Revista PerShkodren Edicioni 2 - 2015

Page 1

PERSHKODREN "Nji përmbledhje vjetore e nismave dhe zhvillimeve kryesore në PerShkodren."

REVISTA DIXHITALE

Edicioni #2

2 0 1 5

Veri 42.0667° , Lindje 19.5000°


Indeks FOTO fq. 42 AKTIVITETE fq. 4 Un Ngre Zanin fq. 5 Feminine Unlimited fq.12 The Song fq.17 Liqeni i ShkodrĂŤs fq.20 PerShkodren Sketch fq.26 Janari - Muaj Diskutimesh h fq.32 Andrra Ime fq.34

Portali Foto fq. 43 Trokitje Kujtimesh fq. 58 & Foto nga: fq. 64 Teuta Haxjija Adnan Ramadani Fatjeta Muriqi Marjan Bunaj Ermal Grenazi Behar Stojku Justina Filipi Artan Malocaj Mujah Muja Llesh Prendi

FJALE SI - PJERIN NDREKA fq.105


PJERIN NDREKA fq.85 INTERVISTAT fq.88 PERKUJTIMORE fq.100 Lec Balca fq. 101 Fatbardh Smaja fq. 132 Bik Ndoja fq. 134 Tonin Tërshana fq. 134

KOL MILETA & ARTET FIGURATIVE PRENKË JAKOVA fq.118 JARE MAJIT -

Albana Fani

FLAT DESIGN -

fq.131

Nga Jetmir Troshani

fq.139

PREZANTIME fq.144

POEZI fq.156

Adrian Paci Markelian Kapidani Paçalin Pavaci Pjetër Logoreci Albert Vataj Ardian Muhaj Fisnik Shpuza Shinasi Rama

Entela Tabaku Sörman Aleksandër Pali Astrit Fani Desantila Qerimaj C. Nikolin Lukaj Gjergj Kolgjokaj Amazona Hajdaraj Megi Bashi


4


Stafi Pershkodren fton te gjithë me marrë pjesë në rubrikën: “Un Ngre Zanin” . Në këtë Rubrike, me 4-5 fjali mund te rrëfeni shqetsimet tuaja në lidhje me qytetin e Shkodrës e pertej.

UN NGRE ZANIN

5


MIMI TIVARI KADUKU Do kishe dashtë me i pa tana gratë që tesh sa vjet janë kthy në shtëpijake, të angazhohen nëpër qendrat humanitare. Edhe për pak orë në javë të japin kontributin vullnetar pranë shtëpisë së pleqve, kryqit të kuq, xhamijave, kishave apo kudo që ka nevojë shoqnija.

Ka shume të rinj të talentuem që munden me perdorë atë talent si nji instrument për ndryshim. Imagjino sikur të gjithë piktorët e qytetit të baheshin bashkë e të krijonin nji mini-projekt për ndryshimin e pamjes së nji qendre, kopshti a shkolle ose të bajshin kurse pikture, apo nji ekspozitë në trugje pemësh. Apo sikur tanë muzikantet të mblidhen e të krijojnë nji kalendar koncertesh në rruge a institucione…

STAFI PERSHKODREN

PJERIN NDREKA

A do t’ishte e mundun, qe na emigrantet shkodrane me u angazhue ne zbukurimin e mjediseve natyrore te Shkodres, tue mbjelle t’pakten ka nji peme sejcili ne qytet apo rreth e rreth qytetit?

Une kam deshire te sjelle ketu ate qe realisht asht e realizume ne Hollywood boulevard ne Los Angeles! Perjetimi I artisteve te medhenj qe ka nxjerre Shkodra ne nje obelisk apo me yje ne trotuar sic mund te jete rruga prej tek dugajt e te kisha e madhe apo edhe ne forme tjeter te propozume prej diskutimit te idese mund te ishte ne nderin e gjith brezave.

ZEF NACAJ 6

ROZAFA SHPUZA

Ura e vjeter e Bahçallekut te restaurohet e te bahet per kalimtare.


VALBONA QUKU LISHA Krijimi i nji qendre kulturore-sportive për moshat 3-15 vjeç, e cila ofron kurse ose aktivitete me çmime të arsyshme. Kjo mund të realizohen nëpërmjet bashkëpunimit të Bashkisë dhe komunitetit. Bashkia mund të sigurojnë ambientet ndërsa instruktorët të jenë vullnetarë, kryesisht prindër të interesuem në pjesmarrjen e femijeve të tyne në këto aktivitete.

FRESKIDA MILOTI Infrastuktura rrugore. Linjat e autobuzave te unazes se qytetit nuk jane ne funksion. Hapesirat e gjelberta jane te pakta. Mungesa e organizimit te strukturave sanitare per sherbime dhe informacione te ndryshme kundrejt banoreve si ne zonat urbane ashtu edhe ne ato rurale. Mungesa e nje parku lojrash ne natyre per femije. Nje kopsht zoologjik i mungon qytetit,e gjithashtu do ishte me vlere te kishte edhe kopsht botanik. Do te ishte bukur qe te ndertohej nje qender rinore ku te organizoheshin te gjitha aktivitetet kulturore.

MERITA BERDICA

Ispirim per integrim! Gjykim mbi gjykim! Gjakeshpirte mbi gjakemarrje!

7


VIOLETA FUSHAZI

MELITA VJERDHA

MIRELA QYTEZA

Un ngre zanin per rinine e Shkodres. S’ka randsi ça studiojm’ e cilin universitet kryjm! Randsi ka me dasht’ me ec para! Me punu e me gjet mundsinë me ba gjana të reja, sidomos ato që na bajn’ mu ndie mirë. Randsi ka me dasht punën që bajm!! Randsi ka me dasht vedin, thelbin e jetës tonë! Jetojm’ në ditë t’vështira ku vetem me qesh ia dalim!!!

Keqmenaxhimi i kohes, sidomos nga te rinjte.Njerez ne gjitha fushat e veprimtarise se tyne vrasin ore te tana neper kafene duke diskutu pa asnji vlere teorike e praktike per çdo problem qe plukson ne çdo cep te planetit tone dhe duke u mburre me arritjet e shpejta, ndonese jo pak raste arritje te tilla duken te dyshimta. Ne shume raste kam perfytyru kafene me emrin “killing time”.

Krenohemi se kemi nji Shkrimtar te madh si MIGJENI – krenaria e Shkodres! Do e rregullojme Teatrin e qytetit tone me emrin – MIGJENI – krenaria e Shkodres! Po nje shtepi ku ka jetu’ MIGJENI ketu ne Shkoder a mundena me e pase?

Per Shkodren, une ngre zanin qe teater Migjeni te funksionoje sic duhet. Une ngre zanin qe nje here te vetme te mbahet i rregullt, te instalohen pajisjet e reja, e mos te vije ma era ZHARI! Une ngre zanin qe cdo gja te rregullohet, tu fillo nga fonia, ndriçimi e tu perfundu te rikonstruktimi i lozheve, sallave te pushimit, prapaskenes e shume te tjerave.?

GERARD B. DABERDAKU 8


KLODIAN KOJASHI

Idea jeme asht me sjelle ne shkoder Moter Tonen, pra me kriju nje galeri artesh ku te jene pjese te artit te autoreve shkodrane, piktura, skulptura, punime artizanati me vlere artistike, arti bashkohor, fizarmonika e prenk jakoves, do letra origjinale te migjenit, kopje e mesharit te buzukut, etj etj., Keto jane vec shembuj, sa me dhane idene se cka mund te krijohet ne shkoder. Asht kryeqyteti kulturor i shqiperise e s’kane pse me jetu ne tirane, ne ambjente me qera, vepra qe i perkasin historise se qytetit. Decentralizim don me thane edhe kjo, pra decentralizim i artit e kultures.

Shkodra ka pas edhe ka talenta! Nji prej atyne talentave mundet qi me ken un, e pse jo edhe ti? Une po due me ngrit zanin n’kyt rast per sportin e gjimnastikes! 15 vjet me rralle une bashke me shoket e shoqet e mi, qi shumica jone mate titullin mjeshter sportit ja kushtume trupin, kohen e po ashtu edhe dashnine ketij sport qi po i mungon fort Shkodres!.

GJERGJ KOLGJOKAJ

ALEKSANDER PALI Une mendoj se ka ardhe koha me ndertue shpia ” Time share”. Kjo do te thote qe nji grup i madh prej 50 vetesh (ma pak ose ma shume) munden me ndertue shtepi pushimi ne Theth, Razem, Shiroke, Velipoje etj dhe pronesia ashte perbashket (te gjithe investuesit ) e ketij grupi kane te drejte ta perdorin kete ndertese me afate te caktueme.

9


MERITA SMAJA

IRENA BALCA

10

Unë gre zërin për nevojën urgjentisht që të ushqejmë fëmijët me teatër, pra të bëjmë teatër për ta e ata të bëjnë teatër për vete e për të tjerët. Dashuria për diçka mësohet që në vogli, e më pas të vazhdojë tradita edhe në shkollat e mesme e universitetet…qi po i mungon fort Shkodres! qi po i mungon fort Shkodres!

Mendoj se nji nder nderhymjet ne qytet asht sistemimi i Tregut Fshatar. Kjo per arsye higjienike dhe etike. Me etike du me thane – respekt per ushqimin, per ate që e ka prodhu si edhe vleresim te drejte te produktit natyral.

MARKELIAN KAPIDANI

MEGI BASHI

Nji shkollë muzike me orjentim nga muzika e improvizueme dhe gjith ajo fushë muzikore që aktualisht në shkollat muzikore Shqiptare mungon totalisht! Bahet fjalë per nje shkollim JAZZ.

Per Shkodren une ngre zanin, une shkruej: Unë vetë i përkas nji moshe të re edhe sic rëndomët vihet re, angazhimi i te rijve asht vetëm gjatë fushatave partiake. Do t’kisha kenë e mendimit që iniciativa tanëpërfshirëse të të rinjve të organizohen mà shpesh, në plazhe, kampe, lulishte, e sipërmarrje për qytetin tonë. Due me pà të rinj që ndërgjegjësohen e ndërgjegjësojnë!


FIORALBA DUMA Mendoj se duhet mu ndergjegjsu se nji qytet asht shprehje e qytetarve t’vet, se vetem qytetart mund t’bajn te mundun nji ndryshim, se ky ndryshim duhet t’niset pre popullit. Tu fillu te nje mbeturin e vogel si çemçakezi, tu fillu te muhabetet para kafes. Nqs ankohesh per thashetheme, shmangi ti n’plan t’par. Nqs duket pashpres gjithkund fol ti e trego shpresen.

ALBANA TEMALI

YMER QOSJA

Ura e Bunes e Vjetra, a ju thote gja? Po jep shpirt! Shpresoj te mos marri kend me vedi, si asht ba!

Du me e cu zanin per problemin e gjakmarrjes – per at situate, at realitet diku ne periferi, sado i izoluem qe ekziston n’Shkoder por Shkodra kur don “ban sikur s’e shef e s’e ndin”. E pra per njiket fenomen po bahen filma (fitojne edhe cmime nderkomtare), shtypi i huej italian – emisioni Le iene, nis gazetare me intervistu femijet e ngujuem, bahen mbledhje e kerkohen ndihma prej shoqatave shqiptare-italiane per femijet “ne kulla”… Pse ky realitet n’Shkoder? Pse qyteti me ket njolle? Per kete du me e cu zanin e uroj shume zana te tjere uroj te bashkohen – ai realitet nuk asht Kanuni por bahet deshmi e nji shteti ligjor qe mungon ose qe nuk funksionon si duhet…

ARJANIT BALCA A jam ûn tuj e nderue/

perfaqesue dheun tem âshtû si fati me nderoi mue tuj m’pagzue me titullin Shkodran?

Une do te guxoja te ngrija zanin per te gjithe gjykimet qe bart e vazhdon te trashegoje nder breza shoqnia jone! Me vjen shume keq qe rinia jone eshte shume pak mendjehapun per te rejat qe cdo dite mund ti vijne perballe dhe shume e gatshme per gjykime per cdo gja ndryshe qe shohin.

