Lajmëtari salezian qershor 2016

Page 1

«Don Bosko» Lajmëtari Salezian - Revistë Periodike e Veprimtarisë Saleziane në Kosovë dhe Shqipëri – Viti II. Numri 2 - Qershor 2016

QERSHOR 2016

Don Bosko LAJMËTARI SALEZIAN Revistë e themeluar nga Shën Gjon Bosko në vitin 1877


L

Salezian është një revistë informimi dhe kulture fetare e themeluar nga Don Bosko në vitin 1877. Që atëherë vazhdon misionin e saj duke u shtypur në gjuhë të ndryshme. Aktualisht botohet në vende të ndryshme të botës, në më shumë se 57 botime, del në 29 gjuhë të ndryshme dhe arrin 131 shtete të botës. Kjo revistë relizohet edhe në gjuhën shqipe falë Salezianëve të Don Boskos që veprojnë në Kosovë dhe Shqipëri.

Revistë periodike informimi dhe kulture fetare e botuar nga Kongregata e Shën Gjon Boskos në Kosovë dhe Shqipëri

ajmëtari

Drejtures-Përgjegjës & Projekti Grafik-Designer

don Tomë Mihaj

Kanë bashkëpunuar për këtë numër: don Ángel Fernández Artime, don Dominik Qerimi, don Izidor Lukiç, don Lekë Oroshi, don Oscar Tuscano, don Pavlin Zefi, don Tomë Mihaj, Jeta Lumaj, Odise Lazri, motër Teura Buka. Redaktor gjuhësor don Pavlin Zefi & don Bledar Huba

Në kopertinë: Foto e Statujës së Zojës Ndihmëtare që nderohet në Shenjtëroren ndërtuar, në nder të Saj, nga Don Bosko në Torino (Itali)

PËRMBAJTJA 3

RRUFEPRITËSJA Bruno Ferrero

4

MESAZHI I REKTORIT MADHOR

6

SHQIPËRIA, TOKË E BEKUAR

10

“ÇKADO BËTË PËR NJËRIN NDËR KËTA VËLLEZËRIT E MI MË TË VEGJËL, E BËTË PËR MUA”

12

+381 38 603169 +377 44 772377 lajmetari.sal@gmail.com © Salezianët e Don Boskos Inspektoria e Italisë së Jugut Bashkësitë Saleziane Gjilan-Prishtinë-Shkodër-Tiranë Ad usum internum

2

Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Së shpejti do të shpallen të lumë 38 martirë të komunizmit Dominik Qerimi

Oskar Tuskano

EDUKIMI SFIDË & PASURI Pavlin Zefi

16

ZOJA NDIHMËTARE E DON BOSKOS

19

TAKIMI I RINISË SË LËVIZJES RINORE SALEZIANE

20

DITA BOTËRORE E RINISË

Tomë Mihaj

Adresa Lajmëtari Salezian Qendra Social-Edukative “Don Bosko” Rr. Tahir Zajmi, p.n. 10000 Prishtinë-Kosovë

Ángel Fernández Artime

22

Tomë Mihaj

Jeta Lumaj - Koordinatore e LRS-së

“Lum të mëshirshmit sepse do të gjejnë mëshirë!” (Mt 5,7)

NJË MISIONAR SALEZIAN SHQIPTAR NË AFRIKË

Odise Lazri

24

PREZANTIMI I QENDRAVE “DON BOSKO” Gjilan - Prishtinë - Shkodër - Tiranë

27

nga drejtorët përkatës të çdo Qendre

MOTËR MADALENA

Misionarja me buzëqeshje engjëllore kthehet në shtëpinë e Atit Teuta Buka

Qershor 2016 Viti II - Numri 2


don Bruno Ferrero

BS 6/2016

Rrufepritësja

J

am e çuditshme, e dhunshme, tekanjoze, shumë e fortë, e zhurmshme, e ndritshme. Unë jam një rrufe! Ngjall frikë shekullore në njerëz dhe kafshë. Të gjithë e njohin zërin tim. Por, kur vij nga këto anë, më duhet të ndalem e ndrojtur dhe me respekt. Më kujtohet mirë kur, shumë vite më parë, pata ardhur këtu më shumë se kurrë e vendosur për të sjellë një ankth vërtetë të madh për djemtë dhe priftin që jetonin këtu. Realizova një kalim të shkurtër sa për të studiuar situatën. Ndërsa filloi të egërsohej vëllain im stuhi, shigjetova në dhomat e para, erdha tinëzisht e pastaj sssbang! Shpërtheva zhurmën time të frikshëm e cila tronditi themelet e shtëpisë. I gjori Don Bosko, në atë kohë po kalonte çaste të vështira. Unë pata kaluar nëpër oxhak, pata

Historia Natën e 15 majit të vitit 1861, një rrufe goditi pjesën e ndërtesës ku ishte dhoma e gjumit e Don Boskos duke zbritur nëpër oxhakun e Don Boskos. Mrekullisht shkaktoi vetëm dëme materiale. Atëherë Don Bosko vendosi të vendosë sipër, mu aty ku kushte goditur rrufeja, një statujë të Zojës së Papërlyer.

prishur murin, rrëzuar përtokë raftin e librave, përmbysur tavolinën me atë që kishte sipër. Pastaj isha duke bërë një nga truket e mia më të mira: e ngrita shtratin dhe e bëra që të vallëzojë, e ngrita nga toka më shumë se një metër dhe e çova në anën e kundërt, duke e rrethuar me dritë vezulluese. Don Bosko u bëri shenjë për atë që kishte ndodhur dy të rinjve dhe shtoi me humorin e tij të zakonshëm: “Rrëmuja e një rrufeje! Pa paralajmëruar hyn në dhomën time, përmbys çdo gjë, duke hedhur shtratin në një anë dhe mua në anën tjetër. Duhet që ta ulim në tryezën e të dënuarve!”. Në fjetore kisha lëshuar një erë të fortë squfuri. Kudo dëgjoheshin zëra që bërtitnin, ankoheshin e qanin. Kisha bërë një punë të mirë! Por ai Don Bosko hyri në fjetore me fytyrë të patrazuar, duke qeshur dhe duke bërë humor me të gjithë shtoi: “Mos kini frikë! Kemi në qiell një Atë të mirë dhe një Nënë të mirë që kujdesen për mbrojtjen tonë”. Kur e panë të rinjtë morën frymë qetë sikur të kishte hyrë ndonjë engjëll ngushëllues. Vetëm një i ri rrinte i palëvizshëm. Don Bosko e pa se ishte goditur nga një ashkël e vogël, ia hoqi me kujdes dhe i riu, duke menduar se ishte lënduar nga ndonjë shok, e goditi me grusht Don Boskon dhe duke bërtitur në dialekt Piemontez tha: “I paedukatë! Më lër të fle!”. Të gjithë qeshën. Pastaj këshilluan Don Boskon që të vërë një rrufepritës mbi shtëpi. “Po”, u përgjigj ai. “Do të vendosim statujën e Zojës!”. Atje lart, pikërisht ku kisha goditur unë, tanimë është një statujë e Zojës së Papërlyer. Dhe unë nuk e kam shqetësuar më atë shtëpi. Aty ku është Mbretëresha e Qiellit, nuk ka vend për rrufe. Qershor 2016 |

3


POROSIA E REKTORIT MADHOR

DON ÁNGEL FERNÁNDEZ ARTIME

MËSHIRA është letërnjoftimi i Hyjit tonë

Foto ANS

Nga thellësia më intime e misterit të Zotit, buron dhe rrjedh pa ndalim lumi i madh i mëshirës. Ky burim nuk do të shtirret kurrë, sepse mëshira e Zotit është pa mbarim. Ne duhet të jemi “misionarë” të saj të fortë dhe bindës.

E

dashura Familja ime Saleziane, miq të dashur të Don Boskos dhe të karizmës së tij dhe lexues të Lajmëtarit Salezian, një përshëndetje po ua dërgoj nga zemra nga Ishulli Rossa në Madagaskar. Jemi në kohën e Pashkëve, një kohë e cila na fton edhe njëherë që të thellojmë besimin tonë dhe shpresën tonë si themel i jetës sonë. Po ju shkruaj duke pasur në zemër dhe në sy situatat dramatike të ditëve të kaluara. Kemi filluar Javën e Madhe me disa imazhe vdekjeje në Evropë, duke i kujtuar atentatet në Bruksel, në aeroport dhe në metropolitanë; vdekja e disa të krishterëve në parkun e lodrave në Lahore dhe gjithashtu një vuajte e madhe për Familjen tonë Saleziane e cila është e shqetësuar për fatin e bashkëvëllait tonë nga India Don Thomas, i cili në mënyrë heroike ka dashur të bashkëndajë sakrificën e katër murgeshave të Dashurisë në Aden dhe deri tani nuk kemi dhe nuk dimë asgjë, asnjë lajm. Ju kam ftuar në mënyrë të vazhdueshme të lutemi për të gjithë ata që janë viktima të pafajshme të dhunës së ndryshme, pra të dhunës dhe të urisë, të emigracionit të dhunshëm dhe të fatkeqësive natyrore.

4

Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Po vazhdojmë të lutemi për shumë martirë që humbin jetën për shkak të besimit të tyre në Jezu Krishtin edhe në këto momente. Në bashkim me Kishën e Përgjithshme le të ndjehemi një zemër dhe një shpirt i vetëm me ta. Në të njëjtën kohë po ju kujtoj fjalët e Papës Françesku, i cili na fton të jetojmë duke kujtuar gjithmonë se Mëshira është letërnjoftimi i Zotit tonë. Më duket shumë e bukur dhe shumë prekëse kjo thënie e thjeshtë dhe bashkëbiseduese e thënë nga Papa. Duhet të dimë se shpesh zemra jonë është cinike dhe jo e ndjeshme dhe ngurtësohet edhe më shumë. Besojmë se jemi në kërkim të një Paqeje universale, por në këtë moment dhuna është nxitëse në të gjitha skajet e planetit tonë. I mbyllim kufijtë dhe lartësojmë mure para popujve të cilët janë duke jetuar një eksod të vërtetë. Po harrojmë me lehtësi që edhe popujt tanë kanë qenë popuj emigrantësh, paraardhësit tanë, ndoshta edhe gjyshërit apo stërgjyshërit tanë... Shpesh zemra jonë, e mrekullueshme dhe e aftë për dashuri të madhe, por shpesh e varfër dhe e brishtë, ngurtësohet dhe mbyllet. Përpara këtij realiteti mund t’i lartësojmë duart tona kah Ati ynë, duke shikuar kah i Ringjalluri


