REVISTA E PArË mujore mbi modËn & aktualitetin NË shqipËri
Albania DHJETOR 2013
Numri i parë
190 lekë
Dancing with the stars Të pathënat e një kontrate
INTERVISTË
Andos: Unë sexy?! E pranoj fajësinë Histori personale
Mallkimi që u bë bekimi im
Modë p o P e d I
Zbulohet stilistja e Kate Middleton B E AU T Y Manikyr, ja cilat janë ng jyrat e dimrit!
Shopping për Krishtlindje 1
2
_përmbajtja orial 4 Edit lda Laze E a ng ua jit ust të m 6 10 M e mua ji që... t 8 Ish ion in p 12 O i Ylli Rakip ë po vjen... q ia r ë ip q Sh onazh ia Pers z a r 14 G aria Amos Zah
32 TEMË Mirë se erdhe, Grazia Albania! 35 InvervistË Jonida Vokshi, Andos Sinani 43 voto look-un 45 Debati i muajit MODË 46 Ide pop 56 I love scottish 62 Dueli i modës Skoceze vs Gold 63 lule nË dimËr 64 Mot i kthjellËt nË gardËrobË 74 nË kËrkim tË stilit Vjeshtë në Tiranë 76 Fashion therapy 77 Love love love BEAUTY 78 5 beauty must të muajit 80 Manikyr dimëror 83 NJOLLAT KAFE 84 Vitamina dhe vetËm vitamina 86 Beauty therapy 87 Love love love LIFESTYLE 88 grazia kult Ku të shkoni, çfarë të bëni? 91 librat që duhet të lexoni 92 Pushime Krishtlindje në Venezia 94 Miam miam miam 95 Food therapy 96 dilema ... në kohërat e kolerës 98 horoskop
-Faqe-
49 Fustan i shkurtër leshi (Valentino, rreth 1 490 €), mansheta të arta (të g jitha Marina Fossati), çantë e vogël dyng jyrëshe prej lëkure (Tod’s, 1 100 €), çizme të shkurtra lëkure me shkëlqim dhe me llastikë (Alberto Guardiani, 375 €).
Foto: ROBERTO D’ESTE
Aktualitet 16 10 lajmet e muajit • DWS, të pathënat e një kontrate • Alana, “kontratë pune” për “Shqip” • Bandë e re, lider i vjetër • Zbulohet stilistja sekrete e dukeshës Kate Middleton • Gjestikuloj, pra ekzistoj • Sekrete në vitin ‘82 • It’s leather weather • Harrojini baladat, Rovena kërcen dance • A është Gwyneth vajzë e mirë • Pulovrat bëhen chic
3
_EDITORIAL
Dhjetor 2013 Drejtore Elda Laze
elda.laze@grazia.al
T WAGÕ TAINÕS RICHES BECAME BRI MY SISTER ÔTHE WEEK REAL LIFE:
Redaktore aktualiteti
£1.95
16 September
adaily.co.uk 2013 www.grazi
KING BREANE WS
.FR Semaine du 6 au
12 sept. 2013
Roshieas: ups ‘Life and downs’
DES CHEVEU X
DE LA SAISO N
FABULEUX
LA TENDANC E PUNK-ROCK POUR
EK,TOUTES Nuova Nuova COASTER WE LEZIA WHO ROL N LER
z ia
N TH OES
MUSTS 18 an
c LALAir più ps e D De AMicO An LL A tic es A t tA A iv ù
GRAZIA SPAIN
ES STYL DE L A 82RHOEN T NEW TRÉE i pA D su el i ba tu eme nch tti n lo tar i dell vo i: e gli on o
DOM : A/6 € - S/4 € - BEL : D : 4,50 € - AND : 2,30 € 2,30 € - CH : 4,50 FS - CAN : 4,95 $CAN - A : 4,50 € - ESP : 3 € GB : 5 £ - GR : 3,50 € - FIN : 4,50 € - ITA TOM SURFACE : 750 CFP : 3,50 € - LUX : 2,30 € - MAR : 40 DH - PORT.CONT : 3 € TUN : 6 DTU - USA : 4,95 $
re bar 28 fael an i motoP ni del
ALERTE FASH LE GRIS, LE NOU ION VEAU NOIR
w Moda vishet nUM L E me aktualitet ROSPECiAaLE MOD A 320 id
0207_COUVS
EE Sh
€5.40
OPPin
g
_bat.indd 1-2
R3
8_C
ove
r_E
DIC
OL
AC
.ind
1
ni
Ar r sO sfivAt nO MiLiLAt e Le An e A O! M
DESIGN
Fotograf Armand HAbazaj
Drejtore marketingu SENADA LAÇi KOSTURI marketing@grazia.al Ag jente marketingu ERMIRA MUSTAFA sales@grazia.al
!
09/
15.
17
Sekretaria Migena Lala info@grazia.al
Shtypshkronja Pegi
BASHKËpunËtorË Stanela Kostollari, Balina Bodinaku, Jonida Hitoveizi, MONDADORI INTERNATIONAL BUSINESS Chairman & CEO Carlo Mandelli; General Manager Zeno Pellizzari; International Publisher & Head of Licensing and Syndication Sandra Gotelli; International Advertising Manager Mattia Mondani; Syndication and Photos & Rights Manager Melania Landini; International Brand Manager-Fashion Titles Europe Francesca Brambilla; International Brand Manager-Fashion Titles Spain, South Africa, Middle East, Asia Erika Fantauzzi; Grazia International Art Director Giacomo Pasqualini GRAZIA INTERNATIONAL NETWORK International Editor in chief: Carla Vanni
Foto: Endrit Mërtiri
Që në takimin e parë me z. Irfan Hysenbelliu, botuesin e revistës Grazia Albania, e kuptova që projekti që më propozohej ishte diçka vërtet e madhe. Botuesi i gazetës më të madhe në vend, “Panorama”, ka një stil të tijin të të bërit të gjërave: fillimisht të jep mundësinë, pastaj besimin absolut, me të cilin të sfidon. Duke të dhënë besimin, të ka dhënë njëkohësisht një përgjegjësi së cilës nuk mund t’i shpëtosh thjesht duke bërë punën tënde. Ose bëje shumë mirë, ose mos e bëj fare! Ja ku jemi! Sot Grazia Albania u shtohet edicioneve ndërkombëtare dhe vjen me të njëjtën filozofi, dinamizëm, elegancë e stil. Që në numrin e parë, Grazia ju prezantohet me një formulë unike të ndërthurjes së aktualitetit me modën dhe beauty-n. Në ngjarjet e aktualitetit, këtë muaj kemi vënë theksin mbi detaje ende të errëta e të pathëna në media të spektaklit “Dancing with the Stars”. Kurse në fokusin e fotografisë e të lajmit do të gjeni detaje nga marrëdhënia e gazetares së njohur Rudina Xhunga me të bijën Alanën dhe bashkëshortin e saj. Faqet e shopping-ut ju ofrojnë ide praktike për dhuratat e Krishtlindjeve dhe sugjerime mbi tendencat e fundit të modës me veshje që ofrohen nga dyqanet më fashion në Tiranë. Për të mos u humbur, në faqen 96 vjen rrëfimi i Balina Bodinakut. Një personazh i dashur mediatik rrëfen me një sens të fortë ironie histori nga më të çuditshmet, por po aq të zakonshme për metropolin tonë… Nuk di çfarë të veçoj më shumë apo më pak nga përmbajtja e këtij numri. Revista është e gjitha për t’u shfletuar, sepse lexueset e Grazia-s meritojnë më shumë sesa vetëm një kopertinë. Për këtë arsye, bashkë me stafin, kemi dhënë gjithçka nga vetja: energjinë, talentin, profesionalizmin, për të krijuar një revistë që duhet lexuar nga faqja e parë deri tek e fundit. Për ta mbyllur këtë letër të parë, më lejo e dashur lexuese të të uroj mirëseardhjen edhe ty!
Shkruaj drejtores: elda.laze@grazia.al
4
Redaktore beauty Orjona Perjaku redaktore.beauty@grazia.al
MARKETING
03/09/13 19:26
06/
13
Redaktore letrare Dorina BASHA
an o no
& Ak te nD L cAp e u en e u e p pA ze D LtiMLLi ss A e er LL eL e Le
3G
Redaktore mode Anisa Allmuça anisa.allmuca@grazia.al
KRIstina culaj kristina.culaj@grazia.al
E Li f ESt pe i bo Egg r il o iO d m coiciodei p COS mp tte ar ì le sim ty
1,50 €
1
d
€3.50 GREECE
MODË & BEAUTY
Doriana Tuxhari doriana.tuxhari@grazia.al
(DE) STARS
n’s view MaKUN G-FyU onl ‘I’m SCA NDA LE py LEhap MAÎTRE SHAOen LIN my QUI wh SE PRENAIT nd frie girl POU R UNs’ fail GANGSTA
.i t
s e OnO sin nOfeLic n s e. gL e iv eD e?
ISSUE 440
a.fr
€ set 1,80 tim € ana 1,50 19/ 9/2 le n. 38 013
gra
L 19753 - 207 - F:
+
’S IN HER uova SPEAKS TO GRA WHO DES COIFFEUR S SUPERMODEL
2013 / www.grazi
au 12 septembre
HARRY & CARA ON CAUGHT ! CAMERA
USIVE EXCLRV IEW INTE
KATIE’S SPÉOR CIAL HORR ASTRis O Who ng havi her? followed Semaine du 6
BACK ON?
Editors in chief: Italy: Silvia Grilli; Bahrain: Elaine LLoydJones; Bosnia-Herzegovina: Jelena Joksimovic; Bulgaria: Polia Alexandrova; China: Sun Zhe; Croatia: Selma Terlevic; France: Christine Régnier; Germany: Astrid Saß ; Holland: Hilmar Mulder; India: Mehernaaz Dhondy; Indonesia: Zornia Devi Harisantoso; Korea: Sunghyun Ahn; Macedonia: Nade Stoiljkovic; Middle East: Elaine LLoyd-Jones; Poland: Anna Zaleska; Russia: Aliona Peneva; Serbia: Aleksandra Markovic (Acting Editor-in-chief); Slovenia: Spela Stamol; South Africa: Danielle Weakley; Spain: Charo Izquierdo; Thailand: Pimonrachada Indrapana; United Kingdom: Jane Bruton © 2013 Mondadori International Business S.r.l. All right reserved. Published by Hysenbelliu Group with the permission of Mondadori International
Business S.r.l. Reproduction in any manner in any language in whole or in part without prior written permission is prohibited.
5
_MODË Anisa nga
ça
Allmu
1
Efekt wow!
E vetme në llojin e saj. Një varëse nga Blumarine që do ta ëndërronte çdo femër. Me gurë kristali dhe me ng jyra marramendëse, mund të kombinohet me një fustan njëng jyrësh. Blugirl, Blumarine 360 euro @ Nicole
3 Foto: Armand Habazaj
KalorËsiake
6
Çizmet e g jata janë një must këtë sezon për të plotësuar look-un tuaj të përditshëm. Sisley, 27 250 lekë @ Citypark
2
Pallto Oversize
Kjo pallto ng jyrë portokalli është në krye të listës për këtë dimër. Sisley, 29 100 lekë @ Citypark
4
ME Frudha
Fundi kadife me frudha i balancon format e trupit dhe është i përshtatshëm si për zyrë, edhe për të dalë. Armani, 146 euro @ Aim
5 BON TON
Çanta e lekurës me imitim krokodili është shoqëruesja juaj më e mirë e ditëve të ngarkuara. Blugirl, 299 euro @ Aim
6
Pellush
Pellushi me mëngë të shkurtra kombinohet me një palë pantallona ose streçe lëkure. 14 553 lekë @ BSB
8
Chic
Lule dimri
Fustani me frudha simetrike dhe rrip do t’ju bëjë të ng jani shumë elegante në mbrëmje. Elisabetta Franchi, 42 500 lekë @ COIN Tirana
7
Xhaketa me cohë me lule do t’i jepte larmi gardërobës suaj, duke sjellë një frymë pranverore edhe g jatë dimrit. Paolo Casalini, 130 euro @ Glamour
9
10
Me lustër
Me takë të lartë dhe platformë të padukshme, këto këpucë janë të përshtatshme për fustanet elegante të mbrëmjeve. Fabi, 52 600 lekë @ Citypark
Me ngjyra
Këto syze me xhama PolarizedPlus2 janë çlodhëse për sytë dhe kanë një stil të veçantë. Ng jyrat femërore i japin look-ut tuaj më shumë g jallëri. Maui Jim, 41 900 lekë @ Max Optika
7
_LAJME
ENGJËJT E VICTORIA’S ZBRITËN NË PASARELË Modelet me famë botërore, si Karlie Kloss, Alessandra Ambrosio, Lily Aldridge, Adriana Lima, Cara Delevingne dhe Jourdan Dunn sfiluan në pasarelën e Victoria’s Secret. Lingerie-të më të bukura të firmës u prezantuan edhe këtë vit me një spektakël të vërtetë, ku performuan artistë, si Taylor Swift dhe Fall Out Boy. Të brendshmet më të shtrenjta, të cilat kushtojnë 10 milionë dollarë dhe janë të zbukuruara me 4 200 gurë të çmuar, i veshi Candice Swanepoel.
ISHTE . . . ë Q i j a mu Shqipëria u tha “jo” armëve ike kiim se në Shqipëri do
Lajm armët të çmontoheshin ti di on kimike siriane tr , të ët ar të g jithë shqipt otesta pr e cilët reaguan m stime po e paqësore dhe m s një Pa e. në rrjetet social qeveria, , re to heshtjeje disadi encës nëpërmjet konfer istrit in m ye për shtyp të kr se ky oi ar Edi Rama, dekl alizohet re të proces nuk do j sa kë s në Shqipëri. Pa it es tu es deklarate, prot s. ue st u kthyen në fe
8
SaImir Pirgu KËNDO
I PËR bamirësI në TOB
n Albania organizoi në Teatri Shoqata Down Syndrome të ë ihm koncert në nd ë e Operës dhe të Baletit një ma Down. Tenori me fam dro fëmijëve të prekur nga sin e ë sin cilë gu interpretoi në ndërkombëtare Saimir Pir Koncerti nën dirig jimin e ze. kë, ambasadorit të kësaj kau edhe këngëtarë të tjerë liri Zhani Cikos ng jiti në skenë nica, Armando Likaj. me si Mariana Leka, Vikena Ka
Rihanna lançoi koleksionin e ri për River Island
Foto: Profimedia, Armand Habazaj, Ared Tagani
Koleksioni i ri i Rihanna-s pritej me padurim të madh nga fansat e këngëtares. Fushata publicitare e drejtuar nga vetë Rihanna është fotografuar nga Lachlan Bailey dhe stiluar nga Mel Ottenberg. Modelet e zg jedhura për fushatën publicitare i përkasin brezit të ri të supermodeleve, si Ji Hye Park, Natasha Kusakina, Milou van Groesen and Tati Cotliar. Veshje sexy dhe glam vijnë në formën e fustaneve të qëndisura dhe xhaketave të ngrira, si dhe kombinime të pantallonave të lëkurës me coha skoceze. Koleksioni doli në shitje në dyqane dhe online në datën 7 nëntor.
Tramvaji u bë hotel Çifti holandez Frank dhe Irma Appel patën idenë brilante të shndërrimit të dy tramvajeve në një vend për të kaluar pushimet. Dy ish-tramvaje që dikur përshkonin rrugët e Amsterdamit dhe Gjermanisë, sot mirëpresin turistët. Brenda tyre janë krijuar dhoma g jumi me shtrat dopio, banjë me dush dhe lehtësira të tjera, gati për të kaluar pushime ndryshe.
9
_LAJME Nicole Kidman POZOI për fushatën publicitare të Jimmy Choo Me një look a la Brigitte Bardot, aktorja Nicole Kidman pozoi për fushatën publicitare të Jimmy Choo Cruise 2014. Në videon e kësaj fushate, Kidman-i ka treguar qartë që ruan shpirtin e një “party girl”. Videoja e realizuar pranë oqeanit e risjell aktoren në kohërat kur konsiderohej mbretëresha e festave. “Nëse jam në superformë, mund edhe të kërcej mbi tavolinë me një g jarpër”, ka rrëfyer aktorja.
ISHTE muaji Që...
ARBANA OSMANI BOTOI “Receta për njerëzit që dua” Ky është libri i moderatores Arbana Osmani, që çuditërisht ka krijuar të njëjtën bujë mediatike sa edhe një bestseller. Nuk e dimë nëse një libër me receta kuzhine do të hyjë në këtë kategori, por i sigurt është fakti që në promovimin e tij morën pjesë personazhe të njohura shqiptare. Madje edhe ata që nuk i sheh rëndom në evente të tilla, si Flori Mumajesi, Elvana Gjata, Vera Grabocka, Alketa Vejsiu etj.
Orlando Bloom dhe Miranda Kerr u divorcuan Martesa e modeles së famshme 30-vjeçare të Victoria’s Secret dhe e aktorit të Hollivudit, 36 vjeç, mori fund pas tre vjetësh. Asnjëri nuk i ka shprehur qartë arsyet e ndarjes, por një g jë është e sigurt: çifti ka ruajtur marrëdhënie të mira dhe, me sa duket, jo vetëm për hir të djalit të tyre, Flynn, 2 vjeç. “Ne duhemi dhe kujdesemi për njëritjetrin dhe, mbi të g jitha, duam djalin tonë”, është shprehur Orlandoja. 10
EGNATIA G R O U P
Ish uzina e Autotraktorëve 50m mbi TV News24, Tiranë - ALBANIA
Apartamente duke filluar nga:
28.000
Ambjente tregtare
në ofertë
mundësi kreditimi
me bankë
Kontaktoni: 068 20 20 226, 068 20 50 264
11
Debati i muajit
Aktorja singëll Charlize Theron birësoi në mars të vitit 2012 Jacksonin 9-ditësh. Më herët, 38-vjeçarja ishte ndarë nga i dashuri, Stuart Townsend, me të cilin pati një lidhje 9-vjeçare.
Çfarë keni për të thënë...
Sikur kjo pyetje të ishte bërë vetëm një dekadë më parë, me siguri opinioni publik do të na kishte kryqëzuar. Në Shqipëri, një femër singëll paragjykohet thjesht për këtë fakt. Sikur këtij t’i shtohet edhe një tjetër, ai i të sjellit në jetë një bebe pa partner, atëherë situata dramatizohet edhe më shumë. Ose jo! Ndoshta kjo është një ndër ato pak mundësi të arta që i mbetet një femre për të realizuar dëshirën e të bërit nënë, me ose pa partner në krah. Por a është e mundur kjo gjë në Shqipëri? Shkencërisht po. Praktikimi i IVF-së (“in vitro fertilization”) është një metodë e realizueshme. Një grua mund të bëhet nënë duke përdorur vezoret e saj dhe spermën e një dhuruesi anonim ose të një të njohuri të saj, që pranon të bëhet dhurues. Kjo gjë është e mundur jo vetëm teknikisht, por edhe ligjërisht. Në një vend si Shqipëria, ku mungon një ligj mbi këtë çështje, rrjedhimisht nuk ekziston as një
ligj që e pengon. Deri më sot në vendin tonë ekzistojnë raste të disa femrave që janë bërë nëna të Kora Çelaj fëmijëve me dhurues sperme. “Nëse një femër ka arritur një moshë që nuk e lejon të ketë Në të tilla raste pak dihet rreth fëmijë në mënyrë biologjike, babait biologjik, që në këtë rast nuk atëherë mund të provojë të quhet as baba, por thjesht “dhurues gjitha mënyrat për t’u bërë anonim”. Informacioni rreth “babait nënë. Kjo është një e drejtë dhurues” është një përshkrim e çdo femre e nuk mund t’i pothuaj fëmijëror i pamjes së mohohet, pavarësisht nga jashtme. Kjo do të thotë që dihen mënyrat që ajo zgjedh.” detaje paraprake, si: raca; tipare të Geri Kodheli përgjithshme fiziologjike, si: ngjyra “Megjithëse mbroj tezën se çdo e syve, ngjyra e flokëve, gjatësia etj. gjë duhet të jetë e natyrshme, Por sa gati është mentaliteti shqiptar asnjë femër nuk duhet të privohet për ta pranuar hapur një fenomen nga mundësia për t’u bërë nënë. të tillë? Në Shqipëri, asnjë nga Shkenca na jep mundësinë nënat singëll që ka sjellë në jetë që të plotësojmë edhe paaftësitë, fëmijë me “dhurues herë të natyrës e anonim”, nuk ka herë të kushteve folur publikisht sociale. Pse të mos për këtë çështje. i shfrytëzojmë? Ndoshta sepse i Ndoshta do të ishte druhen mentalitetit. më mirë që fëmija Por ne të Grazia-s, të kishte edhe një baba, por nëse nga intervistat e kushtet sociale realizuara, kemi nuk e ofrojnë këtë zbuluar se femrat i variant, atëherë mbështesin femrat. asnjë femër nuk Me apo pa partner duhet të privohet në krah, me apo pa nga emocionet Kjo është foshnja miratimin social, dhe ndjenjat e parë shqiptare e e mëmësisë femrat shqiptare janë ardhur në jetë nga një për shkak të gati të bëhen nëna. in vitro. shtatzëni
12 Bëhuni pjesë e temave tona të debatit. Na ndiqni në www.facebook.com/GraziaAlbania
paragjykimeve.”
Foto: Profimedia
Të lindësh një fëmijë pa pasur një partner në krah nuk është ëndërr utopike. Por a është gati mentaliteti shqiptar ta pranojë këtë fenomen?
Soni Isaku “Për një femër, të bërit nënë është motivi i jetës së saj. Ajo është e aftë të rritë dhe të edukojë fëmijë, duke bërë rolin e nënës dhe të babait. Ka pak rëndësi mënyra sesi plotësohet kjo dëshirë.”
i n o t e j ë t ë m j o Ju ft
ATY KU ËSHTË MË E MIRA PËR JU!
ERJ
NI
NDËRTIM
Adresa: Rr: “Panorama”, mbrapa shkollës "Harry Fultz" pranë Hipotekës dhe Drejtorisë së Tatimeve,Tiranë Tel: +355684044970 & +355692070927; Fiks: +355 042259745 e-mail: erjonindertim@yahoo.com
N x i ton i t ë p r enoton i , ta n i dh e mun dë si k r edi t i m i
13
_Personazh
a Amos Zahari Aktori Amos Zaharia, 25 vjeç, do të vijë shumë shpejt me filmin “Bota”, por prisni edhe të papritura të tjera prej tij.
