3
Nuhi Ismajli
Ëndrra (Prozë)
RRJEDHA 2016
4
BIBLIOTEKA ARBËRI Redaktor: Avdush Canaj
Receentë: Biser Mehmet Nijazi Ramadani
5
Nuhi Ismajli
Pavarësia ( Vargojë ) Pavarësia domethënë t’i shtrish këmbët e mpira sa e ke jorganin të rrish drejt duke menduar se mund të lakohesh të kthehesh prapa po nuk mendove drejt me mend po nuk veprove se mund të lakohesh prapë nën barrën e huaj të shohësh me sytë e tu vetëm me sytë e tu nëse shikon t’i kesh të dy duart e lira po deshe t’i kesh të lira dhe vetëm për vete t’i lash sytë e tu me duart tua t’i lash të dëgjosh me veshët tu zërat e dashur të gjuhës së njohur nëse do e nëse di mund të shpëtosh nga shurdhimi i gjuhës së largët të panjohur
6
që të flet me dhuratën e tmerrit ta flasësh gjuhën tënde ta këndosh t’i ndjesh tingujt e bukur melodinë e bukur të saj të flasësh të ndjesh gjuhën e zemrës sate ta shkruash librin tënd historinë e faqes sate të ndritur pa të diktuar askush as huri e litari as shpata e turpi i mashtrimit a harresës të rritesh pa mallkimin e dheut të shuash etjen vetëm me ujin e burimit tënd të shuash urinë vetëm me bukën e fushave tua të lutesh në gjuhën tënde atë të dashurën të njohurën për ty edhe për Zotin tënd t’i lutesh vetëm Zotit tënd nga thellësia e Tokës nga Zemra e Fushës sate nga Maja e Maleve Tua t’i lutesh me gjithë fuqinë e zërit tënd ditën me diell pa altoparlant jo natën t’i mbrosh pleqtë nga sëmundja nga vdekja t’i trimërosh fëmijët jo t’i frikësosh me zërat e natës zëra vdekjesh t’i mbrosh gratë e reja që presin të ushqejnë e rrisin dhuratën e zemrës të ulesh në vatrën tënde ta shohësh jetën pavarësia si këngë kreshnike këngë e gjatë me kontraste qenka një test jetësor për të mirën e të keqen ………………….?! a do të dimë të zgjedhim atë që është për ne Dymbëdhjetë frymë …
7
Hyrje Proza e ndjeshmërisӫ dhe e refleksionit për dukuritë e realitetit modern ( Vepra me tregime “Ëndërra” e Nuhi Ismajlit ) Si tregimtar, gjer më tash, krijuesin Nuhi Ismajlin e njohim përmes botimit të tregimeve të ndryshme, ndonjë prej të cilave edhe është shpërblyer, siҫ është rasti me tregimin “Sahara”, i cili është shpërblyer në konkursin letrar të “Flakës së Janarit”, në Gjilan, më 2012. Vepra: “Ëndërra” është përmbledhja e parë me tregime e Nuhi Ismajlit, e përbërë nga tetëmbëdhjetë tregimet e shkurtra, që është karakteristikë e tregimtarisë së këtij autori. Në botën e tij tregimtare, N. Ismajli është një autor tejet i veҫantë, si për nga problematika e trajtuar, si për nga idetë, si për nga veҫantia dhe forca shprehëse letrare. Bota e tregimeve të veprës “Ëndërra” është e ngjeshur nga dukuritë e ndryshme të realitetit shoqëror modern, por esenca e tyre qëndron te ndjeshmëria dhe refleksionet e ndryshme të autorit lidhur me to. Kjo vërehet si në rastin kur autori merr episode jete të së kaluarës për të shprehur një refleksion për jetën aktuale, si në rastin kur vështron anën komike dhe të ashpër të realitetit, nëpërmjet humorit dhe satirës, apo si nӫ rastin kur nëpërmjet tregimit tӫ tij merr e vështron psikologjinë e njeriut të sotëm. Tregimet e këtij autori të bëjnë që
8
jetën ta ndjesh në shfaqjet e saja të llojlloshme, por edhe të vëresh mprehtazi dhe të meditosh thellӫ për të. Tregimtari N. Ismajli shquhet pӫr analiza dhe paraqitje tӫ psikologjisӫ sӫ personazheve. Kjo prirje e tij vӫrehet edhe në kuadër të tregimeve të veprës “E panjohura”, nӫ tӫ cilӫn, si një lloj i veҫantë tregimi, është tregimi që paraqet botën psikike dhe sjelljet e njeriu modern, si dhe dukurinë e reflektimin absurd të aritjeve moderne në botën psikike të njeriut (tregimi “Ëndërra” etj.). Tregimet e këtij autori i karakterizon konciziteti. Ato janë tregime të shkurtra, me shprehjen koncize, por me kuptimin dhe ndjenjën e ngjeshur, si dhe me nëntekstin e tyre të pasur. Për nga pasuria e nëntekstit të tyre, pa dyshim ato mund të quhen proza të ndërtuara sipas parimit të ajbergut, proza që lënë të nënkuptojnë edhe më shumë se ҫ’thonë drejtpërdrejt dhe proza që të bëjnë të vëresh, të mendosh e të ndjesh botën përreth. Pa asnjë dyshim, proza tregimtare e veprës “Enderra”, e cila të rrëmben me përmbajtjen, reflektimin për botën moderne dhe shprehjen inventive, është një prurje tejet me vlerë në fushën e tregimit të sotëm shqiptar. Nijazi Ramadani SAHARA Në planin e punës së tij, për atë orë, mësuesi kishte planifikuar të zhvillonte emrat e përveçëm. E kishte menduar ta fillonte me emrat e përveçëm, që tregojnë njerëzit dhe mënyrën e lakimit e format e drejta gramatikore të tyre. Meqë emrat e përveçëm të njerëzve nuk shprehin kuptimin ose cilësinë e atyre që emërtojnë
9
