Shpjegimi i tre parimeve

Page 1

Shpjegimi i Tre Parimeve Abdullah En-Nexhmi

Mësimi i parë Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi krijesën më të mirë të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe tabi’inët, si dhe mbi atë që i pason ata në mirësi deri në Ditën e Gjykimit. E më pas: Vëllezër të nderuar, fillojmë mësimin tonë në këtë libër të mrekullueshëm, dhe ai është libri “Tre Parimet” i Imamit Muxheddid (ripërtëritësit), Muhamed ibën AbdulUehhabit – Rahimullah –. Muhamed ibën Abdul-Uehhab është Muhamed ibën Abdul-Uehhab ibën Sulejman EtTemimi. Ai u lind në qytetin Ujejneh, që ndodhet në veri të Rijadit, në vitin 1115 dhe vdiq në vitin 1206. Ai e mësoi Kur’anin Fisnik në vitin e dhjetë të moshës së tij, dhe shkoi të kërkonte dije në shumë vende. Ai u rrit në një shtëpi me dije, babai i tij ishte gjykatës në atë vend, ndërsa gjyshi i tij, Shejkh Sulejmani, ishte Mufti dhe pikë referimi për dijetarët, gjithashtu xhaxhallarët e tij ishin dijetarë. Kështu që, ai u rrit në një shtëpi të dijes, dhe u edukua nga babai i tij, Abdul-Uehhab si dhe nga xhaxhallarët e tij qysh në vegjëli. Kështu, ai mësoi Kur’anin dhe u dallua në dije që kur ishte i vogël. Babai i tij u mahnit me zgjuarsinë dhe modestinë e tij. Ai (Muhamed ibën Abdul-Uehhab) u përpoq në thirrjen për veçimin e Allahut – të Gjithëfuqishëm e të Lartësuar – në adhurim. Dhe Imami Muhamed ibën Su’ud – Rahimullah – i tha atij: “Ju përgëzoj për ndihmë dhe përkrahje (që do t’iu japim)”. Ndërsa Shejkh Muhamed ibën Abdul-Uehhab i tha:“Ndërsa unë të përgëzoj për triumf dhe pushtet, kjo është feja e Allahut, kush e ndihmon atë, atëherë Allahu do ta ndihmojë atë”.


Kjo broshurë, broshura “Tre Parimet” është një broshurë e rëndësishme. Dijetarët janë kujdesur për të si dhe për mësimin përmendësh të saj, për shkak se ajo ka përmbledhur argumente nga Kur’ani dhe Suneti në pohimin e bazave të Teuhidit. Për këtë arsye, Shejkh Abdul-Aziz ibën Baz – Rahimullah – ka thënë: “Kjo është një broshurë e rëndësishme në Akide”. Imami, Muhamed ibën Abdul-Uehhab – Rahimullah – ua diktonte nxënësve dhe njerëzve të zakonshëm këto parime me qëllim që ata t’i mësonin dhe t’i memorizonin. Ajo është një broshurë që dijetarët i kanë dhënë rëndësi shpjegimit, sqarimit dhe memorizimit të saj. Ajo është prej broshurave me të cilën fillojnë nxënësit e dijes kërkimin, ata që janë fillestarë në kërkimin e dijes, ata e fillojnë me këtë. Nxënësi i dijes e fillon (kërkimin e dijes) me çështjet e vogla të dijes para çështjeve të mëdha. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:

َ ‫اب َو ِب َما ُكنت ُ ْم ت َ ْد ُرس‬ َ ‫ِّين ِب َما ُكنت ُ ْم ت ُ َع ِلِّ ُم‬ َ ‫َولَ ٰـ ِكن ُكونُوا َربَّانِ ِي‬ ﴾٧٩﴿ ‫ُون‬ َ َ ‫ون ْال ِكت‬ “Porse, bëhuni Rab-banijinë (robër të ditur të fesë së Zotit që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar Librin të tjerëve dhe e mësoni edhe vetë”. Al-Imran, 79 Disa selefë kanë thënë “Rab-bani” është ai që fillon me çështjet e vogla të dijes para çështjeve të mëdha. Imami – Rahimullah – e filloi këtë broshurë me (fjalën) “Bismilah”: Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim (Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit). Fjala “Bismilah”, fjala “Isëm” thuhet se është marrë nga fjala “sumu-u,” që domethënë “Lartësi”.Gjithashtu, thuhet se është marrë nga fjala “sima” që domethënë “Shenjë”. Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim (Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit). Fjala “Allah” është emër i përveçëm i Zotit – të Patëmeta e i Lartësuar – që do të thotë: “i Adhuruari me dashuri dhe madhërim”. Allahu i Lartësuar e ka këtë emër, nuk quhet askush tjetër përveç Tij më këtë emër. Madje edhe mendjemëdhenjtë dhe pabesimtarët sikurse është Fir’auni, nuk e ka emërtuar veten me këtë emër, ai nuk ka thënë: “Unë jam Allahu,” porse ka thënë: “Unë jam zoti juaj më i lartë.” Ai nuk guxoi që ta quante veten e tij me emrin “Allah”.


Allahu është ai që meriton Uluhijen, e që është adhurimi. Fjala “Bismilah”, parafjala (bi) dhe fjala e varur (ismi) janë të varura nga një fjalë e fshirë, dhe nënkuptimi i saj është: “I kërkoj ndihmë Allahut” ose “E filloj librin tim me Bismillahir-Rrahmanir-Rrahim (Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit)”. Err-Rrahmani Err-Rrahim (të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit) janë dy emra që rrjedhin nga fjala“Err-Rrahmeh (Mëshirë). Dhe dallimi mes tyre është se emri ErrRrahman (i Gjithëmëshirshmi)është i veçantë për Allahun – e Lartësuar –, në aspektin e fjalës. Kështu që, nuk lejohet të emërtohet me të dikush tjetër përveç Tij, nuk lejohet që të emërtohet dikush prej njerëzve me emrin Err-Rrahman. Porse ai është i përgjithshëm nga ana kuptimore, i përgjithshëm nga ana kuptimore. Kështu që, Allahu – i Lartësuar – është Err-Rrahman (i Gjithëmëshirshmi) për të gjitha krijesat, madje edhe për kafshët, dhe kjo është mëshira e përgjithshme. Ndërsa, Err-Rrahim (Mëshiruesi) është emër i veçantë për Allahun nga ana kuptimore. Kështu që, Ai – i Lartësuari – është Mëshirues ndaj besimtarëve. Ashtu sikurse ka thënë i Gjithëfuqishmi, i Lartësuari:

َ ِ‫َان ِب ْال ُم ْؤ ِمن‬ َ ‫َوك‬ ﴾٤٣﴿ ‫ين َر ِحي ًما‬ “E Ai ndaj besimtarëve është i Mëshirshëm.” El-Ahzab, 43 Mirëpo ai është i përgjithshëm nga aspekti e fjalës. Kështu që, të cilësohesh me të është e saktë. Sikur të thuash: “Filani është mëshirues.” Allahu i Lartësuar ka thënë për Pejgamberin e Tij – sal-lAllahu alejhi ve selem – :

ٌ ‫س ُك ْم ع َِز‬ َ ِ‫ع َل ْي ُكم ِب ْال ُم ْؤ ِمن‬ ‫ين َرءُوفٌ َّر ِحي ٌم‬ َ ٌ‫عنِت ُّ ْم َح ِريص‬ َ ‫علَ ْي ِه َما‬ َ ‫يز‬ ِ ُ‫لَقَ ْد َجا َء ُك ْم َرسُو ٌل ِم ِّْن أَنف‬ ﴾١٢٨﴿ “Tashmë juve ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, ai është i kujdesshëm për juve dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët”. Et-Teubeh: 128. Imami – Rahimullah – së pari e filloi këtë broshurë me Bismilah (Me emrin e Allahut) duke marr si shëmbëlltyrë Librin Fisnik (Kur’anin), ngase të filluarit me “Bismilah” gjendet në suret e Kur’anit, me përjashtim të sures “Bera’a” (EtTeubeh)”. Pastaj, Bismileja (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim)është një pjesë e ajetit, ashtu sikurse është në fjalën e Allahut të Lartësuar:

َ ‫سلَ ْي َم‬ ﴾٣٠﴿‫يم‬ ُ ‫إِنَّهُ ِمن‬ َّ ‫الر ْح َم ٰـ ِن‬ َّ ‫ان َو ِإنَّهُ ِبس ِْم اللَّـ ِه‬ ِ ‫الر ِح‬ “Me të vërtetë ajo (letra) është nga Sulejmani dhe është me: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit (Bismil-lahi Err-Rrahmani Err-Rrahim)”. EnNeml: 30.


Çështja e dytë: Duke marr si shembull Pejgamberin – sal-lAllahu alejhi ve selem – në shkresat dhe letrat e ndërsjella të tija që u dërgonte mbretërve. Kështu që, ai e fillonte me “Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim”. Çështja e tretë: Për të arritur bereqetin (begatinë). Ashtu sikurse ka ardhur në hadithin se Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ve selem –: “Çdo çështje që ka peshë dhe që nuk fillohet në të me “Bismil-lahir-RrahmanirRrahim”, atëherë ajo është e mangët”. Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Ajo është pafrytshme”, ndërsa, në një transmetim tjetër thuhet “Është me të meta”, d.m.th me bereqet (begati) të mangët. Këtë hadith e kanë shpallur të dobët disa dijetarë, sikurse Imam Albani. Ndërsa, disa dijetarë të tjerë e kanë vlerësuar si të mirë, sikurse Shejkh Abdul-Aziz ibën Baz – Rahimullah –. Kështu që, fillimi me “Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim” në krye të librave ka bereqet (begati) dhe mirësi të madhe. Për këtë arsye, Shejkhu jonë, Shejkh Salih El-Feuzan – Allahu i dhëntë sukses – thotë: “Ata të cilët nuk i fillojnë librat dhe broshurat e tyre me “Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim” e kanë lënë sunetin Pejgamberik dhe marrjen për shembull të Librit të Allahut – të Gjithëfuqishëm e i Lartësuar – dhe ndoshta për këtë shkak librat dhe broshurat e tyre nuk kanë bereqet dhe as nuk kanë dobi. Sepse ato (librat dhe broshurat) nëse nuk kanë “Bismil-lahirRrahmanir-Rrahim”, atëherë ato janë të privuara nga dobia, të privuara nga dobia. Përse Imami Ripërtëritës – Rahimullah – u kufizua tek besmeleja (Bismil-lahirRrahmanir-Rrahim)dhe nuk ka vendosur parathënie të gjatë? Është thënë se Imami – Rahimullah – u kufizua tek besmeleja (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim) sepse ajo është nga lavdërimet dhe përkujtimet më të mira, sepse ajo është nga lavdërimet dhe përkujtimet më të mira. Shpresojmë që të mjaftohemi me këtë, lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Mësimi i dytë Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin besnik, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe tabi’inët, si dhe mbi atë që i pason ata me mirësi deri në Ditën e Gjykimit.


E më pas: Vëllezërit e mi të nderuar, vazhdojmë mësimin tonë në shpjegimin e librit “Tre Parimet” të Imamit, Muxheditit (ripërtëritësit) Muhamed ibën Abdul-Uehhabit – Rahimullah – . U ndalëm te fjala e tij – Rahimullah – : “Dije Allahu të mëshiroftë, se obligohet për ne mësimi i katër çështjeve: E para është: Dija, dhe ajo është njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij dhe njohja e fesë Islame me argumente. Fjala e autorit, e Imamit – Rahimullah – : “Dije.” (Fjala) “Dije” është fjalë nxitëse dhe në të ka shenjë për atë që do t’i thuhet dëgjuesit dhe lexuesit pas saj. Dhe shkaku i saj është se lexuesit apo dëgjuesit nëse i thuhet “Dije”, atëherë ai do të tregohet i vëmendshëm për atë që do të thuhet më pas. Fjala “Dije” është folje në mënyrën urdhërore, që sillet atëherë kur përmenden gjëra të rëndësishme, që t’i tërheq vëmendjen studiuesit, në mënyrë që ta dëgjojë mirë atë. Gjithashtu, kjo fjalë argumenton për dhënien rëndësi ndaj temës si dhe për rëndësinë e temës me të cilën fillohet në të. Fjala e tij “Dije”: Dija është kuptimi i diçkaje ashtu siç është në realitet ose konceptimi i saj në përputhje me realitetin. Dija ndahet në dy pjesë: Dije e domosdoshme. Ajo është dije e cila marrja e informacione për të është e domosdoshëm, ndonëse atë e shtyn nevoja për të, pa pasur nevojë që të shikojë dhe të kërkojë argument, sikurse është dija e obligimit të nijetit në abdes. Për këtë arsye, ai që flet kur tregon (diçka në lidhje dijen, sh.p) duhet që të përdorë herë pas here shprehje që i përforcon studentët, si dhe përforcon vëmendjen e tyre. Për këtë arsye, Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ve selem – një herë i thoshte sahabëve (shokëve) të tij: “A t’ju njoftoj , a t’ju tregoj." Ndërsa një herë tjetër, u thotë “A e dini çfarë është kjo?” Ai e ndërronte metodën, në mënyrë që ta tërheq vëmendjen e dëgjuesit. Nga dija që e përmendëm më lartë, ka prej saj që është e domosdoshme dhe e njohur, dhe ka prej saj që është (...) e dëmshme, ka dhe prej dijes që ka nevojë për shikim dhe argumentim. Po ashtu ka prej dijes që është obligim individual (fard Ajn), domethënë i obligohet çdo individi, e ajo dije është që nuk mund ta bëjë askush sikurse ai, gjithashtu ajo dije është me të cilën përmirësohet adhurimi i tij dhe përmes saj ruhet besimi (akideja) i tij. Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ve selem – ka thënë: “Kërkimi i dijes është obligim për çdo musliman.”


Kështu që, obligohet që të mësojë Akiden me detaje dhe t’i mësojë shtyllat e Islamit, shtyllat e Imanit dhe Ihsanit. Ka një pjesë të dijes që është obligim kolektiv (fard kifajeh), e ky obligim është nëse e marrin përsipër atë disa njerëz, bie gjynahu për ata që ngelen. Andaj, mësimi i disa gjërave, siç është (fjalë e paqartë), mësimi i mjekësisë, inxhinierisë, pra këta janë prej dijeve kolektive (kifajeh). Fjala e tij: “Dije, Allahu të mëshiroftë,” tregon për mëshirën e autorit – Rahimullah – dhe qëllimi i tij është hajri për lexuesin e kësaj broshure dhe për atë që e dëgjon. Fjala e tij: “Dije, Allahu të mëshiroftë,” në të ka njoftim për disa çështje.

- Së pari: Dija, për atë që dëshiron Fytyrën e Allahut përmes saj duke e mësuar atë për vete dhe duke punuar me të si dhe duke ua mësuar atë njerëzve, është mëshirë nga Allahu për atë që (...).Allahu i ka nderuar njerëzit me dërgimin e Muhamedit – sal-lAllahu alejhi ve selem –, andaj dija është mëshirë. Allahu i Madhëruar ka thënë:

َ ‫س ْل َناكَ ِإ َّ​َّل َر ْح َمةً ِلِّ ْلعَالَ ِم‬ ‫ين‬ َ ْ‫َو َما أَر‬ “Nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si mëshirë për botërat (njerëzit, xhinnët dhe çdo gjë që ekziston).” el-Enbija, 107

- Së dyti: Dija është mëshirë në mesin e familjes së tyre, e që janë ata që mësojnë dhe që marrin dije. Pra, ata e kanë për detyrë që të kenë mëshirë për njëri-tjetrin.

َّ ‫َو إِنَّ َما يَرْ َح ُم‬ ‫الر َح َما َء‬ ُّ ‫اَّللُ ِم ْن ِعبَا ِد ِه‬ “Me të vërtetë Allahu mëshiron nga robërit e Tij vetëm ata që janë të mëshirshëm.”

- Së treti: Me të vërtetë njerëzit më të vlefshëm për arritjen e dijes janë ata që e kanë përmbushur frikën ndaj Allahut, ai që i mëshiron njerëzit përmes saj. Kështu që, ai i thërriti ata, i mësoi ata dhe bëri durim ndaj mundimeve të tyre. Pra, ky është më parësori i njerëzve për arritjen e dijes. Pra, fjala e tij – Rahimullah –, “Dije, Allahu të mëshiroftë, se obligohet për ne që t’i mësojmë katër çështje.” Këto çështje e përfshijnë të gjithë fenë. Kështu që, ajo është e vlefshme për t’i kushtuar rëndësi, për shkak të përhapjes së madhe të saj. Kështu që, ajo obligohet për çdo individ prej individëve të ngarkuar, qoftë mashkull apo femër, qoftë i lirë apo rob.


