Shpjegimi i librit “Kitab etTeuhid” të Shejkhul-Islam Muhammed Ibën ‘AbdilUehhab Nga dijetari i madh, Ahmed Ibën Jahja en-Nexhmij
Libri i Teuhidit
Fjala e Allahut të Lartësuar:
٥٦( ُون َ َو َما َخلَ ْقتُ ْال ِج َّن َواإل ْن ِ س إِال ِليَ ْعبُد “Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit përveç se që të më adhurojnë Mua të vetëm.” Edh-Dharijjat, 56 Dhe Fjala e Tij:
َّ اجت َ ِنبُوا ُ الطا وت َ غ ْ اَّلل َو ُ َولَقَ ْد َب َعثْنَا فِي ُك ِِّل أ ُ َّم ٍة َر َ َّ سوال أ َ ِن ا ْعبُد ُوا “Vërtet, Ne kemi dërguar tek çdo popull të dërguar (që t’i thërrasë ata): Adhuroni Allahun të vetëm dhe qëndroni larg Tagutit.” En-Nahl, 36
Dhe Fjala e Tij:
سانًا ِإ َّما يَ ْبلُغ ََّن ِع ْندَ َك ْال ِكبَ َر أ َ َحد ُ ُه َما أ َ ْو ِكال ُه َما فَال َ ََوق َ ضى َرب َُّك أَال تَ ْعبُدُوا ِإال ِإيَّاهُ َو ِب ْال َوا ِلدَي ِْن ِإ ْح ْ ) َو٢٣( ف َوال تَ ْن َه ْر ُه َما َوقُ ْل َل ُه َما قَ ْوال َك ِري ًما الر ْح َم ِة َوقُ ْل ٍ ِّ ُ ت َقُ ْل َل ُه َما أ ْ اخ ِف َّ َض لَ ُه َما َجنَا َح الذُّ ِِّل ِمن ٢٤( يرا ْ ب ً ص ِغ ِ ِّ َر َ ار َح ْم ُه َما َك َما َربَّ َيا ِني “Dhe Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël.”” El-Israa`, 23-24 Dhe Fjala e Tij:
َّ َوا ْعبُدُوا ش ْيئًا َ اَّللَ َوال ت ُ ْش ِر ُكوا ِب ِه “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).” En-Nisaa`, 36 Dhe Fjala e Tij:
ش ْيئًا َ علَ ْي ُك ْم أَال ت ُ ْش ِر ُكوا ِب ِه َ قُ ْل تَ َعالَ ْوا أَتْ ُل َما َح َّر َم َربُّ ُك ْم “Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ua ka ndaluar Zoti juaj: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim)…” El-En’aam, 151 Ka thënë Ibën Mes’udi – radij-Allahu ‘anhu –: “Kush do të shohë porosinë e Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – mbi të cilën është vula e tij, atëherë le të lexojë Fjalën e Allahu të Lartësuar:
قُ ْل تَ َعالَ ْوا أَتْ ُل َما َح َّر َم َربُّ ُك ْم “Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ua ka ndaluar Zoti juaj…” El-En’aam, 151 deri tek Fjala e Allahu të Lartësuar:
سبُ َل ُّ اطي ُم ْستَ ِقي ًما فَات َّ ِبعُوهُ َوال تَت َّ ِبعُوا ال ِ ص َر ِ َوأ َ َّن َهذَا “Dhe me të vërtetë kjo është Rruga Ime e Drejtë, prandaj ndiqeni atë e mos i ndiqni rrugët e tjera.”” El-En’am, 153 [1] Dhe ka ardhur nga Muadh Ibën Xhebel – radij-Allahu ‘anhu – se ai ka thënë: Kisha hipur mbi gomar, mbrapa Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, dhe ai më tha:
على هللاِ؟ َ أَتَد ِْري ما هَُُ َو َح ُّق هللاِ على ال ِعبَا ِد َو َما َح ُّق ال ِعبَا ِد،يا ُمعاذ “O Mu’adh, a e di ti cila është e drejta e Allahut tek robërit e Tij? Dhe cila është e drejta e robërve tek Allahu?” Unë thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Ai tha:
ِب من ال يشرك َ حق هللا على العبا ِد أن يَ ْعبُد ُوهُ و ال يُ ْش ِر ُكوا بِ ِه َ ِّ و حق العباد على هللا أال يُعَذ،ًشيْئا ً به شيئا “E drejta e Allahut tek robërit e Tij është që ata ta adhurojnë të vetëm dhe të mos i shoqërojnë asgjë në adhurim, kurse e drejta e robërve tek Allahu është që Ai të mos e dënojë atë që nuk i shoqëron asgjë Atij.” Unë thashë: A t’i përgëzoj njerëzit?
ِّ ال ت ُ َب ش ِْر ُه ْم َف َيت َّ ِكلُوا Ai tha: “Mos i përgëzo, sepse do të varen tek kjo pastaj.” E ka transmetuar Bukhari dhe Muslimi në dy Sahihët e tyre [2]
Shpjegimi: Teuhid është rrënja e fjalës uahhade [َ]و َحد, َ ju`uahhidu [ُُ]ي َُو ِّحد, teuhijdan [ُ]تَوْ ِّحيدا, dhe me të është për qëllim Teuhidi i Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -, domethënë veçimi i Tij, i Vetëm, me adhurim, e asgjë tjetër pos Atij. Dhe ai është rezultat i besimit të patundur që ka robin në Teuhidin e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le - në Qënien e Tij, në Veçoritë e Tij dhe në Emrat e Tij, në Cilësitë e Madhërisë së Tij. Ky Teuhid përfshin cilësimin e Tij me Uluhijen absolute në këtë gjithësi dhe se Ai lëviz gjithçka në këtë gjithësi dhe Ai është i Vetmi meritues, sepse Atë e veçojnë robërit me veprat e tyre. Ka thënë i Lartësuari:
ُضى َرب َُّك أَال تَ ْعبُدُوا إِال إِيَّاه َ ََوق “Dhe Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij.” ElIsraa`, 23 Duke e ditur që adhurimi është urtësia për të cilën Allahu krijoi xhindët dhe njerëzit. Dhe ka thënë Folësi më Fisnik:
٥٦( ُون َ َو َما َخلَ ْقتُ ْال ِج َّن َواإل ْن ِ س ِإال ِليَ ْعبُد “Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit përveç se që të më adhurojnë Mua të vetëm.” Edh-Dharijjat, 56
Kështu që, krijesat që kanë logjikë janë tre: 01
- Krijesa që kanë vetëm mirësi e s’ka të këqija në to, që janë Melaiket.
02
- Krijesa që janë vetëm të këqija dhe s’ka mirësi në to, që janë shejtanët.
03 - Krijesa që i ka krijuar Allahu të anojnë nga e mira dhe nga e keqja, mirëpo e mira tek ata është më e shumtë, kurse krijesa të tjera Allahu i krijoi që të anojnë nga e mira dhe nga e keqja, mirëpo e keqja tek ata është më e shumtë. Pra, xhindët dhe njerëzit janë ata të cilët Allahu i krijoi që të anojnë edhe nga e mira edhe nga e keqja, dhe Ai i krijoi ata që ta adhurojnë Atë. Kurse shejtanët janë një lloj prej xhindëve mirëpo ata u rebeluan dhe u bënë që të gjithë të këqij. Prandaj ka thënë Allahu i Lartësuar:
٥٦( ُون َ َو َما َخلَ ْقتُ ْال ِج َّن َواإل ْن ِ س إِال ِليَ ْعبُد “Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit përveç se që të më adhurojnë Mua të vetëm.” Edh-Dharijjat, 56 Pra, shejtanët janë nga lloji i xhindëve. Allahu krijoi dy botët, e xhindëve dhe njerëzve, i krijoi ata që ta adhurojnë Atë, sikurse na ka njoftuar Ai në këtë ajet. Prej atyre ka që e realizuan adhurimin, të cilët janë besimtarët, e prej atyre ka që nuk e realizuan, madje ata ishin kryeneçë dhe kryelartë, të cilët janë qafirat me të gjitha kategoritë e tyre. Dhe na mjafton të dijmë se Allahu na krijoi që ne ta adhurojmë Atë dhe se detyra jonë është që të realizojmë qëllimin për të cilin na ka krijuar Ai. Adhurimi është bindje me dorëzim dhe përulje për Allahun e Vetëm, i Cili ka nënshtruar gjithçka, dhe duke e ndjerë adhuruesi nevojën për të Adhuruarin që ai adhuron, prandaj e adhuron Atë duke e ndjerë se ka nevojë për Të. Dhe përderisa popujt i ka kapluar injoranca, plogështia, harresa, preokupimi me këtë dynja dhe shkujdesja ndaj Botës Tjetër, Allahu dërgoi të Dërguarit tek çdo popull që t’ua bëjnë të qartë qëllimin për të cilin u krijuan dhe u sollën në ekzistencë. Ka thënë Folësi më Fisnik:
َّ اجت َ ِنبُوا ُ الطا وت َ غ ْ اَّلل َو ُ َولَقَ ْد َبعَثْنَا فِي ُك ِِّل أ ُ َّم ٍة َر َ َّ سوال أ َ ِن ا ْعبُد ُوا
“Vërtet, Ne kemi dërguar tek çdo popull të dërguar (që t’i thërrasë ata): Adhuroni Allahun të vetëm dhe qëndroni larg Tagutit.” En-Nahl, 36 Pra, Allahu - SubhaneHu ue Te’ala - njoftoi se Ai i dërgoi të Dërguarit tek robërit që t’i urdhërojnë që ta adhurojnë Allahun të vetëm dhe të qëndrojnë larg Tagutit. Dhe Taguti është fjalë e prejardhur nga fjala “tug`jan”. Ka thënë Ibnul-Kajjim rahimehullah -: “Taguti është çdo gjë çdo gjë që me të cilën robi kalon kufirin e tij, me adhurim, me pasim dhe me bindje.” Kështu që, kush adhurohet përkrah Allahut, padyshim që është adhuruar me pa të drejtë; kush pasohet në atë mënyrë që njerëzit i japin përparësi pasimit të tij para pasimit të urdhërit të Allahut, padyshim që është pasuar me pa të drejtë; dhe atij i binden njerëzit duke lënë bindjen e Allahut për bindjen e tij, padyshim që atij i janë bindur me pa të drejtë. Dhe këtë ka për qëllim fjala e Ibnul-Kajjimit: “Taguti është çdo gjë çdo gjë që me të cilën robi kalon kufirin e tij, me adhurim, me pasim dhe me bindje.” Fjala e Tij:
ُضى َرب َُّك أَال تَ ْعبُدُوا ِإال ِإيَّاه َ ََوق “Dhe Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij.” ElIsraa`, 23 Fjala “kada [ ”]قَضَىdo të thotë gjykoi, domethënë dha gjykim sheriatik që njerëzit të mos adhurojnë asgjë tjetër pos Atij. Kurse tek gjykimi universal mund të ndodhë kundërshtim ndaj këtij gjykimi, domethënë ndaj gjykimit sheriatik, sepse Allahu SubhaneHu ue Te’ala - ka urdhëruar me gjykim universal ekzistencën e kufrit dhe shirkut, mirëpo i ka ndaluar ato me gjykim sheriatik. Pra, ky është gjykimi për të cilin na njoftoi Allahu tek ky ajet, me të cilin është për qëllim urdhëri, dhe kjo përputhet me Fjalën e Allahut - SubhaneHu ue Te’ala -:
َُّلل أ َ َم َر أَال تَ ْعبُدُوا إِال إِيَّاه ِ َّ ِ إِ ِن ْال ُح ْك ُم إِال “Nuk i takon gjykimi askujt tjetër veç Allahut; Ai ka urdhëruar të mos adhuroni asgjë tjetër përveç Atij.” Jusuf, 40 Domethënë, Ai urdhëroi një urdhër sheriatik që të adhurohet Ai i vetëm e asgjë tjetër veç Atij, dhe ky është Teuhidi me të cilin u dërguan të Dërguarit. Pastaj Ai tha:
سانًا َ َوبِ ْال َوا ِلدَي ِْن ِإ ْح “...dhe të silleni mirë me prindërit...”, El-Israa`, 23
Domethënë: të sillesh mirë me ta sepse ata janë sjellë mirë me ty o rob, dhe fjala për sjellje të mirë me prindërit dhe bindjen ndaj tyre vjen mbas urdhërit për Teuhidin e Allahut - SubhaneHu ue Te’ala -, sepse Ai është Dhënësi i begative dhe mirësive, dhe njerëzit që të kanë bërë më shumë të mira mbas Allahut janë prindërit e tu që të kanë rritur, janë përkujdesur për ty me mëshirë, të kanë strehuar në gjirin e tyre, janë lodhur për tyre dhe e kanë kaluar natën pa gjumë për rehatin tënd. Kurse në ajetin tjetër që është ajeti i sures en-Nisaa`:
َّ َوا ْعبُدُوا ش ْيئًا َ اَّللَ َوال ت ُ ْش ِر ُكوا ِب ِه “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).” En-Nisaa`, 36
Këtu Ai bashkoi urdhërin për ta adhuruar Atë me ndalimin e shirkut sado i vogël që të jetë. Fjala e Tij:
َّ َوا ْعبُدُوا ش ْيئًا َ اَّللَ َوال ت ُ ْش ِر ُكوا ِب ِه “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim).” En-Nisaa`, 36 është ndalim nga shirku i gjithi, qoftë i paktë apo i shumtë, i vogël apo i madh, sepse fjala “asgjë” është në trajtën e pashquar, kështu që ajo e përfshin të gjithë shirkun. Kurse Fjala e Tij:
قُ ْل تَعَالَ ْوا أَتْ ُل َما َح َّر َم َربُّ ُك ْم “Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ua ka ndaluar Zoti juaj…” El-En’aam, 151 deri tek Fjala e Tij:
اطي ُم ْستَ ِقي ًما ِ ص َر ِ َوأ َ َّن َهذَا “Dhe me të vërtetë kjo është Rruga Ime e Drejtë…” El-En’am, 153 Këto ajete dhe të tjera të ngjashme me to kanë ardhur me urdhërimin e Teuhidit dhe ndalimin e shirkut. Dhe me këtë u dërguan të gjithë të Dërguarit, që nga i pari i tyre, Nuhu, e deri tek i fundit i tyre, Muhamedi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -. Pra, te dhjetë ndalesat që kanë ardhur në fundin e sures el-En’am, e para e tyre është të bërit shirk Allahut. Dhe shirku është ndalesa më e madhe, sepse ai që bën shirk e ka
të ndaluar hyrjen në Xhenet dhe fundi i tij do të jetë hyrja në Zjarrin e Xhehenemit dhe atje do të qëndrojë përjetësisht. Kurse fjala e Ibën Mes’udit - radij-Allahu ‘anhu -: “Kush do të shohë porosinë e Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – mbi të cilën është vula e tij, atëherë le të lexojë Fjalën e Allahu të Lartësuar:
قُ ْل تَعَالَ ْوا أَتْ ُل َما َح َّر َم َربُّ ُك ْم “Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ua ka ndaluar Zoti juaj…” El-En’aam, 151 deri tek Fjala e Allahu të Lartësuar:
سبُ َل ُّ اطي ُم ْستَ ِقي ًما فَاتَّبِعُوهُ َوال تَت َّ ِبعُوا ال ِ ص َر ِ َوأ َ َّن َهذَا “Dhe me të vërtetë kjo është Rruga Ime e Drejtë, prandaj ndiqeni atë e mos i ndiqni rrugët e tjera.”” El-En’am, 153 Ai njoftoi se porosia që e urdhëroi Allahu - SubhaneHu ue Te’ala - t’ia lexojë umetit të tij fillon me ndalimin e shirkut dhe përfundon me qëndrueshmërinë në Rrugën e Drejtë. Dhe kësaj porosie duhet t’i kushtojmë rëndësi madhështore dhe duhet ta mësojmë ashtu siç duhet, sepse Allahu Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - e filloi atë me Fjalën e Tij: Thuaj o Muhamed:
قُ ْل تَ َعالَ ْوا أَتْ ُل َما َح َّر َم َربُّ ُك ْم “Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ua ka ndaluar Zoti juaj…” El-En’aam, 151 Pastaj Ai përmendi dhjetë ndalesat, nga të cilat, e para dhe më e madhja e tyre është të bërit shirk Allahut. Kurse hadithi i Mu’adh Ibën Xhebelit - radij-Allahu ‘anhu - i cili tha: Kisha hipur mbi gomar, mbrapa Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, dhe ai më tha:
على هللاِ؟ َ أَتَد ِْري ما هَُُ َو َح ُّق هللاِ على ال ِعبَا ِد َو َما َح ُّق ال ِعبَا ِد،يا ُمعاذ “O Mu’adh, a e di ti cila është e drejta e Allahut tek robërit e Tij? Dhe cila është e drejta e robërve tek Allahu?” Unë thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Ai tha:
ِب من ال يشرك َ حق هللا على العبا ِد أن َي ْعبُد ُوهُ و ال يُ ْش ِر ُكوا ِب ِه َ ِّ و حق العباد على هللا أال يُ َعذ،ًشيْئا ً به شيئا “E drejta e Allahut tek robërit e Tij është që ata ta adhurojnë të vetëm dhe të mos i shoqërojnë asgjë në adhurim, kurse e drejta e robërve tek Allahu është që Ai të mos e dënojë atë që nuk i shoqëron asgjë Atij.” Unë thashë: A t’i përgëzoj njerëzit?
ِّ َال تُب ش ِْر ُه ْم َفيَت َّ ِكلُوا Ai tha: “Mos i përgëzo, sepse do të varen tek kjo pastaj.” E ka transmetuar Bukhari dhe Muslimi në dy Sahihët e tyre. Thelbi i kësaj është: se e drejta e Allahut tek robërit është që ata ta adhurojnë Atë dhe të mos i shoqërojnë asgjë në adhurim; ta veçojnë Atë në adhurim dhe të qëndrojnë larg të bërit shirk Atij. Pastaj, nëse ata e realizojnë këtë urdhër dhe e braktisin shirkun të vogël apo të madh qoftë, atëherë e drejta e tyre tek Allahu i Pastër nga çdo e metë është që Ai të mos i dënojë ata. Kështu që, kush vdes pa i bërë gjë shirk Allahut, atij i ka premtuar Allahu se nuk do ta dënojë, domethënë nuk do ta dënojë me Zjarrin e qafirave dhe mushrikëve, Zjarri në të cilin do të jenë përjetësisht banorët e tij. Ama nëse ai vdes në Teuhid, mirëpo ka disa gjynahe të mëdha, Urtësia e Allahu kërkon që ai të dënohet për to, dhe se ai nuk do të dënohet në Zjarrin e mushrikëve, porse do të dënohet në Zjarrin ku dënohen njerëzit e Teuhidit, pastaj do të nxirret nga ai dhe do të futet në Xhenet. Dhe kjo çështje i takon Allahut - ‘Azze ue Xhel-le - sepse Ai është Mbreti i robërve dhe Ai bën me ata si të dojë, duke patur parasysh që kjo është e drejta të cilën ua premtoi Allahu robërve të Tij nëse ata e adhurojnë Atë, kjo është e drejta që Allahu e mori përsipër dhe ua premtoi robërve të Tij, dhe atë nuk ia imponoi Atij askush. Prandaj ne themi se kjo e drejtë është e drejta që Allahu ia bëri detyrë Vetes së Tij dhe nuk ia bëri detyrë askush; dhe Ai ua premtoi robërve të Tij, nëse ata e adhurojnë Atë dhe e veçojnë në adhurim pa i shoqëruar asgjë. Dhe Allahu është Dhënësi i Suksesit. __________________________________________
Fundnota: [1] - Hadithin e Ibën Mes’udit - radij-Allahu ‘anhu - e ka transmetuar Imam Tirmidhiu - rahimehullah - në Sunenin e tij, në librin e tefsirit të Kur`anit, kapitulli “Dhe nga sureja el-En’am…”, me tekstin: “Men serrahu en jendhura iles-sahijfeti eletij ‘alejha khatemu Muhammedin…” e gjer në fund të hadithit. Dhe tha për të
Tirmidhiu: “Ky është hadith hasen garib.” Mirëpo atë e ka shpallur da’ijf (të dobët) el-Albanij në “Da’ijf el-Xhaamië” dhe tha për të: “Zinxhiri i tij është i dobët.” [2] - Kurse hadithin e Mu’adh Ibën Xhebelit - radij-Allahu ‘anhu - e ka transmetuar Imam el-Bukhari - rahimehullah - në librin e Xhihadit, kapitulli “Ism el-feras uelhimar”; e ka transmetuar edhe Imam Muslimi - rahimehullah - në librin e Imanit, kapitulli “Ed-Deliilu ‘ala enne men mate ‘ala et-Teuhidi dekhale el-Xhennete kat’an”.