Po e shohim kudo: në kinema, në televizion dhe në teatër. I ka të gjitha cilësitë për të qenë një aktor i suksesshëm. Është i ri, i talentuar dhe sexy. Por këtë të fundit mos guxoni t’ia thoni. nga foto
Doriana Tuxhari Arsim Berisha
Në kaq pak kohë keni qenë i angazhuar në dy projekte: një film dhe një serial. Na flisni pak për secilin prej tyre. Jam protagonist në filmin “Amaneti” të regjisorit Namik Ajazi. Luaj rolin e Martinit, djalit të një funksionari të lartë të Partisë së Punës. Ai duhet të çojë në vend amanetin që i la i ati, i cili ndëshkohet nga regjimi diktatorial. Kam marrë pjesë së fundmi edhe në serialin “Millennium” të regjisorit Besnik Bisha, i cili po shfaqet në ekranin e TVSH-së. Po punoni edhe në teatër. Cili është ndryshimi nga kinemaja? Tashmë kam një përvojë relativisht të gjatë në kinema dhe ndihem më rehat atje. Ndërsa në teatër nuk kam pasur shumë përvoja. Për herë të parë kam debutuar me dramën “Ëndrra e Ismail Qemalit”, që u shfaq me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe jam duke punuar edhe me një projekt tjetër teatror të regjisorit Hervin Çuli. Keni studiuar për regji, por po punoni vetëm si aktor. Është zgjedhja juaj? Po, kam studiuar për regji dhe e vetmja punë regjisoriale që kam realizuar deri tani është projekti im i diplomës, një film me metrazh të shkurtër me titull “Deeds and words” (“Fjalë dhe bëma”). Mendoj se të punosh si regjisor kërkon një pjekuri më të madhe, të cilën do ta arrij edhe falë përvojës sime si aktor. Shumë aktorë meshkuj bëhen të famshëm edhe prej pamjes sexy. Juve ju kanë etiketuar si të tillë? Do t’ju pëlqente kjo gjë? Të them të drejtën, jo. Pamja ime nuk ka të bëjë fare me konceptin tim për kinemanë. Në qoftë se për një moment do të mendoja që pamja i bën aktorët e mëdhenj ose të famshëm, nuk do të merresha me aktrim. Ku do të të shohim së shpejti? Në filmin “Bota” me regji të Iris Elezit. 14
I ndërtuar më 2001, hoteli me katër yje është i pozicionuar në zemër të Tiranës, në zonën e “Bllokut”, vetëm disa metra larg bulevardit, Presidencës, ambasadave kryesore, si dhe selive qendrore të organizatave të huaja. Përjetoni një përvojë të pakrahasueshme në një vend të paqtë. hoteli ideal për udhëtime biznesi, bari është vendi më i mirë për takime jozyrtare dhe “për të vëzhguar njerëzit”, madje edhe në orët e vona. Ambienti relaksues i restorantit ju jep mundësinë të mblidheni së bashku me miqtë ose bashkëpunëtorët tuaj dhe të shijoni pjata të shijshme tradicionale dhe mesdhetare. spa center, maksimumi i relaksit, ndjesi ekskluzive. “Aquagym”, ushtrimi i duhur për një trup perfekt….
www.grandhoteltirana.com
Rr: “Ismail Qemali”, nr
GRAND HOTEL TIRANA 11 Tiranë | tel: +355 4 2259 219 / 220 info@grandhoteltirana.com
15
“Dancing With the Stars”
t a n ë h t a Të p e t a r t n o e një k Jonida Maliqi paguhet me një shifër marramendëse, Miriam Cani largohet se nuk u pagua aq shumë. Grazia ka zbuluar detaje të tjera mes kontratave sekrete të producentes me pjesëmarrësit në DWS nga foto
16
Elda Laze, Jonida Hitoveizi Armand Habazaj
1
K
Me bashkëprezantuesen Armina Mevlani.
Ardi vesh jonidËn Dy fustanet e Jonida Maliqit mbrëmjen e parë të spektaklit “Dancing With the Stars” u krijuan nga kostumografi dhe stilisti Ardi Asllani. Krahas bashkëpunimit profesional, këngëtarja dhe stilisti njihen për miqësinë që kanë jashtë skene. “Duke e njohur Jonidën, e pata të lehtë t’ia realizoja fustanin, i cili është krijuar për pak orë”, ka treguar stilisti për Grazia-n.
ur organizohet një spektakël i përmasave të “Dancing With the Stars”, edhe prezantuesi duhet të jetë një yll. Ai ose ajo duhet të artikulojë mirë, të ketë informacion, humor e të mos rrezikojë spektaklin, nëse skenari nuk i thotë çfarë të bëjë në situata të paparashikuara. Pas konfirmimit zyrtar që Adi Krasta nuk do të ishte “ylli” që i përmbushte të gjitha kërkesat, zgjedhja e një zëvendësuesi u bë e vështirë për producenten Holta Dulaku. Largimi i dytë, ai i Miriam Canit, i dha një tjetër goditje të fortë organizimit të spektaklit mu në prag të fillimit. Jonida Maliqi si prezantuese e parë, përkrah Armina Mevlanit, u konsiderua një shpëtim. Maliqi nuk ka përvojën e Adi Krastës, por ka po aq adhurues. E mirënjohur si këngëtare, me reputacionin e padiskutueshëm si një prej femrave më të rëndësishme në showbiz, propozimi i saj i dha vlerë spektaklit. Por, me pranimin e ofertës së producentes, Jonida rrezikoi duke marrë përsipër një përgjegjësi të madhe, një sfidë me veten dhe me prezantuesit e mëparshëm të DWS. Mund të kishte thënë jo, siç bëri më parë kur u tërhoq si konkurrente. Por, pranoi duke kaluar vijën e sigurisë. E bëri këtë për një arsye të thjeshtë: një shumë marramendëse parash. Producentja Holta Dulaku i ka vënë në dorë çelësat e një apartamenti të kushtueshëm. Në fillim, Jonida e refuzoi këtë ofertë pasi asaj nuk i nevojitet një apartament. Atëherë Dulaku i ka bërë një propozimin tjetër: pesë mijë euro në muaj. Një vlerë së cilës vështirë t’i thuash jo. Në këtë mënyrë, Jonida është vlerësuar jo vetëm financiarisht, por edhe moralisht, duke u renditur mes personazheve shqiptare, imazhi i të cilëve kushton shumë. Në mbrëmjen e parë të DWS, ra në sy pasiguria e këngëtares, që u testua në rolin e prezantueses. Gazetarë të medias së shkruar e përditësues të ethshëm të faqeve të rrjeteve sociale nuk i kursyen komplimentet, por as kritikat. Por pavarësisht nga vlerat ende në pikëpyetje si prezantuese e DWS, zgjedhja e Maliqit i krijoi spektaklit zhurmë mediatike, duke i rritur ndjeshëm audiencën. Jonida është nga ato personazhe që krijon bujë jo vetëm në media, por edhe në publik, me çdo gjë që bën. Ashtu ndodhi edhe me DWS, gjë që kuptohet nga komentet dhe nga postimet e shumta në rrjetet sociale. Me të si 17
së Konkurrentët e mbrëmjes e parë të DWS. Majtas: Rik ni. Roçi; poshtë: Blendi Nallba
a DWS g n ” t i r u k i ë T “ Adi Krasta
Krasta ishte i pari që ndryshoi kontratën me producentët e DWS dhe vendosi të largohej përfundimisht nga ekrani i Vizion e bindi Plusit. Një shifër tunduese gjë , tin jek pro atë ta linte në baltë e nin cio uta rep që ndikoi edhe në r kur pu ha hë kra ti televizionit që e pri Channel. u largua papritur nga Top
Miriam Cani
prezantuese, spektaklit nuk i ka rënë audienca, përkundrazi i është rritur. A do të kishte pasur të njëjtin efekt nëse në vend të saj do të kishte qenë Miriam Cani? Kjo mbetet një pyetje pa përgjigje, njësoj si shkaku i largimit të saj. Në mungesë të një përgjigjeje zyrtare qarkullojnë shumë thashetheme. Këngëtarja i bëri bisht përgjigjes së sinqertë me një status diplomatik në FB, ku mes rreshtave nuk përmendi asgjë për paratë. I vetmi justifikim i saj ishte “ndryshimi i marrëveshjes fillestare”. Pa dashur të japë asnjë intervistë në media, Miriami u shpjegua: “Fakti që nga produksioni u ndryshua në momentin e fundit marrëveshja fillestare që m’u bë (ku përfshihen shumë detaje profesionale, si në çdo profesion), është arsyeja e vërtetë e largimit tim nga Dancing”. Sipas burimeve jozyrtare ka qenë vetë Miriami që “ka hedhur në erë” kontratën e vendosur me producenten. Miriami i pranoi kushtet e kontratës në fillim, por, me sa duket, dëshira për të fituar më shumë e ka nxitur t’i kërkojë producentes jo thjesht një pagesë, por një apartament në një nga komplekset e ndërtuara nga kompanitë e ndërtimit të bashkëshortit të Holta Dulakut. Nuk ka qenë një apartament që dhurohet aq lehtë vetëm me një shtrëngim duarsh, por me një vlerë të madhe parash. Të ikurit që rrezikuan imazhin e Dancing With the Stars Në fillim u largua Adi Krasta e më pas Miriam Cani. Dy emra të njohur të showbiz-it shqiptar, pavarësisht nga 18
arsyet e ndryshme të largimit, rrezikuan imazhin dhe reputacionin e një prej spektakleve më të mira të organizuar në Shqipëri. Listës zyrtare të të ikurve i shtohen edhe emra të tjerë, si Nora Istrefi, Albërie Hadërgjonaj, që u përfolën si konkurrente të mundshme të DWS. Largimet e papritura e të paparashikuara të spektaklit kanë rrezikuar imazhin e një sipërmarrjeje serioze. Për këtë arsye, producentja Holta Dulaku e ka parë të nevojshme “t’i dalë për zot” projektit të cilit i ka kushtuar kohë e mund. Ajo ka komentuar në faqen e Olti Currit largimin e Krastës dhe të “të ikurve” të tjerë, duke hequr përgjegjësinë nga produksioni: “Adi Krasta është njëri nga prezantuesit më të mirë të ekraneve shqiptare dhe ka qenë kënaqësi të punoja me të. Por, mbajtja e tij në drejtimin e spektaklit i kushtonte këtij produksioni sponsorin gjeneral, me të cilin Krasta kishte konflikte. Kështu që këtë rast gjykojeni vetë, ishte ikje apo heqje”. Vetë Krasta është shprehur se u largua nga Vizion Plusi, pasi ka marrë një ofertë aq tunduese nga Agon Channel, sa e quajti “të paturpshme”. Sipas tij, kjo ishte arsyeja e vërtetë e largimit. Për sa i përket Miriam Canit, “tani e tutje duhet ta menaxhojë vetë talentin e saj. Vetëm kështu do të mund të përfundojë çdo projekt serioz të nisur”, ka shkruar producentja Dulaku, duke u përpjekur të heqë çdo njollë që mund të dëmtojë imazhin e një nga spektaklet më të shumëpritura nga publiku këtë vit.
jo Fitoi dashurinë e njerëzve e si vetëm si këngëtare dhe n fejuara e kantautorit Alba një Skënderaj, por edhe si nga trajneret simpatike të r “The Voice of Albania” pë es dy sezone rresht. Pas ikj producentja së Krastës, u zgjodh nga icionit të ed e se tue Dulaku si prezan nuk qe e et, flit siç , këtij viti. Por kjo sës, çka bëri mundur për shkak të page spektakli nga që këngëtarja të largohej së parë të tij. jes rëm katër ditë para mb
Petri Bozhuo r shqiptar
Regjisori i njo prej Petri Bozo, i identifikuar e t një dekade me spektakle a” bukurisë “Miss Shqipëri q dhe “Miss Globe”, u tërho s nga gara e kërcimit pa një jave provash. Gjuri i Petrit nuk mbante dot lëvizje paksa aq shumë padjeshka dhe ti i pari, të vështira për të. Shënde hi veten! jod zg tri Pe spektakli i dyti.
Nora Istrefi
Bukuroshja dhe këngëtarja sexy nga Kosova ishte një ndër emrat zyrtarë të këtij spektakli. Pa nisur ende provat, Nora, për arsye të paditura nga media, është tërhequr nga pjesëmarrja disiplina e në këtë spektakël yjesh, me er kështu gënjy shumta kërcimi, duke zh vend të Në sa. fan e s shumë adhurue elani, e cila saj tashmë është Flaka Kr boom. natën e parë ka bërë vërtet
2
Alana “ kontratë pune” për Shqip GAZETARJA Rudina Xhunga I ËSHTË KTHYER PUNËS QË NË MUAJIN E PARË PAS lindjes së VAJZËS. me tË, edhe vogëlushja. Edhe pse ka ardhur në jetë 9 muaj më parë, Alana Hila është kthyer në shoqëruesen më të ngushtë të Rudina Xhungës, gazetares dhe moderatores së emisionit “Shqip” në Top Channel. Është e pranishme thuajse në çdo xhirim të emisionit. Mamaja e saj e kujdesshme e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike. Deri në njëfarë pike, sepse nëse pyesni në Top Channel, me siguri të gjithë e njohin Alanën, vajzën e gazetares së njohur Rudina Xhunga. Me praninë e saj, vogëlushja ka bërë të lumtur jo vetëm prindërit, por të gjithë stafin e “Shqip”-it. “E kam marrë me vete në punë qëkur ka lindur. Kur kam pasur udhëtime pune jashtë Tiranës, Alana ka qenë gjithnjë me mua. Gjatë xhirimeve, ajo qëndronte në backstage me një pjesë të stafit”, rrëfen Rudina për Grazia-n. Sot Alana vazhdon të jetë e pranishme gjatë xhirimeve të
Majtas: Rudina Xhunga me bashkëshortin Dritan Hila dhe me vajzën, duke shëtitur pranë kopshtit botanik; poshtë: Rudina me Alanën, 9-muajshe.
“Shqip”-it, veçanërisht në puntatat që regjistrohen jashtë studios së Top Channel-it. Udhëtimi i fundit ka qenë në fshatin turistik Dardhë të Korçës, ku “Shqip”-i u përqendrua mbi çështje që kanë të bëjnë me turizmin. Alana Hila erdhi në jetë në muajin shkurt të këtij viti. “Nuk e di nëse e kam lindur unë Alanën apo ajo mua”, shkroi asokohe Rudina në faqen e saj në Facebook, duke shtuar se vogëlushja i ngjan të atit. Rudina Xhunga dhe bashkëshorti Dritan Hila, diplomat dhe zëvendësministër i Mbrojtjes, janë njohur dy vjet më parë në një nga puntatat e “Shqip”-it. “Më pëlqeu që në çastin e parë që e pashë. E kam njohur në shkurt të vitit 2011 dhe 2 vjet më pas erdhi Alana, por më duket sikur është dashuria ime e gjimnazit”, - rrëfen gazetarja për Grazia-n. Çifti u celebrua dy vjet më parë në një martesë private me dyer hermetikisht të mbyllura për median. Aktualisht jetojnë në një apartament të arreduar plot shije në një nga zonat më të mira të Tiranës, pranë kopshtit botanik. foto
Armand Habazaj 19
Nga e majta në të djathtë: Juxhin Pojani, kitarist Bojken Lako, vokalist Arlind Zerdja, basist Arnold Halili, baterist Kristi Koçi, organo
, E R E Ë D N BA R Ë T E J V I LIDER zantuar me Së fundmi, roku është pre vulën një bandë të re, e cila mban ë të um e një artisti me për vojë sh ojken ëB g jatë si kantautor. Ai ësht në e Lako dhe po performon liv ët ar klube e koncerte me pjesët r e rinj, por mjaft të talentua të grupit. Grazia i ka takuar nga Doriana foto Armand
20
Tuxhari Habazaj
3 ËSHTË PAGËZUAR ME EMRIN “BOJKEN LAKO & THE BAND”. Grupi më i ri muzikor po performon live këngë të kompozuara nga themeluesi dhe lideri i grupit, Bojken Lako, si dhe hite me famë botërore në klubet më të mira të Tiranës dhe në koncerte të ndryshme në të gjithë Shqipërinë, por nuk do të mungojnë as videoklipet. Gjithçka zuri fill nga dëshira dhe vullneti i Bojkenit. “E gjej ndonjëherë veten bosh e më duket vetja si pa energji dhe motiv, por kujtoj vrullin dhe ëndrrat e pastra të asaj moshe, d.m.th., rreth të njëzetave, dhe veproj, sepse nuk ka pse ato të mos bëhen realitet”. Dhe po bëhen. Hapi i parë është themelimi i një bande që luan rok dhe etno-rok. I dyti është që anëtarët janë të rinj. Kjo i duhet Bojkenit që të ketë frymëzim. Të gjitha të tjerat do të vijnë me kohën. “E kam ndier gjithmonë që nuk ka kënaqësi më të madhe se kjo, që nga provat e deri tek emocionet e koncertit. Është një sfidë me veten që gjithmonë të kesh mundësi të gjesh gjuhën e përbashkët me muzikantë të tjerë, të cilët ashtu si ti kanë dëshirë të luajnë dhe të jenë në këtë atmosferë”, rrëfen ai. Përveç Bojkenit, banda përbëhet nga katër anëtarë. Ata janë të gjithë djem të rinj që mund të mos mbajnë mbi supe vitet e gjata të përvojës si lideri i tyre, por kanë të njëjtën energji, entuziazëm dhe dashuri ndaj rokut. Bojkeni ka parë tek ta një diapazon të gjerë muzikor, përveç talentit të padiskutuar. “Arnoldin, bateristin, e kam parë para pak vitesh duke luajtur me moshatarët e tij dhe më pëlqeu, prandaj morëm pjesë bashkë te ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Bio’. Ai më prezantoi me Arlindin, basistin dhe Juxhinin, kitaristin. Ndërsa Kristi është një njeri i afërt i imi. Ka bashkëpunuar edhe me nënën time në disa projekte muzikore”. Nuk është hera e parë që formon banda me profesionistë të rinj, megjithatë këtë herë Bojkeni shprehet i bindur se suksesi i grupit do të jetë afatgjatë. Sigurisht, jo pa sakrifica. Por për djemtë asgjë nuk është e pamundur. Provat janë të përditshme dhe, me kohën, ata do të perfeksionohen edhe më shumë.
Gjatë interpretimit në BunkerFest më 14 shtator.
TË RINJ, BOJKENI KA
PROJEKTE!
icione me audiencë të e pranishme në kompet ësh ” nd Ba The & o Lak “Bojken ” dhe Festivali në afërtit janë “Kënga Mag jike të g jerë televizive. Më të kërkon të mbështesë Ai . ojnë edhe më lart syn rit lide e tet jek pro r Po RTSH. të ardhmen (jo rrugën e artit. Ndoshta në hin jed zg që jtë rin të ë të g jith re promovuese l të tijin, një strukturë të tiva fes një jojë kri të do të largët) do të kenë mundësi ore, ku muzikantët e rinj ose ndonjë qendër muzik mungojnë. jek te të vogla. Pro tet nuk cer kon in jap të e dh hen të ushtro 21
Zbulohet stilistja sekrete e dukeshës Në pagëzimin e princit George para pak javësh në St. James’s Palace mori pjesë edhe shoqja e ngushtë e Kate-it, Emilia JardinePaterson. Ajo u bë një nga kumbarët e trashëgimtarit, por ra në sy edhe për diçka tjetër
4
foto
Profimedia
F
22
ustani bardhezi që kishte veshur Emilia gjatë pagëzimit të princit George, të kujtonte një fustan të ngjashëm që dukesha e Kembrixhit e ka veshur më parë (në foto). Po të kthehemi prapa në kohë, do të vëmë re ngjashmëri herë në materialin a në modelin e fustanit, herë në stilin e kapelës apo të këpucëve e herë në të gjitha këto bashkë, vetëm se (kuptohet) në një distancë kohore. Me disa detaje më shumë a më pak, stili i dy shoqeve të ngushta është shumë i ngjashëm, për të mos thënë i njëjtë. Burime të Grazia-s kanë konfirmuar se së fundmi shoqja e ngushtë e dukeshës së Kembrixhit luan edhe rolin e stilistes së fshehtë të saj. Muajt e fundit ajo është kujdesur për kurimin e imazhit të Kate-it si figurë publike dhe stili i saj mbi dukeshën tashmë po bie gjithnjë e më shumë në sy. Emilia, 31 vjeçe, ka biznesin e saj të dizenjueses së brendshme dhe është marrë edhe me arredimin e Kensington Palace-it, ku çifti është zhvendosur për të jetuar në fillim të tetorit. Flitet se ajo i ka shtuar më shumë ngjyra shtëpisë dhe duket se këtë e ka bërë edhe me veshjet e Kate-it, shija e së cilës kufizohet më tepër në ngjyrat neutrale dhe në nuancat e bezhës. Emilia ka shumë lidhje me Kembrixhët. Bashkëshorti i saj David është shok me William-in, ndërsa vëllai i tij ka qenë i lidhur me Pippa-n, motrën e Kate-it. Biografja e oborrit mbretëror, Katie Nicholl, në librin e saj të ri “Kate, mbretëresha e ardhshme”, thotë se është Emilia ajo që i ka prezantuar Kate-in dhe William-in kur ishin 17 vjeç. Të gjitha këto e bëjnë Emilia-n një nga personat më të afërt të familjes mbretërore.
Cara Delevingne ...REBELE
E dini pse Cara e ka bërë shformimin e fytyrës specialitet të sajin? Sepse buzëqeshja nuk përputhet me stilin e saj rock & roll. Të sillet si e çmendur i është kthyer në shenjë personaliteti ose, më saktë, në mungesë të tij.
Marina Vjollca
...POZITIVE
, j o l u k esti j G . . . j o t s i z k e a pr Egzona Ademi ...COOL
Miley Cyrus
...PROVOKUESE Këngëtarja 20-vjeçare bën akrobaci me gjuhën, duke imituar instinkte, të cilat nuk e dallojnë njeriun nga kafsha. E bën vetëm që të jetë në qendër të vëmendjes apo për t’i treguar shoqërisë se është produkti i saj?
Nga “X Factor Albania 2” në “Kënga Magjike” 2013, këngëtarja i ka shoqëruar sukseset e karrierës me transformime të forta në look dhe me një gjest njëherësh cool e supersticioz, me të cilin mban larg syrin e keq.
5
foto: Profimedia, MondadoriPhoto/Lazzari Team/Chiarlo, Armand Habazaj, Arsim Berisha
Shikojeni! A nuk rrezaton energji pozitive? Marina është në harmoni me veten e me botën dhe këtë nuk e dëshmon vetëm me një buzëqeshje të ëmbël, por edhe me gishtin e madh, që tregon se gjithçka është OK.
23
E muajit
‘82
6
Sekrete në vitin
ra e filmit ie m re p et q fa sh të o d ti ej Së shp mjet përvojës ër ëp n l el sj a ju a zi ra G . i” “Amanet dele Gjokës A , ve re to ak j re p s rë jë n së Bela Hoxha nga
iodor Markja,
Doriana Tuxhari foto El
M
artini është djali i një funksionari të lartë të Sigurimit të Shtetit (i interpretuar nga Amos Zaharia), që nuk do të dorëzohet derisa të çojë në vend një sekret të të atit, të cilin duhet ta bëjë publik pas vdekjes së tij. Babai i Martinit ka qenë një nga personazhet kyç që ka ndihmuar në eliminimin e të gjithë kundërshtarëve kryesorë brenda e jashtë Partisë dhe, në fund, i ka ardhur radha për t’u goditur. Për të mësuar se çfarë do të ndodhë më tej, duhet të shohim filmin “Amaneti”, një bashkëpunim shqiptaro-italian, me regji të Namik Ajazit, skenar të Ruzhdi Pulahës dhe fotografi të Nino Celeste-s (për të gjithë ju që nuk e njihni, ka qenë drejtor fotografie i filmit të famshëm “Oktapodi”). Regjisori është shprehur në media: “Nëpërmjet këtij filmi, ata që kanë jetuar diktaturën do të shohin të vërtetën, të rinjtë do të mësojnë më shumë dhe të huajt do të njohin Shqipërinë, të cilën e kanë parë vetëm përmes historive të emigrantëve apo mafiozëve”. Xhirimet kanë zgjatur një muaj, në vende të ndryshme, si në Pogradec, Tiranë, Rubik dhe Itali, ndërkohë që fazës së postproduksionit po i vjen fundi. Për regjisorin dhe bashkëpunëtorët nuk ka qenë e lehtë gjetja e sheshxhirimeve, e kostumeve dhe e objekteve të tjera të asaj kohe. Trupa e aktorëve përbëhet kryesisht prej profesionistësh të mëdhenj, si: Myzafer Zifla, Alfred Trebicka, Eva Alikaj, Guljem Radoja, Sulejman Dibra, Xhevahir Zeneli etj. Por ka edhe emra të rinj, ndër të cilët spikat Adele Gjoka. Edhe pse me profesion ekonomiste, ajo fitoi audicionin për të luajtur personazhin e Evës, një vajzë 18-vjeçare në prag të mbarimit të gjimnazit, që ka shokë të ngushtë Fredin dhe Martinin. Ndryshe nga djemtë, Eva vjen nga një familje thuajse nën mesatare, por tre të rinjtë i bashkojnë idealet antikonformiste për kohën dhe dëshira për të ndjekur pasionet vetjake. Njëkohësisht, Eva përjeton edhe marrëdhënien dashurore e të fshehtë me Martinin. Vendimin për të konkurruar e mori sepse i pëlqeu shumë skenari: “E kam lexuar me një frymë sapo ma dorëzuan dhe e kam lexuar edhe dy-tri herë të tjera. Më pëlqeu veçanërisht ritmi dhe dinamizmi me të cilin ishte shkruar”.