Ndërsa, fjala “mesail” (çështje) është shumësi i fjalës “meseleh”. “Obligohet për ne që t’i mësojmë katër çështje.” Obligimi është ai që nuk justifikohet askush për lënien e tij. Ndërsa, tek Usulijtë obligimi është ajo vepër që vepruesi i saj shpërblehet, ndërsa lënësi i saj dënohet. Dhe qëllimi me obligim këtu, është obligimi individual (fard ‘ajn). Fjala e tij: “Dije, Allahu të mëshiroftë”, kjo tregon për mëshirën e autorit dhe butësinë e tij, dhe se mësuesi duhet që të fillojë me fjalë të mira dhe lutje të mira, në mënyrë që ajo të ndikojë tek ai që dëgjon dijen. Ndërsa, nëse mësuesi fillon me fjalë të ngurta, atëherë kjo të largon nga mësuesi dhe njerëzit nuk do të pranojnë prej tij (nuk do t’ia marrin fjalën, sh.p). Fjala e tij: “Dije, Allahu të mëshiroftë”, “Allahu të mëshiroftë” është lutje për ty për mëshirë. E nëse ty të mëshiron Allahu, atëherë ti do të jesh i lumtur në dynja dhe në ahiret (botën tjetër). E nëse ti futesh në mëshirën e Allahut, atëherë ti je në një mirësi të madhe. Pra, kjo është lutje nga një dijetar i madh dhe njeri i mirë, që shpresohet për të pranimi (i lutjes). Kështu që, duhet t’u jepet rëndësi këtyre katër çështje, ngase mësimi i tyre është prej obligimit individual (fard ‘ajn), i cili është obligim që t’i mësojmë dhe t’i kuptojmë, e nëse ne nuk i mësojmë këto çështje, atëherë ne marrim gjynah, marrim gjynah sepse ne jemi treguar të mangët në mësimin dhe kuptimin e tyre. I lutem Allahut – të Gjithëfuqishëm e i Lartësuar – që të na furnizojë neve dhe juve me dituri të dobishme dhe vepra të mira, si dhe sinqeritet në fjalë dhe vepra. Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

Mësimi i tretë Të gjitha lavdet i takojnë Allahut Një, të Vetmit, Atij të Cilit i luten të gjitha krijesat për nevojat e tyre, i Cili as nuk lind e as nuk është i lindur, dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë. Lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij, e më pas: Vëllezër të nderuar, vazhdojmë me mësimin tonë “Shpjegimi i Tre Parimeve”, të dijetarit, muxhedidit, Muhamed Ibën ‘Abdul-Uehhab - rahimehullah -:


Dhe thamë më parë rreth fjalës së Imamit: “Dije - Allahu të mëshiroftë - se e ke detyrë që të mësosh katër çështje.” Pastaj ai - Rahimullah - filloi me të parën prej tyre, e cila është “dija”. Ai tha: “Dija është: njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij dhe njohja e Fesë Islame me argumente.” Dhe filloi imami - rahimehullah - me çështjen e parë nga katër çështjet - e cila është detyrë që të mësohet - dhe ajo është dija. Dhe ajo që kihet për qëllim me dijen është dija Sheriatike, të cilën robi e ka detyrë që ta mësojë, të cilën robi e ka detyrë që ta mësojë dhe (mësimi saj) kërkohet prej nesh individualisht dhe kolektivisht. E ajo është: 01 - Njohja e Allahut me Emrat dhe Cilësitë e Tij, njohja e të Drejtës së Tij mbi ne, e ajo është: që adhurimi të jetë vetëm për Të, të Vetëm e të Pashok. Pra, gjëja e parë që robi e ka detyrë është: njohja e Zotit të tij - ‘Azze ue Xhel-le - dhe se si ta adhurojë Atë. Dhe dija është njohja e udhëzimit me argumentet e tij, siç ka thënë Imam Ibnul Kajjim - rahimehullah -:

‫العلم معرفة الهدى بدليله ** ما ذاك والتقليد يستويان‬ “Njohja e Udhëzimit me argumentin e tij, kjo është dija, Kurse dija me taklidin, nuk janë njësoj këto të dyja.” Dhe dija është ajo tek e cila përmbushen dy kushte: 01

- Sinqeriteti në adhurimin e Allahut;

02

- Pasimi i Pejgamberit

- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -.

Dhe ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, siç ndodhet hadithi tek Ibën Maxheh dhe el-Albanij e ka bërë atë të saktë:

‫طلب العلم فريضة على كل مسلم‬. “Kërkimi i dijes është farz për çdo Musliman.” Fjala e Imamit - rahimehullah -: “ Dija është njohja e Allahut...”


Njohuria (el-ma’rifeh) dhe dija (el-‘Ilm) nëse përmenden të dyja bashkë në të njëjtën kohë, kanë kuptime të ndryshme, e nëse përmenden veç e veç, atëherë kanë kuptim të njëjtë. Dija (el-‘Ilm)përdoret për diturinë e vjetër që zotëron, kurse njohuria (el-ma’rifeh) përdoret për diturinë e re që ke arritur. Dhe nëse ato të dyja përmenden veç e veç, atëherë kanë kuptim të njëjtë. Domethënë, nëse përmendet ndonjëra prej tyre e vetme, atëherë ajo përfshin edhe tjetrën. Kurse njohuria (elma’rifeh) përdoret për dijen dhe mendimin, supozimin. Prandaj, nuk thuhet për Allahun - ‘Azze ue Xhel-le - se Ai ka njohuri, porse thuhet se Ai ka Dije, sikurse kanë thënë dijetarët. Kështu, njohja e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le - është dy llojëshe: njohja pohuese, të cilën e kanë të gjithë njerëzit, të mirë e të këqinj, të bindur e të pabindur. Dhe argument është Fjala e të Lartësuarit:

َ ‫ض‬ ً ْ‫طو‬ َّ ‫ِين‬ َ ُ‫اَّللِ يَ ْبغ‬ ْ َ ‫ون َولَهُ أ‬ َّ ‫سلَ َم َم ْن فِي ال‬ ‫عا َو َكرْ ًها‬ ِ ‫اوا‬ ِ ْ‫ت َواألر‬ َ ‫س َم‬ ِ ‫أَفَغَي َْر د‬ “A mos kërkojnë ata diçka tjetër përveç fesë së Allahut, ndërkohë që Atij i përulen të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir…” AaliImran, 83 Lloji i dytë: është njohja rreth Allahut, njohje e cila të obligon që ti të kesh turp nga Ai, që të kesh dashuri për Të, që ta lidhësh zemrën tënde me Të, që të jesh i përmalluar për Takimin me Të dhe që të kthehesh tek Ai. Autori - Rahimullah - tha “njohja e Allahut” dhe nuk tha “njohja e Zotit”, sepse Rububijen e pohuan qafirat. Edhe Iblisi tha:

‫ب ِب َما أ َ ْغ َو ْيت َ ِني‬ ِ ِّ ‫قَا َل َر‬ “Zoti im, për shkak se Ti më çove në humbje…” el-Hixhr, 39 Pra, Iblisi e pohoi Rububijen, mirëpo kjo nuk i bëri dobi atij dhe as nuk e futi në Islam. Tha Imami - Allahu pastë mëshirë për të -: “Dija është njohja e Allahut…” Njohja e Allahut të Lartësuar është duke njohur Emrat, Cilësitë dhe Veprat e Tij, ashtu siç na ka mësuar Kur`ani dhe Suneti i Pejgamberit të Tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -. Dhe njohja e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le - obligon pranimin e çdo ligji që ka vendosur Allahu i Lartësuar dhe, njohjen e tyre, nështrimin ndaj tyre dhe gjykimin me Sheriatin e Tij - ‘Azze ue Xhel-le -, me të cilin erdhi Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -. Robi e njeh Zotin e tij duke parë shenjat treguese në Sheriat dhe në univers. Nëse ai mediton në ato shenja, ai arrin ta njohë Allahun - Xhel-le ue ‘Alaa -. Ka thënë i Lartësuari:

ٌ ‫ض آ َي‬ َ ‫ْص ُر‬ َ ‫ات ِل ْل ُمو ِق ِن‬ ٢١( ‫ون‬ ِ ُ‫) َو ِفي أ َ ْنف‬٢٠( ‫ين‬ ِ ْ‫َو ِفي األر‬ ِ ‫س ُك ْم أَفَال تُب‬


“Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje, po edhe në vetet tuaja - a nuk e shihni vallë?” edh-Dharijjat, 20-21 Dhe njohja e Allahut të Përsosur nga çdo e metë, është prirje e njeriut dhe ajo është e ngulitur në natyrshmërinë njerëzore. Dhe çdo krijesë e di që Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi i tij. Kurse ata që e mohojnë këtë, siç janë ateistët, e mohojnë nga ana e jashtme, kurse përbrenda veteve të tyre ata janë më se të bindur që Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi. Ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

ُ ‫س ُه ْم‬ ُ ‫ظ ْل ًما َو‬ ْ ‫َو َج َحدُوا بِ َها َوا‬ ‫علُوًّ ا‬ ُ ُ‫ست َ ْيقَنَتْ َها أ َ ْنف‬ “Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me kryelartësi, edhe pse në vetet e tyre ishin të bindur që ato ishin vërteta.” en-Neml, 14 Njohja e Allahut me detaje nuk mund të arrihet dhe as nuk mund të ndodhë, përveç se nga ata të cilët i dërgoi Allahu i Lartësuar. Ka thënë Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -:

ْ َ ‫علَ ْي ُك ْم آيَاتِي فَ َم ِن اتَّقَى َوأ‬ َ ‫ص‬ ُّ ُ‫س ٌل ِم ْن ُك ْم يَق‬ ‫علَي ِْه ْم َوَّل‬ َ ٌ‫صلَ َح فَال َخوْ ف‬ َ ‫ون‬ ُ ‫يَا بَنِي آدَ َم ِإمَّا َيأْتِيَنَّ ُك ْم ُر‬ َ ُ‫ُه ْم يَ ْح َزن‬ ٣٥( ‫ون‬ “O bijtë e Ademit, kur nga gjiri juaj të vijnë të dërguar që ju shpjegojnë shpalljet e Mia, atëherë ata që ruhen nga të këqijat dhe kryejnë vepra të mira, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.” el-E’araf, 35 Me të vërtetë, Allahu e ka bërë të njohur Veten e Tij përpara robërve të Tij nëpërmjet disa çështjeve:

- E para: Shikon se njerëzit janë të lidhur me Të dhe i drejtohen Atij, sepse njerëzit nëse do të ishin të izoluar (nga cytjet e shejtanëve xhindë e njerëz) dhe do të liheshin (në gjendjen e tyre që i krijoi Allahu), do të kishin mbetur në Hanifijeh, në Fenë e Ibrahimit, sepse çdo njeri lind në Fitrah.

- E dyta: Se Allahu i Përsosur nga çdo e metë i ka njoftuar ata rreth Emrave, Cilësive dhe Veprave të Tij, të cilat tregojnë për Të.

- E treta: Ajetet e Tij Sheriatike (në Kur`an) dhe hadithet e sakta Pejgamberike. - E katërta: Shenjat treguese universale, në vetet e tyre dhe në horizonte. - E pesta: Mirësitë, begatitë të cilat as nuk numërohen dhe as nuk llogariten, të dukshme e të padukshme.


Nëpërmjet të gjitha këtyre, robi e njeh Zotin e tij, të Përsosurin nga çdo e metë. Dhe me të vërtetë Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - e ka bërë të njohur Veten e Tij tek ne: se Ai është mbi Arshin e Tij, i Lartësuar mbi krijesat e Tij dhe se Dija e Tij ka përfshirë gjithçka. Ai na e ka bërë të ditur se është Një dhe se është i Vetmi që krijon dhe se Ai ka Emrat e Bukur dhe Cilësitë e Larta. Kjo pra është njohja e Allahut të Lartësuar. Lusim Allahun t’u japë të gjithëve sukses dhe korrektësi, si dhe të na japë neve dhe juve dije të dobishme dhe vepra të mira. Allahu dhëntë lavdërime dhe bekime për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen dhe të gjithë Shokët e tij.

Mësimi i katërt Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, Zotit të gjithësisë. Lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më të mirin e gjithë njerëzimit, si dhe mbi Familjen e tij, mbi Sahabët e tij, mbi Tabi’inët dhe mbi ata që i pasuan me mirësi. E më pas: Vëllezër të nderuar, kemi filluar tashmë me shpjegimin e “Tre Parimeve”, të Imamit, Muxhedidit, Muhamed Ibën ‘Abdul-Uehhab – rahimehullah -: Dhe ndaluam tek fjala e Imamit: “Dije – Allahu të mëshiroftë – se e kemi detyrë që t’i mësojmë katër çështje. E para është Dija, e cila është: njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij dhe njohja e Fesë Islame me argumente.” Në mësimin e shkuar morëm njohjen e Allahut të Lartësuar. Kurse sot – in shaa Allah – do të marrim njohjen e Pejgamberit të Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -. Fjala “nebij” vjen nga fjala “nebe`e” ose nga fjala “enbe`e”, me kuptimin lajmëroi. Kurse “nebe`e”pa hemzeh do të thotë u lartësua, u ngrit lart. Kurse nga ana terminologjike (në Sheriat), fjala“nebij” do të thotë: njeri i lirë, të cilit i është dhënë një sheriat, mirëpo nuk është urdhëruar që ta përcjellë atë.


Është thënë gjithashtu për përkufizimin e fjalës “nebij”: ai është ringjallësi i sheriatit të pejgamberit që ka ardhur përpara tij. Kurse “er-rrasul”, i dërguari, është ai i cili erdhi me sheriat abrogues (të sheriatit që ka qenë përpara tij). Dhe i dërguari “errrasul” është ai të cilit i ka zbritur sheriati dhe është urdhëruar që ta përcjellë atë. Njohja e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – është prej detyrave që i ka çdo njeri. Dhe nuk mjafton që njeriu të thotë: “Unë e njoh të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, të birin e ‘Abdullahut.” Kjo e vetme nuk mjafton. Porse është detyrë që ta dijë se ai është i dërguar nga Allahu dhe Allahu i ka zbritur atij Librin - dhe e urdhëroi që t’ia përcjellë atë Umetit dhe ai e udhëzoi Umetin që të kapen fort mbas këtij Libri. Njohja e Pejgamberit të Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – përkufizohet me disa çështje:

- E para, duke njohur personalitetin e tij: ai është Muhamedi, i biri i ‘Abdullahut, i biri i ‘Abdul-Mutalibit, i biri i Hashimit, nga fisi Kurajsh, dhe Kurajshët janë nga Arabët.

- E dyta, duke e dashur atë – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – më shumë se sa do veten tënde, fëmijët dhe më shumë se çdo njeri tjetër.

- E treta: të duash atë me të cilën erdhi Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – përgjithësisht dhe specifikisht.

- E katërta: të punosh me atë, pra të punosh me atë me të cilën erdhi Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, duke shpresuar Mëshirën e Allahut dhe duke iu frikësuar Dënimit të Tij. Dhe kanë përmendur dijetarët nga mbledhja e argumenteve dhe analizimi i tyre, se dëshmia “Muhammedun Rasul-lullah” ka katër kushte:

- Kushti i parë është: që t’i bindesh urdhërit të tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - Kushti i dytë është: që të besosh lajmet që ka sjellë ai. - Kushti i tretë është: që të qëndrosh larg nga ato gjëra që ai i ka ndaluar. - Kushti i katërt është: që të adhurohet Allahut vetëm se me atë që ka ligjëruar i Dërguari i Allahut- sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -.


Ka thënë Shejkhu jonë, Shejkh Ibën Baz – rahimehullah -: “Njohja e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – është prej kërkesave të Imanit.” Dhe ka thënë Shejkh ‘Abdur-‘Rrahman Ibën Hasen – rahimehullah -: “Dhe njohja e tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – është farz për çdo mukel-lef (njeri dhe xhin) dhe është një prej detyrave më madhore të Fesë, që ta njohësh Pejgamberin tënd – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe të besosh se ai është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij, dhe se ai është Vula e Pejgamberëve dhe të Dërguarve, dhe se Allahu i Lartësuar e ka dërguar për të gjithë njerëzimin, dhe se ai është më i përsosuri nga të gjithë njerëzit, në dije, në vepra dhe në devotshmëri, – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -.” Po e mbyllim me këtë, për sa i përket njohjes së Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe po mjaftohemi me kaq. Allahu dhëntë lavdërime dhe bekime për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen dhe të gjithë Shokët e tij.

Mësimi i pestë Të gjitha lavdet i takojnë Allahut. Atë e lavdërojmë dhe prej Tij ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë. I kërkojmë Allahut që të na ruajë nga sherri i veteve tona dhe nga të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu s’ka kush ta humbasë dhe atë që e humbet Allahu s’ka kush ta udhëzojë. Dhe unë dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të pashok, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. E më pas: Ndaluam tek fjala e Imamit dhe Muxhedidit - rahimehullah -, për çështjen e parë nga katër çështjet, që është dija. Dhe ajo është: njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij dhe njohja e Fesë Islame me argumente. Sa i përket fjalës së tij “bil-edilleh” (me argumente), ajo është shumësi i fjalës“deliil” (argument), dhe argumenti është ai që udhëzon tek ajo që duhet. Ka argumente që janë të dëgjueshme, që është Shpallja, pra Kur`ani. Ka thënë Allahu i Lartësuar:

َّ َ‫ين ِع ْند‬ َ ِّ‫إِ َّن ال ِد‬ ‫اَّللِ اإلسْال ُم‬ “S’ka dyshim që Feja e vërtetë tek Allahu është Islami.” Aali-Imran, 19 Dhe ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:


َّ ‫ذَ ِل ُك ُم‬ ُ ‫اَّللُ َربُّ ُك ْم َّل ِإلَ َه ِإَّل ُه َو َخا ِل‬ ١٠٢( ‫علَى ُك ِ ِّل ش َْيءٍ َو ِكي ٌل‬ َ ‫ق ُك ِ ِّل ش َْيءٍ فَا ْعبُدُوهُ َو ُه َو‬ “Ky është Allahu, Zoti juaj. S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij, Krijuesit të çdo gjëje, andaj adhuroni vetëm Atë. Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje.” el-En’am, 102 Argumentet e dëgjueshme që sqarojnë këtë Fe janë të shumta, të cilat sqarojnë Teuhidin, Teuhidin e Allahut, që Ai i Vetëm e meriton adhurimin. Ka dhe argumente logjike, të cilat janë:

- E para, se Krijuesi i krijesave, Ai e meriton adhurimin. Krijuesi i krijesave është Ai i Cili e meriton adhurimin, sikurse ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

َ ُ‫ِين ِم ْن قَ ْب ِل ُك ْم لَ َعلَّ ُك ْم تَتَّق‬ َ ‫اس ا ْعبُدُوا َربَّ ُك ُم الَّذِي َخلَقَ ُك ْم َوالَّذ‬ ٢١( ‫ون‬ ُ َّ‫َيا أَيُّ َها الن‬ “O njerëz. Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat).” el-Bekarah, 21 Domethënë: adhuroni Allahun e Lartësuar sepse Ai është Krijuesi juaj. Prandaj dijetarët thonë:Teuhidi Rububijeh e bën të detyrueshëm Teuhidin Uluhijeh, kurse Teuhidi Uluhijeh e përmbanTeuhidin Rububijeh dhe Teuhidin elEsmaa` ues-Sifat. Kështu që, ti kur e adhuron Allahun e Lartësuar beson se Allahu ‘Azze ue Xhel-le - është Krijuesi, Furnizuesi, Ai që ta jep jetën dhe ta merr atë, Ai që e meriton adhurimin.

