Riselda Sejdija - Kercimi Modern Pedagogji

Page 1


RISELDA SEJDIJA

KËRCIMI MODERN PEDAGOGJI

Tiranë, 2012


Falendenderoj bashkshortin tim, Z. Hajdin SEJDIJA për mbështetjen financiare për realizimin e këtij libri. Sponsor gjeneral: Sky Master Projekt Holding Sh.A

Recensentë: Agron ALIAJ, Artist i Popullit Prof.As. Kozeta BAKIU Prof. Agim ZAJMI, Artist i Popullit Redaktore letrare: Besmira MINO Korrektore: Adanela ALIAJ Arti grafik: Elidor KRUJA Fotograf: Eros ÇAUSHI Përpunimi i fotove: Besmir FUSHA Falenderojë studentët e Akademisë së Arteve, dega koreografi për realizimin e fotove: Armando RUSTEMI Edisa EREBARA Kristi DUSHMANI Lorena KËRPICA Sigi GJINI Kristi DALIPI Jurgen BALA ISBN: 978-9928-124-75-3

Cel: 069 40 075 01 Adresa: Lundër, Tiranë Email: shtypshkronjapegi@yahoo.com www.botimepegi.al

Tiranë, 2012


Universiteti i Arteve Fakulteti i Artit Skenik Departamenti Regji - Skenografi - Koreografi - Teori Arti





PËRMBAJTJE Parathënie

11

KAPITULLI I Histori dhe pedagogji

15

1.1 Historia e kërcimit modern

15

1.2 Pedagogjia e kërcimit modern në teknikë dhe performancë

24

1.3 Emocioni në performancë (koreografi)

25

KAPITULLI II Pedagogjia artistike

29

2.1 Marrëdhënia artistike profesionale pedagog-student

29

2.2 Pedagogjia e të prekurit në kërcimin modern

32

2.3 Pedagogu komplimenton

36


KAPITULLI III Elementet bazë të pedagogjisë

39

3.1 Muzika si aspekt primar në pedagogjinë e kërcimit modern

39

3.2 Zëri, sjellja dhe energjia në pedagogjinë e klasës moderne

43

3.3 Pesha e trupit

46

KAPITULLI IV Teknikë

49

4.1 Frymëmarrja dhe energjia e trupit në kërcimin modern

49

4.2 Dëmtimet në kërcimin modern dhe dhimbjet e trupit

54

4.3 Tendosja e muskujve në kërcimin modern

56


KAPITULLI V Imagjinatë

61

5.1 Frymëzimi

61

5.2 Improvizimi

67

5.3 Roli artistik

70

KAPITULLI VI Estetika e kërcimit modern

73

6.1 Dieta dhe të ushqyerit për kërcimtarët

73

6.2 Palestra

79

6.3 Grimi në kërcimin modern

84

Recensa

92

Perfundime

100

Kualifikimet shkencore

102

Bibliografi

117


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

10


RISELDA SEJDIJA

PA R AT H Ë N I E

K

ërcimi modern ka qenë dhe mbetet ndër preferencat e mia që ma mbush shpirtin me vlera të pashtershme artistike, të cilat, më pas, shndërrohen vetëm në një fjali: “Kërcim Modern, Pedagogji”. Tashmë, kjo fjali u shndërrua në një libër, i cili vjen si vëllim i dytë, pas vëllimit të parë “Kërcimi Modern, Lëvizjet Bazë”. Lëvizjet bazë erdhën për herë të parë në Universitetin e Arteve të shkruara në letër, dhe për t’u drejtuar nga një status pedagogjik, gjeta inspirimin e duhur për t’i bashkangjitur këtij vëllimi edhe librin e dytë, i cili shpalos anën pedagogjike të tij, duke studiuar shumë elemente të tjera, si: teknikën, performancën, historinë e kërcimit modern etj. Pasioni dhe dashuria për pedagogjinë e kërcimit modern bëri që ky libër të ishte shkaku nxitës, i cili gjithashtu shpalos vlera të larta artistike profesionale, me kritere të domosdoshme efikase për kërcimin modern në tërësi. “Kërcimi modern, lëvizjet bazë”, i cili është vëllimi i parë për studentët e Universitetit të Arteve, ka qenë një ndihmesë shumë e madhe dhe e çmueshme për sa i përket orëve të mësimit që ata zhvillojnë, por mbi të gjitha, ky libër pedagogjik i kërcimit modern është një vazhdim origjinal dhe i domosdoshëm i vëllimit të parë, pra me pak fjalë: “lëvizjet duan një pedagog që t’i kontrolloj”. Kjo është arsyeja që pa ngurruar u inspirova për të nxjerrë vëllimin e dytë, i cili, për më tepër, është edhe një ushqim shpirtëror për mua. Të shkruaj për kërcimin modern dhe të studioj literaturën që i përket atij, është me të vërtetë një kënaqësi dhe një aspekt tërheqës dhe interesant. Për sa i përket literaturës së gjerë që kam lexuar e hulumtuar rreth kërcimit modern, ajo përfshin një numër të madh shkrimesh, kërkimesh dhe punimesh. Ky libër ka vlera të mëdha profesionale pedagogjike dhe kjo është njëra nga arsyet e të mësuarit të kërcimit modern. 11


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

Mund të interpretosh bukur, por nuk ke teknikë; Mund të ekzekutosh një performancë, por nuk përcjell emocion; Mund të përcjellësh emocion, por nuk ke energji në lëvizje; Mund të kërcesh bukur, por nuk të përshtatet roli; Mund të kërcesh me teknikë, por nuk ke edukatë profesionale; Mund të kërcesh bukur, por nuk kërcen për të tjerët;Të gjitha këto kanë një pikëpyetje: Cilat mund të jenë përgjigjet përkatëse? Pikërisht në Kërcimin Modern, Pedagogji, librin që keni në duar, i cili të mund t’ju shërbejë për të qenë një pedagog i arritshëm, një student i përkryer, kërcimtar i mirëfilltë dhe mbi të gjitha një koreograf profesional. Kërcimi modern në vetvete është si një makinë, e cila ecën dhe nuk ndalon, por motori i saj shërben për të dhënë forcë, energji dhe emocion. Pa motorin, makina nuk ecën, pra, pedagogjia simbolizohet “motori” dhe makina kërcimi modern. Ky libër, mbi të gjitha shpalos vlera teorike – praktike – shkencore - edukative për sa i përket artit të kërcimit dhe mbi të gjitha, elementet dhe aspektet kryesore që përbëjnë këtë libër janë studiuar me shumë kujdes dhe përpikëri, për sa i përket pedagogjisë profesionale. Të përfaqësosh pedagogjinë në kërcimin modern, do të thotë një përgjegjësi jo e vogël, sidomos për sa i përket aspektit teorik. Çdo detaj dhe element duhet zbërthyer në mënyrë që studentët ta kenë të qartë zhvillimin mësimor dhe ndarjet e kategorive të kërcimit sipas formave përkatëse. Në këtë libër, përveç përfshirjes së elementit pedagogjik, ndeshen edhe shumë elemente të tjera, si: teknikë, performancë, si edhe ana estetike-artistike, e cila ka të bëjë me mjedisin ku përshtatemi për të kërcyer. “E bukura është art dhe arti është bukuri, kështu që nuk mund ta shmangim”. Përveç këtyre elementeve kryesore që përmendëm, në këtë libër do të gjeni edhe aspekte të tjera artistike, të cilat i përkasin marrëdhënies pedagog-student dhe dukuri të tjera profesionale edukative–fizike që zhvillohen gjatë orëve mësimore, ose përgjatë

12


RISELDA SEJDIJA

krijimtarisë artistike. Mbi të gjitha, ky libër mbart vlera, të cilat i shërbejnë pedagogëve të fushës dhe studentëve, për të mësuar dhe për t’i ruajtur ato. Në mënyrë të veçantë falënderoj Universitetin e Arteve, i cili bëri të mundur me bashkëpunimin e tij, botimin e këtij libri të domosdoshëm për pedagogjinë artistike shqiptare, si edhe për vetë studentët e këtij universiteti. I jam shumë mirënjohëse faktit që ky libër u vlerësua me shumë dashuri nga Këshilli Shkencor i Fakultetit të Arteve: Rektori, Prof. Petrit Malaj, Dekani, Prof. Kastriot Caushi, si dhe shumë kolegë të tjerë, të cilët e vlerësuan këtë krijimtari artistike që i përket kërcimit modern. Nuk dua të lë pa përmendur se puna ime në këto dy vëllime realizohet për herë të parë në vendin tonë. Sinqerisht, për këtë fakt ndihem edhe më e lumtur që bëra të mundur të shkruaj me dashuri këto dy krijimtari të kërcimit modern që i shërbejnë njëkohësisht edhe brezit në vazhdim. Me shumë dashuri falënderoj familjen time, e cila ka qenë një mbështetje shumë e madhe për mua.

“Faleminderit, o Zot, që më dhe fuqinë për t’u bërë pjesë e kësaj krijimtarie” “Bëni atë çfarë ndieni brenda jush, ndihuni të lirë, ecni përpara dhe bëhuni artist”. Autorja

13


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

14


RISELDA SEJDIJA

KAPITULLI I Histori dhe pedagogji 1. 1 His t or i a e k ërc i m it m o d e rn

K

odifikimi i lëvizjeve, ekzistenca e fakteve të dukshme, teknika e lëvizjeve dhe emocioni përbënin termin “balet”, i cili ka qenë i përfshirë, veçanërisht edhe nga

amerikanët, të cilët ishin për idenë e të kërcyerit balet, por pa ditur që idetë filozofike të arteve të tjera po ndryshonin, kështu që edhe termi balet duhet të përpiqej të zhvillonte ose të sillte pas tij zhvillimin e kërcimit të lirë dhe që brenda orbitës së tij duhet të pranonte një kthesë tjetër, e cila u quajt “Kërcimi Modern”. Kërcimi modern erdhi në jetë se duhet të vinte, kështu është shprehur koreografi Erick Hawkins. Martha Graham dhe Doris Humphrey kanë luftuar gjithmonë për të gjetur kodifikimin që i përket kërcimit modern, duke filluar të kërkonin për burimet bazë të lëvizjeve në lidhje me instinktet. Duhet theksuar se kërcimi modern që në kohët e hershme kur ai ende s’ishte specifikuar dhe njohur, kishte nevojë për sensacione, të cilat do të ndihmonin në rrjedhjen e transmetimit të një gjuhe të re të trupit dhe lëvizjeve që e karakterizonin për t’i përcjellë ato në mënyrën më të lehtë shprehëse dhe më pas për t’i materializuar në të ardhmen. Lejimi i trupit që të ndjekë rrjedhën e tij të lëvizjeve, frymëmarrjes, frymënxjerrjes, duke e konsideruar trupin tonë në forma të tjera të kërcimit, si dhe praktikimi i dinamikës në kundërshtim me lëvizjet statike dhe të kufizuara, bëri që të ishte ky hapi i parë në dallimin e kërcimit modern nga ai klasik. 15