Kapitulli i parë: Vlera madhështore e Teuhidit dhe gjynahet që fshin ai
Fjala e Allahut të Lartësuar:
ُ سوا ِإي َمانَ ُه ْم ِب ٨٢( َاألم ُن َو ُه ْم ُم ْهتَد ُون ُ الَّذِينَ آ َمنُوا َولَ ْم يَ ْل ِب ْ ظ ْل ٍم أُولَئِ َك لَ ُه ُم “Ata të cilët besuan dhe nuk e përzien besimin e tyre me padrejtësi, pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” el-En’am, 82 Nga ‘Ubadeh Ibnus-Samit - radij-Allahu ‘anhu - i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:
َّ ُع ْبد َّ ش ِهدَ أ َ ْن ال ِإلَهَ ِإال َ اَّللُ َو ْحدَهُ ال َ َم ْن َ ش ِر ُ ع ْبدُهُ َو َر ِاَّلل َ سى َ َوأ َ َّن ُم َح َّمدًا، ُيك لَه َ َوأَ َّن ِعي: ُسولُه َاَّللُ ْال َجنَّة َّ ُ أ َ ْد َخلَه، ار َح ٌّق ُ َو َر َ َّ َوأ َ َّن ْال َجنَّةَ َح ٌّق َوأ َ َّن الن، ُ َو َك ِل َمتُهُ أ َ ْلقَاهَا إِلَى َم ْريَ َم َو ُرو ٌح ِم ْنه، ُسولُه ْ علَى َما َكانَ ِمنَ ال َع َمل َ “Kush dëshmon se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të paortak, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, dhe se ‘Ijsa është rob dhe i dërguar i Tij dhe Fjala e Tij të cilën Ai e zbriti te Merjemja dhe shpirt i krijuar nga Ai, dhe se Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri (Xhehenemi) është i vërtetë, Allahu do ta fusë atë në Xhenet sido që të jenë veprat e tij.” E ka transmetuar Bukhari dhe Muslimi. [1] Dhe në hadithin e ‘Itbanit që e kanë transmetuar të dy ata:
َّ َف. ِ يَ ْبت َ ِغي بِذَ ِل َك َو ْجهَ هللا،ُ ال إلَهَ إال هللا:ار َم ْن قا َل َ إن هللاَ َح َّر َم ِ َّعلَى الن
“Se me të vërtetë Allahu ia ka ndaluar Zjarrit atë që thotë La ilahe il-lAllah, duke dashur me të Fytyrën e Allahut.” [2] Dhe nga Ebij Se’id el-Khudrij - radij-Allahu ‘anhu -, nga i Dërguari i Allahut - sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, i cili ka thënë:
َال ِإلَهَ ِإ َّال: سى قُ ْل َ ع ِلِّ ْم ِني َ ع َّ علَ ْي ِه ال ُ ش ْيئًا أ َ ْذ ُك ُر َك ِب ِه َوأ َ ْد َ ِ ِّ يَا َرب: س َال ُم َ سى َ يَا ُمو: وك ِب ِه قَا َل َ قَا َل ُمو َّ َال إِلَهَ إِ َّال: قُ ْل: يَقُو ُل َهذَا قَا َل، ِك َّ ِإنَّ َما، ُّت يَا َرب َ َال إِلَهَ إِ َّال أ َ ْن: اَّللُ قَا َل َ يَا َربِّ ِ ُك ُّل ِعبَاد: اَّللُ قَا َل َ َ ام ُر ُه َّن َ ُ أ ُ ِريد َِضين َّ س َم َاواتُ ال َّ سى لَ ْو َكانَ ال ِ ع ُّ ش ْيئًا ت ُ ُخ ِ َو ْاأل َر، غي ِْري َ َو، س ْب ُع َ َيا ُمو: ص ِني ِب ِه قَا َل ْ َاَّللُ فِي ِكفَّ ٍة َمال َّ ت ِب ِه َّن َال ِإلَهَ ِإ َّال َّ َو َال ِإلَهَ ِإ َّال، س ْب ُع فِي ِكفَّ ٍة َّ ال ُاَّلل “Tha Musa: “O Zot, më mëso një gjë me të cilën të të bëj dhikër dhe të të lutem me të.” Ai (Allahu) tha: “Thuaj o Musa, La ilahe il-lAllah.” Ai (Musa) tha: “O Zot, të gjithë robërit e Tu e thonë këtë.” Ai (Allahu) tha: “O Musa, sikur të shtatë qiejt dhe ç’ka në to - përveç Meje - dhe të shtatë tokat të vendoseshin në njërën anë të peshores dhe La ilahe il-lAllah të vendosej në anën tjetër të saj, do të peshonte më shumë La ilahe il-lAllah.”” E ka transmetuar Ibën Hibbani dhe Hakimi, i cili edhe e ka saktësuar. [3] Dhe ka ardhur në hadithin që e ka transmetuar Tirmidhiu dhe që e ka konsideruar hasen, nga Enesi, i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - të thotë:
َ ض َخ ،ًش ْيئَا َ طايَا ث ُ َّم ل ِق ْيت َ ِن ْي الَت ُ ْش ِرك ِب ْي ِ ب األ َ ْر ِ يَا ابْنَ آَدَ َم إِنَّ َك لَو أَتَ ْيتَنِ ْي بِ ِق َرا:قَا َل هللاُ تَعَالَى ً ألَتَ ْيت ُ َك بِ ِق َرابِ َها َمغ ِف َرة “Ka thënë Allahu i Lartësuar: O biri i Ademit, sikur të më vish me gjynahe sa e gjithë toka plot, pastaj më takon duke mos më bërë shirk Mua asgjë, Unë do të vij ty me falje aq sa e gjithë toka.”” [4]
Shpjegimi: Teuhidi ka mirësi madhështore. Nga mirësia e madhe që ka ai është se asnjë vepër nuk pranohet pa Teuhid dhe robi nuk mund të jetë besimtar pa Teuhid.
Nga mirësia e tij e madhe është se Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - i fshin gjynahet e atij që qëndron larg të bërit shirk Allahut, sepse i Lartësuari ka thënë:
َّ ِاَّللَ ال يَ ْغ ِف ُر أ َ ْن يُ ْش َر َك بِ ِه َو َي ْغ ِف ُر َما د ُونَ ذَ ِل َك ِل َم ْن يَشَا ُء َو َم ْن يُ ْش ِر ْك ب َّ إِ َّن ِضالال َب ِعيدًا َ ِض َّل َ اَّللِ فَقَ ْد ١١٦( “Me të vërtetë Allahu nuk fal që t’i bëhet shirk Atij, kurse të tjerat pos kësaj Ai i fal për atë që do Ai.” en-Nisaa`, 116 Dhe nga mirësitë e tij është se nëpërmjet tij robi arrin sigurinë në ditën e Kijametit. Nga mirësitë e tij është se Allahu i udhëzon njerëzit e Teuhidit në hak dhe në njohjen e rrugës së Udhëzimit, sepse i Lartësuari ka thënë:
َاألم ُن َو ُه ْم ُم ْهتَد ُون ْ أُولَئِ َك لَ ُه ُم “…atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” Pastaj ai përmendi ajetin:
ُ سوا ِإي َمانَ ُه ْم ِب ٨٢( َاألم ُن َو ُه ْم ُم ْهتَد ُون ُ الَّذِينَ آ َمنُوا َولَ ْم َي ْل ِب ْ ظ ْل ٍم أُولَئِ َك لَ ُه ُم “Ata të cilët besuan dhe nuk e përzien besimin e tyre me padrejtësi, pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” el-En’am, 82 Ky ajet lajmëron se njerëzit e Teuhidit, ata të cilët e realizuan Teuhidin dhe nuk e përzien atë me shirk, janë ata tek të cilët Allahu ka bashkuar sigurinë nga kërcënimet në dunja dhe në ahiret dhe udhëzimin tek e vërteta. Dhe sa më shumë që robi e realizon Teuhidin, aq më shumë siguri dhe udhëzim arrin për shkak të realizimit të Teuhidit dhe braktisjes së krejt shirkut, i madh dhe i vogël. Ka ardhur në transmetim të saktë nga Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - se ai e shpjegoi fjalën “edh-dhulm” (padrejtësia) në këtë ajet me atë që ka ardhur në ajetin e sures Lukman:
ُ َش ْر َك ل ِّ ِ اَّللِ إِ َّن ال َّ ِي ال ت ُ ْش ِر ْك ب ١٣( ع ِظي ٌم َ ظ ْل ٌم َّ َيَا بُن “O biri im mos i bëj shirk Allahut, se me të vërtetë shirku është padrejtësia më e madhe.” Lukman, 13 Kështu që, me fjalën padrejtësi këtu është për qëllim shirku dhe jo gjunahet. Pra, siguria dhe udhëzimi i plotë janë për ata që e realizojnë plotësisht Teuhidin, ndërsa siguria dhe udhëzimi i pjesshëm janë për ata që e realizojnë pjesërisht Teuhidin. Nëse
Teuhidi i robit mangësohet kur ai bën diçka prej shirkut, atëherë atij do t’i mangësohet siguria dhe udhëzimi. Nga ‘Ubadeh Ibnus-Samit - radij-Allahu ‘anhu - i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:
َّ ُع ْبد َّ ش ِهدَ أ َ ْن ال ِإلَهَ ِإال َ َم ْن َ اَّللُ َو ْحدَهُ ال ش َِر ُ ع ْبدُهُ َو َر ِاَّلل َ سى َ َوأ َ َّن ُم َح َّمدًا، ُيك لَه َ َوأَ َّن ِعي: ُسولُه َ أ َ ْد َخلَهُ ا ََّّللُ ْال َجنَّة، ار َح ٌّق ُ َو َر َ َّ َوأ َ َّن ْال َجنَّةَ َح ٌّق َوأ َ َّن الن، ُ َو َك ِل َمتُهُ أ َ ْلقَاهَا إِلَى َم ْريَ َم َو ُرو ٌح ِم ْنه، ُسولُه ْ علَى َما َكانَ ِمنَ ال َع َمل َ “Kush dëshmon se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të paortak, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, dhe se ‘Ijsa është rob dhe i dërguar i Tij dhe Fjala e Tij të cilën Ai e zbriti te Merjemja dhe shpirt i krijuar nga Ai, dhe se Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri (Xhehenemi) është i vërtetë, Allahu do ta fusë atë në Xhenet sido që të jenë veprat e tij.” E ka transmetuar Bukhari dhe Muslimi. ‘Ubadeh Ibnus-Samit el-Ensarij - radij-Allahu ‘anhu - është një prej kryetarëve që mori pjesë në besëlidhjen e Akabesë, një prej Shokëve të shquar të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, dhe një prej Sahabëve që morën pjesë në betejën e Bedrit. Vdiq në Rramleh (Palestinë), në vitin 34 Hixhrij, në moshën 72 vjeçare. Ai tha: Ka thënë i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:
َّ ش ِهدَ أ َ ْن ال إِلَهَ إِال ُسولُه َ َم ْن َ اَّللُ َو ْحدَهُ ال ش َِر ُ ع ْبدُهُ َو َر َ َوأ َ َّن ُم َح َّمدًا، ُيك لَه “Kush dëshmon se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të paortak, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij…” Dëshmia “La ilahe il-lAllah” ka disa kushte që duhet t’i plotësojë patjetër ai që e thotë atë: 01 - Prej kushteve të saj është dija (el-‘ilm), e cila hedh poshtë injorancën (elxhehl), që njeriu të jetë i dijshëm për kuptimin e saj, që është mohimi dhe pohimi, dhe pikërisht kjo është dija që kërkohet rreth saj, të cilën e përmenda më parë. Sepse Allahu i Lartësuar thotë:
٨٦( َق َو ُه ْم َي ْعلَ ُمون َ ِإال َم ْن ِ ِّ ش ِهدَ ِب ْال َح “Përveç atyre që dëshmuan për të Vërtetën dhe ata e dinë mirë (që s’ka të adhuruar tjetër me hak veç Allahut).” ez-Zukhruf, 86
02 - Prej kushteve të saj është bindja (el-jekiin), e cila hedh poshtë dyshimin (eshshekk), në mënyrë që ai të mos dyshojë tek ajo. Domethënë: që ai të mos dyshojë në veçimin e Allahut me Uluhije. 03 - Prej kushteve të saj është pranimi (el-kabuul), i cili hedh poshtë refuzimin (errrad), që robi ta pranojë domethënien e saj dhe kërkesat e saj. 04 - Prej kushteve të saj është nënshtrimi (el-inkijad), i cili hedh poshtë braktisjen (et-terk), që robi t’u nënshtrohet kërkesave të kësaj dëshmie. 05
- Prej kushteve të saj është sinqeriteti (el-ikhlas), i cili hedh poshtë shirkun.
