Mirësia e dhjetë ditëve të dhul hixhes

Page 1

“Mirësia e Dhjetë Ditëve të Dhul-Hixhes”

© Selefi.org

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij

1


“Mirësia e Dhjetë Ditëve të Dhul-Hixhes”

© Selefi.org

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij

2


“Mirësia e Dhjetë Ditëve të Dhul-Hixhes”

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij

Mirësia e Dhjetë Ditëve të Dhul-Hixhes

Të gjitha lavdet janë për Allahun, Zotin e gjithësisë. Lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe mbi Familjen e tij dhe mbi të gjithë Shokët e tij. E më pas: Vërtet, nuk është e panjohur për çdo Musliman dhe Muslimane se Dhjetë Ditëshi i Dhul-Hixhes ka mbërritur, pra është afruar, dhe secili Musliman dhe Muslimane duhet të përgatitet për këto dhjetë ditë. E si të mos përgatiten Muslimanët për këto dhjetë ditë, pra kam për qëllim Dhjetë Ditët e Dhul-Hixhes, përderisa i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka nxitur që të përfitohet prej tyre me çdo vepër të mirë, me të cilën robi i afrohet Allahut – ‘Azze ue Xhel-le -. Dhe me të vërtetë, ka transmetuar Muslimi1 nga Ibën ‘Abbasi – radij-Allahu ‘anhuma – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem – ka thënë: «ِ‫»ﻣَﺎ ﻣِﻦْ أَﯾﱠﺎمٍ اﻟْﻌَﻤَﻞُ اﻟﺼﱠﺎﻟِﺢُ ﻓِﯿﮭِﻦﱠ أَﺣَﺐﱡ إِﻟَﻰ اﻟﻠﱠﮫِ ﻣِﻦْ ھَﺬِهِ اﻟْﺄَﯾﱠﺎمِ اﻟْﻌَﺸَﺮَة‬ :َ‫ ﯾَﺎ رَﺳُﻮلَ اﻟﻠﱠﮫِ وَﻟَﺎ اﻟْﺠِﮭَﺎدُ ﻓِﻲ ﺳَﺒِﯿﻞِ اﻟﻠﱠﮫِ؟ ﻗَﺎل‬:‫ﻗَﺎﻟُﻮا‬ «ٍ‫»وَﻟَﺎ اﻟْﺠِﮭَﺎدُ ﻓِﻲ ﺳَﺒِﯿﻞِ اﻟﻠﱠﮫِ إِﻟﱠﺎ رَﺟُﻞٌ ﺧَﺮَجَ ﺑِﻨَﻔْﺴِﮫِ وَﻣَﺎﻟِﮫِ ﻓَﻠَﻢْ ﯾَﺮْﺟِﻊْ ﻣِﻦْ ذَﻟِﻚَ ﺑِﺸَﻲْء‬ “Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është me e dashur tek Allahu sesa këto dhjetë ditët.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut, as Xhihadi në Rrugën e Allahut?” Ai tha: “As Xhihadi në Rrugën e Allahut, me

1

Më saktë, hadithi gjendet tek Bukhari.

© Selefi.org

3


“Mirësia e Dhjetë Ditëve të Dhul-Hixhes”