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

Për ta nxjerrë në pah dhe për ta prezantuar lehtë kërcimin modern nuk ka qenë aspak një punë e lehtë për sa i përket Graham-it dhe Humphrey-it. Përveçse e krijuan dhe patën guximin e madh për ta prezantuar në publik, ato duhet të përballeshin me brezat që ishin të pranishëm në këtë kohë prezantimi, po ashtu iu duhej shumë punë t’u mësonin kërcimtarëve idenë e të kërcyerit zbathur dhe lirshëm, për ta përcjellë më pas këtë element të ri dhe spontan në audiencë. Si fillim ka qenë tepër i vështirë, sepse lëvizjet nuk kishin edhe aq burim të pasur për t’u përcjellë, sepse ato rridhnin për momentin nga një kohë primitive, kështu që spikat dukshëm edhe problemi tjetër që është ai i kostumeve. Po ashtu edhe kostumet nuk mbartnin dukuri estetike dhe ishin të zhveshura nga ana emocionale, pra, çdo gjë ishte në të vërtetë shumë e vështirë. Në momentin kur kërcimtarët duhet të hidheshin si krijesa të tokës duke nxjerrë jashtë dhe humorin e tyre, në vend që të bënin një lëvizje lirike dhe emocionuese, të pasqyronin një lëvizje të ashpër dhe pa takt profesional, i lëviznin krahët në mënyrë mekanike pa plastikë dhe dinamikë brenda lëvizjes, pra, me pak fjalë ka qenë një punë shumë e madhe dhe e mundimshme për koreografët e parë për të prezantuar kërcimin modern në hapat e parë të tij. Edhe pse me gjithë këto vështirësi përpara Martha Graham-it dhe Doris Humphrey-it vazhduan nga një zbulim te tjetri pa u ndalur në atë që donin të krijonin dhe zhvillonin. Atëherë ka qenë një periudhë jo e lehtë për t’u jetuar, edhe pse revolucioni gjatë luftës shoqërohej me agresivitet, kjo gjë për koreografët nuk ishte aspak pengesë për të vazhduar edhe pse në kushte shumë të vështira është vështirë për t’u përballur me situata të tilla kur kemi të bëjmë me krijimin e një arti të ri. Pasi kaluan disa faza të vështira për t’u përballur ajo situatë aq këmbëngulëse profesionale e bëri më të lehtë jetën e koreografëve për t’u përfaqësuar tashmë me kërcimin modern, i cili u popullarizua në mënyrën më të shpejtë të mundshme dhe filloi pak e nga pak të tërhiqte publikun në rrethanat e tij. 16


RISELDA SEJDIJA

Për t’u përballur me këto situata, të cilat sapo ishin shfaqur në popull ekzistonte edhe një problem tjetër, i cili kishte të bënte me mospërshtatjen e koreografëve më të vjetër. Ata donin të ishin gjithmonë protagonistët kundërshtues për bashkëkohoren. Por duhet theksuar se kërcimi modern është një pikëpamje që i përket funksionit të artit në botën bashkëkohore. Në mënyrën më të dukshme që ndryshon bota, edhe kërcimi modern në mënyrë të menjëhershme pëson ndryshimet e tij. Unë do ta quaja kërcimin modern një “plastelinë”, me të cilën mund të ndërtojmë dhe të krijojmë çdo formë që dëshirojmë. Artisti mund ta ruajë shumë lehtë bazën e tij artistike të simboleve, por për të qenë artist në kohë, ai duhet të zhvillojë vizionin e tij me pikëpamje të reja bashkëkohore duke u bazuar tek e tashmja që të çon në realitet. Kjo do të ishte një punë e mirë artistike, plot vlera dhe do të kontribuonte vrullshëm te brezat pasardhës. Por këto aspekte nuk kanë të bëjnë me vlerësimet ose krahasimet që mund të bëjmë nga kohërat e hershme me kohën e deritanishme. Baleti klasik nuk është strikt nëse refuzon lëvizjet pranuese që ka kërcimi modern, po ashtu edhe kërcimi modern nuk mund të jetë i rreptë që të refuzojë lëvizjet statike dhe të kufizuara të baletit klasik. Ato, secila në orbitën e vet, mund ta kryejnë mirë çdo funksion kundërshtues që kanë nga njëra-tjetra për sa i përket vizionit të tyre. Lind natyrshëm pyetja në pedagogjinë e kërcimit modern: A mund të përshtaten lehtë dhe lirshëm kërcimtarët dhe koreografët e rinj me identifikimin e kërcimit modern nëpërmjet Duncan Graham-it dhe Humphrey-it? Sigurisht që ka qenë e vështirë për t’u përballuar, por në njëfarë mënyre përshtatja fillestare ka qenë “kalimi i kohës”, të mësohesh për ta parë, për ta përcjellë në trup, për ta përcjellë në

17


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

mendje, për ta pranuar, për ta interpretuar, më pas për ta kërcyer, dhe pastaj për ta krijuar, pra, të bësh koreografi me kërcimin modern. Pikërisht ky aspekt që përmendëm më lart për koreografët e rinj në kohët e shkuara ka qenë njëri nga problemet që ka prekur pak a shumë kërcimin modern, por pa e cenuar atë. Kërcimi i hershëm modern ka qenë i perceptuar si një njohje e dukshme e shprehjeve individuale, veçanërisht në mënyrë tepër të spikatur, ndjenjat emocionale. Koreografët e rinj kundërshtuan gjithçka rreth këtij konceptimi që i kishte rrethuar. Ata merren më shumë me lëvizjet sesa me personalitetin që e transmeton dhe e performon atë. Kështu që ata nuk e konceptojnë që kur të performojnë, të nxjerrin jashtë ndjenjat e tyre emocionale. Sipas tyre, e vetmja eksperiencë në kërcim është cilësia e lëvizjeve, energjia ose gjithçka tjetër që ka të bëjë me lëvizjet në përgjithësi, por jo emocioni. Shpeshherë, ky aspekt i ka futur në kontradiktë profesionale koreografët e rinj derisa kuptuan se si duhet kërcyer kërcimi modern dhe sesa emocion duhet dhënë brenda tij. 18


RISELDA SEJDIJA

Megjithatë nuk është se ky fakt ka kaluar pa u tërhequr vëmendje deri në çastin që u kuptua se si duhet trajtuar ashtu siç kërkohet dhe siç duhet. Pasi u kuptua mirë ky aspekt, misioni i koreografëve të rinj ishte që të sillnin kërcimin modern në specialitetin e tij, pra, ta zbërthenin atë në mënyrë më të madhe të mundshme ku të shpërthente dukshëm lirinë e brendshme të tij. Me këtë përpjekje, ata pranuan influencën e prirjes drejt abstraksionit të mekanizmit dhe rastësisë së ideve në art, për të kuptuar orientimin e kohës dhe për të ditur se “ky është kërcimi modern”. Baleti është një traditë e vjetër dhe e themeluar. Duke kuptuar kërcimet e çdo kombi, futemi në brendësi të vendeve të ndryshme për të kuptuar artin dhe kulturën e secilit prej tyre. Jose Limon është shprehur tek libri “ The Modern Dance Seven Statments of Belief ” fq.18 me autore Selma Jeanne Cohen, se Italia është “nëna e baletit”. Franca, kujdestarja e tij, dhe Rusia Imperiale e panë baletin si një pjekuri vallëzuese, e cila zbulonte veten e vet në çdo moment, në çdo gjest dhe në konfigurime të krijimeve të zakonshme. Për më tepër, Limon shton se baleti rus u kthye në ambicien dhe habinë e të gjithë botës perëndimore, dhe jo vetëm në art, por edhe në gjuhën franceze të qytetërimit, të elegancës dhe të mirësjelljes. Isadora Duncan, amerikania rebele ka deklaruar se baleti ka qenë statik, dekadent dhe shumë artificial. Teknika e tij e ngurtë dhe tepër statike për Duncan-in nuk ishte aspak tërheqëse. Ajo transmetonte qartë dhe hapur ndjenjën e saj se baleti klasik e kishte kthyer veten si një kukull mekanike, duke lëvizur nga një pozicion në tjetrin dhe po ashtu edhe muzika që e shoqëronte ishte e mërzitshme. Këto mendime që kishte për baletin klasik, ajo nuk i bëri vetëm në botën perëndimore, por edhe në Shën Petërburg. 19


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

Duncan-i e ndau botën artistike më dysh, dhe për këtë aspekt ndarës kishte nga ata që e akuzuan dhe nuk i pranuan idetë e saj, por kishte dhe të tjerë që u bashkuan me idetë, duke kuptuar dhe duke ndierë sfidat, duke i dhënë mbështetje potencialit të saj për të ardhmen e kërcimit modern. Kërcimi modern filloi me Duncan-in menjëherë pas vitit 1900. Gjithashtu ky art solli figura të njohura artistike, si: Martha Graham, Doris Humphrey, Alwin Nikolais, Merce Cunningham, Anna Sokolow, Jose Limon, Ruth St. Denis, Charles Weidman, duke parë energjinë dhe perfeksionin këtij brezi të ri kemi shumë për të besuar te kërcimi modern se do të shkojë shumë shpejt drejt një rruge të suksesshme artistike. Vihet re se parimet dhe baza e kërcimit modern kanë ardhur duke lulëzuar jo vetëm brenda ambientit të tij, por edhe jashtë tij. Thelbi më i rëndësishëm në kërcimin modern është lëvizja cilësore dhe përsosmëria e saj në kërcim. Kodi i përsosmërisë është nëse t’i gjen brenda teje cilësinë. Pika që përbën kthesën e quajtur “kërcimi modern” erdhi kur Isadora Duncan kishte një ide të re për qenien njerëzore, në mënyrë specifike, qenia njerëzore në këtë vend shumë specifik siç ishte Amerika, duke u kthyer mbrapa për konfirmimin e idesë së qenies njerëzore të deklaruar si në periudhën greke ku ishte i vetmi vend në të gjithë historinë perëndimore që trupi i njeriut konsiderohej si i bukur, si një partner i dashur, i vlefshëm dhe i barabartë, “mendja shpirtërore”. Dhe më e veçanta për t’u kuptuar si aspekt ishte se trupi njerëzor, femër apo mashkull, nuk ishte i deformuar nga kostumet, ai vetëm kur e ndiente veten e tij pa ngarkesa të lira dhe të njohura nga liria e re e ndjerë, mund të linte dhe të sillte një art të ri në perëndim. Më pas, Rut St. Denis dhe më vonë Ted Shawn shkuan larg në bazë të intuitës së tyre për të kërkuar një sens të kërcimit modern drejt njerëzve joperëndimorë, dhe aty kuptuan se me anë të zbulimeve dhe kërkimeve që bënë për kërcimin modern iu duhej një punë e madhe për ta shtrirë kërcimin edhe në ato vende ku baleti klasik nuk i përmbushte dhe i ofronte. 20


