Lubrifikantë, pastrues dhe tretës për automekanikë dhe servise, industri dhe nautikë.
Në kompaninë JUVI DOMŽALE d.o.o. (JUVI DOMZHALE sh.p.k.), pas 15 vjet pune dhe përvoje në industrinë automobilistike, kemi vendosur të dalim si ofertues dhe prodhues të pavarur. Për tregun slloven kemi krijuar produktet me markën tonë tregtare JUVI SPREJI. Pas një viti testimesh, grumbullimit të lëndëve të para më të përshtatshme të ofertuesve ndërkombëtarë dhe përshtatjes së standardeve përdoruesve vendor, në vitin 2011 lansuam në treg lubrifikantët, pastruesit dhe tretësit për automekanikë, servise, industri dhe nautikë. Në bashkëpunim të ngushtë me kompanitë ndërkombëtare të naftës në procesin e prodhimit dhe zhvillimin e produkteve në tregun slloven distribuojmë produkte të cilësisë së lartë me çmime jashtëzakonisht konkuruese.