NJË LIBËR TJETËR, APO NJË BOTË TJETËR?
MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI MBRETI
MBRETI
HEJ!
Doni të njihni një Mbret? Një Mbret të vërtetë? Si asnjë mbret tjetër që mund të imagjinoni ndonjëherë? Atëherë, ejani për një udhëtim që do të nisë aventurën më të madhe të jetës suaj… Gjithçka filloi në një vend të vogël në Lindjen e Mesme, populli i të cilit sundohej nga njëra prej ushtrive më të egra në botë: ushtria romake. Romakët kishin pushtuar vendin e vogël të Izraelit. Kishin planifikuar të pushtonin të gjithë botën, por nuk e dinin se dikush tjetër kishte një plan edhe më të madh.
KUSH? PERËNDIA.
Plani i Perëndisë ishte shkruar në librat e lashtë. Perëndia kishte zgjedhur kohën dhe vendin ku një Mbret do të vinte në tokë. Do të ndodhte pikërisht atëherë dhe atje, në atë vendin e vogël, në Izrael. Gjërat nuk ishin të lehta nën pushtimin romak. Çdo kundërshtim mposhtej brutalisht nga ushtarët romakë, të veshur me parzmore të çuditshme. Por nëse mendoni se romakët visheshin çuditshëm, shikoni pak Gjon Pagëzorin. Ai jetonte në shkretëtirë. Fjala për të u përhap dhe shumë njerëz shkuan të shihnin se çfarë bënte. Ai ishte vërtet një njeri i egër dhe vishej me ca rroba të çuditshme, të bëra prej leshi të ashpër deveje. Dhe nëse kjo ju duket e rëndë, prisni të dëgjoni se me çfarë ushqehej.
ÇFARË?
2
KARKALECA DHE MJALTË. E SHPIFUR! P
or Gjoni e dinte planin e Perëndisë. Ai e dinte se Mbreti po vinte, prandaj qëndroi në shkretëtirë për t’i përgatitur njerëzit.
GATI PËR ÇFARË?
N
ë Perandorinë Romake kishte shumë skllevër, pjesa më e madhe e të cilëve ishin të burgosur dhe duhej t’u shërbenin pa pagesë atyre që i kishin kapur. Ajo që njerëzit nuk kuptonin ishte se edhe ata, që mendonin se ishin të lirë, ishin në fakt skllevër të diçkaje. Edhe tani, ne jemi skllevër të vetvetes nëse humbasim atë që Perëndia do për ne. Humbja e planit të Perëndisë për jetët tona quhet mëkat. Perëndia dëshiron më të mirën për ne, sepse Ai na do. Gjoni e dinte se Perëndia kishte një plan të veçantë për të ndihmuar njerëzit e kohës së tij, ashtu si edhe ne, për të vënë në vijë jetën e secilit. Ai do të dërgonte Birin e Tij, Jezusin, Shpëtimtarin – Mbretin!
3
G
joni u thoshte se do të vinte një person i veçantë dhe se ata duhej të përgatiteshin. Pastaj i zhyste në Lumin Jordan. Këtë ai e quante pagëzim. Ata hynin të pistë dhe plot me gjërat e këqija të jetëve të tyre dhe dilnin të pastër jo prej ujit, por prej asaj që uji simbolizonte: punën e Perëndisë në zemrat e tyre. Njerëzit vinin nga i gjithë vendi për të parë Gjonin dhe për të dëgjuar çfarë thoshte ai për Mbretin dhe Mbretërinë. “Hej! Dëgjoni! Ende s’keni parë asgjë!”, bërtiste Gjoni. “Mbreti po vjen! Mos më ngatërroni mua me Të. Unë jam thjesht lajmëtari i Tij. Nuk jam i denjë as për t’i pastruar këpucët!”. Dhe pastaj Mbreti u duk. Por askush nuk e njohu Atë, përveç Gjon Pagëzorit.
K
PSE? Sepse Ai nuk dukej si mbret. Dukej si një njeri i zakonshëm. Si çdokush tjetër. Ai shkoi te Gjoni dhe i kërkoi ta pagëzonte. Gjoni shtangu. “Ti duhet të më pagëzosh mua, jo unë Ty”, - i tha Gjoni. Por Mbreti këmbënguli.
ÇFARË PASTAJ? Kur Mbreti hyri në ujë, diçka e çuditshme ndodhi. Fryma e Shenjtë e Perëndisë zbriti mbi Të dhe pastaj Perëndia tha: “Ky është Biri im. Unë e dua dhe jam i kënaqur me të”. Perëndia është i mrekullueshëm. Nuk ka tjetër si Ai. Ai është madhështor, në fakt është i pafund. Në një mënyrë të mistershme, Perëndia është tre persona në një: Perëndia Atë; Jezus Krishti, Biri i Perëndisë (Mbreti në këtë tregim); dhe gjithashtu i mrekullueshmi Frymë e Shenjtë. Ishin të tre atje kur Jezusi u pagëzua. Në fakt, Perëndia është gjithmonë i përbërë nga tre persona.
FANTASTIKE!
4
!
P
as kësaj, Mbreti e dinte se kishte ardhur koha t’u tregonte të gjithëve për Mbretërinë e Tij. Por përpara se ta bënte këtë, gjërat u vështirësuan. Megjithëse ishte Mbret, Ai duhej të kalonte disa sprova.
LLOJ SPROVASH?
Sprova që unë dhe ju nuk do t’i kalonim dot kurrë. Ai shkoi në një vend të shkretë ku jetonin vetëm kafshët e egra. Nuk mori asnjë ushqim me vete. Qëndroi atje për ditë të tëra. Perëndia e dinte që Mbreti kishte ardhur, Gjoni e dinte që Mbreti kishte ardhur... por e dinte edhe dikush tjetër.
KUSH?
Armiku i Perëndisë – Satani. Dikur, Satani ishte njëri prej engjëjve më të ndritur të Perëndisë, të cilët ishin shërbyesit dhe lajmëtarët e veçantë të Perëndisë. Por Satani nuk ishte i kënaqur me pozitën e tij. Ai donte të ishte po aq i fuqishëm sa Perëndia. Ai doli kundër Perëndisë dhe u dëbua nga Parajsa bashkë me ndjekësit e tij.
Perëndia dëshiron që gjithkush të jetë i lirë. Nuk e kam fjalën vetëm për t’u çliruar nga romakët, por për diçka më të thellë që vetëm Mbreti mund ta rregullojë: skllavërinë ndaj mëkatit. Prandaj Perëndia dërgoi Birin e Tij, Jezusin. Plani i Tij ishte t’i çlironte të gjithë.
ÇFARË
P
or Satani e urren Perëndinë dhe do që të gjithë të jenë skllevër të mendimeve të këqija, të sjelljeve të këqija e kështu me radhë. Satani madje u përpoq që edhe Mbretin ta bënte skllav të mendimeve të këqija. Atje në shkretëtirë, ai e tundoi Mbretin t’u nënshtrohej nevojave dhe dëshirave të tij dhe të mos ndiqte planin e Perëndisë. Mbreti e dinte se mundësia e vetme për të qenë vërtet i lirë vjen duke vendosur Perëndinë të parin, të tjerët të dytët dhe veten të fundit. Ishte e vështirë, por Ai e fitoi sfidën dhe e kaloi sprovën e Satanit.
PO PASTAJ? 5
Satani u tërbua. E la Mbretin dhe e ktheu të gjithë urrejtjen e tij nga Gjon Pagëzori, ai tipi i shkretëtirës.
SI? G
joni kishte inatosur njërin nga sundimtarët, një njeri që quhej Herod Antipas. Ai ishte martuar me gruan e të vëllait, gjë që ishte e ndaluar. Gjoni e kritikoi hapur për këtë dhe gruaja e Herodit u bë bishë. Ajo e bindi vajzën e saj, Salome, të bënte një kërcim shumë provokative, duke e ditur se do t’i pëlqente Herodit. Ajo e dinte dobësinë e tij për vajzat e bukura. Pasi ajo kërceu në festën e tij, Herodi tha se do t’i jepte Salomesë gjithçka që ajo do të kërkonte. Kështu, mamaja e Salomesë i tha asaj të kërkonte diçka të tmerrshme. T’i sillnin në pjatë kokën e Gjon Pagëzorit.
