Advertisement
The "Lek Gjoka" user's logo

Lek Gjoka

Jacksonville, United States

Lek Gjoka = Kallmeti Bio: Lekë Gjoka (1970), ka lindur në Kallmet të Lezhës, një nga fshatrat më të bukura në Shqipërinë e Veriut, me një gjelbërim të përhershëm, me ujëra të bollshëm, me njerëz punëtorë e artdashëse bujar. Këtë fshat e njohim edhe me verën "Kallmet", e të tjerët e indetifikojnë me leksikografin e parë shqiptar, e patriotin e madh Ipeshkvin Emzot Frang Bardhi (1606 – 1643).Autori në fillim të vitit 1991, duke mos duruar dot ofshamat e fundit të komunizmit, që kërkonin ta merrnin në varrin greminë që po binte, me qindra jetë djaloshare, arratiset nga ushria në Ersekë të Kolonjës për në Greqi, ku në Athinë njihet me poetin, publicistin e gazetarin e talentuar Kolec Traboini. Ato sëbashku nisin të botojnë reportazhe, artikuj dhe cikle me poezi në gazetën "Egnatia", që botohej në Greqi nga z. Traboini. Në vitin 2001, botoi vëllimin e parë poetik: "Lotët e puthjes", që pasoi me vëllimin e dytë: "Diellin e kapa për veshësh" (2003).

Publications