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij

përjashtim të burrit që ka dalë me veten e tij dhe me pasurinë dhe nuk kthehet me asnjërën nga ato të dyja.”2 Pra, le të reflektojë çdo Musliman në këtë hadith, ngase ai përmban: E para: mirësinë e këtyre dhjetë ditëve. E dyta: përmban gjithashtu nxitjen për të përfituar në këto dhjetë ditë me çdo vepër të mirë. Dhe kjo vepër e mirë është e përgjithshme, ngase ajo përfshin çdo gjë me të cilën robi i afrohet Allahut – ‘Azze ue Xhel-le -: - përfshin kryerjen e veprave që janë të urdhëruara, që janë bindje (ndaj Allahut), qofshin të detyruara apo vullnetare, - përfshin agjërimin vullnetar, - përfshin namazin vullnetar, siç janë dy rekatet e Duhasë, dy apo katër rekatet para namazit të drekës dhe mbas tij, katër apo dy rekate para ikindisë…, - përfshin çdo bamirësi dhe mbajtje të lidhjeve farefisnore, - përfshin çdo vepër tjetër me të cilën robi i afrohet Allahut, përveç atyre që përmendëm, siç është leximi i Kur`anit, dhikri me fjalët “SubhanAllah” dhe “La ilahe il-lAllah” etj., - si dhe vizitën tek i sëmuri, urdhërimin e të mirës dhe ndalimin nga e keqja. Nuk ka ditë kur vepra e mirë në to, çdo vepër e mirë, të jetë e urdhëruar sikurse është urdhëruar me këtë hadith dhe në këto dhjetë ditë.

2

E ka transmetuar el-Bukharij (el-Fet`h: 2/382-383), po ashtu Ebu Davudi (nr.2438), et-Tirmidhij, i cili edhe e ka deklaruar sahih (1/145), ed-Darimij (2/25), Ibën Maxheh (nr.1727), et-Tahauij në Mushkil el-Ether (4/114), et-Tajalisij në Musnedin e tij (2631; 1), Ahmedi (1/346), et-Taberanij në Muëxhem el-Kebiir dhe elMulakhas fij el-Feua`id el-Muntekah (11/239-240) dhe el-Bejhakij (4/284).

© Selefi.org

4


“Mirësia e Dhjetë Ditëve të Dhul-Hixhes”

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij

Kurse çështja e tretë është: ky hadith tregon gjithashtu se afrimi tek Allahu në këto dhjetë ditë me vepra të mira është më i mirë sesa Xhihadi në Rrugë të Allahut, me përjashtim të kategorisë së muxhahidinëve që dolën për të ngritur lartë Fjalën e Allahut, sikurse vëllezërit e tjerë besimtarë, dhe bënë xhihad me pasuritë dhe vetet e tyre dhe nuk u kthyen më tek familjet e tyre as me pasurinë e as me veten e tyre, sepse kjo vepër ia kalon veprës që bëhet në këto dhjetë ditë.

© Selefi.org

5


“Mirësia e Dhjetë Ditëve të Dhul-Hixhes”

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij

Pyetje dhe Përgjigje: Pyetja e parë: Për sa i përket atyre që nuk e bëjnë Haxhin këtë vit, a bën që t’i presin ata flokët dhe thonjtë gjatë këtyre dhjetë ditëve? Allahu u shpërbleftë me të mira! Përgjigje: Së pari, fillimi i dhjetë ditëve është kur të jepet lajmërimi për shikimin e hënës në Arabinë Saudite, sepse vendi i haxhit është në të, që është Shtëpia e Lashtë (Qabja). Dhe nëse hyjnë dhjetë ditët, bëhet obligim për Muslimanin që do të there kurban që të mos rruajë kokën, të mos shkurtojë mustaqet dhe të mos presë thonjtë dhe qimet e tjera. Ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

