Gral 2 2014

Page 1

190 LEKË

ALBANIA • JANAR 2014

HOROSKOPI I VITIT 2014

MISTERI Brittany Murphy mund të jetë vrarë FEMRA E VITIT

MASHKULLI I VITIT

Ermonela Jaho kryeson listën

Ermal Mamaqi dhe suksesi “Femrat” DEBAT

JU PËLQEJNË PROVOKIMET ALA MILEY?

Shopping Aksesorë dimri

Ë ë MOD j si një div Ngja

101


Adresat e dyqanit :rr. “Ismail Qemali” Bllok, Galeria ETC kati 2 102


_PËRMBAJTJE IAL EDITOR aze L a ld E A NG JIT T Ë M UA T S 10 MU ... Ë Q I 6 J A TE MU H IS 8 AT 12 DEB et të provokosh e? A duh ë e famshm për t’u bër ERSONAZH ZIA P 14 GRA a Delia in Rud

4

AKTUALITET 10 LAJMET E MUAJIT • Ermali është mashkulli i vitit! • Jenny, do ta ndash mendjen?! • Selfie Mania • Ready For Oscar • Urgjente! Duhet t’i mbrojmë! • Tendencë xhuboks • Shqiptarët e vendit dhe Shqiptarët e jashtëm… • Takim me Bruno Vespa • Këpucë për këmbë të lumtura • Brittany Murphy është helmuar? 34 SONDAZH Ermonela Jaho, femra e vitit 36 DIVË E LINDUR Ireland Baldwin 42 INTERVISTË Genti Zotaj 44 RRËFIM Bukuria, mikja dhe armikja ime 47 JURIA E MODËS 49 OPINION Koloreto Cukali MODË 50 SHPËRTHIM NGJYRASH 56 NGJAJ SI NJË DIVË 64 DUELI I MODËS Bad Girl vs Good Girl 65 E DUA KËTË LOOK! Fundi veref 66 SHOPPING Për një dimër të ngrohtë 74 NË KËRKIM TË STILIT Ngjyra edhe në dimër 76 FASHION THERAPY 77 LOVE LOVE LOVE BEAUTY 78 5 BEAUTY MUST TË MUAJIT 80 BRRRRR... EDHE LËKURA KA FTOHTË 83 VIT I RI, FYT YRË E RE! 84 MAKE UP NËN SYZET OPTIKE 86 BEAUTY THERAPY 87 LOVE LOVE LOVE LIFESTYLE 88 GRAZIA KULT 91 LIBRAT 92 UDHËTIM Shkojmë në Stamboll 94 MIAM MIAM MIAM 95 FOOD THERAPY 96 HOROSKOP

16

-Faqe-

50 FOTO: ROBERTO D’ESTE

Xhaketë leshi Jacquemus, pulovër Esprit, pantallona lëkure Hermès, syze, këpucë dhe çantë-zarf Carven.

3


_EDITORIAL

Janar 2014 REV

ISTA

E PA

RË M

UJO

RE

M MBI

ODËN

& AK

TUAL

ITET

IN N

Ë SH

QIP

ËRI

ING STAR NC “DA H THE WIT thënatate Të pa kontr e një OR DHJET ANIA ALB

S”

Drejtore ELDA LAZE

2013

elda.laze@grazia.al

ri Num ë i par ja stilist n to lohet Zbu e Middle Kat

TË RVIS

INTE os:

Andë sexy?! Un ranoj E p sinë fajë

RI ALE HISTO SON i PER im

e

UT Y BEA ikyr, Man lat janë mrit! ja ci rat e di ng jy

k Mall bë që u imi im bek

ë Modde Pop I

g ppin tl iindjje Sho ri ishht Kris për

REDAKTORE AKTUALITETI

MODË & BEAUTY

DORIANA TUXHARI doriana.tuxhari@grazia.al

Redaktore mode ANISA ALLMUÇA anisa.allmuca@grazia.al

1

Redaktore letrare DORINA BASHA

DESIGN GERSI RAMI

MARKETING

OH, KËPUCË!

Sekretaria MIGENA LALA info@grazia.al

SHTYPSHKRONJA Pegi

MONDADORI INTERNATIONAL BUSINESS Chairman & CEO Carlo Mandelli; General Manager Zeno Pellizzari; International Publisher & Head of Licensing and Syndication Sandra Gotelli; International Advertising Manager Mattia Mondani; Syndication and Photos & Rights Manager Melania Landini; International Brand Manager-Fashion Titles Europe Francesca Brambilla; International Brand Manager-Fashion Titles Spain, South Africa, Middle East, Asia Erika Fantauzzi; Grazia International Art Director Giacomo Pasqualini GRAZIA INTERNATIONAL NETWORK INTERNATIONAL EDITOR IN CHIEF: CARLA VANNI

Shkruaji drejtores: elda.laze@grazia.al

4

FOTOGRAF ARMAND HABAZAJ

BASHKËPUNËTORË Stanela Kostollari, Fabiola Duro, Suela Çangu

FOTO: ENDRIT MËRTIRI

Ndoshta një nga dashuritë më të sinqerta të femrave është ajo për këpucët. Më kujtohet një fragment nga seriali “Sex and the city”, kur Carrie Bradshaw u drejtohet një palë këpucëve në vitrinën e një dyqani: “Hello, lovers!”. Të dashura bashkëvuajtëse të të njëjtit pasion që djeg, këtë numër kemi zgjedhur t’ju sugjerojmë dhjetëra palë këpucë: nga ato delikate me majë (Vëmendje, janë tendencë e fortë e këtij viti!), deri te çizmet e gjata mbi gju. Kalova drejt e në çështje mode, por ky numër do të jetë, shumë më tepër se kaq. Për këtë arsye kemi zgjedhur të përfshijmë personazhe tepër të rëndësishme; më të rëndësishmit e vitit. Në një sondazh të realizuar në faqen tonë në Facebook, Grazia Albania, sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho u zgjodh femra më e rëndësishme e vitit, ndërsa Ermal Mamaqi u zgjodh nga redaksia e Grazia-s si mashkulli më i rëndësishëm i vitit. Një tjetër personazh të rëndësishëm e gjeni në faqen 28. Gazetari Bruno Vespa, i cili erdhi në Tiranë për të promovuar librin e tij “Dashuri dhe pushtet”, hyn në detaje të tjera rreth librit, por edhe jetës së tij personale në një intervistë ekskluzive për Grazia-n. Në intervistën e personazhit femër kemi sjellë një aktore të re dhe mjaft premtuese. Ireland Baldwin, e bija e aktorëve Kim Basinger dhe Alec Baldwin, e cila e ka të shkruar në ADN suksesin. Por, njihuni më mirë me të nëpërmjet intervistës së saj. Këtë numër, Grazia do t’ju shëtisë rrugëve të Stambollit. Si? Nëpërmjet syve të fotografit tonë Armand Habazaj, fotot e të cilit jam e bindur që kanë për t’ju marrë me vete në një udhëtim imagjinar. Në fund, pas një numri bilancesh dhe rezultatesh, ju këshilloj ta mbyllni me horoskopin e vitit 2014. Kushedi se çfarë u ka shkrepur yjeve këtë vit! Nga ana ime, uroj të jetë sa më i mbarë!

Drejtore marketingu SENADA LAÇI KOSTURI marketing@grazia.al Ag jente marketingu ERMIRA MUSTAFA sales@grazia.al

Redaktore beauty ORJONA PERJAKU redaktorbeauty@grazia.al

Editors in chief: Italy: Silvia Grilli; Bahrain: Elaine LLoydJones; Bosnia-Herzegovina: Jelena Joksimovic; Bulgaria: Polia Alexandrova; China: Sun Zhe; Croatia: Selma Terlevic; France: Christine Régnier; Germany: Astrid Saß ; Holland: Hilmar Mulder; India: Mehernaaz Dhondy; Indonesia: Zornia Devi Harisantoso; Korea: Sunghyun Ahn; Macedonia: Nade Stoiljkovic; Middle East: Elaine LLoyd-Jones; Poland: Anna Zaleska; Russia: Aliona Peneva; Serbia: Aleksandra Markovic (Acting Editor-in-chief); Slovenia: Spela Stamol; South Africa: Danielle Weakley; Spain: Charo Izquierdo; Thailand: Pimonrachada Indrapana; United Kingdom: Jane Bruton © 2013 Mondadori International Business S.r.l. All right reserved. Published by Hysenbelliu Group with the permission of Mondadori International

Business S.r.l. Reproduction in any manner in any language in whole or in part without prior written permission is prohibited.


5


_MODË Anisa NGA

1 GOLD

Një bluzë ng jyrë floriri, e lehtë për t’u kombinuar me një palë pantallona të zeza të ngushta dhe me këpucë të zeza me majë. 98 euro @ Max & Co

ça

Allmu

2

SHKËLQENI! ME GURË

Bëhuni të shkëlqeni! Jepinigati g jallëri veshjes suaj me Triko trashë,ekstravagante e përshtatshme këtëe varëse dhe për këtë dimër të ftohtë. lehtësisht të kombinueshme. Cortefi el, 39990 570lekë lekë@ TEG Mango, @ TEG

3 PERÇINA

FOTO: ARMAND HABAZAJ

Çanta Furla me perçina mund të mbahet në dy mënyra: si çantë shpine dhe me rrip të g jatë në sup. Furla, 65 120 lekë @ Coin

6

4

TRËNDAFILA

Ky fustan i thjeshtë dhe shumë i kombinueshëm është i duhur për çdo rast. 18 700 lekë, me ulje 13 100 lekë @ Chantel


5 ME P PIKA

Këllë me topa shumë Këllëf in, qqë celulari juaj të duke duket sa më trendy. 2 75 750 lekë me -40% ulje @ Coin Tirana

7

ME PELLUSH

Ng jani sa më fëminore dhe e lezetshme me këtë xhup me pellush dhe fjongo te jaka. Weijl, We j , 790 euro @ Reflex

6 9 FJONGO

Për një pamje me klas të padiskutueshëm, zg jidhni këto çizme sa të thjeshta, aq dhe luksoze. Salvatore Ferragamo, 650 euro @ Jardin de Paris

8

LËKURË

Për një look trasgresiv dhe chic, fundin visheni me çizme të g jata lëkure. 105 euro me -30% ulje @ Liu Jo

ME VIZA

Zg jidhni 2 në 1. Çantë transparente, e shoqëruar me një kuletë me viza, e përsosur për mbrëmje. Parfois, 3 990 lekë @ TEG

10

SHKËLQENI!

Bëhuni gati të shkëlqeni! Triko e trashë, e përshtatshme për këtë dimër të ftohtë. Cortefiel, 9 570 lekë @ TEG

7


_LAJME

ISHTE . . . Ë Q I J A MU

E GJITHË BOTA NDEROI MANDELËN

Është botuar në shqip libri biografik “Nelson Mandela, portret në foto e fjalë”, sjellë nga shtëpia botuese “Pegi”, 800 lekë.

8

Heroi i aparteidit dhe presidenti i parë me ng jyrë i Afrikës së Jugut ndërroi jetë më 5 dhjetor në moshën 95-vjeçare. E g jithë bota u përul në nderim të tij g jatë ceremonialit dhjetëditor, pas të cilit Nelson Mandela u përcoll në varrezat e familjes, në vendlindjen e tij, Kunu. Gjithë jetën, nobelisti i paqes luftoi për lirinë, për të drejtat e njeriut, për barazinë, pavarësisht nga ng jyra e lëkurës. Pas 27 vjetësh burgim dhe një dënimi me vdekje të paekzekutuar, Mandela u lirua me ndihmën e ndërhyrjes ndërkombëtare në vitin 1990. Këtu filloi edhe rrugëtimi i tij si lider i afrikano-jugorëve, të cilët për herë të parë u ndien zot të vendit të tyre. Nën udhëheqjen e Nelson Mandelës, në vitin 1994, vendi zhvilloi zg jedhjet e para të lira, prej të cilave ai u zg jodh president, duke deklaruar se do të shërbente vetëm për një mandat, për ta lënë vendin në dorën e brezit të ri. Por, ai u kthye në ikonë botërore, i dashur prej të g jithëve, nga Naomi Campbell që e ka quajtur “g jysh”, tek Obama që është shprehur: “Ai është një njeri me një mirësi kaq të madhe, saqë të g jithë do të donim të rrinim pranë tij”. Meg jithëse përjetoi shumë vjet privim të lirisë dhe vdekjen e tri fëmijëve, Mandela nuk hoqi dorë asnjëherë nga idealet e tij për liri dhe barazi. “Vdekja është e pashmangshme. Kur një njeri e përmbush atë që e quan detyrë ndaj njerëzve dhe vendit të tij, ai mund të prehet i qetë. Unë besoj se e kam bërë atë përpjekje, prandaj do të prehem i qetë”.


U ORGANIZUA “KËNGA MAGJIKE”

FOTO: PROFIMEDIA, ARMAND HABAZAJ, ARED TAGANI

Kënga “Tatuazh në zemër” e Besa Kokëdhimës u shpall fituese e festivalit “Kënga Mag jike 2013”, pasi mori numrin më të madh të pikëve nga votimi i këngëtarëve pjesëmarrës në këtë festival. Por çfarë do të mbahet mend tjetër nga ky festival është prezantimi sensual i këngëtares Nora Istrefi, puthja që Ermal Mamaqi i dha presidentit Nishani dhe performanca e trupës së baletit të Albi Nakos.

SHQIPËRIA U PASTRUA nga Green Line Albania, pjesë e lëvizjes botërore “Let’s do it”. Aksioni “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë” mblodhi 147 000 vullnetarë në të g jithë Shqipërinë, të cilët grumbulluan mijëra ton mbetje. Iniciativës iu bashkuan shkolla publike dhe private, universitete, institucione, shoqata, kompani dhe biznese. Ky organizim na kujtoi të dielat e periudhës komuniste, kur pastronim lag jet. Urojmë që kjo nismë të vazhdojë. Dhe jo vetëm një herë në vit!

VENERA MUSTAFA PREZANTOI KOLEKSIONIN E RI Stilistja nga Kosova Venera Mustafa prezantoi koleksionin Pranverë-Verë 2014. Në realizimin e fushatës publicitare të koleksionit të saj, Mustafa ka bashkëpunuar me fotografen Majlinda Hoxha dhe dizenjuesit Jakup Ferri dhe Alban Muja. Stilistja ka përdorur tekstile të printuara dhe materiale, si mëndafsh dhe pambuk. Koleksioni Pranverë-Verë 2014 është prezantuar në të njëjtën kohë me promovimin e showroom-it “Venera Mustafa Studio”. 9


_LAJME

LAURA NEZHA “E QAU” EDHE TEATRIN BRAD PITT FESTOI 50-VJETORIN E besoni dot? Është 50 vjeç, protagonisti i 65 filmave, është zg jedhur 6 herë mashkulli më seksi i planetit, ka fituar 1 “Golden Globe” dhe është nominuar 4 herë për “Oscar”. Për sa u përket çështjeve të zemrës (të cilën na e ka rrëmbyer të g jithave), ka qenë i lidhur me Gwyneth Paltrow-n, Sinitta-n, Juliette Lewis-in dhe Jennifer Anistonin (5 vjet të martuar). Derisa u njoh me Angelina Jolie, me të cilën ka g jashtë fëmijë dhe pritet të martohet vitin e ardhshëm.

ISHTE MUAJI QË...

E njohur nga publiku si këngëtarja që qau g jatë interpretimit në edicionin e 9-të të “Kënga Mag jike”, aktorja Laura Nezha “e qau” edhe teatrin. Në kuptimin figurativ, sigurisht! Interpretimi i saj në rolin e Estelle në dramën ekzistencialiste “Me dyer të mbyllura”, të Zhan Pol Sartrit, me reg ji të Eni Janit, e vuri aktoren e re në qendër të vëmendjes. Kjo është puna e parë me të cilën Jani prezantohet si reg jisore, edhe pse ka përfunduar 12 vjet më parë studimet në degën e reg jisë. Edhe për Nezhën është hera e parë që vjen në sytë e publikut si aktore, degë për të cilën ka kryer studimet e larta.

BABAGJYSHI I SOLLI DHURATAT ME AVION Këtë herë nuk përdori slitën dhe drerët, por linjën ajrore WestJet. Nga një kabinë virtuale në Aeroportin Ndërkombëtar të Pearson-it në Toronto, shënoi dëshirat e pasag jerëve dhe ua plotësoi kur zbritën në Aeroportin Ndërkombëtar John C. Munro Hamilton në Calgary. U shpërndanë televizorë, lodra, snoubordë, Android-ë… Vitin tjetër, nëse një babag jysh virtual ju pyet, shprehni dëshirën më të madhe!

10


11


Debati i muajit Ronela Hajati në “Kënga Mag jike”, nëntor 2013.

Miley Cyrus g jatë performancës në VMA, gusht 2013.

Sipas mendimit të... OLTI CURRIT opinionist Nuk e shoh si diçka që mund të klasifikohet si e mirë apo si e keqe. Performanca e Miley-t është produkt i marketingut, nuk është produkt artistik. Konkurrenca e madhe i shtyn artistët që të bëjnë veprime provokuese në skenë. Është kërkesë e tregut. Aktualisht dhuna dhe seksi shesin. Për sa kohë që Miley zotëron talent dhe potencial për ta bërë këtë, nuk ka pse të mos e shfrytëzojë këtë pjesë.

h s o k o v o r p ë t t e h A du ? e m h s m a f e ë r ë b ’u për t NGA

Doriana Tuxhari

Nuk ka kaluar as g jysmë viti qëkur Miley Cyrus u vodhi vëmendjen artistëve të tjerë me performancën e saj tejet provokuese në skenën e Video Music Awards të MTV-së. Media botërore nuk rreshti së foluri për të në javët në vazhdim. Me g jeste trasgresive që imitojnë seksin, me këmbët vazhdimisht të hapura, me g juhën jashtë me të cilën lëpiu plot epsh gishtin e madh lodër e më pas g jithçka i dilte para, si dhe me kërcimin e quajtur twerking (tundja ritmike e të pasmeve), ajo u bë këngëtarja e momentit. Pak rëndësi ka nëse është folur për mirë apo për keq. E rëndësishme është që videoja e saj “Wrecking ball”, po me g jeste provokuese, u bë videoklipi më i shikuar me 12,3 milionë klikime në 24 orë. Por fama e Miley-t, 21 vjeçe, nuk mbaroi me kaq. Gjestet

12

FATMA HAXHIALIUT opinioniste showbiz-i Nuk jam aspak kundër këtyre performancave, seksi ka shitur, shet dhe do të shesë g jithmonë, aq më tepër kur vajzat janë të talentuara, si Miley dhe Ronela. E pse jo, në fund të fundit është mënyrë e mirë për të tërhequr vëmendjen. Për mua rëndësi ka të bëhet me stil dhe elegancë, sepse një fije e hollë e ndan vulgaritetin nga artistikja.

e guximshme të saj shënuan një kthesë në historinë e showbiz-it. Së pari, sepse kapërcyen kufij të pashkelur më parë dhe së dyti, sepse filloi të ketë ndjekëset e veta. Rihanna (deri tani trasgresive brenda kufijve) nuk ngurroi të hynte në këtë garë provokimesh me videon “Pour it up” pak muaj më vonë. Fenomeni i performancave ala Miley preku edhe showbiz-in shqiptar. Në fund të nëntorit, Ronela Hajati bëri një performancë ala Miley në skenën e “Kënga Mag jike”. Dafina Zeqiri ka provokuar në të njëjtën mënyrë në klipin e saj “Hajde ma knej”. Publiku ka reaguar pozitivisht ndaj këtij fenomeni. Kjo duket qartë me vlerësimin që i bëri këngëtares Ronela Hajati, videoja e së cilës mori më shumë se 100 mijë klikime për një javë. Ronela Hajati guxoi në kufij të ng jashëm me ato të Miley Cyrus-it, ndaj debati vazhdon të mbetet sërish i hapur: a duhet të provokosh deri në këtë pikë për të prodhuar famë? Grazia ka pyetur opinionistë dhe gazetarë.

ROVENA RROZHANIT gazetare kulture Sa herë shikoj skena apo g jeste provokuese të një artisteje, mendoj se g jithçka buron ose nga kriza e brendshme e artistit ose nga vaniteti dhe dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes. Janë të pakta rastet kur g jestet provokuese vijnë tërësisht si pasojë e një përjetimi të fortë emocional. Kur ndodh kjo, edhe pse provokuese, ato g jeste janë të “justifikuara”. A më pëlqejnë? Për sa kohë janë pasojë e një arti të pastër, po. Në të kundërt, më lënë shije të keqe!

