Krejt papritur u bëre shejkh

Page 1

Krejt papritur u bëre Shejkh???!!!  Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhamed Abdullahit dhe muridave të tij © http://albanmalaj.multiply.com/


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit. E gjithë lavdia i takon Allahut; lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin e Allahut, si dhe mbi Familjen e dhe Shokët e Tij. E më tej: Një i ri i cili njihej që kishte dije, e kishte ngritur lart veten e tij dhe fliste e sillej tërë fodullëk me këtë dituri para atyre që ishin më të vjetër se ai. Kjo gjë e zemëroi Sufjan eth-Theurin i cili i tha: “Selefët nuk kanë qenë kurrë kështu; ata kurrë nuk kërkonin të ishin udhëheqësa apo të uleshin në krye të mexhliseve derisa ta kërkonin këtë dituri për tridhjetë vjet me rradhë, kurse ti sillesh tërë fodullëk para atyre që janë më të vjetër se ty?! Çohu, as mos të të shoh më në mexhlisin tim!” Transmetuar nga Bejhakiu në “el-Medkhal ila es-Sunenul-Kubra” (2/74)

Ka thënë Imami dhe Muxhahidi ‘Abdullah Ibnul-Mubarak rahimehullah: ، ‫ وﻃﻠﺒﺖ اﻟﻌﻠﻢ ﻋﺸﺮﯾﻦ ﺳﻨﺔ‬، ‫ﻃﻠﺒﺖ اﻷدب ﺛﻼﺛﯿﻦ ﺳﻨﺔ‬ ‫وﻛﺎﻧﻮا ﯾﻄﻠﺒﻮن اﻷدب ﺛﻢ اﻟﻌﻠﻢ‬

“Kalova tridhjetë (30) vjet duke mësuar sjelljet, pastaj e kërkova dijen për njëzet (20) vjet. Dhe ata (Selefët) kërkonin të mësonin në fillim sjelljet pastaj dijen.”

E më tej:

© http://albanmalaj.multiply.com/

2


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

Ka thënë Shejkh Ebu ‘Abdil-‘Alaa Khalid Ibn Muhamed Ibn ‘Uthman elMisrij hafidhahullah:

Es-Selamu ‘Alejkum ue Rahmetullahi ue Barakatuhu. Me të vërtetë lavdia i takon Allahut, Atë e lëvdojmë, ndihmë dhe falje prej Tij kërkojmë. Kërkojmë nga Allahun të na ruajë nga të sherret e veteve tona dhe nga të këqijat e veprave tona. Kush udhëzohet nga Allahu s’ka kush ta humbasë, dhe atë që Allahu e humb, s’ka udhëzues për të. Dhe dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të pa ortak; dhe dëshmoj se Muhamedi është rob i Tij dhe i Dërguari i Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

E më tej:

Po ju drejtohem juve me këto fjalë të mira në lidhje me çështjen e cila është zmadhuar tek shumë njerëz, e cila është: A është me vend përdorimi i titullit “Shejkh” për çdo njeri?! Dije – Allahu të dhëntë kuptim të drejtë – se titullin “Shejkh” si gradë diturie nuk e meriton askush, me përjashtim të atij që ka arritur një gradë të caktuar në dituri apo në moshë apo në fisnikëri. Dhe kështu është pyetur Shejkh Ibn ‘Uthejmini rahimehullah: “A është e saktë të emërtuarit me titullin “Shejkh” të çdo personi, sidomos tani që kjo fjalë është përhapur gjithandej. Shpresoj një sqarim të kësaj çështjeje.” Përgjigja: Fjala “Shejkh” në gjuhën Arabe s’përdoret për njeri tjetër përveç se për atë që është i madh: ose i madh në moshë, ose i madh në dijen e tij ose në pasurinë e tij apo në gjëra të kësaj natyre, dhe nuk emërtohet me të i vogli. Mirëpo, sikurse e thashë, kjo tani është

© http://albanmalaj.multiply.com/

3


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

përhapur në masë, saqë pothuajse edhe xhahili apo ai që s’ka dije hiç po emërtohet me titullin “Shejkh”. Dhe unë mendoj se kjo është e gabuar, ngase ti nëse emërton një person me fjalën “Shejkh” ndërkohë që ai është xhahil dhe s’ka dije hiç, atëherë njerëzit do të mashtrohen nga ai, do të mendojnë se ai ka dije, do të kërkojnë fetva prej tij etj... Dhe kështu do të ketë pasoja të mëdha. Dhe shumë njerëz – lusim Allahun të na japë neve dhe juve udhëzim – nuk e vrasin shumë mendjen nëse pyeten për të dhënë fetva, edhe nëqoftëse flasin pa dije, ngase ai mendon se po tha “Nuk di!”, kjo do të jetë si cungim i meritës së tij. Mirëpo njerëzit e kanë pjesë të tipit të tyre dashurinë për t’u dukur (për famë), me përjashtim të atyre që i ka ruajtur Allahu ‘Azze ue Xhel. Dhe ajo që mendoj unë është se me fjalën “Shejkh” duhet të emërtohen vetëm ata që e meritojnë atë, ose për moshën e tij, ose për fisnikërinë dhe udhëheqjen që gëzon tek populli i tij, ose për diturinë e tij. Kjo është e njëjtë me ata që po bëjnë disa njerëz sot, të cilat i emërtojnë dijetarët në përgjithësi me fjalën “Imam”, madje edhe nëse ky dijetar është prej mukalidëve thonë, “Ai është Imam”. Edhe kjo gjithashtu është e gabuar. Nuk duhet të përdoret titulli “Imam” për cilindo, përveç se për ata që e meritojnë të jenë “Imam”, i cili ka pasues [1] dhe fjala e tij ka peshë mes Muslimanëve.” [2]

Mirëpo fanatikët e verbër në çdo kohë e në çdo vend – sipas gjendjes së tyre – mësuesin dhe edukuesin e tyre e konsiderojnë “Shejkh”, edhe nëqoftëse ai është njeri i bidatit, ose ai është “Shejkhu” sipas traditës dominuese, sepse kush mësoi një dije – edhe nëqoftë ajo dije dynjaje - nga duart e një personi, atëherë thuhet: ky person është shejkhu i tij në këtë dije, pa marrë parasysh gjendjen e këtij “Shejkhu” se a pajtohet ai me Sunetin dhe çfarë grade ka ai në dije. Madje edhe krerëve të tarikateve Sufiste u thonë “Shujukh”, siç e përmban tradita e ndjekësve të tyre. Kështu pra. Madje prej thënieve të tjera të Sufistave është edhe, “Çdo Shejkh ka tarikatin e tij.” Fundnotë: [1] Mutebi’unë [Pasues të Argumenteve] e jo Mukalidunë [Pasues Qorra]. [2] Lika` el-Bab el-Meftuh [117] nga Shejkhu i Nderuar Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin rahimehullahu Te’ala.