- E dyta: se Allahu i Lartësuar patjetër që ka bërë një fe për robërit e Tij, me të cilën ata duhet të adhurojnë Atë.

- E treta: se Allahu i Lartësuar patjetër që ka dërguar një të dërguar tek robërit e Tij, që ai t’i sqarojë ata se si duhet ta adhurojnë Allahun - ‘Azze ue Xhel-le -. Pra, këto janë argumentet logjike me argumentet e dëgjueshme, në vërtetimin e Fesë Islame. Dhe njeriu duhet patjetër që ta njohë këtë Fe, në mënyrë që ta adhurojë Allahun me dije të sigurtë. Fjala e tij: “Njohja e Fesë Islame me argument.” - tregon se taklidi (pasimi i verbër pa argument) nuk të bën dobi nëse është në akijde, dhe se ai duhet patjetër që ta njohë Fenë Islame me argument, nga Kur`ani dhe Suneti apo Ixhmaja. Taklidi s’të bën dobi në akijde. Për këtë arsye, kur mosbesimtarëve iu refuzua shirku që bënin, ata thanë:

َ ُ‫علَى آث َ ِار ِه ْم ُم ْقتَد‬ ٢٣( ‫ون‬ َ ‫علَى أ ُ َّم ٍة َوإِنَّا‬ َ ‫إِنَّا َو َج ْدنَا آبَا َءنَا‬


“Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe po ndjekim gjurmët e tyre.” ezZukhruf, 23 Pra, nuk të bën dobi pasimi i verbër i baballarëve dhe gjyshërve në të pavërtetën. Ka thënë Shejkhu jonë, Shejkh Ahmed en-Nexhmij - rahimehullah -: “Njohja e Fesë Islame me argumente, do të thotë të njohësh se gjykimi i kësaj është obligimi (uaxhib), dhe argumenti është ky; kurse gjykimi i kësaj çështjeje është ndalimi (muharram) dhe argumenti është ky.” Pra, njeriu duhet patjetër që ta njohë Fenë Islame me argumente. Ka thënë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh: “Nuk mjafton për ta njohur Fenë vetëm logjika, ashtu sikurse drita e syrit nuk shikon vetëm nëse drita i shfaqet përpara, dhe ashtu sikurse drita e logjikës nuk udhëzohet pa iu shfaqur dielli i shpalljes, domethënë dielli i shpalljes, nga Kur`ani dhe Suneti. Kështu ai mund të udhëzohet, me Lejen e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -.” Pra, kjo ishte njohja e tretë, nga dituria, që është çështja e parë. Dhe çështja e parë është: të njohësh Allahun, të njohësh Pejgamberin e Tij dhe të njohësh Fenë Islame me argumente. Të njohësh Fenë Islame, e cila është Feja e të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, madje është Feja e Allahut me të cilën Ai i ka urdhëruar të gjithë robërit e Tij dhe të ka urdhëruar edhe ty që ta ndjekësh. Nga ty kërkohet që patjetër ta mësosh këtë Fe. Islami është Feja e të gjithë të Dërguarve. Feja e çdo të Dërguari është Islami, në kuptimin e përgjithshëm.

َّ َ‫ين ِع ْند‬ َ ِّ‫إِ َّن ال ِد‬ ‫اَّللِ اإلسْال ُم‬ “S’ka dyshim që Feja e vërtetë tek Allahu është Islami.” Aali-Imran, 19 Dhe çdo kush që ka pasuar ndonjë prej të Dërguarve, ai i është nënshtruar Allahut, me Kaderin e Allahut. Ky është Islami në kuptimin e përgjithshëm. Pra, ai është dorëzim tek Allahu me Teuhid, nënshtrim ndaj Tij me bindje dhe largim nga Shirku. Kurse kuptimi specifik i Islamit është: feja me të cilën Allahu e dërgoi Pejgamberin e Tij, Muhamedin - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, sepse mbas dërgimit të të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - nuk ka fe tjetër pos Fesë së tij - ‘alejhis-salatu uesselam -. Islami kufizohet me pasimin e tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, prandaj nuk mundet që Çifuti dhe i Krishteri të thotë unë jam Musliman, mbas dërgimit të të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -.


َّ ‫اَّللَ فَات َّ ِبعُونِي ي ُْح ِب ْب ُك ُم‬ َّ ‫ُّون‬ َ ‫قُ ْل ِإ ْن ُك ْنت ُ ْم ت ُ ِحب‬ ُ‫اَّلل‬ “Thuaj: nëse e doni Allahun, atëherë më pasoni mua që Allahu t’ju dojë juve.” Aali-Imran, 31 Me argumente - siç thashë - e jo me taklid, porse me argumente nga Kur`ani dhe Suneti. Dhe prandaj ka thënë Ibnul-Kajjim - rahimehullah -:

‫العلم قال هللا قال رسوله *** قال الصحابة هم أولو العرفان‬ ‫ما العلم نصبك للخالف سفاهة *** بين الرسول وبين رأي فالن‬ Dija është “ka thënë Allahu”, “ka thënë i Dërguari”, pastaj “kanë thënë Sahabët”, ata janë njerëzit me dituri. Nuk është dija t’i hysh përciptazi kundërshtimit, mes të Dërguarit dhe mendimit të filanit.” Kjo është dija, dija e Kur`anit dhe Sunetit. Ndërsa fjalët e dijetarëve, ato veçse shpjegojnë dhe sqarojnë Fjalën e Allahut dhe fjalën e të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -. Mundet që në fjalët e dijetarëve të ketë gabime. Fjalët e dijetarëve (në vetvete) nuk janë argumente, porse argumente janë ajetet e Kur`anit dhe hadithet pejgamberike, ndërsa fjalët e dijetarëve janë shpjeguese dhe sqaruese për to, e jo se janë argumente në vetvete. Kjo ishte çështja e parë. Dhe ajo është themeli. Filloi Shejkhu (Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab) me të sepse ajo është themelore. Ne duhet të fillojmë me akijden dhe me themelin, duke mësuar dhe duke dhënë mësim dhe duke thirrur në të. Ne duhet të fillojmë me akijden, e cila është dija rreth Allahut, njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij dhe njohja e Fesë Islame me argumente. Po. Me kaq po mjaftohemi.

Mësimi i gjashtë Të gjitha lavdet i takojnë Allahut. Atë e lavdërojmë dhe prej Tij ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë. I kërkojmë Allahut që të na ruajë nga sherri i veteve tona dhe nga


të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu s’ka kush ta humbasë dhe atë që e humbet Allahu s’ka kush ta udhëzojë. Dhe unë dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të pashok, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. E më pas: Ky është shpjegimi i “Tri Parimeve”, që sqaron për Umetin ato çështje, të cilat ne i kemi detyrë që t’i mësojmë. Ne morëm çështjen e parë, që ishte dija. Dhe dija është: të njohësh Allahun, të njohësh Pejgamberin e Tij dhe të njohësh Fenë Islame me argumente. Kurse çështja e dytë është të punuarit me të, domethënë të punosh me dijen, sepse nuk mjafton vetëm që njeriu të mësojë, porse ai duhet ta dijë se duhet patjetër që të punojë me dijen e tij. Dhe dija pa vepra është si pema pa fryte. Dhe dija i thërret veprës, e nëse ajo nuk i përgjigjet, atëherë dija ikën. Prandaj, thotë Ibën Rraslani në “ez-Zubed”:

ْ َ‫الــوث‬ ْ َ‫بـعـلـمــ ِه لــــــم يـعـ َمــل‬ ُ ‫ــن ُمـ َعــذَّبٌ مـــن قـبــ ِل‬ ‫ــن‬ ‫فـعــالــ ٌم‬ ِ َ ‫عـبَّــا ِد‬ ْ ُ ‫وكـــ ُّل مــــن بـغـيــر عــلــم يـعـمــ ُل أعــمــالُــه َمـــــــردودَةٌ َّل ت‬ ‫ــقــ َبـــ ُل‬ “Dijetari që me dijen e tij nuk punon, Përpara adhuruesve të idhujve do të dënohet, Kurse ai që pa dije punon, Veprat i ka të refuzuara e asgjë s’i pranohet. Prandaj, ka ardhur me transmetim të saktë në Sahihun e Muslimit se Pejgamberi - salAllahu ‘alejhi ue sel-lem - ka thënë: “Të parët të cilët do të futen në Zjarr janë tre veta.” Ata janë: njeriu që e mësoi dijen dhe e lexoi Kur`anin, porse e mësoi dijen që të thonë për të: “Ai është dijetar”, dhe e lexoi Kur`anin që të thonë për të “Ai është lexues i Kur`anit.” e jo për Allahun; njeriu që luftoi që të thonë për të “Ai është trim”; dhe njeriu që jepte sadaka që të thonë për të “Ai është bujar.” Përse? Sepse mungoi kushti i sinqeritetit. Punimi me atë dije nuk u bë për Fytyrën e Allahut të Lartësuar. Pra, dija pa vepra në të vërtetë është argument kundër njeriut. Prandaj thotë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, siç ka ardhur në Sahihun e Muslimit, në hadithin e Ebij Malik el-Esh’arij:

َ‫علَيْك‬ َ ْ‫القُرْ آ ُن ُحجَّةٌ لَكَ أَو‬


“Kur`ani është argument në favorin tënd ose kundër teje.” Është argument në favorin tënd nëse ke punuar me të, dhe është argument kundër teje nëse nuk ke punuar me të. Sikurse ka thënë edhe Imami Ibnul-Kajjim rahimehullah -: “Fryti i dijes është puna.” Dhe prandaj, ne i lutemi Allahut të Lartësuar në çdo rekat, që të na udhëzojë në Rrugën e Drejtë:

َ ‫) ِص َرا‬٦( ‫ست َ ِقي َم‬ َ ‫الص َرا‬ َ ‫علَي ِْه ْم‬ َّ ‫علَي ِْه ْم َوَّل ال‬ ُ ‫غي ِْر ْال َم ْغ‬ َ ِّ‫ضا ِل‬ َ ‫ط الَّذ‬ ِّ ِ ‫ا ْه ِدنَا‬ ْ ‫ط ْال ُم‬ ٧( ‫ين‬ َ ‫ب‬ َ َ‫ِين أ َ ْن َعمْ ت‬ ِ ‫ضو‬ “Na udhëzo në Rrugën e Drejtë, në Rrugën e atyre që u dhurove mirësi, e jo në rrugën e atyre që fituan Zemërimin Tënd, e as në rrugën e atyre që i humbën vetet e tyre.” el-Fatihah, 6-7 Pra, Allahu i Lartësuar i quajti ata të cilët punojnë pa dije “ed-Daaliin - të humburit”, kurse ata që kanë dije dhe nuk punojnë me të i quajti “el-Magdubi ‘alejhim - ata që fituan Zemërimin e Allahut”. Prandaj këtu duhet patur kujdes, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Dhe për këtë kanë thënë disa prej Selefëve: “Kur në mesin tonë prishen ata që bëjnë ibadet, ata kanë ngjashmëri me të Krishterët, dhe kur prishen dijetarët tanë, ata kanë ngjashmëri me Çifutët.” Dhe ka ardhur në hadithe të shumta paralajmërimi kundër lënies së punimit me dijen, po ashtu edhe në ajete të shumta. Thotë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

َّ َ‫) َكب َُر َم ْقتًا ِع ْند‬٢( ‫ون‬ َ ُ‫اَّللِ أ َ ْن تَقُولُوا َما َّل ت َ ْفعَل‬ َ ُ‫ون َما َّل تَ ْفعَل‬ َ ُ‫ِين آ َمنُوا ِل َم تَقُول‬ َ ‫يَا أَيُّ َها الَّذ‬ ٣( ‫ون‬ “O ju që besoni, përse thoni atë që nuk e bëni? Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni” es-Saff, 2-3 Dhe thotë i Përsosuri nga çdo e metë:

َ ُ‫اب أَفَال ت َ ْع ِقل‬ َ ُ‫س ُك ْم َوأ َ ْنت ُ ْم تَتْل‬ َ ‫أَتَأ ْ ُم ُر‬ ٤٤( ‫ون‬ َ ُ‫سوْ َن أ َ ْنف‬ َ ‫اس ِب ْال ِب ِ ِّر َوت َ ْن‬ َ َ ‫ون ْال ِكت‬ َ َّ‫ون الن‬ “Vallë, a i urdhëroni njerëzit që të bëjnë të mira e veten po e harroni, ndërkohë që ju lexoni Librin? A nuk arsyetoni?” el-Bekarah, 44 Pra, duhet patjetër që të punohet me dijen. Dhe ka ardhur në hadithin Sahih, në hadithin e Usameh Ibën Zejd, se Ditën e Kijametit do të sillet një njeri dhe do të vërvitet në Zjarr e do të vërshojnë jashtë zorrët e barkut të tij. Ai do të sillet rrotull me to (në Zjarr) ashtu siç sillet gomari rrotull mullirit. Atëherë do t’i thonë atij (banorët e Zjarrit): “O filan? A nuk ishe ti ai që na urdhëroje për të mirë dhe na ndaloje nga e keqja?” Kurse ai do të thotë:


“Posi jo! Porse unë u urdhëroja të mirën dhe vet nuk e bëja, dhe u ndaloja nga e keqja kurse vet e bëja.” Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe punoni me dijen! Kijeni frikë Allahun dhe punoni me dijen! Dhe është transmetuar për këtë nga Ebu Derda’ se ai ka thënë: “Me të vërtetë, kam frikë nga Zoti im Ditën e Kijametit, se mos më thërret para gjithë njerëzimit, dhe më thuhet: “O Uuejmir” Dhe unë do të them: “Urdhëro o Zoti im” Dhe më thuhet: “Çfarë ke punuar me atë që ke mësuar?” E ka transmetuar Bejhakiu dhe el-Albanij rahimehullah - e ka shpallur Sahih. Dhe sa bukur ka thënë el-Fudajl Ibën ‘Ijjad: “Nuk rresht dijetari së qënuri injorant, derisa të punojë me dijen e tij.” Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe punoni me dijen! Kijeni frikë Allahun dhe punoni me dijen! Me të vërtetë kjo dije është përgjegjësi shumë e madhe. Kur i mëson urdhërat, e ke detyrë që t’i zbatosh ato, kur i mëson ndalesat e ke detyrë të qëndrosh larg tyre, duke zbatuar atë që të ka urdhëruar Allahu dhe ka urdhëruar i Dërguari - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, si dhe duke qëndruar larg atyre që i ka ndaluar Allahu dhe i ka ndaluar i Dërguari - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -. Prandaj, le të angazhohemi me zell në punimin me dijen, në Teuhid, në bërjen e adhurimit me sinqeritet vetëm për Allahun, në pastrimin, në kryerjen e namazit, në dhënien e zekatit dhe në të gjitha ibadetet e tjera, duke punuar me ato që ke mësuar rreth tyre. Sepse kjo dije është argument kundër teje në Ditën e Kijametit. Dhe për këtë, nuk ka për të lëvizur këmba e robit në Ditën e Kijametit, derisa të pyetet për katër gjëra: për jetën e tij si e kaloi, për rininë e tij ku e kaloi, për pasurinë e tij si e fitoi dhe ku e shpenzoi, si dhe për dijen e tij, çfarë punoi me të. Çfarë punove me dijen, a e zbatove, a e vure në praktikë apo jo? O robi i Allahut, ti je përgjegjës para Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -, prandaj përgatit përgjigje për pyetjen, dhe për përgjigjen përgatit vepra të sakta. Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

Mësimi i shtatë Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij, Shokët e tij, Tabi’inët dhe për të gjithë ata që i pasuan me mirësi deri në Ditën e Kijametit.


E më pas: O ju vëllezër fisnikë, o ju vëllezër të virtytshëm, vazhdojmë me mësimin tonë në shpjegimin e “Tri Parimeve”, të Imamit dhe Muxhedidit Muhammed Ibën ‘AbdilUehhab - rahimehullah -. U ndalëm tek fjala e Imamit - rahimehullah -: “Dija, e cila është njohja e Allahut, njohja e Pejgamberit të Tij dhe njohja e Fesë Islame me argumente.” Mbaruam me çështjen e parë.

- Çështja e dytë ishte: të punuarit me të. Domethënë, të punuarit me dijen. Dhe për këtë folëm në mësimin e shkuar.