(ndonëse njerëzit kujdesen që si emër njeriu të përdorët një emër me kuptim sa më domethënës), ai nuk kishte ndërmend të ndalej në domethënien e tyre kuptimore. Por, sa herë që fliste për emrat e përveçëm të njerëzve, mësuesi nuk mund të mos mendonte për një raport të ngushtë ndërmjet emrit dhe njeriut që bart atë. Kishte raste kur ai kishte vërejtur që personi, me cilësitë dhe sjelljet e tij, kishte refuzuar egërsisht kuptimin e emrit të tij. Kshte pasur raste kur ai kishte vërejtur që personi kishte emër që i përshtatej cilësive të tij. Kishte pasur raste kur kishte vërejtur shembuj jetësor, kur personi, emrit të tij me kuptim jo të mirë, i kishte dhënë kuptim pozitiv, e kishte bërë të dashur dhe e kishte zbukuruar atë. Pra, gjithnjë kishte përfunduar me bindjen se çdo emër na e shton një emacion dhe na e krijon një raport me personin, por edhe çdo person i shton diçka emrit të tij. Për shembull, mësuesi njihte një njeri plak me emrin Çun! Njihte një njeri shumë koprac me emrin Bujar! Njihte një njeri shumë gënjeshtar e mashtrues me emrin Besnik! Njihte një grua të shëmtuar me emrin Bukuri! Njihte një njeri shumë të dashur e të urtë me emrin Cub! Njihte një njeri, që ishte më i bukur se të gjithë njerëzit e rrethit të tij, me emrin Durmish! Njihte një mësuese me emrin Vjollcë, që tërheqte më shumë se bukuria e luleve!... Por, kjo, çshtja e raportit të kutimit të emrit me personin që e bart atë, nuk ishte preokupim i orës së tij dhe ai nuk do të merrej me këtë problem, për të cilin njëherë ishte përpjekur të shkruante edhe një ese. Prandaj, për fillim, ai kërkoi nga nxënësit të pëermendin shembuj emrash të përveçëm të njerëzve. Sipas përvojës që kishte, prej nxënësve priste të
10
përmendin emrat e shokëve dhe shoqeve të klasës që simpatiinin ta. Kjo, gjithnjë kishte menduar ai, i jep mundësi njeriut të bëjë një hulumtim psikologjik mjaftë interesant të nxënësve. Në fletoret e tyre, nxënësit, vërtet, kishin përmenur emrat e ndryshëm të nxënësve, të shokëve dhe shoqeve të klasës, si: Ariona, Arta, Artini, Blerta, Blertoni, Dora, Kaltrina, Sahara, ... Nga të gjithë shembujt e përmendur, një nga nxënësit shqiptoi me mjaft emacion, n ndarë në rrokje, emrin: Saa-haa-raa! ... Saa-haa-raa!, - përsëriti mësuesi shqiptimin e nxënësit, pastaj pyeti, -KA Këtu nxënës me emrin Sahara?! Habitshëm, nxënësit vështronin andej nga ishte nxënësja me emrin Saharë. Mësuesi për një çast, nuk arriti ta fshihte habin e tij. Pamja dhe qëndrimi i nxënëses me emrin Sahara i sygjeronin një kuptim krejt të kundërt me kuptimin e emrit të saj. Disa herë u përpoq të gjente një kuptim të mundshëm të kësaj fjale për përdorim si emër njeriu. Por, në këtë kuptim, nuk pa asnjë mundësi të vetme. Pas një kohe, kur mësuesi kishte planifikuar orën e esesë dhe nxënsve ua kishte caktuar temën "Miqësia", prapë, një nga nxënësit (si simpatizuesi i emrit Sahara), kishte rimarrë emrin Sahara. Ai që tërë esenë e tij ia kishte kushtuar shoqes së klasës, Saharës kishte shkruar: "Ky është emri i shoqës së klasës sonë. Ky është emri i copëzës së klasës sonë, së cilës bukuria ia ka stolisur pamjen me rrezet e saj sytë pëllumbeshe, faqet mollë, hundët si kalemi i tushës, flokët kurorëverdhë, shtatin e skalitur si nga mjeshtri Mikelangjelo Saa-haa-raa! Të gjithë e duan Saharën! është e urtë dhe shumë e
11
dashur. Arsimtarët, me dashuri e thërrasin emrin e saj Sahara! Te gjithë nxënësit duan të ulen në bankën e saj. Saaahaaaraaa! Sa emër i dashur! Askujt nuk i shkonë ndërmend kuptimi i emërit të saj. Askush nuk ka pytur se kush ia kishte vënë një emër të tillë bukuroshës së urtë, Saharës. Ajo që quhet Saharë, i jep kuptim emrit të saj, sikur t'i përgjigjej saktësisht porosisë së mësuesit, i cili, porosit shpesh: " Jepini kiptim të mirë emrit tuaj! Mbajeni mend edhe emri më i bukur mund të bëhet i neveritshëm, ashtu si edhe emri më i keq mund të bëhet i mirë! e tëra varet prej nesh!" Në fakt, unë duhet ta bëj një korrigjim: harrova të them se është mësuesi ai që njëherë qe habitur me emrin nxënëses Sahara. - Sahara, -pyeti ai, - kush ta ka vënë një emër të tillë? - Pastaj shtoi, - Ti nuk je saharë! Ti je lulishtë! Dhe, prej sot, unë do të quaj Lulishtë! -Shkruajmë: Lulishtë, në vend të emrit Saharë! - tha mësuesi. Sahara nuk foli. Ajo shprehu habinë me sytë e saj të pafajshmëm pëllumbi. - Sahara, - tha Armendi, një nga nxënësit e klasës, - nuk domethënë Shkretirë, po: Sa-ha-rë! Sa-ha-rë! Sahara donte të thoshte diç e s'e thoshte dot. Por, mungesën e fjalës së saj e plotësojnë të tjerët, që thonë se e duan: me emrin Saharë. E duan me emrin Sa-ha-rë! E duan me emrin Lulishtë, sepse ajo ajo është një Lulishtë me natyrën e saj! Sahara, vërtet, i jep kuptim të mirë emrit të saj. Afër saj s'ndjen asgjë saharore. Ajo është zemra e klasës!
12
Ajo është lulja e klasës! Saahaaraa! * Tregimi që fitoi çmimin e tretë në prozë në Konkursin letrar "Flaka e janarit" në Gjilan
ËNDRRA Kreshniku, apo Kreshniku i Maleve, siç i thoshin zakonisht, ndonëse e dinte se po shkonte në një ndeshje jo të favorshme për të, për shkak të mungesës së barutit, po jo pak edhe për shkak të vjetërsisë së armëve, që kishin luftëtarët e tij, nuk po mund të frenonte dëshirën të dilte fluturim në zonën e ndeshjes, te “Udha e Hekrit”, e ta priste me barut pushtuesin, ashtu si ishte mësuar ta priste gjithnjë gjatë jetës së tij.