Bëhuni pjesë e temave tona të debatit. Na ndiqni në www.facebook.com/Grazia-Albania


EGNATIA G R O U P

Ish uzina e Autotraktorëve 50m mbi TV News24, Tiranë - ALBANIA

Apartamente duke filluar nga:

Ambjente tregtare

në ofertë

mundësi kreditimi

me bankë

Kontaktoni: 068 20 20 226, 068 20 50 264

13


_PERSONAZH

Këngëtarja Rudina Delia së fundmi është pëlqyer nga publiku me këngën rege “Temperaturë” (me Kitio-n) në “Kënga Mag jike”. Make-up dhe flokët: Suela Çangu Pallto, streçe lëkure dhe bluza: Anna Lee Styling: Anisa Allmuça

a Rudina Deli Për sopranon lirike, arti nuk ka rregulla. Ndaj këndon këngë të lehta dhe popullore qytetare. Por tani arti nuk do të ketë kufij. Pas 5 vjetësh tek “E Diela Shqiptare”, presim që Rudinën ta shohim në skenat botërore. Në ç’zhanër? Le të mbetet surprizë... NGA FOTO

Doriana Tuxhari Armand Habazaj

Është e vërtetë që te “Kënga Magjike” kishte ardhur një producent italian vetëm për t’ju ndjekur? Po këtë nga e morët vesh?! Më habitët (qesh)! Ai kishte ardhur në Shqipëri për arsye të tjera, por te “Kënga Magjike” është e vërtetë që erdhi për të më ndjekur mua. Si ju ka pikasur? Jemi njohur në festivalin “Mediterraneo” në Itali. Vetëm një orë para koncertit mësova se nga 5 këngë të parashikuara, do të këndoja një recital të tërë. Dhe ia dola mbanë më së miri. Aty këndova për herë të parë këngën “Caruso”. Ishte shumë emocionuese teksa shihja se si u elektrizua publiku në shesh. A keni bërë plane për të bashkëpunuar me të? Jo, nuk kam bërë ende, por po shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit. Ju keni mbaruar Akademinë e Arteve për soprano, por këndoni dhe zhanre të tjera. Pse? Po, jam soprano lirike, por brenda meje kam edhe më shumë për t’i dhënë publikut. Arti nuk ka rregulla. E dua muzikën popullore qytetare, por e dua edhe muzikën e lehtë. Mendoni se në Shqipëri një këngëtar i shkolluar mund të zhgënjehet sepse nuk vlerësohet sa duhet? Sa vende të lira pune në vit ka për të rinjtë që dalin nga Akademia? Jua them unë: asnjë! Atëherë, mbeten dy opsione: o duhet ndërruar profesion, o duhet pasur më shumë durim! Kjo është arsyeja pse e kërkoni suksesin jashtë Shqipërisë? Sigurisht që po, por është edhe arsyeja pse kërkoj të arrij sukses edhe në Shqipëri. 14


15


ERMALI ËSHTË MASHKULLI I VITIT! Suksesi i filmit “Femrat” shënoi vitin më të suksesshëm në karrierën profesionale për artistin multidimensional Ermal Mamaqi. NGA

Elda Laze / FOTO Armand Habazaj, Arbor Allaraj

23

mijë bileta janë shitur për filmin “Femrat” që javën e parë në Kinema Millenium. “Femrat” ka mbledhur një publik edhe më të madh se ai që ka mbledhur filmi “Avatar”, që deri më sot mbante rekordin e shikueshmërisë në kinematë shqiptare. Ermal Mamaqi, personazhi kryesor i filmit, me këtë rol i vuri vulën një viti të sukseseshëm në karrierën profesionale. Grazia e ka zgjedhur si mashkullin më të suksesshëm të 2013-ës. Në mënyrë indirekte, Ermali është zgjedhur si personazhi i vitit edhe nga njerëzit më të rëndësishëm në showbiz-in shqiptar. Ardit Gjebrea e kuptoi pak më herët se të tjerët këtë gjë, ndaj e zgjodhi si prezantues të festivalit “Kënga Magjike”, produksionit më të rëndësishëm të tij. Ia besoi, sepse e dinte mirë që ky besim dhe investim do t’i kthehej pas. Si asnjëherë më parë, moderatori i festivalit (megjithëse me një rol dytësor), vodhi vëmendjen e publikut. Sepse kur “fut hundët” Ermal Mamaqi, protagonizmi i takon vetëm atij, ndërsa miratimi i publikut është i padiskutueshëm. Për të njëjtën arsye me atë të Gjebresë, një tjetër figurë po aq e rëndësishme e televizionit, Arian Çani, e zgjodhi si bashkëprezantues të programit të fundvitit “A sa bukur a”, i cili transmetohet natën e ndërrimit të vitit në televizionin Klan. Programi i fundvitit, i cili nga të gjitha televizionet shqiptare “shitet” si më i rëndësishmi, vitet e fundit nuk ka sjellë të papritura. Këtë vit, televizioni Klan premton sukses dhe arsyeja dihet. Për të gjitha arsyet e ditura publikisht, por edhe ca të tjera që Ermal Mamaqi i tregon për Grazia-n, viti 2013 mund të quhet si viti më i mbarë për aktorin, këngëtarin dhe, së fundmi, edhe producentin e një shou surprizë. “Miku im, Arian Çani më ka dhënë idenë brilante, për të realizuar një shou, i cili mban autorësinë time. Me këtë shou, uroj ta nis vitin e ri po aq mbarë sa ai që kaloi” tregon Ermali për Grazia-n, duke e konsideruar 2013 si një vit të bekuar nga ana personale, por edhe profesionale. “Bekimi ka nisur që në datën 1 janar, ditën kur u ngjiz Joeli, djali im. Pas ekove të njëpasnjëshme zbuluam se ai është ngjizur ditën e parë të vitit. Më pas u çlirova nga Apartamenti 2XL dhe vendosa që t’i përkushtohesha shtatzënisë së Amit, por ndodhi krejt e kundërta. Punët që kam bërë, por dhe arkëtimet që kam mbledhur gjatë këtij viti, nuk i kam arritur në të gjithë karrierën time”, rrëfen Mamaqi për Grazia-n. 16


1

eli

Në shtator erdhi në jetë Jo

Faqja e Ermal Mamaqit në Facebook ka më shumë ndjekës se çdo faqe tjetër. 24 orë pas publikimit të fotos së parë të djalit të tij, fotoja u pa nga më shumë se një milion njerëz.

Një vit i suksesshëm

Si drejtor artistik i fushatës parazgjedhore së PD-së, Ermal Mamaqi realizoi turnetë koncertore më masive në një fushatë të këtij lloji. Ai u largua nga Apartamenti 2XL në janar dhe që atëherë boshllëku që la ai nuk është plotësuar ende. Nën drejtimin e tij dhe të Amit, “Ami event” është nga bizneset më të suksesshme të organizimit të ceremonive martesore. 17


ma e in k ë n t e h e th k t” a r m e F “ “Deri më sot realizimi i filmit është arritja më e madhe artistike. Të luash rolin e protagonistit në një film me metrazh të gjatë është trofeu më i madh për çdo artist. Vetëm pjesëmarrja në një film me produksion të huaj (nga Rucksack Productions) më bënte me krahë. Suksesi i jashtëzakonshëm që pasoi shfaqjen e filmit, për mua është sikur të kisha fituar një Oscar”, thotë Ermali. Gjatë muajve dhjetor dhe janar, filmi është projektuar në salla teatrosh të rretheve më të mëdha në vend, në mungesë të një kinemaje të mirëfilltë. Për shkak të kërkesave të mëdha, filmi do të vazhdojë të shfaqet edhe gjatë muajit janar në rrjetin e kinemave “Cineplexx”, si dhe në Prishtinë e Prizren. Ermal Mamaqi dhe Enxhi Cuku g jatë premierës së filmit “Femrat” në nëntor 2013 në kinema Imperial.

IDEATORI I “FEMRAT”

ZBULIMI ROBERT ALIAJ

FATI I PRIU ENXHI CUKUT

Gjithçka që keni parë në filmin “Femrat” ka shëtitur më parë në mendjen e këtij njeriu. Koloreto Cukali, skenaristi i dy sezoneve të para të spektaklit 2XL, me “Femrat” u shndërrua në skenaristin më të famshëm shqiptar. “Tirana është plot me njerëz që duan të bëjnë filma që çudisin nëpër festivale, por nuk bëjnë filma për publikun. Ky është një film i krijuar për publikun, prandaj pati sukses”, tregon ai për Grazia-n.

Në filmin “Femrat”, ai luan rolin e një mafiozi, jeta e të cilit zhvillohet brenda mureve të një burgu. Vjen me një profil të cilin pakkush do ta kishte imagjinuar. Zgjedhja e papritur e Aliajt në një rol të tillë zbuloi një tjetër aftësi të artistit të njohur shqiptar. Momenti më i bukur i personazhit të tij? Kur pret të shoqen i zhveshur në krevat, për të shkëmbyer “një takim special” në burg.

Është një aktore amatore e zgjedhur pas një konkursi për rolin e vajzës me të cilën Riku (Ermal Mamaqi) bie në dashuri. Nuk u zgjodh për ndonjë aftësi të madhe aktoriale, sesa për portretin e saj që i përshtatej karakterit. Megjithëse një zgjedhje e rastësishme, dëshira e Enxhit për t’u përfshirë në televizion nuk është e rastësishme. E kemi parë si modele e figurante në klipet e këngëtarëve të ndryshëm shqiptarë.

18

Ermali luan rolin e Rikut, një djaloshi të ngecur në një shoqëri sa tradicionale, aq edhe moderne. Poshtë: Gjatë xhirimeve të filmit.


2 -it Martesa e Jennifer Aniston Theroux me të fejuarin e saj Justin asheështë kthyer në një nga th hithemet më të përfolura në kohë që storinë e Hollivudit, ndër të aktorja parapëlqen të hesh PËRGATITI

Doriana Tuxhari / FOTO

Profimedia

Para disa ditësh, çifti Aniston-Theroux është parë duke shkuar së bashku në festën që aktorja Emily Blunt organizoi për shtatzëninë e saj. Ata flisnin dhe buzëqeshnin në harmoni të plotë me njëri-tjetrin, pikërisht kur po qarkullonin zëra për një ndarje të mundshme. Në fillim të dhjetorit në kopertinën e revistës “People” shkruhej “Dasma në pritje? Jenny dhe Justin i kanë shtyrë për më vonë planet!”. Për çdo ditë, madje për çdo orë të kaluar larg njëritjetrit, ngriheshin hipotezat e ndarjes. Por Jenny nuk dha asnjë shpjegim për ta sqaruar situatën dhe për t’u dhënë fund spekulimeve. Nëse kjo është një mënyrë për të qëndruar në qendër të vëmendjes, ajo ia ka arritur qëllimit. Një burim i Grazia-s tregon se aktorja 44-vjeçare e kaloi festën e Falënderimeve larg të fejuarit dhe kjo i shtoi edhe më tepër dyshimet se marrëdhënia e tyre ishte në krizë. Justin-i ndodhej në Nju-Jork për xhirimet e fillimit “The Leftovers” dhe, pavarësisht nga planet, ai nuk shkoi në Los Anxhelos, pranë së fejuarës. Meg jithatë, Jenny nuk e dha veten. “Ajo bëri sikur nuk kishte ndodhur asg jë, edhe pse ishte zhgënjyer nga sjellja e Justin-it”, tregon i njëjti burim. Jennifer Aniston dhe Justin Theroux janë fejuar në gusht të vitit 2012. Që atëherë lajmet mbi lidhjen e tyre janë luhatur nga kundërthënie të forta: një ditë në prag të dasmës, ditën tjetër në prag të ndarjes. Në të vërtetë, askush nuk e di me saktësi se si po shkon marrëdhënia mes çiftit. Vetëm pak muaj pas lidhjes, aktorja 44-vjeçare u shpreh se dëshiron të ndërtojë një familje, madje edhe bleu një shtëpi ku do të shkonte të jetonte me Justin-in, por pastaj nuk u ndërmor asnjë hap konkret. Ajo ka parapëlqyer të heshtë pothuaj g jatë g jithë kohës dhe nuk ka përgënjeshtruar as thashethemet për një shtatzëni të mundshme këta muajt e fundit. Jenny, do ta ndash mendjen?! Fansat e tu presin të vendosësh... ose, të paktën, të shpjegohesh më shumë.

JENNY, DO TA NDASH MENDJEN?!

19


FOTO: MONDADORIPHOTO/LAZZARI TEAM/CHIARLO

3

SELFIE A I N A M racëve ra ndjeshëm. ë vitin 2013, puna e papa ë më nevojë për një Sepse personazhet nuk kan tij. Fenomeni selfie, e n paparac, e bëjnë vetë punë dit, është kthyer fun e i cili ka lulëzuar këto vitet VIP-at. Është kryefjala në mani, veçanërisht për sfordit, mi ne. E thotë Fjalori i Ok ë e vitit. Dhe këtë nuk e the kan E . ar” Ye “The Word of the i cili e ka shpallur selfie-n es me ografi që dikush ia bën vet fot jë sociale”. përkufizuar kështu: “N ete rrj në n sto era dhe e po am bk ue me ose e on ph smart rrjetet tare që postojnë selfie në Radha e yjeve ndërkombë Rihanna, , an shi rda nce, Kim Ka yo Be . tet rri të on hd vaz sociale fie postojnë herë pas here sel Rita Ora e shumë të tjerë për aj thu po n shuar kurioziteti në rrjetet sociale, duke na Edhe . me tsh rdi pë jetën e tyre të g jithçka që ka të bëjë me liqi, Ma a nid Jo ni. kur nga kjo ma refi VIP-at shqiptarë janë pre Ist t tra mo , jsiu aj, Alketa Ve Tuna Sejdiu, Afërdita Dresh pak, postojnë selfie nga më etj., kush më shumë e kush ta të ditës së tyre. Zhvillimi an veç të çaste të zakonshme e paparacët. A do të ketë më son dë i teknolog jisë po zëven . për t’u parë në të ardhmen punë për ta? Kjo mbetet

N 20

Beyoncé

me look të ri

veç e të prish punë (për lfi se r ku et st ra o të kishte në Kjo është nga at Sepse, nëse nuk do ). ve cë prera ra pa pa të it rast yoncé-s me flokë të Be e e lfi se , ne ho ndua, dorë një smartp n e botës. Që u pe iro xh rë bë te sh ki në publik me shkurt nuk do të sa ditësh, kur doli së vërtetës, i di s pa sh ve or m u r të kjo il hippie, që, për hi flokë më të gjata st q se flokët e shkurtra. Beyoncé, ose ke rrukier! dukeshin edhe më lfie, ose ndërro pa se ë nj sh bë të se mendohu para


aj

Afërdita Dresh

princesha e fjetur

m në r nuk ekziston vetë Bukuroshja e fjetu ale dhe jeton midis nesh. Në re përralla. Ajo është E ka emrin sh dhe Amerikës. ne is id m qësinë ta të vërtetë, na e na ka dhënë kë Afërdita Dreshaj dh . Princ i kaltër, po ti kur do ar shohim të sapozgju n me puthjen e zgjimit? elfi se h os ur të na e dh

Era Istrefi r selfie mani pë

është bërë Era Istrefi Shqipëri ë e njohur n “Mani n ë g me kën y”, titulli për Mone t vetë. E e i së cilës fl zon të u k a a dashur ër mani p in dashur ë. Por në ndaj paras s Era a jetën reale pëtuar h s a k nuk i për manisë. Jo selfie. r money, pë

Rihanna

me arushin

paska Ja që dhe Rihanna inore m fë l bë një anë të ëm Por në karakterin e saj! ke du te që ta shpreh r mbajtur të përqafua të kë i, sh lu një arush pe ë rr ku e rt er nuk na e m mi Je j! fa i m ke mendja. S’ me look mësuar ta shohim sexy, trasgresiv, me poza ë olet madje dhe me pist ston zi ek që irë në dorë. M ye “b he ys dr selfie, përn ”! na an ih R bye, baby

Kim Kardashian mami më sexy

Tuna

urin

me të dash

unës adresën e T ë n rë a p kishim tare të Po të mos e o të ishim bërë kuresh akinë me d m , ë këtë selfie ila ishte kjo vajzë n c pun dhe ca mësonim se a nga look-u ujë e sa m vërtet .C dë Cozman-in eciale të fotos, u bin e”. sp t jt te re k v nga efek e mira prej a m “ të sh ë se Tuna

Wow, Kim, ti po që di të magjepsësh! Në çfarëdolloj konkursi, do të merrje vendin e parë. “Mami më sexy në botë” dhe “Fotoja më e bukur në historinë e selfie-t” i meriton patjetër. Me këto forma të kolme, të nxjerra mirë në pah, ke lënë pa gjumë jo vetëm meshkujt, por edhe femrat. Vonoje pak selfie-n e radhës, që të marrin veten!

21


4

Y D A E R R O F R A C S O

Për herë të parë, një film shqiptar ndodhet vetëm një hap larg nominimit për çmimet “Oscar”. Titullohet “Ballkoni” dhe është renditur ndër filmat e shkurtër më të mirë në botëxh. ari INTERVISTOI FOTO Arkiv

Doriana Tu personal

uq etin e k j në tap a ir q i. e Z ita a film as, Lend azhe ng ër: majt xhirimi dhe im t je t ja q h oni”. Fa ga shes it “Ballk it; djathtas: n lm fi i r a mim yrt osteri z rjes së ç t: nga p emonia e mar r la a k fi r Gra a ce Fest; ng të AFI

22


Ka fituar “Çmimin Special të Jurisë” në “Festivalin e Institutit Amerikan të Filmit” (AFI Fest). Në vigjilje të shpalljes së nominimeve për çmimet “Oscar”, Grazia ka intervistuar skenaristen dhe regjisoren Lendita Zeqiraj. Lendita, së fundmi keni fituar një nga çmimet më prestigjioze në botë me filmin “Ballkoni”. Ishte surprizë apo e prisnit? Çmimi ishte me të vërtetë një surprizë. Mendoja se publiku amerikan nuk e njihte mentalitetin tonë dhe do ta kishte të vështirë të kuptonte situatat, dialogun, humorin sarkastik, por ndodhi e kundërta dhe u ndjeva shumë krenare. Konkurrenca e jashtëzakonshme, salla e stërmbushur me audiencë dhe reagimet shumë pozitive ishin kënaqësia më e madhe. Cila është e veçanta e këtij filmi? E veçanta është teknika e planit të pandërprerë, më e vështira në kinematografi. Por nuk e zg jodha vetëm për ta sfiduar veten nga ana teknike. Ma kanë imponuar skenari dhe ideja e filmit. Në Shqipëri ju njohin pak, madje as media nuk foli për këtë çmim. Ju vjen keq për këtë? Është çështje marketingu dhe unë nuk kam ndonjë ag jent që do të merrej me këtë. Edhe suksesi i filmit “Zibidi”, ku reg jisor e skenarist është djali ynë [me bashkëshortin Bujar Kabashi, producent dhe reg jisor, shën. red.], Nart Zeqiraj, nuk u përfol pothuajse asnjëherë në media, edhe pse është sensacionale për kinematografinë tonë, që një 19-vjeçar kosovar të shpërblehet me 7 çmime ndërkombëtare. Pas shfaqjes në TIFF, a do të ketë mundësi publiku shqiptar ta shohë përsëri filmin? Momentalisht fokusi kryesor është “shëtitja” e “Ballkonit” nëpër festivale botërore, por nëse do të kemi ndonjë ftesë në Shqipëri, do ta sjellim me kënaqësi. Ku jeni bazuar për krijimin e personazheve? Ah, krijimi i personazheve është një ndër punët kryesore g jatë fazës së parë të shkrimit të skenarit! Personazhet e mia janë njerëzit me të cilët ndaj të njëjtën hapësirë dhe kohë, pra janë të kohës së tashme. Nuk kam tentuar ende të krijoj personazhe historike apo futuristike. Janë njerëzit që shoh, që takoj dhe që vrojtoj çdo ditë në rrugë, në treg, në administratë, në kafene etj. Keni studiuar fillimisht për pikturë në Kosovë dhe më pas kinematografi në Paris. Ku dallon shkolla e Francës nga ajo e Kosovës? Që e vogël më pëlqente të luaja me kamerën dhe me projektorin super 8 që kishte babai asokohe, por g jithashtu kisha

UTËSH N” FILMI 20-MIN R VETËM ME NJË “AKSIO A U IR ËSHTË XH rdorur lkoni” ka pë orja e filmit “Bal një filmi, atë jis g re e dh ja ist Skenar imit të vështirë të realiz “Për teknikën më të ose të planit të pandërprerë. ës nc pë endja r të plan-sekue të më shkojë m që r i du un m pa çdo ditë xhirim ta bërë të (me montazh), në kostume. ës ik kn te të ndërrim detaj aktorëve ndonjë r do të ishte e u kam ndërruar të tje ë ik kn anet e ë, çdo te Në këtë mënyr d të lidheshin pl m un m të do k nu ka se që ep u (s ht r ). Kës pamundu me njëra-tjetrën ë me një plane m sh ry nd të ditëve a arrijm zg jidhje: ose t’i ”, shpjegon Lendita. pasur vetëm dy re fa ë jm bë mos e sekuencë, ose të

pasion të madh për vizatimin, pikturën dhe muzikën. Meqenëse në Universitetin e Prishtinës nuk kishte ende degë të reg jisë së filmit, nisa studimet për art figurativ. Gjatë studimeve pasuniversitare për filmin në Paris, ëndrra ime e vjetër u bë realitet. Mua, si Kosova, ashtu edhe Parisi më kanë dhënë aq sa kam ditur të marr. A mendoni se institucionet shtetërore e financojnë sa duhet artin në përgjithësi dhe kinematografinë në veçanti? Keni ndier pengesë financimi për projektet tuaja? Financimi për të realizuar një projekt është jashtëzakonisht i vështirë. Sepse burimi i vetëm i financimit është dhe mbetet ai shtetëror, i cili, sigurisht, që është i pamjaftueshëm. Si e ka pritur suksesin familja? Sa ju ka ndihmuar në rrugëtimin tuaj artistik? Me Bujarin jemi bashkë qysh nga studimet

në vitet ‘90. Prej atëherë, pothuaj çdo projekt artistik e kemi bërë krah për krahu, nga organizimi i ekspozitave nëpër kafenetë e Prishtinës (sepse asokohe galeria ishte e mbyllur për ne), te themelimi i revistës së parë në Kosovë për art dhe kulturë të titulluar “n’Art”, i galerisë së parë private në Kosovë në vitin ‘94, i videoklipeve muzikore etj. Andaj mund të them pa frikë që suksesi im është sukses i përbashkët. Është e vështirë të jesh artiste dhe njëkohësisht të mbash një familje? Është e vështirë, sepse përpara të ardhurave mujore kam vendosur g jithmonë lirinë për të krijuar. Ky është çmimi që paguaj për pasionin. Ndërsa fakti që jam bërë nënë e re nuk më ka penguar asnjëherë në punën time artistike. Familja dhe përkrahja pa kushte e saj ka bërë që të jem kjo që jam tani. 23


5

URGJENTE!