- Kurse çështja e tretë është: thirrja drejt saj. Dhe për këtë duam të flasim këtë mbrëmje. Për sa i përket thirrjes drejt kësaj dijeje, nuk mjafton që njeriu të mësojë dhe të punojë për veten e tij dhe të mos thërrasë tek Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -, porse ai duhet patjetër që t’i thërrasë të tjerët, që të jetë i dobishëm për veten e tij dhe për të tjerët. Dhe sepse kjo dije është amanet, e nuk është vetëm pronë e jotja, që ta kyçësh dhe t’i ndalosh njerëzit nga ajo, ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për të. Detyra jote është ta përcjellësh dhe ta sqarosh atë, si dhe t’i thërrasësh njerëzit tek e mira, sepse me të vërtetë kjo dije që ta ka dhënë Allahu nuk është vetëm pronë e jotja, porse ajo është për ty dhe është për të tjerët. Prandaj, Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa - thotë:

ُ‫اس َو َ​َّل ت َ ْكت ُ ُمو َنه‬ َ ‫َو ِإ ْذ أ َ َخذَ اللَّـهُ ِميثَاقَ الَّذ‬ ِ َّ‫اب لَت ُ َب ِيِّنُنَّهُ ِللن‬ َ َ ‫ِين أُوتُوا ْال ِكت‬ “Kujtoje kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai.” Aali-Imran, 187 Këtë premtim Allahu e mori nga dijetarët, që ata t’u sqarojnë njerëzve atë që ua mësoi Allahu, që të përhapin të mirën dhe që t’i nxjerrin njerëzit nga errësira në dritë. Dhe kjo është puna e të Dërguarve - ‘alejhimus-salatu ues-selam - dhe e atyre që i pasuan.

ُ ‫س ِبي ِلي أ َ ْد‬ َ ‫س ْب َح‬ ‫ان اللَّـ ِه َو َما أَنَا ِم َن‬ َ ۚ ‫عو ِإلَى اللَّـ ِه‬ ُ ‫ير ٍة أَنَا َو َم ِن ات َّ َب َع ِني ۖ َو‬ َ ‫قُ ْل َه ٰـ ِذ ِه‬ َ ‫علَ ٰى َب ِص‬ ْ ‫ْال ُم‬ َ ‫ش ِر ِك‬ ١٠٨﴿ ‫ين‬ “Thuaj: Kjo është rruga ime: unë ftoj drejt Allahut me dituri të sigurtë, unë dhe çdokush që më pason mua. I pastër nga çdo e metë është Allahu; dhe unë nuk jam prej atyre që i bëjnë shirk Atij.” Jusuf, 108


Kjo është rruga e të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe rruga e pasuesve të tij: dija dhe puna me të dhe thirrja tek Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -. Kurse ai që nuk thërret, duke patur mundësi për të thirrur dhe ka dije porse e fshehu atë, ai do të lidhet me zinxhirë prej zjarri në Ditën e Kijametit, sikurse ka ardhur në hadith nga Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, të cilin e ka transmetuar Ebu Dauudi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxheja, nga Ebu Hurejrah - radij-Allahu ‘anhu -, si dhe nga hadithi i Ebi Se’idit, i cili është hadith sahih. Pra, o ju vëllezër, duhet patjetër që të thërrasim tek kjo dije, tek dija që mësuam dhe punuam me të. Duhet patjetër që të thërrasim tek kjo dije dhe t’ia përcjellim Umetit. Prandaj, Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - kur dërgoi Mu’adhin në Jemen, siç ka ardhur në hadithin e Ibën ‘Abbasit tek dy Sahihët, i tha:

ُ ‫ب فَ ْليَ ُك ْن أَوَّ َل َما ت َ ْد‬ َ ‫ع ُه ْم إِلَيْه‬ ُ‫ش َهادَةُ أ َ ْن َّل إِ َلهَ إَ​َّل هللا‬ ِ ‫إِنَّ ِّك تَأ ْتِي قَوْ ما ِم ْن أ َ ْه ِل ْال ِكتَا‬ “Ti po shkon tek një popull që janë prej Ehli-Kitabëve, andaj le të jetë gjëja e parë tek e cila do t’i thërrasësh dëshmia La ilahe il-lAllah.” Kurse në një transmetim tjetër ka ardhur:

‫هللا‬ َ ‫إِلَى أ َ ْن ي َُو ِ ِّحدُو‬ Që ta veçojnë Allahun (në adhurim).” Pra, ai e urdhëroi që të thërriste tek kjo dije dhe të përcillte Mesazhin. Po ashtu, ai dërgoi Ebu Musa Esh’ariun në Jemen, në Aden. Ai dërgonte Sahabët që të thërrisnin njerëzit tek Allahu, ashtu siç dërgoi Mus’ab Ibën ‘Umejrin - radij-Allahu ‘anhu - në Medine, i cili ishte nga të parët ambasadorë në Islam. Ai e dërgoi atë që të thërriste tek Allahu dhe të mësonte njerëzit. Thirrja është një çështje madhështore dhe thirrësi duhet patjetër që ta përcjellë këtë dije, sikurse ka thënë Pejgamberi - sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

‫ع ِنِّي َو لَوْ آيَة‬ َ ‫بَ ِلِّغُوا‬ “Përcillni nga unë qoftë edhe një ajet.” Dhe ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

َ ‫س ِبي ِل َر ِبِّكَ ِب ْال ِح ْك َم ِة َو ْال َموْ ِع‬ ُ ‫ا ْد‬ ‫سنَ ِة‬ َ ‫ظ ِة ْال َح‬ َ ‫ع ِإلَ ٰى‬ “Thirr në Rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillim të mirë dhe debato me ta me atë me atë që është më e mira.” en-Nahl, 125


Pra, duhet patjetër që të thërrasim tek Allahu, mirëpo thirrja tek Allahu nuk bëhet ndryshe vetëm se duke qenë e bazuar në dije, kurse çdo thirrje tjetër që nuk është e bazuar në dije nuk është në rrugën pejgamberike. Prandaj thotë i Lartësuari:

ُ ‫س ِبي ِلي أ َ ْد‬ ‫ير ٍة أَنَا َو َم ِن اتَّبَعَنِي‬ َ ۚ ‫عو ِإلَى اللَّـ ِه‬ َ ‫قُ ْل َه ٰـ ِذ ِه‬ َ ‫علَ ٰى بَ ِص‬ “Thuaj: Kjo është rruga ime: unë ftoj drejt Allahut me dituri të sigurtë, unë dhe çdokush që më pason mua.” Jusuf, 108 Domethënë: unë thërras me dije. Dhe këto thirrje të shpikura dhe këto metodologji të risuara nuk janë të bazuara në dije, porse në të vërtetë janë të bazuara në injorancë, siç është rruga e Khauarixhëve. Dhe sikurse ka thënë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh - rahimehullah për Khauarixhët: “Ata janë injorantë, dolën përtej Kur’anit dhe Sunetit nga injoranca.” Dhe ka thënë Imam Malik - rahimehullah -: “Vërtet, disa njerëz iu përkushtuan ibadetit dhe e braktisën dijen, kështu ata dolën kundër Umetit të Muhamedit me shpatat e tyre, e sikur të kishin kërkuar dijen, ajo do t’i kishte ndaluar ata nga kjo gjë.” Dhe ka thënë Imam Ibnul-Kajjim - rahimehullah -: “Dhe çdokush që ra në fitnen e shubuhateve (dyshimeve dhe pështjellimeve në Fe), ra për shkak të shkurtpamësisë dhe dijes së pakët.” Kijeni frikë Allahun dhe pajisuni me dijen e dobishme dhe thërrisni tek Allahu, thërrisni tek kjo dije që merrni. Sa më shumë dije që merr njeriu, sa më shumë që i mëson të tjerët dhe sa më shumë që thërret tek kjo dije që mësoi, aq më shumë i shtohet dija atij dhe akoma më shumë bereqet i jep Allahu i Lartësuar në atë që ka mësuar, sikurse ka thënë Allahu Xhel-le ue ‘Alaa -:

ْ ‫ان إَِّل‬ ْ ‫َه ْل َج َزا ُء‬ ٦٠( ‫سا ُن‬ َ ‫اإلح‬ َ ‫اإلح‬ ِ ‫س‬ “A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?” err-Rrahman, 60 Shpërblimi i të mirës është vetëm e mira.

- Kjo është çështja e tretë, e cila është: që njeriu të thërrasë tek dija që ka mësuar. Prandaj, jini të zellshëm o vëllezër në vendin tuaj, në përpjekjet tuaja për të thirrur tek Allahu, duke e filluar thirrjen me Teuhidin e Allahut - Xhel-le ue ‘Alaa - sepse ai është parimi i të gjitha parimeve dhe themeli i të gjitha


themeleve, dhe nuk është i saktë asnjë ibadet nëse i mungon Teuhidi i Allahut Subhanehu ue Te’ala -. Përpiquni sa më shumë në davet. Pejgamberi - sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem - thotë, siç ka ardhur tek dy Sahihët:

‫أن يهدي هللا بك رجال واحدا خير لك من الحمرالنعم‬ “Që Allahu të udhëzojë një njeri të vetëm nëpërmjet teje është më e mirë për ty sesa devetë e kuqe.” Domethënë kjo është më e mirë për ty sesa të kesh devetë më të mira. Pra ky është virtyt madhështor. Dhe sa herë që dikush përfiton nga daveti jot dhe u udhëzua në mirësi dhe në hak, aq herë do të kesh shpërblim, sikurse ka thënë Pejgamberi - sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

‫علَى ْال َخي ِْر َك َفا ِع ِل ِه‬ َ ‫الدِّا ُل‬ “Ai që udhëzon tek e mira ka shpërblimin e atij që e vepron atë.” Dhe sikurse ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

‫ و‬،‫َمن دَعَا إلى ال ُهدَى كان له من األَُ​ُ ج ُِر مث َل أجور من اتَّبَ َعهُ َّل ينقص ذلك من أجورهم شيئا‬ ‫اإلثم ِمثْل آثام من اتبعه َّل ينقص من آثامهم شيئا‬ ِ ‫من دعا إلى ضاللة كان عليه من‬ “Kush thërret drejt Udhëzimit do të ketë shpërblimin e atyre që e ndjekin atë, pa u pakësuar asgjë nga shpërblimi i tyre; dhe kush thërret drejt devijimit do të mbajë mbi shpinë gjynahet e atyre që e ndjekin atë, pa u pakësuar asgjë nga gjynahet e tyre.” Ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

َ ‫َام َلةً َيوْ َم ْال ِق َيا َم ِة َو ِم ْن أَوْ َز ِار الَّذ‬ ‫ِين ي ُِضلُّونَ ُه ْم ِبغَي ِْر ِع ْل ٍم‬ ِ ‫ار ُه ْم ك‬ َ ‫ِل َي ْح ِملُوا أَوْ َز‬ “Që ata t’i mbajnë gjynahet e veta të plota në Ditën e Kiametit, si dhe pjesën e gjynaheve të atyre që i çuan në humbje nga padijenia.” en-Nahl, 25 I kërkojmë Allahut - Xhel-le ue ‘Alaa - që të na bëjë neve dhe juve prej thirrësave të Udhëzimit. Lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qoftë për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.


Mësimi i tetë Të gjitha lavdet i takojnë Allahut Një e të Vetëm, Ai të Cilit i drejtohet dhe ia ka nevojën gjithçka, Ai i Cili as nuk lind dhe as nuk është i lindur, dhe askush nuk është i barabartë me Të. Lavdërimet e shumta dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij, deri në Ditën e Kijametit. Më tej: O ju vëllezër të virtytshëm, do të flasim sonte - in shaa Allah - për çështjen e katërt, nga katër çështjet të cilat i kemi detyrë që t’i mësojmë. Dhe ajo është: durimi përgjatë dëmtimeve në kërkimin e diturisë, në punimin me të dhe në thirrjen drejt saj, sepse është më se e ditur se ai që i thërret njerëzit dhe urdhëron të mirën dhe ndalon nga e keqja, patjetër që do të përballet me dëmtime nga ana njerëzve të këqinj, sepse shumë prej njerëzve nuk e duan të mirën, porse duan tekat, duan harramet dhe epshet. Dhe nëse atyre u vjen dikush që i thërret tek Allahu dhe i largon ata nga epshet e tyre, atëherë domosdo që ai do të përballet me kundërpërgjigje nga ana e tyre, me fjalë apo me vepër. Kështu që, obligimi i atij që thërret tek Allahu dhe kërkon Fytyrën e Allahut, është që të durojë dëmtimet dhe të vazhdojë thirrjen e tij. Dhe shembulli i tij është i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe të Dërguarit Fisnikë - ‘alejhimus-salatu ues-selam -. Çfarë hasi i Dërguari i Allahut - sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem - nga njerëzit? Sa dëmtime me fjalë e me vepra hasi nga ata? Ata thanë se ai është “magjistar”, thanë se ai është “gënjeshtar”, thanë se ai është “i çmendur”, thanë se ai është “fallxhor” dhe fjalë të tjera si këto. Ata e dëmtuan atë, e qëlluan me gurë - ‘alejhis-salatu ues-selam - dhe ia gjakosën thembrat e këmbëve - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, kur ai i thirri ata tek Allahu ‘Azze ue Xhel-le -. Ata i hodhën mbi shpinë fetusin e devesë së ngordhur, kur ai ishte në sexhde, duke u falur në Qabe. Ata e kanosën atë me vrasje dhe e kërcënuan. Kurse në betejën e Uhudit atij i thyen dhëmbin e parë dhe i çanë kokën dhe ra në një gropë - ‘alejhis-salatu ues-selam -, ndërkohë që ai është Pejgamberi i Allahut. Të gjitha këto dëmtime i hasi në thirrjen për tek Allahu. Mirëpo ai duroi dhe e mbajti veten. Prandaj, ai i cili e merr përsipër përcjelljen e kësaj thirrjeje, patjetër që do të përballet me dëmtime, në varësi të imanit dhe thirrjes së tij, mirëpo ai e ka detyrë që të durojë.

ُ ‫صا ِب ُروا َو َرا ِب‬ َّ ‫طوا َواتَّقُوا‬ ْ ‫ِين آ َمنُوا ا‬ َ ‫اَّللَ لَعَلَّ ُك ْم ت ُ ْف ِلح‬ َ ‫يَا أَيُّ َها الَّذ‬ ٢٠٠( ‫ُون‬ َ ‫ص ِب ُروا َو‬ “O besimtarë. Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni.” Aali-Imran, 200


Dhe ai duhet ta dijë se çdo dëmtim që ai përjeton, do të jetë në krahun e peshores me veprat e tij të mira dhe do t’i ngrihen gradët Ditën e Kijametit. Andaj, kijeni frikë Allahun dhe bëni durim!

- Sabri (durimi) nga ana gjuhësore do të thotë: përmbajtje dhe ndalim. Kurse në terminologjinë (Sheriatike) do të thotë: të përmbash veten nga dëshpërimi dhe të mbash gjuhën nga të ankuarit dhe gjymtyrët nga gjuatja e faqeve me shuplaka dhe nga shqyerja e xhepave.

- Durimi është disa llojësh: durimi në bindjen ndaj Allahut, durimi në mos kundërshtimin e Allahut dhe durimi në çdo gjë që ndodh me Kaderin (Caktimin) e Allahut. Kështu që, thirrësi e ka detyrë që të bëjë durim kur mëson diturinë, sepse mësimi i diturisë kërkon durim, durim të madh. Nuk arrihet dija me rehatinë e trupit, sikurse kanë thënë dijetarët e Selefëve. Ai e ka detyrë që të bëjë durim në punimin me këtë dije.

َّ ‫سبُلَنَا َو ِإ َّن‬ َ ِ‫سن‬ َ ‫َوالَّذ‬ ٦٩( ‫ين‬ ُ ‫ِين َجا َهدُوا فِي َنا لَ َن ْه ِديَنَّ ُه ْم‬ ِ ‫اَّللَ لَ َم َع ْال ُم ْح‬ “Ata që përpiqen për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët.” el-Ankebut, 69 Dhe ai duhet të bëjë durim në thirrjen për tek Allahu.