13
- Idriz, - iu drejtua tërë respekt bashkëluftëtari tij, Malë Ahishta, - duhet ta mendojmë edhe punën e barutit, se nuk kemi barut bash sa duhet. Edhe armët na janë vjetrue bukur shumë… - Po, o vlla. Bash ashtu, si po thue, asht. Po, si ta lamë t’hujin t’na hi n’vater pa e pritur me pushkë ?! Qe sa kohë, natë e ditë, ket punë jam tue mendue. Po, nuk kemi qare, me ket takat qi e kemi pa dalë e me kundershtue. Si me pritë anmikin me na e turpnue vartën t’u nejt kamkryq?! Pasha tokë e qiell, Idrizi nuk munet me nejtë kamkryq e anmiki me na e shkrye vatren! Sa të jam gjallë, jo! Do t’luftoj me shka t’muj! - Ashtu koftë ! – tha Mala. – Pertej vatrave tona s’kemi ku me shkue! Nëpër natën e errët, të cilës ia prishte ngapak vetëm një shtresë e hollë bore, Idriz Seferi, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, kishin zënë pozitë te “Udha e Hekrit”. … Beteja kishte filluar më parë se që ishte menduar. Vëzhguesit e pushtuesit, të parët ishin gjendur nën tytat e luftëtarëve. Pas tyre, pushtues të panumërt i ishin afruar “Udhës së Hekrit”. Armët e Kreshnikut të Karadakut po kujdeseshin që të mos zbrazeshin kot. Këtë e kishte parasysh çdo luftëtarë i tij. Vetë, Kreshniku i Kardakut, më parë se për mbarimin e barutit, brengosej për mundësinë e ngrohjes së tytave. “Le t’shkojë, sa t’shkojë!”, - thoshte vetë me vete ai. Fishekë pak, armiq shumë. Bashkëluftëtarët shtinin
14
duke numëruar fishekët. Tyta e armës së Canit ishte nxehur dhe trimi, i skajuar nga shokët, po mundohej ta ftohte atë me ujin e hollë. Bashkëluftëtari tjetër, Ceni, po mundohej ta tërhiqte nga fushëluftimi dhe ta ndihmonte luftëtarin e plagosur. -M’la e shkreta! – tha Kreshniku i Maleve, për armën që nuk po i funksiononte nga nxehja. -Mos shtini ma! – iu thirri, më pas, ai bashkëluftëtarëve. Luftëtarët u befasuan. Idriz Seferi po dorëzohej! Nuk po vdiste në fushën e luftës. Mbase mund të vdiste në fushën e luftës. Nëse nuk do të vdiste aty, do të burgosej përgjithnjë. Ky ishte dënimi që i ishte shqiptuar nga sulltani, në rast se do të zihej. Këtë e dinte mirë Kreshniku i Maleve. Po ai kishte vendosur të dorëzohej dhe u dorëzua. Kreshniku nuk u vra. Ka mundur te vritej lehtë, por u ruajt qëllimisht të ishte i gjallë, ta shihnin nga afër, atë që perandorisë po i sillte gjithë atë shqetësim… Bashkë me bashkëluftëtarët, Kreshnikun e Karadakut e dërguan në Nish. E nxëron në gjyq. Tre kadinj ia numëruan mëkatet ndaj perandorisë e sulltanit, të cilin ai e quante zaptues. Kryekadiu më në fund shpalli dënimin. “Idriz Seferi, - tha ai, - i njohur si Kreshniku i Karadakut, për cenimin e autoritetit të pushtetit të sulltanit të madhërishëm dhe rezistencës kundër perandorisë sonë të shenjtë, dënohet me 101 vjet burg”. Kadinjtë u habitën, sepse Kreshniku nuk u habit. Në vend se Kreshniku, u habitën ata. Kreshniku as u
15
ligështua, as i shkoi mendja të pendohej e të kërkonte falje. Ai vetëm tha: “Shnosh! Nuk po m’dënon Zoti! Nuk i frigona gjygjit t’njerit!”. Kreshnikun dhe bashkëluftëtarët e tij i vendosën në burgun e Nishit. Kreshniku duhej të vuante 101 burg! Kjo domethënë të rrinte aty përgjithmonë! Të vdiste në burg! Ai që jetën pa liri nuk e konsideronte jetë! Trimat, të burgosur në burgun e Nishit, nuk po flisnin. Secili po mundohej të gjente arsyeshmërinë e rënies në duart e pushtuesve. Do të mund të tërhiqeshin para se të rrethoheshin nga masa e madhe e pushtuesve. Po nuk u tërhoqën. Ndoshta më e mirë ka qenë vrasja në fushëluftë sesa dorëzimi. Çfarë dobie do të kishte burgu, nga i cili nuk do të mund të dilet i gjallë ? Sipas gjykimit, nga ai burg i gjatë, të dënuarit, për të gjallë, nuk do të dilnin. Burg i gjatë njëqind e një vjet! Kjo domethënë të mos dalësh kurrë i gjallë! Veç kësaj, një brengë tjetër po i brente keq kreshnikët e burgosur. Fshatarët, në atë dimër pa të reshura, po të acartë, në mungesë të ushqimeve nuk do të kalonin lehtë. Veç një brengë nuk i mundonte kreshnikët: pushtuesit nuk do të mund të ngjiteshin dot kodrave e t’i ndëshkonin shqiptarët për shkak të rezistencës së tyre. Ata nuk do të mund të kalonin mundimet e asaj natyre, e cila shoqërohej edhe me plumbat e pahuqur të fshatarëve. Kreshniku i Karadakut, Idriz Seferi, i mësuar me
16
lartësitë, me bukuritë dhe ajrin e natyrës së Karadakut, në atë burg - në burgun shekullor të Nishit, si “Labirinti i Kretës” - i cili dukej se të shtinte nga brenda akullin e vdekjes, nuk po mund të shtinte gjumë në sy. I dënuar me atë burgim të gjatë, në vend se të gjente qetësi e të mbronte sadopak shëndetin e trupit e të mendjes, ai nuk po mund të qetësohej. Pas tri ditësh e tri netësh, kreshnikun e zuri gjumi. Në një gjendje as fjetur, as zgjuar, heroi pa një ëndërr. Në ëndërr: një kodër e lartë, e bukur e tërë gjelbërim. Rrëzë kodrës, një ka i zi duke kullotur. Sigjumi iu ndërpre shpejt, kurse zgjimi i solli një pamje gëzimi në fytyrën e tij. “Anrrat kallxojnë. Ka do sheja qí kallxojnë kush mun m’í kuptue. Edhe kjo anrra jeme thotë díshka, po m’doket per mírë…!” Me atë hov gëzimi, nga një shenjë shprese, për dalje nga “Labirinti i Kretës”, kreshniku shpejtoi t’i njoftonte edhe shokët. - O shokë, - i thirri kreshniku bashkëluftëtarët. - Ejani t’u kallxoj ni anërr! Të ulur përkrah e para tij, bashkëluftëtarët po prisnin me padurim të kuptonin enigmën e atij disponimi të mirë në fytyrën e kreshnikut. - Veçsa m’koti gjumi, - filloi rrëfimin kreshniku, pashë ni anërr. N’anërr pashë ni kodër t’madhe jeshil pranvere, qi ta kish ana m’e pa. N’rrajtë t’kodres, ni ka t’u kulloten. Ni za shumë i kthjelltë m’tha: “Idriz, kur t’dal ky ka tue kullotë, n’maje t’kodres, ki me dalë prej
17
ktuhit”. Kreshnikët qeshën. - Qysh po thue ti, - tha njëri prej tyre, me të qeshur, na paskmi me dalë ni dit prej ktuhit ! - Po, - tha kreshniku. - Une kam ymyt; ymytin se humbi kurrë, as se jap per asgja! Veç duhet të presim. Durim, burra! Kreshniku kishte një parandjenjë dhe e ndjente thellë se, megjithë atë burg të gjatë dhe pushtetin e Perandorisë, një ditë do të dilte i gjallë nga aty. Ai kishte një shpresë, e cila e bënte të fortë dhe të pamposhtur. Shpresën, nuk e humbte, as e jipte për asgjë, siç thoshte shpesh. Ëndrra e Kreshnikut komentohej vazhdimisht në ato ambiente mbytëse të jetës dhe ishte një motiv që jipte forcë dhe krijonte gjallëri jete. Dhe, nuk kalonte pothuajse asnjë mëngjes që kreshnikët të mos pyesnin kreshnikun në mos e ka parë ëndrrën, apo kaun duke u ngjitur kodrës… Pas një kohe jo aq të gjatë (por jo sipas llogaritjes së kohës brenda burgut, ku ditët ishin muaj, ndërsa muajt vite !), kreshniku u zgjua një mëngjes herët, u rrua e u pastrua në ato mundësi që jipte burgu, drodhi mustaqet dhe mori kafe e sheqer t’u maronte kafe të gjithë bashkëluftëtarëve. Të zgjuar, si gjithnjë, me mahinë e ëndrrës së kreshnikut, shokët e kreshnikut zgjohen me mahi. Por, ajo ditë dukej e veçantë; kreshniku po u bënte edhe kafe.