© http://albanmalaj.multiply.com/

4


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

E më tej: Me lejen e Allahut do t’ju flas në këtë shkrim për një “Shejkh”. Por përpara se të flas për atë “Shejkh”, ju ftoj të lexoni disa fjalë të arta që ka thënë Shejkh Sa’d el-Husajn në sqarimin e dallimit midis Selefiut, Muridit Sufij dhe Hizbiut: “Përsa i përket muridit sufij apo hizbiut të cilët zgjedhin robërimin ndaj njerëzve – e sa zgjedhje e keqe është ajo- nuk clirohen dot nga litari me të cilin lidhet gomari apo nga frerët që i vihen mushkës dhe me të cilat e komandon shejhu i grupacionit apo udhëheqësi i partisë apo emiri i atij xhemati, në lidhje me cështjet e e fesë dhe davetit, e në mënyrë të vecantë në cështjet e davetit. Nëpërmjet këtyre liderëve, shejtani i komandon ata, duke shfytëzuar emërtimin shejh sekti apo udhëheqës partie apo emir xhemati, si dhe nëpërmjet bidateve të tyre ideologjike, të cilat padrejtësisht emërtohen si ideologji islame. Selefinjtë bashkëkohorë nuk kanë shpëtuar paq nga kurthet e shejtanit, duke ndodhur që grupe të ndryshme prej tyre vecohen secili më vete me një shejh të caktuar selefij, duke dashur dhe urryer për të, specifikisht për personalitetin e tij.Kjo nuk bën pjesë tek mirësia me të cilën Allahu i ka dalluar ata në pasimin e teksteve fetare sipas kuptimit të sahabëve, tabiinëve dhe pasuesve të tabiinëve, pra brezat e dalluar dhe të lavdëruar. Në këtë mënyrë ata nga selefinj pasues u shndërruan në fanatikë imitues të verbër, pavarësisht nëse pretendojnë të kundërtën.Ah sikur cështja të kishte vetëm aspektin e taklidit(imitimit të verbër) –pavarësisht pretendimit që ata kanë se po bëjnë it-tiba`a ( pasim me njohje të argumentit dhe arsyetimit fetar) – por kjo shkoi akoma më tej duke u shndërruar në fanatizëm ekstrem në raport me shejhun që ndjekin, duke arritur deri në tebdi`(konsiderim bidatci) apo tefsik(konsiderim gjynahqar) apo ndoshta edhe tekfir(konsiderim kafir) të atij që kundërshton shejhun e tyre, qoftë në një cështje apo në disa, duke u shndërruar selefiu në murid.”

Mandej thotë më tej Shejkh Sa’d el-Husajn: “T`i shmangemi përngjasimit me muridat sufinj dhe hizbinjtë, të cilët para shejhut të tarikatit apo udhëheqësit të grupacionit janë sic është i vdekuri(i dorëzuar, i nënshtruar totalisht) në duart e atij që e lan.”

© http://albanmalaj.multiply.com/

5


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

Këto fragmente janë marrë nga përkthimi i servirur nga efendi Shuajb Rrexha. Madje vetë efendia ka ofruar edhe disa komente të tijat, siç e ka natyra e tij demagoge:

“Muridi është nxënësi dhe shërbëtori i shejhut sufij. Muridi është shembull tipik i bindjes së verbër ndaj prijësit, duke mos guxuar të flasë para shejhut apo të dyshojë në fjalën e tij apo aq më pak që ta kundërshtojë atë.”

Efendia pasiqë dha një përkufizim të termit “murid”, tenton më pas ta pllakosë këtë emërtim mbi Selefitë Shqiptarë duke thënë:

“Sa shumë ngjan kjo cështje me sjelljen e disa ekstremistëve hadadinj të cilët nuk të konsiderojnë selefij nëse nuk shkon të marrësh mësime tek “fabrika” e “fabrikantëve”.”

Madje thotë më tej: “Pikërisht këtë thirrje po bëjnë cdo ditë “fabrikantët” e “fabrikës” dhe homologët e tyre kudo që ndodhen, duke mos lejuar që të diskutohet për asnjë arsye mendimi i një shejhu që pasojnë, madje akoma më keq pasojnë ndonjë nxënës dije fytyrëvrenjtur, me cehre gjakpirësi, që për fat të keq e kanë përdhosur pozicionin e nxënësit të dijes.” Efendija shfaqet sikur lufton pasimin e verbër që të shndërron në “murid sufist” dhe në “hizbi”. Mirëpo ai i jep fjalëve të Shejkh Sa’dit një kahje tjetër nga ajo që ka për qëllim Shejkhu në të vërtetë. Efendija i zbaton këto fjalë mbi Selefitë Shqiptarë paturpësisht dhe këtë e bën duke ndërlidhur fjalët e Shejkhut me komentet e tija tinëzake. Mirëpo siç thonë Arabët, nuk merren në konsideratë fjalët që thuhen përderisa ato bien ndesh me realitetin.

Efendija nuk sjell asnjë dëshmi të qartë për të vërtetuar “muridizmin” apo “hizbizmin” e Selefive Shqiptarë karshi “nxënësave fytyrëvrenjtur e me çehre gjakpirësi”. © http://albanmalaj.multiply.com/

6


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

Mirëpo, e vërteta është se efendija i akuzon Selefitë Shqiptarë për sëmundjet nga të cilat s’po gjen derman ai dhe pjesëtarët e tjerë të hizbijes së tyre. Dhe, ndryshe nga ç’bën efendija, unë po i sjell këtu disa fragmente nga histeria dhe melankolia e muridave të “Shejkh Doktor Muhamed Abdullahit” – personazhi të cilit i dedikohet ky artikull – për të vërtetuar dhe faktuar se fjalët e Shejkh Sa’d el-Husajn bashkë me komentet tinëzake të efendi Rrexhës zbatohen kryekëput mbi hizbijen e tyre të kryesuar nga udhëheqësi shpirtëror Muhamed Abdullahi. Në to do të dëshmoni mendjelehtësinë, idiotësinë, lajthitjen, marrëzinë, eksitimin, militantizmin, ekstremizmin, vobektësinë dhe natyrisht injorancën e muridave të “Doktorit” i cili krejt papritur u bë “Shejkh”!!! Dhe fatkeqësia më e madhe është se ata që mbahen si “hoxhallarët e nderuar” të hizbijes së tyre i lexojnë këto fjalë të muridave në forumin e tyre Albselefet.net – i cili vetëm forum Selefij s’mund të jetë kurrë – apo në faqe të tjera, dhe rrinë si shejtanë memecë e nuk i kritikojnë apo ti këshillojnë e t’i korrigjojnë. Fatkeqësi akoma më e madhe është kur disa prej tyre i inkurajojnë më tej muridat duke e madhëruar “Shejkhhun” më tej dhe i falenderojnë për fjalët që thonë! Lus Allahun që ky material të jetë dobiprurës dhe ndërgjegjësues për çdo të sinqertë që është mashtruar nga ky sharlatan aventurier dhe nga vasalët e tij servilë e qelepirxhinj.

