Revista PerShkodren V2

Page 1


© Rozafa Shpuza



Rrubrika

4


MirĂŤnjohje

5


Bashkbisedime PerShkodren

Elona Çuliq

M

e deshiren e madhe me mbeshtet edhe Artistat e rinj, mora iniciativen me ftue per bashkebisedimin nje pend te art Shkodrane.

Njoftoj anetaret e grupit se me daten 5/2/2014 (Te merkuren) ne oren 14:00, Elona Çuliq, do te jete e pranishme per bashkebisedim, afersisht per 1 ore ne grupin PerShkodren. Shkurtimisht per Elonen: Elona Çuliq, ka lind me 18.10.1986, ne Shkoder ku edhe banon sot. Ka studiue fillimisht per piano ne shkollen artistike “Prenk Jakova” e ma vone gjuhen frange ne shkollen e gjuheve t’hueja “Shejnaze Juka”. Studimet e nalta dhe ato ne nivelin Master i ka krye per psikologji prane UT. Momentalisht punon ne Shoqaten Internacionale per Solidaritetin dhe njekohesisht asht pjese e aktiviteteve si vullnetare, prane shoqates “Dora e Pajtimit”, ku dhe sebashku me nje grup te rinjesh 6

Shkodrane kane dhane nje shfaqje te teatrit social ne Milano. Çdo gja te bukur qe ia rrok syni e shpirti ajo mundohet me e artikulue n’poezi, gja qe e ban fort me dashni. Ajo ka marre pjese ne nji konkurs poezie qe asht ba ne vitin 2012 nga Klubi poetik “Zahiri”, ne Kosove, (edicioni i dyte per poezine ma te mire ne internet), dhe poezia e saj me titull “Te pres edhe pse nuk du t’vish”, asht pagzue me çmimin e 3-te. Personalisht, tek Elona shof kualitetin unik te freskt plot me ndjenj qe duhet mbeshtet ne menyre qe te rritet dhe t’lulzoje ne driten qe meriton. Elona asht misherim i artistit te ri, i artistit qe sundon mediat sociale dhe suksesin/ shquemjen i merr po prejt aty. Kam 4 vjet qe ndjek dhe admiroj jo vetem poezine por edhe interesin e perbashket qi n’dajme per t’bukren. Ne Facebook-un e saj gjithnji vlersoj perzgjedhjet unike

te piktures, fotografis, muzikes dhe t’bukres njerzore ne pergjithesi. Poezia e Elones asht pjese e suksesit bashke-kohor, ku kualiteti i saj i pamohueshem bujshem ka penetru rrjetet sociale dhe faqet e internetit. Lista e ketyre mediave dhe platformave te internetit vijon si ma poshte… Per ma teper ne lidhje me kete bashkebisedim vizitoni linkun e ma poshtem: www.goo.gl/ACnQAO


Bashkbisedime PerShkodren

Kol Mileta

M

e kujtohet nje pjese filmi krejt UNIK, kur nje njeri i mire i dhuron nje organ jetik te trupit te vet, nje njeriu edhe aq ma te mire, (qe bante bamiresi pa u duke, ne mshehtesi totale dhuronte para e miresi te varfenve e jetimeve)… Dy burrat nuk njiheshin, por dhuruesi kishte marre informacione te detajume ne mshehtesi rreth te semurit para se me i ofru pa asnje kusht apo shperblim, nje pjese te trupit te vet. Pasi i semuri “zgjohet” nga koma, e pyet dhuruesin(hera e pare qe e shihte) qe i kishte ndej afer krevatit, ne pritje e duke u lute per te, me syte ne sy. - Pse mua !?! - Sepse ti je njeri i mire edhe kur e din se te tjeret nuk e marrin vesh kurre. Per mu, kjo metafore qendron edhe me Artin e Artistin (apo anasjelltas). Nje marredhanje e paster, hyjnore…e pakushtezume, e heshtun. Shpesh na nuk i vleresojme, nuk i shohim, nuk mundena me i pa ndoshta, sepse… mbase… ky asht Vertet raporti

i Artistit me Artin, nje marrdhanje sublime por e mshehte per nje te dyte bashkohor…Nje marredhanje pra qe duket se jeton vetem “ne te kalumen” e ne “te ardhmen”, duke injoru totalisht te “tashmen” e cila ne te vertet asht ketu, mes nesh…por na nuk e shohim, sepse na nuk mundena…nese nuk duam…nese nuk ndalojme… …mbase, pse e tashmja asht e mbarushme, e endim gabimisht me vrapime e asnjehere bukur sa vertet ma shume do vlente, vetem tuj j’a heshte me dashni ikjen…!

me ju prezantu me zotni Kol Mileta dhe nje copez memorje nga Shkodra jone, qe sa ma shume te thellohesh, aq ma shume ngjitesh nalt per nje qiell te pamatë. Duke pase parasyh qe informacionet rreth z. Mileta, jane te shumta (e ne FB nuk vihen dot te gjitha ne plan te pare)... Per ma teper ne lidhje me kete bashkebisedim vizitoni linkun e ma poshtem: www.goo.gl/bz6vJZ

Te dashtun miq te faqes PerShkodren. Jam i privilegjum qe nje Artist multi dimensional shkodran, nje personalitet modest dhe nje njeri i mrekullueshem. ka pranue me krejt kenaqesi me u ba pjese e nje bashkebisedimi miqesor e Artistik mes nesh. Tuj konsideru Vlerat nderkombetare te familjes prej nga vjen... jam i nderum

7


8


9


KONKURSI I POEZISË

KONKURSI I FOTOGRAFISË

10


11


Bashkbisedime PerShkodren

Leon Lekaj

M

iq,Iu njoftojmë se me 23 shkurt ora 14.00 z. Leon Lekaj, të cilin pjesa ma e madhe e grupit e njeh nëpërmjet poezisë që përcjellë ktu, do t’jetë i ftuemi i rradhës për kategorinë.” Bashkëbisedim “Ua kujtojmë antarëve që nuk kanë pasë rastin të ndjekin bashkëbisedimet e tjera tashma prezente në faqen e PërShkodrën si dhe anëtarëve të ri që kjo kategori ka për qëllim promovimin e vlerave artistike në veçanti dhe ato intelektuale në përgjithësi të qytetarve të Shkodrës.

arrin t’i gëzohet gjatë. I ati i tij, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që prej themelimit të saj, arrestohet dhe dënohet politikisht. Deri në vitin 1991 detyrohet me ba punë të randa fizike. Punon në guroren e nji qyteze, e mandej si mekanik. Mbas ramjes së barrierave komuniste, rikthehet në vendlindje, ku prekë me dorë njenën prej andrrave të tij: te drejtën me studjue në universitetin “L. Gurakuqi“për Gjuhë-Letërsi.

TISUR” i ngjan pasazheve të një simfonie shpirtrash, që rilindin përmes vuajtjesh e privacionesh. Koha e trazuar e tranzicionit në lëndën thelbësore të kësaj vepre interesante përbën dramën e secilit nga ne, që e shohim aty veten si protagonist të ngjarjeve e si dëshmitar real. Dhe kur e mbyll faqen e fundit të tij, e ndjen menjëherë se kjo prozë e shkruar me një emocion të drejtpërdrejtë...”

Per ma teper ne lidhje me kete bashkebiMbas diplomimit len atdheun për me sedim vizitoni linkun e ma poshtem: emigrue në kryeqytetin helen, ku vazhdon www.goo.gl/Erzwps, Miq, me jetue edhe sot me familje. Asht autor Iu njoftojmë se me 23 shkurt orpoezisë që Leon Lekaj u lind në vitin 1955 në qytetin i romanit “SHPIRT I BRAKTISUR”-Shtëpia përcjellë ktu, do t’jetë i ftuemi e madhe e grupit e njeh nëpërmjet poezisë që përcjellë ktu, do e Shkodrës në nji familje intelektualësh. Botuese Dituria-2006, si dhe monografisë t’jetë i ftuemi i rradhës për kategorinë.” BashDuke pa interesin që ai shfaq për instru- “NJË ARTIST NËN PENTAGRAME TË KRYkëbisedim “Ua kujtojmë antarëve që nuk kanë mentin e pianos prindt e e regjistrojnë në QËZUARA”, Shtëpia botuese “Camaj-Pipa” pasë rastin të ndjekin bashkëbisedimet e tjera shkollën e Muzikës të qytetit. Detyrohet botue në vitin 2008. Aktiviteti i tij publi- tashma prezente në faqen e PërShkodrën si dhe ta ndërpresë atë, për shkak të largimit të cistik dhe letrar pasqyrohet kryesisht në anëtarëve të ri që kjo kategori ka për qëllim babës tij Zef Lekaj (foto si ma poshtë) nga gazetat që botohen në kryeqytetin helen. promovimin e vlerave artistike në veçanti dhe ato intelektuale në përgjithësi të qytetarve të qyteti i Shkodrës. Në Kuçovë i nënshtroShkodrës. het nji disipline muzikore, dhe n’ vitin 1974 Ja ç’ thonë Miho Gjini, kritik arti dhe dhe Leon Lekaj u lind në vitin 1955 në qytetin e mbaron liceun Artistik në Tiranë. Diplomo- Fadil Kraja, dramaturg : Shkodrës në nji familje intelektualësh. Duke pa het Mësues Muzike, profesion të cilit nuk “...Romani i Leon Lekës “SHPIRT i BRAKinteresin që ai shfaq për instrumentin e pianos 12


Bashkbisedime PerShkodren

Rozafa Shpuza

T

ë gjithë dijmë për Rozafën, gojëdhanën, nusen e vogël, nanën e re, kalanë që e ruen atë, n’themel t’saj, e kur e ndijmë a lexojmë kët emën, kaq ambëlsisht t’randë e t’madh, a kur ja shohim muret e lashtë tu zgjatë qafën, bashkë me të ndiejmë jehonën e Shkodër Loces, e ndiejmë n’përshndetjet me duer gjysë t’ngrime tue e lanë mbrapa, e n’ngazllim t’lotit t’synit që e kërkon sapo t’kthehet. T’ban me mendue se pagëzimi me kët emën vjen me fort përgjegjsi, dashni e mirëbesim, e nëse t’pyesin si quhesh, e ti përgjigjesh Rozafë, duket se edhe ajri i Loces pret prej tejet... E kush ma mirë e thjeshtësisht se Rozafa Shpuza, i përgjigjet ktij ajri dhe e mban kët emën si dritën e flakës n’dorë...? Nji njeri plot botë dhe shpirt artisti, nji intelektuale e përgjegjshme dhe qytetare e indinjueme, që me çiltersi i jep kaq shumë shoqnisë dhe qytetit të vet... Me të njëjtën thjeshtësi ajo, pranoi ftesën për me bashkëbisedue

me anëtarët dhe dashamirët e grupit PerShkodren përkatësisht në datën 5 Mars, 2014 për nji korrnizë kohore prej 1 ore e 30 minuta duke fillue në orën 6:00 mbasdite.

jep ndihmesën humanitare në OJF-në daneze “Open House” si dhe në organizatën ndërkombëtare Oxfam. Në vitin 1994 ndjek nji kurs kualifikimi në Helsingor të Damimarkës për shkëmbimin e kulturave ndërmjet popujve të Shumë prej nesh e njohim dhe admiro- Europës. Në vitin 2003 ndjek një kurs jmë, e për me e përshkrue Rozafën edhe pasuniversitar për bibliotekë dhe arkiva për ata që dijnë pak e aspak, po ju sjellim pranë Universitetit Shtetëror, Tiranë. disa dromca Rozafet, sic edhe ajo pëlqen me u shpreh shpesh, n’krijimtarine e Per ma teper ne lidhje me kete bashsajë. kebisedim vizitoni linkun e ma poshtem: www.goo.gl/CmAlZv Rozafa Shpuza lindi n’Shkodër në nji prej familjeve qytetare ma n’za, me tradita të spikatuna intelektuale dhe shoqnore. Pasi mbaron shkollën e mesme “Jordan Misja” 1982-1986, vazhdon universitetin “Luigj Gurakuqi” në degën Gjuhë- Letërsi dhe e përfundon atë me rezultate të shkëlqyeme në vitin 1990. Punon si mësuese e gjuhës shqipe dhe e letërsisë në shkollat e rretheve Pukë dhe Shkodër. Ndërkohë, jep kontributin e sajë si bashkëpunëtore letrare në Radio Shkodra, në gazetën lokale “Fletë e re”,

13




Ada Alibali


Artan Malocaj


Bashkbisedime PerShkodren

VENONA VATA

K

ush e mendonte se nji ditë do t’kisha rastin me thanë dy fjalë për Venonën që shum e kam vlersue tue fillue që prej nji moshe të re... Venona Vata, nji vajzë shumë e talentueme e cila trashigon artin e babës s’vet, Gjoke Vata, të cilin të gjith e njofim për talentin e tij si në artin e muzikes ashtu edhe në atë të poezisë. Nga kjo bote artistike, buron vokali i sajë kaq i madh e njikohësisht kaq intim … potent e njikohsisht kaq i brishtë... Jena njoftë e frekuentue personalisht, ndër vitet 94-96 pamvarsisht diferencës së moshës, ku pikërisht ky aspekt më ka ba me e vrojtue me vëmendje si në jetën artistike ashtu edhe në jetën e saj personale. Për sytë e nji vajze adoleshente si un atherë, e mbushun me kuriozitet, Venona ishte nji figurë e cila përfaqsonte ma së miri modelin e vajzës intelektuale, të aftë, të zhvillueme, të lirë, me koncepte të guximshme e natyrale…

u habit dhe me shum kuriozitet e dëshire më kërkoi t’ja përmendsha, e ndërkohe që unë kallxosha, ajo qeshte me rigjetjen e disa dromcave t’randsishme apo jo të jetes së sajë” Kujtueme bashkë rrugicat, festat, modën, muzikën, episode të ndryshme te viteve 90, duke u mbushë me nostalgji pozitive.

