Refuzimi i prurjeve të reja në menhexhin selefij

Page 1

nga


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

Refuzimi i Rregullave të Reja të

‘Ali Hasen el-Halebi

Këto janë një seri pyetjesh rreth disa rregullave të prishura të nxjerra së fundi nga ‘Ali el-Halebi i cili tinëzisht ia ka mveshur shkencës së Xherhit dhe Ta’dilit. Pyetësi është Ebu ‘Abdir-Rrahman Ra’id Ibn ‘Abdul-Xhebbar el-Mehdauij, kurse përgjigjet janë nga Shejkhu i nderuar, el-Alameh ‘Ubejd Ibn ‘Abdilah Ibn Sulejman el-Xhabiri, Allahu e ruajt. Takim është mbajtur në shtëpinë e Shejkh ‘Ubejdit në Medine, më datë 29 Sha’ban 1429 Hixhrij / 30 Gusht 2008. Përkthyesi: Alban Malaj ‘Auali, Mekkeh 27 Rabij’ e’Euuel 1432 / 2 Mars 2011

© Selefi . org

2


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

Fjalë të Arta nga Selefët: Ibn Battah rahimehullah ka transmetuar se Fudajl Ibn ‘Ijjad rahimehullah ka thënë: “Si do të jeni atëherë kur t’ju vijë një kohë në të cilën do të shikoni njerëz që nuk bëjnë dallim midis të vërtetës dhe të pavërtetës, midis besimtarit dhe mosbesimtarit, midis besnikut dhe tradhëtarit, midis injorantit dhe të diturit, të cilët nuk e pranojnë atë që është e drejtë dhe as nuk e hedhin poshtë atë që është e gabuar?” Më pas, Imam Ibn Battah rahimehullah tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Ne e kemi arritur atë kohë, e kemi dëgjuar, kemi njohur pjesën më të madhe të saj dhe e kemi dëshmuar vetë. Nëse njeriu të cilit Allahu i ka dhuruar logjikë të shëndoshë shikon, mendon dhe reflekton me kujdes në çështjen e Islamit dhe Muslimanëve dhe ndjek rrugën e drejtë, atij do t’i bëhet e qartë se pjesa më e madhe e njerëzve janë kthyer mbrapa, kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe janë larguar nga argumenti i qartë. Shumë njerëz kanë filluar të pëlqejnë atë që më përpara e urrenin, të lejojnë atë që më përpara e ndalonin, të pranojnë atë që më përpara e refuzonin. Dhe nuk ka dyshim – Allahu pastë mëshirë për ty – se ky nuk është karakteri i Muslimanëve, as sjellja e atyre që kanë largpamësi në Fenë e tyre apo e atyre që besojnë dhe janë të paluhatur në besimin e tyre.” [ el-Ibanetul-Kubra, 1/188]

© Selefi . org

3


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

Pyetje:

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit. Lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin e Allahut, si dhe mbi Familjen e tij, Shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin udhëzimin e tij. E më tej: Dua t’ju tregoj - o Shejkhu ynë i nderuar - disa fragmente nga fjalët e ‘Ali Hasen el-Halebi, të cilat gjenden në disa kaseta që janë përhapur gjithandej, në të cilat ai ka thënë: “Shkenca e Xherhit dhe Ta’dilit fillimisht u hartua për të qenë dobiprurëse. Shkenca e Xherhit dhe Ta’dilit nuk gjendet në argumentet e Kur'anit dhe as në argumentet e Sunetit. Ajo është një shkencë e hartuar (nga dijetarët). Ajo erdhi për të ruajtur Kur'anin dhe Sunetin. Kështu që, ajo është një shkencë e dobishme.” Ç’mendim keni rreth këtyre fjalëve, Allahu ju ruajt?

Përgjigje: E gjithë lavdia i takon Allahut. Përfundimi i mirë do të jetë për të devotshmit. E nuk ka armiqësi përveç se për zullumqarët. Unë dëshmoj se nuk kë ta adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të pashok, Mbreti i Vërtetë për të Cilin nuk ka kurrëfarë dyshimi; dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, zotëria i bijve të Ademit, lavdërimi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi Familjen dhe Shokët e tij të mirë e të dëlirë, përshëndetje të shumta për ta në ditët, muajt dhe vitet që kalojnë. E më tej: Mua më duket se kjo deklaratë bazohet në filozofi, dredhira dhe analogji logjike. Përgjigja ndaj kësaj deklarate bazohet në disa aspekte: Aspekti i parë është se shkenca e Xherhit dhe Ta’dilit është vërtetuar në Kur'an, në Sunet dhe në Ixhma. © Selefi . org

4


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

Nga Kur'ani Fisnik është thënia e Allahut Subhanehu ue Te’ala:

                  “O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.”1 Dhe ky ajet është një tekst i qartë (që tregon) për pranimin e lajmit të atij që është i drejtë. Madje këtu Allahu Subhanehu ue Te’ala na urdhëroi që të bëjmë verifikim dhe konfirmim kur lajmi vjen nga një person i prishur (fasik). Dhe kuptimi i saj është se lajmi i personit të drejtë nuk kërkon verifikim. Dhe person i drejtë është ai që njihet që thotë të vërtetën, është njeri i besës dhe i vërteton lajmet që përcjell. Gjithashtu, ky ajet është argument për ndarjen e njerëzve në dy kategori: Kategoria e parë është ai për të cilin është obligim verifikimi dhe konfirmimi. Dhe ky është personi i prishur (fasik) që njihet si i tillë. Dhe kategoria e dytë është ai, lajmi i të cilit obligim që të pranohet për shkak se ndershmëria e tij është e njohur. Kështu që, nga këto dy kategori i pari është i kritikuar (mexhruh), prandaj lajmit të tij nuk i zihet besë. Kurse i dyti është i besuar dhe i lavdëruar, prandaj lajmi i tij është i pranuar. Kurse argument nga Suneti i Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është fjala e tij: “Jepini leje! Sa vëlla i keq është ai për fisin e tij!” Dhe kur ai person hyri, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e mirëpriti dhe i foli me fjalë të buta. Dhe kur ai iku, ata që ishin të pranishëm thanë: “O i Dërguari i Allahut! Tjetër the për atë njeri dhe tjetër u solle me të!” Ai tha: “Njeriu më i keq është ai që e braktisin njerëzit.” Ose tha: “Ai që braktiset nga 1

El-Huxhurat, 6.