ْ ‫فَا‬ ‫س ِل‬ ُ ‫الر‬ ُّ ‫صبَ َر أُولُو ْال َع ْز ِم ِم َن‬ َ ‫صبِرْ َك َما‬ “Prandaj, ti bëhu i durueshëm, ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të Dërguarit e vendosur.” el-Ahkaf, 35

ْ ‫َوا‬ َ ُ‫علَى َما يَقُول‬ ١٠( ‫ون َوا ْه ُجرْ ُه ْم َه ْج ًرا َج ِميال‬ َ ْ‫ص ِبر‬ “Andaj bëj durim për ato që thonë ata.” el-Muzemmil, 10

ْ ‫َوا‬ َ‫ص ِبرْ ِل ُح ْك ِم َر ِبِّك‬ “Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd.” et-Tuur, 48

ْ َ‫علَى َما ُك ِذِّبُوا َوأُوذُوا َحتَّى أَتَا ُه ْم ن‬ ‫ت‬ َ ‫صبَ ُروا‬ ُ ‫َولَقَ ْد ُك ِذِّبَ ْت ُر‬ ِ ‫ص ُرنَا َوَّل ُمبَ ِدِّ َل ِل َك ِل َما‬ َ َ‫س ٌل ِم ْن قَ ْب ِلكَ ف‬ َّ َ ‫س ِل‬ ٣٤( ‫ين‬ َ ْ‫اَّللِ َولَقَ ْد َجا َءكَ ِم ْن نَبَ ِإ ْالمُر‬


“Edhe para teje shumë të dërguar janë mohuar, por ata e kanë duruar mohimin dhe lëndimin (që kanë pësuar), derisa u ka ardhur ndihma Jonë.” el-En’aam, 34 Me durim vjen ndihma, sikurse ka thënë Pejgamberi - ‘alejhis-salatu ues-selam -:

ْ َّ‫َو ا ْعلَ ْم أ َ َّن الن‬ َّ ‫ص َر َم َع ال‬ ‫صبْر‬ “Dhe dije se ndihma vjen me durimin.” Nëse Ehli-Suneti duron në marrjen e diturisë, në punimin me të dhe në thirrjen drejt saj, atyre do t’u vijë ndihma dhe ngadhënjimi me Lejen e Allahut. Prandaj Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - duronte pavarësisht dëmtimeve që ia shkaktonte populli i tij, dhe thoshte:

ْ ‫الل ُه َّم‬ ‫اغ ُْفِرْ ِل َقوْ ِمي ألَنَّ ُه ْم َّل يَ ْعلَ ُمون‬ “O Allah fale popullin tim sepse ata nuk dijnë.” Ka thënë Shejkhu jonë, Ahmed en-Nexhmij - rahimehullah -: “Dëmtimet patjetër që do të ndodhin. Dëmtimet mund të jenë të lehta ose të rënda, mirëpo është detyrë që t’u bësh ballë atyre me durim, dhe mos u mërzit, porse thirr tek Allahu me urtësi dhe me këshillim të mirë.” Ka thënë Allahu - Subhanehu ue Te’ala -:

َ ُ‫صبَ ُروا َوكَانُوا بِآيَاتِ َنا يُوقِن‬ َ ُ‫َو َجعَ ْلنَا ِم ْن ُه ْم أ َ ِئمَّةً َي ْهد‬ ٢٤( ‫ون‬ َ ‫ون بِأَمْ ِرنَا لَمَّا‬ “Ne zgjodhëm prej tyre prijës, të cilët udhëzonin me urdhërin Tonë, kur ata duruan dhe besuan bindshëm në ajetet tona.” es-Sexhdeh, 24 Sikurse ka thënë ‘Umeri - radij-Allahu ‘anhu -: “Çastet më të mira të jetës për ne kanë qenë ato kur kemi bërë durim.” ‘Aliu - radij-Allahu ‘anhu - thotë: “Durimi në Iman është si pozita që ka koka në trup.” Pejgamberi - ‘alejhis-salatu ues-selam - thotë:

َ ‫ع‬ َّ ‫سعا ً ِم ْن ال‬ ‫صبْر‬ َ ٌ‫اعط َي أ َ َحد‬ ِ ‫ما‬ َ ْ‫طا ًء َخي ًْرا َو َّل أَو‬ “Nuk i është dhënë njeriut gjë më e mirë dhe më e bollshme sesa durimi.” Dhe ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - thotë:


َ َ ‫و من يَت‬ ُ‫صبَّر يص ِبِّرْ هُ هللا‬ “Kush bën durim, Allahu ka për t’i dhënë durim.” Bëj durim o vlla, o kërkuesi i diturisë, bëj durim në mësimin e diturisë, në punimin me të dhe në thirrjen drejt saj. Kanë thënë dijetarët: Kush e mëson diturinë, punon me të dhe thërret drejt saj, patjetër që do të përballet me dëmtime, prandaj ai duhet të jetë i duruar.

ْ َ‫َو ْالع‬ َّ ‫ِين آ َمنُوا َوع َِملُوا ال‬ َ ‫) إَِّل الَّذ‬٢( ‫ان لَ ِفي ُخس ٍْر‬ َ ‫س‬ ‫ق‬ ِ ‫صا ِل َحا‬ َ ‫) إِ َّن اإل ْن‬١( ‫ص ِر‬ ِ ِّ ‫ت َوت َ َواصَوْ ا بِ ْال َح‬ َّ ‫) َوت َ َواصَوْ ا ِبال‬ ٣( ‫صب ِْر‬ “Pasha kohën. Me të vërtetë njeriu është në humbje të sigurtë. Me përjashtim të atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, si dhe këshilluan njëri-tjetrin me të vërtetën dhe këshilluan njëri-tjetrin me durimin.” el-Asr, 1-3 “Me përjashtim të atyre që besuan” është besimi me dije; “dhe bënë vepra të mira” është punimi me dijen; “si dhe këshilluan njëri-tjetrin me të vërtetën” është daveti, thirrja; “dhe këshilluan njëri-tjetrin me durimin” është durimi gjatë përballjes me dëmtimet. Dhe këto janë katër çështjet. Sikurse ka thënë edhe Imam Ibnul-Kajjim - rahimehullah -: “Që njeriu të përpiqet në marrjen e dijes, të përpiqet në punimin me të, të përpiqet në davet dhe të përpiqet në durimin, në përballimin e vështirësive në thirrjet për tek Allahu ‘Azze ue Xhel-le -.” Lus Allahun - Xhel-le ue ‘Alaa - me Emrat e Tij të Bukur dhe Cilësitë e Tij të Larta, që të na japë neve dhe juve dije të dobishme, vepra të mira dhe sinqeritet në fjalë dhe në vepra. Po e mbyll me kaq. Lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

Mësimi i nëntë


Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij, Shokët e tij, Tabi’inët dhe për të gjithë ata që i pasuan me mirësi deri në Ditën e Kijametit. E më pas: O ju vëllezër të virtytshëm, vazhdojmë mësimin tonë në shpjegimin e “Tri Parimeve”, të Imamit dhe Muxhedidit, Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab - rahimehullah -. U ndalëm tek fjala e Imamit - rahimehullah -: “E katërta: durimi i dëmtimeve me të cilat përballesh.” Domethënë kjo është një prej katër çështjeve, që robi e ka detyrë që t’i mësojë. Pastaj folëm rreth durimit dhe dobitë e tij. Pastaj tha autori rahimehullah -: “Dhe argumenti është Fjala e të Lartësuarit:

ْ َ‫َو ْالع‬ َّ ‫ِين آ َمنُوا َوع َِملُوا ال‬ َ ‫) إَِّل الَّذ‬٢( ‫ان لَ ِفي ُخس ٍْر‬ َ ‫س‬ ‫ق‬ ِ ‫صا ِل َحا‬ َ ‫) إِ َّن اإل ْن‬١( ‫ص ِر‬ ِ ِّ ‫ت َوت َ َواصَوْ ا بِ ْال َح‬ َّ ‫َوت َ َواصَوْ ا ِبال‬ ٣( ‫صب ِْر‬ “Pasha kohën. Me të vërtetë njeriu është në humbje të sigurtë. Me përjashtim të atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, si dhe këshilluan njëri-tjetrin me të vërtetën dhe këshilluan njëri-tjetrin me durimin.” el-Asr, 1-3 E ke detyrë o robi Allahut që t’i mësosh këto katër çështjet në detaje. Nëse të pyet dikush: Cili është argumenti që ne e kemi detyrë mësimin e tyre? Atëherë thuaji atij: Fjala e Allahut të Lartësuar: ‫“ َو ْالعَص ِْر‬Pasha kohën....” sureja el-Asr. Qëllimi i Fjalës së Allahut të Lartësuar: ‫ت‬ ِ ‫“ إَِّل ا َّل ِذينَ آ َمنُوا َوع َِملُوا الصَّا ِلحَا‬Me përjashtim të atyre që besuan dhe bënë vepra të mira”, kjo është çështja e parë dhe çështja e dytë. Te Fjala e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -: ‫“ إَِّل الَّ ِذينَ آ َمنُوا‬Me përjashtim të atyre që besuan”,është dija, sepse besimi (imani) s’mund të jetë pa dije. Dhe dija është: njohja e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -, njohja e Pejgamberit të Tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, dhe njohja e fesë Islame me argumente. Çështja e dytë është punimi me të, që është marrë nga Fjala e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -: ‫َوع َِملُوا‬ ‫ت‬ ِ ‫“ الصَّا ِلحَا‬dhe bënë vepra të mira”. Çështja e tretë është thirrja tek dija dhe punimi me të, e cila është marrë nga Fjala e Allahut të Lartësuar: ‫َق‬ ِ ِّ ‫“ َوت َ َواصَوْ ا بِ ْالح‬si dhe këshilluan njëri-tjetrin me të vërtetën”. Kurse çështja e katërt është durimi i dëmtimeve që has gjatë kësaj, që është marrë nga Fjala e Allahut të َّ ‫“ َوت َ َواصَوْ ا ِبال‬dhe këshilluan njëri-tjetrin me durimin.” Lartësuar: ‫صب ِْر‬ Fjala e Allahut - Xhel-le ue ‘Alaa -: ‫“و ْال َعصْر‬ َ Uel-asr” Fjala ‫“ َو‬Ue” këtu është betim, ْ kurse‫“العَصْر‬el-asr” është emri në të cilin betohet Allahut, dhe me të është për qëllim koha dhe zamani. Është betuar Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa - në kohën, e cila është e krijuar. Allahu i Përsosur nga çdo e metë betohet në çdo krijesë që do Ai, kurse krijesa nuk betohet në tjetërkënd pos Allahut. Dhe Allahu i Përsosur nga çdo e metë betohet veçse në gjëra që kanë rëndësi dhe në shenjat treguese të të Përsosurit nga


çdo e metë. Tek kjo sure ka argument për Fuqinë e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -. Pastaj, ato që ndodhin në këtë kohë, siç janë incidentet, fatkeqësitë, begatitë, mirësitë dhe çdo gjë që ndodh gjatë kohës, të gjitha këto janë mësime. Po ashtu, nata dhe dita janë koha kur bëhen veprat e mira, sikurse ka thënë Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -:

ُ َ‫ار ِخ ْلفَةً ِل َم ْن أ َ َرادَ أ َ ْن َيذَّ َّك َر أَوْ أ َ َراد‬ ٦٢( ‫ورا‬ ً ‫ش ُك‬ َ ‫) َو ُه َو الَّذِي َجعَ َل اللَّ ْي َل َوالنَّ َه‬ “Ai krijoi natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës, si këshillë për ata që duan ta kujtojnë ose duan ta falenderojnë.” el-Furkan, 62 Nga nata dhe dita nxirret përfitim i madh, nga ai i cili i shfrytëzon ato në bindje ndaj Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -. Koha e punës është dita dhe nata. Ajo është koha e përfitimit të mirë dhe punimit për Botën Tjetër. Dhe koha është përmendur tek Fjala e Allahut të Lartësuar:

ْ َ‫َو ْالع‬ ‫صر‬ “Pasha kohën...” Pra, u betua Allahu në kohën, në mirësinë e Tij, për ata që e shfrytëzojnë atë në bindje ndaj Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -. Përgjigja e betimit është Fjala e Allahut të Lartësuar:

َ ‫س‬ ْ ‫ان َل ِفي ُخ‬ ‫س ٍر‬ َ ‫ِإ َّن اإل ْن‬ “Me të vërtetë njeriu është në humbje të sigurtë.” Pra, që të gjithë bijtë e Ademit, asnjë nuk përjashtohet, as mbretërit, as presidentët, as pasanikët, as fukarenjtë, as të lirët as të robëruarit, as meshkujt as femrat. Nyja “el” tek fjala “el-insan” është gjithëpërfshirëse. Domethënë çdo bir i Ademit është në humbje, në shkatërrim, nëse e humbasin këtë kohë të vyer dhe e shpërdoruan në mosbindje ndaj Allahut, me përjashtim të atyre që i kanë katër cilësi: dija, puna, thirrja tek Allahu dhe durimi gjatë kësaj. Dhe nuk mund të arrihet besimi në Allahun veçse nëpërmjet dijes, e cila është: njohja e Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -; dhe bënë vepra të mira, pra bënë punët e obliguara dhe punët e pëlqyera. Kështu, ata e shfrytëzuan kohën e tyre në bindje ndaj Allahut, këshilluan me të vërtetën, domethënë urdhëruan të mirën dhe ndaluan nga e keqja, thirrën tek Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -, u mësuan të tjerëve dijen e dobishme dhe përhapën dijen dhe mirësinë tek njerëzit; dhe këshilluan njëri-tjetrin për të bërë durim, domethënë bënë durim në dëmet me të cilat u përballën. Dhe durimi është disa llojësh:


- Lloji i parë: durimi në bindjen ndaj Allahut, sepse vetja e njeriut e do dembelizmin dhe e do rehatinë, prandaj njeriu duhet medoemos ta shtyjë veten e tij drejt bindjes, drejt namazit, drejt agjërimit dhe ibadeteve të tjera.

- Lloji i dytë: durimi në ato që i ka ndaluar Allahu, sepse vetja njeriut i do harramet dhe epshet, prandaj ai duhet patjetër që ta ndalojë veten e tij nga harramet, dhe për këtë ka nevojë për durim.

- Lloji i tretë: durimi në sprovat e dhimbshme, në fatkeqësitë që i bien njeriut, siç është vdekja e ndonjë të afërmi, humbja e pasurisë, apo ndonjë sëmundje që i bie njeriut. Prandaj ai duhet me doemos të ketë durim me Vendimin dhe Caktimin e Allahut, dhe nuk duhet të dëshpërohet e të revoltohet, porse duhet ta mbajë veten nga revoltimi, ta mbajë veten nga dëshpërimi, t’i mbajë gjymtyrët e tij nga gjuajtja e vetes dhe grisja e rrobave (nga dëshpërimi i madh). Kurse për sa i përket gjynaheve, ai nuk duhet të bëjë durim në bërjen e tyre, porse duhet të pendohet tek Allahu dhe të largohet nga ato, sepse gjynahet janë mosbindje ndaj Allahut. Ndërsa në fatkeqësitë tek të cilat t’i nuk mund të ndikosh dot, pasi ato janë nga Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - dhe Ai i ka caktuar ato si provim apo testim apo si dënim për ty për gjynahet që i ke bërë, sikurse ka thënë Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -:

‫س َب ْت أ َ ْيدِي ُك ْم‬ َ َ ‫َو َما أ‬ َ ‫صابَ ُك ْم ِم ْن ُم ِصي َب ٍة فَبِ َما َك‬ “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë...” eshShuura, 30 Nëse të bie ndonjë fatkeqësi në veten tënde, në pasurinë tënde apo në fëmijën tënd, atëherë bëj durim dhe shpreso shpërblim për këtë. Prandaj Imam Shafiu rahimehullah - ka thënë: “Sikur Allahu të mos u kishte zbritur argument tjetër krijesave të Tij pos kësaj sureje, ajo do t’u kishte mjaftuar atyre.” Dhe kanë thënë Selefët: “Sikur njerëzit të meditonin në këtë sure, kjo do t’u kishte mjaftuar atyre.” Pra, kjo sure është e mjaftueshme në nxitjen për t’u kapur mbas Fesë Islame, për t’u kapur mbas Imanit, veprave të mira, thirrjes drejt tyre dhe durimit gjatë gjithë kësaj. Dhe nuk ishte qëllimi i Imam Shafiut se kjo sure është e mjaftueshme për të gjithë Sheriatin, sepse ka dispozita në Sheriat të cilat nuk janë përmendur tek kjo sure. Mirëpo qëllimi është se kjo sure përmblodhi çështjet më të rëndësishme të Fesë, siç është imani, vepra, thirrja drejt tyre dhe durimi gjatë kësaj. Imani përfshin çështje të shumta: fjala me gjuhë, besimi me zemër dhe vepra me gjymtyrë. Dhe ka thënë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh - rahimehullah - për këtë sure: “Ka njoftuar Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - se të gjithë njerëzit janë të humbur, me


përjashtim të atyre që janë besimtarë, punëmirë, dhe me të tjerët janë këshillues për të vërtetën dhe për durim.” Dhe ka thënë Imam Ibnul-Kajjim - rahimehullah -: “Selefët kanë ixhma se dijetari nuk meriton që të quhet “rabbanij” (edukator) deri sa të njohë hakun dhe të punojë me të. Dhe kur ta njohë hakun dhe të punojë me të, atëherë ai do të thirret i madh në mbretërinë e qiejve.” Lus Allahun - Xhel-le ue ‘Alaa - që të na japë neve dhe juve dije të dobishme, vepra të mira dhe sinqeritet në fjalë dhe në vepra. Po e mbyll me kaq. Lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

Mësimi i dhjetë Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qofshin për më të mirin e të gjitha krijesave, si dhe për Familjen e tij, Shokët e tij, Tabi’inët dhe për të gjithë ata që i pasuan me mirësi deri në Ditën e Kijametit. E më pas: O ju vëllezër fisnikë, vazhdojmë mësimin tonë në shpjegimin e “Tri Parimeve”, të Imamit dhe Muxhedidit, Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab - rahimehullah -. U ndalëm tek fjala e Imam Bukharit - rahimehullahu te’ala -: “Kapitulli: dija vjen para fjalës dhe veprës. Dhe argumenti është Fjala e Allahut:

َّ ‫فَا ْعلَ ْم أَنَّهُ َّل إِلَهَ إَِّل‬ َ ِ‫ست َ ْغفِرْ ِلذَ ْن ِبكَ َو ِل ْل ُم ْؤ ِمن‬ ْ ‫اَّللُ َوا‬ ‫ت‬ ِ ‫ين َو ْال ُم ْؤ ِمنَا‬ “Andaj, dije se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos Allahut, dhe kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret.” Muhammed, 19 Pra, ai filloi me dijen përpara fjalës dhe veprës.” Imam Bukhari është Imami Muhamed Ibën Isma’il Ibën Ibrahim el-Bukharij, që i atribohet Bukharasë, një vend në Lindje.