Përshtati në gjuhën shqipe don Lekë Oroshi

Foto ANS

dhe të kërkojmë nga Shpirti Shenjt dhuratën e një zemër mishi. Po i kujtoj akoma fjalët e Papë Mëshirës, atë që është pjesë e të qenit të Zotit. Françeskut, i cili na fton që të ndjehemi të prekur Siç shkruan Papa Françesku: «Me shikimin e para këtij realiteti identitar të dashurisë së Zotit: fiksuar në Jezusin dhe në fytyrën e tij të mëshirshme Mëshira, ajo mëshirë që është e drejtuar secilit mund të kuptojmë dashurinë të Shenjtës Trini. prej nesh dhe kushti i së cilës është që edhe ne Misioni që Jezu Krishti e ka pranuar nga Ati ishte ta bëjmë të ndjehet e gjallë ndër vëllezërit tanë e ai që të zbulojë misterin motrat tona. Mëshirë, e dashurisë Hyjnore dhembshuri, butësia, në plotësinë e tij. “Zoti mirësi, tolerancë, është dashuri” (1Gjn “Mëshira e Zotit nuk është një ide falje... janë aspekte 4,8.16), pohon për herë të ndryshme të një të parë dhe të vetme në të abstrakte, por një realitet konkret me realiteti të vetëm. Nga gjithë Shkrimin Shenjt të cilin Ai na shfaq dashurinë porsi cila prej këtyre kemi ungjilltari Gjon. shumë nevojë në të një babai dhe të një nëne të cilët më Kjo dashuri është e këtë moment të jetës ndjehen të prekur deri në fund të sonë? I takon secilit dukshme dhe e prekshme në të gjithë jetën e që të dëgjojë rrahjet qenies për fëmijët e vet” Krishtit. Personi i tij e zemrës dhe jetën Papa Françesku nuk është tjetër përpos konkrete të çdo dite dashuri, një dashuri që të jetës. Ju uroj që dhurohet falas». të jetoni në plotësi Ta kërkojmë, pra hirin që të rritemi në Mëshirë, këtë kohë të Pashkëve në këtë muaj të majit të që pa asnjë dyshim na bën më njerëzorë. Të rritesh kushtuar Zojës Ndihmëtare. Ëmbëlsia e shikimit në Mëshirë krijon paqe në zemër dhe është kushti të saj na përcjelltë, që të gjithë, që të mund të kryesorë për të qenë të lumtur dhe të gëzuar. Le zbulojmë lumturinë dhe butësinë e Zotit. Dhe të kërkojmë nga Zoti, me fjalët e profetit Ezekiel, kështu të mund të ndjehemi çdo ditë më të lidhur që zemra jonë të mos jetë një zemër prej guri, por me dashurinë së Saj prej Nëne.

Qershor 2016 |

5


don Dominik Qerimi

shqipëria, “ 6

Don Bosko | Lajmëtari Salezian

tokë e bekuar së shpejti do të shpallen të lumë 38 martirë të komunizmit


38

martirë të Krishtit në tokën shqiptare gjatë periudhës së komunizmit! Nëse do ta kthenim kokën paksa pas në histori, me dëshirën për të parë edhe një rast tjetër të hirit të Zotit, të pranishëm në historinë e popullit tonë siç është viti 2016, me siguri se nuk do e gjenim një të tillë përngjatë 2000 viteve të historisë së krishtërimit në botë dhe në trevat tona. Në të njëjtin vit papa Françesku ka firmosur dekretin e shpalljes shenjte të Nënë Terezës, shën Gonxhe Bojaxhiut, dhe po në të njëjtin vit ka firmosur edhe dokumentin e shpalljes martir të 38 ipeshkvijve, meshtarëve, laikëve të periudhës së komunizmit në tokën shqiptare dhe në kishën e Krishtit të themeluar mbi themelet e apostujve, tash njëzet shekuj. Me siguri se këtu nuk duhet përjashtuar dhe harruar faktin se procesi është paraqitur për 40 martirë, por për arsye së nuk i përkasin të së njëjtës periudhë historike dhe të të njëjtit rast dhe arsye martirizimi, Kisha ka vendosur që në grupin e martirëve të mos përfshihen Don Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Pali, me shpresë që këta të dy sa më shpejtë të hyjnë në grupin e martirëve të shpallur, sepse në të vërtetë të tillë ata janë. Në këtë artikull po paraqesim disa të dhëna, të shkurtra dhe më të domosdoshme për sa u përket martirëve, data e shpalljes pritet të bëhet e njohur nga Selia e Shenjtë. Nuk mund të mos përmendim këtu fjalinë e famshme të Tertulianit (150220 pas Krishtit): “Semen est sanguis Christianorum – Gjaku i të krishterëve është farë [nga e cila lindin të krishterë të rinj]”.

Imzot Vinçenc Prenushi: Françeskan, ipeshkëv i Durrësit. U burgos e u torturua sepse nuk pranoi ta shkëpuste Kishën shqiptare nga Selia e Shenjtë. Dha shpirt me 19 mars 1949 në birucë të burgut, i shtrirë në dheun e lagësht, të ftohtë, këmbëzbathur! Imzot Frano Gjini: ipeshkëv, martirizimi i të cilit ia kaloi çdo imagjinate njerëzore. I papërkulur para torturave, meqë nuk pranoi ta shkëpusë Kishën nga Papa, u dënua me vdekje e u pushkatua më 11 mars 1948. Imzot Jul Bonati: Meshtar dhe intelektual i madh. Pasi u mbyll në çmendi, si mjet torture, dhe pasi provoi tmerre të padëgjuara në qeli të ndryshme të sigurimit famëkeq, nga Vlora në Durrës, vdiq në burgun e Durrësit, pranë Imzot Prenushit. Don Alfons Tracki: prift gjerman, u torturua dhe u pushkatua më 25 qershor 1946, në moshën 50 vjeçare. Don Anton Muzaj: u torturua në mënyrë çnjerëzore, vetëm pse nuk pranoi të mohonte fenë. Pasi ia thyen këmbë e duar, e liruan nga burgu dhe e nisën në shtëpi, ku vdiq mes dhimbjeve të tmerrshme pas pak ditësh, në moshën 29 vjeçare. Don Anton Zogaj: famullitar i Durrësit, u burgos e u torturua mizorisht. E lanë të mbyllur disa ditë në një banjë të qelbur, ndërkohë që priste ditën e pushkatimit e cila qe 31 dhjetori i 1946-tës. Qershor 2016 |

7


Don Dedë Maçaj: i akuzuar si spiun i Vatikanit, u torturua, u gjykua dhe u pushkatua për rezistencën e tij heroike fetare, në moshën 27 vjeç. Don Dedë Malaj: U pushkatua në breg të Liqenit të Shkodrës, më 12 maj 1959, kur ishte vetëm 39 vjeçar. Don Dedë Plani: dha shpirt në spital më 30 prill 1949, pasi që nuk pranoi asnjë akuzë e u bëri ballë heroikisht torturave mizore. Don Ejëll Deda: famullitar i Bushatit, i arrestuar vetëm pse ishte prift, vdiq më 12 maj 1948 në spitalin e burgut, pas torturash çnjerëzore. Don Jak Bushati: e akuzuan se ndihmonte diversantët, se bënte agjitacion e propagandë, pretekste të cilat e çuan në pushkatim pa gjyq më 12 shkurt 1949. Papa Josif Mihali: Njeri i Zotit, e arrestuan dhe e torturuan veç me këtë akuzë, u mbyt për së gjalli në baltën e kënetës, në kampin e shfarosjes të Maliqit. Don Zef Maksen: meshtar gjerman, u pushkatua më 1946, duke shqiptuar fjalët: “Des i lumtun, tue mendue se do të kujtohem prej shqiptarëve si meshtar i fesë së Krishtit”. Don Lazër Shantoja: meshtar i ndritur, njeri i kulturës, i letërsisë e i artit, u masakrua deri në atë gradë, sa vetë e ëma kërkoi nga xhelatët komunistë ta pushkatonin një orë e më parë, gjë që s’munguan ta bënin në fushat e shkreta të Tiranës, ishte në moshën 54 vjeçare. Don Aleksandër (Lekë) Sirdani: prift, patriot, shkrimtar.

8

Don Bosko | Lajmëtari Salezian

U torturua mizorisht dhe u mbyt për së gjalli në një gropë ujërash të zeza. Don Luigj Prendushi: u arrestua, u torturua dhe u pushkatua si spiun i Vatikanit më 24 janar 1947. Don Marin Shkurti: meshtar, guxoi ta vijojë heroikisht shërbimin meshtarak në kohën e terrorit. U arrestua, prandaj, u torturua dhe u pushkatua në vitin 1969. Don Mark Gjani: u arrestua për veprimtarinë e tij meshtarake dhe u shua gjatë torturave të tmerrshme në duart e salvuesve të tij në qeli, me 1945. Don Mikel Beltoja: u pushkatua më 10 shkurt 1974, pasi që mbrojti heroikisht e haptas idealet e veta fetare në gjyqin që iu bë dhe pas gjashtë muaj tortura, e dënuan me vdekje. Don Ndoc Suma: vdiq 2 vite pasi që ishte liruar, i shkatërruar nga burgu, ku u torturua me akuza për të cilat thoshte: “Vetëm kur dola në gjyq e mora vesh pse isha arrestue”. Don Ndre Zadeja: prift e poet, i pushkatuar pa gjyq në qytetin e Shkodrës, qe martiri i parë, viktimë e diktaturës komuniste. Don Pjetër Çuni: prift; vdiq i varur me kokë poshtë mbi gropën e ujërave të zeza. Don Shtjefën Kurti: prift, i pushkatuar para banorëve të Gurëzit. Sigurimi e akuzoi se deshi të helmonte popullin duke shfrytëzuar furrat e bukës. Atë Bernardin Palaj: françeskan dhe poet i madh, do të vdiste ne kuvendin e françeskanëve në Shkodër, shndërruar në burg për 700 vetë. Nën torturat e Sigurimit mori tetanozin. Atë Çiprian Nika: françeskan, vdiq nën akuzën e rëndë e shpifëse se kishte fshehur armë në lterin e Shëna Ndout, në Kishën françeskane të Gjuhadolit. Atë Gaspër Suma: rregulltar, u arrestua më 1947 dhe vdiq në burg. Atë Gjon Shllaku: frati i madh filozof, u


pushkatua së bashku me jezuitët Atë Gjovani Fausti (misionar italian) e Atë Daniel Dajani si dhe me seminaristin Mark Çuni, në fillimet e masakrës komuniste kundër klerit katolik. U akuzuan për “tentativë arratisjeje” dhe për formimin e Partisë Demokristiane. Që të katërve shteti shqiptar u ka dhënë dekoratën “Martir i Demokracisë”. Atë Karl Serreqi: frati që nuk pranoi të tregojë rrëfimin e një të plagosuri në ndeshjet me komunistët në mal, e kaloi jetën burgjeve. Vdiq në Burrel më 4 prill 1954. Është një ndër martirët e rrallë të sekretit të rrëfimit në historinë e Kishës universale. Atë Mati Prendushi: françeskani që mori pjesë në ngritjen e flamurit në Deçiq, u përndoq dhe u fal nga Krajl Nikolla e nga mbreti Zog, por u dënua

me vdekje nga i ashtuquajturi “gjyqi” komunist. Nuk i dihet as varri. Atë Serafin Koda: frat françeskan, dha shpirt pasi hetuesit komunistë, duke mos u ngopur me torturat e zakonshme, ia shqyen fytin me thonj. Vëlla Gjon Pantalia: jezuit, u arrestua ndër të parët e vdiq në spital, pasi vuajti tmerre të papërshkrueshme. Fran Miraka, Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi, të rinj që edukoheshin ndër jezuitë, u vranë pse deshën Krishtin. Rishtarja stigmatine Maria Tuci: u torturua e mbyllur në një thes, së bashku me një maçok, të cilin e godisnin me shkop. Virgjër e martire, vajza dha shpirt ndër mundime të jashtëzakonshme.

