100 vjetori i pavarËsisË Bashkia Berat festoi në datën 24 Nëntor 100-vjetorin e pavarësisë së SHQIPËRSIË. AKTIVITETET ME RASTIN E KËTIJ EVENEMENTI TË RENDËSISHËM PËR POpuLLIN SHQIPTAR ISHIN TË LARMISHME. GJATË DITËS U KRYE NJË PARAKALIM I NXËNËSVE DHE QYTETARËVE PËRGJATË QYTETIT DUKE MBARTUR FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR. NUK MUNGUAN EDHE PARADAT ME KUAJ, MOTORRË, SI DHE NJË PARAKALIM SIMBOLIK I KARROCËS SË PLAKUT ISMAIL QEMALI. AKTIVITETET VIJUAN MË TEJ ME NJE KONCERT.
"
Me rastin e 100-Vjetorin e pavarësisë qyteti i Beratit ishte bërë si rrallëherë i bukur. Lagjet e Mangalemit dhe Goricës u stolisën me flamurin kombëtar duke i dhënë qytetit një pamje të papërsëritshme.
2
festime koncert paradË
FESTIME ORGANIZIMI Në sheshin kryesor të qytetit u organizua një aktivtet me fëmijë të cilët kërcyen dhe kënduan këngë dhe valle tradicionale shqiptare.
PARADA
Në sheshin kryesor të qytetit u rikujtua udhëtimi i gjatë i Ismail Qemalit për të arritur qytetin e Vlorës dhe ngritur flamurin e pavarësisë. Djem dhe vajza të veshur me kostumet tradicionale të kohës parakaluan në qytet duke dhënë për qytetarët një pamje historike të kohës kur Shqipëria u bë e pavarur.
KAROCA E ISMAIL QEMALIT
3
LAPIDARI I DËSHMORËVE
Në daten 27 Nëntor Bashkia Berat përuroi Lapidarin e Dëshmorëve të Atdheut
Intelektualët dhe drejtuesit e qytetit nderojnë dëshmorët që ranë për pavarësinë e Shqipërisë
Veteranët e qytetit duke vendosur lule në lapidarin e pavarësisë. DËSHMORËT E PAVAËSISË Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Berat morrën pjesë, drejtues të qytetit, vetEranë dhe familjarë të dëshmorëvë të atdheut. Familjeve të dhëshmorëvE Bashkia Berat u akordoi cmime nderimi në emër të sakrificës së parardhësve të tyre.
4
PROGRAMI I LIDERSHIPIT TRAJNIMI Në kuadrin e Programit të Ambasadës së SHBA-së për Lidershipin e Vizitorit, në 26 janar Kryetarët e Bashkive Sarandë, Berat, Elbasan, Kuçovë dhe Kashar u nisën për në SHBA, për të marrë pjesë në një program trajnimi për çështje të administrimit në qeverisjen vendore. Të përzgjedhurit për këtë trajnim përfaqësojnë 5 bashki, partnere të USAID-it nën projektin e tij për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri..
Foto nga trajnimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
5
NJERIU I VITIT 2012 KLODJAN ALLAJBEU Në praninë e shumë qytetarëve beratas, intelektualëve, njerëzve të artit, shkencës e kulturës, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor është organizuar në një nga lokalet e qytetit ceremonia solemne e dhënies së çmimit “Njeriu i Vitit” 2012. FOTO NGA AKTIVITETI I ORGANIZUAR ME KËTË RAST
6
MOTIVACIONI KLODJAN ALLAJBEU Komisioni vlerësues pasi ka parë të gjitha propozimet ka vendosur që çmimi “Njeriu i Vitit” 2012 t’i jepet Dr. Klodian Allajbeu me motivacionin: “Intelektual i spikatur”. Sipërmarrës i suksesshëm dhe drejtues me performancë të lartë menaxheriale në fushën e shërbimit shëndetësor në Shqipëri dhe Kosovë. Nëpërmjet Spitalit Amerikan që ka themeluar dhe drejton, ka kontribuar në mbrojtjen e jetës dhe shëndetin e qytetarëve dhe ka mbështetur e financuar shërbime falas për shumë qytetarë në nevojë” .
FOTO NGA DHËNIA E ÇMIMIT
FOTO NGA AKTIVITETI
FOTO NGA AKTIVITETI
7
ANJES, 660 GRAM Ne datËn 4 mars nË sallËn e BibliotekËs Vehxhi Buharaja u promovua Libri 660 gram i autores Konceta Marrota. Libri ËshtË njË abutobiografi e autores dhe pershkruan ndjenjat dhe eksperiencËn e SAJ kur ajo lindi femijËn e saj vetËm 660 gram. TË ftuar ishin intelektualË dhe miq tË librit nË qytetin e Beratit. ATA e VLERËSUAN LIBRIN PËR STILIN DHE THELLËSINË E NDJENJAVE TË CILat AUTORJa PËRCJELL NËPËRMJET TIJ.