24
Nga lart-poshtë: foto e shkëputur nga postproduksioni i filmit “Amaneti”; skenë nga filmi “Shkodra mon amour”, një përvojë e mëparshme e aktores.
NË SHESHXHIRIM
Në rolin e Evës
Adele Gjoka, 22 vjeçe, luan për herë të parë në një film me metrazh të g jatë.
ÇASTI MË I BUKUR Adele: “Është dita kur kemi xhiruar një skenë të cilën e kisha vetëm. Skena ishte e shkurtër, por shumë impenjuese. Duhej të paraqisja një g jendje të ngarkuar emocionale vetëm me mimikë dhe vështrim. Skena u xhirua me dy ose tri dubla dhe, pas mbarimit, Ninoja, drejtori i fotografisë, e veçanërisht Namiku, reg jisori, më komplimentuan për interpretimin. Ishte një ndjesi shumë e bukur. Është një kënaqësi shumë e madhe të marrësh komplimente nga profesionistë me kaq shumë përvojë si ata të dy. Unë nuk kam studiuar për aktrim, por për financë, dhe ata më bënë të ndihesha një aktore e vërtetë”. ÇASTI MË I VËSHTIRË Adele: “Do të veçoja një skenë që u xhirua në Pogradec. Është pikërisht skena me biçikletë (në foton kryesore, shën. red.); unë afrohesha në plan mbi biçikletë, ngadalësoja pedalimin derisa të ndalonte natyrshëm biçikleta në një pikë të caktuar dhe ndërkohë kisha një përjetim të caktuar. Duke mos qenë asnjëherë çikliste e dalluar, dubla është përsëritur disa herë, sepse unë nuk arrija që nuk arrija të ndaloja e të futesha në plan siç duhet. Për më tepër, ishte fillim marsi, pranë liqenit të Pogradecit, e mund të them se ishte pasditja më e ftohtë e jetës sime”.
Në sheshxhirimin e filmit “Amaneti”
25
E muajit
7
IT’S LEATHER
Me stilin e lëkurës Kur bëhet fjalë për të veshur lëkurë, pyetja që na mundon të g jithëve është: “Mos po guxoj më shumë sesa duhet?”. Veshjet e lëkurës janë “të rrezikshme” për t’u kombinuar. Format e trupit, prerjet e veshjeve dhe mbi të g jitha stili i tyre janë disa nga rregullat që duhet të kemi parasysh kur vendosim për të zg jedhur veshje lëkure. Për këtë arsye, ne kemi bërë një përzg jedhje të kujdesshme të veshjeve të lëkurës, si dhe të veshjeve të tjera me detaje lëkure që janë të lehta për t’u kombinuar e të guximshme brenda kornizave të një stili normal.
STREET STYLE Lëkura bëhet një detaj i lehtë në veshjet e ditës. Veçanërisht nëse zg jidhni veshje me prerje të bollshme. Nëse nuk dini si ta kombinoni lëkurën e zezë qëndroni te kombinimi klasik i një fundi lëkure të zi me një t-shirt ose këmishë të bardhë, siç shihet në këtë foto nga Milan Fashion Week PranverëVerë 2014.
6 380 lekë Cortefiel @ TEG
320 euro @ Kate Miller
79 euro Ice Boutique @ TEG
PARIS HILTON Fustani i lëkurës është zg jedhja ideale për një mbrëmje ose event. Nuk këshillohet g jatë orëve të ditës, pasi konsiderohet një veshje e guximshme, por nëse bëhet fjalë për një event mode, siç është New York Fashion Week, mund të zg jidhni një fustan të tillë.
26
10 990 lekë Mango @ TEG
WEATHER!
412 euro @ Brand Room
5 600 lekë Roger’s @ Citypark
59 euro @ Magic Shop 8 400 lekë Roger’s @ Citypark
10 400 lekë Roger’s @ Citypark
Linda Tol Veshjet e lëkurës këtë sezon vijnë edhe me ng jyra. Për një stil pop vishuni kokë e këmbë me lëkurë me ng jyra të ndryshme.
168 euro @ Sassofono
Fabiola Hysenbelliu
99 euro @ Goldi
Drejtoresha ekzekutive e grupit mediatik “Panorama” ka zg jedhur një veshje chic, duke kombinuar një fund lëkure në formë cigareje me elemente të tjera të një stili zyrtar. Nëse kërkoni një stil formal fundin në formë cigareje kombinojeni me këmishë dhe xhaketë stil mashkullor.
foto: MondadoriPhoto/Lazzari Team/Chiarlo, Armand Habazaj
49 euro @ Magic Shop
27
Harrojini baladat! Rovena kërcen dance! E famshme për baladat, këngëtarja ju sfidon me një këngë dance. Por kush “e detyroi” Rovena Dilon të kërcejë? Grazia ka pyetur… nga
28
Elda Laze
8
Rovena Dilo dhe Tan Brama g jatë fazës konkurruese në festivalin “Kënga Mag jike 2013”.
Kush i kërkoi Rovenës të kërcejë?
Veshjet e balerinëve që shoqërojnë në Rovena Dilon ga ën “K in al festiv Mag jike” janë ilisti krijuar nga st rafi og um st ko dhe la sl Ardi A ni.
Të ishte për Rovenën, ndoshta nuk do të kishte guxuar të performonte në skenë me një këngë dance. Nuk e ka bërë kur ka qenë në fillimet e karrierës dhe nuk pritej ta bënte pas 20 vjetësh. Mirëpo, në çaste të tilla hezitimi, duhet të jetë gjithmonë një person i afërt që një ide të materializohet në një performancë të shkëlqyer. Ishte Aida Baraku ajo që e nxiti Rovenën të guxonte që, veç këngës, edhe të performonte. Simpatia mes dy artisteve është e hershme. “Çiftin Rexhepagiq-Baraku e kam adhuruar prej kohësh. Të dy janë artistë të vërtetë. Me Aidën dhe Armendin kam bashkëpunuar gjatë kohës kur të dy erdhën në Tiranë si autorë të programit ‘E diell’,” thotë Rovena. Gjatë kësaj kohe lindi ideja për të bashkëpunuar, e cila mori jetë këtë verë, kur çifti i propozoi Rovenës një këngë. Por artistët Rexhepagiq-Baraku dinë si të bëjnë ndryshimin në muzikë. Kësaj here çudinë e bënë me ngjitjen e papritur të këngës me këngëtaren, të performancës me kërcimtaren.
Bashkëpunimi me Tan Bramën Performanca e saj në edici onin e 11-të të “Kënga magjike ” shënoi një kthesë 360-grad ëshe. Jo vetëm që kërceu, por e bëri këtë me të njëjtën lehtësi dhe natyrshmëri me të cilën ka performuar deri më sot ba ladat. “Rovena është një balerinë e lindur. E ka muzikalitetin në gjak. Nuk e pati të vështi rë të mësonte lëvizjet dhe madje t’u jepte një lloj individualitet i të sajin”, tregon Tan Bram a, koreografi që ka bashkëpun ua në realizimin e koreografis r ë së këngës. Nga ana tjetër, “tri javë para daljes në konkurr im kemi bërë çdo ditë prova” , shton Brama, i cili njihet për bashkëpunimet e tij edhe me këngëtarë të tjerë. Roven a ka këmbëngulur për të pasur si koreograf dhe partner në kërcim Bramën. Megjithëse shumë pa i mediatizuar, Brama është k një ndër koreografët më të mi rë të kërcimit modern shqipt ar dhe pa diskutim më i miri në “kërcimin e rrugës”. Kjo gjë nuk i ka shpëtuar Rovenës. “Ai është një koreograf shu më i mirë, një freestyler mode rn. Jam shumë e kënaqur ng a bashkëpunimi me të”, tre gon këngëtarja për Grazia-n. foto: Armand Habazaj, Arsim Berisha
L
ajmi se Rovena Dilo do të merrte pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2013”, nuk bëri lajm. Lajmi që do të konkurronte me një këngë dance, çuditi deri në njëfarë pike. Lajmi se do të performojë me kërcim dance, kjo po që e çuditi. Deri më sot Rovena Dilo ka ardhur me një profil të stabilizuar mirë në showbiz. Dilo bën pjesë në ajkën e këngëtarëve shqiptare, të atyre pak këngëtarëve që, për hir të komercializmit, nuk u përlyen as me tallavanë e as me kombinime të çuditshme të folkut me rryma moderne shqiptare. Shumë këngëtarë të muzikës shqiptare kanë prekur pikën e dobët të pjesës më të madhe të shqiptarëve: damarin ballkanas. E kanë bërë këtë jo aq sepse kanë dëgjuar thirrjen e gjakut, sa atë të parasë. Krejt ndryshe ka ndodhur me Rovenën. Ka bashkëpunuar me emra të rëndësishëm të muzikës moderne, si Alfred Kaçinari, Ardit Gjebrea, Shpëtim Saraçi etj. Ka interpretuar këngë të mëdha, nga ato që kërkojnë potencë të madhe vokali dhe teknikë të veçantë të kënduari. “Ne do puthemi”, një bashkëpunim i këngëtares me çiftin simpatik Armend Rexhepagiq dhe Aida Baraku, e solli ashtu siç nuk e keni parë ndonjëherë: si performuese të shkëlqyer të muzikës dance.
29
Gwyneth Paltrow; në foton tjetër me aktorin Matthew Morrison në Bulevardin e Yjeve, Hollivud.
9
A është Gwyneth-i vajzë e mirë?
R
evista amerikane “Vanity t Fair” ka rrezikuar seriozish të rë mi imazhin e vajzës së . aktores Gwyneth Paltrow më r edhe Por reagimi i saj ka nxitu Fair’ po më ity an “‘V t. me keq thashethe një artikull bën presion që të shkruajë ju pyesin për kopertine për mua. Nëse miat, ju lutem thënie apo për komente të këshilloj të mos refuzojini. Gjithashtu, ju këtë revistë”, keni të bëni asnjëherë me a deri më sot ka shkruan 41-vjeçarja, e cil e e kopertinës qenë pesë herë protagonist -i i ka ndërprerë së saj. Por përse Gwyneth ka ndër mend marrëdhëniet me të? Çfarë on Carter? të botojë redaktori Grayd vjetësh Qarkullojnë zëra se para dy dhënie aktorja ka pasur një marrë onistin e serialit jashtëmartesore me protag , sepse është “Glee”, Matthew Morrison të nga një hotel fotografuar duke dalë me ngjesit. në Londër në orën dy të më n sërish Thashetheme të tjera lidhe ndshme me një marrëdhënie të mu orti aktual i jashtëmartesore. Bashkësh n, bilioneri rso supermodeles Elle Macphe i afërt aft mj r ku du të ësh Jeff Soffer, Majami me aktoren në një festë në
30
Ka një familje për t’u pasur zili dhe në Hollivud është etiketuar g jithmonë për imazhin e vajzës së mirë. Por tani reputacioni i saj po lëkundet dhe mund të shkojë edhe më keq... nga
beqar), në vitin 2008 (në atë kohë ar hu zëra që Gwyneth-i i ka mo teta vër publikisht. Se cila është e Fair” ity an dhe ç’fakte ka në dorë “V në ëri (e famshme për besueshm e saj), kjo ende nuk dihet. endje vëm Letra elektronike tërhoqi e kundërt të madhe dhe pati efektin Tashmë -i. nga ai që priste Gwyneth martuar të janë bërë 10 vjet qëkur ësh grupit e in me Chris Martin-in, solist dhe ka dy y”, britanik të rokut “Coldpla r familjare ku fëmijë me të. Tabloja e bu a aktorja ng është ruajtur me fanatizëm ë që ojm dhe nuk ka arsye të mend tet e lumtur. familja e saj nuk është vër një qetësi me Fundja vetëm një person të lumtur ilje shpirtërore dhe me një fam si e saja. ëri sm mund të shfaqë një përso hojmë mo të Nga ana tjetër, nuk mund sur për rso pë i ri faktin që ky është skena ime eag ërr nd të ngjallur xhelozi apo ku të ësh ku a, në një botë si kjo e sotmj mundur, e vështirë, pothuajse e pa onjë të t’i kesh të gjitha. A ka nd jnë? A llo vërtetë në zërat që qarku Një s? dia është një spekulim i me i ni cio gjë është e sigurt: reputa mtuar. dë të ësh “bashkëshortes së mirë”
Doriana Tuxhari / foto Profimedia
10 Ng jyra vishnje Tally Weijl 2 990 lekë @ TEG
Pulovrat bëhen chic
Me fije ng jyrë floriri 3 500 lekë @ Magic Shop
THEYSKENS’ THEORY
Pulovër me zemra 4 500 lekë @ Magic Shop
E punuar me grep 54 euro @ Ice Boutique, TEG
foto: Armand Habazaj, MondadoriPhoto/Lazzari Team/Chiarlo
Bardhë e zi Mango 6 490 lekë @ TEG ANTONIO MARRAS
DKNY, Lacoste, Thomas Tait, Givenchy por edhe linja veshjesh që gjenden në Shqipëri si Mango, Cortefiel, Tally Weijl kanë menduar që krahas prakticitetit t’i shndërrojnë këto veshje modeste në veshje chic.
Me aksesorë të shndritshëm Cortefiel 9 570 lekë @ TEG
31
Drejtorja e “Grazia International Network”, Carla Vanni, me stilistin Giorgio Armani.
Në Shqipëri erdhi një nga revistat më të sukseshme ndërkombëtare, Grazia. Fillon epoka e Grazia-s! Nuk e besoni? Ka triumfuar në shumë vende të botës
e h d r e e s ë r Mi
D
uke filluar nga 23 nëntori, revista Grazia Albania do të jetë në të g jitha pikat e shitjes çdo muaj. Po çfarë ka ndryshe kjo revistë nga të g jitha të tjerat që janë në treg? Shumë. Rubrikat janë të larmishme dhe ndërthuren në një mënyrë unike. Grazia do t’ju informojë me të rejat e fundit brenda dhe jashtë vendit në një mënyrë të veçantë dhe me shije të hollë, e kuruar në çdo detaj. Ajo do t’ju bëjë edhe të buzëqeshni me notat e saj të ironisë. Moda, beauty, showbiz, opinionet politike, fenomenet sociale, kuzhina, udhëtimet janë zg jedhje të sigurta me Grazia-n. Por atje do të g jendeni edhe ju, me sug jerimet, opinionet, madje dhe me historitë tuaja, të cilat keni nevojë t’i ndani me të tjerët.
32
Emri i Grazia-s ka autoritet të pazëvendësueshëm që prej lindjes së saj në Itali, në nëntor të vitit 1938. Që atëherë ajo dallohet për stilin e saj unik. Rrjeti ndërkombëtar i Grazia-s, pjesë e “Mondadori Group”, është përhapur që prej vitit 2004 në shumë vende të botës, si në Britani, Francë, Rusi, Kinë, Kore e Jugut, Indi, Emirate, Tajlandë etj., dhe nëpërmjet tij qarkullojnë më shumë se 7 milionë kopje në muaj. Falë një prej kompanive më të rëndësishme në vend, “Hysenbelliu Group”, me një pushtet të padiskutueshëm në fushën e medias, Grazia Albania i shtohet listës së rrjetit ndërkombëtar, duke e çuar në 6 numrin e botimeve në Ballkan. Pas Serbisë, Kroacisë, Bosnjës, Bullgarisë dhe Maqedonisë, Grazia botohet edhe në Shqipëri.
foto: GRAZIA international NETWORK
! a i n a b l A a i z a Gr
_TEMË
Markë ndërkombëtare Rrjeti i Grazia-s është përhapur pothuaj në të g jitha kontinentet. Edhe pse në g juhë të ndryshme, të g jitha Grazia-t i bashkon e njëjta filozofi dhe formulë e veçantë editoriale. Grazia Albania është botimi më i ri i revistës në g juhën shqipe, ku do të ndërthuren të rejat në botë dhe në Shqipëri.
33
_TEMË
Easy & Chic
Carla Vanni, drejtorja e “Grazia International Network” tregon sesi e arriti Grazia këtë sukses botëror
23 edicione në të gjithë botën dhe më tepër se 70 vjet jetë të Grazia-s… Cila mendoni se është formula e këtij suksesi? Grazia është një revistë e veçantë, me një identitet ndërkombëtar të përcaktuar saktë, ku ndërthurja e modës, e personazheve të njohura, argëtimit, aktualitetit ka arritur një ekuilibër të madh. Jo vetëm zg jedhja e fotove, por edhe g juha e përdorur është shumë e rëndësishme, është e thjeshtë, por kurrsesi sipërfaqësore.
1938
34
1971
1942
1986
Mbi të g jitha është g jithmonë pak ironike. Përse mendoni se Grazia është pranuar në të gjithë botën? Sepse është ndërkombëtare. Siç po thosha, për veçantinë e formulës së saj editoriale, dinamizmin dhe stilin e pangatërrueshëm të tendencave të modës. Veçanërisht stili i Grazia-s është një stil g jithmonë elegant, i sofistikuar, por i thjeshtë; sa pjesë e një ëndrre, aq dhe i prekshëm e konkret. Si mendoni, cila është cilësia më e rëndësishme që Grazia mund t’u japë lexuesve shqiptarë? Grazia dëshiron të godasë zemrat e lexueseve, të vëzhgojë me pasion çdo g jë që ndodh përreth dhe ta shprehë me të njëjtin pasion. Grazia dëshiron të krijojë me lexueset një raport të veçantë, një dialog të vërtetë. Mendoj se aktualisht në treg nuk ekziston ende një revistë aq elegante, e besueshme dhe me autoritet, një revistë që kombinon aq mirë glamour-in e modës, me të rejat dhe temat e aktualitetit sa Grazia. Cilat femra janë lexuese të Grazia-s? Një grua intelig jente, kureshtare, kërkuese, që dëshiron të informohet për g jithçka që ndodh rreth saj. E vëmendshme ndaj ng jarjeve sociale dhe çështjeve politike, por në të njëjtën kohë e gatshme për t’u argëtuar dhe për të zbuluar aspektet më trendy të personazheve të famshme dhe stilin e tyre të të veshurit. Është një grua e cila e dashuron modën dhe bukurinë dhe dëshiron të jetë e informuar nga revista e saj për çdo g jë që e rrethon, duke krijuar një stil të vetin, duke vënë në pah personalitetin.
1952
1990
1960
1
200
Përmendni tri ose katër vlera të Grazia-s, përveç modës dhe të rejave. Mendoni se ka një dallim të vërtetë me revistat e tjera të modës? Mendoj se Grazia është një revistë, sfida e së cilës është njohja e veçantisë së saj mes një morie propozimesh dhe tendencash. Le të flasim për kopertinën. Në kopertinat e saj është g jithmonë një personazh i famshëm, e cila për Grazia-n është një ikonë stili. Domethënë jo e botës së thashethemeve, por e personazheve si pikë referimi për një stil të caktuar veshjeje. Le t’u referohemi historive hot, ku me një g juhë të thjeshtë, por të vendosur dhe ironike, kalohet me thjeshtësi nga një temë e ndjeshme aktualiteti, në një temë më të lehtë mode, duke u përpjekur g jithmonë të nxisim lexueset dhe t’i përfshijmë ato në diskutime. Le të flasim shumë qartë për modë dhe kodet e saj. Moda është e mundur, tërheqëse, asnjëherë banale ose vulgare, g jithmonë tendencë, e sofistikuar, por e thjeshtë. Si përfundim, Grazia i flet lexueses me një vëzhgim të veçantë, të kujdesshëm, jo vetëm për atë që ndodh në vendin në të cilin prodhohet, por edhe për atë që ndodh në të g jithë botën. E thjeshtë dhe chic... Mund të na e shpjegoni? Pothuajse një filozofi. E thjeshtë, si g jithçka që është thelbësore, autentike, e çmuar. Chic, sepse vetëm më e mira është vërtet e thjeshtë. Pra, është një mënyrë e re për të parë çdo g jë që ndodh dhe për të propozuar cilësinë më shumë se sasinë. Çelësi është të dish të zg jedhësh dhe Grazia e bën këtë për lexueset e saj.
K
opertina është shenja dalluese e revistës, kartëvizita e saj. Grazia ka rreth 75 vjet që krijon kopertina. Për qindra javë ajo ka zg jedhur personazhe, ka shkruar për të rejat e modës dhe për g jithçka përreth. Fytyrat janë shumë tërheqëse dhe bashkë me to, edhe trendet e sezonit, firmat më të mira të veshjeve, modelet, njerëzit e famshëm të kinematografisë dhe të kulturës… të g jithë janë bërë pjesë e faqeve të saj. Këtë kënd e kemi rezervuar për t’ju treguar evolucionin e Grazia-s, e cila ka qenë për lexueset “një mike e mirë në krah”, siç shkruhet në numrin 1 të revistës të botuar në Itali, më 1938. Me të g jitha këto dhe me profesionalizmin në gazetari, Grazia vazhdon të jetë një revistë e veçantë me një sukses të padiskutueshëm.
