazheve ndryshon edhe transferimi i reziqeve nga bashkia te subjekti privat. Per sa i perket opsionit te pare menaxhimit te 3 plazheve publike nga nje subjekt privat reziku qe transferohet tek partneri privat eshte pikerisht realizimi i sherbimit me cilesine e premtuar ne kontrate. Identifikimi i reziqeve eshte nje element shume i rendesishem per te dyja palet.

NEVOJA PER PARTNERITETET PUBLIKE PRIVATE

Dy argumente kryesore janë paraqitur për përdorimin e partneriteteve publike-private: efikasiteti (ose vlera për para) dhe detyrimet fiskale. Sektori privat është konsideruar të ketë nje nxitje më të madhe dhe aftësi për të ofruar (dizenjimi, ndërtojnë, operojnë dhe mirëmbajnë) me kosto me efektive asetet kapitale sesa sektori publik. Për më tepër, lidhur me mekanizmat e ofrimit të shërbimit mund të inkurajojë ndërtimin më të shpejtë dhe më të mire si dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme.

Tetor 2014

39


Ky argument pershtatet plotesisht me qellimin e projektit te synuar, pasi eshte vene re ndryshimi si ne menaxhim edhe ne mirembajtje apo cilesi sherbimesh te ofruara, mes plazheve publike te menaxhuara nga bashkia dhe plazheve publike te menaxhuara nga subjektet private. Argumenti i efikasitetit bazohet në një numër supozimesh: Tregjet konkurruese, identifikimi efektive, çmimet dhe transferimi i rreziqeve të projektit dhe aftësinë për të nenshkruar kontrata gjithëpërfshirëse. Përgjegjësia megjithatë është mbi qeverinë, bashkine Sarande ne rastin tone per të vendosur dhe për të siguruar që janë identifikuar drejt rreziqet dhe çmimet, kontratat janë të shkruara sa më gjithëpërfshirëse që të jetë e mundur dhe se ashtu si për të gjitha kontratat publike, monitorimi i zbatimit te jete adekuat. Jo me kot bashkia e Sarandes vazhdon te zbatoje lidhjen e kontratave me subjektet private per menaxhimin e plazheve publike, pavarsisht problemeve te hasura ne zbatimin e kushteve te parashikuara ne kontrate. Argumenti fiskale për partneritetet publiko-private është nxitur nga presionet për qeveritë dhe pushtetin lokal për të zvogëluar shpenzimet publike dhe për të përmbushur përgjegjësitë e tyre fiskale. Megjithatë, në përgjigjen e saj ndaj kufizimeve fiskale, bashkia duhet te kete prasysh qe nuk duhet të anashkalojë përballueshmërinë dhe vleren për para. Ata gjithashtu mund të krijojë pasoja të ardhshme fiskale, nëse ata shkelin parimin e unitetit buxhetor, dmth qe të gjitha të hyrat dhe shpenzimet duhet të përfshihen në buxhet në të njëjtën kohë (dhe në të njëjtin dokument). Projektet potenciale duhet të krahasohen kundër projekteve të tjera konkurruese për të shmangur precedentët për shqyrtim dhe miratim të projekteve me vlerë më të ulët. Nuk duhet që partneritetet publike-private të japin rritje të niveleve me te larta të shpenzimeve kapitale sesa mund të përballohet.

PARAQITJA E MODELEVE TE PPP-se Qëllimi, gjerësia dhe përfshirja e investimeve të sektorit privat. Plazhet janë një aset i rëndësishëm ekonomik dhe mjedisor për Saranden. Ato janë një arsye e rendesishme pse njerezit jetojne dhe vizitojne Saranden. Çështja e qëllimit, gjerësisë dhe përfshirjes së sektorit privat është shumë e rëndësishme për zgjidhjen e disa çështjeve, është e lidhur me politikën dhe shpesh është çështjë që vendoset nga interesa të palëve të ndyshme. Pyetja e rëndësishme, qe i eshte drejtuar qe ne fillim bashkise, është nësë sektori privat mund të kryejë shërbime që ofrojne cilesi me te mire ne menaxhimin e plazheve dhe cilin sektor bashkia e shikon si me fleksibel dhe me te pershtatshem per krijimin e nje partneriteti publik privat. Përgjigja e kësaj pyetjeje eshte dhene nga deklarimi i qarte i qëllimit te sektorit publik (bashkise) për të përfshirë sektorin privat. Ky qëllim eshte baraz me secilën pikë apo të gjitha pikat që vijojnë: Tetor 2014

40


    

Përmirësimi i aftësisë së administrimit. Ulja e kërkesës financiare mbi financat publike. Ritja e cilësisë së shërbimit të plazheve dhe ulja e çmimit të shërbimeve të plazheve. Stimulimi i investimeve private dhe të sipërmarrjeve private. Transferimi i teknologjisë dhe i administrimit më të avancuar.

Për sa i përket plazhit te Sarandes, vetëm niveli i pjesëmarrjes së sektorit privat (i pjesëshëm, dhe i përkohëshëm) eshte pranuar bashkia e Sarandes. Disa modele të mundshme mund të merren në konsideratë për pjesëmarrjen e sektorit privat në menaxhimin e plazheve. Këto modele shkojnë nga një nivel i ulët pjesëmarrje të një kompanie private nga kontrolli i shërbimeve te kontrolli total. Format e ndryshme të pjesëmarrjes së sektorit privat janë të paraqitura te figura e meposhtme.

Format e pjesëmarrjes së sektorit privat Nivel i ulët

Nivel i lartë

jxznjsdlc Kontrata

Qeradhenie

Koncension i rregullt

BTO

BO T

BO T

BO O

Konçesionet

Tetor 2014

41


Modeli alternativ dhe marrëveshjet e aplikueshme kontraktuale - Niveli i pjesëmarrjes së sektorit privat është shumë i ulët kur autoriteti publik (ndonëse mund të jetë një autoritet rajonal ose madje edhe një ministri apo agjenci e qeverisë qendrore) kontrakton shërbime apo veprimtari të caktuara ose nënshkruan per nje periudhe të parapërcaktuar një marrëveshje menaxhimi me kompani të sektorit privat. Këto të fundit punojnë me fokusin drejt rezultatit bazë për një shpërblim te fiksuar (for a fixed renumenration). Mund te vendoset qe ne plazhe mos te kërkohet asnjë investim privat dhe koha për të cilën palet mund te bien dakort është përgjithësisht e shkurtër. - Me “mbajtjen me qera” sektori privat merr përsipër veprimet e shërbimeve të mirëpërcaktuara dhe mjetet ndihmëse, për një periudhë të paracaktuar. Nuk kërkohet asnjë investim i rëndësishëm apo superstrukturë. Megjithatë, investime në paisje mund të jenë të domosdoshme nga ana e qeramarrësit. Qeramarresi i paguan një qera për të cilën është rënë dakort (në shumë të përgjithshme ose në bazë të ardhurash të pjesshme) bashkise se Sarandes ne rastin ne studim, i cili mbetet pronari i mjeteve ndihmëse dhe paisjeve. Atij i duhet të plotësoje një numër të kufizuar kushtesh performance. - Në një koncension të rregullt, sektori privat merr përsipër veprimet e shërbimeve dhe mjeteve ndihmëse të mirëpërcaktuara për periudhën e kohës që është rënë dakort, por prej tij priten gjithashtu investime të dukshme në strukture dhe paisje. Koncensionari i paguan autoritetit kontraktues një qera të përcaktuar për të cilën është rënë dakort e cila me vonë mund të lidhet me sistemin e pagesës së licencës (royalty payment system). Autoriteti kontraktues (bashkia Sarande) mbetet pronari i infrastrukturës së shërbimeve. Operatori privat duhet të bjerë dakord për një numër të kufizuar kushtesh përformance të cilat, mund të jenë shumë kërkuese pasi ai pritet të jetë me shume kërkuese se në rastin e një qeramarrje të thjeshtë.