© http://albanmalaj.multiply.com/

7


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

*** Sulejman Kushi:

[Alban Malaj: Kjo është pamja e kanalit “Udhëzimi dhe Drita” ku publikohen mësimet dhe predikimit e “Shejkhut” në Youtube. Të gjithë e dinë se “Udhëzimi dhe Drita” quhet seria e kasetave të Shejkhul-Albanit rahimehullah. Sulejman Kushi, krahu i djathtë i “Shejkhu” paradoksalisht si simbol të “Udhëzimit dhe Dritës” që rrezaton kanali i tij ka vendosur pikërisht surratin e “Shejkhut”, majtas, djathtas, lartë poshtë... kudo shikon surratin e “Shejkhut”! Pra, e thënë shkurt, Udhëzimi dhe Drita është vetë “Shejkhu”! Efektet e “Udhëzimit” dhe “Dritës” së rrezatuar nga “Shejkhu” lexojini më poshtë.]

© http://albanmalaj.multiply.com/

8


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

*** Tonyss: Disa fjal mbi Hoxhën e nderuar, Muhammed Abdullahi (Tan Kristi). Muhammed Abdullahi është një hoxhë nga Shqipëria, jeton në Durrës, që në moshën 13 vjeçare është kovertuar në Fenë Islame, ka dalur në kërkim të dijës që nga viti 1993 dhe akoma është në kërkim të dijës. Ka specializuar në vitin 2000 në shumë lëmi. Është nga hoxhallarët më të mirë në trojet Shqiptare, ka mësuar tek Sheikh Albani (Allahu e mëshiroftë), Sheikh Ibn Baz (Allahu e mëshiroftë), Sheikh Ibn Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë), gjithashtu edhe tek disa dijetarë të Libanit, Siris e Arabisë Saudite.

[Alban Malaj: A e lexuat brroçkullën më lart? Ky murid i Muhamed Abdullahit shpif, gënjen, mashtron, trillon... quajeni si të doni, duke thënë se shejkhu i tij paska mësuar me Shejkh Albanin, me Shejkh Ibn Bazin dhe Shejkh Ibn Uthejminin!!! A ka Selefij që ta hajë këtë trahana të gatuar nga muridat e “Shejkhut”? Në sa derse të Shejkh Albanit, Shejkh Bin Bazit dhe Shejkh ‘Uthejminit qenka ulur “Shejkhu” juaj???!!! Nuk harroj të përmend këtu edhe një tjetër gënjeshtër të muridave të cilët thonë se “Shejhu” i tyre ka mësuar tek Abdul-Kadir Arnauti!!! Dëgjoje ç’ka thotë Abdul-Kadir Arnauti për Shejhun e tyre, apo për “nxënësin e tij” në këtë video, [09: 41]: “...i kanë shtie fitilat mes hoxhallarëve, e kan kap nji hoxh e kan vra vrrrrrr, e kan mbyt n’vend, pse ju ka prish fjal, dhe njani prej tyne ishte atje, ka ik prej atje ka ardh ktu tash, nuk guxon me u kthy...” http://www.youtube.com/watch?v=lMJNO3H-X1M

Mandej, së fundi muridat e “Shejkhut” kanë përhapur zëra jo-publike kinse “Shejkhu” paska mësuar edhe me Shejkh Muhamed Se’id Rraslan!!!]

***

© http://albanmalaj.multiply.com/

9


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

Tonyss kosovo: The brother Muhammed Abdullahi, is a best imam in Balkan [Përkthimi: Vëllai Muhammed Abdullahi, është imami më i mirë në Ballkan]

***

Qëndrim Ismajli: he's probably the best imam in all albanian lands,he's a islamic preacher ,he's really a follower of sunnah he's wants to disapear bidah in our mosques,he's a imam who in the name of ALL-LLAH heals sick people,and he swore by ALL-LLAH who has the disease of AIDS to go to him, and he will heal with the Kur'an.He's a great imam,even our brothers who studies in medina ,cairo,etc said he's really the best albanian imam.He's indeed a great follower of our beloved Muhammed savs. He is following the steps of the greatest scholar of 20th century Nasirudeen Shaykh al-Albani who also is originally from Albania.What to say else for him. InshaALL-LLAH we'll see our imam Muhammed Abdullahi free soon [Përkthimi: ai është ndoshta imami më i mirë në të gjitha tokat shqiptare, ai është një thirrës islamik, ai është me të vërtetë një ndjekës i sunetit dhe ai kërkon të zhdukë bidatin në xhamitë tona, ai është një imam i cili në emër të ALL-LLAHUT i shëron njerëzit e sëmurë, dhe ai është betuar në ALL-LLAH se kush ka sëmundjen e AIDS të shkojë tek ai, dhe ai do t’i shërojë me Kur'an. Ai është një imam i madh, madje edhe vëllezërit tanë që kanë studjuar në medine, kajro, etj kanë thënë se ai është me të vërtetë imami më i mirë shqiptar. Me të vërtetë ai është një ndjekës i madh i Muhamedit tonë të dashur savs. Ai ndjek gjurmët e dijetarit të madh të shekullit të 20-të Nasirudin Shejkh el-Albani i cili është gjithashtu me origjinë nga Shqipëria. Çfarë të thuash tjetër për të. InshaALL-LLAH së shpejti do ta shohim të lirë imamin tonë Muhammed Abdullahi.]

***

© http://albanmalaj.multiply.com/

10


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

Qëndrim: Our beloved imam Mudammed Abdullahi is totally innocent [Përkthimi: Imami ynë i shtrenjtë Muhammed Abdullahi është totalisht i pafajshëm]

***

Selefisti i Tetoves: Hoxha i nderuar eshte nga Durresi.Per 17 vjet ka studiuar ne vende te ndryshme islame.Njihet per menhexhin dhe akiden e tij te paster selefije.? Per mendimin tim ? eshte hoxha me i dijshem poshte qiellit shqiptar.Kjo shihet nga mesimet e tij qe ka mbajtur.Po te degjosh mesimet e tij dallon qarte kuptimin e gjere qe Allahu subhanehu ue teala ia ka dhene atij per fene. Eshte muxhahid i madh ne luften kunder bidatit.Eshte luan i vertete ne mbrojtjen e sunetit te te derguarit sal-Allahu alejhi ue selem. Allahu e ruajt Hoxhen dhe ia shtofte dijen.E lusim Allahun te na e mundesoje te perfitojme sa me shume nga HOXHA JONE I NDERUAR.

