Lavdërimi i takon Allahut, lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë për të Dërguarin e Allahut. Më tej:
Me të vërtetë, çështja e Kijametit (Orës) është gjë e madhe. Ajo që do të ndodhë në Kijamet, do të jetë një gjë shumë e tmerrshme. Për ta sqaruar këtë, mjafton të dimë se çdo shtatzënë e humb barrën e saj, dhe çdo gjidhënëse do ta braktisë atë që ka për gjiri. Nga tmerri i asaj dite, fëmija do të plaket; njeriu do të largohet nga i afërmi i tij dhe nuk do t‟i interesojë vetëm se vetja e tij. Nga frika e madhe, njerëzit do të shtangen dhe do të mendosh se ata janë si të dehur, po nuk janë të dehur, porse dënimi i Allahut është i rëndë. Ndodhia e Kijametit është e frikshme. Ajo ditë e madhe është pesëdhjetëmijë (50 000) vite, në të cilën njerëzit do të jetojnë një jetë të gjatë, dhe jeta e dunjasë që e jetuan konsiderohet e shkurtër përballë kësaj jete të gjatë, dhe kështu do të mendojnë se kanë jetuar në dunja vetëm se dhjetë ditë, një ditë, disa ditë, apo një mbrëmje ose një paradite, madje edhe një orë. Kurse ata nuk kanë jetuar në të, vetëm se një kohë të shkurtër, megjithatë edhe pse ajo jetë ishte e pakët, mjaftonte për t‟u furnizuar me devotshmëri (frikë ndaj Allahut - takua). Do të përmend disa të vërteta rreth kohës së ndodhisë së Kijametit. Koha e nisjes së asaj dite të tmerrshme është siç do të vijojë më poshtë:
E para: Asnjë krijesë, sado që të jetë ngritur në grada dhe pozita, nuk e di se kur do t‟i fryjë surit Israfili – ‘alejhi selam. Dijetarët janë të njëzëri (ixhma) se ai që i fryn surit është Israfili. Madje, edhe vet Israfili, nuk e di se kur do të jetë çasti që do të fryjë në sur dhe kjo është një çështje që vetëm Allahu e di.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Ata të pyesin ty (Muhamed), rreth Orës (së Kijametit) se kur do të jetë koha e caktuar e saj. Thuaju: “Dija e saj është vetëm te Zoti im. Kohën kur do të ndodhë ajo, do ta tregojë vetëm Ai. Do të jetë e rëndë për qiejt dhe Tokën. Ajo do t‟u vijë krejtësisht papritmas”. Ata të pyesin, sikur ti di diçka për të. Thuaj: “Këtë e di vetëm Allahu, ndërsa shumica e njerëzve nuk e dinë.” 1
I Lartësuari ka thënë: “Njerëzit të pyesin për Kijametin, thuaju: “Vetëm Allahu ka dijeni mbi të”. Ku e di ti?! Ndoshta Kijameti mund të jetë afër?!” 2
“Të pyesin ty për Kijametin se kur do të ndodhë. Ti nuk ke dije që të thuash diçka për të. Tek Zoti yt është fundi i (dijenisë rreth) tij. Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i frikësohen atij. Ditën kur do ta shohin atë, (njerëzve) do t‟u duket se kanë qëndruar (në Tokë) veç një mbrëmje apo një mëngjes.” 3
1
El-„Araf, 187. El-Ah‟zab, 63. 3 En-Naziat, 42-45. 2
“Pa dyshim, vetëm Allahu ka dije për Kijametin.”4
“Vetëm Allahu e di se kur do të vijë Kijameti.”5
“I Madhëruar është Ai, të Cilit i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe gjithçka që gjendet mes tyre. Vetëm Ai ka dijeni mbi Orën (e Kijametit) dhe tek Ai do të ktheheni.”6
“Allahut i përkasin fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës, ndërsa çështja e Ditës së Kijametit është sa çel e mbyll sytë ose edhe më shpejt. Vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.”7
4
Lukman, 34. Fusilet, 47. 6 Ez-Zukhruf, 85. 7 En-Nahl, 77. 5
“Kijameti do të vijë patjetër, por Unë e mbaj atë të fshehtë, që secili të shpërblehet për atë që ka bërë.”8
Kur Xhibrili e pyeti të Dërguarin e Allahut - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të për Kijametin, ai tha: “I pyeturi nuk është më i ditur për Kijametin se pyetësi.” Ai (Xhibrili) tha: “Më trego për shenjat e tij?” Siç vazhdon hadithi deri në fund.9