RISELDA SEJDIJA

Isadora Duncan sipas konceptit të saj është shprehur se lëvizjet njerëzore në kërcim fillojnë në shpinë dhe në zonën e legenit dhe jo nga ekstremet: nga këmbët dhe nga krahët. Me pak fjalë, ajo donte të shprehte se lëvizja njerëzore kur i bindet natyrës dhe funksionimit të saj dhe kur lëvizja nuk shtrembërohet nga koncepte të gabuara të mendjes, fillon zakonisht në qendër të rëndesës së trupit të saj, pastaj në renditje korrekte dhe më pas vetvetiu rrjedh në ekstremitete. Isadora Duncan ka pasur një shprehje profesionale, të cilën e thoshte shpesh duke e mbështetur atë. Ajo thoshte se përballë me kërcimin duhet të studioni natyrën. Ç’kuptim kishte kjo? Ky element nënkuptonte se lëvizjet duhet të rrjedhin në mënyrë organike, natyrale si vetë natyra dhe për më tepër, kuptimin tjetër e kishte se përveçse duhet ta studiojmë natyrën për lëvizjet organike duhet të bëjmë me të edhe krahasime në kërcim, si p.sh.: të kërcesh si mace ose hapat e maces, lëvizjet të rrjedhin si ujë, galopi i kalit etj. Por në thelb, historia e kërcimit modern na tregon se ajo ka ardhur duke u zhvilluar edhe më tepër dhe duke sjellë me vete risi të pafundme profesionale-artistike, të cilat të çojnë të mendosh së vetëm dy kanë qenë qëllimet e kërcimit modern: të zhvillohet një teknikë më e kompletuar dhe gjithëpërfshirëse me të cilën do të trajnonte trupin që të përmbushte vizionin e një bukurie të re të trupit në botën perëndimore, dhe tjetra është se si ta përdorësh këtë instrument kaq të trajnuar për të përcjellë më shumë vizione në botën e artit. Gjithsesi, kërcimi modern duke u rregulluar në mënyrë origjinale dhe profesionale erdhi duke u rritur artistikisht dhe ky aspekt e bëri që të popullarizohej në mënyrën më të shpejtë të mundshme për t’u bërë i njohur dhe i kërkuar nga një mënyrë e domosdoshme e vet kërcimtarit dhe e audiencës në përgjithësi.

21


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

Erick Hawkins është shprehur se nuk duhet të harrojmë se ëndrra e vërtetë amerikane është individualizmi ekzakt dhe mungesa e diversitetit të konfirmuar dhe pasionant. Ky ishte mendimi i shprehur i Erick Hawkins në librin “ The Modern Dance Seven Statments of Belief ” fq.39 me autore Selma Jeanne Cohen. Përgjatë historisë, ne sfidohemi në momentin tonë për të mos humbur thesarin që është edhe trashëgimia jonë e vetme kulturore, dhe që jemi me fat që jemi kërcimtarë modernë. Një nga rrugëtimet më tërheqëse që i është dhënë qenies njerëzore është të shprehësh qartë atë që ndien brenda, të qenët gjallë brenda vetes, si dhe të kuptosh se gjithçka që duhet të bëjmë është ta rrëmbejmë atë. Kërcimi modern nuk ka rregulla të përcaktuara, ai rrjedh me kohën dhe sistemohet brenda tij në mënyrë konstante. Themeluesit e kërcimit modern kanë qenë rebelë, kurse ata që e ndjekin dhe e praktikojnë janë borgjezë. Një aspekt tepër i rëndësishëm për pedagogjinë e kërcimit modern është edhe mënyra se si mësuesit e depërtojnë mësimdhënien te nxënësit e tyre, pra, ata duhet të tregohen të kujdesshëm për sa i përket mësimit teorik dhe atij praktik. Mësuesi i mirë nuk mëson rregulla; ai i stimulon studentët ose i vë në gjendje pune për të arritur një punë më të mirë profesionale pa u imponuar, dhe gjithashtu u mëson studentëve çfarë i inspiron më shumë për të arritur në përvoja të mëdha profesionale, të cilat të çojnë drejt një rruge të suksesshme. Që në statusin e të qenët student nuk duhet të na mundojë fakti që jemi të ndikuar nga pedagogu, edhe nëse nuk jeni dakord me atë që ai ju thotë, keni të drejtë të jepni mendimin tuaj. “Ky është arti, dhe kështu bëheni artistë”. Të mësuarit e rregullave nuk përbën artistin. Artisti duhet të jetë kreativ, kurse mësuesi përveçse të qenët kreativ, duhet të hapë dyer të reja për studentët, në mënyrë që ata të shohin se si është jeta në art dhe çfarë janë ata vetë në art. 22


RISELDA SEJDIJA

Natyrisht që nuk mund ta mohojmë faktin që në art është më e lehtë të mësosh me anë të rregullave, por në fund nuk nxjerr përfundime profesionale. Në fund të fundit, kërcimi modern është një kërkesë individuale që duhet të rrjedhë në mënyrë natyrale dhe njëkohësisht duhet të përcjellë shprehje individuale të jetës. Kërcimi modern merret me emocione të thella dhe reflekton gjithmonë brenda tij karakterin e të qenët krijues brenda imagjinatës. Në koreografinë e kërcimit modern, në momentin që jemi duke krijuar një performancë ose vepër artistike duhet të kemi parasysh që për ta realizuar siç duhet, duhet të shohim brenda vetes atë që po përpiqemi ta bëjmë sa më mirë dhe ta demonstrojmë me të njëjtat ndjenja që kemi përbrenda. Kërcimi modern e ka pikën kryesore të referimit nga fantazia, imagjinata, ndërsa ndjenjat e brendshme duhen të nxirren jashtë. Nëse do të kemi parasysh këto tri pika nuk do të humbim kurrë linjën e kërcimit modern dhe do të ndihemi të lirë, të realizuar, bashkëkohorë dhe të realizuar. Së fundmi, “Kërcimi modern” ka lindur i lirë dhe i tillë do të mbetet. Bukuria e tij hyjnore ka lindur bashkë me të dhe e shoqëron gjatë gjithë kohës, duke e bërë më organik, natyral dhe më konkret për sa i përket aspekteve aktuale profesionale. Të kërcyerit rrjedhshëm, lirshëm dhe në mënyrë organike ka qenë dhe do të mbetet kërcimi modern.

23


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

1. 2 Pedag og jia e kërcimit mod ern në t ek nik ë d he në per f ormancë Në pedagogjinë e kërcimit modern, siç folëm edhe më lart duket qartë që kemi shumë faktorë, të cilët të mbledhur së bashku krijojnë një bosht të fortë, i cili kthehet në një faktor që të mëson se si të sillesh, të mësosh, të edukosh, të kërcesh dhe të performosh. Të gjitha këto elemente përbëjnë të vetmen fjalë: Pedagogji. Pedagogjia është një term që ndeshet kudo, jo vetëm në kërcim, por edhe në fusha të tjera. Sa e rëndësishme është pedagogjia? Ajo ka rëndësi në çdo aspekt, por kur flasim për pedagogjinë në teknikë dhe në performancë, duhet pasur parasysh mënyra se si duhet t’i ndajmë elementet që përfshihen në boshtin e ndërtuar të kërcimit. Teknika dhe performanca janë dy terma që përshtaten shumë mirë me njëra-tjetrën. Pa një teknikë të mirë nuk do të kishim një performancë të shkëlqyer dhe me emocion. Për të pasur një performancë të bukur dhe profesionale do të na duhej patjetër baza teknike, e cila na ndihmon dhe përmbush faktorët e tjerë përcjellës për të na çuar drejt një rruge të suksesshme të kërcimit modern. Të kërcesh me teknikë do të thotë “të kërcesh me logjikë”. Nuk do të ishim kërcimtarë nëse do të ishim të mirë vetëm në teknikë. Në pedagogjinë e kërcimit thuhet se nëse do të kërcenim vetëm me anë të teknikës, atëherë do të ishim si një robot që e vë në punë dhe punon. Pa emocion dhe pa përcjellje plastike të lëvizjeve nuk mund të na hyjë në punë teknika. Vetëm teknika nuk do të thotë performancë. Për të pasur një rrugë komunikimi midis njëra-tjetrës, duhet të kemi harmonizim të secilës prej tyre, duke huazuar elementet kryesore të secilës dhe në këtë mënyrë mund të realizojmë një ndërthurje të zgjuar

24


RISELDA SEJDIJA

artistike, duke përcjellë njëkohësisht edhe emocionin nëpërmjet lëvizjeve plastike, që na çojnë drejt një suksesi të madh, për sa i përket performancës. Gjatë performancës që jeni duke demonstruar nuk duhet të harroni se elementi kyç i saj është imagjinata. Imagjinata luan rolin kryesor të të kërcyerit me emocion, lirshëm dhe bukur. Performanca dhe teknika, përveçse janë elemente kyç dhe kryesore të kërcimit, ato kanë dhe elemente të tjera plotësuese, siç janë: emocioni artistik i jashtëm, emocioni artistik i brendshëm, forca, plastika e lëvizjeve, eleganca, imagjinata, interpretimi dhe shoqërimi janë pikat kyç që një kërcimtar duhet të zbatojë në kërcimin modern, po ashtu edhe në atë klasik. Teknika është zona kryesore që i përmbledh këta faktorë, të cilët, të gjithë së bashku formojnë një orbitë, e cila bashkëngjitet me kërcimin modern dhe e çojnë atë në performancë, koreografi ose vepër artistike. Pra, performanca nuk është tjetër, veçse një vepër artistike, e cila është punuar me shumë kujdes nga teknika dhe faktorët bashkëngjitës të saj. Nëse doni të jeni një pedagog i shkëlqyer dhe i dobishëm për studentët tuaj, përdorni këtë formulë: teknikë, imagjinatë, emocion, elegancë, shoqërim, forcë, plastikë e lëvizjeve = performancë e shkëlqyer profesionale artistike.

1. 3 Emocioni në p er formancë ( k o reog r af i) Është e zakonshme që një kërcimtar të krijojë gjendje emocionale përpara se të performojë. Shumë shpesh, ajo çka ai imagjinon e çon drejt rrugës emocionale, e cila nis përpara se të dalë në skenë.