18
Vetë kreshniku po iu shërbente shokëve. Sipas moshës, të gjithëve po iu afronte kafenë. - Idriz, - filloi i pari t’i drejtohej kreshnikut, një bashkëluftëtarë i vjetër i tij, Mala, - ti qi po na ban kafe, a po na tregon se shka ka ndodhë ? - Kallxona mos a ngjitë kau n’maje t’kodrës ? – shtoi një bashkëluftëtar tjetër. Derisa po pritej me padurim të kuptohej enigma, Idriz Seferi po përdridhte mustaqet, herë po rrufiste kafenë e herë po pinte duhan me kamishin prej qelibari dhe po i shikonte me radhë bashkëluftëtarët, sikur të donte t’u shpërndante të gjithëve, veç e veç, gëzime e urime të veçanta. - E dini anrrën qi ju pata kallxue doheresh ? – pyeti ai. - Po, - thanë pothuajse njëzëri bashkëluftëtarët, të cilët me padurim prisnin se ç’do t’u tregonte ujku i maleve. - Prapë e kam pa atë anërr, atë ka t’zi tu kullotë. Kau kish dalë maje kodre! - tha ai. - Oooo, ha-ha-ha…, - qeshën trimat. (Të regjur me jetën e vrazhdë dhe të papriturat e saj, ata nuk ishin njerëz që bëjnë hop pa e kaluar lumin). - Qysh po thue, paska ardhë fundi i burgit tonë, a? – pyeti bukur seriozisht Mala, një nga kreshnikët më të vjetër dhe mjaft të regjur në shkollën e jetës. - Po! - tha kreshniku. – Zemra po ma ninë se shumë shpejt do t’i shohim malet tona! Kreshniku dhe bashkëluftëtarët, të mbushur optimizëm për triumfin e tyre, mbetën të vërtetojnë
19
mundësinë parathënëse të ëndrrës. Ditët në atë burg, pas tregimit të ëndrrës së dytë të kreshnikut, po zgjasnin sa vitet. Koha nuk po kalonte assesi, kurse ditët brenda burgut po e digjnin në mënyrë të padukshme jetën e secilit të burgosur. Një ndryshim jete ndodhi papritmas një mëngjes kur rojat e burgut u vonuan, munguan krejt dhe nuk i hapën fare dyert e qelive të burgut. Më pas, të burgosurit kishin dëgjuar krismat e mëdha të atyre që me forcë po i hapnin dyert e burgut. Ishin këta fshatarët, të cilët, nga rrethe të largëta, kishin ardhur që, pas tërheqjes së rojave të burgut, të lironin të burgosurit. Ëndrra e kishte paralajmëruar Kreshikun e Karadakut për fundin e burgut të tij. Derisa po i mirrte ato pak gjëra që i kishte për ta braktisur burgun e Nishit, Kreshniku i Maleve, pothuajse po e këndonte frazën e përsëritur: ”Veç ymytin s’e shes kurrë!”, atë që, si një formulë lutjeje, e kishte pëshpëritur që nga fillimi i burgosjes së tij. Narratori, sa herë që kishte dëgjuar e menduar legjendën për ëndrrën e Kreshnikut të Karadakut, kishte forcuar edhe më një bindje të tijën për ëndrrat. Ai kishte provuar domethënien parathënëse të ëndrrave. Në jetën e vet, vërtet, ëndrrat e para shumë vite më parë, kishte pasur rast t’i përjetonte realisht.
20
Rrëfimi në dy kohë Rrëfimtari kishte kohë që, me një lloj fanatizmi, po e ruante të freskët në mendje tregimin e Mendimtarit. Atë tregim ai e donte dhe e çmonte aq shume sa e ruante në kujtesë edhe mënyrën e rrëfimit, që ta rrëfente vetëm në një moment e në një mes të zgjedhur dhe të kënaqte me rrëfimin e tij vetëm njerëz të çmuar, e kur do të vlerësonte se ai do t’i shërbente dikujt si një urti dhe mendim i çmuar për jetën. Atë ditë, kur ai po rrinte në vendin e tij të preferuar, me ata tre vetë, të cilët i njihte bukur mirë dhe me të cilët rrinte herë-herë, atij iu duk se ishte një mes i përshtatshëm për ta bërë tregimin e tij pjesë të bisedave me të tjerët, në tavolinën e tij. E zgjodhi për tregim, prandaj, edhe atë rast për ta treguar para të pranishëmve të tavolinës së tij. U soll si u soll biseda dhe, kur Rrëfimtarit iu përshtat, inkuadroi në bisedë rrëfimin e tij. Rrëfimin Rrëfimtari e bënte duke u përpjekur t’i ngjante Mendimtarit, rrëfyesit të rrëfimit. Ai po përpiqej të përdorte të njëjtat fjalë, fraza, fjali. Edhe intonacionin
21
synonte ta kishte të njëjtë me atë të Mendimtarit. Rrëfimtari kishte dëshirë që tregimi i tij të zgjonte të njëjtat mbresa që dikur kishte lëne tek të pranishmit tregimi i Mendimtarit. Tregimi ishte ky, si e kishte treguar Mendimtari: “Ishte shpallur një konkurs ndërkombëtar, për tri koka, që do të ekspozoheshin në një muze të njohur. Ishin paraqitur në konkurs një francez, një gjerman dhe një shqiptar. Institucioni i konkursit kishte ftuar pjesëmarrësit e konkursit të mirrej vesh me ta për çmimin e kokave. Ishte paraqitur i pari francezi. - Sa kërkon për kokën tënde? - i kishin thënë përgjegjësit e konkursit. - Një milion dollarë - kishte thënë francezi. - Pse mendon se vlen kaq koka jote? - kishin kërkuar arsyetimin përgjegjësit. - Kjo është kokë francezi! - kishte thënë francezi. – Francezi ka krijuar vepra të mëdha. Koka e francezit krijoi veprat e Volterit, Rusoit, Hygosë, Balzakut… - E kuptojmë! - i kishin thënë përgjegjësit. Del francezi. Hyn gjermani. - I nderuar, - i ishin drejtuar përgjegjësit gjermanit, sa kërkon për kokën tënde ? - Dy milionë dollarë! - kishte thënë gjermani. - Po, si e arsyeton këtë çmim? - i kishin thënë përgjegjësit. - Pse mendon se vlen për atë shumë?