! ë m j o r b m Duhet t’i NGA NJË QEN

jykoni civilizimin e një populli, g Nëse doni të g jykoni mbi him kis të kafshët. Nëse nuk do nga mënyra se si i trajton të nd mu si ai për rastin Hero, r. pasur një rast solidarizimi rba ba ll iptar është një popu themi pa frikë se populli shq u dhunua barbarisht duke u , që Hero është qeni endacak g jë ë nga vendi. Përse iu bë një e. syt n orë nx iu e goditur dh vet vet në . Nuk ka asnjë lajm e tillë? Nuk ka asnjë përse njerëzit. ëri dhunohen shpesh nga Kafshët e rrugës në Shqip lig ji i, raz që t’i mbrojë. Përkund Nuk ka as lig j, as kulturë me n no ish e prefekturash i dë i përpiluar nga zyra bashk sit, re. Kryebashkiakët e Durrë vit vrasje masive herë pas he o çd ., etj t asanit, Bajram Curri nve Përrenjasit, Sarandës, Elb qe të e siv hërojnë vrasjen ma në sezone të ndryshme, urd ndodhur rasti Hero, sigurisht hte të rrugës. Sikur të mos kis rbarë ë shqiptarët janë njësoj: ba a. jith g të se im on nd do të me tur roj mb pa at më të buta e të që bëjnë të fortët me krijes të r, ua iliz edhe shqiptarë të civ Por, Hero na mësoi që ka t të erë më parë. Pas njoftimi cilët u solidarizuan si asnjëh Rescue Albania me qindra al historisë së Hero nga Anim mbledhur fonde, që Hero t’i të r Nga shqiptarë u organizuan pë më të specializuar në Itali. eje yrj ërh nd një j he r ye nënshtro kth t’iu r të mirë. Nuk ka pë Italia mësojmë se Hero ësh së njerëzve, do të jetojë. risë më shikimi, por, falë dashu

Hero u trajtua nga veterinerët Qirill Llambi dhe Arben Jorg ji në klinikën “Beni dhe Cikja”.

Qenush për adoptim në faqen e Facebook-ut “Animal Rescue Albania”.

24 24

NË MBROJTJE TË KAFSHËVE Në Shqipëri nuk ka nisma shtetërore për neutralizimin e këtij fenomeni, si për shembull, ngritja e një shelter-i për kafshët e braktisura dhe sterilizimi i tyre. Vetëm falë nismash vetjake, si për shembull ajo e Maria Cristina Medina, një shtetase zvicerane, e cila ka hequr dorë nga jeta e saj për t’iu dedikuar strehimit të kafshëve të braktisura në Shqipëri. Në strehën e kafshëve “Animal Help” aktualisht jetojnë me qindra qen e mace të braktisura, të cilat më pas Maria përpiqet t’i adoptojë brenda ose jashtë Shqipërisë. Animal Rescue Albania dhe Animals Need Me janë nisma vullnetare, që operojnë nëpërmjet Facebook-ut si faqe njoftimesh për kafshë të braktisura.Prej pak kohësh disa vullnetarë shqiptarë, në bashkëpunim me disa të tjerë nga Anglia, kanë ndërmarrë nismën e sterilizimin të kafshëve të braktisura. Sterilizimi kryhet në spitalin e kafshëve “Petlife”. Qytetarët janë të lutur të ndihmojnë me veshje, batanije të vjetra etj., për të ndihmuar kafshët të rrinë ngrohtë g jatë fazës së operacionit.

NGA: ELDA LAZE/ FOTO: ANIMALRESCUEALBANIA

LEKSIONE DASHURIE


6 XHUBOKS Nga mëng jesi në mbrëmje FOTO

Armand Habazaj

Janë një must i këtij sezoni. Mund të vishen nga mëng jesi në mbrëmje, mjafton të bëni kombinimin e duhur. Siç ka bërë modelja Niki Delijorg ji.

MANGO, 9 990 lekë, me ulje 4 990 lekë @ TEG

9 800 lekë @ Tres Jolie

140 euro @ Sandro Ferrone 25


SHQIPTARËT E VENDIT DHE SHQIPTARËT E JASHTËM… Si i ndau Nata e

26 6


7 F

Bardhë në dy pjesë? NGA

Elda Laze / FOTO Jutta Benzenberg

RASTI ELHAIDA DANI Qershor 2012, Pallati i Kongreseve - Këngëtarja Elhaida Dani fitoi çmimin e parë të “Top Fest 9”. Këngëtarja u duartrokit nga publiku, por pati edhe reagimin e kundërt të një publiku që nuk e vlerësoi dhe u largua nga salla, kur Elhaida ende nuk e pati përfunduar këngën. Një vit më pas, Pallati i Kongreseve - Elhaida Dani këndoi si e ftuar nderi në të njëjtin organizim, para të njëjtit publik. Me një ndryshim: vinte nga Italia me një trofe. I g jithë publiku i Pallatit të Kongreseve jo vetëm e duartrokiti, por u ngrit në këmbë në shenjë nderi. Vetëm kur është kënduar “Himni i flamurit” ka ndodhur një g jë e tillë.

tesa që iu bë artistëve shqiptarë që aktivizohen jashtë, për të cikur gotat me Kryeministrin në Natën e Bardhë socialiste, pati reagimet e saj. Pasi shpërthyen fishekzjarrët e festës, nuk vonuan të shpërthejnë edhe komentet e të pakënaqurve, të cilat u zg jeruan e u torën ca më vonë në rrjetin (Shyqyr që e kemi!) Facebook. Po pse tërheq vëmendjen ky festim i organizuar nga Kryeministri, kurora e së cilës ishin artistët shqiptarë që punojnë jashtë? Pse bashkë me ta të mos ishin edhe artistët shqiptarë që aktivizohen brenda vendit? Komentet dhe kundërkomentet mes artistëve shqiptarë – të vendit dhe të atyre që jetojnë jashtë – nuk mund të konsiderohen një përg jig je që kënaq të g jitha kureshtitë. Sidoqoftë fenomeni tërhoqi vëmendjen e për sa kohë u kthye në debat, nënkupton një lloj shqetësimi, të kthyer në bezdi. Një preferencë e vazhdueshme e çdokujt në Shqipëri për atë që domosdoshmërisht vjen nga një sprovë jashtë. Bëhet fjalë g jithmonë për produktin vendas, se ai i huaj as që diskutohet. Ajo g jë që të bezdis është se si shqiptarët ekzaltohen nga artistët vetëm pasi këta kanë marrë aprovimin e botës. “Ah po, nëse bota të duartroket, unë do të të duartrokas më fort, madje do të ngrihem edhe në këmbë për ty! Paçka se nuk të kam vënë re kur ke qenë këtu”. PARADOKS! (Kujtojmë artistë si Elhaida Dani, Kledi Kadiu, Danilo Zeka etj.). Pse ekziston g jithmonë nevoja për vlerësimin konfirmues e përfundimtar të të tjerëve (të huajve)?! Apo ky inferioriteti i vjetër a, më mirë, i lashtë nuk na shqitet dot? Apo kemi frikë të shohim pa gishta të hapur para tyre, tamam si fëmijët e veg jël?! E kur ai dikush vjen nga matanë detit, rrëzojmë pëllëmbët dhe vetëm atëherë kundrojmë të lehtësuar, madje MAHNITEMI deri në fund. Por ka një g jë të vërtetë më të madhe se kjo. Publiku shqiptar, në thelb, ka ditur të vlerësojë talentin, artin, të bukurën. Gjykimi i tij mund të vonojë, por nuk mund të gabojë. PUBLIKU shqiptar me ngurrimin e tij, në fund, veçon më të mirët, qofshin shqiptarë “të brendshëm apo të jashtëm”. Por a mund të vuajë vetë stafi i Kryeministrit nga e njëjta sindromë e inferioritetit, që zakonisht i faturohet popullit, për të mbivlerësuar, për t’u mburrur e për të përfituar nga imazhi i artistëve shqiptarë që aktivizohen jashtë? Kledi Kadiu për Grazia-n tregon se nuk bëhet fjalë për asnjë sindromë inferioriteti, jo në këtë rast të paktën.“Ishte thjesht një ftesë për të bashkuar artistët e vendit që punojnë jashtë dhe nuk kishte pse të mediatizohej kaq shumë. Kryeministri u nis nga dëshira e mirë për të na bashkuar e në njëfarë mënyre për të diskutuar hapërisat që mund të kemi për të dhënë kontributin tonë në Shqipëri. Sigurisht, g jithçka nis nga një ftesë e më pas bisedat dhe ftesat konkretizohen në një kontribut të dukshëm”. Në të vërtetë në 60-vjetorin e TKOB-it, artistëve të skenës operistike shqiptare iu bashkuan dhe artistët që jetojnë jashtë e që i mungojnë skenës vendase. Në këtë mbrëmje gala interpretuan solistët lirikë dhe të baletit, kori dhe trupa e baletit, orkestra simfonike e TKOB, si dhe artistët e ftuar: Frano Lufi, Agim Hushi, Eno Peçi, Kledi Kadiu. Por, herë tjetër, nëse ftesa iu bëhet të g jithë artistëve shqiptarë (të brendshëm e të jashtëm), kontributi mund të jetë më i madh e ndoshta pakënaqësitë më të vogla. Fundja artistët mbeten të tillë kudo që jetojnë. Janë thjesht e njëjta cohë, por e veshur në trupa të ndryshëm...

27


8

PUSHTETI, FEMRAT, . . . A R E V E H POR ED Libri i gazetarit të njohur Bruno Vespa është botuar në g juhën shqipe. Por për shqiptarët, dr. Vespa tregon edhe ca sekrete te tjera të njerëzve të pushtetshëm. NGA Elda Laze azaj FOTO Armand Hab

28

Gazetari Bruno Vespa dhe drejtorja e revistës Grazia, Elda Laze, g jatë pritjes në rezidencën e ambasadorit italian.

Sapo është publikuar libri juaj më i ri, i pritur me shumë entuziazëm. Përse mendoni se do ta tërheqë lexuesin shqiptar ky libër? Sepse dashuria është një ndjenjë universale. Shqipëria është shumë e lidhur me Italinë dhe të njohësh dashuritë nga Musolini te Berluskoni mund të jetë shumë tërheqëse. Të përshkruash jetën e politikanëve sipas grave dhe të dashurave të tyre është mënyra më e mirë për të kuptuar stilin e jetës dhe mënyrën e të menduarit të një politikani? Ndihmon të kuptohet karakteri i tij. Shpesh gratë kanë pasur një ndikim të fortë në jetën dhe në veprimet e burrave politikanë. Liderët më të mëdhenj të historisë kanë pasur g jithmonë pranë gra intelig jente. A është e vërtetë që suksesi profesional i një burri varet nga gruaja që ka në krah? Shpeshherë po. Musolini ka studiuar (strateg jinë, shën. red.) “Marshi drejt Romës”, me sug jerimin dhe kontributin e njërës prej të dashurave të tij, Margherita Sarfatti. Por ndonjëherë, duke parë rastin e Berluskonit, gratë e kanë kompromentuar karrierën. Mes të g jitha historive të dashurisë që u përkasin personazheve për të cilët flsini në librin tuaj, cila është e


Dashuri dhe pushtet parapëlqyera juaj? Dy histori. Dashuria e Claretta Petacci-t për Musolinin: “Ia vlen të vdesësh në krah të tij, edhe pse mund të ketë shpëtim!” Dashuria e Patrizia Caselli-t, që tashmë është një fatkeqësi. Ju keni shkruar edhe për ish-kryeministrin Silvio Berluskoni, i cili te ne konsiderohet një ndër personazhet më karizmatike. Çfarë e bën të duket i tillë në sytë e publikut shqiptar? Është një burrë që ka pasur sukses në të g jitha fushat me të cilat është marrë. Kjo u pëlqen edhe shqiptarëve. Është mik me Sali Berishën, por besoj se ka marrëdhënie të mira me eksponentët kryesorë të politikës shqiptare. Po historitë e tij të dashurisë e kanë ndihmuar apo kanë ndikuar negativisht në karrierën e tij? Kanë pasur një ndikim shumë negativ. Në librat e mi e kam qortuar për faktin që ka lejuar të hyjnë në shtëpinë e tij edhe gra, të cilat nuk duhet të frekuentohen nga një kryeministër. Si e përshkruani Berluskonin në librin tuaj? Si një donzhuan të pandreqshëm! Ju keni intervistuar shumë personazhe të rëndësishme të politikës italiane. Cili prej tyre ju ka goditur më shumë dhe pse? Papa Gjon Pali II. E kam intervistuar si kardinal dhe i kam thënë se do ishte shumë mirë të kishim një papë polak. Meqenëse jeni kaq i lidhur me këta njerëz të rëndësishëm, a keni arritur të kuptoni se cili do të bëjë përpara, duke e parë që në hapat e tij të parë? Në rastin e Matteo Renzi-t, sekretari i ri i PD-së, e kam ftuar për herë të parë në vitin 2009 dhe e kuptova menjëherë që do të bënte përpara. Përse ju duk e arsyeshme të vinit personalisht në Shqipëri për të promovuar librin tuaj? Sepse është një vend që e dua dhe ku pritem g jithmonë në mënyrë të përkryer. Cili ndër politikanët shqiptarë mendoni se ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikëbërje? Nuk jam ekspert në politikën shqiptare. Mendoj se Sali Berisha ka qenë dhe vazhdon të jetë një figurë me një ndikim të madh, por besoj edhe te vlerat e kryeministrit Edi Rama. Pushteti, dashuria, shtojmë dhe verën që lidhet g jithmonë me njerëzit e fuqishëm. Ju si mendoni? Vera e mirë nuk duhet të mungojë kurrë në tavolinën e një burri të pushtetshëm... Na flisni pak për verërat që keni vendosur të eksportoni në Shqipëri... Kompania pulieze me të cilën jam ortak quhet “Cuturi”. Prodhojmë katër verëra, të g jitha të pranishme në Shqipëri: një e bardhë (Fiano di purezza), një e kuqe dhe dy Primitivo di Manduria, një e përditshme dhe një me cilësi më të lartë. Degustimi i tyre në Ambasadën Italiane në Tiranë ka pasur shumë sukses. Çfarë vlen më shumë: të degustohet një nga verërat tuaja apo të lexohet libri juaj? Të lexohet libri im, i shoqëruar me një nga verërat e mia.

Një shekull i historisë së Italisë me sytë e dashurisë! Ky libër me autor Bruno Vespën vjen në shqip i përkthyer nga Beti Njuma, nën logon e UET Press. Një rrëfim i historisë së Italisë së shekullit të fundit, e jetuar nga gratë që kanë qenë në krah të protagonistëve të saj: nga Benito Musolini te Romano Prodi, nga Viktor Emanueli III te Silvio Berluskoni, nga Alçide de Gasperi te Betino Kraksi, nga Antonio Gramshi te Valter Veltroni. Histori të ndryshme, ndonjëherë të paqta e ndonjëherë dramatike. Shumë prej drejtuesve tanë kanë pasur më tepër se një martesë dhe shpesh jeta e tyre politike është kapërthyer me çështje personale delikate.

In Bruno Veritas Buja e madhe që shoqëroi botimin e librit “Dashuri dhe pushtet”, la në hije edhe një lajm tjetër që gazetari i njohur Vespa solli bashkë me botimin e librit. Përveçse gazetar dhe publicist, Vespa është edhe njohës i mirë i verës. Në bashkëpunim me një kompani italiane, ai sjell ekskluzivitetin e disa lloj verërash në Shqipëri, të cilat u degustuan për herë të parë në një mbrëmje për nder të dr. Vespës në rezidencën e ambasadorit italian, Massimo Gaiani. Bruno Vespa me bashkëshorten dhe dy djemtë

29


ANTHONY VACCARELLO

KËPUCË PËR KËMBË

LELA ROSE

1.

2.

9

30

3.

4.

5.

OSCAR DE LA RENTA

Nëse jeni tip që sakrifikoni rehatinë në emër të bukurisë, atëherë kemi zgjedhjen e duhur për ju: këpucët me majë. Mund t’i përdorni për çdo rast në çdo orë të ditës. Në varësi të rehatisë së këmbës zgjidhni gjatësinë e takës. Për të guximshmet sugjerojmë këpucët me majë me takë të lartë, të propozuara në sfilatat e Dolce Gabbana. Nëse i adhuroni këpucët me majë, por nuk duroni dot takat e larta, atëherë zgjidhni modelin e këpucëve të zyrës me një takë mesatare. Lehtësisht të kombinueshme me çdo veshje, këpucët me majë jo vetëm janë tendencë e këtij sezoni, por edhe një zgjedhje praktike për çdo femër. Ja cilat janë sugjerimet e Grazia-s për këtë trend që vjen nga pasarelat dhe që ka për të sunduar edhe në rrugët e qytetit.


TË LUMTURA SI NË PASARELA Ju sugjerojmë t’i vishni me këmbët zbathur. E humbasin sensualitetin nëse vishen mbi çorape najloni. Nëse nuk e duroni aspak të ftohtët, atëherë zgjidhni një palë geta nude, që janë gati të padukshme.

1. Casadei, 470 euro -20% ulje @ Mr. & Mrs. Shoes 2. 5 600 lekë @ Tres Jolie 3. Chiarini Bologna, 165 euro @ Glamour 4. Elisabetta Franchi, 43 500 lekë @ Coin Tirana 5. 220 euro -30% ulje @ Liu Jo 6. 37 200 lekë, me ulje 26 000 lekë @ Chantel 7. Giuseppe Zanotti, 117 600 lekë, me ulje 82 300 lekë @ Chantel 8. 220 euro -30% ulje @ Liu Jo 9. Chiarini Bologna, 195 euro @ Glamour 10. Guess, 24 100 lekë @ Coin Tirana 11. Schutz, 19 900 lekë @ Coin Tirana 12. Chiarini Bologna, 140 euro @ Glamour 13. Fornarina, 19 900 lekë @ Coin Tirana

6.

8.

7.

9.

10.

Gjatë sfilatave në New York Fashion Week.

DOLCE & GABBANA

11.

12.

13. 31


10

Aktorja në premierën europiane të filmit “Happy Feet” më 2006.