‘Objekti” specifik i përfshirjes së sektorit privat Çështja e ‘objektit’ të përfshirjes së sektorit privat është e lidhur ngushtë me atë që autoritetet publike e konsiderojnë të pranueshme në kushtet e një zgjatjeje dhe mbulimi të tillë, specifikimeve të master-planit dhe nëse konçensioni i referohet mjeteve ndihmëse ekzistuese apo të reja që do të ndërtohen. Në mënyrë specifike, termi “objekt” përcakton atë që Bashkia e Sarandes do t’i ofroje operatorit të sektorit privat, si asete fizike (plazhet publike, akseset rrugore dhe disa apo të gjitha paisjet si cadrat dhe shezllonet). Limitet e aseteve fizike që do të ofrohen në një paketë PPP është shqetësim i veçantë në plazhet e Sarandes duke qene se keto cadra dhe shezllone pervecse nuk jane te mjaftueshme per te shfrytezuar maksimalisht hapesiren qe ofrojne plazhet kane dhe nje nivel amortizimi te konsiderueshem nga mbyllja e sezonit turistik. Në të vërtetë, kapaciteti i kufizuar i bashkise se Sarandes per te menaxhuar plazhet publike eshte vene re edhe ne burime njerezore per shkak te mungeses se specialisteve te caktur si psh roje bregdetare etj. Diapazoni për kombinimin e veprimtarive të ndryshme në të njëjtin fasilitet është i kufizuar. Kjo bën imperative që kërkesat të rënditen sipas rëndësisë, mbi bazën e vlerës ekonomike të shtuar dhe secili nga fasilitetet që do ofrohet për PPP të përcaktohet me saktësi dhe përshkruhet ekzaktësisht Tetor 2014

42


OPSIONET E PROPOZUARA Me poshte po parashtrojme 2 opsionet e perzgjedhura nga bashkia e Sarandes per Partneritet Publik Privat. RISHIKIMI I KONTRATAVE ME PRIVATET Eshte deklaruar vazhdimisht nga bashkia Sarande veshtiresia per te zbatuar kontratat e nenshkruara me subjektet private per shfrytezimin e plazheve qe ndodhen ne territorin e objekteve qe perdoren si biznese. Bashkia e Sarandes ka te drejte te lidhe kontrata me subjektet private per dhenien e hapesirave publike ne perdorim, me nje vlere tarife 15 leke/m² ne dite. Problemi i pare qe eshte vene ne dukje eshte pikerisht vjelja dhe vlera e kesaj tarife. Marrja e kesaj tarife rezulton te jete tejet e veshtire, pasi shume prej subjekteve private nuk e depozitojne ne bashki. Persa i perket vleres te kesaj tarife, duhet thene se eshte nje vlere qesharake ne krahasim me te ardhurat qe subjektet private realizojne ne sezonin turistik. Me poshte po rendisim nje sere detyrimesh qe duhet te permbushe, marresi ne perdorim i hapesires publike: - Për stacionet e plazhit: 1. Të kenë hapësira të gjelbra ose zona të përbashkëta, të cilat të jenë të paktën 1 % deri në 5 % të sipërfaqes së përgjithshme të stacionit të plazhit. 2. Çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të vendosen jo më afër se 3 m nga bregu. 3. Te lere ne dispozicion per “Plazh Publik” 20 % te territorit te pergjithshem te plazhit. 4. Hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) në stacionet e pozicionuara në zonat ranore, duhet të jetë më e madhe se 2.5 m2. 5. Hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) në stacionet e pozicionuara në zonat shkëmbore, duhet të jetë më e madhe se 2 m. 6. Të ketë një dush me ujë të ëmbël për çdo 50 çadra. 7. Të jetë i pajisur me shërbime higjenike, të paktën 2 për 50 çadra, nga të cilat 1 për burra dhe 1 për gra. 8. Të ketë kabina zhveshjeje të paktën 2 për 50 çadra. 9. Të jetë i pajisur me zonën e ndihmës së shpejtë në shërbim të pushuesve. 10. Të jetë i pajisur me telefon publik. 11. Të jetë i pajisur me kontenierë dhe kosha me kapak për hedhjen e mbeturinave. Tetor 2014

43


12. Çdo çadër duhet të jetë e pajisur me krevat plazhi. 13. Të reklamohet identiteti i subjektit dhe çmimet për shërbimin e ofruar. 14. Stafi që shërben pranë stacioneve të plazhit, të ketë uniformë dalluese. 15. Të zbatojë Kodin Botëror të Etikës në fushën e turizmit. 16. Shërbimi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e stacionit të plazhit do të jetë ditor, në mëngjes dhe në mbrëmje pas mbylljes së plazhit. 17. Në të gjithë territorin e plazhit, ndalohet vendosja e elementeve ndarës, si gardhe apo të tjerë të ngjashëm me to. 18. Të vendosen flamuj me shkop 3.5 m lartësi, për kushtet e motit dhe të detit:  I gjelbër- nënkupton autorizimin e notimit;  I kuq- lundrimi është i ndaluar.

Nje problem tjeter i identifikuar nga bashkia gjate ketij sezoni ishte edhe nenkontraktimi tek te tretet i hapesires se plazhit te marre per perdorim nga subjektet private. Mund te themi lehtesisht se pjesa me e madhe e ketyre detyrimeve nuk permbushen nga subjektet private. Rishikimi i te gjitha kontratave qe bashkia e Sarandes ka lidhur me subjektet private per perdorimin e vijes bregdetare publike dhe stacioneve te plazhit si dhe “detyrimi” i subjekteve private per respektimin e klauzolave nepermjet nje kontrate te re funksionale e cila reflekton detyrimet e parashikuara ne aktet ligjore dhe nen ligjore, eshte propozuar nga bashkia si nje opsion per nje partneritet publik privat.

RISHIKIMI I ELEMENTEVE PROMOVUES Opsioni tjeter per Partnerit Publik Privat, do te konsiderohet edhe rishikimi i elementeve promovues te bashkise, per te cilat bashkia shfaqi nje interest e posacem. Keto elemente rezultuan si te domosdoshme per rritjen e cilesise se plazheve dhe terheqjen e me shume turisteve. Është e vertete qe modeli qe bashkia rezultoi te kishte sezonin turistik qe sapo kaluam, ishte i mireadministruar dhe deri diku i sukseshem. Themi deri diku pasi jo cdo detaj i ketij administrimi publik ka funksionuar sipas pritshmerive te bashkise. Vlen te permendet ketu, vjelja e te njejtes sasie tarifash nga menaxhimi i hezllonshezlloneve dhe cadrave, cdo dite. Ky fakt eshte lehtesisht i pa besueshem pasi nje cader dhe cift sesh, mund te rezervohet jo vetem nje here ne dite nga turistet por disa here ne dite. Bashkia ka theksuar se mos permbushja e te gjithe standarteve te kerkuara nga ligji per menaxhimin e plazheve eshte rjedhoje e experiences se pare te bashkise ne menaxhimin dhe administrimin te tre plazheve. Tetor 2014

44


Duhet patur parasysh qe qellimi kryesor i realizimit te nje PPP eshte pikerisht rritje e cilesise se sherbimeve qe aktualisht i ofron bashkia. Partneri privat ashtu si kemi permendur dhe me siper mund te ofroje nje rritje te cilësisë së shërbimit të plazheve, cilesi te cilen buxheti i reduktuar i bashkise nuk e perballon dot. Pikerisht rritja e cilesise se ketij sherbimi mund te mundesohet nepermjet futjes se disa elementeve kreative promovues te bashkise. Insertimi i ketyre elementeve ne menazhimin e plazheve shikohet si nje mundesi shume e mire per partneritet publik-privat. Te tille elemente jane muzika ne stacionet e plazhit, sherbimi i telefonit publik, uniforma e pershtatshme per identifikimin e punonjesve te bashkise. Krijimi i nje partneriteti per insertimin e elementeve kreative ne menaxhimin e rreth 9000 m² plazhi publik do te sillte nje shtim te konsiderueshem ne numrin e turisteve dhe cilesise te ofrimit te ketij sherbimi.

PARTNERITET PUBLIK PRIVAT MBAS ADMINISTRATIVE TERRITORIALE.

IMPLEMENTIMIT

TE

REFRORMES

Reforma Administrative Territoriale presupozohet te implementohet perpara zgjedhjeve vendore te 2015. Mbas implementimit te kesaj reforme territori i Sarandes do te zgjerohet duke perfshire ne administrimin e saj nje siperfaqe me madhe plazhesh. Lind pyetja: - A është bashkia e Sarandës, nga pikpamja e menaxhimit financiar dhe administrativ, e gatshme për ofrimin cilësor të këtij shërbimi në të gjitha plazhet që do të futen në administrimin e bashkisë së Sarandës?! Per kete, bashkia reflektoi se mbas ketij momenti do te ishte e nevojshme nje partneritet publik privat per menaxhimin e tyre.