«‫»إِذَا دَﺧَﻞَ اﻟْﻌَﺸْﺮُ وَأَرَادَ ﺑَﻌْﻀُﻜُﻢْ أَنْ ﯾُﻀَﺤﱢﻲَ ﻓَﻠَﺎ ﯾَﻤَﺲﱠ ﻣِﻦْ ﺷَﻌْﺮِهِ وَﺑَﺸَﺮِهِ ﺷَﯿْﺌًﺎ‬ “Nëse hyjnë dhjetë ditët dhe ndokush nga ju do që të bëjë kurban, atëherë le të mos heqë gjë nga qimet dhe lëkura e tij.”3 E ka transmetuar Muslimi, nga hadithi i Ummu Selemeh - radijAllahu ‘anha -. Kurse fjala e tij: “dhe ndokush nga ju do që të bëjë kurban” - ka për qëllim ai të cilit i kërkohet dhe është i ngarkuar që të bëjë kurban, që janë të parët e shtëpisë, i zoti i shtëpisë, kryetari i familjes, atij i drejtohen këto fjalë në hadith. Ndërsa për pasuesit e tij, që janë djemtë dhe vajzat, nuk ka ndalesë që të heqin qimet dhe thonjtë e tyre. Kjo ndalesë nuk i përfshin ata. Kjo ndalesë është e veçantë për të parët e shtëpisë, qoftë ai burrë, në shumicën e rasteve, apo grua. Mund të jetë i pari i shtëpisë grua, ajo i mban djemtë dhe vajzat e saj, ose mund të jetë e martuar porse burri i saj është i varfër, nuk ka mundësi që të bëjë kurban, kurse ajo ka pasuri, prandaj urdhëri në hadith i drejtohet asaj. Pra, nga kjo kupton se urdhëri në këtë hadith i 3

E ka transmetuar Muslimi (6/36), Nesaiu (2/202), Ibën Maxheh (nr.3149), Bejhakiu (9/266) dhe Ahmedi (6/289).

© Selefi.org

6


“Mirësia e Dhjetë Ditëve të Dhul-Hixhes”

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij

drejtohet të parit të familjes, atij që furnizon anëtarët e shtëpisë së tij, dhe prerja e kurbanit është prej përgjegjësive që ka ai. Po.  Pyetja e dytë: Çfarë duhet të bëhet në ditët e Bajramit? Shumë njerëz në Perëndim organizojnë festa apo vepra të caktuara pak përpara Bajramit dhe deri mbas mbarimit të Bajramit. Pra, cili është udhëzimi Pejgamberik për festimin e Bajramit, në mënyrë që ne të jemi në përputhje me Sunetin në këtë vepër? Allahu u shpërbleftë me të mira! Përgjigje: Them: mendoj se pyetja është për Bajramin e Kurbanit, që është dita e dhjetë nga muaji Dhul-Hixheh. Dhe udhëzimi i Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - për ditën e Bajramit, që është dita e dhjetë nga muaji Dhul-Hixheh, e cila quhet Dita e Kurbanit, udhëzimi i tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - për atë ditë është:

Së pari: falja e namazit të Bajramit dy rekate, imami këndon me zë, bën gjashtë tekbire në fillim, përveç tekbirit fillestar, kurse në rekatin e dytë bën pesë tekbire. Dhe mbas namazit mbahet hytbeja, në të cilën ka këshilla dhe përkujtim për njerëzit, urdhërohen për punë të mira dhe ndalohen nga të këqijat, e mes të cilave, ata urdhërohet që të japin sadaka për nevojtarët, fukarenjtë dhe njerëzit e tjerë të kësaj kategorie. Së dyti: theret kurbani. Koha e therjes së kurbanit fillon mbas faljes së namazit të Bajramit dhe koha e saj është katër ditë, që është dita e Kurbanit dhe tre ditët e Teshrikut, që janë: dita e njëmbëdhjetë, e dymbëdhjetë dhe e trembëdhjetë (e muajit Dhul-Hixheh). Gjithashtu, nga udhëzimi i tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem është edhe tekbiri në ditën e Bajramit dhe në ditët e Teshrikut, mbas çdo namazi. Dhe forma e tekbirit është duke thënë: “ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, LA ILAHE IL-LALLAHU, ALLAHU EKBER, ALLAHU

© Selefi.org

7


“Mirësia e Dhjetë Ditëve të Dhul-Hixhes”