ERI OMARI

11


12


Desantila Qerimaj C.

Alma Bazhdari Naraรงi

Entela Tabaku Sรถrman

Merita Berdica Eri Omari Ada Hahilaj

Amazona Hajdaraj Alba Kavaja Leticia Gargjola Megi Bashi

Albana Fani Arjola Zadrima Ledia Dushi

Melita Vjerdha

Merita Smaja

Elona ร ulic

Mimi Tivari Kaduku Olta Dokle

Rozafa Shpuza

Stela Franja

Teuta Haxhija

13


Ekspozita

“Feminine Unlimited” ne muret e lokalit

“Unlimited Soul Cafè 8 Mars, 2015 Fotot nga Rozafa Shpuza

14


Per poezitë pjesëmarrëse në këtë aktivitet KLIKONI KTU’

15


16


"Nji koncept ndryshe, koncert virtual që u mirëprit evidentushem nga mediat e ndryshme dhe anëtaret e grupit PerShkodren. Organizimi përkushtues i Stafit PerShkodren dhe Jurisë të përzgjedhun u paraqit në nivele dinjitoze profesionale dhe angazhuese. Shpresojmë që ky investim të shpërblehet me vemendjen e meritume nga konkuruesit herën tjetër, në rikthimin të këtij evenimenti unik."

The SONG 17


prezantohuni me

JURINE

Eugjen Gargjola 18

Bora Dokle


Markeljan Kapidani

ARJANIT BALCA

ROSELA GJYLBEGU 19


LIQENI I SHKODRËS

Dedikim 20



Dishroj me andje Me kenë vajza e vogël e liqenit … E me mbështet sytë Përjetësisht thellësive të tij

– Eri Omari Ec nji kangë mbi qetsinë tande Fashitun tallazesh e stuhish Mirakande Prelud dashtunish Qi ti msheh në adnrra

– Irena Blaca Amël qetësia t’ulet n’prehën, Rrjedha t’qesh me rreze dielli, E fresku lehtë t’flet n’vesh: “Ksaj i thonë dashní”

– Astrit Fani Kur u mblodhen Perënditë Me pa se si lind Shkodra. Nën dhimbje Hyjneshës i plasen ujnat Lindi liqeni i Shkodrës.

– Aleksander Pali Liqeni sot hesht! Lundron veç në kujtimet E zemrave në ikje.

– Amazona Hajdaraj

E unë du’ që ta çosh thellë e mâ thellë lerg e ma lerg që të përzihet me ndryshkun e spirancave te hupuna.

– Mirela Qyteza …e ndij ala liqenin ndër damar tuj vershue ma xet se gjaku qi mi shton rrahjet e zemrës e m’ban me u ndi krejt si kamba e nji uret t’vjetër…

– Gjergj Kolgjokaj E bekim nadje per nadje i ke dhane, sa here skuqej liqeni nga puthja dillnore aq her i perkdhelshme ne çdo perendim.

– Aleksander Shallvari Liqeni nadje Vështroj largësitë kur naltohen në brigje kreshta malesh me nda rriskun e amël me liqenin e zgaqun

– Melita Vjerdha


Foto: Frang Dushaj

sa herë kthehem ndalem para liqenit zgjas duert drej tij … kur e kam kështu në dorë e më kthen herë fytyrën herë qafën me e puthë … atëherë unë e harroj se asht i tanve e lëshohem krejt në të e duert më bahen liqen

– Entela Tabaku Sörman Rozafe! Nder shekuj ti ke pa nji mrekulli, Ma fal nji vrojtuese edhe mue… Liqe i jemi rrjedhe e mallit tim Jam nise me ardhe…

– Albana Fani liqeni shkodres asht jete, por s’mund te jete nji dashni e perjetshme, une e di se gjate jetes kam me e dashte nja treqind vjet, por jo ma shume.

– Klodian Kojashi

Në vegime t’pamunit harliset liqeni djaloshar, per me hatrue hanen ne bujtinen e valëve

– Merita Berdica Liqeni fjalëpak e andrrashum’ erdh’, at’kohë, e ndiva t’përshkohej der’ n’mjaltin e këthizës së botës

– Elona Çuliq Rrezet puthin buzvalët Ahh… unë xhelozoj brigjeve t’liqenit qi cigaren ma ujtisin me nadje Aq sa s’jam i zoti me thith Zbardhjen e heshtun

– Nikolin Lukaj Vjen nji orë kur qyteti derdhet mbi ujna t’qindisun me gishta shelgjesh e idile bajuklash.

– Rozafa Shpuza


24

Foto: Frang Dushaj


Per videon e kompilueme KLIKONI KTU'

Markelian Kapidani (Muzike), Aleksander Pali (Poezi), Ada Alibali (Foto), Elona ร uliq (Poezi & Foto), Lauren Beteshi (Foto), Irena Balca (Poezi), Artan Malocaj (Foto), Melita Vjerdha (Poezi), Elisa Berdica (Foto), Leticia Gargjola (Poezi), Rozafa Shpuza (Poezi & Foto), Astrit Fani (Poezi), Albana Fani (Poezi), Frang Dushaj (Foto), Gjergj Kolgjokaj (Poezi), Mujah Muja (Foto), Teuta Haxhija (Poezi), Amazona Hajdaraj (Poezi), Erald Kraja (Foto), Klodian Kojashi (Poezi), Justina Filipi M (Foto), Eri Omari (Poezi), Donald Plozha (Foto), Aleksander Shallvari (Poezi), Merita Berdica (Poezi), Rauf Xhyheri (Poezi), Desantila Qerimaj C (Poezi), Mirela Qyteza (Poezi), Mimi Tivari Kaduku (Poezi), Nikolin Lukaj (Poezi), Stela Franja (Poezi), Gerard B. Daberdaku (Foto), Entela Tabaku Sรถrman (Poezi), FatJeta Muriqi (Poezi), Jetmir Troshani (Video & Typography)."

25


#PerShkodrenSketch #PerShkodrenSketch asht nji tentative me kriju nji rubrikë të re me grafika, piktura, vizatime të antarve ma aktivë & mbështetës, të arsyes së mire dhe grupit PerShkodren. Ftojme edhe miq e tjerë artistë te fushës të na bashkohen me punimet e tyne, në këtë nisëm.

26



28


29


30


31


PER DISKUTIMET pjesemarrëse PERDORNI:

#PerShkodrenDiskutime OSE KLIKONI KTU’

MUZIKA LETERSIA TURIZMI FOTOGRAFIA 2015 32


33


Nuk i ka kush dy jetë, thonë të moçmit… Porse njiri ka dy soj andrrash: të realizuemet dhe ato që i mbesin në mendje, prej se kurrë s’u realizuen. Vjen nji ditë kur njeri ndalet e ban bilancin e jetës së vet. Rreshton çka ka mrritë me ba e në zemër ka peshën e andrrave të pakryeme. A nuk duhet me i ba bashkë realizimet dhe jo-realizimet? A nuk janë të tana andrrat tonat, të veçanta sikurse edhe na vetë jena, në formim e rrethana? Edhe për andrrën mundet me u thanë: asht e jemja! Edhe për atë që mbeti andërr, që për arsye të ndryshme nuk u realizue asnjiherë. Deri sa nuk asht ba qëllim, andrra asht e butë. Mbi kët butësi andrrash janë disa shkrime andrrimtarësh të knaqun, prej se andrrat i kanë prekë me dorë. - Irena Balca

34

KLIKONI KTU’ për shkrimet e plota si dhe shkrimet e pjesemarrësve të tjerë.


ELISA CESAJ

KLEA GJONI TROSHANI

FLORA VATA ANTONION PJETRAJ

SARA DOKAJ

GERARD DABERDAKU AMELIA TOPCIJA 35


ANDRRA IME

Ky aktivitet synon rritjen e cilesisë shkrimore si nji lule e bukur e komunikimit. – Mosha – 12-18 vjeç – Jo ma shumë se 800 fjalë. – Duhet me u plotësue të gjitha shenjat e pikësimit. Vlerësime: – Miqt të mirë kompetent (Stela Franja, Entela Tabaku Sörman, Teuta Haxhija, Rauf Xhyheri, Klodian Kojashi dhe Astrit Fani) të grupit PerShkodren kanë me përzgjedhë disa nga këto krijime letrare me vlerësime të tilla, si p.sh., shkrimi ma i bukur, shkrimi ma emocional, shkrimi ma romantik etj… – Këto përzgjedhje kanë me u publikue në revisten dixhitale, krahas përmbledhjeve të tjera. – Çdo pjesmarrës ka me u pajisë me “Simbol Dixhital”, tue lane kështu gjurmë të përhershme te grupi PerShkodren, si dhe nji pikë reference për të ardhmen e suksesshme të çdo pjesmarrësi në këtë aktivitet letrar.

36


AMELIA TOPÇIJA Liza, vajza e vogel e nji familjeje t’madhe t’Shkodres, po mbyllte shkollen, tuj prit me zemër të ngroht virgjiljen e Kshndellave. Ishte vetem 15 vjeçe, e n’zemren e saj vlonin andrrat e dishirat e panumrushme. At vit, ishte nji dimen i ftoft e plot lagshtin, pemët ishin harkue nga të ftoftit, e gjethet gersitnin prej brymës të egër të atij dimni. Deri vonë, Lizën e përcjellnin për shkollë, e mrapa e pritnin te dera, fill masi marote msimi. Ama tesh, që i kishte kalu të 15 vjetët, kishin fillu me e lan pak ma lirshem. Rruga për n’shkoll e ma vonë për n’shpi ishin xhiroja e saj e përditshme, e mundohej me i shiju n’kulm kta çaste vetmie të amël që kishte para se me shku n’shpi, ku kishte me u taku e me...

Andrra ma e bukur

KLEA GJONI Na ishte nji herë nji beb i vogël, me fije floku t’artë e faqe bufe. U rrit me shum’ dashni, me shum’ kujdes e me shum’ përpjekje që me u ba vajz’ e mirë, e matun, e pjekun, që din mos me ra pre e rebelsisë s’jets. Gjithmonë, qysh kur u ba e aft’, kishte disa menime t’sajat: t’pjekuna, fminore, n’varsi t’moshs e t’situats. Shpesh i ndërthurte. N’ditlindjen e saj t’gjashtë, që ishte pak para Vitit t’Ri, i erdhi ideja ma fantastike: me shpreh nji dëshir, që e andrrote me forcen e shpirtit e t’imagjinats; çdo ndrrim vitesh, fiks n’oren 12. Ky asht menim i pjekun. Po dëshirat veç, ato aspak...

Andrra me gjetjen ma të bukur 37


ANDRRA IME

ELISA ÇESAJ Ajo mramje Janari e ngrohtë të përfshinte ngadalë në vorbullën e saj dehëse. Vajza zuni ven n’at karrige t’vjetër që sa ma shumë t’ju afrojshe të linte gjurmë në kujtesë aroma e ahit t’vjetër. E donte shumë at karrige. Njaty e kalonte mbasditen e saj, najher njehte njaty me nji penë ndër dor të djathtë e thatime, kurse ftyrën e kishte t’njeshun në tavolin. Perdja vjollcë dukej sikur vallzonte nga lajkat që i bante era jashtë dritares e n’an tjetër ambazhuri që l’conte ca fije drite ngulcuese. Nji monotoni sa e kandshme aq edhe sfiduese. Jo cdo qënie me ndërgjegje munet me i rezistue asaj kllapie kohore të mydhme me dëshirën ma t’madhe të...

Andrra ma frymëzuese

ARBA TROSHANI Qiell i vranët.Kjo qe gjaja e parë qi pashë nadje sa çela sytë..Kshi ditsh fillohen tan pesimizem e nuk t’bahet me u çue.Megjithat nuk m’u rrite ma n’shtrat.Tuj u çue ndigjova zanin e pezmatuem t’motres,teksa ajo qasej afer meje. -Cka ke?-e pyeta. E ajo si përgjegje zgjati duert e vogla, qi majshin nji lamsh spangoje e gocash.Me sa dukej varesja e saj me goca qi kishim ba vitin e kaluem n’plazh qe këput. -Mos u mërzit do ta ndreqim.E nqoftse jo, do bajme nji tjeter. -Kjo nuk bahet ma si ka kenë.Mandej une nuk du tjetër. Ftyra e saj e vrenjtun ma shtoi edhe ma mërzinë. Teksa...