06 - Prej kushteve të saj është dashuria (el-hubb), e cila hedh poshtë urrejtjen (elbugd). 07
- Si dhe vërtetësia (es-sidk), e cila hedh poshtë gënjeshtrën (el-kedhib).
Kështu pra, thënësi i dëshmisë e ka detyrë që të plotësojë këto kushte, që të jetë i dijshëm për kërkesat e saj dhe se ajo kërkon që të veçohet Allahu me Uluhije dhe të pohohet që askush nuk ka pjesë në Uluhijen e Allahut. Ka thënë Allahu i Lartësuar:
َّ لَ ْو َكانَ فِي ِه َما آ ِل َهةٌ ِإال سدَتَا َ َاَّللُ لَف “Sikur në qiej dhe në Tokë të kishte të adhuruar të tjerë, përveç Allahut, do të ishin shkatërruar (qiejt edhe Toka).” el-Enbijaa`, 22 Dhe Fjala e Tij:
٤٢( س ِبيال َ قُ ْل لَ ْو َكانَ َم َعهُ آ ِل َهةٌ َك َما َيقُولُونَ ِإذًا ال ْبتَغ َْوا ِإلَى ذِي ْال َع ْر ِش “Thuaj: Nëse përveç Atij do të kishte edhe të adhuruar të tjerë, siç thonë ata, atëherë ata do të kërkonin rrugë për të arritur te Zoti i Arshit.” el-Israa`, 42 Dhe kush e shqipton këtë dëshmi (La ilahe il-lAllah) me gjuhë, duke e ditur domethënien e saj, duke punuar me kërkesat e saj, duke mohuar atë që mohon ajo, duke pohuar atë që pohon ajo dhe duke konfirmuar me fjalën e tij “të vetëm e të paortak” se Allahu është i vetmi i adhuruar me të drejtë dhe se Ai nuk ka asnjë ortak tek kjo; si dhe të shqiptojë dëshminë që Muhamedi është i dërguari i Allahut, duke qenë i bindur se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, se Allahu nuk pranon nga askush ndonjë fe apo adhurim që nuk është sipas rrugës së Muhamedit lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për të -, pra kush i shqipton këto dy dëshmi
ashtu siç u përmend, ai është i shpëtuari nga Dënimi i Allahut dhe fitimtari i shpërblimit dhe Xhenetit të Tij. Dhe nga plotësuesit e këtij besimi është (të dëshmosh):
َّ ُ سى َع ْبد ُ َو َك ِل َمتُهُ أ َ ْلقَاهَا إِلَى َم ْريَ َم َو ُرو ٌح ِم ْنه، ُسولُه ُ اَّللِ َو َر َ َوأ َ َّن ِعي “…se ‘Ijsa është rob dhe i dërguar i Tij dhe Fjala e Tij të cilën Ai e zbriti te Merjemja dhe shpirt i krijuar nga Ai…”. Dhe Fjala e përmendur këtu është Fjala që i tha Allahu i Lartësuar ‘Ijsës “Bëhu!”, sikurse ka thënë Allahu - Subhanehu ue Te’ala -:
ُ ب ث ُ َّم قَا َل لَهُ ُك ْن َفيَ ُك َّ َسى ِع ْند ٥٩( ون ٍ اَّللِ َك َمثَ ِل آدَ َم َخلَقَهُ ِم ْن ت ُ َرا َ إِ َّن َمثَ َل ِعي “Vërtet, shembulli i Isait për Allahun është si shembulli i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” - dhe ai u bë.” Aali-Imran, 59 Me këtë dëshmi mohon besimin e të Krishterëve, që është besimi në “birin” dhe në “trininë”, ngaqë ata besojnë se ‘Ijsa është vetë Allahu ose i biri i Allahut ose ai është njëri prej trinisë (ati, biri dhe shpirti i shenjtë). Kështu, ata i kaluan kufijtë në lidhje me të dhe e vendosën në një vend që s’i takon atij. Gjithashtu, me këtë dëshmi mohohet edhe besimi i Jehudëve, të cilët pretenduan se ‘Ijsa është bir zinaje. Të gjithë atyre, Çifutëve dhe të Krishterëve, Allahu u dhëntë atë që meritojnë nga zemërimi dhe urrejtja. Kurse Muslimani e pastron veten e tij para Allahut nga këto besime dhe e pranon besimin e Teuhidit të Allahut, dhe që Ai nuk ka as bir e as bashkëshorte, dhe që Xheneti është i vërtetë, i cili është shpërblimi për njerëzit e devotshëm të Teuhidit, dhe që Xhehenemi është i vërtetë, i cili është shpërblimi për mushrikët dhe qafirat. Kush e ka këtë besim do të jetojë me mirësi dhe do të vdesë me mirësi, dhe do ta fusë Allahu në Xhenet, sido që të jenë veprat e tij. Kjo, duke e ditur që dëshmia “La ilahe il-lAllah” nuk pranohet pa mohuar tagutët dhe pa besuar në Allahun. Kuptimi i fjalës së tij:
َّ ُأ َ ْد َخلَه علَى َما َكانَ ِمنَ ْال َع َمل َ َاَّللُ ْال َجنَّة “Allahu do ta fusë atë në Xhenet sido që të jenë veprat e tij.” Domethënë: që përfundimi i tij do të jetë në Xhenet, qoftë pa u dënuar apo qoftë mbasi që është dënuar (në Zjarr), e rëndësishme është që përfundimi i atij që vdes në Teuhid dhe Iman do të jetë në Xhenet, dhe ai është nën Dëshirën e Allahut. Nëse ai vdes duke mos hequr dorë nga gjynahet e mëdha, çështja e tij është tek Allahu: nëse Ai do e fal e nëse do e dënon aq sa meriton të dënohet, pastaj e nxjerr nga Zjarri dhe
e fut në Xhenet. Ama nëse vdes duke mos patur gjynahe të mëdha dhe nuk ka insistuar në to, edhe sikur të ketë bërë ndonjë prej gjynaheve të mëdha porse është penduar dhe vdiq me pendesë, për të shpresohet që ta fusë Allahu në Xhenet pa e dënuar, bazuar në Fjalën e Allahut të Lartësuar:
٣١( س ِِّيئَاتِ ُك ْم َونُد ِْخ ْل ُك ْم ُم ْدخَال َك ِري ًما َ َإِ ْن ت َ ْجت َ ِنبُوا َكبَائِ َر َما ت ُ ْن َه ْون َ ع ْنهُ نُ َك ِفِّ ْر َع ْن ُك ْم “Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju fusim në një Vend të Nderuar.” enNisaa`, 31 Fjala e tij: Dhe në hadithin e ‘Itbanit që e kanë transmetuar të dy ata:
َّ َف ِ يَ ْبت َ ِغي بِذَ ِل َك َو ْجهَ هللا،ُ ال إلَهَ إال هللا:ار َم ْن قا َل َ إن هللاَ َح َّر َم ِ َّعلَى الن “Se me të vërtetë Allahu ia ka ndaluar Zjarrit atë që thotë La ilahe il-lAllah, duke dashur me të Fytyrën e Allahut.” Me fjalën “Zjarr” këtu është për qëllim Zjarri i qafirave, në të cilin kushdo që hyn do të qëndrojë përjetësisht dhe s’ka për të dalë kurrë nga aty. Ose fjala e tij “ia ka ndaluar Zjarrit” mund të interpretohet se: ai që e thotë atë e ka të ndaluar që të jetojë përjetësisht në Zjarr dhe se përfundimi i çdo pasuesi të Teuhidit do të jetë Xheneti. Fjala e tij: Dhe nga Ebij Se’id el-Khudrij - radij-Allahu ‘anhu -, nga i Dërguari i Allahut - sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, i cili ka thënë:
وك ِب ِه َ ع ِلِّ ْم ِني َ ع َّ علَ ْي ِه ال ُ ش ْيئًا أ َ ْذ ُك ُر َك ِب ِه َوأ َ ْد َ ِ ِّ َيا َرب: س َال ُم َ سى َ قَا َل ُمو “Tha Musa: “O Zot, më mëso një gjë me të cilën të të bëj dhikër dhe të të lutem me të...” Nga kjo nxirret madhështia që ka fjala e Teuhidit dhe se ajo është sa pesha e gjërave më të mëdha, që janë shtatë qiejt dhe shtatë tokat me gjithë ç’ka në to dhe midis tyre, madje ua kalon atyre. Dhe kjo për shkak të madhështisë së Atij për të cilin dëshmohet se është i vetmi që e meriton adhurimin, i Adhuruari me hak, i Larti e i Lavdishmi. Fjala e tij:
Dhe ka ardhur në hadithin që e ka transmetuar Tirmidhiu dhe që e ka konsideruar hasen, nga Enesi, i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - të thotë:
َ ض َخ ،ًش ْيئَا َ طايَا ث ُ َّم ل ِق ْيت َ ِن ْي الَت ُ ْش ِرك ِب ْي ِ ب األ َ ْر ِ يَا ابْنَ آَدَ َم ِإنَّ َك لَو أَتَ ْيتَنِ ْي ِب ِق َرا:قَا َل هللاُ ت َ َعالَى ً ألَتَ ْيت ُ َك ِب ِق َرا ِب َها َمغ ِف َرة “Ka thënë Allahu i Lartësuar: “O biri i Ademit, sikur të më vish me gjynahe sa e gjithë toka plot, pastaj më takon duke mos më bërë shirk Mua asgjë, Unë do të vij ty me falje aq sa e gjithë toka.””