At Luigj Pali (Paliq), françeskan dhe Don Gjon Gazulli janë të vetmit martirë, që i takojnë kohës para komunizmit. Atë Luigj Pali u martirizua nga forcat serbo-malazeze, më 07 mars 1913, në fshatin Janosh, afër Gjakovës, për faktin se nuk pranoi të mohonte fenë e krishterë katolike dhe nuk pranoi të bëhej prift ortodoks, ndërsa Don Gjon Gazulli u var më 5 mars 1927, nga Zogu në një shesh të Shkodrës, duke thënë fjalët e tij të fundit: “Po vdes i pafajshëm. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rroftë Kisha Katolike, Nëna jonë! Rroftë Papa, Ati ynë!

Këta 38 (+2) martirë dhanë jetën duke dëshmuar dhe mbrojtur fenë e krishterë, por në të njëjtën kohë edhe identitetin e tyre kombëtar: ‘Pro Deo et patria! – Për Hyjin dhe për atdheun!’. Kjo aradhë martirësh, me gjakun e tyre, e ka ujitur tokën mbi të cilën shkelin këmbët tona. “Rrobat

e tyre janë ta lara me gjakun e Qengjit”, por me siguri lutja e tyre ngrihet para fytyrës së Zotit për të ndërmjetësuar për Kishën e shenjtë, Kishën e gjithmbarshme (katolike) dhe kishën katolike në Shqipëri. Qershor 2016 |

9


“Çkado bëtë për njërin ndër e mi më të vegjël, e bëtë pë

T

ë gjithë ne e njohim mirë shërbimin e “Misionareve të Bamirësisë” (motrave të Nënë Terezës) të cilat punojnë vazhdimisht rreth botës me përkushtim, duke dëshmuar me jetën e tyre një shembull shenjtërie. Përkushtimi i tyre i vërtetë për më të varfrit ndër të varfër dhe për më të vegjlit e shoqërisë, na tregon dashurinë e pafundme të cilën vetë Hyji ua ka dhuruar në karizmën e tyre. Vrasja e katër motrave, së fundmi në Jemen (4 mars 2016), është një dëshmi e gjallë për të gjithë ne, duke na treguar se sa e fortë është lidhja e dashurisë së motrave me Zotin. T’ju qëndrojnë afër të varfërve deri në fundin e jetës së tyre. Nuk është hera e parë që e kemi dëgjuar këtë, ato janë sulmuar edhe më parë në vitin 1998 në Jemen, madje edhe kur shpërtheu lufta në Irak. Edhe atëherë populli u largua për të shpëtuar jetën, por motrat preferuan të vazhdojnë rutinën e punës së tyre. Pra sot,

10

Don Bosko | Lajmëtari Salezian

pavarësisht nga kërcënimet dhe vështirësitë, motrat vazhdojnë të jetojnë karizmën e tyre në Lindjen e Mesme me zgjedhjen e tyre të lirë dhe të pahezituar. Përballë gjithë këtyre situatave, shembulli i parë që ka jetuar me përkushtim karizmën e kësaj kongregate është Nënë Tereza. Nëna e dashur nga Hyji, e vetëmohuara për shërbimin ndaj shoqërisë ka frymëzuar shumë persona dhe vazhdon akoma edhe sot të frymëzojë të tjerë që ta ndjekin Hyjin përmes shërbimit të më të varfërve. E lumja lumja Nënë Tereza në një takim një herë pati thënë, duke kujtuar fjalët e Jezusit “Për të vërtetë po ju them: çkado bëtë për njërin ndër këta vëllezërit e mi më të vegjël, e bëtë për mua” (Mt 25,31-40): “Ta falënderojmë Hyjin për mundësitë që na jep ditë pas dite për t’i shërbyer Atij. Le t’i lutemi Zotit për paqe, gëzim dhe dashuri. Të mos lodhemi asnjëherë duke i kumtuar botës se Jezusi erdhi për t’ju shpallur “Lajmin e Mirë” të varfërve”. Jezusi në Ungjill na


këta vëllezërit ër mua” (Mt 25,40) tregon qartë se për cilin lajm bëhet fjalë: “Po Ju lë Paqen time”. Paqja e vërtetë që vjen nga Hyji, është paqja e zemrës të cilën e takojmë në veprat e bamirësisë që ne bëjmë kur ju shërbejmë të tjerëve. Hyji aq shumë e deshi botën sa që e dha një të vetmin Birin e Tij. Hyji e dërgoi Jezusin në botë përmes Marisë, dhe çfarë bëri ajo me Të ? Sapo Jezusi erdhi në jetën e Marisë, ajo nxitoi për ta dhuruar këtë lajm të mirë; ajo vrapoi menjëherë drejt shtëpisë së kushërirës së saj Elizabeta. Shkrimi Shenjt na tregon se fëmija në kraharorin e Elizabetës kërceu nga gëzimi. Ndërsa ishte ende në kraharorin e Marisë, Jezusi solli paqe për Gjon Pagëzuesin, i cili kërceu me gëzim në kraharorin e Elizabetës. Sikur kjo të mos mjaftonte, sikur të mos ishte e mjaftueshme që Hyji të bëhet një nga ne në këtë botë, të sjellë paqe dhe gëzim ndërsa ishte ende në barkun e Marisë , Jezusi vdiq në kryq për të treguar këtë dashuri të madhe. Ai vdiq për ne të gjithë, për të varfrit, për të uriturit, për të pastrehët, për ata që vuajnë e për ata që gëzojnë. Motrat e Nënë Terezës u shërbejnë të varfërve në 105 vende në mbarë botën. Jezusi na fton që ta duam njëri tjetrin ashtu sikurse Ai na ka dashur ne. Jezusi ka dhënë jetën e Tij për dashurinë që kishte ndaj nesh dhe na ka lënë shembullin për ta ndjekur, që edhe ne të duam njëri-tjetrin dhe të jemi të gatshëm për sakrifica nëse është e nevojshme. Jezusi vdiq në kryq, për të na shpëtuar nga egoizmi ynë dhe nga mëkatet tona. Ai hoqi dorë nga gjithçka për të përmbushur vullnetin e Atit, për të na treguar se edhe ne duhet të jemi të gatshëm të heqim dorë nga çdo gjë që të përmbushim vullnetin e Hyjit. Për këtë arsye edhe ne duhet të duam njëri-tjetrin, e jo vetëm kur jemi mirë por edhe në momente vështirësie dhe dhimbjeje.

don Oscar Tuscano

Nuk është e mjaftueshme për ne që të themi: “Unë e dua Hyjin”, por unë gjithashtu duhet të dua edhe të afërmin tim. Shën Gjoni na thotë që është e pamundur të duam Hyjin që nuk e shohim pa dashur më parë të afërmin që e shohim. Si mund të duash Hyjin, kur ti nuk e sheh, në qoftë se ti nuk e do të afërmin tënd të cilin e sheh, të cilin e prek, me të cilin jeton? Kështu pra, është shumë e rëndësishme për ne të kuptojmë se dashuria, për të qenë e vërtetë, duhet të dhemb. Unë duhet të jem i gatshëm për të dhënë gjithçka që u bën mirë të tjerëve. Kjo kërkon që unë të jem i gatshëm për të dhënë deri në dhimbje, ndryshe dashuria brenda meje nuk është e vërtetë, nuk është e sinqertë. Ne jemi krijuar në imazhin e Tij për gjëra të mëdha, për të dashur dhe për t’u dashur. Ne vetëm duhet të “put on christ” (të braktisemi në Krishtin), siç na thotë Shkrimi. Jezusi e bën Veten të uritur, si ai që është lakuriq, si ai që është i pastrehë, si ai i papadëshiruari, dhe Ai thotë : “Çka do që ju bëni atyre, ma bëni mua”. Jezusi kur ishte duke vdekur në kryq ka thënë: “Kam etje!”. Ai ka etje për dashurinë tonë, dhe kjo është etja e të gjithëve, të varfër apo të pasur. Ne të gjithë kemi etje për dashurinë e Jezusit si edhe për dashurinë e të tjerëve. Nëna Tereza na thotë: “Unë jam mësuar të shoh buzëqeshjen në popullin tonë , madje edhe ato buzëqeshje që po vdesin. Kjo gjë ndodh gati çdo ditë. Ata janë duke pritur , ata janë duke shpresuar se djali ose vajza do të vijnë për t’i vizituar nga momenti në moment. Ata janë të lënduar për shkak se ata janë të harruar.” Ky neglizhim në dashuri sjell varfëri shpirtërore. Ndoshta në familjen tonë kemi dikë që ndihet i vetmuar, i cili është sëmurë, i cili ndihet i shqetësuar. A jemi ne aty? A jemi të gatshëm për të dhuruar deri në dhimbje? Për të qenë me familjet tona, apo interesat tona janë para çdo gjëje? Këto janë pyetjet që ne duhet t’ia bëjmë vetvetes. Le të kujtojmë se dashuria fillon në shtëpi dhe e ardhmja e njerëzimit kalon përmes familjes. Qershor Qershor2016 2016| |

1111


don Pavlin Zefi

EDUKIMI

nga

Foto ANS

sfidë & pasuri S

ë bashku me ju kam dëshirë t’i qasem temës duke pasur si sfond perspektivën saleziane të Don Boskos. Do të mundohem të bëj një analizë të shkurtër mbi edukimin dhe mbi problemet aktuale duke u ndalur shkurtimisht tek sfidat që kanë adoleshentët. Pastaj do të sjell disa përvoja konkrete të Don Boskos si përgjigje e sfidave të kohës së tij. Së fundi do të sjell në kujtesë 4 shtyllat e edukimit që Raporti i Komisionit Ndërkombëtar për Edukimin bën për UNESCO-n. Edukimi si sfidë dhe si pasuri Edukimi në ditët e sotme është kthyer në një mision shumë të vështirë. Shumë të rritur parapëlqejnë t’i ikin kësaj detyre. Shpeshherë flitet për emergjencë edukative. Ka edhe shumë studiues të pedagogjisë që e pyesin veten mbi mundësinë e të edukuarit sot: a mund të edukohet apo jo? Apo, të paktën, në cilat kushte është e mundur të edukosh në këtë