22
- Po - kishte thënë gjermani. – Koka e gjermanit është shumë e çmuar. Ne, gjermanët, kemi dhënë gjenitë e njerëzimit: Kantin, Hegelin, Gëten… - Mirë! - i kishin thënë përgjegjësit. Pasi del gjermani, hyn shqiptari. - Sa kërkon për kokën tënde? - i kishin thënë përgjegjësit shqiptarit. - Tre milionë dollarë! – kishte thënë shqiptari. Përgjegjësit po mundoheshin të gjenin arsyetimin për një çmim të tillë për kokën e shqiptarit. E krahasonin me francezin. E krahasonin me gjermanin. Nuk ishin në gjendje të gjenin një përgjigje. Po për këtë shqiptari ishte përpara. Kureshtja e komisionit për të ditur pse kërkohej çmimi më i lartë për kokën e konkuruesit të tretë, shqiptarit, ishte e madhe, prandaj përgjigja e vetë shqiptarit, nga përgjegjësit, pritej me padurim. - Pse mendon se vlen të paguhet aq për kokën tënde ? - pyetën përgjegjësit e konkursit. - Po, - kishte thënë shqiptari, - kjo kokë vlen kaq, sepse është e pashfrytëzuar. Kjo kokë mund të shfrytëzohet !” Mendimtari, në ato rrethana, kishte dashur, qartazi, të shprehte një porosi, që shqiptarët të punonin, siç kanë punuar të tjerët. Profesor Dardani ishte një nga ata që kishte dëgjuar me vëmendje rrëfimin e Mendimtarit. Ai kishte dëgjuar me vëmendje jo vetëm ta kuptonte e përjetonte rrëfimin e Mendimtarit, por edhe ta hulumtonte vetë
23
Mendimtarin, karakterin, intelegjencën dhe gjithçka tjetër që lidhej me personalitetin e tij. Mendimtari ishte bërë për shumë kohë figurë qendrore dhe kishte tërhequr vëmendjen e publikut me çdo paraqitje e fjalë të tij. Ashtu si ishte, ngapak enigmatik e misterioz, ai kishte zgjuar edhe për këtë kureshtjen e njerëzve Vetë prof. Dardani, në thellësi, ashtu si e kapi esencën e domethënies së rrëfimit, nuk po pajtohej me Mendimtarin. Po të mos ishte një tip që nguron aq sa të quhet i turpshëm, ai do ta mirrte fjalën dhe do ta kundërshtonte domethënien e rrëfimit të Mendimtarit. Ah, sa do të dëshironte, në këtë rat, të ishte krejt i paturpshëm, si ata që flasin vend e pavend dhe pa u skuqur aspak bile. Ngurrimi, turpërimi, këto ishin të metat e prof. Dardanit. Këto ishin ato që e kishin penguar bukur shpesh dhe po vazhdonin ta pengonin. Sikur të mos e kishte një dobësi të tillë, punën do ta kishte më mirë dhe, edhe në këtë rast, do ta mirrte fjalën edhe do ta kundërshtonte mendimin e Mendimtarit. Në këtë rast, ndër të tjera, do t’i kishte thënë atij se shqiptari nuk është se nuk është dëshmuar dhe se nuk ka krijuar vepra të mëdha në të kaluarën, me të cilat është bërë i njohur në botë dhe është radhitur krahas popujve më të çmuar. Sikur të mos turpërohej e të nguronte, do t’ia përkujtonte Mendimtarit disa fakte, të cilat ai nuk do të mund t’i mohonte dhe ta bënte që herat tjera të mos i mohonte vlerat e së kaluarës, ashtu si i e kishte formuar bindjen Prof. Dardani se Mendimtari kishte një qëndrim
24
mohues ndaj së kaluarës. Ndër të tjera, sikur të mos ishte ashtu si ishte, Prof. Dardani do t’ia përkujtonte Mendimtarit veprat e Skënderbeut, për të cilat ai është çmuar gjitherë, në gjithë botën; do t’ia përkujtonte figurën krijuese të Barletit, i cili qe përkthyer shumë, në shumë gjuhë të mëdha, në kohën e tij, dhe pati bërë ndikim tejet të madh te krijuesit e ndryshëm botërorë, për t’u marrrë me dashamirësi me historinë shqiptare. Sikur të mos ishte ashtu i turpshëm e ngurrues, prof. Dardani do t’ia përkujtonte Mendimtarit edhe figurën madhështore të humanistes Nënë Tereza, të çmuar e të nderuar në gjithë botën …. Mirëpo, prof. Dardani heshti. Dhe, mirë që heshti. Mendimtari e kishte treguar tregimin e tij t’i fliste momentit, të thoshte një mendim që kishte vlerë në atë moment, në një moment të keq për popullin, në një moment, para ndërmarrjes së pushtuesit për ta shfarosur popullin. Po të kishim bërë shumë, kishte një kundërargument të mendimeve të tij, prof. Dardani, nuk do të ishim ende në këtë gjendje. Të tjerët, orekset djallëzore të tyre, janë shkaku, po ai që krijon vlera të mëdha, si ka lejuar të gjendet në një situatë të tillë ?! Është edhe dikush nga radhët tona që i ka shërbyer kësaj, mbase, thoshte Prof. Dardani me mendjen e tij, ashtu si e kishte menduar shpesh. Prandaj edhe heshti, nuk reagoi. Askush nuk kishte reaguar në rrëfimin e Mendimtarit, po e kishin dëgjuar me vëmendjen më të madhe, si tregim që i fliste pikërisht atij momenti.
