Lajmëtari Salezian Prill 2015

Page 1

«Don Bosko» Lajmëtari Salezian - Revistë Periodike e Veprimtarisë Saleziane në Shqipëri dhe Kosovë - Viti I. Numri 1 - Prill 2015

Don

Bosko LAJMËTARI SALEZIAN

Prill 2015

NUMËR I VEÇANTË

REVISTË PERIODIKE E VEPRIMTARISË SALEZIANE NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

MIRË SE ERDHE DON ÁNGEL

MESAZHI I HAPJES SË VITIT TË KREMTIMIT TË DYQINDVJETORIT TË LINDJES SË DON BOSKOS

PASARDHËSI I X-TË I DON BOSKOS VIZITON VEPRIMTARINË SALEZIANE NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

SHTEGTIMI I RELIKEVE TË SHËN GJON BOSKOS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË


Don Ángel Fernández Artime Rektori Madhor i ri i Kongregatës Saleziane Pasardhësi i X-të i Don Boskos

D

on Ángel Fernández Artime ka lindur me 21 gusht 1960 në GozónLuanco (Asturie), Spanjë; ka bërë kushtet e para rregulltare me 3 shtator 1978, dhe ato të përjetshme me 17 qershor 1984, në Santiago de Compostela. Qe shuguruar prift me 4 korrik 1987 në León. Me prejardhje saleziane nga Inspektoria e LeónDon Ángel it, përfundoi studimet në Teologji BaFernández Artime ritore, në Filozofi dhe Pedagogji. Rektori Madhor i ri Për vite ka qenë Delegat i Baritores Rinore, Drejtor i Shkollës së Ourense, anëtar i Këshillit Inspektorial dhe Zëvendës Inspektor dhe, prej vitit 2000 deri në 2006, Inspektor. Pasi ka qenë anëtarë i komisionit teknik që ka përgatitur Kapitullin e Përgjithshëm

2

| Prill 2015

XXVI, në 2009 u emërua Superior i Inspektorisë së Argjentinës së Jugut, me seli në Buenos Aires. Në këtë funksion pati mundësi të njohë personalisht dhe të bashkëpunojë me kryeipeshkvin e atëhershëm të Buenos Aires, Kardinal Jorge Mario Bergoglio, sot Papa Françesku. Me 23 dhjetor 2013 u emërua Superior i Inspektorisë së re Spanja e Mesdheut, kushtuar Zojës Ndihmëtare, por para se të merrte këtë detyrë të re, me 25 mars 2014, u zgjodh nga Kapitulli i Përgjithshëm XXVII si Rektor Madhor i ri i Kongregatës Saleziane dhe Pasardhës i X-të i Don Boskos. Takimi i Rektorit Madhor të sapo zgjedhur me Papa Françeskun në Vatikan


Don

Revistë periodike informimi dhe kulture fetare e Kongregatës së Shën Gjon Boskos në Shqipëri dhe Kosovë

Bosko LAJMËTARI SALEZIAN REVISTË PERIODIKE E VEPRIMTARISË SALEZIANE NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Në kopertinë:

Bashkësia Seleziane e Tiranës i jep mirëseardhjen Rektorit Madhor

Prill 2015 VITI 1, NUMRI 1 NUMËR I VEÇANTË

PËRMBAJTJA 2

Don Ángel Fernández Artime

Rektori Madhor i ri i Kongregatës Saleziane Pasardhës i X-të i Don Boskos

4

Mesazhi i hapjes së vitit të kremtimit të Dyqindvjetorit të lindjes së Don Boskos

6

Mirë se erdhe “Don Bosko” në tokën e Shqiponjave - Tiranë

9

«Të duam e të adhurojmë Zotin në mënyra të ndryshme, së bashku: katolikë, ortodoksë dhe myslimanë»

MIRË SE ERDHE “DON BOSKO” NË TOKËN E SHQIPONJAVE

Faqe 6-8

10 Një ditë e paharruar në praninë e pasardhësit të Don Boskos - Shkodër NJË DITË E PAHARRUAR

14 Lëvizja Rinore Saleziane në Festë

Faqe 10-13

16 Nuk jemi një ishull, por pjesë e një

realiteti që i ka rrënjët në të gjithë botën

- Gjilan

16 «Don Bosko: shenjë e dashurisë së Zotit për të gjithë të rinjtë»- Prishtinë 22 Shtegtimi i Relikeve të Shën Gjon Boskos dhe programi i shtegtimit

LËVIZJA RINORE SALEZIANE NË FESTË

Faqe 14-15

Lajmëtari Salezian është një revistë informimi dhe kulture fetare e themeluar nga Don Bosko në vitin 1877. Që atëherë vazhdon misionin e sajë duke u shtypur në gjuhë të ndryshme. Aktualisht botohet në botën mbarë, në më shumë se 57 botime, në 29 gjuhë të ndryshme dhe arrin 131 shtete të botës. Kjo revistë del edhe në gjuhën shqipe, këtë herë me një numër të veçantë të kushtuar vizitës së Don Ángel Fernández Artime, Pasardhësi i X-të i Don Boskos, në Shqipëri dhe Kosovë. Lajmëtari Salezian, në gjuhën shqipe, relizohet dhe del falë Salezianëve të Don Boskos që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë.

REDAKTOR DHE DESIGNER

DON TOMË MIHAJ REDAKTOR GJUHËSOR

DON PAVLIN ZEFI

9-13 MAJ 2015

Faqe 22-23

Shtegtimi i Relikeve të Shën Gjon Boskos në Shqipëri dhe Kosovë

REKTORI MADHOR VIZITON KOSOVËN

Faqe 16-21

Lajmëtari Salezian QENDRA SOCIAL-EDUKATIVE “DON BOSKO” Rr. Tahir Zajmi, P.N. 10000 Prishtinë Kosovë +381 38 603169 lajmetari.sal@gmail.com © SALEZIANËT E DON BOSKOS INSPEKTORIA E ITALISË SË JUGUT TIRANË-SHKODËR-PRISHTINË-GJILAN


Don ÀNGEL FERNÁNDEZ ARTIME, Pasardhësi i X-të i Don Boskos përshtati në gjuhën shqipe

Mesazhi i hapjes së vitit të kremtimit të Dyqindvjetorit të lindjes së Don Boskos