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij

EKBER UE LIL-LAHIL-HAMD.” Ose nëse do thua: “ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, LA ILAHE ILLALLAH, ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER UE LIL-LAHIL-HAMD.” Nuk ka ndonjë ndalesë që të vizitohen vëllezërit nëpër shtëpitë e tyre dhe nuk ka ndalesë që të hanë me njëri-tjetrin nga kurbanet e therura. Nuk ka ndalesë tek kjo gjë - in shaa Allahu te’ala -. Ndërsa sa u përket festave që bëjnë, në të cilat ka muzikë dhe kërcim, kjo nuk është prej Sunetit të Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, mirëpo është përzierje e zakoneve të perëndimit me Sunetin pejgamberik. Kjo është e ndaluar dhe nuk i lejohet Muslimanit sepse Muslimani e ka haram që t’u përngjasojë qafirave.  Pyetja e tretë: A ka transmetim të saktë nga i Dërguari - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - që ai i ka agjëruar të dhjeta ditët (e para të muajit Dhul-Hixheh), dhe a ka transmetim të saktë që ai është lutur që në fillim të dhjetë ditëshit (të parë të Dhul-Hixhes) me lutjen:

“ALLAHUMME INNEKE ‘AFUWUN KERIJMUN TUHIBBEL‘AFUE FE’AFFU ‘ANNIJ”? Përgjigje: Së pari, them: përmenda në fillim të fjalës sime, me të cilën e çela këtë takim, Fjalën e Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

«ِ‫»ﻣَﺎ ﻣِﻦْ أَﯾﱠﺎمٍ اﻟْﻌَﻤَﻞُ اﻟﺼﱠﺎﻟِﺢُ ﻓِﯿﮭِﻦﱠ أَﺣَﺐﱡ إِﻟَﻰ اﻟﻠﱠﮫِ ﻣِﻦْ ھَﺬِهِ اﻟْﺄَﯾﱠﺎمِ اﻟْﻌَﺸَﺮَة‬ “Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është me e dashur tek Allahu sesa këto dhjetë ditët.” Domethënë ato janë dhjetë ditët e Dhul-Hixhes. Unë bëra koment tek ky hadith aq sa ma bëri të mundur Allahu dhe u sqarova se ai

© Selefi.org

8


“Mirësia e Dhjetë Ditëve të Dhul-Hixhes”

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij

është i përgjithshëm dhe përfshin çdo vepër të mirë me të cilën afrohesh tek Allahu, qoftë agjërim apo edhe vepra të tjera përveç tij. Kjo është nga Suneti në fjalë. Dhe nëse konfirmohet saktësia e Sunetit nga Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, qoftë Sunet në fjalë apo në vepër apo në miratim, atëherë lejohet argumentimi me të dhe lejohet veprimi me të, si dhe nuk lejohet që të lidhet Suneti në fjalë me Sunetin në vepra, kjo është gabim, sepse pyetësi përmendi në pyetjen e tij: a ka transmetim të saktë që i Dërguari i Allahut - sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem - i agjëroi dhjetë ditët? Dhe përgjigja është: Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - nxiti për të bërë vepra të mira në dhjetë ditët (e Dhul-Hixhes) dhe agjërimin e nëntë ditëve, që nga dita e parë deri në ditën e nëntë, kjo bëhet sunet dhe e ligjshme nga kuptimi i përgjithshëm i hadithit që u tregova, edhe nëqoftëse Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - ka agjëruar apo nuk ka agjëruar, rregulli bazë thotë se fjala përgjithësuese lihet në përgjithshmërinë e saj derisa të vijë fjalë që e kufizon atë. Së dyti: ka ardhur në transmetim të saktë nga Pejgamberi - sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem - se ai ka agjëruar, ka agjëruar ditën e Arafatit, dhe ky është transmetim i saktë që ka ardhur nga ai - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -. Kurse sa i përket duasë, unë deri më sot nuk di që i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - e bënte atë dua. Po.  Pyetja e katërt: A është e saktë që gjynahu shumëfishohet në muajt e shenjtë? Përgjigje: Ajo që kam mësuar është madhërimi i këtyre muajve të shenjtë, të cilat janë katër: Dhul-Ka’adeh, Dhul-Hixheh, Muharram dhe Rexheb. Ka thënë Allahu i Lartësuar:

‫ﻚ‬‫ ﺫﹶﻟ‬‫ﻡ‬‫ﺮ‬‫ﺔﹲ ﺣ‬‫ﻌ‬‫ﺑ‬‫ﺎ ﺃﹶﺭ‬‫ﻬ‬‫ﻨ‬‫ ﻣ‬‫ﺽ‬‫ﺍﻷﺭ‬‫ ﻭ‬‫ﺍﺕ‬‫ﺎﻭ‬‫ﻤ‬‫ ﺍﻟﺴ‬‫ﻠﹶﻖ‬‫ ﺧ‬‫ﻡ‬‫ﻮ‬‫ ﻳ‬‫ﺎﺏﹺ ﺍﻟﻠﱠﻪ‬‫ﺘ‬‫ﻲ ﻛ‬‫ﺍ ﻓ‬‫ﺮ‬‫ﻬ‬‫ ﺷ‬‫ﺮ‬‫ﺸ‬‫ﺎ ﻋ‬‫ ﺍﺛﹾﻨ‬‫ ﺍﻟﻠﱠﻪ‬‫ﺪ‬‫ﻨ‬‫ﻮﺭﹺ ﻋ‬‫ﻬ‬‫ﺓﹶ ﺍﻟﺸ‬‫ﺪ‬‫ﺇﹺﻥﱠ ﻋ‬ ‫ﻜﹸﻢ‬‫ﻔﹸﺴ‬‫ ﺃﹶﻧ‬‫ﻴﻬﹺﻦ‬‫ﻮﺍ ﻓ‬‫ﻤ‬‫ﻈﹾﻠ‬‫ ﻓﹶﻼ ﺗ‬‫ ﺍﻟﹾﻘﹶﻴﹺّﻢ‬‫ّﻳﻦ‬‫ﺍﻟﺪ‬

© Selefi.org

9


“Mirësia e Dhjetë Ditëve të Dhul-Hixhes”

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij

“Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë. Kjo është Feja e drejtë. Prandaj, mos i bëni zullum veteve tuaj dëm, duke i shkelur këta muaj!”4 Ky ajet thotë qartazi që viti ka dymbëdhjetë muaj dhe se nga këto dymbëdhjetë muaj katër prej tyre janë të shenjtë. Po ashtu ajeti është i qartë në ndalimin e robërve nga zullumi në këta muaj të shenjtë, qoftë zullumi që robi ia bën vetes së tij apo të tjerëve. Zullumi (padrejtësia) është i ndaluar në çdo kohë, mirëpo ashpërsohet akoma më shumë ndalimi i zullumit në këta katër muaj të shenjtë. Deri më sot unë nuk di asnjë argument që tregon se gjynahu shumëfishohet në muajt e shenjtë. Dhe Allahu e di më së miri.  Pyetja e pestë: Një vëlla Musliman që është student në fakultet apo në medrese banon me dy prindërit e tij që janë qafira. Babai i tij i jep një shumë të hollash apo ndihmë, kurse tani ai ka para të mjaftueshme për të blerë kurbanin, mirëpo shuma e parave që merr mund të jenë nga një burim që nuk është hallall. Kështu që, a i lejohet atij që ta përdorë këtë shumë të hollash për kurban, si dhe a i lejohet atij që ta përdorën shumën e të hollave që i vjen nga babai i tij qafir për të bërë haxhin, nëse burimi i kësaj shume është haram? Përgjigje: Së pari, lusim Allahun Bujar, Zotin e Arshit Madhështor, që t’u japë të dy prindërve të këtij Muslimani mirësinë e udhëzimit në Islam dhe që t’ua hapë zemrën për Fenë e vërtetë.

Së dyti, ne e këshillojmë këtë vëllain tonë Musliman që të mundohet duke i thirrur prinderit e tij në Islam dhe t’ua bëjë atyre të dashur hyrjen në Islam duke u treguar bukuritë e Islamit, butësinë, dashamirësinë, bamirësinë, vërtetësinë në fjalë dhe sjelljen e mirë. 4

Et-Teubeh, 36.