E dyta: Megjithëse çasti i Kijametit është i fshehtë, Allahu - i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar - na ka treguar për disa gjëra rreth ndodhisë së Kijametit, në mënyrë që të përgatitemi për atë ditë të madhe, ditën kur njerëzit do të qëndrojnë para Zotit të Botëve për shpërblim dhe llogari, që të përgatiten me besim dhe vepra të mira dhe të shpejtojnë për në pendim. Për gjërat që na ka informuar Kurani dhe Suneti ka këshilla dhe mësime, si dhe ka shenja të mëdha dhe frikësuese. Prej atyre shenjave janë ato të cilat i paraprijnë Kijametit. Nuk ndodh Kijameti vetëm se pas shfaqjes së këtyre shenjave. Këto shenja janë të përgjithshme dhe të dukshme, kudo që të përhapen tek njerëzit, ata do t‟i njohin. Ato shenja janë të shumta. Ka prej tyre që nuk kanë ndodhur dhe ka prej tyre që kanë ndodhur. Prej atyre që kanë ndodhur janë: dërgimi i Pejgamberit - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - ndarja e hënës, vdekja e Pejgamberit - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të -, çlirimet (e tokave të pabesimtarëve, sh.p.). Prej këtyre çlirimeve janë: çlirimi i Bejtul-Makdis (Xhamia el-Aksa në Jerusalem), shfaqja e zjarrit (vullkanit) në Hixhaz (që përfshin territorin e Mekës dhe Medines), i cili ishte në vitin 654 H (1256 G), si dhe shenja tjera të cilat cilësohen si të vogla për shkak të largësisë së tyre përballë çastit të ndodhisë së Kijametit. Disa shenja të vogla akoma nuk janë shfaqur. Të gjitha shenjat e Kijametit, të cilat i paraprijnë shfaqjes së shenjave të mëdha, janë prej shenjave të vogla. Nga shenjat e vogla të fundit apo e fundit e tyre është shfaqja e Mehdijut – Muhamed bin Abdullah, që është nga familja e Pejgamberit - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të -, kur toka do të mbushet me padrejtësi. Gjatë shfaqjes, xhihadit 8 9
Taha, 15. E ka transmetuar Muslimi në Sahihun e tij nga hadithi i Umerit - Allahu qoftë i kënaqur me të.
dhe fitores së tij kundër Romakëve, do të dalë një zjarr nga Lindja që do t‟i mbledh njerëzit në Perëndim. Kjo është shenja e parë e madhe e Kijametit që do të shfaqet dhe do të dalë Dexhalli. Nuk do të ndodhë Kijameti, përveçse atëherë kur do të lind dielli nga perëndimi dhe kjo deri tani nuk ka ndodhur. Pra, të gjitha shenjat e mëdha, deri më tani, nuk janë shfaqur, gjë që rithekson se çasti i ndodhisë së Kijametit ende nuk ka ardhur.
E treta: Kijameti nuk do të ndodhë, përveçse mbi krijesat më të këqija. Nuk do të ndodhë, vetëm pasi që ta rrënojë Kaben ai që i ka kërcinjtë e hollë (dhu es-Suejkatejni) nga Abisinia. Ai do t‟i nxjerrë thesaret e Kabes dhe nuk do të ngelet asnjë njeri në Medinen Profetike. Nuk do të ngelet Musliman në tokë, por të gjithë banorët e tokës, nga xhinët dhe njerëzit, do të jenë pabesimtarë dhe pikërisht ata do t‟i kaplojë Kijameti. Pejgamberi - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - ka thënë:
ىا َال ى ِإ َال ِإاى الَّس ِإ اى َالىَالَت ُق ُقوى َّس ال َالا ُقىِإ َّس َال “Nuk do të ndodhë Kijameti, vetëm se mbi njerëzit më të këqinj.”10
Ka thënë Pejgamberi - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të:
َالىَالَت ُق ُقوى َّس ال َالا ُق َال ى ا َّس ُقى ا َّسىُق:ىا َال ىَال َال ٍد ى َالَت ُق وُقى “Nuk do ta zë Kijameti asnjërin që thotë “Allah, Allah.”11
Kurse në transmetimin e Ahmedit, Ibën Hibbanit dhe Hakimit qëndron:
10 11
Transmeton Muslimi në Sahihun e tij. Transmeton Muslimi në Sahihun e tij.