25
Rrëfimi i Mendimtarit, në restorantin “Parajsa”, në praninë e një numri të madh të njerëzve dhe disa burrave bukur të mëdhenj (të cilët i premtojnë ndihma Mendimtarit, në çdo kohë, në prag të një lufte tejet të keqe dhe në prag të një tragjedie të madhe për kombin), ishte rrëfyer me mjeshtërinë më të përsosur dhe kishte lënë mbresa të thella tek të pranishmit. Rrëfimi kishte arritur efektin e tij pozitiv, se, në mënyrë të përshtatshme, ishin gjendur bashkë: rrëfyesi, dëgjuesi dhe momenti. (Kështu mendonte dhe kështu mendon edhe tani Rrëfimtari). Të pranishmit, njerëz mjaft të zgjedhur për atë moment, e kishin dëgjuar me kureshtjen më të madhe Mendimtarin. Ata vetë e kishin lutur atë t’ua rrëfente një shaka, pasi aty kishin rrëfyer shaka edhe të tjerë, të pranishëm. E, si të mos rrëfente diç edhe Mendimtari, i cili mbahej ndër oratorët më të mirë? Aty, Mendimtari iu kishte rrëfyer se ishte ftuar në një dasmë, ndërsa ai se ndjente veten aspak mirë të mirrte pjesë, në dasma, ahenxhe, tubime…Po, për hir të miqësisë, duke mos mundur të mohojë kërkesën dhe dëshirën e një miku, ai kishte shkuar në dasmën e përmendur dhe aty kishte dëgjuar një shaka. Shakaja ishte ajo, si e tregoi Mendimtari. Rrëfimtari përfytyroi në mënyrë tejet të gjallë një rrëfyes mjeshtër, siç ishte mendimtari dhe një dëgjues përplot kureshtje e respekt, siç ishin dëgjuesit e tij, këtu e dhjetë më parë.
26
Atëherë, aty, përpara rrëfimit të Mendimtarit, ishte kureshtja dhe respekti, kurse tani, kur rrëfimtari rrëfen të njëjtën gjë, që kishte rrëfyer Mendimtari, atij nuk i besohet! Pse?! Rrëfimtari, në fund të rrëfimit, u përpoq të vlerësonte sesa i ishte ofruar me tregimin e tij rrëfimit të Mendimtarit. I dukej se me gjithë përpjekjet për t’i ngjarë atij, ai nuk kishte arritur t’i ofrohej as tregimit, as efektit të tij. Këtë e nxori si përfundim nga pritja e të pranishëmve dhe nga reagimi i tyre, ndaj rrëfimit të tij. Dëshpërueshëm ai vlerësoi se tregimi i tij shkaktoi jo efektin e pritur, por një efekt tejet të keq tek tre të pranishmit e tavolinës së tij. Për mossukses Rrëfimtari së pari ia hodhi fajin vetvetes, se mbase ai nuk diti ta rrëfejë rrëfumin. Po edhe situata kishte ndryshuar shumë, pas dhjetë vjetësh, kur tani gjërat kishin filluar të mos merreshin me seriozitet, po devalvohej çdo gjë, edhe ato më të çmuarat. Pastaj, si problem Rrëfimtari pa edhe vetë receptuesit, ata tre shoqëruesit e padenjë e të parespektueshëm të tavolinës së tij, të cilët aq padhembshëm u sollën ndaj tij. Sidomos ai mustaqja, me ato flokët e ngritura çrregullueshëm, si një kaçadre, që nuk nguroi t’i thoshte: “Kështu e ka pas treguar milicia e dikurshme…Është tregim për milicët…” Përplotë dëshpërim, por me mjaft ngulmim, Rrëfimtari nuk nguroi të thoshte: “Ku po e dini, se ky ka qenë tregimi i milicisë së pushtuesit?! Si keni arritur ta mësoni
27
këtë ?! Unë e kam dëgjuar këtë, më 1997, nga vetë goja e Mendimtarit…”
Shishja Një shishe birre. Jo, jo, një shishe birre. Ishte një shishe thartire, afërsisht sa një shishe birre. Po thonë se ishte shishe birre. Nëse ka qenë shishe birre, e ka pasur më lehtë. Po të kishte qenë shishe grrâthë-grrâthë e kishte parë qykën e zorit. Shishe birre, shishe thartire, çfarëdo që të ketë qenë, copërat e thyera të saj, në zorrë të trashë, të bëjnë lakra… Po ku ndodhi kjo?! Kush e bëri?! Është diçka e ngjashme me ato ndodhitë për të cilat ata po ankohen se po iu bëjmë ne. Kjo kishte ndodhur në Arat e Livoçit. Te Çeshmja e Livoçit. Keq! Shumë keq! Mjerim! Njerëzit tanë nuk kanë bërë kështu. Kurrë nuk është dëgjuar se kanë bërë gjëra të tilla, barbare. Nuk i dihet. Edhe kah ne mund të ketë gjithç-
28
ka. Çkas skemi marrë prej të tjerëve. Një kohë të gjatë, me shekuj, na kanë mësuar për keq. Ndryshe nuk do t’u kishim shërbyer të tjerëve… Mundet. Janë do, që, si i di unë, mund të bëjnë gjithçka. Ata harambashat e Livoçit. Ata që po rrahen për çdo ditë me djalin e abaz bukovikut, për me hy në film, pa biletë. A se bëjnë ata këtë gjë?! A i keni parë si janë?! Jo, more! Duken ashtu, po nuk janë aq të egër, sa duken. Ende kush nuk është ankuar prej tyre. Asnjëherë. Të butë janë. Miqësorë janë… Po kush mund ta ketë bërë këtë “akt barbar”, si po thonë politikuajt? Për keq, përherë gjendet dikush. Mund të jetë i paguar. I paguar, i papaguar, për ne po shkruhet keq dhe po krijohet një pasqyrë e shëmtuar. Nëse e ka bërë dikush prej nesh, ka bërë keq. E meriton dënimin më të rëndë. Po dalim njerëz barbarë. Si mund ta bëjnë atë gjë të pështirë njerëzit tanë! Çfarë dëmi i sjellin botës sonë! Duhet të ruhemi prej veprave të tilla çnjerëzore. Duhet të bëjmë e të krijojmë diç të mirë, se për keq ka që bëjnë sa të duash. U tha, pak më parë, se është bërë si me sherr kjo punë. Dikush ka paguar dhe dikush prej tanëve e ka bërë atë. Ka shumë përkushtim që të njolloset pasqyra jonë dhe të prishet imazhi ynë kombëtar! Ose prej budallallëkut, ose prej ndonjë përfitimi, dikush e ka bërë. Sido që të jetë, pas këtij rasti, ne do të jetojmë me akuza të rënda mbi kurriz. Jo veç me akuza, po edhe me barrën e presionit, barbarisë së atyre. Do ta shohim sesi do të shtohen represaljet mbi ne. Bota do të na konsiderojë barbarë. Do të shkruajnë gazetat e atyre. Do të shkruajnë shumë, do ta trondisin botën dhe bota do të na gjykojnë si barbarë. I rëndë është gjykimi i botës. Më i rëndë se çdo dënim tjetër. Nuk thuhet kot: më mirë të të dalë syri se fjala. Fjala. Ah, fjalët…! Do të