***

Idris Sadiku: ndersa ai muhammed Abdullahu eshte hajdut i madh e perfiton nga feja e Allahut rrejshem e nuk e ka piken e ilmi

***

Unejs Idriz Murati: Nuk kam koment se nuk po e njofshe ti vellun Muhamedin fare ... andaj edhe po flet me kete ton... Une personalisht nuk komentoj me ne kete se nuk paske njohuri rreth dituris se Muhamedit

© http://albanmalaj.multiply.com/

11


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

dhe se ai ka mar dituri tek Dr. me te njohur ne shqiperi prej se eshte kthyer ne Dures ... po ti fatekqesisht nuk paske njohuri fare... [Alban Malaj: Po o hoxhë Unejsi, e vërtetë, shumë e vërtetë madje, sepse hoxha juaj ka marrë dituri tek doktorë me peshë e me karrierë të gjatë në shqipëri, doktorë të tillë si Doktor Profesor Arqile Boti, Doktor Nas Gërrdypi, Doktor Petro Qypi dhe Doktor Profesor Zeqo Pilafi. Po ç’tu thuash xhahilave që s’ia njohin vlerat hoxhës suaj! Jo më kot thonë dijetarët, njerëzit me vlera njihen vetëm nga ata që kanë vlera. Dhe hoxhës suaj askush nuk ia njeh vlerat më mirë sesa hoxhallarë të kalibrit tuaj.]

***

Hoxhë Othman Haskasa: “...Ne si komunitet i vogël që nuk jemi i vogël elhamdulilah, në ktë kohë që na kalojmë, po kalojmë, po na bëhet një padrejtësi, edhe në përgjithsi neve, sikurse është shprehur më herët, sikur ne gjoja qekemi xhemat, bashkësi terroristësh, bashkësi që nxisim për heroizëm, bashkësi që nxisim për akte terroriste, imam, njeri, hoxh që thërret për akte terroriste, ndërkohë që kjo dhe mund të jetë, jo mund të jetë, nuk di mund të ketë ndonjë padrejtësi, ndonjë fallcitet, ndanjë rren më t’madhe që mund ta ket jetuar Shqipria se kaq, njeri që nuk ka prek njeri tjetër me dor me shpull, njeri që s’din ç’ësht arma, njeri që s’ka jetur ndonjëher konfliktin, po s’ke ç’i bën se kto njerzit tan ktu, qoft t’medias, qoft t’politikës, qoft dhe fshatari më i humbët që ësht, jan bombardu nga lajmet, afganistan, irak, palestin... ne jemi në Shqipri mo vlla...” [Alban Malaj: Jo o hoxha i Peqinit jo, arrestimi i imamit tënd kurrësesi nuk është padrejtësia më e madhe që mund të ketë jetuar Shqipëria, por dija jote e cekët nuk të lejon të shikosh përtej imamit tënd! A nuk e ke lexuar ndonjëherë Fjalën e Allahut të Lartmadhëruar: “Inne esh-Shirke leDhulmun ‘Adhijm!” Madje ti e di shumë mirë a ka prekur njeri me dor Shejkhu jot apo jo, ashtu siç e di edhe efendi Shuajb Rrexha. E megjithatë ti s’ndalesh nga gënjeshtrat edhe në maj të mimberit o hoxh! Deri dje bënit takime sekrete me efendi Rrexhën, me Bledar Aliun dhe Ahmet Hoxhën për të rrëzuar Tan Kriston, kurse sot të gjithë jenë shndërruar në opinga të Tan Kristos! A ka selefizëm më të pastër e më të ndershëm se ky i juaji o Lal!]

© http://albanmalaj.multiply.com/

12


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

***

Udhëzimi dhe Drita.net: Kesaj here ju dha mundesia hoxhes qe te flasi me shume se heret e tjera, duke kerkuar prej prokurorit qe te qartesoj akuzen duke i thene, a akuzohem per shkak te besimit apo se jam terrorist ? Pasi spo meret vesh asnjegje, her ne nje dege e here ne degen tjeter. Gjithashtu i tha. Fillimisht te sqarojme e mbarojme me ceshtjen e terrorizmit e pastaj shkojme ek mashtrimi apo tek disa video qe i kane gjetur ne telefonin e hoxhes, pasi nuk mund te diskutohet per te gjitha njeheresh, fillimisht sqarojme akuzen e pastaj te tjerat. Duke ju drejtuar prokurorit edhe duke i thene: Fillimisht vishen mbathjet e pastaj pantallonat e jo pantallonat e pastaj mbathjet.

***

Ebu Beker el Albani1: Te nderuar vellezer me sa po shohim hoxhes tone po i behen vazhdimisht padrejtesira keshtu qe vellezer mos pushoni se beri dua per vellain tone hoxhen tone mesuesin tone me te sinqerte e me te dashur.

O SHEJKHU JONE O HOXHA JONE O VELLAI JONE MOS U MERZIT SE ALLAHU TY STE HARRONE SEPSE SKA KUSH POS ATIJ QE PER TY MENDONE SEPSE TI NE DOREN E TIJ ÇESHTJEN E KE LENE. [Alban Malaj: Ky i gjorë nga dëshpërimi i thellë për “Shejkhun” ka rënë në një gabim serioz në akijde, duke i atribuar Allahut cilësinë e “të menduarit”. Ky është një gabim i rëndë, pasi asgjë nuk mund të thuhet për Qënien e Allahut pa patur tekst nga Kur'ani apo hadith autentik që e konfirmon atë Cilësi apo Emër të Allahut Xhel-le ue ‘Ala. Prandaj kini kujdes!]

© http://albanmalaj.multiply.com/

13


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

***

Ebu Beker el Albani1: ALLAHU TE RUAJT E TA SHTOFTE SABRIN O MESUESI JON ALLAHU SDOTI LEJE KETA NJEREZ TE VEPROJNE SI TE DUAN ME NJEREZIT E DIJES ME NJERZIT E SINQERTE ME NJEREZIT QE I TREGOJNE DHE I KESHILLOJNE XHEMATET VETE ME FJALET E ALLAHUT DHE TE TEDRUARIT TE TIJ A.S E lus Allahun Suphanehu Ue Teala me cilesit e tij me te mira dhe emrat e tij me te bukur qe te na i beje sa me shpejt te mundshme daljen e Sheikhut tone vellait tone shokut tone qe po na mungon shume saqe dhe zemrat po renkojne per dashurine ndaj mesuesit tone Allahu i ka dhene sukses ne dauen e tij edhe aty ku ndollet SHEIKHU jone i nderuar,dhe e kane falur namazin e Bajranit E LUS ALLAHU SUPHANEHU UE TEAL ME CILESITE E TIJ ME TE MIRA DHE ME EMRAT E TIJ ME TE BUKUR QE TE NA I BEJE SA ME SHPEJT TE MUNDSHME HOXHEN TONE MESUESIN TONE BASHKE ME VELLEZERIT TJERE QE NDOLLEN PRANE HOXHES ALLAHUMME AMIN AMIN AMIN O Allah ty te falenderoj dhe tek ty ndihm kerkojm qe shejkhun ton ato te padrejte ta lirojne,lirojne nga keto padrejtesira qe ato po i bejne vellait tone,te kerkojme ndihme ty o Allah qe sabrin ti ja shtoshe vellait tone dhe nenes se tij qe ter diten renkon per djalin e saje qe i mungone. O Allah lirona mesuesin tone qe rrugen e drejt po na meson. O Allah lirona mesuesin tone se ai nga e kota po na largone. o Allah lirona mesuesin tone se ai shum po na mungone. O Allah lirona mesuesin tone se zemrat per te po renkojne. O Allah lirona mesuesin tone se ai friken ndaj teje po na mesone

