Kundërpërgjigje artikullit të Halebiut
“Jo si mbrojtje për Shejkh Muhamed Hassanin”
nga Luani i Selefizmit
Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
Disa vargje për Luanin e Selefizmit
Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij Për ty kam mall o Ebu Enes, I çiltër në fjalë, njeri me bes, Cilësitë e larta moralit tënd i japin drit të vërtetën e thua, mishëron çdo virtyt, Pasha Zotin tim, ndaj hizbive ai është luan, S’ka dyshim, të dalë para tij kujt ia mban, Ai është shembull për çdo Sunij Dhe vlerat e tij gjithkush i di. A e harrove qëndrimin e tij në Luftën e Gjirit, Saqë nga fuqia e tij u shkrinë shkëmbinjtë e Nexhdit, Hizbijet i mundi dhe shtyllat e epshit i ka rrëzuar, Dhe shpata e Sheriatit në dorën e tij është përherë e praruar. Tek Haku me dije, fuqi, logjikë e trimëri, Gjithmonë i ndihmuar është nga i Lartësuari, Ata thanë se ai thirrësat i fyen, Themi: sillni dëshmi, kritikën e tij s’ka kush e thyen! Argumentet e tij janë shumë të fuqishme, Sikur uji që vlon, për hizbitë janë të pagëlltitshme. E kur ka qenë ndonjëherë refuzimi dijetarëve sharje? Por s’është gjë kjo fjalë veçse marrëzi e shkarje. A është mbrojtja e prijësave tanë padrejtësi? A nuk është ajo fjalë e një mjerani i njohur për tradhëti?
nga Shejkh
‘Abdus-Selam el-Berxhes rahimehullah
© Selefi . org
2
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
© Selefi . org
3
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
Kundërpërgjigje artikullit të Halebiut “Jo si mbrojtje për Shejkh Muhamed Hassanin”
Pyetje: I nderuari Shejkh Muhamed Ibn Hadij, Allahu ua shpërbleftë me të mira; kemi dëgjuar thirrësin Muhamed Hassan duke dhënë urimet e tij për revolucionin (në Egjipt) dhe duke e lëvduar atë. Cili është mendimi juaj dhe qëndrimi i Sheriatit rreth kësaj? E çfarë gjykimi ka ai që e mbron atë, e justifikon fjalën e tij duke bërë interpretime, si dhe i shan ata të cilët e kritikuan atë (Muhamed Hassanin) dhe ata të cilët i dënuan këto revolucione e demonstrata?
Përgjigje: Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit. E gjithë lavdia i takon Allahut, lavdërimi dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, si dhe mbi Familjen dhe krejt Shokët e tij. E më tej: S’ka dyshim se ai që i inkurajon këto revolucione e demonstrata dhe i përshkruan me të tilla cilësi madhështore ka bërë zullum, përderisa i uli poshtë këto fjalë të nderuara për të përshkruar këto veprime të poshtëra, të neveritshme, të padrejta e të rrëmujshme. E kam dëgjuar me vëmendje fjalën e Muhamed Hassanit dhe, është për të ardhur keq, është për të ardhur keq, them për të disatën herë © Selefi . org
4
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
është për të ardhur keq që thuhet për një njeri si puna e tij se është “davetçi”. E dëgjova nga ai atë gjë të neveritshme e të hatashme. Dhe Allahu Xhel-le ue ‘Ala thotë:
“Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara!”1 Kurse thirrja e tij nuk është thirrje për mirësi, as nuk është thirrje për urdhërimin e të mirës, as nuk është thirrje për ndalimin e të keqes, përkundrazi, ajo është thirrje që inkurajon të keqen, e inkurajon të keqen Allahu na ruajt prej saj. E ndërkaq, dëgjova prej tij fjalë të inçizuara dhe me pamje poashtu, në të cilat thotë se ai vetë e dëshmoi atje rraskapitjen (e demonstruesve) dhe se ai qëndroi bashkë me ta në sheshin Tahrir... Dhe thotë gjithashtu: “Mos i lejoni ata plaçkitësa që ta poshtërojnë e ta shëmtojnë këtë revolucion të bekuar e fisnik, në të cilin kemi dalë për të kërkuar të drejtat e ligjshme e sublime të cilat nuk i mohon askush në faqen e tokës përveç atij që është injorant.” Pasha Allahun gjë e çuditshme! I Dërguari ynë (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: ﻋﻠﻰ اﻟﻤﺮء اﻟﻤﺴﻠﻢ اﻟﺴﻤﻊ واﻟﻄﺎﻋﺔ ﻓﯿﻤﺎ أﺣﺐ وﻛﺮه إﻻ أن ﯾﺆﻣﺮ ﺑﻤﻌﺼﯿﺔ ﻓﺈن أﻣﺮ ﺑﻤﻌﺼﯿﺔ ﻓﻼ ﺳﻤﻊ وﻻ ﻃﺎﻋﺔ
1
Aali-Imran, 104.
© Selefi . org
5
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
“Muslimani e ka detyrë dëgjimin dhe bindjen qoftë për gjëra që i do apo i urren, përveç se atëherë kur urdhërohet për gjynah. E nëse urdhërohet për gjynah, atëherë nuk ka dëgjim e as bindje.” Dhe thotë: “Do të ndodhin pas meje gjëra të cilat ju do t’i refuzoni.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut, atëherë çfarë na urdhëron?” Tha: “Jepuni hakun atyre që ju udhëheqin...” – d.m.th. dëgjimi dhe bindja për udhëheqësit – “...dhe kërkojeni prej Allahut atë që është e juaja.” Kurse ky (Muhamed Hassani) thotë: “Me të vërtetë të dalësh për të kërkuar të drejtat e ligjshme e sublime. këtë nuk e mohon askush në faqen e tokës përveç atij që është injorant.” A ky na qenka pasues i fjalës së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)? A ky na qenka ndjekës i rrugës së Selefëve të Umetit, Sahabëve të pastër e të dëlirë dhe Selefëve të mirë? Pasha Allahun ai nuk është në rrugën e tyre, përkundrazi është ecën në rrugën e qafirave perëndimorëve, ata të cilët i përkrahin këto demonstrate, i nxitin, i justifikojnë e i lavdërojnë ato. Kjo në të vërtetë na ka ardhur nga Perëndimi, o ju vëllezër Muslimanë, nuk e njohin atë njerëzit e Islamit. Njerëzit e Islamit nuk njohin tjetër përveç dëgjimit dhe bindjes ndaj udhëheqësve dhe sunduesve. Dhe me të vërtetë kjo është një çështje në të cilën ka ixhma, edhe nëqoftëse ata bëjnë zullum, shtypje. Ata e konsiderojnë bindjen ndaj udhëheqësve si bindje ndaj Allahut, obligim. Dhe mendojnë se është obligim bindja ndaj tyre në ato gjëra që nuk janë mosbindje ndaj Allahut, e nëse i urdhërojnë për gjynahe, atëherë nuk ka dëgjim e bindje.
© Selefi . org
6
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
Ka thënë Harb el-Kirmani (rahimehullah) në akijden e tij të cilën e transmetoi në “Ixhma’us-Selef”, thotë: “E nëse të urdhëron sulltani me një urdhër që përbën gjynah, atëherë t’i nuk i bindesh assesi, dhe as nuk të takon ty që të rebelohesh kundër tij dhe as që t’ia ndalosh atij të drejtat që i takojnë.” Nëse ai të urdhëron për gjynahe, atëherë mos e dëgjo e mos iu bind. Por nga ana tjetër, ty s’të takon që të rebelohesh kundër atij dhe t’i ndalosh të drejtën e tij. Pra nuk lejohet rebelimi dhe as ndalimi i të drejtës së tij për ta dëgjuar e për t’iu bindur, sikurse e dëgjuam. E kjo për arsye se Muslimanët dhe jo-Muslimanët, madje në përgjithësi bijtë e Ademit nuk rregullohen përveç se nëpërmjet udhëheqësit. Dhe njerëzit e Islamit dallohen nga njerëzit e tjerë sepse dëgjimi dhe bindja e tyre ndaj udhëheqësit është prej Fesë, për ato gjëra që nuk përbëjnë gjynah, dhe ata nuk u binden atyre në gjynahe dhe e adhurojnë Allahun me bindjen që kanë ndaj tyre. E kjo për arsye se rregulli i dobisë së përgjithëshme është uaxhib dhe ajo dobi nuk realizohet dhe nuk vihet nën kontroll përveç se kur sulltanët, udhëheqësit, princat, khalifët, mbretërit dhe presidentët të nderohen nga ata që janë nën sundimin e tyre. Në të kundërt, kur ata të kundërshtohet e të shahen, kjo dobi bëhet e paarritshme. Ka thënë Sehl Ibn ‘Abdullah et-Tustarij (rahimehullah): “Njerëzit nuk rreshtin së qënuri në mirësi për sa kohë që sulltani dhe ulematë të nderohen mes tyre; e nëse nderohen prej tyre, Allahu do t’ua rregullojë jetën e kësaj dynjaje dhe ahiretin. Por nëse i përbuzin, atëherë ata e kanë prishur dynjanë dhe ahiretin e tyre.” Dhe prej nderimit të sulltanit është mos-sharja e tij, mos-mashtrimi i tij dhe të bërit durim me padrejtësinë e tij. Ka thënë Enes Ibn Malik (radij-Allahu ‘anhu): “Na ndaluan të mëdhenjtë tanë prej Sahabëve të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu © Selefi . org
7
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