PERFITIMET STRATEGJIKE DHE OPERACIONALE Strategjia jone per menaxhimin e plazheve perfshin:

Zhvillimin e qëndrueshëm Pranimi i këtij koncepti mbarëbotëror, është esencial për të gjithë zhvillimin e turizmit dhe jo vetem te atij detar. Menaxhimi i burimeve natyrore, kulturore dhe njerëzore, janë kritike dhe të rëndësishme për një qëndrueshmëri afatgjatë të industrisë turistike. Zhvillimet të cilat ndikojnë negativisht në mjedis dhe që janë me fitime afatshkurtra dhe me volume të mëdha, duhet të mënjanohen. Aspektet kyçe të një politike për një turizëm të qëndrueshëm, përfshin: përdorimin e tokës; menaxhimin e ambientit fizik; ruajtjen e vendeve me rëndësi natyrore dhe kulturore; zhvillimin e produkteve dhe investimi në burimet njerëzore, pra dy komponente te rendesishem Tetor 2014

45


jane dhe menaxhimi dhe burimet njerezore, te cilat ne studimin tone dalin si problem qe duhen rikuperuar. Si nënprincipe kryesore kemi perfshirë; 

qëndrueshmërine sociale dhe kulturore – eshte pare që zhvillimi dhe menxhimi i ketij plazhi, te jete në përputhje me kulturën dhe vlerat e njerëzve që efektohen nga ai, si dhe mirëmban dhe forcon identitetin e komunitetit; qëndrueshmërine ekonomike – eshte siguruar, që zhvillimi është efiçient ekonomikisht dhe burimet janë të menaxhuara për të krijuar hapësira për brezat e ardhshem.

Perfitimet e komunitetit Menaxhimi i plazheve presupozohet dhe duhet te sjelle perfitime për komunitetet apo njerëzit që jetojnë në afërsi te kesaj zone, duke ndikuar në rritjen e nivelit të jetesës dhe në përdorimin e mekanizmave financiare dhe të inisativave për mbështetjen e aktiviteteve të ruajtjes dhe përmirësimeve në burimet e të ardhurave në zonat rurale. Impakti social ne menaxhimin e 9000 m2 plazhi publik gjate ketij viti ka patur efekte pozitive. Parneritetet Në kushtet e ndryshimeve të shpejta të tregut, partneritetet në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare janë të nevojshme të jenë të suksesshme me synimin për të qenë konkurrues (“bashkëpuno për të konkuruar”). Këto partneritete rezultojnë me përfitim për të gjithë pjesëmarrësit e përfshirë. Partneritetet e sektorit publik\privat Në të gjithë eksperiencat ndërkombëtare, destinacionet e suksesshme janë ato që kanë ndërtuar partneritete ndërmjet sektorit publik dhe privat. Ky partneritet duhet të shtrihet në cështje të planifikimit, zhvillimit, marketingut e promocionit. Në ligjin e ri “Për turizmin parashikohet ngritja e Komitetit Këshillimor të Sektorit Privat në Turizëm i cili do të trajtojë dhe shqyrtojë çështje që kanë lidhje me veprimtarinë turistike të sektorit privat ose që mund të dalin gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie, do të sigurojë bashkëpunim ndërmjet sektorit privat dhe sektorit publik përgjegjës për turizmin. Me siper kemi cituar edhe pjese te ligjit “Per koncensionet dhe Partneritetin Publik Privat” si dhe vendimeve te dala ne zbatim te tij. Keto ligje dhe vendime kane krijuar terrenin per krijimin dhe zhvillimin e partneriteteve publiko-private ne fusha te ndryshme, si nje menyre e re per rritjen e cilesise se ofrimit te sherbimeve. Cilësia Përmirësimi i standarteve të shërbimit, pra cilësia e fuqisë punëtore në menaxhimin e plazheve, si dhe ofrimi në mënyre të vazhdueshme i produkteve te duhura të vlerës dhe cilësisë së kërkuar

Tetor 2014

46


për të plotësuar kërkesat e grupeve të synuara do beje te mundur konkurimin në mënyrë të sukseseshme me tregjet ndërkombëtare. Qëllimi i zhvillimit të turizmit për Saranden, është të rrisë cilësinë e ofrimit te sherbimeve, të një numri të konsiderueshëm turistesh. Zhvillimi i turizmit duhet të matet dhe të vlerësohet në një periudhë afatmesme e afatgjatë, lidhur me aftësinë e tij për të përmirësuar pritshmerite e grupeve te synuara. Në këtë aspekt, ai mundet dhe do të duhet të jetë, pjesë e strategjisë së vendit për arritjen e prioriteteve të zhvillimit. Më shumë turistë nuk do të thotë më shumë zhvillim apo të ardhura për shqiptarët. Tipi i turizmit që një vend zgjedh për ta zhvilluar, përcaktohet kryesisht nga kontributi për begatinë e banorëve të tij. Saranda si qytet bregdetar e ka te paracaktuar tipin e turizmit qe do te zhvilloje, prandaj jemi fokusuar te zgjedhjet me te lehta per te zhvilluar kete sektor te turizmit ne Sarande. Krijimi i nje partneriteti publik dhe privat si nje zgjedhje e lehte dhe dobiprurese, do të mbajë në fokus përfitimin nga komuniteti lokal që sot ballafaqohet me mundësi të kufizuara ekonomike. Përfitimet e prekshme të dëshiruara nga një strategji e suksesshme do të jenë rritja e punësimit, të ardhura shtesë për ekonomite, ketu pershijme edhe ekonomine e sektorit publik (Bashkise Sarande) nga kursimi qe do mund te perfitoje dhe sektorit privat kontraktimi me bashkine dhe rritje e të ardhurave nga taksat. Perfitime me pake te prekshme perfshijne konfirmimin e kultures lokale dhe te traditave, mundesia per te mbajtur brezin e ri te interesuar per te qendruar ne vend (apo per tu kthyer) ne Sarande. Zhvillimi Strukturimi dhe zhvillimi i turizmit dhe produkteve të tij janë prioritete afatshkurtra dhe afatmesme. Potenciali i zhvillimit do të bëhet i arritshëm nëpërmjet kombimit të turizmit të interesit të veçantë dhe biznesit për periudhën afatshurtër dhe afatmesme, duke zhvilluar paralelisht turizmin e diellit dhe të plazhit sipas standarteve ndërkombëtare. Nga analiza e partneritetit publik privat dhe nga opsionet e propozuar ku mund te kontribuoje ky partneritet, na rezulton se realizimi i sukseshem me perfitime afatgjata do të kërkojë mirëkoordinimin e njësise vendore dhe sektorit privat, gje e cila eshte dhe do te jete ne synimet tona per te mundesuar nje realizim te sukseshem te PPP. Pika e fortë e Sarandes do te jete krijimi i vlerave për turistët në një larmi pozicionesh gjeografike. Kjo përqasje e hap më shumë vendin për t’u “zbuluar”, që:

Tetor 2014

47


- të ofrojë një numër të madh produktesh, të forcojë gamën dhe larmitë e disponueshme për vizitorët. - të krijojë hapsira për kulturen lokale që të shprehe vetveten, në veçanti zakonet dhe traditat e vendit. - të krijojë baza për lidhjen gjeografike të turizmit me vendet fqinjë - të lejojë zhvillimin e tregjeve komplementare të specializuara për turizmin (të tilla si lëvizja me kafshë (trekking), zhytje, dhe peshkim), me infrastrukturën ekzistuese dhe me produktet qëndrore të propozuara të turizmit.