© Selefi . org

5


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

njerëzit nga frika e imoraliteti të tij.” Argumentet që nxjerrim nga këto dy fjali tek ky hadith janë: E para: ai tha “Sa vëlla i keq është ai për fisin e tij!” Ky është diskretitim për atë njeri, siç janë pajtuar dijetarët e Sheriatit dhe Gjuhës Arabe. Kurse fjalia e dytë është thënia e tij, “Njeriu më i keq është ai që...” deri në fund të fjalisë. Dhe kjo na tërheq vëmendjen për dy gjëra: E para është se i Dërguarit i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e mirëpriti atë njeri, i foli butë dhe e afroi duke bërë shaka me të. Kjo lloj sjellje është diplomaci sheriatike e cila është obligim që të përdoret në vendin e duhur. Dhe e dyta është se kjo konfirmon atë që u përmend më parë se ai njeri ishte i diskretituar dhe i urryer, njeri immoral. Dhe kjo është një tjetër kritikë (xherh) nga ai për atë njeri. Sa i përket hadithit të dytë: ai është hadithi i Fatimeh bint Kajs (radijAllahu ‘anha), e cila erdhi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem) dhe tha: “O i Dërguari i Allahut. Vërtet Ebu Xhehmi dhe Mu’auija më kanë propozuar për martesë.” Dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Sa i përket Mu’auijes, ai është fukara. Kurse Ebu Xhehmi nuk e heq shkopin nga dora...” deri në fund të hadithit. Dhe nga kjo nxjerrim se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) foli për këta dy sahabë në një mënyrë që e bën atë vajzë të mos pranojë asnjërin nga ata të dy, ngase i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u nxorri të dyve atyre mangësi, secilit i nxorri mangësi që i shkaktonin pakënaqësi gruas që i kishin propozuar për martesë. Dhe gruaja kërkon një burrë që të jetë i pasur dhe të gjejë prehje në të. Kështu që, Mu’auija ishte fukara, kurse Ebu Xhehmi udhëtonte shumë dhe njihej si njeri që nuk e hiqte shkopin nga dora dhe se shpesh të qëllonte. Pra, ai i rrihte gratë. Dhe sido që të ishte, gratë nuk i duan ata që cilësohen si të tillë. Dhe sa i përket Ixhmasë, këtë e kupton duke parë librat e Xherhit dhe Ta’dilit që janë të panumërt. Dijetarët – të hershëm apo të sotëm – u janë referuar këtyre librave dhe kanë parë gjendjen e personit për të cilin është folur. A është ai i lavdëruar dhe i rekomanduar sipas këtyre librave, në mënyrë që të mund të pranohen transmetimet e tij? Apo ai është i kritikuar dhe i diskretituar sipas tyre, me qëllim që të mos pranohen © Selefi . org

6


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

transmetimet e tij? Dhe unë nuk besoj se vëllai ynë, esh-Shejkh ‘Ali [elHalebi] është injorant rreth kësaj, por ndonjëherë gjuha e njeriut mund të shprehë rregulla filozofike, duke bërë deklarata të devijuara. Dhe në këtë mënyrë ai e humb dhe e trullos dëgjuesin. Aspekti i dytë i kësaj deklarate, “Shkenca e Xherhit dhe Ta’dilit u bë për një dobi.” Ne themi: Çfarë dobie na qenka kjo? A është për dobinë e disa interesave personale për gjëra të kësaj dynjaje apo është për dobi Sheriatike? Përgjigja është e dyta. Ajo është për dobinë e ruajtjes së Fesë së Allahut nga marrëzia, prishja, devijimi dhe tradhëtia. Dhe në këtë pikë ne themi se Xherhi dhe Ta’dili është dy llojësh. Lloji i parë lidhet me transmetuesit e lajmeve apo ato që janë përcjellë nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe tema e këtij lloji është që të lidhë zinxhirët (e transmetimit) nga autori i librit me hadithe deri tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Kjo është plotësuar tashmë me bazat dhe rregullat përkatëse që kanë hartuar Imamët. Neve s’na mbetet gjë tjetër përveç se të ndjekim rregullat e tyre në saktësimin (tes’hijf) dhe dobësimin (ted’ijf) e tyre, me Xherh apo me Ta’dil. Lloji i dytë lidhet me njerëzit e deklaratave dhe veprimtarive, lidhet me gjendjen e njerëzve. Dhe kjo shkencë do të mbetet për sa kohë që do vazhdojë të mbetet Suneti, derisa toka dhe ata që ajo mbante mbi vete t’i kthehen Allahut. Me Sunet kam për qëllim Sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Njerëzit kanë nevojë për këtë shkencë për sa kohë që midis tyre ka marrëdhënie. Për shembull, dikush që konsultonet me fqinjët e një personi apo ata që i kanë dhënë para hua atij personi, apo kanë patur marrëdhënie të tjera shoqërore me. Atëherë ai u referohet njerëzve që kanë patur përvojë me atë person. Nëse ata flasin mirë për të, ai është i kënaqur. Dhe nëse ata e kritikojnë, ai shmanget dhe distancohet prej tij. Një shembull tjetër është: Nëse njeriut i vjen propozim nga dikush tjetër për t’u martuar me vajzën që është nën kujdesin e tij, atëherë nëse ky njeri të cilit i ka ardhur ky propozim është i mençur dhe i zgjuar - dhe mbi të gjitha, nëse ai është i sinqertë ndaj vajzës që është nën kujdesin e tij – atëherë ai do të sjellë ndërmend thënien e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): © Selefi . org

7


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

“Nëse ju vjen dikush, tek i cili ju pëlqen kapja e tij pas Fesë dhe morali i tij, atëherë martoheni atë (me vajzën tuaj). Dhe nëse nuk e bëni këtë, atëherë në tokë do të përhapet degjenerim.” Ky hadith është sahih duke mbledhur bashkë të gjitha rrugët e tij. Dhe duke u bazuar tek ky hadith, ai i pyet njerëzit për atë person. Ai pyet fqinjët e tij, ata të cilët e njohin, pyet kolegët e tij të punës derisa të sigurohet për çështjen e tij. Dhe kur mbaron së pyeturi dhe ka mbetur i kënaqur nga kapja e tij pas Fesë dhe morali i tij, atëherë ai e marton atë [me vajzën që ka nën kujdes]. Por nëse ai merr vesh të kundërtën e kësaj – mbasiqë ka pyetur – atëherë ai nuk duhet të pranojë ta martojë atë person me vajzën që ka nën kujdes. Dhe këtu mësojmë se nëse ai e marton vajzën që është nën kujdesin e tij me një njeri, por më mbas ai merr vesh se ai njeri nuk është i përshtatshëm për vajzën pasi ai nuk është i kënaqur me kapjen e tij pas Fesë apo me sjelljet e tij. Mirëpo ai nuk pyeti që në fillim për atë njeri përpara se ta lejonte që të martohej me vajzën, prandaj faji i mbetet kujdestarit. Dhe ai ka përgjegjësinë për padrejtësitë, neglizhencën dhe dhunimin që i është bërë vajzës e cila ishte nën kujdesin e tij. Kalo tek pyetja e dytë. Po.

© Selefi . org

8


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

Pyetje: Allahu

ju bekoftë o Shejkhu ynë i dashur. Allahu ju ruajt. Së dyti, ‘Ali el-Halebi thotë duke formuar një rregull: “Dhe kur vështirësohen çështjet tona dhe mosmarrëveshja që kemi rreth një personi, atëherë nuk lejohet kurrësesi që ta shndërrojmë mosmarrëveshjen që kemi rreth një personi tjetër në mosmarrëveshje mes nesh.” Cili është mendimi juaj rreth këtyre fjalëve, Allahu ju ruajt?