ÇFARË?
JO! E BËRI HERODI?
Herodi u ndie shumë keq. Ai e pëlqente Gjonin, që nuk kishte pasur frikë ta kritikonte. Gjoni thoshte të vërtetën dhe Herodi e dinte këtë. Por ai kishte humbur tashmë popullaritetin dhe nuk donte të dukej i dobët, kështu që Herodi e ekzekutoi.
MOS!
6
P
or lajmi i mirë është se Mbreti ishte ende aty rrotull dhe tani situata po nxehej. Një mbret ka nevojë për ndjekës, njerëz që do të mësojnë rrugët e tij. Prandaj, Jezusi zgjodhi me kujdes. Duke ecur buzë Detit të Galilesë, Ai pa dy vëllezër, Simonin dhe Andrean. Ata ishin peshkatarë. “Ejani me mua!”, - thirri Ai. “Do t’ju mësoj të peshkoni njerëz!”.
VËRTET E BËNË?
Po. Ata i lanë rrjetat e peshkimit dhe ndoqën Mbretin. Më tej, përgjatë bregut, Mbreti gjeti dy vëllezër të tjerë, Jakobin dhe Gjonin. Ai u tha të njëjtën gjë dhe ata e lanë biznesin e peshkimit të babait dhe shkuan pas Mbretit.
PO PASTAJ?
7
Një mbret ka një mbretëri. Problemi ishte se shumica e njerëzve po silleshin sikur të ishin mbretër të jetës së tyre. Ata nuk e kuptonin se në fakt ishin skllevër. Prandaj Perëndia dërgoi Jezusin për t’u treguar njerëzve se çfarë Mbretërie kishte për ta. Se ata mund të çliroheshin vetëm duke i shërbyer Atij.
ÇFARË DO TË THUASH?
D
Kur Mbretëria e Perëndisë vjen, gjërat ndryshojnë. Mbreti po e ndryshonte gjithçka përreth Tij. Të sëmurët po shëroheshin. Jetët e njerëzve po ndryshoheshin nga fjalët e Jezusit. Shumë njerëz nuk e dinin që Mbreti kishte ardhur. Ata nuk e njohën. Por ata kuptuan ndikimin që Ai po sillte. Jezusi ishte në një qytet që quhej Kapernaum dhe, meqë ishte jude, ai ruante zakonet e judenjve. Një herë në javë, në ditën e veçantë që e quajnë Shabat, judenjtë shkojnë në sinagogë për të mësuar vullnetin e Perëndisë. Jezusi shkonte atje dhe mësonte njerëzit. Ai ishte një mësues i mrekullueshëm! Askush nuk i kishte dëgjuar më parë ato që thoshte Jezusi. Ai mësonte me autoritet të vërtetë, sepse Ai ishte Mbreti. Ai e kishte sjellë Mbretërinë me vete. Dhe kjo gjë nxiti frymët e liga që kishin pushtuar disa njerëz. Njerëzit e zakonshëm nuk e kuptonin kush ishte Jezusi, por frymët e liga e dinin. “Ke ardhur të na shkatërrosh?”, - i klithi Jezusit një nga frymët. “Unë e di se kush je Ti. Je i Shenjti i dërguar nga Perëndia”.
UA! ÇFARË NDODHI MË PAS?
8
B
r.
Diçka e jashtëzakonshme ndodhi. Fryma i shkaktoi burrit një krizë dhe pastaj e lëshoi, sepse kishte ardhur Mbreti! Mbretëria e Perëndisë kishte ardhur dhe e keqja duhej të ikte. Jezusi ishte jo vetëm një mësues bindës, por frymët e liga nuk mund t’i bënin ballë.
ÇFARË BËRI TJETËR JEzUSI? Ai shëronte njerëzit. Pasi u largua nga sinagoga, Ai shkoi në shtëpinë e dishepujve të Tij, Simonit dhe Andreas. Vjehrra e Simonit ishte e sëmurë me ethe. Ajo ishte e shtrirë dhe nuk mund të bënte asgjë. Por kur Jezusi i shkoi pranë dhe i mbajti dorën, ajo u shërua menjëherë. Në fakt, ajo u përmirësua aq shumë, saqë gatoi për të gjithë.
Njerëzit dëgjuan se çfarë kishte ndodhur dhe pasdite ishte mbledhur një turmë e madhe. Kishte shumë të sëmurë, madje edhe njerëz të pushtuar nga frymë të liga.
FANTASTIKE!
ÇFARË BËRI JEzUSI? 9
Ai i shëroi të gjithë! Pastaj, ditën tjetër, Ai u
E
ngrit pa lindur dielli dhe shkoi të lutej në një vend të qetë.
p ç
ÇFARË DO TË THUASH? Jezusi ishte biri i Perëndisë. Ai e donte Atin e Tij dhe kalonte shumë kohë vetëm, duke folur me Perëndinë. Këtë e quajmë lutje.
Jo. Ai duhej të përfundonte një punë,
A qËNDROI JEzUSI NË KAPERNAUM?
prandaj u tha ndjekësve të Tij: “Duhet të udhëtojmë në vende të tjera. Duhet ta çoj Mbretërinë edhe atje. Prandaj kam ardhur”. Ai udhëtoi, duke dhënë mësim nëpër sinagoga dhe duke shëruar të sëmurët. Një ditë, një lebros u gjunjëzua në këmbët e Jezusit, duke iu lutur që ta shëronte. Në atë kohë, lebrosët nuk lejoheshin të jetonin me njerëzit e tjerë, për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjes. Jezusi e shëroi dhe i tha të shkonte te prifti që ta kontrollonte dhe të kthehej në komunitetin e tij. Por gjatë rrugës nuk duhej t’i tregonte askujt për shërimin e tij. Por ai ishte aq i gëzuar, saqë i tregoi kujtdo që i doli përpara. Pas kësaj, njerëzit e kërkonin Jezusin më me ngulm dhe turma të mëdha mblidheshin në çdo qytet që Ai vizitonte. Prandaj Ai u përpoq t’u qëndronte larg qyteteve, por turmat përsëri e ndiqnin. Një ditë u kthye në Kapernaum. Kur u hap lajmi për ardhjen e Tij, shtëpia ku qëndronte u mbush aq plot saqë nuk kishte më asnjë cep të lirë. Por disa njerëz ishin shumë këmbëngulës...
10
“M
Erdhën katër burra, të cilët mbanin në një barelë shokun e tyre të paralizuar. Kërkonin ndihmë me çdo kusht dhe hapën një vrimë në çatinë prej qerpiçi, pastaj e ulën të sëmurin përpara Jezusit.
SA E ÇUDITSHME AJO qË THA.
“Mëkatet e tua janë falur”, - i tha Jezusi.
Kështu menduan dhe të tjerët. Disa mësues të ligjit fetar që ishin atje nisën të belbëzonin mes tyre: “Kjo është blasfemi! Vetëm Perëndia mund të falë mëkatet”. Blasfemia ishte mëkati më i rëndë për judenjtë. Blasfemi do të thotë të çnderosh emrin e Perëndisë. Mësuesit u fyen, sepse kuptuan se Jezusi po shpallte se kishte pushtetin e Perëndisë.
Jezusi i dëgjoi se çfarë po thoshin dhe i pyeti: “Pse është blasfemi? Ç’është më e lehtë të thuash: ‘Mëkatet e tua janë falur’, apo ‘Çohu dhe ec’? Do t’jua vërtetoj se kam autoritet në tokë për të falur mëkatet”. Pastaj u kthye nga i sëmuri dhe i tha: “Ngrihu! Shko në shtëpi! Je i shëruar”. Burri kërceu në këmbë, çau turmën dhe u largua.
UA! VË BAST qË S’KISHIN PARË KURRË DIÇKA TË TILLË! 11
P
ikërisht. Por Jezusi po shkaktonte probleme të tjera me ata tipat fetarë. Një ditë takoi një tagrambledhës që quhej Mate. “Eja me ne”, - i tha Jezusi. Mateu ashtu bëri dhe atë natë shtroi një darkë për nder të Jezusit dhe të miqve të tij.