َالىِإاَال َالىِإ َّسى ا َّس: ىا َال ىَال َال ٍد ى َالَت ُق وُقى َالىَالَت ُق ُقوى َّس ال َالا ُق َال “Nuk do ta zë Kijameti asnjë njeri që thotë: La ilahe il-lAllah.”
Transmetohet nga Ibën Abbasi - Allahu qoftë i kënaqur me ta - se Pejgamberi - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - ka thënë:
ِإ ِإ ً َالَت ْس َالعُق َاله ى َال َالج ً ى َال َالج،َال َالِّن ى ىَال ْس َال َالىَال ْس َال َالى “Sikur unë e shoh atë, është një njeri i zi dhe këmbështrembër, i cili i shkul gurët e Kabes një nga një.”12
Transmetohet nga Ebu Hurejra - Allahu qoftë i kënaqur me të - nga Pejgamberi - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – i cili ka thënë:
ال َال ْسَت َال َالَت ْس ِإى ِم ْن اْس َال َال َال ِإى ُق َال ِّن ُق ى اْس َال ْسعَال َالى ُق ى ُّس “Do ta prishë Kaben një njeri kërcihollë (dhu es-Suejkatejni) nga Abisinia.”13
Transmeton Abdullah ibën Amër nga Pejgamberi - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - i cili ka thënë:
ال َال ْسَت َال َالَت ْس ِإى ِإ َالى اْس َال َال َال ِإى ْسَت ُق ُق ى اْس َال َال َال َالى َال ىَالَت َال ُق ُق ْس ى َالِإ َّس ُقى َالى َال ْسلَال ْس ِإ ُق ى َال ْسلَت َال ى اْس َال ْسعَال ِإىِإ َّسى ُق ى ُّس “Lërini (banorët) e Abisinisë, përderisa ata ju lënë juve, sepse nuk do t‟i nxjerrë thesaret e Kabes askush tjetër përveç kërcihollit nga Abisinia.”14
12
Transmeton Buhariu. Transmeton Buhariu dhe Muslimi. 14 Transmeton Imam Ahmedi, Ebu Daudi, Hakimi dhe të tjerë, me zinxhir të saktë. Shiko në “es-Sahiha,” nr. 772. 13
Përderisa njerëzit e Imanit ekzistojnë në tokë, nuk do të vijë koha e Kijametit deri atëherë.
E katërta: Kijameti do të ndodhë ditën e premte, në mëngjes, para lindjes së diellit. Kur dielli lind, kjo tregon se nuk ka ardhur koha e Kijametit. Transmetohet nga Ebu Hurejra - Allahu qoftë i kënaqur me të - se ka thënë: i Dërguari i Allahut - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e premte. Në atë ditë u krijua Ademi; në atë ditë zbriti (nga xheneti); në atë ditë iu falën gjynahet; në atë ditë vdiq, në atë ditë do të ndodhë Kijameti. Ditën e premte, që kur zbardhet e derisa të lind dielli, nuk ka kafshë, vetëm se ajo nuk e ndjen shijen e ushqimit (në një transmetim tjetër ka ardhur fjala “musikhah - ato dëgjojnë”) nga frika e Orës, përveç xhinëve dhe njerëzve. Në atë ditë, ka një orë, që nëse një rob Musliman e qëllon atë duke u falur dhe duke iu lutur Allahut për ndonjë nevojë, vetëm se Ai ia jep atë.” K‟ab el-Ahbar 15 tha: “Ajo Orë është një ditë në çdo vit.” Unë (Ebu Hurejra) i thashë: “Ajo është në çdo të premte.” Ai e lexoi Teuratin dhe tha: “Të vërtetën e ka thënë Pejgamberi i Allahut - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. Ebu Hurejra thotë: “Pastaj u takova me Abdullah ibën Selam dhe i tregova për takimin tim me K‟abin, ai më tha: “E paske mësuar se kur është ajo Orë.” Ebu Hurejra thotë: “Atëherë, i thashë “më trego për atë Orë.” Abdullah ibën Selam më tha: “Ajo është ora e fundit e ditës së premte.” I thashë: “Si qenka në orën e fundit të ditës së premte, kur i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu „alejhi ue sel-lem – ka thënë: “nuk e qëllon një rob Musliman ndërkohë që ai falet,” kurse në atë orë nuk falet namaz?” Abdullah ibën Selam më tha: A nuk ka thënë i Dërguari i Allahut “Ai që ulet në një vend duke pritur namazin, ai është në namaz derisa të fillojë të falet?” I thashë: “Po, ashtu është.” Më tha: “Kjo është ajo.”16 15