© http://albanmalaj.multiply.com/

14


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

O Allah liroje mesuesin tone se ai sesi ta lexojme librin tend famelart po na mesone. O Allah lirona mesuesin tone ndihme dhe mbrojte vetem tek ty ne kerkojme

***

ebu enes.: Te nderuar vellezer dhe motra ta lusim Allahun me emrat e tij me te bukur dhe me cilesite e tij me te mira qe ta liroje sa me shpejte vellain tone nga ai vend i keq qe si takone te rrije besimtari si takon te rrije nje besimtar i thjesht e jo me nje shejkh i nderuar sic eshte hoxha jone Muhammed Abdullah El Albani,Allahu e ruajt nga sherri Shtetit. Te nderuar besimtare e besimtare sa me shume dua te bejme per mesuesin tone

***

Abdurrahman el Etheri : LIROENI NJERIUN ME TE MIRE QE KAM NJOHUR NE JETEN TIME : MUHAMMED ABDULLAH

***

Durrsaku: o ju **fsha ato ropt juve qe e shani artan kriston...kom per tjua ** ato motrrat mu n****.... RRESPEKT hoxhes

***

ABUALBAN:

© http://albanmalaj.multiply.com/

15


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

E lumja ti moj Shqiperi qe ke njerez si ai Zullum kurre kujt nuk I ben per te mire keshillon

***

EbuAbdullah: Uallahi lusim Allahun qe te kete meshire dhe udhezim per ju-se nuk e dini se cfare shpifje keni bere-e keni njollosur figuren me te ndritshme selefite ne Shqiperi, Muhammed Abdullahin

***

EbuMuhammed: Ju lutem, lëroni hoxhen e nderum Muhammed Abdullahin, njeriun më të mirë ne ballkan

***

Sherbetori i Sunnetit : O Mesuesi im, Allahu te ngrit ne Grada te larta dhe te dhuroft Firdeusin e Tij. O Mesuesi im, per qdo qaste qe je ne burg tu shtofshin shperblimet Amiiin Amiiin Amiiin O hoxha jone, o mesuesi jone shpresojm te kemi pran gjdo here me keshilla dhe me mesime te bukura siq din ti te naj freskosh zemrat tona kur jan ne gaflet Allahu te nderoft ne kete dunja si njeri i ditur dhe njeri i veprav dhe ne xhennetul firdes na bashkoft tanve Allahumme Amin. Le te vdesin zemrat e mllefosura per daljen tende nga burgu ate dite qe hyre te akuzuan dhe shpifen per ty dhe te vënë lloj lloj emra te keqij te kesaj dunjaj qe ti ishe i paster po sote elhamdulilah qe dole edhe pse padrejtsit ndaj teje nuk rreshten po prap kemi nje dite ku jepen llogarit e pa dyshim se do dalesh FITIMTAR. Besart Morina

© http://albanmalaj.multiply.com/

16


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

9 Përdoruesit në vazhdim kanë Falënderuar Besart Morina për postimin me vlerë: AbdulHakim Hoti (Dje), Administrator (Dje), Arlind Koci (Dje), Bujar Zhdrella (Sot), Durim Kryeziu (Sot), Habib Spahiu Es-Selefij (Dje), Ilir Sahiti (Dje), Mikdad Hajredini (Dje), Moderator (Sot), Moderator_2 (Sot)

[Alban Malaj: U bë! Ky murid i zjarrtë ia obligoi Xhenetin “Shejkhut”!!! Shpresoj nga efendi Rrexha të na japë ndonjë shpjegim të mundshëm për këtë egzemplar të rrallë Irrxhaje, ose ndonjë nga hoxhallarët e qendrës Imam Halebiu t’ia përcjellin këto fjalë Imam Abadit që të na japë ndonjë sqarim.]

***

Besart Morina: e nuk e kane me hoxhen por me islamin keto zemra te mellefosura po elhamdulilah LUANI i shkretires ashte liruar dhe aj punen do e vashdoj dhe daveti i tij do triumfoj e islami ne durres e me gjere do lulzoj inshallah ..............

*** Isinqert : shum me knaq mo vella Etherist qe Allahu te knaqet ti kam percjell shum shkrimet tua neper forume dhe sa ti lexoj menyren e te argumetuarit me ngjan shum me Shejkun tone te nderuar Muhamed Abdullahin (Allahu e ruajt)... subhanallah ketu shoh shum qart se disa gjera jan hedhe shejkut tone qe Allahu aze ve xhele ika dhen sukses ne dijen e tij ne punet e tij dhe nje pjes te kohes se tij qe ja kushton te smureve me xhind dhe subhanallah per fat te keq qe nuk e din njerzit qe ajo pjes ashte shum pak ne krahasim me aktivitetin qe ben hoxha ne davetin e tij po hajren ziliqarve nuk mund tua mbyllesh gojat pos tia coptosh zemren me pune te sinqert e pa dyshim se puneve te tilla Allahu u jep bereqet.

*** © http://albanmalaj.multiply.com/

17


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

Abualban: Pashe nje fragment nga seanca e gjyqit ose me mire te them disa sekonda kur e tregon Vellane ne ate kafaz te hekurt, shume e dhimbshme Uallahi te shohish nje padrejtsi te tille, dhe ne ate moment Allahu dergon ilacin e na largoj dhimbjen nepermjet buzqeshjes se Muhammed Abdullahit, Allahu Ekber mu kujtua Bilbili qe kengen se ndal kurre qofte i lire apo ne kafaz ai me ate menyren e vet e madheron Allahu fuqiplote. ***

Florian Xhemollari: Umeri i drejte (Zoti qofte razi prej tij) ka urdheruar puthjen e kokes se nje besimtari ne kohen e tij. E kam obligim qe Hoxhes se nderuar Artan Kristo ti puthi doren kur te me jepet mundesi e takimit te tij.

