"Arbenuer i dashtun - ket’ Gramatiken e shkrova jo per zotnine tande, i cili di ma shume e ma kthjellet se une, veçse per ata Fratet, qe vijne prej se largu me ju sherbyem. Dhe pse, keta njerez te Romes s’kane haber te gjuhes sate: pune e mire asht, qe ma parë te merren vesh ketu. Ne te pelqeft hesapi i kesaj letre (te lutem), me fal Ti o Zot, se me dhè mua shendetin me e mbarue kete pune. Ne mos i paça rrjeshtuem mire fjalet, ndjemë, sepse luftova, sa mujta, me i vum pa hile, sikunder m’i fali Zoti, me te cilen paç jeten e gjate e te puth doren."