12

Don Bosko | Lajmëtari Salezian

botë tonën? Por, përtej çdo pyetjeje legjitime në vetvete ose vështirësie, nuk mund të mos edukojmë: “Edukimi është... veprimi më kompleks, i lartë dhe më i rëndësishëm që njerëzimi ka marrë ndonjëherë mbi vete, detyrë e pashmangshme për vazhdimësinë e vetë njerëzimit...” (L. Santelli Beccegato). Jemi të bindur se kjo është e vërtetë gjithmonë, por sot merr një rëndësi krejt të veçantë. “Kur flitet për problemet e edukimit nuk bëhet fjalë vetëm për përgjegjësitë personale të të rriturve ose të të rinjve, përgjegjësi që ekzistojnë dhe që nuk duhet të fshihen, por edhe për një atmosferë gjerësisht të përhapur, një mentalitet dhe një lloj kulture që vë dyshime mbi vlerën e personit njerëzor, mbi domethënien e të së vërtetës dhe të së mirës, mbi rëndësinë e jetës në përgjithësi. Për këtë bëhet e vështirë të tejçohen prej një gjenerate te tjetra gjëra të vlefshme dhe të sigurta, rregulla sjelljeje, objektiva të besueshme rreth të cilave çdonjëri të ndërtojë jetën e vet. Të gjitha këto vështirësi nuk duhet ta frikësojnë edukatorin sepse janë ana tjetër e medaljes e një dhurate shumë të madhe dhe të çmueshme që është


liria jonë. Ndryshe nga ajo çfarë ndodh në fushën e mbanim për dituri këta e mbajnë për marri. Vajzat, teknikës ose të ekonomisë, ku progreset e sotme mund t’i pastaj, janë budallaqe, boshe dhe të pamend, jo modeste shtohen atyre të së shkuarës, në fushën e formimit dhe dhe padinjitet në të folur, në të veshur dhe në të jetuar” të rritjes morale të njerëzve nuk ekziston një mundësi e (Pjetri Eremit, 1095 pas Krishtit). tillë, sepse liria e njeriut, e secilit njeri, është gjithmonë Këto mendime edhe sot janë shumë aktuale. Ka e re dhe secili njeri dhe secila gjeneratë duhet t’i marrë shumë njerëz që kur mendojnë për të rinjtë i shohin vetë vendimet e veta. Edhe vlerat më të mëdha të së në këtë mënyrë. Po të rinjtë si e shohin veten e tyre? shkuarës nuk munden të trashëgohen, por duhet t’i Çfarë perceptimi kanë për veten e tyre? bëjmë tonat duke i ripërtërirë me anë të zgjedhjeve Të rinjtë duan të jenë vetvetja duke i dhënë përparësi personale që ndonjëherë na bëjnë edhe të vuajmë, sepse Unit të tyre kundrejt të tjerëve dhe ambientit që i kërkojnë sakrificë” (Benedikti XVI). rrethon. Kërkimi i tjetrit shpesh është më tepër një Në këtë reflektim duhet të përcaktojmë se kujt i burim sigurie personale se sa pranim i mirëfilltë i tij. drejtohet kujdesi edukativ. Sigurisht për ne këtu I riu ka interes për risinë por këtë kërkim e shoqëron targeti përbëhet nga adoleshentët. Por lind pyetja edhe me ankth. Vlerëson më shumë të veçantën kush janë adoleshentët? Kjo dhe rastësoren kundrejt pyetje është e destinuar të besnikërisë dhe konstantes. mos marrë kurrë përgjigje Emotivja mbizotëron mbi I riu ka interes për definitive. Shpeshherë, nga arsyen, dhe bashkëndarjes risinë por këtë kërkim e ana e të rriturve, të rinjtë teorike të vlerave nuk i shoqëron edhe me ankth. shihen si sipërfaqësorë e të korrespondon koherenca në Vlerëson më shumë të papërgjegjshëm, si njerëz zgjedhjet konkrete. Frika se veçanten dhe rastësoren të paaftë dhe parazitë, si të tjerët nuk do ta kenë në masë që vetëm konsumon. konsideratë, ose se nuk do kundrejt besnikërisë dhe Akuzohen si njerëz që ta marrin seriozisht e çon të konstantes. do ta fundosin njëherë e riun në konformizëm ndaj përgjithmonë çdo gjë të modave të momentit. Këto ndërtuar me aq mund deri atëherë. Po ju sjell disa janë disa pohime të përmbledhura që kanë të bëjnë shembuj! me atë se çfarë ndjejnë të rinjtë për veten e tyre. “Rinia e sotme është thellësisht e korruptuar, e prapë Në të vërtetë çfarë është adoleshenca? Kush janë (e ligë), e pabesë dhe dembele. Nuk do të mund të bëhet adoleshentët? kurrë si rinia e dikurshme dhe do të jetë e paaftë për të Ngaqë adoleshenti është në kërkim të identitetit të ruajtur kulturën tonë” (rrasë babiloneze rreth 3000 tij është e vështirë të jepet një definicion. Për këtë vite para Krishtit). ndoshta është më mirë të tentosh t’i japësh përgjigje “Nuk kam më shpresa për të ardhmen e vendit tonë nëse pyetjeve të parashtruara duke i përshkruar më tepër të rinjtë e sotëm do të jenë drejtuesit e së nesërmes: në se sa duke i definuar. fakt, janë të padurueshëm, të papërgjegjshëm, biles të Adoleshenti është personalitet në ndërtim e sipër. kallin datën (frikën)” (Esiodo). Deri vonë adoleshenca është konsideruar vetëm “Të rinjtë tanë e duan shumë luksin, kanë zakone të si produkt i caktuar i kulturës. Por tani ekzistojnë këqija, përqeshin autoritetin, nuk kanë aspak respekt studime që analizojnë veprimtarinë neurologjike të për të moshuarit. Janë kthyer në tiranë (diktatorë), u adoleshentëve dhe dalin në përfundim se aktiviteti kthejnë fjalën prindërve të tyre, janë të pandreqshëm” i trurit të adoleshentit është i ngjashëm me atë të (Sokrati). fëmijës në vitet e para të jetës duke i hapur mundësi “Rinia ka këtë karakteristikë: është plot me dëshira të mëdha por edhe të çuditshme. Këto studime ... Të luhatshëm në dëshirat e tyre, të gatshëm për t’u duket se i heqin edhe përgjegjësinë e veprimeve neveritur me gjërat, të rinjtë dëshirojnë me një afsh të veta adoleshentëve: Adoleshentët sillen kështu, ekstrem dhe lodhen po aq shpejt” (Aristoteli). sepse truri i tyre funksionon në këtë mënyrë. Nga “Bota po përjeton një kohë sfilitëse. Rinia e sotme nuk ana tjetër edhe kultura luan rolin e saj në plasimin mendon më për asgjë, mendon vetëm për vete, nuk e personalitetit të adoleshentit. Sipas Eriksonit, ka më respekt për të rriturit dhe pleqtë; të rinjtë janë detyra kryesore dhe kriza themelore e adoleshencës jo tolerant, flasin sikur të dinin gjithçka. Atë që ne e është kërkimi i identitet. I riu mundohet të afirmojë

[

[

Qershor 2016 |

13


veten si individ dhe në të njëjtën kohë të mbajë lidhjet me elementët domethënës të së shkuarës dhe të pranojë vlerat e një grupi të caktuar. Në këtë proces të kërkimit të vetvetes adoleshenti mundohet të zhvillojë një identitet seksual, moral, politik dhe fetar që të jetë relativisht i qëndrueshëm, koherent dhe i pjekur. Shpesh herë adoleshenti e pyet veten; kush jam unë? Kush mund të jem? Kush dëshiroj të jem? Për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve adoleshenti vetëdijesohet se procesi i rritjes, që deri tani ka qenë i natyrshëm dhe automatik, tani varet nga vullneti i tij. Në mënyrë progresive fillon të ndjejë mbi shpatullat e veta peshën e përgjegjësisë së një ecjeje jo të lehtë drejt pjekurisë. Detyrat e një adoleshenti që do të rritet nuk janë të pakta e as të vogla. Ja disa prej këtyre detyrave: - Të definojë identitetin - Të jetë autonom kundrejt prindërve - Të marrë pjesë në grupin e bashkëmoshatarëve - Të kultivojë miqësitë rinore - Të shfrytëzojë mirë kohën e lirë - Të frekuentojë me sukses shkollën - Të thellojë njohjet socio-politike - Të përsosë kuptimin e vlerave dhe të gjykimit moral - Të rimendojë në mënyrë kritik vlerat religjioze - T’i japë domethënie dashurisë që lind - Të orientojë konfliktin psiko-seksual - Të kuptojë domethënien e projektit - Të shohë tek të rriturit një ndihmë dhe jo një pengesë. Natyrisht se adoleshenti nuk është i vetëdijshëm se dikush (të rriturit, shoqëria, kultura) ia ka besuar këto detyra. Në këtë pikë bëhet i domosdoshëm roli

14

Don Bosko | Lajmëtari Salezian

i edukatorit i cili ia prezanton këto detyra nga brenda rrugëtimit edukativ, duke i dhënë entuziazëm dhe duke e ndihmuar të realizojë projektin e jetës në mënyrë autentike. Don Bosko edukator i madh i kohës së tij Dëshiroj ta prezantoj Don Boskon dhe aftësinë e tij për të qenë edukator i jashtëzakonshëm me disa episode nga jeta e tij. Episodi i parë ka të bëjë me fillimin e misionit të tij. Kur sapo kishte përfunduar studimet në mënyrë të shkëlqyer, para tij shfaqeshin shumë mundësi që do t’i lejonin të jetonte pa shumë telashe dhe me komoditet të mjaftueshëm. Por kjo gjë nuk e kënaqte. Kërkonte për vete diçka më shumë. Atëherë i drejtohet një mikut të tij, Don Kafasos: Çfarë duhet të bëj? Don Kafaso i thotë: Shkoni dhe shikoni përreth. Çfarë sheh Don Bosko? Sheh një gjendje të jashtëzakonshme të të rinjve rrugëve të Torinos. Të rinj jetimë, të pambrojtur, të varfër, të pashkolluar, të dhunshëm, kontingjent i gatshëm për krime, viktima të revolucionit industrial. Don Bosko i bën menjëherë llogaritë. Ata djelmosha kanë nevojë për një shkollë dhe një punë që t’i hapen një të ardhmeje më të sigurtë. Ai di të jetë aktual, t’u përgjigjet nevojave të të rinjve për një shtëpi që jep ngrohtësi, për një shkollë që dhuron dije, për një oborr për të ndërtuar miqësi. Don Bosko në këtë mënyrë u përgjigjet sfidave që koha dhe ambienti në të cilin jeton ia kërkojnë. Episodi i dytë ka të bëjë me faktin se Don Bosko


përveç shkrimeve të shumta që bën, shkruan edhe biografinë e tre prej nxënësve të tij të cilët kishin vdekur në moshë shumë të re. Këtë gjë ai e bën për t’ju ofruar të rinjve të tjerë modele jete që të frymëzohen. Karakteret dhe personalitetet e këtyre tre të rinjve (Domenik Savio, Françesk Bezuku, Mikel Magone) ishin shumë të ndryshme nga njëritjetri. I pari djalë shumë i kompletuar, i dyti djalë i pavendosur, i treti djalë i nxjerrë nga rruga. Me këto biografi Don Bosko dëshiron t’i tregojë secilit të ri se ka shpresë të bëhet dikushi dhe dëshiron t’i tregojë secilit edukator se ia vlen të punosh me secilin të ri. Pra Don Bosko iu përgjigjet kërkesave të individit. Ai e merr të riun në gjendjen e tij, aty ku është, dhe e udhëheq në realizimin e projektit të tij të jetës. Don Bosko është edukator për secilin në veçanti, sepse njeh të rinjtë e tij dhe secilit i jep përgjigjen që kërkon. Të rinjtë e Don Boskos e kanë ndjerë këtë gjë. Aq sa më shumë se njëherë kanë qenë të gatshëm të krijojnë sherr me njëri-tjetrit për të treguar se cilin prej tyre e donte më shumë Don Bosko. Don Bosko ka qenë edukator unik për secilin, sepse secili është unik në vetvete. Episodi i tretë është sa dramatik aq edhe komik. Don Bosko ishte bërë shumë i njohur në ambientin e tij. Puna dhe mënyra së si e bënte këtë punë nuk ishin të zakonshme. Kishte filluar të qarkullonin fjalë se Don Bosko ishte çmendur. Kështu që dy kolegë të tij të shqetësuar për gjendjen e tij psikike shkojnë për ta vizituar me qëllim që ta largojnë nga ambienti ku ishte duke e dërguar në një çmendi ku të mund të rehabilitohej ose të humbiste për gjithmonë. Pasi qëndrojnë disa orë me të e ftojnë për një shëtitje me karrocë, me dëshirën për ta gënjyer duke ia mbyllur derën që të mos kishte mundësi të largohej. Don Bosko e kupton këtë gjë dhe insiston që kolegët e tij të hipin përpara tij në karrocë. Kur rehatohen e mbyll derën duke i kërkuar karrocierit me vendosmëri që të shkojë drejt e në çmendi ku u desh ndërhyrja e njerëzve shumë të rëndësishëm për t’i nxjerrë që atje. “Edukimi është çështje zemre” thoshte don Bosko. Pra, nuk është çështje mendjeje. Edukatori nuk iu hyn llogarive kur bëhet fjalë për të mirën e të rinjve. Edukatori hidhet me sy mbyllur, investon atje ku askush nuk do të humbiste as edhe një qindarkë, vë bast aty ku humbja është më se e sigurt. Ai duhet të karakterizohet nga një dozë e caktuar “çmendurie”.