‘alejhi ue sel-lem) duke na thënë: Mos i shani prijësat tuaj, mos i mashtroni, mos i urreni dhe bëni durim sepse me të vërtetë çështja është afër.” – siç gjendet tek Suneti i Ibn Ebij ‘Asim me zinxhir sahih. Nga Ebij Derda` (radij-Allahu ‘anhu) i cili ka thënë: “Vërtetë, nifaku i parë është që njeriu të shajë udhëheqësin e tij.” Dhe me të vërtetë nifaku i parë është që njeriu të shajë udhëheqësin e tij. Ka thënë gjithashtu Ebu Is`hak es-Subej’i (rahimehullah): “Çdo popull që shan prijësin e tij e ka bërë harram mirësinë e tij.” Dhe ka thënë Ma’ruf el-Kerkhi (rahimehullah): “Kush mallkon prijësin e tij – d.m.th. e ofendon – e ka bërë harram drejtësinë e tij.” Kështu që, refuzimi i të keqes tek udhëheqësit dhe sulltanët obligohet që të bëhet në mënyrën që i shkon për shtat pozitës së tyre, duke mos nxitur fitne kundër tyre, sikurse e kanë përmendur ulematë e Ehli-Sunetit njëzëri. Ka thënë Ibn en-Nuhasi rahimehullah në “Tenbijhul-Gafiliin”: “Nuk i takon askujt që ta ndalojë atë – d.m.th. sulltanin – me forcë, me dorë, e as t’i drejtojë atij armën apo të grumbullojë përkrahës kundër tij...” – dhe pikërisht kjo është ajo që ndodh nëpër demonstrata. Grumbullohen dhe i grumbullojnë njerëzit për t’i bërë presion atij udhëheqësi. Pra ai ka thënë (rahimehullah): “Nuk i takon askujt që ta ndalojë atë me forcë, me dorë, e as t’i drejtojë atij armën apo të grumbullojë përkrahës kundër tij, ngase kjo do të ndezë fitnet, do të nxisë sherrin dhe do ta largojë respektin që gëzon sulltani në zemrat e njerëzve, e ndoshta kjo do t’i çojë ata © Selefi . org
8
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
gjer në rebelim kundër tyre (sulltanëve) dhe në shkatërrimin e vendit, e në pasoja të tjera të rënda të cilat i dinë të gjithë...” – Ka thënë të vërtetën pasha Allahun! Dhe kjo është ajo çfarë po shohim tani në Egjipt, madje e pamë më herët në Tunizi, i kanë nxitur njerëzit, mendjelehtët dhe kriminelët dhe po i thërrasin për kryengritje, prishje në vend, plaçkitje të pasurive dhe pronave, shkatërrimin e resurseve dhe ndezjen e fitneve – Allahu na dhëntë shëndet e selamet! Ka thënë Hudhejfeh Ibnil-Jeman (radij-Allahu ‘anhu) atëherë kur i thanë: “A nuk po urdhëron të mirën e të ndalosh nga e keqja?” Tha (radij-Allahu ‘anhu): “Të urdhërosh të mirën e të ndalosh nga e keqja është gjë e mirë, por nuk është prej Sunetit që të ngresh shpatën kundër udhëheqësit tënd.” Pra, urdhërimi i të mirës është një kapitull kurse kryengritja ndaj udhëheqësve është një kapitull tjetër. Ka thënë el-Hasen el-Basrij (rahimehullah) kur pa një kharixhij në Basra: .ﻣﺴﻜﯿﻦ رأى ﻣﻨﻜﺮًا ﻓﺄﻧﻜﺮه ﻓﻮﻗﻊ ﻓﯿﻤﺎ ھﻮ أﻧﻜﺮ ﻣﻨﮫ “I gjori, ka parë ndonjë të keqe dhe e refuzoi duke rënë kështu në diçka që është më e keqe se ajo që refuzoi.” Dhe thotë Shejkhul-Alameh el-Albani (rahimehullah) në lidhje me kritikën e hapur që u bëhet udhëheqësve, sulltanëve dhe kryetarëve, sikurse gjendet në komentin e tij në shkurtimin e Sahihut të Muslimit nga el-Mundhiri. Ai ka thënë për kritikimin haptazi të udhëheqësit:
© Selefi . org
9
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
“Është frikë se kjo ka pasoja të rënda, ashtu siç ndodhi në refuzimin haptazi të ‘Uthmanit, gjë e cila çoi në vrasjen e tij....” Dhe kjo është e vërtetë, të gjithë Ulematë e Sunetit janë të këtij mendimi. Atëherë detyra e atij që thërret me vërtetësi tek Allahu është që të ketë frikë Allahun Tebarake ue Te’ala dhe të mos i nxisë ata të rinj, e të mos i nxisë ata njerëz të thjeshtë, të mos e nxisë atë popull drejt këtyre veprave që po bëjnë. Dhe për fat të keq, pavarsisht të gjitha këtyre, ky person thotë, d.m.th. Shejkh Muhamed Hassani, thotë për këtë demonstratë apo këto demonstrata: “Janë të bekuara e fisnike.” Dhe thotë: “Mos i lejoni ata plaçkitësa” – d.m.th. rrugeçërit, banditët etj... në Egjipt – “Mos i lejoni ata plaçkitësa që ta poshtërojnë e ta shëmtojnë këtë revolucion të bekuar e fisnik.” Pra, ai e përshkruan me këto dy cilësi madhështore “të bekuara e fisnike”. Por, pasha Allahun, këto nuk janë të bekuara e as fisnike, ngase ato kanë dalë jashtë Sunetit të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Gjithashtu, kam parë nga ai një pjesë tjetër të inçizuar tek stacioni al-Arabia, të cilin e pamë ne dhe disa vëllezër dhe ai qëndronte në Sheshin Tahrir dhe u fliste atyre (demonstruesve) pa i kritikuar për atë që po bënin. Përkundrazi, ai u bënte thirrje që të mos u linin mundësinë kriminelëve, plaçkitësive, rrugeçërve etj (që ta shëmtonin imazhin e revolucionit). Kjo çështje nuk është në duart e tyre. Nëse hapet dera, atëherë mbyllja e saj nuk është në duart e tyre sepse në të do të hyjnë që të gjithë. Dhe e çuditshmja tek ajo gjë ishte se unë e pashë fjalimin e tij duke qenë i shoqëruar nga gruaja e tij me fytyrë të zbuluar. Çfarë fatkeqësie! © Selefi . org
10
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
A kjo na qenka gjendja e davetçijve?! A kjo na qenka gjendja e shejkhave?! A kjo na qenka gjendja e atyre që thërrasin tek Allahu dhe e atyre që i atribohen Sheriatit?! Por çudia tani nuk qëndron tek ai. Çudia qëndron tek vëlla ‘Ali Hasen ‘Abdul-Hamijd dhe ata që janë si puna e tij, të cilët befas po e përkrahin, po e mbrojnë e po e justifikojnë. E për fat të keq ata po e bëjnë këtë me një sjellje dredharake e me një dhelpëri të habitshme. Dhe e shikon sesi fjalët e vëlla Ali Hasen ‘Abdul-Hamid janë përcjellë në një sërë faqesh interneti në të cilat ai bën dua për të “Allahu e zbukuroftë me tekua” – pra ka për qëllim Muhamed Hassanin – “dhe ai është një gabim të cilin as nuk e pranojmë e as jemi të kënaqur me të” – dhe nuk solli qoftë edhe një fjalë të vetme si refuzim për të. Dhe kjo është lojë fjalësh që ai e bën për të mashtruar njerëzit. Dhe ai thotë këtu: “Ne nuk e pranojmë gabimin e tij dhe as jemi të kënaqur me të...” e më pas rikthehet duke e mbrojtur për fjalët e tij dhe duke e shfajësuar për këtë qëndrim që ka mbajtur. Madje madje, aty pohon se ai (Muhamed Hassani) ka si pikënisje normat sheriatike –fatkeqsisht! Pasha Allahun kjo është kontradiktë, dhe ky është suneti i Allahut që çdo thirrës në Batil (devijim, pavërtetësi) ka kontradikta në fjalët e tij. Pastaj ai filloi të lëshojë epitete kundër atyre që refuzuan Muhamed Hassanin dhe refuzuan dredhitë e tij në mbrojtje të Muhamed Hassanit: ai (Halebiu) i përgënjeshtron ata dhe i cilëson me epitetet më të shëmtuara. Njëherë i cilëson si njerëz që shfrytëzojnë dobësitë në lidhjen ndërmjet nesh dhe atij, domethënë ndërmjet atyre dhe Muhamed Hassanit. Po, nëse ti e mbron atë atëherë ti je si ai, do ti apo nuk do. Kurse ata (Selefijinët) nuk bënë shfrytëzim por gjykuan duke u bazuar në fjalët e tua, në fjalët që dolën nga goja jote. Çfarë © Selefi . org
11
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
dobie ka të thuash se ti nuk e pranon gabimin e tij dhe as nuk kënaqesh me gabimin e tij, e pastaj tërhiqesh duke thënë se je i pastër nga ai? Këtë padyshim e lexuam dhe e pamë me sytë tanë. Dhe nëse çështja qënka kështu, ata nuk e shfrytëzuan fjalën tënde, por ata gjykuan mbi ty duke u bazuar në fjalët e tënde. Dhe fjala jote dëshmon vërtetësinë e tyre. Kurse ti me ato fjalë vërteton lidhjen tënde me këtë njeri (Muhamed Hassanin), qoftë e pëlqen ti këtë apo jo. Prandaj neve s’na intereson kënaqësia jote apo pranimi jot, për sa kohë që ato janë fjalët që kanë dalë nga goja jote, u dëgjuan, u lexuan dhe u inçizuan nga ty. Dhe këto janë lojra fjalësh. Ne i pamë dhe i dëgjuam fjalët e Muhamed Hassanit. Kur ti thua: “Ai që bën sehir nuk është si ai që e përjeton, ai që i ka këmbët në zjarr nuk është si ai që i ka këmbët në ujë...” ky është justifikim për gabimin e Muhamed Hassanit sepse këmba e tij qenka në zjarr dhe ai nuk është si dikush tjetër që i ka këmbët në ujë. Dhe ti thua: “Ajo që përsërisin njerëzit e dijes dhe fesë, edukatorët, është parimi: largimi i dëmeve ka përparësi mbi arritjen dhe kryerjen e dobive...” e deri në fund të fjalëve demagogjike që i ka thënë ai (Halebiu). Kurse unë them: Ajo që përsërisin njerëzit e dijes dhe fesë për këtë çështje specifike është ajo që ka thënë Shejkhul-Islam Ibn Tejmijjeh rahimehullah: “Vërtet, njerëzit e dijes, fesë dhe virtytit nuk ia lejojnë askujt atë që Allahu e ka ndaluar prej mosbindjes ndaj udhëheqësve, mashtrimin e tyre, rebelimin kundër tyre në çfarëdo aspekti, sikurse ka qenë kjo e njohur nga tradita e Ehli-Sunetit në të shkuarën dhe në të tashmen...”