OPSIONI I PERZGJEDHUR Mbas konsultimeve te vazhdueshme me bashkine e Sarandes dhe analizimit te nevojave te saj eshte perzgjedhur si opsioni me adeguat dhe imediat per tiu nenshtruar nje partneriteti publik privat “Rishikimi i kontratave me subjektet private”. Ky opsion konsiston ne rishikimin dhe ripercaktimin e modaliteteve dhe kushteve te percaktuara ne aktet ligjore dhe te reflektuara ne kontratat qe bashkia Sarande ka lidhur me perdoruesit qe morren ne administrim plazhet publike. Arsyeja e perzgjedhjes se ketij opsioni ishte mospermbushja nga subjektet private e kushteve te percaktuara ne kontrate. Gjate kontrolleve te ushtruara ne plazhe nga punonjesit e Bashkise per zbatimin e kushteve te kontrates te lidhura midis subjekteve private dhe Bashkise Sarande, u konstatuan sa me poshte vijon: • Hapesira prej 20% ‘’ Plazh Publik ‘’ ne pothuajse te gjitha plazhet nuk ishte ruajtur ne perputhje me shifrat e kontrates dhe parashikimit nga ligji qe eshte 80% private dhe 20% publike ne kuptimin e lenien e hapesires se lire per perdorim nga turistet me mjetet e veta. • Siperfaqja qe shfrytezohej nga subjektet ishte me e madhe se ajo ne perdorim, duke perdorur nga pjesa e plazhit publik ose dhe pjese tjeter e siperfaqes prone e bashkise. Kjo pike konsiston ne deklarimin e reme qe subjektet private bejne ne bashki per siperfaqen e perdorur. • Ne disa plazhe mungonin element te sinjalistikes si rrethimi me tapa nga mjetet motorike, flamujt, kullat e vrojtimit. • Shumica e plazheve nuk ofrojne ambjente higjenike dhe kabinat e zhveshjes.

Tetor 2014

48


ANALIZIMI I OPSIONIT ANALIZA E ASPEKTIT LIGJOR TE OPSIONIT Ligji i Organizimit dhe Funksionimit të Qeverisjes Lokale në vitin 2000, transformoi rolin e qeverisjes lokale nga një përdorues i papërfillshëm i pronës publike, në një pronar i aseteve të paluajtshme të nevojshme për realizimin e detyrimeve publike lokale. Megjithë reformën ligjore në fundin e viteve 1990-të, njësitë e qeverisjes vendore (NJQV) vetëm së fundmi janë duke përfunduar procesin e transferimit nga qeveria qendrore dhe NJQV-të kanë filluar të përdorin mundësitë për të gjeneruar mjete financiare ose për të përmirësuar shërbimet nga ana sasiore dhe cilësore për komunitetin nëpërmjet përdorimit të aseteve bashkiake. Bashkë me transferimin e aseteve në pronësi të tyre, bashkitë e Shqipërisë e ndjejnë nevojën për të përmirësuar teknikat e menaxhimit të aseteve, ndarjen e përgjegjësive në menaxhimin e aseteve nga stafi kyç ose njësitë bashkiake dhe përcaktimin e metodave që sigurojnë përdorimin sa më të mirë të aseteve bashkiake. Përdorimi me efektivitet i aseteve bashkiake ka një rëndësi jetike për NJQV-të për shumë arsye: • Së pari, asetet u lejojnë qeverive vendore përmbushjen e funksioneve qytetare nëpërmjet ushtrimit të përgjegjësive administrative, me anë të investimeve dhe funksioneve ligjore. • Së dyti, një menaxhim i mirë i aseteve përbën një faktor bazë në zhvillimin socioekonomik të bashkisë, duke ofruar mekanizma të cilat mundësojnë një proces vendimarrje më të organizuar dhe më logjik. Menaxhimi i aseteve krijon kushte për planifikim të mirë, ndihmon zhvillimin e bizneseve dhe mund të gjenerojë të ardhura për komunitetin. • Së treti, asetet bashkiake mund të bëhen burim i drejtëpërdrejtë i të ardhurave. Ka disa metoda për administrimin e aseteve për të gjeneruar të ardhura si psh shitja, dhënia me qera, marrëveshjet koncesionare etj. Legjislacioni shqiptar, përfshirë ligjet dhe Vendimet e Këshillit të Ministrave (VKM), përbën një bazë të plotë për menaxhimin e aseteve publike dhe ky legjislacion shpreh qartë të drejtat e njësive të qeverisjes vendore mbi asetet vendore. Këto të drejta përfshijnë përftimin e aseteve të reja (me transferim nga qeverisja qendrore, blerje ose dhurim), autoritetin për t’i përdorur asetet vendore për qëllime jofitimprurëse nëpërmjet kontratave të huapërdorjes dhe të drejtën e dhënies së aseteve nëpërmjet shitjes, koncesionit, partneritetit publik-privat, etj. Ligji 8652 Mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes lokale Amenduar me Ligjin Nr. 9208, datë 18 Mars 2004 është ligji primar për funksionimin e NJQV, që përcakton të drejtat e qeverisjes vendore për të përdorur asetet përfshirë të drejtën e blerjes, shitjes, dhënies me qira etj. Ky ligj përshkruan kushtet thelbësore për transparencën e qeverisjes vendore gjatë procesit të vendimarrjes.

Tetor 2014

49


Per sa i perket bashkise Sarande, per vitin 2014 per pjesen e plazheve publike qe u morren ne administrim nga subjektet private u aplikua tarifa e miratuar me Vendimit nr. 18, datë 30/04/2014 të Këshillit të Bashkisë. Kjo tarife eshte 15 leke m²/dite Kontratat qe u lidhen me subjektet private per marrjen ne perdorin te plazheve publike eshte modeli i kontrates tip sipas V.K.M. nr.321, datë 28.05.2014 “Për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme në thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore” Per administrimin e ketyre plazheve, midis Bashkise Sarande dhe subjekteve private, u lidhen gjithsej 46 kontrata. Ligji nr. 9632 date 30.10.2006 i ndryshuar, ne nenin 5 te tij percakton: Me përjashtim të rasteve kur në këtë Ligj përcaktohet shprehimisht ndryshe, këshilli i bashkisë ose i komunës: a) bën edhe kategorizime më të hollësishme, në përputhje me kushtet dhe interesat vendorë, brenda kategorive minimale të bazës së taksës, të përcaktuar në këtë ligj; b) vendos për nivelin e taksës, brenda kufijve të përcaktuar në këtë ligj, për çdo kategori e nënkategori të bazës së taksës; c) përcakton numrin e kësteve të pagimit të taksës dhe afatet e kryerjes së tyre si dhe kushtet lehtësuese në rastet e pagesës së plotë dhe përpara afateve të detyrimeve fiskale; ç) përcakton: i) detyrat dhe përgjegjësitë e zyrës së taksave; ii) mënyrën e mbledhjes së taksës, përfshirë zgjedhjen e agjentit fiskal dhe detyrimet e ndërsjella; iii) rastet e ndërhyrjes së policisë bashkiake e të komunës, në mbështetje të administrimit të taksave vendore; iv) rregullat e raportimit, të dokumentimit e kontrollit të taksave vendore; v) kriteret dhe procedurat e marrëdhënieve me taksapaguesit, përfshirë të drejtën e tyre të ankimimit; vi) mënyrat e zbatimit të sanksioneve për kundërvajtje administrative. Gjithashtu ne nenin 9 ky ligj percakton llojet e taksave vendore Në taksat vendore përfshihet edhe taksa për zënien e hapësirave publike.

Neni 32 i ketij Ligji percakton: Taksa të tjera 1. Këshilli bashkiak ose komunal vendos: a) nivelin e taksës për zënien e hapësirave publike për qëllime biznesi; 2. Në rastin e taksës për zënien e hapësirës publike për qëllime biznesi: a) taksat llogariten si detyrim mujor i taksapaguesit; b) baza e taksës shprehet në metër katror sipërfaqe publike të zënë; c) niveli tregues i taksës jepet në aneksin 6 të këtij ligji; Tetor 2014