Përgjigje: Unë besoj se vëllai ynë Aliu aludon për fjalët që janë thënë kundër disa personave. Këtu patjetër duhet bërë një sqarim rreth këtyre çështjeve: Çështja e parë është se mosmarrëveshja rreth disa individëve për sa i përket kriticizmit dhe lavdërimit të tyre daton që në kohët e herëshme dhe nuk ka dalë në këtë kohë. Përkundrazi, kjo mosmarrëveshje është njohur që kur është njohur shkenca e Xherhit dhe Ta’dilit. Imamët kanë patur mosmarrëveshje rreth kritikimit apo lavdërimit të individëve. Dhe ajo ku duhet të mbështetemi për sa i përket kësaj çështjeje është argumenti. Dhe prej argumenteve që tregojnë se cila nga dy deklaratat është më e saktë se tjetra (në lidhje me gjykimin e një individi), është fjala që kanë thënë njerëzit që kanë përvojë dhe njohuri rreth tij për arsye të marrëdhënieve që kanë patur me të apo në sajë të shqyrtimit të librave apo artikujve të tij. Dhe kështu u bë e qartë se në bazë të këtyre argumenteve ai është mexhruh (i kritikuar, i akuzuar në fenë e tij). Atëherë është obligim pranimi i atij që ka bërë kritikën (el-Xharih) dhe lënia e fjalëve të atij që jep lavdërim (elMu’addil), ngase ai që bën kritikën ka dije shtesë e cila është e panjohur nga ai që jep lavdërim (për personin e kritikuar). Dhe mirë do të ishte të permendnim ndonjë shembull këtu. Madje po përmendim dy shembuj: Së pari, Ibrahim Ibn Muhamed Ibn Ebi Jahja ishte shpallur i besueshëm nga Imam esh-Shafi’i dhe ai e lavdëronte atë. E madje thoshte ndonjëherë: “Më ka transmetuar ai të cilin unë nuk e akuzoj”, (pra transmetonte nga ai). Kurse dijetarët e kundërshtonin atë. Midis tyre ishte Malik Ibn Enes, © Selefi . org

9


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

Imami i Darul-Hixhrah (Medines), Allahu pastë mëshirë për të. Ai u pyet për këtë Ibrahimin: “A ka qenë ai i besueshëm?” Ai tha: “Jo, madje as në fenë e tij!”. Kështu, lavdërimi i Shafiut për këtë Ibrahim Ibn Ebi Jahja u braktis dhe u pranua xherhi që Imamët kishin bërë kundër tij. Pra, ai nuk kishte asnjë vlerë tek ata. Hadithi i tij ishte i braktisur. Dhe Ibrahimit nuk i bëri dobi tezkija e Shafiut dhe as nuk u dëmtua Shafiu (nga tezkija që dha për të) ngase gjendja e tij ishte e panjohur për të. Shembulli i dytë: ‘Abdur-Rrahman Ibn Salih el-‘Atekij. Imam Ahmedi (rahimehullah) pavarsisht vlerës së tij madhështore, superioritetit dhe epërsisë së tij në virtyte e mirësi e shpalli atë të besueshëm, ndërsa Ebu Davudi i bëri xherh. Dhe fjala e Ebu Davudit për të është e pranuar dhe është fjala e saktë ngase Ebu Davudi e sqaroi shkakun e xherhit. Dhe thelbi është – dhe kjo është çështja e dytë – se xherhi mufesser (kritika e sqaruar) merr përparësi ndaj lavdërimit të përgjithshëm (ta’dil muxhmel). Dhe së treti, në kohën e sotme, ka vërtetuar vëllai jonë, esh-Shejkh Rabij’ (hafidhahullah), prishjen në menhexhin e Sejjid Kutbit dhe prishjen në akijden e tij dhe solli argumente nga librat e atij njeriu, gjë që s’të lë hije dyshim në të. Kështu, ata të cilët janë të drejtë e të mençur dhe mundohen ta ruajnë e ta mbrojnë akijden e tyre dhe pasuesit e asaj akideje, e pranuan fjalën e Shejkh Rabisë ngase ai solli argumente nga librat e atij njeriu. Ndërsa njerëzit e fodullëkut, ekstremizmit dhe hizbijes gjer më sot e madhërojnë dhe e nderojnë atë njeri, e kanë mbi kokat e tyre, e lavdërojnë dhe e vendosin në të njëjtën gradë me Imamët (e Fesë) në mënyrë të rreme, duke gënjyer e duke shpifur. Dhe me këtë mësohet se ky rregull nuk është i saktë, përkundrazi është i prishur. Prandaj Ehli-Suneti shohin argumentet dhe i peshojnë ato, pastaj pranojnë ato fjalë, vërtetësia e të cilave bazohet në argumente të pakundërshtueshme, dhe e braktisin fjalën tjetër. Është transmetuar nga Ibn ‘Abbasi (radij-Allahu ‘anhu): ‫ "ﺗﺤﺪث اﻟﺒﺪﻋﺔ‬:‫ وﻛﯿﻒ؟ ﻗﺎل‬:‫"واﷲ ﻣﺎ أﻇﻦﱡ أنﱠ أﺣﺪاً أﺣﺐﱠ إﻟﻰ اﻟﺸﯿﻄﺎن ھﻼﻛﺎً ﻣﻨﻲَ اﻟﯿﻮم" ﻓﻘﯿﻞ‬ ".‫ﻓﻲ اﻟﻤﺸﺮق أو اﻟﻤﻐﺮب ﻓﯿﺤﻤﻠﮭﺎ اﻟﺮﺟﻞ إﻟﻲ ﻓﺈذا اﻧﺘﮭﺖ إﻟﻲ ﻗﻤﻌﺘﮭﺎ ﺑﺎﻟﺴﻨّﺔ ﻓﺘﺮدّ ﻋﻠﯿﮫ‬

“Pasha Allahun, nuk mendoj se Shejtani ia do dikujt shkatërrim më shumë sesa mua sot.” I thanë: “Si kështu?” Tha: “Një bidat shpiket në Lindje apo

