REPUBLIKA E SHQIPËRISË QENDRA KOMBETARE E MUZEUMEVE BERAT Nr. 122. Lenda :
Prot
Berat më,..14.12.2011.
RREGULLORE PËR FUNKSIONIMIN E BRËNDSHEM TË QËNDRËS KOMBËTARE TË MUZEUMEVE,“ONUFRI DHE “ETNOGRAFIK” BERAT
DETYRAT E QËNDRËS KOMBËTARE TË MUZEUMEVE BERAT. Q.K.M-ve , Berat , në zbatim të ligjit nr. 9048 dt. 7.4.2003 si dhe ligji Nr. 9386, dt.. 04. 05. 2005 “Për Muzetë” dhe shtojcave të ndryshuar të këtij ligji , kryen aktivitetin e saj në qytetin e Beratit, ku përfshihen Muzeumet Kombëtarë “Onufri” dhe “Etnografik”. 1 - Ajo përfaqson MTRKS-në dhe punon per realizimin e strategjise kombetare te percaktuar nga ajo , per problemet , qe lidhen me te gjithe gamen e trashegimise kulturore e materiale dhe zhvillimit te turizmit ne qarkun tone . 2 - Zbaton të gjitha urdhërat e dhëna nga MTRKS, si dhe rregulloret për respektimin e kartave ndërkombëtare të trazhgimisë kulturore. 3 - Bashkpunon ngushtë me pushtetin vendor për mbrojtjen e trazhgimisë. Bënë studime dhe propozon për venie në mbrojtje të objekteve të reja. 4 - Përgjigjet para MTKRS- së , për zbatimin e plotë të gjithë treguesve në bazë të projekteve të miratuara , ndjek zbatimin e kritereve shkencore në restaurimet dhe konservimet që kryen nga të licencuar , apo dhe nga vetë Q. K. M-ve “Onufri” dhe “Etnografik”. 5- Në bashkpunim me Qendren Kombetare te Inventarizimeve bënë dokumentacionin, katalogimin dhe inventarizimin e të gjitha objekteve të trazhëgimisë. 6 - Bënë propagandimin e vlerave të kulturës duke përdorur të gjitha mjetet e propagandës, si biseda , artikuj në shtyp, fotoekspozita ,mediat vizive etj. Bënë të njohur ligjin për muzeumet dhe trazhgiminë kulturore dhe sensibilizon qytetarët për mbrojtjen e tyre. 7 - Administron dhe mirëmban mjetet monetare e materiale. STRATEGJIA E Q.K.M. BERAT Në përputhje me programin e Qeverisë për turizmin dhe kulturën dhe parimin bazë të politikave kulturore. Parimi bazë është mbrojtja, ruajtja, forcimi dhe shpalosja e identitetit kombëtar kundrejt sfidave të tregut. Duke vënë në shërbim me të gjitha mjetet, të gjithë kapitalin historik, etnografik, kulturor e artistik në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit e në veçanti të zhvillimit të turizmit. Ruajtja dhe zhvillimi i trazhgimisë kulturore, në rastin konkret i vlerave materiale dhe shpirtërore në institucionet kombëtarë të muzeumeve “Onufri dhe Etnografik” është objektivi parësor i Qëndrës Kombëtare të Muzeumeve Berat. Restaurimi dhe konservimi i objekteve tona muzeale është përparësi e strategjisë tone. Promovimi i vlerave materiale e shpirtërore nëpërmjet të gjitha mjeteve të promocionit do të jetë një drejtim themelor në punën e përditshme. Ky promovim do të arrihet metë gjitha format e