Venona lindi ne Shkodër, me 5 Nëntorë te vitit 1972 . Aty, frekuenton shkollën e muzikës “Prenke Jakova” nga viti 1986 deri ne vitin 1990 për Kanto dhe vokali i saj dallohet që herët, nga të gjithë profesorat e muzikës në atë kohë.

Kujtueme edhe momente të vështira, të cilat fatkeqsisht i kushtzuen asaj jetën personale dhe atë artistike, në vazhdim. Per ma teper ne lidhje me kete bashkebiShum gjana duken absurde po ti mendosh sedim vizitoni linkun e ma poshtem: ftoftë por Venona gjithcka mund të jetë www.goo.gl/H0BxE5 përvec se e ftoftë, dhe kjo spjegon shum gjana. Spjegon dashninë e sajë të pallogaritshme për njëriun, jetën, t’bukrën, artin, e si mund të mungote ktu edhe vuejtja apo zhgënjimi, e shpesh edhe vetflijimi. Për nji shpirt si të sajin, nuk ka seleksionim se cka duhet me mbartë mbrenda.

Venona asht e lindun me ndjenjen e dashnisë, dhe kjo transferohet në hyjninë përPara do ditëve u takuem, e kur i thashe që cjellëse që ndeshim në vokalin e sajë..., që kujtosha shumë detaje të jetes së sajë, ajo kemi rast të ndjekum në videon muzikore 18

në linkun ma poshtë..., ku ajo performon bashkë me të atin e sajë kangën “Yje që adhuroj”.


Bashkbisedime PerShkodren

PJERIN NDREKA

N

dër postimet vërshuese e t’ngjeshuna në Facebook ndricon nji pishtar duke kriju hapsinën e tijë t’meritueme autentike, ku jo vetëm poezia tunduese por edhe emancipimi balancues i tijë vendosin standartet e mirësisë dhe njerëzisë qytetare.

tijë, dhe qi gjithnji vijnë ngrohtë tu na e rrokë vëmendjen.

Prej naltësinave të tijë admiruese, poeti dhe miku jonë Z. Ndreka ka kenë nji mbështetës i parreshtun i dritës që të gjithë bashkë na aspirojmë, e që ktë dritë ta drejtojmë për nga rrajtë e damtueme të Shkodrës sonë dhe për Të dashtun anëtarë të grupit PerShko- ktë arsye gjej rastin ta falenderoj edhe dren, e kam fjalën për nji nga anëtarët e personalisht. nderuem, të Jurisë tonë të konkurseve, Me ndihmën tuej Z. Ndreka ne na ashtë Zotninë, Pjerin Ndreka i cili ka pranue shtue e forcue besimi dhe shpresa për ftesën për bashkëbisedim dhe nji kafe virtuale me ne, që do të zhvillohet me 6 me punue ma shumë tue ndërtue shinat e asaj që mundena me kenë për ShkoPrill ne orën 20:00. drën tonë. Zotni Ndrekën shumë nga ne e njofin si një fenomen në rrjetet sociale, ku poezia Pjerin Ndreka lindi me 31/03/1956 në Shkodër. Kryen Gjimnazin dhe me e tij na tërhekë zemrat pa rreshtë e gjithnji e ma thellë duke na surpizue am- pas të mesmen Bujqësore në Bushat e bël me t’bukrën e tij t’paqtë e t’pa fund. Vaudejs, Shkodër. Dashnia, njerëzia, urtsia, paqja, qytetaria, modestia javë vetëm disa nga virtytet që personifikojnë personin e

sojnë ndrrimin e sistemit në vend gjatë viteve 1989-1990. Shkruen poezi dhe pëlqen kritikën letrare. Shkrimet e tija janë në gegnisht. Ashtë emigrant në Itali qysh prej Marsit të vitit 1991, sot, jeton në provincën e Milanos, me gjithe familjen e tijë, ku edhe punon. Për mungese fondesh nuk e ka botue hala asnji libër, megjithëse ka nji volum të madh krijimtarie poetike. Per ma teper ne lidhje me kete bashkebisedim vizitoni linkun e ma poshtem: www.goo.gl/7uBY18

Ma vonë ndjek studimet në nji shkollë 2-vjecare për aktrim (1971-72). Merr pjesë aktive në demonstratat që pa-

19


AKTIVITET E QERSHORIT - 2014

20


21


Artan Malocaj

Rezart Halili

22


Margarit Kraja


Bashkbisedime PerShkodren

M E R ITA SMAJA

M

erita Smaja (Blushi), me prejardhje korcare, lind në Berat në vitin 1958, në nji ditë t’bukur Maji, ditën e 13-të. Fëmijërinë dhe rininë i kalon në Burrel e Peshkopi. Mbas studimeve në Akademinë e Arteve të Bukura në Tirane për aktrim, punon për nji vit në Estradën e Peshkopisë dhe ma vonë, që prej vitit 1981, në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, ku dhe vazhdon t’jetojë, punojë, lulzojë e kontribojë pa rreshtë. Në Shkoder, ajo gjen dashninë, aktorin dhe regjizorin e mirënjohun, Fatbardh Smaja, krijon familjen e sajë, bahet nanë e dy fmijëve, Sarës dhe Fisnikut, dhe punon me përkushtim duke shkëlqye në të gjitha degët e pemes së jetës, që vetë ka mbjellë e kultivue me shumë dashni.

si aktorja ma e mirë në Festivalin e Teatrove në Preshevë), AJO te “Luaj për mua në violinë” e Gazmend Krasniqit, NATASHA tek “Ishulli i Shitenit” i Albri Brahushës, e deri tek MERI në dramën “Dy jetë” të Fadil Krajës, në nëntor 2011, për të cilën vlerësohet me cmimin “aktorja ma e mirë” në Festivalin e Ferizajt ku i jepet edhe kupa “Adriana”.

Përtej aktivitetit tejet të ngjeshun profesional artsitik, ajo i jep vlerë pasunimit vetiak tue marrë pjesë aktive në projekte dhe trajnime bashkëkohore si: “Mbi përkatësinë gjinore – Gender” (organizue nga seksioni i marrëdhanieve publike i ambasadës së Sh.B.A në Shqipni, shtator 2001); “Projektet dhe menaxhimi i tyre në Si aktore dhe regjizore ajo ka marrë pjesë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare si: Fes- sektorin e kulturës” (tetor 2002, Durrës); si dhe tivali alternativ ndërkombëtar “Skampa”Elbasan, programi “PASSARP- UNOPS”. Festivali mbarëkombëtar i interpretimit “Bylis “Fier, Festivali ballkanik i komedisë në Korcë, Per ma teper ne lidhje me kete bashkebiFestivali mbarëkombëtar në Preshevë, Festivali sedim vizitoni linkun e ma poshtem: kombëtar i dramës shqipe në Tiranë, Festivali www.goo.gl/E3W7mJ Ballkanik në Selanik, Festivali i dramës shqipe në Tuz – Mali i Zi, Festivali mbarëkombëtar në Ferizaj…etj.

Merita Smaja ashtë gjithashtu autore e shumë Libreteve si: Recitali i kangëtarit Adnan Bala, Recital i kangëtares Shpresa Rranxi, Recital Profesionalisht, ka punue me regjisorë si Serafin i kangëtarit Mehdi Zena, Recital i aktorit të humorit Salsano Rrapi, Reciltal i kangëtares Fanko, Elez Kadria ,Tonin Ujka, Zehrudin Dokle, Myfarete Laze, Libreti i koncertit “Një natë me Fatbardh Smaja, Bruno Shllaku, Nanni Garella… etj. Ajo ashtë Personazhi; MARTIRIO te “Shtëpia ma t’mirët”, Libreti i koncertit “Dashuri dhe lule”, e Bernarda Albës”, NËNA te “Gjashtë personazhe Libreti i koncertit “Për jetë mes nesh”, Libreti i 90 vjetorit të klubit shumësportesh “Vllaznia”, kërkojnë autor” i Pirandelos, HEROINA E GRAVE Libreti i “Koncertit për Nanë Terezën”, Libreti i te “Vizita e fundit” e Albri Brahushës (vlerësue

24

50 vjetorit të Estradës Profesioniste të Shkodrës…etj.


Bashkbisedime PerShkodren

Merita Berdica

K

thjelltësi mendimit, analizë te saktë, reflektim detajorë , sinqeritet të guximshëm, ndjenjë te pastër , mision transparent dhe clirim dritet, asht cka Merita Berdica percjellë me format e saja në art dhe në jetë.

pa mjegull që nuk harron asnjiherë të prezantohet me fytyrën e vet. Gjykimi i kthjellët por i permbushun me ndjenjë asht detaj vecues i personalitetit artistik.

vitin 1991. Po ne kete vit emnohet mësuese ne shkollen e mesme te fshatit Melgushë dhe vazhdon të ushtrojë këtë profesion deri ne vitin 2006.

Ndërpret mardhanjet e punës, po në Merita ka dy fëmijë, Sabina 25 vjec dhe vitin 2006 dhe pas pak, transferohet ne Joni 21 vjec. Mardhanja speciale, si sh- Itali “ Bassano del Grappa” provincë e trimje dhe shkrimje e vedvedit , asht me Vicenza-s, ku aktualisht jeton me bashkMe thjeshtësinë më njerzore, paraqet vedin si një krijesë jo prepotente në art vajzen e sajë Sabinen ( Bina apo Binushe, shortin dhe djalin... si e quen në dashni ) . Merita tregon se dhe ne jete por tejet pretenduese në ndjenjë dhe ne bukuri, të cilen e mbart ka percjellë tek femijët e vet esksperi- Per ma teper ne lidhje me kete bashdhe e transferon me forcë në krijimtari, encen personale të reflektueme e të kebisedim vizitoni linkun e ma poshtem: ku mund të perceptojmë qartë historinë transformueme në ushqim shpirtnorë e www.goo.gl/vdQ1J2 e sajë te përbame prej shum elementash mendorë për ecurinë e mbarë te tyne në jetë.“ Sabina asht guri ma i cmuar ” të ndryshëm në formë e ngjyrë. rrëfen Merita. Merita Berdica degzohet në femen, në nanë,në bashkshorte, me një rrjedhsh- Merita Berdica lindë në Shkoder meni te mahnitshme, duke ruejt nji linjë me 27 \ 09 \ 1967. Kryen shkollen të percaktueme mirë në mendjen e sajë. 8-vjecare “7 Nëntori” ( sot, Ismal Qemali). Frekuenton shkollën e mesme Evolucioni i cili rrjedhë shumë natyrshëm gjatë jetës së Merites dhe i balla- te gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka” ne faquar me shumë ndryshime në distanca degen Frengjisht. Gjithashtu frekuenton kohet, perban edhe ate që mund t’quejm dhe diplomohet në Universitetin “ Luigj Gurakuqi “ në degen gjuhë-letersi, në thelb i krijimtarisë, si nji e vertetë e

25




Grafikat ne

28


PerShkodren

29


Bashkbisedime PerShkodren

Klodian Kojashi

D

o t’ju flas per nji poezi qe e ka emnin Shkoder! Per vargje qe thuren nen aromen e blinit, per emocionin e hanes qe shndrit mbi liqen, per dashunite e fshehta rrugicave te ngushta... Ajo asht e cuditshme, e bukur e brishte, e njome e llastume, e dashtun.. Shkodra, asht nji Jete!!!! Mbas ktyne vargjeve vjen Ai.. Nji djale qe si shume te tjere, u largu vetem fizikisht nga vendi i tij.. Edhe pse nuk ka lind ne Shkoder, duket sikur zemra e tij ka mbet peng perjete ne dyrt e ktij qyteti, Shkodres tone.. Klodian Kojashi asht nga Shkodra edhe pse ka linde ne Tirane me 22/11/1980 Asht diplomue ne Piza (Itali) si “Ekspert Komunikimi” (2002) dhe ne Universitetin Luigj Gurakuqi ne Shkoder ne degen juridik (2005) Per shume vite ka jetue e punue ne Shkoder. Ai asht perfshi ne projekte te ndryshme ne fushen sociale dhe te zhvillimit. Ka drejtu per rreth 8 vite

30

projektin Bottega per nxitjen e punesimit tek te rinjte, ka qene nder koordinatoret e pare ne themelimin e Fshatit te Paqes ne Shkoder, Pergjegjes i sektorit te bashkepuniit dhe Zhvillimit prane Caritas Shkoder si dhe drejtor i Zyres se World Vision per rrethin e Shkodres.

e lulet e qershise t’bardha si bryma shpirtin e etjes kam n’kry e zemres teme i thahet pshtyma ------------------T’lutem, kur hesht me merr edhe mu me vedi ----------------------