25


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

26


RISELDA SEJDIJA

Për të përjetuar emocionin dhe për ta përballuar atë, ekzistojnë dy mënyra: mënyra e parë është ajo psikologjike, të cilën duhet ta përdorni në momentin e duhur kur ju përfshijnë emocionet. Kjo mënyrë e shmang emocionin me anë të ndihmës së imagjinatës. Nëse ndiheni të emocionuar, imagjinoni sikur do të dilni në skenë, dhe ndërkohë që jeni duke kërcyer, ndodheni i vetëm në sallë. Ky është një aspekt imagjinar ndihmës për ta ndihmuar veten për mos t’ju mposhtur gjendja emocionale. Mënyra tjetër për të shmangur emocionin është aspekti energjik fizik. Në momentin që ndieni emocione, mundohuni të bëni lëvizje të çfarëdollojta dhe të ushtroni energji fizike mbi të. Pasi ta keni bërë këtë do të vëreni që do të ndiheni më të gatshëm për të dalë në skenë pa pasur emocione. Emocioni në vetvete është i domosdoshëm për një kërcimtar, por njëkohësisht ai është edhe shkatërrues derisa t’ju çojë në një rrugë po aq të dëmtueshme. P.sh., disa eksperienca shkaktojnë gjendje emocionale të dëmtueshme, të cilat nuk të udhëheqin drejt një rruge të suksesshme, për të cilën do të kishit ëndërruar. E gjitha kjo ndodh për shkak të gjendjes emocionale të tepruar dhe të pakontrolluar. Ju nuk duhet ta lini asnjëherë veten t’ju rrëmbejnë emocionet, pasi nëse ndodh kjo, performanca juaj nuk do të funksionojë, dhe si pasojë do të ndiheni gjithmonë keq. Natyrisht nuk mund të përjashtojmë faktin se pa emocion nuk ka kërcim ose performancë, por duhet ditur se si ta përdorësh atë. Kjo do të thotë ta përdorësh në shërbim të mirë të vetes, duke e servirur ëmbël në publik dhe jo me doza të larta, aq sa të dëmtojë dhe të mos lejojë të bësh asgjë. Këshillë. Sa më shumë gjendje emocionale dhe imazhe të mblidhni, aq më shumë fleksibël do të jeni për të krijuar gjendjen emocionale të kërcimit. Gjendja emocionale te kërcimtari ka të bëjë edhe me mjedisin ku performon.

27


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

P.sh., me një skenografi të arrirë, prozhektorët dhe videot projektuese janë faktorë që ndikojnë në gjendjen emocionale dhe e bëjnë kërcimtarin më të përgatitur dhe të ndërgjegjshëm për performimin që do të ekzekutojë. Rolet që mund të marrim gjatë një vepre artistike janë faktorë që përbëjnë burim të fuqishëm për të krijuar gjendje emocionale në kërcim. Muzika dhe ndjenjat janë faktorë që përcjellin një performancë, kurse shikimi dhe dëgjimi janë elemente, të cilët i perceptojmë dhe i ndiejmë njëkohësisht, duke ndryshuar menjëherë gjendjen shpirtërore. Por, këta faktorë realë duhen ruajtur dhe mbajtur me kujdes, për sa i përket kërcimtarit, sepse janë elementet që duhen ujitur dhe kultivuar gjatë gjithë kohës, në mënyrë që të jeni dhe të mbeteni gjithmonë artist. Pa këto elemente nuk do të quheshit artist, sepse nuk ka artist pa ndjenja të thella dhe të qarta, thjesht mundohuni të jeni vigjilentë për sa i përket ruajtjes së emocioneve si kërcimtar dhe jepini rëndësi këtyre vlerave. Të kërcesh me emocion do të thotë të performosh atë që t’i dëshiron me përjetim dhe ndjenja të thella depërtuese artistike. “Mëso të emocionosh dhe të emocionohesh nga ajo çfarë sheh, ndien dhe dëgjon! Ky është artisti”

28


RISELDA SEJDIJA

KAPITULLI II Pe d a g o g j i a a r t i s t i k e 2. 1 Ma r rë d h ë ni e a r t i stike p ro f e sio n a le pedagog- p s t u d e nt

T

ë ndërtosh një ekuilibër ndërmjet marrëdhënies pedagog - student në një ambient profesional artistik është hapi i parë që duhet hedhur për të zotëruar sa më mirë

procesin e trajnimit. Marrëdhënia pedagog-student duhet të jetë një partneritet i barabartë dhe reciprok për sa i përket përgjithësisë, për t’u njohur në detaje, si edhe për të përmbushur të gjitha pikat e mirëkuptimit në tërësi. 29


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

Pedagogët nuk përcjellin vetëm njohuri teknike në kërcim, por edhe argëtim me një profesionalizëm të plotë. Njëkohësisht, në përgjithësi, pedagogët përcjellin edhe ndjeshmërinë e tyre artistike, me qëllim që t’i lehtësojnë aftësitë e studentëve për t’i kuptuar dhe për t’i përvetësuar ato. Dashuria, dëshira, entuziazmi, dëshira për kërcimin dhe artin japin shtysa pozitive për progres dhe inkurajim për atë që ke ende nevojë për t’u perfeksionuar. Në përgjithësi, pedagogu duhet të ketë parasysh se përveç mësimit që jep, ai duhet edhe t’i ekspozojë studentit forma të rafinuara të kërcimit me shprehje artistike dhe ta drejtojë atë për t’u matur me cilësitë e vështirësive që mund të ndeshë gjatë teknikës së kërcimit. Nëse një student fillon dhe argumenton mësimdhënien e pedagogut të tij, apo sillet në mënyrë ironike dhe nuk pranon këshilla, ai student menjëherë duhet të kërkojë një pedagog tjetër dhe nuk duhet të krijojë konflikte me pedagogun e mëparshëm. Nëse respekti largohet nga marrëdhënia pedagog- student duhen marrë masa ndryshimi nga ana e të dyja palëve. Pedagogu është udhëheqësi juaj, njëkohësisht ai ju ndihmon në teknikë, njohuri dhe ka të drejtë t’ju bëjë kritika, si edhe të vendosë disiplinë në bazë të situatës krijuese dhe për këtë arsye, ju duhet të jeni të vëmendshëm dhe të falni respekt, për të arritur në profesionalizëm, si edhe për t’u bërë përgjegjës të vetes për zhvillimin profesional individual. Pasi studentët ose kërcimtarët kanë kuptuar këto pika edukative–profesionale, teknika e tyre do të jetë e përkryer dhe pa dyshim do të bëhen artistë dhe kërcimtarë profesionistë me kulturë artistike. Kërcimtari përveçse duhet të dëgjojë këshillat e pedagogut, ai duhet të jetë edhe udhëheqës i vetes. Për të qenë një kërcimtar i mirë dhe për të performuar numra të ndryshëm të kërcimit modern, nevojitet një punë e konsiderueshme dhe përkushtuese, e cila kërkon një proces të ngadaltë dhe të mundimshëm, të karakterizuar nga durimi, angazhimi konstant dhe mundimi. 30


RISELDA SEJDIJA

Për ta pasur më të lehtë këtë tranzicion, duhen përdorur dhe vlerësuar shumë fjalët mbështetëse të pedagogut dhe njëkohësisht shpjegimi i tij gjatë procesit, ndërkohë që shpjegon progresin e pjesëve e të qenët kërcimtar. Çdo student ka linjën e tij individuale të të mësuarit dhe pikërisht për këtë arsye pedagogu duhet të ketë aftësi të dallojë secilën prej këtyre linjave, të cilat më pas zbërthehen duke krijuar trajtat e veta profesionale, sipas nivelit të studentëve. Linjat e studentëve, zakonisht krijohen nga talenti, aftësia, dëshira dhe vendosmëria. Sigurisht duke kapërcyer edhe disa përparësi fizike, të cilat kërkojnë një afat kohor për çdo student që t’i pranojë dhe t’i asimilojë ato korrigjime të mundshme që mund të dalin gjatë rrugës. Marrëdhënia e studentit me pedagogun mund të simbolizohet me një copëz magneti, e cila e ndihmon studentin të thithë atë që jep pedagogu dhe ky ndikim sjell dukuri të fushës profesionale, duke e përmbushur studentin me më shumë informacione. Pra, një student i mirë sa më shumë ta kuptojë mësimin, aq më tepër e shtyn pedagogun e tij të paraqesë një punë më të zhvilluar. Në disa raste ndodh që një pjesë e mirë e studentëve të jenë të mirë dhe t’i kapin gjërat shpejt, si edhe të jenë të kënaqur me atë që u serviret, kurse disa të tjerë janë dembelë dhe heqin dorë shpejt duke akuzuar pedagogun e tyre me fjalë jombresëlënëse. Zakonisht ndodh që pedagogu, për të qenë në rregull me pedagogjinë e tij, në marrëdhënie me studentët, duhet të ketë parasysh në mënyrë individuale një tabelë këshillash, kritikash dhe udhëheqjeje përpara vetes, si p.sh.: ai gjithmonë duhet t’i thotë një studenti nëse mendon se ai ka talent, se duhet të punojë më fortë dhe të ketë durim, në mënyrë që të kërcejë më mirë sesa dje. Studenti nuk duhet të bëhet xheloz ose kritik nëse pedagogu lavdëron studentë të tjerë, përkundrazi duhet të përkushtohet te vetja dhe të respektojë pedagogun, sikur të ishte duke e lavdëruar. Në kërcim dhe në art konkurrenca është e pashmangshme. Nëse nuk 31


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

ndieni konkurrencë, atëherë mos flini, por vëreni veten tuaj në konkurrencë! Vazhdo kërce, kërce dhe vetëm kërce! A ndiheni mirë kështu? Ky është arti!

2. 2 Ped a gogj i a e t ë p re ku r it n ë kë rc im in m o d e rn Të mësosh studentët nëpërmjet të prekurit është një element, i cili përjashton cilësi dhe vlera plotësuese të pedagogjisë. Përveç formave artistike që përdorni për të pasur një klasë kërcimi modern e të plotësuar, ju duhet të punoni shumë dhe me mënyrën e të prekurit, ndërsa jeni duke mësuar një student ose studente. Pedagogu ose pedagogia kanë aftësinë për të njohur çdo student për sa i përket anës formatike të trupit, por edhe asaj psikologjike. Kështu që në çdo lloj situate, pedagogu duhet të tregojë kujdes me mënyrën se si t’i vendosë duart mbi studentin ose studenten gjatë mësimit. Zakonisht, ndodh që me pedagoge, vajzat ndihen më komode gjatë përcjelljes së një të prekure në trup, por kjo nuk do të thotë asgjë, pasi pedagogjia në përgjithësi ka ndarjet e veta artistike profesionale dhe formatike në lidhje me mësimin. Ashtu si për një pianist, pianoja është instrument, e njëjta gjë ndodh edhe me balerinin. Ai ka instrument trupin e tij, që duhet ta zotërojë mirë në kohën kur performon dhe kërcen. Në kërcimin modern spikat shumë edhe ana pedagogjike, pasi një rol i rëndësishëm është edhe fakti që lëvizjet në këtë fushë janë ekspresive dhe tepër të forta. Kjo është njëra nga arsyet që pedagogu duhet të ketë kontakt me studentët nëpërmjet të mësuarit me të prekur, edhe pse gjatë gjithë kohës ai luan një rol të rëndësishëm edhe nëpërmjet të folurës së tij dhe energjisë që përcjell në klasën e kërcimit modern. Mënyra më efikase dhe njëkohësisht e çiltër për të bërë një lëvizje anatomike dhe korrigjim të lëvizjes trupore është prekja.

