Fitneja e hilafetit te pretenduar te isis

Page 1

Fitneja e Hilafetit të pretenduar të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit”

© Selefi.org

‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad

1


Fitneja e Hilafetit të pretenduar të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit”

© Selefi.org

‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad

2


Fitneja e Hilafetit të pretenduar të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit”

‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Të gjitha lavdet i takojnë vetëm Allahut, lavdërimet dhe paqja e Allahut qoftë për atë mbas të cilit nuk ka pejgamber tjetër, për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe Shokët e tij. E më pas: Vërtet, ka lindur në Irak përpara disa vitesh një sekt që u vetëquajt “Shteti Islamik në Irak dhe Sham” dhe ai u bë i famshëm me katër shkronja, të cilat janë shkronjat e para të këtij shtetit të pretenduar, prandaj i thonë “DAISH” [ed-Deuletu el-Islamijeh fil-Iraki uesh-Sham]. Udhëheqjen e tij - siç kanë përmendur disa prej atyre që kanë ndjekur formimin dhe zhvillimet e atij grupi - e kanë patur disa persona, njërit prej të cilëve i thonë “Ebul Filan el-Filanij” ose “Ebu Filan Ibën Filan”, që është llagapi i tij me emrin e vendit apo fisit që i atribohet, siç e kanë zakon të emërtohen të panjohurit që fshihen mbas llagapeve dhe emërtimeve. E mbasi që kaloi njëfarë kohe nga lufta që ndodhi në Siri, midis regjimit dhe atyre që luftojnë kundër tij, një numër pjesëtarësh të këtij sekti hynë në Siri jo duke luftuar regjimin, porse duke luftuar e duke vrarë njerëzit e Sunetit që iu kundërvunë regjimit. Dhe është bërë e famshme tani se ata kur duan të vrasin dikë, e vrasin me thika, që është vrasja më e tmerrshme dhe më mizore për njerëzit. Në muajt e parë të këtij Ramadani ata e ndryshuan emrin e sektit të tyre në “Hilafeti Islamik”, dhe halifja i tyre - të cilin e quajnë Ebu Bekr elBagdadij - mbajti një hytbe në Xhaminë e madhe në Mosul. Nga fjalët që tha ai në hytben e tij ishin edhe këto: “Unë kam marrë udhëheqjen tuaj edhe pse unë nuk jam më i miri nga ju.” Dhe të vërtetën ka thënë që ai nuk është më i miri nga ata, se nëse vrasja e viktimave të tyre me thika ka © Selefi.org

3


Fitneja e Hilafetit të pretenduar të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit”

‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad

qenë me urdhërin e tij apo me dijeni e tij apo me miratimin e tij, atëherë ai është më i keqi nga ata, për arsye se Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem - ka thënë: ْ‫ وَﻣَﻦ‬، ‫َﻣﻦْ َدﻋَﺎ إﻟَﻰ ھُﺪًى ﻛَﺎنَ ﻟَﮫُ ﻣِﻦْ اﻟْﺄَﺟْﺮِ ﻣِﺜْﻞُ أُﺟُﻮرِ ﻣَﻦْ ﺗَﺒِﻌَﮫُ ﻟَﺎ ﯾَﻨْﻘُﺺُ ذَﻟِﻚَ ﻣِﻦْ أُﺟُﻮرِھِﻢْ ﺷَﯿْﺌًﺎ‬ .‫َدﻋَﺎ إﻟَﻰ ﺿَﻠَﺎﻟَﺔٍ ﻛَﺎنَ ﻋَﻠَﯿْﮫِ ﻣِﻦْ اﻟْﺈِﺛْﻢِ ﻣِﺜْﻞُ آﺛَﺎمِ ﻣَﻦْ َﺗﺒِﻌَﮫُ ﻟَﺎ ﯾَﻨْﻘُﺺُ ذَﻟِﻚَ ﻣِﻦْ آﺛَﺎﻣِﮭِﻢْ ﺷَﯿْﺌًﺎ‬ “Kush thërret në udhëzim do të ketë shpërblim sikurse shpërblimi i atyre që e pasojnë atë, pa u pakësuar asgjë nga shpërblimi i tyre; dhe kush thërret në devijim do të ketë gjynah sikurse gjynahet e atyre që e pasojnë atë, pa u pakësuar asgjë nga gjynahet e tyre.”1 Këtë fjali të cilën e tha ai në hytben e tij, e ka thënë përpara tij halifeja i parë në Islam, mbas të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, Ebu Bekr es-Siddijk - radij-Allahu ‘anhu ue erdahu - i cili është më i miri i këtij Umeti, kurse ky Umet është më i miri nga të gjitha umetet. Ai e tha atë nga modestia, edhe pse ai e dinte dhe Sahabët e dinin po ashtu se ai ishte më i miri, për shkak të argumenteve që e vërtetojnë këtë, nga fjalët e të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -. Dhe është në të mirën e anëtarëve të këtij sekti që të rishikojnë vetet e tyre dhe të kthehen në udhëzim, përpara se shtetin e tyre ta marrin stuhitë, ashtu siç u ka ndodhur shteteve të ngjashme me të, të cilat u ngritën në periudha të ndryshme kohore. Të bën të ndjehesh keq fakti që fitneja e këtij hilafeti të pretenduar që lindi përpara disa ditësh ka gjetur pranimin e disa të rinjve të vegjël në moshë, në shtetin e dy Harameve, të cilët e shfaqën gëzimin dhe lumturinë e tyre ashtu sikurse gëzohet i eturi kur shikon vegime. E mes tyre pati të atillë që pretenduan se i dhanë besën këtij halifes së panjohur!