ِب ِق َرا ِب َها “aq sa e gjithë toka” - domethënë sa e gjithë toka plot. Dhe ky hadith nënkupton se kush e takon Allahun - ‘Azze ue Xhel-le - me Teuhid, shpresohet nga Allahu- ‘Azze ue Xhel-le - që ta falë atë. Dhe Allahu është Dhënësi i Suksesit. __________________________________________
Fundnota: [1]
- E ka transmetuar Bukhari (3435) dhe Muslimi (28).
[2] - E ka transmetuar Bukhari (n.425) dhe Muslimi (263), nga hadithi i ‘Itban Ibën Malik - radij-Allahu ‘anhu -. [3] - E ka transmetuar Ibën Hibbani në Sahihun e tij (14/102) (6218) dhe Hakimi në Mustedrak (1/710) (1936). Ibën Haxheri e ka shpallur sahih në Fet`hul-Barij (11/208), kurse el-Albanij - rahimehullah - e ka shpallur të dobët në Da’ijf et-Tergijb uetTerhijb (923). [4] - E ka transmetuar Tirmidhiu (3540) dhe e ka shpallur sahih el-Albanij rahimehullah - në Silsiletu es-Sahijhah (127).
Kapitulli i dytë: Kush e përmbush Teuhidin do të hyjë në Xhenet pa dhënë llogari Dhe Fjala e Allahut të Lartësuar:
﴾١٢٠﴿ َيم َكانَ أ ُ َّمةً قَانِتًا ِلِّلَّـ ِه َحنِيفًا َولَ ْم َيكُ ِمنَ ْال ُم ْش ِركِين َ ِإ َّن ِإب َْرا ِه “Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë Umet (prijës shembullor me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut, Hanijf (në fenë e pastër Islame) dhe nuk ka qenë nga idhujtarët.” [en-Nahl, 120] Dhe Ai ka thënë:
﴾٥٩﴿ ََوالَّذِينَ ُهم ِب َر ِبِّ ِه ْم َال يُ ْش ِر ُكون “Dhe ata të cilët Zotit të tyre nuk i shoqërojnë asgjë në adhurim.” [el-Mu`minun, 59] Nga Husajn Ibën ‘Abdir-Rrahman i cili ka thënë:
أَ َما: ُ ث ُ َّم قُ ْلت، ار َحةَ ؟ قُ ْلتُ أَنَا َّ َب الَّذِي ا ْنق َ س ِعي ِد ب ِْن ُج َبي ٍْر فَقَا َل أَيُّ ُك ْم َرأَى ْال َك ْو َك َ َُك ْنتُ ِع ْند ِ َض ْالب علَى َ صنَ ْع َ قَا َل فَ َما َح َملَ َك، ُت ؟ قُ ْلتُ ا ْست َ ْر َقيْت َ قَا َل فَ َماذَا، ُص َال ٍة َولَ ِك ِنِّي لُ ِد ْغت َ ِإ ِنِّي لَ ْم أ َ ُك ْن ِفي ٌ ذَ ِل َك ؟ قُ ْلتُ َحد َّ فَقَا َل َو َما َحدَّثَ ُك ْم ال، ي َّ ِيث َحدَّثَنَاهُ ال ب ٍ ص ْي َ َحدَّثَنَا َع ْن ب َُر ْيدَة َ ب ِْن ُح: ُي ؟ قُ ْلت ُّ ش ْع ِب ُّ ش ْع ِب عي ٍْن أ َ ْو ُح َم ٍة َ َال ُر ْق َيةَ إِ َّال ِم ْن: ي ِ أَنَّهُ قَا َل ِّ ْاأل َ ْسلَ ِم Isha tek Se’id Ibën Xhubejri dhe ai tha: Kush nga ju e pa yllin që ra mbrëmë? Unë thashë: Unë. Pastaj thashë: Në të vërtetë, unë nuk isha në namaz, porse më kishte pickuar diçka. Ai tha: “E çfarë bëre pastaj?” Unë thashë: “Bëra rukje.” Ai tha: “Çfarë të shtyu që e veprove kështu?” Unë thashë: Një hadith të cilin na e transmetoi Sh’abiu. Ai tha: “E çfarë u ka transmetuar?” Unë thashë: Na ka transmetuar nga Burajdeh Ibnul-Husajb se ai ka thënë: “Nuk ka rukje, përveçse për syrin e keq ose për helmimin.”[1]
َّ صلَّى سلَّ َم قَا َل ٍ س ِم َع َولَ ِك ْن َحدَّثَنَا اب ُْن َعب َ ُاَّلل َ َّاس َ علَ ْي ِه َو َ سنَ َم ْن ا ْنتَ َهى إِلَى َما َ فَقَا َل قَ ْد أ َ ْح َ ِي ِّ ع ْن النَّ ِب Ai tha: “Ai ka bërë mirë që është mjaftuar me atë që ka dëgjuar, mirëpo unë neve na ka transmetuar Ibën ‘Abbasi nga Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – se ai ka thënë:
ُ الر َه ْي ْ ِض ُس َم َعه ُ َّ الر ُج ُل َو َّ ُي َو َم َعه ُّ ُي َو َم َعه َ ع ِر َ ت َ ي لَ ْي َّ الر ُج َال ِن َوالنَّ ِب َّ ط َوالنَّ ِب َّ ي ْاأل ُ َم ُم فَ َرأَيْتُ النَّ ِب َّ َعل َ َع ِظي ٌم ف َّ صلَّى ُسلَّ َم َوقَ ْو ُمه َ ُاَّلل َ ٌ س َواد َ علَ ْي ِه َو َ ظنَ ْنتُ أَنَّ ُه ْم أ ُ َّمتِي فَ ِقي َل ِلي َهذَا ُمو َ أ َ َحد ٌ إِ ْذ ُرفِ َع ِلي َ سى ُ ع ِظي ٌم َف ِقي َل ِلي ا ْن ُ َولَ ِك ْن ا ْن َ َ َفن، ق ع ِظي ٌم َ ٌ س َواد َ ٌ س َواد َ ق ْاْلخ َِر فَإِذَا َ ظ ْرتُ فَإِذَا ِ ُظ ْر ِإلَى ْاألُف ِ ُظ ْر ِإلَى ْاألُف ب ٍ عذَا ٍ سا َ ب َو َال َ س ْبعُونَ أ َ ْلفًا يَ ْد ُخلُونَ ْال َجنَّةَ ِب َغي ِْر ِح َ فَ ِقي َل ِلي َه ِذ ِه أ ُ َّمت ُ َك َو َم َع ُه ْم “Më treguan popujt dhe pashë një pejgamber që kishte me vete një grup prej më pak se dhjetë vetash, pastaj një pejgamber tjetër që kishte me vete një apo dy veta, pastaj një pejgamber që nuk kishte me vete asnjë njeri tjetër. Kur sakaq, mu shfaq një grumbull i madh njerëzish, saqë mendova se ai është umeti im, por më thanë: “Ky është Musa me popullin e tij.” Pastaj hodha shikimin dhe sakaq pashë një grumbull shumë të madh njerëzish. Më thanë: Ky është umeti yt dhe mes tyre janë shtatëdhjetë mijë veta që do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar.”
فَقَا َل، ب ٍ عذَا ٍ سا ُ ََّاض الن َ ب َو َال َ اس فِي أُولَ ِئ َك الَّذِينَ يَ ْد ُخلُونَ ْال َجنَّةَ بِ َغي ِْر ِح َ ض فَدَ َخ َل َم ْن ِزلَهُ َفخ َ ث ُ َّم نَ َه َّ صلَّى َّ سو َل ض ُه ْم فَلَ َعلَّ ُه ْم الَّذِينَ ُو ِلد ُوا ُ َوقَا َل َب ْع، سلَّ َم ُ َب ْع ُ ص ِحبُوا َر َ ُاَّلل َ علَ ْي ِه َو َ ِاَّلل َ َض ُه ْم فَلَ َعلَّ ُه ْم الَّذِين َّ صلَّى َّ سو ُل َّ اإلس َْال ِم َولَ ْم يُ ْش ِر ُكوا ِب سلَّ َم فَقَا َل ُ علَ ْي ِه ْم َر َ ُاَّلل َ فَخ ََر َج، َوذَ َك ُروا أ َ ْشيَا َء، ِاَّلل َ علَ ْي ِه َو َ ِاَّلل ِ ْ فِي فَقَا َل، ُ (( َما الَّذِي تَ ُخوِضُونَ ِفي ِه ؟ )) فَأ َ ْخ َب ُروه: Pastaj ai u çua dhe hyri në shtëpinë e tij. Kurse njerëzit filluan të diskutonin për ata (që do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar). Disa prej tyre thanë: “Ndoshta janë ata që shoqëruan të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sellem.” Disa të tjerë thanë: “Ndoshta janë ata që lindën në Islam dhe nuk i kanë bërë fare shirk Allahut.” Dhe përmendën kështu disa gjëra. Atëherë u doli i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – dhe ata e njoftuan atë (për diskutimin që patën). Ai u tha:
َ َُه ْم الَّذِينَ ال َي ْستَ ْرقُونَ َوال َيت َعلَى َر ِِّب ِه ْم َيتَ َو َّكلُون َ طي َُّرونَ َوال َي ْكتَ ُوونَ َو “Janë ata të cilët nuk kërkojnë që t’u bëhen rukje, as nuk kurohen me djegien me zjarr, as nuk zmbrapsen nga shenjat ogurzeza dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten.”