© Selefi . org

10


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

në Perëndim dhe pastaj ma sjell dikush, e kur mbërrin tek unë, e shkatërroj atë me Sunet derisa kthehet mbrapa tek ai (që e shpiku).” Pra, nga kjo nxjerrim konkluzion se njerëzit janë në dy kategori: Një kategori që nuk i kushtojnë rëndësi Xherhit dhe Ta’dilit dhe e shohin atë si një kundërshtim (ikhtilaf) në të cilin ata janë të lirë të zgjedhin cilën palë të duan ata. Dhe ky është menhexh i prishur. Askush nuk e ndjek këtë menhexh përveç se ai që është xhahil ose epsharak. Dhe kategoria e dytë, është ai i cili i shikon fjalët e Ulemave reth personave të cilët nuk i kanë njohur më parë dhe gjykon në bazë të argumentit. Nëse u vendos argumenti për kritikën (xherhin) kundër tij, atëherë ai është i kritikuar (mexhruh) dhe i rrëzuar (saakit). Dhe nëse nuk është vendosur argumenti për kritikën kundër tij, atëherë ai mbetet në origjinën e tij. Dhe këtu themi: njerëzit për të cilët flitet janë tre kategori 1 – Kategoria e atyre që kanë drejtësi dhe qëndrueshmëri të qartë. Dhe kjo është kategoria e atyre që janë të drejtë, të ruajtur e të pranueshëm. 2 – Kategoria e atyre të cilëve u kanë bërë xherh dhe iu është bërë i qartë devijimi. Dhe këta janë të kritikuar e të braktisur. 3 – Dhe kategoria tjetër, e treta, janë ata që rrinë të fshehur. Mjafton fakti që ata rrinë të fshehur prandaj njerëzit nuk lodhen për t’i hulumtuar ata. Dhe këtu kemi të bëjmë me një rrugë madhështore, e cila është realiteti i këtij rregulli: se në kohën kur njerëzit goditen dhe lëkunden nga fitnet, Imamët tanë hershëm i provokonin njerëzit që mbërrinin tek ata nga vendet e ndryshme. Dhe nëse njerëzit i lavdëronin ulematë e tyre dhe më të mirët prej tyre, atëherë i afronin. E nëse flisnin keq për ta, atëherë i largonin. Dhe prej fjalëve të tyre rreth kësaj: “Provokojini njerëzit e Medines me Malikun; provokojini njerëzit e Shamit me Euza’ijun; provokojini njerëzit e Egjiptit me Lejth Ibn Seadin; provokojini njerëzit e Kufes me Sufjanin; dhe provokojini njerëzit e Mosulit me Mu’afa Ibn ‘Imranin.” Po.

© Selefi . org

11


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

Pyetje: ‘Ali el-Halebi thotë: “Atëherë, qëndrimi që duhet të mbajnë studentët e thjeshtë kur dijetarët kanë ixhma në shpalljen bidatçi të dikujt, është se ata nuk janë të lirë që t’i kundërshtojnë dijetarët tek kjo. E nëse ata nuk kanë ixhma, atëherë unë them: nëse ata (studentët e thjeshtë) janë të aftë që të dallojnë mendimin e saktë, atëherë duhet ta bëjnë këtë gjë. Ata duhet të marrin ç’ka të mundin nga ai që kupton, ashtu si për çdo çështje Sheriatike. Pastaj, nëse ti je mukalid (pasues i verbër), edhe nëse nuk arrin dot tek qëndrimi i saktë, atëherë mjafton për ty që të jesh mukalid (pasues i verbër). Por që ti të jesh edhe mukalid edhe muxhtehid edhe mbrojtës edhe përhapës lajmesh edhe flamur-mbajtës i Ta’dilit dhe Xherhit në këtë çështje, kjo në realitet e kundërshton menhexhin e Selefëve.” Atëherë çfarë keni për të thënë rreth këtyre fjalëve, Allahu ju ruajt?

Përgjigje:

Them: ajo që kemi mësuar nga imamët tanë dhe që kemi trashëguar prej tyre është ajo që ju tregova më përpara se ajo që merret në konsideratë është argumenti. Andaj, kushdo që ka argument se një person i caktuar është bidatçi, atëherë është obligim shpallja e tij bidatçi specifikisht. Kjo është e para. Dhe e dyta: fjalët e vëlla ‘Aliut përmbajnë dy çështje ose tre: e para, se marrja në konsideratë e ixhmasë, ixhmasë së imamëve, se filan person është bidatçi, them, ky është një gabim shumë i ultë. Kjo sepse me të vërtetë shumë prej bidatçijve që janë cilësuar si Muëtezilë, Esh’arij, Kulabij etj, njerëzit e kanë pranuar fjalën që ka thënë një njeri apo dy njerëz, për sa kohë që kjo fjalë ishte nga një dijetar i devotshëm që ka frikë Allahun dhe që ka përvojë me atë person, dhe ka sjellë argument nga librat e tij, ose u erdhi sqarimi nga burime të tjera. Për shembull: Imam Ahmed (rahimehullah) i bëri hexhër (d.m.th. bojktoi) Davud Ibn ‘Alij edh-Dhahirij (rahimehullah) ngaqë ai tha, “Kur’ani është i shpikur (d.m.th. i krijuar).” Dhe thelbi i histories është se ky Davudi erdhi tek Ahmedi - Allahu pastë mëshirë për të gjithë ata – dhe gjeti të birin e tij ‘Abdullahun tek dera dhe i tha: “Merr ti leje për mua tek babai yt, thoji një burrë nga Khurasani do të © Selefi . org

12


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

të përshëndesë.” Atëherë Imam Ahmedi i tha (të birit): “Nëse është Davud Ibn ‘Ali atëherë të mos hyjë.” Davudi nisi të shfajësohej, ndërsa Imam Ahmedi tha: “Jo pasha Allahun, të mos hyjë tek unë. Më ka shkruajtur për të Muhamed Ibn Jahja edh-Dhuhlij se ai thotë që Kur’ani është i krijuar.” Pra, Imam Ahmedi (rahimehullah) nuk kërkoi ixhma për të nga dijetarët. Shembull tjetër: Kur erdhi (në pushtet) Muteuekili, nëpërmjet të cilit Allahu largoi nga Ehli-Suneti sprovën e atyre që thonin se Kur'ani është i krijuar. Ai dërgoi një njeri tek Imam Ahmedi (rahimehullah) që të konsultohej me të për njerëzit që do të caktonte si zëvendësa të tij. Dhe Imam Ahmedi thoshte, “Ky s’bën”, “Filani s’bën”, “Filani është kështu”, “Filani është Mu’tezili”, “Filani është kështu”. Kështu pra, a i pranoi Khalifi fjalët e tij pa kërkuar qëndrimin e të tjerëve për këtë çështje apo jo? Atëherë ku e paska gjetur vëllai ynë ‘Ali Ibn Hasen el-Halebij – Allahu e përmirësoftë gjendjen tonë dhe tijën – këtë rregull, i cili është se ai nuk e pranon fjalën e askujt në deklarimin e të tjerëve bidatçij përveç se kur ka ixhmanë e dijetarëve. Po, nëse ndodh ixhmaja, a ka kush e refuzon atë? Mirëpo ajo nuk është kusht, ashtu siç është shprehur qartazi vëllai ynë ‘Ali el-Halebi, Allahu na faltë ne dhe atë. Çështja e dytë: që është kërkimi i mendimit të saktë kur ka ikhtilaf (kundërshtim) dhe ta cilësosh mukalid (pasues i verbër) atë që arrin mendimin e saktë, ne nuk e kemi mësuar ndonjëherë këtë. Nuk kemi mësuar nga Imamët që ata e cilësojnë mukalid atë që arrin mendimin e saktë mes thënieve (të dijetarëve që kanë kundërshtim) duke ndjekur argumentet, përveç muxhtehidit të medh`hebit që arrin mendimin e saktë. Ai që shikon thëniet e imamit të tij dhe nxjerr prej tyre thënien e saktë, ky është mukalid. Kurse ai që shikon në thëniet kontradiktore dhe shikon argumentet e tyre dhe kërkon mendimin e saktë me argument, ky nuk quhet mukalid. Kjo është prej ixhtihadit të cilin e ndjekin dijetarët e kaluar dhe ata që janë sot – të cilët janë të panumërt. Kurse ky kundërshtim (ikhtilaf) që ka përmendur vëllai ynë ‘Aliu mes cilëve është? Kundërshtimi që merret në konsideratë është ai që ndodh mes EhliSunetit, kurse kundërshtimi i bidatçijve as që merret parasysh dhe as nuk shikohen tek ata çështjet e akijdes apo të menhexhit ngase ata janë njerëz të epsheve dhe të bidatit. Ndërsa po u kundërshtuan pasuesit e Sunetit për © Selefi . org