PSE U NEVRIKOSËN ATA TIPAT FETARË? Atje kishte dhe njerëz të tjerë. Disa prej tyre ishin tagrambledhës. Disa kishin nam të keq. Përreth Jezusit donin të qëndronin lloj-lloj njerëzish. Mbretëria e Perëndisë është për të gjithë, jo vetëm për njerëz të veçantë apo për njerëz që i kanë të gjitha gjërat në rregull. Farisenjtë u tmerruan. “Pse Jezusi ulet të hajë me llumin?”, - thanë ata. Kur Jezusi i dëgjoi, u përgjigj: “Për mjekun nuk kanë nevojë të shëndetshmit, por të sëmurët. Prandaj kam ardhur. Të ndihmoj mëkatarët, jo ata që mendojnë se s’kanë nevojë të përmirësohen”.
ÇFARË ËSHTË NJË FARISE?
Farisenjtë ndiqnin një sërë rregullash fetare. Njerëzit fetarë vdesin për rregulla. Por Jezusi e dinte se është më e lehtë të zbatosh rregullat, sesa të duash Perëndinë dhe ta nderosh me gjithë zemër. Kjo gjë i sfidoi farisenjtë. Ata pretendonin se ishin të pastër dhe të shenjtë, por nuk pranonin të përmbushnin standardet e Perëndisë.
ÇFARË DO TË THUASH? 12
“H
z J J s Q
Ata kishin rregulla që përcaktonin çfarë duhej të hanin dhe çfarë të pinin. Nuk u pëlqente fakti që ndjekësit e Jezusit nuk i zbatonin këto rregulla. Jezusi mund të shikonte përmes inatit dhe kriticizmit drejt e në zemrat e tyre.
e
H ED J V
“Hipokritë!”, - tha ai. “Adhurimi juaj është i rremë. Ju i zëvendësoni urdhërimet e Perëndisë me mësimet tuaja. Ju u bindeni rregullave tuaja dhe jo ligjeve të Perëndisë. Ju shpërfillni nevojat e prindërve tuaj dhe thoni se s’mund t’i ndihmoni, sepse i keni dhënë Perëndisë. Qesharake!”
FJALË TË RËNDA! I PËLqyEN TURMËS?
SH
JE
JE P IF
S JE V RA
Ata e dëgjuan me kujdes. “Në Mbretërinë e Perëndisë”, - shpjegoi Jezusi, - “nuk ka shumë rëndësi çfarë ha apo çfarë pi. Ka rëndësi çfarë thua dhe bën”. Ai u shpjegoi miqve të tij: “Mendimet janë ato që të ndotin. Atje fillon mëkati seksual, vjedhja, vrasja, ligësia, lakmia, zilia, thashethemet e ndyra, krenaria dhe budallallëku. Rëndësi ka ana e brendshme, jo e jashtmja”.
KRENARI
13
Jezusi ishte Mbreti dhe po u mësonte njerëzve si të jetonin në Mbretërinë e Tij. E vetmja mënyrë për të pasur një zemër dhe jetë të pastër është nëpërmjet Jezusit. Ai erdhi që t’ju bëjë të pranueshëm për Perëndinë. Nuk mund t’ia dilni vetë, duke ndjekur disa rregulla, por vetëm nëpërmjet Tij. Farisenjtë dhe fetarët e tjerë nuk donin ta dëgjonin këtë dhe gjithmonë krijonin trazira, kritikonin atë që bënte Jezusi.
ÇFARË DO TË THUASH?
Sipas ligjit të tyre, duhej të pushoje Ditën e Shabatit. Kjo do të thoshte se nuk duhej të punoje – dhe farisenjtë kishin një përkufizim shumë të gjerë të fjalës punë. Një ditë Shabati, Jezusi ishte në Sinagogë dhe pa një burrë me dorë të deformuar. Jezusi e dinte se farisenjtë po shikonin se çfarë do të bënte, prandaj u parapriu. Ai i thirri dhe i pyeti: “Gjatë Shabatit duhen bërë gjëra të mira, apo të këqija?”. Askush nuk guxoi të përgjigjej. Pastaj i tha të sëmurit të zgjaste dorën dhe ai u shërua menjëherë.
14
P
p l
MREKULLI!
N s d k p u e p t n
P
o, por farisenjtë u zemëruan aq shumë, saqë filluan të komplotonin me të tjerët për ta hequr qafe Jezusin. Ai po i mërziste shumë. Turmat e mëdha e ndiqnin kudo, njerëzit vinin nga i gjithë vendi për ta parë. Mbreti kishte sjellë Mbretërinë e Tij dhe bashkë me të vinin shërimet dhe mrekullitë. Liri. Jo një tufë rregullash fetare. Edhe vetë familja e Jezusit e kishte të vështirë të kuptonte se çfarë po ndodhte. Deri atëherë, megjithëse e ndiqnin shumë njerëz, Jezusi kishte zgjedhur dymbëdhjetë burra, që e shoqëronin gjithmonë. Ai i mësonte me kujdes, u tregonte si të jetonin në Mbretëri dhe si të punonin për Mbretërinë. Ai u dha autoritetin e Tij. Shpesh ata quhen “dishepujt” e Tij, që do të thotë “nxënës”.
CILËT ISHIN ATA?
Kjo është lista: SIMoNI (por Jezusi i vuri një emër të ri, Pjetër) U Lo M E ARTo GJo N I A N D R EA F I L I P I B MAT EU BI JAKo U E D A J T A I K A oBI SIMo N KANAN T H oM EASI dhe JUDA ISKARIoTI që më vonë e tradhtoi, siç do ta shohim.
ÇFARË MËSUAN DISHEPUJT? P
ërveç shërimit, Mbreti solli edhe mësimin. Ai përdorte tregimet për t’i bërë gjërat më të lehta për t’u kuptuar. Ja një prej tyre: Një bujk doli të mbillte farën. Teksa e shpërndante në fushë, një pjesë ra në rrugë dhe e hëngrën zogjtë. Një pjesë ra në gurishte, ku nuk kishte shumë dhé. Bima nisi të rritej, por u tha nga dielli sepse rrënjët e saj nuk ushqeheshin dot në dheun e pakët. Një pjesë e farës ra në ferra, ato i zunë frymën dhe nuk prodhoi fryt. Por një pjesë e farës ra në tokë të mirë, pjellore dhe dha goxha fryte, deri në njëqindfishin e asaj që u mboll.
Ç’DO TË THOTË KJO? 15
Jezusi u foli dymbëdhjetë dishepujve për historinë kur
N
ishte vetëm me ta. Ai u shpjegoi:
e d J b
“M m
J b ç
“Bujku është ai që e çon fjalën e Perëndisë te njerëzit. Fara që bie në rrugë përfaqëson ata që e dëgjojnë fjalën, por Satani vjen menjëherë dhe ua rrëmben. Gurishtja përfaqëson ata që e dëgjojnë fjalën dhe e pranojnë me kënaqësi por nuk thellohen në njohuri dhe, kur vijnë problemet, ata thahen sepse nuk besojnë me të vërtetë. Ferrat përfaqësojnë ata që e dëgjojnë dhe e pranojnë fjalën, por lejojnë që t’i mposhtin shqetësimet e jetës dhe dëshirat për të mira materiale. Ata nuk prodhojnë kurrë fryt. Por fara që bie në tokë të mirë përfaqëson ata që e dëgjojnë dhe e pranojnë fjalën e Perëndisë, prandaj japin prodhim të bollshëm”. Më tej, Jezusi e përshkroi Mbretërinë e Perëndisë si të ishte një farë e vogël sinapi.
Një farë e vogël sinapi
SA E VOGËL!
Po, por ajo rritet dhe bëhet një bimë e stërmadhe. Është aq e madhe, saqë zogjtë strehohen dhe ngrenë fole në degët e saj. E njëjta gjë vlen edhe për besimin. Dhe dishepujt e Mbretit patën mundësinë ta zbulonin vetë këtë gjë në një mënyrë shumë praktike.
ÇFARË NDODHI?
Një mbrëmje, Jezusi u tha të hipnin në një barkë dhe të kalonin liqenin. Turmat e mëdha i ndiqnin ende dhe ndoshta Ai kishte nevojë të rrinte pak vetëm. Duhej të ishte i lodhur, sepse e zuri gjumi në barkë.