Një vështrim për të tashmen dhe të ardhmen Edukimi për t’u realizuar sa më mirë duhet të ketë para sysh disa aspekte e problematika me të cilat duhet të përballet. Jetojmë në një shoqëri komplekse; Institucionet e përkatësisë sociale (familja, shkolla, etj) janë në krizë; Është në krizë po ashtu edhe aftësia e përkatësisë kulturore (relativizëm, nihilizëm); Si pasojë njeriu është i fragmentuar në vetvete. Ndërkohë që të gjithë luftojnë Sidën dhe kancerin, sëmundje të tilla që vrasin trupin, por ka edhe sëmundje që vrasin shpirtin (koncept i devijuar i njeriut burrë-grua, i seksualitetit, i jetës, i raporteve ndërpersonale, i dashurisë, i familjes, i edukimit). Katër shtyllat e edukimit Raporti i UNESC-os i Komisionit Ndërkombëtar mbi Edukimin për shekullin XXI propozon 4 shtylla mbi të cilat duhet të ndërtohet edukimi i së ardhmes. 1. Të mësosh të njohësh: Nënkupton jo vetëm njohuri por edhe instrumentet që të aftësojnë për të njohur. 2. Të mësosh të bësh: Nënkupton formimin profesional. Njohuritë e marra duhet të vihen në praktikë. 3. Të mësosh të jetosh së bashku: Nënkupton shmangien e konflikteve dhe nevojën e një bashkëjetese paqësore në një botë që nuk ka më kufij. Duhet zbuluar tjetri në kulturën e vet, në traditat e veta në besimin e vet... 4. Të mësosh të jesh: Nënkupton zhvillimin total të individit: shpirt dhe trup, inteligjencë, ndjeshmëri, sens estetik, përgjegjësi personale dhe vlera shpirtërore. Ndihmon në zhvillimin e një mendimi autonom dhe kritik. Qëllimi i edukimit është realizimi tërësor i njeriut në të gjithë pasurinë e personalitetit të vet, në kompleksitetin e formave të ndryshme të shprehjes dhe në angazhimet e tij të ndryshme si individ, si pjesëtar i familjes dhe i bashkësisë, si qytetar dhe si ëndërrimtar kreativ. Po e mbyll me një shprehje të parafrazuar të Albert Einstein: Teori është kur dimë gjithçka dhe asgjë nuk funksionon. Praktikë është kur gjithçka funksionon dhe askush nuk e di se pse. Në këtë rast, i kemi vendosur së bashku edhe teorinë edhe praktikën: asgjë nuk funksionon... dhe askush nuk e di se pse. Kemi shumë punë për të bërë që t’i bëjmë gjërat të funksionojnë dhe të kuptojmë psenë. Qershor 2016 |

15


Zoja Ndihmëtare, “Zoja” e Don Bosko

“A

ty ku është Don Bosko është edhe Maria”. Është kështu në të gjithë botën. Elementi themelor i përshpirtërisë saleziane është përshpirtëria ndaj Zojës së Bekuar. Ishte një përshpirtëri i fortë në praktikën e krishterë të atëhershme dhe Don Bosko e ka përthithur, jetuar dhe tejçuar te Salezianët dhe të rinjtë, dhe përmes tyre Kishës. 29 tetor 1835. Gjon Bosko është njëzet vjeçar. Që katër ditë ka veshur veshjen klerikale (në famulli), dëshiron të shkojë në seminar. Në mbrëmje, ndërsa po paloste rrobat e tija, nënë Margarita i afrohet dhe i thotë: “Kur ke lindur të kam kushtuar Zojës. Kur ke filluar studimet të kam porositur ta duash këtë Nënë tonën. Tani të rekomandoj që të jesh i tëri i saj, Gjon”. Don Bosko do të kujtonte vite më vonë: «Kur përfundoi këto fjalë nëna ime ishte e përlotur. “Nënë unë ju falënderoj për çdo gjë që keni bërë

16

Don Bosko | Lajmëtari Salezian

për mua. Do ta kem si thesar në gjithë jetën time”» Jeta e Don Boskos dhe e nënë Margaritës tregojnë sigurisht përkujdesjen e të gjitha nënave, por sigurisht edhe një besim të madh. Në ëndrrën kur ishte nëntë vjeçar, burri i ndritshëm me mantel të bardhë i thotë: “Unë jam Biri i Asaj që nëna jote të mësoi ta përshëndesësh tri herë në ditë”. Engjëlli i Zotit në atë kohë ishte një lutje e zakonshme. Dhe, me siguri, nënë Margarita ia ka mësuar dhe Gjoni e ka praktikuar. Kujtojmë Gjonin në fermën Molja. Jozefi, xhaxhai i tij në moshë, vinte i rraskapitur në mesditë dhe hidhej mbi divan për të pushuar pak. Në atë orë binte kambana e kishës. Shihte Gjonin që gjunjëzohej dhe recitonte Engjëlli i Zotit. Ashtu si seriozisht por edhe me humor: “Po të lumtë! Ne punëdhënësit punojë deri sa nuk rezistojmë më, ndërsa punëmarrësi e merr atë me qetësi dhe të lutet i pa trazuar”. E Gjoni


Përshtati në gjuhën shqipe don Tomë Mihaj

i përgjigjej: “Ju e dini se në punë nuk tërhiqem praptazi. Por, nëna ime më ka mësuar se, kur lutemi dy bimë gruri japin katër kallinj, kur nuk lutemi katër bimë gruri japin vetëm dy kallinj”. Në atë kohë, në mbrëmje, lutej rruzarja në çdo familje. Në fermën Molja, zonja Dorotea, e mahnitur nga përshpirtëria e tij, shpeshherë ftonte Gjonin që ta udhëhiqte lutjen. Në 1847, në Valdoko, blen statujën e parë të Zojës për ta vendosur në Kapelën Pinardi. Si Torinez blen statujën e Zojës Ngushëlluese. Kushtonte 27 lira. Për atë kohë ishte shumë e shtrenjtë (të kujtojmë se një punëtor mekanik fitonte 2 lira në ditë) edhe pse ishte e përbërë prej letre të ngjeshur. Në kishën e Shën Françesk të Salezit, në 1852, ndërtoi një altar të kushtuar Zojës dhe familja Frasati ia dhuroi një statujë shumë të bukur e cila humbi gjatë punimeve të më mëvonshme.

Statuja e vjedhur Është kureshtare historia e statujës së Zojës në Kapelën Pinardi. Historiani Lemoyen rrëfen: “Në fillim të portikut nga ana e kishës qe vendosur një statujë shumë e bukur e Zojës, para së cilës, e stolisur me pëlhura dhe dritat në muajin maj, thuheshin lutjet e mbrëmjes nga studentët dhe të rinjtë në stinën e bukur. Poshtë Statujës, në një kornizë, vareshin premtimet dhe lutjet që propozoheshin për çdo ditë të muajit të Marisë dhe të nëntëditëshit kryesor. Por, në të vërtetë ai vend priste një statujë tjetër, e cila për dhjetë vjet kishte bërë roje në shtëpinë Pinardi nga 1846 deri në 1856, dhe ishte zhdukur gjatë punimeve të shkatërrimit. Dhe si ndodhi situata? Don Xhakomeli kishte gjetur mënyrë për ta marrë. Duke dashur të mbaj për vete atë që e quante monumentin më i rëndësishëm i themelimit të Oratorit, pra të hireve të Marisë, e çoi në Avinjana, në shtëpinë e atit të tij, ku nga ai dhe familja e tij pati gjithmonë edhe pas vdekjes së tij, nderimin e lutjeve, drita dhe lule”. Pas kanunizimit të Don Boskos statuja u gjet përsëri dhe qe rivendosur në Kapelën Pinardi dhe më pas, për të shmangur lëndimin nga besimtarët, u zëvendësua nga një kopje në allçi dhe u transferua në muzeun e dhomave të Don Boskos.

“Zoja” e parë e Don Boskos qe Zoja Ngushëlluese. Por në mesin e shekullit të tetëmbëdhjetë u zhvillua përshpirtëria ndaj Zojës së Papërlyer. Ajo qe gjithashtu edhe një reagim ndaj antiklerikalizmit, indiferencës fetare dhe fushatës urryese kundër Papës. Zoja e Papërlyer paraqitej me një këmbë që shtypte gjarprin dhe thirrej si Ajo që do të kishte ringjallur besimin në botën e krishterë. Shpallja e dogmës së Ngjizjes së Papërlyer të Marisë, në vitin 1854, dhe shfaqjet e Zojës në Lurd, në 1858, ndihmuan në përhapjen e përshpirtërisë. Don Bosko me kënaqësi e shtonte aspektin e Nënës tejet e Pastër. Asaj i kërkonte pastërtinë, jetën e hirit dhe lulëzimin e thirrjeve. Me Dominik Savio themelon “Shoqërinë e Zojës së Papërlyer”, një intuitë madhështore: një grup i të rinjve të angazhuar në jetën dhe në apostullimin mes shokëve të tyre. Në vitin 1867, në kupolën e Bazilikës, Don Bosko

“Kur ke lindur të kam kushtuar Zojës. Kur ke filluar studimet të kam porositur ta duash këtë Nënë tonën. Tani të rekomandoj që të jesh i tëri i saj, Gjon” Nënë Margerita vë një statujë të madhe të Zojës së Papërlyer në pozicion bekimi për qytetin e Torinos. Statuja ishte e skulptorit Jozef Argenti i Novarës që më pas qe lyer me ar dhe akoma sot shkëlqen dhe bekon. Edmondo De Amiçis shkroi: “Trishtimit të asaj lagjeje i përshtaten fushat e rrafshëta dhe të heshtura përreth, veçanërisht në dimër, në orën e perëndimit të diellit, ku sipër shtëpive dhe fushave shkëlqen akoma statuja e lartë e artë e Marisë që qëndron drejt mbi kupolën e kishës së vetmuar me krahët e shtrira në drejtim të Alpeve”. Në Umbria, në një kishëz të rrënuar, Zoja iu shfaq një fëmije 5 vjeçar, Rigeto, bir i fshatarëve të varfër që jetonin jo shumë larg nga vendi. Ajo e kapi për dore dhe i tha: “Rigeto, ji i mirë”. Lajmi i dukjes së Zojës u përhap menjëherë. Opinionet qenë të ndryshme dhe lindën thashetheme. Por, në mars të vitit 1862, ndodhi Qershor 2016 |

17


një mrekulli, që do ta pasonin shumë të tjera, të cilat vërtetuan tregimin e fëmijës: Gjon Kastelani, një i ri me tuberkuloz, që po luftonte me vdekjen, u shërua sapo vuri këmbë në atë kishëz. Arqipeshkvi i Spoletos dërgoi një raport entuziast i cili u botua nga Harmonia, gazeta katolike e Torinos dhe njëkohësisht njoftoi për idenë e ndërtimit, në vendin e shfaqjeve, të një tempulli të madh të titulluar Zoja Ndihma e Krishterëve (Maria Auxilium Christianorum). Don Bosko ua lexoi artikullin të rinjve dhe pas pak kohësh pati ëndrrën e tij të famshme, atë të “shtyllave”: ajo e Eukaristisë dhe ajo që sipër lartësonte statujën e Zojës së Papërlyer me mbishkrimin Auxilium Christianorum. Shumë shenja të vogla që, të vëna së bashku, i dhanë Don Boskos titullin e shenjtërores që ishte duke ndërtuar në Valdoko. Ky titull nuk u pranua menjëherë. Autoriteteve u dukej një titull pak si tepër “luftarak”. Me dinakërinë e tij të zakonshme Don Bosko la të kuptohet se ishte vetëm një ide e përkohshëm, por nuk e ndryshoi. Kisha e Spoletos u quajt pastaj “Zoja e Yllit”, ndërsa Ndihma e të Krishterëve u bë “Zoja e Don Boskos”.