13


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

ndonjë person, a është ai në Sunet apo në Bidat? – Atëherë ai që është prej njerëzve të dijes shikon argumentet e secilës palë, pastaj merr atë që është e saktë, saktësia e të cilit bazohet në argumentet që përmban fjala, sikurse e cekëm më parë. Dhe një çështje tjetër është në thënien e tij, “Ty të mjafton të jesh mukalid”. Them: Disa njerëz kuptojnë nga kjo shprehje thirrjen për taklid në kuptimin absolute apo në mënyrë absolute dhe kjo nuk është e saktë. Njerëzit janë në dy kategori: Një kategori që nuk u lejohet taklidi; dhe ky është dijetari i cili ka arritur gradën e ixhtihadit, prandaj ai e ka detyrë që të shikojë argumentet derisa të arrijë tek e sigurta apo tek mendimi dominues në lidhje me gjykimin. Kategoria e dytë: është njeriu i thjeshtë i cili ka ndopak dituri, mirëpo ai nuk arrin gradën e ixhtihadit, prandaj ky i bën taklid atij të cilit i zë besë fesë dhe ndershmërisë së tij në çështje të cilat ai nuk i kupton dot. Pra, ai i bën taklid dijetarit i cili i jep argumentin sikur Imami të cilit ia beson fenë dhe ndershmërinë në një çështje të vetme apo në disa çështje. Por që njeriu të jetë edhe muxhtehid edhe mukalid në të njëjtën kohë, apo të jetë kërkues i mendimit të saktë dhe mukalid në të njëjtën kohë në mënyrë absolute, atëherë jo. Kështu që çështja është sikurse e sqaruam në përputhje me atë që kanë përmendur imamët, Allahu i mëshiroftë. Pyetësi: Allahu ua shpërbleftë me të mira.

© Selefi . org

14


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

Pyetje: Allahu ua shpërbleftë me të mira. Së katërti, ‘Ali el-Halebi thotë ndërkohë që i përgjigjet një pyetjeje rreth ndarjes midis Akijdes dhe Menhexhit. Ai thotë: “Ka mundësi të egzistojë edhe kjo dhe ajo. Sot, ne kemi njohur disa njerëz, domethënë, në Akijde i shikon ata në Teuhidin Uluhijeh, në Esma` ues-Sifat, në temën e Kaderit, në të gjitha temat. Megjithatë, në çështjen e udhëheqësave ai i shpall ata qafira. Në temën e Menhexhit shohim tek ai hizbije me fanatizëm të verbër... Mirëpo unë po them një fjalë që e kam përsëritur gjithmonë: Menhexhi është strukturë mbrojtëse për Akijden.” Atëherë, çfarë thoni ju për këtë ndarje midis këtyre të dyjave (Akijdes dhe Menhexhit)?

Përgjigje:

Së pari, kur termi Akijde përdoret nga Ehli-Suneti, ai nënkupton besimin që është rrënjosur në zemra, si besimi në Allahun, në Ëngjëjt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e Gjykimit, Kaderin dhe të mirën e të keqen që vjen prej tij, si dhe çdo çështje që vijon më tej nga çështjet e Gajbit (Botës së Padukshme) të cilat arrihen vetëm se nëpërmjet Kur'anit apo Sunetit autentik. Dhe për këtë janë shkruajtur libra, që quajtur Kutubus-Sunneh (Librat e Sunetit) dhe janë quajtur KutubulAka’id (Librat e Akijdes) sepse në to pohoet Akideja e Ehli-Sunetit për këto çështje dhe çdo çështje që vijon mbas tyre për të cilat është obligim sinqeriteti (el-Ikhlas) për Allahun dhe pasimi i të Dërguarit të Allahut (sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe në to ata kanë përmendur Teuhidin e Ibadetit, Teuhidin Rububijeh dhe Teuhidin e Emrave dhe Cilësive (të Allahut). Dhe kush ka akijden e tillë që pajtohet me Kur'anin, Sunetin dhe Ixhmanë e Imamëve, atëherë akideja e tij është e saktë; dhe kush i kundërshton ato (Kur'anin, Sunetin dhe Ixhmanë), atëherë akideja e tij është e prishur, ose nga injoranca ose nga epshit, por sido që të jetë akideja e tij është e prishur. Së dyti, menhexhi nga ana gjuhësore do të thotë rrugë, kurse domethënia e tij nga ana Sheriatike është: rruga nëpërmjet të cilës qartësohen © Selefi . org

15


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

dispozitat e Allahut për ibadetet në dije e në vepra, si dhe në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve. Çështja e tretë, akideja dhe menhexhi janë të lidhura me njëra-tjetrën. Dhe kush bie në ndonjë gabim në menhexh ka për të rënë edhe në çështje të akijdes. Dhe kush bie në ndonjë gabim në akijde ka për të rënë edhe në çështjet e menhexhit. Për shembull: xhehmijet dhe muëtezilet kur përmendin ndër bazat e tyre urdhërimin për të mirë dhe ndalimin e të keqes, ata kanë për qëllim me këtë kryengritjen ndaj udhëheqësve, prandaj askush nuk dyshon në prishjen e akijdes së këtyre dy grupeve. Khauarixhët, kur u prish menhexhi i tyre dhe devijuan nga Kur'ani dhe Suneti dhe nga rruga e Selefëve të mirë, ata ranë në lejimin e gjakut, pasurive dhe ndereve të Muslimanëve, ndërkohë që për ndalimin e tyre ka Ixhma’. Ata e konsideronin vrasjen e ‘Aliut (radij-Allahu ‘anhu) dhe vrasjen e Sahabëve të virtytshëm dhe Tabi’inëve si rrugë që të shpie në Xhenet. Ata thonë, “Kjo është Nisja, kjo është Nisja për në Xhenet.” Ata e bënë të lejuar gjakun e njerëzve të këtij Umeti më të mirë mbas të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe besonin se ata ishin qafira. Konkluzioni: me të vërtetë Islami, d.m.th. në fushën e dauetit ai përbëhet nga akideja dhe menhexhi, nga saktësia e këtyre të dyjave. Andaj kush e ka akijden e saktë patjetër që ka edhe menhexhin e drejtë; dhe kush ka difekt në akijden e tij, atëherë ai ka difekt edhe në menhexhin e tij. Dhe pokështu anasjelltas: ai që ka difekt në menhexh, atëherë edhe akideja e tij do të ketë difekt. Khauarixhët bëjnë tekfir për gjynahet e mëdha, ata e bëjnë qafir Muslimanin për shkak të gjynaheve të mëdha dhe e bëjnë të lejuar gjakun dhe pasurinë e tij dhe e shkelin nderin e familjes së tij. Dhe sipas tyre ai është qafir në dynja dhe gjykojnë se ai do të jetë përjetësisht në Zjarr nëqoftëse vdes duke bërë gjynahe të mëdha. Ndërsa Muëtezilet e vendosin bërësin e gjynaheve të mëdha në dynja në një gradë midis dy gradave; as Musliman e as qafir. Dhe ata pajtohen me Khauarixhët në gjykimin që do të ketë në Botën Tjetër ai që bën gjynahe të mëdha. Kështu, ata e kundërshtuan Kur'anin, Sunetin dhe Ixhmanë ndërkohë që të gjitha papërjashtim argumentojnë se i pabinduri i këtij Umeti – d.m.th. gjynahqari nga mesi i njerëzve të Teuhidit, gjynahqari nga mesi i © Selefi . org