Y H P R U M Y N A T T I R B 32


K

ur aktorja 32-vjeçare Brittany Murphy u gjet pa jetë, në rrethana misterioze në tualet, 5 ditë para Krishtlindjeve, në vitin 2009, i gjithë Hollivudi u shokua. Por ngjarja u bë edhe më misterioze kur vetëm pesë muaj më vonë, bashkëshorti i protagonistes së filmit “Clueless”, skenaristi britanik Simon Monjack, 40 vjeç, humbi jetën në të njëjtën shtëpi në Los Anxhelos, në rrethana të ngjashme. Në atë kohë, policia shkroi në raport se shkaku i vdekjes së Brittany-së dhe Simon-it ishte pneumonia dhe anemia. Por këtë muaj, pas përpjekjeve të vazhdueshme të babait të Brittany-së, Angelo Bertolotti, 87 vjeç, raportet e reja toksikologjike tregojnë se aktorja mund të jetë vrarë me helm minjsh. Pasi policia e pranoi zyrtarisht se trupi i pajetë i Brittany-së nuk iu nënshtrua asnjë testi toksikologjik pas vdekjes, Angelo-ja më në fund e fitoi të drejtën për ta kryer testin. Testi i ri toksikologjik, duke përdorur fije flokësh të Brittany-së, gjak dhe inde, zbuloi një nivel të lartë të 10 metaleve të rënda në trup, të cilat ndodhen në helmin e minjve. Para vdekjes, si Brittany, ashtu edhe Simon-i patën vuajtur nga dhimbje koke, marrje mendsh, probleme gastrointestinale dhe nga pneumonia, simptoma që lidhen të gjitha me helmimin. Ky zbulim e detyroi hetuesinë që ta rihapte çështjen mbi shkakun e vdekjes së aktores. Grazia foli ekskluzivisht me vëllanë nga babai të Brittany-së, Tony Bertolotti, 65 vjeç. Kompozitori tha: “Unë besoj se e kanë vrarë. Se nga duart e kujt, atë nuk e di.” Ai nuk i pranon thashethemet që qarkulluan pas vdekjes së Brittany-së se bëhej fjalë për drogë: “Ajo nuk ishte e varur nga droga. Këto janë gjepura! E kthyen në legjendë urbane, siç ndodhi me Marilyn Monroe-në, por ajo ishte një aktore shumë e disiplinuar. Nuk kishte asgjë për të fshehur, ishte e shëndetshme, e përgjegjshme dhe e qeshur, pastaj krejt papritur u sëmur nga të ftohtët dhe vdiq. Është absurde. Kishte ardhur koha të rihapeshin hetimet.” Cyril Wecht, patolog, ekspert mjeko-ligjor që e ka parë raportin e vdekjes së Brittany-së,

u shpreh për Grazia-n: “Nëse rezultatet [e reja] janë të vlefshme, atëherë, për mendimin tim, çështja duhet të rihapet. Unë nuk i mohoj rezultatet e autopsisë për aneminë dhe pneumoninë, edhe sëmundjet janë faktorë që kanë ndikuar në vdekje. Më duket e vështirë ta besoj se si është e mundur të helmohesh nga dhjetë apo më shumë metale... është një rast shumë i ndërlikuar, që ngjall dyshime”. Edhe pse Wecht-i është skeptik se mund të bëhet fjalë për helm minjsh, ai sugjeron që trupi i aktores t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera. “Është një pazëll shumë i ndërlikuar dhe ndoshta do t’u duhet të marrin më shumë mostra indesh nga trupi i saj”. Babai i Brittany-së ka këmbëngulur gjithmonë se vajza e tij dhe bashkëshorti vëzhgoheshin nga agjentë sekretë të qeverisë së SHBA-së, pasi Brittany kishte mbështetur Julia Davis-in, një punonjëse e Ministrisë së Brendshme të SHBA-së, e cila ishte përfshirë në rrjedhjen e informacioneve sekrete. Së fundmi, në një intervistë, ai u shpreh: “Ata vëzhgoheshin, edhe me helikopterë. U përgjoheshin telefonat. Brittany kishte frikë të shkonte në shtëpi.” Pas vdekjes së 40-vjeçarit Simon Monjack lindën dyshime mbi mënyrën e tij të jetesës, pasi dikur ishte përfshirë në një mashtrim kartash krediti false. “Monjack-u ishte njeri i mistershëm”, u shpreh Tony Bertolotti para pak javësh. “Por unë nuk e njihja. Ajo që dimë është që dy veta vdiqën [në shtëpinë e tyre] brenda pak muajsh. Zgjohesh një mëngjes dhe një 32-vjeçare vdes papritur; pas pesë muajsh, vdes papritur edhe një i ri tjetër. Nuk e di çfarë ka ndodhur, por është e sigurt që këtu fshihet diçka. Ne dimë vetëm që kishte diçka që s’shkonte”.

Brittany me bashkëshortin Simon Monjack në vitin 2008.

? R A U M L E H ËSHTË PËRGATITI

Doriana Tuxhari / FOTO

Profimedia

33


Ermonela Jaho

FEMRA E VITIT E keni zg jedhur ju! Sondazhi “Femra e Vitit 2013” u zhvillua nga Grazia nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter, për më shumë se një javë NGA

34

Doriana Tuxhari

30%

ra të sondazhit Kryesoi që në minutat e pa e keni Ju dhe fitoi gjithsej 223 vota. n, por edhe erë rri ka r pë ëm vet vlerësuar jo për këtë nismë roj de ën fal “Ju për look-un. publikun për dhe gjithashtu falënderoj skluzivisht për preferencën”, u shpreh ek ë botërore. Ajo Grazia-n sopranoja me fam nat operistike më vazhdon të ngjitet në ske teatri “La Scala” i të rëndësishme të botës, si politane e NjuMilanos apo Opera Metro do të interpretojë Jorkut. Gjatë muajit janar Londrës. në Operën Mbretërore të


Fadil Berisha, Arsim Berisha, Orsola Mema, Profimedia / STILISTE Mirela Nurçe

_SONDAZH

Angelina Jolie

Jonida Maliqi

FOTO

23%

Rita Ora

14%

E keni vlerësuar në vendin e dytë me 178 vota. Jonida Maliqi së fundmi ka pasur angazhime të shumta si prezantuese e “Dancing with the Stars” dhe si konkurrente te “Kënga Mag jike”. Meg jithatë, ajo e g jeti kohën të shprehte falënderimin e saj në Instagram: “Ndihem e nderuar që jam pjesë e këtij sondazhi!”

Me 79 vota, këngëtarja shqiptare renditet në vendin e pestë të sondazhit të Grazia-s. Viti 2013 mund të konsiderohet si viti i saj, sepse ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për muzikën, por edhe për lookun. Së fundmi, ka zyrtarizuar zërat për rolin e Mias në filmin “50 hijet e Grejit”.

11%

Renditet e para ndër personazhet e huaja në sondazhin e Grazia-s me 89 vota. Së fundmi është vlerësuar me çmimin honorifik “Oscar” për bamirësi. “Mad, nuk do të qaj, të premtoj!”, iu drejtua të birit, Maddox, në momentin e marrjes së çmimit.

22% Këngëtarja është vlerësuar e treta në klasifikimin e Grazia-s me 152 vota, ndërsa në të g jitha eventet muzikore ku ka marrë pjesë, ka dalë e para. I fundit ishte “The Voice of Italy”, ku konkurroi nën drejtimin e Riccardo Cocciante-s.

Elhaida Dani

35


_INTERVISTË

E M I A N Ë N , T I D U V I L L O H Ë T E V A E N H O D K I M Y A D R G A T S N I VA JZA E Ë N H D Ë E R J I R M R E J “ A E S R O T K A JETA E T E H Ë B Ë T Ë R I H KA DËS 36


Ireland Baldwin, 18 vjeçe, në një foto që nxjerr në pah ng jashmërinë me nënën, aktoren Kim Basinger (majtas). Fustan pambuku, me stil të viteve ’50 (DSquared2).

nd la Ire Baldwin

Ë N U E DH . N I W D L BA C E L A E H D R E R G O N P I , S E A L B E D M I O K M I S N O N U asco P . E : Michela Gu D I S O e st L ’E D TAB : Roberto a Coppa F n o im S ” E M I A N Ë SI N TILISTE

OTO

NGA

37


_INTERVISTA

T-shirt mëndafshi me mëngë të shkurtra, fund i g jerë me vija e me figura dhe me fustë me tyl (të g jitha DSquared2).

JAM GJITHMONË ONLINE DHE E SHOH VAZHDIMISHT TWITTER-IN. NËSE JAM OFFLINE, DO TË THOTË QË MË ËSHTË PRISHUR TELEFONI

»

38


I

reland Baldwin, 18 vjeçe, nuk ka vendosur ende kujt do t’i ngjajë. Në disa nga fotot e shërbimit tonë fotografik ka të njëjtat sy tërheqës të të atit, Alec Baldwin. Në disa të tjera ka profilin e përsosur të nënës, Kim Basinger. Në Instagram gjendet me të dy mbiemrat, Ireland Basinger Baldwin (irelandbbaldwin), ka 56 mijë ndjekës dhe ka postuar 1 073 fotografi: me të dashurin (sërfistin Slater Trout), shoqet, qenin dhe të tjera duke bërë joga majë një shkëmbi në det apo duke bërë stretching në plazhin e Malibusë. Pastaj pjatat e ndryshme: sushi, kapreze, pasta, hamburger, siç është bërë traditë në rrjetet sociale. Jeta e saj rrjedh online. Edhe në tabloide. Këtë verë babai, që është martuar me mësuesen e tij të jogës, Hilaria Thomas (29 vjeçe), ka lindur vajzën e dytë, Carmen Gabriela. Ireland-i i ka shkruar një letër të hapur motrës së vogël në faqen e Tumblr-it: “Mirë se erdhe në një familje pak të çmendur, të vogël. Mos harro asnjëherë që prindërit e tu të duan shumë... dhe ki parasysh që pijen tënde të parë duhet ta konsumosh me mua, mos e harro këtë”. E ëmbël dhe e ndrojtur. Ireland Baldwin-i është kështu. Sa tweet dhe foto postoni për një ditë? Nuk e di numrin e saktë, por jam gjithmonë online dhe e shoh vazhdimisht Twitter-in. Nëse jam offline, ka vetëm dy shpjegime. E para: do ta kem harruar diku celularin. E dyta: më ka rënë, është prishur dhe po nxitoj të blej një të ri. Sa këngë keni në iPod? 18 mijë.

39


_INTERVISTË

KAM MËSUAR TË JEM MË E LIRSHME, TË MOS KEM GJITHÇKA NË KONTROLL

Kënga juaj e parapëlqyer është... Nuk kam vetëm një. Po të bëj një listë, duhet të flas me orë të tëra. Jeni rritur mes yjeve të kinemasë. Cili është aktori juaj i parapëlqyer? Jack Nicholson, por ka edhe shumë të tjerë. Më pëlqen edhe ai që luan gjithmonë çift me Audrey Hepburn-in, si quhet? Cary Grant. Pastaj Heath Ledger, u prehtë në paqe… (dy herë kandidat i çmimit Oscar për “Kalorësin e errët”, të cilin e fitoi pas vdekjes, në vitin 2009. Humbi jetën më 2008, 28 vjeç). Filmi që mund ta rishikoni pa fund? “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”. Aktorja që adhuron? Një minutë, duhet të mendohem… Ah, po, Meryl Streep! Në ç’qytet parapëlqen të jetosh? Në Los Anxhelos. Në Europë? Në Milano. Cila është pika jote më e fortë? Jam e organizuar deri në detaj. Po pika jote më e dobët? Dikur kam vuajtur nga çrregullime obsesivekompulsive (OCD). Kam ende nevojë për terapi. Kam mësuar të jem më e lirshme, të mos kem gjithçka në kontroll, të mos rri duke vënë në rregull dhe duke pastruar gjatë gjithë kohës. Tani di që të bëj rrëmujë rreth meje. 40

»

Bukuri bionde NGA

Kujtimi më i bukur i fëmijërisë? E keni fjalën për ndonjë gjë apo për ndonjë çast? Si të doni ju. Long Island në verë, bashkë me prindërit e mi. Cili është filmi që i pëlqen më shumë mamasë tënde? “Batman”. Po i babait? “The cooler”. Në Instagram keni shumë foto duke bërë ushtrime fizike. Ju pëlqen të qëndroni në formë? Po. Ushtrohem gjashtë ditë në javë, dy herë në ditë. Dhe në darkë nuk rri kurrë vonë, sepse po fjeta më pak se 12 orë, jam e vdekur. Orari im ideal është nga ora tetë në mëngjes deri më tetë në darkë. Gjumi dhe ajri i pastër janë kura ime për të qenë e shëndetshme. Cila festë ju pëlqen më shumë? Halloween-i. Një udhëtim apo pushimet që nuk do t’i harroni kurrë? Krishtlindja e fundit, mes maleve të Idaho-s, me Slaterin, të dashurin tim. Më mësoi të bëj ski dhe sporte të tjera në borë. Sa bukur! E keni vendosur se çfarë do të bëheni kur të rriteni? Deri para pak vitesh do t’ju isha përgjigjur: veterinere. Më pëlqen të jem modele, por dua të bëhem aktore, e mirë si nëna ime.

Michela Guasco

Baldwin-it (dhe Si fanse e çmendur e Alec ziv ku ai është e “30 Rock”, seriali televi noj në shërbimin protagonist), u ofrova të pu erdhi në set, Kur fotografik me Ireland-in. (nuk shkoi një drejt e nga Los Anxhelosi m pak të ndrojtur herë në hotel), po ndiheshi të kaliforniane para kësaj vajze shumë e gja më bionde. Në të (185 cm pa taka) dhe shu dhe prejardhjen, vërtetë, me gjithë gjatësinë pas pak minutash ishte ajo e ndrojtura. Por a mbi prindërit, filloi të na tregonte anektod ron. i adhu qenin dhe të fejuarin, që lqejnë dhe Makijazhi dhe flokët i pë en e t’i postojë në vazhdon të fotografojë vet rbimin fotografik Instagram. E fillojmë shë torantit “Ceresio në muzg në tarracën e res ndien lodhje. 7”. Ireland-i duket se nuk

Gjatë punës me parukierin Domenic Di Campo. Lart: Ireland-i duke pozuar para fotografit Roberto D’Este.


I ndërtuar më 2001, hoteli me katër yje është i pozicionuar në zemër të Tiranës, në zonën e “Bllokut”, vetëm disa metra larg bulevardit, Presidencës, ambasadave kryesore, si dhe selive qendrore të organizatave të huaja. Përjetoni një përvojë të pakrahasueshme në një vend të paqtë. hoteli ideal për udhëtime biznesi, bari është vendi më i mirë për takime jozyrtare dhe “për të vëzhguar njerëzit”, madje edhe në orët e vona. Ambienti relaksues i restorantit ju jep mundësinë të mblidheni së bashku me miqtë ose bashkëpunëtorët tuaj dhe të shijoni pjata të shijshme tradicionale dhe mesdhetare. spa center, maksimumi i relaksit, ndjesi ekskluzive. “Aquagym”, ushtrimi i duhur për një trup perfekt….

www.grandhoteltirana.com

GRAND HOTEL TIRANA Rr: “Ismail Qemali”, nr 11 Tiranë | tel: +355 4 2259 219 / 220 info@grandhoteltirana.com 41


I bukur? Jo, jam i aftë të shkruaj bukur. Genti Zotaj, ishprezantuesi i “DWS” kthehet në qendër të vëmendjes, pas suksesit të shpejtë që pati një shkrim i hedhur në blogun e tij. NGA

Stanela Kostollari Armand Habazaj

FOTO

ti en G Zotaj:

TANI DUHET TË MË LEXONI! 42

“Djali i pashëm” është po kaq “i pashëm” edhe në mendimet e tij. Si mund ta zbuloni? Mjafton të lexoni një shkrim të postuar në blogun e tij: “A mund të rritej një Steve Jobs në Shqipëri?”. Brenda pesë ditëve të para të postimit, shkrimi u lexua nga 3 000 vetë dhe u shpërnda mbi 600 herë. A është ky fillimi i një profesioni të ri? Në një intervistë për Grazian, Genti Zotaj rrëfen... Keni zgjedhur një formë tjetër për të qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, apo jo? Median e re! E kam fjalën për blogun tuaj. Si lindi ideja? Nuk e krijova blogun, sepse mendoja se isha apo jam i aftë të shkruaj bukur. Erdhi krejt natyrshëm, siç mund të vijë për secilin nga ne, që reflekton mbi momente të ndryshme të jetës sonë sociale. Kështu nisi ky blog, duke hedhur mendimet e mia e duke parë se si kisha menduar për tema të caktuara një vit më parë. Pra është një tip ditari joprivat, të cilin mund ta përdor si një histori të mendimeve të mia. Në një prej shkrimeve të tua në blog (gentizotaj. wordpress.com – “A mund të rritej një Steve Jobs në Shqipëri?”), ju bëni një radiografi interesante të jetës sonë dhe nevojës për arsimimin e duhur të shqiptarëve. Menjëherë pasi u publikua, shkrimi u popullarizua shumë shpejt në rrjetin social Facebook, një formë e re për të qenë në qendër të vëmendjes, apo jo? Po ashtu është, u shpërnda shumë shpejt dhe unë u habita, pasi nuk kisha ndonjë qëllim ekzibicionist pas kësaj. Këtë shkrim e kam pasur në mendje prej kohësh, por e shkrova kur një ditë në Pragë më grabitën një shumë parash. Kjo është edhe arsyeja pse them “Faleminderit xhepist!”. Isha shumë i mërzitur atë ditë dhe të nesërmen shkrova atë çka ndieja. Pse mendoni se pati sukses shkrimi? Mbase e mendojmë të gjithë ashtu, njësoj si unë. Mendoj se nuk kam shkruar asgjë më tepër se ajo çka mendojnë shqiptarët e mirë: pa punë nuk ka dhe nuk duhet të ketë sukses të rastësishëm.


Genti Zotaj u përzg jodh moderator i “DWS”, nga reg jisorja Vera Grabocka. Para ftesës së Grabockës ai ka pasur një eksperiencë të shkurtër radiofonike në Top Albania Radio.

Genti, ku keni qenë gjithë këto kohë? Më thoni më mirë ku nuk keni qenë (qesh). Në atë kohë, pas përvojës me Verën dhe Alketën, u duk sikur do të qëndroja shumë gjatë në televizion, por, siç e dija atëherë dhe siç e mendoj ende edhe sot, televizioni për mua nuk është kryesor, edhe pse e dua shumë. Fatmirësisht, pas përvojës në “Dancing” pata një ofertë për të punuar jashtë vendit, për një kompani konsulence, e cila operon në të gjithë Europën Lindore. Gjatë këtyre viteve më është dashur të lëviz në vende të ndryshme, mes Pragës, Italisë, Kroacisë, Vjenës dhe Shqipërisë. Përtej kësaj dhe pavarësisht nga fakti që keni një profesion tjetër, pse nuk iu përkushtuat televizionit? E kam shumë të vështirë të merrem me diçka që nuk e kuptoj se si funksionon. Që do të thotë se është e pamatshme, pa një koncept të saktë suksesi apo dështimi. Çfarë do të thotë kjo? Nëse para tre vitesh merresha me televizion, nuk e kuptoja nëse ishte sukses apo jo. Pak njerëz më tregonin për këtë, çka do të thotë se nuk ishte një masë e mjaftueshme njerëzish, për të kuptuar nëse po e bëja mirë apo keq. Në atë kohë e kisha shumë të vështirë ta vendosja jetën në “dorë” të një diçkaje kaq të pamatshme. Kjo ka qenë arsyeja pse nuk kam investuar karrierën time në media, por kam zgjedhur diçka më të qëndrueshme. Që janë shifrat… (Qesh) Deri diku... Dhe që janë kaq larg botës së televizionit dhe spektaklit… Nuk jam nga ata që mendoj se puna në bankë apo kjo që bëj tani, është e mërzitshme, siç mund të

mendojnë shumica e njerëzve. Aty ekzibicionizmi ka tjetër formë. Ti duhet të kesh sukses në një projekt, një prezantim të mirë apo një produkt të ri, pra ke tregues të tjerë për të treguar se sa do të dukesh me punën tënde. Pra, kjo nuk të pengon që të kesh një jetë me emocione, siç mund të ta falte televizioni. Sa me këmbë në tokë jeni Genti! Në televizion gabohet, pastaj përmirësohesh duke punuar, kemi parë plot personazhe të tilla ndër vite… (Qesh) Jam kërkues, mbase e kam pretenduar që në fillim këtë. Të jem i sinqertë, më mungon televizioni, për atë moment që të vendos menjëherë në qendër të vëmendjes. Nga ana tjetër, jeta që kam pasur deri tani, më ka plotësuar me atë që kërkoja. Ato që na mungojnë? Po pikërisht ato. Na mungon kultura e punës apo mirësjellja, qoftë edhe në profesion? Aty ku punoj, pra në kompaninë e konsulencës, nuk ndodh kjo. Këtu te ne, ambicia është e deformuar dhe sukses quhet çka nuk duhet të jetë i tillë. Paraja nuk përkufizon suksesin. Ka ambicie aty ku punoj sot, por kjo është pozitive. Pra, nëse unë jam mirë, tjetri do të luftojë të jetë mirë, por jo duke u krahasuar me mua apo duke më luftuar. Këtë e kam kuptuar jashtë Shqipërisë. Kompania është ndërkombëtare dhe ka punonjës të kombësive të ndryshme, gjë që ndikon shumë. Po në bankë kështu ka qenë? Jo. Këtë ambient e kam ndeshur në televizion. Media është shumë agresive. Ky është këndvështrimi im se si njerëzit sillen me njëri tjetrin, kur punojnë në televizion. Jemi kureshtarë të dimë se si e ke ndarë jetën gjatë gjithë kësaj kohe, mes Tiranës dhe këtyre vendeve ku punon. A ke më miq? Po një lidhje të qëndrueshme? Jam i lidhur me po të njëjtën vajzë prej vitesh, që para se të nisesha jashtë vendit për këtë punë. Sigurisht nuk është e lehtë, por më lejo të them gjërat e bukura në fillim. Është një emocion fantastik për këdo që pret të realizohet profesionalisht. Pastaj, puna ka qenë fleksibël, pra siç thashë unë vij shpesh në Tiranë, pasi koha më e gjatë që i kam munguar qytetit ka qenë një muaj. Kam njohur andej kultura të ndryshme, gjë që më ka rritur. Sa të vështira janë marrëdhëniet në distancë… Po janë, por nëse funksionojnë, tregojnë se sa të forta janë. Deri tani ka shkuar mirë, jo se dua të them se mund të vazhdojmë gjithmonë kështu, por e kemi menaxhuar marrëdhënien. Do t’ju kthente këtu një projekt në televizion? Varet nga projekti dhe nga personi që do të ma propozonte. Megjithatë, jam i sigurt se televizioni është privilegj dhe përvojën aty duhet ta përdorësh për mirë. 43


_RRËFIM

BUKURIA, MIKJA DHE ARMIKJA IME NGA

Elda Laze / FOTO Armand Habazaj

Bukuria fizike është një “aset” me të cilin mund të lëvizësh shumë gurë. Por deri në ç’pikë? Irma Rrodhe rrëfen për Grazia-n se bukuria mund të jetë edhe armike.