Deri në frymën e fundit Don Bosko nuk thoshte pothuajse kurrë: “Do të bëj këtë apo atë”, por gjithmonë thoshte “Zoja do ta bëjë këtë dhe atë”. Kur iu duk e qartë se Maria dëshiron një shenjtërore, Don Bosko aplikon logjikën e tij të mahnitshme: “Zoja dëshiron një kishë të madhe? Le ta ndërtojë ajo!”. Dhe sigurisht Maria e ka ndërtuar kishën e saj. Nëpërmjet mijëra e mijëra hireve: një për çdo tullë.

18

Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Edhe Don Bosko, sikurse vite më parë nënë Margerita, bën të njëjtin akt dorëzimi të sigurt asaj që mund të bëjë gjithçka. “Të shpresojmë shumë nga kush mund shumë”, përsëriste shpesh Don Bosko atë që kishte dëgjuar nga nëna e tij. Kështu, në mesin e të rinjve tejçonte të njëjtin stil përkushtimi: jo si një veshje festive, ajo që përdoret vetëm të dielën, por takimi i përditshëm, familjar, në përditshmëri me Marinë, nënën e të gjithë ditëve! Puna e pa pushim, dalë ngadalë, shteroi forcat e Gjonit. Në 1888, nuk mund të lëvizë më as krahët e as këmbët. Qe paralizuar në shtrat. Deri në çastin e frymëmarrjes së fundit ai mendoi për djemtë e tij e tha: “Thuajuni fëmijëve të mi që i pres të gjithë në parajsë”. Pastaj iu drejtua Zojës: “Nënë, hape derën e qiellit!” Kush e di nëse e ka bërë menjëherë!? Pa dyshim që po. Ashtu si çdo nënë që e sheh fëmijën e vet të kthehet në shtëpi.


jeta lumaj

- Koordinatore LRS

Prishtinë, 15-16 prill 2016

TAKIMI I RINISË SË LËVIZJES RINORE SALEZIANE

“T

ë mëshirshëm si Ati”, ka qenë tema e përzgjedhur për Festën e Lëvizjes Rinore Saleziane, të organizuar këtë vit në Prishtinë. Kjo temë nuk ka qenë aspak rastësore, por e lidhur ngushtë me vitin Jubilar të “Mëshirës”, të shpallur nga Papa Françesku. Këtë herë është gjetur një emërtim i ri, “LOG” për këtë takim. Fjala Log do të thotë vendi në të cilin njerëz të ndryshëm mblidhen për të diskutuar e bashkëndarë mbi fjalën. Kjo festë ka shërbyer si një log për t’u bashkuar dhe për të shkëmbyer eksperienca dhe mendime midis oratorëve. Pavarësisht faktit se emërtohet si një festë, ajo në të vërtetë përmban momente lutjeje, përshpirtërie, por, edhe argëtimi, feste e kënge. Don Dominik Qerimi drejtor i Qendrës së Gjilanit ka udhëhequr momentin e parë të lutjes dhe meditimit mbi mëshirën dhe vënien në praktikë të shtatë veprave të mëshirës trupore dhe shpirtërore. Më pas të rinjtë kanë dhënë dëshmitë e tyre mbi temën, duke sjellë ata vetë me mënyra të ndryshme si me pantomimë, këngë, kërcim apo aktrim rastet ku ata vetë takojnë mëshirën gjatë jetës së tyre. Dy atributet kryesore të Atit për të cilat të rinjtë folën dhe i njohën më mirë janë “I dashur” dhe “I mëshirshëm”. Këto dy fjalë kyçe ata i gjejnë të mishëruara dhe tek Don Bosko. Gjatë gjithë jetës së tij ai u është gjendur pranë

të rinjve duke u treguar i mëshirshëm e duke ju dhuruar dashurinë e mbështetjen e tij. Ky takim u ka dhënë mundësinë këtyre të rinjve të njohin më shumë raste ku vetë Ati, Don Bosko, apo njerëz të ndryshëm janë treguar të mëshirshëm, e këto raste do t’u shërbejnë për të njohur më mirë kuptimin dhe rëndësinë e të qenit i mëshirshëm e i dashur me të tjerët. Prishtina by night ka qenë pjesë e këndshme dhe e mirëpritur prej të rinjve. Don Pavlin Zefi na ka udhëhequr nëpër rrugët e qytetit për të shikuar gjërat kryesore të kryeqytetit të Kosovës. Në mbrëmje e kemi përfunduar me një moment lutjeje ku të rinjtë kanë pasur edhe mundësinë e rrëfimeve. Ditën e shtunë, 16 prill, e kemi nisur ditën me kremtimin e meshës së shenjtë të udhëhequr nga Don Bledar Huba. Kjo festë nuk kishte si të mbyllej pa një moment festiv ku të gjithë u bashkuam për të ndarë së bashku gëzimin e harenë që na karakterizon gjithmonë si të rinj salezianë. Ky takim dyditor u mbyll me një minikampionat në basket, futboll e volejboll, dhe me përshëndetjen e Don Izidor Lukic, drejtorin e “Qendrës Don Bosko Prishtinë”. Më pas me lumturinë në shpirt, me buzëqeshje në fytyrë, e të mbushur me pozitivitet për të bërë gjëra më të mira kur të kthehen në oratoret e tyre, këta të rinj përshëndeten me një-tjetrin e kështu mbyllet çdo gjë me foton e fundit.

Qershor 2016 |

19


DITA BOTËRORE E RINISË T

KRAKOVË

31 qershor 2016

ashmë është bërë traditë që Papa të takojë të rinjtë nga mbarë bota në një takim botërorë. Kësaj here ai ka zgjedhur Poloninë, e në veçanti Krakovën për këtë takim kishtar kaq të veçantë. Dita Botërore Rinore është një takim ndërkombëtar i të rinjve, të ardhur nga çdo anë e botës, të cilët bashkohen në një vend së bashku me meshtarët, katekistët, ipeshkvijtë dhe Papën, për të dëshmuar fenë e tyre në Krishtin Zot. Kjo nismë qe filluar nga Papa Shën Gjon Pali II, i cili bashkoi miliona të rinj në Romë (1984, 1985, 2000), Buenos Aires (1987), Santiago të Kompostelës (1989), Çestokowë (1991), Denver (1993), Manilë (1995), Paris (1997) e Toronto (2002). Traditën e Shën Gjon Palit II e vazhduan edhe pasardhësit e tij. Papa Benedikti i XVI qe mbështetës i flaktë i kësaj nisme dhe takoi të rinjtë në Këln (2005), Sidnei (2008) dhe Madrid (2011). Në vitin 2013, në Rio de Janiero, Papa Françesku

20 20

DonBosko Bosko| |Lajmëtari LajmëtariSalezian Salezian Don

i ftoi sërish të rinjtë për takimin e radhës. Në fund të atij takimi, si është traditë, ai u la takim të rinjve për takimit e ardhshëm që do të mbahej në Poloni, në qytetin e bukur të Krakovës, në 2016. Objektivi i Ditës Rinore Botërore është që të jetohet një përvojë e thellë feje e të bëhet një eksperiencë bashkësie të Kishës së Përgjithshme, duke dëgjuar Fjalën e Zotit, duke jetuar së bashku sakramentin e Pajtimit dhe të Eukaristisë, në adhurim të gëzueshëm dhe festiv të Zotit ton Jezu Krisht, Hyj e Shëlbues. Ky eveniment shoqërohet nga dy simbole domethënëse dhe ka një temë slogan. Kryqi i DRB dhe Ikona e Zojës, Maria Salus Populi Romani. Ndërkohë mes dy DRB, këto dy simbole, shtegtojnë në vende të ndryshme të botës, duke mbledhur kështu mijëra të rinj në lutje dhe adhurim çdo ditë. Çdo DRB kërkon një përgatitje të përshtatshme në dioqezat përkatëse, veçanërisht në “Ditën Dioqezane të të Rinjve”. Tema e takimeve është zgjedhur nga Ati i Shenjtë, i cili në këtë mënyrë i drejtohet çdo të riu me një mesazh. Ky mesazh është edhe objekt meditimi dhe reflektimi gjatë DRB. Zakonisht në këtë eveniment marrin pjesë një numër i madh i të rinjve. Deri tani takimet më të rëndësishme në numër kanë qenë ato të që janë mbajtur në Manila, në Filipine (1995) me 4 milion pjesëmarrës dhe ai i Rio de Janeiro në Brasile


don Tomë Mihaj

(2013), ku morën pjesë mbi 3 milion të rinj. Për sa u përket takimeve në Evropë, ai i Romës në vitin 2000 ka qenë më domethënësi, i cili u ndjek nga 2 milion e 180 mijë të rinj. Këtë vit do të mbahet në Krakovë të Polonisë. Për një javë të tërë, nga 25 deri 31 korrik, të rinjtë do të bashkohen rreth Atit të Shenjtë për të dëshmuar dhe kremtuar fenë e tyre. Kjo është Dita Botërore e të Rinjve e tridhjetëenjtë. Për këtë vit Papa ka zgjedhur Ungjillin e Lumturive si udhëtregues. “Lum të mëshirshmit sepse do të gjejnë mëshirë!” (Mt 5,7). Kjo DBR ka një veçori sepse kremtohet në Poloni pas kanunizimit të Gjon Palit II, ideatori i këtij evenimenti. Kanonizimi i Gjon Palit II, dhjetë vite pas vdekjes së tij, i ka dhënë një ngarkese shpirtërore akoma më të madhe atyre që me të drejtë janë quajtur “Breznia e Gjon Palit II”. Çdo DRB është një takim mes kulturave, botëkuptimit dhe traditava të ndryshme. Në vitin Jubilar të Mëshirës kremtimi i kësaj dite në Poloni, aty ku është Shenjtërorja e Mëshirës Hyjnore, merr një

domethënie akoma më të fortë. Është interesante se përshpirtëria e Mëshirës Hyjnore zhvillohet në shekullin XIX, koha kur toka polake dhe gjithë Evropa qe skenar i krimeve më çnjerëzore të mundshme. Nuk ka nevojë të shpenzojmë fjalë për vuajtjet dhe krimet që janë konsumuar në Auschwitz e Birkenau. Vlen të përmendim martirizimin e shumë të krishterëve, si Atë Maksimilian Kolbe dhe Shën Tereza Benedikta e Kryqit (Edith Stein). Po në Auschwitz vdiqën shumë besimtarë të kishës në Poloni që tani janë shpallur martirë. Vlen të kujtohen këtu edhe martirët salezian të lumin Jozef Kovalski dhe 5 të rinjtë (që të pestë të moshës 20-23 vjeçar) të martirizuar në Dresda.