1

99 vite më parë, një ditë si sot, vinte në botë një fëmijë, Gjon Melkiore Bosko, pikërisht në këto kodra të njëjta, bir fshatarësh të thjeshtë. Sot ne, duke Ndërsa në faqen tjetër Logo-ja e dashur të fillojmë Dyqindvjetorin e kësaj Dyqindvjetorit të ngjarjeje historike, falënderojmë Hyjin lindjes së Don Boskos për ndërhyrjen e tij të mrekullueshme në Histori, dhe akoma më në veçanti në këtë histori, e filluar mbi kodrat e Bekit. Në nenin e parë të Kushtetutës së Kongregatës Saleziane deklarohet që “me ndjenjë të përvuajtur falënderimi besojmë se Shoqëria e shën Françeskut të Salezit ka lindur jo vetëm nga projekti njerëzor, por për nismë të Hyjit … Shpirti Shenjt ngjalli, me ndërhyrjen amënore të Marisë, shën Gjon Boskon. Në të formoi një zemër prej ati e mësuesi, të aftë për një kushtim tërësor (…), dhe Kisha ka njohur në këtë veprën e Hyjit, mbi të gjitha duke miratuar Kushtetutat dhe duke shpallur shenjt Themeluesin”. Karizma saleziane është një dhuratë që Hyji, nëpërmjet Don Boskos, i ka bërë Kishës dhe botës. Ai është formuar në kohë, që kur ishte ulur mbi gjunjët e Nënë Margaritës, pastaj

Don Ángel Fernández Artime në Tiranë

don tomë mihaj

“Nga kjo dritare që Lajmëtari Salezian më jep çdo muaji, dal për të përshëndetur vëllezërit e mi salezianë, familjen tonë e cila është e shpërndarë në botë, miqtë e Don Boskos të cilit i qëndrojnë afër dhe e duan në shumë shtëpi saleziane”.

me miqësinë e mësuesve të mirë jete dhe, në mënyre të veçantë, në jetën e përditshme mes të rinjve. Sot gjendemi këtu si Familje e Don Boskos, Familja Saleziane, të shoqëruar nga shumë autoritete civile dhe kishtare, miq të Don Boskos, dhe të rinj. Në të njëjtat kodra që e kanë parë të lindë, po shpallim fillimin e kremtimeve të këtij Dyqindvjetori të lindjes së “atit dhe mësuesit” tonë, që do të ketë, si pikë arritjeje, pas tre vitesh përgatitje e një vit kremtimi, 16 gushtin e 2015-tës, kur do të festojmë dyqind vitet e pranisë së tij në Kishë dhe në botën mbarë, për të mirën e të rinjve. Dyqindvjetori i lindjes së Shën Gjon Boskos është një vit jubilar, një “vit Hiri”, që dëshirojmë të jetojmë si Familje Saleziane me një ndjenjë mirënjohjeje ndaj Zotit, me një ndjenjë përvujtërie por edhe gëzimi të madh, të vetëdijshëm se ka qenë Zoti që na ka bekuar me këtë lëvizje shpirtërore apostolike shumë të bukur të themeluar nga Don Bosko nën udhëheqjen e Marisë Ndihmëtare, që sot quajmë “Familje Saleziane”. Është një vit jubilar për më shumë së tridhjetë grupe që bëjnë pjesë në Familjen tonë të madhe, dhe për shumë të tjerë që, të frymëzuar nga Don Bosko, nga karizma e tij, nga misioni dhe përshpirtëria e tij, shpresojnë të hyjnë e të jenë pjesë e saj sa më parë. Është një vit jubilar për të gjithë Lëvizjen Saleziane që, në mënyra të ndryshme, i referohet Don Boskos me nismat e saja, veprimet, propozimet, e në ecjen e saj bashkëndanë përshpirtërinë dhe përpjekjen për të mirën e të rinjve, në mënyrë të veçantë për ata më në vështirësi. Ky Dyqindvjetor duhet të jetë për të gjithë ne,


Mesazhi i hapjes së vitit të kremtimit të Dyqindvjetorit të lindjes së Don Boskos dhe në mënyre të veçantë për botën saleziane, jo vetëm një moment feste pa referime trashendentale, por një rast i volitshëm që na ofrohet për të shikuar të shkuarën me mirënjohje, të tashmen me shpresë, dhe për të ëndërruar të ardhmen e misionit ungjillëzues e edukues të Familjes sonë Saleziane me forcë dhe risi ungjillore, me guxim dhe vizion profetik, duke lejuar që të udhëhiqemi nga Shpirti që gjithmonë do të na jetë afër në kërkimin e Hyjit. Besojmë se ky Dyqindvjetor do të jetë një mundësi e vërtete ripërtëritjeje shpirtërore e baritore për Familjen tonë, një mundësi për ta bërë më të gjallë karizmën e më aktual Don Boskon, siç ka qenë gjithmonë për të rinjtë. Besojmë se do të jetë një mundësi për të jetuar me bindje të ripërtërirë dhe me forcë Misionin që na është besuar, gjithmonë për të mirën e fëmijëve, të adoleshentëve dhe të të rinjve në të gjithë botën, në mënyrë të veçantë për ata që kanë më shumë nevojë, për më të varfrit dhe më të dobëtit. Dyqindvjetori do jetë një kohë në të cilën, si Familje Saleziane, do vazhdojmë, sipas shembullit të Don Boskos, ecjen tonë drejt periferive fizike dhe njerëzore të shoqërisë dhe të të rinjve. Siç ishte edhe me Don Boskon, viti i Dyqindvjetorit që kremtojmë, dhe ecja që

do bëjmë më pas, duhet të jetë për të gjithë ne, Familja Saleziane, një kohë në të cilën duhet të mbartim me përulësi të madhe atë që është pjesë thelbësore e karizmës sonë: angazhimin tonë për të lexuar realitetin shoqëror, mbi të gjitha atë rinor, që sot na përfshinë; angazhimin tonë, me qëllime të qarta, në të mirën e

të rinjve të lënë mënjanë apo që janë në rrezik që të jenë të tillë; feja dhe besimi ynë i plotë në ata, në çdo djalë dhe vajzë, në mundësitë dhe aftësitë e tyre; siguria jonë në mirësinë e zemrave të tyre, cilado qoftë e shkuara e tyre, duke u bërë të njohur mundësinë që kanë për të qenë zotërues dhe protagonistë të ëndrrave të tyre, duke ju qëndruar afër nëse na e lejojnë, për të zhvilluar në maksimum talentet, thirrjen e tyre të plotë njerëzore dhe të krishterë. Në fund, ky Dyqindvjetor

duhet të jetë edhe një kujtim për shumë gra e burra që kanë marrë pjesë me pasion të madh në këtë projekt, të filluar nga Hyji në Don Boskon, në mënyrë heroike, edhe duke dhënë jetën për këtë ideal, në kushte shpesh të vështira dhe ekstreme tipike të disa vendeve të botës, dhe për këtë janë një triumf, një thesar i paçmueshëm që vetëm Hyji e di se sa vlen me të vërtetë. Me këto bindje, ndihemi më të nxitur jo vetëm për të admiruar Don Boskon, jo vetëm për të perceptuar aktualitetin e kësaj figure të jashtëzakonshme, por edhe për të ndjerë me forcë të pashmangshme angazhimin për ta imituar atë që, nga këto kodra, arriti deri në periferinë e Valdokos, dhe edhe në periferinë rurale të Mornezës, për të përhapur me vetveten dhe me persona të tjerë dëshirën e kërkimit të së mirës së të rinjve dhe që secili nga ata djem apo vajza të mund të ishte i lumtur tani e në Përjetësi. Nga kjo kodër e Bekit shpallim të hapur vitin e Kremtimit të Dyqindvjetorit të Lindjes së Don Boskos. Don Bosko, nga Qielli, na bekoftë dhe na dhuroftë hirin që të jetë konkret angazhimi ynë për rininë dhe bëftë të mundshme që kjo ëndërr e jona të bëhet realitet. DYQINDVJETOR TË MBARË TË GJITHËVE


bashkësia saleziane tiranë

Mirë se erdhe “Don Bosko” në tokën e Shqiponjave Don Ángel Fernández viziton veprimtarinë saleziane në tiranë