Imam Bukhari është Imami i dijetarëve të hadithit, mali i mësimit përmendësh rahimehullah -, autori i Sahihut, që është libri më i saktë mbas Librit të Allahut ‘Azze ue Xhel-le -. Fjala e Imam Bukharit - rahimehullah -: “Kapitulli: dija vjen para fjalës dhe veprës.” Ai tha kështu sepse vepra nuk të bën dobi, përveç atëherë kur ajo është e bazuar në dije. Ama kur vepra është e bazuar në injorancë, nuk i bën dobi vepruesit të saj, porse do të jetë humbje për të në Ditën e Kijametit. Kështu që, dija duhet të jetë përpara veprës. Fjala dhe vepra e njeriut nuk merret në konsideratë në peshoren e Sheriatit përveç se atëherë kur ato janë të bazuara në dije. Pra, dija është kusht për saktësinë e fjalës dhe veprës. Dhe argumenti gjendet tek ky ajet, tek Fjala e Allahut të Lartësuar: “Andaj, dije se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos Allahut, dhe kërko falje për gjynahun tënd.” Sepse Ai filloi me dijen: “Andaj dije”. Kurse “dhe kërko falje”, kjo është vepra. Pra, i Përsosuri nga çdo e metë filloi me dijen përpara veprës, sepse vepra nëse është e bazuar në injorancë nuk i bën dobi vepruesit të saj. Kështu që, njeriu në radhë të parë fillon me dijen, pastaj punon me atë që mësoi. Ky është themeli. Argumenti tek Fjala e Allahut, tek ajeti, është se Allahu i Lartësuar urdhëroi marrjen e dijes, ngaqë Ai tha: “Andaj dije”. Pastaj Ai urdhëroi fjalën dhe veprën: “dhe kërko falje për gjynahun tënd.”Edhe pse kjo thirrje i drejtohet Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, ajo është edhe për Umetin e tij. Ka thënë Shejkh Ibën ‘Uthejmini - rahimehullah -: “U argumentua Imam Bukhari me këtë ajet për obligueshmërinë e fillimit me dijen përpara fjalës dhe veprës. Dhe ky është argument etherij, domethënë argument i nxjerrë nga Libri i Allahut, që tregon se njeriu së pari mëson, pastaj vepron. Ka edhe argument logjik, teorik, që tregon se dija vjen përpara fjalës dhe veprës, sepse fjala apo vepra nuk mund të jetë e saktë dhe e pranuar derisa të jetë në përputhje me Sheriatin. Dhe vepra e tij nuk mund të jetë në përputhje me Sheriatin përveç me dije. Ka edhe gjëra që njeriu i di ato me fitran (natyrshmërinë) e tij, siç është dija që Allahu është një i adhuruar i vetëm me hak.” [Mbaroi fjala e Shejkh Ibën ‘Uthejminit.] Fjala e Allahut të Lartësuar: “Andaj, dije se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos Allahut, dhe kërko falje për gjynahun tënd.” Ai filloi me dijen përpara fjalës dhe veprës. Allahu i Lartësuar urdhëroi dijen dhe Teuhidin së pari, sepse ky është themeli i fjalës dhe veprës. Ky është themeli i fjalës dhe veprës. Pastaj, sa i përket veprës së mirë: sikur njeriu të bëjë istigfar me mijëra herë, të falë rregullisht namazin natën e ditën, të bëjë haxhin çdo vit, të agjërojë gjatë gjithë vitit, mirëpo ai nuk e ka realizuar Teuhidin, nuk e di Fjalën e Teuhidit, nuk e di kuptimin e saj dhe nuk punon me kërkesat e saj, atij nuk do t’i bëjnë dobi ato ibadete. Kjo për arsye se kur Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dërgoi Mu’adhin në Jemen, siç ka ardhur tek dy Sahihët nga Ibën ‘Abbasi - radij-Allahu ‘anhuma -, i tha: “Vërtet, ti po shkon tek një popull që janë prej Ehli-Kitabëve, prandaj gjëja e parë tek e cila do t’i thërrasësh ata duhet të jetë dëshmia La ilahe il-lAllah…” - kurse në një transmetim tjetër “që ta veçojnë Allahun në adhurim” - “…e nëse ata të binden


për këtë, atëherë njoftoji se Allahu u ka bërë detyrë atyre pesë namazet që falen në çdo ditë e natë.” Ka thënë Imam Khattabiu - rahimehullah -: “Nga ky hadith nxirret se duhet të fillohet me atë që është më e rëndësishme e kështu me radhë.” Dhe ka ardhur tek dy Sahihët, nga hadithi i Ibën ‘Umerit - radij-Allahu ‘anhuma - se Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - ka thënë: “Është ndërtuar Islami mbi pesë shtylla.” Pastaj ai përmendi të parën dy dëshmitë “La ilahe il-lAllah ue enne Muhammeder Rasul-lUllah”, sepse pa realizimin e këtyre dy dëshmive nuk pranohen shtyllat e tjera. Pra, këtu Allahu filloi me dijen e Teuhidit së pari, sepse ajo është themeli i fjalës dhe veprës. Pastaj vepra është fryti i dijes, sikurse ka thënë Imam Ibnul-Kajjim - rahimehullah -: “Fryti i dijes është vepra.” Kjo ishte për sa i përket argumentimit të Imam Bukharit, apo kapitullit që vendosi Imam Bukhari:“Kapitulli: dija vjen para fjalës dhe veprës.” Ky është një argumentim i çmuar. Gjithashtu, kjo tregon për rëndësinë e dijes dhe rëndësinë e përkushtimit ndaj dijes, dhe se njerëzit e devijimit, bidatit dhe bestytnive kanë devijuar vetëm se për shkak të injorancës së tyre. Prandaj ka thënë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh - rahimehullah - për Khauarixhët: “Me të vërtetë ata janë injorantë që e kundërshtuan Kur`anin dhe Sunetin me injorancën e tyre.” Ka thënë Imam Maliku - rahimehullah -: “Disa njerëz iu përkushtuan ibadetit dhe e humbën dijen, kështu dolën kundër Umetit të Muhamedit me shpatat e tyre. Sikur ata të kishin ndjekur rrugën e dijes, kjo do t’i kishte ndaluar ata (nga dalja kundër Umetit).” Ka thënë Imam Ibnul-Kajjim - rahimehullah -: “Çdo fitne që ka ndodhur nga fitnet e shubuhateve (dyshimeve dhe pështjellimeve në Fe), ka ndodhur për shkak të shkurtpamësisë dhe dijes së cekët.” Gjithashtu, një fjalë të ngjashme e ka thënë Hafidh Ibën Haxheri - rahimehullah për Khauarixhët: “Ata nuk u ndriçuan me dritën e dijes dhe nuk u kapën mbas litarit të pakëputshëm (të udhëzimit), kështu që devijuan vetë dhe i devijuan edhe të tjerët. Prandaj ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - se ata janë të rinj në moshë dhe mendjelehtë, e lexojnë Kur`anin dhe ai nuk kalon përtej gurrmazeve të tyre…” Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe merrni dije dhe kuptojeni drejt Fenë e Allahut, që të jetë ibadeti juaj i saktë dhe robi të jetë në dritë nga Allahu. Kijeni frikë Allahun dhe Allahu do t’ju mësojë. Përkujdesuni për marrjen e dijes dhe merreni atë nga njerëzit e dijes, nga dijetarët e Sunetit, dhe ruhuni nga njerëzit e bidatit! Ruhuni nga njerëzit e bidatit dhe devijimit!


Lus Allahun - Xhel-le ue ‘Alaa - që të na japë neve dhe juve dije të dobishme, vepra të mira dhe sinqeritet në fjalë dhe në vepra. Po e mbyll me kaq. Lavdërimet, shpëtimi dhe begatitë e Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

Mësimi i njëmbëdhjetë Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij, Shokët e tij, Tabi’inët dhe për të gjithë ata që i pasuan me mirësi deri në Ditën e Kijametit. E më pas: Tri çështje, Muslimani i ka detyrë që t’i mësojë dhe të punojë me to. Tha Imami dhe Muxhedidi, Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab - rahimehullah -: “Dije – Allahu të mëshiroftë – se është obligim për çdo Musliman e Muslimane që t’i mësojë këto tri çështje dhe të punojë me to.” Fjala e Imamit dhe Muxhedidit: “Dije”: kjo fjalë përdoret për të tërhequr vëmendjen për atë që do të përmendet mbas saj. Kuptimi i saj është: mëso, kupto dhe bindu. Fjala “Dije” është folje urdhërore. Ai të nxit dhe të urdhëron që të mësosh këto tri çështje. Dhe kjo është nga metoda e autorit - rahimehullah -, siç e kemi përmendur edhe më herët fjalën e tij: “Dije Allahu të mëshiroftë -…”, si dhe do të vijë më mbas fjala tjetër e tij: “Dije - Allahu të udhëzoftë në bidjen ndaj Tij -…”, si dhe fjalë të tjera të ngjashme. Pra, ai nxit për dije dhe vepra. Pastaj tha: “Dije - Allahu të mëshiroftë -…”. Kjo është lutje nga Imami dhe Muxhedidi - rahimehullah -, për kërkimin e mëshirës. Kjo tregon për këshillën e sinqertë të autorit - rahimehullah -, dashurinë e tij për ata të cilët po i thërret dhe dhembshurinë e tij për ta. Pra, ai i thërret ata dhe e fillon fjalën e tij duke u lutur për ta, në mënyrë që ajo të jetë më e pranueshme për ta dhe ata ta dëgjojnë me vëmendje e ta pranojnë këtë libër dhe këto çështje. Mësuesi duhet që të dalë përpara kërkuesit të dijes me dhembshuri dhe mëshirë, si dhe t’ia dojë të mirën atij.


Pastaj ai tha: “Dije - Allahu të mëshiroftë - se është obligim për çdo Musliman e Muslimane…” Fjala e tij “se është obligim”: obligimi “el-uuxhuub” është i njohur tek dijetarët e Usulit, se kush e vepron atë shpërblehet dhe kush e lë dënohet. Origjina e fjalës “uuxhub” në gjuhën Arabe është“eth-thubuut” (palëkundshmëri) dhe “elistikrar” (qëndrueshmëri). Thuhet: “uexhebe kedha”,d.m.t.h “thebete” dhe “istekarra”, që do të thotë: kjo gjë u bë e palëkundur, u bë e qëndrueshme. Ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

‫فَ ِإذَا َو َجبَ ْت ُجنُوبُ َها‬ “Kur ato të bien në tokë...” el-Haxh, 36 Domethënë, kur bagëtitë të bien në tokë dhe të mos lëvizin më, të jenë të vdekura, pasi që u therën. Fjala e tij “ është obligim” tregon se ky është urdhër dhe nuk është gjë e pëlqyeshme, nëse do e merr e nëse do e lë. Kjo është detyrim nga Allahu - Subhanehu ue Te’ala -. Nuk është ky obligim nga ana e Shejkhut, porse është nga ana e Allahut ‘Azze ue Xhel-le. Ai e ka zbritur urdhërimin e këtyre çështjeve për robërit në Kur`an dhe në Sunet. [Çështje gjuhësore]: Fjala e tij:

ّ ُ‫ َر ِح َم َك هللا‬- ‫ا ْعلَم‬ ‫سا ِئ ِل‬ ِ ‫ب على ك ِّل ُم ْس ِل ِم ِّ و ُم ْس ِل َم ِة ِّ تَ َعلُّ ُم ثَال‬ ُ ‫أن ّ​ّهُ َي ِج‬ َ ‫ث َه ِذ ِه ْال َم‬ “Dije – Allahu të mëshiroftë – se është obligim për çdo Musliman e Muslimane që t’i mësojë këto tri çështje dhe të punojë me to.”

- Së

pari, Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij - rahimehullah - në shpjegimin e tij të “Tri Parimeve” e kundërshtoi këtë shprehje të autorit, dhe ishte i mendimit se shprehja e saktë duhet të ishte:

‫ث و العَ َم ُل بِ ِه َّن‬ ِ ‫سائ ِل الثال‬ َ ‫تَ َُعَلُّ ُم َه ِذ ِه ال َم‬ Pra, në vend të fjalës së autorit:

‫سائِ ِل‬ ِ ‫تَعَلُّ ُم ثَال‬ َ ‫ث َه ِذ ِه ْال َم‬ Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij tha:


‫ث و العَ َم ُل ِب ِه َّن‬ ِ ‫سائ ِل الثال‬ َ ‫تَ َُعَلُّ ُم َه ِذ ِه ال َم‬ Pra, çdokush që është i ngarkuar me detyrat sheriatike, mashkull apo femër, i lirë qoftë apo skllav, e ka këtë detyrë individuale (që t’i mësojë këto tre çështje dhe të punojë me to). Njeriu dënohet nëse e lë këtë detyrë, nëse nuk i njeh këto çështje me dije të saktë, nuk beson në domethëniet e tyre dhe nuk punon me kërkesat e tyre, sepse puna është fryti i dijes. Ka thënë shejkhu jonë, Ahmed en-Nexhmij rahimehullah -: “Me këto tri çështje njihet realiteti i Teuhidit. Autori rahimehullah - i ka kufizuar këto çështje në tre, duke mbledhur dhe analizuar tekstet e Kur`anit dhe Sunetit.” Domethënë, ai nuk i nxorri ato nga vetja e vet, porse i nxorri ato nëpërmjet mbledhjes dhe analizimit të teksteve të Kur`anit dhe Sunetit, prej nga i mori këto tre çështje. Fjala e tij: “se është obligim për çdo Musliman e Muslimane”, domethënë është obligim individual, për çdo Musliman dhe Muslimane, për atë që është ingarkuar me detyrat sheriatike, pasi që ka arritur moshën e pjekurisë dhe është i shëndoshë mendërisht. Këto tri çështje që i ka përmendur Imami dhe Muxhedidi Muhammed Ibën ‘AbdilUehhab - rahimehullah - janë: •

-

çështja e parë lidhet me Teuhidin Rububijeh;

-

çështja e dytë lidhet me Teuhidin Uluhijeh;

• - kurse çështja e tretë lidhet me miqësinë dhe armiqësinë në Islam (elUelaa` uel-Beraa`). Këto janë çështje të rëndësishme, në të cilat hyjnë burrat dhe gratë, meshkujt dhe femrat, të lirët dhe skllevërit, sepse femra merr pjesë njësoj si burri në shumë prej obligimeve, përveç atëherë kur argumenti i specifikon burrat me një detyrë të caktuar, siç është obligimi i faljes së namazit me xhemat në xhami, namazi i Xhumasë, vizita e varrezave, Xhihadi në Rrugë të Allahut etj.. Pra, kur argumenti tregon se burrat janë specifikuar me një detyrë të caktuar, ai tregon se ajo detyrë është e veçantë vetëm për ata. Në të kundërt, parimi bazë është se burrat dhe gratë janë të barabartë në obligime dhe në largimin nga ndalesat dhe në ngarkesat e tjera sheriatike. Kështu që, obligimi i burrave dhe grave është që të mësojnë çështjet e fesë së tyre, sidomos çështjet e Akijdes. Pra, është detyrë që të mësohen këto tri çështje. Dhe mësimi do të thotë: ta marrësh dijen nga dijetarët, të mësosh përmendësh, të kuptosh dhe të njohësh. Nuk është për qëllim me të vetëm leximi apo informimi i lirë - siç thonë - porse është për qëllim


marrja e dijes nga dijetarët. Dhe nuk lejohet që të merret dija vetëm nga librat, siç është gjendja sot, kur disa njerëz, disa studentë e marrin dijen vetëm nga librat dhe nuk e marrin nga dijetarët dhe as nuk i pyesin dijetarët. Dëmet e këtij njeriu janë më të mëdha sesa dëmi i atij që është injorant, sepse injoranti e di që është injorant dhe nuk e kalon kufirin e tij. Ndërsa ai që hiqet se ka dije mendon se është dijetar. Thotë shejkhu jonë, Shejkh Salih el-Feuzan - Allahu i dhëntë sukses -: “Ai që hiqet se ka dije mendon se është dijetar. Kështu, ai e bën hallall atë që Allahu e ka bërë harram, dhe e bën harram atë që Allahu e ka bërë hallall. Ai flet dhe thotë për Allahun gjëra për të cilat nuk ka dije. Dhe kjo është një çështje e rrezikshme.” Kështu thotë Shejkhu - Allahu e ruajt. Lusim Allahun e Lartësuar, me Emrat e Tij të Bukur dhe Cilësitë e Tij të Larta, që të na japë neve dhe juve dije të dobishme, vepra të mira dhe sinqeritet në fjalë e vepra. Po e mbyll me kaq. Lavdërimet dhe paqja e Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

Mësimi i dymbëdhjetë Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për atë që u dërgua si paqe për të gjithë njerëzimin, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij, Shokët e tij, Tabi’inët dhe për të gjithë ata që i pasuan me mirësi deri në Ditën e Kijametit. E më pas: O ju vëllezër të nderuar, vazhdojmë mësimin tonë në shpjegimin e “Tri Parimeve”, të imamit dhe muxhedidit, Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab - rahimehullah -. Mësimin e shkuar filluam me mesazhin e dytë, që është fjala e autorit - rahimehullah -:

ِّ - ‫ا ْعلَم‬ ْ ‫س ِل ِم ُِ و ُم‬ ْ ‫أن ُِّهُ يَ ِجبُ على ك ِ ِّل ُم‬ ‫سائِ ِل‬ ِ ‫س ِل َم ِة ُِ تَعَلُّ ُم ثَال‬ َ ‫ث َه ِذ ِه ْال َم‬ “ iëlem ennehu jexhibu ‘ala kul-li Muslimin ue Muslimetin te’al-lumu thelathi hadhihi el-mesa`il.” “Dije se është obligim për çdo Musliman e Muslimane që t’i mësojë këto tri çështje dhe të punojë me to.” Përmendëm se fjalia e saktë është që të thuhet:


‫ث‬ ِ ‫سائ ِل الثال‬ َ ‫تَ َُعَلُّ ُم َه ِذ ِه ال َم‬ “…te’al-lumu hadhihi el-mesa`ili eth-thelath.” Kurse sot - in shaa Allah - do të fillojmë me sqarimin e këtyre tri çështjeve.