Andrra ma romantike


ANTONION PJETRAJ Është si një letër për babagjyshin, të cilën pa dyshim që e lexojnë prindërit, kjo është si një letër për ty, të cilën padyshim që do ta realizoj unë. Prandaj jam kaq i kthjellët në ide, i ftohtë në ndjenja, siç është e ftohtë një pasqyrë. Jam larg, mbi retë më të çuditshme të qiellit, re në forma surreale, një ndër ta ngjan me babin, i pari që më ngriti hopa lart, aq lart por aq i sigurtë. Nejse të kthehem tek ti, ti që jeton në një vend të akullt, ku lekura me lëkurë nuk preket, syri me syrin nuk takohet, shpirti me shpirtin nuk flasin të njejtën gjuhë. E di çfarë, sot mora një dhuratë, ndër më të bukurat, një libër në faqen e parë të një libri, një libër me vëtëm tre rreshta, një libër që të ndryshon tejqyrën me të cilën shikon larg...

Andrra ma filizofike

SARA DOKAJ Sara jeton n’nii fshat t’vogel ku tetan e njohin njani-tjetrin andaj ite msue me nji atmosfer t’ngroft. Nana e saj ite infermire edhe i jati kite studiua per oficer, po dashurote informatiken. Print i kerkoshin Sars t’andrrotese “Andrrat-thoshin atae majn njirin gjall” e shpeshher I tregoshin andrrat e tyne. Qysh e vogel Sara kite andrruar, kite krijua nji bot qi ite vetem e saja. Kur fmit e tjir ju afroshin e pytnin:”Sar cila asht andrra jote?”. Ajo me nji krenari prëj fmijet n’za e tuj e tun kryt let ju pergjigjej”Unë do t’ bahem nji princesh.” Nji anderr krejt normale per nji fmij qi udhhiqet prej imagjinats dhe pafajësis s’moshs...

Andrra ma e shtjellueme 39


ANDRRA IME

GERARD DABERDAKU Çdo qelizë, gjallesë dhe ktu hyn edhe njeriu, ka ândrra. Unë jam një njeri me ândrra, sepse po nuk pate ândrra, je njeri që s’merr frymë, je njeri që nuk jeton me pasion, nuk e jeton jetën me “jetë”. Ândrrat e mia kanë ndryshu shumë herë, e me kalimin e kohs, tesh që jam mâ i pjekur mendërisht, ândrrat e mija po fillojn e ngushtohen…pse? Ndoshta ngaqë jam tu e pâ boten me sytë e mi, ndoshta ngaqë jam tu e pa botën ashtu siç âsht….!! Ândrra jeme…âsht nji rreze lavdie që ta mbështjellë shpirtin e që ta zbulon para syve tan boten… Ândrra jeme…t’kam burim nga qënia jeme, që me etje rrin e zbulon çdo gjurmë që lâ pas gjatë realizimit t’ândrres teme. Shumë po kam mallë për njata copza ândrrash t’pa....

Andrra me gegnishten ma të bukur

FLORA VATA Mbi çatinë e shpis, ku frynte nji fllad i lehtë që t’bante për vete, rrinte e ulun nji andrrimtare, e brishtë. E kishte nxan kyt vend qysh e vogël. Ajo shkonte aty pothujse çdo ditë masi përfunonte msimet e saja. I pëlqente mas shumti me nejt n’kohën e përëndimit të diellit. Edhe kur nuk kishte diell e binte shi i furishëm , ajo ndërtonte nji tendë mbi çatinë e shpis, prej ders së cilës rrinte kambëkryç për me pa peisazhin që i ofronte natyra. Qysh e vogël e bante kyt gja vazhdimisht, ishte e dashurume me at vend, me at peisazh, n’fakt ishin dy peisazhe. Peisazhi i saj i preferum u karakterizonte nga nji diell i madh, që kishte nji ngjyrë aq...

Andrra ma e rrealizueme artistikisht 40


41 41


42


portali i

Foto

grafise

foto.pershkodren.com

43


44


Zi B ardh e

45


Gr u

46

n g e


47


Kafshët ë

48


49


Zoom

50


51


Njerëz

52


53


Hist

54

rike


55


NGJY RA

56


57


ROZAFA SHPUZA 58


TROKITJE KUJTIMESH Trokitje kujtimesh: Ekspozita e parë me fotografitë Rozafa Shpuzës. Për këto dyer drite, portën mikpritëse e hapi Qendra Rinore ARKA n’Shkodër, me 17 Tetor, ora 18:00, në bashkëpunim me PerShkodren, dhe nën mbikqyrjen e Drejtorit të Kulturës të qytetit të Shkodrës, Eugjen Gargjola.

59


60


TROKITJE KUJTIMESH

61


62


TROKITJE KUJTIMESH

63


Teuta

Haxhija 64


65


Adnan

Ramadani 66


67


Fatjeta

Muriqi 68


69


Marjan

Bunaj 70


71


Fotoja Fituese e cmimit Special Award Ne konkursin e fotografise PreFoto

Ermal

Grenazi 72


73


Behar

Stojku 74


75


Justina

Filipi 76


77


Artan

Malocaj 78


79


Albana

Muja 80


81


82


Llesh

Prendi 83


84 84


FJALE SI PJERIN NDREKA

PIER KOLOND

85


FJALE

SI g

s s jRRBLjB RjgB Bj uRRLuoj V mg R m g a oR B ZFuncZZ aB aj kjV R iaj R BhQ ug o FL ckjZBiQ RRLR u n g P R o B iu B Z sc hB V c Q Q u j j s n Z s a a m V R P LBojRn F L uF ocLV sc P VPu c Q k R Z s m u a j c k s g sFmFtm ui ZmFaZungcZ c Zsmos ojB jRRBkB R a h e Z F k o o m o i s e m j m F m s V c F R s L gL s Fuj m mg a VnuFi kB m m a k o k s o V j ZFuncZBQBkjVoaj RRg BoP R u gh o h iu L B Z sc B V c Q Q u jRuZhLBoj ne n aP L uFsmoacRt s cP s V Q L k g smgcgRR F c PL u R Q FB j cFtm Z PuPi ZZ L Z c F Zhg eg VBosFL uZn R ik F sggojQ L e t m s V c g L k g s F F etm Ls m skhm aF moaV j Vnm k gs m L i B R B h nRRgk Fmu oV m Buj k Fm m Z ncZokBRii j R ojP u m k B B L k B sc QVju u u VL sm ZPncZh B i j n u d ujiusLcec oui cL u u B e P e s Q u L BFm F cZ n m ce iZ icZj j smocj m cm m j mBFcmu P uui u P h B RFem Fu d ij k u kc ogu j u c c k u c F LZdFuc Fuuce Fui L sci Fu u uBk P g s u i d c u sc Q V s i s ee uu cB P PP i Fsu B P R ucsccFF suFscicsFcu BiVcjLF u cB c L Z s sdQnnusc Q k P P c u c s jLR cj F Fccsuc F u e u cB P P PP cuu su kkc cZ P uuimuFu n BFF k Z c QV j mu ui cu P u

86


Ju bajmë me dije, se PerShkodren ka knaqsinë me sponsorizue botimin e librit tashma të shumëpritun të Pjerin Ndrekës, vëllimin me poezi , t’cilin autori e ka titullue “FJALE SI”. Arsyeja e këtij titulli asht se ai e sheh të udhës me i kushtue vëmendjen e meritueme fjalës, si tipari ma i lashtë, ma efikas dhe ma i randsishëm i komunikimit mes njerëzve. Ndër komunikime të shpeshta e të ndërsjellta në grupin PerShkodren, kena pas nderin me u njoftë me Pjerinin shpirt-madh, me një mbështetës aktiv të t’bukrës, të t’mirës e fisnikes, jena njoftë me zanin e thellë të mendimit të tijë poetik, por ma e randsishmja jena njofte me zanin e thellë të gegnishtes së tij melodioze e mjaft autentike, sjellë ndër ju me kujdes t’veçantë ashtu siç gegnishtja e meriton. Shpirti dhurues i grupit PerShkodren asht zani i ndërgjegjes e i dëshirës për të ndërtue dhe shpalosë vazhdimisht vlerën, asht zani i kulturës së qytetnueme që na udhëheq me ba ndyshimin tek njeni-tjetri, aty ku merita dhe arti xanë vend. Tek Pjerin Ndreka vlera e merita janë sinonim të karakterit të tijë. Tue i urue autorit festat e fundvitit dhe suksese, urojmë po ashtu që libri “FJALE SI” t’pasunojnë librarinë tuej.

87


r e t

s iv

nI 88

t at


INTERVISTAT 2015


P

Paolo Muner

Intervistë me – perktheu Fioralba Duma Parathënie: Kërkoj falje që tani në qoftë se disa nga përgjigjet e mia, për të qenë të vërteta, do të përmbajnë ndonjë referim jo gjithmonë të kuptueshëm nga një lexues shkodran, apo shqiptar, por do mundohem të jem sa më i qartë. Shkolla juej fillore? Në Trieste...

Olta Dokle

Intervistë me Shkolla juej fillore? Shkolla Ushtrimore “7 Nëntori”…Ruej kujtime të gjalla e aq të kandshme për godinën vetë, dhe gjithë cka ka përmbajtë mbrenda e rreth sajë. Shkollën e kam dashtë gjithmonë shumë, mëngjezin mezi e pritsha. Hala i kam në hundë, aromat e cantës, librave, mbështjellseve të librave, fletoreve, lapsit, stilolapsit...

O

Elisa Berdica

E

Intervistë me Shkolla juej fillore? Ali-Laçej. Kujtimi ma i gjalle asht miresia e msuses se fillores dhe kurset e karate-s. Kujtimi i preferuem i fëminisë? – Pushimet verore te tezja ne Puke. Hala e ndij ajrin e fresket ne mushkni, e aromen e pishave. – Bastani te plazhi n’Velipoje i perzim me shijen...

V 90

Valbona Lisha

Intervistë me Shkolla juej fillore? Kjo asht periudha kur për herë të parë përballesh me të panjoftunen, të pakten për disa orë në ditë e kjo mundet me kene një eksperience e frikshme për shumicën e 6/7 vjecarëve. Duhet te mesosh të krijosh marrëdhaniet e para me njerez që nuk janë familja jote...


Z Teuta Haxhija

Intervistë me Shkolla juej fillore? “11 Janari” Shkolla ma adapte edhe si ndertese edhe si personel mesuesash per me u kujtu me ambelsi e paqe, ashtu siç e meriton nji shkolle fillore. Kujtoj msuse Gjylin, personifikimi i miresise. Kujtoj fletoret me nji rregull maniakal, ku “drejt-shkrushim” me bishtagyp e divid...

O

Zef Nacaj

Intervistë me Shkolla juej fillore? Shkolla Tete vjecare Vermosh. Ne ate kohe, Kelmendi nuk kishte kuadro te veten dhe gjith mesuesit vinin prej Shkodres. Kujtoj shume mesues te mire por qe me ka mete ne kujtese per dashamiresine dhe zotnillekun e tij ka kene Jonuz Rroji. Kujtimi i preferuem i fëminisë?...

T

Orestia Kapidani

Intervistë me Shkolla juej fillore? Shkolla 8 vjecare “Ndoc Mazi”. Aty kam shume kujtime te bukura. Nder to ishte ora e vizatimit, ku pervecse ne fletoren time, vizatoja edhe per nxenesit e tjere te klases. Gjithashtu shitsi i piprrave ne oborrin e shkolles, te cilat i blija aq shpesh, saqe shoqeria ime me...