Ka qene nder themeluesit dhe drejtor i pare i Shoqates se te rinjve Vullnetare “I CARE” Qe nga viti 2010 jeton e punon ne Itali. Asht koordinator i disa projektene qe Per ma teper ne lidhje me kete bashkebilidhen me formimin dhe edukimin nderkul- sedim vizitoni linkun e ma poshtem: turor te grupeve te ndryshme, punon me www.goo.gl/Zvk2Jh nxenes te gjimnazeve, mesues, punon si mediator kulturor ne mbeshtetje te emigranteve qe jetojne ne Itali. Poezia ka ken dhe mbetet nje pasion i tij i hershem por qe vitet e fundit i ka krijuar nje hapesine ma te madhe, duke percjell permes rrjeteve sociale poezi te ndryshme akoma te pabotueme ne ndonje liber. Mendoj per ty,


Bashkbisedime PerShkodren

Gjon Shllaku

B

ashkbisedimet te “PerShkodren” kanë marrë rrjedhën e nji lumi të rrëmbyeshëm, i cili tue burue prej shpirtit, sjell pa pra veç kulturë, qytetari, krenari për nji qytet të lashtë, ku na shkapetë fort malli. Ndjehem i privilegjuem me prezantue për bashkëbisedim të birin e “Qytetarit të Nderit”, Ndoc Shllaku, dajen e dy miqve të mi shumë t’afert dhe fort të talentuem, Eugjenin dhe Letician, profesorin tim të katër vjeteve në Shkollen Kombëtare të Mesme së Muzikës “Prenk Jakova” Shkodër, Prof. Gjon Ndoc Shllakun.

të cilet mbas punes së perbashket, nen patronazhin dhe drejtimin e tij, kan marre me vete, tue percjelle e shpalose ma tej, ndjesinë e forte artistike, e cila i ka ngrite në shkalle të nalta te artit, si n’Shqipni ashtu edhe jashte saj. Për aq sa na e lejon kjo hapsine.

shkruar vepra vokale dhe instrumentale mes të cilave: Uverturë për Orkestër, Fantazi për Violinë e Orkestër, Operetë, muzikë për femijë etj. Ne te njejten kohe zhvillon edhe aktivitet koncertal, kryesisht si koncertmaëster i solistëve të shquar shqiptarë, si psh Elhaida Dani, Borjana Dokle, Aleksander Tuka, Dorina Garuci etj...

Gjon Ndoc Shllaku lindi me 18.05.1960 në qytetin e Shkodrës në një familje të njohur për traditat muzikore, në 1979 përfundon me rezultate të larta Liceun Per ma teper ne lidhje me kete bashArtistik “Prenkë Jakova” të qytetit të tij, kebisedim vizitoni linkun e ma poshtem: duke u diplomuar si pianist. www.goo.gl/GpDexd

Në vitin 1984, diplomohet në degën e kompozicionit në Akademine e Arteve Me folë për nji artist që e dashruon të bukurën në art, për nji njeri të palodhun - Tiranë nën drejtimin e Prof. Çesk Zadeja, duke realizuar me sukses që i asht dhanë me mish e me shpirt Baletin “Nuse Arbana”. Prej shumë muzikës, nuk asht fort e lehtë, por ne, me pyetjet tona, kena me shue kuvitesh zhvillon aktivitetin e tij profesional si mësues i lëndeve të Harmonisë riozitetin e disa detajeve nga jeta dhe veprimtaria e këtij artisti. Prof. Shllaku e të Analizës së Formës pranë Liceut Artistik “Prenkë Jakova”, ku kryen asht nji nder njerezit pergjegjes të edhe detyrën drejtuesit të Sektorit drejtperdrejte per suksesin e shume artistave, kengetare e instrumentiste, të Lëndeve Teorike. Si kompozitor ka

31


32


33


Rozafa Shpuza


Margarit Kraja


Bashkbisedime PerShkodren

Eugjen Gargjola

B

Lindi në Shkodër në vitin 1977 në nji familje të njoftun muzikantësh. Nisi studimet në moshën 4-vjeçare me ndihmën e nji muzikanti të madh, gjyshit të tij, Ndër të tjera, Eugjeni fotografon Ndoc Shllaku. Ma pas fillon studimet në shumë bukur, lot futboll shumë mirë, shkollën e muzikës “Prenk Jakova” nën kitarra asht nji nga instrumentet që e patronazhin e Profesor Lorenc Radovazotnon në mënyrë profesionale, gatun nit, dhe në moshën 8-vjeçare jep konnë mënyrë spektakolare, ka një sens humorit “anglez” që e karakterizon, asht certin e tij të parë si violinist solist... kompozitor i disa pjesave instrumentale dhe kangë në llojin e muzikes moderne Per ma teper ne lidhje me kete bashTë dashtun miq, i ftuem për kafen virtuale të rradhës asht nji nga artistat e dhe ka sekrete për çdo situatë ku edhe kebisedim vizitoni linkun e ma poshtem: talentuem të shekullit tonë. Kam nderin miqt e tij ma t’afërt mbas sa e sa vitesh www.goo.gl/9Q4Hj3 me prezantue Eugjen Gargjolën: violin- e gjejnë vedin të befasuem me t’rejat e istin, muzikantin përparimtar, mikun me pashterrshme të Eugjenit. mendje e zemër t’hapun që rend drejt së bukrës, njeriun e drejtë, qytetarin e Eugjeni qysh adoleshent ka kenë frymëzim, jo vetëm për mu, por respektuem. për tanë rrethin shoqnor, i cili e ka mbështetë fort në tana iniciativat e Eugjeni asht jo vetem nji violinist protij pozitive, që ka ndërmarrë gjatë fesionist shkodran, që e kan zili edhe jasht Shqipnisë, por ky djalë gzon at viteve. Nji prej ktyne iniciativave asht edhe Festivali i Muzikës Moderne, i cili formë talentit krejt të veçantë që çdo për herë të tretë do të zhvillohet në gja që i shef syni e i prek dora e ban Shkodër me 13, 14, 15 qershor 2014. me lulzu e me lshu rreze. Asht i njajti rrezatim që edhe na po mundohena me Biografia ashkëbisedimet me miqtë e ftuem në grupin PerShkodren kanë krijue nji traditë të shkëlqyeme tashma. Kësaj rradhe, përveçse i nderuem, ndihem edhe i priviligjuem me nda me ju imtësina emocionesh e ngjarje nga jeta e mikut tem të rrallë me të cilin njifem prej ma shumë se 25 vjet.

36

shpërnda kandëshëm e papra’ në kët grup dashamirsish.


Bashkbisedime PerShkodren

Gjergj Palin

N

ë vitin 1988, kufirin e Shqipërisë Komuniste nuk mund ta shkelnin as zogjtë e qiellit. Nëse e provonte ndokush do të përfundonte nën breshërinë e plumbave të rojeve të kufirit. Por në këtë botë, ka njerëz që kanë një guxim të çmendun, gati të pabesueshëm.. Ai largohet ne Janar të vitit 1988 në mënyre drastike, dramatike. Shumë njerëzve mund ti duket nji aventurë, por asht nji tragjedi të arratisesh nga vendi yt, të vendosësh kryet në rrezik, familjen gjithashtu.. C’ka kishte ma të shtrenjtë, e kishte në at kamion që theu postën e kufinit. Vajzën, nanën, gjithcka!! Ishin 12 veta..

të thuash ekstrem, xene se ke thanë realitet!!! Të tregoj sesi nji artist kërkon të clirohet me cdo kusht nga prangat e një kalvari te mundimshëm pengesash që rrethonin zemrën dhe mendjen e tij..!! Sesi midis dhimbjes dhe rrezikut që i kanosej, ik nga vendi i tij, per t’ja lan radhën nji jete të re, nji rifillimi ku arti i tij, shpreh ma së miri dhe fort veten e tij, të mrendshmen që mbart dhe që mezi pret nëpërmjet ngjyrave pafund të shpërthejë..!!

Master i Arteve të Bukura në Michigan State University (1991). Aktualisht jeton në North Stamford - Connecticut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. George Pali, asht fituesi i Luanit të Artë për artin në vitin 2012 në Monte Carlo (Monaco). Per ma teper ne lidhje me kete bashkebisedim vizitoni linkun e ma poshtem: www.goo.gl/SY7Q1y

Biografia

Gjergj (George ) Pali lind në Shkodër në vitin 1957. Gjatë fëminisë, ishte i interesuem në muzikë, por dalëngadalë, e braktis atë për t’ju kushtu nji fushe tjetër po aq të randsishme të artit “Shumë lehtë mund të ishim përshku nga plumbat por, falë zotit jam mirë, jena sic asht piktura, nëpërmjet së cilës, ndihet sikur shpreh ma së miri veten mirë!! Kalova nji provë të vështirë, sa e tij! George Pali, asht artist pamor shpesh herë më duhet të pickoj veten bashkëkohor shqipëtar. Diplomohet në dhe të them, a isha unë???” Universitetin e Arteve në Shqipni në viZgjodha të filloj ktë ‘tregim” në nji tin 1980, si dhe kualifikohet me gradën mënyrë disi ekstreme, edhe pse sot

37


38


39




Bashkbisedime PerShkodren

RITA GJEKA

S

se ajo në moshë reale. Ajo konkuroi për herë të parë në akademinë e arteve, plot tre vjet mbasi morri maturën, për shkak të biografisë së “keqe” por fale “disa njerëzve të përgjegjshëm” të asaj kohe, sic ajo shprehet, ma në fund ja arriti të marrë pjesë në konkurs. Me shumë respekt ajo përmend ata që e ndihmuen dhe i dhanë E nëse e pyetni, kur ka fillue me aktrue e drejtim jetës së sajë, emna si; Sulë kur ka fillue me punue si aktore, ajo tue Bushati, Adem Tukja, Fejzi Spahija dhe Valdet Kraja si dhe anëtarët e komisionit qeshë ka me u përgjegjë se diferenca të atëhershëm; Dhimiter Anagnosti, midis tyne ashtë rreth 20 vjet. Birce Hasko, Skënder Plasari,Tinka Kurti, Roli i sajë i parë, i vërtetë ka kenë ai etj. i Poncias, në vitin 1985 kur mbrojti diplomën me pjesën “Shtëpia e Bernarda Gjithsesi, mbështetësi i sajë ma i madh Albës” të Garsia Lorkës me regjisor, që ajo të merrte rrugën e artit ka kenë pedagogun e sajë të asajë kohe Gëzim Kame, për të cilin ruen respektin ma të baba i sajë, që sot nuk jeton ma. Për thellë. Në po të njajtin vit luejti edhe Ber- vetë faktin se në ato vite, një vajzë që narda Albën por tashma e emrueme në dëshironte të bahej aktore, nuk shihej teatrin “Migjeni” ne Shkodër, si aktore me sy të mirë, ajo i ashtë shumë mirënprofesioniste nën drejtimin e regjisorit johese familjes së sajë për përkrahjen e Elez Kadrija, ku ndërsa ajo luente Ber- tyne absolute. Kur e pyet në sa shfaqje/skena ke nardën, të gjitha aktoret në rolet e vajzave të Bernardës, ishin ma të mëdha marrë pjesë dhe sa role ke luejt, Rita humë e vogël, ajo recitonte... dhe vjersha e sajë e parë ka kenë nji Uratë, “Ati ynë”, te cilën ja kishte mësue gjyshja. Ky do t’mbetej materiali ma i randsishëm i jetës së sajë, sepse do t’vazhdonte me e thanë për natë, gjithmonë. Ajo gjithcka ja dedikon s’parit, Zotit.