1

Transmetuar nga Muslimi (nr.6804).

© Selefi.org

4


Fitneja e Hilafetit të pretenduar të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit”

‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad

E si mund të shpresohet mirësi nga ata që janë sprovuar nga tekfiri dhe vrasja me metodat më të neveritshme e më të tmerrëshme? Ata të rinj e kanë detyrë që t’i ngrejnë lart vetet e tyre duke mos shkuar mbas krakëllimave të çdokujt që krakëllin, për çdo veprim të kthehen tek ajo që ka ardhur nga Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - dhe nga i Dërguari i Tij - sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, sepse aty qëndron pagabueshmëria, siguria dhe shpëtimi në dynja e në ahiret, si dhe të kthehen tek dijetarët që janë këshillues për ta dhe për Muslimanët. Dhe nga shembujt e atyre që gjetën sigurinë për shkak të kthimit tek dijetarët, pasi që kishin mendime të devijuara, është transmetimi që ka sjellë Muslimi në Sahihun e tij (nr.191), nga Jezid Ibnul-Fakiir, i cili ka thënë: “Më kishte pushtuar një nga idetë e Khauarixhëve. Kështu, ne dolëm me një grup i përbërë nga një numër personash. Donim që të bënim haxhin dhe pastaj ta shfaqnim tek njerëzit rrugën tonë. Atëherë kaluam nëpër Medine, kur sakaq, Xhabir Ibën ‘AbdIlah po u transmetonte njerëzve - i ulur tek një shtyllë - nga i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -. Në atë kohë ai përmendi banorët e Xhehenemit. Unë i thashë atij: “O shoku i të Dërguarit të Allahut! Çfarë është kjo që po transmeton? Allahu thotë:         “O Zoti Ynë, cilindo që Ti e fut në zjarr, Ti e ke poshtëruar atë.”2 dhe:

2

Aali-Imran, 192.

© Selefi.org

5


Fitneja e Hilafetit të pretenduar të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit”

‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad

       “Sa herë që do të duan të dalin nga ai, do të kthehen në të.”3 Kështu që, çfarë është kjo që po thoni?” Ai tha: “A e lexon Kur`anin?” Unë thashë: “Po!” Ai tha: “A ke dëgjuar për vendin e Muhamedit - ‘alejhis-selam - në të cilin Allahu ka për ta ngritur atë?” Unë thashë: “Po!” Ai tha: “Epo ai është vendi i Muhamedit - sal-Allahu 'alejhi ue sel-lem - i lavdëruar, me të cilin (me ndërmjetësimin e tij) Allahu ka për të nxjerrë (nga Zjarri) kë të dojë Ai.” Pastaj ai përshkroi vendosjen e Siratit (Ura mbi Xhehenem) dhe kalimin e njerëzve mbi të, mirëpo kam frikë se nuk e mbaj mend mirë përshkrimin e tij. Pastaj tha: “Disa njerëz do të dalin nga Zjarri pasi që kishin hyrë në të, domethënë do të dalin ashtu siç del nga toka kërcelli i susamit dhe do të hyjnë në një prej lumenjve të Xhenetit dhe do të lahen në të. Nga aty do të dalin sikur të jenë fletë të bardha.” Pastaj u larguam dhe thamë: “Të gjorët ju! A mos mendoni se Shejkhu (Xhabir Ibën ‘AbdIlah) po gënjen për të Dërguarin e Allahut - sal-Allahu 'alejhi ue sel-lem -?! Ne u kthyem (nga Haxhi) dhe e braktisëm mendimin e 3

Es-Sexhdeh, 20.