32



KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

Për një pedagog të mirëfilltë nuk do të mjaftonte vetëm një shpjegim nëpërmjet të folurës dhe lëvizjeve të tij trupore, nëse nuk do të përdorte edhe prekjen te studenti. Studenti duhet të dijë qartë se ai duhet ta mbajë posturën personale dhe në lidhje me partnerin duhet të dijë se si ta prekë dhe ta ngrejë në rastet e padjeshkave gjatë kërcimit modern. Detyra e një pedagogu profesionist është të përshtatë ndërgjegjësimin e prekjes te studenti duke identifikuar zbatimet e tij nëpërmjet korrigjimit që jepet me anë të prekjes. Prekja, veçanërisht në anët mësimore të klasës moderne, është një aspekt i rëndësishëm që i duhet kushtuar një vëmendje e veçantë. Edhe pse spikasin raste që vajzat kanë një zhvillim më të madh hormonal në moshën e pubertetit, gjatë të cilit prekja mund të ndikojë fizikisht dhe psikologjikisht. Në këtë rast, pedagogu duhet të tregohet shumë i kujdesshëm duke ia bërë të qartë këtë aspekt. Ndodh që në fushën e koreografisë, të gjithë mësuesit dhe pedagogët, po ashtu edhe kërcimtarët, nuk mendohen dy herë kur japin mësim përmes përshtatjes me prekje, pasi ata i konsiderojnë trupat e kërcimtarëve si instrumente të ndryshme dhe kjo është mënyra se si ata janë trajnuar çdo ditë të jetës së tyre. Edhe prekja është element përcjellës. Kur duhet të prekim një student, duhet të tregojmë shumë kujdes me mënyrën se si e prekim, sepse në shumë raste ndodhin keqkuptime. Mënyra më e mirë është që pedagogu ta prekë studentin me një gisht, pa e vendosur të gjithë pëllëmbën e dorës, për të mos pasur shumë kontakt. Pjesët më normale dhe kryesore ku duhet ta kapim studentin ose kërcimtarin, në rastin konkret, janë: këmbët, shputat, krahët dhe koka. Këto janë disa nga pjesët më pak provokuese, por kjo nuk do të thotë që pedagogu nuk do të ketë kontakt dhe prekje me pjesët e tjera të trupit, si: brinjët, kraharori, kofshët, barku, qafa etj. Duhet të rikujtojmë se kërcejmë balet modern dhe jemi artistë, kështu që në mënyrë

34


RISELDA SEJDIJA

kategorike çdo gjë është e prekshme, por me elemente ndarëse dhe të kufizuara brenda një ndërgjegjeje profesionale me elemente artistike. Një pedagog preceptiv dhe i ndjeshëm është në gjendje ta kuptojë një student kur bezdiset nga një prekje e pakontrolluar nga ana e tij, kështu që për këtë arsye, prekja duhet të përdoret në mënyrë më të kujdesshme. Një aspekt mjaft interesant për sa i përket prekjes, është edhe fakti se nëpërmjet prekjes suaj gjatë një ore mësimore kërcimi, ju përcillni njëkohësisht një komunikim të pafuqishëm. Asnjëherë nuk duhet ta prekni studentin të zemëruar ose negativisht, pasi në këtë rast ai do të keqkuptohet. Për të ekzekutuar lëvizje të arritshme nëpërmjet të mësuarit me të prekur, duhet të keni parasysh pedagogjinë tuaj, ta përshtatni dhe ta servirni prekjen në mënyrë të edukuar.

35


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

2. 3 Ped a gogu k omp l i m e n to n Kërcimi modern po ashtu si edhe kërcimet e tjera ka rol magjik në të kërcyer, por është e rëndësishme se gjatë kohës që kërcimtari kërcen të nxjerrë jashtë atë performim që ka mbartur nga brenda. Ky është një kod i rëndësishëm për sa i përket pedagogut. Sjellja e pedagogut me studentin përveçse duhet të jetë edukative dhe e qetë, duhet të jetë edhe komplimentive. Pra është tepër efikas fakti që kërcimtari mbart nga sjellja e pedagogut. Pedagogët mund të përdorin mënyra të ndryshme për të mësuar dhe për të korrigjuar studentët nëpërmjet demonstrimit, prekjes, ritmit dhe imazhit të tyre, por më e rëndësishme është aspekti i të bërit kompliment. Komplimenti është një element shpirtëror që zë vend artistik në qenien e çdo njeriu dhe artisti.

36


RISELDA SEJDIJA

Duke përparuar nëpërmjet komplimentit, ju do të arrini t’i falni studentit gjendje të mirë shpirtërore duke e bërë atë të ndihet i realizuar dhe njëkohësisht të krijojë ide artistike gjatë kohës që ai kërcen. Komplimenti pedagogjik ka përbërje artistike, e cila mbart në vetvete imagjinatën. Pra, nëse komplimentoni studentin tuaj, ai menjëherë do të vetëkënaqet dhe do të fillojë të imagjinojë veten për të kërcyer edhe më mirë në rrugën e tij imagjinare. Gjithmonë duhet të jemi të sinqertë për komplimentet që bëjmë dhe duhet të dimë qartë se ku dhe kur mund t’i përdorim ato. Imagjinata në kërcim është gjuha përshkruese vizuale që përdor një mësues për të krijuar një ndjenjë të afërt me kërcimtarin ose studentin. Kjo ndjenjë apo ky kuadër do ta udhëheqë studentin drejt përgjigjes së duhur teknike-artistike. Pedagogu duhet të përdorë komplimentin si armë për të nxjerrë “plumbin” që është imagjinata, e cila vë në qendër të vëmendjes drejtimin dhe harmonizimin e lëvizjeve të kërcimit modern ose të klasës moderne që keni. Imagjinata dhe komplimentet, përcjellin në mënyrë efikase dhe të sofistikuar mësimdhënien e pedagogut te studentët. Imagjinata që kalon nëpërmjet komplimentit e zgjon studentin dhe ngjall ngjyra ylberi brenda tij në mënyrë vizuale, të cilat zhvillojnë imagjinatën dhe e drejtojnë atë të ndiej brenda ose jashtë trupit të tij, cilësitë dinamike të lëvizjes, si edhe saktësi të teknikës brenda formave të tij artistike. Në momentin që jeni duke ushtruar një rrotullim (pirouette) në kërcimin modern dhe e bëni atë pa e përdorur imagjinatën që na e ka servirur pedagogu më parë, ne do të përcjellim thjesht një rrotullim që mund të jetë i saktë, por jo i ndierë. Ndërsa po të bëjmë një rrotullim (pirouette) me imagjinatë brenda nesh, sikur të rrotullohemi si një spirale në ajër, atëherë do të përcjellim te pedagogu ynë ose te publiku një rrotullim të ndierë dhe të arrirë profesionalisht nga ana teknike-artistike.

37


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

Pra, mënyra se si pedagogu e ofron mësimin është një detaj tepër i rëndësishëm, për të kuptuar në mënyrë anatomike dhe teknike ndihmesën që i jep studentit, në mënyrë që t’i rezistojë çdo dobësie fizike. Kjo do të ndihmojë për të maksimizuar edhe ngritjen në qendër të gravitetit duke u mbështetur për të arritur një rrugë të suksesshme gjatë karrierës së tij. Elementet më të efektshme që përbëjnë komplimentin janë: ndjenja e forcës, fuqia e fjalëve, energjia dinamike, ndjenja e bukurisë dhe emocioni profesional. Në vend të këtyre fjalëve, mund të përdorni dhe fjalë konkrete si: “Bravo, ti je i aftë për ta arritur këtë, ose ia dolëm, të lumtë, je artist i vërtetë, je kërcimtar që më jep shumë emocion etj”. Vizualizmi i një strukture efikase që është i zhvilluar në kërcimin modern, ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë edhe në ditët e sotme, duke përcjellë ndjenjën e çdo kërcimtari dhe duke e bërë atë më të efektshëm për sa i përket botës së kërcimit modern. Një rol i rëndësishëm në lidhje me imagjinatën, është edhe projektimi i një imazhi fotografik efektiv. Të kombinosh atë që shikon në kohën që trupi kërcen është një dhunti profesionale. Përdorimi i fuqishëm i syve mund të krijojë një lëvizje të jashtme përtej parametrave, të cilët mund të projektojnë, dhe ndërkohë të krijojnë lëvizjen dhe gjestin që kalojnë nëpërmjet dritave të paraskenave, duke i falur njëkohësisht edhe dinamizëm lëvizjeve të kërcimit modern.

38


RISELDA SEJDIJA

KAPITULLI III Elementet bazë të pedagogjisë 3. 1 Mu z i k a s i a s p ek t p r im a r n ë p e d a g o g j in ë e k ërcimi t mod ern

M

uzika si element është një produkt, i cili ndikon fuqishëm në kërcim dhe ajo është gjithmonë e pranishme duke e shoqëruar kërcimin në çdo hap. Aftësia

për të lëvizur muzikalisht me elegancë, me shpejtësi, ngadalë dhe me përpikëri, janë qëllimet që një pedagog duhet të ndjekë dhe më pas t’ua përcjellë ato kërcimtarëve ose studentëve të tij për të përparuar më tej. Por duhet theksuar se për të pasur një vesh muzikor të saktë, duhet të jemi të siguruar se si duhet ta presim muzikën me anë të teknikës sonë, pra, teknika luan rolin kryesor për të ndjekur muzikën në fazat e ndryshme të saj. Një nga elementet kryesore dhe më të rëndësishme pedagogjike është se si të mësosh të kërcesh kërcimin modern duke përdorur në mënyrë efektive muzikën. Muzika që përzgjidhni për një klasë kërcimi modern, është kombinimi i parë që ju keni hulumtuar në drejtim me përzgjedhjen që do të depërtojë suksesshëm qysh me herën e parë në klasën tuaj.