َّ ُ ا ْدع: ص ٍن فَقَا َل ام َر ُج ٌل َ ع َّكا َ (( أ َ ْن: فَقَا َل، اَّللَ أ َ ْن َي ْج َعلَ ِني ِم ْن ُه ْم ُ ام َ شةُ ب ُْن ِم ْح َ َ ث ُ َّم ق، )) ت ِم ْن ُه ْم َ َفَق ُ شة َّ ع َ ع َّكا ُ ا ْد: آخ َُر فَقَا َل ُ سبَقَ َك ِب َها َ : اَّللَ أ َ ْن َي ْج َعلَ ِني ِم ْن ُه ْم فَقَا َل Atëherë u çua ‘Ukasheh Ibën Mihsan dhe tha: “Lute Allahun që të më bëjë mua prej atyre.” Ai tha: “Ti je prej atyre.” Pastaj u çua një burrë tjetër dhe tha: “Lute Allahun që të më bëjë mua prej atyre.” Ai tha: “Ta kaloi këtu ‘Ukasheja.” [2] Domethënë: ai do të hyjë (në Xhenet) përpara se t’i bëhet llogaria.
Shpjegimi: Sa i përket Fjalës së Lartësuarit:
﴾١٢٠﴿ َيم َكانَ أ ُ َّمةً قَانِتًا ِلِّلَّـ ِه َحنِيفًا َولَ ْم َيكُ ِمنَ ْال ُم ْش ِركِين َ ِإ َّن ِإب َْرا ِه “Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë Umet (prijës shembullor me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut, Hanijf (në fenë e pastër Islame) dhe nuk ka qenë nga idhujtarët.” [en-Nahl, 120] Unë them: për përmbushjen e Teuhidit mund të argumentohesh me Fjalën e Allahut të Lartësuar:
ُ سوا إِي َمانَ ُهم ِب ﴾٨٢﴿ َظ ْل ٍم أُولَ ٰـئِ َك لَ ُه ُم ْاأل َ ْم ُن َو ُهم ُّم ْهتَد ُون ُ ِالَّذِينَ آ َمنُوا َولَ ْم يَ ْلب “Ata të cilët besuan dhe nuk e përzien besimin e tyre me padrejtësi, pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” [el-En’am, 82] Fjala e Tij:
ُ سوا ِإي َمانَ ُه ْم ِب ظ ْل ٍم ُ الَّذِينَ آ َمنُوا َولَ ْم َي ْل ِب “Ata të cilët besuan dhe nuk e përzien besimin e tyre me padrejtësi…” Do të thotë: ata nuk e përzien besimin e tyre me shirk. Dhe ai që nuk e përzien besimin e tij me shirk, as me shirk të vogël dhe as me shirk të madh, për të shpresohet që ta ketë përmbushur Teuhidin. Dhe nëse ai e ka përmbushur Teuhidin, atëherë për të do të jetë siguria e plotë dhe udhëzimi i plotë. Domethënë, kush e përmbush Teuhidin, ka për të arritur gradën e lartë të sigurisë dhe udhëzimit. Kështu që, nga ajeti që u përmend më përpara për vlerën e madhe të Teuhidit nxirret argument për këtë kapitull dhe thuhet: se kush e përmbush Teuhidin, duke mos e përzier besimin e tij me shirk, ai do të hyjë në Xhenet pa dhënë llogari. Dhe kush e përzien besimin e tij me shirk të vogël apo me ndonjë lloj prej gjynaheve të mëdha apo me prej bidateve që nuk të nxjerrin nga Feja, atëherë ai është nën Dëshirën e Allahut. Autori – rahimehullah – e solli si argument Fjalën e Allahut të Lartësuar:
ِيم َكانَ أ ُ َّمةً قَانِتًا ِ ََّّلل َ ِإ َّن ِإب َْرا ِه “Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë Umet (prijës shembullor me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut…” [en-Nahl, 120]
Se kush e përmbush Teuhidin hyn në Xhenet. Kuptimi i pjesëve të ajetit:
َ ِّ ]قَانِّت: “kaanitan lil-laahi” - i përulur para Allahut. [ُِّاُلِل [] َحنِّيفا:
“hanijfan” - i distancuar nga shirku, i kapur fort në Teuhid.
ْ ُم َن ْ ُال ُم َ ش ِّر ِّك [ُين ِّ ]ولَ ْم ُ َي ُك: َ “ue lem jeku minel-mushrikiin” - ngaqë Ibrahimi u lavdërua nga Allahu sepse ai e përmbushi urdhërin që i dha Zoti i tij, saqë thotë Allahu – Subhanehu ue Te’ala –:
﴾٣٧﴿ يم الَّذِي َوفَّ ٰى َ َو ِإب َْرا ِه “Dhe Ibrahim i cili e përmbushi (atë me të cilën u urdhërua).” [en-Nexhm, 37] Dhe Ai thotë:
ٍ يم َربُّهُ ِب َك ِل َما اس إِ َما ًما ۖ قَا َل َو ِمن ذ ُ ِ ِّريَّتِي ۖ قَا َل َال َينَا ُل ِ َّت فَأَت َ َّم ُه َّن ۖ قَا َل ِإنِِّي َجا ِعلُ َك ِللن َ َوإِ ِذ ا ْبتَلَ ٰى إِب َْرا ِه َّ ع ْهدِي ﴾١٢٤﴿ َالظا ِل ِمين َ “Kur Ibrahimin e sprovoi Zoti i tij me disa urdhëra dhe ai i përmbushi ato, Ai i tha: Unë do të të bëj ty prijës të njerëzve.” [el-Bekarah, 124] Pra, Ai i dha atij të drejtën e udhëheqjes dhe ky është argument për udhëheqjen e Ibrahimit – ‘alejhis-selam. Nga kjo nxirret se Ibrahimi e përmbushi atë me të cilën u urdhërua dhe ai pati frikë për veten e tij dhe për bijtë e tij nga shirku. Prandaj Allahu e bëri atë imam (prijës, udhëheqës) në Teuhid, siç i bëri edhe të tjerët pos tij:
ُيم َوٱلَّذِينَ َمعَ ٓهۥ َ قَ ۡد َكانَ ۡت لَ ُك ۡم أ ُ ۡس َوة ٌ َح َ فِ ٓي ِإ ۡب ٰ َر ِهٞسنَة “Shembull i shkëlqyer për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të…” [elMumtehineh, 4] Pastaj ai (Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab) solli ajetin tjetër:
﴾٥٩﴿ ََوالَّذِينَ ُهم ِب َر ِبِّ ِه ْم َال يُ ْش ِر ُكون “Dhe ata të cilët Zotit të tyre nuk i shoqërojnë asgjë në adhurim.” [el-Mu`minun, 59]
Ky përshkrim është për ata që janë besimtarë të plotë, të cilët e përmbushin hakun e Teuhidit më së miri, e pikërisht ata janë shembujt më të lartë në përmbushjen e Teuhidit dhe prandaj ata arritën vendet më të larta tek Allahu – Subhanehu ue Te’ala. Pastaj ai (Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab) solli hadithin: (( Nga Husajn Ibën ‘Abdir-Rrahman i cili ka thënë: Isha tek Se’id Ibën Xhubejri dhe ai tha: Kush nga ju e pa yllin që ra mbrëmë? Unë thashë: Unë. Pastaj thashë: Në të vërtetë, unë nuk isha në namaz, porse më kishte pickuar diçka… )) Fjala e tij: (( Nga Husajn Ibën ‘Abdir-Rrahman i cili ka thënë: Isha tek Se’id Ibën Xhubejri dhe ai tha: Kush nga ju e pa yllin që ra mbrëmë? ))
ْ ُ] ِّإ ْن ِّقضاَض: [ُب ِّ ُالكَوْ َك
“inkidad el-keukeb” domethënë kur hidhen dhe vezullojnë
yjet.
Fjala e tij: (( Unë thashë: Unë. )) Mirëpo, ai pati frikë për veten e tij nga syefaqësija (err-rrijaa`), prandaj ai tha: “Në të vërtetë, unë nuk isha në namaz, porse më kishte pickuar diçka.” Domethënë: shkaku pse isha zgjuar natën ishte ajo që më kishte pickuar. Pra, ai njoftoi për realitetin, duke larguar kështu syefaqësinë. Atëherë ia ktheu Se’id Ibën Xhubejri: “E çfarë bëre pastaj?” Ai tha: “Bëra rukje.” Domethënë: I bëra rukje vetes. Ai tha: “Çfarë të shtyu që e veprove kështu?” Kjo tregon se Selefët – Allahu i Lartësuar pastë mëshirë për ta – kur dikush prej tyre vepronte diçka, e pyesnin atë ku e ke argumentin. Dhe fjala e tij, “Çfarë të shtyu që e veprove kështu?”, do të thotë: Ku e ke argumentin? Kush është shembulli yt për këtë që veprove? (( Unë thashë: Një hadith të cilin na e transmetoi Sh’abiu. Ai tha: “E çfarë u ka transmetuar?” Unë thashë: Na ka transmetuar nga Burajdeh Ibnul-Husajb se ai ka thënë: “Nuk ka rukje, përveçse për syrin e keq ose për helmimin.” ))
[ََُُُر ْق َية ُ ]ال:
“la rukjete” - këtu ka mohim të rukjes sheriatike, me përjashtim kur ajo është nga syri i keq.