Don Ángel shkeli tokën e shqiponjave për herë të parë në aeroportin «Nënë Tereza». Pritja madhështore e salezianëve dhe e të rinjve e bënë të veçantë këtë moment dhe i dhanë ndjesinë e ngrohtë të mirëseardhjes Rektorit Madhor, i cili shoqërohej nga Don Horacio, sekretari i tij, Don Pasquale Cristiani, inspektori i inspektorisë së Italisë së jugut dhe Don Marek Gryn , ekonom inspektorial.

Programi vijoi në mënyrë shumë profesionale e përgaditur nga të gjithë sektorët e Qendrës sonë: nga Shkolla e Mesme Elektroteknike, nga Gjimnazi, nga Shkolla Nëntëvjeçare, nga Qendra Ditore dhe nga Oratori. Fjala hyrëse e Don Matteos, e orjentuar në mirëseardhje dhe mbajtje të besnikërisë ndaj Karizmës së Don Boskos, i garaton Rektor Madhorit se gjithmonë do të jemi të dashurit e don Boskos dhe ata që e jetojnë Sistemin e Tij. Edhe në fjalët e Arqipeshkëvit tonë Mons. Rrok Mirdita, Rektori Madhor vlerëson dhe

O

ra 11.45 – arritja në Qendrën Don Bosko. Nxënësit të gjithë e kanë pritur Rektorin Madhor Gjatë aktivitetit me shumë gëzim dhe mirëseardhja e artistik të organizuar me Tij na bën shumë të lumtur si ne ashtu rastin e vizitës edhe Atë, pikërisht me një mikëpritje së RM Tiranë tamam shqiptare; Mikpritja që nga oborri e deri tek tenda e madhe e përgaditur dhe e stolisur për mysafirin e nderit, ka qenë e koncentruar në çdo moment e shprehur me valle e poezi.

Bashkëvëllezërit Salezianë me RM Tiranë

6

| Prill 2015


shprehë kënaqësi, që kontributi i Salezianëve me punën dhe veprimtarinë e tyre, gjatë këtyre viteve ëshë tamam i dalluar dhe shumë i frytshëm. Falenderimet dhe inkurajimet nga ana e Arqipeshkëvit janë të shumta dhe përmbyllja e fjalimit ishte që Bekimi i Zotit të jetë gjithmonë me ne. Vazhdimësia e programit në këtë Akademi Mikëpritjeje, vijon me valle popullore dhe moderne, me këngë mbi Don Boskon dhe këngë moderne, me poezi, me melodi në tinguj të violinës dhe pianos, dhe kërcime popullore, e pasuron programin në stilin e Don Boskos që të jetohet e mos të harrohet. Në qendër të Akademisë, fjalën kryesore e ka don Angel, Rektori Madhor, i cili jep inkurajim që nga fëmijët e klasëve të ulta deri tek nxënësit e klasëve të mesme, por edhe profesorët mbesin të mahnitur nga rrezatimi i personalitetit të tij dhe nga fjalët e tija. Në mënyrë sintetikë, Rektori Madhor i drejtohet asemblesë në tri pika, dukë thënë: 1. U drejtohet fëmijëve dhe nxënësve: bëhuni të mirë dhe kërkoni më shumë nga vetja e juaj. Kapeni momentin e duhur, që është tani, që të edukoheni dhe të formoheni ashtu siç dëshiron Don Don Bosko. Duke u bërë protagonistë të formimit tuaj dhe të jetës tuaj. 2. U drejtohet Edukatorëve, Profesorëve, Animatorëve: bëhuni ata që edukojnë me zemër dhe

ata që duan të edukojnë. Mësoni në shkollën e don Boskos, duke e njohur atë dhe duke qen edukatorë përplot me dashuri. 3. I drejtohet Bashkësisë Edukative Baritore të Tiranës: jeni ju ata që të rinjtë duan që ju të jeni: jeni vetvetja gjithkund dhe gjithmonë. Jetoni në

Bekimin e Zotit. Mendoni, folni dhe veproni si të don Boskos gjithmonë e gjithkund. Pas fjalimit mbresëlënës të Rektorit Madhor, programi vijoi edhe me surpriza të tjera plot befasi mirësie.

Fjala përfundimtare e Don Matteos, Salezianët dhe Bijat e Zojës ishte garantuese dhe frymëzuese që Ndihmëtare jeta vazhdon, me plot premtime të re- me RM Tiranë alizuara në processin edukues të secilit Në qendër në karizmën e Don Boskos. fëmijët dhe të rinjtë Pas programit Akademik, Rektori e Oratorit me RM Madhor bëri një takim miqësor dhe Tiranë vëllazëror me të ftuarit e afërt të Qendrës sonë. Në orët e pasdites, saktësisht në ora 16.00 u takua me Bashkësinë Edukative të Salezianëve dhe të Motrave Saleziane, në sallën e Qendrës sonë. Bashkëbisedimi dhe bashkëndarja e dëshmisë së jetës së tij, bënë të tejkalohet sensi i kuriozitetit te të gjithë të pranishmit, dhe të hyjnë në një dimension shpirtëror të ndjesisë se ishim në praninë e Don Boskos, të përfaqësuar nga pasardhësi i tij i X-të. Pra, është një ndjenjë që jetohet aty për aty dhe pasojat janë që frymëzimi shihet në ditët në vijim në raport me të rinjtë që Zoti do që ne ti edukojmë. Prill 2015 |