Stela Franja

s

Intervistë me Shkolla juej fillore? E mbaj mend filloren teme…Kam pase fatin me pase mesuese te nderume ne shkollen Ndoc Mazi…mesuese qe dhe sot me skuqin faqet kur i shoh. Kujtimi i preferuem i fëminisë? Muri i vjeter rrethues me gure i shpise ku jam lind e rrite...


R

Rauf Xhyheri

Intervistë me Shkolla juej fillore? Shkolla ime fillore ka kene “Vojo Kushi” E kam fillue ne vitin 1953. Tashti kjo ndertese nuk ekziston. Ne teritorin e saj u ndertue Hotel Rozafa. Mesuesja ime e pare, ka qene Vangjeli Shoshi, me vone sipas klasave, mesuese me mbiemer Shala, ne klasen e trete Vasfija dhe...

Pjeter Logoreci

Intervistë me Shkolla juej fillore? ..Shkolla ne lagjen tone qe mbante emnin e atentatorit Vasil Shanto…, qysh femije nuk arrijsha me kuptue se pse Vasili ka vra njerz vetem se kane mendu ndryshe… Kujtimi i preferuem i fëminisë? …festat fetare kur prindet na blejshin ndonji tesh te re apo kishim mundesi me shijue...

R

P

Rita Gjeken

Intervistë me Shkolla juej fillore? Vasil Shanto, sot Kuvendi Françeskan. Koinçidence ndoshta, por njaty rri gjatë me rini, baj teater, muhabet, shamatë, gallatë etj. Jam kryetarja e shoqnise ILLYRICUM. Kujtimi i preferuem i fëminisë? Mbulesat e divanave i kishim njisoj si perdet, bojë-vishnje si zgju bletësh. Une i merrsha dhe i varsha në...

Pjerin Ndreken

Intervistë me Shkolla juej fillore? E kam fillue ne vjetin 1962 ne Luarz-Velipoje, ne fillim si ndigjues se isha nen moshe e mbas tre muejve me kane regjistrue perfundimisht. Ne klasen e trete jena trasferue me familje ne Bushat e aty kam vazhdue filloren, 8 vjeçaren dhe te mesmen. Kujtimi i preferuem i...

92

P


s

Spartak Sokolin

Intervistë me Shkolla juej fillore? Shkolla “Salo Halili”. Shumë kujtime. Kujtimi i preferuem i fëminisë? Periudha e verës. At’her kur shkollat u mbyllshin e na si fëmijë kishim tân ditën në dispozicion me luejt nëpër lagje, tana ato lojna fëminijet që sot nuk i bajnë ma fëmijët e sotëm. Shokët/shoqet tuej/a ma të...

Shenasi Rama

s

Intervistë me Shkolla juej fillore? “7 Nendori” ne Zdrale dhe “Ndoc Mazi”. Kujtimi i preferuem i fëminisë? Shkuemja me nanen time ne biblioteke; filmat vizatimore ne Shtepine e oficereve; loja me vllaznit e komshite e me radhe. Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse? Ka shume njerez qe kane kene e jane shoket e...

R

Rozafa Shpuzen

Intervistë me Shkolla juej fillore? Shkolla ushtrimore ishte si nji projekt bashkëngjitun shkollës së mesme “Shejnaze Juka”. Mbaj mend se jena shpërngulë disa herë, si duket prej mungesës së ambienteve: prej shkollës “7 Nandori”, te Pedagogjikja e prej aty te nji aneks i shkollës “11 Janari”, që dikur kishte kenë kuvend jezuit. Kjo...

Rosela Gjylbegun

Intervistë me Shkolla juej fillore? Shkolla ime ne fillore Ismail Qemali ose ish 7-Nentori, kam pase fat te jem ne ate shkolle ne nje klase shume te mire te perzgjedhur me mesuesit me te mire te asaj kohe nga te cilet kemi mesuar shume,kam kujtime te jashtzakonshme. Kujtimi i preferuem i fëminisë? Lojrat...

R 93


G

Gjokë Vaten

Intervistë me Shkolla juej fillore? Nga shkolla ime fillore kujtoj me rrespektin ma te nalte msuesen time te pare Vitore Ashta, te cilen sigurisht e kujtojne me te njejtin rrespekt edhe bashknxansat e mi. Kujtimi i preferuem i fëminisë? Kujtimi ma i shkelqyeshem i feminise time mbetet nana ime, per te cilen kam...

Pëllumb Makashin

Intervistë me Shkolla juej fillore? Ish Shkolla “8 Nëntori” Q.Stalin 1960-1968… Kujtimi i preferuem i fëminisë? Kur “bridhja” me shokët gjithandej për rreth qytetit për të njohur çdo gjë… Isha shumë Kureshtar për të njohur gjërat, dhe besoj se më ka vlejtur… Shokët/ shoqet tuej/a ma të mirë, e pse? Lazar Shandro, Kujtim Abazi...

N

P

Nikolin Lukaj

Intervistë me Shkolla juej fillore? Kur i kujtoj vitet e shkolles fillore prej shpirtit ju tham se bahem edhe njhere femije. Fshati, shpija, shkolla me oborrin e saj, mesuesit e mrekullueshem, bibloteka e mesues Feridit do te mbesin tek une gjithmone si rrelikja e ndertueme me dore njomcake e çdo gure i saj...

Mirela Qyteza

Intervistë me Shkolla juej fillore? Kl.1-2 ne shk.”A.Lacej”. Kl.ne vazhdim te shk.”B.Kadia”, shkolla jeme e pare e Fatit, mbasi me kane dhane mesim Korifejte te Mesuesise : Matematike – Matish Shestani Gjuhe shqipe – Enver Gjylbegu, ndjese paste ! Anglisht – Sashenka Gjergji . Fati dhe knaqesia me kane ba shoqni… Kujtimi i...

94

M


M

Intervistë me Mimi Kaduku Shkolla juej fillore? Shkolla Ali Lacej mbart shume kujtime por ai ma i ambli asht distanca e shkurte me shtepine e nanadajes. Ne pushim te madh e sidomos para ndonji eskursioni, gjithmone me shpetonte me 5-lekeshat e saj qe i nxjerrte prej xhepit te bohces si nji magjistare. Sa mire e...

Freskida Miloti

Intervistë me Shkolla juej fillore? Shkolla ime fillore besoj ka qënë themeli i dijeve dhe nga këtu lindi pasioni për skenën, muzikën, poezinë, për artikulimin e bukur të fjalës. Pasi që në fillore merrja pjesë në të gjitha aktivitetet artistike. Kujtimi i preferuem i fëminisë? Mbaj mend që mblidhja fëmijët e lagjes dhe...

F M

F Fioralba Duma

Intervistë me Shkolla juej fillore? Shkolla “Perlat Rexhepi”, njeni pre 3 herojve t’Shkodres e ma von ju vu emri “Azem Hajdari”. Drejtori ishte i mrekullushmi Astrit Dervishi dhe msuesja jeme Zana Ulqinaku, q’i kishte dhan msim edhe disa kushrinjve tjer. Msimet e saj ma kan mbush fminin me dashuri për historin, për kulturen...

Merita Blushi Smaja

Intervistë me Shkolla juej fillore? Pyetje qe nuk din si me ju pergjigj …sepse nuk percakton cfare? E kam kry ne Burrel, me nje mesuese fantastike nga Vlora qe e kujtoj edhe sot me shume dashuri . Veten e mbaj mend gjithmone duke lexuar ..dhe shume e heshtur … Kujtimi i preferuem...

95


M

Megi Bashi

Intervistë me Shkolla juej fillore? Azem Hajdari mbetet pakoja e ngjyrave te femijerise teme mbasi me asht dhuru shume dashuri nga mesuesit Sherrinat e vogla ne klase justifikoheshin si ‘e ka mosha’ dhe takimet me prind ishin ma te kollajta . Haha Kujtimi i preferuem i fëminisë? 15 ditshat ne cadrat-kabina ne Velipoje ...

Manjola Lloja Bushati

Intervistë me Shkolla juej fillore? “7 Nentori”, mesuese Sllafka,

kalimi krejt normal nga femija i rritur me gjyshen qe s’shkonte ne kopesht, te shoqerizimi ne klase, recitimet, shoqeria e ngushte me Elona Agollin, xhirot me te perdore rreth e rreth oborrit, tekat ne ushqim, qejfi i madh me lujt konkursesh, akulloret te...

M

M

Merita Berdica

Intervistë me Shkolla juej fillore? E kam fillue dhe mbarue tek shkolla 8-vjecare “7 Nentori”, sot “Ismail Qemali”! Kujtimi i preferuem i fëminisë? Deshira e mikepritjes me padurim, me ndigjue nga goja e babes tem perrallat e sajueme nga ai vete! Shokët/ shoqet tuej/a ma të mirë, e pse? Me ka shoqerue idea administrative...

Melita Vjerdha

96

Intervistë me (Lumi) Shkolla juej fillore? “Aleksander Paloci”. Kujtimi i preferuem i fëminisë? Kjo ndoshta asht pjesa ku vlerat afektive dhe emotive ne nji kohë depozitoheshin me shumicë , mbi nji objekt, njeri, ambjent , dhe sot kthehen të gjalla në realitetin e kohëzgjatjes së brendshme . Në nji periudhë të shkurter të...

M


A

Albana Fani

Intervistë me Shkolla juej fillore? Ushtrimore”Shejnaze Juka”Ah ca me kujtue ma perpara prej asaj shkolle!!Mesueset e dashtuna te paharrueme per mue, te ndnjeren Luci Gera ( mesuese e klases se pare), Gita Bazhdari, Mesuesi i klases se katert e shoke fminije i babes tem i ndjeri Zyhdi Kalaja.Metodat e mesimdhenies se tyne, e dashunija pakushte qe na kane dhane cdo dite e cdo minute!...

Desantila Qerimaj

Intervistë me Shkolla juej fillore? Shkolla e Muzikës Prenkë Jakova. Kujtimi i preferuem i fëminisë? Koncertet ku këndote nana, në teatër Migjeni, ish Kinema Verore, Ish Artistiken etj, ndojher isha spektatore ndojher këndosha edhe un… Em atë që punote shofer, udhtimet e shpeshta me të nëpër zona të pabanueme, apo fshatna gjatë pranverës e verës...

A A

D

Albert Vataj

Intervistë me Shkolla juej fillore? Ajo qi mundem me than dhe që më ka ngucat qysh prej asoheret, asht nji impresion i zafillun në këtë cak. Mahnitem me veden teme, se si mundem me kujtu edhe tash, ose ma saktë, se si kam mujt me majt t’lidhun vedin me pëshkënditjet e këtij hapi moshor dijetus. M’kujtohet mësuesja e leximit, Drita Matohiti. Mundem me i përtëri edhe tash një pjesë të kallzimit mësimor të kësaj msimdhanse t’pashoqe...

Aleksander Shallvarin

Intervistë me Shkolla juej fillore? Shkolla 8 vjecare 10 Korriku Shkoder. Kujtimi i preferuem i fëminisë? Nje oborr mjaft i bukur brenda shetpise ku kalonim oret me te bukura te dites. Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse? Ne kalvarin dhe ecjen e gjate ne jete njeriu takon,njihet dhe ndan cdo gje me mjaft shoke dhe shoqe. Me te miret? Ata qe...

97


A

Amazona Hajdaraj

Intervistë me Shkolla juej fillore?Ndoc Mazi. Jam shkëput vetëm në klasë të dytë dhe të tretë nga kjo shkollë të cilat i bana në 10 Korrikun, Nga klasa e dytë dhe e tretë në 10 Korrikun, fitova një miqësi të përjetshme me një vajzë e cila ishte në klase me mu, Migena Hajdari, jo Hajdaraj si unë....

Alketa Delishaj Bercaj

Intervistë me Shkolla juej fillore? Shkolla “Migjeni” nje shkolle ne brendesi te Shkrelit te Malesise.Kujtimi i preferuem i fëminisë? Ka plot, per tu kujtuar ditet plot gjalleri mes vellezerish dhe kusherinjesh, jemi 5 vellezer dhe motra, dhe fisi perbehej me te pakten 30 kusherinje, te gjithe pak a shume te jejten moshe, ...