© Selefi . org
12
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
Unë i them vëlla ‘Aliut: ti duhet të kësh frikë Allahun! Kjo është ajo që përsërisin njerëzit e dijes, fesë dhe edukatorët; është ajo që ka përmendur Shejkhul-Islam këtu e jo ajo që bëri Muhamed Hassani, e as justifikimi që bëri vëlla ‘Ali Hasen ‘Abdul-Hamid për të. Ai e përsërit justifikimin e tij për të dhe i shan ata të cilët refuzuan Muhamed Hassanin dhe refuzuan atë (Halebiun) për këtë ftohtësi dhe për këto dredhira dhe lojra fjalësh. A mos mendon ai se ajo gjë i bëri dobi atij? Nuk i ka bërë dobi pasha Allahun! Sharja është sharje dhe refuzimi është refuzim. Dhe kur refuzohet dikush me dije dhe duke përcjellë fjalët e dijetarëve dhe duke përkujtuar Fjalën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ti e ke detyrë që të refuzosh nëse ke dije, por ama, që të fillosh të shfrysh dhe të cilësosh atë që refuzon si njeri që shan duke hyrë në qëllimet dhe nijetet e kështu me rradhë... kjo s’ka dobi. Ai që refuzon folësin gabimtar duke u bazuar ne fjalën e tij të inçizuar, të shkruar apo të botuar, nuk shan duke gjuajtur qëllimet dhe nijetet e tij, porse e kritikon atë duke patur me vete fakte dhe dëshmitë më të forta nga fjala e tij. Dhe kjo nuk është sharje e qëllimeve apo gjuajtje e nijeteve, porse në të vërtetë ai është refuzim i të pavërtetës së inçizuar, të shkruar a të botuar, dhe nuk është gjuajtje në qëllime dhe nijete. Dhe kur vëlla ‘Aliu thotë: “Pyete veten tënde o ti ofendues, dhe nuk them kritikues ngase kritika është nder dhe është e pranuar...” – çfarë nderi dhe pranimi thua kur ti po refuzon duke mbrojtur këtë njeri që erdhi me Batil në fjalën e tij? Dhe ti nuk po e sheh veten tënde të thuash se fjala e tij është Batil prandaj mos e dëgjoni atë sepse ai kryekëput është në kundërshtim me fjalën e Ehli-Sunetit, prandaj mos ngarendni pas tij, mos ia hidhni sytë, mos u ulni tek ai e mos e përkrahni. Kjo është detyra jote! Kjo është ajo që ta obligon Feja dhe këshillimi për Allahun, për Librin e Tij, për
© Selefi . org
13
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
të Dërguarin e Tij, për Prijësat e Muslimanëve dhe për mbarë njerëzit në përgjithësi. Qëndrimi i dytë i vëlla ‘Aliut është thënia e tij me të cilën mbrojti këtë devijant – Muhamed Hassan – me fjalët e tij: “Pyete veten tënde o ti ofendues, dhe nuk them kritikues, sikur të kishe qenë ti në vendin e Shejkh Muhamed Hassanit dhe në pozitën e tij, çfarë do të kishe bërë? Përkundrazi, çfarë do të mund të bësh?! Dhe ti në realitet je mes dhëmbëve të darës, siç thonë, a mundesh t’u thuash atyre turmave të zemëruara, të irrituara, të grumbulluara, të tubuara, me dhjetëra e mijëra, se demonstratat janë harram? A mundesh t’u thuash se Ulematë tanë i ndalojnë këto akte të shëmtuara? Ose që të kthehen në vendet dhe në shtëpitë e tyre? Ose t’u thuash që të shpërndahen?...” Unë them: kjo është çuditshme nga vëlla ‘Ali Haseni që thotë të tilla fjalë për të justifikuar njerëzit e Batilit, mirëpo ne lusim Allahun të na japë palëkundshmëri në Hak dhe në Udhëzim. Po, pasha Allahun, sikur të isha në vendin e Shejkh Muhamed Hassanit do t’u thoja atyre dhe do të veproja me ta ashtu siç më ka urdhëruar Allahu Xhel-le ue ‘Ala, do t’u thoja: Kjo është harram! Do të veproja siç ka vepruar Ehli-Suneti dhe Xhemati, do të veproja siç veproi Ahmed Ibn Hanbel kur njerëzit u mblodhën tek ai dhe ai u tha: “Kjo bie ndesh me rrugën e Selefëve.” Ky është obligimi që kemi të gjithë ne.
“O ju që besoni, bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë!”2 2
El-Enfal, 24.
© Selefi . org
14
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) na ka urdhëruar që të kemi frikë Allahun Subhanehu ue Te’ala për vetet tona, të dëgjojmë dhe t’u bindemi atyre që Allahu i ka vendosur që të na udhëheqin çështjet tona, si dhe të mos ndjekim rrugët e njerëzve të Xhahilijetit, të humburit dhe të devijuarit. إﻧﮫ ﻣﻦ ﯾﻌﺶ ﻣﻨﻜﻢ ﺑﻌﺪي ﻓﺴﯿﺮى اﺧﺘﻼﻓًﺎ ﻛﺜﯿﺮًا ﻓﻌﻠﯿﻜﻢ ﺑﺴﻨﺘﻲ وﺳﻨﺔ اﻟﺨﻠﻔﺎء اﻟﺮاﺷﺪﯾﻦ ﻓﺈن ﻛﻞ، وإﯾﺎﻛﻢ وﻣﺤﺪﺛﺎت اﻷﻣﻮر، ﺗﻤﺴﻜﻮا ﺑﮭﺎ وﻋﻀﻮا ﻋﻠﯿﮭﺎ ﺑﺎﻟﻨﻮاﺟﺬ،اﻟﻤﮭﺪﯾﯿﻦ . وﻛﻞ ﺑﺪﻋﺔ ﺿﻼﻟﺔ،ﻣﺤﺪﺛﺔ ﺑﺪﻋﺔ “Vërtet, ai që do të jetojë mbas meje ka për të parë mosmarrëveshje të shumta, prandaj ju e keni detyre që të kapeni pas Sunetit tim dhe Sunetit të Khalifëve të Udhëzuar e Udhëzues, kapuni fort dhe mbërthehuni pas tij me dhëmballë. Dhe ruhuni nga gjërat e shpikura se me të vërtetë çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje.” Kështu që, kur ndodhin fitne, kur ndodhin përçarje, kur ndodhin mosmarrëveshje dhe kur ndodhin trazira, ne kapemi fort mbas Sunetit. Lusim Allahun Xhel-le ue ‘Ala të na bëjë të palëkundur në Sunet dhe të na japë largpamësi me Sunet ne të gjitha çështjet dhe qëndrimet tona. Kur Ahmedit (rahimehullah) i erdhën ata njerëz dhe i thanë: “O Eba ‘Abdullah, ajo është përhapur gjithandej, është përkeqësuar dhe ka arritur deri në atë pikë ku ti po e shikon vetë...” – domethënë fitneja e thënies Kur'ani është i krijuar – “...kështu që ne nuk kemi pse ta dëgjojmë e t’i bindemi atij...” – domethënë Khalifes. Ai tha: “Jo! Allah, Allah, gjaku i Muslimanëve! Mos gjakun e Muslimanëve, mos derdhni gjakun e Muslimanëve, kjo bie ndesh me Rrugën e Selefëve...” e deri në fund të fjalëve që tha ai, të cilat lavdi Allahut janë të njohura nga çdo Sunnij Selefij.
© Selefi . org
15
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
Pra, nuk lejohet o vëlla ‘Ali që të thuash këtë fjalë Batil (të kotë, të rreme) për të mbrojtur me të njeriun e Batilit. Prandaj detyra jote është që të ndriçohesh me Sunetin dhe t’i nxitësh të tjerët që të kapen pas Sunetit pavarsisht atyre që do të kundërvihen. Ti e ke detyrë që të lidhesh me Hakun edhe nëqoftëse janë të paktë ata që e ndjekin atë, dhe të ruhesh nga shkatërrimi dhe rrënimi, edhe nëse të shkatërruarit janë të shumtë. Por ama, që të thuash, “Sikur të kishe qenë ti në vendin e Muhamed Hassanit dhe në pozitën e tij, çfarë do të kishe bërë? Përkundrazi, çfarë mund të bësh ti kur ndodhesh mes dhëmbëve të darës?...” Kjo është koha kur spovohesh, kjo është koha kur vihesh në provë, kjo është koha kur duket Sunniu Selefij i vërtetë, le të jenë me dhjetëra e mijëra e sadoqofshin, po, me mijëra! Po, do t’u them atyre: Me të vërtetë ajo është harram! Dhe gjykimi i harramit nuk ndryshon për shkak të turmave të zemëruara, të irrituara, të grumbulluara, të tubuara, me dhjetëra e mijëra, apo qofshin edhe më shumë se aq. Dhe unë them: Po, me të vërtetë Ulematë tanë, Ehli-Suneti, i ndalojnë këto akte të shëmtuara, dhe atyre mijërave do t’ua them atë, po do t’ua them atyre: kthehuni në vendet dhe në shtëpitë tuaja dhe kijeni frikë Allahun Tebarake ue Te’ala për vetet tuaja. Do ua them këtë duke u nisur nga Fjala e Allahut të Lartësuar:
© Selefi . org
16
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
“Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun. Sikur Ithtarët e Librit të besonin, do të ishte më mirë për ata; ka prej tyre besimtarë të vërtetë, por shumica e tyre janë larg udhës së drejtë.”3 Do t’ua them atyre ato fjalë duke zbatuar Fjalën e Allahut Tebarake ue Te’ala:
“Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira dhe të ndalojë nga të këqijat...”4 Dhe Fjalën e Allahut të Lartësuar:
“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë për vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”5 3
Aali-Imran, 110. Aali-Imran, 104. 5 Et-Teubeh, 71. 4
© Selefi . org
17
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
Kjo është nga njëra anë. Kurse nga ana tjetër, a nuk thonë Ulematë para nesh, Imamët e Udhëzimit, Virtytit dhe Fesë, sikurse të përmenda nga Shejkhul-Islam Ibn Tejmijjeh: “Vërtet, njerëzit e dijes, fesë dhe virtytit nuk ia lejojnë askujt atë që Allahu e ka ndaluar prej mosbindjes ndaj udhëheqësve, mashtrimin e tyre, rebelimin kundër tyre në çfarëdo aspekti, sikurse ka qenë kjo e njohur nga tradita e Ehli-Sunetit në të shkuarën dhe në të tashmen...” Kjo është rruga e njerëzve të dijes, të fesë dhe të virtytit, “nuk ia lejojnë askujt atë që Allahu e ka ndaluar prej mosbindjes ndaj udhëheqësve”. Ky është qëndrimi i njerëzve të dijes, të fesë dhe të virtytit dhe kjo është rruga e Ehli-Sunetit në të shkuarën dhe në të tashmen, sikurse e ka përmendur Shejkhul-Islam, Allahu i Lartësuar pastë mëshirë për të. Unë e them këtë dhe s’më intereson kush kundërshton, ngase me të vërtetë Allahu Xhel-le ue ‘Ala të ka urdhëruar që t’u përcjellësh njerëzve dhe t’i përkujtosh:
“Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve.”6
“Atëherë me të vërtetë detyrë e të Dërguarit Tonë është vetëm të shpallë qartë Mesazhin.”7 6 7
Edh-Dharijjat, 55. Et-Tegabun, 12.