42

përgjigjet:-, “Nuk mundt ti bahet nji grueje në moshen teme, nji pyetje e tillë, (qesh)...sa të duesh, ashtë përgjigjja. Mungesa e nji arkive te mirfillte si rrjedhoje e shkatërrimeve gjatë viteve paskomuniste e ban t’vshtirë përgjigjen, por di me thanë, se deri m’sot nuk kam ndejtë kurrë pa punë, duke hekë ktu 7 vjet, 9 muaj dhe 21ditë jetë në Itali.” Per ma teper ne lidhje me kete bashkebisedim vizitoni linkun e ma poshtem: www.goo.gl/5H5us3


Rrefime PerShkodren

Ilir Seci

K

KULLA E NGUJIMIT NE THETH...

kjo Kulle ku eshte mbajte i mbyllun,eshte marre ne pyetje nga pleqte si e qysh ka ulla tre kateshe ne kete foto asht ndodhe vrasja!Ai qe ka kryer vrajsen nje Kulle unikale me krejt trojet eshte mbajte pastaj aty ne Kulle derisa Shqiptare...Njihet me emrin “Kulla Pleqnia kane dale me vendim te pleqnuar mire!Asnjeri nuk ka guxuar te afrohet e Ngujimit”...Kulllen e permend Edith Durham ne pershkrimet e saj,e Pemend aty se pleqte jo vetem qe kishin autoBaroni Nopça,po ashtu edhe i madhi At ritet bazuar ne Tradite por kishin edhe Shtjefen Gjeçovi mbledhesi i Kanunit te autoritet praktik... Maleve... Kishin disa djem te zgjedhur per trimeri qe ishin roje aty te ajo Kulle!Po ata djem Kur e degjojne sintagmen “Kulla e Ngujimit” njerezit menjehere mendojne benin ishin qe e shoqeronin ate qe kishte nje familje te nguajuar aty!?...Pershtypje bêre vrasjen deri te Kulla!...Pra Kulla krejtesisht e gabuar!Kulla ne realitet ka e Ngujimit ka pase luajte rolin e Parapase funksion krejt tjeter...Kur ka ndod- burgimit te sotem,Pleqte luanin rolin he qe jane vra malesoret mes veti,(per e Gjykatesit kurse djelmnia qe bente roje luajte rolin e Policise!Shumekush fat te keq kjo ka ndodhe!),atehere e gjykon Kanunin e Maleve,Kanunin e njerezit kane ra ne gjak!Fill mbas Lekevet pa e njohur fare!”Kanuni nxit Vrasjes jane thirre pleqte njohes dhe zbatues te Kanunit te Lekevet...nga ana gjakmarrjen!”-shohim nganjehere tituj e pleqve eshte kryer hetimi,si ka ndodhe artikujsh shkruar nxitimthi nga gazetaruce te porsadale nga veza qe kujtojne vrasje,rrethanat e sa gjaqe mund te se i vene pikat mbi “i”?!...Kanuni nuk ka jene hape!Gjate procesit te hetimeve personi qe ka bêre vrasjen eshte sjelle i nxite gjakmarrjen Kanuni si Kod Penal i carmatosur dhe i shoqeruar me roja te kohes ne kushtet e mungeses se shtetit

ka qene rregullator dhe ka vendose drejtesine permes ligjit te pranuar nga te gjithe!Te akuzosh Kanunin per nxitje gjakmarrjen eshte njesoj sonte akuzosh cdo Kod Penal te botes se sotme moderne per nxitje te Vrasjeve!?... Ne kete Kulle pleqte shoshsnin se si eshte bêre vrasja dhe nese personi e ka bêre vrasjen nga halli se ska pase tjeter rruge atehere Pleqnia kane bêre cdo perpjeke te mundshme me e mbylle ate gjak!Nje nga mjetet qe kane perdore ka qene edhe ky mjet... Per ma teper ne lidhje me kete rrefime nga: Ilir Seci, vizitoni linkun e ma poshtem: www.goo.gl/hkCFcU

43




INICIATIVA

“SHTËPIA E FËMIJËVE Postue ne grupin PerShkodren me 01 Tetor 2014

Fillojmë Tetorin me nji lajm shumë pozitiv. Të hanën nji grup vogëlushësh, shendeverë e kuriozë si dinë me kenë veç ato, kanë me u nisë për nji eskursion në Razëm. Grupi PerShkodren edhe këtë herë konfirmoi mirësi, qytetari, kulturë… U desht vetëm nji shkëndijë e Stesi Pusit që administratorët e PerShkodren të banin të mundun organizimin, sensibilizimin dhe sponsorizimin e nji ekskursioni në Razëm të vogëlushëve të Shtëpisë së Fëmijës 3-6 vjeç të qytetit të Shkodrës. Në bashkëpunim me drejtoreshën e këtij institucioni, zonjën Anjeze Gjeluci çdo gja u përgatit me kujdes deri në detajet ma të imta. Duke i urue rrugë të mbarë, hare e aventura të bukura vogëlushëve, shpresojmë që këto iniciativa bamirëse të mos rreshtin kurrë. www.goo.gl/eqYw1D

46


BAMIRËSE

PARASHKOLLOR SHKODËR”

47


48

Teuta Haxhija


Luli Ndreu

49


Rrefime PerShkodren

ALEKSANDER SHALLVARI

Qy tetit tem

kthehem tek ti,qyteti im i vjeter, Sanjeheredridhje zemre e kembesh ndjej çdo hap, ne syrin e permallur shfaqen vizione moderne dhe “pafajesia” ime per te humbur ne to ne nje panik frike me kap… Atehere padashur e me turp, mundohem dike te pyes , ku ndodhem, Ku jam?… E ai “dikush”-i me perbuzje te sinqerte Me ve doren mbi sup E thote: -ah nuk je shkodran.? Mundohem te buzeqesh e pergjigje nuk i kthej, Ndonse Shkodren time e njoh tash dyzet vjet, Problemi eshte qe ate e shume si ai Ne rruget e mija si kam ndeshur ndonjehere… Hedh syte e shikoj liqenin, Vetem bari e plehrat i kane mbete, Mundohem te gjej “Luigj Gurakuqin” Qe nje mik i imi shtepine e ka atje (I humbur I tretur ne nje varr te ftohte) 50

Nga plumbi pusht i atij qe me thote, Ah atehere, ti shkodran nuk je?... Kokeulur drejtohem shtepise sime, Ku nje man e nje pus me zgjojne feminine Shikoj rrugen e sapoinaguruar Shandane te ndezur e miqte e mi Dhe gjiron e darkes kto njerez me kujtojne Dy pika loti,nje shterngim Nje pershendetje Nje perqafim Nga te gjithe ne qe vit per vit mundohemi te jemi Aty ku lame Krijuam e dashuruam Qytetin tone…. Por ja qe me besdis si nje çekan Dora mbi sup dhe pyetja rrenqethese: Ah domethane s’je shkodran??? Per ma teper ne lidhje me kete rrefim nga: Aleksander Shallvari, vizitoni linkun e ma poshtem: www.goo.gl/GiUj3e


Rrefime PerShkodren

Kol Mileta “TAKIM TE KAFJA E MADHE”

N

uk po i besosha syve,tu e lexu ma g’jat u ba edhe ma interesante e çuditeshme e jo e pa mujton. E kush e refuzonte at ftese ne ate kafe te mrekullueshme te atij qyteti magjik. M”besoni nuk e diskutova mora avionin e rastit, ishte hera e pare qe flutorosha, e pata me besdi. Spo zgjatem po di me thane vetem se çdo hap ne Shkoder me jepte emocione te çuditeshme e i mrekullum po i afrehesha kafes te madhe. T”shfrenume po me delshin mijera kujtime prej trunit e po flitsha si nen za, me vedi si i marr. E moj kafja e madhe, sa kafja e vogel apo e madhe u pi te ti, sa njerez te dashtun, te mire, te meçem te rrethune e te zbukurune ne çdo cep. Ne nje moment i thirra trunit e mendova me shku ma perpara se koha (e takimit) per motivin se shumicen e njihfsha

virtualisht. Bukur per bes! Para mejet hyne emocionet ne at der t’art e shpejt u ndodha perball nje tavoline t’rrumbullakt e mbulume me nje safrabes Shkodran, mos u gabosha t’punume prej durve t’arta te zojes Tonine Mjeda. Ne nje cep ishte vendos nje shkrim:fb “PerShkodren”,kafe reale. Thash me vedi ku i shkon mendja, kan vu tavolin t’rumbullaket me i rrespektu tan njisoj.(do ta ket mendu edhe kyt Jetmiri). I ulun perball hymjes mendova me ja hedh nje sy, po shpejt e fika i tremun prej hapave te randa, si te nje rreshtimi ushtrarak qe ma perqethne trupin tu mi kujtu filmat me gjermaj n’vogli E njofta qe ne hijen qe hyni para tij,ishte miku i jem i rinis,Kol Herr Kola. Tu u perqafu e tu qesh pa pra, kuptume shum,na kishte marr malli per realen. Hapsinen kohore 30 vjetve pa u pa as qe e ndime e as nuk na shkoj mendja me e mendu,si mu pa pa para nje oret. Po mendosha me vedi mos asht magjia e

kafes t’madhe, e gjithçka ban vaki. Te tretin nuk e njoftme pernjeher, ndoshta prej emocionit kishte harru me i lidh flokt, nuk na u lidhte me imazhet e fb po shpejt qetsia e zotnillekut te tij na bani me kuptu se ishte Jetmiri.U perqafume si me u pas njoft gjithpun shum Kol .Thash me mend e myti vedin ky djal... Me ardhjen e Oltes, Leticies,Merites,Almes e Justit etj, tavolina e rrumbullakt filloj t’merrte buzeqeshjen delikate te saj,minutat e asaj ore t’von t’nates po bishin njeni mbi tjetrin t’pergjumun,shum bukur,emocion mbi emocion. Per ma teper ne lidhje me kete rrefime nga: Kol Mileta, vizitoni linkun e ma poshtem: www.goo.gl/tkUC7L

51




Rrefime PerShkodren

Desantila Qerimaj C Lotët e Babës jem e kishte gjithmonë qeshjen Baba ndër buzë…

sot ai ka po at pamjen prej djaloshi kur ecë, edhe pse vitet e kanë përplasë ndër taravaje nga ma të lodhshmet… Unë e due babën tem, e due aq fort… sa e kam të qëndisun kujtimin për të në E kam të gjallë ndër sy fmininë teme të lidhun mbas tij, si në nji film me ngjyra nji cohë të plotë e të rrjedhshme bojë të lehta, në udhtime të shpeshta e ndër tamël… ngjarje të palidhuna fort me njenaE vogël, ai më merrte në krahë dhe më hypte në timonin e makinës dhe qeshnim tjetrën, e sidomos gjatë verës… Kujtoj, bashkë ndër rrugët pothuej të zbrazuna kur ecshim përgjat fushash me lulediellë të çiluna fort për kah qielli, m’asht skalitë të Shkodrës me krejt pak makina… në zemër nji fshat… emnin e të cilit as Sytë e tij janë të butë e mikpritës, sy sot se di, e ku njiherë u ndalme diku që dinë me pritë pa ba shum pyetje, pranë nji kodre të mbushun luledelesh e sy që dinë me kuptue pa marrë shum përgjigje. Baba kur u kthente prej punet unë bashkë me qingjat që ishin aty fillova tuj këndue: “Qingji i vogël, pse mendunë vitet e mia të vegjëlisë, bante sikur po më kërkonte me dëshpërim të madh shëm…”, kangë e cila ka shoqnue çdo fmi të qytetit tem për shum kohë… pse kinse nuk po më gjente, dhe unë u mshehsha nën shtrat, e baba prej maje As tash s’e di pse ajo ditë asht krejt rrugicës që binte afërsisht 15 metra larg e veçantë për mue, me at ushqimin dritores tonë në shpinë e vjetër, ishte me modest: bukë e djathë të bardhë të mbështjellun me gazetë që nana na qeshjen ndër buzë… kishte pregatitë nadje, e që ne e E mbaj mend gjithnji me at shtatin e drejtë dhe të ecunën e thjeshtë dhe kjo hangrëm të dy në makinë, ndërkohë që para nesh pamja ishte sa e virgjën aq s’asht e vshtirë për mue, sepse edhe

54

edhe e ashpër. Ai çdo çast më jepte me kuptue se puna e tij nuk iu bante asnjiherë randë, se ishte i papritueshëm dhe mue më vinte çudi, tuj pasë parasysh njat makinë të vjetër që ai drejtonte në kushte aq qesharake, e që ndonjiherë përdorte lugë a pirunj o mjete tjera aspak të përshtatshme për me mbajtë veglat e fiksueme në motorrin që gulshonte si kulshedër. Asokohe shum gjana mund të quheshin qesharake… shërbimet e makinave ishin të rralla, rrypa sigurimit s’kishte, nuk kishte siguresa dyersh dhe kutia e “ndihmës së shpejtë” ishte diçka prej plastike të prishun… Ah, kjo tash asht e tepërt, edhe unë çka flas: “Kuti e bukur e ndihmës së shpejtë!!!” Per ma teper ne lidhje me kete rrefime vizitoni linkun e ma poshtem: www.goo.gl/PgRHxF


Rrefime PerShkodren

Albert Vataj Shkodra, beh në ty, deng, djegun prej mallit e kallun prej dëshirimit me t’pa S’mujta kurrqysh me i ba bisht nji ftese dashamirëse qi stafi “Për Shkodrën” m’bani me shkru do rreshta, ndoj përjetim, përsiatje, apo diçysh, ndoj regëtimë shpirtnore për Shkodrën. Lypa gajret ndoj’ ditë ngase isha i pamundun, e po m’trazon jo pak pamjaftueshmënia e kohës për me ba gjanat qysh duhen. E gjeta kohën e u ula, me i than vedit e me e da me ju, për sa ma poshtë m’kandet me kumtu: Tue le n’Shkodër e vetëm tue marr prej saj, m’bahet se nuk mund t’sos gjithçkah njaty. Për ma tepër kur ndojherë na lypet me e hedh krahve njiket fakt, për me u mrojt prej ndoj’ cingëritje dashakeqe dasish krahinore e diferencimesh kulturale, mes vedi. Nuk m’ka qëllu me u struk ndoj’ herë e s’po ma k’anda me e ba, tue e përdor shkodranin, as si parzmore e as si çomangë. Gjithëkjo asht’ ep n’mu s’pari e s’mbramiherë si një përgjegjësi për me ken’ e me dëshmu, njeriun e mirë,

qytetarin e botës, vullnetmirin për me e pranu tjetrin, t’u mos e krekos edhe aq garderobën e tangërdhekut.

