Shkolla e Mesme Profesionale Jopublike “Shën Jozefi Punëtor” Rrëshen - Mirditë
Klasa :TIK III. Lënda: Biologji. Tema: SIDA (AIDS).
1
Objektivat: Të marrim informacion rreth AIDS dhe HIV. Të mësojmë mënyrën e transmetimit të sëmundjes. Të mësojmë simptomat e hershme të infektimit me HIV. Të mësojmë se çfarë është AIDS. Të mësojmë mënyrat e diagnostikimit. Të mësojmë mënyrat e kurimit. Të mësojmë mënyrat e parandalimit. Të mësojmë të dhënat statistikore për HIV-AIDS.
Synimet: Të njohim më mirë AIDS dhe HIV. Të jemi të përditësuar me të dhënat statistikore për HIV- AIDS. Të dimë se si të prandalojmë këtë sëmundje. Të dimë se si të kurojmë këtë sëmundje. Të njohim simptomat e hershme të kësaj sëmundje. Të njohim mënyrat e transmetimit të HIV-AIDS. Të dimë mënyrat e diagnostikimit.
Përmbajtja: AIDS DHE HIV .......................................................................................3-4 TRANSMETIMI I SËMUNDJES .............................................................. 4-5 SIMPTOMAT E HERSHME TE INFEKTIMIT ME HIV .............................. 5-6 ÇFARË ËSHTË AIDS (SIDA.) .................................................................. 6 DIAGNOSTIKIMI................................................................................... 6-7 KURIMI ............................................................................................... 7-8 PARANDALIMI .................................................................................... 8-9 TË DHËNAT STATISTIKORE PËR HIV AIDS ............................................ 9
2
AIDS DHE HIV
AIDS dhe virusi kryesor shkaktues i kësaj epidemie me përmasa katastrofike, HIV. Përpara se të flas në lidhje me AIDS dhe virusin që e shkakton atë, doja të thoja dy fjalë në lidhje me sistemin që sulmohet dhe pushtohet krejtësisht nga ky virus vdekjeprurës. Ai është sistemi imun apo quajtur ndryshe, sistemi mbrojtës i organizmit të njeriut. Imuniteti është aftesia e organizmit për të njohur substancat që kanë sulmuar më parë organizmit dhe ekzekutimi i një pergjigjeje adekuate. Ekzistojnë dy lloje imunitetesh: Imuniteti aktiv, që ndodh kur organizmi i njeriut është i stimuluar për të prodhuar vetë si antitrupat ashtu edhe përgjigjen imune ndaj sulmeve të patogjenve të ndryshem. Imuniteti pasiv ndodh kur antitrupat e nevojshëm për një përgjigje imune vijnë nga substanca jashtë organizmit, si psh nga vaksina apo medikamente të ndryshme. Sistemi imun apo mbrojtës është një ndër sistemet më të realizuara të organizmit të njeriut, si nga ana e ndërtimit ashtu edhe nga përgjigja e prodhuar prej tij ndaj viruseve, bakterieve e infeksioneve të shkaktuara prej këtyre të fundit. Sistemi imun përbëhet nga dy nënsisteme të quajtura, sistemi imun "jo specifik" karakteristik tek kafshët, dhe që nuk rezulton tek njerëzit, dhe sistemi imun "specifik" karakteristik tek njerëzit. Ky sistem është përgjegjës për ndërtimin dhe nxjerrjen e përgjigjes imune ndaj patagjenve të ndryshëm. Sistemi imun sikurse çdo sistem tjetër përbëhet nga qeliza të veçanta përgjegjëse për përgjigjen imune dhe mbarevajtjen e një sistemi imun aktiv. Ndër këto qeliza mund të veçojnë një kategori të caktuar të rruazave të bardha të gjakut të quajtura Limfocite