***

Ebuer: kjo fe don burra ; ata qe kan ra neper burgje , vetem pse than zotu jon esht ALLAHU jan te shumt un po i permendi vet nje pakic, 1-IMAM EBU ANIFE 2-IBEN TEJMIJE 3-IBEN KAJIM XHEUXIJE 4-IMAM HAMETI 5- IMAM ALBANI , ALLAHU I MESHIROFT TEGJITH, Kadhe tjer, per mua ketu futet dhe vellau jon 6- MUHAMED ABDULLAHU(ALLAHU E RUAJT)

***

Sulejman Kushi: FROM: sulejmanalbani41@hotmail.com TO: alb-Selefet@yahoogroups.com

© http://albanmalaj.multiply.com/

18


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

Es-Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llahi Ue Berakatuhu. Falenderimi i takon vetem All-llahut s.u.t, paqa dhe bekimet e Tij qofshin mbi te Derguarin e Tij Muhammedin (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue selem), mbi Familjen e Tij te Ndershme mbi Shoket e Tij Besnik dhe mbi te gjithe ata qe e ndoqen po e ndjekin dhe do ta ndjekin rrugen e Tij (salallllahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) deri ne diten e Gjykimit. Kishim nderin t`ju lajmeronim se kane filluar nje varg Ligjeratash ne Paltalk nga vellai jon Muhammed Abdullahi (All-llahu s.u.t. e ruajt). Ligjeratat mbahen cdo dite (pervec dites se Marte) nga Qyteti i Durresit ne oren 19:00 (me oren e Shqiperise). Ligjeratat jane: 1) Shpjegimi i Sahihut te Imam Bukhariut (rahimehull- llah). 2) Shpjegimi i Kur`anit. Ligjeratat mund ti ndegjoni ne: Paltalk/Europ/Other, Dhoma: Udhezimi dhe Drita. All-llahu s.u.t. j`ua shperblefte me te mira. Selamu Alejkum. FROM: sulejmanalbani41@hotmail.com TO: alb-Selefet@yahoogroups.com Selamun Alejkum Ue Rahmetull-llahi Ue Berakatuhu. Falenderimi i takon All-llahut, Ate e falenderojme dhe prej Tij ndihme dhe Falje kerkojm, Paqa dhe Bekimet e Tij qofshin mbi te Derguarin e Tij Muhammed (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), mbi Shoket e Besnik mbi familjen e Tij te Ndershme dhe mbi ata qe e ndoqen po e ndjekin dhe do ta ndjekin rrugen e Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) deri ne diten e Gjykimit. AMIN.

© http://albanmalaj.multiply.com/

19


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

Kishim nderin t`ju lajmerojme se Orari i Mesimeve ne Dhomen: Udhezimi dhe Drita ka ndryshuar, dhe kjo per shkak te ndryshimit te Ores. Orari i ri eshte: E Hene: Shpjegimi i Sahihut te Imam Bukhariut (rahimehull- llah). ne oren 19:45 E Marte: Shpjegimi i Sahihut te Imam Bukharitu (rahimehull- llah). ne oren 19:45 E Merkur: Shpjegimi i Sahihut te Imam Bukhariut (rahimehullllah). ne oren 19:45 E Premte: Keshilla te Pergjitheshme. (pas namazit te Xhumas, rreth ores 13:45) E Shtune: Lexim nga Libri i Imam Shatibiut (rahimehull- llah) i cili flet per Bidatin. ne oren 19:45 E Diele: Lexim nga Libri i Imam Shatibiut (rahimehull- llah) i cili flet per Bidatin. ne oren19:45 Oraret, jane ne perputhje me oren e Shqiperis. Diten e Enjte nuk ka Mesim ne Paltalk, dhe kjo pershkak se Vellai shkon ne Shkoder dhe mban atje. Ligjeratat mund ti ndegjoni ne: @ Paltalk/Europ/ Other Dhoma: Udhezimi dhe Drita @ Gjithashtu mundet qe Mesimet ti zbrisni ne: www.udhezimidhedrit a.com All-llahu j`ua shperblefte me te mira. Selamun Alejkum. *** Ky ishte edhe orari i mësimeve të “Shejkhut” në internet! Shpjegimi i Sahihut të Bukharit, Shpjegimi i Kur’anit, Shpjegimi i librit të Shatibiut... si dhe disa kryevepra të tjera. Ai që është selefij e di se një nxënës dije kurrë © http://albanmalaj.multiply.com/

20


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

nuk mund dhe nuk lejohet të ulet e të shpjegojë Librin e Allahut apo libra të tillë si “Sahihu”, apo “el-Ittisam”, apo “Mearixhul-Kabul”. Mirëpo, “Shejkhu” ka kaluar çdo kufi, e ka mashtruar keqazi Shejtani, a ndoshta Xhinët me të cilët ka bashkëpunuar deri dje, e ndoshta bashkëpunon deri më sot, se ai u bë “Shejkh”, e për të s’ka më kufi: sherh, tefsir, ixhtihad, fetva, tebdij’... Fateqësia më e madhe është se për derset e “Shejkh Kristos” u pyet Shejkhu i Zejd Hazirit – Muhadithi i Tokave të Shamit, i madhi Selim Hilali, dhe ai u përgjigj: “Në fillim komenton bukhari pastaj jep fetva pastaj bëhesh mufti! Bukharin e komentojne dijetaret!” Por muridat e “Shejkhut” e plasën për muri fjalën e Selimit!

Dhe kështu fama e “Shejkhut” kaloi skajet e Shqipërisë, arriti Maqedoninë, Kosovën, Diasporën, madje UAllahi arriti deri në vendet Arabe, deri në Universitetin Islamik të Medines, dhe arabët miskinë na pyesin plot dashuri e respekt, “Si është Shejkh Muhammed Abdullahi?”

Në mbyllje:

Ka thënë Shejkh Sulejman Ibn Sahman rahimehullah në Minhaxh EhlilIttiba’i (fq. 24): “Çudia më e madhe është me ata që dëgjojnë dhe marrin fjalët e atyre që s’janë dijetarë dhe as që kanë mësuar tek ndonjë prej dijetarëve. Kështu, ata kanë mendim të mirë për të tillë njerëz në saj të fjalëve që ata u thonë dhe u transmetojnë, ndërsa nga ana tjetër kanë mendim të keq për dijetarët dhe ulematë e Muslimanëve të cilët janë më të ditur se ata rreth fjalëve njerëzve të dijes dhe që nuk synojnë gjë tjetër tek njerëzit përveç drejtimit dhe udhëzimit të tyre tek e Vërteta në të cilën ka qenë i Dërguari i Allahut (sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem), Sahabët, Selefët dhe Imamët e Umetit. Kurse ata pseudo-dijetarë injorantë, shumica e tyre – sidomos ata që nuk kanë mësuar me ulematë – edhe nëse i thërrasin njerëzit tek e vërteta, ata në të vërtetë i thërrasin për tek vetet e tyre dhe që t’i kthejnë fytyrat e njerëzve tek vetet e tyre, duke kërkuar të ngrejnë lart vetet e tyre si dhe lavdinë e udhëheqjen

© http://albanmalaj.multiply.com/

21


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

mes njerëzve. Dhe nëse pyeten, ata japin fetva pa dije. Kështu i humbën vetet e tyre dhe i humbën të tjerët.”