_PERSONAZH AKTORJA DO TË BRAKTISË PËR PAK KOHË TEATRIN PËR TEATRIN. SI TA KUPTONI KËTË? LEXONI SE ÇFARË KA RRËFYER PËR GRAZIA-N
nga Doriana Tuxhari, foto Armand Habazaj
Jonida Vokshi
Shihemi në teatër
J
Imazhi i “Digitalb” -it pozon ekskluzivisht për Grazia-n. Fustani: Daniele Alessandrini Xhaketa: Elisabetta Franchi Ora: Versace
onida Vokshi nuk do të jetë më vajza që keni njohur deri tani. Hapi i parë është prerja e flokëve shkurt. Sigurisht, kjo nuk ia ka cenuar as ëmbëlsinë e pamjes dhe as pozicionin e imazhit në kompaninë “Digitalb”. Ajo u zgjodh si imazh i “Digitalb”-it jo thjesht për talentin për të aktruar dhe për të na shitur “ëndrra” që i shohim në high definition. Mbi të gjitha, aktorja 26-vjeçare ka fytyrën ideale për të përfaqësuar imazhin e një kompanie të rëndësishme. Nëse për pamjen i detyrohet nënës natyrë (apo nënës së saj), për aftësitë si prezantuese dhe si aktore, të mësuara e të zhvilluara me kohën, i detyrohet përkushtimit të saj. Hapi i dytë për 26-vjeçaren është i madh, shumë i madh. Të paktën deri më sot asnjë aktore me imazhin e saj nuk ka shkelur në territorin e regjisorëve. Sepse vetëm katër vjet pas diplomimit, 35
_PERSONAZH
36
Rolet që kam bËrË në filma më kanë p ë l qy e r, por teatri është “streha ime e sigurt”, ku d o t ë kthehem gjithmonë.
dilni mbanë me projekte skenike? Shumë e vështirë është, fatkeqësisht për një pjesë është pothuajse e pamundur, pasi nuk ka mbështetje me fonde të mjaftueshme nga Prej pesë MTKRS-ja. vjetësh si Institucionet dhe kompanitë duhet nida imazh, Jo të marrin shembullin e “Digitalb”-it, e cila ka ar su i ka be shumë projekte në televizion dhe ka financuar e pamjenshumë përkrahur të rinj që duan të bëhen pjesë e it nt le ta j sa televizionit. Kjo është një ndihmë shumë e madhe. të Anës, Megjithatë duket sikur je shkëputur nga teatri... së s re grimie Jo, siçDtë thashë më lart, projektet në teatër janë , it bal it ig më të njrralla h ato që ofrohen në televizion. ëherëssesa Emisioni e prezanton në Digitalb, “180 mike që htë e saj. tërësisht kinemasë, gradë”,ngiuskushtohet ndërkohë që sapo ke përfunduar programin
foto: Arsim berisha, ARKIVI personal
aktorja sharmante provon të bëjë edhe regjisoren. Në të vërtetë, Jonida ka studiuar dhe është diplomuar për regji teatri, madje me rezultate të shkëlqyera. Por të vësh një pjesë në skenën e Teatrit Kombëtar, nuk është nga ato projekte që bëhen me një kërcitje gishtash. Në intervistë, ajo flet për këtë projekt me një vetëbesim dhe natyrshmëri si të kishte vite që merret me regji. Aktorja pranon që në të vërtetë përgatitjet kanë filluar prej shumë kohësh, ndoshta qëkur ka qenë fëmijë. Në televizion ka filluar të punojë që në bankat e shkollës, edhe pse nuk e kemi parë shpesh në ekran. Atë pak kohë të lirë që i mbetej pas shkolle, Jonida e kalonte duke punuar paskuintave të programeve të rëndësishme të organizuara në televizionin Klan gjatë viteve 2006-2009. Prej pesë vjetësh luan një rol mjaft aktiv në “Digitalb”, përtej pozicioneve të dukshme. Në “My Acoustic Music”, i cili u transmetua gjatë kësaj vere, provoi të bëhej bashkautore e programit, ndërsa në emisionin “180 gradë”, përveçse si prezantuese, vjen edhe në rolin e asistentregjisores, bashkautore e punëve të tjera të vogla teknike. Shkurt, puna ia ka mësuar të gjitha truket teknike të transmetimeve televizive. Askush të mos çuditet as me vetëbesimin dhe as me guximin e Jonidës për të ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar një pjesë teatrale. “Së shpejti do të vë në skenë një pjesë. E kam zgjedhur skenarin dhe sapo të kem pak kohë, do të ulem të zgjedh aktorët dhe të filloj menjëherë nga provat”, thotë Jonida, që nuk arrin të fshehë emocionet sa herë që flet për teatrin. “Është ajo që dëshiroj të bëj më shumë në jetë”. Por sa do t’ia dalë Jonida si regjisore? Këtë le ta shohim në teatër. E mendon të afërt kthimin te teatri, por jo si aktore, si regjisore? Do të realizoj së shpejti një projekt si regjisore në Teatrin Kombëtar. U bë gati një vit a më shumë që jam në përzgjedhje të materialit. Kam 2-3 skenarë që preferoj më tepër, nga të cilat do të zgjedh njërin. Por sa herë që ulem për ta vendosur, del një projekt tjetër, kështu që do të përpiqem që, me të mbaruar xhirimet e serialit, të zgjedh menjëherë pjesën, aktorët dhe të filloj nga provat. Në krahasim me botën e televizionit, ku projektet financohen më lehtë, sa të vështirë e keni ju artistët e rinj t’ia
Majtas, nga lart-poshtë: Me grimieren Ana, shoqen e saj të ngushtë, në “Digitalb”; g jatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Prifest” në Prishtinë. Gjatë emisionit muzikor “My Acoustic Music” me bashkautoren Elona Duro. Djathtas: Në sheshxhirimin e serialit “O’ sa mirë”.
muzikor “My acoustic music”, që u transmetua në Digitalb gjatë sezonit veror. Si u ndjeve në një format që i kushtohet muzikës? Ishte një program muzikor që e konceptuam së bashku me Elonën, në mënyrë të tillë që të ftonim këngëtarë të njohur shqiptarë, të cilët këndonin dy këngë të tyre hite në versionin akustik. Emisioni u pëlqye shumë dhe i kaloi pritshmëritë tona. E ndjeva veten shumë mirë. Përveçse e dua shumë muzikën, e ndjek shumë dhe më shoqëron gjatë ditës. Ndërkohë që “180 gradë”, që ka nisur transmetimin në “Digitalb”, këtë vit premton surpriza. Të parat kanë nisur me skenografinë dhe rubrikat e reja. Të tjerat do t’i shihni pjesë pas pjese në çdo emision. Kujtoj që një lidhje të drejtpërdrejtë me muzikën e ke pasur, madje shumë më të fortë sesa të qenit pjesë e një programi si moderatore... (Qesh) Po, kam marrë pjesë në Top Fest 1 si këngëtare, por vetëm për të pasur një përvojë ndryshe. Nuk kam pasur synim të bëhem këngëtare. Në atë kohë isha vetëm 17 vjeçe dhe e konsideroj një “çmenduri” të moshës. Megjithatë suksesin e vërtetë e ke krijuar si aktore. Së fundmi po shohim një tjetër sukses tëndin në kinematografi. Në serialin televiziv “O sa mirë”, që po transmetohet në kanalin T Plus në platformën “Digitalb”, luani rolin e Elisabetës, vajzës së drejtorit të shkollës. Si u bëre pjesë e kësaj eksperience? Më tërhoqi shumë skenari. Përplasja e botëkuptimeve dhe e dialekteve mes të rinjve nga treva të ndryshme të shqiptarisë krijojnë një humor që nuk ka se si të mos pëlqehet (qesh). Pasi pashë demon e serialit, e pranova rolin. Elisabeta është një vajzë nga Tirana, më e privilegjuara dhe më e llastuara e shkollës, sepse është vajza e drejtorit. Ajo e pëlqen shumë modën dhe mendon se bukuria është talent. Përveçse është një eksperiencë e re, për mua ky rol është edhe shumë argëtues.
Je ndier afër këtij personazhi? Deri diku po. Sepse unë vetë jam nga Tirana dhe dialekti “tirons” më vjen natyrshëm. Sigurisht, nuk do të pranoja që jam vajzë llasticë apo jam? (qesh) Seriali është xhiruar në Prishtinë. Si ka qenë bashkëpunimi me kolegët? Kam qenë shumë e lumtur dhe shumë e nderuar që kam punuar krah aktorëve profesionistë, si: Enver Petrovci, Koço Devole, Olta Daku, Helidon Fino etj., si dhe që kam njohur kolegë të tjerë nga Kosova dhe Maqedonia. Tashmë jemi bërë të gjithë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin. Jam shumë e lumtur që seriali do të vazhdojë me 12 pjesë të reja, xhirimi i të cilave do të fillojë pa u mbyllur ky vit. Ka pasur momente shumë të bukura improvizimi dhe batutash me të cilat kemi qeshur shumë. Edhe tani, kur i shoh pjesët e serialit, qesh sepse më kujtohen bëmat gjatë xhirimeve, që kanë qenë pa fund. Tashmë ke disa eksperienca në prezantimin e programeve televizive. E sheh veten edhe në drejtimin e spektakleve të mëdha? Në momentin që kam marrë përsipër të prezantoj një emision, si për kinemanë, ashtu edhe për muzikën, do të më pëlqente të isha pjesë edhe e ndonjë spektakli të madh. Megjithatë, unë mendoj se nuk ka rëndësi, sa “big” është një spektakël, e rëndësishme është që gjithçka bën në televizion të përcillet bukur te publiku. Deri tani je personifikuar si ikona e “Digitalb”-it. Të pëlqen ky fakt apo tani kërkon diçka më shumë nga karriera jote? Tashmë kam 5 vjet që bashkëpunoj me Digitalbin dhe nuk shoh asnjë arsye për t’u larguar. Mendoj se çdo femër, edhe jashtë kufijve, pavarësisht punës që bën, jam e bindur se do t’i pëlqente të cilësohej si një ikonë. Mua më pëlqen kjo gjë. Nga ana tjetër përpiqem të rritem profesionalisht në fushën e televizionit, por edhe në regjinë e teatrit për të cilën kam studiuar. Çfarë vendi zë teatri në raport me televizionin në jetën tënde? Ka shumë ndryshim. Puna në televizion është një punë e përditshme, mund të jesh në ekran disa javë apo muaj me radhë. Projektet e televizionit janë të tilla që mund të ndjekin njëra-tjetrën. Ndërsa teatri është ndryshe, aty nuk mund të realizosh më shumë se një ose dy projekte brenda vitit. Është art i pastër të cilin nuk mund ta bësh kaq shpesh. Teatri është një kënaqësi që të dhurohet më rrallë, por është shumë i bukur. Po të punuarit me filma? Unë e dua shumë edhe kinematografinë, por teatri është ndryshe. Aty ndihem më e sigurt. Rolet që kam interpretuar në filma më kanë pëlqyer, por teatri është “streha ime e sigurt”, ku do të kthehem gjithmonë. 37
_INTERVISTË
Andos Në Shqipëri ai nisi të bëhej i njohur kur bashkëpunoi me grupin “Kthjellu”, edhe pse karrierën e tij e kishte nisur që në vitin 2000, në qytetin e vogël të Ferizajt. Sot Andos Sinani ose thjesht Andos, siç i pëlqen të njihet, duket se e ka shtruar mirë udhën e suksesit solo. Ai vjen nga një familje artistësh, ku e fundit është Kadisha e “The Voice of Albania”, motra e tij, për të cilën Andosi tashmë zbulon se tekstet e këngëve mbajnë firmën e saj. Por surprizat e këtij rokeri sexy – siç e konsiderojnë shumë nga adhurueset e tij – nuk mbyllen me kaq. Në një rrëfim për Grazia-n, Andosi tregon arsyen pse vendosi të marrë pjesë në “Dancing with the Stars”, pse e sheh veten në petkun e një këngëtari të muzikës rok në Shqipëri dhe... po, vajza, është beqar dhe në kërkim të “ma të mirës n’botë”!
Unë sexy? E pse jo?!
nga Stanela Kostollari foto Armand Habazaj
Andos, i je kthyer Tiranës, por jo për festivale. Këtë herë arsyeja është kërcimi dhe mua më duket pak e habitshme që një muzikant roku të jetë pjesë e “Dancing with the Stars”. Kur kam qenë i vogël e deri në adoleshencë kam vallëzuar. Isha i fiksuar pas Michael Jackson-it e disa këngëve pop, që atëherë ishin shumë në modë. Nuk më duket aspak normale kjo për një roker… (Qesh) Jo, jo, nuk është dhe aq. Mua më pëlqen vallëzimi dhe thashë t’u rikthehem kohëve të vjetra. E adhuroj ritmin, ndaj e ndjek muzikën, qoftë kjo edhe elektronike, por sigurisht që veten e shpreh përmes pop-rokut ose rokut. Kjo e “Dancing” është një përvojë, një atmosferë mjaft e mirë, të cilën jam duke e shijuar. Shpresoj të shkoj deri në finale! Ta uroj dhe gjithashtu shpresoj që të 38
mos jesh eliminuar kur ky numër i Grazia-s të jetë në duart e lexuesve. (Qesh) Po, sepse nuk i dihet, apo jo?! Dhe ju pastaj mund ta vini lehtësisht titullin e shkrimit “I eliminuari”. Po mirë, si ia del të interpretosh lirshëm një kërcim klasik, si për shembull një vals vjenez? Deri tani kam bërë prova për rok&roll dhe tango, kështu që jam brenda linjës sime. Madje mund të them që tangoja është shumë chic dhe po e shijoj. Lëvizjet janë të vështira për çdo mashkull në përgjithësi e në mënyrë të veçantë për ne që merremi me rok. Por në fund të fundit, belin nuk di ta lëviz dhe ky është problemi (qesh).
Është një palestër e vërtetë, apo jo? Fizikisht je gjatë gjithë kohës aktiv dhe është e lodhshme. Nuk kam ardhur në “Dancing...” për t’u dobësuar, por më pëlqen, pasi përpiqem të jem gjithmonë aktiv në jetën time. Luaj tenis, futboll dhe basketboll. Shumë nga personazhet VIP që kanë marrë pjesë në edicionet e shkuara të Dancing e kanë shfrytëzuar këtë përvojë. Po ty si mund të të hyjë “në punë”? Shkollë baleti është e sigurt që nuk do të hap (qesh), por nuk do të bëj as ndonjë videoklip ku të kërcej çaçaça. Pse i preve flokët? U lodha me to, kisha 7 vjet që i mbaja të
“ ” Nuk jam rokeri klasik me një palë xhinse të grisura
gjata. I kam me shumë volum dhe duhej të kujdesesha për to. Mbeta me pjastër në dorë kur dilja në koncerte (qesh). Po femrat të pëlqejnë më shumë kështu apo me flokë të gjata? Kam përshtypjen se nuk më kanë pëlqyer. Flokët e gjata ishin si një “markë” për mua kur nisa karrierën solo, pasi gjatë kohës që kam qenë me grupin “Kthjellu” i mbaja të shkurtra. Megjithatë, solo ose jo, ti ke preferuar gjithmonë të prezantohesh me duete. Kujtoj atë në “Top Fest” me Xuxin apo këngën me Gent Bushpepën e gjithashtu një hit veror si “Ti je ajo” me DJ Dalool. Është e vërtetë. Kam preferuar të
eksperimentoj me rrymën, të paktën duke futur pak muzikë elektronike. Si ka mundësi që përtej faktit se të pëlqen muzika rok dhe e quan veten roker, e adhuron edhe muzikën elektronike po aq? Unë dëgjoj çdo muzikë të mirë. Nuk jam rokeri klasik (qesh) dhe kjo kuptohet nga këngët që bëj. Më pëlqen shumë tingulli. Ai më frymëzon. Jo më kot luaj shumë instrumente, përveç baterisë. Kur nis të kompozoj, jam i vetmuar dhe kjo është mënyra që më pëlqen të punoj. Në pjesën më të madhe, kur përfshihem në një projekt të ri mund të punoj edhe 24 orë pa pushim. Ajo që më mungon në pjesën më të madhe është muza për tekstin, pasi në kohën e
grupit “Kthjellu”, atë e krijonim bashkë me Mentorin. Megjithatë, motra ime e vogël Kadisha më ndihmon sot shumë me tekstet. Andos, ti ke jetuar disa kohë në Afganistan e Dubai. Pse dhe si është jeta aty? Kam jetuar edhe në Kuvajt, në Irak dhe në Amerikë. Kanë qenë periudha të shkurtra, por intensive. Arsyeja ishte puna ime për një kompani amerikane në Kosovë. E vërteta është se më pëlqen shumë të udhëtoj, madje çdo tre muaj e bëj një udhëtim. Frymëzohem shumë nga vendet, kulturat dhe njerëzit. Edhe aeroportet më frymëzojnë, për të mos thënë se aty kam bërë shumë tekste. Këngën 39
_INTERVISTË
“
Besoj te martesa. Uroj që ta takoj njeriun e duhur dhe jam i sigurt se do ta gjej
”
foto: Armand Habazaj, ARKIVI personal
Nga videoklipi “Adrenalina” me Gent Bushpepën
40
që kam pasur me Xuxin, “Free Spirit”, e kam realizuar pikërisht në aeroport, gjatë udhëtimit nga Kuvajti për në Amerikë. Të pëlqen Tirana? Sigurisht, prandaj vij shpesh, edhe sikur vetëm për të pirë një kafe. Ndihem si në shtëpi. Kam shumë miq këtu dhe më shijon jeta e natës. Kam dëgjuar të kundërtën nga shqiptarët e Kosovës... Jo, tani është më mirë në Tiranë jeta e natës, më dinamike. Ka më shumë mundësi argëtimi, muzikë live dhe jo vetëm. Ndihesh “VIP” kur vjen këtu? (Qesh) Jetojmë në një vend shumë të vogël për të shitur mend. Nëse do të kisha famë ndërkombëtare mund të bëja pak më shumë kujdes, por ne kemi një treg të vogël dhe unë përpiqem ta respektoj këtë fakt. Ndryshim shumë i madh mes jetës së një rokeri shqiptar e një tjetri ndërkombëtar… Mendoni se neve na vijnë vajzat nga mbrapa (qesh)?! Apo marrim drogë duke zbatuar rregullin e famshëm “sex, drog & rock&roll”?! Ne kemi familje shqiptare dhe jemi edukuar prej tyre, kështu që është e kotë të shtiremi ndryshe. Po femrat e Tiranës të pëlqejnë? Madje më frymëzojnë. Femrat janë një muzë për shumë artistë. Ato ndikojnë me emocionet pozitive, por edhe negative, që mund të të japin. Të pëlqen të dukesh sexy? (Qesh) E pse jo?! Mua më pëlqen të kujdesem për pamjen time, më pëlqen e bukura dhe estetikja. Madje para disa vitesh në Prishtinë kam pasur edhe një dyqan timin me veshje vetëm për meshkuj. Çfarë është sexy për ty te një femër? Buzëqeshja dhe fiziku. Mua më pëlqejnë femrat që kujdesen për trupin e tyre e merren me aktivitet fizik. Kjo më josh. Ndërsa buzëqeshja më çarmatos. Është pika ime e dobët. Çfarë mendon për martesën? Besoj plotësisht te martesa. Dy persona që e duan njëri-tjetrin duhet të krijojnë një familje. Çfarëdolloj profili që mund të kesh, sado i suksesshëm të jesh, në fund të fundit, familja është ajo që ka rëndësi mbi të gjitha. E mendon kështu tani apo e ke menduar po njësoj edhe para 10 vjetësh? Jo, njësoj. Besoj sinqerisht te martesa. Uroj që ta takoj njeriun e duhur dhe jam i sigurt se do ta gjej. Kështu nuk do të ngelem vetëm (qesh). Ke menduar të aktrosh? Shpesh, pasi unë edhe pjesën më të madhe të skenarëve i bëj vetë. Edhe videoklipi i fundit, i cili u prezantua tani, është një ide e imja. Meqë kënga jote e fundit quhet “Ma e mira n’botë”, cila është për ty ajo? Nëna dhe motrat e mia.
_RRËfim
Shpesh pyesim veten për kuptimin e jetës dhe rrallë dimë të japim një përgjigje. Xhulieta Treska, e prekur nga sëmundja e sklerozës së shumëfishtë, rrëfen se si jeta merr kuptim pikërisht atëherë kur duket se gjithçka ka marrë fund foto
Arsim Berisha
MALLKIMI Ë që u bë BEKIMI IM
shtë e vështirë ta përshkruash se si ndihesh kur je e vetëdijshme se do të bashkëjetosh gjithë jetën me një sëmundje. As që më shkonte ndonjëherë ndër mend se një ditë jeta ime do të ndryshonte aq rrënjësisht. Para katër vjetësh isha një 26-vjeçare e shëndetshme, që jetoja dhe punoja me ritmin e të gjithë bashkëmoshatarëve të mi në qytetin e Tiranës. E diplomuar në mjekësi të përgjithshme – në atë kohë punoja në një depo farmaceutike, përvoja e parë e rëndësishme e punës pas diplomimit – ende nuk e kisha vendosur se cilën fushë studimi do të ndiqja për t’u specializuar. Më pëlqenin aq shumë degë, sa e kisha të vështirë të zgjidhja njërën dhe, përveç kësaj... përse të nxitohesha? Bëja një punë që e doja dhe specializimi mund të priste edhe pak. Fundja, kisha gjithë jetën përpara... Por pikërisht këtu gabohesha. Një ditë të zakonshme pune ndjeva një paralizë të çuditshme në gjysmën e majtë të trupit. Këmbën dhe dorën nuk i komandova fort mirë për disa minuta. Pastaj gjithçka 41
u zhduk si me magji. Rifitova funksionin gjithë ata që vuajnë nga e njëjta sëmundje. Me normal të gjymtyrëve të mia dhe pothuaj fillimin e specializimit, nisën edhe kërkimet e harrova atë episod. Por pas disa ditësh e mia zyrtare shkencore. Çfarë dija unë për mpirja u përsërit. Fillova të shqetësohem. këtë sëmundje? Si mund të kurohesha? E kuptova që trupi im kishte diçka që nuk Atë informacion që kisha mësuar për këtë shkonte. Unë jam mjeke, ndaj nuk mund patologji në bankat e shkollës pothuaj e ta anashkaloja një paralajmërim të tillë dhe kisha harruar. Nuk ekziston asnjë mjekim shkova menjëherë në spital. Aty filloi kalvari për t’u shëruar, por vetëm për të lehtësuar i analizave, i konsultave dhe i kërkimeve pa dhe për të frenuar sa më shumë përparimin asnjë rezultat. Pas tre muajsh përpjekjeje e saj. Kudo ku pyesja në lidhje me gjendjen për gjetjen e diagnozës dhe disa mpirje të time, përgjigjet ishin të cunguara. Për fat të tjera disaminutëshe të gjysmës së majtë të keq, informacionet rreth kësaj patologjie janë trupit, vendosa të kryej një rezonancë koke. të pakta jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Rezultati i saj përjashtoi disa diagnoza të rang ndërkombëtar. Kisha nevojë të mësoja mundshme dhe nuk kishte më asnjë dyshim. më shumë, të lidhesha me mjekë që kryejnë Unë vuaja nga një sëmundje e rrallë dhe e kërkime shkencore në këtë fushë dhe të takoja pashërueshme: nga skleroza e shumëfishtë. pacientë që trajtohen me terapi të ndryshme. Tronditja ishte aq e Që atëherë kanë kaluar rreth madhe, sa nuk e mbaj katër vjet dhe kam marrë mend çfarë mendova më N u k e pata të pjesë në shumë konferenca pas. Më kujtohet turbull lehtë të shihja ndërkombëtare që paraqesin që e përfytyrova veten zhvillimet më të fundit të ’ time në situata ekstreme, ‘të keqen studimeve për sklerozën e si në një karrige me rrota time në sytë shumëfishtë, si në Francë, apo si një e verbër – sepse E njerëzve që Spanjë, Gjermani, Danimarkë deri këtu mund të të Ritmet me të cilat po rrethonin . etj. çojë kjo sëmundje. Më më përparojnë studimet dhe kujtohet reagimi i parë i të Por n u k kaloi eksperimentet në këtë fushë, afërmve dhe i miqve të mi. sh u më kohë dhe më bëjnë të besoj që, në Në fillim u frikësuan nga mos drejt shërimit të plotë gjithë emri i sëmundjes sime, ndjeva (mundësi të cilën nuk e dash u rinë dhe përjashtoj), pacientët e prekur ndoshta nga padija e nga keqardhja. Nuk e pata të nga skleroza e shumëfishtë ngrohtësinë lehtë të shihja “të keqen” mund të frenojnë simptomat e tyre time të pasqyruar në sytë e e sëmundjes dhe të kenë një frikësuar të njerëzve që më cilësi normale jetese, me të rrethonin. Por nuk kaloi shumë kohë njëjtat risqe që kanë njerëzit e shëndetshëm. dhe fillova të ndiej gjithë dashurinë dhe Kam krijuar lidhje dhe komunikoj në mënyrë ngrohtësinë e tyre, veçanërisht të prindërve të vazhdueshme me disa nga mjekët specialistë të mi. Ata më qëndruan shumë pranë e më më të mirë në botë, të cilët punojnë çdo ditë dhanë atë kurajë, pa të cilën njeriu nuk ia del për të gjetur trajtime dhe kura dhe ndihem dot në situata të tilla, siç ma japin edhe sot e lumtur që po jap kontributin tim në e kësaj dite. Të afërmit e mi më ndihmuan Shqipëri. Jam në përfundim të specializimit të qartësoja mendimet dalëngadalë. Mpirja si neurologe dhe të gjitha ditët e punës sime nuk ishte sinjali i parë që më kishte dhënë në QSUT i kam shfrytëzuar për t’u shërbyer sëmundja. Unë isha ndier vazhdimisht e pacientëve me sëmundje neurologjike, lodhur deri në rraskapitje edhe në intervale sidomos atyre me sklerozë të shumëfishtë. disaditore pushimi – simptomë e sëmundjes Kam themeluar edhe Shoqatën e Sklerozës – por këtë faturë ia kisha ngjitur punës. Por së Shumëfishtë të Shqipërisë dhe, së bashku mjaft me analizat e së shkuarës! Duhej të me kolegë dhe pacientë, po përpiqemi çdo filloja të mendoja për të ardhmen, duhej të ditë që pacientët me sklerozë të shumëfishtë veproja. Gjithmonë kam qenë luftarake dhe në vendin tonë të trajtohen me terapitë e të gjitha vështirësitë në jetën time i kam fjalës së fundit të shkencës në botë, si dhe të zgjidhur me kurajë dhe vetëbesim. Mendoj bëjmë ç’është e mundur që të jenë plotësisht se vetëm kjo më mbeti nga Xhulieta e të rimbursueshme nga shteti. Kjo është sfida mëparshme. Nuk u dëshpërova. Jeta ime mori ime, e cila filloi me një sëmundje. Ky është papritur dimensione të reja dhe, për çudi, disa mallkimi që u bë bekimi im. Falë sklerozës dilema u zgjidhën vetvetiu. “Dua që sfidën së shumëfishtë, sot jam një person 100% në time ta kthej në qëllim!”, shkrova në letrën shërbim të jetës dhe energjisë pozitive. Kjo e motivimit të konkursit për specializim. kambanë që më bie çdo sekondë në kokë, Tashmë e kisha të qartë që ishte neurologjia më kujton se sa e bukur është jeta dhe përse fusha e studimit së cilës doja t’i kushtoja duhet jetuar në të gjitha dimensionet e saj. jetën, jo vetëm për të kuruar veten, por të 42
Skleroza e shumëfishtë Është një sëmundje inflamatore, e cila dëmton shtresën mbështjellëse të nervave, mielinën. Dëmtimi është i pakthyeshëm. Ai shkakton vështirësi në funksionimin e sistemit nervor dhe, si rezultat, shfaqen një varg simptomash fizike dhe psikike, si mpirje ose dobësi në një ose disa gjymtyrë, humbje e pjesshme ose e plotë e shikimit, dyfishim ose turbullim i shikimit, ndjesi si shok elektrik që ndodh në disa lëvizje të veçanta të kokës e të qafës, dridhje, mungesë të koordinimit të lëvizjeve, çrregullime të gëlltitjes, lodhje, marrje mendsh. Skleroza e shumëfishtë mund të aktivizohet në forma të ndryshme: me atake të izoluara ose me atake që zhvillohen për një kohë të gjatë (forma progresive). Shkaqet nuk janë ende të qarta, megjithatë mendohet që ndikojnë faktorët gjenetikë dhe ata mjedisorë. Nuk ekziston ende një kurë, por vetëm trajtime, si kortikosteroidet dhe interferonet, për të zbutur simptomat pas atakeve dhe për të parandaluar atake të ardhshme. Studimet dhe eksperimentet vazhdojnë. Degjenerimi i sëmundjes është i paparashikueshëm dhe varet nga mosha dhe nga shpeshtësia e atakeve. Sëmundja nuk është ngjitëse dhe drejtpërdrejt e trashëgueshme, por risku është më i lartë për fëmijët që kanë prindër ose vëllezër e motra me këtë sëmundje. Femrat janë 2 herë më të predispozuara se meshkujt për t’u prekur nga kjo sëmundje. Ataku i parë ndodh zakonisht rreth moshës 20-50 vjeç, megjithatë jo gjithmonë sëmundja diagnostikohet që nga ataku i parë. Rreth 2 milionë njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje.