apo Leukocite, të cilat si shumica e rruazave të tjera të gjakut e kanë origjinën në palcën e kockave. Pjesë përbërëse e sistemit imun janë edhe qelizat e sistemit imun humoral të quajtura B-cells dhe T-cells, të cilat janë përgjegjëse të drejtëpërsedrejtë të përgjigjes imune ndaj infeksioneve të shkaktuara nga bakterie dhe viruse të ndryshme. B-cells janë qeliza imune që prodhojne antitrupa, por që kerkojne ekspozim ndaj antigjenve të jashtëm për të kryer një mekanizëm të tille. Këta antigjen janë qeliza siperfaqësore të quajtura oligsakaride dhe proteina. T-cells janë qeliza të specializuara që ndodhen në gjak dhe lëngun limfatik, përgjegjëse për të luftuar bakteriet, viruset, infeksione të ndryshme virale, kancere, që ndodhen brenda qelizes mbartëse të infeksionit dhe që reagojnë kundrejt çdo gjëje që ato e përceptojne si të huaj. T-cells janë përgjegjëse në shumicën e rasteve të një përgjigje imune të fuqishme ndaj transplanteve të organeve të ndryshme, që mund të çojë deri në fatalitet. Ekzistojnë tre lloje T-cells: T-cells citotoksike, që janë përgjegjëse direkte të shkatërrimit të bakterieve apo viruseve sulmuese. T-cells ndihmëse që asistojne B-cells dhe T-cells për të kryer aktivitetin e tyre siç duhet. T-cells që ndihmojne në mos kundërveprimin e T-cells dhe B-cells gjatë përgjigjes imune. Tani disa gjera në lidhje me AIDS (auto/acquiredimmunodeficiency syndrome) dhe HIV (human immunodeficiency virus.) Rasti i parë me AIDS (SIDA) u raportua në SHBA në vitin 1981, dhe që nga ajo periudhë është bërë epidemia më e përhapur dhe me vdekjeprurëse në mbarë botën dhe sidomos në të ashtuquajturat, vende të botës së tretë. AIDS (SIDA) shkaktohet nga një virus i quajtur HIV, i cili në mënyrë të pandërprerë sulmon dhe 3
shkatërron qelizat e sistemit imun të organizmit. Virusi "jeton" në T-cells ndihmëse duke i shkatërruar dhe neutralizuar ato. Me uljen e numrit të T-cells, sistemi imun i organizmit të njeriut nuk është në gjendje të prodhojë antitrupa të tjerë për të luftuar qoftë edhe infeksionet më "banale," dhe si rezultat njerëzit e infektuar me AIDS vdesin nga infeksione sekondare apo disa forma të jashtëzakonshme kanceresh. Njerëzit e diagnostikuar me AIDS mund të marrim sëmundje jetëkërcënuese të quajtuara "infeksione oportuniste" që shkaktohen nga mikrobe të ndryshme sikurse janë viruset apo bakterie që zakonisht nuk kanë asnjë lloj efekti në shendetin apo organizmin e një njeriu të paprekur nga AIDS. Që nga viti 1981, që u bë edhe raportimi i rastit të parë me AIDS, e deri më sot janë raportuar më shumë se 900,000 raste të njërëzve të infektuar me AIDS. 1/4 e të infektuarve nuk janë të vetëdijshëm që janë të infektuar nga kjo epidemi e shekullit. Kjo epidemi ka patur një rritje të ndjeshme mes popullatave minoritare, sidomos tek rraca e zezë, apo siç quhen në Amerikë, Afrikan-Americans. Konstatohet si shkaktarja kryesore e vdekjeve më të shumta në mes grupmoshave 25-45 vjeç. Sipas të dhënave të nxjerra nga "Qendra per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve (CDC,) AIDS prek në dukje 7 herë me shumë rracat e zeza sesa ato Hispane apo të bardha. Sipas po kësaj zyre, në vitin 2003, 2/3 e të infektuarve vinin nga komuniteti Afrikano-Amerikan.