7


Fjalët e inkurajimit dhe të frymëzimit, që Rektori Madhor i shprehu, janë ato që nga menjëherë na mbajnë dhe na nxisin të Sipër jemi Edukatorë të Don Boskos të vlefRektori Madhor shëm. gjatë kremtimit të Eukaristisë së Takimi me të rinjtë në Orator, edhe pse Shenjtë në Kishën ditë pune për të gjithë, Rektori Madhor Zoja Ndihmëtare në Qendrën Don shprehë kënaqësin e tijë në mesin e të Bosko Tiranë rinjëve, sidomos e të rinjëve të territorit tonë që janë shumë me nevoja të ndryshme. Këtu poshtë Kremtimi i Eukaristisë në ora 18.00 na Të rinjtë e Qendrës bashkon të gjithëve rreth Altarit të HyDon Bosko me RM Tiranë jit që ta falenderojmë Zotin por edhe t’i

8

| Prill 2015

lutemi Atij, që të na përcjellë me bekimet e tija gjithonë. Në pretkun e gjatë Meshës, Rektori Madhor e nënvizon dhe e përsërit që zemra e një Eukatori sipas Don Boskos është një Zemër e hapur dhe një zemër e madhe, që edukon dhe dashuron tëresisht. Pas Meshës, darka me të gjithë salezianët, me motrat saleziane dhe mysafirët e nderuar, e bënë një darkë me të vërtet vëllazërie dhe shumë familjare. Frymëzimi familjar në këtë darkë jetohet akoma në frymzim shumë vëllazërorë me nesh. Të nesërmën, Rektori Madhor së bashku me shoqëruesit e tij, pas mirëmëngjesit të nxënësve të Shkollës së Mesme dhe asaj Fillore, marrin rrugën për në Kosovë, në Gjilan, ku parashihet arritja atje rreth orës 13.00. Përshtypjet e të gjithëve, dhe secilit personalisht, e bënë këtë vizitë të shenjtë dhe shumë frymëzuese. E lusim Zotin që të na frymëzojë që bekimi i Don Boskos dhe i pasardhësit së tijë të dhjetë, Don Ángel, të qëndrojë e të veprojë me ne.

Faleminderit Don Ángel!


prof. vera

- linda - fatmiri dhe profesorët e tjerë të don boskos

«Të duam e të adhurojmë Zotin në mënyra të ndryshme, së bashku: katolikë, ortodoksë dhe myslimanë»

T

akimi me Rektorin Madhor Don Ángel Fernández Artime, ishte tepër i ngrohtë dhe shumë familjar, që u shoqërua nga fryma e respektit, dashamirësisë, bujarisë dhe mirësisë ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve. Rektori Madhor, Don Ángel e la përshtypje te të gjithë ne, me cilisëtë e tij, si thjeshtësia, sinqeriteti, humanizmi, altruizmi dhe mirësia që ai paraqiste. Një person mjaft atraktiv, sportiv dhe kureshtar për të njohur miq të rinj, kultura të ndryshme. Një lider që ka dëshirë të dëgjojë mendimet e të tjerëve, të jetë sa më pranë tyre, në mënyrën më të mirë të mundshme. Mbart cilësitë e një njeriu shumë karizmatik që rrezaton mirësi dhe ngrohtësi tek njerëzit. Prania e tij mes nesh dhe fjalët përshëndetëse që tha për punën, solidaritetin, edukimin e brezave të rinj, na bëjnë të thellohemi në punën tonë, të ndjekim moton e tij “Kape

momentin”, që në çdo sekondë, orë, ditë, të jemi të denjë, të jemi pranë të rinjve e në dobi të tyre. Doli në pah, edhe personaliteti i tij, që ishte plot me Zotin dhe plot me Karizmën e don Boskos të gjallë në mes të të gjithëve. “Të duam e ta adhurojmë Zo- Sipër tin në mënyra të ndryshme, së Salezianët, Bijat e Marisë bashku: katolikë, ortodoksë dhe Ndihmëtare, myslimanë” ishte një ndër po- Bashkëpunëtorët dhe të rinjtë me RM rositë e tija në një ndër asam- Tiranë bletë e mbledhjeve të Bashkë- Poshtë Çaste të mbërritjes sisë Edukative Saleziane. RM në Qendrën Faleminderit don Angel, për së Don Bosko Tiranë këtë privilegj të paharruar.

Prill 2015 |

9


bashkësia saleziane shkodër

Një ditë e paharruar në praninë e pasardhësit të Don Boskos

S

hpeshherë themi nuk ishte ora, nuk ishte dita, nuk ishte muaji. Në të vërtetë për ne nuk ishte asnjëra nga këto, për ne ishte viti. Zoti e bekoi këtë vit duke lënë gjurmë të gjalla për çdo të krishterë me vizitën e Atit të shenjtë në Shqipëri. Ai zgjoi fenë, zgjoi dashurinë në zemrat tona, zgjoi përgjegjësinë e secilit prej nesh kundrejt vetes tonë, kundrejt shtetit Poshtë Çaste nga shqiptar dhe kundrejt Zotit. Por mirëmikëpritja e RM sia e Zotit nuk ka fund. Ai e bekoi në veçanti familjen saleziane, të rinjtë, Salezianët e Bijat e Marisë Ndihmëtare duke sjellë në mesin tonë zëvendësin e Don Boskos Don Àngel Fernàndez Artime. Don Àngel mbërrin në aeroportin “Nënë Sipër Rektori Madhor me sekretarin e tij personal, inspektorin dhe drejtorët e Shkodrës dhe Prishtinës gjatë spektaklit të organizuar nga të rinjtë e LRS Shkodër

10 | Prill 2015

Tereza” me datë 01 Tetor 2014 ku takohet me të rinjtë dhe salezianë që e presin për t’i uruar mirëseardhjen. Ishte një moment plot jetë, ishte një moment i shumëpritur, por aq dhe i pabesueshëm. Atë e karakterizonte, thjeshtësia, butësia dhe afërsia me të rinjtë. Në të pamë me të vërtetë Don Boskon, në të pamë Atin, mësuesin dhe mikun e të rinjve. Ai ua kushtoi kohën të gjithëve, të rinjve të Tiranës, të Shkodrës dhe Tales, Gjilanit e Prishtinës. Ashtu siç do të kishte dashur Don Bosko, pak, por për të gjithë. Don Àngel së bashku me ata që e shoqëronin mbërrrin në Oratorin Don Bosko në Shkodër të premtën në darkë me datë 03 Tetor. Ai vinte rrugës me mendje se gjithçka këtu në Shkodër do ta gjente qetë dhe dita e Shtune e priste me të rinjtë. Por si mund të ndodhte diçka e tillë?