© Selefi . org
18
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
“Me të vërtetë detyra jote është të bësh të njohur Mesazhin.”8
“Kështu pra, kujtoji ata, ti me të vërtetë je vetëm një përkujtues. Dhe nuk je ngarkuar t’i detyrosh ata me forcë.”9 Shumica nuk merret në konsideratë! Haku, të qëndruarit në Hak, ndjekja e Hakut dhe të qënurit i palëkundur në Hak – kjo është ajo që merret në konsideratë. Kjo është nga një anë tjetër. Kurse nga një tjetër anë: a nuk kanë përjetuar Ulematë tanë përpara këtyre ngjarjeve ngjarje të tjera? Ngjarjet e Algjerisë! A nuk i përjetuan Muslimanët këto ngjarje në këto stuhitë e fundit? Kaluan ditët dhe prania e Ulemave tanë, të vjetrit e Ulemave siç ishte Shejkhul-Islam Ibn Baz (rahimehullah), Shejkh Muhamed Ibn ‘Uthejmin (rahimehullah) dhe Shejkh Nasirud-Din el-Albani (rahimehullah), ai të cilin ju pretendoni se e keni shejkhun tuaj dhe se jeni në rrugën e tij. Por ç’ju ka gjetur sot që e keni braktisur rrugën e tij në ngjarjet e Algjerisë dhe demonstratat që bënë atje? Madje në Algjeri ka patur gjakderdhje më të madhe se ajo që po ndodh tani në Egjipt, dhe të gjithë ata Ulema i refuzuan ata të cilët qëndronin në krye të atyre ngjarjeve si demonstratat, trazirat, shkatërrimi dhe rrënimi. Mes tyre ka patur njerëz të tillë si ‘Ali Belhaxh dhe ‘Abbas Medenij që mbanin fjalime dhe i nxisnin 8 9
Esh-Shuura, 48. El-Gashijeh, 21-22.
© Selefi . org
19
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
njerëzit në sherr dhe në fitne. Dhe qëndrimi që mbajtën Ulematë tanë, ata të cilëve ua përmenda emrat, ishte veçse këshillimi, këshillë mbas këshille, si dhe lidhje telefonike me ta, të cilat janë të inçizuara dhe të njohura lavdi Allahut. Kështu që, nuk kanë ndonjë gjë të re demonstratat në Egjipt, prandaj detyra jote është të ndjekësh rrugën e atyre Ulemave, dhe ata janë afër me kohën tonë, akoma nuk u janë tretur eshtrat në varret e tyre dhe ky është qëndrimi që kanë mbajtur ata. E si qenka kjo puna jonë që e braktisim rrugën e Ehli-Sunetit dhe ndjekim rrugët e pasuesve të epsheve dhe bidateve? E gjithë ajo për të mbrojtur Muhamed Hassanin apo të tjerë si puna e tij! Vërtet, detyra që ka çdo Musliman është: të madhërojë urdhërin e Allahut dhe urdhërin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ngase Allahu do ta ngrejë lart atë dhe do t’i pranojë punët e tij. Dhe detyra e të gjithëve ne është që të ndjekim rrugën e njerëzve të dijes, të fesë dhe të virtytit, e të mos i bëjm lëshim askujt aty ku ka ndaluar Allahu, në mosbindjen ndaj udhëheqësve, në mashtrimin e tyre dhe në rebelimin kundër tyre në çdolloj aspekti. Dhe nuk mjafton që të thuash: “Ne nuk e pranojmë gabimin e Muhamed Hassanit” pastaj të fillosh ta shfajësosh, ta mbrosh e ta justifikosh atë në Batil. Kjo është ajo që ka dëgjuar ai që është afër dhe ai që është larg! Qëndrimi i Muhamed Hassanit përballë këtyre ngjarjeve o vëlla ‘Ali është qëndrim i kundërt me qëndrimin e njerëzve të dijes, virtytit dhe fesë dhe ai nuk ndjek rrugën e Ehli-Sunetit. Prandaj detyra jote është që të këshillosh – nëse je i sinqertë – që t’i këshillosh njerëzit duke u tërhequr vëmendjen nga rruga e tij (Muhamed Hassanit) dhe t’u sqarosh se ai është në një rrugë tjetër nga rruga e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe mbi të gjitha ti duhet të jesh
© Selefi . org
20
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
i kënaqur me Allahun dhe të Dërguarin e Tij më shumë sesa me Muhamed Hassanin e me të tjerë si puna e tij. Dhe qëndrimi i tretë është ajo që ke thënë: “A mundet ndokush në çfarëdolloj situate që t’i flasë çdo njeriu, apo secila nga këto ka rregullin dhe lidhjen përkatëse...” Unë them: Po, rregullat janë të njohura lavdi Allahut, për çdo kohë dhe për çdo periudhë. Dhe në të vërtetë rregullat janë të lidhura me Kur'anin dhe Sunetin. Dhe ai i cili thotë të vërtetën mundet ta thotë të vërtetën, pasuesi i Sunetit mundet ta thotë të vërtetën, ndërsa Kedh-dhabi që pretendon se thotë të vërtetën do të dalë në shesh. Dhe nëse pasuesi i Sunetit flet në këtë kohë, ai ka për ta qartësuar të vërtetën, sidomos tani që njerëzit e Batilit i kanë mashtruar njerëzit. Prandaj, detyra e Muslimanit që thotë të vërtetën dhe është këshillues për Fenë e tij dhe për Umetin e tij, e mbi të gjitha është këshillues për Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij, është se ai duhet patjetër që të sqarojë se ky është Haku dhe t’u japë kurajo atyre që e përkrahin Hakun, si dhe të paralajmërojë kundër atyre që i kanë mashtruar njerëzit dhe po i tërheqin në devijimi, po i tërheqin në sherr dhe po i tërheqin në fitne. Por nëse ai që thotë të vërtetën do të heshtë, atëherë kur do të merret vesh Suneti, pasha Allahun? Nëse nuk shfaqet Suneti në të tilla situata, atëherë kur do ta marrin vesh njerëzit Hakun për të tilla situata? Nëse ata nuk dëgjojnë apo nuk dëgjojnë të gjithë, atëherë një pjesë e vogël e tyre do të dëgjojnë dhe do të pakësohet sherri, por ama jo që ne të shkojmë tek ata dhe ta shtojmë sherrin! E treta: dhe lavdia i takon Allahut, janë të njohura tashmë lajmet që na vijnë nga vëllezërit tanë prej Ehli-Sunetit në Egjipt, kemi folur me © Selefi . org
21
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
ta dhe atyre nuk u ka ndodhur asgjë prej gjëje, nuk u ka ndodhur gjë lavdi Allahut. Prandaj, detyra që ka Muslimani i sinqertë, i logjikshëm është që të mundohet ta pakësojë sherrin e jo që ta ndezë akoma më shumë, si dhe të mundohet ta frenojë vrullin e tyre dhe t’u kthjellojë mendjen, e jo t’u japë kurajo akoma më shumë! Kurse sa i përket argumentimit tënd me fjalët e dijetarit të madh Ibn Muflih (rahimehullah) në el-Adabul-Mufrad esh-Sher’ijeh, dhe thënia jote: “Ka thënë Imami Ibn Muflih duke këshilluar ata që u predikojnë njerëzve të thjeshtë: “Të ketë kujdes mos të hyjë në parime ngase ata nuk i kuptojnë ato, mirëpo kjo mund të shkaktojë fitne dhe ndoshta ata e bëjnë qafir atë duke qenë se ata janë injorantë...”” Them: kjo fjalë së pari nuk është e Ibn Muflih porse është fjala e Ibnul-Xheuzit, Allahu i mëshiroftë të gjithë. Dhe Ibnul-Xheuzij e ka përmendur këtë fjalë në librin e tij “es-Sirrul-Mektum”, ashtu siç e përcolli nga ai Ibn Muflih dhe e miratoi atë në faqen përpara faqes nga e cila u përcoll, nga vëllimi i përmendur, botim i Mu`essesetu Kurtubeh në Kajro. Dhe fillimi i fjalës së Ibnul-Xheuzit është: “Nuk është mirë që sekretet t’i besohen çdo njeriu, dhe as nuk duhet që çdokush që gjen një thesar ta groposë atë kryekëput se ndoshta ai mund të ndahet nga kjo jetë dhe askush nuk përfiton nga ai thesar pastaj. Dhe pokështu, nuk duhet që dijetari t’u flasë njerëzve të thjeshtë me çdo dituri, por ai duhet t’i dallojë të dalluarit me sekretet e diturisë, për arsye se ata mund të mbajnë atë që nuk mund ta mbajnë të tjerët. Dhe sigurisht që variacioni në botëkuptime është i njohur...” Pastaj ai përmendi argumentet nga Kur'ani dhe Suneti, deri aty ku tha: “Dhe prej pakujdesisë është të folurit e atyre që rrëfejnë © Selefi . org
22
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
