Shejkh Mukbili bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve dhe komenti i tij për fetvatë e disa dijetarëve që i kanë lejuar ato
“Çdo e mirë është në pasimin e Selefëve, kurse çdo e keqe është në pasimin e khalefëve.”
Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve
Pyetje: Njerëzit që thërrasin për të marrë pjesë në votime përdorin si argument thënien e Albanit, Ibn Bazit dhe ‘Uthejminit. Atëherë çfarë keni për të thënë rreth kësaj? Përgjigje: “E gjithë lavdia i takon Allahut; lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin e Allahut, mbi Familjen e tij, mbi Shokët e tij dhe mbi këdo që e përkrah atë. Unë dëshmoj se askush nuk ka të drejtë që të adhurohet përpos Allahut të Vetëm e të pashokë; dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. E më tej: Njerëzit e votimeve janë armiqtë e këtyre Shejkhave, sepse në të vërtetë deri dje dëgjonim në Komisionin e Institutive të Dijes në San’a se elAlbani është mason, atëherë kur ai dha një fetva për Muslimanët në Palestinë që të largoheshin prej aty sepse ajo është shndërruar në DarulHarb (tokë lufte). Ata e sulmuan atë dhe deklaruan se ai është i devijuar dhe një bidatçi. E njëjta gjë edhe me Shejkh Ibn Bazin; kur ai dha një fetva rreth çështjes së Gjirit (d.m.th. rreth luftës së Gjirit Persik) ata e sulmuan atë. Dhe kur ai dha një fetva rreth marrëveshjes për paqe me Çifutët – dhe ne po flasim pa marrë parasysh saktësinë e asaj fetvaje – atëherë ata e sulmuan atë dhe midis tyre ishte Jusuf Kardaui, Allahu mos e bekoftë. Ata duan të dëmtojnë dijetarët, dhe atyre nuk u hyn në punë hizbija e tyre përveç se atëherë kur pyesin dijetarët dhe ua marrin fetvatë si argument (për të justifikuar aktivitetet e hizbijes së tyre). Prandaj hizbijunët shkojnë tek shejkhat e tyre, si për shembull Kardaui, etj…kurse tek dijetarët (e Sunetit) nuk shkojnë, por vetëm duan që t’i dëmtojnë.
© Selefi . org
2
Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve
Dhe sa i përket kësaj fetvaje (për lejueshmërinë e votimeve), unë e mora në telefon Shejkhul-Albanin - Allahu e ruajt – për këtë çështje dhe i thashë: “A i ke bërë të lejuara votimet?” Ai tha: “Unë nuk i kam bërë të lejuara, por e thashë nga këndvështrimi i veprimit të një të keqeje më të vogël në vend të një të keqeje më të madhe.” Dhe ne e shohim, mes këtyre dy të këqijave, në Algjeri a ndodhi e keqja më e vogël apo ndodhi e keqja më e madhe? Lexojeni biografinë e Ebu Hanifes dhe do të shikoni se dijetarët tanë e ndalonin dhënien e opinionit dhe Istihsanin (dhënien përparësi të një argumenti mbi një argument tjetër për shkak të rrethanave apo situatës) dhe ata menduan se kjo ishte një rrugë që të shipe në I’tizal (mendimet e Mu’tezilëve) dhe në Tehexhum (mendimet e Xhehmive). Sa i përket fetvasë së Shejkhul-Albanit, ata (d.m.th. Hizbijunët) kanë kohë të gjatë që e përdorin. Kurse sa i përket Shejkh Ibn ‘Uthejminit, ajo që të habit me çështjen e tij është fakti që ai i ndalon partitë dhe grupet, ndërsa lejon atë që është akoma më e madhe dhe më e rrezikshme sesa partitë e grupet, dhe ato janë votimet, të cilat janë rrugë që të shpien drejt demokracisë.1 Andaj, unë i them këtyre mashtruesve: sikur këta Shejkha të tërhiqeshin (nga ato që ka thënë rreth votimeve) a do të ktheheshin edhe ju apo jo? Dhe ne themi: vërtet, ne e konsiderojmë të ndaluar taklidin (d.m.th. pasimin e verbër). Kështu që, ne e kemi të ndaluar që të pasojmë verbërisht Shejkhul-Albanin, Shejkh Ibn Bazin apo Shejkh Ibn ‘Uthejminin,2 ngase Allahu thotë në Librin e Tij të lartë: 1