(Shënim i përkthyesit): Ky ishte nga rabinët Jehud nga Jemeni; hyri në Islam në kohën e Umerit - Allahu qoftë i kënaqur me të. 16 Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiju dhe të tjerë, me fjalë të përafërta. Baza e këtij hadithi gjendet në Sahihun e Muslimit, porse është përshkrim i përmbledhur dhe nuk gjendet aty pika e argumentimit (që u fol më lart).
Kuptimi i fjalës “musikhah” do të thotë dëgjim me vëmendje. Këtu me fjalën “dëgjim me vëmendje” është për qëllim: druajtja, frika, tmerri i papritur e i beftë.17 Po ashtu, (Hafidh ibën Abdul-Berr) ka thënë: “Në këtë hadith ka argument se njerëzit dhe xhinët, nuk dinë nga domethënia e Kijametit atë që dinë të tjerët, e që janë kafshët. Kjo është gjë e kufizuar për perceptimin tonë dhe prej këtij lloji të dijes, nuk i është dhënë njerëzve vetëm se pak.”18 El-Adhim Abadij në shpjegimin e Sunenit të Ebu Daudit, thotë: “Derisa të lind dielli” sepse Kijameti do të shfaqet ditën e premte midis kohës kur gdhin dhe lindjes së diellit.”19 Abdul-Hak el-Ishbilij, ka thënë: “Kijameti, i cili do ta përfshijë tërë tokën, do t‟u vijë befas. Kur ai do të vijë, do t‟i zë ata duke qenë të shkujdesur. Por ai do të ndodh ditën e premte. Nuk dihet as muaji e as viti.”20 Nëse jemi akoma në ditët e javës që kanë mbetur, atëherë nuk ka ardhur Kijameti, e nëse del dielli ditën e premte, atëherë nuk ka ardhur ende çasti i Kijametit. Allahu e di më së miri.
E pesta: Dikush mund të thotë “Nëse kafshët e dinë se Kijameti do të ndodhë në mëngjesin e ditës së premte para lindjes së diellit, atëherë meleku i ngarkuar me detyrë që të fryjë në sur, përse është i frikësuar dhe pret kohën e urdhrit për të fryrë në sur?” Përgjigja: Këtë gjë, edhe nëse e dinë kafshët, kjo është se Allahu ua tregoi atyre. Kjo nuk do të thotë se kafshët i dinë shenjat e Kijametit, ato që janë shfaqur dhe ato që ende nuk janë shfaqur. Po ashtu edhe melaiket, nuk dinë vetëm se atë që ua ka mësuar Allahu. A nuk e ke parë se Pejgamberi ynë - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të kur tregoi për M‟iraxhin e tij (ngjitjen e tij në qiell), tha: “Xhibrili u nis me mua derisa mbërritëm në qiellin e dunjasë dhe kërkoi që të hapen (dyert e qiellit). Dikush (roja e dyerve të qiellit) pyeti: “Kush je ti?” Ai tha: “Jam Xhibrili.” E pyeti: “Kush është ky që 17
Këtë e ka thënë Hafidh ibën Abdul-Berr në “Temhid” (23/41). Këtë e ka thënë Hafidh ibën Abdul-Berr në “Temhid” (23/42). 19 “Anul-M’abud fi Sherhi Suneni Ebi Daud,” (3/259). 20 El-„Akibeh fi Dhikril-Meut, fq. 254, 18