Juria
E MODëS Në përgjithësi zgjidhen për hir të rehatisë dhe prakticitetit. Por me kombinimin e duhur, një palë pantallona mund të shndërrohen në veshjen e duhur për të shkelur në tapet të kuq. Kështu kanë vepruar personazhet e zgjedhura nga Grazia.
Ines Fevziu
Klasike dhe chic
oto/Lazzari Te Profimedia, MondadoriPh Foto Armand Habazaj,
am/Chiarlo
PaNELI ynë
Anisa Allmuça Është redaktore mode e cila ka punuar në disa revista mode. Ka studiuar në “International Academy of Design and Technology”, Kanada. Ka krijuar linjën e saj të “Anisa Allmuça Fashion & Jewelry” KLODI MENGRI Drejtore kreative pranë televizionit “Klan”. Kujdeset për imazhin e moderatorëve kryesorë të këtij televizioni, si dhe të shumë personazheve të tjera.
Afërdita Paqarada Ish-modelja e shndërruar në fashion dizajner ka krijuar linjën e saj të veshjeve “Aphrodite Couture”. U bë e njohur me sfilatën e modeleve tullace, për të sensibilizuar femrat ndaj kancerit
Anisa Allmuça e. Një veshje e përsosur për mbrëmj i Coha e derdhur e fundpantallonave ta Çan jes. vesh m shar ë shum më jep dhe këpucët janë zg jedhja e duhur. KLODI MENGRI Tendencë. Pantallona të g jera të she veshura me sandale, bluza dyng jyrë ëri është minimaliste, ka shumëllojshm ka e nuk ave, coh të lesh eria mat tepruar me bizhutë. Di të luajë me të g jithë detajet, për të qenë e. g jithmonë në lartësi të adhurueshm Afërdita Paqarada Dallohet menjëherë figura e bukur dhe elegante. Detajet që i shtojnë hijeshinë kësaj figure janë veçanërisht pantallonat, trend i këtij sezoni. Një zg jedhje më e vëmendshme e aksesorëve do t’u jepte më shumë dritë ng jyrave të . errëta të zg jedhura për këtë look Çanta “purse” është e duhura për këtë kombinim.
43
Juria E MODëS
Michelle Pfeiffer
Stil kalorësiak
Christina Hendricks
Bardhezi
Eneda Tarifa
Shkëlqim metalik
Anisa Allmuça me prerje deri Më pëlqejnë pantallonat ucët gold, të këp dhe bës këm i i kyç te , por do t’i oni sez ij kët i st cilat janë mu me ngjyrë zë blu një shkonte më shumë ta nuk janë çan dhe ja rës Va le. tra më neu këtë look. shumë të përshtatshme për KLODI MENGRI mirë e pantallonave, por që e je edh Zgj një bluzë mund të vishen më mirë me ja është rës Va e. më të përshtatshm binim. element që ndihmon në kom Afërdita Paqarada për një të shquar Këngëtarja Eneda Tarifa ëshme skenike, por nsh ako tëz jash të cë zen pre look jo shumë në këtë event ka krijuar një dit. Zgjedhja e jen arg së harmonik të ngjyrës i nuk i përshtatet aksesorit është e gabuar pas formë cigareje në ve ona tall stilit klasik të pan këpucët janë me këmishën. Çanta dhe këtij sezoni. e cë den ten dhe të bukura
44
Anisa Allmuça e këtij sezoni pek Ka res tuar tendencën vetëm kaq. por zi, dhe bar n me kombinimi këmishë i tregojnë Fundpantallonat me këtë më të hollë. dhe të gja të më një siluetë KLODI MENGRI mbresëlënëse. E thjeshtë, pa ndonjë gjetje si një zgjedhje et, ion ens dim r tua pek Ka res shumë. për të fshehur pak kile me Afërdita Paqarada hjen zgjedhur ves ja Aktor e “Mad Man” ka dhe vizualisht in bel n kso the i e duhur, që Njëkohësisht i rrit gjatësinë e këmbëve. të ngjyrave ë mir të im bin kom një ë ka bër orët që ka ses Ak s. hje ves të dhe formave rthuren ndë dhe përdorur janë tepër finë s. hje ves të it stil nda bre ur buk
Anisa Allmuça më nëse Do të më pëlqente më shu vend të në d fun hur ves te do të kish ngjante paksa pantallonave, sepse do të me dizenjo ta ake Xh re. ëro fem më me shije. je edh zgj një të barok ësh Klodi Mengri chic, aq dhe je Zgjedh sa mashkullore pantallonat e, nal cio por femërore, pro r këmbë të gua janë zgjedhur për të tre xhaketa me dhe ha mis Kë la. hol gjata e të ra krijojnë rua ilib eku të elemente barok gjetur. të im së bashku një kombin Afërdita Paqarada një ka krijuar Aktorja ikonë e Hollivudit kalorësiak it kombinim interesant të stil bie në sy r Po ne. der mo hje ves në një esor shoqërues mungesa e çantës, një aks . Ndërkaq, që e zbeh dukshëm pamjen të lartë bel zgjedhja e pantallonave me japin një i dhe e këmishës së bardhë look-u. ij kët ë ant veç të cë gan ele
_OPINION GR A ZIA Politikë
Ylli Rakipi
Shqipëria që po vjen... Gjatë protestës kundër çmontimit të armëve kimike para kryeministrisë.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi: “Rama gënjeu se armët ishin detyrim i NATO-s. Ai sot u detyrua të mos i pranojë ato”, por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i ish-kryetarit të PD-së Sali Berisha në FB: “I bëj thirrje Edi Ramës, për hir të Zotit dhe të Shqipërisë, jep dorëheqjen në qoftë se të ka mbetur qoftë dhe një grimcë përg jeg jësi dhe dinjitet”.
që tregon qeverisë me protestë qytetare, gjë të marrë për rëve një ndërgjegjësim të shqipta tëra mijëra Dhje ta. për hme vendime të rëndësis isë. ipër Shq të imit helm ” “JO njerëz i thanë tova kup , tyre ë pran çast çdo ë qen Duke ndalimi i se ata bënë shumë më shumë se nxitën na se Sep ë. helmeve kimike të Siris të për ëve gjith të uan gjës dhe na ndërgje .U tonë n fjalë ë thën të për dhe sh she dalë në ishin t esta prot rrëzua një mit, për herë të parë zën. jopolitike, paqësore, të denja për kau e n dite pas i, erdh eria qev Përgjigjja nga një nte mba të do istri min krye tes së prem me “... tje. çësh fjalim posaçërisht mbi këtë dhe isë ipër Shq j nda besnikërinë e plotë e partnerëve respektin më të madh ndaj miqve kanë tanë të pazëvendësueshëm, ata e edhe ju: tani i marrë vendimin tim e mësojen et në shih përf të ur und Shqipëria e ka të pam istrit min krye të fjalë këto , on.” këtë operaci Rama bënë që turma të shpërthente në brohoritje gëzimi, pas suspansës in. 30-minutëshe që shoqëroi gjithë fjalim e rinjv të i tim legji im ërth shp Mendoj se ky dër kun , she she në dhe ë rrug në re, shqipta i, sjelljes së armëve kimike në Shqipër gjen rgje ndë në hme lëvizi diçka të rëndësis të ke kimi ët arm hën des U i. e këtij vend Sirisë që ta shihnim qartë këtë gjë.
Duke i thënë jo diçkaje të pranuar parimisht më parë, Edi Rama rrezikoi marrëdhënien me aleatin më të rëndësishëm, por fitoi popullaritet dhe forcoi pozitën si kryeministër. Për herë të parë shqiptarët protestuan para ambasadës amerikane, duke vënë në dyshim marrëdhëniet mes dy vendeve, por Arvizu u shpreh zyrtarisht: “Ne vazhdojmë të mbështesim qeverinë dhe popullin e Shqipërisë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më demokratike”. Por këtë do ta vëmë re në të ardhmen.
foto: Franc zhurda, ared tagani
R
rallëherë ndodh që një ngjarje e shëmtuar, një akt gati antipopullor, të një vendim kundër jetës të lindë një me. osh osd dom të dhe he mirë të mad shndërruan Unë isha dëshmitar se si njerëzit e tarie. qyte këtë të keqe në një det të madh me ël, vog e estë Në fillim ajo ishte një prot e, civil a qëri sho nga h një grusht njerëzis pak në bulevardin qendror të Tiranës dhe ë. Media istris min krye të ave port larg ra met kishin ndërkombëtare, por dhe ajo vendase, për para e t ime dysh dhënë sinjalet dhe erisë një marrëveshje të fshehtë mes qev sipas e, rikan ame asaj dhe isë ipër Shq së ipër së cilës vendi ynë do të merrte përs ë. Siris të ke kimi ëve shkatërrimin e arm ël, vog i vend një ia, ipër Shq Pse pikërisht një i cili nuk mund ta përballojë dot zyrtare, sipërmarrje të tillë? Asnjë përgjigje mund të që asaj rreth e vetëm hamendësim rencës, spa tran të vend në eria Qev ndodhte. bëri vet, të si detyrim ligjor përballë popullit Dhe n. iturë pad shurdhmemecen dhe të ht njerëzish, mrekullia ndodhi. Fillimisht, një grus jet rrjeteve më pas mijëra të rinj e të reja nëpërm alarmin në dhë sociale ftuan njëri-tjetrin, duke dolën dhe hej afro po për të keqen e madhe që je shih të ur buk e Isht . she she në rrugë dhe në e in tizm eren indif an sfidu e rinj të se si këta
llogari dhe rezultate
45
_MODË
IDE POP Sipërfaqe me shkëlqim, tone të ndezura, detaje metalike: stili ka nostalgji për vitet ‘80
nga Alessia Aghemo foto Roberto D’Este
46
Fustan i shkurtër leshi (Emanuel Ungaro di Fausto Puglisi, 1 176 €), varëse e artë (Roberto Cavalli), byzylykë prej metali (të g jithë Marina Fossati), çantë (Lady Dior) prej lëkure me varëse me logo (Dior), çizme kamoshi (Geox Respira, 180 €).
47
_MODË
Bluzë mëndafshi jacquard me jakë V (540 €) dhe minifund (620 €), çantë (Lady Pilot Bag) me qepje cohërash në trajtë mozaiku, prej lëkure bizoni dhe kamoshi (3 100 €, të g jitha Borbonese), varëse (Roberto Cavalli), byzylykë ari i bardhë (të g jitha Tiffany & Co.).
48
Fustan i shkurtër leshi (Valentino, rreth 1 490 €), mansheta të arta (të g jitha Marina Fossati), çantë e vogël dyng jyrëshe prej lëkure (Tod’s, 1 100 €), çizme të shkurtra lëkure me shkëlqim dhe me llastikë (Alberto Guardiani, 375 €).
49
Fustan puplini me tegela të dukshëm dhe rrip lëkure: Balenciaga nga Nicolas Ghesquière. Vathë: Marion Godart. Çantë lëkure: Michael Kors. Sandale lëkure: Acne Studios.
Bluzë leshi angore (1 535 €) dhe fund me të çarë anësore (1 025 €, të g jitha Michael Kors), varëse (Panthère de Cartier) prej ari të verdhë me gurë dhe byzylykë (Trinity de Cartier), (të g jitha Cartier), çantë e vogël lëkure me stampë pitoni, kamoshi dhe lëkure me shkëlqim (Braccialini, 456 €).
50
_MODË
Fustan i shkurtër vinili me perçina në qafë (Versace, 1 500 €), çantë e vogël prej lëkure kali (Alviero Martini 1A Classe Luxury Collection, 540 €).
51
_MODË
Fustan me pala prej kamoshi dhe materiali elastik (Sportmax, 1 169 €). Byzylykë floriri (të g jitha Tiffany & Co.), çantë me rrip të g jatë (Gherardini, 274 €), rrip (Michael Kors), çizme (Christian Louboutin, 1 295 €).
52
Fustan lëkure i mbuluar me thekë (2 500 €), çantë shumëng jyrëshe lëkure qeng ji, bizoni dhe dhelpre (4 700 €, të g jithë Fendi), vathë (Moschino), varëse dhe byzylykë (të g jithë Banner), unazë (Rebecca).
53
Fustan lingerie Si këmishë, me kuadrate dhe detaje me tyl: Louis Vuitton. Bluzë kashmiri me jakë V: Playlife, 39,90 €.
Pantallona të shkurtra kashmiri (Blumarine, rreth 270 €), çantë prej lëkure marabùje dhe rripa të veshur me mëndafsh (Louis Vuitton), byzylykë floriri (të g jitha Tiffany & Co.).
54
_MODË
Këmishë mëndafshi (Equipment, 320 €) dhe pantallona skinny lëkure (Just Cavalli, 1 480 €), varëse, byzylykë dhe unazë me kristale (të g jitha Rebecca), byzylykë floriri (Tiffany & Co.); djathtas: byzylykë arg jendi dhe arg jendi të kombinuar me ar (Delfina Delettrez), çantë lëkure me dy rripa të shkurtër dhe një rrip të g jatë (Longchamp, 630 €). Modele: Masha. Grimi: Lorenzo Zavatta @ Face to Face. Kozmetika: Mac Cosmetics. Flokët: Alessandro Gesuita @ Aldo Coppola Agency. Produktet e flokëve: L’Oréal Professionnel.
55
_MODË
ve ISlocottish
Atmosferë fshati me bluza që duken si të punuara me dorë dhe me fantazi skoceze. Po çantat? Të vogla ose shumë të mëdha, prej lëkure CILËSORE Amelianna Loiacono nga foto
56
Schmidt & Gorges
Triko leshi me kopsa të arta (546 €) mbi një fustan të gjatë me cohë skoceze (2 184€, të gjithË Moschino).
57
_MODË
58
Xhaketë skoceze (235 €), shall (të gjithË Otto d’Ame) dhe bluzë (Gucci), pantallona (Elisabetta Franchi, 245 €), çantë (Dolce & Gabbana, 1 750 €), rrip (Trussardi, 110 €), këpucë (Alviero Martini 1A Classe, 240 €). Majtas: bluzë (755 €) mbi këmishë (595 €) dhe fund stofi (495 €), çantë pitoni (1 950 €, të gjitha Dolce & Gabbana), geta (Calzedonia), këpucë (Marella, rreth 200 €). djathtas: Pallto kadife (Gant, 357 €) dhe këmishë (Dolce & Gabbana, 1 950€), kilt (Blugirl); çantë (Alviero Martini 1A Classe Luxury Edition). 59
_MODË
Pardesy (Herno, 800 €) mbi pulovër leshi (Manila Grace Denim, 159 €); kapelë shajaku (Grevi). Faqja tjetër: triko (Stefanel, 279 €) mbi këmishë (Pennyblack, 129 €), fund kamoshi (Ter et Bantine), çantë (Constance nga Hermès, 3.800 €), geta (Calzedonia), këpucë (Marella, rreth 200 €). Modele: Bibi. Bashkëpunuan: Ginevra De Dominicis. Grimi: Tanja Friscic @ Atomo Management. Flokët: Marco Testa @ Greenapple italia.com Produktet: Redken.
60
61
_MODË
Dueli i modës SKOCEZE VS GOLD
1 599 lekë @ Tally Weijl
Benetton 9 450 lekë @ Citypark 22 euro @ Ice Boutique
76 Euro @ Ice Boutique
Mango 3 990 lekë 8 805 lekë @ BSB
Benetton 8 000 lekë @ Citypark
ANTONIO MARRAS
Roccobarocco 81 Euro @ Brand Room
MOSCHINO
2 290 lekë @ Parfois
1 190 lekë @ Parfois
40 900 lekë @ Furla 6 090 lekë @ Parfois
62
190 euro @ Goldi
_E DUA KËtË look!
ANTONIO MARRAS
1.
foto: Armand Habazaj, MondadoriPhoto/Lazzari Team/Chiarlo
r ë m i d ë n e Lul Palltoja me stil babydoll është ajo që i mungON gardërobës suaj këtë dimër. Coha me lule është detaji must femëror. nga
Anisa Allmuça
2. 3.
5.
4.
1. Palltoja: 179 euro @ Goldi 2. Çanta: 3 990 lekë @ Parfois 3. Këpucët: Fabi, 41 300 lekë @ Citypark 4. Dorezat: Mango, 4 990 lekë @ TEG 5. Fustani: 268 euro @ Sassofono
63
_SHOPPING
Me tendencat që ju sjell “Grazia” këtë sezon, gardëroba juaj do të çelet me lule dhe me ng jyra të forta. Redaktorja e modës Anisa Allmuça ka zg jedhur markat më të mira në Tiranë, që dimri juaj të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.
64
THOM BROWNE
Mot i kthjellët në gardërobë
1
3
2
5 4
FLOWER POWER
Këtë dimër kanë çelur lule të mëdha dhe plot ng jyra. Në veshje, sigurisht. Ato krijojnë një kontrast të fortë mbi një sfond të errët. Është bërë një nga trendet e parapëlqyera të stilistëve.
6
foto: Armand Habazaj, MondadoriPhoto/Lazzari Team/Chiarlo
1. Fustani: Ice Boutique 63 euro @ TEG 2. Varësja: Becato, 60 euro @ Glamour 3. Xhaketa: 128 euro @ Sandro Ferrone 4. Fustani: Camelot, 177 euro @ Anna Lee 5. Këmisha: Pepe Jeans, 12 500 lekë @ COIN Tirana 6. Çanta: Parfois 5 190 lekë @ TEG 7. Fustani: 11 080 lekë @ Sisley 8. Trikoja: 130 euro @ Liu Jo 9. Pantallonat: Paolo Casalini, 88 euro @ Glamour 10. Çizmet: Guess, 31 500 lekë @ COIN Tirana 11. Fundi: 8 800 lekë @ BSB
8 7 9
11
10
65
_SHOPPING 2 1
3
4
6
Kontrast bardhezi Kombinimi bardhezi është “The one” këtë sezon. Nëse nuk e dinit, pasi të lexoni këtë nuk ka justifikim. Ky trend shihet kudo, nga rrobat deri tek aksesorët. 7
MOSCHINO
1. Fustani: Paola Frani, 340 euro @ Aim 2. Fundi: 110 euro @ Liu Jo 3. Triko: 2 990 lekë @ Mango 4. Pantallona: 11 745 lekë @ BSB 5. Fundi: 170 euro @ Liu Jo 6. Këmisha: 10 200 lekë @ BSB 7. Fustani: Access, 120 euro @ Anna Lee 8. Çanta: 8 000 lekë @ London Girl 9. Këpucët: Cortefiel, 12 760 lekë @TEG
8
9 66
foto: Armand Habazaj, MondadoriPhoto/Lazzari Team/Chiarlo
5
1
2
3
4
Çizme Çanta
&
5
Grazia ka identifikuar trendet e këtij sezoni. Zg jidhni çizme të shkurtra deri te kyçi i këmbës dhe çanta të mëdha.
1. Çanta: 180 euro @ Lui Jo 2. Çanta: Becato, 320 euro @ Glamour 3. Çizmet: Guess, 31 400 lekë @ COIN Tirana 4. Çizmet: Vic, 30 570 lek @ COIN Tirana 5. Çizmet: Armani Jeans, 39 500 lekë @ COIN Tirana 6. Çanta: 295 euro @ Glamour 7. Çizmet: Chlarini Bologna, 220 euro @ Glamour 8. Çizmet: Schutz, 30 500 lek @ COIN Tirana
6
ANTONIO MARRAS
7
8
67
foto: Armand Habazaj, MondadoriPhoto/Lazzari Team/Chiarlo
_SHOPPING 1
4
2
7
5
Pa JakË
3
68
7
JUAN PEDRO LOPEZ GUCCI
1. Palltoja : Henry Cottons, 49 900 lekë @ COIN Tirana 2. Xhaketa: Sisley, 14 600 lekë @ Citypark 3. Xhaketa: Camelot, 115 euro @ Anna Lee 4. Palltoja: 315 euro @ Glamour 5. Xhaketa: G-sel, 24 500 lekë @ COIN Tirana 6. Palltoja: 180 euro @ Sandro Ferrone 7. Xhaketa: Elisabetta Franchi, 43 500 lekë @ COIN Tirana 8. Xhaketa: 19 095 lekë @ BSB
6
ETRO
Klasike, romantike, rok apo punk… cilido qoftë stili juaj i veshjes, zg jidhni xhaketa dhe pallto pa jakë. Janë tendenca e këtij sezoni.