Irma Rrodhe, fizioterapiste, 25 vjeçe, aktualisht punon si pedagoge. Fustani dhe palltoja: Sandro Ferrone. 44


M

ë quajnë Irma dhe po, kjo vajza në foto jam unë. Ju ndoshta po mendoni: “Ja dhe një bionde më shumë, që nuk i duhet të lëvizë as gishtin më të vogël për të arritur atë që do, vetëm sepse është e bukur”. Nuk dua ta marr si të mirëqenë këtë paragjykim, por nga përvoja e kam ndier shpesh se bukuria ime ka pasur jo gjithmonë efekt pozitiv te njerëzit. Sa te femrat, aq edhe te meshkujt. Ndonjëherë madje më është kthyer në një disavantazh të madh. Vlerësimi që i bëj vetes si femër e bukur nuk mbështetet tek ajo që i them vetes kur shihem në pasqyrë. Që adoleshente, djemtë tërhiqeshin prej pamjes sime. Në sytë e shoqeve të klasës shihja pak adhurim e pak zili për format e mia elegante në trup dhe simetrike në fytyrë, për sytë bojëqielli dhe flokët e verdhë. S’kam pse druhem të them se jam ndier e përkëdhelura e fatit që Zoti apo natyra më kanë dhuruar të gjitha karakteristikat, që, sot për sot, më klasifikojnë në klubin e të bukurave. Po të thosha të kundërtën, modestia ime do të quhej hipokrizi. Në këtë pikë, kam qenë gjithmonë e sinqertë me veten. Reagimet pozitive ndaj pamjes sime më kanë mësuar të kujdesem dhe të ndihem mirë me veten. Ato kanë lehtësuar pasiguritë e mia dhe kanë qetësuar “krizat e identitetit”, tipike për moshën. Por kjo gjë zgjati deri në adoleshencë. Më saktë, bukurinë e kam parë si privilegj deri në adoleshencën e vonë. Më pas gjithçka ndryshoi. Unë jam rritur në një qytet të vogël dhe, me të mbaruar shkollën e mesme, erdha në Tiranë për të studiuar fizioterapi në Fakultetin e Infermierisë. Kisha dëshirë të isha e pavarur ekonomikisht që në bankat e shkollës dhe të fitoja përvoja të reja, prandaj fillova të kërkoj punë që kur isha studente. Këtu filluan problemet. Pamja e jashtme filloi të më bëhej pengesë. E kam ndier që në minutat e para të takimit me personat që më kanë intervistuar. Si femrat, ashtu edhe meshkujt kanë mbajtur 45


_RRËFIM

DOJA TË ISHA ‘BIONDJA E HEKURT’, E DOMOSDOSHME PROFESIONALISHT PËR VENDIN E PUNËS

të njëjtin qëndrim: vetulla të ngritura me dyshim, një hije nënqeshjeje në fytyrë. Nëse më intervistonin femra për një vend pune, zakonisht më pyesnin nxitimthi, sikur të mos kishin kohë, me një ton të ftohtë dhe aspak miqësor, gati-gati si me indiferentizëm dhe duke iu shmangur shikimit tim. Jam ofenduar? Po. Ndihesha e nënvlerësuar, sepse nuk e merrnin mundimin të dëgjonin çfarë kisha për të thënë apo të më jepnin mundësinë për të punuar. Për më tepër, duke qenë pa përvojë, kam pranuar të punoj në punë të ndryshme, si shitje, promocion, arredim, menaxhim, modeling, marketing. Nga një punë te tjetra kam kuptuar që në Shqipëri femrat e bukura nuk janë me fat, përkundrazi. Por, dëshira për t’ia dalë mbanë më ka bërë të kapërdij lotët, të lë mënjanë krenarinë dhe sedrën. Sa herë kam thënë me vete: “Sa 46

të futësh këmbët në profesionin tënd, pastaj do të punosh dyfishin e të tjerëve që t’ua mbushësh mendjen se vlen profesionalisht.” E kështu ndodhi vërtet. Më në fund, pas përvojash të vogla si fizioterapiste, arrita të pasuroj pak e nga pak CV-në time. Një ditë arrita të siguroja një intervistë për një qendër të njohur estetike. U gëzova! Para se të nisesha për intervistë, u sigurova të kisha një look të rregullt, por nuk bëra asgjë për t’u zbukuruar më tepër se ditët e tjera. Zakonisht jam tip që më pëlqejnë fustanet e shkurtra dhe veshjet sportive. Atë ditë zgjodha një veshje të errët e tepër serioze. Nuk duhet të më pëlqente vetja. Ky ishte qëllimi i një kujdesi disaorësh për t’u bërë gati. Duhet të dukesha e rregullt, por jo tërheqëse. Para se të dilja, e pashë mirë veten në pasqyrë. Isha unë, por me një fytyrë të ftohtë e të vendosur për të fituar atë vend pune. E fitova vendin e punës! Më thanë që mund të rrija edhe ca ditë pushim, para se të nisja zyrtarisht. Por këmbëngula që isha gati të filloja që të nesërmen. Në orën 7 të mëngjesit, zilja më njoftoi që për mua niste një jetë e re. Një jetë me plot 13 orë pune në ditë. Vazhdoi kështu për shumë kohë. Kishte raste që kur kthehesha në shtëpi, bija si e vdekur në shtrat e të nesërmen gdhihesha me të njëjtat rroba të një dite më parë. Më duhej të punoja më shumë se koleget e mia, e kisha këtë sfidë me veten. Nuk doja të përflitesha si biondja simpatike që zbukuronte qendrën me praninë e saj. Doja të isha “biondja e hekurt”, e domosdoshme profesionalisht për qendrën. Kështu ndodhi vërtet! Erdhi një ditë që prania ime në qendër u kthye në domosdoshmëri. Por, në të njëjtën kohë mua më erdhi dëshira të bëja paqe me veten dhe me pamjen time. Pata sakrifikuar shumë më tepër nga çdo të bënte çdo vajzë në moshën time. Kur mikeshat e mia dilnin të shtunave në klubet e natës, unë isha ende duke punuar. Nuk mund të vazhdoja të sakrifikoja aq gjatë për të bindur të tjerët që përtej një fytyre të bukur fshihet një njeri, që si të gjithë të tjerët do të punojë e të jetojë pa u paragjykuar. Jam 25 vjeçe, sot kam filluar përsëri një përvojë të re që më pëlqen shumë. Prej pak muajsh jam bërë pedagoge dhe jap lëndën e rehabilitimit në mjekësinë sportive, pranë një universiteti privat. Tashmë, CVja ime është e gjatë, di ta vërtetoj shumë shpejt që jam një profesioniste e zonja dhe t’ua fitoj lehtë zemrën kolegeve.


JURIA E MODËS Nga palltot oversize tek animal print, gjithçka lejohet nëse bëni kombinimin e duhur. Frymëzohuni për stile të ndryshme veshjesh mbrëmjeje nga personazhet e zgjedhura në këtë rubrikë.

oto/La Profimedia, MondadoriPh FOTO Armand Habazaj,

zzari Team/Chiarlo

PANELI YNË KLODI MENGRI Drejtore kreative pranë televizionit “Klan”. Kujdeset për imazhin e moderatorëve kryesorë të këtij televizioni, si dhe të shumë personazheve të tjera.

Victoria Beckham KLASIKE DHE CHIC

KLODI MENGRI

Është një ikonë mode, me një elegancë të pastër, feminilitet, përmbajtje angleze. Edhe me këtë veshje është një model frymëzimi stili të pagabueshëm. 

MIRANDA DUPI

MIRANDA DUPI Drejtore kreative në Albanian Screen, është kujdesur për imazhin e personave publikë të këtij televizioni, si dhe të personazheve publike, si: Juliana Pasha, Olta Boka dhe Alban Skënderaj.

ENDRIT MËRTIRI Është fotograf mode. Në marrëdhënie të ngushtë me modelet, falë agjencisë së themeluar prej tij, Mërtiri ka krijuar dhe ka realizuar imazhin e editorialeve të modës të publikuara në shumë revista shqiptare.

Nuk më çudit dhe as nuk më et shton kureshtjen. Më shumë duk ur, vesh ka ë çfar sikur do të fshehë sesa ta vërë në pah. Këndshëm, por jo aq sa për t’u mahnitur. 

ENDRIT MËRTIRI

Më pëlqen paraqitja e saj mjaft minimaliste dhe chic me këtë xhaketë oversize të koleksionit të saj dhe këpucë Casadei me takë, shumë seksi. Ajo di ta ruajë të pastër dhe të thjeshtë stilin e saj, duke u bërë g jithnjë e më shumë kryefjala e modës. 

47


JURIA E MODËS

Rita Ora

ANIMAL PRINT

Olta Gixhari

TYL DHE DANTELLË

Alketa Vejsiu

KADIFE KLASIKE

KLODI MENGRI

KLODI MENGRI

KLODI MENGRI

përmbajtur Valentino klas, femëror, i ht linjave llis eku dhe i përshtatur mr është nta Ça dhe personalitetit. rast. ë kët për kombinimi i duhur 

MIRANDA DUPI

apëlqen Është një personazh që par c. Në chi aft një stil të sigurt, por mj i që ka des kuj këtë kombinim bie në sy et prej dal san treguar për të kombinuar je. ife kad j kastori me fustanin pre 

ENDRIT MËRTIRI

theksohen Linjat e bukura të Alketës dalet mjaft me këtë fustan të zi dhe san inuara. Por elegante dhe të mirëkomb ur, nëse çanta e veshja do të ishte më e buk me një kuletë të kuqe do të zëvendësohej ë të theksuar. madhe, sigurisht në ng jyr 

48

bukura, Fundi dhe bluza, të dyja të Për eventin por jo të veshura bashkë . kodi i në fjalë (prezantim libri), si veshje veshjes do ta përcaktonte hme . ats sht për të ak pak ose asp 

MIRANDA DUPI

ur, por do Është një kombinim i buk pjesën e në që er lqy të kisha parapë fund një r hu ves hte poshtme të kis pa të pul ka ta Ol je. në formë cigare në pah ë err nxj t’i et duh bukura, të cilat jata. g të hje ves me jë e jo t’i mbulo 

ENDRIT MËRTIRI

Marylin, Për një femër me forma ala shumë hje jed zg të theksimi i belit ësh bukur aft mj jan ng e g jetur. Dantella . Do të tës Ol të ete në look-un prej kok vend në e nës më shu më pëlqente më të ldi era sm ë jyr ng a të fundit me pal të d fun një r hu ves çelët, do të kishte më te on shk t’i do që errët deri te g juri, s. hje ves të e ërm sip e shumë me pjesën 

sonalizuar. Prezantohet me look të per dhe thjeshtësia Është interesante eleganca pa rregulla, rock. bardhezi në llojin ala Rita, , që krijojnë Stile të përziera çuditshëm Fantastike! harmoni dhe personalitet. 

MIRANDA DUPI

cë me Si g jithmonë krijon tenden këtë Në e. hm ims gux kombinimet e t kombinimi i veshje më pëlqen veçanërish mbetet pa rënë sandaleve me peliçe. Nuk ur në flokë. në sy aksesori që ka vendos 

ENDRIT MËRTIRI

animal print E veshur kokë e këmbë nën ë, kuletë kok në a zebër dhe detaje të art sjell më ë par të dhe duar. Në pamje tëve”. ma dal 1 “10 e ndërmend pak Krudelian heq tër si se a Por më pëlqen mënyr e saj, pa e vrarë vëmendjen me kreativitetin ë të tjerët. ojn nd mendjen se çfarë me 


_OPINION

Koloreto Cukali

Mes të jetuarit shpejt e ngadalë Kam parë vetëm një Fast&Furious, të parin. Të tjerët më pas, më krijuan përshtypjen se thjesht krijuan një produkt komercial të bazuar mbi shpejtësinë. Dhe ja ku Paul Walker, ylli i filmit vdes në moshë të re, po nga shpejtësia. Jetojmë në një kohë të shpejtë. Dikush që jeton në Londër a në NjuJork, kur vjen në Tiranë e ka të vështirë të mësohet me lëvizjen e njerëzve në rrugë. I duket se lëvizim shumë ngadalë. Por g jithçka rrotull nesh na fton të jetojmë më shpejt. Reklamat televizive, interneti dhe shpejtësia e informacionit, njohjet e reja, klubet e reja, VIP-at e rinj, ofertat celulare, g jithçka ndodh me shpejtësi duke na detyruar (më shumë se duke na ftuar), që të nisim të vrapojmë. Por jo të g jithë vrapojnë. Ca nuk duan, ca nuk munden. Sa e bukur, sa e mirë, sa e ëmbël, sa e... ngadaltë!

Të g jitha instrumentet e shoqërisë sonë lëvizin shumë ngadalë. Politika emancipohet ngadalë. Sedra preket shumë shpejt. Gjyqet kryhen shumë ngadalë, impulsi kriminal, në të kundërt, ndodh në një çast. “Deg jenerimi“ televiziv nuk përputhet fare me mentalitetin e atyre që shohin nga 2-3 telenovela çdo ditë. Krijimi i famës është aq i shpejtë, ndërsa ndërtimi i talenteve shumë i ngadaltë. Ne shkojmë në restorant dhe hamë shpejt. Vrapojmë edhe kur kemi dalë për të bredhur kot. Duket sikur mënyra jonë e jetesës lëviz shpejt, por, në të vërtetë, Shqipëria është një vend që ecën shumë ngadalë. Shqipëria si emigranti i fundit Shqipëria ka ritmin e emigrantit të fundit. Shoqëria ecën me hapin e më të ngadaltit, thoshte dikush. Merrni emigrantët. Ndër ata miliona emigrantë

Paul Walker, ylli i filmit Fast&Furious,

humbi jetën në një aksident automobilistik për shkak të shpejtësisë.

që kemi shpërndarë nëpër botë, disa janë integruar plotësisht. Në mënyrën e jetesës, të punës, suksesit e realizimit, ata kanë arritur të përshtaten shpejt. Të ecin shpejt. Ka emigrantë të tjerë që edhe pas 20 vitesh nuk kanë mësuar akoma mirë g juhën, kanë mësuar si t’i dredhojnë sistemit andej, por nuk arritën kurrë ta përballojnë atë. Meg jithatë, jo g jithmonë e jo të g jithë duan të vrapojnë. Disa do të parapëlqenin të lëviznin ngadalë ose me shumë pushime në mes. E para që nuk përputhet mirë është koha e meshkujve dhe e femrave. Koha e femrave

Para pak ditësh, një lajm u përhap në mënyrë virale: historia e aziatikut që u hodh nga kati i 7-të i një qendre tregtare nga stresi se e shoqja pas shumë orësh pazari,vendosi të futej dhe në një të fundit, pavarësisht nga kundërshtimet e tij. Çështje kohësh. Lidhjet tona krijohen shumë shpejt dhe vdesin po aq shpejt. Njoh njerëz që rendin për t’u martuar dhe ndahen pas 6 muajsh. Miqësitë në FB janë ura të pakoaluduara komunikimi. Ndodhin shumë shpejt. I humbim miqtë po aq

shpejt sa i zëmë. Konflikti më i madh me shpejtësinë është kur përplaset ritmi që kemi brenda, me atë jashtë. Unë e quaj shpejtësi televizive. Shpejtësia televizive

Deri dje jetonim ritmin biolog jik të jetës. Jeta ka një ritëm të vetin, që besoj matet me rrahjet e zemrës. Sot, ritmi ynë është televiziv. Ne kujtojmë se bota ecën me shpejtësinë e televizionit, me të njëjtin ritëm që ndërrojmë kanalet televizive, me të njëjtin ritëm që ndërrohen planet e një filmi. Shoh vazhdimisht makina që i bien borisë me urg jencë. Disa të tjera parakalojnë shumë shpejt. Pjesa më e madhe e këtyre shoferëve nuk ka ndonjë punë për të bërë. Ecin me shpejtësi për të mbërritur te kafja ku do të rrinë 3 orë pa bërë asg jë, ulur. Njerëzit që humbin jetën nga shpejtësia, gabimisht i konsiderojmë si njerëz që “kanë jetuar me shpejtësi”. Unë mendoj që thjesht kanë dashur të jenë më të shpejtë se të tjerët, në mjetin e gabuar. Ka të bëjë me shpejtësinë e të menduarit. Ne vrapojmë shumë, por për fat të keq mendojmë ngadalë.

49


MINIXHUPA, MAKSIP MAKSIPALLTO, PULOVRA TË VOGLA DHE PANTALLONA: KA ARDHUR KOHA E MODËS ANGLEZE CARNABY NABY CHIC.

Nga Morgane Bernard Foto Marc Philbert

S

M I H T R Ë P H

H S A R Y J NG

50


Pallto leshi 3.1 Phillip Lim, bluzë Tara Jarmon, fund pambuku Victoria Beckham, rrip lëkure Sonia Rykiel, këpucë lëkure Carven, unazë argjendi Hermès. Faqja përbri: pallto vinili dhe kadifeje Wanda Nylon, pulovër leshi Liu Jo, dorashka Carven. Në të gjitha fotot: kapelë Monoprix.

51


52



Pallto leshi Stella McCartney, triko leshi angore Hôtel Particulier, pantallona lëkure Allude, rrip lëkure Sonia Rykiel, çantëzarf prej lëkure dhe plastike Giuseppe Zanotti. Faqja përbri: Xhaketë leshi Jacquemus, pulovër Esprit, pantallona lëkure Hermès, syze, këpucë dhe çantëzarf Carven. Modele: Tosca, holandeze, nga agjencia “A Models Amsterdam”. Flokët: Sonia Duchaussoy; grimi: Jean-Charles Perrier; asistentstiliste: Marion Renoux dhe Alexandra Bourgault.

54


5 55


Ë V I D Ë J N I S J A J G N H J E QË S E V E M L L Y N JË T Ë ND IHE SH SE T IN Ë N A R U H D VJE DUKEN SI TË EMIN A T E M N E T A S E NJË FIL MI: BI TË M . A Z E Z Ë T TALE O S E M E KR I S KIMI . I T S I F O S Ë C G R IM G J IT H A , N J Ë idt & Gorges NGA

Pallto me detaje lëkure pitoni Simonetta Ravizza, dhe të brendshme Liu Jo me zbukurime dantelle (249 euro), varëse me kristale Giuseppe Zanotti Design, sandale me lëkurë krokodili Prada.

56

lio / FOTO Schm

Tamara Gianog


57


Pellush Diego M, (2 290 €) sipër një fustani bust me rrip me tokëz floriri Aquilano. Rimondi (1 160 €), varëse perlash Valentino Garavani. Faqja përbri: peliçe me rrip lëkure (231,50 €), fund (101,50 €), të g jitha Siste’s, kanotierë me dantellë Intimissimi (25,90 €), unazë Victoria, dorashka lëkure Sermoneta, këpucë Gucci.

58


59


60


Pallto prej leshi me jakë me lëkurë lepuri (1 296 €), fustan pambuku me dantellë dhe detaje me bizhu, të g jitha Clips (622 €), çantë (Valentino Garavani), këpucë me taka (Gucci). Faqja përbri: rrip me fjongo (178 €) sipër një fundi dhe bluze, të g jitha Luisa Spagnoli (145 €), syze Michael Kors, çantë me përbërje metali Sara Battaglia, këpucë me taka të larta (Bottega Veneta).

61


Fustan tub Via Delle Perle VDP (475 €), shall Elisabetta Franchi, varëse floriri në formë g jarpri dhe me diamante Bulgari, byzylyk Roger Vivier, rrip Emilio Pucci, çantë Giuseppe Zanotti Design, këpucë Bottega Veneta. Faqja përbri: fustan prej leshi dhe mëndafshi dhe dorashka prej lëkure, të g jitha Gucci, varëse prej metali me kristale Swarovski. Modele: Aiste; flokët: Roberta Bellazzi @ Aldo Coppola Agency; produktet e flokëve: L’Oréal Professionnel; grimi: Elena Pivetta @ Greenappleitalia. com, me produkte Mac Cosmetics.

62


63


_MODË

Becato, 19 euro @ Glamour

Dueli i modës BAD GIRL VS GO GOOD D GIRL Lollipops, 11 600 lekë @ Coin Tirana

372 euro @ Paola Frani

Moschino, 1 116 euro @ Coco

170 euro -30% ulje @ Liu Jo

Luisa Spagnoli, 145 euro @ Glamour 55 euro @ Max & Co

MOSCHINO

4 999 lekë, me ulje 3 999 lekë @ Koton

Betsey Johnson, 20 500 lekë @ Coin Tirana

VALENTINO

Parfois, 1 890 lekë @ TEG

Armani Jeans, 34 500 lekë @ Coin Tirana 64

Cesare Paciotti, 660 euro - 20% @ Mr. & Mrs. Shoes


_E DUA KËTË LOOK!

ANTONIO MARRAS

1.

FOTO: ARMAND HABAZAJ, MONDADORIPHOTO/LAZZARI TEAM/CHIARLO

f e r e v i d Fun

1. 105 euro @ Sandro Ferrone 2 kë @ TEG 2. M Mango, 4 990 llekë 3. Parfois, 5 790 lekë @ TEG 4. Becato, 320 euro @ Glamour 5. Salvatore Ferragamo, 1 450 euro @ Jardin de Paris

Është i rehatshëm, por njëkohësisht seksi dhe elegant. I përshtatshëm për të plotësuar të gjitha kodet e veshjes. Mund ta vishni nga mëngjesi deri në mbrëmje,, mjafton të ndërroni këpucët. j p NGA

muça Anisa Allmuça

3 3.