16
“
“K
J P f J
N
uk kishin shkuar shumë larg, kur nisi një stuhi e fortë. Dallgë të mëdha përplaseshin në të dyja anët e barkës, duke e mbushur atë me ujë. Jezusi fjeti gjatë gjithë kohës. Dishepujt, që bërtisnin të tmerruar, e shkundën për ta zgjuar: “Mjeshtër, nuk e kupton se ç’po ndodh? Do të mbytemi!”. Jezusi u zgjua, iu drejtua ujit dhe erës dhe bërtiti: “Qetësohuni!”. Papritur era pushoi dhe çdo gjë u qetësua.
UA!
“Pse keni kaq frikë?” - i pyeti ata. “Nuk keni besim tek unë?”. “Kush është ky njeri?”, - habiteshin ata. “Edhe era dhe dallgët i binden!”. Jezusi po u mësonte të mos shqetësoheshin për asgjë, por të besonin te Perëndia. Besimin nuk mund ta arrish i vetëm. Por fjala e Perëndisë është si një farë, ajo ka fuqinë të krijojë besim. Mrekullitë ndodhin kur e vë në punë besimin. Jairi ishte dikush që e mësoi këtë.
17
KUSH?
Jairi. Ai ishte njeri me pozitë, drejtuesi i një sinagoge. Vajza e tij e vogël ishte duke vdekur, por ai e dinte se Jezusi mund ta shëronte. “Ajo po vdes”, - i tha Jezusit. “Të lutem, eja preke që ajo të jetojë”.
VËRTET E BËRI? P
o. Jezusi shkoi me Jairin dhe turma e ndoqi pas. Mes turmës ishte një grua që kishte vuajtur për dymbëdhjetë vjet nga hemorragjia e vazhdueshme. E dëshpëruar për të gjetur një kurë, ajo i kishte lënë paratë nëpër mjekë por s’kishte gjetur zgjidhje. I kishte mbetur vetëm të shpresonte te Jezusi, prandaj çau përmes turmës derisa arriti pranë Tij dhe i preku cepin e rrobës. Ajo po mendonte: “Sikur t’i prek vetëm rrobën, do të shërohem”.
Po! Kur ajo preku rrobën e Jezusit, hemorragjia ndaloi dhe ajo e dinte se ishte shëruar. Jezusi e kuptoi menjëherë se fuqia e shërimit kishte dalë prej Tij. Ai u kthye dhe pyeti: “Kush m’i preku rrobat?”. Dishepujt u përgjigjën: “Në një turmë kaq të madhe, si mund ta dallojmë kush të preku?”. Jezusi ndaloi dhe gruaja e shkretë u tremb aq shumë, saqë ra në këmbët e Tij duke u dridhur. I tregoi se çfarë kishte bërë. “Bijë, besimi yt të shëroi”, - i tha. “Shko në paqe. Je shëruar”.
18
Ky ËSHTË BESIM!
ai
ë
G
jatë kësaj kohe mbërritën lajmëtarë nga shtëpia e Jairit, për t’i thënë se e bija kishte vdekur. Jezusi i tha Jairit të vazhdonte të besonte tek Ai pavarësisht nga kjo. Pastaj i tha turmës të mos e ndiqte më, përveç Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit.
Kur mbërritën në shtëpinë e Jairit, të gjithë po qanin e vajtonin. Jezusi i shpërfilli dhe hyri brenda. “Çfarë po ndodh?”, - pyeti. “Fëmija nuk ka vdekur, vetëm po fle”. Njerëzit u tallën me të, prandaj Ai i përzuri nga shtëpia. Pastaj mori prindërit e vajzës, tre dishepujt e Tij dhe hyri në dhomën e vajzës. E kapi atë nga dora dhe tha: “Ngrihu vogëlushe!”. Dhe ajo menjëherë u ngrit dhe eci! Prindërit u ngazëllyen. Jezusi i urdhëroi të mos i tregonin askujt çfarë kishte ndodhur dhe t’i jepnin vajzës diçka për të ngrënë.
DOMETHËNË AJO KISHTE VDEKUR DHE JEzUSI E RINGJALLI?
PO.
UA! ÇFARË MREKULLIE! 19
Po. Është pjesë e Mbretërisë. Frika është e kundërta e besimit dhe ajo mund t’i pengojë mrekullitë në jetën tuaj. Sapo filloni të keni frikë, besoni te Mbreti.
PRA, NË KËTË JETË MBRETËRORE TË DUHET BESIMI? Po. As Jezusi nuk do të bënte shumë mrekulli në një mjedis mosbesues.
ÇFARË DO TË THUASH?
Pas mrekullisë me vajzën e Jairit, Jezusi u kthye në Nazaret, në qytetin e Tij. Shabatin tjetër, Ai nisi të jepte mësim në sinagogën e qytetit, por shumë nga ata që e dëgjonin nuk e kuptonin. “Ku e gjen ai njohurinë dhe pushtetin për të bërë mrekulli?”, - pyesnin ata. “Ai është marangoz, i biri i Jozefit dhe i Marisë. Vëllezërit dhe motrat e tij jetojnë këtu me ne”. Nuk pranuan t’i besonin.
Ai tha: “Profeti nderohet kudo, përveçse në qytetin e tij dhe mes të afërmve të tij”. Dhe për shkak të mosbesimit të tyre, Ai nuk mundi të bënte mrekulli atje, përveç ndonjë shërimi.
ÇFARË BËRI JEzUSI? ÇFARË NDODH MË PAS?
Jezusi vazhdoi t’i dërgonte dishepujt nën autoritetin e Tij. Ata ishin udhëzuar të mos merrnin asgjë me vete, as edhe një xhaketë më tepër. “Nëse nuk ju pranojnë në ndonjë fshat, mos u lodhni”, - u tha Jezusi. “Thjesht shkundni pluhurin nga këmbët tuaja dhe vazhdoni rrugën. Lërini në fatin e tyre”.
PUNË ME RËNDËSI.
P
o. Mbretëria është me rëndësi.
ÇFARË BËNË DISHEPUJT?
Ata shpërndanë lajmin e Mbretërisë duke u thënë njerëzve të linin jetën e tyre mëkatare, shëruan të sëmurët dhe dëbuan frymët e liga. Më pas, Jezusi u tha të gjithë besimtarëve të bënin të njëjtën gjë.
Por për këtë do të flasim më
VËRTET!
vonë, sepse ndodhën shumë gjëra të tjera dhe historia ka një fund surprizë. Le të vazhdojmë... Kur dishepujt u kthyen nga udhëtimet e tyre, Jezusi i mori në barkë që të pushonin pak. Por turmat përsëri vazhdonin t’i ndiqnin. Shumë njerëz kishin dëgjuar se Jezusi dhe dishepujt ndodheshin aty, prandaj vrapuan në breg për t’i takuar teksa zbrisnin nga barka. Ata ishin të humbur, si delet pa bari. Jezusi e pa këtë dhe ndjeu dhembshuri për ta. Ai vazhdoi t’i mësonte për Mbretërinë.
I. 21
P
asdite dishepujt thanë: “Po bëhet vonë. Pse të mos e kthejmë turmën në fshat që të hanë diçka?” “Ushqejini ju”, - u përgjigj Jezusi.
SI?
Ja çfarë thanë dishepujt: “Duhet një thes me pará për të ushqyer këtë turmë!”
“Sa ushqim keni?”, - i pyeti Jezusi. “Shkoni shikoni”. Kur u kthyen i thanë: “Kemi vetëm pesë bukë dhe dy peshq”.
ÇFARË NDODHI?
Jezusi u tha njerëzve të uleshin në grupe me nga pesëdhjetë ose njëqind persona. Mori atë pak ushqim që kishte dhe falënderoi Perëndinë për të. Pastaj i ndau bukët dhe ua dha ushqimin dishepujve që t’ua shpërndanin njerëzve.
PO USHqIMI NUK MJAFTONTE.