Ka thënë Shejkh Mukbil bin Hadi rahimehullah: “Fatkeqësia me të cilën Muslimanët po sprovohen sot është injoranca e tyre rreth Fesë. Kështu, kur dikush që mëson përmendësh disa ajete dhe hadithe dhe fillon të mbajë fjalim rreth tyre, sidomos kur ai është orator në të folur, njerëzit thonë: “Ky qenka Shejkh!” Lavdi Allahut, realiteti i kësaj çështjeje është bërë i qartë, siç edhe kanë thënë: “Nëse dëgjon dikë që flet me oratori, atëherë mos e lësho veten para tij, sepse kjo e folur e pazakontë është diçka artificiale. Kënaqu duke marrë dije dhe kuptimin e Fesë, ndërsa fjalimeve të tij plot oratori do t’u vijë fundi pa bërë luftë.”

Ka thënë Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij hafidhahullah: “Prej atyre pengesave që i pengojnë njerëzit nga dija është: kur dalin në krye të diturisë vocërrakët – Allahu na ruajt – dhe kjo është prej shenjave të Orës së Fundit, kur të kërkohet dituria nga vocërrakët, nga të rinjtë në moshë. Vocërraku mëson çik dhe sakaq ai e shikon veten e tij si Alim! Dhe njeriu i vocërr, miskin e sheh veten e tij se ka arritur fundin dhe del në krye. Pastaj i vijnë xhahilat dhe ulen rreth tij dhe shkëputen nga Ulematë, Allahu na ruajt. Dhe kjo është tregues i afrimit të Orës së Fundit, është prej shenjavë të Orës së Fundit: njerëzit do t’i braktisin Ulematë e mëdhenj dhe do të shkojnë të marrin dije tek xhahilat vocërrakë që shtiren sikur kanë dije. Dhe kjo është fatkeqësi e madhe. Thotë ‘Abdullah Ibn Mes’udi (radij-Allahu ‘anhu): ‫ﻻ ﯾﺰال اﻟﻨﺎس ﺑﺨﯿﺮ ﻣﺎ أﺧﺬوا اﻟﻌﻠﻢ ﻋﻦ ﻛﺒﺎرھﻢ وأﻣﻨﺎﺋﮭﻢ وﻋﻠﻤﺎﺋﮭﻢ( ﺗﺄﻣﻞ ھﺬا اﻟﻜﻼم )وإذا أﺧﺬوا‬ ‫ ھﻠﻜﻮا‬،‫اﻟﻌﻠﻢ ﻋﻦ ﺻﻐﺎرھﻢ‬ “Njerëzit do vazhdojnë të jenë në mirësi për sa kohë që e marrin dijen nga të mëdhenjtë, të besuarit dhe ulematë e tyre...” – medito tek kjo fjalë – “...dhe nëse do ta marrin dijen nga të vegjlit e tyre, atëherë u shkatërruan.”

© http://albanmalaj.multiply.com/

22


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

Dhe kjo është prej pengesave dhe barrierave të vështira në rrugën e dijes. Disa njerëz mund ta duan diturinë, mirëpo ata mashtrohen nga ky vocërrak dhe mendojnë se ai është më i dituri i njerëzve. Por sikur ai të shkonte tek të tjerët do të shikonte se ai vocërrak e ka detyrë që të kërkojë dijen bashkë me të dhe të ulen para prëhërit të Ulemave. Dhe prej fatkeqësive të rënda dhe pengesave të dijes është dalja në krye e atyre njerëzve të cilët janë si kusarët e rrugës; i pengojnë njerëzit nga dija dhe nga dijetarët. Dhe kjo është prej shenjave të Orës së Fundit, prej shenjave të këqija të cilat i paraprijnë Orës së Fundit, sikurse ka thënë Ibn Mes’udi (radij-Allahu ‘anhu): “Njerëzit do vazhdojnë të jenë në mirësi...” - domethënë nëse ndryshohet kjo gjendje ata do të jenë në sherr – “...për sa kohë që e marrin dijen nga të mëdhenjtë, të besuarit dhe ulematë e tyre...” – ky vocërrak që ka dalë në krye mund të japë fetva për diçka që rreth të cilës s’ka dije, mund të flasë për Allahun pa dije: ‫ﻗﻞ إﻧﻤﺎ ﺣﺮم رﺑﻲ اﻟﻔﻮاﺣﺶ ﻣﺎ ﻇﮭﺮ ﻣﻨﮭﺎ وﻣﺎ ﺑﻄﻦ واﻹﺛﻢ واﻟﺒﻐﻲ ﺑﻐﯿﺮ اﻟﺤﻖ وأن ﺗﺸﺮﻛﻮا ﺑﺎﷲ ﻣﺎ ﻟﻢ‬ ‫ﯾﻨﺰل ﺑﮫ ﺳﻠﻄﺎﻧﺎ وأن ﺗﻘﻮﻟﻮا ﻋﻠﻰ اﷲ ﻣﺎ ﻻ ﺗﻌﻠﻤﻮن‬ “Thuaj: Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t’i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” [el-A’raf, 33] Kërkuesit e diturisë duhet të tregohen syçelët, duhet të drejtohen kah Ulematë e Mëdhenj, Njerëzit me Dituri të Madhe, ata të cilët e rropatën jetën e tyre në kërkimin e diturisë dhe në përhapjen e saj. Dhe ata kanë përvojë. Dijetari mund të të japë në një mexhlis të vetëm atë që ti nuk e arrin dot për vite të tëra, ai të jep thelbin e diturisë. Edhe sikur ti dhe shejkhu yt i vocër të filloni të hulumtoni nuk keni për ta arritur atë që ju jep dijetari. Pra, edhe këto janë prej pengesave të cilat u dalin parakërkuesve të diturisë, prandaj kini mendjen.”