2.

5. 4.

65


_SHOPPING

r ë m i d Për një ë t h o r g të n EMPORIO ARMANI

të. oh ft së ës in st e t je h es v a g Ka diçka tërheqëse n është in këtë dimër, Nëse doni të dini çfarë det më të mira Grazia ka zgjedhur tren NGA

66

am/Chiarlo

ndadoriPhoto/Lazzari Te

Anisa Allmuça / FOTO Mo


_SHOPPING S

320 euro @ Max & Co

Naf Naf, 21 900 lekë @ Coin Tirana

288 euro @ Sassofono

Space Couture, 490 euro @ Glamour

Paolo Casalini, 175 euro @ Glamour

Zhytu në pallto si këto!

Teresa Tardia, 660 euro @ Paola Frani

Pamela Milano, 475 euro -30% ulje @ Boutique Alviero

Edhe pse temperaturat janë të ulëta, nuk do të thotë që ju duhet të sakrifikoni stilin. Mjaftonn të zg jidhni pallton e duhur. Këto modele janë të përshtatshme si g jatë ditës, edhe në mbrëmje. Zg jidhni modelet e preferuara dhe filloni shopping-un.

Maison Weill, 590 euro @ Reflex

Paolo Casalini, 260 euro @ Glamour JCM, 310 euro @ Glamour 67


STELLA MCCARTNEY

_SHOPPING

320 euro @ Max & Co Paul & Shark, 625 euro @ Reflex

Armani Jeans, 59 900 lekë @ Coin Tirana

Luisa Spagnoli, 480 euro @ Glamour

Escada, 1 150 euro @ Reflex

680 euro @ Reflex 378 euro @ Max & Co 68

420 euro -20% ulje @ Liu Jo

Matteo Pecchioli, 690 euro, me ulje 400 euro @ Jardin de Paris


TEMPERLEY

Luisa Spagnoli, 100 euro @ Glamour

Salvatore Ferragamo, 375 euro @ Jardin de Paris

Escada, 195 euro @ Reflex

Aksesorët dimërorë Mbajeni larg të ftohtët me këto aksesorë në dimër. Grazia ka zg jedhur g jithçka: nga dorezat te kapuçat, për t’ju mbajtur ngrohtë e për t’u dukur elegante. Mund të dukeni bukur edhe në dimër! Grazia ju këshillon…

2 200 lekë @ Tres Jolie

Parfois, 1 790 lekë @ TEG

Paolo Casalini, 60 euro @ Glamour

Tricot Chic 265 euro -20 % ulje @ Reflex

69


MULBERRY

_SHOPPING

1

16

2 15

3

14

Oh, çanta dhe këpucë!

4

1. Braccialini, 43 900 lekë @ Coin Tirana 2. Alviero, 51 660 lekë @ Coin Tirana 3. 230 euro @ Max & Co 4. Salvatore Ferragamo, 1 090 euro @ Jardin de Paris 5. Kocca, 14 900 lekë @ Coin Tirana 6. Vittorio Virgili, 385 euro -20% ulje @ Mr. & Mrs. Shoes 7. 537 euro -20% ulje @ Mr. & Mrs. Shoes 8. 250 euro -30% ulje @ Liu Jo 9. Alviero, 225 euro -20% ulje @ Boutique Alviero 10. 265 euro -30% ulje @ Liu Jo 11. Salvatore Ferragamo, 400 euro @ Jardin de Paris 12. 555 euro -20 % ulje @ Mr. & Mrs. Shoes 13. Casadei, 575 euro -20% ulje @ Mr. & Mrs. Shoes 14. Guess, 32 100 lekë @ Coin Tirana 15. Chiarini Bologna, 225 euro @ Glamour 16. Salvatore Ferragamo, 350 euro @ Jardin de Paris

5

6

70

13

11

9 7

8

12

10


Luisa Spagnoli, 345 euro @ Glamour

Koan, 9 250 lekë @ Coin Tirana

Seksi edhe me triko

HnM

BURBERRY

Këtë vit trikot nuk janë vetëm të ngrohta, por edhe seksi. Stilistët plot imag jinatë kanë krijuar modele që janë një must i këtij sezoni. Kombinimi i trikove me veshje lëkure është in edhe në mbrëmje.

60 euro @ Sandro Ferrone

Pepe Jeans, 15 500 lekë @ Coin Tirana

110 euro @ Max & Co Paolo Casalini, 145 euro@ Glamour 71


BADGLEY MISCHKA

_SHOPPING

Escada, 855 euro @ Reflex

e m u l l i t h s ë b M a p u h x e h d e ç i l e p Luisa Spagnoli, 795 euro @ Glamour 195 euro @ Sandro Ferrone

1 274 lekë, me ulje 892 lekë @ Chantel

1 287 euro @ Paola Frani

72 2


JULIEN DAV DAVID

13 000 lekë @ Tres Jolie

125 euro @ Sandro Ferrone

329 euro @ Sassofono

175 euro @ Max & Co

Escada, E Es cada, 465 euro @ Reflex

Alviero Martini 1a Classe, 443 euro -30% ulje @ Boutique Alviero Luisa Spagnoli, 378 euro @ Glamour 73


_MODË

t i l i t s ë t m i k r ë Në k NGJYRA ËR EDHE NË DIM për të mos Dimër, ftohtë? Nuk është justifikim nga stilet ndjekur modën. Këtu po sjellim disa . që kemi “gjuajtur” rrugëve të Tiranës

LOOK-U

MË I MIRË VILMA GJYSHI

Ky kombinim i pastër bardhezi me këpucët e kuqe me majë na tërhoqi menjëherë vëmendjen. Palltoja me viza të g jera diagonale e bën shumë të veçantë look-un. Modeli i flokëve dhe syzet e plotësojnë këtë veshje, duke i dhënë më tepër klas.

ORNELA SULÇE

Nuk i shpëtoi syrit tonë kjo pallto me kuadrate skoceze, një nga tendencat e këtij viti. Getat dhe këpucët e zeza janë kombinimi i duhur për këtë look.

74


FABIOLA DURO

Kombinimin e ng jyrave të tokës e ka sjellë më së miri Fabiola me këtë pallto oversize, pantallonat vishnjë dhe çizmet stil kalorësiak. Syzet cateye e plotësojnë këtë look.

JONA HADËRI

Kombinimin e së kuqes me blunë na e sjell më së miri Jona, me këtë veshje të guximshme, por të g jetur. Kapela, aksesori më in i këtij sezoni, ndërthuret përsosshmërisht me look-un.

Kombinimi i së verdhës në dimër është i vështirë, por Karolina ka ditur ta përshtasë më së miri me bluzën dhe me pallton e errët. Veshja plotësohet më së miri nga çanta dhe këpucët me pak nuanca të verdha.

FOTO: ARMAND HABAZAJ

KAROLINA JANINA

75


_PYETJE

Theë drimaër? py Fashioën pranverorë edhe n Ng jyra dhe aksesor Po, mundeni!

1

Anisa Allmuça

Çfarë forme syzesh janë tendencë këtë dimër?

2

1

Syzet e stilit John Lenon janë tendenca e këtij dimri. Zgjidhni syze me xham të zi dhe me formë të rrumbullakët. Këto variante syzesh janë sjellë në pasarela nga stilistë të ndryshëm: Miu Miu, Frankie Morello etj. Një palë syze të tilla mund t’i kombinoni me stile të ndryshme veshjesh, nga klasikja te stili rock.

Më pëlqejnë aksesorët, por nuk di çfarë të zgjedh

Syzet 20 paunde @ Asos

3 Mund të zgjedh ngjyrën rozë për mbrëmje?

2

2 200 lekë @ Tres Jolie

3

Space, 276 euro @ Glamour

76

Sigurisht. Roza është një nga ngjyrat më në modë këtë sezon dimëror. Edhe pse konsiderohet si ngjyrë pranverore, këtë vit stilistët e kanë sjellë edhe në propozimet e dimrit. Veçse duhet të tregoheni të kujdesshme me kombinimet e veshjeve. Nëse zgjidhni këtë ngjyrë për mbrëmje, atëherë përpiquni të vishni fustane. Frymëzohuni nga Moschino, ashtu siç bëri Jonida Maliqi gjatë festivalit “Kënga Magjike”. Shmangni veshje rozë me material pambuku apo trikotazhesh të ngjashme. Zgjidhni cohëra delikate ose me shkëlqim.

FOTO: ARMAND HABAZAJ, MONDADORIPHOTO/LAZZARI TEAM/CHIARLO

FRANKIE

MORELLO

Zgjidh zinxhirët e trashë. Në formë varësesh apo byzylykësh që zbukurojnë veshjet tuaja, ata janë një must për aksesorët e këtij dimri, edhe pse manifestimin më të madh si tendencë e patën gjatë pranverës dhe verës së vitit të shkuar. Për më tepër, lehtësia e të kombinuarit me çfarëdolloj veshjeje do t’ju ndihmojë të dukeni moderne, pavarësisht nga stili juaj i të veshurit.


_MODË

e v o L e v o L e v o L

Color C l bl blockk E adhurojmë kombinimin e së kuqes me portokallinë dhe anët me ngjyrë neutrale që ka përdorur Ferragamo. Forma klasike dhe detajet ngjyrë floriri i japin shumë elegancë dhe thjeshtësi. Salvatore Ferragamo 1 690 euro @ Jardin de Paris 77


_BEAUTY

y t u a e B 2

CASSANDRA

1

Kombinimi unik që përmban sapun natyror, krem hidratues, vajra esenciale, mjaltë dhe gjalpë hidratues natyror. Një sapun vërtet femëror me përbërje sheqeri, në formë zemre. 1 100 lekë @ Fresh Line

DAISY SY

I freskët dhe femëror. or. një Aromë lulesh, gjithnjë ës. elegant dhe magjepsës. Aroma e jaseminit,, e eve vaniljes dhe e petaleve të lule vjollcës, që min shkrihen në parfumin bs. Daisy nga Marc Jacobs. kë 8 700 lekë y om @ Beauty.com

3 3 NË 1

Për të gjithë ju që parapëlqeni produktet bio, ju vjen në ndihmë kremi me përbërje ante aloe vera nga Planters. shqen lëkurën Hidraton dhe ushqen e fytyrës, trupitt dhe duarve. 1 150 lekë ci Biovita @ parafarmaci

4

GARDEN OF LOVE

FOTO: ROSITA TA HABAZAJ

Vaji i dushit Aphrodisia hrodisia nga Shiatsu, mee aromë kt lulesh dhe efekt uron stimulues. Dhuron ike, që një aromë unike, he ju ju qetëson dhe hësisht. çlodh njëkohësisht. 1 100 lekë @ myhotcollection.com collection.com

78

5

BELLISSIMA REVOLUTION ON

Doni flokë të drejtë, kaçurrela ose të stiluar? l ar? Thjesht shprehni një dëshirë, për të tjerat mendon Bellisima Revolution. Më në fund, piastra automatike me krehër rrotullues jep rezultatet që keni ëndërruar. 17 000 lekë @ QTU


_BEAUTY

FOTO: ROSITA HABAZAJ, MONDADORIPHOTO/LAZZARI TEAM/CHIARLO

RA GJATË DIMRIT, LËKU E FY TYRËS ËSHTË MË E EKSPOZUAR NDA J TËM FAKTORËVE TË JASH NI KLIMATIKË. PËRPIQU KTET TË ZGJIDHNI PRODU R E PËRSHTATSHME PË J, TIPIN E LËKURËS SUA QË E NDIHMOJNË TË . MOS DEHIDRATOHET GRAZIA SUGJERON OJNË KREMRAT QË E MBR T ATË NGA TË FTOHTË

. . . r rr rr B ë t h o t f a k a r edhe lëku Për lëkurën e kombinuar on rac-ut ushqen dhe hidrat Linja Hydra Chrono e Lie ë entrateve të vajit të kajsis lëkurën e fytyrës, falë konc ore. Serumi është i bim dhe përbërjeve të shumta ës lëkurën, ndërsa kremi i dit ar eru jen rig të r përsosur pë ëlqim g jatë g jithë ditës. e ushqen atë dhe i jep shk

HYDRA-CHRONO LIERAC Serum 7 200 lekë, krem dite 6 500 lekë @ Farmaci

79


_BEAUTY

Për lëkurë normale Hydrationist Moisture Cream i Estee Lauderit i pasur me vitaminë C, me përbërje të lehtë kremoze që shkrihet menjëherë, duke bërë të mundur hidratimin e menjëhershëm të lëkurës. Falë pranisë së elastinës, kremi i ditës Day Wear SPF 15 i Estee Lauder-it ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, duke i dhënë asaj një hidratim intensiv. Idealist Serum i Estee Lauder-it, i pasur me vitaminë E, ndihmon qelizat e fytyrës nga plakja e parakohshme. Hidraton lëkurën dhe i jep shkëlqim.

NORMADERM VICHY Xhel pastrues 1 500 lekë, total mat 2 500 lekë, krem nate 3 500 lekë @ farmaci

Për lëkurën e yndyrshme Larë i fytyrës Normaderm Deep Larësi Cleansing Purifying Gel i VichyClea së, i pasur me acid salicilik, largon qelizat e vdekura të lëkurës. qeliz Kremi i natës Normaderm Hydrating Krem Care i Vichy-së shërben për fshehjen Car të lëkurës së fytyrës, e e defekteve de hidraton për 12 orë, duke mbajtur hidr nën kontroll yndyrën e tepërt. Kremi i ditës Normaderm Total Krem Mat i Vichy-së e qetëson fytyrën menjëherë dhe e hidraton men për një kohë të g jatë.

ESTEE LAUDER Krem hidratues 7 900 lekë, krem dite 9 600 lekë, idealist serum 14 000 lekë @Beauty.com

Për lëkurën e thatë

ATHENA Krem dite 5 030 lekë, krem nate 5 450 lekë, qumësht pastrues 2 050 lekë @ Fresh Line

80

Për të g jithë ju që dëshironi të përdorni produkte organike, ju sjellim linjën për prod lëkurën e thatë nga Fresh Line. lëku Larësi i fytyrës, Artemis Soothing and Calming Larë Milk Cleanser, i pasur me vitamina C, E dhe vaj organik, ndihmon në pastrimin e lëkurës së fytyrës, duke e mbajtur atë të butë e të hidratuar. Falë përbërjeve organike, kremi i ditës dhe i natës Artemis Soothing and Hydrating Face and Eye ndihmon në hidratimin e lëkurës së fytyrës dhe zonës së syve, si dhe në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.

PLANTERS Acid hialuronik 3 350 lekë, krem 24-orësh 2 850 lekë, locion tonik 1 360 lekë @ Parafarmaci Biovita

Lëkurë sensitive Produktet më përbërje bimore nga Planters sjellin linjën për lëkurën sensitive. Kremi i ditës ndihmon në zbutjen e lëkurës, e mbron atë nga plakja dhe forcon mbrojtjen natyrore. Locioni tonik mishelar siguron një pastrim të përsosur të fytyrës, falë përbërësve natyrorë dhe hidratues. Kremi kundër plakjes me acid hialuronik, i pasur me vitamina E dhe B5, i jep fytyrës një qetësi të menjëhershme, duke e mbrojtur dhe duke e hidratuar atë për një kohë të g jatë.


LA VIE EN

ROSE

Qendër Estetike Relax & Spa

Tirana e Re, (Pranë Conad) - Tel: +355 66 20 91 284

+355 69 20 86 477; +355 69 53 06 268 www. lvrspa.com

LA VIE EN

ROSE 81


_BEAUTY

, I R I T I V ! E R E Ë FYTYR 1.

up-it Cilat janë tendencat e make modës për vitin 2014? Në javët e ërr në Milano, Nju-Jork, Londëshëm dhe Paris, artistët më të fam të make up-it zgjodhën…

2.

3.

4.

7.

6.

Buzët

PORTOKALLI DHE CANDY Tendencat u prezantuan nga Nanette Lepore, Donna Karan, Rag & Bone dhe DKNY në New York Fashion Week: Spring 2014. Nuancat e karameles janë sjellë në vëmendjen e publikut nga Jolie, Michael Kors etj. 1. Pink Passion L’Oreal, 4 500 lekë @ Beauty.com 2. Helan, 1 590 lekë @ Parafarmaci Biovita 3. Rouge Edition in Pink Bourjois, 1 630 lekë @ Beauty.com 4. Bold Matte Maybelline, 1 900 lekë @ Rossmann Lala 5. Cute Pink Essence, 450 lekë @ Rossmann Lala 6. Pink Peony Gosh, 1 150 lekë @ Beauty.com 7. Pink Caprice Dior, 3 700 lekë @ Beauty.com

82

FOTO: ROSITA HABAZAJ, MONDADORIPHOTO/LAZZARI TEAM/CHIARLO

5.


1. Penel Feutre Bourjois, 1 300 lekë @ Beauty.com 2. Hijezues Stormy blu Max Factor, 930 lekë @ Rossmann Lala 3. Laps hijezues Max Factor, 930 lekë @ Rossmann Lala 4. Hijezues Lancome, 4 500 lekë @ Beauty.com 5. Hijezues Dior, 7 500 lekë @ Beauty.com

CAT’S EYES Mos hiqni dorë nga peneli këtë vit! Cat’s eyes janë tendenca e pranverës së këtij viti, e sjellë nga grimierja Mally Roncal, e cila krijoi look-un e Tracy Reese-s.

1.

4. 3.

2.

HIJEZUES BLU Badgley Mischka përdori hijezues blu, për të krijuar lookun e përshtatshëm për disko.

5.

Sytë 1. 2. 3. 1. Make up Nude Dior, 6 000 lekë @ Beauty.com 2. Laps vetullash Flormar, 560 lekë @ QTU 3. Make up Liquid Illuminator Clinique, 6 100 lekë @ Beauty.com 4. Laps vetullash L’Oreal, 1 250 lekë @ QTU 5. Rouge Jade, 1 900 lekë @ Beauty.com

Rouge

Vetullat

Fondatinta

NGJYRË BRONZI

NATYRALE

E PADUKSHME

Në sfilatën e J. Mendel-it, grimierët u kanë dhënë një ng jyrë bronzi faqeve, hundës dhe ballit, duke përdorur një sfung jer të lagur.

Format e trasha të vetullave vazhdojnë të jenë tendencë dhe ketë vit u soll në sfilata e Rachel Zoe, Tommy Hilfiger dhe Monique Lhuiler.

Me një prekje shkëlqimi. Në sfilatën e Phillip Lim-it, fytyrat e modeleve kanë një shkëlqim natyral, që krijon efektin e një lëkure të shëndetshme.

4.

5.

83


DKNY

_BEAUTY

FOTO: ROSITA HABAZAJ, MONDADORIPHOTO/LAZZARI TEAM/CHIARLO

PLUHUR I MËNDAFSHTË, RIMEL VOLUMINOZ, KORREKTOR ME EFEKTIN E PHOTOSHOPIT DHE RIMEL (KUNDRA UJIT). JA CILI ËSHTË MAKE UP-I PËR NJË SHIKIM FATAL, EDHE NËN SYZET OPTIKE...

84

Make up nën syzet optike


BAD

G

MI LEY

SCH

KA

DSQUARED2

Mbajtja e syzeve, për nevojë ose për zakon, ndikon edhe në gjestikulacion, edhe në zgjedhjen e make up-it të syve. Zgjedhja e gabuar ndonjëherë mund të çojë deri në ndryshimin e shprehjeve të fytyrës. Por a mund ta shmangim diçka të tillë? Redaktorja e beauty-t, Orjona Perjaku, u përgjigjet të gjitha pyetjeve në lidhje me këtë problem.

4.

3.

11. Korrektor për sy Clinique, 5 500 lekë @ Beauty.com 2. Penel L’oreal, 2 300 lek lekë @ Rossmann & Lala 3. Rimel Cliniqu Clinique, 5 50 500 lekë @ Beauty.com 4. Hij ije Hijezues Flormar, 12 250 le lekë @ QTU

1.

2.

Mund të përdorim ngjyra të ndryshme? Në qoftë se kemi një kornizë syzesh me ng jyra duhet të zg jedhim nuancat neutrale ose nude, ndërsa një modeli syzesh pa konture i shkojnë dhe tonet e ng jyrave të forta. Në zg jedhjen e hijeve duhet të kemi parasysh dy faktorë të rëndësishëm: cilësinë dhe efektin. Më të këshilluarat janë hijezuesit kremozë dhe me shkëlqim: krijojnë një efekt të lehtë ng jyrash, pa reflekse kontrasti. Pluhurat kompaktë, që janë më të lehtë për t’u sfumuar dhe për t’u kombinuar me njëri-tjetrin, janë më rezistentë dhe më të qëndrueshëm në qepalla. Cilat janë rregullat e përdorimit të penelit? Rregulli bazë: të mos kalohet g jatësia e kornizave të syzeve. Të krijohet një vijë më e trashë në qoftë se korniza e syzeve është e rrumbullakët. Nëse korniza e syzeve është lineare ddhe e hollë, zg jateni më shumë vijën e penelit. Është e rëndësishme vijë që ppeneli të jetë kundra ujit për të siguruar një rezultat të pastër. siguru Çfarë rim rimeli duhet të përdorim? Një rimel të zi për të theksuar Shmangeni rimelin për zg jatje shikimin. Sh shi qerpikësh qe erpikësh dhe zëvendësojeni me rimel voluminoz. vo oluminoz. Në këtë mënyrë, qerpikët nuk me syzet. nu uk do të kenë kontakt ko Ka rregulla për kujdesin K kujd ndaj qerpikëve? TTë njëjtat rregulla vlejnë dhe për ppersonat që nnuk përdorin syze: qerpikët dduhet të pastrohen vazhdimisht. Më shumë rëndësi duhet t’i kushtojmë shum shpeshtësisë: nuk duhet të jenë shumë të holla, as shumë të trasha. A mund të përdorim hijezues me shkëlqim? Ndalohen kur përdoren syze me korniza metalike. Hijezuesit me shkëlqim mund të përdoren në qoftë se korniza e syzeve është plastike dhe me shkëlqim ose pa konture. Është i nevojshëm përdorimi i një korrektori për të fshehur zonat ku inestetizmat periokularë janë më të theksuara. 85


_BEAUTY

Beaut y Therg jeanipkëtuy. e n je h d ji g Z ? e ik t e t s e e Problem

1

Ta përdor shkëlqyesin e buzëve?