betimi. Sekush atje ku asht tue jetu e kumtu ka mujt me ba diqysh, me e shkru këtë gjuhë të Perëndisë, qi kjo melodi t’vazhdojë me u këndu e kjo rrufe me Gegnishtja, këndimi i zanit të zemrës dhe shkrepti. besa e lidhun n’te Shkodër loce, andë marroke Përmbi krejt, gegnishtja, gjuha qi ka ba me këndu dishepujt e këtij qyteti e me Shkodra, tanaheret m’ka befasu me t’cillët krenohet krejkush asht jo veç qensin e vet t’fytyrshme, kandashumë shkodran, m’ka udhheq në nji përpjekje e ojnake. Gjithkahja e ksaj nahije ka ngadhnjyese me kumtu e kungu kësisoj, diçka ndryshe me than edhe pse për pa u drasht se tue shkru gegnisht ke me shum’kand ajo nuk qaset me ngucat ndoj’ ken i përjashtum, i kqyrun vrant e i me- ndjesi të allasojtë. Por mundet me ta tun mbas dyerve t’mylluna, me shpresën mylmy nejen. Si e vagullt ndër kujtime se ka me ken dikush dashamir me t’fut mue më vjen kotherja e bukës, përsipri mren. M’bahet mos me e majt veç për e dorovitun me sheqer, e duert e lveshvedi, por me e nda me krejt ju, nji përbe- kuna prej plakjet që zgjat atë ditë e sot, tim qi nji grup djelmoshash kena pas ba të dadës, njati kurmi qi tret e prehet diku në motin 1991. Jena lidh n’nji bes, që n’Shtoj. sekush prej nesh me lëvru gegnishten, njat gjuhë që kanë ba me këndu zanat e Per ma teper ne lidhje me kete rrefime malit, e dallndyshet me shku n’fluturim. vizitoni linkun e ma poshtem: Kurrnjeni nër ne, nuk i ka ra mohit këtij www.goo.gl/S5X4Qn

55


Elisa Berdica

56





Rrubrika

Per ma shumë kliko në

60


Prezantime

këtë link: www.goo.gl/9FSFtT

61


Kush asht Arjanit Balca? Kjo âsht nji pyetje që ja bâj vedit shpesh. Dhe arsyea âsht se përgjigja e saktë mendoj se gjindet matán vetëdijes. Kjo në fakt âsht njì ndër katërpêsë pyetjet mâ të vjetra dhe mâ të papërgjigjuna prej njerëzimit. Kush jam? Pse jam? Çka jam… etj, etj. Po e lâmë me kaq filozofínë. Për mè e bâ të mujtun njì përgjigje, do ta ndryshoja pak pyetjen, tue thânë: Kush âsht Arjanit Balca në kontekstin e revistës “PerShkodren”? Unë jam shkodrân. Ky pohim, në dukje i lakuriqtë, nuk âsht mburrje e paskrupullt. Asht shprehje e mirnjohjes tême për fatin e rrállë e të rândë. Gjithkûnd kû kam kên nëpër botë, sa kam thânë diçka, më âsht drejtue pyetja “prej kah je?”. Pra, âsht theksi, fizionomia, lëvizjet, toni i zânit e shumë gjâna të tjera që diftojnë qart se unë vì prej dikâh. N’rastin têm, e vetmja copë e ktíj planeti, kû të tâna karakteristikat që përmênda mâ nalt e përjashtójnë plotësisht mundësín e pyetjes “prej kah je”, âsht Shkodra. Në arkivat e bashkísë së Shkodërs gjîndet njì dokument me êmnat e disa familjeve të cilat, në kohen kur âsht shkrue dokumenti, konsideroheshin familje qytetare shkodrane. Aty gjîndet edhe êmni i familjes së nanës tême. Dokumenti âsht shkrue në vitin 1737. Ndersa baba jem, i mâdhi Lec Balca, âsht ndër të paktit njerëz në Shkodër, i cili nuk kâ nevójë për prezantim. Kontributi i tij në jeten artistike të qytetit tonë dhe shkalla e náltë e humanizmit dhe e qytetnimit bâni t’mûjtun që në vitin 2011 me mârrë titullin “Falnderja e Qytetit”. Unë do ta quejshe “Falnderja e Rastësísë”. Asaj rastesi aq të rrállë e cila bjen nder ne krijesa të tilla. Krijesa të pavetëdishme për hijen gjigante t’mirësísë e dinjitetit, që ata lëshójn rreth vedit.

në mbarimin e shkollës së mesme. Në vitin 1987, ja mrrîjta me shkue për studime në Institutin e Nâlt të Arteve (sot Akademia e Arteve). Ishin vitet mâ t’bukura të jetes teme. Isha relativisht i lirë dhe kuptojshe relativisht pak. Mrekulli! Në Korrik të vitit 1992, kam mârrë pjés në koncertin e parë Jazz në historín e Shqipnís, báshk me Markeljan Kapedanin, Lek Spatharin e Arjan Qehanë. Disa muej mâ mbrapa, tanë u shperndâme nëpër botë, siç thót Markeljani, si dromcat. (Marku besoj e ka pás fjalën për dromcat e realitetit shqiptar qì po shkyhej prej cubave të ri). Pra unë kam íkë prej Shqipniet vetëm pak muej mbasi qi u bâna 25 vjeç. U pat bâ fést e mâdhe. Fotografín e asaj datëlindje e kam edhe sot te kryet e shtratit. E kam quejt “darka jême e fundit”. Natyrisht, unë vazhdoj me hangër dárk pernátë edhe sot, mbas 22 vjetve. Por jo at lloj darket… N’at fotografi dalloj n’vedvédi njì naivitet të tejskajshëm, të destinuem me u keqpërdorë prej disave. Shof njì besim n’humanizem që shpejt do t’shperthiqej nën kambët e perbîndshave të realitetit shqiptár. Shof dëshiren për me u rrók me jeten. Me jeten shqiptare, gjysa iriq e gjysa ushûjzë. Njêna ta nxjêrr gjakun sa hér e rrók fort e sinqerisht, e tjetra e thíthë langun e kuq për me i dhânë mandej ngjyrën karakteristike politikave të neo-komunizmit. Si gjithshka tjetër, edhe dija e pjekunija kanë çmimin e vet. Çmimi jem ishte shumë i shtrêjtë. Ndoshta unë pata shumë me dhânë e, n’fakt, tepër m’u muer. Kështu po thónë ata që më njohin hóll. Por jam krenar. Jam krenar se kam mrrîjt sot me i mbledh tâna copat e shkyeme nepër rrugat e botës e me i qépë s’bashkut me do fije t’mshehuna thêll në pâvetëdije. Fije që vazhdójnë me ekzistue edhe pak mbasi zemra âsht ndálë. Fijet që m’kan qép me Shkodren… Sot jetoj në Kanada. Punoj si Këshilltar Punësimi për emigrantat, të cilët kanë nevójë për kët lloj shërbimi. Ndërmjet gjânave të reja të mesueme ndër vite, mè dhe pá detyrim, ênde nxjêrrin krye do dëshira t’hershme që i pata xânë para do vitesh gadi tuj u fíkë...

Unë jam rrít nen at’ hije. Per ma shum vizitoni linkun: www.goo.gl/eNKRtR Kam studjue muzikë në Shkollën Prenk Jakova për 12 vjet deri

62


Njihuni me PerShkodren I uroj mirëseardhjen Jetmirit tue e falenderue për mirsinë me të cilën pranoi ftesën për kët intervistë. Të falemnders nga zemra e dashtun Irenë për ftesën, mendimin pozitiv dhe emocionin e pakrahasueshëm që më ke dhurue tue pregadit këtë intervistë. Ky emocion më prek thellë dhe vjen në nji kohë besoj të përshtatshme me thanë fjalën teme në lidhje me këtë udhëtim 7 vjeçar. Të nderuem miq, mirsevini në kët intervistë me Jetmir Troshanin, nji ndër zanet kryesorë të grupit PerShkodren. Asht knaqsi e madhe për mue e besoj edhe për lexuesin e nderuem me e nda në kët bisedë mirënjohjen e respektin tonë për punën e tij. Anëtarët e ktij grupit jetojnë në dy plane – në atë të jetës së përditshme dhe në atë të shprehjes së mallit, brengës, knaqsisë, artit, historisë dhe kultivimit të mendimit. Mblidhena rreth nji sofret qi asht gjithmonë aty për ne, edhe pse jetojmë në kontinente të ndryshëm. Takohena në kët sofër mikpritse qi ka ngjyra shumë, porse nji emën të vetëm – PerShkodren. Besoj se mundem me e falenderue Jetmirin në emën të të gjithëve ne, anëtarve të faqes PerShkodren, jo vetëm për anën teknike te mediave te reja qi ai bjen me profesionalizëm por edhe administrimin admirues, forcën udhëheqse, shpirtin artistik e krijues, optimizmin, bashkë me përkushtimin qi ka tregue gjatë këtyne viteve e vazhdon, tue u ba vet ai, damari i grupit, e tue krijue stacionin virtual të zemrës, sofrën tonë – PerShkodren. Mirësevjen, Jetmir Troshani!

Patjetër… Kur asht ble “domain name”, pra emri i sitit, me 10 dhjetor të vitit 2007, asht ble si PerShkodren.com, pasi në anglisht nuk ekziston gërma “ë”. Tashma PerShkodren asht emni përfaqesues i nji koncepti, për të cilin do t’flasim edhe ma shumë, në vijim të kësaj interviste. Paska kenë nji mbyllje e bukur për vitin 2007. Do t’kishe dasht me dijtë dicka në lidhje me zanafillën, shkëndinjën e parë qi bani të mujtun hapjen e ksaj faqeje? Mbas nji ftese për bashkëpunim në nji nga faqet dedikue Shkodrës, në fundverën e vitit 2007, i bana nji vizitë kësaj faqeje, para se me i dhanë fjalën për bashkëpunim. Në zhgënjim, në publikimin e parë që hasa në këtë faqe, pashë që Shkodra po prezantohej me nji video, të nji orkestre dasmash, e cila nuk ishte as Shqiptare. Patjetër që kjo zhanërr muzike ka vendin e vet, porse për mue asesi nuk mund të përfaqsojë Shkodrën tonë mbushë me kulturë. Mirsevini PerShkodren.comKjo ishte nji shkëndijë e parë, që më bani me kontaktue Arjanit Balcën në shtatorin e 2007, për me ndërmarrë dhe fillue konceptin e ri, në nji platformë që e prezanton Shkodrën në naltësinat dhe pjedestalet që meriton, plot me karajfila dhe luleborë, PerShkodren. Shpresoj që nuk e kena zhgënjy këtë aspiriatë deri sot. Pra, prej nji zhgënjimit në fundverën e 2007 lindi – aspirata – sikurse e përmende ma sipër – dhe në dhjetor të po këtij viti filloi rrugëtimi i g’jatë. Kjo rrugë kje aspirata jote qi u ba edhe e jona tashma, me karajfile e luleborë, sikurse ma nalt the. Duhet të ket kenë nji moment emocionues, plot me dishirë e mall. E mbas ksaj filloi rruga jote mes miqve e dashamirësve. Kjo intervistë u ideue dhe u pregaditë nga: Irena Balca Per ma teper ne lidhje me kete intervistë vizitoni linkun e ma poshtem: www.goo.gl/wba6t3

S’parit – Tuj u ndalë te emnimi i faqes, pse – PerShkodren – dhe jo – PërShkodrën?

63


K onkursi i Poez

64


isë – Vjesh të 2014

65


Albana Muja



Rrefime PerShkodren

Merita Berdica Hyjni e dashnueme Me u rrëfye para alterit të Shkodres ashtë me mbrujtë krahanorin me àjrinë mes shume dashnive. Ashtë, sikur je në zhegun e thatë t’gushtit, ku gjinkallat rreken në percellim të shtangun nga kanga e tyne, kitarrë e pambarueme. Anda-anda të verbohen sytë para një parajse kopshtije . Tinzash ke hap deriçken e derës t’madhe, je ngjit zbathët , duke lëshue sandalet diku tek, aty poshtë , përmes shkallëve të gurta . Je shumbullue nga dehja e llojshmërisë të krrelueme t’luleve, që aktrojnë format e shtatit dirigjues , në pritje me puthë pragun e shenjtërisë , muza e muzgut… peshqesh i uljes dhe i lutjes t’mbram’t drejt afrimit kah synit të hanes violine.

fiska, të ban me ul ndejshëm me lezetin e tepruem , e me u shtri sa gjanë- gjatë në shiltet e minderit, të gufuem në marakun e rrethimit nga publini, qendisi e zambakut të bardhë . Je afrue oxhakut, ku nana ashtë duke vlu tamlin dhe maza ka kcye jashtë buzëve të kusisë, ndërsa filxhani i kafes ka mbështjellë rrudhat rreth monologut . Ja mbyll sytë me durt e mallit duke i hatrue në vesh puhizën e kunores të prarueme; Je etja jeme ! Në altar, zani i pulbardhave, gurgullon hershëm mes gurëve, bri shelgjeve pendërrëfyes dhe e perkund kete hyjni qiellore në kanavacen e hyjeve, që janë melhem për shtatoren Rozafë….e në gjinjët e saj dëfrejnë bujshëm valset e lumejve .