tregime (el-Kussas) para njerëzve të thjeshtë e injorantë të cilat janë të padobishme për ta. Porse njeriu duhet të flasë në varësi të botëkuptimit të tij. T’u flasësh njerëzve të thjeshtë është e vështirë, ngase ndonjëri prej tyre ka ndonjë mendim me të cilin ai i kundërshton Ulematë dhe prapë se prapë nuk heq dorë nga ai...” Pastaj ai përmendi historinë e një gruaje në këtë pikë,10 duke u argumentuar me të për atë që përmendi rreth çështjes së njerëzve të thjeshtë (el-‘auam). Pastaj ai përmendi tekste (nga Kur'ani dhe Suneti). Dhe tha Ibn Muflih rahimehullah: “Tha (Ibnul-Xheuzij): Ata të cilët u ligjërojnë njerëzve të thjeshtë – pra fjala është për ligjëratën të cilën nuk e kuptojnë njerëzit – duhet të kenë kujdes që të mos futen në parime sepse ata nuk i kuptojnë ato, mirëpo ai mund të shkaktojë fitne dhe ndoshta ata e bëjnë qafir atë duke qenë se ata janë injorantë...” Mbaroi fjala e tij të cilën e përcolli nga Ibnul-Xheuzij. Dhe kjo fjalë të cilën e përcolli ai, në të vërtetë ajo siç ju thashë ka të bëjë me rrëfimin e tregimeve si dhe me dobinë dhe dëmin e predikimit të tyre në disa raste dhe gënjeshtës së tyre poashtu, sikurse e titulloi atë edhe Ibn Muflih rahimehullah në kapitullin në këtë vëllim, në faqen 82 të këtij vëllimi, ku tha: “Kapitull rreth rrëfimit të tregimeve, dobisë së tyre, dëmit të tyre dhe gënjeshtrës së tyre.” Atëherë, a përputhet kjo fjalë me fjalën e vëlla ‘Aliut në justifikimin e Muhamed Hassanit, kinse njerëzit e thjeshtë nuk kuptojnë?! Kjo 10
Shënim i përkthyesit: Tha Ibnul-Xheuzij (rahimehullah): “Kemi parë që një grua i tha të birit të saj që nuk e kishte me burrin me të cilin jetonte: “Ky burri im është qafir.” Ai (i biri) i tha: “Si ka mundësi?” Ajo tha: “Ai më divorcoi në mëngjes dhe kur u ngrys bëri marrëdhënie me mua.” Atëherë ai tha: “Unë do ta vras.” Ai nuk e dinte se kjo (që bëri burri) ishte kthim i gruas së tij dhe se ai kishte dëshmuar që e kishte kthyer atë pa qenë ajo në dijeni, ose ai besonte se kontakti seksual ishte kthim (i gruas së divorcuar).” El-Adaabu esh-Sher’ijjeh, vëll.2, fq.187, bot. Mu`essesetu er-Rrisaleh. © Selefi . org
23
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
fjalë (e Ibnul-Xheuzit) ishte për parimet të cilat ata nuk i kuptojnë, e ndoshta i kuptojnë mbrapsht e pështjellohen. A përputhet kjo (fjalë e Halebiut) me fjalën e tij: “Mos të flasë para njerëzve të thjeshtë e injorantë gjëra të cilat ata nuk i kuptojnë...” Por a është fjala e atij që thotë se demonstratat nuk lejohen në Sheriatin tonë Islamik e Monoteist, a ka ndonjë njeri të tjeshtë që i dëgjon këto fjalë dhe nuk i kupton?! O Allah na fal! O Allah na fal! Kështu që, detyra e vëlla ‘Aliut është që të ketë frikë Allahun Subhanehu ue Te’ala e të mos ta vendosë këtë fjalë këtu, të mos i përziejë çështjet me qëllim që të shfajësojë njerëzit e Batilit. Mirëpo, gjithashtu, më çuditi tek ky kapitull fjalët që përcolli vëlla ‘Aliu nga Ibn Muflih (rahimehullah) nga Ebij Uefa Ibn ‘Akijl elHanbelij (rahimehullah), nga fjala e tij: “Nuk është mirë që t’u flasësh njerëzve të thjeshtë që s’besojnë dhe as mendjelehtëve...” Mendjelehti (el-Ebleh) është ai që nuk i di çështjet, atij nuk bën që t’i flasësh, kurse ai që s’beson (el-Mulhid) është si zindikët që janë futur në mesin e Muslimanëve dhe thërrasin për Demokraci, për Sekularizëm dhe rryma të tjera të ngjashme me to. Ata janë të infiltruar në këto demonstrata. Prandaj po dëgjojmë se ata demonstrues më së shumti kërkojnë demokracinë dhe lirinë, dhe këto fjalë nuk lejohen. Demokracia është gjë e kotë dhe nuk na shkon për shtat neve Muslimanëve. Edhe liria nuk është e pakufishme. Ata duan lirinë e perëndimit të qafirave, fuxharëve (të prishurve) dhe mizorëve. Kjo tregon se ata ateista kanë depërtuar tek këto demonstrata. Allahu e mëshiroftë Ibn Akilin, i cili thotë: “Nuk është mirë që t’u flasësh njerëzve të thjeshtë që s’besojnë dhe as mendjelehtëve...” E sa të shumtë që janë mendjelehtët që po flasin sot, sa të shumtë janë të pavëmendshmit. Përkundrazi, fatkeqësisht shumica e tyre që flasin sot nuk janë të specializuar në Sheriat dhe as nuk i kuptojnë © Selefi . org
24
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
domethëniet, qëllimet, synimet dhe objektivat mbi të cilat ai ngrihet. Thotë Ibn ‘Akijl (rahimehullah): “Të dy ata e shkatërrojnë imanin që kanë arritur...” Domethënë, kjo gjë i shkatërron njerëzit e thjeshtë, në vend që t’i përmirësojë i shkatërron. Dhe ai (rahimehullah) thotë gjithashtu: “Njeriu fshihet mbas gjuhës së tij...” E vërtetë, ai është i fshehur mbas gjuhës së tij. “Dhe ai patjetër që do ta nxjerrë në shesh qëllimin e tij nga surrati i tij, nga zemra e tij dhe nga gjuha e tij. Nëse flet do të dalë në shesh, dhe nëse del në shesh atëherë do ta refuzojnë njerëzit e Hakut. Ata nuk folën për atë që fshihet në nijete, as për atë që fshihet në kraharore apo në zemra, porse folën për atë që është e dukshme, ajo që ishte e fshehur në zemrat e tyre dhe e nxorrën në shesh gjuhët e tyre. Kështu, Allahu ua nxorri në shesh atë që fshihnin gjuhët e tyre. Dhe kush ka qëllim të keq domosdo që do të demaskohet e do të dalë në shesh.” Ai thotë gjithashtu: “Ai nga i cili frikësohem është ai që dynjanë e ka interesin e tij më të madh, qëllimi është fitimi i tij personal...” dhe të vërtetën ka thënë, Allahu e mëshiroftë. “Dhe ata që kërkojnë dynjanë janë njerëz që: ose goditen nga ajo dhe shkatërrohen vetë dhe shkatërrojnë të tjerë; ose do t’i hedhin të tjerët në fitnen e saj dhe nuk kanë për të arritur gjë nga çështjet e dynjasë...” Ne e lusim Allahun të na japë shëndet dhe mirëqënie. Kurse ajo që përmende ti në fillim të fjalës tënde, nga ajo që ti the për Muhamed Hassanin, se ti nuk je i kënaqur me fjalën e tij dhe as nuk e pranon gabimin e tij... kjo është lojë fjalësh. Ti e mbrojte atë, dhe kjo është ajo që ke thënë për të: “E më pas: nuk del Shejkh Muhamed Hassani – Allahu na dhëntë sukses neve dhe juve dhe © Selefi . org
25
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
atij – nga përdorimi i këtyre rregullave...” – pra rregullat Sheriatike – “...me të cilat fola unë dhe që u zbatuan mbi atë ç’ka tha ai dje, pa marrë parasysh se a gaboi në ixhtihadin e tij apo ishte i saktë, pra nuk del studenti i dijes nga kjo apo ajo, ngase të gjithë bijtë e Ademit gabojnë...” Them: po, ai nuk del sipas teje, mirëpo sipas atyre që ndjekin rrugën e njerëzve të dijes dhe virtytit dhe Fesë, fjalët e të cilëve unë t’i përcolla, ai ka dalë. Dhe kush ndjek rrugën e Ehli-Sunetit dhe traditën e njohur të Ehli-Sunetit në kohët e herëshme apo të sotme, sikurse të përcolla nga Shejkhul-Islam Ibn Tejmijjeh (rahimehullah) dhe ai ka transmetuar nga ata (Dijetarët e Ehli-Sunetit), sipas tij padyshim që Muhamed Hassani ka dalë, mirëpo sipas teje ai nuk del! E mbas kësaj ti e quan ixhtihad këtë khuruxh (kryengritje) që të nxjerr nga Ehli-Suneti! Kësaj i thonë të të hedhë tjetri hi syve, kjo gjë s’mund t’i fshihet askujt lavdi Allahut. Dhe këto fjalë i ka thënë Muhamedi Hassani, ndërsa ti tani e përkrah atë dhe i del në mbrojtje dhe fjalët e tua janë të qarta kinse ai paska përdorur parime sheriatike të cilat i tregove tek kjo fjala që the. Pra, fjalët për të cilat ai është kritikuar janë të qarta dhe fjalët e tua në justifikimin e tij janë të qarta. Dhe akoma më e çuditshme nga kjo është fakti që ti argumentohesh në justifikimin e tij kinse fjalët e tij nuk duhen kritikuar. Pse? Sepse ai është konform fjalëve të presidentit Mubarak dhe konform fjalëve të kryetarit të Kuvendit Popullor! Them: SubhanAllah, SubhanAllahul-‘Adhijm! Njerëzit e dijes dhe fesë nuk e lejojnë atë që ka ndaluar Allahu, siç është edhe mosbindja ndaj udhëheqësve. Unë po i kthehem sërish dhe po e rikujtoj: as mashtrimi i tyre dhe as rebelimi ndaj tyre me çfarëdolloj forme. Kështu që, detyra jote është që fjala jote të jetë e njëjtë me fjalën e tyre dhe qëndrimi yt të jetë i njëjtë me qëndrimin e tyre, © Selefi . org