të shoqëron?” Ai (Xhibrili) tha: “Ky është Muhamedi.” Ai tha: “A është dërguar ai?” Ai (Xhibrili) tha: “Po.” Ai tha: “Ai është i mirëseardhur. Sa e shkëlqyer që është vizita e tij!” Kështu, u hap dera.21 Ai që e hapi derën nuk e dinte se Muhamedi - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të është dërguar (si Pejgamber). Po ashtu, edhe meleku që është ngarkuar për të fryrë në sur, e ka vënë bririn në gojë dhe pret se kur do t‟i jepet urdhër për të fryrë në të. Transmetohet nga Ebu Hurejra se ka thënë: I Dërguari i Allahut - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - ka thënë:
فىَالْسَتع ى ِإ َالنى َالَت ْسلَت ُقف َالخى ىج ْسَت َالهَال ُقى َالَت ْسلَال ِإظ ُق ى َال َال ى ُقَت ْسؤَال ُق ى ْس ى َال ْس،بى اْس َال ْس ِإنىقَال ِإ ى اْسَالَت َال َال ى اْس َال ْس َالن َال ْس َال َال ُق َال َال َالصغَال ى َال ْسم َالع ُقى َال َال لَال َال ص ُق ىا َال ى ا َّس ِإىَالَت َال َّس ْسلَال، ى«قُق اُق ى َال ْسل ُقَتلَال ى ا َّس ُقى َال ِإ ْسع َال ى اْس َال ِإ ُقل َال:ى َال َالم ىَالْس ُق ُق َال ؟ىقَال وَالى،ىا ُق َالوى ا َّس ِإ ى َال َال:ىقَال اُق ى،»َالَتَالَت ْسلَت ُقف َالخ؟ “Si të kënaqem (duke i shijuar të mirat e kësaj dunjaje), kur ai që ka bririn e ka vënë atë në gojën e tij, dëgjon me vëmendje dhe e ka ulur ballin duke pritur se kur do të jepet urdhër për të fryrë! Ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë na urdhëron neve? Ai tha: “Thoni: Na mjafton Allahu dhe sa mbrojtës i mirë që është ai dhe vetëm Allahut i jemi mbështetur.”22
E gjashta: Kijameti i madh është ai për rëndësinë e të cilit u fol më lart dhe për peshën e madhe që ka në Sheriat. Kijameti i Vogël është ai i vdekjes së njeriut. Ai që vdes i ka ndodhur Kijameti i tij dhe ka hyrë në shtëpinë e parë të ahiretit; do të qëndrojë në shtëpinë e berzakh-ut (periudhën e jetës në varr), derisa të ndodhë Kijameti i madh. Allahu - i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar -, ashtu siç është e di vetëm Ai kohën e ndodhisë së Kijametit të madh, po ashtu Ai e di se kur është koha e orës së vdekjes. Allahu i Lartësuar ka thënë: 21
Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Transmeton Is‟haku në “Musned,” Ibën Ebi Dunja në “el-Ahual,” dhe Nesaiu në “el-Kubra,” si dhe të tjerë me rrugë të tjera transmetimi dhe ai është hadithi saktë (sahih). Shiko në es-Sahiha, (1078). 22
“Pa dyshim, vetëm Allahu e di Orën e caktuar. Ai e zbret shiun dhe e di ç‟ka në barkun e shtatzënës. Asnjë njeri nuk di ç‟do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç‟vend do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.”23
Katade - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “Asnjëri nuk e di se çfarë lloj shiu i bollshëm do ta kaplojë, i dëmshëm apo i dobishëm. Ti, o biri i Ademit, nuk e di se kur do vdesësh? Ndoshta mund të vdesësh që nesër! Ndoshta je ti ai që do të kaplohesh nesër!”24 Transmetohet nga Hani, shërbëtori (robi) i Uthman ibën Afanit, i cili ka thënë: “Uthmani - Allahu qoftë i kënaqur me të - kur ndalej te ndonjë var, qante derisa i lagej mjekra. Dikush i tha: “Kur përkujton xhenetin dhe Zjarrin, nuk qan! Kurse kur e