Shënim i përkthyesit: Shejkh Mukbili ka thënë: “Demokracia është kufër sepse ajo do të thotë që popujt gjykojnë vetet e tyre me ligjet që i kanë shpikur vetë. E kjo do të thotë që nuk ka as Kur'an, as Sunet e as Islam dhe është e lejuar zinaja, homoseksualiteti…” [Tuhfetul-Muxhijb, fq. 303] 2 Shënim i përkthyesit: Shejkh Mukbil ka thënë: “Siç e kemi thënë, Shejkh Ibn Bazi (herë) është i saktë e (herë) gabon. Për çështjen e zgjedhjeve unë e kam refuzuar atë në disa kaseta. Unë e njoh pozitën dhe vlerat e tij dhe që gabimet nuk e ulin vlerën, fisnikërinë dhe pozitën e tij të lartë. Mirëpo ne nuk pasojmë verbërisht as Shejkh Ibn Bazin e as Shejkhul-Albanin. Dhe sikur të ishim pasues të verbër, atëherë ne do të kishim pasuar verbërisht Imam Ahmedin dhe do kishim pasuar verbërisht Ebu Bekr Siddikun (sepse ata janë më të mëdhenj sesa këta dijetarë). Por sidoqoftë, ne e konsiderojmë të ndaluar pasimin e verbër.” [Nesaih ue Fedaih, fq. 31] © Selefi . org
3
Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve
“Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës të tjerë, përveç Tij. Sa pak që i pranoni këshillat!” [el-A’raf, 3] Dhe Allahu Subhanehu ue Te’ala thotë:
“Dhe mos ndiqni diçka rreth të cilës nuk keni dije.” [el-Isra, 36] Pra, njerëzit e Sunetit nuk pasojnë verbërisht. Atëherë ne u themi Shejkhave: vërtet fetvatë tuaja janë shumë të rrezikshme. A nuk e dini se Bushi – Allahu e poshtëroftë – kur ishte president i Amerikës thoshte se Saudia dhe Kuvajti nuk e kanë vënë në zbatim Demokracinë? Andaj, është detyrë për këta Shejkha që të tërhiqen nga kjo fetva. Dhe unë u bëj thirrje juve që të jeni dëshmitarë se unë tërhiqem nga çdo gabim që kam në librat apo kasetat e mia apo në da’uetin që bëj për Allahun ‘Azze ue Xhel. Do tërhiqem (nga ato gabime) duke qenë i qetë në shpirtin tim. Nuk ka asgjë të keqe për Shejkhat nëse ata tërhiqen (nga fetvaja që kanë dhënë) sepse kjo në të vërtetë është detyrë për ta, ngaqë ata nuk e dinë se çfarë po ndodh në Jemen, çfarë bëhet nëpër parlamente dhe çfarë shkatërrimi po ndodh si rezultat i këtyre zgjedhjeve. (Po ndodhin) vrasje dhe luftime për shkak të zgjedhjeve, gra që dalin nga shtëpitë e tyre dhe shfaqin bukuritë e tyre (duke shkuar për të votuar), fotografi femrash si kandidate për zgjedhje dhe barazim i Kur'anit, Sunetit dhe Fesë me kufrin si pasojë e këtyre zgjedhjeve. E çfarë dobie kanë sjellë këto zgjedhje? Kështu që, është detyrë për këta Shejkha që të tërhiqen (nga fetvatë që kanë dhënë) dhe ne do t’u dërgojmë atyre (këshilla) insha`Allah, dhe nëse nuk tërhiqen, atëherë ne e thërrasim Allahun që të jetë dëshmitar se ne jemi larg fetvave të tyre sepse ato bien në kundërshtim me Kur'anin dhe Sunetin. Edhe nëse ata janë të kënaqur apo të hidhëruar, ngase nderi dhe
© Selefi . org
4
Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve
gjaku ynë janë sakrificë për Islamin dhe neve nuk na intereson shumë (se çfarë thuhet) lavdi Allahut… Ne u themi Shejkhave: a pati zgjedhje në kohën e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kur ata (Sahabët) nuk ranë dakord nëse prijësi i ushtrisë duhej të ishte Usame bin Zejd apo ndonjë tjetër në vend të tij? Mos vallë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Bëni zgjedhje, dhe kush të marrë më shumë vota, ai ka për të qenë prijësi! A pati zgjedhje në kohën e Ebu Bekrit? A pati zgjedhje në kohën e ‘Umerit? Edhe ajo që është transmetuar se ‘Abdur-Rrahman bin ‘Aufi u shkonte njerëzve nga pas (që të konsultohej me ta për zgjedhjen e ‘Uthmanit), aq sa ai foli edhe me gratë (që t’u kërkonte mendim), mirëpo ky transmetim duhet shqyrtuar sepse ai është jashtë librave me hadithe Sahihë dhe nuk ka dyshim që rrugët e tij duhet