Për ne nuk ekzistonte natë, nuk ekzistonte pushim, nuk e njihnim fjalën lodhje. E gjithë dita e të rinjve ka kaluar në orator duke u

në orator, nëpër rrugë ku gjendeshin oratorianë dhe veçanërisht në zemrat tona. Ishte një emocion i papërshkrueshëm. Mbrëmja u

tashmë u mbaroi durimi. U drejtuan drejt makinës së tij sespe çdo sekondë më Rektorin Madhor ju dukej i çmuar. Makina e tij ishte

marrë me organizime, duke bërë çdo gjë me dashuri dhe duke numëruar çdo sekondë që zëvendësi i Don Boskos të ishte në mesin tonë. Festa kishte filluar kudo,

afrua….Kuptonim që Rektori Madhor ishte afër, ai po vinte drejt nesh dhe për ne. Don Àngel mbërrin në shtëpinë Saleziane sëbashku me miqtë e vet dhe të rinjve

rrethuar nga të rinjtë që donin ta takonin, ta shihnin në sy. Ai del nga makina e tij dhe fillon të përqafojë çdo të ri. Fytyra e tij shprehte gëzim, shprehte dashuri, shprehte mirënjohje për gjithçka, por mirënjohja na takonte neve, sepse ai na zgjodhi neve, ai zgjodhi Shqipërinë.

Sipër Çaste nga drama e organizuar nga të rinjtë e LRS për t’i dhënë mirëseardhjen RM Shkodër

Poshtë Salezianët dhe Bijat e Zojës Ndihmëtare me RM pas kremtimit të Meshës së Shenjtë Shkodër

Rektori Madhor së bashku me të rinjtë, salezianët dhe Bijat e Marisë Ndihmëtare darkuan bashkë. Sallën e karakterizonte paqja, harmonia dhe dashuria. Ishte Zoti që vepronte Prill 2015 |

11


në secilin prej nesh. Nuk ishte autoritar, nuk kishte fëmije të mbrapshtë. Rektori kishte sjellë paqen në ne. Ishim me të vërtetë një familje e lumtur saleziane. E Shtuna na priste.

Ishte e gjitha e jona. Ishte ditë feste, ditë gëzimi dhe mirëkuptimi. Dukej se buzëqeshte çdo gjë, madje dhe muret dukeshin se po festonin me ne. Dita filloi me lavdet e mëngjesit në kishën Don Bosko. Të rinjtë dukeshin se nuk kishin vënë gjumë në sy sepse u Poshtë gjenden një Çaste nga festa e organizuar nga të orë përpara rinjtë e LRS në oborrin e Shkodër oratorit. Të rinjtë kishin përgatitur kërcime, këngë, valle, pjesë teatrale nga jeta e Don Boskos dhe nënës së tij ku mesazhi ishte “Bujaria”, virtyt që e ka karakterizuar gjithmonë nënë Margeritën dhe është

Sipër Nga e majta: Don Rudi Borštnik, Don Horacio López, Segretari i RM, Rektori Madhor dhe Don Pasquale Cristinai, Inspektori IME

12 | Prill 2015

transmetuar më së miri edhe tek Don Bosko, kujdesi për të varfrit, nevojtarët dhe ato që të trokasin në derën e shtëpisë dhë veçanërisht atë të zemrës. Rektori i kushtoi fjalë shumë të bukura familjes saleziane. Ai nuk tha fjalë të mëdha, nuk tha gjëra të parealizueshme. Secili nga ne të kryejë detyrën e vet si oratorian, salezian apo saleziane. Në atë çka bëjmë të përqendrohemi dhe të jemi të lumtur. Të jemi te vetëdijshëm se sa të rëndësishëm jemi në sytë e Zotit gjithsecili nga ne dhe sa krenar ndihet Don Bosko për ne. Ai ftoi të rinjtë të jetojnë si në Valdoko dhe në Mornezë. Të dimë të ndërtojmë “Valdockn tonë” domethënë të dimë të jetojmë edhe ne në të njëjtën mënyrë si kanë jetuar salezianet më përpara, të rinjë të lumtur dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur shenjave të Zotit. Salezianët si Don Bosko dhe Bijat e Marisë Ndihmëtare ashtu si Nëna Mazarello. Dëshira e tij ishte që “Kongregata Saleziane të vazhdojë të lulëzojë si më përpara, mos të humbasë gjatë kohës vlerat e saja por të jetë trashëgimtare e vërtetë të Don Boskos, me të rinjtë e për të rinjtë. Gjëja më e rëndësishmë e këtij takimi, ashtu si në jetën e çdo të krishteri


ishte Mesha e Shenjtë që u mbajt nga vetë Rektori Madhor i familjes saleziane Don Àngel Fernàndez. Ishte momenti më i bukur për të gjithë. Të gjithë të mbledhur rreth Eukaris-

tisë dhe kthimi i Jezusit të ngjallur nga vetë duart e Rektorit. Të rinjtë ishin të gjithë të angazhuar me leximet, këngët, përgatitja e dhuratave. Ishte çdo gjë një mrekulli. Kishim frikë se nga momenti në moment do të zgjoheshim dhe kjo do të ishte veç një endërr. Rektori Madhor pas vizitës së tij në orator kalon të bekojë dhe bashkësinë e Bijave të Marisë Ndihmëtare, të flasë më to dhe ti falendërojë për punën e tyre të palodhshme për arsimimin e të rinjve. Ai ju dha kurajo të ndërtojnë “Mornezën” në zemrat e tyre dhe të të rinjve. Të rinjtë ishin përsëri pas tij. Don Àn-

gel vendos të tregojë më shumë mbi veten e tij. Mbledhja u mbajt në shtëpinë e motrave saleziane, ku të gjithë të rinjtë ishin ulur dhe i drejtonin pyetje mbi jetën e tij fëminore, thirrjen e tij dhe ardhjen e tij deri në zëvendës i Don Boskos. Për të çdo gjë kishte qenë e papritur, si thirrja e tij, aq më tepër si Rektor Madhor. Ai tregoi që Zoti e di planin për gjithsecilin, dhe ne është e vështirë ta kuptojmë por të jemi të sigurtë që na do të lumtur dhe çdo gjë e bën për ne. Sipër Ai tregoi çdo gjë Çaste nga festa e me thjeshtësi dhe organizuar nga të rinjtë e LRS me gëzim që po për RM bashkëndante me Shkodër të rinjtë. Ekzistonte një mirëkuptim i madh nga ana e tij për të rinjtë. Kuptonte më së miri dëshirat e tyre, Poshtë botën e tyre në mënyrën më të mirë si- Të rinjtë e LRS me RM kur të kishin të njëjtën moshë. Shkodër

Prill 2015 |

13


senada shpati

Lëvizja Rinore Saleziane

në festë

P

ak ditë pasi Papa Françesku vizitoi Shqipërinë, Don Ángel Fernández Artime, Rektori madhor i Salezianëve gjithashtu viziton Shqipërinë dhe Kosovën. Qëllimi i kësaj vizite ishte ti mbështeste Poshtë Posteri me Salezianët dhe të rinjtë në këtë vit të dyPorosinë e Rektorit qind vjetorit të lindjes së Don Boskos. Madhor dhënë Familjes Saleziane Ai mbërriti në Tiranë me 1 Tetor ku për vitin 2015 pati një pritje të mrekullueshme nga të rinjtë e “Oratorit Don Bosko” atje. Me 3 Tetor Don Àngel vizitoi Gjilanin dhe Prishtinën, ku mbajti dhe meshën e shenjtë. Me datë 3 në darkë, ai mbërriti në Shkodër ku u prit Sipër Festa e të rinjve të LRS me RM Shkodër