përkujton varrin, qan!? Ai tha: “Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - se ka thënë: “Varri është shtëpia e parë e ahiretit, nëse ai shpëton prej saj, ajo që vjen pas saj është më e lehtë, e nëse nuk shpëton prej saj, ajo që vjen pas saj është më e vështirë.” (Pastaj) tha “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - të thotë: “Kurrë nuk kam parë pamje më të shëmtuar se varri.”25 Transmetohet nga Aisheja - Allahu qoftë i kënaqur me të - se ka thënë: “Disa njerëz nga beduinët vinin tek Pejgamberi - lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të - dhe e pyesnin për Kijametin, ai e shikonte më të voglin nga mesi i tyre dhe thoshte:
ىا َالْس ُق ْس ى َال َالا ُق ُق ْسى ِإ ْسنى َال ِإع ْس ى َال َال ى َالى ُق ْس ِإاْس ُقى ا َالْسه َال ُقوى َال َّس ىَالَت ُق َالو َال 23
Lukman, 34. Transmeton Ibën Xheriri me zinxhir të saktë. 25 Transmeton Imam Ahmedi, Tirmidhiu, ibën Maxheh, Hakimi dhe të tjerë, zinxhiri i tij është i mirë (hasen). 24
“Nëse ky (më i vogli juaj) do të jetojë derisa ta zë pleqëria, Kijameti juaj ka për t‟ju zënë.”26 Me fjalën “kijameti juaj” është për qëllim vdekja. Begauiju në “Sherhu Sunneh,” ka thënë: “Kapitulli i Fjalës së Allahut të Plotfuqishëm e të Madhëruar: “Ndërsa çështja e Ditës së Kijametit është sa çel e mbyll sytë.”27 “Ai që ka vdekur, i ka ndodhur Kijameti.” Pastaj, përmend hadithin e Aishes - Allahu qoftë i kënaqur me të - në mesin e atyre haditheve që flasin për atë kapitull.28 Transmetohet nga Mugirah bin Sh‟ubeh - Allahu qoftë i kënaqur me të - se ka thënë: “(Njerëzit) thonë “Kijameti! Kijameti!” Porse Kijameti i tyre është vdekja e çdonjërit prej tyre.”29 Transmetohet nga Ebi Kajs Abdu-Rrahman bin Theruan - Allahu e mëshiroftë - se ka thënë: “E kam parë „Alkamen në (prezantimin) e një xhenazeje se nuk u ul derisa u varros, dhe tha: “Këtij i ka ndodhur Kijameti.”30 Andaj, mos u rehato për faktin se caktimi i Kijametit të madh nuk ka ardhur deri më tani, dhe kështu të bëhesh i shkujdesur, përkundrazi, ji syçelë për çastin e vdekjes tënde, Kijametit tënd dhe hyrjes tënde në shtëpinë e berzakhut - o robi i Allahut. E lus Allahu që të na forcojë në Islam dhe Sunnet dhe të na japë përfundim të mirë (në fund të jetës); t‟i bëjë varret tona shtëpitë më të mira, e ti bëjë ato lulishte të xhenetit; të na japë sukses në atë që ka mirësi dhe lumturi për ne në dunja dhe ahiret. 26
Tranmeton Buhariu dhe Muslimi. En-Nahl, 77. 28 Sherhu-Sunneh, (15/97). 29 Transmeton Ibën Xheriri, Deulabij në “El-Kuna ue el-Esma,” me zinxhir (sened) të saktë (sahih). 29 E ka transmetuar Ibën Xheriri në “Tedh’hibul-Athaar,” dhe në tefsirin e tij. Po ashtu e ka transmetuar Dulabij në “El-Kuna ue el-Esma,” me zinxhir të saktë. 27
Allahu është më i Dituri. Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut është për Pejgamberin tonë Muhamedin.
Shkroi: Usameh bin ‘Ataja bin ‘Uthman el-Utejbi 22/2/1437 Hixhrij Burimi: http://m-noor.com/showthread.php?t=16803 Përktheu: Jeton Shasivari 9/5/1437 Hixhrij 26 Shkurt 2016 Medine