PLANI I KURSIMIT TË ENERGJISË NË NIVELIN E PUSHTETIT VENDOR - BASHKIA BERAT -
BASHKIA BERAT
Drejtoria e Planifikimit të Territorit, Investimeve & Kontrollit të Projekteve
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME MBI KONSUMIN E ENERGJISË NË QYTETIN E BERATIT NDRIÇIMI PUBLIK • Qyteti i Beratit ka një sipërfaqe publike të ndriçuar prej 300 000 m2 ku përfshihen rrugë, trotuare,sheshe publike,zona muzeale etj. • Gjithsej numri i ndriçuesëve të shpërndara në qytet janë 1200 nga të cilat 20 % llampa 250 W dhe 80 % llampa 150 W . • Nga sasia totale vjetore e konsumit të energjisë harxhohen gjatë periudhës janar – shtator rreth 540 000 kwh/ orë ,ndërsa për periudhën tetor – dhjetor harxhohen rreth 240 000 kwh/orë.
Drejtoria e Planifikimit të Territorit, Investimeve & Kontrollit të Projekteve
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME MBI KONSUMIN E ENERGJISË NË QYTETIN E BERATIT • Nga të dhënat e përmendura më sipër rezulton se konsumi vjetor për ndriçimin publik kap një shifër afërsisht prej 13 000 000 lekë. • Ndërmarrja vartëse e Rrugëve ,Trotuarëve dhe Ndriçimit Publik shpenzon afërsisht 80 % të buxhetit të saj vjetor vetëm për pagesat e konsumit të energjisë .
• Shpenzimet ndaj konsumit të energjisë janë gjithmonë në rritje,për shkak të rritjes së sipërfaqeve nga Investimet e reja si dhe nga ndriçimi gjithmonë e në rritje në zonën muzeale ( Ndriçimi i Kalasë së Beratit dhe Lagjes Mangalem)
Drejtoria e Planifikimit të Territorit, Investimeve & Kontrollit të Projekteve
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME MBI KONSUMIN E ENERGJISË NË QYTETIN E BERATIT NDRIÇIMI NË OBJEKTE PUBLIKE ( SHKOLLA,KOPËSHTE ,ÇERDHE ,etj )
• Qyteti i Beratit ka reth 34 objekte shkollore dhe parashkollore të cilat konsumojnë reth 172 619 kwh energji në vit. • Shuma totale që paguhet në vit për konsumin e energjisë në këto objekte është 2 900 000 lekë. • Ashtu si për ndriçimin publik të rrugëve edhe në këto objekte nga viti në vit një pjesë e mirë e buxhetit të bashkisë shkon vetëm për mbulimin e kostos së konsumit. Për shkak të teknologjisë së vjetër të ndërtimit ( mungon izolimi termik në mure,amortizim i rifiniturave,dyerve e dritareve) si edhe për efekt të rritjes së çmimit të energjisë kostot që bashkia Berat është e detyruar të mbulojë janë gjithmonë e më të mëdha. Drejtoria e Planifikimit të Territorit, Investimeve & Kontrollit të Projekteve
TË DHËNA TË PËRGJITHSHME MBI KONSUMIN E ENERGJISË NË QYTETIN E BERATIT NDRIÇIMI NË OBJEKTE PRIVATE DHE BANESA • Për sa i përket konsumit vjetor për familje duke llogaritur një konsum mesatar rreth 4000 / muaj , konsumohen afërsisht 8 300 000 kwh që korrespondojnë me një vlerë monetare prej 33 200 000 lekë. Ashtu si në çdo qytet tjetër edhe në qytetin e Beratit kërkesa për energji është gjithmonë e më e lartë Rritja e çmimit të energjisë ka sjellë një kosto totale e cila vjen duke u rritur, ndaj kërkohen masa të domosdoshme dhe urgjente për të ulur konsumin e energjisë elektrike si në sektorin privat ,ashtu edhe në atë publik.
Drejtoria e Planifikimit të Territorit, Investimeve & Kontrollit të Projekteve
Plani I Masave NË OBJEKTET E BANIMIT: Bashkia Berat ka si synim nxitjen e përdorimit të burimeve alternativë . Mjafton të përmendim se: - Panelet diellore kursejne deri ne 85% te energjise elektrike dhe kane periudhe te shkurter te shlyerjes se investimit. - Llampat fluoreshente harxhojne 75% me pak energji sesa llampat e zakonshme inkandeshente. - Termoizolimi i ndertesave eshte mjaft i rendesishem per shkak se humbjet e nxehtesise ne nje ambjent jane: a - 20%- 25% nga dritaret b-
33%-50% nga muret
c-
25% nga çatia.