TRASHWGIMI KULTURORE
Studio PNI -1 në bashkëpunim me BashkiNË Berat dhe DRKK Berat organizuan në datën 15 Janar Workshopin për identifikimin dhe analizën e rreziqeve dhe mundësive për Qendrën Historike të Beratit, në kuadrin e përgatitjes së Planit të Menaxhimit për Sitin e Beratit. Workshopi vijoi trajnimin e zhvilluar në muajin Tetor 2012 me specialistë të institucioneve lokale të Beratit mbi menaxhimin e qendrave historike. Ky seminar është pjesë e Projektit SUSTCULT i cili synon përmirësimin e menaxhimit të Qendrave Historike nëpërmjet një metodologjie të përbashkët duke vlerësuar kompleksitetin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Europes Juglindore.
8 PRILL, DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE
Bashkia berat në bashkëpunim me projektin ssirec, undp, save the children dhe fondacionin ndihmË pË fëmijët organizuan një koncert festiv me komunitetin rom me rastin e ditës ndërkombëtare të romëve.
8
EKSPOZITË FOTOGRAFIKE E ARTIT PASBIZANTIN
PIKTORËT ÇETIRI NË MYZEQE
FOTO NGA AKTIVITETI ME TË PRANISHMIT
AKTIVITETI Në Galerinë e Arteve “Edward Lear” të qytetit muze u prezantuan ikonat e piktorëve të famshëm shqiptarë të shek. XVIII-XIX, Çetiri. Ekspozita fotografike e titulluar: “Piktorët Çetiri në Myzeqe, rrugëtimi nga stili pas-bizantin në atë laik midis shek. XVIII-XIX” është organizuar nga fondacioni grek i kulturës. Në këtë aktivitet kulturor, veç shumë artdashësve beratas, merrnin pjesë edhe mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqes, Ignati, si dhe Dr. Jorgos Jakumis, drejtues i fondacionit grek të kulturës. Vëllezërit Çetiri, pikturuan për rreth një shekull. Ata pikturuan kisha si dhe ikonostase të Myzeqes duke filluar pas gjysmës së shek. XVIII-XIX. Vepra e tyre daton ndërmjet vitit 1762, kur Joani pikturoi një ikonostas, sipas Theofan Popës dhe vazhdoi deri në gjysmën e shek XIX (pas 1853). Kësaj tradite artistike i shërbyen gjithsej tre breza nga familja Çetiri.
FOTO NGA PREZANTIMET FOTOGRAFIKE GJATË AKTIVITETIT
9
PIKTURË NGA BURON KACELI
EKSPOZITA NE GALERINË E ARTEVE EKSPOZITAT Piktori Buron Kaceli erdhi në qytetin e Beratit me një ekspozite personale, me një përzgjedhje prej rreth pesëdhjetë vepra të gjinive të ndryshme si natyrë e qetë, pejzazh, portret dhe kompozim. Të gjitha këto realizime të piktures së kavaletit që i përkasin krijimtarisë së tij të pesë viteve të fundit janë realizuar në teknikën e ngjyrave te vajit. Buron Kaceli në krijimtarinë e tij shquhet për ndjeshmëri e sens poetik, për një lirshmëri në trajtimin koloristik e kompozicional të pikturës së tij Në datën 29 Mars, në sallën e Galerisë “Edëard Lear” Berat u organizua Ekspozita e piktorit Bajram Mato. Në ekspozitë u ekspozuan disa nga pikturat më të mira të piktorit. Ndër to dallonin ngjyrat e ndezura, autoportretet, skenat e fshatit etj.
10
PIKTURË NGA BAJRAM MATO
FOTO NGA PJESËMARRJA E QYTETARËVE NË GALËRINË E ARTEVE
11
MATURANTËT EKSELENTË Bashkia Berat KËTË VIT SHPËRBLEU NXËNËSIT EKSELENTË TË SHKOLLAVE TË MESME. ME KËTË RAST BASHKIA organizoi nje aktivitet KU U PREZANTUAN NXËNËSIT MË TË MIRË DHE U PERFORMUAN kercimE dhe kengË nga talentet e reja. GJITHASHTU BASHKIA U MUNDËSOI NXËNËSVE NJË UDHËTIM NË QYTETIN HISTOIK TË DUBROVNIKUT. Nxenesit ekselent te ketij viti JANË: Alteo Hysi, Pirro Sania, Eduart Lushka, Adi Totaj, Ariola Fasko, Armis Cuko, Olta Papa, Julian Hoxha, Adela Dauti DHE BRISELDA SELENICA.
12
"
GJATË UDHËTIMIT TË MUNDËSUAR NGA BASJHKIA BERAT U VIZITUAN QYTETET HISTORIKE TË BUDVËS, DHE KOTORRIT NË MAL TË ZI SI DHE U U NDALUA NË ISHULLIN E SHËM STAFANIT. NXËNËSIT U NJOHËN MË NGA AFËR ME KULTURËN DHE HISTORINË E VENDEVE TONA FQINJË.