A

A

Anduena Dragovi

Intervistë me Shkolla juej fillore? Kujtimet nga shkolla fillore lidhen ngushte me ato mengjeset e hershme kur prindrit na shoqeronin me biciklete dhe gjate rruges flisnim per gjera nga me te ndryshmet ! Mbaj mend qe shpesh me babin flisnim per gjeografine per kryeqytetet e medha :) Rruga kalonte pa u ndier fare!...

Arjola TAFA (Zadrima)

Intervistë me Shkolla juej fillore? Nje pjese te fillores e kam krye te Shkolla 9 vjecare, Pashko Vasa, pjese e dyte nga klasa e peste, tek Xheladin Fishta, nga ku ndihem krenare per mesuesit qe kane kontribu ne formimin tem… Kujtimi i preferuem i fëminisë?...

98

A


M

Intervistë me Markelian Kapidani Shkolla juej fillore? Prenkë Jakova … jo vetëm fillorja por 12 vjet, prej fillores deri para se me vazhdue në Akademinë e Arteve. … Kujtimi i preferuem i fëminisë? Kacavjerrjet nëpër pemë (i lumtun) te bahçja e Gjyshit … Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?Vendin e parë e xen Muzika e cila i mbush ditët e mia plot me nota … Vendet e tjera janë lirshem per t’tjera gjana...

Arian Shporin

Intervistë me Shkolla juej fillore?Shkolla Xheladin Fishta. Shkolle plot prestigje e mesues perfekt. Kujtimi i preferuem i fëminisë? Dy karroca me kushineta,tre kater thupra (arsyeja : plazh pa leje e me brekte e reja ). Kumbllat te kojshija e libra pa fund. Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse? Shoket e shoqet ma te mira? Nuk kam te keqinj asnje...

L

A

Leticia Gargjola

Intervistë me Shkolla juej fillore? Liceu artistik “Prenkë Jakova” dega piano. Kujtimi i preferuem i fëminisë? Krejt fëminia jeme asht nji kujtim i bukur me shumë dritë e ngjyra. Asht nji rifugjo ku sa herë ndiej nevojen me u mbrojtë nga realiteti i perditshem, futem aty dhe dal ne nji fushë me erna te mira dashniet. Du me vecu disa copa kujtimesh që kam me njeriun ma të dashtun të jetës teme, gjyshen Margerita...

Per intervistat e plota KLIKONI KTU’ 99


100


Foto: Damiano Dekaj

...nji ndër postimet ma emocionuese që ka publikue Grupi PerShkodren, tue pasë dëshirë që me ju përcjellë kujtimin e nji njeriut të paharrueshëm që la kaq shumë mbresë në mendjet dhe zemrat e qytetarëve shkodranë gjatë jetës së tij e me pas… ...nxanësa të dikurshëm, miq e shokë i kanë dedikue nga nji shkrim, tue prue momente nga kujtimet e ngjarjet jetue me profesorin kaq të dashtun e të respektuem njiherësh. Në këtë formë i bajmë nji shërbim të randsishem edhe historisë së qytetit, tue naltësue kështu gjurmët e nji njeriu që la shenj në zemrën tonë dhe kulturën shqiptare.


Foto: Arjanit Balca “Baba tue shkue”

“figura e tij si NJERI (me germa të mëdha)” -Robert Prendushi

102


103


“ At me udh’kryqe t’bardhë ” 104


Mrizet kjen shkunde, naten tuj meh at’ za grykemalit, stuhish e flladesh lmue mbshtjellun rrathve te trungut n’dege t’reja harlis’ qeshja e fmis’ nen levoren e njerit. At za, qi idhnimin e shekullorit t’brujtun n’ferr vorfnoi, ujvara dashnijet gazmendshem tuj lshue ne oaze te ruejtuna n’duert tueja - aty ku besova se njeri kje krijue. N’ato duer ku ti perkunde at dit-naten tande n’shplak burrit e njerit, ku zane fmish shperthejshin tuj qafe dliren e tuj cukitun thu shpirti t’pat tingull e koha t’kje fjal - njerit shpikun. At me udhkryqe te bardha! Hyjni pa bestytni, e boshi me vret n’ ij’. At….! Linde n’ shkalle gurit t’ lmuem ku nder plasa pat mblu bari jeshil- ma shum se un mujta me pa me pushu e lahutu. Per sa g’jate mrizet kan me jetu. N’ty Rozafe po kerkoj nji tjeter mriz per Njerin!

-Irena Balca - fragment prej poezisë “AT”

105


ALBANA FANI Une nji nxanese camarroke e mesues Lecit due me nda nji histori e do tinguj me te tane ju sonte. Na ishte njihere nji nane e re me dy bishtaleca vetem 21 vjece, ne Kukësin e larget malesh me bore ajo I kendonte ferishtes t’porsalindun. Do fjale zemre, fjale nane, mall Shkodre, drandofile, lulebore, era bli e th’llanxe…. E baba …ah baba I ri e i dashuruem dy-heresh tashma me gruen e familjen e tije te re, vendos tingujt e zemres ne pentagram. Keshtu lindi kanga “Fli Pllumbeshe”. Teksti: Agetina Balca, muzika: Lec Balca, orkestrimi: Ilir Zoga dhe pak kendim nga une, une qe due me e falenderue me zemer mesues Lecin, per kush ka kene e mbete per mue e shume kend ne Shkodren tone. Faleminders qe je gdhend ne kujtimet ma te bukura te jetes time e ke dhane kontributin tand ne formimin e personit qe une jam sot! Per ju te gjithe, kanga “Fli Pllumbeshe”….. Për videon e kangës e dedikimin e Albana Fanit

KLIKONI KTU’

106


ROBERT PRENDUSHI Bisedë për Lec Balcën Nuk di nëse ka ndonjë lagje tjetër e qytetit, – sepse e tillë ka qënë për mua Shiroka, – që i ka dhënë kaq shumë njerëz të njohur e të vlefshëm Shkodrës (natyrisht në krahasim me popullsinë). Ky mendim më erdhi i pari, kur një ish nxënëse më kerkoi të shkruaj...

GILMANE BUSHATI ‘Mësusi i muzikës’, ose ‘mësus Leci’, shumë vonë e kam kuptue se unë paskam kenë femi i privilegjuem me pasë mësues nji njeri të përmasave si Lec Balca.Atëherë m’emociononte vetëm fakti që ai ishte në Festivalin e Femive për 1 Qershor, e kur ia dëgjoja emnin qoftë si drejtues artistik, si autor i teksteve...

ANJEZA GJELUCI Isha në klasë të parë 1985 kur takova nji burrë ftyrëpaqtë me sy të qëshun, kapele republika e me fizarmonikë në Shtëpinë e Pionerit. Kërkonin zëra të rinj për Festivalin Kombëtar Shqiptar që do të zhvillohej. Traditë Shkodre. Ishte pikërisht mesues Leci, i cili kërkoi me ma ndi zanin e unë me u ba pjesë...

107


GJERGJ KOLGJOKAJ Me Profesor Lecin (mësues Lecin ashtu e mbaj mend qi e thirshim kur kena kene fëmi) kam kalu katër vjet të mrekullueshme në tëtevjeçare! Ai ishte mësuesi jonë jo vetëm i muzikës, por për mendimin tëm edhe i jetës! Sa herë qi hite në klasë syt e mi lakmoshin firzamonikën qi e kishte t’hedhun n’krah...

OLTA DOKLE Për Lec Balcën… Për mue, për vite me rradhë, ai ishte Mësues Leci, para se tu bante Axha Lec. Ai asht nota “LA” e kujtimeve të mija të njoma që lidhen me kangën, shtëpine e pionierit, festivalet e fëmijëve, dhe të gjitha podiumet e drunjta me shkallë, ku më kanë trokite kambët në rritëm, ndërsa..

MANJOLA LLOJA Për Mesues Lecin… E pamundur mos me e lidh Festivalin e Femijëve me mësues Lecin… Herën e parë që kam dalë në skenën e tij, në vitin 1987, kam prezantuar një kompozim të tij, “Sic rrit Maji gonxhet”… Pastaj, sa herë jam kthyer ndër vite, si spektatore, si drejtuese e emisioneve ne TVSH, si prezantuese...

FELEK TIVARI Respekt e mirë njohje për zotni Lecin! Nostalgji të shkruash për një figurë kaq të dashur, jo vetem për koleget e tij, por edhe për të gjithë ato breza nxënesish që z. Leci ja kushtoj jeten e tij. Lec Balcen kam pase fatin ta njihja në pergatitjet e festivaleve për fatosa e pionierë, organizoheshin çdo... 108


JETMIR TROSHANI Emni i Lec Balcës ma prek thellë kujtesën dhe ndërgjegjen. Sa herë shkojshim të shpija e tij, ai hapte deren e drunit të lyme bardh si zemra që kishte e na pritte me ambëlsi e dashamirësi. Axha Lec, e kena thirrë të tanë shokët e shoqet e Genit (djalit të vogël të tij)...

NINETA SPATHARI KUQI Ndoshta viti 2000… Isha drejtuese në kopshtin “Ismet Bruçaj” dhe në një varg trajnimesh që bëmë në atë periudhe me mbështëtjen e Fondacionit Soros për edukatoret e rrethit Shkoder, bëra dhe nje projekt per elementet e edukimit muzikor në kopsht. Njeri nga elementet e ketij trajnimi ishte “Mësimi i muzikes në kopësht” dhe kush mund..

ELSIDA SINAJ Edhe unë si çdo artist i qytetit të Shkodres kam pasur fatin e madh të ndaj kujtimet e moshës me të bukur me mesues Lecin. Kam kenë 9 vjeç kur kam filluar të kendoj pranë Shtëpise së Pionierit, dhe per fatin tim të mire me qëlloi që do të isha pjesë e grupit të mesues...

ANTONJETA PERO Kemi punue bashkë në dy institucione, për shumë vite me radhë. Në Qendren Kulturore të Fëmijeve, si instruktor të korit të festivaleve për fëmijë dhe në shkollen “Ali Laçej”. Për mu, bashkepunumi me kët njeri të nderuem e artist i talentuem, ka kenë nji shkollë në vedi. Talenti i tij të bante me e dashtë...

109


MIMI KADUKU Fëmijenija jeme, ashtu si edhe e shumë moshatarëve të mi, nuk mund të kujtohet pa figurën e mësues Lecit. Por unë isha pak ma e privilegjueme se shumëkush, mbasi e shifshe jo vetem në Shpinë e Pionierit, por për 90 minuta, dy herë në javë, kur na jepte landën e muzikës të shkolla “Ali Lacej”...

ZAMIRA SMAJLI “Hapa- dollapa, kush është fshehur prapa Genci, Ermira, ja Beni, Zamira të gjithë i gjeta mungon Ciljeta” …Dhe vazhdojnë vargjet e kengeve për femijë. Më kujtohen ndërsa sjell ndë r mend femijerinë dhe korridoret e shtepisë së pionierit (ish- shtepia Kakarriqve) dhe befas disa tinguj fizarmonike me vinë ambel e, qëtë sisht në...

HARTINA BENUSSI E kam njohur mesues Lecin në vitet 1981 – 1985, kur frekuentoja shkollen “Ali Laçej”. Ora e muzikes, në pergjithësi është e këndeshme për nxenesit, por ora me mesues Lecin kishte një shije të veçante për mua. Jo sepse gjatë asaj ore kendonim, por sepse mesues Leci me thjështësi e mirësi na fliste e na...