39


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

40


RISELDA SEJDIJA

Domosdoshmërish në këto raste kemi kombinime të gjetura dhe të zgjedhura me kujdes, pasi në të kundërt, nëse nuk do të gjejmë kombinimet e përshtatshme, nuk do të kishim kombinimet e muzikës në përputhje me lëvizjet ose ushtrimet e klasës dhe si rrjedhojë do të kishim një mospërputhje të muzikës me lëvizjet duke pasur si rezultat një kombinim të papërshtatshëm. Njëkohësisht duhet të kemi parasysh dhe idenë se si duhet të kërkojmë dhe të gjejmë muzikën, si p.sh.: nëse duam t’u mësojmë studentëve një pjesë koreografike me ngjarje të trishtuar brenda saj, normalisht që edhe muzika duhet t’i përshtatet kërcimit. Nëse japim një pjesë alegro dhe më të gëzueshme, atëherë edhe muzika do të përshtatet me koreografinë që do të performohet. Pra, në këtë rast, pedagogu duhet të tregojë shumë kujdes dhe të jetë i ndërgjegjshëm për zgjedhjen e tij, deri në përfundim të një krijimi muzikor, po ashtu edhe koreografik. Në klasën e kërcimit modern vihen re dy komponentë kryesorë që pedagogu duhet të ketë më tepër parasysh, për sa i përket kërcimit në raport me muzikën: Forcë dhe Kohë. 41


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

Forca është shkalla kryesore e përpjekjes dhe e energjisë që përdoret për t’i dhënë akses lëvizjes, ndërsa koha është shpejtësia në raport me hedhjen e hapave dhe lëvizjen e trupit në kohë të caktuar. Rëndësi të madhe për sa i përket pedagogjisë në raportin muzikor në klasën moderne, është fakti se pedagogu duhet të njohë masat muzikore dhe llojet e zakonshme të muzikës, si: hip hop, contemporan, jazz, break dance etj. Ritmi dhe tempi në muzikë ndërlidhen me dinamikën e lëvizjeve ku të dyja së bashku gërshetohen dhe zbërthejnë në veçanti kuptimin e të kërcyerit në perfeksion me një vesh të ndjeshëm muzikal. Pedagogu nuk mund të përjashtojë faktin për të pasur zgjedhje të muzikës me CD, me qëllim që të ketë një gamë të gjerë përzgjedhjesh nga muzika që ka rezervuar CDja. Por mënyra më e mirë për ta bërë këtë gjë, është se nëpërmjet gjetjes së CD-ve të ndryshme duhet eksperimentuar me kombinimet e gjurmëve të ndryshme muzikore dhe ato ritmike. Ky eksperimentim bëhet me qëllim që më pas t’i analizosh se si ato do të ndryshojnë dinamikën e lëvizjeve nëpërmjet melodisë, e cila shoqërohet nga objektivi i kombinimit. Një aspekt tjetër i rëndësishëm që duhet pasur parasysh për pedagogun, është se ndërkohë që punon, ai duhet të ndërgjegjësohet në lidhje me muzikën. Duhet thënë se nëse e mbani volumin e muzikës tepër të lartë, studentët nuk do t’ju dëgjojnë ndërkohë që jeni duke folur. Por edhe nëse e ulni volumin shumë, kjo gjë mund të shkaktojë mosinteresim të anës mësimore, duke kontribuar drejt një niveli të ulët energjie. Për të gjetur një balancë të mirë midis zërit tuaj dhe muzikës, mundohuni të jeni konstant në gjetjen e ngritjes së volumit. Duke pasur parasysh këto elemente, ju do të jeni një pedagog i shkëlqyer që gjatë gjithë kohës do të zgjoni interes dhe studentët tuaj do të ndihen më se komod në orët tuaja mësimore të kërcimit modern. Pra shijojeni 42


RISELDA SEJDIJA

kërcimin e klasës suaj moderne nëpërmjet muzikës së duhur, lëvizjeve bashkëngjitëse dhe pedagogjisë së mirëfilltë dhe profesionale.

3. 2 Zëri , s j e l l j a d h e e n e r g j ia n ë p e d a g o g j in ë e k lasës mod e rne Aspekti kryesor që duhet të shfaqë një pedagog ose pedagoge në klasën ose në studion ku zhvillohet ora mësimore është që energjia dhe entuziazmi i tyre gjatë mësimdhënies duhet të jetë i gjallë dhe me elemente dinamike për të pasur në shkëmbim nga studentët tuaj punë të frytshme, me shumë dinamizëm dhe energji pozitive. Pra, me pak fjalë atë që do të falësh, atë do të marrësh. Një klasë duhet të ketë 15–20 veta, për të pasur mundësi të jetë tepër e zhvilluar dhe e gjallë, si dhe më shumë dëshirë për të mësuar dhe përparuar. Disa nga aspektet kryesore për pedagogun janë: zëri, sjellja dhe energjia pozitive që ai përcjell. Zëri është një element, i cili zotëron dhe mban energjinë konstante në mënyrë që ta mbajë gjatë përqendrimin e klasës. Mënyra e të lëshuarit të zërit me kujdes dhe reduktive, bën që studentët të tërhiqen dhe ana mësimore të bëhet më e qetë dhe kureshtare. Të folurit me acarim do të ishin aspekte që do të ndikonin negativisht në klasë dhe nuk do të kishte më magnetizëm për sa i përket zhvillimit të mësimit. Në lidhje me sjelljen e pedagogut, ajo është një dukuri që spikat më së shumti dhe ndihet dukshëm dhe në mënyrë reciproke. Sjellja ndikon dhe ndjek dukurinë e të ndierit mirë si nga ana fizike, ashtu dhe nga ajo psikologjike. Nëse servirni një sjellje të këndshme, do të merrni në këmbim të njëjtën sjellje nga studentët tuaj. Sjelljes dhe zërit i bashkëngjitet edhe energjia që përcillni. Nivelet e ndryshme dhe intensiteti i energjisë zhvillohen dhe kontrollohen nga magnetizmi 43


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

personal, si dhe përcillen nëpërmjet zërit dhe volumit të tij së bashku me shprehjen e trupit dhe mënyrën se si mbani qëndrimin dhe u flisni studentëve, si dhe mënyra se si paraqiteni ose dukeni përpara tyre. Kodifikimet e një pedagogu praktik dhe tepër rigoroz janë: frymëzimi, guximi, durimi dhe energjia që ai mbart. Nëse do të jeni të shkurajuar dhe jo të frymëzuar, të plogësht, të lodhur dhe pa durim, atëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë do t’i përcillni këto elemente te studentët dhe në mënyrë reciproke do të krijohet një orë e lodhshme, stresuese dhe pa interes. 44


RISELDA SEJDIJA

Të marrësh shtruar dhe qetë orët mësimore duhet të kesh aftësi të lexosh gjuhën e trupit të çdo studenti dhe më pas të analizosh me qetësi dhe me saktësi çdo detaj, për reflektimin e secilit prej tyre në transmetimin e nivelit të energjisë që ata përcjellin. Çdo pedagog është i ndryshëm nga tjetri dhe në përgjithësi secili prej tyre përdor dhe shtron pedagogjinë e tij. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi hasur ndonjëherë ndonjë pedagog të plogët dhe të lodhur, i cili ndërkohë që jep leksione monotone, nuk zgjon interes dhe se subjekti i gjithë kësaj ka vetëm një fjali: “Prania jote po më vë në gjumë…!” Për mos t’u përballur me këto elemente, duhet të keni parasysh gjithmonë që mbi të gjitha, zëri luan aspektin kryesor në klasë. Ai duhet të jetë gjithmonë i gjallë, i intonuar dhe me ton të kontrolluar herë pas here. Nëse do të keni parasysh këtë gjë do të zgjoni interes te studentët dhe do të jeni gjithmonë të përshtatshëm për të dhënë një orë mësimi të denjë, si nga ana teknike, po ashtu edhe nga ana praktike. Klasa e kërcimit modern ka shumë nevojë për praktikë dhe teori, por kjo nuk do të thotë që edhe gjatë praktikës nuk mund të flisni. Pikërisht e folura duke kërcyer, e bën orën më interesante dhe gjallëruese. Doni të jeni një pedagog i arrirë profesionalisht? Përdorni këto tri fjalë kyç: zërin, sjelljen dhe energjinë.

45


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

3. 3 Pes ha e t r u p i t Fizika na tregon se Toka na shtyn në drejtim të kundërt të peshës sonë, një forcë kjo e konsiderueshme, të cilën shpesh e shpërfillim. Sado që mund të tingëllojë e çuditshme, por ne mund të krijojmë ngritje dhe zgjatje nëpërmjet trupit duke e provuar atë “të ndiesh vërtet peshën e trupit tënd”. Me këtë aspekt nuk nënkuptohet të lëshohet trupi gjatë kohës kur kërceni, por të balancosh peshën dhe këndvështrimin, me qëllim që trupi të bëjë punën e tij në mënyrë individuale. Në kërcimin modern, zakonisht ndodh që trupi kur kërcen dhe performon në shumë aspekte ose lëvizje të caktuara kërkon ndihmën e dhënies së peshës, që do të thotë se për t’i arritur ato lëvizje kërkon peshën e duhur. Të balancosh duke e peshuar peshën e trupit është një logjikë kryevepër artistike, e cila ju ndihmon kur duhet të përdorni peshën e trupit dhe kur jo. Të ndieni peshën dhe gjymtyrët tuaja, duhet të shtriheni në dysheme dhe të imagjinoni sikur jeni të shtrirë në ajër. Trupin duhet ta mbani lirshëm, sikur nuk ekziston asnjë gjymtyrë dhe organ brenda jush. Lëshojeni çdo pjesë të trupit sikur nuk ekziston, por këtë bëjeni duke mbajtur sytë mbyllur. Kështu do të përjetoni peshën e çdo pjese të trupit dhe ky aspekt do t’ju ndihmojë për t’i bërë trupit një rifillim të plotë psikologjiko–fizik. Në momentin që jeni shtrirë, lëreni trupin të qetë dhe provoni vetëm për pak çaste të ndieni plogështinë e lodhjes së trupit dhe më pas komunikoni me frymëmarrjen, e cila do t’ju ndihmojë për t’u relaksuar në pjesën e brendshme trupore. Pasi ta keni provuar këtë ushtrim, ngrihuni ngadalë nga dyshemeja dhe qëndroni drejt në këmbë. Do të vini re patjetër që trupi është i ripërtërirë, sikur sapo të kishte filluar një ditë e re. Pra, ky ushtrim është i domosdoshëm për të kuptuar peshën e trupit dhe 46