50


ç) këshilli i bashkisë ose komunës, në kufijtë plus 10/minus 30 për qind të nivelit tregues të taksës, mund të caktojë nivele të ndryshme të taksës, sipas nivelit të zhvillimit të veprimtarisë së biznesit në zona të ndryshme të qendrës së banuar Analiza e plotë e legjislacionit, që rregullon administrimin e aseteve bashkiake, tregon se në procesin e vendimmarrjes në menaxhimin e aseteve përfshihen aktorë të ndryshëm në nivel lokal. Palët e interesuara në nivelin lokal jane : • Këshilli i qeverisjes lokale si pronari, në emër te komunitetit, i pronës bashkiake • Ekzekutivi i qeverisjes lokale nëpërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe njësia/specialisti i menaxhimit të aseteve si zbatuesi i perditshem i politikës së menaxhimit të aseteve. Menaxhimi i aseteve kryhet nga lart-poshtë, ku këshilli i qeverisë lokale përcakton kuadrin e programit strategjik dhe siguron nxitjen e nevojshme për Degën e Menaxhimit të Aseteve, e cila kujdeset për funksionet ditore të programit nën drejtimin e kryetarit te bashkisë. Kjo strategji siguron që të gjithë aktorët të përdorin të njëjtën metodologji dhe politika të menaxhimit të aseteve dhe të kuptojnë domosdoshmërine dhe rëndësinë që ka për bashkinë. Këshilli i Qeverisjes Vendore, sic eshte cituar edhe ne ligj, në cilësinë e organit përfaqësues të komunitetit, është edhe pronari i aseteve bashkiake. Si i tillë, ai ka autoritet te padiskutueshëm në marrjen e vendimeve, në përputhje me ligjin, për krijimin e aseteve publike lokale, përdorimin dhe/ose eleminimin e tyre. Këshilli i Qeverisë Vendore duhet të hartojë politikat e menaxhimit të aseteve bashkiake, duhet të hartojë prioritetet dhe të përcaktojë strategjinë e përgjithshme për të menaxhuar asetet bashkiake. Këshilli bashkiak përcakton nëse mund të marrë ose heqë dorë nga asetet dhe të vendosë parametra për përftimin ose shitjen e tyre. Keto detyrime te percaktuara ne kete ligj duhet te reflektohen edhe ne kontraten e perdorimit te hapesirave publike qe bashkia Sarande lidh me subjektet private. Keto 46 kontrata aktuale ne vetvete jane nje bashkepunim publiko privat pasi eshte aset publik i dhene ne perdorim subjekteve private. Gjate ketij studimi keto kontrata bashkepunimi do te trajtohen ne perberje dhe forme per te reflektuar kerkesat e akteve ligjore dhe nenligjore dhe sigurisht per te imponuar nje zbatim real dhe funksional nga subjektet private. Ligji percakton keshillin e bashkise si autoritetin kompetent per te percaktuar nivelin dhe menyren e pagimit te kesaj takse. Nga eksperienca e deritanishme kjo takse ka rezultuar shume e ulet duke patur parasysh perfitimet e subjekteve private gjate sezonit turistik. Per kete arsye duhet te konsiderohet rritja e kesaj takse si instrument imponues per zbatimin dhe pagimin e saj nga keto subjekte. Ligji nr. 8652, date 31.7.2000, “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, percakont si nje nder te drejtat themelore te njesive te qeverisjes vendore te drejten e pronesise ku thuhet: a) Njësitë e qeverisjes vendore, ushtrojnë të drejtën e pronësisë. Ato fitojnë, shesin dhe japin në përdorim pronën e paluajtshme ose të luajtshme të tyre, si dhe ushtrojnë të drejta të tjera sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. Tetor 2014

51


b) E drejta e pronësisë ushtrohet nga këshilli përkatës, i cili nuk mund t'ia delegojë ushtrimin e kësaj të drejte askujt tjetër. Ky nen percakton keshillin e bashkise si organin kompetent qe ka te drejte te jape ne perdorim pronat e paluajtshme apo te luajtshme qe jane ne pronesi te bashkise Sarande. Si persona juridikë, njësitë e qeverisjes vendore gëzojnë dhe ushtrojnë të gjitha të drejtat e përcaktuara në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në fuqi: a) të drejtën e lidhjes së kontratës Ky nen percakton te drejten e bashkise per te lidhur kontrata me subjekte te ndryshme. Komuna dhe bashkia krijojnë të ardhura nga tarifat vendore për: a) shërbimet publike që ato ofrojnë; b) të drejtën e përdorimit të pronave publike vendore; c) dhënien e licencave, të lejeve, autorizimeve dhe për lëshimin e dokumenteve të tjera, për të cilat ato kanë autoritet të plotë. 4. Komuna dhe bashkia vendosin vetë për nivelin, mënyrën e mbledhjes dhe të administrimit të tarifave vendore, në përputhje me politikat dhe parimet e përgjithshme kombëtare, të përcaktuara në aktet normative të pushtetit qendror. Nenet e cituara me siper percaktojne pergjithesisht te drejten e bashkise per te lidhur kontrata, per te dhene leje si dhe per te vendosur taksa dhe tarifa, te drejta te cilat reflektohen ne kontratat e lidhura me subjektet private per perdorimin e hapesirave publike. Nje tjeter aspekt ligjor i cili duhet te permendur eshte edhe VENDIMI Nr. 54, datë 5.2.2014 “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURËS E TË MËNYRËS SË DHËNIES ME QIRA, ENFITEOZË APO KONTRATA TË TJERA TË PASURISË SHTETËRORE”. Ky vendim percakton se: - Pasuritë shtetërore u jepen të tretëve, duke u transferuar të drejtën e përdorimit me qira ose enfiteozë, nëpërmjet procedurës së konkurrimit. Perjashton nga konkurimi a) dhënien me qira te sipërfaqeve deri në 200 m², të cilat jepen me afat deri në 1 vit; c) dhënia me qira e pasurive shtetërore, subjekteve të pajisura me leje shfrytëzimi të pasurive natyrore minerare, peshkimit, ujërave e të veprimtarive të tjera, të ngjashme, kur këto pasuri i jepen subjektit, në ndihmë të zhvillimit të aktivitetit, për të cilin është licencuar; Kriteret e konkurimit për dhënien me qira të pasurisë shtetërore janë si më poshtë vijon: Tetor 2014

52


- niveli i investimit; - niveli i punësimit; - oferta e detyrimit mujor të qirasë. Institucionet qendrore dhe vendore mund të vendosin edhe kritere të tjera shtesë. Ky vendim nuk gjen dot hapesire zbatimi ne rastin konkret por elemente te tij mund te konsiderohen gjate percaktimit te kushteve ne kontrate.

N R 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27

SUBJEKTI GENTIAN GURAJ AVENIR DEMI DRITAN BEQIRI GEZIM JONUZI MARJOL CJAPI ILIA KALEMI KUJTIM TARE LEONIDHA VJERI EDMOND PODA ALEKSANDRA SULLAJ ARBEN CUMANI ROMEO SHITO FIGALI KALLOJERI NIKOLIN NIKOLINI ALQI LAPA "ISLAMAJ" SH.P.K TIMOLEON BABI YLLI ZOTO SALI CAPARI ARJAN KALCUNI HERNANT DEMI ASTRIT MUCOBEGA ODISEA GUNARI SPARTAK HABILAJ BESNIK BALILI ZINI QILIMI KASTRIOT PEPKOLAJ

SIPERFAQE

AFATI I LIDHJES

SHUMA E

NE M2/LM 500 115 50 150 70 30 50 190 90 250 60 95 150 250 30 480 535 50 175 130 70 196 95 70 140 51 110

KONTRATES 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 60 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite 45 dite

PAGUAR 337500 77625 33750 101250 47250 20250 33750 128250 60750 168750 40500 64125 135000 168750 20250 324000 361125 33750 118125 87750 47250 132300 64125 47250 94500 34425 74250 Tetor 2014

53


28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46

AGRON HAJDARKOLAJ ALIKO ALIKAJ SOKOL HABILAJ EDMOND JACE HAXHE HYSI ALEKSANDER KOLAGJI NEXHIP SULEJMANI ALEKS MEMA SHUAIP SEJKO JAKUP ALI NESTI PRIFTI KARAFIL XHEMALI SHEMSHI PRODA SKENDER PRODA GENTIAN SULA DHIMITRAQ LAPA DOLOREZA ASLLANI BASHKIM BALILI JANAQ KERCANAJ SHUMA

150 60 195 96 55 75 160 90 75 50 25 150 90 60 780 75 32 196 50 6646

45 45 45 45 45 45 45 45 45 45 45 45 45 45 60 45 45 20 45

dite dite dite dite dite dite dite dite dite dite dite dite dite dite dite dite dite dite dite

101250 40500 131625 64800 37125 50625 108000 60750 50625 33750 16875 101250 60750 40500 702000 50500 21600 58800 33750 4621675

Tabela me siper jep nje pamje te qarte te siperfaqeve te marra ne perdorim nga subjektet private si dhe afatet e perdorimit te ketyre siperfaqeve. ANALIZA E ASPEKTIT FINANCIAR TE OPSIONIT Me perzgjedhjen e opsionit “Rishikimi i kontratave te lidhura me subjektet private”, qe konsiston ne rishikimin dhe ripercaktimin e modaliteteve dhe kushteve te percaktuara ne aktet ligjore dhe te reflektuara ne kontrata, sugjerohet qe afati i lidhjes se kontrates per te gjitha subjektet te zgjatet ne 60 dite per vitin 2015 dhe ne 90 dite per vitin 2016. Me kete rishikim, arketimet per vitet pasardhese pritet te jene si ne vijim: SIPERFAQE NR 1 2 3 4