Ecja avash-avash , me andjen me ngà vrap në maje të gishtave të ndronjtun, të deshiruem mos me prish qetësinë e këtyne orëve nga gërsitja e drasave të çardakut, të cilat jane là nga durt e nanes me tel, ku ngjyra e tyne verdhë si

Shkodra ashtë një vajzë e rritun në gjergjefin e saj, e cila rrin’ tanë diten duke qendisë gojëdhana me ojma Per ma teper ne lidhje me kete rrefime shumëngjyrëshe. vizitoni linkun e ma poshtem: Shkodra ashtë unaza e mbushun plot me www.goo.gl/5xZhC1 diamanta, të cilat pushojnë ndejshëm në

68

pragun e çdo shtëpije. Shkodra ashtë rituali i çdo guri qelibar, që ndez peshë kalldremin e cdo rrugice. Shkodra ashtë ai cepi i ballkonit ku piktorohen puthjet papendueme, që i bien kryq e terthorë pjaces, duke ulë kryt në turpet e shikueme. Shkodra ashtë avulli e naltë sa maja e Taraboshit, e cila cik qiejt me kryenaltësinë e kurmit të Rozafës. Shkodra ashtë hajat fije’punuem në tezgjahun e saxhadeve, të cilat bubrrojnë mes gishtave të grave, hiladheqet e strukuna në fund të baulave-hajri. Shkodra ashtë rruzë, te cilat në shkallat e gurta numërojnë në përshkim gjylpanes, avashllekun e defryem, të mermert në gjoksin e akshamit.


Rrefime PerShkodren

Pjeter Logoreci Një vështrim mbi jetën e patriotit Gjon Rrota Gjatë vizitave të mija në Shkodër ku takoj shumë miq, të njohur, bashkëqytetarë apo ish kolegë, rastësia më solli të rrija me një zotëri shkodran i cili i perket njerës nga familjet më të vjetra dhe më të dëgjuara të qytetit. Zotëria (Henrik D.) i cili kishte lexuar shkrimin tim për patriotin Kolë Rrota, më pyeti nëse unë kisha dijeni për vëllaun e katër të familjes Rrota, Gjonin. Të them të drejtën kisha lexuar dhe dëgjuar shumë për shkrimtarin e gjuhetarin At Justin Rrota, piktorin e popullit Simon Rrota, diplomatin Kolë Rrota (për të cilin kisha bërë edhe një shkrim bazuar në dokumentat që kisha gjetë në Vjenë), por për Gjonin (vëllaun e katërt) nuk kisha dijeni. I njohuri im, Henriku, më tregoj historinë e Gjon Rrotes e cila ishte shumë mbreslënëse dhe vendosa të marr kontakt me familjen për të u informuar më shumë që të bëja këtë shkrim, me qëllimin që ta bëj të njohur këtë figurë të gjithanëshme dhe patriotike për të gjithë lexuesit shqiptar.

Ka shumë botime për vëllezërit Justin, Simon dhe së fundi edhe për Kolë Rroten, të cilët kanë pasur një veprimtari të gjërë patriotike, artistike apo dhe diplomatike. Për vëllaun e tyre Gjonin është shkruar shumë pak ose kalimthi në ndonjë gazetë. Gjoni u lind në vitin 1893 në familjen e mirënjohur qytetare të Gjush Rrotes. I ati që ishte babai i gjashtë fëmijëve, për të mbajtur familjen ushtronte në ambientet e shtëpisë së tij zanatin e libërlidhësit. Punishta e shtëpia e Gjush Rrotes ishin si vend takimi për intelektualët, patriotët apo rininë shkodrane, të cilët përvec bisedave patriotike apo politike, huazonin nga Gjushi libra për të lexuar. Edhe fëmijët e familjes u rritën në këtë ambient ku dashuria për librin, artin, arsimin ishte gjithmonë prezent. Sic tregojnë pjestarët e familjes, Gjushi ja kalonte fëmijve cdo libër që punonte e po ashtu kishte krijuar dhe një bibliotekë

të pasur që “ushqente” me dije të rinjtë e qytetit. Si vëllezërit e tjerë, Gjoni hyri në Kolegjin Jezuit të Shën Francesk Saverit e më pas në gjimnazin franceskan të Shkodrës. Pas mbarimit të shkollës ai ndihmonte babain e tij në mbarvajtjen e aktivitetit e po ashtu filloj të mësoj pikturën dhe fotografinë nga i vëllau i tij Simoni i cili sapo ishte kthyer nga Milano ku kishte qenë për studime. Gjoni fliste shumë mirë italishten dhe gjermanishten. Me kërkesen e diplomateve austriakë që gjindeshin asokohe në Shqipëri, ai filloj të aktivizohej si përkthyes i tyre, së bashku me të vëllaun Simonin. Per ma teper ne lidhje me kete rrefime vizitoni linkun e ma poshtem: www.goo.gl/pKEiDm

69


70


www.PerShkodren.com/AF

71


Rrefime PerShkodren

Rozafa Shpuza Mes dy dashnish kur rrezet dembele Nëpopragmuzg, i aviteshin ngeshëm majës së

Taraboshit tue i dhanë liqenit nji dritë bojëshegë që të lente pa frymë, qyteti i shtrimë poshtë bedenave të lashta më pëshpëriti lehtë, si me dashtë me m’thanë nji sekret.

Mora teposhtë kalasë nëpër kalldremin e limuem prej dalldisë së hapave të panjehun, që kishin shkelë mbi të, tue ndjekë me sy fluturimin tekanjoz të pëllumbave gri, që me gugatjen e tyne përsëritën: “… mes dy dashnish, …mes dy dashnish”.

kambët e saj të betonta i kishin ngushtu shtratin.

Teksa muzgu po i lente vendin mbramjes, nji freski e kandshme iu mbështoll si shall mëndafshi supeve elegante të qytetit, që kalamendej mes dashnisë së ujnave e të Kalaja me dy porta të randa më përmaleve.Era e veriut davariti shtëllungat e colli tue më beku me tamlin e bardhë të reve, që shpejtuen me u zhba, teksa hana Pëshpërima jehoi tue u përplasë ndër Rozafës. Poshtë saj, Drini kapërthehej muret e rrënueme prej tufanit të derdhi magjinë e saj mbi pullazet kuqanë rrjedhën e tërbueme prej dy urash që loshe e rrugicat e ngushta. moteve, u shumëfishue e u shpërba në hapësinën përtej themeleve të stërmun- vareshin si diagonale mitike, por që kot rrekeshin me e ba zap. dueme të kalasë. Në kët’ qetësi t’lume, prej diku larg, ritmi marramendës i nji reze deret ma diftoi – Ke me u endë mes dy dashnish…- mër- Përballë, në nji dremitje marramendëse, çka ishte stivue ndër sergjiat e moteve. përkundej Buna e përshkueme tërthor mëriti zani i qytetit. Ktheva kryet me Tak – tak, përsëritej pa u fashitë tingulli shpresë se gurt e moçëm kishin me ma prej dy urash të tjera, që zgjateshin deri fillestar e jehona më pëshpëriste... në rranzat e shkambinjve të dekoruem diftu sekretin, por ata heshtnin të stivuem randë mbi njeni-tjetrin, pa dashtë me degë sherbelash erëmirë. Diku përtej, në kambë të maleve që i rrinin si kunorë Per ma teper ne lidhje me kete rrefime me ia ditë për padurimin tem. qytetit, rridhte zallit Kiri i kthjellët, që vizitoni linkun e ma poshtem: Nji tufë pëllumbash t’egër fluturuen sipër dukej sikur e ndalte turrin para urës së www.goo.gl/CDiR6d vjetër me harqe naziqe, kurse urën e meje tue e dridhulatë ajrin e stërpikun re e përshkonte me mospërfillje, anipse me të verdhën e dillit, tashma n’arrati. 72


Rrefime PerShkodren

Mirela Qyteza Kujtimet e Luçes që ndjente diçka për Luçen!.. Ah sa i qetë ndihej tashma!.. – E pse po i bjen? A pse â ma i vogël se ti?.. – u shkëput nga mendimet Luçja, – Hiqju more se po të kapi n’shkop! – iu gërmush trimoshit qe kishte zg’jatë dorën drejt nipit, Luçianit të vogël. “Heh shejtan fëmijë! – nëpërdhambte me vedi. I ishte ba ves me i mbrojtë edhe ma fort këta fëmijët e të voglit. Deri edhe Kërrysja e kurrizit ia kishte dorëzue me amanet shekullit të kaluem hijeshinë nuseve tjera ia bante benë e s’i lente me çilë zâ për kët’ nusen e të voglit, tuj kenë e vajzës së dikurshme, studentes së Salezianëve, që ia kishte hapë gjoksin e se ishte muslimane. – Njiqind herë ma e mirë se ju âsht, he krenisë së të atit kur i kishte dorëzue hangshi vedin me fjalë! diplomën me nota shkëlqyeshëm! Për– ia kthente e i mbyllte kunjat e fjalët e para e kishte halá shikimin e bekimin e kunatave te tjera! “kunata – kujnata, kot rrudhave të t’et. Po Ndoci vëlla, çfarë s’kanë thanë!!” mërmëritte vetmevedi. qetësie kishte ndë fjalët e mendimet e Thinjat sikur donin me shkarkue për vedi tij, qysh se kishte ardhë herën e fundit me shokun e vet italian, mbasi me këta e ia përcjellnin kujtimet e të shkuemes rezultate do e merrte pa frikë Luçen me neurozave e skalpi i kresë zhurmonte… vedi me studjue në Itali, sikur edhe vetë! Fytyrën ia mbuloi nji hije e madhe fort, E qè, fati zg’jatoi qylymin per Luçen, kur e çoi kryet. Mbet’ e mpime dhe fryma iu ndal. Dekiku u ba gjysëshekullit… e pershoku i vet prej Italisë i dha me kuptue Mbasdite e g’jatë, qershori i ka hapë rrezet pash më pash si flokët e g’jatë të leshverdhës. Kacuk në safallek të derës s’oborrit po digjte cigare mbas cigareje në shoqni me mendimet e kujtimet e nji rreshti të pafund, e sytë i mbante te nipat e vet tek luenin në rrugicë me pafajsinë e moshës.

ballë kishte Ndocin, të vëllanë, njashtu të ri siç kishte kenë kur vdiq prej bombardimeve në Itali. Sa deshti me thanë “Po pse tesh mor vëlla? Kam edhe do detyra tjera me mbyllë…”, kur nji zâ e shkundi: – Hè nanëdaje, si je? – Tyrrsh moj dhi, a ti kenke, a?! – iu turr së mbesës kur qiti kryet e vet mbas hijes së madhe. E me ndihmën e të dyve, i prini nëpër rruginë e s’i futi te oda e miqve, por njaty te oda e zjermit. – Humba njiherë krejt, kujtova se m’erdhi Ndoci me më marrë… kur pashë dhandrin e tande bijë – i kishte thanë Agës, se bijës Luçja tek thithte duhan. – Eh jetë e dreqit, me t’u ngatërrue kohnat me sytë çilë… Per ma teper ne lidhje me kete rrefime vizitoni linkun e ma poshtem: www.goo.gl/x0AGV7

73






Rrefime PerShkodren

Arlinda Çausholli Gjuha e pazhurmë e dashunisë Kutia ime e fotografive ka ngjyrë manushaqeje dhe është e stampuar me lule të bardha. Sigurisht që do të kishte ngjyrë të bukur. Të gjitha kujtimeve tona, i shkojnë për shtat vetëm penelata të ngrohta. Unë nuk e hap shpesh, por mbrëmë po rrëmoja pa ditur se çfarë. Mbase po kërkoja një motiv. Apo lajtmotiv? Faji i pranverës. Im atë i shkruante nënës sime… “E dashtuna Myrvete, Asht ora 20 e mbramjes, jam duke punu vetëm në zyrë… u lodha. Për të rimarrë forcat po pushojshe duke u ngroh mbi furnelën elektrike që kam në zyrë. Mendja me shkoi tek ti. Jam duke jetue me gëzimin e kujtimin e ditëve që kalum së bashku. Gjithë këto ditë pa ty kanë kenë të mërzitshme, por kam mujt me e gjet ilaçin. Ky ilaç je ti e dashtun….Fotografitë tona mi ka vendosun Besniku mbi kry, sa bij me fjet me shkojnë sytë te ti. Fillojnë andërrimet, per jetën e lumtuninë tonë, për ditët qe kemi kalu s’bashkut 78

dhe për ditët e lumtuna që do të kalojmë…. Mos mu dëshpro për asgja, as për ndonji dështim që mund të kesh, mos u ban pesimiste, mos e humb besimin në vetvete, se e humb davanë. Zotësia e njeriut asht që të përballojë vështirësitë e jetës me optimizëm. Me shkruj hollësisht për studimin dhe kolekjumet që ke dhanë…. Mendimi për ty me ban të lumtun, kësaj nuk mund ti them gja tjetër veçse dashuni. Te dashunoi. E dashtuna, e bukura dhe e shtrenjta ime. Te puth, i yti perjete, Luani P.S. Nuk e di ça ke ba me fustanin, e ke pre apo jo? Une kisha me ken i mendimit që ate ta presish me fund e bluzë, kishe me e pas ma të kollajt me e kombinu me gjana të tjera, po ti e din vete ma mirë.

18 dhjetor 1966 Letër e shtrenjtë. E di se fjalët e mia janë krejt pa vlerë para saj. Por unë e gjeta lajtmotivin. Gjuha e pazhurmë e dashurisë (apo dashunisë), gjuha e kujdesshme ndaj detajeve, gjuha e finesës dhe e përuljes burrnore, e fati im që lexoj këto rrjeshta shprese dhe respekti të lartë njerëzor. Besoj se rrënjët e shumë prej nesh janë shumë larg vulgaritetit dhe shumë afër, kodeve më të dashura të etikës dhe bashkëjetesës. Nëse ka qenë, mund të jetë prapë. Rrekem të frymëzohem që pranvera të sillet kah flokët femërorë, kujdesin e përbashkët për mirëqënie shpirtërore dhe kah tonet e buta të zërit. Ne vetëm të mendojmë. E të ndalemi pak.