Mjaftoi që ç’ke me të! Të gjithë hëngrën sa deshën dhe mbushën dymbëdhjetë shporta me ushqimin që teproi! Patën më shumë se ç’duhej. Kjo është një pjesë tjetër e jetës Mbretërore. Kur i beson Perëndisë gjithçka që ke, Ai do t’ju bekojë dhe do t’ju plotësojë të gjitha nevojat. Asgjë s’është e pamundur për Perëndinë. Ai është krijuesi i qiellit dhe i tokës. Ai nuk kufizohet nga ligjet e natyrës. Po ju jap një shembull tjetër. Menjëherë pas kësaj, Jezusi u tha dishepujve ta çonin barkën në anën tjetër të liqenit, teksa Ai përcillte njerëzit. Pastaj, Ai u ngjit në kodër që të lutej.
22
MREKULLI!
N
k
Në të gdhirë, dishepujt hasën vështirësi. E kishin punën pisk, duke vozitur fort kundër erës dhe dallgëve. Jezusi i pa dhe shkoi tek ata.
Ç’DO TË THUASH?
Dua të them që Ai eci mbi ujë.
E PAMUNDUR! Dishepujt e panë duke ecur mbi ujë dhe ulëritën, duke menduar se ishte fantazmë. “Merrni zemër! Unë jam këtu!” - tha Ai. “Mos kini frikë!”.
E BESUAN ATA? 23
P
jetri kishte nevojë për prova. I tha Jezusit se nëse ishte vërtet Ai, atëherë edhe ai donte të ecte mbi ujë! “Eja”, - i tha Jezusi. Dhe Pjetri eci mbi dallgë deri te Jezusi!
UA! DUKET E FRIKSHME.
Ja çfarë mendoi Pjetri kur pa përreth dhe kuptoi sa të larta ishin dallgët. Sapo ndaloi së besuari te Jezusi, filloi të zhytej. Jezusi zgjati dorën dhe e kapi, duke e qortuar për mungesën e besimit.
Tani, njerëzit kudo pyesnin veten se kush ishte ky Jezusi në të vërtetë. Ngado shkonte, njerëzit shëroheshin. Të shurdhrit, të verbrit, sakatët. Nuk kishte sëmundje apo plagë që Ai s’mund ta kuronte. Një ditë, Jezusi pyeti dishepujt: “Kush thonë njerëzit se jam unë?”. Ata u përgjigjën: “Disa thonë se je Gjon Pagëzori, i ringjallur; të tjerët thonë se je Elia ose një nga profetët”. “Po ju, kush mendoni se jam?”, - i pyeti ata. Pjetri menjëherë tha: “Ti je Mesia”.
Ç’DO TË THOTË KJO? Do të thotë “I vajosuri”. Në pjesën e parë të Biblës, në grupin e librave që quhet Testamenti i Vjetër, Perëndia premtoi se do të dërgonte një shpëtimtar, dikë që do të rregullonte marrëdhënien mes Perëndisë dhe njerëzve.
24
MBRETI?
P
P t
?
Po, por disa e quanin Mesia – është i njëjti person. Pjetri e kishte kuptuar kush ishte Jezusi dhe Jezusi i tha të mos i tregonte askujt.
Jezusi e dinte që do të ndodhnin gjëra
PSE?
të tmerrshme, do të mohohej nga drejtuesit fetarë, nga priftërinjtë, nga shumë njerëz në fakt.
POR AI BËRI Aq SHUMË TË MIRA.
Sigurisht, por e mbani mend planin e Perëndisë? Plani i Tij sillte liri dhe për këtë duhej paguar një çmim. Jezusi e dinte mirë këtë. Tek e fundit, Ai ishte Mbreti. Ai u tha dishepujve se do të vritej, por pas tri ditësh do të ringjallej!
ÇFARË? KJO ËSHTË ÇMENDURI!
Edhe Pjetri kështu
JO!
mendonte. E mori Jezusin mënjanë dhe i tha të mos fliste ashtu.
25
P
or Jezusi e dinte përse kishte ardhur, prandaj u kthye nga Pjetri dhe tha: “Po i shikon gjërat nga këndvështrimi njerëzor, jo me perspektivën e Perëndisë”. Pastaj thirri të tjerët dhe u tha: “Nëse do të më ndiqni mua, duhet të harroni ambiciet tuaja egoiste dhe të më ndiqni vërtet. Për më tepër, nëse kërkoni ta ruani jetën tuaj, do ta humbisni atë. Por nëse e dorëzoni jetën tuaj për të mirën time dhe të Mbretërisë, do të gjeni jetën e vërtetë”. Pastaj i pyeti: “Çfarë fitoni nëse keni gjithë botën, por ndërkohë keni humbur vetveten? A vlen diçka më shumë se vetë shpirti juaj? Nëse dikush ka turp për mua, atëherë kur unë të kthehem bashkë me engjëjt në lavdinë e Atit tim, edhe unë do të kem turp për të!”.
E VËSHTIRË, POR BESOJ SE ËSHTË E VËRTETË. P
o, që të ndjekësh Jezusin duhet të lësh gjithçka, por vetëm kështu mund të gjesh jetën e vërtetë. Rreth një javë më vonë, Jezusi mori Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin dhe shkoi në majën e një mali. Ishin vetëm dhe ndodhi diçka e pabesueshme. Teksa qëndronte atje, Jezusi ndërroi pamje. Rrobat iu bënë borë të bardha, shumë më të bardha se ç’mund ta imagjinoni. Pastaj u shfaqën dy burra – Elia dhe Moisiu.
26
KUSH?
oi
Ata përmenden në Testamentin e Vjetër dhe ishin njerëz që e njihnin vërtet Perëndinë. Pjetri nuk dinte çfarë të thoshte, por ndiente se duhet të thoshte diçka. Prandaj tha: “Mrekulli! Do të ngremë tri tenda këtu për ju”. Por po fliste broçkulla.
ÇËSHTJE FETARE?
P
ikërisht. Kur ndeshesh me Mbretin dhe Mbretërinë e Tij, fjalët nuk mjaftojnë.
ÇFARË NDODHI MË PAS? E mbani mend kur Jezusi u pagëzua?
PO. Ndodhi e njëjta gjë. Një zë tha: “Ky është Biri im i dashur. Dëgjojeni atë”.
UA! P
astaj panë përreth dhe dy burrat e tjerë ishin larguar, vetëm Jezusi ishte atje. Kur filluan të zbrisnin nga mali, Jezusi u tha të mos i tregonin askujt çfarë kishin parë, derisa Ai të ringjallej prej së vdekuri.
ÇFARË DONTE TË THOSHTE?
27
Edhe ata u habitën nga kjo gjë. Por nuk patën shumë kohë për ta menduar, sepse kur zbritën nga mali diçka tjetër i priste.
Si gjithmonë i priste një turmë e madhe,
ÇFARË?
por kësaj here dishepujt e tjerë po debatonin me mësuesit e ligjit fetar. “Çfarë po ndodh?”, - bërtiti Jezusi. Dikush thirri: “Dua të shërosh tim bir. Ai s’mund të flasë, sepse e ka pushtuar një frymë e ligë që nuk e lë të flasë. Kur e pushton fryma e ligë, e përplas në tokë dhe i nxjerr shkumë nga goja, kërcet dhëmbët dhe ngrin. U kërkova dishepujve të tu ta dëbonin frymën e ligë, por ata s’mundën ta bënin”. “Njerëz mosbesues!”, - tha Jezusi. “Çfarë duhet që ju të besoni? Silleni djalin tek unë”. Ashtu bënë. Sapo fryma e ndyrë e pa Jezusin, i shkaktoi djalit një krizë të fuqishme. “Sa kohë ka që ndodh kjo?”, - e pyeti Jezusi babanë e tij. “Që kur ka qenë i vogël”, - u përgjigj ai. “Të lutem, bëj diçka nëse mundesh”. “Ç’do të thuash, nëse mundem?”, - pyeti Jezusi. “Gjithçka është e mundur nëse dikush beson”. “Unë besoj”, - u përgjigj babai, - “por më ndihmo të mos dyshoj!”. Jezusi e qortoi frymën dhe ai ulëriti, i shkaktoi djalit një krizë tjetër dhe pastaj u largua. Djali mbeti shtrirë, pa lëvizur. Disa menduan se kishte vdekur. Por Jezusi e kapi nga dora dhe ai u ngrit, i shëruar!