SUBJEKTI GENTIAN GURAJ AVENIR DEMI DRITAN BEQIRI GEZIM JONUZI

NE M2/LM 500 115 50 150

AFATI I LIDHJES KONTRATES PER VITIN 2015 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite

SHUMA E PARASHIKUAR PER VITIN 2015 450000 103500 45000 135000 Tetor 2014

54


5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44

MARJOL CJAPI ILIA KALEMI KUJTIM TARE LEONIDHA VJERI EDMOND PODA ALEKSANDRA SULLAJ ARBEN CUMANI ROMEO SHITO FIGALI KALLOJERI NIKOLIN NIKOLINI ALQI LAPA "ISLAMAJ" SH.P.K TIMOLEON BABI YLLI ZOTO SALI CAPARI ARJAN KALCUNI HERNANT DEMI ASTRIT MUCOBEGA ODISEA GUNARI SPARTAK HABILAJ BESNIK BALILI ZINI QILIMI KASTRIOT PEPKOLAJ AGRON HAJDARKOLAJ ALIKO ALIKAJ SOKOL HABILAJ EDMOND JACE HAXHE HYSI ALEKSANDER KOLAGJI NEXHIP SULEJMANI ALEKS MEMA SHUAIP SEJKO JAKUP ALI NESTI PRIFTI KARAFIL XHEMALI SHEMSHI PRODA SKENDER PRODA GENTIAN SULA DHIMITRAQ LAPA DOLOREZA ASLLANI

70 30 50 190 90 250 60 95 150 250 30 480 535 50 175 130 70 196 95 70 140 51 110 150 60 195 96 55 75 160 90 75 50 25 150 90 60 780 75 32

60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite 60 dite

63000 27000 45000 171000 81000 225000 54000 85500 135000 225000 27000 432000 481500 45000 157500 117000 63000 176400 85500 63000 126000 45900 99000 135000 54000 175500 86400 49500 67500 144000 81000 67500 45000 22500 135000 81000 54000 702000 67500 28800 Tetor 2014

55


45 BASHKIM BALILI 46 JANAQ KERCANAJ SHUMA

196 50 6646

60 dite 60 dite

176400 45000 5981400

Me zgjatjen e afatit te lidhjes se kontrates, parashikohet qe te ardhurat te rriten ne 5’981’400 lek, pra me 1’359’725 lek me shume se viti 2014 (29% rritje e te ardhurave). Ndersa per vitin 2016, arketimet pritet te jene si vijon: SIPERFAQE NR 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29

SUBJEKTI GENTIAN GURAJ AVENIR DEMI DRITAN BEQIRI GEZIM JONUZI MARJOL CJAPI ILIA KALEMI KUJTIM TARE LEONIDHA VJERI EDMOND PODA ALEKSANDRA SULLAJ ARBEN CUMANI ROMEO SHITO FIGALI KALLOJERI NIKOLIN NIKOLINI ALQI LAPA "ISLAMAJ" SH.P.K TIMOLEON BABI YLLI ZOTO SALI CAPARI ARJAN KALCUNI HERNANT DEMI ASTRIT MUCOBEGA ODISEA GUNARI SPARTAK HABILAJ BESNIK BALILI ZINI QILIMI KASTRIOT PEPKOLAJ AGRON HAJDARKOLAJ ALIKO ALIKAJ

NE M2/LM 500 115 50 150 70 30 50 190 90 250 60 95 150 250 30 480 535 50 175 130 70 196 95 70 140 51 110 150 60

AFATI I LIDHJES KONTRATES PER VITIN 2015 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite

SHUMA E PARASHIKUAR PER VITIN 2015 675000 155250 67500 202500 94500 40500 67500 256500 121500 337500 81000 128250 202500 337500 40500 648000 722250 67500 236250 175500 94500 264600 128250 94500 189000 68850 148500 202500 81000 Tetor 2014

56


30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46

SOKOL HABILAJ EDMOND JACE HAXHE HYSI ALEKSANDER KOLAGJI NEXHIP SULEJMANI ALEKS MEMA SHUAIP SEJKO JAKUP ALI NESTI PRIFTI KARAFIL XHEMALI SHEMSHI PRODA SKENDER PRODA GENTIAN SULA DHIMITRAQ LAPA DOLOREZA ASLLANI BASHKIM BALILI JANAQ KERCANAJ SHUMA

195 96 55 75 160 90 75 50 25 150 90 60 780 75 32 196 50 6646

90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite 90 dite

263250 129600 74250 101250 216000 121500 101250 67500 33750 202500 121500 81000 1053000 101250 43200 264600 67500 8972100

Per vitin 2016 te ardhurat pritet te rriten me 2’990’700 lek krahasuar me vitin 2015, pra 50% rritje krahasur me vitin 2015. Me poshte jepet permbledhja e rritjes se pritur per te dy vitet:

Viti 2014

Viti 2015

Viti 2016

Te ardhurat

4’621’675

5’981’400

8’972’100

Ndryshimi ne vlere

-

+ 1’359’725

+ 2’990’700

Ndryshimi ne %

-

+ 29%

+ 50%

Per te pasur nje pamje me te qarte, po paraqesim nje grafik me te ardhurat e pritura per vitet 2015 dhe 2016, vite ne te cilat sugjerohet te zgjatet afati i lidhjes se kontrates perkatesisht ne 60 dite dhe 90 dite.

Tetor 2014

57


Te ardhurat e parashikuara 10,000,000

8,972,100

9,000,000 8,000,000 7,000,000

5,981,400

6,000,000 4,621,675

5,000,000 4,000,000 3,000,000 2,000,000 1,000,000 -

Viti 2014

Viti 2015

Viti 2016

Sic duket qarte dhe nga grafiku, te ardhurat pritet te rriten ne te dy vitet me zgjatjen e kohes se lidhjes se kontrates. Per vitin e pare qe afati i lidhjes se kontrates sugjerohet te shkoje ne 60 dite, te ardhurat pritet te rriten me 29%. Ndersa per vitin e dyte qe afati i lidhjes se kontrates sugjerohet te shkoje ne 90 dite, te ardhurat pritet te rriten me 50% krahasuar me vitin paraardhes. Nje mundesi tjeter per opsionin e rishikimit te kontratave, eshte rritja e tarifes nga 15 leke m²/dite ne 16 leke m²/dite, ne vazhdimesi te rritjes se afatit te lidhjes se kontrates ne nga 60 dite ne 90 dite per vitin 2016; dhe rritje te tarifes ne 18 leke m²/dite per vitin 2017 dhe 20 leke m²/dite per vitin 2018. Theksojme qe ky trend rritje do ti pergjigjet kushteve te reja te bashkive me hapesire territoriale me te madhe per te menaxhuar. Pra tabloja e re, do te jete si me poshte:

Afati i kontrates Tarifa ne leke m²/dite

Viti 2014

Viti 2015

Viti 2016

Viti 2017

Viti 2018

45 dite

60 dite

90 dite

90 dite

90 dite

15

15

16

18

20

Tetor 2014

58


Me kete rritje, te ardhurat e parashikuara per vitin 2015-2018 do jene si me poshte:

Viti 2014

Viti 2015

Viti 2016

Viti 2017

Viti 2018

Te ardhurat

4’621’675

5’981’400

9’570’240

10’766’520

11’962’800

Ndryshimi ne vlere Ndryshimi ne %

-

+ 1’359’725

+3’588’840

1’196’280

1’196’280

-

+ 29%

+ 12.5%

+ 12.5%

+ 60%

Me rritjen e tarifes nga 15 leke m²/dite ne 16 leke m²/dite, se bashku me rritjen e afatit te kontrates, te ardhurat per vitin e pare (2016) do te rriten me 60%, ndersa per vitin 2017 dhe 2018 do te rriten me 12.5%. Vihet re nje rritje shume e ndjeshme e te ardhurave, te cilat do te shkonin ne buxhetin e Bashkise, duke rritur mundesine e saj per investime dhe kryerjen e funksioneve te tjera te saj menaxhuese. Me poshte paraqitet dhe grafikisht rritja e te ardhurave te parashikuara:

Te ardhurat e parashikuara 14,000,000 11,962,800

12,000,000

10,766,520 9,570,240

10,000,000 8,000,000 5,981,400 6,000,000

4,621,675

4,000,000 2,000,000 Viti 2014

Viti 2015

Viti 2016

Viti 2017

Viti 2018

Tetor 2014

59


STRUKTURA E KONTRATES Ne kontraten aktuale ne percaktimin e objektit te kontrates jane renditur sherbimet qe subjekti duhet te plotesoje ne siperfaqen e marre ne perdorim. Saktesisht: Neni 2 Objekti i kontrates Objekti i kontratës është “Dhënia në përdorim e hapësirës publike”, përcaktuar në gentp lanin bashkëngjitur kësaj kontrate, me qëllim vendosjen në shërbim të komunitetit të krevateve të plazhit, çadrave, dhomave të zhveshjeve, dusheve, shërbimeve higjenike, impianteve dhe pajisjeve për përgatitjen e pijeve dhe ushqimeve, si dhe për kryerjen e veprimtarive të tjera të turizmit ujor si: lundrimet turistike, mjetet për lundrimet turistike dhe sportet ujore. Sipërfaqja totale e dhënë në përdorim është m2. Ne pjesen me te madhe te kontratave te lidhura nuk jane ofruar te gjitha sherbimet e cituara me siper, te cilat jane sherbime kryesore per tu konsideruar stacion plazhi, siperfaqja e marre ne perdorim. Me poshte do te mund te paraqesim ndryshimet e propozuara nga ky studim fizibiliteti, ne menyre qe sherbimet e cituara ne objektin e kontrates te jene te zbatueshme efektivisht nga subjektet private. Neni 3 i kontrates percakton vleren e tarifes qe subjektet private duhet te paguajne. Niveli prej 15 leke/m² ne dite eshte percaktuar nga Keshilli Bashkiak si organi kompetent per te percaktuar taksat, tarifat dhe nivelin e tyre. Eshte theksuar edhe me siper gjate trajtimit te ketij studimi niveli i ulet i kesaj tarife ne raport me perfitimet qe subjektet realizojne gjate perdorimit te ketyre plazheve. Ky studim fizibiliteti ka nxjere ne pah hapesiren per ndryshim (rritje) te ketij niveli te tarifes ne pergjigje te kushteve te reja qe do te krijohen per NJQV me implementimin e reformes administrative territoriale dhe implementimin e hartes se re te ndarjes territoriale tashme te miratuar nga parlamenti Shqipetar, por duke qene se propozimet për ndryshim në skemën tarifore është e detyrueshme të paraqiten në Këshillin Bashkiak për miratim, duhet theksuar qe eshte ne vendimarrjen e keshillit te bashkise Sarande per te vendosur nese jemi perpara kushteve te rritjes se kesaj tarife, si mjet per te imponuar zbatimin e perpikte te kontrates ne vitet ne vijim. Neni 4 i kontrates aktuale percakton afatin e vlefshmerise te kontrates. Nga lista e 46 kontratave vihet re se vetem 2 kontrata jane lidhur me afatin kohor 60 ditesh dhe 1 kontrate me aftin prej 20 ditesh, ndersa 43 kontratat e tjere mbajne afatin kohor 45 dite. Ky afat kohor ka rezultuar te jete shume i shkurter per permbushjen e funksioneve dhe ofrimin e sherbimeve per qytetaret. Nga nevojat e percaktuara nga bashkia e Sarandes dhe afatin e kohor e percaktuar nga ligji (deri ne 1 vit) mund te vleresohet si opsion rritja e ketij afati kohor si nje mjet efikas per respektimin e kushteve dhe kritereve te vena ne kontrate. Me rritjen e kohes se marrjes dhe perdorimit te ketyre Tetor 2014

60


hapesirave do te rriten mundesite paguese ne kohe te subjekteve private. Fakt i cili do te ndikoje padiskutim edhe ne respektimin e kushteve te kontrates. Nderkohe qe ne kontrate jane parashikuar nje sere te drejtash dhe detyrimesh per marresin ne perdorim te hapesires publike dhe per bashkine Sarande si perfaqesues pronar te hapesires publike, shume prej ketyre detyrimeve nuk zbatohen nga marresi ne perdorim i hapesires publike. Vete ligji “Per organizimin dhe Funksionimin e qeverisjes Vendore” parashikon mjete funksionale per “imponimin” e zbatimit te kontrates te lidhur mes Bashkise Sarande dhe subjekteve private. Neni 32 i ketij ligji parshikon te drejten e keshillit bashkiak per miratimin e normave, standardeve e kritereve për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik. Cka do te thote qe vete ligji parashikon mundesine e vendosjes dhe sigurimin e respektimit te standatreve dhe kritereve te vendosura nga bashkia. Nje nen ne kontrate mund te rezervohet vetem per parashikimin e “sanksioneve” per te siguruar respektimin e kritereve dhe standatreve te parashikara nga aktet ligjore dhe te reflektuara ne kontrate. Me siper kemi interpretuar aktet ligjore dhe nenligjore qe ndikojne ne formen dhe permbajtjen e kontrates te lidhur mes bashkise se Sarandes dhe subjekteve private. Duhet theksuar se kontrata aktuale funksionale eshte trajtuar si kontrate per dhenien ne perdorim hapesires Publike si nje e drejte e organeve te pushtetit vendor. Per te percaktuar me hollesisht sugjerimet e studimit po rendisim specifikisht detyrimet per dhenien ne perdorim te asetit publik. Këshilli vendor duhet të vendosë mbi përdorimin e çdo aseti me qëllim rritjen e cilësisë dhe të numrit të shërbimeve të komunitetit, përmirësimin e efikasitetit të menaxhimit të asetit, ruajtjen/rritjen e vlerës së aseteve bashkiake dhe thithjen e investimeve në asetet bashkiake. Kur ofron një aset për përdorim, Këshilli bashkiak ka alternativat e mëposhtme : • Përdorim nga një institucion/ndërmarrje e varur buxhetore për të realizuar shërbimet për popullësinë. Këto struktura mund të jenë pjesë e administratës së njësisë vendore, ose njësi të ndara administrative të krijuara nga vetë këshilli dhe direkt të varura prej tij (p.sh. policia bashkiake, ndërmarrjet e ndriçimit, ndërmarrjet e pastrimit te plehrave etj). • Përdorim nga organizata shtetërore buxhetore që nuk janë nën autoritetin administrativ të NJQV-së siç është Drejtoria Arsimore që përdor ndërtesat e shkollave. • Qiradhënie në rastet kur aseti nuk është i nevojshëm në realizimin e shërbimeve thelbësore dhe/ose mund të përdoret në mënyrë shumë më efikase nga një palë e tretë. • Sigurim koncesionesh ose partneritet publik-privat me ndërmarrjet private, veçanërisht kur perfshirja e palëve të treta do të rezultonte në investime më intensive dhe shfrytëzim të aseteve publike si aktivitete që mund të realizohen nga bashkia. Tetor 2014