© Selefi.org

10


“Mirësia e Dhjetë Ditëve të Dhul-Hixhes”

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij

Së treti, nuk thuhet hallall dhe as haram përveç se kur është me bindje. Pra, origjina është hallalli, derisa të vërtetohet tek ne e kundërta e saj. Nëse e pranon këtë, atëherë pasuria që i vjen këtij Muslimani nga dy prindërit e tij qafira ka dy gjendje: e para, që të dihet me bindje që ajo është e gjitha haram, e gjitha është nga mishi i derrit ose nga pijet alkoolike dhe nuk ka gjë hallall në të. Nëse është ashtu, atëherë ai nuk e bën haxhin me ato para dhe as nuk bën kurban me to, porse merr prej tyre aq sa e ka të domosdoshme, derisa të mos u ketë më nevojën, madje ai këshillohet që të mundohet të mos jetë më i varur nga kjo pasuri haram. Gjendja e dytë është që pasuria e prindërve të tij të jetë e përzier, në të ka hallall dhe ka haram. Atëherë, në këtë rast nuk ka ndalesë për të që të hajë e të pijë nga ajo pasuri, e po ashtu që të bëjë haxhin, të bëjë kurban dhe të bëjë umre me ato para. Kështu pra, nuk gjykohet mbi pasurinë se e gjitha është haram, përderisa ajo është e përzier. E me të vërtetë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - bënte shit-blerje me çifutët në Medine, me paratë e tyre të përziera me kamatë, me fitime të nxjerra nga pijet alkoolike, nga rryshfeti etj., dhe vdiq Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke e lënë parzmoren e tij peng tek një burrë çifut për një sasi ushqimi.5 Kjo është përgjigja që ma bëri të lehtë Allahu për këtë pyetje. Dhe suksesi është nga Allahu.  Pyetja e gjashtë: Cilat janë veçoritë e kurbanit dhe a e zëvendëson atë dhënia e parave? Përgjigje: Së pari, tek kurbani duhet të shikohet mosha e kafshës. I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - e ka përkufizuar moshën e saj: nëse është deve, atëherë duhet të jetë pesë vjeçe, nëse është lopë duhet t’i ketë mbushur dy vjet, nëse është dhi duhet të ketë

5

E ka transmetuar Bukhari (2/228 dhe 3/192), si dhe Bejhakiu me Ahmedin (6/237).

© Selefi.org

11


“Mirësia e Dhjetë Ditëve të Dhul-Hixhes”

Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij

mbushur një vit dhe ka hyrë në vitin e dytë, e nëse është dele duhet të ketë mbushur gjashtë muaj dhe të ketë hyrë në të shtatin. Së dyti, duhet të jetë e pastër nga të metat, sepse nuk vlen ato që janë me një sy, ato të cilat duken qartazi që një sy e kanë qorr; as ato që janë sakate, që kanë këmbë apo dorë të thyer, ato që duken qartazi që janë sakate; as të sëmurat që duken qartazi që janë të sëmura; as të dobëtat, ato që janë kockë e lëkurë; as ato që kanë gjysmën e veshit të prerë apo kanë bririn e thyer apo nuk kanë gjysmën e hundës apo gjysmën e bririt, sepse ato nuk bëjnë për kurban. Kurse dhënia e parave nuk e zëvendëson kurbanin, sipas mendimit më të saktë, porse duhet të theren bagëti ashtu siç u sqarua më parë mosha e tyre dhe pastërtia e tyre nga të metat. Allahu u dhëntë sukses të gjithëve në çdo punë që Ai kënaqet me të. Lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij. 

Përktheu: Alban Malaj ‘Auali, Mekkeh E xhuma, 24 Dhul-Ka’adeh 1435 Hixhrij, 19 Shtator 2014 Miladij

© Selefi.org

12


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.