28
se
k ë
ju si e
“Pse ne nuk e dëbonim dot atë frymë të ligë?”, - e pyetën dishepujt më vonë. “Ai lloj del vetëm me lutje dhe agjërim”, - u përgjigj Jezusi. Ata vazhduan të udhëtonin përmes vendit dhe Jezusi gjithmonë i shmangte turmat për të qëndruar vetëm me dishepujt e Tij.
PSE?
Sepse Ai e dinte me çfarë do të përballej.
Jo, ishte një sprovë
POR AI ISHTE MBRETI. AI I KISHTE KALUAR TË GJITHA SPROVAT.
e fundit aq e vështirë, sa askush nuk mund ta kalonte nëse nuk ishte dërguar nga vetë Perëndia. Jezusi u përpoq t’ua shpjegonte këtë dishepujve të Tij. Ai u tha: “Do të më tradhtojnë. Do të më vrasin, por pas tri ditësh do të ringjallem”.
NUK E KUPTOJ.
As ata nuk e kuptuan. Dhe nuk donin ta pyesnin se ç’donte të thoshte. Kjo i bëri të debatonin me njëri-tjetrin. Gjatë rrugës për në shtëpinë ku rrinin, diskutonin se cili prej tyre do të ishte më i madhi në Mbretëri. Jezusi i pyeti se për çfarë po flisnin, por ata kishin turp t’i tregonin. Kështu që Ai u ul dhe i thirri pranë. “Dëgjoni”, - u tha. “Ai që do të jetë i pari, duhet të dalë i fundit. Ai duhet t’u shërbejë të gjithëve”.
29
P
astaj mori një fëmijë të vogël pranë vetes. Duke e marrë fëmijën në krahët e Tij, shpjegoi: “Kushdo që pranon një fëmijë në emrin tim, më ka pranuar mua dhe Atin tim që më ka dërguar. Duhet të bëheni si fëmijët, që të hyni në Mbretëri”. Jezusi vazhdoi: “Nëse dikush pengon njërin prej këtyre vogëlushëve, do të jetë më mirë për të të hidhet në det me një gur të rëndë në qafë!”.
ÇFARË DONTE TË THOSHTE? Jezusi po shpjegonte seriozisht rëndësinë e mëkatit. Duhet të sulmoni dhe të çrrënjosni problemet në jetën tuaj, të cilat ju pengojnë të hyni në Mbretërinë e Perëndisë. Ai u tha dishepujve të Tij se duhet të ishin si kripa.
PSE KRIPË? Kripa përdoret për të ruajtur ushqimet dhe për t’u dhënë shije. Nëse kripa humbet shijen e vet, si mund ta bësh përsëri të kripur?
OK. PRA, NËSE JETON NË MBRETËRI, JE SI KRIPA, RUAN BOTËN qË TË MOS PRISHET. 30
P
o. Jezusi u tha dishepujve se si të jetonin – të ndihmonin të tjerët dhe t’i drejtonin për në Mbretëri. Meqë ishte Mbret, Jezusi e dinte çfarë do të ndodhte. Ai foli për shkatërrimin e Tempullit, ndërtesës më madhështore të Izraelit, ku judenjtë kryenin ceremonitë më të rëndësishme fetare. Jezusi u tha se do të kishte luftëra dhe histori luftërash. Tha se do të kishte Mesi të rremë – mbretër të rremë– që do të çonin në rrugë të gabuar shumë njerëz. Do të kishte tërmete e kriza urie dhe më pas duhej bërë kujdes. “Ky do të jetë vetëm fillimi”, - tha Ai. “Kujdes! Do t’ju arrestojnë dhe do t’ju akuzojnë si ndjekësit e mi. Por kjo do të jetë mundësia juaj t’u tregoni për mua. Kur të jeni në gjyq, mos u shqetësoni se çfarë do të thoni. Thjesht flisni fjalët që ju jep Perëndia. Do të jenë kohë të tmerrshme. Edhe pjesëtarët e familjes do të tradhtojnë njëri-tjetrin. Të gjithë do t’ju urrejnë, sepse më përkisni mua. Por ata që do të durojnë deri në fund, do të shpëtohen”. Jezusi u dha edhe paralajmërime të tjera, por duhet t’i lexoni vetë.
KU TË KËRKOJ? N
ë Bibël. Ai libër është udhëzuesi për jetën Mbretërore. Gjejeni një sa më shpejt!
ÇFARË THA TJETËR JEzUSI PËR TË ARDHMEN? 31
Jezusi i paralajmëroi se teksa ditëve të tmerrshme u vinte fundi, dielli do të errësohej dhe gjithçka do të dridhej. Pastaj Mbreti do të shfaqet me fuqi dhe lavdi të madhe dhe do të mbledhë gjithë të zgjedhurit e Tij nga skajet më të largëta të botës.
KUR DO TË NDODHË KJO?
Jezusi u tha se askush nuk e di ditën dhe orën, përveç vetë Atit Perëndi. Prandaj duhet të jemi vigjilentë dhe t’i qëndrojmë pranë Atij. Ndërkohë, Jezusi e dinte se çfarë do t’i ndodhte. Ishte pothuajse koha për festën e Pashkës.
ÇFARË ËSHTË PASHKA?
Është koha kur populli i Izraelit kujton se si, shumë kohë më parë, Perëndia e shpëtoi nga Egjipti dhe nga plagët e tmerrshme që prekën popullin egjiptian. Ata ishin skllevër në Egjipt dhe Perëndia i çliroi. Sakrifikonin një qengj si pjesë të festës së tyre. Ndërkohë, drejtuesit fetarë dhe priftërinjtë ishin bashkuar dhe po kërkonin një mundësi për ta kapur Jezusin dhe për ta hequr qafe.
32
DOMETHËNË ENDE E NDIqNIN? KU ISHTE JEzUSI KUR PO NDODHTE E GJITHË KJO?
ÇFARË SHPËRDORIMI!
P
o, por ata e dinin se s’mund të bënin asgjë gjatë Pashkës, përndryshe do të kishte revolta.
Ai rrinte në një shtëpi në Betani, një qytet i vogël pranë Jeruzalemit. Gjatë një darke, erdhi një grua me një shishe parfumi të shtrenjtë. Ajo iu afrua Jezusit dhe ia derdhi të gjithë parfumin në kokë.
Kështu thanë disa njerëz aty. Ishte parfum shumë i shtrenjtë. Madje thanë se mund ta kishte shitur dhe paratë t’ua jepte të varfërve. Por Jezusi mendonte ndryshe. “Lëreni të qetë”, - tha. “Pse e qortoni që veproi kështu? Të varfrit do t’i keni gjithmonë, por unë s’mund të jem përherë me ju”.
Ç’DONTE TË THOSHTE? Ai vazhdoi më tej: “Ajo e vajosi trupin tim për varrim. Për veprimin e kësaj gruaje do të flitet në vitet që do të vijnë”.
ISHTE ENDE I BINDUR SE DO TË VDISTE?
33
Po, dhe ngjarjet kishin nisur. Juda, njëri nga dishepujt e Jezusit, ishte takuar me kryepriftin. I kishin premtuar një shpërblim po të tradhtonte Jezusin.
Po. Jezusi dhe dishepujt e Tij
NJËRI NGA DISHEPUJT? JO!
po përgatiteshin për darkën e Pashkës. Dy prej tyre i kishte dërguar më parë në Jeruzalem. “Kur të shkoni në qytet, do të takoni një burrë që mban një shtambë uji”, - u tha atyre. “Ai do t’ju takojë. Ndiqeni dhe kur të hyjë në shtëpi thuajini: ‘Ku është dhoma e miqve, ku Mësuesi do të hajë darkën e Pashkës me dishepujt e Tij?”. Ai do t’ju çojë në një dhomë në katin e dytë, ku gjithçka do të jetë gati. Përgatisni darkën tonë atje”. Ndodhi pikërisht ashtu.
Jezusi dhe dishepujt e Tij festuan
E MREKULLUESHME!
Pashkën dhe, teksa hanin, Jezusi u tha se njëri prej tyre do ta tradhtonte.
DOMETHËNË E DINTE ÇFARË DO TË NDODHTE?