29
shkruhen libra. Shumë. Dy mijë. Tre mijë. Ata kanë shkruar shumë libra kundër nesh, si thotë r. qosja. Kanë shpifur dhe na kanë quajtur barbarë. Kanë shpifur shumë dhe shpesh. E kur përsëritet rrena bëhet e vërtetë. Jo, bëhet më e fuqishme se e vërteta. E kanë mjeshtëri rrenën. Shpifjen. S’mund tua kalojë kush për rrenë. Mjer ne që jemi, për keq, protagonisti i rrenës së tyre! Nuk mund të shpëtojmë nga pasojat e rrenave të tyre. I sajojnë si të vërteta. Edhe e bëjnë vetë të keqen, që të na akuzojnë ne për barbarë. Ia dinë vlerën rrenës. O Zot, lirona nga i keqi! E dëgjuat atë kryetarin e lidhjes socialiste të popullit punonjës…? Pse nuk po thua, me nder me th¸n¸, kryetarin e lidhjes së m…?! Krejt shqiptarët i futi në një thes! “Jemi barbarë!”,- tha, për veti e për ne. – “Veprat që i bëjmë ne nuk i bën kush në botë! Aktorët të gjenden e të dënohen në mënyrën më të ashpër! Meritojmë të dënohemi! Një njeri të thjeshtë e të shenjtë, ta masakrojnë. I kërkojmë falje, publikisht, shumë të respektuarit e të nderuarit, shokut Gj. M., dhe do të bëjmë gjithçka që të dënojmë aktorët kriminelë e se do t’ia kthejmë nderin në vend. Prej nesh do të jetë gjithnjë i çmuar e i nderuar…!” Vërtet, si mund të ndodh kjo?! Çfarë njeriu ka qenë ai që e ka bërë një gjë të tillë? Ka qenë sadist i madh, se ndryshe nuk do të mund ta bënte! As vetë nuk ka qenë, se ashtu nuk do të mund të bënte veç një njeri. Kanë qenë dy-tre vetë, sigurisht. Dhe, ai “martiri”, “i shenjti” nuk i njeh aktorët e krimit? Sigurimit i ka thënë se ka qenë në arën e tij duke punuar. Kanë ardhur aty tre vetë, e kanë kapur me forcë, e kanë zhveshur dhe ia kanë futur shishen, me nder me thënë, në zorrën e trashë. Ia kanë futur thellë dhe ia kanë thyer brenda. Nëse e kanë bërë këtë njerëzit tanë, kjo është
30
shumë keq! Njerëzit e tillë unë nuk i dua dhe, po të kisha pushtet, do t’i zija e do t’ua jipja dënimin më të rëndë. Veprat e tilla nuk i duroj, nga natyra! Askush nuk i do këto. Të rrallë janë ata që mund t’i bëjnë veprat e tilla! Po, tjetër, a dimë ç’ka thënë “martiri”, “i shenjti”, Gj. M. ? Më duket se po tallesh me ato “martiri”, “i shenjti”?! Unë kam dëgjuar diçka, po nuk po mund t’i bësoj ende asaj që kam dëgjuar. Hë? Hë, pra? Trego, pra! Çka mund të jetë kjo çudi! B., ai B., i sigurimit, ai brinoshi, ai syri i tij, që çdo gjë shikon edhe kur nuk shikon, dhe ai veshi i tij, që çdo gjë dëgjon, edhe kur nuk dëgjon, ai që është gjithnjë në një vend dhe në çdo vend, vetë ai iu ka treguar disa njerëzve, se Gj. M., ai “martiri”, “shenjti”, vetë e ka bërë atë. Ha-ha-ha-haaa…O, ha-ha-ha-haaa… Pse!? Për vetë-kënaqësi! Qysh!? Si?! Me dashje, për vetëkënaqësi?! Po, po. Me dashje, vetë e ka bërë, për vetëkënaqësi! E kishte provuar ai shpesh, ta kënaqë veten, ashtu, duke i futur vetes shkopinj, tomakë, shishe… Kësaj radhe kishte future një shishe, të cilën, duke u munduar ta nxirte, e kishte thyer brenda… Pastaj ?! Pastaj, me që gjendja i ishte bërë serioze, kërkon ndihmë, shkon në spital dhe i akuzon tanët për një gjë të tillë. Kjo, u vërtetua, mund të thuhet?! Po, është vërtetuar. Mjekësia, sigurimi, sot mund të mësojnë çdo të vërtetë. Dhe, paska që po bëkan ashtu si na tregove?! Po, more, si jo. Ia fut vetvetes hurin dhe vetëkënaqet. Le të vetëkënaqet! Edhe shpallet “martir”, “i shenjt”! Po, e bëjnë këtë. Të gjitha i shfryëzojnë që të na akuzojnë ne. Vështirë e kemi! Shumë vështirë e kemi të ruhemi nga gjërat që nuk i njohim! Ne i akuzuam njerëzit tanë, fajësuam vetveten, e quajtëm barbarë vetveten për këtë, pa e ditur se ç’ka ndodhur në të
31
vërtetë. Vështirë e kemi të ruhemi nga shpifjet e tilla, si nga ajo e të vetëkënaqurit “martir” dhe e “të shenjtit”, Gj. M.! Si t’i durojmë dënimet për veprat që i bëjnë të tjerët?! Si të shpëtojmë nga vetëkënaqësitë e të tjerëve!? Domethënë, jemi në pozitën në të cilën nuk mjafton veç ta mbrosh tjetrin nga vetja jote! Jo. U dashka ta mbrosh tjetrin nga vetja e vet! Kot. Njeriun nuk mund ta mbrosh nga vetvetja. Fatkeqësi! Për kë?! Për ne! Për ne! Jo për ata që vetëkënaqen! (Revista “Nacional, Tiranë, )
Shkova nӫ pyll… Herën e parë, mungesa e saj nuk i kishte shkaktuar asnjë mbresë. Ishte një mungesë e zakonshme e saj, sepse mendoi se secilit i ndodh të mungojë ndonjëherë për ndonjë gjë. Herën e dytë, kur pyeti për mungesën e saj, ai lexoi një shqetësim në fytyrat e nxënësve dhe përpjekjen e tyre për të treguar diҫ lidhur me mungesën e saj. Profesorit nuk i shkoi mendja te ndonjë gjë shqetësuese, pasi mungesën e Yllkës nuk e kishte imagjinuar dot të lidhur me arratisjet e frikshme të kohëve të fundit. Herën tjetër, mungesa e Yllkës kishte krijuar një zbrazëti të tmerrshme, si zbrazëtia e shkaktuar nga
32