26
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
Allahu i mëshiroftë, e jo të mbash ti qëndrimin e kryetarit të Kuvendit Popullor apo qëndrimin e dikujt tjetër si puna e tij. Së dyti, tek fjalët e kryetarit të Kuvendit Popullor dhe tek fjalët e presidentit Mubarak s’ka argument as për ty e as për Muhamed Hassanin, sepse presidenti Mubarak është udhëheqësi dhe sunduesi dhe ai e ka pranuar që ka patur mangësi dhe praninë e gabimeve dhe se ai u bën thirrje atyre të japin mundin e tyre për përmirësim dhe përmirësimi është detyra e tij, atij i lejohet, kurse kjo që bën ti dhe Muhamed Hassani duke nxitur kundër tij me përmendjen e mangësive të tij nuk lejohet. Ka dallim kur presidenti, guvernatori dhe udhëheqësi pranojnë gabimet dhe thonë, “Hajdeni të përmirësojmë” dhe midis atij që thotë: “Guvernatori dhe udhëheqësi kanë gabime, hajdeni t’i bëjmë presion derisa të bëhet përmirësim dhe të ndërrohet.” Kështu që, nuk të lejohet ty o vëlla ‘Ali që të bësh lojra fjalësh. Ti s’ke argument për këtë. Thotë Shejkhul-Islam (rahimehullahu Te’ala): “Bindja ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Tij është obligim për secilin dhe bindja ndaj prijësave është obligim për shkak të urdhërit të Allahut që t’u bindesh atyre. Dhe kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij duke iu bindur prijësave, atëherë shpërblimi i tij do të jetë tek Allahu. Dhe kush nuk u bindet atyre, përveç atëherë kurr merr diçka prej udhëheqjes apo pasurisë, nëse i japin bindet, e nëse nuk i japin nuk u bindet, atëherë për të s’do të ketë shpërblim në Botën Tjetër.” Kurse ky Muhamedi Hassani i përkrah ata në revoltën e tyre, të cilën ai e quan “të bekuar” dhe se ata kërkojnë “të drejtat e tyre ligjore që nuk i mohon askush tjetër pos atij që është mohues i atyre të drejtave; dhe se ata kërkojnë të drejtat e tyre legjitime të cilat nuk © Selefi . org
27
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
ua mohon askush në faqen e tokës, përveç se një mohues i atyre të drejtave”. Dhe ai e quan të gjithë këtë revolucion dhe punë të bekuar dhe të rinjtë të bekuar, të mirë, të çiltër etj. Andaj, a mund të debatosh për një njeri që thotë të tilla fjalë o vëlla ‘Ali? Tek daveti i këtij njeriu s’ka refuzim të këtyre demonstratave, por siç thashë, e dëgjuam dhe e pamë kur ai bën thirrje që ata të vazhdojnë me këto demostrata, madje ata veçse duhet të ruajnë rendin dhe të mos u qasen pronës së të tjerëve. Nga e dinë ata se po vazhduan me ato demonstrata nuk do t’i shfrytëzojnë njerëzit e fitneve, njerëzit e lajthitjes dhe devijimit, njerëzit e kaosit, ngase porta e sherrit po u hap s’ka kush ta mbyllë më. Allahut i lutemi të na japë shëndet e mirëqënie. Kështu që ky justifikim është i palejueshëm dhe i papranueshëm. Dhe akoma më e habitshme se e gjithë kjo është kur ti thua: “Fatkeqësia më e madhe është kjo gjendje kur çështjet zmadhohen tej përmasave të tyre...” si mund të thuhet për këto fatkeqësi e bela të cilat kanë plasur gjithandej dhe sa vijnë e bëhen akoma më të mëdha, “se ato po egzagjërohen tej përmasave të tyre reale...”! Nuk e di kush është e përmasave të mëdha sipas teje pas gjithë këtyre fitneve të hatashme, në të cilat por derdhet gjaku, po humbasin jetët, po grabiten pasuritë dhe po bëhet çdo lloj zullumi. Pas të gjitha këtyre që po ndodhin të thuhet “se ne po i egzagjërojmë ato tej përmasave të tyre reale dhe po i shfrytëzojmë për qëndrime apo interesa personale e të pamoralshme”!! Në të vërtetë shfrytëzim po bëjnë ata të cilët me objektiva fetarë po enden për të bërë dinarë e dirhemë, prandaj i shikon çdo ditë me © Selefi . org
28
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
një qëndrim të ri dhe fjalët e tyre ndryshojnë nga fjalët e mëparëshme me çdo qëndrim që mbajnë, edhe pse qëndrimet mund të duket si të njëjta.11 Detyra është që në të tilla qëndrime gjykimi të jetë një dhe çështja të jetë një, porse i sheh ata se sot kanë një mendim, nesër kanë një mendim tjetër, duke ndjekur epshin, Allahu na ruajt nga një gjë e tillë. Kurse sa i përket fjalës tënde, “Ne jemi me kritikën e disiplinuar...” unë të pyes: cila na qenka kjo kritikë e disiplinuar? Sa është përmasa e gabimit të atij që i nxit njerëzit të vazhdojnë me këtë revolucion dhe e quan atë revolucion të bekuar? Ky është një nga këta dy njerëz: Ose është xhahil - dhe kjo është gjendja më e mirë. Nëse i themi atij xhahil në lidhje me Sheriatin, atëherë të tillë njeriu nuk lejohet t’i themi davetçi. Ose është kjo tjetra – e cila është më e rëndë dhe më e hidhur – se ai nuk është Selefij. Dhe pikërisht kjo është gjendja e këtij njeriu, siç e dëgjuam nga fjalët e tij. Dhe ti vetë (o Halebi) ke dëshmuar për të më përpara se ai nuk është i tillë. Kurse sa i përket rrëzimit të tij që përmende tij, ne nuk duam që të hedhim poshtë e të rrëzojmë, porse rrëzimin e meriton kushdo që kundërshton Sunetin dhe rrugën e pasuesve të Sunetit dhe shkon me kundërshtarët e Sunetit. Kush është i tillë, atëherë ai vet është sebep i rrëzimit të vetes së tij.
11
Shënim i përkthyesit: Lexo: http://www.forumiselefi.net/viewtopic.php?f=51&t=1137
© Selefi . org
29
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
“E atë që e poshtëron Allahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar.”12 Kurse sa i përket shfrytëzimit të ultë, siç the ti: shfrytëzues është ai që shet fenë e tij për dynjallëkun e tij, që shkon mbas fitneve e mbas çdokujt që bërtet për t’u bërë qejfin e për të shpëtuar dynjallëkun e tij, ndërkohë që rrënon fenë e tij. Kurse të shpifurit rrejshëm është: që njeriu të të mveshë ty diçka që ti nuk ke thënë. Por ama, kur të transmetohet fjala o ti folës me zërin tënd, shkronjë më shkronjë siç e ke thënë, rresht më rresht, atëherë kjo nuk është shpifje, përkundrazi, ky është transmetim besnik. I mençur dhe i drejtë – in shaa`Allah – është ai që e pohon këtë dhe e di se pikërisht kjo është drejtësia, pra e pohon këtë dhe ua sqaron njerëzve, ngase ai që përcjell fjalën e refuzuar shkronjë më shkronjë, me tekst të plotë, rresht më rresht, kjo padyshim që nuk është shpifje, porse në realitet ai është korrigjues dhe i kujdesshëm në sqarimin e hakut dhe në udhëzimin e njerëzimit. Kurse të kundërshtuarit për gjëra të pashfaqura nuk lejohet, ato i di vetëm Allahu Tebarake ue Te’ala. Por ama Muhamed Hassani nuk u kritikua për atë që ai e mban të fshehur dhe as ti o vëlla ‘ Ali nuk po kritikohesh për atë që e mban të fshehur. Ajo ç’ka fshihni ju e di vetëm Allahu. Ne po flasim për ato që ke thënë ti shkronjë më shkronjë, rresht më rresht, po flasim për fjalët e tij që janë me zërin e tij. Konluzionet e dështuara, me hak të dështuara – pasha Allahun – janë në mos ndjekjen e Rrugës së Besimtarëve. Kurse ai që kapet pas domethënies së fjalës së shqiptuar, fjalë e cila është treguesi më i qartë, ky pra është gjykimi i drejt për të. Kur dikujt ia marrin fjalën ashtu siç e ka nxjerrë nga goja, ne nuk i kemi bërë padrejtësi atij dhe as nuk i kemi dhënë ndonjë domethënie të dështuar fjalës së tij. Pra, ai që kapet pas domethënies së fjalës së shqiptuar ka vepruar saktë, 12
El-Haxh, 18.