14 | Prill 2015

me shumë dashuri nga të rinjtë e asaj qendre dhe kjo mikpritje u pasua nga një darkë e përbashkët me të rinjtë që bëjnë një ecje për tu bërë animatore dhe me bashkëvëllezërit e asaj bashkësie. Darka u shoqërua me te qeshura dhe fotografi të shumta që i shtonin hijeshinë asaj feste. Me 4 Tetor ne “Oratorin Don Bosko Shkoder” u bë festa e LRS (Lëvizja Rinore Saleziane) me temë “Si Don Bosko me të rinjtë dhe për të rinjtë” ku u mblodhen qindra të rinj nga te gjithë Oratoret e Shqipërisë dhe Kosovës. Me këtë rast do te festohej ardhja e Don Àngel-it gjithashtu edhe dyqind vjetori i lindjes së Don


Bosko-s. Festa zgjati nga ora 9:30 deri në 17.00 pasdite. Gjatë kësaj kohe të rinjtë u ndanë në disa grupe ku secili prej tyre do të paraqiste diçka. Gjithashtu u shfaqën në skenë disa kërcime e drama të përgatitura nga të rinjtë e oratorit te Tiranës, Shkodrës dhe Tales që shprehnin jetën e Don Bosko-s. Ne orën 12:00 u kremtua mesha e shenjtë në Kishën “Shën Gjon Bosko” ku morën pjesë edhe besimtarë të tjerë përveç të rinjve. Pas meshës të gjithë kishin kohë të lirë për të luajtur e kërcyer dhe atmosfera e asaj feste ishte shumë e këndshme dhe e

pëlqyeshme për të gjithë.

Në orën 15:30-17,00 të gjithë të rinjtë së bashku me Don Àngel-in dhe Salezianët u drejtuan në palestrën e shkollës “Maria Ndihmëtare” ku u bë një bashkëbisedim midis të rinjve dhe Don Àngel-it. Atij iu drejtuan shumë pyetje në lidhje me jetën e tij personale të mëparshme dhe të tanishme. Don Àngel-i iu përgjigj të gjitha pyetjeve me

shumë dashuri e dashamirësi të shoqëruara edhe me nota humori. Atij iu dhurua një ikonë e Zojës së Këshillit të Mirë si shenjë falënderimi për dhurimin e aq shumë dashurie e lumturie për të gjithë. Festa u mbyll me shumë gëzim dhe sigurisht, selfie-t nuk mund të mungonin. Don Àngel u largua pasdite duke mbajtur me vete gëzimin e kënaqësinë Sipër e RM që i kishte dhuruar ky Porosia për vitin 2015 vend. Babai i të rinjve na la me shpresën e një takimi tjetër në një të ardhme jo shumë të Poshtë Gjatë festës largët. së të rinjve të LRS

Prill 2015 |

15


don oreste valle

Nuk jemi një ishull, por pjesë në një realitet që i ka rrënjët në të gjithë botën

“ Stafi dhe nxënësit e Kolegjit “Don Bosko” me Rektorin Madhor Gjilan

Nuk jemi një ishull i vogël, por jemi pjesë e në një realitet etniko-shoqëror, kishtar dhe fetar, që i ka rrënjët në të gjithë botën dhe në të cilën edhe kjo shkollë që po fillon aktivitetin e saj, duhet të japë kontributin e vet

R

ektori Madhor erdhi në Gjilan me 2 tetor rreth orës 12.45 së bashku me sekretarin e tij dhe i shoqëruar edhe nga Ispektori Don

16 | Prill 2015

Pasquale Cristiani dhe nga ekonomi ispektorial Don Marek Gryn. Pas disa çaste sistemimi pas një udhëtimi të gjatë fillon shfaqja e mirëseardhjes në sallën-teatër në praninë e


autoriteteve civile (kryetari i Komunës dhe përfaqësuesit e Komunës dhe Ministrisë së Arsimit) dhe fetare (zëvendësi i ipeshkvit). Ishin të pranishëm mësuesit e shkollës, nxënësit, prindërit e tyre, personeli, shumë miq, rreth 350 veta. Gjithçka filloi me një kërcim në të cilin dallohet nxënësi ynë Rilindi, pastaj marrin fjalën Drejtori i Qendrës Don Dominik Qerimi, Kryetari i Komunës Lufti Haziri, Vikari i Ipeshkvit Don Lush Gjergji dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit. Nxënësit paraqesin një këngë dhe një recitim të shkurtër me fjali të Don Boskos dhe Nënë Terezës, duke vënë në pah atë që dëshironte që të ishte mesazhi i vizitës së Rektorit Madhor: nuk jemi një ishull i vogël, por jemi pjesë e në një realitet etniko-shoqëror, kishtar dhe fetar, që i ka rrënjët në të gjithë botën dhe në të cilën edhe kjo shkollë që po fillon aktivitetin e saj, duhet të japë kontributin e vet. Rektori Madhor në fjalimin e tij ritheksoi të njëjta tema, pastaj duke kujtuar fjalimin e Kryetarit të Komunës theksoi dobinë që rrjedh nga një bashkëpunim i ndërsjellët; duke rimarrë mendimin e Don Lush Gjergjit nënvizoi kontributin që kjo Bashkësi e vogël, që jemi ne, mund të japë për të mirën e qytetit. Nxënësve ju kujtoi se duhet të jenë të vetëdijshëm për burimet e pafundme të zemrës njerëzore dhe të zemrës së tyre, dhe si protagonistë duhet, me inteligjencë, vullnet të mirë dhe sakrificë të vënë baza të mira, edhe për të mirën e brezave të ardhshëm që do t’ju pasojnë në shkollë. Moment i rëndësishëm qe edhe dhurata e një buqete me lule Melisa Dautit, me që do të martohej së shpejti. Nuk munguan komplimentet për Don Dominikun për “Mozaikun e vlerave”. Një valle tjetër mbyll takimin në rreth orës 14. Pas festës nuk mund të mungonte një foto kujtim tek hyrja e shkollës. Pasi përshëndet të ftuarit Rektori Madhor shoqërohet për në drekën solemne. Rektori Madhor shpreh

gëzimin e tij pasi në tavolinë gjendet përballë një njohësi të madh të Nënë Terezës si Don Lush Gjergji, por në dialog me të, tregon se edhe ai ishte gjithashtu një njohës i mirë i veprës dhe përshpirtërisë së shenjtores shqiptare. Dreka vazhdon duke kujtuar Papa Françeskun dhe vizitën e tij në Shqipëri dhe Rektori i Madhor në pension, Don Pascual Chavez. Një falënderim të madh i shkon Don Renatos dhe kuzhinieres për shërbimin