Për vazhdimin e shkrimeve të masipërme KLIKONI KTU’

110


111 111


I përjetshëm do të jetë kujtimi i

Fatbardh Smajës Foto: Rozafa Shpuza

112


“Kandili i Argjandit” Dramë e

Martin Camaj

113


Foto: Rozafa Shpuza

Lamtumirë

BIK NDOJA Ludovik Ndoj Gjergji i njohur si Bik Ndoja, u lind në Shkodër me 13 gusht të vitit 1925. Është lëvruesi dhe përçuesi i jares shkodrane, këtij visari të papërsëritshëm, kësaj urëbashkimi mes Lindjes dhe Perëndimit, traditës dhe bashkëkohjes në artin e këndimit. Ai burrë shtatshkurtër e zëëmbël i shqitet jetës së këtij qyteti traditash dhe kontributesh të epërme artistike dhe jo vetëm. Ai plak i ka zbritur biçikletës për të rrugëtuar me frymë shenjtërie për nga amshimi. Fiket si flaka e një qiriri prej taftit të errët të vdekjes që vjen dhe e merr, ndoshta në të mbaruar të viteve që ai diti dhe mundi t’i jetonte me këngë dhe gazmim. Shkodra dhe gjithkund zëri i tij u kolovit në dallgët e ovacioneve dhe duartrokitjeve, ndahen me këtë këngëtar të madh e njeri të mirë.

- Albert Vataj Për vazhdimin KLIKONI KTU’

114


115


116


Lamtumirë

TONIN TËRSHANA 1949-2015

117


KOL MILETA

118


M

irënjohja në kujtesen tonë e ka vendin e vet e që e ruajmë me kujdes e fanatizëm. Nuk asht se po u germojmë shekujve, po, thjesht kujtimeve tona, ku disa personazhe përshkohen prej dashnisë, emocionit e rrespektit. Asht metaman e çuditeshme… çdo gja lëviz, ndërron, transformohet e kujtimet mbesin njashtu, pa ndërrue asnji presje, por veçse tue u shtue në vlera e në emocione. Nuk po due me kenë sentimental, por nuk po mundem me dalë jasht vedit, se asht e pamujtun mos me ra në nostalgji, kur rrekesh me iu kthye vjetve t’kalueme, në thellesinë e tyne, për me fiksue nji periudhë, nji realitet, që ndoshta mbetet në historinë e nji vendi me vertetsinë e vet. E në këte rast po kërkoj me shumë andje ta kthej zemrekun mrapa në sekonda, minuta, orë… të atyne vjetve të arta të periudhës në shkollën “Prenk Jakova”, dega e Arteve Figurative, që sapo kishte fillue me marrë formë! Shkodrës, që prej larg ia ndien shijen e humorit, kulturës, arteve të mrekullueshme e plot me vlera, a ka se si mos ta ketë nji shkollë artesh figurative?

119


ARTET FIGURATIVE EXPO Veprimtari e grupit Shkolla e PerShkodren Mesme Kombëtare Artistike PRENKË JAKOVA 2015

120


të shkollës, e nëse me vend, do të japin edhe kritikën e tyne; kjo gjithmonë për përmirësimin e anës profesionale dhe metodike, të ecunisë në punën me talentet e reja.

SHTJELLIM: Stafi PerShkodren, i nisun nga dëshira për me dhanë një ndihmesë modeste për shkollën e mesme kombëtare të arteve figurative “Prenkë Jakova” në Shkodër, ka mendue me bashkëpunue me një grup artistësh profesionistë që ushtrojnë aktivitetin e tyne si brenda ashtu dhe jashtë Shqipnisë, në nji projekt të ri artistik. Këto artistë të përzgjedhun do të japin një feedback kompetent në evidentimin e vlerave të punimeve te nxanësve

Kjo veprimtari dhe ky bashkëpunim i joni, mendohet të zhvillohet në fund të çdo viti shkollor, për nxanësit maturant të Shkollës së Mesme Kombëtare Artistike “Prenkë Jakova” dega e Artve Figurative.


KLIKONI KTU’ për aktivitetin e shkrimet e plota. Punimet e nxansave do të fotografohen, dhe ky material në foto do të grupohet e ma vonë do të publikohet i grupuem në formën e një ekspozite virtuale që do të rrijë e hapun për një periudhë kohe në sitin PerShkodren. com. Ekspozita do t’jetë e hapun për shkëmbim mendimesh e vlerësimesh, gjithmonë pa përjashtue edhe kritikën.

QËLLIMI: – Me perkrahë programin shkollor, duke stimulue drejt vlersimit të artit. – Me rritë kërkesat për progres të dukshëm dhe konkurrent të punës në shkollë. – Me nxitë arritjen e rezultateve dhe të nivelit bashkë-kohor të përgjithshëm artistik të nxanësve të kësaj shkolle.

VLERËSIMI: Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin nga një Simbol Dixhital Evidentues. Shumica e prumjeve (piktura/skulptura/apo punime të tjera të artit pamor) do të analizohen me kujdes dhe komentohen nga grupi i artistëve profesionistë. Klikimet apo komentet do të krijojnë pa dyshim, një mbështetje të fortë vlersuese, drejtë qëllimit të përbashkët! 122


KRITIKA:

Kol Mileta

Alkan Nallbani

Franc Paci

Emil Bakalli

123


SKULPT ANTON SELBAJA 2015

Cfare eshte arti? Kjo eshte nje pyetje qe shume artiste dhe njerez te thjeshte e dashamires te artit bejne kur perballen me njerez qe duan ta vleresojne e ta kuptojne formen e artit! Anton, kjo ka te bej edhe me ty perkatesisht. Arti ka shume pergjigje te ndryshme--arti eshte ky dhe arti eshte keshtu apo ashtu...por, nje gje mbetet e qarte ne pyetjen: cfare eshte Arti?

INDURIAN HASAJ 2015

124

NARD ZAJETI 2015


A R U Nardi, punen tende po e lidh ngushte edhe me punen qe ka bere Anton Selbaja, ne lidhje me, dhe persa i perket afrimitetit tuaj stilistik, i cili sic e shikoni, lidhet drejte-per-se-drejti me te madhin "Auguste Rodin".

Nje pasqyrim jashte kufijve te perditshmerise. Apo ndofta, nje shembelltyre e te pertejshmes, te pandodhures, apo asaj qe mund te ndodhi dhe ka ndodhur. Skulptura e djathe e bardhe dhe muzikore ne parim, te dergon jashte c'do realiteti...Me Pelqen sepse nuk te merzit e nuk te shqeteson...

SAFET ADEMOVIQ 2015

Pune dinamike dhe qartesi levizese! Indurian, ke bere nje pune me te vertete te arritur, si ne form por edhe ne raportet midis struktures se trupit te kafshes, ku kembet zgjaten qartesisht dhe me peshen e duhur, ku edhe pjsesa e siperme e trupit te ster-zgjatur kap ne nje menyre te bukur gjallerine dhe gati-per-tu-hedhur-ne-veprim kafshen...pra ne levizje e siper...

INDURIAN HASAJ 2015

125


MEDIN BEGOVI 2015

Medin, me pelqen jashtezakonisht shume thjeshtesia e forms dhe e kompozimit...me kujton shume butesine dhe harmonine poetike te Brankusit ( Constantin Brancusi ). Pinguin mund te jete, por ka marre nje dimension tjeter dhe shume shperberes...

Sulejman, me pelqen menyra e kunder-peshes se figures..ne pergjithesi kjo "kontra-posto" apo sic edhe e permenda, barazpesha e kunder-peshes se figures qendron bindshem. Por duke e thene kete gje, nga ana tjeter, anatomia do kishte nevoje per pak me shume pune.. gje e cila do ti jipte figures edhe peshen e duhur perkatese....

SULEJMAN DINI 2015

126


Aleksandri ne punen e tij e vendos veten perball nje morie veshtiresish , e me entusiam pervesh menget e i futet punes qe ti beje realitet. Me nje kujdes teknik , e plot frymezim poetofilzofik , ai nderton figuren e nje plake ne nje moment meditimi , udhekryqi , dhe e rrethon me simboliken e allegorizmin e jetes, Me kujdes ne kompozicion e vleresim te detajit , figura e plakes eshte punuar me dashuri , prioritet i eshte dhene profilit e duarve...

PIKTURA Ahhh, alegoria, simbolizmi, apo metafora e kesaj vepre artistike eshte teper domethenese: te prek telat e qenjes njerezore ne medje edhe ne shpirt. Duke veshtruar e i hedhur syte kesaj pikture te shkelqyer te Aleksandrit, fillova te hyj thelle ne mendime, ne nje bote filozofike dhe te thelle...

ALEXANDER SIMA 2015

127


Morinda Ibrahimi , ne figuren e kesaj nene ulur tek guret e sokakut , na fut ne kujtime qe shume prej nesh i ndajne . Per gjyshet e urta e heroina qe koha nuk i lodhi e as ju hoqi dhimsurine . Ne kemi ikur e jemi kthyer , rritur e ndryshuar , ndersa ato ato te perkushtuara , kane qene atje , te palevizura duke na pritur tek guret e sokakut ... ....Ne vazhdim te punes se Morindes, ndjehem teper i lumtur sepse ka arritur nje forme edhe nje kompozim te persosur...si ne drite-hijet e kumbimet e ngjyrave, edhe ne strukturen e formes e anatomise ....ku edhe linjat vizatimore edhe nderthurjet e tonalitet e ngrohta edhe te ftohta, apo plasticiteti ne idhje me, dhe persa i perket konvergjences e qartesise atmosferike jane thjeshte teper te arritura!

MORINDA IBRAHIMI 2015

FLORINDA KOLECI 2015

Florinda, nuk mjaftohet me nje model qe eshte ulur diku , ne nje krevat apo karrige , subjekti i saj dashuron natyren dhe perqendrohen ne efektin shpirteror qe sjell ne shume prej nesh . Figura eshte vizatuar lirshem e ne harmoni , korniza pret nje pjese te kembes , cfare duhej marre parasysh para kornizimit ,dora mbeshtetet natyrshem mbi gju dhe krahet , trupi dhe portreti jane pikturuar me kujdes... Menjehere, puna e Florindes me fut ne boten e Impresionizmit te Edgar Degas, Frederic Bazille, dhe me shume ne rrjedhen e Pierre-Auguste Renoir. E them kete nga vete menyra e kompozimit dhe nderthurjes se natyres dhe njeriut, te drites dhe linjave dhe kontureve...pergjithesisht dhe trajtimit the siperqaqes apo penelit me imtesisht! Kjo gje, ne vetevete eshte positive.


ALKETA SELHANI 2015

Puna e Krajlica Gjonaj vjen te ne papritur dhe e vecante , me plot pyetje e zgjidhje interesante .Ajo pa u perqendruar shume ne detajet krijon nje kuader te lirshem , ku linja thellohet ne mundesite e saj ekspresive , ngjyra nderlidhet bukur me rrjedhjet e penelatat e plota te pastes, Ku sfondi integrohet me figuren e cila ( figura) mbeshtetet lirshem ne soditjen e nje deti te erret qe humb ne horizontin e thelle. Sa e pashe kete pikture, menjehere u derdh nje levizje e zhdervjellet dhe e shkujdesur, nje ere freskie, nje rryme lirshmerie...me pak fjale, u ngopa me ajer edhe, ku ne c'do pjese e hapesire ne pikture ploteson pjesen tjeter...ku rrjedhshmeria e penelit dhe e ngjyrave dhe levizjet e tyre jane me te vertete te perkryera.

Alketa e vendos me kujdes e delikatese figuren e kesaj goce te re , ne nje stol, dora mbeshtetet brishtasi mbi gjy , e qafa ka nje thyerje enderrimtare , ndoshta artistja sheh e lidh shume elemente personale me modelin e qe i japin nje vlere te vecante .Portreti eshte ndertuar me kujdes dhe figura eshte e balancuar shume mire ne hapesire , dora eshte pikurar me mjeshteri po ashtu kembet e kepucet , disa detaje te cilat po tu japesh vleresimin e duhur e cojne punen ne nivele te reja... Ketu ndihem midis botes reale dhe asaj sureale. Them boters reale sepse ne parim eshte nje pikture realiste ne percaktim dhe ne kompozim. Por, nga ana tjeter, dhe ne te mire te vepres, dhe ketu mua kjo gje me terheq dhe me mahnit e me intrigon ose te te them me qarte; me dredhon dhe kjo vjen sepse; me sjell e me pershtjellon pikturat 'absurde' te Frida Kahlo. Tek Frida Kahlo, nderthuret realia dhe surealia...