Ka thënë Shejkh Muhamed Se’id Rraslan:

© http://albanmalaj.multiply.com/

23


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

“Si është kjo puna jonë? Ah sikur të kishte dijetar dhe nxënës dije në rrugën që do Allahu, Zoti i Botërave. Si është kjo puna jonë që ne nuk i ndjekim këto çështje? Ah sikur të gjendej në këtë Umet dijetar dhe nxënës, shejkh dhe pasues, por jo, që të gjithë janë ulema! Dhe kushdo që Allahu ia ka lënë gjuhën për të folur, si fëmija që ecën taj-taj, dhe kam për qëllim nxënësat e vegjël të dijes të cilët në një ditë prej ditëve do të çohen me dhëmbët e tyre të mëdhenj, por me mendjet e cekëta, dhe do ta shpartallojnë Umetin dhe do ta çojnë në humbje njerëzimin. E kjo do të çojë në shkeljen e ndereve, formimin e grupacioneve që armiqësojnë për hir të përkatësive dhe do të shahet ajo që është e ndaluar të shahet, dhe do ta çojnë në humbje Umetin. U drejtohem atyre me fjalët e mia: mësoni normat e dijes dhe mos i kaloni kufijtë tuaj. Ju e keni detyrë të mësoni edukimin praktik. Ju e keni detyrë të mësoni normat e sjelljes. Por ama, që të vijë dikush e të dalë para Shejkhut të vet, njeri gjuhë-lëshuar, derisa të bëhet si fëmija i vogël që ecën taj-taj, bën të çohet e bie me këmbët e veta, dhe flet mëk-mëk, mirëpo krejt papritur ai na bëhet “Shejkh” dhe fillon të mbledhë nxënësa rreth vetes! Çfarë është kjo mendjelehtësi? A nuk po kuptoni? A kjo na qenka rruga që duhet ndjekur, të cilën po e ndoqe arrite objektivin? Çfarë është kjo kështu? Ti duhet ta marrësh dijen para këmbëve të dijetarëve që të bëhesh një Musliman i thjeshtë, po ta them këtë me çiltërsi. Nuk mund të jesh nxënës dije... nxënësi i dijes i dedikohet tërësisht kërkimit të dijes, nuk rresht së kërkuari dije... atë nuk e largon nga kërkimi i diturisë diç nga gjërat e kësaj dynjaje, kurrë! Nuk e largon as gruaja, as fëmija, as grumbullimi i pasurisë, as arritja e ndonjë posti e as ndonjë gjë tjetër nga kjo dynja e poshtër. Po ku ta gjesh një të tillë! Mirëpo ai ndjek rrugën e fames, që të tjerët t’i puthin duart aq sa t’ia pështymosin... kije frikë Allahun! Mos e kalo kufirin! Dhe sikur ne t’u testonim ju ashtu siç i ka hije diturisë, atëherë asnjëri nga ju s’do të kuptonte qoftë edhe një fjalë nga ajo që ju thuhet! Po ua them çiltërsisht. Por prapë se prapë ne flasim me një nivel gjuhësor që konsiderohet ammijeh (gjuhë e përdorimit të përditshëm) tek ulematë. E megjithëkëtë ata çirren e thonë “S’po marrim vesh çfarë po thotë”! Po, me të vërtetë thonë “Çfarë po thotë”, porse s’po themi ndonjë gjë, ah mjerë! Me të vërtetë ne po flasim me gjuhën më të thjeshtë që përdorin njerëzit e dijes e jo me gjuhën e ultë të atyre mjeranëve. Po flasim me nivelin më të thjeshtë që përdorin njerëzit e dijes dhe ata prapëseprapë thonë “Nuk po kuptojmë”! Po si do të jetë çështja sikur ne të flasim me gjuhën e vërtetë të dijes, ajo gjuhë e cila meriton që të përdoret kur i flet kërkuesit të sinqertë të diturisë. Prandaj, mbaje këtë fort në zemrën tënde... mos zhyt në iluzione duke shpresuar e duke u munduar të

© http://albanmalaj.multiply.com/

24


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

fluturosh me pupla... se ti mund të jesh shqiponjë apo skifter. Jo! Lëre më pastaj të mund të jesh ndonjë sorrë! S’ke për të qenë! Mos e shpreso këtë. Por shpreso të mësosh nga Feja atë që do të shpëtojë nga Dënimi i Zotit të Botëve. Por ama, që të mendosh se kushdo që vë mbi kokë një takije, vesh një xhelabije dhe mban nën sqetull një libër, ky na u bë dijetar! Si mund të jetë dijetar? Çfarë është ky budallallëk! Kijeni frikë Allahun, se me të vërtetë kjo rrugë është rruga e sinqeritetit. Rruga e dijes është rruga e sinqeritetit për Umetin. Rruga për të gjetur udhëzimin dhe për të udhëzuar të tjerët, siç ka thënë Zotëria i Pejgamberëve (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Pra, në hadithin e saktë muttefekun ‘alejhi, nga transmetimi i ‘Abdullah Ibn ‘Amr (radij-Allahu ‘anhu): “Vërtetë Allahu nuk e heq dijen duke ua hequr atë njerëzve, por e heq dijen duke marrë ulematë derisa të mos mbetet më dijetar. Atëherë njerëzit do të marrin për udhëheqësa injorantët. Pastaj ata do të pyeten dhe do të japim fetva pa dije, kështu që do të humbasin vetet e tyre dhe do të humbasin të tjerët.” Kështu është thënë fjalë-për-fjalë. “Do të marrin për udhëheqësa injorantët. Pastaj ata do të pyeten dhe do të japim fetva pa dije, kështu që do të humbasin vetet e tyre dhe do të humbasin të tjerët.” Kështu që, shkaku i devijimit të vetvetes dhe devijimit të të tjerëve është injoranca. Kështu është thënë fjalë-për-fjalë. Dhe ajo që kuptohet prej tij është se shkaku i udhëzimit të vetvetes dhe udhëzimit të të tjerëve është dija. Dhe dija është rruga e shpëtimit. Por sikur njerëzit e arteve do t’i përbuzin të mëdhenjtë e tyre, çdo njëri të dalë kokë më vete, atëherë jeta e njerëzimit nuk do të rregullohet. Do t’i zhvlerësojnë artet... dhe çdo art ka mjeshtrin e vet. Kurse ngadhënjimi vjen nga Allahu, Zoti i Botëve. Dituria është nder dhe krenari. Ajo nuk ta jep ty një pjesë të saj derisa ti të japësh krejt veten tënde. Dhe ti edhe nëse i dedikon asaj krejt veten tënde prapë se prapë je në rrezik: ajo ose mund të të japë diçka ose mund të mos japë. Dituria është nder. Nuk arrihet dija kështu, thjesht duke zgjatur duart dhe as duke e mbërthyer atë. Eh sa larg që është ajo! Dhe në këtë periudhë të hidhur të historisë së Umetit, duhet patjetër që gjithësecili t’i përmbahet takatit të tij e të mos i kalojë kufijtë e tij. Sikur ta mbyllte gojën injoranti do të kishin qenë i qetë dijetari. Dhe kthimi është tek Allah, Zoti i Botëve dhe nuk ka ndryshim e as fuqi përveç se nga Allahu i Lartësuar e i Madhëruar. Mos e humbni kohën. Dhe mos i kaloni kufijtë tuaj o robër të Allahut!

© http://albanmalaj.multiply.com/

25


- Krejt papritur u bëre Shejkh???!!! Dedikuar Shejkh Doktor Imam Muhammed Abdullahit dhe muridave të tij

Allahu, Zoti i Botëve, na udhëzoftë në Rrugën e Drejtë. Lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed; Allahu dhëntë lavdërimet dhe bekimet e Tij mbi të dhe mbi Familjen e tij.”

Fund

© http://albanmalaj.multiply.com/

26


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.