Qershor Qershor 2016 2016| |

21 21


Odise Lazri

një misionar salezian shqiptar në Afrikë

U

në besoj se thirrja ime ka ardhur në një mënyrë graduale, ¬¬që është shfaqur pak nga pak në jetën dhe veprimtarinë time të përditshme edhe pse unë nuk kam kuptuar gjithçka menjëherë. Zoti më ka bërë këtë dhuratë nëpërmjet familjes sime dhe ambienteve që kam frekuentuar, si për shembull, kisha, me mësimin dhe me aktivitetet e veta shumë tërheqëse për mua. Më kanë lënë një përshtypje shumë të veçantë meshtarët, motrat dhe seminaristët që vinin tek fshati im (në Shllak të Shkodrës) për meshë, katekizëm dhe për aktivitete të tjera formative. Kujtoj këtu një motër Apostulle e Zemrës së Krishtit që më ka thanë: ‘A e di që ti mund të bëhesh prift?’ – dhe unë fillova të qeshem, sepse kam menduar se për t’u bërë prift duhet të jesh perfekt. Pas pak kohe edhe motrat Saleziane erdhën tek famullia jonë dhe më dhuruan një libër të vogël me historinë e Don Boskos. Kjo histori më mbeti thellë në zemër dhe thashë me vete se do të ishte mirë nëse edhe unë mund të bëj diçka konkrete për të rinjtë tanë. Pas disa kohësh kam shkuar tek famullitari im dhe i kam thënë se do të më pëlqente të bëhesha meshtar rregulltar. Ai më ka sugjeruar një përvojë tek fretërit Kapuçinë, një përvojë kjo shumë e bukur, por unë

22 22

Don DonBosko Bosko| |Lajmëtari LajmëtariSalezian Salezian

ndjeja se diçka përsëri më mungon. Gati në fund të përvojës sime atje jam njohur me një djalë të ri që quhej Tomë Mihaj dhe ky ishte Salezian. Kam folur shumë me të dhe kam kuptuar që kjo gjë nuk ishte thjeshtë rastësi por pjesë e provanisë së Zotit për të gjetur atë që më mungonte, jeta e kushtuar Zotit në shërbim të të rinjve si Don Bosko. Kam njoftuar Kapuçinët për këtë gjë dhe pastaj kam qenë ftuar për një përvojë dyjavore te Qendra “Don Bosko” në Shkodër, ku

kam gjetur çfarë ëndërroja dhe nga ajo kohë vazhdoj për t’i shërbyer Zotit me gëzim kudo që Ai më dërgon. Formimi im ka filluar me ecjen si aspirant te Qendra “Don Bosko” në Shkodër dhe njëkohësisht me shkollën e mesme te Jezuitët në vitin 2003. Në vitin 2008 kam filluar pararishtarinë në Salerno (Itali), në 2009 rishtarinë dhe pastaj filozofinë në Romë. Në 2012 kam bërë një vit praktikë në Shkodër dhe pastaj dy vite të tjera në Afrikë të Jugut,


Odise Lazri

ku kam shkuar edhe si misionar. Tani jam duke vazhduar studimet teologjike në Tokën e Shenjtë, që për mua është një hir i jashtëzakonshëm për të cilën falënderoj Zotin dhe ata persona që më kanë dhënë një mundësi të tillë. Thirrja si Misionar: Kam mësuar në familjen time të kem gjithmonë kujdes për ata që janë në nevojë dhe gjithashtu Nëna Tereza më ka dhënë shembull për të punuar jo vetëm për ata që janë në nevojë, por për të varfër ndër të varfrit. Gjatë pararishtarisë në vitin 2009 kam pasur fatin të bëj gjithashtu edhe një përvojë si misionar për tri javë në Madagaskar, ku kam kuptuar që në botë ka vende shumë më të varfëra se Shqipëria. Gjithashtu, ne edhe pse jo shumë të pasur, do të ishte mirë nëse fillojmë që të bashkëndajmë nga ato që kemi me më të varfërit. Ne kemi marrë shumë të mira nga jashtë e në mënyre të veçantë nga misionarët që kanë dhënë jetën e vet për ne, për fe dhe atdhe në Shqipëri. Edhe tash falënderoj Zotin sepse kemi akoma shumë misionar/e që janë duke e lulëzuar vendin tonë me punën e tyre. Po ashtu edhe ne, nuk duhet që të presim vetëm për të marrë nga jashtë e për t’u bërë më parë rehat për vete e pastaj ndoshta

për të menduar për të tjerët. Unë besoj se edhe të varfërit duhet të ndihmojnë të varfërit sepse kush jep merr. Imagjinoj këtu bujkun, që i jep tokës farën me bujari dhe pastaj toka ia kthen, njëqind për një, atij. Kështu edhe unë kam menduar që ta vë veten time në dispozicion për Zotin duke shërbyer kudo që të jetë e nevojshme për të rinjtë më të varfër. Caktimi i vendit të misionit dhe eksperienca ime atje: Unë thjeshtë kam bërë kërkesën për të shkuar si misionar kudo që të ishte më e nevojshme në botë dhe në fund më është dhënë mundësia për të zgjedhur mes Amerikës dhe Afrikës si kontinent, e unë kam thënë, do të më pëlqente të shkoj në Afrikë dhe kështu u tha e u bë. Më kanë dërguar në Afrikë të Jugut. Dy vitet e para në Afrikë kanë shkuar shumë mirë edhe pse jo krejtësisht lehtë, sepse gjuhët dhe kulturat e ndryshme kërkojnë durim dhe angazhim. Afrika për mua është shumë e madhe dhe njerëzit kanë një zemër jashtëzakonisht të bardhë e bujare. Këtu fjalët e mia nuk janë të mjaftueshme për të përshkruar mirësinë, bukurinë dhe nevojat e Afrikës, por ju ftoj që të vini, të shihni dhe pastaj do të besoni. Mesazhi im për të rinjtë: Kujtohuni për të falënderuar Zotin dhe të jeni zemërgjerë për çka keni dhe mbi të gjitha për çka jeni. Unë kam besim që edhe ju jeni plot me dëshira të mira edhe pse nganjëherë këto dëshira duken si ëndrra, unë ju ftoj që të investoni pa frikë në ëndrrat tuaja sepse me besim dhe me ndihmën e Zotit gjithçka është e mundur. Jezusi na thotë: Çfarëdo që ti kërkoni Atit në Emrin Tim besoni dhe do ta merrni (Gjn 15,16). Maj 2016 2016| | Qershor

23 23


don Dominik Qerimi

P

BIJTË E DON BOSKOS edhe në Gjilan

ërgjegjës i bashkësisë rregulltare dhe drejtor i Qendrës Edukativo-Sociale ishte Don Dominiku. Ky status vazhdoi deri më 24 qershor 2015 kur bashkësia e Gjilanit u bë bashkësi kanonike dhe don Dominiku u bë drejtori i saj. Gjatë asaj kohe ambientet për jetesë dhe për veprimtarinë baritore ishin: një dhomë gjumi, një banjo, një dhomë ditore e ndarë në mes për të nxjerrë një dhomë tjetër gjumi. Ndërsa ambientet e Qendrës ishin: një dhomë për zyrë, një sallë takimesh, kurse gjuhe..., një dhomë e vogël për Kapelë, një dhomë kompjuterësh dhe një dhomë-sallë për takime dhe aktivitete. Nga tetori 2009 deri në korrik 2012, kur Komuna dha pjesën e premtuar të tokës në koncesion, janë zhvilluar aktivitet të ndryshme si: Oratori-Qendra rinore me një aktivitet pasditor të përditshëm; Kurset e gjuhëve të huaja: anglisht (nga ushtarët amerikan të trupave të KFOR-it); gjuhë frënge dhe italiane dhe kursi i kitarës. Takimet e rregullta me animator (zakonisht ditëve të shtunë ku merrnin pjesë reth 30-40 animator në dimër dhe në kohën e verës 50-60); Lojërat verore ( të zhvilluara zakonisht muajin e korrikut me një pjesë marrje prej 120150 fëmijë dhe 50-60 të rinj-animator); Aktivitetet baritore: Mesha e përditshme me rreth 10-15 veta të pranishëm të dielava. Me të mbërritur në Gjilan kemi gjetur një besimtar katolik, 13 km larg qytetit (Bresalc). Muajt e parë është dërguar një furgon për të marrë disa kriptokatolike në Selishtë (një fshat rreth 15 km larg), pas 4 muajsh me kërkesën e banorëve u ndërpre ky udhëtim. Është zhvilluar katekizmi me katekumenë, një pjesë e të cilëve (14

24

Don Bosko | Lajmëtari Salezian

...Vazhdim nga numri i kaluar

veta) për Pashkë, të vitit 2011, morën sakramentin e pagëzimit në Katedralen Nënë Tereza, në Prishtinë. Një grup tjetër prej 7 vetash, të pagëzuar në kishën protestante, bëri kalimin në Kishën katolike përmes dëshmisë së fesë dhe riteve përkatëse. Në vitet në vijim disa prej këtyre të pagëzuarve janë shkëputur nga bashkësia edhe pse jo zyrtarisht dhe pagëzimet tjera kanë qenë shumë të rralla. Vështirësi e madhe për të afruar dhe përfshirë kriptokatolikët në jetën dhe bashkësinë edhe sot, pas gjashtë vite e gjysmë të pranisë sonë këtu është reale dhe konkrete. Gjatë kësaj kohe, Don Dominiku frekuentoi Fakultetin e Edukimit në Gjilan, me pjesëmarrje të rregullt në ligjërata. Pas diplomimit në Fakultetin e Edukimit bëri regjistrimin në fakultetin e Historisë në Prishtinë duke bërë provimet plotësuese dhe studimet postdiplomike (Master), të përfunduara në qershor 2015. Ndërkohë që ishte në fakultet Don Oreste qëndronte në Qendër dhe zhvillonte kurse ose asistonte në oborr. Në korrik 2012, pas gati tre vitesh pritjeje, Agjencia e Privatizimit të Kosovës dhe Komuna arritën akordin, duke dhënë në koncesion tokën e premtuar që në fillim, në këtë mënyrë i tërë territori u bë prej 1.38 ha. Në vitin 2010 patëm një vizitë nga përfaqësuesi i shoqatës Renovabis. Me atë rast iu paraqit projekti i rindërtimit të Qendrës. Vetëm disa muaj më vonë, Renovabis, na bëri të ditur se kishin miratuar projektin e rindërtimit të Qendrës në tërësi. Nga viti 2011 deri në korrik 2012 projekti ishte i gatshëm dhe priste vetëm rregullimin e çështjes së tokës nga ana e Komunës. ... vazhdon në numrin tjetër.