FOTO NË QYTETIN E DUBROVNIKUT
13
8 MARSI AKTIVITETI Me rastin e festes se 8 Marsit në Tavernen Ajka u organizua nje aktivitet me gratë të cilat kanë dhënë kontribute qytetare. Në këtë aktivitet u nderuan me cmim për kontribute të spikatura Znj. Liljana Bica, Znj. Nikoleta Manka dhe Znj. Teuta Qose si dhe përfaqësueset e organizatave PNUD dhe Save the Children.
GJATË CEREMONISË SË DHËNIES SË ÇMIMEVE
14
7 MARSI AKTIVITETI Bashkia Berat organizoi njw takim me mwsuesit me rastin e festws sw 7 Marsit. Nw kwtw takim Bashkia nderoi me cmimin e mirwnjohjes mwsuesit Fitore Suljemani dhe Thanas Greku. Takimi u shoqerua me muzikw dhe me nje kokteil.
FOTO ME MËSUESIT QË U NDERUA ME CMIMIN E MIRËNJOHJES
15
DITA E VERËS Bashkia Berat në bashkëpunim me partnerë të tjerë organizoi një sërë veprimtarish me rastin e Ditës së Verës. Në orën 09.00 në lumin Osum u organizua aktiviteti Lumi është Jetë. Ky aktivitet u Organizua nga Federata Shqiptare e Rafting me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, Bashkise Berat dhe Shkolles 22 Tetori. Gjatë tij u manifestuan aktivitete rekreative të sporteve ujore duke synuar edukimin e nxënësve të shkollës 22 Tetori në lidhje me funksionimin e lumenjve.
FOTO NGA KONCERTI I ORGANIZUAR NGA STUDENTË TË BASHKISË SË BAGCILLARIT
16
EKSPOZITË FOTO NGA PËRURIMI I ESKOZITËS ME DOKUMENTE PËR BERATIN NGA ARKIVI OSMAN AKTIVITETE Në Galerinë e Arteve Eduard Lear u mbajt një ekspozitë me dokumenta për Beratin nga arkivi Osman. Materialet u mundësuan nga Bashkia e Bagcillarit ne Turqi. Në përfundim në pallatin e kulturës u mbajt një koncert me grupe të ftuar artistësh nga Bashkia Bagcillar ne Turqi dhe Bashkia Ulqin. Morrën pjesë edhe grupe muzikore vendase.
FOTO NGA AKTIVITETI LUMI ËSHTË JETË
17
FOTO NGA PROJEKTI Ajo që propozohet në projekt është kthimi i Bulevardit Republika në një rrugë të bukur pedonale për shopping. Asfalti i vjetër dhe trotuaret do të zevendësohen me pllaka guri dhe një shesh i madh në qendër do të zëvendësoje zonën e cila përdoret sot për taksitë dhe furgonat. Zona do t’i drejtojë turistët drejt një rrjeti sitesh kulturore, restorantesh dhe aktivitetesh. Zona do të shërbejë si një vend mikpritës për panaire tregetare, evente, panaire artizanati , aktivitete kulturore etj.
18
MIRATOHET PWR FINANCIM REKONSTRUKSIONI I BULEVARDIT DHE SHESHIT QENSDROR TW QYTETIT PROJEKTI Bashkia Berat pasi ka aplikuar pranë Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim për projektin Rikonstruksioni i Bulevardit Republika dhe Sheshit Qendror të Qytetit ka marrë së fundmi miratimin për financimin në shumn 1 400 000 000 (nje miliard e katerqind mije). Bashkia Berat ka marrë përsipër mbulimin e kostove të saj për buxhetin 2013/2014 në shumën 400 000 000 (katërqind milion) leke. Projekti mbështetet nga Fondacioni në kuadrin e programit
BID (Business Improvement Districts) , strategjia e të cilit fokusohet në katër elementë kyc: -Përmirësim infrastrukture -Sipërmarrje nëpërmjet zhvillimit të biznesit -Zhvillim i lidershipit nëpërmjet ngritjes së Shoqatës së Biznesit -Mbështetje për Turizmin kulturor dhe Ekoturizmin. Brenda zonës Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim do të vazhdojë të mbeshtesë me asistencë direkte 57 bizneset në zonë. Shumë aktivitete do të hartohen për të promovuar produktet lokale dhe për të edukuar qytetarët dhe turistët rreth ofertës turistike.
FOTO NGA PROJEKTI
19
BASHKIA BERAT
Kontakt Bulevardi Republika, Berat tel: 00355 32 2 34 935 email: bashkiaberat@yahoo.com website: www,bashkiaberat.gov.al
dizenjoi: Marius Qytyku |marius.qytyku@bashkiaberat.gov.al |