Orjona Perjaku

Duhet ta provoni, sepse është një nga tendencat më të përdorura nëpër pasarelat e të gjithë botës. Shkëlqyesit nuk dalin kurrë nga moda. Por, para aplikimit të një buzëkuqi me shkëlqim apo shkëlqyesit, fillimisht duhen hidratuar buzët, pastaj të zgjidhet ngjyra. Në qoftë se buzët kanë një formë të bukur dhe janë të plota, ju shkojnë më shumë ngjyrat dhe pamja duket më natyrale. Pasi të aplikoni një zbutës buzësh, jepini një shtresë me shkëlqyes transparent. Në rast se keni buzë të holla, përdorni si fillim një zbutës që u jep volum buzëve.

2 Shkëlqyes buzësh Infallible L’Oreal, 2 500 lekë @ Beauty.com

U zbulua në vitin1930 dhe në kozmetikë u përdor për herë të parë më 1990. Është një substancë e indeve lidhore të organizmit, i jep elasticitet dhe hidratim lëkurës. Përqendrimi i acidit hialuronik në indet lidhore pakësohet me kalimin e moshës. Si pasojë, lëkura e humbet elasticitetin (efekti i lëkurës së varur), gjë që shfaqet me rrudhat dhe palat në fytyrë e në trup. Për këtë arsye duhet të përdorni kremra që përmbajnë acid hialuronik, që lëkura të rimarrë acidin e nevojshëm që është humbur gjatë kalimit të viteve.

3

Ç Çfarë arome duhet të përdorim në dimër? përdo

2

Krem Collistar, 5 800 lekë @ TEG

3

Parfum Poison nga Dior, 7 600 lekë @ Beauty.com

86

Ashtu ssi veshjet, gjatë dimrit duhet të ndryshoni parfumin. Në kohë të ftohtë, ju sugjerojmë të edhe pa përdorni parfum me aromë të fortë, që të mund t’i përdorn rezistojë motit të acartë. Sezonet e ndryshme kanë rezistoj aroma ttë ndryshme. Por nuk duhet ekzagjeruar duke hedhur shumë, sepse aroma do të bëhet shumë e fortë mund të bëhet mbytëse për ambientet e mbyllura dhe mu dhe të ngrohta të dimrit. Duhet të zgjidhni një aromë që ju kkujton sezonin e dimrit. Hypnotic Poison i Dior-it është i përsosur për këtë sezon të ftohtë.

FOTO: ROSITA HABAZAJ, MONDADORIPHOTO/LAZZARI TEAM/CHIARLO

1

Çfarë efekti ka acidi hialuronik?


_BEAUTY

e v o L

e v o L e v o L

E kuqe flakë për buzët FOTO: ROSITA HABAZAJ

Është e pamundur t’i rezistosh së kuqes këtë dimër. Një ngjyrë kaq klasike kombinohet lehtë me çdo stil veshjeje. Grazia ju sugjeron të kuqen “Intense” të L’Oreal-it. Red pasion 297, Deep Raspberry 375 dhe Perfect Red 377.

Buzëkuq L’Oreal, 4 500 lekë @ Beauty.com 87


t l u k a i Graz

1

INIS GJONI ME EATËR T Ë N ” Ë S E T R A M T “10 VJE

Eni Jani dhe bashkëshorti i saj në jetë Genci Fuga janë një arsye e suksesit në këtë shfaqje, që bazohet pikërisht te martesa. Inis Gjoni i bëri bashkë dy aktorët në skenën e Teatrit Kombëtar, ku do të shfaqet përgjatë gjithë muajit janar komedia që mban firmën e dramaturgut francez me origjinë shqiptare Alil Vardar. Pjesa me titull “10 vjet martesë” është përkthyer nga Ylljet Aliçka dhe ngjarjet zhvillohen në ditët e sotme.

88

HISTORIA... Liza dhe Aleksi janë të martuar prej dhjetë vjetësh dhe kanë dy fëmijë. Ndërsa në ditën e përvjetorit të martesës,Liza po përpiqet të krijojë një atmosferë sa më romantike, për t’u paraqitur përpara Aleksit sa më sensuale dhe joshëse, pikërisht në këtë ditë, ai i rrëfen se e tradhton dhe se i kërkon divorcin. Që në çastet e para të komedisë shpërthen një ortek poteresh e pakënaqësish të të dyja palëve, duke hedhur të g jithë helmin e mbledhur në këto vite, plot 10. Autori na kthen në retrospektivë, atje ku lindi dhe dashuria e tyre, duke na paraqitur kështu një pamje të qartë të kësaj bashkëjetese. Përg jatë këtij rrugëtimi ndeshemi me situata tradhtie e konflikte, por nga ana tjetër shohim edhe çaste të bukura të jetës bashkëshortore. E g jithë komedia mbështillet nga atmosfera tensionuese, konfiktuale, e ankthshme dhe pasionale.

Inis, pse kjo zgjedhje? I rikthehem sërish këtij autori pas komedisë “Klani i të divorcuarave”, që u prit mjaft mirë një sezon më parë. Jo më kot zg jodha të vë në skenë një tjetër vepër të këtij autori që ka korrur sukses në skenat teatrore të Parisit. A e mishërojnë Eni Jani dhe Genc Fuga çiftin për të cilin flet pjesa? Pa diskutim që po. Arsyeja e parë pse zg jodha Gencin dhe Enin është se, pasi lexova pjesën, pashë karakteristikat e personazheve, të cilat iu përshtateshin. Unë kam pasur fatin që në punët e mia të para në skenë të bashkëpunoj me emra si Genc Fuga, i cili më ka ndihmuar shumë. Ndërsa Enin e kam pasur aktore te monodrama “Vdekja e një mbretëreshe”. Arsyeja e dytë është që i bëra bashkë për herë të parë, dy aktorë që janë çift në jetë, këtë herë edhe në skenë. A trajton komedia fakte të vërteta sipas jush? Plotësisht, pasi ng jarjet janë aktuale. Në komedi trajtohet diversiteti i çifteve, dje dhe sot, nisja e lidhjes, pasioni, dashuria, zënkat, fëmijët apo tradhtitë.


_KULT

2 ËTARE B M O K Ë N I R E L A G Ë N

3

Edicionin e 20-të të konkursit të artit pamor, më të rëndësishmin në vend, “Onufri”, ju mund ta shijoni në Galerinë Kombëtare të Arteve nga data 26 dhjetor deri më 2 shkurt të vitit 2014, ku do të shpallen edhe fituesit e kësaj gare të përvitshme. Me kurimin e artistit italian Claudio Cravero dhe atij shqiptar Olson Lamaj, “Onufri 2013” prezanton veprat e 12 artistëve nën temën “Elozhe dyshimit”. E thënë ndryshe, të g jithë pjesëmarrësit janë frymëzuar për veprat e tyre nga koncepti i “dyshimit”, aspektet pozitive dhe negative të tij, pasiguritë tona në jetën e përditshme, në punë, në marrëdhëniet personale apo dyshimet dhe skepticizmin që kemi te politika dhe te sistemi i vlerave.

MËSO TË GATUASH SI PROFESIONIST! Në këtë kohë, kur publikimi i recetave të gatimit në Instagram është kaq shumë në modë, nëse do të ndjekësh rrymën, bëji vetes dhe miqve të tu një dhuratë për fillimin e vitit. Viti 2014 është i duhuri që të mësosh të gatuash receta nga më të ndryshmet. Grazia sug jeron kurset disamujore (3, 6 dhe 9) me mastershefin Arjan Ceka. Ndjekjet e kursit ndahen në kategori, që nga fillestarët e deri tek ata që dinë diçka më shumë sesa gatimi i një omëlete.

5

FUNDJAVA SPORTIVE NË DAJT

4

“High Albania Mountain” organizon g jatë fundjavave ng jitje në malin e Dajtit nga fshati Tujan, nga ku fillon ecja Klubi ju ng jit deri te tarracat e Dajtit. Pas një pushimi të shkurtër për kafe vijohet me zbritjen, duke përdorur një nga shtig jet më të vjetra për t’u ng jitur në Dajt, shtegun që zbret te gurorja e vjetër. E g jithë ecja do të zg jasë 4-5 orë me një disnivel 500-600 m. Çmimi është 1 000 lekë për person dhe përfshin transportin dhe guidën.

JANARI I MARTIN SCORSESE-S NË “IMPERIAL” Me reg ji të Martin Scorsese-s, filmi që Grazia ju sug jeron të shihni në kinema g jatë muajit janar, bazohet në një histori të vërtetë. Në g jininë e biografisë, por edhe krimit, ku nuk mungojnë as nuancat e komedisë së zezë, Scorsese e mbështet përsëri suksesin e tij tek aktori i parapëlqyer i tij, tashmë prej vitesh dhe në shumë prodhime, Leonardo di Caprio. Nën titullin “The Wolf of Wall Street”, filmi, premiera shqiptare e të cilit do të jetë në kinema “Imperial” më 3 janar, rrëfen historinë e vërtetë të jetës së Jordan Belfort (Leonardo di Caprio), nga rritja e tij në një ag jent të pasur burse, në rënien e tij, i përfshirë në krim dhe korrupsion. Belfort shërbeu 20 muaj në burg për mashtrim të investitorëve në vitet 1990 në skemën e letrave me vlerë, e përhapur në Wall Street, duke futur në këtë mashtrim edhe stilistin e këpucëve Steve Madden. 89


6

PËR ÇAJ DHE MIQ SHKOJMË TE TATJANA ISAJI Ka vetëm një vit që ka hapur atelienë e saj, e cila në të vërtetë ka funksion të shumëfishtë: atelie, shtëpi libri, shtëpi çaji, vinotekë, minigaleri etj. Stilistja e ka ideuar në formën e një minigalerie, ku klientët, më saktë “miqtë” (siç parapëlqen ajo t’i quajë), kanë mundësi që në hyrje të shohin të ekspozuara në një showroom punimet e saj: veshje, kapela, askesorë, të g jitha punime dore. “E enjtja është pasditja e çajit. Ka çajra nga të g jitha llojet dhe kombësitë”, thotë Tatjana. Çaji shërbehet çdo pasdite, por dita zyrtare e pasdites së çajit është e enjtja.

“Stuhia” është telenovela premierë në Vizion Plus, e cila nis transmetimin në fund të muajit dhjetor, për të vijuar përg jatë g jithë sezonit televiziv, çdo ditë, nga e hëna në të premte, në orën 18:10. Prodhimi meksikan është në të vërtetë një histori si shumë të tjera të ng jashme të telenovelave latine, por arsyeja kryesore pse “Stuhia” sug jerohet nga ne, vajza, është se ajo rikthen në ekran aktorin William Levy, të cilin nëse nuk e njihni ende, bëni gabim, pasi Jennifer Lopez e zg jodhi për videoklipin e hitit të saj, “I’m into you”.

8

WILLIAM LEVY-N E DUAM NGA E HËNA, NË TË PREMTE

NJË ALBUM MUZIKOR “SEXY”

9 90

Beyoncé i habiti të g jithë teksa lançoi papritur dhe pa asnjë prononcim të mëparshëm, albumin e saj të pestë, nën titullin e thjeshtë “Beyonce”. Në të vërtetë, ky album, i cili shitet në iTunes për 15.99 dollarë dhe që sipas Grazia-s do të rrëmbejë shumë çmime përg jatë vitit, përmban 14 këngë. Diva e muzikës pop ka bashkëpunuar për albumin surprizë me Frank Ocean, Drake dhe sigurisht, Jay-Z.

7 SHTATZËNË, POR AKTIVE ME JOGA Me joga mund të merremi të g jithë, por ajo bëhet edhe më e veçantë dhe efikase për nënat në pritje. Ndaj, kjo vlen jo vetëm për ju, por edhe si një dhuratë për mikeshat tuaja shtatzëna, të cilat me një abonim njëmujor, mund të provojnë të mirat e jogës g jatë shtatzënisë, kryesisht pas javës së 16-të. Grazia sug jeron kështu disa seanca te “Kursi përgatitor i lindjes”. Dy herë në javë, nga 60 minuta me muzikë të posaçme, ju relaksojnë juve dhe bebin që prisni.

10 TIRANA QË VJEN “EKSPRES” “Tirana Ekspres” organizon pothuajse çdo javë në ambientet e saj një kalendar të ndryshëm aktivitetesh, nga koncertet e rokut deri te panairët e librit të përdorur. Ambienti është pozicionuar në qendër të kryeqytetit dhe për axhendën e aktiviteteve, por edhe për misionin e tyre, hidhini një sy faqes tiranaexpress.com.


_KULT

LIBRAT

LIBRA PËR TË GJITHË! Flutura Açka ju sugjeron...

FOTO: EDVINA META

“RRËFIM PËR DASHURINË DHE ERRËSIRËN”, AMOS OZ “Sikurse edhe titulli mëton, është një histori shteruese mbi ndërtimin e ëndrrës izraelite për shtetin, rropamën shekullore të një kombi të mallkuar nga koha, përpjekjen e mundimshme për ta kthyer në realitet ëndrrën e thurur në aq skica librash dhe projekte në letra të një jete, si e të gjithë kombeve të tjerë, eksplorimi i familje, si institucioni më i rëndësishëm i krijuar nga bota njerëzore, dhe të gjitha këto të para nga perspektiva e njërës prej penave më dominuese të opinionit botëror mbi çështjet e Lindjes së Mesme. A është ky një roman? Po, i ka të gjitha ngjyresat dhe thurimën e një proze të fuqishme, plot nerv, humor, ngjarje dhe detaje të mrekullueshme. A është thjesht një roman, a më përtej tij? Po, është shumë më përtej. Kjo vepër i kapërcen kufijtë e prozës, ai është një dëshmi, një monument shumë i rëndësishëm letrar dhe politik. Në mbi gjashtëqind faqe të këtij libri parakalon përmes rrëfimit letrar, historia e Izraelit, po aq sa historia personale e jetës së vetë Amos Oz-it. Por, përtej këtij skeleti të ashtuquajtur politik, ku lexuesi gjen edhe qëndrimin e shkrimtarit ndaj kauzave të mëdha të luftës dhe të paqes, është edhe djaloshi dymbëdhjetëvjeçar, i cili, qysh nga çasti që do të humbasë nënën, qenien më të dashur në botë, do të mundohet në të përpjetën e madhe të zgjidhjes së dilemës: Përse nëna ime vrau veten? Pas tërë atij rrëfimi që lexohet me një frymë, si lexues ti ligështohesh që mbaruan faqet e librit. Kjo, sepse “Rrëfim për dashurinë dhe errësirën” është një ndër librat më të bukur autobiografikë të shkruar në të gjitha kohërat. Një libër që të ridimensionon konceptin e dashurisë njerëzore, që të kujton se edhe armiku ynë, është po aq njeri si ne, me mish, me gjak, me nerva, me dashur dhe me virtyte, si ne. Të duash armikun tënd, të mësohesh të duash dhe të falësh armikun tënd.”

PËR TË ETURIT E DASHURISË “Burimi i jetës” Autori: Ayn Rand Çmimi: 1 300 lekë b ar në vitin 1943, qe I botu suks su esi i parë letrar i Ayn Ran R d-ës, libri i cili i solli famën botë bo rore dhe pavarësinë financiare. Pothuajse 8 milionë kopj k e të librit janë shitur sot në n mbarë botën dhe libri ësht ë ë përkthyer në 22 g juhë të botës. Ky klasik i të g jithë kohërave rrëfen historinë e një n arkitekti të ri dhe rebel, encionale, betejën e tij kundër standardeve konv gritetin inte nuar përpjekjet për të ruajtur të pace në dhe t kush e tij për të qenë vetvetja me çdo ese rthy shpë çdo rrethanë; lidhjen e dashurisë me çdo me një grua të bukur që do ta mundë uruar dash së s kusht, Dominikë Frenkonit, grua ard Hau me e marrëzisht dhe në mënyrë pasional të më tij e ikun Rorkun, por që martohet me arm tik fana e egër të mi egër; rrëfen historinë e një dëni të esi kriju një ër të një shoqërie të zemëruar kund on idetë më madh. Subjekti i këtij romani përfaqës jëherë në ndon r sfiduese që mund të jenë paraqitu ë burimi i ësht iut një vepër letrare: egoja, uni i njer sot, po kët fres I e. përparimit të shoqërisë njerëzor flet an rom ky , aq sa kur u botua për herë të parë din. mun ta iqen për një hero dhe për ata që përp PËR UDHËTARIN “Shalli andaluzian” Autori: Elsa Morante Çmimi: 700 lekë Ës ë libri i dytë i koleksionit Ësht “L us” në variantin “libër “Lot xh i”, një përmbledhje me xhep treg tr ime botuar për herë të parë më 1963. Përg jatë ng n jarjeve të trazuara e të para p caktuara, lexuesit mund të t ndjekin temën dramatike dhe d tërheqëse që ka shoqëruar g jithnjë autoren: lidhja mes jetës, ëndrrës realiteti shndërrohet në cilin të në , dhe të shkruarit dueshme mister e gënjeshtër në një luhatje të vazh kueshmërisë mes “nevojës për mrekulli” dhe “parashi e larmishme, së të rriturve”. Edhe njëherë, leg jenda rrezikun e egër dhe plot dritë e jetës, ndeshet me het femërore vdekjeprurës të ndërg jeg jes. Personaz italiane të të Elsa Morantes janë larg gruas tipike jithshëm viteve ’50, por edhe larg imazhit të përg l. iarka patr mi siste nga të gruas, krijuar

PËR ADOLESHENTIN KURESHTAR “Krijesa të bukura” rson (Stohl) Autori: Kami Garcia & Margaret Pete Çmimi: 1 000 lekë Ky roman është i pari i sagës “Kro “K nikat e Frymëtoreve”. Etan Et Uejt është një djalosh 17-v 17 jeçar, që jeton në qyte qy zën e mërzitshme aamerikane Getlin dhe ëndr ë ra e tij më e madhe ësht ë ë të largohet sa më shpe s jt të jetë e mundur prej andej. Ai përndiqet në ëndrrat e tij nga figura et në e një vajze që çuditërisht materializoh hën rrjed ë shoj ndry realitet. Lina Dukein do të nga she ndry krejt e jetës së Etanit. Ajo është e, të njerëzit e tjerë, ka fuqi të mbinatyrshm ë Ësht jë. rollo cilat shpesh nuk arrin t’i kont të hme kons pjesëtare e familjes së jashtëza yshtëse, Frymëtoreve, që kanë fuqi mag jike dhe s. jetë e jet jedh zg por janë të kushtëzuara në të ë 16-t e vitin në Sipas një mallkimi të lashtë, ose a Drit nga en jetës së tyre, Frymëtoret thirr rëzisht nga Terri. Lina Dukein dashurohet mar g jitha të me iqen me Etanin dhe që të dy përp mag ji. këtë jnë zhbë mënyrat ta zbulojnë dhe ta

EN PËR ATË QË VLERËSON KLASIK ” “Vepra në të zezë Autori: Marguerite Yourcenar Çmimi: 1 000 lekë Duk Du e krijuar personazhin Z nit, alkimist e mjek e Zeno E pës së shekullit i Euro të XVI, Marguerite Y cenar nuk na Your rrëfe rr n thjesht historinë trag t jike të një njeriu të t jashtëzakonshëm. Ajo A ia del mbanë të na sjellë një tablo të g jallë, me g jithë ng jyrat e saj të realitetit të saj të e e epok të pasura të një ku përballen me botë një al: vrazhdë dhe brut , teksa në horizont djen Rilin me ashpërsi Mesjeta Moderne. Zenoni ëve Koh e lizat fi po mugullojnë pak, ky është produkt i kësaj bote, por pak nga për dhe saj prej het çliro të on njeri i lirë kërk ‘Le eta Gaz . lartë të aq çmim këtë paguan një ’ një zezë të në ra ‘Vep librin llur Monde’ e ka shpa ullit XX. ndër 100 romanet më të bukur të shek 91


Stamboll _UDHËTIM

Të g jitha rrugët të çojnë në

S latin Armandi dhe Rosita në pal re eso kry nca ide rez i, kap Top e sulltanëve për 400 vjet.