RISELDA SEJDIJA

47


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

sa e nevojshme është ajo për ta përdorur edhe gjatë lëvizjeve për performim. Pesha e trupit është gjithashtu mjaft e rëndësishme edhe për ta kthyer trupin në gjendjen e mëparshme. Duhet theksuar fakti se pesha rrjedh nëpërmjet indit lidhës të organeve dhe sistemeve të tjera, duke i bërë ato pjesë të ndërgjegjshme të shtyrjes lart. Kjo gjë do t’ju ndihmojë ta drejtoni trupin në mënyrë efikase dhe të lirshme. Lëreni trupin të pushojë në kockat tuaja, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për të angazhuar kundërveprimin e tokës duke ju dhënë ngritjen që dëshironi. Duhet të dini se pesha ka edhe një faktor tjetër interesant, sa më shumë të varen muskujt, aq më shumë bën të mundur që kockat të përqendrohen për lart. Po të vini re nëse provoni të ndieni peshën e trupit duke e çlodhur trupin nëpërmjet imagjinatës, do të kuptoni se pasi të keni kryer veprimet, energjia pozitive do të pushtojë trupin duke u shpërndarë në të gjitha gjymtyrët trupore. Duhet të dini qartë diçka: ajo që mendojmë se bëjmë më pak është ajo që në të vërtetë bëjmë më shumë. Kjo arrihet duke përdorur gjithmonë edhe logjikën, e cila na çon në forcën e vërtetë që vjen nëpërmjet transformimit të peshës efikase. 48


RISELDA SEJDIJA

KAPITULLI IV Te k n i k ë 4. 1 Fr y mëma r r j a d h e e n e r g j ia e tr u p it n ë kë rc im in m od ern

F

rymëmarrja dhe energjia janë dy aspekte shumë të rëndësishme për trupin e kërcimtarit. Ato zakonisht veprojnë me njëra-tjetrën si një “peshore”, pra, pa marrë

frymë nuk grumbullojmë dot energji dhe për të pasur energji të mjaftueshme për kërcimin modern, na duhet një frymëmarrje e mirë dhe e mirëfilltë. Informimi i trupit me frymëmarrjen çojnë gjithmonë një mesazh në frymëmarrje. Për të pasur një performancë të shkëlqyer, duhet t’i përdorni patjetër këta faktorë, në mënyrë që të keni lidhjet e duhura me trupin për ta përdorur në mënyrën më të mirë profesionale. Përjetimi i peshës së trupit, mund të ndihmojë që të krijojë një rrugë të rrjedhshme midis rrjedhjes së frymëmarrjes nëpërmjet energjisë që përdoret. Këto marrëdhënie i shërbejnë patjetër një kërcimtari për t’i përdorur në kërcimin modern, sepse mbi të gjitha kemi thënë se kërcimi modern është tepër dinamik dhe për ta performuar atë kërkohet një forcë tepër e madhe.

49


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

Edhe në pedagogjinë e kërcimit modern vihet re dukshëm fakti dinamik i të mësuarit te studentët. Duhet treguar kujdes i veçantë për sa i përket pedagogjisë së kërcimit modern, sepse ai jo vetëm kërcehet, por edhe përjetohet nëpërmjet elementeve të tij shpjegues. Gjithsesi, ajo që dua të përmend është fakti i një numri të pafund lidhjesh në trupin tonë dhe shkalla e ndihmës profesionale për sa i përket marrëdhënieve me elementet përdoruese të trupit duke i përdorur ato në momentin dhe çastin e duhur. Zakonisht, linjat e energjisë sonë pushtohen drejt e në trup duke e përshkruar atë dhe më pas dalin dhe depërtojnë jashtë. Koka, qafa, krahët, këmbët, shpina dhe çdo gjymtyrë përshkohet nga energjia, e cila i ushqen këto elemente për të qenë në funksion të lëvizjes që, sipas saj, rrjedha e ngushtë dhe e rëndësishme është frymëmarrja. Kur frymëmarrja ndalon edhe energjia e 50


RISELDA SEJDIJA

trupit të kërcimtarit ndalon.“Nëse nuk ke frymëmarrje, nuk ke energji, teknikë dhe as performancë”. Logjikisht është e kuptueshme që lëvizjet mbështeten nga rrjedha e frymëmarrjes. Të bësh lëvizje të lehta apo të vështira në kërcimin modern është shumë e vështirë, nëse nuk keni frymëmarrje të mirëfilltë dhe të përgatitur. Është e vështirë të lëvizësh rrjedhshëm dhe me energji ndërsa mban frymën. Ajri rrjedh nga mushkëritë tona për t’i çuar oksigjen gjakut, i cili simbolizohet si ujë që rrjedh në det. Ashtu edhe gjaku duhet të jetë po aq i ushqyer nga ajri, për të rrjedhur lirshëm në trup dhe për të na dhënë frymëmarrje dhe energji. Për të pasur një teknikë sa më të mirë dhe energji të madhe, duhet t’i ndani rrugët e frymëmarrjes. Frymëmarrjen mund ta ndajmë në disa kategori ushtrimesh: frymëmarrje e rrjedhshme, frymëmarrje që lidh trupin me energjinë duke nxjerrë dhe marrë frymë. Pra, të gjitha këto elemente të frymëmarrjes kanë të bëjnë me mënyrën se si e ushtrojmë atë dhe si e përshtatim për ta shfrytëzuar më pas në performancë ose në klasën e kërcimit modern. Pra me pak fjalë, duhet ta ushtroni frymëmarrjen duke udhëtuar brenda saj, në mënyrë që ta ndieni të lirshëm trupin ndërsa performoni.

51


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

52


RISELDA SEJDIJA

53


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

4. 2 Dë m tim et në kërcimin mo d ern d he d himb j et e tr up i t Kërcimi modern në pedagogji ndeshet dukshëm me të gjitha dukuritë përgjithësuese të tij. Ai quhet ndryshe dhe kërcimi plastik, i cili i dhuron kërcimtarit të komunikojë ide kreative në koreografi. Në kërcimin modern mund të bëjmë improvizime dhe koreografi me performanca të ndryshme që të çojnë drejt lëvizjeve të mëdha dhe ekspresive. Këto lëvizje, nëse nuk tregoheni të kujdesshëm dhe të pajisur me një warm-up (nxehje) të mirëfilltë do të keni si pasojë dëmtime të thella muskujsh, kockash, por edhe shumë dëmtime të tjera muskulore të rrezikshme. Për këtë arsye, kërcimi modern kërkon një trup të nxehur mirë, të fortë dhe të zhdërvjellët, që të ketë aftësinë dhe fleksibilitetin për të marrë format e tij, në mënyrë që të lëvizë në përputhje me kërcimin modern dhe rrymat e kërcimeve të tjera, si: hip hop, contemporan, jazz, theatre dance etj. Gjithsesi, për sa i përket dhimbjeve dhe dëmtimeve që mund të ndeshim, kërcimi modern i klasifikon ato në dy kategori: 1) dhimbje në vartësi të të punuarit me forcën për të arritur qëllimin (mbingarkesë, lodhje) dhe 2) dhimbjet e këqija, ose ato që parashikojnë dëmtimet. Dhimbjet e këqija mund të jenë të forta, djegëse, qëlluese për shkak të inflamacioneve të mundshme dhe për më tepër, ato janë të rrezikshme për vetë faktin se përhapen në pjesë të tjera të trupit. Ndërsa për sa u përket dhimbjeve të mira kemi klasifikuar ato dhimbje, të cilat nuk e çojnë trupin në dëmtim, por mund t’i quajmë dhe dhimbje të padëmshme, për faktin se ata janë muskuj të punuar dhe burimi i dhimbjeve të tyre vjen nga rezultati i tendosjes ose punës së madhe që kanë kryer muskujt e kërcimtarëve. Ushtrimet intensive dhe të zgjatura shkaktojnë thyerjen e indeve muskulore, që pas një periudhe të shkurtër shërohen ose riparohen, duke u kthyer në gjendjen e tyre të mëparshme. Pasi ndodh kjo, muskujt bëhen më të fortë se më parë. Pas gjithë këtij

54


RISELDA SEJDIJA

tranzicioni, muskujt mund të ndihen të lënduar, për shkak të krijimit të mundshëm të acidit laktik, dhe për këtë arsye, shërimi i tyre nuk mund të jetë plotësisht i plotë. Prandaj duhet pasur parasysh trajtimi i muskujve me anë të seancave terapike– masazhuese dhe njëkohësisht të përdoren të gjitha llojet e stretching të kërcimit modern, siç janë: hip rotator stretch, cat stretch, circular stretch, internal stretch etj. Për t’i sqaruar se si zhvillohen këto lloj stretch keni mundësinë të alternoheni me librin e vëllimit të parë “Kërcimi modern, lëvizjet bazë”. Në rastin konkret, sipas shpjegimeve që bëmë me trajtimin e masazheve dhe ushtrimeve me llojet e ndryshme të stretching, trupi do të hidratohet dhe ky aspekt e bën kohën e shërimit të muskujve më të shpejtë. Fascia është indi lidhës, i cili mbulon muskujt, pjesëzat dhe ligamentet. Ky ind, përveçse është indi lidhës dhe tepër i rëndësishëm, është dhe tepër elastik dhe një pjesë e tij është e përbërë nga substancë xhelatinoze (të njohura si kolagjen). Për shkak të përmbajtjes të kësaj substance, gama e lëvizjeve bëhet më e gjerë, më e rehatshme dhe më e fortë. Për shumë arsye mund ta shpjegojmë këtë ind lidhës, fascia, p.sh., kur është stina e dimrit, kërcimtari e ndien më të ngurtë dhe të tendosur. Pasi ai bën një klasë të kërcimit modern, trupi fillon të nxehet. Kjo gjë ndodh për shkak të ngrohjes dhe ftohjes së indit fascia. Rreziku është më i madh për të pasur dëmtime është kur muskujt dhe indi fascia janë të ftohtë. Përveç këtij aspekti të indit fascia, të cilin e përmendëm kemi edhe dëmtime të llojeve të tjera, si p.sh.: aksidente përgjatë një performimi kërcyes, aspekti mjedisor ose dyshemeja në të cilën kërcejmë, rrëshqitjet, rëniet etj. Faktorë të tjerë, të cilët çojnë në dëmtime janë edhe çekuilibrimi i muskujve, lodhja, mbipesha, rritja e vrullshme e kockave (kockat rriten më shpejt se muskujt), çrregullimet hormonale, stresi, problemet emocionale dhe ato psikologjike.

55


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

Por dy aspektet më të rëndësishme përveç atyre të lartpërmendura, janë çrregullimi i ushqimit, i cili mund të bëhet shkak për dëmtime te kërcimtari dhe stresi që në mënyrë të veçantë, i bën muskujt që të shtrëngohen. Zonat më delikate ku kërcimtari pëson dëmtime janë: kyçi i këmbës, gjuri, këmbët, vithet dhe shpina. Por zakonisht, dëmtimet që hasen më shpesh te kërcimtarët janë kyçet, këmbët dhe kërcinjtë. Në kërcimin modern, përveçse kërcehet, ashtu si ndodh edhe në të gjitha fushat e tjera mund edhe të dëmtohesh. Për t’u mbrojtur nga dëmtimet, ndiqni këto tri këshilla pedagogjike: 1) mos harroni të bëni warm-up 2) kontrolloni ushqimin dhe stresin 3) përdorni sa më shumë logjikën kur kërceni. Kështu do të jeni në gjendje ta ndieni veten një kërcimtar të shëndetshëm dhe të arrirë.