© Selefi.org

6


Fitneja e Hilafetit të pretenduar të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit”

‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad

Khauarixhëve dhe uAllahi, asnjëri nga ne nuk shkoi që të thërriste në mendimin e Khauarixhëve, me përjashtim të një burri të vetëm.”4 Ky hadith tregon se si u sprovua ky grup njerëzish me simpatizimin e idesë së Khauarixhëve në shpalljen qafir të atij që bën gjynahe të mëdha dhe besimin se ai do të jetojë përgjithmonë në Zjarr. Duke u takuar me Xhabirin - radij-Allahu ‘anhu - dhe me sqarimin që u bëri ai, ata u kthyen në udhëzimin që ua tregoi ai, e braktisën të pavërtetën që kishin kuptuar dhe i rregulluan vetet e tyre duke hequr dorë nga rebelimi që donin të bënin mbas Haxhit. Dhe kjo është nga dobitë më të mëdha që përfiton Muslimani me kthimin e tij tek dijetarët. Gjithashtu, rrezikshmërinë e ekstremizmit në Fe, devijimin nga e vërteta dhe largimin nga rruga e Ehli-Sunetit dhe Xhematit e dëshmon edhe fjala e Pejgamberit - sal-Allahu 'alejhi ue sel-lem -, nga hadithi i Hudhejfes - radij-Allahu ‘anhu -: ‫ وَﻛَﺎنَ رِدْءًا ﻟِﻠْﺈِﺳْﻠَﺎ ِم‬، ِ‫ ﺣَﺘﱠﻰ إِذَا رَأَﯾْﺖَ ﺑَﮭْﺠَﺘَﮫُ ﻋَﻠَﯿْﮫ‬, َ‫ِإنﱠ َأﺧْ َﻮفَ ﻣَﺎ أَﺧَﺎفُ ﻋَﻠَﯿْﻜُﻢْ رَﺟُﻞٌ ﻗَﺮَأَ اﻟْﻘُﺮْآن‬ ‫ ﯾَﺎ ﻧَﺒِﻲﱠ‬: ُ‫ ﻗُﻠْﺖ‬. " ِ‫ وَرَﻣَﺎهُ ﺑِﺎﻟﺸﱢﺮْك‬, ِ‫ وَﺳَﻌﻰ ﻋَﻠَﻰ ﺟَﺎرِهِ ﺑِﺎﻟﺴﱠﯿْﻒ‬، ِ‫ﺦ ِﻣﻨْﮫُ وَﻧَﺒَﺬَهُ وَرَاءَ ﻇَﮭْﺮِه‬ َ ‫ﺴ َﻠ‬ َ ْ‫اﻧ‬ " .‫ " ﺑَﻞِ اﻟﺮﱠاﻣِﻲ‬: َ‫ أَوِ اﻟْﻤَﺮْﻣِﻲﱢ ؟ ﻗَﺎلَ ﺻَﻠﱠﻰ اﻟﻠﱠﮫُ ﻋَﻠَﯿْﮫِ وَﺳَﻠﱠﻢ‬، ‫اﻟﻠﱠ ِﮫ ! َأﯾﱡﮭُﻤَﺎ أَوْﻟَﻰ ﺑِﺎﻟﺸﱢﺮْكِ اﻟﺮﱠاﻣِﻲ‬ “Vërtet, gjëja të cilës i frikësohem më së shumti për ju është burri që e lexon Kur`anin, derisa të shikohen tek ai mirësitë e Kur`anit dhe ai është në përkrahje të Islamit. Pastaj ai e lë Kur`anin dhe i kthen shpinën dhe drejtohet me shpatë në dorë për tek fqinji i tij dhe e akuzon atë se ka bërë shirk.” Unë thashë: “O Pejgamberi i Allahut, cili nga ata të dy meriton më shumë që të akuzohet për shirk: ai që akuzon apo ai që akuzohet?” Ai - sal-Allahu 'alejhi ue sel-lem - tha: “Padyshim që akuzuesi.”5 4