PO!
PO PSE NUK E NDALOI? Gjithçka ishte pjesë e planit të SPROVA E FUNDIT 34
shpëtimit të Perëndisë, e mbani mend? Jezusi kishte ardhur për qëllimet e Perëndisë.
ISHTE KJO?
f
T
P
o. Dhe gjithçka shkoi sipas planit. Teksa hanin, Jezusi mori bukën dhe, pasi falënderoi Perëndinë, e ndau atë dhe tha: “Ky është trupi im”. Pastaj hodhi verën dhe tha: “Ky është gjaku im, i derdhur për njerëzit, që vulos besëlidhjen mes Perëndisë dhe njerëzve të Tij”.
SA ÇUDI! Besoj se edhe dishepujt kështu menduan. Por askush nuk tha gjë. Vetëm më pas e kuptuan vërtet se çfarë po ndodhte. Jezusi filloi të fliste për atë që do të ndodhte atë natë. “Ju të gjithë do të më braktisni”, tha Ai. “Edhe nëse të gjithë do të të braktisin, unë nuk do ta bëj”, - u përgjigj Pjetri.
“Do ta bësh”, i tha Jezusi. “Do ta bësh. Sonte, para se gjeli të këndojë herën e dytë, ti do të më mohosh tri herë”.
“Kurrë!”, - bërtiti Pjetri, dhe të tjerët ishin dakord. Shkuan në një kopsht ullinjsh, që quhej Gjetsemani. Jezusi u tha të uleshin atje, teksa Ai shkoi të lutej. Mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin.
A MOS ISHIN ATA qË MORI ME VETE KUR NGJALLI ATË VOGËLUSHEN?
35
Po, dhe duhet t’u ketë besuar vërtet, sepse u tha se sa i mërzitur ishte. U kërkoi të qëndronin me të. Pastaj ra në gjunjë dhe filloi të lutej, duke i kërkuar Perëndisë që, nëse ishte e mundur, ta shmangte natën e tmerrshme që e priste. Megjithatë e dinte se duhej t’ia nënshtronte veten vullnetit të Perëndisë. “Vullneti yt u bëftë, jo i imi”, - bërtiti.
DOMETHËNË E DINTE SA E TMERRSHME DO TË ISHTE SPROVA E FUNDIT? E DINTE qË DO TË VDISTE?
PO!
SA E TMERRSHME! ÇFARË BËNË MIqTË E TIJ?
Asgjë. Ata fjetën teksa Jezusi lutej dhe i thërriste të Atit.
ÇFARË? Kur u ngrit, ata i kishte zënë gjumi. “Nuk qëndronit dot zgjuar me mua për një orë?”, - tha Ai. Pastaj u kthye të lutej përsëri. Përsëri ata i zuri gjumi. Më në fund, herën e tretë, Jezusi i gjeti përsëri duke fjetur. “Ende po pushoni?”, - u tha. “Mjaft tani! Ka ardhur koha! Do të më tradhtojnë”.
36
ÇFARË NDODHI MË PAS?
?
Sapo tha këtë, Juda u duk në errësirë bashkë me një turmë të armatosur me shkopinj dhe shpata. Juda u kishte thënë se do ta njihnin Atë që duhej arrestuar, sepse do ta përshëndeste me një të puthur. Juda iu afrua Jezusit dhe e puthi, gjë që në atë kohë ishte përshëndetje normale. Ushtarët iu vërsulën menjëherë. Pjetri veproi shpejt. Kapi një shpatë dhe i preu veshin shërbyesit të kryepriftit.
“Ndalo!”, - thirri Jezusi. “Mos jam ndonjë kriminel i rrezikshëm që vini të armatosur të më arrestoni? Unë kam dhënë mësim çdo ditë në Tempull. Pse nuk më arrestuat atje? Por kjo po ndodh që të përmbushet ajo çka është shkruar”.
”,
n
ÇFARË JANË SHKRIMET? Janë librat e lashtë që kemi në Bibël. Gjithçka që i ndodhi Jezusit ishte parathënë në ta.
E MREKULLUESHME! 37
P
ikërisht siç e parashikoi Jezusi, të gjithë dishepujt u larguan dhe e lanë vetëm. Atë e çuan në shtëpinë e kryepriftit, ku të gjithë armiqtë e Tij ishin mbledhur për të dëshmuar kundër Tij, për ta dënuar me vdekje. Ndërkohë, Pjetri e kishte ndjekur fshehurazi. Shikonte nga një vend i sigurt. Për Jezusin kishte lloj-lloj akuzash, por asnjëra nuk qëndronte. Madje, ato kundërshtonin njëra-tjetrën. Kryeprifti u inatos. “Hë, nuk do të thuash ndonjë gjë?”, - i bërtiti Jezusit. Por Jezusi qëndroi i heshtur. Pastaj kryeprifti e pyeti: “A je ti Mesia, Biri i Perëndisë?”. “Po, jam”, - tha Jezusi. “Dhe ju do të më shihni të ulem në të djathtën e Perëndisë në vendin e pushtetit dhe do të kthehem mbi re!”.
UA!
K
ryeprifti nuk mendonte kështu. Ishte aq i inatosur, saqë grisi rrobat dhe bërtiti: “Çfarë po presim? Kjo është blasfemi”. Dhe e dënoi Jezusin me vdekje. Ata e pështynë Jezusin dhe e rrahën, por Ai nuk u kundërpërgjigj. Ia lidhën sytë dhe filluan ta torturonin dhe të qeshnin me të.
38
Gjatë gjithë kësaj kohe, Pjetri ishte poshtë në oborr. Ai i dëgjoi të gjitha. Njëra nga shërbyeset e kryepriftit e vuri re dhe e pyeti se kush ishte. Ajo e pa me kujdes. “Unë të njoh”, - tha ajo, - “ti je njëri prej ndjekësve të Jezusit”.
“Nuk e di çfarë po thua”, - u përgjigj Pjetri. Teksa largohej, këndoi gjeli. Vajza e ndoqi dhe Pjetri përsëri e mohoi se e njihte Jezusin. Pastaj erdhën disa njerëz dhe thanë: “Ti duhet të jesh njëri nga djemtë e Galilesë”. “Betohem që nuk e di përse po flisni”, - tha Pjetri. Në atë çast, gjeli këndoi për herën e dytë dhe atij iu kujtuan fjalët e Jezusit. Shpërtheu në të qara.
NDODHI ASHTU SIÇ THA JEzUSI.
:
he
S’MUND TË BËHEJ ASGJË? JEzUSI DO TË VDISTE PA ASNJË SHKAK! 39
E mbani mend planin e Perëndisë? T’u jepte liri të gjithëve dhe të sillte Mbretërinë në tokë? Jezusi duhej ta kalonte këtë. Vetëm kështu mund të shlyheshin mëkatet. Do ta shikoni. Ditën tjetër, Jezusin e çuan te guvernatori romak, një njeri që quhej Pilat. Ai e pyeti: “A je ti Mbreti i judenjve?”. “Po”, - u përgjigj Jezusi. Atëherë drejtuesit fetarë u çmendën fare, duke e akuzuar për lloj-lloj gjërash.
ÇFARË THA JEzUSI? Asgjë.
ÇFARË?
40
Ai nuk tha asgjë dhe Pilati u çudit. Në fakt, ai i kërkoi Jezusit të mbronte veten, por Ai qëndroi në heshtje. Meqë ishte Pashkë, ishte zakon që Pilati të lironte një të burgosur, këdo që të zgjidhte populli.
BUKUR! BESOJ SE TURMA KËRKOI LIRIMIN E JEzUSIT. Jo! Drejtuesit fetarë e nxitën turmën dhe kërkuan të lirohej një vrasës që quhej Baraba! ÇFARË! KJO ËSHTË Ashtu mendoi dhe Pilati. U dha një ÇMENDURI! mundësi tjetër dhe e pyeti turmën çfarë donin që të bënte me Jezusin.
DHE…? Ata bërtitën: “Kryqëzoje!”.
Ç’DO TË THOTË KJO?
