Elena Kocaqi Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona) HYRJE Ky studim ka si objekt figurat më të famshme shqiptare, ose me rrënjë shqiptare, të cilët kanë lënë gjurmë të thella në historinë botërore. Shqiptarët janë krijuesit dhe qeveritarët e perandorive më të mëdha të njerëzimit; Perandoritë, si ajo e Aleksandërit të Madh, Romës, Bizantit dhe Osmanëve, janë në thelbin e tyre perandori të krijuara dhe qeverisura nga shqiptarët, apo nga paraardhësit e tyre, pellazgo-ilirët. Ata në rolin e qeveritarëve, i kanë dhënë botës zyrtarisht fenë njëzotëshe dhe janë arkitektët dhe financuesit e veprave të kultit më të vjetra dhe më të famshme të botës. Shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre për krijimin