[ُ]العَ ْي ُن:
“el-‘ajn” - është syri i atij që të ha mësysh.
Dhe ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -:
ال َعي ُْن َح ٌّق “Syri është i vërtetë.” [3]
[ ]أَوْ ُ ُح َمة:
“humeh” - është pickimi i gjallesave që kanë helm, siç është gjarpri
dhe akrepi. (( Ai tha: “Ai ka bërë mirë që është mjaftuar me atë që ka dëgjuar… )) Domethënë: kush mjaftohet me atë që ka dëgjuar dhe vepron me të, ka vepruar mirë. Fjala e tij: (( mirëpo unë neve na ka transmetuar Ibën ‘Abbasi nga Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – se ai ka thënë: “Më treguan popujt…” )), ((…dhe mes tyre janë shtatëdhjetë mijë veta që do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar.” )) Nga ky hadith nxirret se prej përmbushjes së Teuhidit është lënia e shkaqeve të lejuara, që është kurimi me djegie me zjarr dhe rukja. Unë them: ka ardhur në disa transmetime urdhëri për të bërë rukje dhe miratimi i Pejgamberit – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – për to. Atëherë, a e cungon Teuhidin çdo rukje? Apo ajo që e cungon Teuhidin është kërkimi i rukjes nga të tjerët?! Dhe kjo është ajo që kuptohet nga fjala e tij:
َُه ْم الَّذِينَ ال يَ ْستَ ْرقُون “Janë ata të cilët nuk kërkojnë që t’u bëhen rukje.” Domethënë: ata nuk e kërkojnë rukjen nga të tjerët. Ndërsa për sa i përket transmetimit tjetër:
ال َي ْرقُون “nuk bëjnë rukje” [4] Ndoshta ky do të jetë gabim nga ana e transmetuesit, ngaqë kush u bën rukje të tjerëve, nuk i cungohet Teuhidi dhe as mbështetja e tij në Allahun nga bërja e rukjes për të tjerët. [5] Kurse në rastin kur i bëjnë rukje veteve të tyre, apo u bëhen rukje nga të tjerët pa ua kërkuar atyre, këtu s’ka ndalesë dhe as nuk ka cungim të përsosmërisë së Teuhidit. Mirëpo, përsosmëria e Teuhidit cungohet atëherë kur kërkohet rukja nga të tjerët. Fjala e tij: (( as nuk kurohen me djegien me zjar ))
Është transmetuar se Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – e ka vepruar kurimin me djegie, sepse ai e kuroi Esued Ibën Zurarah – radij-Allahu ‘anhu – me zjarr. [6] Dhe ai ka thënë:
َ ش ْيءٍ ِم ْن أ َ ْد ِو َيتِ ُك ْم َخي ٌْر فَ ِفي ش َْر ْ َار َ إن َكانَ فِي َ أَ ْو لَ ْذ، س ٍل َ أ َ ْو ِفي ش َْربَ ٍة ِم ْن َع، ط ِة ِم ْح َج ٍم ٍ ع ِة ن ي َ َو َما أ ُ ِحبُّ أَ ْن أ َ ْكتَ ِو، ت ُ َوافِ ُق الدَّا َء “Nëse ka mirësi në ndonjë prej ilaçeve tuaja kuruese, atëherë ajo është tek: hixhamja ose tek pirja e mjaltit ose tek djegia me zjarr sipas masës së sëmundjes. Mirëpo mua nuk më pëlqen që të kurohem me djegie.” [7] Kështu që, kurimi me djegie është i lejuar, kurse lënia e tij është prej përsosmërisë së Teuhidit. Fjala e tij: (( as nuk zmbrapsen nga shenjat ogurzeza )) Domethënë: ata nuk i përfillin në vetet e tyre shenjat ogurzeza, dhe kjo është prej përsosmërisë së Teuhidit. Fjala e tij: (( dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten )) Domethënë: ata i lënë shkaqet e lejuara, duke iu mbështetur vetëm Allahut. Dhe kjo është prej përsosmërisë së Teuhidit. [Fjala e tij]: ((Atëherë u çua ‘Ukasheh Ibën Mihsan dhe tha: “Lute Allahun që të më bëjë mua prej atyre.” Ai tha: “Ti je prej atyre.” Pastaj u çua një burrë tjetër dhe tha: “Lute Allahun që të më bëjë mua prej atyre.” Ai tha: “Ta kaloi këtu ‘Ukasheja.”)) Domethënë: Ukasheja do të hyjë në Xhenet përpara se të merret në llogari. Nga ky hadith u bë e qartë se ata shtatëdhjetë mijë që do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar, në të vërtetë e arritën këtë gradë me përsosjen e Teuhidit të tyre. Dhe Allahu është Dhënësi i Suksesit. __________________________________________
Fundnota:
[1]
- “El-humeh” është helmi i akrepit apo i gjallesave të ngjashme.
[2] - E ka transmetuar Bukhari (n.5752) dhe Muslimi (n.220) dhe teksti i hadithit është i tij. [3] - E ka transmetuar Bukhari (n.5740) dhe Muslimi (n.2187), nga hadithi i Ebi Hurejras – radij-Allahu ‘anhu. [4]
- E ka transmetuar Muslimi (n.220).
[5] - Kjo është shkurtimisht çfarë thuhet në Fet`hul-Barij (11/408): “Ka ardhur në transmetimin e Se’iid Ibën Mensur tek Muslimi:
ُ َُو ال َي ْرق ون “Dhe nuk bëjnë rukje.” Mirëpo Shejkh Ibën Tejmijeh e hodhi poshtë këtë transmetim dhe pretendoi se ai është gabim nga ana e transmetuesit të saj, dhe u argumentua duke thënë se rukjexhiu i bën mirë atij që po i bën rukje, andaj si mund të kërkohet që të braktiset kjo gjë?!...” Mbaroi fjala e tij, shkurtimisht. [6] - E ka transmetuar Tirmidhiu (n.2050), dhe Albani – rahimehullah – e ka shpallur Sahih në el-Mishkat (n.4534). [7] - E ka transmetuar Bukhari (n.5683) dhe Muslimi (n.2205), nga hadithi i Xhabir Ibën ‘Abdilah – radij-Allahu ‘anhu –.
Kapitulli i tretë: Të paturit frikë nga Shirku Dhe Fjala e Allahut të Lartësuar:
َّ إِ َّن شا ٓ ُء َ َٱَّللَ َال يَ ۡغ ِف ُر أَن يُ ۡش َر َك بِِۦه َويَ ۡغ ِف ُر َما دُونَ ٰذَ ِل َك ِل َمن ي
Me të vërtetë Allahu nuk fal që t’i bëhet shirk Atij, porse fal gjithçka tjetër pos kësaj për cilin dëshiron Ai.” [en-Nisaa`, 48] Dhe ka thënë Khalili (Ibrahimi) – ‘alejhis-selam –:
﴾٣٥﴿ َام ْ اج َع ْل َه ٰـذَا ْالبَلَدَ ِآمنًا َو ْ ب ْ َ ي أَن نَّ ْعبُدَ ْاأل ِ ِّ َو ِإ ْذ قَا َل ِإب َْرا ِهي ُم َر َّ ِاجنُ ْبنِي َوبَن َ صن “Kur Ibrahimi tha: “O Zoti im bëje këtë vend të sigurt dhe më mbaj mua dhe bijtë e mi larg adhurimit të idhujve.”” [Ibrahim, 35] Dhe ka ardhur tek hadithi:
ْ " " "الرياء: فقال،سئِ َل عنه ف ما ْ الشرك األ:أخاف عليكم ُ " ف.صغر ُ ُ أخ َو “Gjëja të cilës i frikësohem më shumë për ju është shirku i vogël.” Ai – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – u pyet cila është ajo dhe tha: “Rijaja (syefaqësia).” [1] Dhe nga Ibën Mes’udi – radij-Allahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka thënë:
" دخل النار،"من مات و هو يدعو هللِ نِدًّا “Kush vdes duke iu lutur tjetërkujt përkrah Allahut, do të hyjë në Zjarr.” E ka transmetuar Bukhari. [2] Dhe ka transmetuar Muslimi nga Xhabiri – radij-Allahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka thënë:
" و من لقيه يشرك به شيئا ً دخل النار،َلقي هللاَ ال يشركُ به شيئا ً دخل الجنة َ "من “Kush e takon Allahun duke mos i shoqëruar Atij asgjë në adhurim, do të hyjë në Xhenet. Dhe kush e takon Atë duke i shoqëruar Atij diçka në adhurim, do të hyjë në Zjarr.” [3]
Shpjegimi: Arsyeja e përmendjes së ajetit [4] direkt mbas titullit “Kapitulli: Të paturit frikë nga Shirku”, është sepse shirku nuk falet – Allahu na ruajt nga shirku. Realiteti i shirkut është që t’i lutesh dikujt tjetër, duke e bërë kështu të barabartë me Allahun, duke besuar te ai se të sjell dobi dhe të largon dëmin, dhe pikërisht ky është shirku i madh, të cilin nuk e fal Allahu – ‘Azze ue Xhel-le. Prandaj nga ai duhet patur frikë dhe duhet të ruhesh, për shkak të pasojave të rënda e të këqija që ka ai.