Per ma teper ne lidhje me kete rrefime Mi korrigjo gabimet ortografike që mund vizitoni linkun e ma poshtem: të kem ba. Në letërsi e gjuhë kam kenë www.goo.gl/e5RAS5 i dobët, si ç’po e lexon nga letra. Ban pa rezerva vrejtjet t’uaja.”


Rrefime PerShkodren

Kolë Mileta Mos ma mbytni andrrën Sot me pare, nesër pa pare… Përditë e merrte me vedi e e çonte në shtëpi i vorfni. Tashma ishte ba e modës pergjigjja për dugajxhitë e asaj rruge te ndritshme të Tivarit të vjetër. “Nadja e mire”, fillonte ditën Kola prej Shkodret me dugajën e tij në krye të rrugës, që shitte me pakicë at pak mall që e merrte nga reshperët e Shkodrës. Rrinte shumë herë para dugajës, punë kishte pak. Vorfnia kishte fillue me e hang ër vedin. E njifte tanë Tivari, ku shpesh njeni me tjetrin thoshin: Shko te Kola prej Shkodret se vetëm atje mundesh me ble “Sot pa pare neser me pare”. E kishte zemrën e madhe… Shpesh në dugajën e Kolës vinte me nanën me ble një vajzë me sy të zi, ishte shumë terhekse, sa s’ka ma. Sa here i vinte Kolës në dugajë iu dridhte zemra e shpeshherë e përfytyronte të

veshun si nuse, ku shpejt e mshente për me e ruejtë imagjinatën atje thellë në shpirtin e tij të pastër. Vajza e bukur kishte lé në Tivar, por origjinën e kishte prej Shkodret, kjo e bante Kolën me u mendue ma thellë e ma bukur. Po kalonin kohët e dugajës po i paksoheshin t’hymet, ajo vajza e bukur me nanën e saj po vinte edhe ma rrallë me ble! Zanin nuk ia ndiva me thanë të drejtën, veç e imagjinojshem t’ambël sa s’ka, e kjo imagjinatë shoqnonte rrahjet e zemrës që nuk dinin me prâ.

të atij emën që nuk e kam harrue tanë jetën. Maria, ah sa emën i bukur. Pra ajo vajza me emnin e bukur, me sytë e zèz e me zanin e ambël të hamendun, kje futë aq thellë në shpirt. – Ku po e ke mendjen mor Kolë, a e ke qitë me shëtitë-a?, – m’u drejtue një bashkëshkodran që më kishte kërkue cafe (njishtu u shprehte Kola) e unë po i peshojshem oriz, plasi gazi ndër te dy. Me thanë të drejtën sikur më kaloj ngërçi që më kishte kapë trunin. Por prap mendja i kishte mbetë, e po donte me më zhbirilue, e megjithëse prita besà me i diftue për at’ vajzën me emnin e bukur, me sytë e zèz, e me zanin e ambël të hamendun.

“Eh…”, mendonte Kola, “pallavra ka ky truni jem, e ndoshta ka të drejtë: kohën po e kam me u martue”, e qeshte me vedi, e mendja i ishte fiksue te vajza e bukur e Tivarit që as emnin nuk ia dinte e as zanin nuk ia kishte ndie kurrë! Per ma teper ne lidhje me kete rrefime vizitoni linkun e ma poshtem: – Maria, – e thirri e ama. www.goo.gl/IQgqwz Mue më ushtuen veshët prej emocionit

79


Elona Çuliq

Vera Kadija

Stela Franja

Ervis Isufi


Rozafa Shpuza

Stela Franja


Rrefime PerShkodren

Arsen Gjyrezi “Kam shumë mall…” Do të iki jashtë shtetit për një kohë të pacaktuar. E di që dita kur do të largohem nga qyteti im do të më emocionojë shumë. Do të filloj një jetë ndryshe. Në shtëpi do të vij më rrallë, të afërmit do t’i shikoj më rrallë. Po ashtu miqtë e mi të dashur. Do ta kem shumë të vështirë atë jetë. Dhe ju me siguri do të pyesni. Kaq të vështirë do ta kesh? Kaq mall do kesh për prindërit? Jo! Nuk i trëmbem jetës. Por do ta kem të vështirë për diçka tjetër…Do të më marrë malli për një njeri, për një vajzë, që e dua pafund! Do ta dua gjersa të kem frymë….. Tërë ditën e ndërtoj që të mundem ta takoj, t’i shikoj sytë. Kur nuk arrij, unë e kam përsëri pranë, në mendjen time, më shfaqet pamja e saj në çdo fletë libri, ia dëgjoj zërin e ngrohtë kudo. Kështu mezi pres ditën tjetër, sapo të mbaroj shkollën, të marr biçikletën për “ndonjë punë” dhe të dal e ta pres pas mësimit, në krye të rrugës së drejtë, ta dalloj që nga larg tek vjen me shoqet, e pastaj ta takoj sapo 82

të ndahet nga ato. E të pyesim njëritjetrin se si ia kemi kaluar në shkollë, në shtëpi, pasdite, etj.etj.etj.

shqetësojë. Dhe ajo do të më thotë: – Arsen, ik se do na shohin. – Jo! Nuk iki! Kam shumë mall…

Ja pra si e ndërtoj unë ditën. Vetëm për të. Dhe mua më pëlqen shumë kjo jetë, më pëlqejnë shumë këto ditë. E ndjej veten më të lumturin në botë. Por më duhet të nisem. Do të mërzitem shumë pa e parë. Megjithatë, unë do të mësohem. E mezi do të pres ditën për t’u kthyer në Shkodër, mezi do të pres ditën për t’u kthyer në shtëpi. E do të marr sërish biçikletën. E do të dal pasdite, në të errur dhe do të ndalem poshtë ballkonit të saj. Ajo me siguri do të jetë duke mësuar. Drita e dhomës bën që ta dalloj teksa ecën nëpër dhomë me libër në dorë. Do t’i fishkëllej dhe ajo do të dalë me nxitim në ballkon. Flokët e gjatë kaçurrela do të bien poshtë fytyrës, ndërsa përkulet në hekurat e ballkonit për të më folur. E do të flasim dhe do të pyesim njëri-tjetrin tërë gëzim. Drita e neonit në rrugë që ndezet e shuhet, do ta

Fletë nga një fletore-ditar e një dashamirësi të jetës, dashamirësi të njerëzve, artit dhe gjallërisë humane, që jetoi shumë shkurt por intensivisht mjaftueshëm, për të lërë gjurmët e mira dhe thirrjen e përhershme të prindit, dhe atij vetë me ikjen e tij, që kujdesi për shpejtësinë në rrugë të ketë të njëjtën forcë si dëshira e madhe për jetën. Çdo ditë. Çdo minutë. (In Memoriam) Arsen Gjyrezi 13 Prill 1972- 3 Dhjetor 1994


Rrefime PerShkodren

Albana Fani Rrashi RrefimE nga Albana Fani Rrashi Sot po kam qejf me nda me jue do emna, prej atyne qe kane dhane shume, por s’ma merr mendja se asht ba fort per to. Do persona qe e meritojne me gojen plot me u thirre Shkodrane, bile prej atyne 18 karatsh. Per do edukator qe kane dhane me mish e shpirt, pa hile, e qe kane lane gjurme, e kane dhane shume ne formimin e atyne personave qe ne jena sot. Me thojne gjithmone se si femije i vogel pa fillue me fole mire, kam kendue, biles kam vu vedin ne gjume me kange te shpikun vete……Ndoshta kam le me kangen, e nuk jam aspak pendue.

mberrite pasqyren, e kendoja “Qingji i Vogel” apo “Doli Hana prapa Malit”.

I pari qe ka deklarue se une kam vesh per muzike e kam nji te ardhme me fushen e muzikes, ndofta edhe si kangetare ka kene i madhi professor Gjon Kapedani. Ai, sa here kalonte poshte dritoreve tona, me ndigjonte, dhe nguli kambe me me dhane do mesime muzike po ashtu edhe me me inkurajue me shkue ne shkollen e muzikes. Nuk do ta harroj kurre, buzeqeshjen e tij, durimin e tij me mue, pa harrue me permend taktin e tij me mue, qe jo pak E rritun ne nji familje ku s’kishte rast familjar, dasem, fejese, apo thjeshte nji here kam hjedhe vickla se kam kene edhe e mbledhun per qejf ku mos t’u kendonte femije kryeforte. Fale professor Gjonit, meqenese prinkanga Shkodrane, une s’kisha prej kah derit nuk e pane te mundeshme shkumme i ik faktit, por me e adhurue kete jen teme ne ate moshe ne shkollen e mrekulli e me andrrue me u ba nji dite muzikes, vazhduen me me cue ne shtkangetare e muzikes popullore. epine e pionierit e me me aktivizue me Mbaj mend, kam kene vec kater vjece, korin e femijeve. kur hypja maje nji pupeje te vogel me

Kam shume kujtime nga ajo shtepi ku une kam rrite shtatin. Kam shume nostalgji ma shume per ato mesues qe na kane kushtue aq shume kujdes. Nji nder kujtimet e mrekullueshme asht me mesues Rrik Baben. S’kam per te harrue kurre energjine positive qe ai njeri percillte te une, humorin, te qeshunen, menyren se si na ushtronte e na mesonte kangen ne prova, pa anashkalue se si ne dhomen e madhe te provave ne katin e trete te Teatrit Migjeni

Per ma teper ne lidhje me kete rrefime vizitoni linkun e ma poshtem: www.goo.gl/eEfTcW

83



PerShkodren prezanton Interior Designer, Zonjen Julinda Balca. Znj. Balca, asht lind dhe rrit ne Shkoder, sot, ajo praktikon suksesshem profesion e Interior Designer ne Kanada duke nderue vedin, familjen dhe vendin e vet. Per ma shume info ne lidhje me punen e Artistes mund te klikoni ketu: www.goo.gl/jBY3NO


Promovimi i librit “Stinet e Mia” nga Mimi Tivari Kaduku, redaktuar nga Ndue Lazri, me kopertinë të Zef Nacaj, shtypur nga shtëpia botuese Ada në Tiranë me z. Roland Lushi. Promovimi i këtij libri u zhvillue tek Vila Nova, Shkodër, me datën 8 Gusht 2014... www.goo.gl/zqAuyw



Rrefime PerShkodren

Sait Saiti Shkodra si vetëdije Asht e veçantë sesi vetdija e Shkodrës më ka ardhë, ia mveshi krejtësisht pasqyrës ma të parë të dashnisë që më ka përshkue. Siç mund të jetë shumëkush nga një pikë historiko-kohore e mbrapa, rastisa me kenë i shpërlamë nga pjesa ma e madhe e shtresëzimeve që përcaktojnë të kenit shkodran, autentik. Prejardhje, vendlindje dhe e foluna e nji gjuhe tue kenë pakehiç i vetëdijshëm rreth saj… shtoji kësaj arnimin fragmentar që ky si identitet pësoi nga shumë faktorë. Me sa ve roe shkodrania e sodit mban në vete larminë e gjithnduershme që ky shekull i mbivendosi tanësisë së trashëgimisë në rrafsh zakonesh e mendësie, por pa shestim…

asaj çka kje ishte dikah. Asht nji premisë e bukur shumëçka ky qytet nxjerr, ngaqë pikëpremje e përhershme siç asht përban në vetvedi lugun ku dikohet shumëçka prej gjithkah… pasqyrimi i asaj që asht kenë gjendet përherë në kyt që asht, i përthyem, i përdredhun e i larmishëm sidozot ka kenë e do jetë përherë. Ça e ban Shkodrën me kenë e tillë?

Per ma teper ne lidhje me kete rrefime vizitoni linkun e ma poshtem: Më pat rastisë në Padova tue ba harxhet, e prej gjysës amnore www.goo.gl/lKhjuu të prejardhjes ‘eme thashë “harrueme vezët” dhe zani pranë meje më tha “voet!”, intonacioni përçonte urdhnim, i pakuptueshëm për mue… përsëritëm nja dy-tri herë kyt dikotomi vezë-voe derisa i shtangun e i trandun kuptova se mbrenda meje voeja kishte kalue një dimnim të gjatë. Plasaritja e lëvozhgës së vetëdijes përmes gjuhës ishte shkundëse, gja që çoi drejt leximeve të çrregullta prej të kenit unshëm për gjana me thalb n’atë pjesë tonën para se fija të këputej – me parandjenjën se do t’i risistemoja përgjatë kohës. Shkodra përpara qe një mjegull me silueta të përhimta hem të qarta e hem jo – ça nuk ban degërmia e kohës!… sythi i 88


Rrefime PerShkodren

Astrit Fani Ne preherin e tij! Ne preherin e tij! Me duhej te beja shume pune njeheresh, te rregulloja shtepine qe kisha marre me qira, dhe njekosisht te mblidhja te gjithe sendet e rrobat ne dhomen time qe nuk ishte me e madhe se tre me tre.