16


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

Besimtarëve – në këtë dynja është besimtar me imanin e tij dhe gjynahqar me gjynahe të mëdha. Kurse në Botën Tjetër ai është nën Dëshirën e Allahut. Kështu që, difekti në menhexhin e tyre bazohej në difektin që ata kishin në akijden e tyre, e nëse jo, atëherë përse luftojnë kundër udhëheqësve dhe bëjnë kryengritje? Kjo ndodh sepse ata i konsiderojnë qafira dhe se pasuritë e tyre, gjaku i tyre dhe nderi i tyre është hallall. Po. Pyetësi: Allahu ju ruajt o Shejkhu ynë.

© Selefi . org

17


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

Pyetja e pestë: Allahu ju ruajt o Shejkhu ynë. Ka thënë ‘Ali el-Halebi për shoqatën Kuvajtjane Ihja’ et-Turaath (Ringjallja e Trashëgimisë Islame): “Me të vërtetë ata (Turathijet) janë që më së shumti e mbrojnë akijden e Ehli-Sunetit dhe triumfin e menhexhit të Shejkhul-Albanit në çështjet e Imanit. Si mund të thuhet që ata janë tekfirsa?! Kjo s’mund të thuhet, mirëpo ka vërejtje e vërejtje: cila është më parësore, t’u rrimë afër atyre dhe të shfrytëzojmë afrimitetin tonë për t’i këshilluar e udhëzuar tek e mira, apo t’i armiqësojmë që të merremi me ta dhe t’i largojmë e të lëmë da’uetin tonë më të madh e më gjithëpërfshirës. E megjithatë, ne themi se s’kemi lidhje me Turathin, në mënyrë që të mos të merret fjala ime sikur po e mbroj; mirëpo kjo është mbrojtje e të vërtetës. Unë them: Shoqata Ihja` et-Turaath ka aktivitet, ka nxënësa të dijes dhe është shumë e fuqishme. Gjëja e parë dhe më kryesore është që të mbahen lidhje me ta dhe të këshillohen. Këshillimi do të japë rezultat tek ata, ndërsa armiqësimi nuk jep rezultat tek ata. Ata nuk rreshtin së përhapuri më tej aktivitetin e tyre çdo ditë. E për fat të keq, na pëlqen neve apo jo, duket sikur ne kemi bërë mbrapa akoma më shumë për shkak të kësaj sjelljeje armiqësore.” Atëherë çfarë do të thonit rreth këtyre fjalëve, Allahu ju bekoftë?

Përgjigje:

Unë them, është sprovuar vëllai jonë, esh-Shejkh ‘Ali Ibn Hasen el-Halebi – Allahu na faltë ne dhe atë – me këto parimet filozofike dhe ai nuk e di që ato po e fundosin në rregullin e bashkëpunimit, “Bashkëpunojmë aty ku pajtohemi dhe e justifikojmë njëri-tjetrin për ato gjëra që kundërshtohemi.” Unë nuk e konsideroj vëllain tonë prej atyre që ndjekin këtë rregull, ngase ai që e ndjek atë ose është ndonjë lolo i shkujdesur, ose ndonjë kurthngritës që bën dredhira. Shoqata e Ringjalljes së Trashëgimisë Islame (Ihja` et-Turaath) sipas dëshmisë së njerëzve shumë të besueshëm të Kuvajtit është shoqatë e devijuar, dhe dëshmia më e madhe kundër saj është se ajo mirëpret Kutbijinët, Ikhuanët dhe © Selefi . org

18


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

Tabligët dhe i ngre ata në gradën e dijetarëve. Dhe këtë rrugë s’mund ta ndjekë një shoqatë që ka marrë përsipër t’i japë fitore Sunetit dhe pasuesve të tij, nuk e ndjek as individi e as xhemati, përveç nëse bën lojë të dyfishtë: një surrat e ka për ata, kurse një surrat e ka për të tjerët. Kështu që, unë nuk e di çfarë do Shejkh ‘Aliu kur pretendon të afrohet me ta dhe nuk do që të ndahet nga ata dhe nga ana tjetër i përçmon ata që ndahen prej tyre duke thënë se ata kanë sjellje armiqësore. Këtu lind pyetja: A e konsideron Shejkh ‘Aliu miqësinë dhe armiqësi (el-Uela` uelBera`) prej bazave të Ehli-Sunetit apo jo? Nëse i konsideron të tilla, atëherë ai që ndahet nga Shoqata Ihja` et-Turaath dhe nga çdo shoqatë tjetër të devijuar niset nga parimi i miqësisë dhe armiqësisë (el-Uela` uelBera`), se me të vërtetë dashuria është për hir të Allahut dhe urrejtja është për hir të Allahut; dhe nëse ai nuk e konsideron këtë (si bazë të EhliSunetit) – dhe Allahu na ruajt nga një gjë e tillë – atëherë ai është i zhytur dhe i mbytur në Ikhuanije, ngase Xhemati Ikhuanul-Muslimin kanë miqësi por nuk kanë armiqësi. Kështu që, kjo fjalë e cila vjen nga një njeri që i atribuohet Hadithit dhe Dijetarëve të Hadithit është prej pavërtetësive më të mëdha (Ebtalul-Baatil), ngase ai mashtron ata që nuk kanë intelekt, mençuri dhe njohuri rreth bidatçijve. Dhe ai miqësohet me ata pa e kuptuar, kurse nga ana tjetër ai sulmon ata që ndahen nga bidatçijtë. Prandaj kjo thënie ka problem në të. Ai që ka përvojë me këtë shoqatë dhe ka përvojë me politikat e saj dhe është në dijeni për gjendjen e saj e shikon se ajo bën lojë të dyfishtë dhe del para njerëzve me dy surrate: ajo bën politikën e afrimit të Ehli-Sunetit me Bidatçijtë. Dhe kjo është pikërisht rruga që ka ndjekur Hasen el-Bena kur thërriste për afrimin e Sunive me Shijat dhe ai filloi një cikël në Egjipt për ta realizuar këtë vepër. Po.