Plani I Masave NË OBJEKTET E BANIMIT MUND TË PËRMIRËSOHEN: •
Termoizolimi i mureve.
•
Dritare / Vetrata .
•
Termoizolim i cative .
•
Ventilimi natural.
•
Termoizolimi i dyshemeve.
• •
Ngrohja / Ajri i kondicionuar . Ndriçimi.
Plani I Masave NË OBJEKTET E BANIMIT: •
Termoizolimi konsiderohet burimi i pestë i energjive të rinovueshme edhe pse vëtë proçesi nuk prodhon energji, për faktin se kursen energjinë duke e mbajtur brenda mjedisit të termoizoluar.
•
Avantazhet e termoizolimit : - kursimi i energjisë elektrike, - krijimi i një klime komode si në dimër ashtu dhe në verë, - rritja e vlerës së ndërtesës, - mbrojtja e mjedisit,etj.
Plani I Masave Një shembull konkret për izolimin termik në muret e jashtme të fasadës: •
1. Gërryerje fasade
• • • • • • •
2. Material ngjitës 3. Shtrese polisteroli 4. Kunja plastike mbajtëse 5. Rrjete mbajtëse dhe suvatim 6. Finitura e fasadës Zëvendësimi i dritareve ekzistuese me dritare PVC me dopio xham dhe grila termike. Termoizolim i kornizës së dritareve me polisterol dhe shtresë mbrojtëse
Plani I Masave Një shembull konkret për izolimin termik në taracën e ndërtesës: •
1. Gerryerja e shtresave egzistuese te tarracës
•
2. Mbushja dhe nivelimi me shtresë llustër - çimentoje.
•
3. Material ngjites dhe shtresë polisteroli me pore të medha.
•
4. Shtrese hidroizolimi.
•
5. Shtrese betoni mbrojtese
KONKLUZIONE • Duke u bazuar në të dhënat mbi situatën e konsumit të energjisë elektrike si e përmendëm më sipër del e domosdoshme të merren masa konkrete si në ndricimin publik ashtu edhe në banesat kolektive dhe individuale. • Hapi i parë është angazhimi maksimal I stafit të Bashkisë për ndërgjegjësimin e publikut. • Kursimi vjen që nga një përdorues i thjeshtë e deri te konsumatorët më të mëdhenj si biznes i mesëm dhe i madh. • Ndërmarrja vartëse e Rrugëve ,Trotuarëve dhe Ndriçimit Publik ka nisur që nga viti 2011 zëvendësimin e llampave nga inkandeshente në ato LED ( fluoreshente ) Drejtoria e Planifikimit të Territorit, Investimeve & Kontrollit të Projekteve
KONKLUZIONE • Synimi është që në 5 vitet në vazhdim të mund të zëvendësohen në total të gjitha ndriçuesat me të tilla llampa duke ulur ndjeshëm konsumin e enrgjisë. • Bashkia Berat ka filluar aplikimin e masave të tilla që në fazën e projektit si psh për shkollën ‘’ Th. Tani “ duke parashikuar hidroizolimin termik të murreve dhe të tarracës, si dhe mundësinë e aplikimit të paneleve djellorë. • Eksperimentimi brenda vitit 2013 të paktën një rruge m ndriçuesave të rinj të cilët janë të pajisur me një panel diellor në pjesën e sipërme të shtyllës. Kjo zgjidhje do të bëjë të mundur që akumulimi i energjisë djellore gjatë ditës të përdoret për ndriçimin gjatë Orëve të mbremjes. Drejtoria e Planifikimit të Territorit, Investimeve & Kontrollit të Projekteve
KONKLUZIONE
• Stimulimi ndaj objekteve të biznesit dhe banesave të cilat në fazën e projektit parashikojnë burime energjie alternativë . • Kontroll i vazhdueshëm gjatë fazës së zbatimit të projekteve për plotësimin e kushteve të parashikuara në projekt për sa i përket izolimit termik, dhe përdorimit të materialeve që garantojnë përdorimin me efiçencë të energjisë.
Drejtoria e Planifikimit të Territorit, Investimeve & Kontrollit të Projekteve
JU
FALEMINDERIT
Stafi i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit, Investimeve & Kontrollit të Projekteve Ju uron :
Gëzuar krishtlindjet dhe Vitin e ri 2013 ! 20 Dhjetor 2012 Drejtoria e Planifikimit të Territorit, Investimeve & Kontrollit të Projekteve