të mblidhen të gjitha. Dhe unë jam i sigurt se edhe sikur rrugët e transmetimit të mblidheshin që të gjitha, atëherë ai do të jetë Shadh 3 dhe hadithi Shadh hyn në kategorinë e haditheve Daif. Pastaj, një nga vëllezërit ka bërë kërkime për të dhe ka gjetur se kjo shtesë ishte e gradës më të lartë të dobësisë. A pati zgjedhje në kohën e Emevitëve apo në kohën e Abasidëve apo në periudhën Osmane? Apo ato na kanë ardhur nëpërmjet armiqve të Islamit? Dhe Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë të vërtetën me thënien e tij: “Ju do të ndiqni plotësisht gjurmët e atyre që erdhën para jush, derisa sikur ata të futen në folenë e hardhucës, ju do të hyni në të (mbas tyre).” Prandaj ato (votimet) konsiderohen si përçarje dhe shpërbërje e unitetit, armiqësi dhe urrejtje… 3
Shënim i përkthyesit: Hadithi Shadh quhet hadithi që transmetohet nga një transmetues i besueshëm, mirëpo ai kundërshton me këtë hadith transmetimin që ka ardhur nga një transmetues më i besueshëm se ai, prandaj ky hadith refuzohet dhe konsiderohet Daif. © Selefi . org
5
Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve
Kështu që, kijeni frikë Allahun o ju dijetarë! Mos na bëni që të ndjekim Amerikën dhe demokracinë që e bën të lejuar atë që Allahu e ka ndaluar, e me të vërtetë demokracia e ka bërë të lejuar homoseksualitetin në disa vende të kufrit dhe e ka bërë të lejuar çdo gjë që është e ndaluar. Por ne jemi Muslimanë dhe ne kemi Librin e Zotit tonë:
“Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të tjera sepse ato do t’u përçajnë e do t’ju largojnë nga rruga që Ai u ka urdhëruar…” [el-En’am, 153] Atëherë, a kemi një fe të së shkuarës dhe një fe të së tashmes apo është vetëm një fe e vetme deri në Orën e Fundit? Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Do të vazhdojë të mbetet një grup nga umeti im të cilët do të jenë fitimtarë në të vërtetën. Ata nuk do të dëmtohen nga tradhëtarët derisa të vijë Urdhëri i Allahut dhe ata janë në atë gjendje.” E ndoshta dijetarët do të tërhiqen nga kjo fetva dhe ne do të shohim se si do reagojnë reformistët. Dhe Allahu i drejtohemi për ndihmë!”4
4
Tuhfetul-Muxhijb, 314-318.
© Selefi . org
6
Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i rreth votimeve
Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i, Allahu e mëshiroftë, ka thënë gjithashtu: “Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Me të vërtetë Xhamitë janë ndërtuar për të përkujtuar Allahun në to…” Atëherë cila nga këto të dyja është më e madhe: të bësh thirrje në Xhami për Demokraci apo të kërkosh deven që të ka humbur, sepse vërtet në kohën e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dikujt i humbi deveja dhe ai filloi të thoshte: “Kush e ka parë një deve ngjyrë kafe e cila është e imja?” Atëherë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha: “Allahu mos ta ktheftë, sepse vërtet Xhamitë nuk janë ndërtuar për këtë gjë.” Pra, ato nuk u ndërtuan për demokraci, as për ato që thotë Radio Londra, as për ato që thotë revista el-Mexheleh, as për ato që thotë gazeta eshSherkul-Esuet, as për ato që thotë gazeta el-Xhemhurije, e as për ato që thotë filani e fisteku… Prandaj këto zëra nuk duhen dëgjuar. Dhe nëse dëgjoni ndonjë person ditën e Xhuma që thërret për Demokraci apo për të votuar, atëherë mos ua vini veshin këtyre fjalëve sepse Allahu ‘Azze ue Xhel thotë në Librin e Tij fisnik:
“O ju që besoni, kur të bëhet thirrja për të falur namazin e xhumasë, atëherë nxitoni për ta përmendur Allahun…”5 Muslimanët kanë nevojë për ata që do t’u mësojnë Fenë atyre…”6
5 6
El-Xhumu’ah, 9. Tuhfetul-Muxhijb, 300-301.
© Selefi . org
7