TRANSMETIMI I SËMUNDJES
HIV transmetohet kryesisht gjatë aktit të marëdhënjeve seksuale të pambrojtura me një partnet të infektuar. Virusi mund të hyjë në trupin e njeriut nëpërmjet cipës mbështjellse të vaginës, vulvules, penisit, rektumit, apo edhe gojës gjatë seksit oral të pambrojtur. Rrezikshmëria për tu infektuar me HIV rritet në ato raste kur ka pakujdesi në: Përdorimin e të njëjtës shiringë/gjilpërë. Kontakt seksual, përfshirë këtu edhe atë oral, me një person të infektuar të pambrojtur dmth pa përdorimin e kondomit. Të qenit në kontak të drejtpërsëdrejti me një person të infektuar. HIV gjithashtu mund të transmetohet edhe nëpërmjet kontaktit me gjak të infektuar, si në raste transfuzionesh apo edhe dhënjë gjaku me anë të shiringave të pasteriluzuara. HIV në ditët e sotme merret në raste më të shpeshta ndërmjet përdoruesve të drogave të injektuara si rezultat i përdorimit të shiringave të pasterilizuara. Janë shumë të rradha raste të infektimit me HIV të punjonjsve të shendetit, si infermiere, pasi mundësia e transmetimit vetëm me anë të kontaktit me personin e infektuar është pothuajse zero. Një tjetër form pasimi e virusit HIV është e mundur nëpërmjet transmetimit të nënës së infektuar tek fëmija i porsalindur. Ky transmetim i virusit mund të ndodhë kurdo, që nga periudha e shtatëzanisë e deri në lindje. Është përllogaritur që diku tek 1/4 -1/3 e femrave shtatëzëna të infektuara dhe të pamjekuara, ja kalojnë virusin fëmijëve të lindur prej tyre. HIV gjithashtu mund të transmetohet tek të porsalindurit edhe me anë të qumeshtit të gjirit të nënës së infektuar. Nqs femrat e infektuara, marrin një trajtim dhe kurim mjekesor të kontrolluar e ulin ndjeshëm mundësinë e infektimit të 4
fëmijes së tyre me virusin vdekjeprures. Nga një studim i bërë kohët e fundit ka rezultuar se një dozë e vetme e një ilaçi antiretroviral të quajtur Nevirapine (NVP) e dhënë një femre të infektuar me HIV gjatë procesit të të lindjes dhe një tjetër dozë të vetme foshnjës se porsalindur brenda tre ditëve të lindjes, ka ulur probalitetin e infektimit të foshnjës me virusin HIV në 2/3. Një tjetër formë transmetimi e virusit HIV është e dhe pështyma apo siç quhet ndryshe, salive. M.gj.se deri më sot nuk është provuar ende fakti i një infektimi të mundshëm me HIV nëpërmjet kontaktit me saliven e një personi të infektuar me HIV. Nga studimet laboratorike të specializuara ka rezultuar që salive ka veçori naturale që kufizojnë fuqinë dhe aftësinë e HIV për të infektuar, sikurse edhe për një formë shume të reduktuar të virusit në salive. Deri më sot HIV AIDS si nga ana e literatures së nxjerrë ashtu edhe nga eksperimentet laboratorike nuk është dhënë ndonjë evidencë e një transmetimi të virusit HIV nga saliva e një personi të infektuar me HIV nëpërmjet puthjes, mgjse nuk këshillohet një akt i tillë me një person të infektuar me HIV. Cipa mbështjëllse e gojes, në të njëjtën kohë mund të infektohet nga HIV, dhe seksi oral është një formë transmetimi e virusit HIV. Deri më sot nuk është raportuar ndonjë rast infektimi nëpërmjet djersës, lotëve, urinë apo edhe feçeve. Studimet e deritanishme kanë treguar se HIV nuk mund të transmetohet nga kontakti i përditshëm, si ndarja e ushqimit, e përdorimit të të njëjtit peshqir apo fjetja në të njëjtin shtrat, frekuentimi i të njëjtës pishinë, përdorimi i të njëjtit telefon apo edhe përdorimi i të njëjtës banjo për nevojat personale. HIV gjithashtu thuhet se nuk mund të transmetohet nga pickimi i insekteve të ndryshme. Nëse një person rezulton të jetë i infektuar me një nga semundjet seksualisht të transmetueshme si, Sifilis, Herpe Gjenitale, infeksione klamidiale, gonorre, apo infeksione vaginale të tjera, ka një probabilitet më të madh për tu infektuar me HIV nga një person i infektuar tashmë me HIV, sesa një person që nuk i ka këto infeksione.