Te shirku i madh nuk ka mospajtim që ai nuk falet dhe që bërësi i tij nuk ka për të dalë nga Zjarri, mirëpo mospajtimi qëndron tek shirku i vogël. Kështu që, betimi në tjetërkënd pos Allahut dhe syefaqësia (err-rijaa`) që shfaqet në vepër, a hyjnë te ky ajet? Nëse këto dy vepra hyjnë tek ky ajet, atëherë gjykimi i tyre është si gjykimi i gjynaheve të mëdha, që bërësi i tyre dënohet dhe pastaj del nga Zjarri dhe hyn në Xhenet. Mirëpo ato të dyja ndryshojnë nga gjynahet e mëdha sepse nuk falen, por patjetër që bërësi i tyre do të dënohet në Zjarr. Ky është mendimi i një grupi dijetarësh. Kurse disa të tjerë kanë thënë: se shirku i vogël ka gjykimin e gjynaheve të mëdha plotësisht, e ndoshta hadithi i Xhabirit i jep më shumë peshë mendimit të parë, që shirku i vogël nuk falet, madje që Allahu do ta dënojë bërësin e tij, e pastaj ai do të dalë nga Zjarri dhe do të hyjë në Xhenet, për shkak të fjalës së pakushtëzuar që ka thënë ai - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -:
و من لقيه يشرك به شيئا ً دخل النار Dhe kush e takon Atë duke i shoqëruar Atij diçka në adhurim, do të hyjë në Zjarr.” Fjala e tij: Dhe ka thënë Khalili (Ibrahimi) – ‘alejhis-selam –:
﴾٣٥﴿ َام ْ اج َع ْل َه ٰـذَا ْالبَلَدَ ِآمنًا َو ْ ب ْ َ ي أَن نَّ ْعبُدَ ْاأل ِ ِّ َو ِإ ْذ قَا َل ِإب َْرا ِهي ُم َر َّ ِاجنُ ْبنِي َوبَن َ صن “Kur Ibrahimi tha: “O Zoti im bëje këtë vend të sigurt dhe më mbaj mua dhe bijtë e mi larg adhurimit të idhujve.”” [Ibrahim, 35] Përderisa Ibrahimi, Khalili – ‘alejhis-selam –, ai i cili theu idhujt e popullit të tij dhe që u hodh në zjarr për shkak të asaj që bëri, ka frikë për veten e tij dhe për bijtë e tij nga adhurimi i idhujve, si dhe i lutet Allahut që Ai ta mbajë larg nga kjo gjë, atëherë njerëzit e tjerë janë më parësorë për të patur frikë nga shirku sesa ai. Kurse ajo që ka ardhur tek hadithi:
ْ " "الرياء: فقال،س ِئ َل عنه ف ما ْ الشرك األ:أخاف عليكم ُ " ف.صغر ُ ُ "أخ َو “Gjëja të cilës i frikësohem më shumë për ju është shirku i vogël.” Ai – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – u pyet cila është ajo dhe tha: “Rijaja (syefaqësia).” Unë them: me të vërtetë rijaja është shumë e rrezikshme, rrallë ndodh që të shpëtojë robi nga ajo, sidomos ai që e shfaq veprën.
Duhet ditur se rijaja ndahet në dy lloje: Lloji i parë: është rijaja që konsiderohet prej shirkut të madh, e cila të shtyn që ta bësh veprën, dhe ajo është rijaja e munafikëve. Ka thënë i Lartësuari:
ً اس َو َال يَ ْذ ُك ُرونَ اللَّـهَ ِإ َّال قَ ِل يال َّ َو ِإذَا قَا ُموا ِإلَى ال َ ص َالةِ قَا ُموا ُك َ َّسالَ ٰى يُ َرا ُءونَ الن “E nëse çohen për namaz, çohen me përtaci, që të duken para njerëzve, dhe as që e kujtojnë Allahun, veçse pak.” [en-Nisaa`, 142] Dhe nëse është rijaja ajo që e shtyn njeriun që ta bëjë veprën, domethënë ai që do të duket nuk punon vetëm se nga rijaja, atëherë ky është shirk i madh, i cili obligon qëndrimin e përjetshëm në Zjarr; si njeriu që falet kur është me njerëzit, ndërsa kur është vetëm ose kur nuk e shikon askush, ai e lë namazin. Pra, kjo e shtyn atë që ta bëjë veprën dhe kjo është nga shirku i madh, siç e thashë. Lloji i dytë: mirëpo nëse ajo që e shtyn atë që ta bëjë veprën është Imani, porse gjatë veprës njeriut i shfaqet dashuria që ta përmendin të tjerët, domethënë dashuria për t’u lavdëruar nga të tjerët, si për shembull kur çohet për t’u falur për Allahun, ndërsa një njeri aty po shikon drejt tij, ai e zbukuron namazin e tij akoma më shumë. Dhe ky zbukurim i namazit është prej rijasë që shfaqet në vepër. Dhe kjo është në varësi të gjendjeve: ndonjëherë ai që po bën veprën vazhdon me rija derisa i bëhet vepra e pavlerë, e ndonjëherë ai kërkon mbrojtjen e Allahut nga shejtani dhe e pastron nijetin duke e bërë vetëm për Allahun, kështu që mangësia e veprës do të jetë sa masa e rijasë në të – Allahu na ruajt. Prej shirkut të vogël është edhe “shirk el-isnad”, i cili është me shkarjen e gjuhës pa e patur besim atë, siç është fjala e atyre që thonë “Po të mos kishte qenë qeni, do na kishin ardhur hajdutët”, “Po të mos kishte qenë ky do të kishte ndodhur kështu”, si dhe fjala e atyre që thonë “Na erdhi shiu për shkak të këtij yllit”, “Ky yll është bujar” ku bie shi i dëndur, si dhe shprehje të ngjashme. Ky pra është shirku i vogël, i cili nuk të nxjerr nga Islami dhe as nuk e fut në kufër atë që thotë ndonjërën prej tyre. Por a falet ai apo jo? Kjo pikë ka diskutim në të; dijetarët kanë dy mendime, siç e kam sqaruar më përpara. Dhe nga Ibën Mes’udi – radij-Allahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka thënë:
" دخل النار،"من مات و هو يدعو هللِ نِدًّا “Kush vdes duke iu lutur tjetërkujt përkrah Allahut, do të hyjë në Zjarr.” Domethënë i lutet një krijese dhe e bën të barabartë me Allahun: se ai fal gjynahet, ai i lehtëson hallet dhe i plotëson nevojat. Dhe për shkak se ai e bëri atë të barabartë me Allahun, ai meriton që të qëndrojë përgjithmonë në Zjarr. Mushrikut i është
asgjësuar vepra, domethënë të gjitha veprat e tij të mira janë asgjësuar dhe atij nuk i pranohet asnjë vepër e mirë dhe nuk i falet asnjë vepër e keqe. Ka thënë Allahu i Lartësuar:
َ َت لَيَ ْحب َط َّن َع َملُ َك َولَت َ ُكون ََّن ِمن َ ي إِلَي َْك َوإِلَى الَّذِينَ ِمن قَ ْب ِل َك لَئِ ْن أ َ ْش َر ْك ِ ُ َولَقَ ْد أ َ وح ﴾٦٥﴿ َْالخَا ِس ِرين “Tashmë të është shpallur ty dhe atyre që erdhën përpara teje, se nëse bën shirk, do të të asgjësohet vepra jote dhe ti sigurisht që do të jesh prej të humburve.” [ez-Zumer, 65] Dhe Ai ka thënë për Pejgamberët, të cilët i përmendi në suren el-En’am:
َ ٰذَ ِل َك هُدَى اللَّـ ِه َي ْهدِي بِ ِه َمن َيشَا ُء ِم ْن ِع َبا ِد ِه َولَ ْو أ َ ْش َر ُكوا لَ َح ِب َط َع ْن ُهم َّما َكانُوا َي ْع َملُون ﴾٨٨﴿ “Ky është Udhëzimi i Allahut, me të cilin Ai udhëzon kë të dojë nga robërit e Tij. E nëse ata bëjnë shirk, padyshim që do t’u asgjësohet ajo që punonin.” [el-En’am, 88] Kurse nga hadithi i Xhabirit tek Muslimi, se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka thënë:
" و من لقيه يشرك به شيئا ً دخل النار،َلقي هللاَ ال يشركُ به شيئا ً دخل الجنة َ "من “Kush e takon Allahun duke mos i shoqëruar Atij asgjë në adhurim, do të hyjë në Xhenet. Dhe kush e takon Atë duke i shoqëruar Atij diçka në adhurim, do të hyjë në Zjarr.” Nga ai nxirret se këto dy cilësi obligojnë për atë që vdes pa i shoqëruar asgjë Allahut në adhurim, obligohet për të hyrja në Xhenet, qoftë pa u dënuar më parë në Zjarr apo qoftë duke u dënuar më përpara në Zjarr, pastaj përfundimi i tij do të jetë në Xhenet; dhe kush e takon Allahun duke i shoqëruar ndonjë gjë Atij në adhurim, për të bëhet obligim Zjarri, ai ka për të jetuar përgjithmonë në Zjarr dhe për të është harram Xheneti, nëse ka bërë shirk të madh. Ama nëse ka bërë shirk të vogël, kjo temë u diskutua më përpara. Dhe argumenti i shirkut të madh është Fjala e Allahut – ‘Azze ue Xhel-le – për ‘Ijsa Ibën Merjem:
َوقَا َل ْال َمسِي ُح يَا بَنِي إِ ْس َرائِي َل ا ْعبُدُوا اللَّـهَ َربِِّي َو َربَّ ُك ْم ۖ إِنَّهُ َمن يُ ْش ِر ْك بِاللَّـ ِه فَقَ ْد َح َّر َم َّ ار ۖ َو َما ِل ﴾٧٢﴿ ار ُ َّاللَّـهُ َعلَ ْي ِه ْال َجنَّةَ َو َمأ ْ َواهُ الن ٍ ص َ لظا ِل ِمينَ ِم ْن أَن
“Tha Mesihu: “O bijtë e Israilit! Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj! Me të vërtetë, kushdo që i bën shirk Allahut, Allahu sigurisht që ia ka bërë harram atij Xhenetin dhe vendbanimi i tij do të jetë Zjarri. E për zullumqarët s’do të ketë asnjë ndihmues.” [el-Ma`ideh, 72] Dhe Allahu është Dhënësi i suksesit. __________________________________________
Fundnota: [1] - E ka transmetuar Ahmedi (5/428) (23680), nga hadithi i Mahmud Ibën Lebiid – radij-Allahu ‘anhu – dhe e ka shpallur sahih el-Albanij – rahimehullah – në es-Sahihah (951). [2]
- E ka transmetuar Bukhari (4497).
[3]
- E ka transmetuar Muslimi (93).
[4]
- Dhe ai ajet është Fjala e Allahut të Lartësuar: َّ َّ إن شا ٓ ُء َ َٱَّللَ َال يَ ۡغ ِف ُر أَن يُ ۡش َر َك بِِۦه َويَ ۡغ ِف ُر َما دُونَ ٰذَ ِل َك ِل َمن ي
“Me të vërtetë Allahu nuk fal që t’i bëhet shirk Atij, porse fal gjithçka tjetër pos kësaj për cilin dëshiron Ai.” [en-Nisaa`, 48]
Përktheu: Alban Malaj.