Tha Haxhaxh Ibën esh-Sha’ir: “Kjo është përafërsisht ashtu siç tha Ebu Nu’ajmi.” Dhe Ebu Nu’ajmi është el-Fadl Ibën Dukejn, njëri prej burrave në zinxhirin e transmetimit. © Selefi.org

7


Fitneja e Hilafetit të pretenduar të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit”

‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad

Mosha e re është mosha kur më së shumti ndodhin keqkuptimet, gjë të cilën e dëshmon transmetimi i Bukharit në Sahihun e tij (nr.4495), me zinxhirin e transmetimit që mbërrin tek Hisham Ibën ‘Urweh, nga babai i tij, i cili ka thënë: “I thashë ‘Aishes, gruas së Pejgamberit - sal-Allahu 'alejhi ue sel-lem -, dhe atëkohë unë isha i ri në moshë: “Më trego për Fjalën e Allahut - Tebarake ue Te’ala -:                   

“Kodrinat Safa dhe Merua (në Mekë) janë pjesë e Simboleve të Allahut, prandaj ai që viziton Qaben për haxh ose për umre, s’ka kurrfarë gjynahu nëse bën tauafin tek ato të dyja.”6 sepse unë mendoj që nuk ka asnjë gjynah për atë që nuk bën tauafin tek ato të dyja.” Atëherë tha A’ishah: “Kurrësesi! Sikur të ishte ashtu siç thua ti, ajeti do të kishte qenë: s’ka kurrëfarë gjynahu nëse nuk e bën tauafin tek ato të dyja. Mirëpo ky ajet ka zbritur për Ensarët, të cilët thernin kurban për idhullin Menat (përpara Islamit) dhe Menati ndodhej në luginën Kudejd (midis Safas dhe Meruas). Dhe ata (kur hynë në Islam) e kishin të vështirë që të bënin tauaf midis Safas dhe Meruas. Kur erdhi Islami, ata e pyetën të Dërguarin - sal-Allahu 'alejhi ue sel-lem - për këtë. Kështu, Allahu zbriti ajetin:

5

E ka transmetuar Bukhari në et-Tarijkh, si edhe Ebu Ja’la, Ibën Hibbani dhe Bezari. Shiko es-Sahijhah (nr.3201) të Albanit. 6 El-Bekarah, 158. © Selefi.org

8


Fitneja e Hilafetit të pretenduar të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit”

‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad

                  

“Kodrinat Safa dhe Merua (në Mekë) janë pjesë e Simboleve të Allahut, prandaj ai që viziton Qaben për haxh ose për umre, s’ka kurrfarë gjynahu nëse bën tauafin tek ato të dyja.”7” ‘Urweh Ibën ez-Zubejr është nga Tabi’inët më të mirë, një prej shtatë fukahave të Medines, në kohën e Tabi’inëve. Ai e arsyetoi kuptimin e tij të gabuar me faktin që ai ishte i ri në moshë kur e bëri atë pyetje. Dhe është e qartë që mosha e re është shkak për kuptimin e gabuar dhe se mirësia e siguria është në kthimin tek dijetarët. Dhe ka ardhur tek Sahihu i Bukharit (nr.7152), nga Xhundub Ibën ‘AbdIlah, i cili ka thënë: ‫ وﻣَﻦ اﺳﺘﻄﺎع أن ﻻ‬،‫ ﻓﻤَﻦ اﺳﺘﻄﺎع أن ﻻ ﯾﺄﻛﻞ إﻻﱠ ﻃﯿﱢﺒﺎً ﻓﻠﯿﻔﻌﻞ‬،‫إنﱠ أوﱠل ﻣﺎ ﯾﻨﺘﻦ ﻣﻦ اﻹﻧﺴﺎن ﺑﻄﻨُﮫ‬ .‫ﯾُﺤﺎل ﺑﯿﻨﮫ وﺑﯿﻦ اﻟﺠﻨﱠﺔ ﺑﻤﻞء ﻛﻒﱟ ﻣﻦ دم ھﺮاﻗﮫ ﻓﻠﯿﻔﻌﻞ‬ “Vërtet, e para gjë që kalbet tek njeriu është barku i tij, andaj kush ka mundësi që të mos ushqehet me asgjë tjetër pos gjërave të mira, le ta bëjë këtë; dhe kush ka mundësi që të mos e ndalojë hyrjen e tij në Xhenet me derdhjen e një grushti gjak, le ta bëjë këtë.” Ka thënë el-Hafidh Ibën Haxher në el-Fet`h (13/130): “Ky transmetim ka ardhur merfuë 8 tek Taberani po ashtu, nëpërmjet Isma’il Ibën Muslim, nga Haseni, nga Xhundubi, me tekstin: “A e dini se unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut - sal-Allahu 'alejhi ue sel-lem - të thotë: ‫ﻻ ﯾﺤﻮﻟﻦﱠ ﺑﯿﻦ أﺣﺪﻛﻢ وﺑﯿﻦ اﻟﺠﻨﱠﺔ وھﻮ ﯾﺮاھﺎ ﻣﻞءُ ﻛﻒﱢ دم ﻣﻦ ﻣﺴﻠﻢ أھﺮاﻗﮫ ﺑﻐﯿﺮ ﺣﻠﱢﮫ‬ 7