61


Në përgjithësi shumë asete të NJQV-së do të përdoren për përmbushjen e funksioneve të qeverisjes vendore nga organizatat lokale buxhetore, ndërmarrje të varura ose institucione shtetërore. Sidoqoftë, shumë NJQV kanë një ose më shumë asete të cilat mund të përdoren me më shumë efektivitet nga një palë e tretë, gjë që do të sillte ulje të shpenzimeve ose rritje të të ardhurave për bashkinë dhe/ose përmirësime ose shërbime të reja për publikun. Në këto raste, këshilli mund t’i kërkoje degës së ekzekutivit lokal, të ndërmarrë studime paraprake dhe/ose analiza rigoroze për të përpiluar rekomandime që to të siguronin një përdorim sa më të mirë të një aseti të caktuar (si ky studim). Fakt i cili tashme ekziston ne kontratat aktuale me subjektet private si nje forme PPP. Ajo qe duam te citojme eshte se zakonisht një aset i jepet per perdorim një institucioni buxhetor ose ndëmarrje në varësi nga qeveria vendore me ane te marveshjeve te perdorimit. Mënyrat e mundshme të menaxhimit të aseteve në dispozicion të bashkisë janë: • Zotërimi dhe mirembajtja • Dhënia me qera • Dhënia me koncesion • Shitja NJQV mund të zgjedhë të lejojë të tjetë të përdorin asetet e saj nëpërmjet një marrëveshje qiraje për një periudhë kohore të caktuar dhe në disa raste, vetëm për një qëllim të caktuar. Ekzistojnë dy arsye kryesore pse bashkia zgjedh të japë një aset të sajën me qira: 1. Një marrëveshje qiraje e lejon bashkinë të vazhdojë të mbajë asetin nën pronësinë e saj, duke eleminuar në të njëjtën kohë kostot e mirëmbajtjes dhe duke krijuar kushtet për të gjeneruar të ardhura. 2. Një palë e tretë do të ofrontë shërbime publike për komunitetin kundrejt një pagese. NJQV-ja ka përcaktuar pas analizave të hollësishme që shërbimet mund të jenë më efikase nëse ofrohen nga një palë e tretë. Format e kontravave të qerave që NJQV-të mund të përdorin, bazuar në Kodin Civil janë dy: • Kontratë e thjeshtë qiraje • Kontratë qiraje me të drejtë për ndërtime kapitale (enfiteozë) Kontrata e thjeshtë e qirasë ka disa karakteristika që e dallojnë atë nga llojet e tjera të kontratave. Këto dallime janë: • Kontrata e qirasë është një marrëdhënie ligjore me detyrime të dyanshme të subjekteve ligjore. • Kontrata e qirasë përfshin pagesat për të drejtën e përdorimit të ndërtesave, pajisjeve apo aseteve të tjera të fiksuara për një periudhë të caktuar kohore. • Kontrata e qirasë është gjerësisht e përdorur si për asetet e luajtshme ashtu edhë për ato të paluajtshme. Një NJQV mund t’i japë një pale të tretë të drejtën e përdorimit të një prone bashkiake për një periudhë kohore të caktuar, për një qëllim të caktuar me përgjegjësinë shtesë për përmirësimin e pronës. Kjo sigurohet nga një kontratë qiraje me të drejtë për ndërtime kapitale. • Kontrata e qirasë me të drejtë për ndërtime kapitale është një marrëveshje e dyanshme. • Kjo lloj kontrate ligjore synon përmirësimin e cilësisë së pronës dhe ofron një kompensim financiar periodik. • I jep të drejtë për të përdorur dhe shijuar pronën. Tetor 2014

62


Kjo eshte nje analize ligjore e akteve te cilat parashikojne perdorimin e prones publike nga subjektet private nen petkun e nje partneriteti publik privat.

REZULTATET E STUDIMIT TE FIZIBILITETIT Rishikimi i kontratave ekzistuese me subjektet private, si opsioni i ketij studimi fizibiliteti rezulton te jete nje projekt i cili permbush jo vetem kerkesat dhe politikat aktuale te bashkise por edhe nevojshmerine per vazhdimin e ketij partneriteti. Vete ekzistenca dhe vazhdimi i lidhjes se ketyre kontratave mes bashkise dhe partnereve private nxjerr ne pah leverdisshmerine financiare te zbatimit te ketij partneriteti. Bashkia Sarande nuk mundet qe ekonomikisht te menaxhoje vete te gjitha keto plazhe te dhena privateve, prandaj ka zgjedhur realizimin e ketyre partneriteteve me subjektet private. Nese do vleresohet nje rritje e tarifes zbatimi i projketit sigurisht qe do te kete impkat te partneret private pasi do te arketohet me nivel me i larte tarife. Impakti social dhe mjedisor i zbatimit te projektit pritet te kete efekte pozitive per arsye te rritjes se zbatimit te kushteve dhe kerkesave ligjore nga subjektet private. Si psh; berja funksionale e pastrimit te siperfaqeve, vendosja e dusheve dhe banjave publike sipas kerkesave te akteve ligjore. Vazhdimi i aplikimit te kesaj marrveshje mes bashkise Sarande dhe subjekteve private eshte dobiprurese per te dy palet, duke patur parasysh pamundesine buxhetore te bashkise per te menaxhuar te gjitha plazhet qe ndodhen ne territorin e saj por edhe cilesine e ofrimit te sherbimeve nga sektori privat. Berja efektive e kushteve themelore te sugjeruara nga studimi i fizibilitetit do te mundesoje rritjen e zbatimit te kontrates e cila ka ndikim te drejtperdrejte ne cilesine e ofrimit te sherbimeve dhe ne rritjen e turizmit vendas dhe te huaj.

SUGJERIME PER IMPLEMENTIM Pergatitja e ketij studimi fizibiliteti eshte bazuar ne hulumtime te detajuara te ndermara per arritjen e nje rezultati te sukseshem dhe te zbatueshem. Duke qene se Keshilli bashkiak eshte organi perfaqesues i NJQV dhe ai qe miraton perdorimin e aseteve publike dhe menyren e perdorimit te ketyre aseteve, ne kete pjese te studimit po parashtrojme rezultatet dhe sugjerimet te dala nga ky studim. Jane dy opsione te sugjeruara nga ky studim fizibiliteti, opsioni i pare eshte rritja e afatit te vlefshmerise te kontratave per vitin 2015 – 2016, perkatesisht me 60 dite dhe 90 dite. Opsioni i dyte i vleresueshem nga Keshilli Bashkiak eshte ndryshimi (rritja) e tarifes ne vitet ne 2016 – Tetor 2014

63


2017 – 2018, si nje faktor ndikues, duke marre ne konsiderate zgjerimin e territorit te Bashkise Sarande duke perfshire ne administrim edhe plazhe te tjera per vec atyre ekzistuese. Ajo qe ka rezultuar gjate gjithe rishikimit te kontrates per perdorimin e hapesirave publike qe bashkia e Sarandes ka lidhur me subjektet private (marresit ne perdorim) eshte aplikimi i tarifes te ulet (15 leke /m2) ne raport me te ardhurat qe keto subjekte realizojne. Nje tjeter kusht i cili duhet ripare eshte afati i ketyre kontratave, afat i cili ka rezultuar te jete shume i ulet (pjesa me e madhe vetem 45 dite), ne raport te zhdrejte me shfrytezimin real te plazhit si nga qytetaret e Sarandes ashtu edhe nga turistet vendas dhe te huaj. Gjate takimeve dhe tryezave te realizuara me perfaqesues te bashkise nje problem i shfaqur ka qene edhe mospagimi i tarifes nga subjektet te cilet merrnin ne perdorim plazhin. Nga parshtrimet e mesiperme ajo qe ne sugjerojme per strukturat perkatese te bashkise Sarande eshte nxjerrja e nje projkt vendimi dhe relacioni shpjegues per ndryshimin e kushteve themelore te kontrates per dhenien ne perdorim te hapesires publike. Ky projekt vendim dhe relacion sigurisht qe do ti parashtrohet per miratim keshillit bashkiak si organi kompetent per miratimin e ketyre kushteve. Termat te cilat ne sugjerojme ne menyre qe kjo kontrate te behet efektive dhe e zbatueshme nga te gjithe subjektet marres ne perdorim te ketyre hapesirave per plazh jane:   

Rritja e afatit kohor te vlefshmerise se kontrates nga 45 dite qe eshte aktualisht deri ne 60 - 90 dite. Rritja e tarifes vendore qe aplikohet nga 15 leke/m² ne 20 leke/m², ne vitet 2016-20172018, ne koherence me ndryshimet qe do te ndodhin ne Bashkine e madhe te Sarandes. Parashikimi ne kontrate i sanksioneve te ndryshme si: o Subjektet te cilat jane debitore me bashkine, nuk kane shlyer taksat apo tatimet e saj, perpara riperteritjes se kontrates per perdorimin e hapesires publike duhet te shlyejne njehere detyrimet e bashkise. Te mbahet nje regjister per regjistrimin e ketyre kontratave dhe te monitorohet ne vazhdimesi respektimi i kushteve dhe kritereve te vendosura ne kontrate.

Keto terma te cilat ne i kemi quajtur thelbesore dhe qe miratohen nga keshilli, do bejne te mundur kordinimin e strukturave nga moment i lidhjes se kontrates deri ne perfundim te saj jo vetem per nje vit por ne vazhdimesi kohe. Si do te kordinohen keto struktura mund te vendose kryetari i bashkise me nje urdherese. Ajo qe duhet te theksojme eshte fakti qe keto sugjerime dhe rekomandime behen te zbatueshme ne momentin e miratimit te tyre nga keshilli, pra mbeten ne varesi te politikave dhe nevojave qe bashkia vendos.

Tetor 2014

64


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.