dhe drekën e veçantë të përgatitur me Salezianët dhe e Kolegjit aq përkujdesje. Pas drekës kthehemi nxënësit “Don Bosko” Gjilan përsëri në sallën e teatrit ku Rektori me Rektorin Madhor Madhor bashkëbisedon përzemërsisht me grupin e animatorëve dhe me disa prej nxënësve të shkollës sonë. Pas një momenti shume familjar në të cilën ka dashur të njohë të pranishmit ka vazhduar t’ju përgjigjet pyetjeve të tyre. Rektori Madhor foli pastaj për Dyqindvjetorin e lindjes së Don Boskos, për Oratorin, për Kongregatën Saleziane të shpërndarë në mbarë botën. Rreth orës 16.30 Rektori madhor la Gjilanin për të shkuar në Prishtinë, ku në kishën e Shën Antonit do kremtoi Eukaristinë e shenjtë me pjesëmarrjen e salezianëve, te rinjve, bashkëpunëtorëve, dhe shumë besimtarëve. Prill 2015 |

17


don pavlin zefi

“Don Bosko: shenjë e dashurisë së Zotit për të gjithë të rinjtë” REKTORI MADHOR I SALEZIANËVE VIZITON PRISHTINËN

V

iti 2015 shënon 200 vjetorin e lindjes së Don Bosko-s, një përvjetor që nuk ka si qëllim të kuPoshtë Rektori Madhor jtojë vetem momentin e lindjes gjatë kremtimit të së kësaj figure kaq të madhe Meshës së Shenjtë Prishtinë por, njohjen sa më të thellë me të dhe dëshirën për ta imituar duke vazhduar misionin e tij. Për këtë, Rektori Madhor, pasardhësi i IX-të i Don Boskos, Don Pasqual Chavez, mori një iniciativë përgatitjeje për këtë rast duke propozuar një ecje tri vjeçare: viti I – njohja me biografinë e Don BosSipër Salezianët me Rektorin Madhor dh Inspektorin Prishtinë

18 | Prill 2015

ko-s; viti II – njohja me pedagogjinë e Don Boskos; viti III – njohja me përshpirtërinë e don Boskos-s. Për t’i dhënë hov akoma më të madh kësaj përgatitjeje u mor nisma që Reliket e shenjtit të udhëtonin në të gjithë botën, aty ku janë të pranishëm salezianët. Në këtë shtegtim të Relikeve të Don Bosko-s janë përfshirë edhe qendrat saleziane të Shqipërisë dhe Kosovës që do t’i presin këto Relike pikërisht në muajin Maj 2015. Krahas këtij gëzimi dhe në vazhdën e festimeve për 200 vjetorin, patëm edhe privilegjin të presim Rektorin Madhor, Don Ángel


Fernández Artime, që ështe

zgjedhur në detyrën e pasërdhësit të X-të të Don Bosko-s. Kjo na e shtoi gëzimin edhe më shumë duke ditur se Don Bosko është i gjallë, mbi të gjitha, në personat që vazhdojnë misionin e tij dhe, veçanërisht, në figurën e Rektorit Madhor. Rektori Madhor e filloi vizitën e tij në Qendrën Don Bosko në Prishtinë në mbrëmjen 2 tetorit me celebrimin e Meshës së shenjtë në Kishën famullitare të qytetit. Vlen të theksohet se kjo ishte vizita e parë që një Rektor Madhor bën në Prishtinë. Përzgjedhja e kësaj Kishe ishte e lidhur me faktin se kanë qenë pikërisht salezianët që e kanë themeluar këtë

famulli dhe, për më tepër se 70 vite, kanë shërbyer në të, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin e shumë brezave. Atmosfera ishte shumë festive. Ishin të pranishëm, përveç salezianëve të Prishtinës dhe Gjilanit,

edhe shumë meshtarë të tjerë dioqezanë, bashkëpunëtorët më të ngushtë të misionit salezian, nxënës, ish-nxënës, familje dhe miq të shumtë të Don Bosko-s. Rektori Madhor hyri menjëherë në sintoni me pjesëmarrësit në Meshë duke shprehur kënaqësinë e tij për këtë vizitë dhe duke premtu- Sipër Rektori Madhor pret ar një lutje të shiritin e inaugurimit sallës sportive veçantë për të“Don Bosko” gjithë të pranishmit Prishtinë dhe për familjarët e tyre. “Rastësia” deshi që në këtë ditë të Poshtë Rektori Madhor festohetj liturgjiki- shpërndan dhuratën sht festa e Engjëjve mirënjohëse përfaqësuesit të Mbrojtës dhe një- Fondacionit kishtar Gjerman, Renovabis kohësisht dita e em- Prishtinë

Prill 2015 |

19


rit e Rektorit Madhor. Në homilinë e tij, Rektori Madhor, foli për Zotin, që në provaninë e vet, nuk e braktis kurrë njeriun por i qëndron gjithmonë pranë në shumë mënyra, duke shprehur dashurinë e Tij të pakushtëzuar për të. Edhe Don Bosko ka qenë shprehje e kësaj dashurie për të gjithë të rinjtë që ka takuar dhe vazhdon të takojë edhe sot e kësaj dite nëpërmjet salezianëve dhe të gjithë atyre që bashkëndajnë misionin e tij. Pas Meshës së shenjtë ishte përgatitur një cocktail rasti, gjatë të cilit, Rektori Madhor, pati mundësi të përshëndetej me shumë nga të pranishmit duke treguar thjeshtësinë dhe afërsinë e tij me njerëzit. Nuk mungoi as torta e përgatitur enkas për ditën e emrit të Rektorit Madhor dhe