SA E TMERRSHME! Kryqëzimi ishte një formë e tmerrshme ekzekutimi, Ka dhe më keq. Jezusi të cilën e kishin shpikur romakët. Ata i gozhdonin duart dhe këmbët e njeriut në një kryq druri. Viktima nuk mund të merrte frymë kur ishte i varur, prandaj duhej ta shtynte veten mbi gozhdë që të merrte frymë. Me kalimin e kohës do të lodhej shumë duke e bërë këtë dhe do të mbetej pa frymë. Ishte një mënyrë e tmerrshme për të vdekur. Pilati pyeti çfarë krimi kishte bërë Jezusi, por pyetja e tij u mbyt nga klithmat e tyre të zemëruara. Pra, nuk kishte ç’të bënte. Duhej të kënaqte popullin. Baraba u lirua dhe Jezusin e torturuan me një kamxhik me maja plumbi dhe e nxorën për ta kryqëzuar.
vuajti tmerrësisht edhe para se të kryqëzohej. Ushtarët u tallën me të, e veshën si mbret, me një pelerinë të purpurt. Pastaj i ngulën në kokë një kurorë me gjemba të mëdhenj dhe u tallën duke e përshëndetur si mbret. Vazhduan për orë të tëra. E rrahën, e pështynë dhe pastaj e çuan për ta kryqëzuar.
AI I HOqI TË GJITHA KËTO? S’MË BESOHET qË Ky ISHTE PLANI I MADH I LIRISË!
Ishte – dhe është akoma. Dëgjoni! Ata e çuan Jezusin në një kodër që quhej Golgota, që do të thotë “Vendi i Kafkës”. I dhanë verë të përzier me mirrë si qetësues dhembjesh, por Jezusi nuk e pranoi. Pastaj e gozhduan në kryq, në orën nëntë të mëngjesit. I vendosën mbi kokë një tabelë ku shkruhej: “Mbreti i judenjve”. Njerëzit që kalonin andej qeshnin dhe talleshin duke thënë: “Vërtetoje që je mbret, zbrit nga kryqi!”. Anash Jezusit ishin dy kriminelë që po kryqëzoheshin atë ditë dhe njëri prej tyre e vuri në lojë.
E PAMUNDUR! KËSHTU MBARON? 42
Jo! Në mesditë, papritur gjithçka u nxi. Të gjithë vendin e mbuloi errësira. Pastaj Jezusi thirri: “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke lënë vetëm?”. Pastaj mori frymë për herë të fundit dhe vdiq. Në atë çast ndodhi diçka e çuditshme.
ÇFARË?
43
Në Tempull ishte një perde e trashë, që ndante pjesën më të shenjtë nga pjesa tjetër e Tempullit. Vetëm kryeprifti lejohej të hynte në vendin më të shenjtë, një herë në vit. Kur Jezusi vdiq, perdja u nda në dysh!
UA! ATy MUND TË HyJË KUSHDO! Po. Nëpërmjet vdekjes së Jezusit, kushdo mund të shkojë direkt te Perëndia, pa pasur nevojë për ndërhyrjen e një prifti. Kur ra nata, një njeri, që quhej Jozefi nga Arimatea, i kërkoi Pilatit trupin e Jezusit, që të varrosej siç i takonte. Ushtarët e kontrolluan trupin për të verifikuar nëse kishte vdekur. Jozefi e mbështolli trupin me një çarçaf dhe e vendosi në një varr të hapur në një shkëmb. Pilati urdhëroi ushtarët të vendosnin një gur të madh te hyrja, sepse drejtuesit fetarë mendonin se ndjekësit e Jezusit mund ta vidhnin trupin.
PRA, KAq ISHTE. MBAROI, APO JO? 44
G
aboheni! Dy gra e panë se ku ishte varri. Por po fillonte Shabati, prandaj duhej të prisnin deri mbrëmjen tjetër që të blinin aromat për t’i vendosur në trupin e Jezusit. Me t’u gdhirë dita e parë e javës, ato u nisën për te varri bashkë me një shoqe.
PO GURI I RËNDË?
Pikërisht për këtë po pyesnin. Por kur arritën te varri, guri ishte hequr!
ÇFARË?! 45
M Gratë nxituan brenda dhe panë se trupi ishte zhdukur! Në vend të tij ishte një engjëll i veshur me të bardha, që ishte ulur mbi varr dhe që u tha atyre: “Mos u tronditni! Jezusi nuk është këtu! Ai është ringjallur! Shikoni! Këtu shtrihej trupi i Tij. Kthehuni dhe thuajuni dishepujve të Tij se Jezusi do të shkojë përpara tyre në Galile. Do ta takojnë aty, ashtu siç u tha Ai”.
bas të pag
G
ratë ia mbathën vrapit, të tmerruara. Më vonë, atë mëngjes, njëra prej tyre e takoi Jezusin dhe foli me Të! Ajo vrapoi t’u tregonte dishepujve, por askush nuk e besoi.
SIGURISHT. KUSH DO TA BËNTE? Por Jezusi ishte ringjallur, ashtu siç tha vetë. Ai iu shfaq dishepujve disa herë.
Zot të Më
Ti kër
SI? Dy nga dishepujt e Tij po largoheshin nga Jeruzalemi për të shkuar në fshat dhe Jezusi shkoi me ta. Në fillim nuk e njohën, por kur e kuptuan se kush ishte vrapuan t’u tregonin të tjerëve.
46
P
o nje rin njo tra
Fal të të Tën dër
Më thu
Më pas, Jezusi iu shfaq njëmbëdhjetë dishepujve të tjerë, teksa ishin duke ngrënë bashkë. I pyeti pse nuk e besonin atë që kishte ndodhur dhe u tha: “Shkoni në të gjithë botën dhe tregojuani lajmin e mirë të gjithëve! Gjithkush që beson dhe pagëzohet do të shpëtohet, por ata që nuk pranojnë të besojnë do të ndëshkohen”.
UA! JEzUSI U RINGJALL ME TË VËRTETË!
P
o. Ky ishte plani i Perëndisë. Jezusi erdhi t’i çlironte njerëzit nga mëkati dhe vdekja. Me vdekjen dhe ringjalljen e Tij, Ai u hapi rrugën të gjithëve të njohin Perëndinë. Besoni tek Ai dhe jeta juaj do të transformohet. Mund të bëni këtë lutje: Zot Perëndi, faleminderit që m’u shfaqe dhe më tregove të vërtetën për veten time. Të lutem, ma fal mëkatin. Më vjen shumë keq! Ti krijove qiellin dhe tokën. Ti krijove gjithçka. Tani të kërkoj të krijosh tek unë një jetë të re. Faleminderit që dërgove Birin Tënd, Jezusin – Mbretin – të vdiste për mua dhe të më jepte një fillim të ri. Sot të mirëpres në jetën time. Dua të jetoj në Mbretërinë Tënde dhe të përmbush planin Tënd për jetën time. Faleminderit që dërgove Frymën e Shenjtë si Ndihmës. Më bëj të vëmendshëm ndaj punës Tënde. Bëj që të dëgjoj gjithçka që Ti thua. Ma mbaj zemrën dhe mendjen të përqendruar te Ti.
47
Tani që u lutët dhe hytë në Mbretërinë e Zotit Jezus Krisht, duhet të mësoni si jetohet në atë mbretëri çdo ditë të javës. Më e rëndësishmja, ndërtoni marrëdhënien tuaj me Perëndinë, i cili është Mbreti i Universit. Këtë mund ta bëni kështu: Duke folur me Të nëpërmjet lutjes. Me Të mund të ndani gjithçka, në çdo kohë dhe kudo. Mund ta takoni gjithmonë.
Duke lexuar Biblën, por mos harroni t’i kërkoni Frymës së Shenjtë t’ju ndihmojë dhe drejtojë. Bibla është më tepër se një koleksion librash të vjetër. Nëse e lexoni me Frymën e Shenjtë, do të gjeni drejtim për çdo situatë në jetë. Duke gjetur njerëz të tjerë që janë të pasionuar pas Jezusit dhe jetojnë në Mbretërinë e Tij këtu në tokë. Këta njerëz mund t’i gjeni në kishën e lagjes, por mund të jenë kudo. Jini mirënjohës, pavarësisht se çfarë ndodh. Falënderoni Perëndinë për çdo ditë dhe mos harroni se Ai është me ju gjithmonë.