KRAJLICA GJONAJ 2015 129


130 130


Koncert i kangtares ALBANA FANI

MAJIT

JARE

Në Muzeun e Shkodrës Sponsori: “SHQIPRIA TRIKOT” Me: GJOKË VATA, BIK NDOJA, ADNAN BALA, ILSI ADEMI, ENRKIETA KUQANI, MUKADEZ CANGA, dhe RITA GJEKA Moderatore: GENTIANA DANI Ideimi dhe Realizimi: ASTRIT FANI Orkestra e teatrit MIGJENI nën drejtimin e maestros ILIR ZOGA 131


Foto: Rozafa Shpuza

132


"Koncerti “Jare Maji” i Albana Fanit, dhuroi nji mbramje të mbushun me emocione dhe interpretime brilante."

Foto: Justina Filipi

133


Foto: Rozafa Shpuza

134


Foto: Rozafa Shpuza

Foto: Rozafa Shpuza

135


Foto: Justina Filipi Foto: Justina Filipi

136


Dimensoni dekorativ i koncertit "JARE MAJI" -punime me motive popullore shqiptare, nga Olta Dokle - OCLECTIC

Olta Dokle OCLECTIC

137


Arlinda Çausholli

"Jam spektatore dhe pjesëmarrëse e palodhur e ndjesisë së jashtëzakonshme që të jep frymëzimi. Frymëzimi të jep krahë. Të jep forcë, të jep mbështetje. Dhe nëse e kërkon, e gjen. E gjen në gjëra krejt të vogla, mikroskopike që ne i kalojmë pa vëmendje gjatë ditës, por që kanë vlerë të paçmuar. Frymëzimi është kudo. Një telefonatë është frymëzim. E qeshura dashamirëse e një miku është frymëzim. Një tavolinë e shtruar bukur është frymëzim.

138

Mirësia e një të panjohuri është frymëzim. Kujdesi për dikë që ka nevojë për ty është frymëzim. Një jetë e shpëtuar është frymëzim. Eshtë ngjitës. Paevitueshmërisht frymëzues. Do ta pretendoja me nerv pasioni frymëzimin tek njerëzit që janë të shëndetshëm dhe që kanë një çati mbi kokë. Por frymëzimin e vërtetë e kam mësuar nga ata që janë ndryshe nga ne, më të dobët fizikisht, por aspak të rënë moralisht. Sepse çdo gjë fillon nga zemra."


medialoot.com

FLAT DESIGN nga Jetmir Troshani

139


140


Nji thanie

Zen, kumton se

“Shkalla ma e naltë e sofistikimit asht thjeshtësia” Po e shkruej kët artikull të shkurtë për me davaritë të gjitha keqkuptimet për konceptin “Flat Design”, shpeshherë e gabimisht, i çmuem si nji dizajn “i thjeshtë”. Për me shpjegue diçka, shpeshherë asht ma mirë me u nisë prej asaj çka mungon në të. Pra, Flat Design nuk asht nji dizajn i pasun; i rrin larg teksturave dhe gradienteve që krijojnë pamjet tre-dimensionale. Flat design asht e kundërta e dizajnit skeumorfik, gjithashtu i njohun si nji dizajn tradicional i cili në mënyrë tipike përmbledh përdorimin e ilustrimeve t’shpejta, animacioneve dhe stileve të tjera që përbajnë dizajnin e ndërlikuem. Por, çka asht saktësisht Flat Design? Flat Design ka rranjë t’afërta me stilin Zviceran, atë Bauhaus, si dhe Modernizmin. Skaji “Flat Design” e ka zanafillën tek Allan Grinshtein, themeluesi i LayerVoult. Flat Design i gjegjet nji zhanri në fushën e interface design që përfshin aplikimin e elementeve jo të ndërlikuem, për me rritë funksionalitetin. Shpesh, përdorimi i mprehtë i imazheve vektor dhe qasja minimaliste, lehtësojnë bartjen e kumteve dhe kësodore i ban ndërfaqet të lehta për me u kuptue dhe lidhë, tue ba kështu Flat Design gjanësisht të pranuem, tue nënkuptue nji përvojë të re e të pamundimshme UI (User Interface, Ndërfaqja e Përdoruesit).

141



S

humë dizenjatorë zgjedhin Flat design prejse i aftëson për me krijue layout-e, me përdorim të lehtë, tue riorganizue aspekte të ndryshme të projektimit. Gjithashtu Flat Design asht i pastër e modern, gja që mundëson dizenjatorët me u përqendrue në pikën e kumtit/mesazhit që asht i nevojshëm me u bartë. Shembuj të tipareve të zakonshme të ktij zhanri dizajni përfshijnë po ashtu hapsirat e hapuna, përdorimi i ikonave dhe skajeve të përcaktueme mirë. Kundërshtarët e Flat Design, kritikojnë zhanrin tue pandehë se asht një trill mode, dhe dizajn disi ma i thjeshtë që nuk ka me zgjatë shumë. Ata argumentojnë mungesën e tipareve të randësishme, si detajet e pasuna, nënvizimet, dhe hijet e rame, te cilat pamundësojnë përdoruesit në përvoja të caktueme. Në anën tjetër, mbrojtësit e Flat Design argumentojnë se dizenjatorët përdorin ngjyra të ndezuna, tipografi të kandshme, trajta të lëmueme dhe elemente të ndërfaqes së përdoruesit të cilat, rrisin përvojën pamore, tue zhdukë kësodore nevojën për ilustrime të ndërlikueme. Së fundmi, Flat Design asht kaplue plotësisht nga gjigantë të tillë si Microsoft, Google, Apple e matej. Flat Design shkon përtej trillit të përkohshëm: shumëkush e sheh ktë drejtim si ndjellës dhe model organik që vazhdon me lanë nji shenjë të qendrueshme në stilin tonë të jetesës. Nji thanie Zen, kumton se “Shkalla ma e naltë e sofistikimit asht thjeshtësia”, kështu që Flat Design asht nji dizajn i thjeshtë Zen, në shumë drejtime, por jo “i thjeshtuem”.

Perktheu nga Anglishtja Sait Saiti

143


PREZANTIMET

ADRIAN PACI

144


Leu në Shkodër më 28 janar 1969, i biri i Ferdinandit dhe Brigjildës. Ndahet herët prej të atit, kur ishte ende 6 vjeç. Nderimin për të cilin do ta shprehte tridhetë vjet mbas ndamjes me të, kur veprat atnore iu shfaqën në një ekspozitë në Galerinë e Arteve, me këto fjalë: “Unë isha shumë i vogël kur vdiq im atë dhe jam rritur me punimet e tija. Jam rritur duke shikuar studion e tij, duke hapur shpeshherë dosjet me vizatimet e tij dhe në një farë mënyre, marrëdhënia ime me tim atë, mund të përcaktohet si një marrëdhënie profesionale. Ajo krijohej përmes pikturës. Një marrëdhënie e tillë më ka shoqëruar gjithmonë, krahas asaj ndjeshmërie që ka një fëmijë për prindin e vet”. I mbrujtun në këtë mjedis familjar primjet e tija e çuen drejt Akademisë së Arteve, të cilën e nisi më 1987, ku u formue për arte figurative. Më 1992 falë një burse ndjek kursin “Arte e Liturgia” (it.) Art dhe Liturgji) pranë Institutit Beato Angelico në Milano. Më 1995 kthehet në Shqipni ku do të japi Histori Arti e Estetike në Universitetin e Shkodrës për do kohë. Më 1997 për shkak të trazinave shpërngulet bashkë me familjen në Milano, ku jeton e punon. Atje zhvillon dialog me një tjetër medium për ndjesitë e tija artistike: videon, tue mos humbë sidoqoftë lidhjen me pikturën dhe fotografinë.

145


PREZANTIMET

AP

MAR K ELIAN INTERVISTË

I DA NI Të falenderojmë Markelian që pranove me u ba pjesë e ksaj inteviste! Si vjen ndër kujtimet tueja fëminija? Kur kthej shikimin mbrapa në të kaluaren teme, kujtoj me deshirë kohen e fminisë! At’herë isha në qëndren e vemendjes së prinderve t’mij. Kujtoj Baben, i cili më mësonte me vue duart mbi pianoforte. Kujtoj Nanen e cila më këndonte kanconeta italiane për me m’vu në gjumë. Kujtoj Gjyshin (baben e nanës) dhe Gjyshen, të cilët jetonin te Arra e Madhe, n’Shkoder. Shtëpija e tyre ishte si “Eden”, plot me lule e me pemë frutore. Nji vend ku unë u futsha si ndër përralla, nji vend i cili më izolonte prej rrealitetit të idhët … e sa herë që dielli prendonte 146


mbas Taraboshit, mendojshe me vedi: kushedì se si do t’jetë me i ra mbas … deri n’prendim! Kjo ide ma dehte mendjen dhe ma shpejtonte rrahjen e zemres. Më bante me andrrue naivisht, “si gjynah i vogel”. Si thotë Migjeni jem i dashtun tek poezija “Shpirtënt shtegtarë”: “Enden shpirtent tonë nëper vise t’prendimit t’mrekullueshem/ bajnë të fala dhe me thanë vendeve t’shuguruem/ e me nji “credo” gëzojnë qiellen me çaxhë e të tymuem/ Në t’cilen, diku n’skaj marimanga fatin trillon … “ N’ato kohë, qyteti i Shkodres ishte i zymtë dhe grì … jo vetem per arsye të shiut me shumicë por edhe per famen e qytetit rreaksjonar, mbasi shkodranët konsideroheshin si anti-sistemikë kundrejt Partisë së Punës, e cila drejtonte me dajak sistemin komunist/ateist t’vendosun n’Shqipëri, “diktaturen e proletariatit”!!! Shumë nga ne kishim dashtë me ditë ma shumë detaje për rranjët tueja, që në shumë forma depërtuen tek ti. Kam lindë me 5 maj të vitit 1970

n’qytetin e Shkodres. Për traditë të familjes Gjomarkaj në të cilen bajmë pjesë, Baba jem e kishte mendjen me më thirrë o Gjon si vetja ose Mark si gjyshi jem: Gjyshi (baba i Gjonit) ...

KLIKONI KTU për vazhdimin

147


PREZANTIMET

Kush asht

PAÇALIN

PAVACI

M

baj mend që u çojshim shumë heret për me studjue. Punojshim në orkestra e studjoshim shumë kuartet. Kanë kenë momente të jashtëzakonshme miqësiet, studimit dhe ballafaqimit. Kena ba disa koncerte ndër qytete të ndryshme të Shqipnisë, që patën sukses. Po u pregatitshim për disa konkurse në Itali dhe Francë. Na erdhi edhe nji ftesë nga Mstislav Rostropovitch, por as Ambasada Italiane, as Ambasada Franceze nuk na dha vizat. Ishim të dezilizionuem, por vazhdoshim me studjue fort…

148

Shkuem në Greqi, mbaruem koncertet dhe e vendosëm me ndej dhe me e provue fatin atje. Atëher unë isha i dashunuem me nji vajzë shkodrane. Mbas 2 javëve i “tradhëtova” shokët e kuartetit. Me ju thanë të drejten nuk më pelqente ideja me


ndejë në Greqi. Si duket edhe dashnia bani edhe ma tepër me u kthye në Shqipni. Këtë “tradhëtim” të miqeve dhe shokëve e kam mbajtë peng për të pakten 5-6 vjet në Itali… (Me falni për zgjatjen, por kanë pasë dhe kanë shumë randësi ato vjet studimit dhe miqësijet me miqt e mi të kuartetit…) Mbasi mbaruem koncertet në Veri të Italisë, unë u drejtova drejt Civitavecchias, afër Romës. Me mu në tren ishte Ibrahim Madhi, që tanë rrugën, prej Milanos dhe deri në Romë, u mundue me ma mbushë mendjen me ndejë në Itali. E vendosa me ndejë, sepse edhe nji mik italian më kishte premtue ndihmë, por kur shkova ne Civitavecchia, përfundova me fjetë në nji barkë, sepse gruja e tij nuk e donte shqiptarin në shpi… Nejse.