© Selefi . org
30
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
për sa kohë që nuk ka ndalesa në Sheriat, të pohuara e të njohura në bazat e Fik’hut, lavdi Allahut. Dhe fjalës së Muhamed Hassanit nuk i është dhënë ndonjë domethënie, ndonjë domethënie të dështuar, madje as fjalës tënde nuk i është dhënë ndonjë domethënie të pavërtetë e as të dështuar, porse ti u kape me fjalën tënde shkronjë më shkronjë dhe ai u refuzua me fjalën e tij dhe me zërin e tij. Kështu që, ai që refuzon në këtë mënyrë ka vepruar saktë me Lejen e Allahut Tebarake ue Te’ala. Dhe, i dështuar, siç të thashë, pasha Allahun është ai që mbron Batilin (të pavërtetën, devijimin) dhe mbron e justifikon njerëzit e Batilit. Ky është i dështuari. Kurse ai që mbron Sunetin dhe i zmbraps fitnet nga Muslimanët, ai është muxhahid i vërtetë, ndihmues i hakut, durues i dëmtimeve që i shkaktojnë njerëzit me Lejen e Allahut Tebarake ue Te’ala. Sa i përket fjalës tënde “Sharje e shpifur”, dije se sqarimi i hakut dhe refuzimi i gabimtarëve padyshim që nuk është sharje. Dhe sikur të supozonim se ai është sharje meqë ju e quani sharje, po e lëmë ashtu siç thoni ju, atëherë, kjo është sharje e lejuar për dobinë më të madhe, që është parandalimi i njerëzve nga pasimi i Batilit (të pavërtetës, devjimit). Erdhi Ibn Zijadi tek Imam Ahmedi – Allahu i Lartësuar pastë mëshirë për të – dhe iu ankua se el-Khalifeh el-Emijn kishte sharë Ibn ‘Ulejjen (për shkak se kishte thënë që dy suret el-Bekareh dhe Aali-Imran kanë gjuhë) . Atëherë Ahmedi (rahimehullah) tha: “Nëse e falë Allahu, shpresoj se do ta falë për këtë që i ka thënë.” Ai (elKhalifeh el-Emijn) me këtë deshte veçse të nxirrte triumfues Sunetin. Kurse ne lavdi Allahut nuk i kemi thënë ato fjalë, edhe studentët Selefijinë nuk i kanë thënë ato fjalë dhe as nuk shanë, porse ata përmendin kundërshtarin dhe e vendosin shkeljen e tij aty ku meriton dhe pastaj sqarojnë se ai me këtë shkeljen e tij në cilin © Selefi . org
31
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
grupacion hyn. Dhe nëse e sqarojnë këtë me argumete, atëherë është obligim që të dëgjohet dhe të merret fjala e tyre, e jo të irritosh njerëzit kundër tyre, duke thënë të tilla fjalë irrituese për të refuzuar të vërtetën që është me ta, duke i mashtruar njerëzit e thjeshtë dhe duke i larguar ata që të mos e dëgjojnë fjalën e atyre që refuzuan Muhamed Hassanin. Kurse sa i përket fjalës tënde: “Unë s’po bëj këtu shfaqje për të mbrojtur dhe përkrahur Shejkh Muhamed Hassanin, lëre më për të tjerët, sepse ai është një thirrës i virtytshëm nga tërësia e thirrësave të këtij daveti të bekuar Selefij dhe ai ka vlerën e tij dhe kontributin e tij. Ne nuk e shohim atë si imam nga imamët e davetit tonë, sikurse na i mveshën këtë neve disa gënjeshtarë. Kështu që, ai ka penën e tij dhe ka gjuhën e tij...” Them: a nuk po e mbron ti atë me fjalën tënde në refuzimin e atij që të kritikoi ty: “Pyete veten tënde o ti ofendues, dhe nuk them kritikues, sikur të kishe qenë ti në vendin e Shejkh Muhamed Hassanit dhe në pozitën e tij, çfarë do të kishe bërë? Përkundrazi, çfarë do të mund të bësh?! Dhe ti në realitet je mes dhëmbëve të darës, siç thonë, a mundesh t’u thuash atyre turmave të zemëruara, të irrituara, të grumbulluara, të tubuara, me dhjetëra e mijëra, se demonstratat janë harram?...” e gjer në fund të fjalëve të tua? A nuk është kjo mbrojtje për të? A nuk po e mbron ti me pretendimin se ai nuk paska dalë nga parimet e Sheriatit? A nuk po e mbron atë me fjalën tënde: “Duhet marrë parasysh që ai mund të ketë qenë i detyruar të thotë ato që tha dhe të ketë qenë në gjendje për jetë a vdekje, kurse për atë që është shëndoshë e mirë falenderohet Allahu...” A nuk po e mbron ti atë me këto që po thua? Dhe mbas gjithë këtyre fjalëve ti thua: “Unë s’po bëj këtu shfaqje për të © Selefi . org
32
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
mbrojtur...”!! Këto janë dredhira dhe lojra fjalësh të cilave u ka dalë boja dhe pronari i tyre është demaskuar, prandaj kije frikë Allahun o vëlla ‘Ali dhe mos bëj lojra fjalësh, e mos mendo kurrë se njerëzit nuk i kuptojnë ato që po thua. Kjo është t’i bësh njerëzit budallenj me pahir. Ndërsa, që ai të jetë “një thirrës i virtytshëm nga tërësia e thirrësave të këtij daveti të bekuar Selefij”, po, por ama sipas selefizmit që njeh ti! Kurse daveti i vërteti Selefij është i pastër nga menhexhi që ndjek Muhamed Hassani. Dhe ti nëse e mbron atë, atëherë edhe ti je njësoj si ai, mos u zemëro për këtë dhe mos u acaro. Ndërsa fjala jote: “Refuzoje zullumin e zullumqarit dhe mbroje hakun e atij që i është bërë zullum...” – kush është zullumqari dhe kush është ai të cilit i është bërë zullum? Zullumqari i vërtetë është ai që inkurajon dhe lavdëron rrugën që bie ndesh me Sheriatin e Kulluar dhe tekstet e tij dhe kundërshton rrugën e Selefëve të mirë. Zullumqari i vërtetë është ai i cili mbron atë njeri që është në një gjendje të tillë dhe thotë të tilla fjalë, ai i cili e mbron atë pa u frikësuar fare nga Allahu, pa patur turp nga Ai dhe pa patur turp nga njerëzit. Ndërsa për sa i përket atij që kritikoi Muhamed Hassanin për fjalët që i tha mbrëmë, s’ka dyshim se ai është në hak. Dhe ne i dëgjuam fjalët e Muhamed Hassanit dhe lavdi Allahut nuk jemi te pamend, lavdi Allahut nuk jemi budallenj. Ne lavdi Allahut dëgjojmë dhe e dimë çfarë thotë ky e çfarë thotë ai tjetri. Dhe fjala e tij është Batil (e pavërtetë, e kotë). Edhe ti deri dje flisje kundër tij e thoje ato që thoje. Qysh sot ai u bë këshillues, besnik, thirrës i virtytshëm e gjer në fund (të lëvdatave që po thua për të)? © Selefi . org
33
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
Lusim Allahun të na japë shëndet e mirëqënie. Do t’i vijnë njeriut ditë me sprova saqë do ta shohë si të mirë atë që nuk është e mirë. Ruhu nga ndryshimi i vazhdueshëm në Fenë e Allahut sepse e vërteta është një. Dhe belaja e të gjitha belave dhe fatkeqësia e të gjitha fatkeqësive është që ti të miratosh atë që më përpara e refuzoje dhe të refuzosh atë që më përpara e miratoje. Dhe kush është ai që do të fusë në këto çështje gjëra që s’ka lidhje me të? S’ka dyshim që ti je ai. Dhe argument për këtë është se ti ke përzier Shejkh Rabinë, ke përzier fjalën e Shejkh Rabisë tek kjo temë. Dhe ti gjithmonë ke ndjekur këtë shteg, ke kohë të gjatë, e fut atë vend e pa vend me qëllim që ta diskretitosh atë, sikurse përcolle fjalët e tij: “Vërtet menhexhi jonë Selefij, i vërteti e i bekuari, thërret në kapjen e plotë pas Fese, pas parimeve themelore dhe degëzimeve të saj, në çdo çështje të saj, të përgjithshme apo të veçanta, që të ruhen kufijtë e saj në lidhje me dobitë dhe dëmet, të merren tolerimet të cilat Allahu i do dhe që janë tregues të Urtësisë së Tij, të Mëshirës së Tij dhe të Ligjvënies së Tij në ruajtjen e kufijve të dobive dhe dëmeve në situatat e vështira dhe në nevojat emergjente...” Pastaj the: “Siç e ka thënë Shejkh Rabij’ el-Medkhalij – Allahu e faltë – në disa fjalë të tijat teorike, dhe u mahnita me hakun e qartë, porse ku është praktikimi i këtij udhëzimi preçiz?” Them: Shejkh Rabij’ – Allahu i dhëntë sukses – është nga më të mirët prej atyre që e dinë këtë fjalë që përcolle nga ai dhe është nga më të mirët në praktikimin e saj. E i mjafton atij si argument për këtë konsideratë këto fjalë që përcolle ti nga ai.
© Selefi . org
34
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
E sa të ka duruar ai ty? Sa të ka këshilluar? Sa ka ndenjur i heshtur për ty me shpresën se ti do të ktheheshe? Sa të ka mbrojtur e të ka përkrahur ty duke shpresuar se do të udhëzoheshe? Mirëpo, ai të cilit po i thërret është i pajet; dhe të vërtetën ka thënë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): إذا ﻟﻢ ﺗﺴﺘﺢِ ﻓﺎﺻﻨﻊ ﻣﺎ ﺷﺌﺖ “Nëse s’ke turp bëj ç’të duash.” Dhe them: a janë dobitë dhe dëmet tani tek këto demonstrata – nëse vjen ti dhe peshon dobitë dhe dëmet – a shikon se dobitë janë më të rënda apo dëmet janë më të rënda? S’ka dyshim që dëmet janë më të rënda. Dhe ai i cili ruan dobitë tani është ai që thotë: kijeni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga kërkesat tuaja individuale pasi ato shkaktojnë pasoja. Dhe këto janë gjurmët e sakta me urtësinë dhe mëshirën e ligjshmërisë së këtij Menhexhi Selefij në të tilla situata kritike, në rrethana domosdoshmërie e në nevoja, e jo që unë të shkoj e të ndjek rrugën e Muhamed Hassanit dhe ata që flasin ashtu siç foli ai. Gjithashtu në fund ti përcolle nga ai në fund të fjalës tënde kur the: “Dhe ai tha gjithashtu, Allahu na udhëzoftë neve dhe atë...” – edhe ne themi Amin, lusim Allahun t’i udhëzojë të gjithë – “...në kontekstin e studimit të dobive dhe dëmeve rreth të cilave mund të ketë mospajtime në peshimin e tyre nga një person tek një peron tjetër, në varësi të shkaqeve të ndryshme, me të cilën i © Selefi . org
35
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
drejtohemi çdo ofenduesi mjeran se për të s’paska asnjë justifikim dhe nuk i pranohet asnjë shfajësim...” Them: njerëzit e logjikshëm, njerëzit e dijes, të urtësisë e të drejtësisë e pranojnë justifikimin në vendin e duhur. Ndërsa sa u përket sofizmave dhe mashtrimeve ndaj Muslimanëve të thjeshtë, ai që i fut ato në çështje të qarta e më se të dukshme s’ka justifikim. Përkundrazi, ai duhet refuzuar, sepse pa dyshim që në rastin e kundërshtimit të teksteve të sakta e të qarta Sheriatike të cilat as janë abroguar dhe as janë lënë, është obligim që kundërshtuesi i tyre të refuzohet me kulmin e refuzimit. Kurse fjala jote që përcolle nga Shejkh Rabij’ hafidhahullah: “Nëse i kundërshton këto çështje të qarta, atëherë është detyrë që të të çojnë në spitalet ku trajtohen sëmundjet psikiatrike dhe të të fusin në burg në mënyrë që të ruhet Feja nga haluçinacionet dhe arsyetimet e shtrembëra...” Pastaj the: “Atëherë – o i nderuar Shejkh! – do të mbushen plot spitalet dhe burgjet...” Them: Shejkh Rabij’ është më se i qartë tek kjo pikë dhe as ti e as ndonjë tjetër si puna jote s’ka ku të kapet tek ai lavdi Allahut, sepse kush tregohet kryeneç në refuzimin e çështjeve të qarta e më se të dukshme, ky njeri s’ka logjikë, lëre më pastaj të konsiderohet prej njerëzve të dijes. Dhe kush është i tillë dhe flet në emër të fesë dhe devijohen njerëzit për shkak të tij, atëherë është detyrë që t’ia mbyllin gojën për të mbrojtur Fenë nga sherri i tij dhe për të mbrojtur njerëzit nga fitneja e tij. Dhe kjo pikë është përmendur në librat e Akijdes së Ehli-Sunetit, si dhe në librat e Fik`hut pa pikë dyshimi.