SIMPTOMAT E HERSHME TE INFEKTIMIT ME HIV
N.q.s personi i infektuar me HIV nuk rezulton të jetë mbartës i ndonjë prej sëmundjeve/infeksioneve seksualisht të transmetueshme që përmenda më sipër, nuk do të këtë ndonjë shenjë apo simptomë që në fillime të infektimit. Në të njëjtën ka raste kur personat e infektuar me HIV mund të shfaqin simptoma të ngjashme gripale pas një ose dy muajsh nga dita e infektimit me HIV. Këto simptoma mund të jenë: Temperaturë Dhimbje Koke Këputje/Lodhje Fizike Zmadhim të nyjeve limfatike, zakonisht të dalluara lehtë në qafë dhe në zonat intime. Këto simptoma zakonisht mund të zhduken tek një i infektuar me HIV brenda një jave apo një muaji dhe shumë shpesh mund të ngaterrohen me forma të tjera infeksionesh virale. Gjatë kësaj periudhe, këta persona janë të infektuar dhe HIV gjendet në sasi të mëdha në lëngjet gjenitale të tyre. Simptoma më të vazhdueshme dhe më të ashpra mund të mos shfaqen tek të rriturit edhe deri pas 10 vitesh nga infektimi me HIV, dhe deri pas 2 vitesh tek fëmijët. Por kjo 5
periudhë asimptomatike (pa shfaqje simptomash) varion nga individi në individ, dhe varet tërësisht nga gjendja shëndetësore e çdo individi. Disa individe mund të shfaqin simptoma pas disa muajsh nga infektimi me HIV, ndërsa disa individë të tjerë mund të mos shfaqin asnjë simptomë për deri në 10 vite. Edhe gjatë periudhës asimptomatike (pa simptoma,) virus vazhdon shumëfishimin e tij aktiv, duke infektuar dhe shkatërruar qelizat e sistemit imun. Në të njëjtën kohe virusi mund të bëhet pjesë përbërëse e disa qelizave dhe të shumëfishohet aty. Virusi HIV në mënyrë të vazhdueshme i shkatërron këto qeliza imune duke e ulur numrin e tyre në shifra drastike deri në eliminimin e tyre të plotë. Përveç zmadhimit e gjendrave apo nyjeve limfatike ka edhe simptoma të tjera. Ndër to mund të veçojmë: Ulje të energjisë Humbje peshe Temperaturë dhe djerësitje të shpeshta Infeksione të vazhdueshme orale apo vaginale. Skuqje e vazhdueshme e lëkurës. Humbje të kujtesës së shkurtër Disa të infektuar mund të zhvillojnë infeksione të vazhdueshme dhe të ashpra që shkaktojnë infektim të pjesëve të jashtme të gojës dhe zonave gjenitale, ose anale.
ÇFARË ËSHTË AIDS (SIDA)
Termi AIDS nënkupton fazat më të avancuara të infeksionit me HIV. Simptomat e infeksioneve "opurtiniste" më të përhapura në personat e infektuar me AIDS janë: Kollitje dhe shkurtim te frymëmarrjes Mungesë koordinimi dhe goditje Kapërdisje me dhimbje/të veshtirë Simptoma mendore të tilla si, konfuzion dhe harresë Diarre të vazhdueshme ,Temperature dhe ethe Humbje të shikimit Të vjedha, dhimbje abdominale (barku) Rënjë në peshë dhe lodhje Dhimbje koke Gjendje komatoze (Humbje të vetëdijes). Edhe fëmijët kanë po të njëjtat simptoma sikurse edhe të rrriturit, por fëmijët kanë forma më të nderlikuara dhe më të zhvilluara infeksionesh bakteriale, si skuqje të syve (konjuktivitis,) infeksione të veshëve, dhe tonsilitis. Të infektuarit me AIDS janë më të prirur të zhvillojnë forma të ndryshme kanceri, sidomos kancere të shkaktuara nga viruse të tilla si, Sarkoma, dhe kanceri cervikal, apo kancere të sistemit imun të njohura si limfoma. Këto forma kanceroze janë më të vështirë për tu trajtuar tek personat e infektuar me AIDS, ngaqë shfaqin një formë më agresive sesa tek njerëzit pa infeksion të AIDS. gjatë kohës së infektimit me HIV, shumica e personave të infektuar kanë një rënjë drastike të numrit të ashtuquajturave CD4+ T-cells. Ky fakt është tregues i prekjes nga infeksioni të sistemit imun. Qëndrueshmëria e personave të infektuar me AIDS varion nga individi në individ. Nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me këtë çështje. Nga disa studime të bëra ka rezultuar se disa individë nuk kanë shfaqur asnjë lloj simptome gjatë 10 vjetëve apo më shumë nga infektimi me HIV. Po studiohet në mënyrë sistematike për të gjetur arsyet se pse kjo kategori individësh nuk kanë shfaqur simptoma. Po eksperimentohet për përcaktimin e mbase karakteristikave të veçanta të sistemit të tyre imunitar, apo nëse kanë patur një forme më pak agresive të virusit, apo ndoshta gjenet e tyre kanë luajtur një rol në mbrojtjen nga virusi apo 6
edhe mbase vetizolimin e virusit. Po punohet njëkohësisht në zbulime të reja vaksinash apo medikamentesh të ndryshme për parandalimin apo izolimin e virusit.