- “Çështja e parë është: që Allahu na ka krijuar e furnizuar dhe nuk na ka braktisur. Përkundrazi, ai na dërgoi një të dërguar: kush i bindet atij hyn në Xhenet, e kush nuk i bindet hyn në Zjarr. Dhe argumenti është Fjala e të Lartësuarit:

‫صى فِرْ عَوْ ُن‬ َ ‫س ْلنَا ِإلَ ْي ُك ْم َرسُوَّل شَا ِهدًا‬ َ ‫) فَ َع‬١٥( ‫س ْلنَا ِإلَى فِرْ عَوْ َن َرسُوَّل‬ َ ْ‫ع َل ْي ُك ْم َك َما أَر‬ َ ْ‫ِإنَّا أَر‬ ١٦( ‫الرسُو َل فَأ َ َخ ْذنَاهُ أ َ ْخذًا َو ِبيال‬ َّ “Ne, me të vërtetë, ju kemi sjellë një të Dërguar dëshmitar mbi ju, ashtu siç ia çuam një të dërguar Faraonit. Por Faraoni nuk iu bind të Dërguarit, andaj i çuam dënim të rëndë.” el-Muzemmil, 15-16. ” Fjala e imami dhe muxhedidit - rahimehullah -: “Allahu na ka krijuar e furnizuar.” Domethënë: Ai na solli në ekzistencë pasi që nuk ekzistonim. Pra, ne, përpara se të na krijonte Ai, nuk ishim asgjë, sikurse ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

١( ‫ورا‬ َ ‫َه ْل أَتَى‬ َ ‫ان ِحي ٌن ِم َن الدَّ ْه ِر لَ ْم يَ ُك ْن‬ ً ‫ش ْيئًا َم ْذ ُك‬ َ ‫علَى اإل ْن‬ ِ ‫س‬ “Vallë, a nuk ka kaluar një periudhë kohore, kur njeriu nuk ishte asgjë për t’u përmendur?!”el-Insan, 1 Dhe Fjala e të Përsosurit nga çdo e metë:

٩( ‫ش ْيئًا‬ َ ‫قَا َل َكذَ ِلكَ قَا َل َربُّكَ ُه َو‬ َ ‫ع َل َّي َه ِيِّ ٌن َوقَ ْد َخلَ ْقتُكَ ِم ْن قَ ْب ُل َولَ ْم تَ ُك‬ “Ai tha: “Kështu ka thënë Zoti yt. Kjo për mua është lehtë. Unë të kam krijuar edhe ty më parë, ndërkohë që nuk ekzistoje.”” Merjem, 9 Njeriu përpara se të krijohet nuk ishte asgjë, nuk ekzistonte. Ai që e solli atë në ekzistencë është Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa. Është Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa. Allahu i Përsosur nga çdo e metë thotë:

ُ ‫َو َما َخلَ ْق‬ ٥٦( ‫ون‬ َ ‫ت ْال ِج َّن َواإل ْن‬ ِ ُ‫س إَِّل ِليَ ْعبُد‬


“Unë nuk i kam krijuar xhindët dhe njerëzit përveç se që ata të më adhurojnë Mua të vetëm.” edh-Dharijjat, 56 Allahu i Përsosur nga çdo e metë thotë:

َّ ُ ‫اَّللُ َخا ِل‬ ٍ‫ق ُك ِ ِّل ش َْيء‬ “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje.” ez-Zumer, 62 Allahu i Përsosur nga çdo e metë thotë:

َ ‫أ َ ْم ُخ ِلقُوا ِم ْن‬ َ ُ‫غي ِْر ش َْيءٍ أَ ْم ُه ُم ْال َخا ِلق‬ ٣٥( ‫ون‬ “A mos u krijuan ata nga hiçi, apo mos vallë ata vetë janë krijuesit?” et-Tuur, 35 Pra, kjo tregon se patjetër që ka një Krijues. Ky univers patjetër që e ka një Krijues, patjetër që është një Krijues që e ka sjellë në ekzistencë. Ky univers nuk erdhi në ekzistencë rastësisht, sikurse thonë disa njerëz të devijimit, siç janë natyralistët, komunistët etj.. Njeriu nuk e krijon veten e tij, prandaj patjetër që ka një Krijues, i Cili është Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa. Pra, Allahu na ka krijuar dhe na ka furnizuar. Kur patëm nevojë për të ngrënë e për të pirë, për t’u veshur e për vendbanim, Allahu i Përsosur nga çdo e metë e dinte për çfarë kishim nevojë, prandaj Ai e nënshtroi çdo gjë në qiej e në tokë në dobinë tonë, që ne të vazhdojmë jetën dhe të ndihmohemi me këto gjëra për të përmbushur qëllimin për të cilin jemi krijuar. Ka thënë Allahu, i Përsosuri nga çdo e metë:

َ ُ ‫عد‬ َّ ‫َوفِي ال‬ ٢٢( ‫ون‬ َ ‫اء ِر ْزقُ ُك ْم َو َما تُو‬ ِ ‫س َم‬ “Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju është premtuar.” edh-Dharijjat, 22 Dhe thotë i Përsosuri nga çdo e metë:

َّ ‫َو‬ ُ ‫اَّللُ يَرْ ُز‬ ٢١٢( ‫ب‬ َ ‫ق َم ْن يَشَا ُء بِغَي ِْر ِح‬ ٍ ‫سا‬ “Allahu furnizon kë të dojë Ai, pa hesap.” el-Bekarah, 212 Kanë thënë dijetarët se rrizku, furnizmi është dy llojësh:

- Lloji i parë: është furnizimi hallall, i cili është i veçantë për Besimtarët. Ai është furnizim i dobishëm. Ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

َّ ‫اَّللِ الَّ ِتي أ َ ْخ َر َج ِل ِعبَا ِد ِه َو‬ َّ ‫قُ ْل َم ْن َح َّر َم ِزينَ َة‬ َ ‫ق قُ ْل ِه َي ِللَّذ‬ ‫ِين آ َمنُوا فِي ْال َح َيا ِة‬ ِ ‫الط ِيِّبَا‬ ِّ ِ ‫ت ِم َن‬ ِ ‫الر ْز‬ ‫صةً يَوْ َم ْال ِقيَا َم ِة‬ َ ‫الدُّ ْنيَا َخا ِل‬


“Thuaj: Kush i ka ndaluar stolitë dhe ushqimet e mira, të cilat Ai i ka krijuar për robërit e Vet? Thuaj: Ato janë për ata që besojnë në këtë botë, ndërsa në botën tjetër do të jenë vetëm për ta (besimtarët).” el-E’araf, 32 Ky lloj është i veçantë vetëm për Besimtarët, që është furnizimi hallall.

- Lloji i dytë: është furnizimi i përgjithshëm, me të cilin mbahet trupi i njeriut, qoftë hallall apo qoftë haram, si dhe qoftë i furnizuari me të Musliman apo qafir. Ka thënë Allahu - Xhel-le ue ‘Alaa -:

َّ ‫علَى‬ ‫اَّللِ ِر ْزقُ َها‬ َ ‫ض إَِّل‬ ِ ْ‫َو َما ِم ْن دَابَّ ٍة فِي األر‬ “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos e ketë furnizimin nga Allahu.” Hud, 6 Domethënë, qoftë Musliman e qoftë qafir (mosbesimtar). Ky pra është furnizimi i përgjithshëm. Tha autori: “…dhe nuk na ka braktisur.” I braktisur është i hedhuri, të cilin e kanë braktisur natën dhe ditën. Pra, Allahu i Lartësuar nuk na lënë pas asnjë detyrë. “Përkundrazi, Ai na dërgoi një të Dërguar: kush i bindet atij hyn në Xhenet, dhe kush nuk i bindet atij hyn në Zjarr.” Pra, kush nuk i bindet atij hyn në Zjarr. Kështu që, nuk lejohet që adhurimet t’i marrim sipas asaj që na pëlqen neve apo duke pasuar qorrazi filanin ose fistekun. Përkundrazi, Allahu padyshim që na dërgoi një të dërguar që të na sqarojë se si ta adhurojmë Atë, sepse adhurimet janë të kufizuara në Kur`an dhe Sunet, dhe nuk lejohet që të adhurohet Allahu me diçka tjetër pos asaj që ka ligjëruar Ai. Ne sapo mësuam që Allahu nuk na ka lënë të braktisur, domethënë as na ka urdhëruar ndonjë gjë e as na ka ndaluar nga ndonjë gjë. Pra, Ai nuk na ka lënë të jetojmë kot, sikurse ka thënë i Përsosuri nga çdo e metë:

ُّ ‫اَّللُ ْال َم ِل ُك ْال َح‬ َّ ‫) فَتَعَالَى‬١١٥( ‫ُون‬ َ ‫ع َبثًا َوأَنَّ ُك ْم ِإلَ ْينَا َّل تُرْ َجع‬ ‫ق َّل إِلَهَ إَِّل ُه َو‬ َ ‫س ْبت ُ ْم أَنَّ َما َخ َل ْقنَا ُك ْم‬ ِ ‫أَفَ َح‬ ١١٦( ‫يم‬ ِ ‫َربُّ ْال َعرْ ِش ْالك َِر‬ “Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?! I lartësuar është Allahu, Mbreti i Vërtetë. S’ka të adhuruar tjetër me hak përveç Atij, Zotit të Arshit Madhështor.” el-Mu`minun, 115-116 Dhe ka thënë i Përsosuri nga çdo e metë:

ُ ‫س‬ ٣٦( ‫سدًى‬ ُ َ‫ان أ َ ْن يُتْ َرك‬ َ ‫سبُ اإل ْن‬ َ ‫أ َ َي ْح‬ “Vallë, a mendon njeriu se do të lihet pa përgjegjshmëri?” el-Kijameh, 36


Domethënë të lihet kot, pa asnjë detyrë. Jo uAllahi! Në të vërtetë Allahu na ka krijuar neve, ka krijuar këto me të cilat furnizohemi dhe mundësitë tona, me një urtësi madhështore, e cila është: që ne të adhurojmë Allahun e Përsosur nga çdo e metë. Ai nuk na krijoi ashtu siç krijoi bagëtitë, të cilat u krijuan për dobinë e robërve, pastaj ngordhin dhe shkojnë, sepse ato nuk janë të ngarkuara, as të urdhëruara dhe të ndaluara nga ndonjë gjë. Porse ty o rob i Allahut, të ka dhënë Allahu logjikë, me të cilën ti bën dallim midis të mirës dhe të keqes.

١٠( ‫َو َهدَ ْينَاهُ النَّ ْجدَي ِْن‬ “Vërtet, Ne i sqaruam atij të dy rrugët.” el-Beled, 10 Domethënë: Ne ia kemi bërë të qartë atij rrugën e të mirës dhe rrugën e të keqes. “Përkundrazi, Ai na dërgoi një të Dërguar: kush i bindet atij hyn në Xhenet, dhe kush nuk i bindet atij hyn në Zjarr.” Dhe i Dërguari është Muhamedi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, Vula e Pejgamberëve. Atë e dërgoi Allahu për ne, që ai të na sqarojë përse jemi krijuar, që të na sqarojë si ta adhurojmë Allahun - ‘Azze ue Xhel-le - dhe që të na ndalojë nga shirku, kufri dhe gjynahet. Kjo është detyra e tij - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Ai na ka lënë në një rrugë të bardhë, nata e saj është njësoj sikurse dita e saj, nuk devijon nga ajo askush përpos atij që është i shkatërruar. Andaj, kush i bindet atij hyn në Xhenet, domethënë kush i bindet atij në urdhërat e tij, hyn në Xhenet. Dhe kush nuk i bindet atij në largimin nga ato gjëra që ai i ka ndaluar, do të hyjë në Zjarr. Sikurse ka thënë Allahu i Përsosur nga çdo e metë:

َ ‫الرسُو َل لَ َعلَّ ُك ْم تُرْ َح ُم‬ ٥٦( ‫ون‬ َّ ‫َوأ َ ِطيعُوا‬ “Dhe bindjuni të Dërguarit që të mëshiroheni.” en-Nuur, 56

‫َوإِ ْن ت ُ ِطيعُوهُ ت َ ْهتَدُوا‬ “Dhe nëse i bindeni atij, do të udhëzoheni.” en-Nuur, 54

َ َ ‫الرسُو َل فَقَ ْد أ‬ َّ ‫ع‬ َ ‫طا‬ َّ ‫َم ْن ي ُِط ِع‬ َ‫اَّلل‬ “Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut.” en-Nisaa`, 80 Dhe ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -:

َ َ‫اَّللِ َو َم ْن يَأْبَى قَا َل َم ْن أ‬ َّ ‫ون ْال َجنَّ َة ِإ َّ​َّل َم ْن أَبَى قَالُوا يَا َرسُو َل‬ َ ُ‫ُك ُّل أ ُ َّمتِي يَ ْد ُخل‬ ‫عنِي دَ َخ َل ْال َجنَّ َة‬ َ ‫طا‬ ‫صانِي فَقَ ْد أ َ َبى‬ َ ‫َو َم ْن‬ َ ‫ع‬


“I gjithë Umeti im do të hyjë në Xhenet, me përjashtim të atij që nuk do.” I thanë: “E kush është ai që nuk do, o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Kush më bindet mua, hyn në Xhenet, dhe kush nuk më bindet mua, nuk do që të hyjë në Xhenet.” Bukhari, n.6737 Pra, kijeni frikë Allahun dhe bindjuni Allahut - Xhel-le ue ‘Alaa - dhe bindjuni të Dërguarit të Tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Bindja është pajtueshmëria, me zbatimin e urdhërave të tij dhe qëndrimin larg gjërave që i ka ndaluar ai. Kurse mosbindja është kundërshtimi, me braktisjen e urdhërave të tij dhe bërjen e gjërave që ai i ka ndaluar. Prandaj, le të jemi të kujdesshëm në bindjen ndaj Allahut të Përsosur nga çdo e metë, dhe në bindjen ndaj të Dërguarit të Tij - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Ka thënë i Lartësuari:

‫صى فِرْ عَوْ ُن‬ َ ‫س ْلنَا ِإلَ ْي ُك ْم َرسُوَّل شَا ِهدًا‬ َ َ‫) فَع‬١٥( ‫س ْلنَا إِلَى فِرْ عَوْ َن َرسُوَّل‬ َ ْ‫علَ ْي ُك ْم َك َما أَر‬ َ ْ‫إِنَّا أَر‬ ١٦( ‫الرسُو َل فَأ َ َخ ْذنَاهُ أ َ ْخذًا َو ِبيال‬ َّ “Ne, me të vërtetë, ju kemi sjellë një të Dërguar dëshmitar mbi ju, ashtu siç ia çuam një të dërguar Faraonit. Por Faraoni nuk iu bind të Dërguarit, andaj Ne e mbërthyem atë me ndëshkim të ashpër.” el-Muzzemmil, 15-16 • “Ne, me të vërtetë, ju kemi sjellë…” [Ne] ky është përemër i madhështisë. • Kuptimi i pjesës: “ju kemi sjellë” domethënë ju kemi dërguar një të Dërguar dhe i kemi zbritur shpallje atij. U kemi shpallur juve o ju njerëz e xhindë. Kjo u drejtohet të gjithë njerëzve, sepse Mesazhi i këtij të Dërguari - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - është i përgjithshëm për të gjithë njerëzit, deri kur të vijë Ora e Fundit. • “ju kemi sjellë një të Dërguar”: ai është Muhamedi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -. • “dëshmitar mbi ju” domethënë është dëshmitar tek Allahu, Ditën e Kijametit, sepse ai u përcolli juve Mesazhin dhe ua ngriti argumentin.

ً ‫اَّللُ ع َِز‬ ِّ ِ َ‫ُرسُال ُمب‬ َّ ‫َان‬ َّ ‫علَى‬ َ ‫س ِل َوك‬ َ ‫ين ِلئ َال يَ ُك‬ َ ‫ين َو ُم ْنذ ِ​ِر‬ َ ‫ش ِر‬ ‫يزا َح ِكي ًما‬ َ ‫اس‬ ُ ‫الر‬ ُّ َ‫اَّللِ ُحجَّةٌ بَ ْعد‬ ِ َّ‫ون ِللن‬ ١٦٥( • “Të dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë argument ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve.” en-Nisaa`,165


• “ashtu siç ia çuam një të dërguar Faraonit.” I dërguari këtu është Musa ‘alejhis-salatu ues-selam -, kurse Faraoni ishte mbreti tiran në Egjipt, i cili pretendoi se ishte zot. Me titullin faraon emërtoheshin të gjithë mbretërit në Egjipt, të cilët thirreshin “faraon”. • “Por Faraoni nuk iu bind të Dërguarit”, domethënë nuk iu bind Musait ‘alejhis-salatu ues-selam -, të cilit nuk i besoi Faraoni, sikurse e ka përmendur Allahu në Librin e Tij. • “andaj Ne e mbërthyem atë me ndëshkim të ashpër.” Domethënë i morëm ata me një dënim. Allahu e mbyti atë në det atë me gjithë popullin e tij, pastaj i futi në zjarr. Fjala “el-uebijl” në ajet do të thotë: i rëndë, i ashpër. Prandaj thotë Ibën Mes`udi: “El-Hakku thekijlun merijun, uel-Batilu khafijfun uebijl.” (Haku është i rëndë dhe i hidhur, kurse Batili është i lehtë dhe me pasojë të rëndë.”) “andaj Ne e mbërthyem atë me ndëshkim të ashpër.” Domethënë e morën Faraonin me një dënim. Allahu e mbyti atë me gjithë popullin e tij në det, pastaj i futi në zjarr. Ka thënë i Lartësuari:

َّ ‫ون‬ ٢٥( ‫ارا‬ َ ‫اَّللِ أ َ ْن‬ ً ‫ص‬ ً َ‫ِممَّا َخ ِطيئَاتِ ِه ْم أ ُ ْغ ِرقُوا فَأ ُ ْد ِخلُوا ن‬ ِ ُ‫ارا فَلَ ْم يَ ِجدُوا لَ ُه ْم ِم ْن د‬ “Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën dhe u hodhën në zjarr.” Nuuh, 25 Domethënë, ata përfunduan në zjarr, në berzekh (në botën e varrit).