© Selefi . org

19


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

Pyetje:

Në një nga kasetat më të përhapura, Halebiu akuzon Shejkh Rabinë kinse fjalët e tij janë një fitne që duhen vendosur në peshore. Cila është fjala juaj, Allahu ju bekoftë?

Përgjigje: Përgjigja për këtë është nga dy aspekte: së pari, vëllai ynë i madh, esh-Shejkh Rabij’ – Allahu e ruajt – ka paraprirë në demaskimin e kokave të devijimit dhe zbulimin e prishjes që përmbajnë besimet dhe metodologjitë e tyre. E prej tyre është (Sejjid) Ibn Kutb el-Misrij. Gjithashtu, ai mban flamurin e fuqishëm (në refuzimin e kokave të devijimit) dhe është halë në gurrmazet e armiqve të Sunetit prej hizbijinëve. Ai është një flamur – dhe e gjithë lavdia i takon Allahut – i cili as është ulur dhe as nuk është lënë pas dore dhe askush nuk i jep atij flamuri vlerën që meriton përpos Ehli-Sunetit. Dhe qëndrimet e Shejkh Rabisë janë të mirënjohura dhe ato qëndrime janë shkak i lavdërimeve dhe vlerësimeve dhe respektit që i kanë dhënë vëllezërit e tij nga Ulematë dhe nga bijtë e tij, studentët e dijes, pra kam për qëllim Ehli-Sunetin. Së dyti, kjo që ka thënë Shejkh ‘Aliu, i cili është sprovuar me këto filozofira, të cilat në të vërtetë janë një damkë në ballin e atij që i atribohet hadithit – dhe lus Allahun ta ruajë atë prej saj! Për herë të parë e kemi dëgjuar këtë nga Hadadijet. Dhe ata janë një grupacion që u fut mes rradhëve të Selefijinëve. Ata shfaqin Selefizmin ndërsa shigjetat e tyre ia drejtojnë Ehli-Sunetit. [Hadadijet thonë] Si ka mundësi o ju Pasues të Sunetit që Shejkh Rabija dhe vëllezërit e tij ngrihen kundër Sejjid Kutbit dhe nuk ngrihen kundër Ibn Haxherit dhe Neveviut? Njerëzit e dijes lavdi Allahut i janë përgjigjur kësaj shpifjeje dhe thelbi i përgjigjes së tyre është se Ibn Haxheri dhe Neveviu – Allahu i mëshiroftë – së pari ata janë prej njerëzve të dijes dhe virtytit, kishin diturinë e hadithit të nderuar, e përhapën atë dhe kishin dashuri për të dhe për dijetarët e hadithit. Kurse Sejjid Kutbi dhe ata si puna e tij janë injorantë që s’kanë dije. E gjithë ajo çfarë kanë ata janë fjalë pa lidhje dhe shprehje të zbukuruara. Së dyti, gabimet e Neveviut dhe Ibn Haxherit nuk merren si menhexh mbi të cilin © Selefi . org

20


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

bazohet miqësia dhe armiqësia, ndryshe nga menhexhi i Sejjid Kutbit, ngase hizbijunët dhe pasuesit e xhemateve të da’uetit në kohën e sotme të cilat që të gjitha janë të devijuara dhe i devijojnë të tjerët - e kanë marrë menhexhin e tij si bazë të miqësisë dhe armiqësisë së tyre. Kështu që, ishte detyrë për Shejkh Rabinë dhe vëllezërit e tij që të ngrinin zërin kundër këtij menhexhi të prishur, ta zbulonin dhe të sqaronin gjendjen dhe devijimin e tij. Dhe pikërisht kjo shkaktoi tërbimin e tyre: sekti që shfaqin Selefizmin por që në të vërtetë ata janë të devijuar dhe devijues, pra kam për qëllim Hadadijet. Kështu, unë nuk e di se si përfundoi Shejkh ‘Aliu – Allahu na faltë neve dhe atë - në këtë rrugë të turpshme. Mos vallë ai kërkon nga Shejkh Rabija dhe vëllezërit e tij që të refuzojnë në të njëjtën gradë ulematë e hadithit me injorantët devijantë! Ose çfarë kërkon Shejkh ‘Aliu? Ai le të na i qartësojë ato dy peshore me të cilat peshon Shejkh Rabija dhe vëllezërit e tij.

.‫ھﺎﺗﻮا ﺑﺮھﺎﻧﻜﻢ إن ﻛﻨﺘﻢ ﺻﺎدﻗﯿﻦ‬ “Sillini argumentet tuaja nëse jenë që thoni të vërtetën!” Na i bëj të ditur ato dy peshore. Po. Pyetësi: Allahu ju ruajt o Shejkhu ynë i nderuar.

© Selefi . org

21


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

Pyetje: Allahu ju ruajt, Shejkhu ynë i nderuar. Kjo është pyetja e shtatë dhe e fundit. Është thënë se ju keni lavdëruar ‘Ali Halebiun në të kaluarën ndërsa tani po kundërshtoni fjalët tuaja. Dhe disa ju akuzojnë se bini në kontradiktë me veten tuaj. Atëherë çfarë keni për thënë, Allahu ju bekoftë?

Përgjigje: Së pari, kur jep tezkije për një person apo kur e lavdëron atë, motivi i kësaj nuk është që ne kërkojmë t’i afrohemi atij apo t’i bëjmë lajka, ashtu sikundër nuk është motivi i kritikës apo refuzimit ndaj një personi që të hakmerremi kundër tij. Ajo që kemi trashëguar nga Imamët është se Xherhi dhe Ta’dili bazohet në dobi Sheriatike dhe argumenti ka treguar tashmë se ky menhexh është nga themelet e Ehli-Sunetit dhe Xhematit. Me Xherh dhe Ta’dil ata mbrojnë Sunetin dhe Pasuesit e Sunetit. Kështu që, tezkija (lavdërimi) e përforcon qëndrueshmërinë e Pasuesve të Sunetit, u jep kurajo dhe i ndihmon ata në Sunet. Kurse Xherhi është për të kundërshtuar bidatet dhe për t’u përballuar me bidatçijtë në mënyrë që ata të mos fusin mendimet e tyre të prishura brenda rradhëve të Ehli-Sunetit dhe të godasin unitetin e tyre dhe të përçajnë rradhët e tyre. Së dyti, njeriu lavdërohet dhe rekomandohet atëherë kur ai shfaq mirësi, kur mbron Sunetin dhe pasuesit e tij, kur i afrohet Sunetit dhe pasuesve të tij dhe kur e përhap Sunetin në artikujt dhe librat e tij. Në këtë rast lavdërimi bëhet obligim. Dhe njeriu qortohet dhe i bëhet Xherh – edhe nëse më përpara i është dhënë Tezkije – kur ai devijon nga menhexhi dhe rruga e drejtë në të cilën ishte më përpara. Kështu, ai fillon t’i përziejë çështjet, devijon dhe thotë gjëra që u japin guxim bidatçijve, i ndihmon ata kundër Ehli-Sunetit dhe e përforcon ndikimin e tyre.