Çaste nga festa e organizuar me rastin e vizitës së Rektorit Madhor Prishtinë

20 | Prill 2015

shumë foto për të kujtuar këtë moment kaq të veçantë. Mbrëmja mbyllet me darkën e përbashkët, me lutjen e pasmbrëmësores dhe mendimin e natës së mirë nga ana e Rektorit Madhor. Edhe një herë ai shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë duke thënë se vizita e një pasardhësi të Don Boskos mund të jetë plotësisht e arsyetuar qoftë edhe duke takuar vetëm salezianët e një vendi ose bashkësie. Për këtë duke lavdëruar përpjekjet e gjertanishme nxiti punën e mëtejshme në të mirë të gjithë të rinjve të Kosovës. Data 3 tetor ishte e programuar për vazhdimin e vizitës së Rektorit Madhor në Qendrën Don Boko në Prishtinë. Tri ishin momentet kryesore të kësaj vizite: takimi me donatorët gjermanë të Renovabis, in-


augurimi i Qendrës Sportive “Don Bosko” dhe Mesha e shenjtë me familjen saleziane të Kosovës. Takimi i parë i Rektorit Madhor me përfaqësuesit e shoqatës gjermane Renovabis kishte si qëllim falenderimin nga ana e tij për të gjitha projektet me të cilat kanë mbështetur Qendrën Don Bosko në Prishtinë dhe sidomos për ndërtimin e Qendrës Sportive dhe, kërkesën për të vazhduar ta mbështesin akoma edhe më tej këtë Vepër. Momenti i dytë kishte të bënte me inaugurimin e Qendrës Sportive që do të shërbejë për aktivitetet e shkollës por edhe për shumë aktivitete të tjera në shërbim të të rinjve të Prishtinës. Momenti i tretë, shumë intim dhe domethënës ishte ai i Meshës me Familjen Saleziane të Kosovës. Në këtë Meshë, Rektori Madhor, shprehu përsëri kënaqësinë e tij për këtë vizitë duke përsëritur, si një refren,

angazhimin e vazhdueshëm që Familja Saleziane duhet të ketë ndaj fëmijëve dhe të rinjve më të varfër. Njëkohësisht ai falenderoi për mikpritjen dhe për çdo gjë të përjetuar me këtë rast duke lënë të hapur mundësinë për tu rikthyer përsëri. Vizita e Rektorit Madhor në Prishtinë u përmbyll me përshëndetjen me të dhe fotot e rastit duke lënë përshtypje jashtëzakonisht pozitive tek të gjithë dhe një dëshirë për të vazhduar edhe më shumë angazhimin duke patur si shembull jete Don Boskon. Kjo vizitë shënoi për Qendrën Don Bosko në Prishtinë fillimin e festimeve me rastin e 200 vjetorit të lindjes së Don Bosko-s. Nisma të shumta janë të parashikuara gjatë Aspirantët Salezianë këtij viti. Të gjitha do të kenë në Bashkëveprues me Rektorin sfond vizitën e Rektorit Madhor dhe Madhor Prishtinë mesazhin inkurajues të tij.

Prill 2015 |

21


Shtegtimi i Relikeve të

Shën Gjon Boskos në Shqipëri dhe Kosovë

M

e 25 prill 2008 ka filluar shtegtimi i Relikeve të Don Boskos për të arritur çdo shtëpi saleziane në ato shtete ku janë të pranishëm Salezianët e Don Boskos. Duke filluar nga Valdoko, Torino, në bazilikën e Zojës Ndihmëtare, me një kremtim liturgjik shumë mbresëlënës. Shtegtimi i Relikeve të Don Boskos, ka kaluar të pesë kontinentet për nismë të ndërmarrë nga Rektori Madhor i Kongregatës Saleziane të atëhershme, Don Pascual Chavez Villanueva, në përgatitje për Dyqindvjetorin e lindjes së Don Boskos që festohet këtë vit. Faza e parë e shtegtimit ndërkombëtar ka filluar me Rajonet Saleziane të Amerikës së Jugut.

22 | Prill 2015

Duke vazhduar me: - Rajonin Ndër Amerika, nga marsi deri në tetor 2010; - Rajonin Azia Lindore dhe Oqeania, nga nëntori 2010 deri në prill 2011; - Rajonin Azia Jugore, nga maji deri në nëntor 2011; - Rajonin Afrikë-Madagaskar, nga dhjetori 2011 deri në prill 2012, dhe korrik dhe gusht 2012; - Rajonin Evropa Lindore, maj dhe qershor 2012, dhe nga shtatori në nëntor 2012; - Rajonin Evropa Veriore, nga dhjetori 2012 deri gusht 2013; - Dhe Rajonin Italia dhe Lindja e Mesme, nga shtatori 2013 deri në janar 2014. Në Shqipëri dhe Kosove kemi fatin ta pranojmë këtë dhuratë hiri në Vitin Jubilar të Dyqindvjetorit të lindjes së Don Boskos. Kështu Relika do të përbyll shtegëtimin e saj duke u kthyre në Torino prej dhe nga është nisur në 2008. Të shumta kanë qenë frytet e kësaj përvoje besimi për shumë persona që në botën mbarë i janë afruar Relikeve të Don Boskos.


D

on Bosko të presim, siç të presin njerëzit që të duan. Je duke ardhur në trojet shqiptare, tokë e martirizuar për të mbrojtur lirinë, dinjitetin dhe paqen, solidaritetin, fenë, bashkëjetesën, e tani në rrugëtim drejt stabilitetit politik, ekonomik dhe social. Kjo është një tokë ku bijtë e tu janë të dashur e ku karizma edukative saleziane gjen realizimin e vet të plotë. Të presim si Kishë e Posaçme, si Bashkësi Civile dhe si Familje Saleziane. Të presim, sepse kemi nevojë të shohim pasionin tënd shpirtëror, atë të “Da mihi animas”, për të forcuar dhe vazhduar rrugën e së mirës për të rinjtë tanë në të njëjtën mënyrë siç ke bërë ti, me guxim, përpikëri e besim. Kështu, na dhuro që të mësojmë se si të vihemi në shërbim të tyre. Të mirëpresim për të festuar me ty e për t’u lutur me ty; të presim për të fiksuar sytë tanë në sytë e tu… Të presin të rinjtë, për të cilët ke dhënë “edhe frymën e fundit”. Don Bosko të presim!

programmi i shtegtimit

9 - 13 maj 2015 9-10 maj e shtunë - SHKODËR Pasditen e së shtunës dhe krejt të dielën Relikja do të qëndrojë në Shkodër. 11 maj e hënë - TIRANË Në ora 7.00 nisja për në Tiranë. Do të qëndrojë në Tiranë tërë ditën e hënë. 12 maj e martë - GJILAN-PRISHTINË Në ora 6.30 nisja nga Tirana për në Kosovë. Parashikohet që të mbërrijë në Gjilan rreth orës 11.00. Do të qëndrojë në Gjilan disa orë pastaj shtegton drejt Prishtinës ku në ora 18.00 Do të jetë Mesha e Shenjtë në Katedralen Nënë Tereza. 13 maj e mërkurë - TALE Nisja nga Prishtina në orën 9.00 drejt shtëpisë së Bijave të Zojës Ndihmëtare në Tale ku do të qëndrojë deri pasdite. Relikja do të lëjë tokën Shqiptare të mërkurën me 13 Maj dhe do të niset për në Itali nga porti i Durrësit rreth orës 23.00

Për programet e detajuara informohu pranë çdo bashkësie saleziane përkatëse Prill 2015 |

23


Afër apo larg unë mendoj gjithmonë për ju. Një është dëshira ime e vetme: t’ju shoh të lumtur në kohë dhe në përjetësi DON BOSKO


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.