ُ ‫ع َل ْي َها‬ ُ ‫ار يُع َْر‬ َ ‫ض‬ َّ ‫شيًّا َويَوْ َم تَقُو ُم ال‬ ٤٦( ‫ب‬ َ ‫غدُوًّ ا َو‬ َ ‫ون‬ َ َ ‫ساعَةُ أ َ ْد ِخلُوا آ َل فِرْ عَوْ َن أ‬ ِ ‫ع‬ ُ َّ‫الن‬ ِ ‫شدَّ ْالعَذَا‬ “Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në botën e varrit) e, kur të arrijë Ora e Kijametit (do të thuhet): Futini ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë.” Gafir, 46 Lus Allahun - Xhel-le ue ‘Alaa - që të na japë neve dhe juve dije të dobishme, vepra të mira dhe sinqeritet në fjalë dhe në vepra. Po e mbyll me kaq. Lavdërimet, paqja dhe begatitë e Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

Mësimi i trembëdhjetë


Vërtet, të gjitha lavdet i takojnë Allahut, Atë e lavdërojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. E lusim Allahun të na ruajë nga ligësitë e veteve tona dhe nga të këqijat e veprave tona. Atë që udhëzon Allahu s’ka kush ta devijojë dhe atë që devijon Allahu s’ka kush ta udhëzojë. Dhe unë dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të paortakë, si dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. E më pas: O ju vëllezër të nderuar, vazhdojmë mësimin tonë në shpjegimin e “Tri Parimeve”, të imamit dhe muxhedidit, Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab - rahimehullah. U ndalëm tek çështja e dytë, që është fjala e imamit - rahimehullah -: “…që Allahu nuk është i kënaqur që t’i shoqërohet dikush në adhurimin e Tij, as ndonjë melek që është i afërt tek Ai, e as ndonjë pejgamber i dërguar. Argumenti është Fjala e të Lartësuarit:

ُ ‫اجدَ ِ َّ​َّللِ فَال ت َ ْد‬ َّ ‫عوا َم َع‬ ‫اَّللِ أ َ َحدًا‬ َ ‫َوأ َ َّن ْال َم‬ ِ ‫س‬ “E me të vërtetë xhamitë janë të Allahut, prandaj mos iu lutni askujt tjetër krahas Allahut.” [el-Xhinn, 18] Kjo çështje është e lidhur me çështjen e parë, sepse - çështja e parë është sqarim i obligueshmërisë për adhurimin e Allahut të Lartësuar dhe pasimin e të Dërguarit të Tij - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Dhe ky është kuptimi i dy dëshmive: dëshmia që s’ka të adhuruar tjetër me hak pos Allahut [La ilahe il-lAllah], dhe dëshmia se Muhamedi është i Dërguari i Allahut [Muhammedun Rasul-lUllah].

- Çështja e dytë është: se adhurimi nëse përzihet me shirk, nuk pranohet, ngaqë adhurimi duhet medoemos që të jetë i sinqertë vetëm për Fytyrën e Allahut – ‘Azze ue Xhel-le. Andaj, kush e adhuron Allahun dhe bashkë me Të adhuron të tjerë, adhurimi i tij është i pavlerë, ai si të jetë si të mos jetë është njësoj, sepse adhurimi nuk bën dobi nëse nuk bëhet me sinqeritet dhe Teuhid. Pra, nëse adhurimi përzihet me shirk, ai prishet, sikurse ka thënë Allahu i Përsosur nga çdo e metë:

َ ‫ِين ِمن قَ ۡب ِلكَ َل ِئ ۡن أ َ ۡش َر ۡكتَ لَ َي ۡح َب‬ َ ‫وح َي ِإلَ ۡيكَ َو ِإلَى ٱلَّذ‬ ‫ع َملُكَ َولَت َ ُكونَ َّن ِم َن ۡٱل ٰ َخس ِ​ِري َن‬ َ ‫ط َّن‬ ِ ُ ‫َولَقَ ۡد أ‬ Tashmë të është shpallur ty dhe atyre që ishin përpara teje se nëse bën shirk, sigurisht që vepra jote do të asgjësohet dhe ti padyshim do të jesh prej të humburve.” [ez-Zumer, 65]


Ka thënë Allahu i Përsosur nga çdo e metë:

َ ‫َولَ ۡو أ َ ۡش َر ُكواْ لَ َح ِب‬ َ ُ‫ط ع َۡنهُم مَّا كَانُواْ يَ ۡع َمل‬ ‫ون‬ “Nëse bëjnë shirk, atyre do t’u asgjësohen veprat që kanë bërë.” [el-En’am, 88] O vëllezër, me të vërtetë adhurimi nuk quhet adhurim, përveç nëse ai shoqërohet me Teuhid, ashtu sikurse namazi nuk quhet namaz, përveç nëse ai shoqërohet me taharah (pastrimi me abdes ose gusl). Dhe shirku nëse përzihet me adhurimin e prish atë, ashtu sikurse pastrimi nëse përzihet me ndonjë nga prishësit e abdesit, prishet dhe bëhet i pavlerë. Prandaj, Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – në shumë ajete e sjell urdhërin për adhurimin e Tij bashkë me ndalimin nga shirku, sikurse është Fjala e të Përsosurit nga çdo e metë:

ۡ ‫َو‬ َّ ْ‫ٱعبُدُوا‬ ‫ٱَّللَ َو َ​َّل ت ُ ۡش ِر ُكواْ بِ ِۦه ش َۡيٗ ۖا‬ “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë në adhurim.” [en-Nisaa, 36] Si dhe Fjala e të Përsosurit nga çdo e metë:

َ ِّ‫ين لَهُ ٱلد‬ َ ‫ٱَّلل ُم ۡخ ِل ِص‬ ‫ِين ُحنَفَا ٓ َء‬ َ َّ ْ‫َو َما ٓ أ ُ ِم ُر ٓواْ إِ َّ​َّل ِليَ ۡعبُدُوا‬ “Dhe ata nuk u urdhëruan përveç se që ta adhuronin Allahun me sinqeritet duke ia dedikuar Fenë vetëm Atij, duke qenë Hunefaa` (ndjekës të Islamit, larg çdo feje tjetër).” [el-Bejjineh, 5] Pra, Allahu nuk është i kënaqur që Atij t’i shoqërohet ndonjë tjetër në adhurim e Tij. Prandaj, është detyrë që adhurimi të jetë vetëm për Allahun – ‘Azze ue Xhel-le –, sepse ai është e drejtë e pastër vetëm e Allahut, sikurse ka ardhur në transmetimin e saktë, tek dy Sahihët, se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i tha Mu’adh Ibën Xhebelit:

ُّ ‫ق هللاِ على ال ِعبَا ِد َو َما َح‬ ُّ ‫ أَت َ ْد ِري ما َه َو َح‬،‫يا ُمعاذ‬ ‫ق ال ِع َبا ِد عَلى هللاِ؟‬ “O Mu’adh, a e di ti cila është e drejta e Allahut tek robërit e Tij? Dhe cila është e drejta e robërve tek Allahu?” Ai tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - tha:

ْ ُ‫حق هللا على العبا ِد أن َي ْعبُدُوهُ و َّل ي‬ ‫ِب من َّل‬ َ ‫ش ِر ُكوا ِب ِه‬ َ ِّ‫ و حق العباد على هللا أَّل يُ َعذ‬،ً‫شيْئا‬ ً ‫ش ِرك به شيئا‬ ْ ُ‫ي‬


“E drejta e Allahut tek robërit e Tij është që ata ta adhurojnë të vetëm dhe të mos i shoqërojnë asgjë në adhurim, kurse e drejta e robërve tek Allahu është që Ai të mos e dënojë atë që nuk i shoqëron asgjë Atij.” [Transmetuar nga Bukhari (nr.2856) dhe Muslimi (nr.30)].

Prandaj thotë Imam Ibnul-Kajjim – rahimehullah -:

ٌّ ‫ق َّل يَ ُكو ُن ِلغَي ِْر ِه َو ِلغَي ِْر ِه ح‬ ٌّ ‫هللِ ح‬ ‫ان‬ ِ َّ‫ق ُه َما َحق‬ ‫ان‬ ِ ‫َّل ت َ ْجعَ ُل ال َحقَّي ِْن حقِّا ً َو‬ ٍ َ‫احدًا بِغَي ِْر تَمْ يِي ٍْز َوَّل فُرْ ق‬ Allahu ka një të drejtë që akujt s’i takon, Dhe çdo njeri një të drejtë tjetër gëzon, Pra janë dy të drejta, andaj një të vetme mos i lër, pa bërë dallim mes atyre të dyjave e pa i ndar. Pra, adhurimi është e drejta e Allahut – ‘Azze ue Xhel-le –, e nuk lejohet që t’ia japësh dikujt tjetër pos Allahut, as ndonjë meleku të afërt te Allahu, as ndonjë profeti të dërguar dhe as ndonjë njeriu të devotshëm, lëre më pastaj për krijesat e tjera. Adhurimi është vetëm i Allahut të Përsosur nga çdo e metë. Prandaj Allahu e përshkroi Pejgamberin e Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, Muhamedin, të birin e ‘Abdullahut, – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, se ai është një rob i nënshtruar plotësisht Allahut, në vendet më të larta, siç ka thënë në rastin e Israsë dhe Miraxhit:

‫صا‬ َ ‫ِي أ َ ۡس َر ٰى ِب َع ۡب ِد ِهۦ لَ ۡيلٗا ِ ِّم َن ۡٱل َم ۡس ِج ِد ۡٱل َح َر ِام ِإلَى ۡٱل َم ۡس ِج ِد ۡٱأل َ ۡق‬ ٓ ‫س ُۡب ٰ َح َن ٱلَّذ‬ “I Lartësuar dhe i pastër nga çdo e metë është Ai i Cili e mori robin e Tij natën nga Xhamia e Haramit (Mekkeh) për në Xhaminë Aksa.” [el-Israa`, 1] Kurse në rastin e zbritjes së Kur`anit, ka thënë Allahu i Përsosur nga çdo e metë:

ۡ َ َ ‫ِي أ‬ ‫علَ ٰى ع َۡب ِد ِه ۡٱل ِك ٰت َ َب َولَمۡ يَ ۡجعَل لَّ ۥهُ ِع َو َجا‬ َ ‫نز َل‬ ٓ ‫ٱل َح ۡمدُ ِ َّ​َّللِ ٱلَّذ‬ “Të gjitha lavdet janë për Allahun, i Cili i zbriti robit të Tij Librin dhe nuk ka lënë në të asnjë mangësi.” [el-Kehf, 1] Ka thënë i Përsosuri nga çdo e metë:

َ ‫ون ِل ۡل ٰ َعلَ ِم‬ َ ‫علَ ٰى ع َۡب ِدِۦه ِل َي ُك‬ َ َ‫اركَ ٱلَّذِي نَ َّز َل ۡٱلفُ ۡرق‬ ‫ِيرا‬ َ ‫ان‬ ً ‫ين نَذ‬ َ ‫ت َ َب‬


“I Lartësuar është Ai që i zbriti Furkanin (Kur`anin) robit të Tij, që të jetë paralajmërues për të gjithë njerëzimin.” [el-Furkan, 1]

Kurse në pozitën e davetit, ka thënë i Përsosuri nga çdo e metë:

ُ ‫ٱَّللِ يَ ۡد‬ َّ ُ‫َوأَنَّ ۥهُ َلمَّا قَا َم ع َۡبد‬ َ ُ‫عوهُ َكادُواْ يَ ُكون‬ ‫علَ ۡي ِه ِلبَدٗا‬ َ ‫ون‬ Dhe kur robi i Allahut u ngrit që t’i lutej Atij, ata (xhinët) u grumbulluan tek ai gati sa të hipnin sipër njëri-tjetrit.” [el-Xhinn, 19] Dhe ka thënë Pejgamberi – ‘alejhis-salatu ues-selam -:

َ َ ‫َّل ت ُ ْط ُرونِي كما أ‬. ُ‫ع ْبدُ هللاِ َو َرسُولُه‬ َ ‫ارى‬ َ :‫ فَقُولُوا‬،ُ‫ع ْبدُه‬ َ ‫ فَإنَّ َما أَنَا‬،‫ابن َمرْ يَ َم‬ ِ ‫ط َر‬ َ َّ‫ت الن‬ َ ‫ص‬ “Mos e ekzagjeroni me lavdërimin tim, ashtu siç e ekzagjeruan të Krishterët me lavdërimin e të birit të Merjemes, sepse unë në të vërtetë jam veç rob i Tij, prandaj thoni: robi i Allahut dhe i dërguari i Tij.” [Transmetuar nga Bukhari (nr.3445)] Pra, nuk lejohet t’i kushtosh adhurimin dikujt tjetër pos Allahut, por është detyrë që ai të jetë vetëm për Allahun e Përsosur nga çdo e metë.

ْ ُ ‫علَ ْي ُك ْم أَ​َّل ت‬ ‫ش ْيئًا‬ َ ‫قُ ْل تَعَالَوْ ا أَتْ ُل َما َح َّر َم َربُّ ُك ْم‬ َ ‫ش ِر ُكوا ِب ِه‬ “Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ua ka ndaluar Zoti juaj: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim)…” [El-En’aam, 151] Fjala “asgjë” është në trajtën e pashquar, prandaj ajo përfshin çdo lloj shirku, qoftë i madh apo i vogël, qoftë kur bëhet me adhurimin e ndonjë profeti, apo ndonjë meleku apo ndonjë njeriu të devotshëm. Pra, është obligim që ta bëjmë adhurimin të pastër vetëm për Allahun. Për këtë arsye tha Allahu i Lartësuar:

ُ ‫س ِجدَ ِ َّ​َّللِ فَ َال ت َ ۡد‬ َّ ‫عواْ َم َع‬ ‫ٱَّللِ أ َ َحدٗا‬ َ ٰ ‫َوأ َ َّن ۡٱل َم‬ “Xhamitë janë të Allahut, prandaj mos iu lutni askujt tjetër krahas Allahut.” [elXhinn, 18]

-

[‫اجد‬ َ ‫“ ] َم‬mesaxhid” (xhamitë): Me “mesaxhid” ose janë për qëllim xhamitë ِ ‫س‬ që njihen, shtëpitë e Allahut, të cilat janë vendet e caktuara për namazin, që janë vendet më të dashura për Allahun. Është obligim që këto xhami të jenë vende për adhurimin e Allahut të vetëm, dhe të mos i dedikohen dikujt tjetër pos Allahut, as të mos ndërtohen në to varre dhe mauzoleume, sepse Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue


sel-lem – i ka mallkuar ata që e bëjnë atë gjë. Ose me fjalën “xhamitë” mund të jetë për qëllim pjesët me të cilat bie në sexhde, gjymtyrët me të cilat robi bie në sexhde, balli me hundën, dy duart, dy gjunjtë dhe dy majat e këmbëve. Është obligim që robi të bjerë në sexhde me to për Allahun, e jo që të bjerë në sexhde me to për dikë tjetër pos Tij.

-

ُ ‫“ ]َّل ت َ ْد‬la ted’uu” (mos iu lutni): “la” është pjesëz që përdoret me folje [‫عوا‬ të mënyrës urdhërore, kurse “ted’uu” është folje e kohës së tashme, në formë të pazgjedhuar, nga pjesëza ndaluese “la”. Pra, o ju njerëz mos iu lutni askujt tjetër krahas Allahut, mos kërkoni ndihmë nga askush tjetër krahas Allahut, si të thuash për shembull: “O Muhamed!” ose “O ‘Abdul-Kadir!” etj..

-

[َ‫“ ]أَحَدا‬ehada” (askujt): kjo është në trajtën e pashquar, në kontekstin e mohimit, prandaj ajo përfshin çdokënd dhe nuk përjashton askënd, as ndonjë melek të afërt tek Allahu, as ndonjë profet të dërguar, as ndonjë idhull, as ndonjë varr e as ndonjë tjetër. Pra, kjo fjalë përfshin gjithçka që lutet në vend të Allahut – ‘Azze ue Xhel-le. Kështu, ky ajet tregon se adhurimi nuk bën dobi pa Teuhid, dhe nëse përzihet me shirkun, ai bëhet i pavlerë dhe do të jetë bela e madhe për vepruesin e saj. Unë lus Allahun e Lartësuar me Emrat e Tij të bukur dhe Cilësitë e Tij të larta, që të më japë mua dhe juve sukses në çdo gjë që Ai do dhe kënaqet me të. Lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

Përktheu: Altin Dallashi Përktheu: Alban Malaj


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.