4. 3 Ten d os j a e mu s k u j ve n ë kë rc im in m o d e rn Kontrolli dhe stabilizimi i skeletit vjen nëpërmjet lëvizjeve të muskujve. Zakonisht, muskujt vënë në lëvizje të gjithë trupin dhe njëkohësisht ngadalësojnë shpejtësinë dhe ndalojnë strukturën e të gjitha lëvizjeve trupore. Karakteristikat e muskujve ndahen në tre kategori: tendosje, kontraktim dhe elasticitet. Muskujt gjithashtu stabilizojnë trupin në lëvizje statike, dinamike dhe balancim. Ideja për të kuptuar lëvizjen që bëjnë muskujt është se funksioni i tyre, pasi bën një rrugëtim, i kthen ata në gjatësinë e tyre pasi tendosen. Muskujt gjithashtu janë të përbërë nga tufa indore, të cilat në vetvete quhen muskuj delikatë dhe kryesorë. Kur trupi ftohet, pasi keni performuar dhe jeni duke pushuar, fibrat dhe muskujt delikatë kryesorë janë gjithashtu të ftohtë, duke e bërë pjesën tjetër të muskujve të ndihen më të shtrënguar dhe të ngurtë.

56


RISELDA SEJDIJA

Pasi trupi ngrohet, ose pasi kemi bërë një warm-up të klasës moderne, muskujt fibrantë zbusin rrjedhën e tyre duke lejuar që të rrjedhin vazhdimisht në një varg të sigurt lëvizjesh, ndërsa ata shtrihen. Çdo kërcimtari i nevojitet të mbajë një fleksibilitet dhe tendosje të rëndësishme për sa i përket individualitetit të tij për të përzgjedhur llojin e performuar që ai do të kërcejë ose do të përzgjedhë. Ne vëmë re se në çdo lloj klase kërcimi kemi warm-up të ndryshme, izolime të ndryshme, floor-work të ndryshme dhe gjithashtu edhe përdorimin e stretch-it e kemi të ndryshëm. Në rastin konkret të klasës së kërcimit modern, për sa i përket stretching dhe llojeve të tjera të lëvizjeve, i kemi më ekspresive dhe secila ka në brendësinë e vet dinamikën dhe statikën e vetë përcaktuese, që karakterizon në detaje çdo figuracion artistik profesional, për sa i përket strukturës ndërtuese të klasës moderne. Rreziku i ndërtimeve është një element që e ndeshim duke përfshirë praktikimin e shumtë të stretching me superlëvizje të mëdha ligamentesh, të cilat mund të çojnë në dëmtim të humbjeve të nyejve, çka mund të nisë rrezikun e dëmtimeve. Ndryshe nga muskujt, ligamentet nuk janë elastike dhe kur tendosen nuk kthehen më në gjatësinë ose formën e tyre fillestare. Kërcimtari përdor dy lloje të stretching: stretch statik dhe stretch dinamik. Në stretch statik, pozicioni mbahet 20-30 sekonda, kurse në atë dinamik, lëvizjet kryhen duke lëvizur në mënyrë dinamike në pozicione si: penche, rotation stretch anash etj. Zakonisht, në kërcimin modern llojet e stretching prekin zonat muskulore, si anash, mbrapa, përpara ose rrumbullak. Këto elemente e ndihmojnë trupin dhe muskujt për të pasur një gamë lëvizjesh me zgjatime muskulore. Këto zgjatime transmetohen në pamjen tonë të jashtme estetike. Një element tjetër mjaft i rëndësishëm është edhe frymëmarrja, e cila përfshihet për sa i përket stretching dhe të gjitha lëvizjeve në përgjithësi. Kërcimtari ose studenti duhet të 57


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

58


RISELDA SEJDIJA

59


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

ketë kujdes se si duhet të marrë frymë gjatë një ekzekutimi të një performance apo klase moderne. Zakonisht, ndodh që duke qenë se joga është shkencë rreth frymëmarrjes dhe praktikohet më shumë në Perëndim, shumë kërcimtarë po drejtohen rreth saj për të mësuar dhe përfituar nga strategjia e jogës. Përdorimi i frymëmarrjes në përgjithësi duhet të jetë bëhet me hundë për të zgjatur shpinën dhe për të filluar lëvizjen. Më pas duhet ta nxjerrim frymën për të lëvizur më tej drejt një stretch-i muskulor, që do të na ndihmojë për reagimin e reflektimit të muskujve në përgjithësi. Për sa i përket kërcimit modern, pedagogjia ka studiuar se si të ndihemi sa më komod dhe të palodhur, ndërkohë që performojmë një performancë kërcimi. Për të arritur këtë, duhet të ndjekim këto kode: energji, intensitet i cilësisë, dinamikë, frymëmarrje dhe përdorimi i lëvizjeve të trupit duhet të jetë pjesë e brendshme e të shprehurit nga ana fizike, për të pasur një projektim të lëvizjeve të koreografisë.

60


RISELDA SEJDIJA

KAPITULLI V Imagjinatë 5. 1 Fr y mëz i mi

T

ë frymëzohesh artistikisht do të thotë të ndiesh thellë dhe të shohësh qartë atë çfarë dëshiron në të vërtetë. Frymëzimi në përgjithësi ndodhet në secilin prej nesh,

por në rastin konkret të kërcimit modern, frymëzimi vjen duke trokitur vetëm tek ata që janë duke e kërkuar dhe duke pritur që ai të vijë dhe të jetë në mendje dhe në shpirt. Frymëzimi ndodhet shpesh te pedagogët/koreografët, jo se te kërcimtari nuk ndodhet, por e vetmja gjë që kërcimtari bën ndryshe nga koreografi, është që frymëzimin e merr, dhe pastaj e jep përsëri. Frymëzimi te pedagogu/kërcimtari është reciprok. Një pedagog mund të frymëzohet shumë bukur vetëm nga një lëvizje spontane që mund të bëjë një student në mënyrën e tij. Pra del që frymëzimi është edhe një rastësi e momentit dhe rastësia është mbret. Duke u bazuar në mbretërinë e frymëzimit, nuk ka se si të quhet ndryshe se sa vetëm një rastësi e mrekullueshme. Në përgjithësi, koreografët kanë disa rrethana shpjeguese se si e gjejnë frymëzimin e tyre dhe cili është shkaku nga marrin shkas për t’u frymëzuar dhe për të arritur atë që duan. P.sh., kemi disa kategori ndarëse të frymëzimit pedagogjik/koreografik, si të

61


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

62


RISELDA SEJDIJA

frymëzohesh nga librat, romanet, poezitë, këngët, natyra, fotografitë, individi, mjedisi rrethues, ëndrrat, filmat etj. Shumë koreografë punojnë me anë të frymëzimit momental dhe marrin guximin dhe e përfundojnë në atë moment krijimtarinë. Njërin prej tyre e njoh…“jam unë vet”. Shumë të tjerë nuk e marrin iniciativën frymëzuese të momentit, por i zbatojnë ato dalëngadalë. Një mënyrë tjetër e të punuarit është dhe ndërtimi i një krijimtarie pa pikë nisjeje frymëzimi. Në këtë rast, pasi e mbarojnë krijimtarinë e tyre frymëzohen. Por nuk duhet përjashtuar fakti që ka edhe koreografë/pedagogë, të cilët punojnë në mënyrë mekanike dhe artificiale, pa i dhënë vlera emocionit dhe frymëzimit. Kjo nuk është mënyra e duhur për të punuar, sepse nuk do të mund të quhej apo të ishte një krijimtari e mirëfilltë, pa emocion dhe frymëzim. 63


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

64


RISELDA SEJDIJA

65


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

Për këtë arsye, ky libër i dytë ka qenë një shtysë për pedagogjinë dhe studentët në përgjithësi, që të kuptojnë thelbin e të mësuarit pedagogjik. Kjo do t’i ndihmojë që, më pas, kur të kalojnë në nivelin e koreografit, të mos bëjnë gabime të tilla që nuk sjellin vlera emocionuese artistike. Një pedagog duhet të ketë frymëzimin për t’ia përcjellë studentit të tij në mënyrë efikase. Një koreograf duhet të përcjellë te kërcimtari frymëzimin për ta bërë dhe atë një koreograf të mirëfilltë. Frymëzimi duhet kërkuar dhe gjetur gjithmonë si për pedagogët, studentët, kërcimtarët dhe koreografët, në mënyrë që të përcjellim emocion dhe të jeni artistë të vërtetë.

66


RISELDA SEJDIJA

5. 2 Imp rovizim i Pedagogjia e kërcimit modern, përveç shumë aspekteve të përmendura që kanë të bëjnë me kërcimin ka si parim kryesor improvizimin, që do të thotë: çast, mendim i momentit, ide e rrjedhshme e çasteve spontane, origjinalitet, shpërthim emocional i momentit. Këto dukuri e bëjnë improvizimin të jetë më se interesant dhe tepër origjinal për sa i përket ideve tona. Pedagogu ka aftësinë për ta njohur studentin e tij vetëm me anë të një improvizimi që do të shfaqë. Me anë të improvizimit zbulojmë shumë aspekte nga ana e studentit/ kërcimtarit, pra se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Të bësh një improvizim në kohën, çastin dhe momentin e duhur, do të thotë shumë për një kërcimtar. Pedagogu përveçse ka të drejtë të korrigjojë performancën e improvizuar, ai njëkohësisht zbulon shumë aspekte profesionale si: A ka premisë ky kërcimtar që nesër të bëhet një koreograf i mirëfilltë profesional? A e përmbush ideja e tij e çastit misionin për improvizim? Brenda kësaj, a përcjell ideja emocion kur është duke improvizuar?A e përdor imagjinatën kur është duke performuar? A është duke zhvilluar teknikë gjatë kohës që po improvizon? etj. Pra ka shumë aspekte në pedagogji që, vetëm me anë të ndihmës së improvizimit mund të zbulojmë një artist të talentuar. Improvizimi mbi të gjitha është përqendrim. Idenë që ju vjen në kokë për momentin, duhet ta shpalosni duke e identifikuar sa më shumë që të mundeni. Identifikohuni njëkohësisht edhe me idenë sikur të kishit kohë që e keni menduar dhe në të njëjtën kohë mendohuni për idenë pasardhëse pa u kontraktuar në mendime dhe lëvizje. Një aspekt tjetër i veçantë i improvizimit është dhe ndrojtja. Ndrojtja është një element jo i domosdoshëm për improvizimin dhe njëkohësisht mund të themi se është armikja që shkakton një dështim për të improvizuar. Nëse kemi ndrojtje, atëherë nuk do të 67


KËRCIMI MODERN

/

PEDAGOGJI

68


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.