don Izidor Lukiç

QENDRA “DON BOSKO” Prishtinë

Q

endra Social-Edukative “Don Bosko” është duke punuar me një ritëm të mirë dhe sipas stilit të Don Boskos. Aktivitete të cilat shkolla jonë është duke zhvilluar janë gjithmonë në formimin e të rinjve për jetë. Aktivitete edukative dhe jashtëkurikulare e bëjmë edhe më efikase sistemin tonë. Përshpirtëria saleziane në një ambient jo të krishterë është pranuar dhe po zbatohet mirë. Festa e shkollës ka qenë një moment ku janë angazhuar të gjithë, prej stafit menaxhues, profesorët dhe gjithë nxënësit. Programi ishte shumë mirë i organizuar ku fëmijët dhe të rinjtë treguan aftësitë dhe talentet e tyre. Të pranishëm ishin drejtorët e shkollave të Prishtinës, dhe shumë miq e dashamirë të Don Boskos. Java e Don Boskos ishte e bujshme me organizimin e konkursit të esesë, ku kanë marrë pjesë shkollat e Prishtinës dhe Kolegji “Don Bosko” nga Gjilani. Shkolla “Don Bosko” nga Prishtina u shpall fituese, shkolla ekonomike zuri vendin e dytë ndërsa kolegji i Gjilanit vendin e tretë. Shkolla jonë organizoi për klasat e XII për maturantët shëtitjen kulturore në Itali nga 28 marsi deri me 4 prill. Ishte një eksperiencë shumë e mirë dhe të rinjtë tanë u pasuruan me kulturë dhe traditë italiane. Me 29 prill u organizuar edhe dita e shkencës, inovacionet nga ana e nxënësve të shkollave të Prishtinës dhe shkolla tjera të Kosovës. Organizimi ishte shumë i mirë dhe patëm nderin të jetë i pranishëm dekani i Fakultetit Teknik të Informatikës dhe drejtorët e shkollave pjesëmarrës. Vendin e parë e fitoi shkolla Don Bosko, shkolla teknike e Mitrovicës dhe vendi e tretë Kolegji i Don Boskos nga Gjilani. Shëtitja e klasave të XI u organizuar në Shqipëri nga data 5 deri më 7 maj. Ishte një eksperiencë e paharrueshme. Shkolla jonë si çdo vjet organizon edhe ditën e ekologjisë. Në Qendrën

tonë si çdo vjet mbjellën lulet për të zbukuruar ambientet e Qendrës. Më 17 maj ishte ndarja e maturantëve tanë me ne dhe atë ditë me muzikë, valle dhe daulle u organizua përcjellja e tyre dhe në mënyrë solemne maturantët dorëzuan stafetën klasave të XI–ta. Mbrëmja e maturës ishte madhështore, e cila festua në Grand Hotel. Kaluam çastet e bukura dhe të paharrueshme me maturantët tonë. Ndërsa më 27 maj ishte një ngjarje e paharrueshme ku në ambientet e shkollës u organizua festa e Abetares për fatosat tanë. U organizua një program nga vetë nxënësit e klasave të para së bashku me mësueset e tyre. Të pranishëm ishin prindër, familjarë të nxënësve, miq dhe dashamirë të shkollës. Programi u zhvillua në një atmosferë festive dhe u mbyllë më një koktej të organizuar për të gjithë të ftuarit. Qendra Social-Edukative “Don Bosko” është e themeluar në parimet e Sistemit Parandalues të Don Boskos. Ky sistem shprehet me një stil të posaçëm që është kriteri oratorian, i cili është shtëpi që mirëpret, famulli që ungjillëzon, shkollë që përgatit për jetën dhe oborr ku jetësohet gëzimi dhe krijohen miqësi e reja. Pa këto katër dimensione, të cilat mbështeten në arsye, besim, dashamirësi – tri shtyllat e sistemit parandalues, nuk mundët të edukohet një i ri apo e re sipas stilit të Don Boskos. Mesazhi edukativ i këtij shenjti të madh është i qartë: Edukim integral i të riut. Në bazë të sistemit të tij parandalues gjendet një dashuri e thellë për të rinjtë, çelësi i gjithë veprës edukative. Në edukimin e të rinjve Qendra “Don Bosko” përfshin të riun në tërësi. Don Bosko thoshte që “Edukimi është diçka që bëhet me zemër dhe pronari i tij është vetëm Hyji. Ne nuk mund të arrijmë asgjë, në qoftë se Hyj nuk na mëson artin dhe nuk na jep çelësat në dorë”.

Qershor 2016 |

25


don Lekë Oroshi

JAVA E SHKENCËS

Qendra Sociale “Don Bosko” TIRANË 25-29 PRILL 2016

E

dhe ne në Qendrën Sociale “Don Bosko” në Tiranë, Shkolla e mesme, Dega Elektroteknikë kemi organizuar Javën e Shkencës për vitin 2016, ku finalja dhe shpallja e fituesve të kësaj krijimtarie origjinale shkencore do të përmbyllej me datën 29 prill 2019 me të ftuar të nderit dhe miq të Don Boskos. Hapja e punimeve të nxënësve të degës Elektroteknike dhe gjatë pesë ditëve u shpalosën të arriturat e fundit në shkencën e elektroteknikës, rrugët e zhvillimit dhe përdorimi i produkteve të krijuara për të mirë të shkollës. Organizime të tilla japin fryte në zhvillimin e kthimit të njohurive teorike në praktikë. Që të arrinim në këtë javë të madhe na u desh shumë punë dhe kohë, ku rreth 60 nxënës filluan përgatitjet intensive për realizimin e prodhimeve të tyre dhe shumë origjinale. Lodhja në angazhime, na është kthyer në një gjë krejt të parëndësishme, sepse rezultoi me pozitivitet. Studentët

26

Don Bosko | Lajmëtari Salezian

që ishin pjesëmarrës përkatësisht XA dhe XB elektro, XI, XII, XII elektro, u vlerësuan nga një juri e përbërë nga disa anëtarë të stafit pedagogjik të shkollës “Don Bosko” dhe të ftuar nga jashtë. Kishte shumë vëmendje, kureshtje nga ana e dëgjuesve, emocione se kush grup do të shpallej fitues. Çdo ditë e javës përmbante disa pika që duhet të realizoheshin nga çdo grup i prezantimit. Këto prezantime kishin hapësirë të duhur në çastet e takimeve të mirë-mëngjeseve në mënyrë të domosdoshme. Angazhimet e konkurrentëve ishte e krijuar na disa kritere: -Ana teorike e projektit e realizuar në PowerPoint ose prezantim në video edhe me një shpjegim të shkurtër; - Të mirat që do sillte kjo pajisje e krijuar nga vet nxënësit; -Vendosja në punë e pajisjes elektrike dhe demonstrimi. Kjo javë e madhe u finalizua me zgjedhjen e tre punimeve më të mira si nga ana teorike ashtu dhe ana praktike nga juria. Fituesit ishin: -Vendi i parë klasa XII elektro; -Vendi i dytë klasa XA elektro; -Vendi i tretë klasa XIII elektro. Në përmbyllje të Javës Shkencore nga ana e Degës Elektroteknike, në shkollën tonë janë realizuar po ashtu edhe disa ditë të tjera shkencore edhe nga lëndët e tjera të drejtimeve natyrorë dhe shkencorë. Promovimi i protagonizmit individual dhe në grup, të nxënësve krijon dhe karakterizon cilësinë e Shkollave të Don Boskos në mbarë botën e edhe këtu tek ne në Tiranë. Iniciativa dhe krijimtaria e nxënësve, ka befasuar mbarë pjesëmarrësit, se sa me profesionalizëm është zhvilluar kjo javë e shkencës, në dobi të secilit po ashtu edhe në dobi të Shkollës sonë. Duke uruar brezin e ardhshëm që të japin edhe ata dorën e tyre për një profesionalizëm në Elektroteknikë sa më të mirë, ne e mbyllëm Javën e Shkencës.


Motër Teuta Buka

Motër Maddalena

Misionarja me buzëqeshje engjëllore kthehet në shtëpinë e Atit Me 3 mars 2016 ndërroi jetë në Taranto të Italisë motër Maddalena Guarino, Bijë e Zojës Ndihmëtare. Ajo punoi, plot zell e përkushtim, në Shqipëri për 15 vite.

S

r. Maddy, si i pëlqente të firmoste në konfidencë, kishte marrë ketë shkurtim të emrit në bashkësinë e Shkodrës, ku ka jetuar 13 vite që nga viti 2000, ndërsa dy vitet e fundit në bashkësinë e Tiranës nga ku u largua më 2 janar 2015 për t’u kuruar në Itali. Motër Maddalena Guarino ka lindur në Senise me 19 tetor 1937 dhe pasi ka bërë kushtet e para rregulltare në 1951 ka dhënë kontributin e vet në disa bashkësi të Italisë, po në veçanti në Soverato ku ka bërë me dashuri të madhe misionin e saj edukativ mes vajzave për 36 vite. Unë personalisht kam jetuar në të njëjtën bashkësi me të për

“Kur të shkoj në Parajsë dua të çmallem me nënën time”

faktin se përveç një karakteri entuziast e të ndjeshëm ajo ka bërë një punë të madhe me veten e vet për të ushqyer me lutje e sakrifica dashurinë e madhe për Zotin e jetës, pasionin e madh edukativ në misionin delikat me vajzat e konviktit të Shkodrës. Një koherencë e madhe e vullnetshme dhe e lëvduar e kanë shoqëruar gjithmonë. Asnjë lëshim për vete, por e gatshme për të tjerët kurdoherë. Duke lexuar dëshmitë e vajzave të cilave iu është dedikuar, mund të perceptosh lehtë se ajo ka lënë gjurmë në formimin e tyre njerëzor e shpirtëror është si një busull dritë për ta. Dua ta mbyll me një shprehje që disa herë ma ka thënë. “Për të qenë edukatore saleziane duhet të bësh gjithçka me përpikëri e dashuri, lutjen, punën dhe gjithmonë, sepse kur ne nuk jetojmë mirë thirrjen tonë edhe në gjëra të vogla të neglizhuara, edhe kur nuk na sheh askush... kjo e dobëson forcën e së mirës që mund t’i bëjmë vajzave, nuk mund të jemi edukatore të vërteta”. Falënderoj Zotin që më dha mundësinë ta njoh e të mësoj prej saj.

11 vite. Jeta për motër Maddin nuk ka qenë e thjeshtë, vuajtjet e humbjet e mëdha familjare e kanë shënuar që në moshën 9 vjeçare me humbjen e Nenës së saj të re. Ky mall i madh që barte me vete nuk e ka shtypur, por e ka nxitur të jetojë një jetë të plotë, të gëzueshme, të dhuruar pa kushte. Shpesh thoshte: “Kur të shkoj në Parajsë dua të çmallem me Nënën time”. Kjo për pjesën e saj intime. Por, bukuria e personit të saj qëndron në Qershor 2016 |

27


JUBILEU I JASHTËZAKONSHËM I MËSHIRËS


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.