“ A, ti qenke, e çfare me duhesh ti, ta dish, po ta them qe sonte, ty nuk te njoh fare. Si e kane emrin vajzat tuaja ? Perseri qesha lehte , i pergjigjem: “ Jona dhe Edit” “ O sa bukur ! Ne fakt une nuk do ti therras kurre keshtu, une.. – thithi me etje cigaren – te madhen do ta quaj.., Kaproll, ndersa te dyten Bufi. Naten e mire!” “ Naten Profe!” – i pergjigjem. E shoh se ulet ashtu galuc ne vendin e tij, me çakmakun e ndezur deri sa i digjej dora.

Ishim familje e re, po shkonim ne nje apartament me qera me pak hapsire me te madhe. I njihja pak a shume te gjithe banoret, sidomos njerin me mire. Ne fakt jo se kisha ndonje Me pas erdhen vajzat, po beja te disaten rruge, kur dalloj relate te madhe me te, por njihja veprat e tija, e ia kisha lexuar perseri çamakun e ndezur. Ishte mes vajzave te mia. Ato ishin te ulura ne preherin e tij! po thuajse te gjithe romanet. Ate dite ishte pak ftohte, ishim duke ngjitur rrobat lart ne pallat, shkallat ishin ne erresire. Sa filloj te ngjitem, ndizet nje çakmak.

Per ma teper ne lidhje me kete rrefime vizitoni linkun e ma poshtem: www.goo.gl/z1kgJ6

“Ku shkoni ju keshtu?” – thirri nje burre ulur ne cepin e shkallave, floke thinjur, me triko te trashe leshi, dhe nje pale tuta sportive gjunje dala, ne dore mbate cigaren e ndezur. Ia njoha zerin. Ishte ai! Qesha pak nen buze, dhe iu afrova, fare lehte dhe e pershendeta “ Mirembrema Profesor!”

89


Adnan Ramadani



DISHEPULL I TJETËRSIMIT

Djali i dytë i familjes Mileta, Gjoni do t’i ngjitte shkallët e dijes tue përshkue Kolegjin Saverian, gjimnazin e shtetit dhe fakultetet e Agrikulturës në Peruxhia e Torino. Për gradën shkencore të doktoraturës, në Torino mbrojti me sukses punimin me temë “Disa pika mbi ekonominë e sotme Shqipëtare”. Udhëheqës i këtij materiali autentik sintetizohej në 5 kapituj ku parashtrohej • Panorama dhe mundësitë e tjetërsimit të hapsinës rurale të Shq92

ipnisë, • mjedisi rural, • popullimi, • territori gjeobujqësor, • reforma e ndamjes së tokës dhe hidrografia bujqësore. Këta janë pjesët e kompletueme të ketij punimi të mirëfilltë shkencor. Tue e vlerësue studimin e agronomit Gjon Mileta, të bien mbi sy faktet bindëse dhe perspektiva e zhvillimit intensiv të bujqësisë ku autori shfaqet mjaft i kompletuem nga ana didaktike. Ai e ka përshkrue

territorin e vendit të vet, tue fillue nga Vermoshi ne Vrinë e nga pellgu i Dibrës në fushën e Korçës. Të dhanat e hedhuna në letër për studimin fiziko-kimik të tokave përbamjen mekanike e agropedologjike dhe kimike të saj, paraqesin vlera të mirëfillta shkencore edhe në stadin e sotëm të prodhimit bimor. Asht mjaft interesant përshkrimi i studjuesit për bregdetin Adriatik e Jonian e deri në naltësitë e 2700 metrave mbi

nivelin e detit. Hulumtimet për këtë objekt bahen çdo 300 metra naltësi ku analizohet. Nga të dhanat e këtij studimi, naltësia mbi nivelin e detit si mesatare e republikës llogaritet të jetë 714 metra, ndërkohë kur studimet e derisotme e nxjerrin 713 metra. Ky tregues flet për korrektësinë e Gjon Miletës, si një agropedolog i shquem për kohën që jetoi. Me mjaft interes studimor janë edhe grumbullimi i mjaft të dhanave shumëvjeçare e përpunimi i tyre për presionin


TË HAPËSIRËS RURALE atmosferik, shpejtësinë e erave, kurbën e lagështinës relative të ajrit, sasinë e reshjeve etj., tue paraqitë 3 caqe të parametrave të studjuem, minimale, mesatare e maksimalen. Këtyre dëshmive u shtohen të dhana të sakta për lumenjtë si Drini, Buna, Mati, Ishmi, Erzeni e Vjosa. Qysh në vitin 1941 nga ana e Gjon Miletes hidhet ideja e bonifikimit dhe e shndërrimit në tokë prodhimtare të liqeneve e kënetave t’atëhershme si Maliqi, Tërbufi, Arta, Durrësi, Kakarriqi e një pjesë e konsiderueshme prej 4000 Ha e Liqenit të Shkodrës. Fakti që në studimet e Gjonit rezulton një popullsi rurale prej 77% e totalit të banorëve në shkallë vendi, i shtohet edhe një studim i mëvetshem i tij për studimin e infrastrukturës së hapsinës rurale. Me 17.04.1930 ishte hartue i pari projektligj i reformës agrare me 20 nene dhe si i ketillë për agronomin Gjon Mileta u gjet i përshtatshëm e praktikisht i zbatueshëm edhe në stadin e matejshem te zhvillimit dhe modernizimit të bujqësisë shqipëtare.

“Mundësitë e përmirësimit të kulturës së duhanit në rrethin e Shkodrës”, asht një tjetër temë diplome për kualifikimin matejshem të Miletës. Kësaj radhe oponencën e merr përsipër një tjetër personalitet i fushës agronomike, prof. Crescini (shq. Kreshini). Në të dy vitet e hulumtimeve e konkretisht gjatë viteve 1940-‘41, në materialin përfundimtar të hartuem prej Gjonit, pasqyrohen kapituj të veçantë ku shfaqen të dhana për zonat ku mbillet duhani ne qarkun e Shkodrës, përcaktohen tre lloje të aklimatizuem, agroteknika e përshtatshme që mund të përdoret, historiku i zhvillimit të duhanit në shkallë vendi dhe mundësitë e përmirësimit të teknologjisë së manipulimit e përpunimit të këtij produkti.

valutore edhe të botes së sotme. Më 30.10.1941 u jep fund studimeve për t’u kthyer në vendin e tij. Fillimisht emnohet në prefekturën e Shkodrës e ma vonë asht dëshira e tij të shkojë vullnetarisht në Kosovë. Atje, sipas informatave që pati, zhvillimi rural kërkonte mbështetjen teknike e shkencore. Ai vendoset ne qytetin e Gjakovës dhe prej andej i bie tejembanë Fushë-Kosovës, tue krijue bërthamat teknikëve të bujqësisë. Synimi i tij kje që keshillimi bujqësor ta prekte në sedër çdo bujk, me idenë e shtimit të të ardhurave për familjet fermere. Vetëm 16 muëj mundi të kontribuojë në rrethinat e Gjakovës për tjetërsimin e hapsinave rurale të gjysmës tjetër të kombit shqiptar. Ma teper jo, se u gjend një dorë shovinisti

serbomadh për t’ia marrë jetën djaloshit 26 vjeçar. Shërbimi informativ serb i ngriti një pritë të padukshme tue ia këputë andrrat e tij të lidhura me tokën e bujarinë e saj. Gjon Mileta renditet ndër të parët shqiptarë që e parashikoi Shqipninë nga pikëpamja bujqësore dhe që mbeti në harresë. Në këta 60 vitet e fundit nuk u eksplorue për mungesë vullneti puna titanike e dr. Gjonit. Nuk u gjet një dashamirës për t’u njohur me çka na la Gjoni në Torino e për t’i ba publike punimet e tij. Por ma mirë vone se kurrë, asht një proverb i kahershëm. Le t’u rikthehemi studimeve të tij pa humbë kohë. Botue në “Dimension” organi i strukturave të Bujqësisë dhe Ushqimit – Shkodër, V. II, dt. 8 gusht 1993, fq. 7.

Studimi shkon deri aty sa të përcaktohet si rekomandim bazë një qarkullim bujqësor 2 – 3 vjeçar dhe plotësimi i nevojave për zhvillim normal të bimëve me elemente bazë si kalçiumi e deri tek mikroelementet si kromi, që e rrisin ndjeshëm sasinë e cilësinë e këtij produkti të lakmueshëm në tregjet

93


94


95


Njihuni me fotografin pr shpejtim. Përvec kësaj gjatë këtyne orëve, fill mbas perendimit, naten vonë ose pak para se me ague, i shmangem edhe lëvizjeve të trafikut apo njerzve. Jam në kërkim të nji bukurisë të thjeshtë e të qetë dhe në këta hapa vazhdon e gjith puna fotografike që baj. Procesin e fotografimit dhe post-procesin e pamjeve i baj në nji ritëm të ngadalët, zakonisht marr kohë të gjatë me krye nji fotografi. Kam negative që ende nuk i kam ‘lá’ dhe foto të papërpunueme, kjo nuk shkakton stres apo ngut me pa rezultatin, përkundrazi për mue asht ma e magjikshme dhe shpesh ma produktive kur lehet nji perjudhë kohet me kalue para se me kapë në dorë fotografinë.

Në kte Intervistë surprizë për anëtaret e grupit PerShkodren, falenderojmë ngrohtësisht artistin e mirënjohun, fituesin e shumë çmimeve ndërkombëtare, fotografin profesional, Shkodranin që na nderon në të gjithë botën me artin e tij, Z. Frang Dushaj. E vlersojmë pa masë që u mundësue me u përgjigjë nji numri pyetjesh, të cilat kanë me na lejue me u njoft ma shumë me personin dhe fotografinë e tij.” Me dy fjalë, kush asht Frang Dushaj? I lindun në Shkodër por si shumë bashkatdhetar tjerë e kam lanë vendlindjen. Jetoj pothuej se nji çerk shekullit në Suedi. Na trego për punen tande fotografike. Punoj kryesisht me fotografinë artistike ku natyra asht frymzimi kryesor. Për mue koha ma e përshtatshme me fotografue asht gjatë orëve të ditës kur drita asht ma e butë dhe e kontrollushme, gja që më krijon mundsinë me u përqendrue dhe me punue pa 96

Përdori sa ma pak aparatura që t’jetë e mujtun, nji kamera analoge gjysëm format e viteve 70-të dhe nji digjitale, plus nga nji objektiv sejcila. Post-procesin, që asht nji pjesë shumë e randsishme, mundohem me e mbajtë sa ma të balancuem kështu që pamja të mos kthehet në dicka sterile dhe pa ndjenja. Cdo fotografi që baj vjen nga nji ekspozim i vetem dhe prej aty vazhdon krejt puna deri në përfundim. Zakonisht ekspozimet janë të gjatë, prej disa sekondash deri në 30-60 minuta. Kjo më krijon mundsinë me përjetue procesin e fotografimit si dicka medituese. Çfarë e frymzon Frangun? Për sa i përket frymzimit besoj se cdo person krijues ash i mbushun përmbrenda me ‘pamje’ të grumbullueme gjatë jetës. Mendoj se kjo vlen jo vetem për ata që merren me arte vizuale por edhe për shkrimtar, muzikanta etj. Në shumë raste përfytyrohet se cka kerkohet me u krijue por jo gjithmonë resultati korrespondon me imazhin fillestar. Për këte arsye kam zgjedhë me i besue intuites teme dhe jam ma i hapun e tolerant ndaj ndryshimeve që mund t’dalin gjatë fotografimit e që nuk përputhen me previzualizimin tem krijues. Në këte mënyrë cdo frymzim i vetdijshem apo jo ka ma hapsinë me influencue dhe po u punue me durim me shtye drejt nji stilit ma origjinal.


ofesionist Frang Dushaj Nuk mund t’tham se kam nji frymzim dominues, ndoshta sepse përgjithsisht nuk jam i kufizuem në shije edhe pse ka gjana që m’bajnë me ndie ma shumë se tjera. Nëse mund t’përmendi vetem artin e fotografisë vlersoj ma së shumti perjudhen piktorialiste.

të mundshme me u ba pjesë e fotografisë ose me e ba nji peisazh të vetin, me e interpretue ashtu sic e shef dhe sic e ndien. Cila prej fotografive tueja ke ma të preferueme? Pse? Të gjitha fotografitë e s’ardhmes, ato që ende nuk kam fotografue.

Ngjyra apo bardh/zi. Çfar mendon? Pse nuk ka njerëz në fotografitë tuaja? Monokromi i përshtatet ma shumë asaj që deshiroj me paraqitë dhe njikohsisht asht ma sugestive. Për mue ngjyrat përmbajnë shumë informacion, sidomos në pamjet natyrore. Mendoj që efekti i dritës dhe kompozimit tek shikuesi asht ma i fortë në nji pamje bardh e zi. Kjo nuk don me thanë që fotografitë me ngjyra nuk janë të bukura, vetem që nuk i përshtaten punës që deshiroj me ba. Mungesa e qellimshme e personazheve në fotografitë e mija vjen nga deshira që shikuesi të jetë pjesë po aq kryesore e procesit të fotografimit. Nji personazh në fotografi të ofron pothuejse gjithmonë nji histori të gatshme ose orientuese. Tue zgjedhë me punue me nji peisazh pa njerëz e ka cdo shikues ma

www.FrangDushaj.com

97


98




Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.