NUK E KENI VIZITUAR ENDE DUKE MENDUAR QË ËSHTË AFËR DHE ATY E KENI, POR TANI BËHUNI GATI DHE NISUNI! DO TË KËNAQENI PA MASË! JU JAPIN FJALËN FOTOGRAFI YNË ARMAND HABAZAJ DHE BASHKËSHORTJA E TIJ ROSITA NGA

92

Doriana Tuxhari / FOTO Armand Habazaj

tambolli është qyteti i dytë në botë për nga madhësia, por mos kini frikë se do të humbisni, qoftë nëse të ikni me partnerin, qoftë me shoqërinë. Madje pa shumë shpenzime. Hotelin mund ta rezervoni online në Booking. com. “Ne rezervuam në Best Point Hotel në lag jen ‘Sultanahmet’ për një çmim prej 220 eurosh për pesë ditë”, tregon Armand Habazaj, fotografi i Grazia-s, i cili bëri një udhëtim pesëditor atje me bashkëshorten e tij, Rosita. Ai ju sug jeron ta rezervoni jo vetëm për cilësinë dhe shërbimin, por edhe sepse ndodhet pranë muzeve më të rëndësishme të qytetit. Biletën e avionit Tiranë-Stamboll-Tiranë mund ta rezervoni online te Turkish Airlines ose, për një zg jedhje më ekonomike (prej rreth 8595 eurosh), te Pegasus Airlines. Pas fluturimit që zg jat rreth 1 orë e 40 minuta, do të zbrisni në aeroportin “Sabiha Gocken”, prej nga mund të merrni autobusin për të shkuar në qendër me 13 lira turke ose 6 euro. Por në aeroport keni mundësi të blini abonenë e quajtur “Instanbul card”, të cilën mund ta përdorni g jatë g jithë kohës së qëndrimit në Stamboll. Ajo vlen për linjat urbane brenda Turqisë, që përfshijnë trenin, autobusin, metronë dhe tramvajin, në mënyrë që të mos shpenzoni për taksi. Me anë të “museum card”, mund të vizitoni të g jitha muzetë e Stambollit me 25 euro, në vend që të shpenzoni nga 5-20 euro për secilën. “Gjithashtu, prej saj mund të përfitoni edhe ulje çmimi në suveniret dhe kafenetë e muzeve”, përfundon Armandi.


Pamje nga Xhamia Blu në Stamboll

NUK KA STAMBOLL, PA MACE DHE ÇAJ! Macet janë kthyer në simbolin e qytetit, g jenden në çdo cep dhe janë tepër miqësore. Prandaj mos u habisni! Çaji është pija e parapëlqyer e turqve. Ofrohet falas pas çdo vakti në restorant.

1

1. Pjesë nga muralet e Shën Sofisë; 2. brenda Xhamisë Blu; 3. Koka e Aleksandrit të Madh në Muzeun Arkeolog jik; 4. rrugicë në lag jen “Taksim”.

MES LINDJES DHE PERËNDIMIT në të g jitha kuptimet. Stambolli shtrihet mes Europës dhe Azisë dhe ka qenë kryeqyteti i katër perandorive: romake, bizantine, latine dhe otomane. Trashëgiminë e tij kulturore nuk mund ta merrni me mend. Duhet ta shikoni vetë se si ndërthuret qytetërimi romak me atë bizantin dhe otoman. Pazari i madh (në foton lart), Xhamia Blu, muzeu i Shën Sofisë dhe ura e Bosforit janë disa nga pikat turistike me të cilat identifikohet qyteti dhe që nuk mund t’i lini pa i vizituar.

2

Xhamia e Re në lag jen “Eminonu”.

3

4 93


_KUZHINË

m a i M m ia

M

L E M A R A K E M S A R FOIE G për Kjo pjatë është përgatitur ës hin Grazia-n nga shefi i kuz e dh Giorgos Papadopoulos i në zëvendësshefi Erdis Çollar Tiranë. në restorantin “Gourmet”

Përbërësit: Për 4 persona

1 kg mollë të gjelbra 200 gr gjalpë 10 gr xhenxhefil 170 gr sheqer 300 gr krem qumështi

94

Përgatitja:

feta, E presim foie gras-në në dyja të në të cilat i marinojmë Më er. pip dhe ë krip anët me pas i skuqim dhe i pjekim në në furrë për 10 minuta, celsius. temperaturë 180 gradë së itet gat për llës mo e Pureja duke pari duke i qëruar dhe . i prerë mollët në kubikë enë, Pasi i vendosim në një sheqer shtojmë pak ujë, 20 gr

i ziejmë dhe 10 gr xhenxhefil dhe dë gra 180 në temperaturë uta. celsius për rreth 15 min në jmë zie për I kullojmë dhe i et bëh të isa der s mik termo ë pure dhe më pas i shtojm . lpë gja më gra 100 jmë Disa kubikë molle i rua ë. von më rur do për për t’i itet duke Salca e karamelit përgat isa der qer she gr 150 shkrirë të në , dhe el të bëhet karam min e kre m ohi ngr ë, koh njëjtën

ër dhe qumështit në një enë tjet eli. e shtojmë atë te karam isa të I ziejmë së bashku der ëm dhe bëhet një krem i njëtrajtsh lpë. gja gr 100 ë ojm sht në fund jmë Kubikët e mollës i lye dhe me salcën e karamelit i vendosim në pjatë. -gras dhe Sipër tyre vendosim foie tën me pja ë në fund e zbukurojm ica ron bo el, am kar lle, salcë mo me të kuqe dhe borzilok ose dëshirës. përbërës të tjerë, sipas

FOTO: ARMAND HABAZAJ

M iam


_KUZHINË

y s festave Food Thtënetuarj uashqp imore pa

die të h le i n ë o r n to ib il n u te k e is n të io i n ic o tr D u n i n iq a r ? Nd it n u im in m e st si r a cu r duke fo

1

Si të kthehemi në formë pas festave, pa mbajtur dieta të forta?

Enkeleida Ferrollari

1

Kosi është një ushqim i shëndetshëm, që mund ta shoqëroni me drithëra apo fruta të freskëta ose të thata.

Si rezultat i festimeve të fundvitit me ushqime dhe me alkool mund të shtojmë 1-2 kg. Nëse ndodh kështu duhet të fillojmë të kujdesemi për peshën, por jo me dieta të rastësishme dhe të pakontrolluara. Duhet të ushqehemi me vakte të rregullta, të vogla dhe të shpeshta. Do të ishte e përshtatshme një dietë hipokalorike e ekuilibruar, pra me një sasi ditore kalorish më të vogël nga sa organizmi ynë ka nevojë në kushte normale. Duhet të konsumojmë të gjitha grupet e ushqimeve në sasi të vogla. Rreth 55-60% të kalorive ditore duhet t’i marrim nga karbohidratet (buka, makaronat, orizi, patatja etj.), 30% të kalorive ditore nga yndyrat, kryesisht ato bimore në formën e vajit të ullirit ose të farave të tjera, 20% të kalorive ditore duhet t’i marrim nga proteinat (mishi, peshku, pula, bulmetrat, fasulet, thjerrëzat, qiqrat etj.).

2

Cilat janë ushqimet që na forcojnë sistemin imunitar për të përballuar të ftohtët?

Për të pasur një sistem të fortë imunitar duhet të konsumojmë sa shumë fruta dhe zarzavate të stinës. Aminoacidet esenciale që gjenden te mishi, peshku, pula dhe te bishtajoret, të kombinuara me drithëra, janë të domosdoshme për sistemin imunitar. Fibrat e patretshme që gjenden te zarzavatet dhe krundet e drithërave të papërpunuara ndihmojnë në zhvillimin e florës bakteriale probiotike të zorrëve, të cilat forcojnë imunitetin e trupit. Yndyrat e pangopura në formën e acideve yndyrore esenciale, omega-3 dhe omega-6 që i gjejmë te vajrat e farave bimore, te peshku, te frutat e thata (arra, bajame, lajthi etj.) janë elemente të rëndësishme. Vitamina C (kryesisht tek agrumet), vitamina A, vitamina, E, vitamina D, si dhe kripërat minerale, si zinku, seleni etj., luajnë një rol të rëndësishëm antioksidues dhe mbrojtës për organizmin.

2

Konsumoni vajra ra tënn bimore në dietën tuaj, përfshirë edhe yndyrat e pangopura që g jenden te frutat e thata, peshku etj.

3

Për të marrë m më pak kalori, filxhanin e çokollat çokollatës së ngrohtë mund ta zëvendë zëvendësoni me një filxh lxhan çaj.

3

Gjatë dimrit na pëlqen një filxhan çokollatë e ngrohtë. E tepërt apo e nevojshme?

Kushtet e klimës së dimrit na imponojnë një jetë më pasive, që do të thotë harxhojmë më pak kalori, por nga ana tjetër na rritet dëshira për ushqime më kalorike, dëshirë të cilën na e diktojnë temperaturat e ftohta. Nëse nuk arrijmë të ekuilibrojmë sasinë e kalorive që marrim me atë që harxhojmë, rrezikojmë të shtojmë disa kilogramë. Mund të konsumojmë çajra të ndryshme të ngrohta gjatë dimrit, të cilat do të ishin zëvendësuese më pak kalorike të çokollatës së ngrohtë. Sasinë dhe cilësinë e yndyrave duhet ta kontrollojmë njësoj gjatë të gjitha stinëve të vitit. Nga ushqimet duhet të marrim 30% të kalorive ditore dhe këto kryesisht yndyra bimore. 95


_HOROSKOPI Dashi 21 MARS • 20 PRILL

A do të jetë një vit i mbarë 2014-a? !

it it v e in op k os or h ë n i n je lo u b Z

Dashuria: Viti 2014 do të jetë më i lehtë për ju dhe do të keni më shumë qetësi shpirtërore dhe mirëkuptim me partnerin tuaj sesa gjatë vitit 2013. Në këtë aspekt do të ndihmojë edhe gjendja e favorshme financiare. Kushtojini çaste të paharruara partnerit. Do të dashurohet edhe më shumë pas jush. Karriera: Edhe pse do të jeni e ngarkuar me detyra të shumta, do të ndieni kënaqësi për t’u marrë edhe me detajet më të vogla. Fillimi i vitit do të jetë plot sfida, por pas marsit do të vini re rezultatet. Financat: Do të keni shpenzime të papritura, prandaj bëni një plan të kujdesshëm financiar, edhe pse do të keni të ardhura më të mëdha. Mund të keni të ardhura nga shitja apo nga dhënia me qira e ndonjë pasurie të patundshme, por kjo në gjysmën e dytë të vitit.

FOTO: ARMAND HABAZAJ

Demi 21 PRILL • 20 MAJ

Dashuria: Këtë vit do të forconi lidhjen me partnerin tuaj ose, për ju që nuk jeni të lidhur, do të filloni një histori të rëndësishme dashurie. Por në gjysmën e dytë të vitit ka gjasa që lidhja juaj romantike të marrë për keq. Herë pas here do të keni mendime jopozitive. Karriera: Suksesi që keni pasur në biznes gjatë 2013-ës do të vazhdojë edhe në 2014-ën, por riorganizimi i punëve do t’ju sjellë sukses dhe siguri në ngjitjen e shkallëve të karrierës. Mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm deri më 1 shkurt. Financat: Do të keni përfitime jo të vogla këtë vit, por do të keni kënaqësi t’i ndani ato me të dashurit apo të afërmit tuaj. Duke filluar nga gjysma e dytë e vitit, të ardhurat mund të pësojnë rënie, prandaj lini diçka mënjanë për këtë periudhë.

Binjakët 21 MAJ • 21 QERSHOR

Xhemi Shehu

JETOR • 20 JANAR Bricjapi 22tëDH him i madh vit do të ndodhë një ndrys

Dashuria: Kë te partnerin do të kaloni ças në jetën tuaj private. Me të më shu e. Zgjatini sa më romantike mjaft të këndshm kura në familje nuk do të e bu jetë e mundur. Edhe çastet ni ndryshime të mëdha edhe të ke mungojnë. Karriera: Do rritur zoni shumë energji për të në këtë fushë. Do të shpen i i on esi Pr bashkëpunëtorëve. rrjetin e të njohurve dhe Por ze. rvo ne ra do t’ju bëjnë pak : madh dhe afatet e shkurt cat an Fin it. smën e dytë të vit frytet do të shfaqen në gjy rë bë ta r ndësi financiare pë Do të keni dëshirë dhe mu dhe më çlodhëse. Mos e banesën tuaj më të këndshm Pas nëntorit, puna juaj do të të! kë ngurroni të investoni për rash. rritje të ndjeshme të ardhu shpërblehet dhe do të keni

96

Dashuria: Në vitin 2014 do të ndodhë një ndryshim i madh në jetën tuaj private. Diçka pozitive ju pret. Në përgjithësi do të jetë një periudhë që do të karakterizohet nga qetësia shpirtërore në fushën familjare dhe atë personale. Karriera: Për të arritur objektivat që i keni vënë vetes, shfrytëzoni të gjitha lidhjet dhe komunikoni shumë me bashkëpunëtorët tuaj. Dy muajt e fundit të vitit 2014 do të jenë shumë pozitive dhe do të shkëlqeni në fushën profesionale. Financat: Në përgjithësi do të prireni drejt shkurtimit të shpenzimeve këtë vit dhe do të bëni mirë. Do ta shihni që në gjysmën e dytë të vitit, gjendja ekonomike do të përmirësohet ndjeshëm. Kjo do të vijë edhe si pasojë e përkushtimit tuaj në punë dhe e rritjes profesionale.

Gaforrja 22 QERSHOR • 22 KORRIK

Dashuria: Do të përjetoni një vit romantik me shumë emocion dhe kënaqësi në sferën personale dhe familjare. Ishte pikërisht ajo që duhej pas një viti jo shumë të ngrohtë nga ana shpirtërore, si 2013-a. Shijojeni! Karriera: Gaforret do të kenë një vit plot sfida. Veçanërisht tre muajt e parë të vitit do të punoni nën presion. Do të keni sukses në punë vetëm pasi të keni bërë përpjekjet maksimale në punë. Në përgjithësi do të mbizotërojë një atmosferë e qetë dhe bashkëpunuese me kolegët. Financat: Është një vit i mirë për të investuar në pasuri të patundshme apo të bëni investime në banesën tuaj, veçanërisht gjatë pesë muajve të parë të vitit. Disa situata të pakëndshme mund të krijohen në fund të vitit, nëntor-dhjetor 2014.


97


_HOROSKOPI Luani 23 KORRIK • 23 GUSHT

Dashuria: Do të kërkoni më shumë pavarësi dhe liri nga partneri juaj. Jo se nuk jeni më e dashuruar, por ndonjëherë keni nevojë për më shumë hapësirë dhe është e kotë ta injoroni këtë ndjesi. Vendosni një ekuilibër me jush dhe atij. Karriera: Do të jeni mjaft praktike dhe kreative në punë dhe do të zgjidhni lehtë çështje që lidhen drejtpërdrejt me të ardhurat tuaja. Para jush do të shpalosen mundësi të reja për të bërë karrierë. Mos refuzoni dhe mos shtyni për më vonë asnjë udhëtim pune. Financat: Ky vit do të sjellë më shumë mirëqenie. Edhe pse nuk jeni materialiste, do të jeni mjaft e interesuar për të rritur të ardhurat. Periudha pas qershorit është idealja për të bërë ndonjë investim, si për shembull, të blini një pronë apo stoli të çmuara.

Virgjëresha 24 GUSHT • 22 SHTATOR

Dashuria: Është një vit i shkëlqyer për të udhëtuar dhe për t’u dhënë pas aventurave me partnerin tuaj. Kjo do t’ju afrojë më shumë. Do të ndiheni më e qetë shpirtërisht sesa viti që sapo keni lënë pas. Mund të keni një festë familjare pas qershorit 2014. Karriera: Do të keni energji dhe vullnet të mjaftueshëm për të studiuar dhe për t’u bërë edhe më profesioniste. Shfrytëzojini! Do të ndieni lodhje gjatë kapërcimit të disa vështirëve, por do të tregoheni e vendosur dhe gjithçka do të finalizohet me sukses. Financat: Do të jeni e aftë të përfitoni të ardhura të mëdha dhe të mos lodheni për të pasur përfitime të vogla dhe të parëndësishme. Është një periudhë shumë e favorshme nga ana financiare, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit.

Peshorja 23 SHTATOR • 22 TETOR

Dashuria: Duhet të keni durim dhe të bëni kujdes për të mos shkatërruar një lidhje që e keni për zemër. Marrëdhënia me partnerin do të jetë më e ndërlikuar dhe më e vështirë këtë vit, ndoshta edhe për shkak të ngarkesës në punë. Megjithatë, mos u justifikoni. Gjithçka e keni ju në dorë. Karriera: Angazhimet do të jenë të shumta. Duhet të planifikoni mirë ditët tuaja, në mënyrë që të mos lini pas dore partnerin dhe të afërmit tuaj. Do të keni mundësi të reja profesionale, por duhet të dini të menaxhoni çdo hap të ri që ndërmerrni. Financat: Edhe pse do të keni mundësi financiare, investimet duhet t’i shqyrtoni me qetësi dhe mençuri. Pas nëntorit 2014 do të rriten mundësitë për të rritur të ardhurat tuaja.

Akrepi 23 TETOR • 22 NËNTOR

Dashuria: Kulmi i arritjeve në aspektin profesional do t’ju sjellë kënaqësi dhe qetësi në jetën personale. Partneri juaj do të ndihet i mikluar, sepse do të dini se si ta mbani të ndezur pasionin. Është me fat që ju ka në krah, me këtë ndjesi pozitiviteti që ju ka pushtuar. Karriera: Viti 2014 cilësohet si viti i karrierës për ju, sepse do të keni rezultate kryesisht në këtë fushë. Në gjysmën e dytë të vitit mund të keni sukses në një fushë të paprovuar më parë, prandaj

98

jini e hapur ndaj eksperimenteve dhe sprovave të reja që ju dalin përpara. Financat: Me gjithë suksesin dhe shpërblimin në punë, kini kujdes me financat, sepse do të keni prirje për të shpenzuar shumë. Është e vërtetë që do t’ju rriten të ardhurat, sepse puna ju shkon mirë, por kjo nuk do të thotë të mos mendoni për të nesërmen.

Shigjetari 23 NENTOR • 21 DHJETOR

Dashuria: Viti 2014 do të ketë shumë sfida për të kapërcyer në jetën tuaj personale. Duket sikur lidhja juaj ka mbetur peng dhe nuk po ia gjeni fillin për t’ia nisur nga e para. Flisni sa më hapur me partnerin tuaj. Nuk ka mënyrë tjetër për ta zgjidhur situatën. Karriera: Do të merrni kënaqësi dhe shpërblim pas përpjekjeve tuaja të vazhdueshme në punë. Zgjerojeni rrjetin e të njohurve dhe bashkëpunëtorëve tuaj. Do të keni shumë mundësi të reja, por mund të hutoheni dhe mund t’ju çojnë në drejtime të gabuara. Megjithatë në përgjithësi do të keni sukses. Financat: Jeni me fat për sa u përket të ardhurave të biznesit apo punës suaj. Lidhjet shoqërore dhe bashkëpunëtorët e vjetër do të bëjnë të mundur rritjen e të ardhurave tuaja.

Ujori 21 JANAR • 19 SHKURT

Dashuria: Marrëdhënia me partnerin do të marrë një hov të ri dhe ka shumë gjasa të vendosni të martoheni. Do ta përjetoni me shumë emocione këtë periudhë dhe do të ndiheni e plotësuar përkrah partnerit. Karriera: Mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm në gjysmën e parë të vitit. Do të keni luhatje humori, që mund të ndikojë në punën tuaj, veçanërisht në pjesën kreative. Me një dëshirë pak më të madhe për bashkëpunim me kolegët, gjithçka do të shkojë më së miri. Financat: Do të keni një qëndrueshmëri financiare gjatë gjithë vitit. Ndryshe nga lidhja me partnerin, në këtë fushë mos prisni ndryshime të mëdha. Gjatë muajit shtator do të keni mundësi për të rritur të ardhurat tuaja. Shfrytëzojeni sa më mirë këtë periudhë.

Peshqit 20 SHKURT • 20 MARS

Dashuria: Peshqit do të kenë një vit relativisht të mirë dhe të qetë nga ana shpirtërore. Viti 2014 do të jetë viti i kënaqësive të vogla të jetës dhe sidomos i shpirtit tuaj të lirë. Ju që jeni të lidhura, shfrytëzojeni për t’u hedhur drejt aventurave të reja bashkë me partnerin. Karriera: Intuita juaj e fortë do t’ju udhëheqë në mënyrë të pagabueshme, prandaj mos i anashkaloni shenjat e saj. Pas korrikut do të ndiheni e lodhur dhe optimizmi juaj nuk do të jetë në nivelin maksimal. Jepini më shumë kohë vetes. Financat: Gjendja e kënaqshme ekonomike këtë vit do t’ju japë edhe më shumë optimizëm dhe një ndjesi të këndshme sigurie. Megjithatë, tregohuni e kujdesshme me shpenzimet dhe nuk do të keni kokëçarje në këtë aspekt.


JUST DO IT.

Rruga “Deshmoret e 4 Shkurtit”, tek Smart Shopping

 Telefon1: Telefon2:

00 355 4252611 00 355 4 246 509 103


100


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.