KLIKONI KTU për vazhdimin 149


PREZANTIMET

PJETËR LOGORECI Zani intelektual i atdhetarise, Z. Pjeter Logoreci, gjurmuesi dhe evidentuesi i vlerave tona kombtare si jashte ashtu edhe mbrenda kufijve shqiptar, zani i të heshtunve. Ai kerkon, gjen, vlerson e i nep za te dikurshmes e së sotmes. E, kurdo që na tretena në poezi andrrash e emigrimit, Pjetri na e kujton se, konkretisht, kena nji atdhe jo vec me e vajtu porse edhe me e rindertu. Pjetri zhvarrosë e nderkohë nget me nxan të gjallet tuj na e kujtu krejt kjartë se me ndërtu nji vije duhen të pakten dy pika. Don me na thanë se të vlefshmit ecin bashke, te gjallë a të vdekun, sikurse normalisht ndodhë në historin’ e popujve. Ai riatdheson eshnat e imzot Nikoll Kacorrit, shkruen per dinastine e baroneve nga Voskopoja dhe ndikimin e saj ne Vjenë, gjen vendin per cka ka mbetë prej Gurakuqit, merr titullin – Mirnjohja e Lures, shkruen per Tef Palushin e doktor Ashten e….. takohet me ‘partizanin e vogel, Velo’. Cfar intensitetit! Shum’ i falenderuem e i mirpritun, Z. Logoreci. Grupi ‘Pershkodren’ ju vlerson me admirim per misionin tuej fisnik. Mirnjohje e respekt.

150

Për shkrimet e plota të Z. Logoreci KLIKONI KTU’


ALBERT VATAJ Ne faqen e ‘grupit Pershkodren’ Z. Albert Vataj vjen si ligjëruesi i fjalorit liriko-epic Geg, me bukurine e pa mbarim të gegnishtes, ‘këndimi i zanit të zemrës’ sikurse ai vet’ e emnon. Njoftunite historike – biografike, faktet e ngjarjet rrjellojne lirike në doren e Vates. Shkrimet e shkurta reflektuese shprehen nëpërmjet nji fjalorit shum të pasun që kthehet ne melodi e andja e leximit asht e pa fund. Pozitiviteti i pa shoq i tij dhe ndieshmenia përkundrejt dashtunisë së mirfillt’ asht në cdo kujtim, mbres’ a refleksion të shkruem. Falemnderes, Z. Vataj, që ndani në kët faqe shkrimet tueja të vlefshme, tue i ba përmendore g’juhes son’. Mirnjohje e respekt!

Për shkrimet e plota të Z. Vataj KLIKONI KTU’

151


PREZANTIMET

ARDIAN MUHAJ I lemë në Drísht të Shkodrës, ka krye studimet për historigjeografi në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ka mbrojtë masterin dhe doktoraturën në degën Histori Mesjete në Universitetin e Lisbonës. Anëtar i Akademisë Portugeze të Historisë që prej vitit 2007. Interesi i hulumtimeve përfshin dy linja kryesore: historia ekonomike e Evropës në shekujt XIII-XVI, dhe studimet albanologjike. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore dhe ka botue përveçse në Shqipëri e Kosovë, edhe në Spanjë, Portugali, Angli, Turqi, Hungari.

152


PREZANTIMET

FISNIK SHPUZA

Fisnik Shpuza lindi në Shkodër. Mbasi përfundon shkollën e mesme, udhëton për USA për t’u diplomue nga Gjeorgji Teknike me një diplomë në Shkenca Kompjuterike dhe ka nji MS në Sistemeve Informative Teknologjisë në Universitetin George Washington. Para se me bashkëthemelue Stuffistry, ai u përqëndrue në risi dhe praninë celular për të dy startups dhe kompanitë Fortune 500. Sot jeton Virginia mes haresë së nji familjeje të mrekullueshme. Ndër hobit e tij ma të dashtuna asht fizarmonika, nji relikte e trashëgueme prej qytetit të jareve…

153


PREZANTIMET

SHINASI RAMA Shinasi Rama asht Profesor i Asociuem i Politikës në Programin e Marrëdhanieve Ndërkombëtare të Universitetit të Nju Jorkut. Asht zv/drejtor i qendrës “Alexander Hamilton” për Ekonominë Politike po në Univ. e Nju Jorkut. Ka studiue në Shkollën e Bashkuar dhe në Universitetin e Tiranës për Gjuhë e Letërsi Angleze. Ndoqi Universitetin e Karolinës së Jugut ku mori një Master në Marrëdhanie Ndërkombëtare dhe mbrojti një doktoraturë për Shkenca Politike në Universitetin Columbia. Ishte njeni prej prijësve të Levizjes Studentore në Shqipni dhe bashkëthemelues i Partisë Demokratike. Gjithashtu shërbeu si këshilltar politik dhe zadhanës i Qeverisë provizore të Kosovës në ShBA. Ishte gjithashtu këshilltar i dërgatës shqiptare të Kosovës në Konferencën e Rambujesë. Pas Luftës së Kosovës shërbeu si Kryekëshilltar politik i Kryeministrit të Qeverisë provizore të Kosovës. Shërbeu si kryeredaktor i “The International Journal of Albanian Studies”.

154


155 155


E N T E L A T A B A K U

ka ditë kur rri ngusht shkoj duke u çliru si jakë e mbërthyeme fort në fyt ka ditë kur rri gjanë shkoj duke u shtrëngu si rryp i lëshuem rrobdëshambri ka ditë kur rri shkurt shkoj duke u zgjatë

SORMAN

si fund i ndrojtun mbi gju ka ditë kur rri gjatë shkoj duke u përveshë si pantallona të bleme me ngut ka ditë kur andrroj me shku lakuriq

A L E K S A N D E R

sa mirë rri atëherë!

Shiu Sa herë Kena qesh me shiun Të lagun Qull Nën tinguj

PALI 156

Si t’marr’t Kena lan shiun Me na puth.


Rrugica! Vite pa e pa, vite pa e shetit, mu kujtun kambt’ e vrame,

A S T R I T

gjujt e rjepun, zani i marrun, topi me gropa, po, topi i lastikut, ehhh.., portat me gurë, djers e pa thame, uji i ftohtë i trums, rriska e bukës me sheqer, karroca me guzhineta, druni i lastikut. ushtinën te nji za. A jam? nji za tjetër, Pam Pam. pa ja kthy shpinën, ika prej rrugices teme.

FANI D E S A N T I L A

Nji ditë ka me pasë udhë që mjegulluën vedin ne thalbin e errsines te syve, e kushtrimi i shiut ka me e shkoklue ngërçin që iu përvodh po ditës. Prandaj edhe hapat shpejtojnë në stacionet plot e në ngjyrën e verdhë të shpresës, hijet janë digë mbledhë kruspull në nji kujtesv t’pakjartë. Nji ditë ka me kenë dita e pishtarit që pamë në andërr forma të shtrueme mbi yjet me ndritje që bien e pritje... Athëre ka me u kujtue kuptimi i asaj jehonë shtri si cope e arnume mbi ftyrën e botës tue shkrue për degët mbajte për çkado...

QERIMAJ C.

157


si burimi i shterrun prej bulirave t’etuna.

LUKAJ

Vec kaì zog i vetmum

N I K O L I N

çukatet me gjethet ndoshta ... me t’dashtunén e hupun i n’gjajné ...ndoshta i braktisun àsht pa e marr vesht kurré ç’ka âsht shtegtimi. Sa i madh ky pyll pér nji zog ma i vogél se nji gjethe. E pemèt e heshtuna déshiré kanè me m’gézue edhe mue me cicrimén e rradhé thellésisht thelle sa kjo heshtje stine n’prag t’bores qi âsht nise me ardhè.

Moment stine M’brrita n’zemer t’heshtjes atje ku qetésia mbretnon me peréndit ku engjujt prekun lutjen me krahè e pemet fishkellejne hymne hymne qi k’ndohen n’heshtje e heshtje qi vdesin nén qiell. Atje ku ken’ja âsht fllad ...veç gjethe t’pafajta fluturojné rreth vorrit t’tyne aì i mledh rreth vedit si mloje stiné pér me i ba lule kur t’kthehena t’pérmallum. Sa çudi, edhe zogjté paskan ikur njèti... S’po ua ndiej çukatjen e skepave as rrahjen e krahéve mbas puthjeve s’po ua ndiej ... 158 ndoshta... stina jeme âsht e rrejshme


Ma nep dorën bir se po du me ta falë dëshirën teme! pse babë?

KOLGJOKAJ

Pse nuk e man për vedi? s’mund ta maj për vedi, bir se aja asht vetëm,

G J E R G J

Babë babë ra nji yll!

për ty!

thuje nji dëshirë,

Tuj u dridhë shtriva dorën,

thuje shpejt se ra!

teme t’vogël e baba derdhi,

E thashë bir e thashë!

nji grusht plot dashni!

ma thuj babë,

Prej asaj dashnise qi,

ma thuj t’lutem,

nuk e ndrroj as me yje!

dëshirën tande!

Mbasi qëndisa vitet me lule mimozën e mbi secilin shtova një mendim të lirë, vetëm athër eca krah për krah me ty herë tu t’pa sytë e herë zemrën.

H A J D A R A J

Hapat u bane ma t’sigurt edhe pse ecen herë mbi ujë e herë n’qiell, tue prek tokën vetëm me leshu rranjë. Mbasi i shtova viteve, vite nuk u tremba prej lakuriqesisë së shpirtit se vetëm athërë pashë sa t’pa vlera janë petkat e stolit. Mbasi qëndisa vitet me lule mimozën u njoha me ty!

AMAZONA 159


BASHI

Shqipnia jeme. Përtej kufinjve t’botës àsht nji xherdan me dashni . Nji peshtaft i ndrojtun ku kndojnë e vallojnë, ku qeshin e mallkojnë njeni tjetrin si hyjnì. Nji botë e tundueme . E vogel , e rraskapitun vetluftnash, e qame , e pabashkueme . Aty jetojne qiejt jetimë t’atyne që andrruen lirinë. Që i mori mordja se se deshën fukarallakun që kish mblue Shqipninë. Aty ku hala marrin frymë të shkretit që zgjohen veç me lyp nji kafshat buk. Atyne që shpirtin ia merr ujà vec me ikë për duersh t’ndyta, farsash me botëkuptime piripicina t’pacipa. N’shqipni derdhet dashnia prej gureve t’avullisë t’kojshis njìt. 160

M E G I


Po jo aq shumë sa gjaku ne rrugët e boshta kalldrem hakmarrjeve diten për diell. Burra e djem nana e fmì , nji e vè a nji jetim. Ç’faj pati i shkreti që s’iu kërkue nji dëshirë e fundit , a nji rrëfim. Nji plakut s’iu mbush amaneti. E nji fmi që erdhi n’jetë me prind gjallë , i braktisun mes perëndisë mbeti. Nji artistit iu vodh penda e nji fukarase qindarka e fundit. Nji t’poshtrit i rà pika e nji qyqar u hodh me konop n’fyt te rrjedha e lumit. Shqipnia àsht pasuni . Asht gjuhë e ambël e nji brezi tanë ithtësi. Migjenit iu përçmue gegnishtja, malësorit i perqeshet tu iu ndì. Ah. Shqipnia asht liri. Sepse kësaj fjale i asht dhanë nji kuptim i ri. 161


Vizitoni kanalin PerShkodren në Në YOUTUBE

162


Stafi PerShkodren Justina Filipi Olta Dokle Ermal Grenazi Gjergj Kolgjokaj Jetmir Troshani

Falenderon të gjithë ju për kontributin e mbështetjen gjatë ktij vit! Besojmë mirësisht që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, Për Ne, PerShkodren...

hap mbas hapi...

163


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.