© Selefi . org

22


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

Dhe çështja e tretë: është e njohur nga ato që përmendëm më parë se ne lavdi Allahut nuk kundërshtojmë vetet tona për sa i përket çështjes së vëllait tonë, Shejkh ‘Aliut. Kështu, ne e lavdëruam atë për shkak të asaj që shikonim tek ai prej Sunetit dhe kështu e kemi njohur atë. Prandaj u afruam me të dhe ishim të kënaqur me të – pa përmendur këtu faktin që ai e cilësonte veten me Shejkh Nasir el-Albanin (rahimehullah). Megjithatë, janë shfaqur nga vëllai ynë ‘Aliu - Allahu na faltë neve dhe atë dhe Allahu na udhëzoftë neve, atë dhe juve në punët e drejta - disa fjalë dhe deklarata që kundërshtojnë Ehli-Sunetin dhe fuqizojnë bidatçijtë. Pra, ne e kemi vëzhguar atë, tezkijet që ai ka dhënë (për bidatçijtë) janë të papranueshme nga ana jonë. Dhe unë e them pa asnjë kundërshtim se tezkijet që jep Shejkh ‘Aliu janë të papranueshme nga ana jonë ngase ai u ka dhënë tezkije njerëzve që nuk meritojnë tezkije. Disa prej tyre janë: Së pari, ai i jep tezkije Adnan Ibn Ahmed Ar’urit dhe i cilëson refuzimet midis tij dhe Shejkh Rabisë nga të cilat doli në shesh se ai njeri ka menhexh të prishur, pra kam për qëllim Adnanin. Dhe ai (Halebiu) thotë se ky është refuzim që ndodh midis dy bashkohësve (d.m.th. Shejkh Rabija e kundërshton Ar’urin për hesap të çështjeve personale që ka me të)! Shikoni kush po thotë se Adnan Ibn ‘Ahmed Ar’uri qenka bashkëkohës i Shejkh Rabisë në dituri, në virtyt dhe në përkrahjen e Sunetit!!! Përkundrazi, ne e kemi vërtetuar se ky Adnan Ar’uri është një Kutbij i flaktë dhe tregëtia e tij në Evropë dhe Amerikë – domethënë në Perëndim – është që të përhapë mendimet e Sejjid Kutbit. Atë e ndihmon në Holandë Ahmed Selami, i cili mendoj se është nga Shami. Së dyti, ai ka lavdëruar Husejn ‘Ushejsh. Unë nuk e di nga cili vend është ai. Ky Husejn ‘Ushejsh thotë për kushtet e fjalës La ilahe il-lAllah se ato i ka shpikur Shejkhu Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehab (d.m.th. sipas tij kushtet e fjalës La ilahe il-lAllah janë bidat i shpikur nga Shejkh Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehabi). Shejkh Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehabi nuk i nxorri ato nga mendja e tij, por ai i nxorri ato nga argumentet Kur’anore dhe Suneti. Dhe pokështu janë të gjitha kushtet e tjera që kanë përmendur Ulematë, të cilët i argumentojnë ato me Kur'an dhe Sunet. Shejkh ‘Aliu i jep tezkije atij, e lavdëron dhe thotë se ai është prej Selefijinëve! Së treti, kur u shfaq dhe u shtua fitneja e Ebul-Hasen el-Ma’ribi Mustafa Isma`il Sulejmani el-Misri, i cili jeton në Ma’rib tashmë, kur ne folëm © Selefi . org

23


Refuzimi i Rregullave të Reja të ‘Ali Hasen el-Halebi nga Shejkh ‘Ubejd el-Xhabiri

bashkë me të gjithë Pasuesit e Sunetit që folën folën rreth tij – dhe sqaruam menhexhin e prishur të këtij njeriu, atij (Ebul-Hasenit) iu bashkangjitën edhe pjesa tjetër e meshejkhave të Shamit! Dhe prej tyre ishte Mesh’huri me Selimin. Ata nxorrën një deklaratë kundër nesh dhe këtë deklaratë ua diktoi vetë Ebul-Haseni (d.m.th. ata e shkruajtën atë sipas udhëzimeve të tij), me pranimin e Ebul-Hasenit. Ai e pranoi këtë dhe tha se ishte ai që ua diktoi atyre atë deklaratë. Kështu që, unë e këshilloj vëllain tonë, Shejkh ‘Aliun, që të kthehet tek Ehli-Hadithi, të ndjekë rrugën e tyre dhe të distancohet nga njerëzit e hizbijeve dhe bidatit, ngase ata do të bëjnë çmos që ta ndajnë atë nga vëllezërit e tij. Ata do të hedhin në zemrën e tij dhe në zemrat e të tjera ligësi, urrejtje, armiqësi, inat dhe hased. Unë e këshilloj atë që të kthehet tek vëllezërit e tij prej Ehli-Sunetit dhe të heqë dorë nga këto shprehje filozofike dhe nga rregullat të cilat i ka ndërtuar mbi analogji të prishur. Uallahi, bil-lahi, tallahi, unë e kam këshilluar atë sinqerisht deri më sot dhe nuk kam folur për të ashtu siç flas për bidatçijtë. Lus Allahun ta ruajë atë nga ajo gjë! Por them sërish duke përfunduar këtë mexhlis dhe përgjigjet ndaj pyetjeve tuaja: tezkijet e Shejkh ‘Aliut janë të papranueshme për shkak të armiqësisë dhe padrejtësisë që përmbajnë ato ndaj Ehli-Sunetit dhe përkrahjen e Bidatçijve dhe fuqizimin e rradhëve të tyre. Unë i lutem Allahut Bujar, Zotit të Arshit Madhështor – dhe po e mbyll fjalën time – që të na tregojë neve dhe Shejkh ‘Aliut të vërtetën si të vërtetë e të na lejojë që ta ndjekim atë; dhe të na tregojë të pavërtetën si të pavërtetë dhe të na lejojë që të qëndrojmë larg saj dhe të mos na e fshehë, në mënyrë që të mos devijojmë. Ky takim u mbyll mbas Akshamit të ditës së Shtunë, 29 Sha’ban të vitit 1429 (që korrespondon me datën 30 Gusht të vitit 2008) dhe në të u inçizuan pyetje dhe përgjigje. Kjo u diktua për ju nga ‘Ubejd Ibn ‘Abdullah Ibn Sulejman el-Xhabiri, ish-profesor në Universitetin Islamik. Subhaneke Allahumme ue bihamdike esh-hedu en la ilahe il-la Ente estagfiruke ue etubu ilejke. Nëse thashë ndonjë gjë të saktë, ajo është nga Allahu Subhanhehu ue Te’ala. E nëse kam gabuar, kjo është nga vetja ime dhe nga shejtani.

© Selefi . org

24


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.