8
8
1
1 7
Go
2
BaroK! “More is more” kur bëhet fjalë për të zg jedhur stilin barok. Kombinoni veshje të këtij stili me aksesorë rokoko.
ROBERTO CAVALLI
3
1. Fundi: Cortefiel, 9 570 lekë @ TEG 2. Xhinset: 180 euro @ Liu Jo 3. Fustani: 87 euro @ Sandro Ferrone 4. Trikoja: Paola Frani, 346 euro @ Aim 5. Trikoja: Cortefiel 9 570 lekë @ TEG 6. Bluza: 265 euro @ Luisa Spagnoli 7. Shalli: 2 990 lekë @ Mango 8. Fustani: Camelot, 158 euro @ Anna Lee
7 5
4
6
69
_SHOPPING RACHEL ZOE
1 2
3
foto: Armand Habazaj, MondadoriPhoto/Lazzari Team/Chiarlo
4
5
VishnjË si vera
Ng jyra bordo e ëmbël, si një gotë verë, “shërbehet” edhe në veshjet e këtij dimri. Ja cila është “menuja” fashion për këtë ng jyrë.
7 6
9
8
70
1. Bluza: Guess, 17 500 lekë @ COIN Tirana 2. Bluza: 190 euro @ Luisa Spagnoli 3. Palltoja: Naf Naf , 21 900 lekë @ COIN Tirana 4. Xhaketa: Kocca, 22 900 lekë @ COIN Tirana 5. Atletet: Geox 13 390 lekë @ Geox 6. Shalli: 85 euro @ Liu Jo 7. Byzylyku: Mango, 1 960 lekë @ QTU 8. Çizmet: Fabi, 67 800 lekë @ Citypark 9. Çanta: Fabi, 115 400 lekë @ Citypark 10. Fundi: 14 553 lekë @ BSB 11. Bluza: Cortefiel 6 380 lekë @ TEG 12. Këpucët: Sisley, 22 400 lekë @ Citypark
10
11
12
_SHOPPING Kapëse manshetash, ideale për dhuratë. Zades 12 320 lekë, me ulje 6 160 lekë @ TEG
Dhurata Krishtlindjesh
Këmishë me kuadrate dhe ng jyrë të kuqe perfekte për festa. Cortefiel 7 980 lekë @ TEG
Te Babag jyshi nuk besojnë të g jithë. Te dhuratat e fundvitit po.
Madje edhe meshkujt Byzylyk arg jendi me lidhëse lëkure, për një look sportiv. Zades, 17 080 lekë, me ulje 85 400 lekë @ TEG
Këpucë me lustër, të përsosura për mbrëmje. Pierre Cardin, 175 euro @ Citypark
Shall i ngrohtë për dimër me dizenjo festive. Cortefiel 5 750 lekë @ TEG
Pulovër e ngrohtë me ng jyrë të g jelbër. Roger’s, 70 000 @ Citypark
Portofol lëkure i hollë, i përshtatshëm për dhuratë. Salvatore Ferragamo, 280 euro @ Jardin de Paris
Kravata e kuqe me dizenjo me kuadrate do të ishte një dhuratë e përsosur për festat. Pierre Cardin 29 euro @ Citypark
71
Triko e ngrohtë për dimër me motive. Chicco 6 100 lekë @ TEG
Peliçe pa mëngë ideale për ditë të ftohta dimri. Okaidi 4 490 lekë @ TEG
Fëmijët festojnë më shumë Fustan festiv gri me pika të kuqe për një zonjushë të vërtetë. Prenatal, 4 990 lekë @ TEG
Kapuç i ngrohtë që mbulon dhe veshët, frymëzuar nga eskimezët, me push nga brenda. Okaidi, 1 890 lekë @ TEG
Shall i ngrohtë për dimër me dizenjo zbavitëse dhe me lesh deveje nga brenda. Okaidi, 1 490 lekë @ TEG
foto: Armand Habazaj,
Këpucë balerina, me lule me lustër, që mund të kombinohen me një fustan për festat e fundvitit. Chicco 3 300 lekë@ Citypark
72
Çadra transparente me nuse pashke dhe me frudha anash do të shoqërojë ditët me shi. Prenatal, 1 490 lekë @ TEG
Çizme me material kamoshi dhe të thurura, ng jyrë bezhë, shumë praktike dhe të ngrohta për këtë dimër. Geox, 12 890 lekë @ TEG
Fustan i trikotuar me shumë ng jyra të ndezura . Benetton, 5 150 lekë @ Citypark
Një makinë me rrota lodër, dëfrimi i parapëlqyer i fëmijëve për festa. Prenatal, 10 700 lekë @ TEG
_SHOPPING Kjo varëse është surpriza më e bukur që do t’i bënit mikes suaj, sepse i kalon kufijtë e imag jinatës me kombinimin e zinxhirit, perlave, fjongove, kryqit. Parfois 2 390 lekë @ TEG
Krishtlindja nuk festohet vetëm me të kuqen. Të brendshmet rozë e thyejnë traditën dhe frudhat u japin një detaj që ua shtojnë sensualitetin. Golden Point 6 090 lekë @ TEG
Të frymëzuara nga elfët, këpucët e kuqe kamosh nga Ice Boutique janë ideale për të ndier shpirtin e Krishtlindjes. Ice Boutique 69 euro @ TEG
Dhuratat e fundvitit që i pëlqejnë më shumë asaj Një byzylyk që përmban ng jyrat e festës është i duhuri për t’ia shtuar glamour-in edhe veshjes më të thjeshtë. Kombinimi gold dhe gri metalik është must. Zades, 14 280 lekë, me ulje 7 140 lekë @ TEG
Materiali i kamoshit dhe takat e larta të zbukuruara me perçina ju bëjnë të ndiheni ngrohtë dhe sexy në ditët festive të dimrit. Furla 35 990 lekë @ TEG
Portofola me dizenjo me shumë fantazi, të frymëzuar nga filmat me kartonë ose që imitojnë dollarët. Dhuratë e bukur dhe jetëg jatë. 2 600 lekë @ LeFutur Kudo të qëndrojë kjo orë, edhe në mes të rafteve të mbushura me libra, sytë e g jejnë shumë lehtë, falë ng jyrave të forta. Zg jidhje g jeniale. 5 900 lekë @ LeFutur
Arka e kursimit nuk është më si dikur. Derrkuci klasik është sofistikuar në një material qelqi të lyer me ng jyra të forta që shkëlqejnë.
1 300 lekë secila @ LeFutur
Çadrën Braccialini keni dy arsye për ta blerë: për mot me shi dhe për koleksion. Dizenjoja me lule dhe flutura do t’ju g jallërojë. Braccialini 69 euro @ Kate Miller
Në ditët e festave nuk ka se si të mungojë parfumi. Kjo aromë joshëse vjen në një shishe me dizajn elegant, në ng jyrë shege dhe me një fjongo të zezë që i jep kontrast.
Juicy Couture 90 euro
Kombinimi kuqezi i kësaj çante e bën dhuratë të përshtatshme për Krishtlindje, por dizenjoja e qenit me detaje perçinash i jep sportivitet pamjes së përditshme. Braccialini 230 euro @Kate Miller
73
_MODË
t i l i t s ë t m i k r ë Në k Vjeshtë ë imshme në Tirbëraë n vajzat më të gux
Ky fund vjeshte i ka , si rokun me për të kombinuar stile të ndr yshme yshme, si vitet ’50, por edhe materiale të ndr ë të përbashkët? mëndafshin me lëkurën. Çfarë kan aksesorë Lëkurën, e cila gjendet në veshje ose
Look-u
më i mirë Marigona Nil a
ROCK ’50 Studentja e arkitekturës ka ndërthurur rokun me vitet ’50. Fundin me lule e ka kombinuar me një bluzë të shkurtër të zezë, ndërsa xhaketa dhe çanta prej lëkure i kanë dhënë veshjes stilin rok. Aksesorët e kanë plotësuar më së miri look-un.
Roberta Kullojka
EASY & ROCK Roberta ka veshur një fund të gjatë mëndafshi me një këmishë transparente dhe ka guxuar që t’i kombinojë me një xhaketë lëkure rok. Çanta me perçina i shkon për shtat këtij look-u, bashkë me këpucët ngjyrë floriri. Nuk mund të mungojnë syzet pasqyrë.
74
ESLI ZAL A
KLASIKE Esli ka veshur një kostum klasik me pantallona slim-fit mbi kyçin e këmbës, ng jyra ciklamin e të cilave kombinohet me ng jyrën e manshetave. Çanta e g jelbër dhe varësja gold janë detaje që bien në sy.
IRIS GJASHTA
CHIC SPORTIV Studentja e arkitekturës e ka shndërruar fustanin elegant nga një stil klasik në një stil sportiv të përditshëm, duke veshur një triko sportive ng jyrë gri dhe çizme të shkurtra prej lëkure.
BARDHEZI Kombinimi klasik bardhezi, që e ka përdorur në çdo detaj, nga koka te këmbët, e përfshin look-un e Kamilës në listën e tendencave in. Zg jedhja e një çante klasike me zinxhir të g jatë floriri i shton glamour-in këtij look-u.
foto: Armand Habazaj
KAMILA SHT YLL A
75
_PYETJE
hersapy Fashiorntë ndjeT kur modën sipa Truke dhe sekrete pë shijeve dhe formave të trupit
1
1
Burberry, nga Java e Modës Vjeshtë-Dimër 2013 në Paris.
Po, mundeni! Lëkura është një tendencë e fortë për këtë dimër. Nëse doni të jeni in, atëherë guxoni të vishni pantallona, funde, fustane lëkure. Mund t’i vishni në çdo orë të ditës dhe në çdo vend. Por kujdes! Tregohuni korrekte me etikën e veshjes. Nëse kërkoni një veshje lëkure për të shkuar në zyrë, atëherë tregohuni të kujdesshme me prerjet. Zgjidhni funde dhe fustane lëkure me prerje klasike. Një fund tub deri poshtë gjurit, i kombinuar me një këmishë apo një fustan me prerje të drejtë, janë ideale për një ditë të zakonshme pune në zyrë.
Takat e larta dhe të rehatshme; çfarë këpucësh të zgjedh?
BURBERRY
Antonio marras
2
Veshje prej lëkure edhe në zyrë? A mundem?
3
Kemi një lajm të mirë për të gjitha femrat “e çmendura” pas takave; tendencat e takave të larta këtë vjeshtë-dimër janë edhe të rehatshme. E pabesueshme? Jo nëse shihni sfilatat e Burrberry, Antonio Marras, Chloe, Moschino. Shtëpitë më të mëdha të modës, për vjeshtë-dimër kanë propozuar modele këpucësh me taka të larta dhe të rehatshme. Këpucët me platformë dhe taka të gjera krijojnë komoditet, edhe pse bëhet fjalë për taka disa centimetra të larta.
Pallto dhe xhaketa për femrat që kanë qafë të shkurtër.
2
Fabi 54 900 Lekë @ Citypark
76
3
Atos Lombardini 430 euro @ Glamour
Nëse keni qafë të shkurtër, ju këshillojmë ta nxirrni në pah. Mos përdorni aksesorë të mëdhenj që e mbulojnë edhe më shumë. Mos përdorni xhaketa dhe pallto me jaka të fryra apo jaka që e mbulojnë edhe më tej pjesën e qafës. Vizualisht do të shkurtonin edhe më tej gjatësinë e qafës. Zgjidhni pallto dhe xhaketa me jaka të hapura. Palltot dhe xhaketat pa jakë, përveçse janë një tendencë e këtij sezoni, do t’ju ndihmojnë të dukeni me qafë më të gjatë.
foto: Armand Habazaj, MondadoriPhoto/Lazzari Team/Chiarlo
Anisa Allmuça
_MODË
e v o L e v o L e v o L
Stil retro foto: Armand Habazaj
Me prerje të drejtë dhe mëngë të gjera, xhaketa ka një stil retro. Materiali i satenit dhe mëngët treçerekëshe i japin finesë dhe elegancë. Mund të vishet me fund të ngushtë ose me pantallona me bel të lartë.
Elisabetta Franchi 41 900 lekë @ COIN Tirana 77
y t u a e B
_BEAUTY
aku
a Perj
Orjon nga
1
Tone Dior
2 Penel
Gama 5-ngjyrëshe e Dior, të lehta në aplikim dhe që qëndrojnë gjatë në sy, për një make up profesional. 8 400 lekë @ COIN Tirana
Penel për fard, i plotë, i rrumbullakët, i dizenjuar për të aplikuar sasinë e duhur të fardit te mollëzat. I butë dhe natyral me fije origjinale poni. 8 500 lekë @ COIN Tirana
3
Teint visionnaire lancome
5 4 FOTO: ArMAND HABAZAJ
Eyeliner collistar
78
Produkti më trend i momentit, penel sysh në trajtë xheli, i lehtë në përdorim që thahet shumë shpejt. Gjendet në ngjyra të ndryshme në kombinim me tonet e syve. 3 100 lekë @ COIN Tirana
Make up-i i parë i dyfishtë: korrektor dhe krem pudër, me aftësi mbuluese shumë të lartë dhe një rezultat final natyral. I pasur edhe me Spf 20. 7 900 lekë @ COIN Tirana
I coloniali
Për të gjithë ato që adhurojnë ritualin e dushit , Coloniali Atkinson janë një linjë e përsosur. Shampo kremoze me gjalpë kariteje për të hidratuar dhe për të ushqyer lëkurën. Aromë unisex. 5 400 lekë @ COIN Tirana
TRAJTIM EKSKLUZIV PËR NJË BUKURI SUBLIME Që, në sajë të Retinolit dhe Acidit Hialuronik, i rikthen fytyrës hidratimin dhe shkëlqimin, duke siguruar mbulim të përsosur dhe një finiturë të njëtrajtshme gjatë gjithë ditës. Tekstura e plotë dhe e kadifenjtë përhapet mbi lëkurë duke mos u depozituar në rrudhat fine e duke i dhënë fytyrës një portret perfekt. Gama e principeve aktive të përzgjedhura siguron një efekt të menjëhershëm ‘lifting’.
Nëse paraqiteni me këtë kupon, ju përfitoni 20% për Korff Sublimelift në këto farmaci: ; “Fishta” - përballë g jimnazit ”; rasi “Petro Nini Lua it “Flori” - përbri maternitet ; në” aldi Ger “Mbretëresha , “Flutura” - rr. “Don Bosko” ; ion+ Viz sit pranë komplek “Petal” - te liqeni, hyrja nga diga; “Pharmawest”– ish-blloku, përballë ishrestorant “Berlinit”
kupon
2zbr0itje%
Në Farmaci
79
Ndryshojnë stinët, ndryshojnë ngjyrat e veshjeve. Po aq ndryshojnë edhe ngjyrat e manikyrit. Por a e dini cilat do të jenë tendencat e manikyrit të këtij dimri? “Grazia” e ka zbuluar për ju.
r y k i n a M r o r ë m i d 1
1-Pupa, 700 Lekë @ Beauty.com; 2-Dior, 2 800 lekë @ Beauty.com; 3- L’Oreal, 6 600 lekë @ Beauty.com, 4-Clinique 3 300 Lekë @ Beauty.com 5- Bourjois 670 lekë @ Beauty.com
3
4
1 ROCCOBAROCCO
2
5
RED PASSION Nuk mund të mungojë ikona e së kuqes flakë si ajo e Valentino-s, me efekt pasqyrë. Ndërsa Roccobarocco vjen me tone të portokallta. E kuqja metalike e Badgley Mischka-s. Ndër nuancat e parapëlqyera: Dior Vernis, 1 Seconde nail polish i Bourjois Paris, Rouge Cancan i L’Oreal-it dhe Tahitian Sunrise i Pupa-s.
80
_BEAUTY NGJYRAT METALIKE
ROCCOBAROCCO
foto: Armand Habazaj, MondadoriPhoto/Lazzari Team/Chiarlo
Janë një must i këtij sezoni. Nëse kërkoni që të jeni in me tendencat e fundit, zgjidhni ngjyra metalike. Shkëlqimi i metalit nuk duhet të jetë pjesë vetëm e gardërobës, por edhe e rutinës suaj beauty.
2 1-Dior Bronze, 2 800 lekë @ Beauty. com 2-Mumi, 500 lekë @ Beauty.com; 3-Jade Metal, 700 lekë @ Beauty.com
81
3
_BEAUTY VISHNJA, NGJYRA E DIMRIT 2013 Është e theksuar në thonj me gjatësi normale te manikyrët e Clements Ribeiro dhe, për shkëlqim, Burberry prorsumDsquared2 dhe Estee Lauder.
DSQUARED2
Estee Lauder e kuqe dhe vishnjë 3 300 Lekë @ Beauty.com
4
një, onjtë me ng jyrë vish vogël Në dimër, “të vishni”nëthga e in ërobë fustan rd ni ke të si oj ës nj është in për sezonin ë on hm jit g rë jy ng ë nj ë të zi. Ësht odë edhe këtë dimër. m në të je të o D . or ër m di
ALEXIS MABILLE
Tendenca dyngjyrëshe: e kuqe & e zezë nga Moschino cheap&chic; french nga Alexis Mabille, me shirita të florinjtë. Luani me format gjeometrike në thonjtë tuaj me Roland Mouret, që ka zgjedhur një ton më të errët të vishnjës. Seventeen aplikon një shtresë të zezë që jep efektin e “pasqyrës së thyer” mbi manikyrin e kuq.
82
1-Seventeen, 700 lekë @ QTU; 2-Pupa, 700 lekë @ Beauty.com
foto: Armand Habazaj, MondadoriPhoto/Lazzari Team/Chiarlo
TENDENCA DY NGJYRËSHE
Në një shoqëri si e jona, ku kërkesa ndaj pamjes është rritur ndjeshëm, hiperpigmentimet e lëkurës përbëjnë një problem serioz. Njollat ose hiperpigmentimet janë çekuilibrime të pigmentit të melaninës në lëkurë. Ato mund të kurohen me metoda të ndryshme, sipas tipologjisë. Anomalitë nga hiperpigmentimi mund të lidhen me faktorë të natyrave të ndryshme, si ekspozimi në diell pa mbrojtje, marrja e disa ilaçeve, shtatzënia, alergjitë ushqimore, si dhe ndotja mjedisore (në veçanti, hollimi i shtresës së ozonit). Sipas studimeve të fundit, këto ndahen në 3 tipologji: - qukat, të pranishme që në lindje, janë pasojë e një hiperaktiviteti të melaninës dhe konsiderohen gjenetike; - kloazma, shfaqet në fytyrë në muajin e dytë të shtatzënisë ose kur merren pilula kontraceptive. Shkaku kryesor i formimit të tyre është ndryshimi hormonal që stimulon melaninën; - njollat e bardha formohen për shkak të plakjes së lëkurës. Pigmenti i melaninës nuk përhapet në mënyrë të rregullt në sipërfaqen e lëkurës, duke lënë kështu hapësira pa pigment e duke formuar njolla të bardha në formë yjesh.
Njollat kafe Mbroni lëkurën
Rrezet UV dhe veçanërisht UVA ndikojnë shumë në formimin e melaninës. Një krem mbrojtës do të ndihmonte në parandalimin e formimit të njollave. Përg jithësisht, këto janë kremra që përmbajnë filtra, si dhe elemente hidratuese, që në të njëjtën kohë hidratojnë dhe ushqejnë lëkurën, duke i dhënë elasticitet dhe duke parandaluar plakjen e saj.
Krem zbardhues dite Shiseido,
8 100 lekë
@ Coin Tirana
Serum zbardhues për qafë dhe dekolte Shiseido, 10 600 lekë @ Coin Tirana
Favorizoni deskuamimin…
Ky proces bën të mundur eliminimin e melaninës që g jendet në sipërfaqen e lëkurës, duke zbardhur njollat e errëta falë heqjes së pigmentit sipërfaqësor. Në ndihmë këtu vijnë skrabet ose gommagge-t, të cilat janë produkte kremoze të pajisura me grimca të vogla të forta. Nëpërmjet aksionit mekanik që ushtrojmë në fytyrë g jatë aplikimit të tyre, eliminojnë qelizat e vdekura në sipërfaqe duke marrë me vete edhe pigmentin e melaninës. Kuptohet që janë trajtime jo shumë të thella dhe aplikimi i tyre duhet të jetë konstant për një efekt sa më të mirë.
Si t’i trajtojmë
Përdorni produkte zbardhuese
Linjat moderne të kozmetikës prodhojnë produkte jo vetëm për institutet e bukurisë, por edhe për vetëpërdorim, duke filluar nga larësit e deri te serumet e kremrat. Të pasura me vitaminë C dhe acide të ndryshme, ato zbardhin njollat pa shkaktuar dëme të tjera në Korrektor lëkurë. Acidet më të përdorura për fytyrë janë acidet alfa hidroksilike zbardhues (AHA), me funksion keratolitik Clinique, (shkrirje e qelizave të vdekura). 14 500 lekë Edhe agrumet janë të dobishme, @ Coin Tirana sepse përmbajnë vitaminën C, që ndihmon në zbardhjen e lëkurës, si dhe në shpërbërjen e pigmentit melaninë. Por acidet mund ta thajnë lëkurën, ndaj këto produkte, veç funksionit të zbehjes së njollave, duhet të përmbajnë elemente ushqyese që ndihmojnë në hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës. 83
_BEAUTY
Vitamina dhe vetëm vitamina Lëkurë elastike që shkëlqen, muskuj të tonifikuar? Konsumoni vetëm vitamina. Ja ku mund t’i gjeni! 84
Krem hidratues Anti-Age për fytyrën, Estee Lauder, 12 500 lekë @ Beauty.com
Krem Anti-Age hidratues me acid hialuronik, Rilastil, 4 200 lekë @ Farmaci
Krem me vitaminë C për trupin. Clarins, 4 200 lekë @ QTU
Anti-Age rig jallërues me vitaminë E. Lierac, 6 580 lekë @ Farmaci Krem zbutës me vitamina dhe minerale. L’Oreal, 790 Lekë @ Rossmann & Lala Krem Anti-Age dhe ushqyes për duart, Nivea, 480 lekë @ Rossmann & Lala
Menuja ditore e vitaminave Si ta marrim dozën e duhur të vitaminave? Ja disa këshilla ideale Për të marrë të gjitha vitaminat dhe mineralet e domosdoshme për organizmin, konsumoni pesë vakte të pasura me fruta dhe perime të ngjyrave të ndryshme në ditë. Për sasinë ditore prej 6 miligramë beta karoten, konsumoni sipas dëshirës: 60 gramë karota të grira, 150 gramë spinaq, 300 gramë lakër, 250 gramë bishtaja; për 60-75 miligramë sasi ditore vitamine C: 100 gramë speca ose 200 gramë lakër, ose 2 kivi apo 2 portokalle. Mos i nënvlerësoni kurrë vajrat vegjetale, sidomos vajin e ullirit, që kombinojnë efektet e vitaminës E, të karotenit dhe të fitosterolëve, me veti ushqyese dhe hidratuese për lëkurën. Nëse për shkaqe të ndryshme, marrja e vitaminave në mënyrë natyrale është e pamundur, mund të konsumoni edhe multivitamina, për jo më shumë se 2-3 muaj.