El-Bekarah, 158.

8

Shënim i përkthyesit: Domethënë ka ardhur nga Pejgamberi - sal-Allahu 'alejhi ue sel-lem -.

© Selefi.org

9


Fitneja e Hilafetit të pretenduar të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit”

‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad

“Mos lejoni assesi që të pengohet hyrja juaj në Xhenet - ndërkohë që e shikoni atë - nga një grusht gjak që ia keni derdhur Muslimanit padrejtësisht.”” Ky hadith edhe pse nuk është transmetuar qartazi nën autoritetin e Pejgamberit, ai merr gjykimin se është transmetuar nën autoritetin e tij, sepse këto fjalë nuk mund të thuhen nga mendja, ndërkohë që ai është një kërcënim i rëndë për vrasjen e Muslimanit padrejtësisht. Këto hadithe e transmetime janë disa nga ato që i kam përmendur në broshurën “Me çfarë logjike e me çfarë feje mund të jenë shpërthimet me bomba dhe shkatërrimi Xhihad?! Mjerë për ju, zgjohuni o ju të rinj!” Tek kjo broshurë ka ajete, hadithe dhe transmetime të shumta për ndalimin e vetëvrasjes dhe ndalimin e vrasjes së të tjerëve padrejtësisht. Është botuar kjo broshurë më vete në vitin 1424 Hixhrij, si dhe u botua së bashku me broshurën tjetër me titull: “Këshillim dhe përkujtim për ata që kanë mbetur akoma të sprovuar me tekfirin dhe shpërthimet me bomba”, brenda përmbledhjes së librave dhe artikujve të mi (vëll.6, fq.225-279). Kështu që, është detyrë për ata të rinj që janë rreshtuar mbas kakërimave të këtij sekti që të rishikojnë vetet e tyre dhe t’i thërrasin mendjes. As të mos e kalojnë në mendje që t’i bashkangjiten atij sekti dhe të dalin nga kjo jetë të veshur me brezat me eksploziv apo duke u therur me thika, që është edhe veçori e këtij sekti. Ata e kanë detyrë që t’i përmbahen dëgjimit dhe bindjes ndaj shtetit Saudit, në të cilin kanë jetuar ata dhe kanë jetuar baballarët dhe gjyshërit e tyre. Ata kanë jetuar nën qeverisjen e këtij shteti me siguri dhe qetësi. Dhe ky shtet është me të vërtetë shteti më shembullor dhe më i mirë nga të gjitha shtetet e botës, pavarsisht mangësive që ka në të, shkaku më i madh i të cilave është fitneja e atyre që duan ta bëjnë këtë vend si Perëndimi, ata të cilët jargaviten duke pasuar qorrazi Perëndimin në çdo gjë të dëmshme.

© Selefi.org

10


Fitneja e Hilafetit të pretenduar të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit”

‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad

E lus Allahun - ‘Azze ue Xhel-le - që t’i rregullojë gjendjet e Muslimanëve në çdo vend, që t’i udhëzojë të rinjtë e tyre, djemtë e vajzat, në çdo të mirë, që ta ruajë shtetin e dy Xhamive të Shenjta, qeverinë dhe popullin e tij, nga çdo e keqe, që të na japë sukses neve në çdo të mirë dhe që të na mbrojë nga e keqja e të këqijve dhe kurthet e të poshtërve. Padyshim që Allahu është Dëgjues dhe i përgjigjet lutjeve. Lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe Shokët e tij.

Përktheu: Alban Malaj ‘Auali, Mekkeh 2 Muharram 1435 Hixhrij/25 Tetor 2014 Miladij

© Selefi.org

11


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.