DIAGNOSTIKIMI
Për faktin se infeksioni me HIV, në shumë raste nuk paraqet asnjë lloj simptome, testimi mund të bëhet me anë të shumë teknikave dhe ndër më të shpejtat dhe më të njohurat është testi i gjakut për të parë prezencën e antitrupave(proteinave që luftojnë infeksionet, viruset, bakteriet) në gjak. Antitrupat viral apo ndryshe të quajtur të HIV zakonisht nuk shfaqen në gjak nga 1-3 muaj nga koha e infektimit me HIV. Mund të shkojë edhe deri në 6 muaj dhe mos të ketë prezencë antitrupash HIV në gjak. Kjo varet tërësisht tek gjendja e organizmit të një personi dhe varion nga individi në individ. Sidoqoftë, edhe nqse nuk ka prezencë të antitrupave HIV në gjak, mund të ketë prezencë të materialit gjenetik. Nëse jeni ekspozuar ndaj virusit HIV duhet që menjëherë të testohesh. Duke u testuar herët ka mundësi të parandaloni dëgradimin ë infëksionit më ilaçe të ndryshme. Testet bëhen në kofidencialitet të plotë në të gjitha qendrat e testimit. Testimi bëhet më anë të një teknike të quajtur ELISA për të parë prezencën e antitrupave HIV në gjak. Fëmijët e lindur nga nëna të infektuara me HIV mundet të infektohen ose jo me virusin HIV, por të gjithë janë bartës të antitrupave HIV të nënës së tyre. Dmth që ata mund të infektohen shume me lehte sesa një femije i lindur nga një nënë pa infeksion HIV. Prandaj në kushte të tilla është shumë e vështirë të përcaktohet një diagnozë e saktë tek foshnjat e porsalindura.
KURIMI
Në vitet e para të raportimit të AIDS, nuk kishte asnjë lloj ilaçi që të luftonte këtë virus vdekjeprurës. Shkencëtarët kanë zbuluar shumë rrugë parandalimi dhe kurimi si për AIDS ashtu edhe për sëmundje të tjera vdekjeprurëse. Grupi i parë i ilaçeve të përdorura për kurimin e të sëmurve me AIDS quhet NRTI (nucleoside reverse transcriptase inibitor,)i cili frenon shumëfishimin e virusit, dmth vetëkopjimin e vetë virusit në qelizat bartëse dhe të infektuara nga HIV. Këto ilaçe ngadalsojnë përhapjen e HIV në pjesë të tjera të organizmit të njeriut. Më poshtë po përmend disa medikamente që përdoren në fazën primare të infektimin me HIV.Ato janë: AZT (Azidothymidine) ddC (zalcitabine) ddI (dideoxyinosine) d4T (stavudine) 3TC (lamivudine) Abacavir (ziagen) Tenofovir (viread) Emtriva (emtricitabine) 7
Gjithashtu ka edhe një klasë tjetër të quajtur NNRTIs (non-nucleoside reverse transcriptase inhibitors) të tillë si: Delavridine (Rescriptor) Nevirapine (Viramune) Efravirenz (Sustiva) (in combination with other antiretroviral drugs) Gjithashtu ka edhe një kategori tjetër ilaçesh të cilët përdoron në kurimin e infeksioneve me HIV. Këto ilaçe të quajtuar PI (protein inbibitors,) të cilët ndalojnë shumëfishimin apo vëtkokopjimin e qelizave të infëktuara më HIV. Ndër to mund të përmend : Ritonavir (Norvir) Saquinivir (Invirase) Indinavir (Crixivan) Amprenivir (Agenerase) Nelfinavir (Viracept) Lopinavir (Kaletra) Atazanavir (Reyataz) Fosamprenavir (Lexiva) Ka edhe medikamente të tjera që përdoren në faza të ndryshme të infeksionit por këto ishin me të rëndësishmet. Një ndër format reduktuese dhe edukuese që përdoret intensivisht në ditët e sotme tek të infektuarit me HIV është dhe e ashtëquajtura HAART (highly active antiviral therapy.) terapi antivirale shumë aktive. Kjo teknikë përdoret gjërësisht tek të sapoprekurit me virusin HIV. Kjo lloj terapie megjithëse nuk është një kurë për AIDS, ka dhënë një