Hidratues dhe rregullues i yndyrës me SPF 25, me zink dhe selen. Clinique, 7 900 lekë @ Beauty.com
foto: Armand Habazaj, MondadoriPhoto/Lazzari Team/Chiarlo
V
itaminat, nga A-ja te Z-ja, shërbejnë për të luftuar rrudhat, rëniet e tonit muskulor dhe defekte të tjera që shkaktohen nga plakja, stresi, konsumimi i duhanit dhe dietat drastike. Shumë nga këto mikroelemente janë shumë të fuqishme kundër plakjes, sepse rinovojnë qelizat dhe mbrojnë nga rrezet ultravjollcë (UV). Për këtë arsye ato janë ndër elementet më të përdorura në prodhimin e kremrave kundër rrudhave. Ndër më të rëndësishmet dallohet vitamina A, e pranishme nën formën e retinolit, që gjendet në ushqimet shtazore, dhe karotenoidet te produktet vegjetale (peshku ton, vezët, bulmetrat dhe perimet ngjyrë portokalli). Retinoli kontrollon keratinizimin, stimulon prodhimin e fibrave të dermës dhe lufton degradimin e kolagjenit. Për më tepër është një rregullues i sasisë së yndyrës. Por aktiviteti i gjëndrave të yndyrës kontrollohet edhe nga një vitaminë tjetër: vitamina H, të cilën e gjejmë te bizelet, frutat e thata dhe orizi integral. Vitamina më e mirë është vitamina C, e cila stimulon prodhimin e kolagjenit dhe oksigjenimin e indeve, duke përmirësuar në këtë mënyrë shkëlqimin e lëkurës. Kuriozitet: një studim i kryer nga Universiteti i Northumbrias në Njukasëll ka zbuluar që pirja e dy gotave me lëng qershie në ditë (frutë me përqindje të lartë të vitaminës C) rrit deri në 16% nivelin e melatoninës, hormon që rregullon gjumin dhe shërben si antioksidues. Ushqyes të tjerë të rëndësishëm janë: vitamina E kundër plakjes (mbron membranën qelizore); grupi i vitaminave B për të luftuar stresin, lodhjen, por edhe për të nxitur ciklin e rigjallërimit të flokëve; vitamina J ose kolina, për çlirimin e toksinave (gjendet tek e verdha e vezës, soja, sallata); vitamina N, për çlirimin e radikaleve të lira dhe për tonifikim (gjendet te mëlçia, vaji i ullirit, patatet, karota dhe mishi i kuq) dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme, vitamina Z, që në të vërtetë është minerali i zinkut, i domosdoshëm për përthithjen e vitaminave (gjendet te mishi i viçit, te fasulet, farat e kungullit).
Krem dite-nate për fytyrën, Dior, 7 800 lekë @ Beauty.com
85
_BEAUTY
Beaut y Therg jeanipkëtuy. e n je h d ji g Z ? e ik t e t s e e Problem
1
Kam lëkurë të ndjeshme ndaj faktorëve të jashtëm të mjedisit. Si mund ta mbroj?
Orjona Perjaku
Tendencat e Javës së Modës Pranverë-Verë Milano 2014
Cilido qoftë tipi i lëkurës suaj: e ndjeshme, shumë e thatë, me probleme… Cilado qoftë mosha, stili juaj i jetesës, lëkura ka nevojë të hidratohet. Këtë gjë e bën më së miri “Vichy Aqualia Thermal”. “Vichy Aqualia Thermal” është produkti ideal për ta mbajtur lëkurën e fytyrës të hidratuar për 24 orë, duke minimizuar ndjeshmërinë e saj. Është i pasur me antioksidues, minerale dhe acid hialuronik. Përmirëson cilësinë e lëkurës, si dhe vepron kundër irritimit, skuqjes dhe kruarjes. Këshillohet për të gjitha llojet e lëkurës.
2
Përdorni karfica për të krijuar kapje të thjeshta flokësh. Ju nevojitet një set karficash të vogla flokësh (mundësisht në ngjyrën natyrale të flokëve) dhe llak për të fiksuar modelin. Stilimi krijon idenë e kapjes së flokëve me kordele, por nga ana tjetër krijon një look edhe më modern e më ekstravagant. Është një stilim flokësh i përshtatshëm për orët e para të ditës dhe në mbrëmje gjithashtu. Ky stilim bëhet për çdo lloj gjatësie dhe nuk kërkon orë të gjata në parukeri. Mund t’i stiloni vetë flokët. Është një tendencë e sjellë nga pasarelat e Fashion Week në Milano për sezonin Pranverë-Verë 2014. Cavalli e përdori në të gjitha stilimet e flokëve të modeleve dhe rezultati ishte i mahnitshëm.
1
3
Vichy Aqualia Thermal,
3 800 lekë @ Farmaci
3
Buzëkuq i errët, Bourjois 14 00 lekë, @ Beauty.com
86
Më pëlqen make up-i i stilit gotik. Mund ta përdor për në zyrë?
2
Llak fiksues për flokë. L’Oreal, 1 200 lekë @ Beauty.com
Make up-i i stilit gotik është tepër i vështirë për t’u aplikuar gjatë ditës, veçanërisht kur bëhet fjalë për një punë zyre, ku kodi i veshjes dhe i make up-it është i përcaktuar nga rregullat e kompanisë. Megjithatë, nëse kompania juaj lejon pakëz fashion edhe në make up, atëherë mundeni. Por duhet të keni kujdes! Mos e ekzagjeroni me lyerjen e buzëve dhe të syve. Aplikoni një buzëkuq të errët dhe një fondatintë në ngjyrë të çelët për të krijuar kontrastin. Sytë lërini në pamjen e tyre natyrale. Flokët stilojini natyrshëm. Uala, ja ku keni krijuar një make up gotik jo të ekzagjeruar dhe tepër të sofistikuar!
foto: Armand Habazaj, MondadoriPhoto/Lazzari Team/Chiarlo
Kërkoj një tendencë të thjeshtë për stilimin e flokëve.
_BEAUTY
e v o L
e v o L e v o L
Buqeta e re me lule foto: Armand Habazaj
CH L’Eau i Carolina Herrera është prezantuar në Londër. Bëhet fjalë për një kombinim romantik të mbi 13 luleve të ndryshme, si: lule limoni, jasemini, kanelle, myshku, portokalli etj.
Parfum: CH l’eau 9 900 lekë @ COIN 87
t l u k a i Graz
1
IAL” R E P M I “ Ë N N E H D I YJET MBL Dhjetori në kinema Imperial do të jetë plot premiera, por ne në Grazia, vendosëm të përzg jedhim një prej tyre dhe arsyeja nuk është një yll, por shumë prej tyre. “The Counselor”, filmi i zhanrit triller dhe dramë, nën reg jinë e të njohurit Ridley Scott. Por, bashkë me të, pjesë e prodhimit janë edhe Michael Fassbender, Penélope Cruz, Cameron Diaz, Javier Bardem dhe Brad Pitt. Një avokat i respektuar (Michael Fassbender) e g jen veten në rrugë për një gabim të bërë me ndërg jeg je të plotë. Ai bën kompromis dhe përfshihet në trafikun e drogës, në mënyrë që të fitojë shumë para në një kohë sa më të shkurtër e të martohet me të dashurën e tij Laura (Penelope Cruz). Kjo zg jedhje e detyron të bashkëpunojë me njerëz si Reiner (Javier Bardem), bos i drogës, me Westray (Brad Pitt) dhe me biseksualen Malkina (Cameron Diaz). Vendimi i avokatit e vë atë dhe Laurën në rrezik.
88
2
NJË DHURATË NATYRALE PËR VETEN Kushtojnë vetëm 600 lekë, por janë kaq orig jinalë sa do të doni të blini disa prej tyre. Këto copëza sapunësh natyralë janë kultura e të vlerësuarit të natyrës dhe të lëkurës sate. Ne ju këshillojmë sapunët e arg jilës jeshile, asaj të bardhë dhe të vajit Tea Tree. Përdorini për të trajtuar puçrrat dhe për të pastruar qelizat e vdekura. Largojnë njollat e lëkurës dhe yndyrën e tepërt. I g jeni te “Cleopatra Shop”.
_KULT
3
AÇO L E V R Ë Z E L L Ë V E ME “MUZIKLANIN”
Një ndërthurje e muzikalit,e spektaklit televiziv, artit teatral dhe kërcimit. Ky është krijimi më i ri i Bledi dhe Pandi Laços, të njohur tashmë për prodhimet e tyre televizive me në qendër muzikën. Spektali që hapi siparin në fillim të muajit nëntor në TV Klan, do të vijojë përgjatë gjithë sezonit, edhe si pjesë e programit festiv të ndërrimit të viteve. Por, bashkë me vëllezërit Laço në këtë sipërmarrje është edhe kompozitori Adi Hila, i cili ka peshën kryesore në përpunimin që i bëhet muzikës së përzgjedhur.
4
I PËRFOLURI NEZIRAJ NË TK Dramaturgu dhe reg jisori i shumëdiskutuar nga Kosova, Jeton Neziraj, ju fton nga 7 dhjetori në Teatrin Kombëtar për të ndjekur shfaqjen “Shembja e Kullës Eiffel”, e cila trajton një nga problemet më të rëndësishme të botës moderne: terrorizmin, si pasojë e konflikteve globale politike dhe fetare. Kjo shfaqje është një alternativë për të kuptuar dramën e tjetrit dhe tonën.
Çfarë muzikalesh do të shohim të shtunave? Për dhjetë net me radhë, teleshikuesit do të shijojnë disa nga muzikalet më të famshme që janë ng jitur në skenat e njohura të teatrove botërore. Pse janë zg jedhur këngëtarë të rinj për spektaklin? Zërat e tyre janë premtues dhe “MuziKlan” është edhe për ta. Në këtë spektakël, shumë prej këngëtarëve veshin edhe petkun e aktorit, çka i sjell ata ndryshe. Do të ketë g jithmonë të ftuar? Nuk do të mungojnë. Kjo u pa edhe në netët e para, ku të ftuar specialë nuk ishin vetëm këngëtarë shqiptarë, por edhe të huaj. Njëri prej tyre ishte Mario Nunziante, i njohur nga programi “Amici”. A mund të thuhet se ky është muzikali i parë i përshtatur për ekranin e një televizioni? Patjetër, jo se nuk ka pasur më herët përpjekje, por “MuziKlan” është krijuar posaçërisht për formatin e një televizioni. Jo më kot, drejtori i fotografisë së spektaklit është Pino Kuini, i njohur për përvojën e tij dhjetëravjeçare në RAI.
5
PAK ËNDËRR VJENEZE NË TIRANË
6
DUA “KRISHTLINDJE E dimë që nuk KINEZE”!
ka kuptim, pasi kinezët nuk i festojnë Krishtlindjet, por këtë mbrëmje të shijoni diçka krejt ndryshe. “Oriental City Restorant” ju ofron kuzhinë 100 % aziatike. Mes 250 pjatave në menu, Grazia ju sug jeron të provoni “tavën e viçit”, e cila praktikisht të shkrin të gojë!
Ëndërroni sallonet mondane dhe shkëlqimin e valseve vjeneze? Teatri Kombëtar i Operës dhe i Baletit e ka kthyer tashmë në traditë “pak Vjenë” në Tiranë. E kemi fjalën për mbrëmjen gala të fundvitit, e cila edhe këtë sezon vjen në datën 30 dhjetor. Muzika klasike, me repertorin e njohur të arieve lirike dhe atyre festive, e cila interpretohet nga zërat e skenës sonë është njëra anë e spektaklit. Ndërsa tjetra, sigurisht mbetet balloja, në të cilën ftohet edhe publiku të kërcejë. Ndaj, nëse keni prej vitesh në gardërobën tuaj një nga ato fustanet plot shkëlqim, ka ardhur koha që ta vishni!
89
8
me siguri, sikur një herë të vet Njësoj si unë, edhe ju me k ju nu se Impossible”. Por, në e keni parë filmin “Mission j” on “th Tom Cruise ng jit me kujtohet një nga skenat ku llë sje a ri në Tiranë, mund t’u shkëmbin, ambienti më i g”, ky sport njihet si “climbin ndër mend atë. Në anglisht k oc “R quajmë “kacavjerrje”. ndërsa në shqip mund ta të palestra ku ju mund t’i Tirana Climbing Gym” ësh tuaj sportdashës, një qve bëni dhuratë vetes ose mi shme për të qëndruar në mënyrë të re dhe të guxim avjerrës profesionistë, kac formë. Dy instruktorë ose n, do t’ju mësojnë të siç atyre u pëlqen të quhe ë. nëse guxoni, edhe në natyr kacavirreni në palestër e,
NË TIRANË MUND TË KACAVIRRESH!
“Një komedi me batanije”
7
Atmosfera e festave është ndër periudhat më të mira për të shijuar ngrohtësinë e familjes. Ndaj, ku ka më mirë se sa një film, një gotë çaj me biskota dhe, sigurisht, batanije. Ne ju sug jerojmë të merrni me qira komedinë “We’re the Millers”. Prodhimi i vitit 2013 ka protagonistë Jason Sudeikis, Jennifer Aniston dhe Emma Roberts. Një ish-trafikant droge krijon një familje imag jinare, me qëllim transportimin e një sasie kolosale droge nga ShBA-ja drejt Meksikës. Komedia vlerësohet me 7,1 pikë në IMDb dhe mund ta merrni me qira te Videoteka Universal në Tiranë.
GARA PËR NË EUROVISION
10
9 Më 26 dhjetor ngre siparin edicioni i 52-të i Festivalit të fundvitit në Radiotelevizionin Shqiptar. Eventi, për hir të së vërtetës jo fort i ndjekur në të tria netët e tij, shoqërohet g jithmonë me kërshëri në fund të spektaklit për shkak të fituesit, i cili na përfaqëson zyrtarisht në Eurovision. Nëse vitin e kaluar Adrian Lulg juraj dhe Bledar Sejko nuk na çuan lart në renditje, le të shpresojmë se këtë do ta bëjë fituesi ose fituesja e këtij edicioni. 90
Krishtlindje në Dardhë! Dardha ndodhet 19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi g jeografike mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i g jatë me borë. Grazia ju rekomandon një udhëtim triditor në Dardhë, që nga vig jilja e Krishtlindjes. Këtu ka edhe një pistë skijimi, çka e bën dhe më të bukur guidën. Kjo organizohet nga Klubi i Kampistëve. Kontaktin e tyre mund ta g jeni në FB të klubit, ku mund të informoheni për nisjen, hotelin, restorantet me ushqime tradicionale dhe çmimin e paketës.
_KULT
LibraT
QË duhet të lexoni Arlinda Dudaj ju sugjeron...
FOTO: EDVINA META
“Një burrë”, Oriana Fallaci
S’mund të jetë vetëm një libër, po unë po e prek njërin, po e tërheq nga biblioteka dhe po orvatem të flas për të. Është “Një burrë” i Oriana Fallacit, gazetares dhe shkrimtares së madhe të Italisë. Gjithçka nis teksa Oriana Fallaci shkon Greqi, për të intervistuar Aleksandër Panagulisin, një luftëtar të paepur kundër diktaturës dhe në mbrojtje të fjalës së lirë. Në atë takim tek Oriana lind befas një ndjenjë e panjohur më parë për nga forca e madhe që ajo përçon , një dashuri e madhe, që e bën t’i futet me kokë sakrificave të tejskajshme për të shpëtuar dashurinë e jetës së vet. Jeta e Panagulisit rrezikohej për vdekje nga regjimi i atëhershëm grek e po ashtu edhe dashuria e saj për të zgjati pikërisht deri në vdekje. Një dashuri aspak e lehtë, plot tallaz e uragan, mes grindjesh të furishme e një lumturie po aq të madhe. Oriana Fallaci te “Një burrë” shkriu gjithë talentin e saj të të shkruarit, ndjenjës, frymëzimit, dhimbjes ekstreme e po ashtu lumturisë, duke nxjerrë kësisoj kryeveprën e saj letrare. Po këtu u ngjiz edhe romani i saj i mirënjohur “Letër një fëmije që kurrë s’u lind”. Ishte fëmija i saj dhe i Panagulisit, që fatkeqësisht nuk e pati mundësinë të lindte. Ishte një burrë i madh e ajo një grua e madhe gjithashtu. Ndonjëherë dashuri të tilla janë të destinuara të shkatërrohen – nuk di pse tek e lexoj, më vijnë ndër mend paralele me jetën e Maria Callas-it (“Tepër krenare, tepër e brishtë”, Alfonso Signorini), po ashtu me një dashuri të madhe të përfunduar aq tragjikisht. E pra, ky është një nga ata libra, që edhe pse plotfaqësh (mbi 600), të rrëmben sytë, vëmendjen dhe shpirtin, duke të robëruar ashtu siç vetëm një libër i mirë di ta bëjë.
Çmimi 1200
Lekë
“Rrezatimi” Autori: Stephen King Çmimi: 1 200 lekë I botuar për herë të parë në vitin 1977, “Rrezatimi” (The Shining) u bë shumë shpejt një nga gurët themeltarë të karrierës letrare të Stephen Kingut. Romani ndjek historinë e Xhek Torrensit, një shkrimtari të alkoolizuar, në shërim e sipër, i cili pranon të bëhet kujdestari i një hoteli të izoluar në malet e Kolorados, gjatë stinës së gjatë dhe të rngulet për hekurt të dimrit. Ai dhe familja e tij shpë nga bota, ar izolu të jetuar në hotelin “Overlook”, të vjeçar, pesë tij i për disa muaj me radhë. Deni, djali qendrën në het kthe falë dhuntive të tij psikike, do të ku, Xhe keq. e vorbullës dashakeqe të hotelit famë ta për sinë qetë ndërkohë, do të rigjejë kohën dhe Ai tij. së ljes fami pyetur veten mbi fatin e tij dhe të oli alko nga t ange dëshiron të shkruajë përsëri, të shm Por . arës shku së dhe të mos përsërisë gabimet e hen me një të fantazmat tona të brendshme nuk largo jëherë, në ngan dhe rënë të lapsit. Ato na ndjekin kudo uara acar të më varësi të vendit e të kohës, rizgjohen isori regj nga h mad e se kurrë. I përshtatur për ekranin të mit aktri falë legjendar Stanley Kubrick, dhe i” është paharrueshëm të Jack Nicholson, “Rrezatim ern. mod orit horr kthyer në një ikonë kulturore të
“Valixhe të humbura” Autori: Jordi Punti Çmimi: 1 000 lekë Është një “roman rruge”, me një histori tronditëse, e thatë dhe e përshkuar nga një humor i hollë, që thellohet në jetën e një grupi të vogël personazhesh në një Barcelonë të asfiksuar nën mantelin gri të diktaturës dhe të dëshiruar për t’u përfshirë nga moderniteti europian. Kur Gabriel kumarxhi Delakrus-i – jetim, shofer kamioni dhe i, ullim qark nga i pashërueshëm – zhduket të jnë jeto që ”, orët katër djemtë e tij, “Kristof për dinë nuk që dhe shpërndarë nëpër Europë zër, njihen njëri-tjetrin se ekzistojnë e se janë vëlle risë histo e fijet n lidhi më në fund dhe fillojnë të ë ësht ” bura hum të së babait të tyre. “Valixhe të ’70 dhe ’60 e një pasqyrë besnike e vitev ja jetonte shekullit të kaluar, e një kohe kur Span energ jia e nga te zien që e izoluar nga një Europë ani është Rom ike. polit e madhe kulturore, sociale Shehu. kim Bash ri imta përkthyer në shqip nga shkr
“Të bëjmë përpara” Autori: Sheryl Sandberg Çmimi: 800 lekë
“Studime Shqiptare” Autori: Johan Georg von Hahn Çmimi: 1 500 lekë
“Të bëjmë përpara” është një libër për ë përpara Titulli: Të bëjm dëshira për at, puna dhe Nëntitulli: Femr gratë që duan të arrijnë të udhëhequr al: Lean in gjin ori në lead to ulli l Tit objektivat e tyre në , work, and the wil Nëntitulli: Women dberg San l ery Sh e: Autor profesione të ndryshme ri & Anja Basha tim, a Ballau një: Elsribo ë heu Ky libër ësht Përkt ë tik cis bli Pu dhe për burrat që duan Zhanri: ëtor, 2013 pjes jetë it: Te e botim por duhet të Data 294 : eve të kontribuojnë një Numri i faqose të suaj ë e bibliotekës Çmimi: 800 lek shoqëri më të barabartë. miqve që janë të apasionuar Libri hedh dritë mbi pas historisë sonë dhe pengesat e shumta albanolog jisë. Vepra e J. që i mbajnë femrat e “Stufjadime me mungesën G. von Hahn-it li ash që lidhen tik në një ma ës, si së me ble azi ri pro bar ë Lib sën eudhëheqëse në vendin e pun një sër mungeeve të mbi e h dridhe larg , mevend uar shkr r hed dhe biznes Shqiptare”,Kye libë ra në qeveri fem dhe hur sve n. fshe i eqë mi ose udhëh dhe me feminiz diskriminimi, seksizmi i hapur ilje sivitin i në i dhe fam botuar në Gjer shoqërman të iera barr edhe ka fundmi, ual.tivSë mimi seksë ob ritngac 1949, konsiderohet isipënjë jek at e shëm rreth lib të arrijn uar ith an pran rgj du duke që vetë të on një i ngrenë aci ibuojnërat Inform libër për gra dshmtëe koqëntrfem imev stud para”eështë një dhe për bren burrat që duan at e shumta që i më për hme ndër veprat themelore mbi krijimin“Teëe bëj i penges sistematik dhe fesione të ndrys Libri hedh dritë mb mb disk n në pro she tyre të për tyr bërë si . dhe rtë r, nuk baraba hëheqëse në vendin e punës imi seksuaulll.riminimin tjetë shoqëri më të shqiptare (albanolog jisë). Nga ana një ud cim e nga dev e shprehet se ven dh orja ërisë. Aut rat larg fshehu nojnë e të shoq t rg ulljinor mbajnë fem ësimi i hapur ose irole rënd fakti që gratë pu minimi, seksiz ore si për shemb në këtë mënyrë punën kemi të bëjmë thjeshtë me një vepëdisrkrime qër sho shoqërore at role ges këto ar et të largorat i nga zhvlerëësu ohen edh duh fem hen uare pen së, dukegrat An i shkr ë aliz brendshme që e jashtë shtëpi dhe e barriera të atik historike. “Studime Shqiptare” ështdyf ish, brenda dh edh em në ka sist arrij i, in të dm nim e duke u tëmunduar fun diskrimional tyren pers shtëpisë. tëkeSëmë ë të dhe him, gra brendaç’ësh pranuar dhe bër rehet se që të shohim ndrys nduar të mjaft bukur, lexohet me kënaqësi dhe, ë shp mu shum ja ngrenë vetë du u më r tor ke du shipi. Duk e pasu qërisë. Au personealelider të sho dhecion mon pozi eorendih seps et gjin shumë zëra e shoqërore duke pasur më abarta për en nga këto rol e rëndësishmja, ka vlera të mëdha, rol të do , hme tets duhet të largoh lidershipi. Ajo mendon se bar të në vende të push më ë ëror mundësi ione të ketë fem pozicmirë arrijnëmë hme, dozëra ku femrat do të de të pushtets që nëpërmjet të shkuarës, të kuptojmë do të ishte ajo ven . rtë do jithë në g aba ujt të re bar për ëro shk a e me të barabart fem më hmërisht dhe ku dësi ketë në botë, e.jë botë nders ptar anive mun hë. “N e komp të gjit shumë nga problematika e sotme shqi ën e shteteve dh të shtëpisë.” a”), që ka e hëhiqnin gjysm par ud punëv (“Të bëjmë për për gjysmën e ale dhe izjen “Lean in” të kujdeseshin e tyre profesion krijon ut frymëzoi lëv arrijnë qëllimet vizja të Libri i Sandberg Lë rat e”. fem tyr e të ndihmojë iev të bic am lim qël falë për “bërë përpara personale duke
91
_UDHËtim
Krishtlindje në
VENECIA
Grazia ju jep disa arsye për të kaluar festat e fundvitit në një qytet romantik. sipas këndvështrimit të Stella Subashit Pamje nga kisha Santa Maria della Salute. Kisha katolike romake ndodhet në Dorsoduro.