© Selefi . org
36
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
Dhe ti nëse do të shikosh me kujdes vetëm një gjë të vetme, do të shohësh vërtetësinë e asaj që thotë Shejkh Rabij’. Dhe unë po të kujtoj ty me këtë rast vetëm një gjë të që ka të bëjë me këto ngjarje, për të cilat ti e mbrojte Muhamed Hassanin kurse ai i justifikoi ato. Dhe kjo gjë është çështja e sharjes së udhëheqësve. Vërtet, dëgjuam nga demonstruesit për sa i përket këtij aspekti gjëra të çuditshme, sikurse u transmetuan nëpër stacione dhe radio dhe i dëgjuan të gjithë, i madh dhe i vogël. I kanë përmendur dijetarët e fik`hut që janë të specializuar në të tilla çështje dhe i kanë vendosur ato në librat e tyre dhe kanë sqaruar gjykimet e tyre. Ka thënë Ibn Ferhun, nga Malikitë, në librin “Tebsiratul-Hukam”: “Dhe kush thotë fjalë të keqe për një nga prijësat e Muslimanëve obligohet mbi të ndëshkim i rëndë dhe burgoset për një muaj. Dhe kush kundërshton një urdhër pasi që është përsëritur thirrja e tij, obligohet mbi të ndëshkim i rëndë, aq sa e shikon të arsyeshme prijësi.” Këtë e ka përmendur Ibn Ferhun në “Tebsiratul-Hukam” dhe ai është prej Imamëve të Malikive. Thotë el-Mauerdij – nga Shafi’ijet – në librin “el-Hauij”: “Nëse Khauarixhët e shajnë hapur prijësin dhe shajnë njerëzit e drejtësisë duhet të parandalohet dëmi i tyre që të mbrohet udhëheqja. Dhe nëse e shajnë hapur pa e përmendur atë, për ndalimin e tyre ka dy qëndrime: i pari, që të mos ndalohen sepse ‘Aliu (radij-Allahu ‘anhu) nuk ndaloi ata që shanin. Kurse i dyti, që të ndalohen, sepse lejimi i sharjeve do të çojë në sharjen haptazi të prijësit.” © Selefi . org
37
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
Ky është një prej imamëve të Shafi’ive. Thotë el-Muwafik Ibn Kudameh nga Hanbelitë, Allahu pastë mëshirë për të, në “el-Muknië”: “Dhe nëse e shajnë prijësin ata ndalohen; dhe nëse disa njerëz shfaqin drejtimin e Khauarixhëve porse nuk mblidhen për të bërë luftë, në këtë rast nuk u kundërvihesh.” E ka thënë këtë Ibn Kudameh në “el-Muknië”. “Nëse disa njerëz shfaqin drejtimin e Khauarixhëve porse nuk mblidhen për të bërë luftë” domethënë ishin të ndarë, secili për hesap të tij: “...në këtë rast nuk u kundërvihesh.” “Dhe nëse e shajnë prijësin ata ndalohen.” Kjo pra është fjala e këtij Imami nga Hanbelitë. Dhe ai është i famshëm tek Hanbelitë. Dhe ka thënë el-Merdauij duke komentuar rreth saj në “el-Insaf”: “E nëse e shfaqin sharjen e udhëheqësit dhe nuk e përmendin haptazi, edhe në këtë rast ata ndalohen.” Pra, el-Merdauij edhe tek shfaqja e sharjes ka zgjedhur ndalimin e tyre. Kështu që, Shejkh Rabij’ – Allahu i dhëntë sukses – kur i tha këto fjalë nuk foli në hava porse flet ato fjalë që kanë thënë njerëzit e dijes. Dhe çështjet e kësaj teme janë të shumta dhe ti i di ato. Mirëpo unë desha të jepja një shembull ty për këtë çështje për shkak të lidhjes së saj me temën në fjalë. Dhe kjo është fjala e Ulemave © Selefi . org
38
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
tanë, fjala e fukahave dhe Ulemave të Islamit për sharjen e prijësve dhe udhëheqësve në këto demonstrata. Atëherë a duhet të flitet edhe për ata ashtu siç po flet t’i për Shejkh Rabinë? Urdhëro, thuaj ç’të duash, mirëpo ne nuk themi gjë tjetër përveç asaj që the ti: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Si është kjo puna juaj që gjykoni në këtë mënyrë? Ne lusim Allahun të na japë shëndet e mirëqënie dhe e lusim Allahun Subhanehu ue Te’ala që të na bëjë të palëkundur në Hak e në Udhëzim gjer sa të takohemi me Të. Prandaj kije frikë Allahun për veten tënde o vëlla ‘Ali, ditën kur do të dalësh para Allahut, dhe mos i devijo njerëzit me përkrahjen tënde ndaj këtij devijanti dhe të tjerëve si puna e tij; thuaje fjalën e vërtetë edhe nëse është e hidhur. Tani kjo fatkeqësi ka mbërritur në vendin tuaj, në Jordani. Prandaj kije frikë Allahun Subhanehu ue Te’ala. Ato turma, ato grumbuj dhe gjithë ai milet, nëse ata nuk pengohen dhe nuk thirren që t’u përcillet gjykimi i Allahut dhe Sheriati i Allahut, atëherë ata do të vazhdojnë më tej. Dhe obligimi që kemi ne dhe ti është që të jemi në Sunet dhe në Rrugën e Pasuesve të Sunetit, e jo t’i shmangemi Sunetit dhe të luftojmë për të nxjerrë fitimtar vetet tona, jo t’i shmangemi Sunetit dhe të braktisim ato që deri dje i njihnim dhe e pranonim, e sot të përqafojmë ato që deri dje i kritikonim dhe i refuzonim. Dhe të gjithë ne e kemi detyrë që të kemi frikë Allahun dhe ta kemi ndërmend Allahun në lidhje me Sheriatin dhe Fenë e Tij, ta kemi ndërmend Allahun Subhanehu ue Te’ala në lidhje me Umetin e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), si dhe ta kemi frikë Allahun © Selefi . org
39
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
për këtë davet, për davetin Selefij. Deri dje ishte çështja e Sahabëve, pastaj çështja e Ebul-Hasenit dhe qëndrimi i tij ndaj atij, si dhe çështje të tjera, e më pas, sot je me Muhamed Hassanin në çështjet e demonstratave. Prandaj, o vëlla ‘Ali, kije frikë Allahun për veten tënde! kije frikë Allahun për veten tënde! Dhe kjo fjalë nuk ka dobi për ne nëse nuk e përcjellim dhe nuk ka dobi për ne nëse nuk e pranojmë. Detyra e robit është që të kthehet tek argumenti dhe të kthehet tek rruga që kanë ndjekur Selefët e Umtit. Dhe kështu – lavdi Allahut – do të merren vesh pretendimet boshe. Gjithësesi ajo që merret në konsideratë është realiteti. Xherhi dhe Ta’dili sot është i refuzuar dhe ai s’ka bazë as në Kur'an e as në Sunet – të gjitha këto i kemi dëgjuar, dhe i kemi dëgjuar nga ty. O vëlla ‘Ali, kije frik Allahun dhe dije se grumbujt e shumtë të njerëzve s’të bëjnë dobi në jetën e kësaj dynjaje e as në Ahiret. Edhe sikur të të bëjnë dobi një ditë të vetme nga kjo kohë, pasha Allahun ty s’do të mbetet gjë përveç se ajo që ke për të gjetur tek Allahu Tebarake ue Te’ala. Lusim Allahun Subhanehu ue Te’ala që të na japë sukses të gjithëve tek çdo gjë që Ai do dhe kënaqet, si dhe të na bëjë të palëkundur në Hak e në Sunet deri kur të takohemi me Të. Dhe betohem në Allah se unë nuk do të kisha komentuar rreth këtyre fjalëve po të mos kishin dalë nga dikush si puna jote në përkrahje të këtij devijanti; pata frikë mos devijohen për shkakun tënd njerëz të cilët nuk i devijon dot Muhamed Hassani. Lus Allahun Subhanehu ue Te’ala që të na japë kuptimin e drejtë në Fe, të na japë mprehtësi në të, na bëjë prej të udhëzuarve dhe t’i
© Selefi . org
40
Refuzim ndaj ‘Ali Halebiut dhe Muhamed Hasanit nga Shejkh Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij
largojë fitnet nga vendet e Muslimanëve, qofshin ato të shfaqura apo të fshehura. Së fundi, gjithashtu, e lus Allahun Subhanehu ue Te’ala që të nxjerrë nga mesi i Muslimanëve njerëz që do të vendosin tek ata Sheriatin e Allahut Tebarake ue Te’ala, do të gjykojnë me të, do ta vënë në zbatim tek i madhi e tek i vogli, në çdo çështje të jetës, e madhe apo e vogël qoftë; dhe të largojë fitnet nga vendet e Muslimanëve, të cilat janë përhapur gjithandej e sa vijnë e bëhen akoma më të mëdha në këto kohë, të cilat filluan me Tunizinë dhe Allahu e di më së miri se ku do përfundojnë. Lus Allahu Subhanehu ue Te’ala që ta zmbrapsë nga Islami ofensivën e armiqve të tij. Vërtet, Ai është Dhurues dhe Bujar. Qofshin lavdërimet, bekimet dhe begatitë e Allahut mbi robin e Tij dhe të Dërguarin e Tij, Pejgamberin tonë Muhamed, si dhe mbi Familjen e tij, Shokët e tij dhe mbi ata që e pasuan me mirësi. Dhe e gjithë lavdia i takon Allahut, Zotit të Gjithësisë.
z Përktheu: Alban Malaj 17 Sha’ban 1433 Hixhrij / 7 Korrik 2012 Miladij ‘Auali, Mekkeh
© Selefi . org
41