kontribut të pakontestueshme në uljen e numrit të fataliteteve në mes të infektuarve me HIV, dhe në përmirësimin e gjendjes shëndetsore të tyre, si dhe uljen e masës së virusit që qarkullon në gjak në nivele pothuajse të padukshme. Përveç anës pozitive që përmenda më lart, HAART ka edhe efekte anësore negative, kryesisht nga përdorimi i ilaçeve antivirale. Ndër efektet anësore negative të kësaj teknike mund të përmendim si: të vjedha Diarre dhe simptoma të tjera gastrointestinale. Përdorimi për një kohë të gjatë e medikamenteve të tilla mund të shkaktojë reaksione alergjike me pasoja të rrezikshme dhe fatale për jetën e të prekurve me HIV. Sikurse në rastet e kurimit të sëmundjeve të ndryshme nga përdorimi i kimikateve (medikamenteve) edhe HAART ka efektet e sajë anësore. Këtu po përmend një numër ilaçesh që përdoren rregullisht në kurimin e infeksioneve "oportuniste" që janë veçori e të prekurve me HIV, si infeksione të ndryshme e kancere. Ndër të cilat mund të përmendim: Foscarnet dhe ganciclovir për të mjekuar CMV (cytomegalovirus) infeksione të syrit Fluconazole për të mjekuar infeksione bakteriale dhe virale TMP/SMX (trimethoprim/sulfamethoxazole) ose pentamidine për të kuruar PCP (Pneumocystis carinii pneumonia) Një kategori tjetër ilaçesh përdoren gjerësisht për të kuruar kancere të ndryshëm tek të prekurit me HIV.
PARANDALIMI
Përderisa deri më sot nuk rezulton një vaksine për parandalimin e HIV, e vetmja mënyrë mbrojtëse dhe parandaluese ndaj virusit HIV është evitimi i sjelljeve që mund të shpien në kontraktimin dhe infektimin nga HIV, si parandalimi i përdorimit të shiringave dhe parandalimi e 8
kontaktit seksual të pambrojtur. Siç e theksova edhe më sipër, shumica e të infektuarve me HIV mund të mos shfaqin simptoma. Bëni të pamundurën që të qendroni larg atyre gjërave që e lehtësojnë kontraktimin e këtij virusi vdekjeprures. Studimet në këtë fushë vazhdojnë edhe në momentet që po flasim këtu, por deri më sot akoma nuk është zbuluar diçka që të parandalojë kontraktimin e kësaj epidemie me përmasa tragjike në mbarë botën.
TË DHËNAT STATISTIKORE PËR HIV AIDS
Vazhdon trendi i rritjes së HIV-AIDS në botë. Sipas të dhënave të UNAIDS numri i të infektuarve në botë ka arritur rreth 33.3 milion prej tё cilëve 30.8 milion janё tё rritur, 15.9 milion femra dhe 2.5 milion fёmijё nёn moshёn 15 vjeçare. Nё vitin 2009 nё botё janё infektuar 2.6 milion persona tё rinj prej tё cilёve 2.2 milion janё tё rritur dhe 370 000 fёmijё. Në vitin 2009 në botë kanё vdekur 1.8 milion prej tё cilёve 2.6 milion tё rritur dhe 260 000 fёmijё. Çdo ditë nё botё infektohen rreth 14000 njerëz e rreth 8200 njerëz vdesin në ditë nga HIV-AIDSi. Krahas rritjes së numrit të HIV-AIDS-it në botë janë rritur edhe fondet për luftimin dhe parandalimin e HIV-AIDSit. Në vitin 2001 ky fond ka qenë 2.1 bilion dollarë, ndërsa tani fondi për AIDS ka qenë mbi 6.1 bilion dollarë. Kosova ende bën pjesë në grupin e vendeve me prevalencë të ulët të HIV-AIDS-it. Kosova ka 82 raste të evidentuara si HIV-AIDS që nga viti 1986 kur është raportuar për rastin e parë. Ky numër është i vogël krahasuar me përmasat me të cilat kjo sëmundje ka përfshirë botën. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se Kosova e ka fituar luftën me HIV-AIDS-in, përkundrazi duhet angazhuar në mënyrë të vazhdueshme që numri i të infektuarve me HIV të jetë sa ma i vogël.
9