N
ëse ka një vend ku mund të kaloni çaste të paharruara me partnerin, atëherë duhet të shkoni në Venecia. Jo më kot “Times Online” e ka përshkruar si qyteti më romantik në botë. Por atje mund të shkosh për një mijë e një arsye të tjera. Qyteti është tërheqës g jatë g jithë vitit me arkitekturën, artin, kuzhinën... por ne jua sug jerojmë edhe për festat e fundvitit. Studentja shqiptare që jeton në Itali, Stella Subashi, e sjell për ju në variant modern, me të g jithë kompleksitetin e tij historik, kulturor e g jithashtu sug jeron edhe disa bare e restorante interesante, ku mund të shijoni ushqime tipike të zonës. Ajo që të bën përshtypje sapo i afrohesh Venecias, është pa dyshim arkitektura unike, të cilën Stella e eksploroi duke shëtitur me një çantë shpine, një hartë dhe një aparat fotografik në dorë. “Në vend të rrugëve me asfalt, ka kanale me ujë e në vend të automjeteve qarkullojnë gondola e varkëza”, tregon Stella për Grazia-n. Por kjo nuk 92
është karakteristika e vetme e arkitekturës së Venecias, ndërtesat mbartin edhe vlera historike. Venecia është një përzierje stilesh arkitekturore, si: stili romak, gotik, rilindës, barok dhe neoklasik. “Vendet dhe ndërtesat që nuk duhet të lini pa vizituar janë sheshi San Marco, Grand Canal, ura e Rialtos, Galeria e Akademisë, Pallati Dukal, teatri La Fenice”. Në sheshin San Marco ndodhen disa nga ndërtesat më të famshme të Venecias, si: Bazilika e San Marco-s, Kambanorja, Kulla e Orës, Pallati Dukal. Përveç arkitekturës, Venecia ka shumë më tepër për të ofruar. Muzetë e shumta, eventet kulturore, si Bienalja, Festivali i Filmit dhe Karnavalet e bëjnë këtë qytet interesant për ta vizituar g jatë g jithë vitit. Sidomos nëse jeni të dashuruar, atmosfera romantike e Venecias duhet shfrytëzuar patjetër. Nëse e keni marrë propozimin për martesë në një nga gondolat ose urat e vogla, ju mund ta konsideroni edhe si destinacion për muajin e mjaltit.
FESTË ME maska “Venecia shquhet edhe për traditën e Karnavaleve. Ato fillojnë me të Mërkurën e Përhime dhe zg jatin një javë. Festa ka zënë fill në Venecia që në vitin 1162 dhe çdo vit rreth 3 milionë turistë marrin pjesë në të. Një pjesë e maskave të kësaj feste prodhohen në Shkodër, nën mbikëqyrjen e artistit Edmond Angoni”.
“Për drekë... peshk, peshk, peshk!”, sug jeron Stella. Grazia ju këshillon restorantin “Bistrot de Venise” në San Marco Calle Dei Fabbri, ku mund të shijoni pjatën tradicionale “shojzë në saor rrushi me salcë hudhrash” (rombo in saor di uva con agliata gialla).
Turistja Stella Subashi, g ja të udhëtimit në Venecia.
Bienalja e Venecias Është një nga institucionet kulturore më prestig jioze në botë. E themeluar në vitin 1895, ajo është një organizëm avangard, që promovon artistë të rinj, duke organizuar ekspozita të artit modern dhe bashkëkohor. Njihet në të g jithë botën për ekspozitat e g jinive të ndryshme të artit, si: piktura, kinemaja, teatri, vallëzimi, arkitektura, muzika etj. Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Ekspozita Ndërkombëtare e Artit janë dy nga evenimentet me jehonën më të madhe në botë. Artistë nga vende të ndryshme të botës mund të ekspozojnë veprat e tyre në pavijonet kombëtare përkatëse, nga të cilat tridhjetë janë të përhershme. Edhe artistët shqiptarë nga Shqipëria dhe nga Kosova kanë marrë pjesë disa herë në këto evenimente. Për më tepër shihni labiennale.org.
foto: STELLA SUBASHI, ARKIvi fotografik i bienales
Një det me shije
Të ndihesh si Princesha Sissi “Sug jeroj që kafenë e mëng jesit ta pini në Cafeteria di Museo Correr, në sheshin San Marco. Kështu, vajzat romantike (si unë) kanë mundësinë t’i hedhin një sy 9 dhomave të apartamentit të princeshës Sissi, të cilat ekspozohen në muzeun Correr”.
93
_KUZHINË
m a i M m ia
M
v i est f r o dek e m ë Tort Përgatitja: Përbërësit: e Kjo është një tortë paksa në r itu gat për t’u vështirë për a azi Gr , atë jith g shtëpi, me nuk i rezistoi tundimit për t’jua treguar, sepse të të dhuron një ndjesi shumë k nu se Në e. tiv fes këndshme nd mu ë, vet dot ni e realizo ta porosisni te pastiçeri zhinës “Delikatesë”, ku shefi i ku Sokol Prenga e përgatiti . posaçërisht për Grazia-n
94
ë Për kekun: 10 kokrra vez qer she gr 320 320 gr gjalpë 220 gr miell 100 gr lajthi 30 gr maja ëmbëlsirash pak kanellë pastë sheqeri bojëra organike Për kremin: 220 gr gjalpë 600 gr sheqer pluhur 200 gr çokollatë 100 gr lajthi 60 ml ujë
në një Në enën e një mikseri ose ët vez him rra imi gat dh tas të ma ë ojm sht pas me sheqerin. Më miellin, gjalpin e butë dhe pastaj ziejmë për i n, majanë dhe kanellë en Piq . hitë lajt ë ojm sht mirë dhe 180 rën atu në furrë në temper diametër gradë, në dy formate me ë kohë kët Në . 18 cm, për 40 min zier për e duk , min kre isim përgat me të for e në mikser gjalpin të fillojë të sheqerin pluhur, derisa ë dhe ojm sht zbardhet. Më pas rjen zie për jmë hdo vaz ujin dhe të fryrë. derisa të kemi një krem
ollatën e Shtojmë lajthitë dhe çok keku, et ftoh si Pa de. ren në grirë jmë mo for dhe e presim në rrathë çdo për rur do për e duk , tortën lpi. shtresë kek dhe krem gja të ta tor dy ar mu for i kem Pasi në uta min 20 vogla, i lëmë për hkojmë bas i pas më dhe er frigorif de sipër njëra-tjetrës. Në fun qeri, she të pas me ë ojm zbukur më dhe ar ulu mb në fillim duke e imet kur zbu sur do ven e duk pas, duke e tjera. E përfundojmë ke. ani org jëra bo me r e lye
FOTO: Armand habazaj
M iam
_KUZHINË
Food Thareorerksia? Japçfaryë këshillon
shtu të sh ë ju e h d të h o ft të sh e te p ërta Ë ë it r lo a k r u g n a m sh të r nutricionistja jonë p ë
1
Cilat ushqime të stinës mund të konsumohen pa shtuar në peshë?
Enkeleida Ferrollari
1
Konsumoni perimet dhe frutat e stinës, të pasura me vitamina C.
2
Konsumoni pak fruta të thata nëse keni zakonin e të përtypurit para televizorit.
3
Një fetë bukë e zezë me djathë të bardhë është e përshtatshme për zëmër.
Me uljen e temperaturave, organizmi ynë harxhon më shumë energji për të kryer procesin e termogjenezës, i cili e ndihmon për të ruajtur temperaturën e trupit në përshtatje me atë të mjedisit. Për këtë arsye e ndiejmë të nevojshme të konsumojmë ushqime më kalorike. Gjatë dimrit, duhet të konsumojmë të gjitha frutat dhe perimet e stinës, si: agrumet, portokajtë, mandarinat etj., të cilat janë shumë të pasura me vitaminë C, e domosdoshme për forcimin e sistemit imun. Të ushqyerit duhet të orientohet gjithmonë drejt një diete të ekuilibruar dhe të larmishme, duke konsumuar të gjitha ushqimet, por duke kontrolluar sasinë e yndyrave dhe të proteinave shtazore, si gjalpi, dhjami, mishi i kuq dhe sasinë e ëmbëlsirave, të cilat na japin kalori të shtuara, sasi të mëdha yndyrash dhe pak elemente të tjera ushqyese.
2
Ushqime të shëndetshme, që mund t’i përtypim para televizorit
Mund ta kemi të vështirë të heqim dorë nga zakoni i përtypjes para televizorit, por e kemi më të lehtë të kujdesemi për ushqimet që përtypim. Ushqimet e pasura me kripë, sheqer, yndyra dhe pa vlera ushqyese mund t’i zëvendësojmë me ushqime më të shëndetshme, që mund të jenë: disa zarzavate të freskëta, karota, kastravecë, me pak uthull ose limon; një sallatë frutash të freskëta, të cilën mund ta konsumojmë pak nga pak; një kos me fruta të freskëta ose edhe një sasi e vogël frutash të thata, deri në 10 kokrra arra, bajame ose lajthi. Këto të fundit rekomandohen të konsumohen të papërpunuara, pra, jo të pjekura me kripë dhe me vajra të ndryshme dhe duhet të tregojmë shumë kujdes me sasinë.
3
Pas pune: vonë për të ngrënë drekë dhe herët për të ngrënë darkë?
Mund të përgatisim në shtëpi një vakt të shëndetshëm dreke dhe ta marrim në çantë, që ta konsumojmë në punë, pa u drejtuar tek ushqimet e shpejta të ngarkuara me shumë kalori, në formën e yndyrave shtazore dhe me pak përbërës ushqyes. Por nëse ndodhemi para një fakti të tillë, duhet të përpiqemi të konsumojmë një vakt të shëndetshëm pasditeje, që mund të jetë: një fetë bukë e zezë me një racion djathë të bardhë; gjizë pa kripë, e shoqëruar me zarzavate të freskëta, domate, speca, kastravec etj.; një filxhan kos me copa frutash të freskëta, të përgatitur në shtëpi pa sheqer të shtuar ose një sallatë me fruta të freskëta.
95
_SIPAS BALINËs
…NË KOHËRAT E KOLERËS Sipas meje, këto nuk janë kohë të mira për të dashuruar. E kur kanë qenë?!
Balina Budinaku
T
Të gjitha historitë e dashurisë fillojnë njëlloj. Rrjedhin ndryshe. Dhe kanë një fund të lumtur ose të trishtuar, por gjithsesi FUND. Kështu që duam apo s’duam ne, me kaq do eglendisemi… me ato ngjarjet që ndodhin mes fillimit e fundit. Ato ngjarjet që i bëjnë historitë të ndryshme, ose kaq të ngjashme, sa më mirë s’i dëgjon fare. Prandaj e kap shumë herë veten duke menduar se këto nuk janë kohë aspak të mira për të dashuruar. E kur kanë qenë? Mos ka qenë më e lehtë atëherë kur për të mbajtur gjallë zjarrin e pasionit duhej të prisje letrat që donin një jetë të mbërrinin? Apo mos është sot, kur me celular mundet edhe që të ngelesh shtatzënë (kjo ndoshta nuk ka ndodhur ende, por e sigurt që do të ndodhë dikur.) Mos ishte më mirë atëherë kur besohej te fjala e bukur? Apo sot, kur besimi është thjesht një fjalë e bukur? Atëherë kur njohja sillte dëshirën, apo sot, kur dëshira s’e ka të nevojshme njohjen? Atëherë kur mjaftonte aq pak sa një fishkëllimë poshtë ballkonit për të lulëzuar ëndrrat më të bukura? Apo sot, kur zilja që sinjalizon mbërritjen e
96
një mesazhi të del në ëndërr si makth? Një sekondë, se mora si për kot. Unë besoj te dashuria. Edhe sot. Dhe sado lot shoqesh (apo dhe të miat) të fshij, do të jem gjithmonë e tunduar ta provoj dhe një herë. Edhe kur të dëgjoj nga shokët e mi se sa e lehtë është sot të tradhtohet, unë do zihem me ta për kuptimin e fjalës tradhti … (Dhe jo, besnikëria në raport, nuk ka të bëjë aspak me kufizimin e lirisë personale, por me ushtrimin e saj…. Dhe fjalë si “besnikëri”, “tradhti”, “dashuri”, kanë edhe sot të njëjtin kuptim që kanë pasur gjithmonë e nuk ka asnjë arsye të mos përdoren më.) Po thosha… Dhe kur ajo shoqja të më tregojë se sa është tronditur kur ka lexuar te celulari i të dashurit këmbënguljen vulgare të asaj tipes që vazhdon të informojë me SMS për ngjyrën e të brendshmeve që ka veshur… do t’u kundërvihem shoqeve të tjera kur ato ta instruktojnë të mos e prishë lidhjen për një k***ë. Nuk do ta pranoj kurrë teorinë “është më mirë të mos dish gjë”. Është e dhimbshme, ofenduese, poshtëruese të hiqesh sikur nuk kupton. Do jap dhe nuk do kënaqem me asgjë më pak se dashuria, sepse besoj se ajo ekziston edhe sot. Është një gjë që ndoshta nuk do ta kuptojmë ndonjëherë, por e sigurt që është një gjë që të bën shumë mirë, të bën të bukur, të bën të guximshëm, të bën të lumtur. Dashuria nuk mund të jetë e keqe. As e gabuar. Njerëzit janë
të tillë. Ne gabojmë kur ngatërrojmë njeriun me dashurinë. Kështu pra, e rëndësishme është të mos bësh kompromise me atë që do. Nëse beson, ekziston. Një shembull të gjallë e kisha mu përballë duke me masazhuar shputat e këmbëve dhe duke më treguar se si njohja e re e kishte shkëputur krejtësisht nga hidhërimet e zhgënjimet pesëvjeçare të lidhjes që kish lënë pas. Ai ishte i pashëm, me një punë të mirë… Kishte vendosur të linte qytetin e tij të lindjes e të blinte një shtëpi në Tiranë për të qenë pranë saj. I kishte kërkuar të jetonin bashkë… Madje kishte shprehur dëshirën të njihej dhe me familjen e saj. Ajo dukej e lumtur. Kishte besuar te dashuria dhe ja ku ishte më e dashuruar se kurrë. M’u bë shumë qejfi dhe… u tmerrova për të… “I pashëm? Me lekë? Me shtëpi? Gati për t’u martuar në pak muaj njohje??!!! Moj, ke bërë seks me këtë ti? E sigurt që është në rregull me të gjitha?” Nuk e di në më shpëtoi dhe e thashë me zë të lartë apo ajo thjesht ngriu nga fytyra që mund të kem bërë unë në atë moment, po për nja 30 sekonda të dyja u pamë në sy, si në ato skenat e dueleve të filmave western. Pastaj mora frymë thellë dhe mendova: “Ti beson Balina. Ti beson. OOOOMMMM… Merr frymë thellë dhe përsërit! Unë besoj… Veçse, këto janë vërtet kohë të vështira për të dashuruar. E kur s’ka qenë…??!!!”
FOTO: Armand habazaj
“Aaauuuu…!”, pasthirrma e detyroi estetisten të ndërpriste një çast atë që kishte gjysmë ore që tregonte gjithë pasion. As që e kishte kuptuar fare që s’kisha dëgjuar një fjalë të vetme nga ato që po thoshte deri atëherë. (Ndoshta diçka në fillim edhe e kisha dëgjuar. Diçka që kishte të bënte me një djalë që kishte njohur. Nejse.)
97
_horoskopi Gaforrja 22 qershor • 22 korrik Dashuria: Jupiteri do t’ju motivojë për të kaluar momente të bukura në çift e madje të gjeni dashurinë e vërtetë. Karriera: Falë Jupiterit do të keni mundësi të reja. Do t’ju bëjnë një ofertë, por nëse nuk është në nivelin që kërkoni, tërhiquni pa hezitim. Financat: Vazhdoni t’i menaxhoni financat me qetësi. Parashikoni një sezon blerjesh me sa më pak shpenzime për festat e fundvitit.
Luani 23 Korrik • 23 Gusht
Dashuria: Do të jetë një muaj i mbushur me pasion dhe do ta shijoni këtë periudhë. Karriera: Nëse do të jeni gjakftohtë dhe tolerantë me kolegët apo bashkëpunëtorët, do të keni më shumë shanse për sukses. Financat: Do të keni probleme, por mos u përpiqni t’i anashkaloni. Mund të kërkoni një ndihmë të vogël nga miqtë a të afërmit për të mos prishur festat e fundvitit.
Virgjëresha 24 gusht • 22 shtator
Dashuria: Përkushtojini partnerit tuaj më shumë kohë. Kështu do të ndjeni lumturi. Karriera: Do t’ju duhet të merrni vendime të shpejta. Aftësitë tuaja do të vihen në provë. Financat: Periudha festive do t’ju nxjerrë pak jashtë kontrollit në lidhje me financat, prandaj e mira është që të mos shpenzoni shumë para saj. Përdorni aftësitë krijuese për të bërë dhurata me pak shpenzime.
Shigjetari 23 nentor • 21 dhjetor
të jetë i os në fillim të muajit, do Dashuria: Pasioni, sidom duhet vetëm ju , ajit mu të d r deri në fun ndezur. Dhe për ta ruajtu shme par më rriera: Vështirësitë e keni shumë pak përkushtim. Ka të et duh nuk j nda kaluara, pra syer tashmë mund të quhen të kur e oni . Financat: Mos u treg frikë të jepni maksimumin e tuaj për festat e fundvitit. mv për t’u blerë dhurata të afër
Dashi 21 mars • 20 prill Dashuria: Nëse jeni e lidhur, tregohuni e kujdesshme, sepse mund të keni mosmarrëveshje me partnerin. Një udhëtim mund të jetë i përshtatshëm. Karriera: Merrni iniciativën të investoni në fusha të reja, atje ku mendoni se jeni e aftë, por nuk keni pasur kurajë. Financat: Projektet me të cilat po punoni do të kenë sukses. Megjithatë, kujdes me shpenzimet.
Demi 21 prill • 20 maj
Dashuria: Dy javët e para të dhjetorit gjithçka do të shkojë fjollë në lidhjen tuaj, por gjatë dy javëve të tjera do të ndiheni e mbytur dhe do të kërkoni lirinë. Karriera: Bëni kujdes të mos merrni përsipër punë që shkojnë përtej aftësive tuaja. Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve. Financat: Do të organizoni një Krishtlindje shumë të bukur, sepse do të jeni në gjendje të mirë financiare.
Binjakët 21 maj • 21 qershor
Dashuria: Do ta analizoni më shumë lidhjen tuaj këtë muaj, për të parë nëse ia vlen ta vazhdoni. Nëse nuk jeni e lidhur, mund të takoni dikë që ju pëlqen. Karriera: Do të përdorni gjithë energjinë për të arritur rezultatet që prisni. Tregohuni e vendosur. Financat: Disa të ardhura, tuajat apo të një pjesëtari të familjes suaj, mund t’i përdorni për të blerë një pasuri të patundshme. Ndiqni intuitën.
98
Peshorja 23 shtator • 22 tetor
Dashuria: Do të keni ulje-ngritje në fushën e ndjenjave, por mund të riorganizoni agjendën tuaj, në mënyrë që t’i lini pak hapësirë vetes dhe partnerit. Karriera: Do të ndiheni e stimuluar dhe e motivuar për të arritur objektivat që keni dëshiruar prej kohësh. Financat: Qëndroni larg shpenzimeve të mëdha. Të gjithë dëshirojnë t’i bëjnë të bukura dhuratat e fundvitit, por vetëm nuk ia dilni dot.
Akrepi 23 tetor • 22 nËntor
Dashuria: Çastet e kaluara me partnerin tuaj janë shumë të rëndësishme. Bisedat e ngrohta dhe momentet romantike do të jenë kryefjala e ditëve të fundit të vitit. Karriera: Do të ndiheni e motivuar për të përmbushur objektivat. Bashkëpunimi do të jetë çelësi i suksesit. Financat: Do të jenë një shqetësim i vazhdueshëm gjatë muajit dhjetor. Por do të tregoheni e vendosur për të gjetur zgjidhje.
Bricjapi 22 dhjetor • 20 janar Dashuria: Do të ndiheni joshëse dhe madje do të provoni emocione të forta me partnerin. Nëse pëlqeni dikë, kini parasysh që asgjë nuk është e pamundur! Karriera: Do të keni disa probleme, por do të jeni e aftë t’i zgjidhni ato. Delegojini punët ose kërkoni ndihmë. Tregohuni e hapur për negociata. Financat: Do ta keni të lehtë të gjeni uljet e çmimeve që do t’ju shpëtojnë nga shpenzimet e tepërta. Madje do të shfaqen mundësi për të rritur të ardhurat.
Ujori 21 janar • 19 shkurt
Dashuria: Do ta keni të vështirë të kaloni momente romantike me partnerin ose për t’u afruar me një person, nëse jeni singëll. Nuk do të keni shumë pasion dhe nuk do t’ju emocionojë asgjë. Karriera: Do të keni më shumë aktivitete dhe përgjegjësi më të mëdha. Përpiquni të ruani qetësinë dhe mos lini mënjanë intuitën. Financat: Disa probleme personale do të ndikojnë në situatën tuaj ekonomike. Duhet të veproni me kujdes për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes.
Peshqit 20 shkurt • 20 mars
Dashuria: Nëse jeni e lidhur, shopping-u i Krishtlindjeve do t’ju ndihmojë për të kaluar momente të bukura në çift. Marsi do të ndikojë duke ju sjellë pak stres dhe debat, por do të gjeni ekuilibrin e duhur gjatë festave. Karriera: Do të keni sfida përpara, por duhet të tregoheni e arsyeshme dhe t’i pranoni kritikat. Financat: Mos u shqetësoni për dhuratat e fundvitit, sepse do të merrni një shpërblim ose një ndihmë të papritur.
FOTO: Arsim berisha
Isida Mollaymeri
Wine Bar Alehandro
Wine Bar Alehandro Në zemër të Tiranës një ambient intim, i ngrohtë dhe i sofistikuar, për të shijuar një gotë të këndshme nga koleksioni i g jerë i varieteteve të verërave, shampanjave, konjakëve apo armaniakëve më të mirë. Të g jithë këta të shoqëruar me pjatanca djathrash të freskëta franceze, foie gras, proshuta të ndryshme dhe delikatesa të tjera. Vinoteka jonë ju sjell më të mirën në çdo detaj, që do t’ju impresionojë edhe përmes muzikës live në çdo fundjavë, duke ju dhuruar momentet më të mira të ditës suaj. Adresa: Rr. “Nikolla Tupe”, Nr. 7, Tiranë Rezervim: 067 60 03303 winebar_alehandro@gmail.com
Vila Alehandro, në zemër të Tiranës, ju mirëpret në ambientet e arreduara me shumë shije. Këtu mund të festoni një mozaik eventesh dhe të shijoni një kuzhinë ndërkombëtare në tingujt e muzikës live.
Adresa: Rr. “Asim Zeneli”, nr. 2, Tiranë info@vilaalehandro.com
99
100