vdekja e gjërave të bukura e të dashura me të cilat jemi mësuar gjithnjë. Zbrazëtia e shëmtuar trishtuese e mungesӫs sӫ Yllkës e zgjoi tepër shqetësimin e profesorit, i cili, mungesën e saj, e lidhi me arratisjet e njerëzve të ditëve të fundit, për të cilat po filtej me shqetësim gjithnjë e më shpesh. Ku është Yllka?! – pyeti ai nxënësit syhapur para një përgjigjeje tӫ befasishme që s’e duam. – Yllka nuk vijon më. – tha disi me qetësi të pazakontë shoqja e saj e bankës, një vajzë e hedhur, mjaft e shëndetshme dhe më e pjekur se zakonisht për moshën e saj. – Pse nuk do të vijojë më? – pyeti me kureshtje profesori. – Ka shkuar dikah bashkë me familjen. – u përgjegjen disa nxënës përnjëherë, si në kor. - Askush nuk është në shtëpi. Kështu kemi marrë vesh. – shtuan ata. Profesori vetëm për pak sekonda solli në mendje stuhitë e shekujve të ndryshëm, të cilat kishin shkëputur nga trojet e tyre me mijëra e mijëra bashkëkombas të tij e i kishte hedhur pamëshirshëm hapësirave të globit. Iu kujtuan edhe vargje të tëra që i kishin përjetësuar ato stuhi të njerëzve fatzi. Edhe kjo është vetëm një nga ato tmerret e mëhershme. Tmerr i përsëritur. Po përsëritet edhe tani ajo që ka qenë dikur. Edhe ne po e përjetojmë atë që e kanë përjetuar sa e sa gjenerata të tjera para nesh... Profesori nuk pyeti më për Yllkën. As i shënoi mungesat e saj. Vendi i zbrazët i Yllkës i bëhej gjithnjë e më i shëmtuar. Njëherë, derisa e shikonte atë hapësirë të zbrazët, iu duk si një varr. Një vend i braktisur nga gjërat e bukura e të mira ngjan në një varr, mendoi. Si një varr i
33
hapur, që pret të gëlltitë atë që është ende në jetë…Uh! Gati sa nuk klithi dëgjueshëm: “Si një varr!” Vetëm pas pak ditësh ndodhi të mungonte Bletari, një nga nxënësit e klasës së Yllkës. – Pse po mungon Bletari? – pyeti profesori, duke sjellë në mend ngjarjet e një viti më parë, si dhe disponimin e ngysur të ditëve të fundit të Bletarit. - Edhe Bletari ka shkuar dikah. - i thanë nxënësit. - Edhe ky ka shkuar me gjithë familjen? - pyeti profesori. – Ai ka shkuar vetë, profesor. – tha njӫ nga nxӫnӫsit e klasës. Profesori e dinte një histori interesante të Bletarit, të cilën e shqyrtoi pasi i dukej se i lidhej me arratisjen e tij. Vitin e kaluar, në ditarin e tij, kishte shkruar: “26 mars 2014 Bletari, nxënësi i klasës së dytë- tre, në vend se të ishte në klasë, në orën e tretë të mësimit, ishte ulur në shkallë, i rënduar nga një pikëllim i madh. Iu ofrova dhe e pyeta për shkakun. – Po më pengon nëna. – tha ai tërë dëshpërim. – Po thotë se Yllkën e kemi të gjakut tonë, kurse unë…” “3 prill 2014 Bletari dukej se nuk ishte në gjendje të përcillte mësimin. Gjatë tërë orës ai qëndroi i mbështetur me bërryla mbi bankë e me kokën e kapur me duar. ” “13 prill 2014 Sot Bletari ishe ulur sërish në shkallë dhe po qante. Dukej se nuk po mund të hiqte dorë nga dëshira e tij, e
34
cila po i mohohej nga nëna. “Yllkӫn e kemi tonën” - i kishte thënë ajo dhe kështu e kishte qëlluar m’u në zemër dëshirën e Bletarit, i cili, si pati treguar njëherë …” Bletarin kaherë e kishte kapluar vuajtja e largimit nga Yllka, por tani, në kohë të fundit, kur ajo ishte fshehur nga sytë e tij e ishte larguar edhe më shumë prej tij, ai nuk kishte mundur ta duronte dot largësinë e ftohtë që po rritej, prandaj ishte nisur ta shkurtonte atë largësi. Në fillim askush nuk dinte nga ishte zhdukur Bletari. Prindërit kishin kërkuar publikisht të njoftoheshin për ndonjë gjë nëse ndokush dinte gjë për të. Por, jo. Asgjë. Asnjë lajm prej askujt. Pas ikjes së Yllkës e Bletarit, profesori sa herë shkonte në klasën e tyre, shikonte jo vetëm vendet e tyre të zbrazëta, që po e gëlltitnin pamëshirshëm, si ndonjë sëmundje moderne, e pashërueshme, po edhe mos ishin bërë edhe humnera të tjera… Ndjesinë që përjetonte profesori, shkaku i ikjes sӫ njerëzve, ndjesinë e rëndë të humbjes e të tkurrjes së njerëzimit, të cilën ai e kishte përjetuar tmerrӫsisht në kohën e luftës, kishin filluar ta ndjenin mirë nxënësit e klasës e sidomos ajo, Bleta, e cila, i kishte qëndruar shumë afër Bletarit, si një kujdestare e kujdesshme, që nga koha kur ai nuk duhej të qëndronte afër Yllkës. Bleta ishte zymtuar shumë ditëve të fundit. Ajo rrinte vetë në bankë, pa Bletarin dhe ishte në orë fizikisht kurse me mendje kushedi… Profesori, i cili donte që ora e mësimit të ishte koha më e dashur për njeriun, kohë e punës, gjallërisë dhe e një disponimi të mirë, shikonte vëmendshëm të gjithë nxënësit dhe kërkonte që t’i përvetësonte sa më mirë
35
mendjet e tyre. Meqë Bleta në kohë të fundit i dukej si shumë mendjeshpërndarë e se vështirë përqëndrohej në mësim, profesori kishte filluar që asaj t’i bënte pyetje më shpesh. Por njeriu është një enigmë e madhe, pra edhe ajo, Bleta, ajo nxënësja mjaft e sjellshme dhe e zellshme, është e mund të jetë një enigmë e madhe, e ҫuditshme, sidomos atyre ditëve kur dukej se mendjen e kishte diku larg. Prandaj, edhe ajo, Bleta, kur profesori kërkon prej saj ta japë një koment lidhur me poezinë “Himni i bukurisӫ“ të Bodlerit, ajo këkon ta lejojnë ta recitojë poezinë e Zef Serembes “Fati”. “Nëse më lejoni, në vend të komentit për poezinë e Bodëlerit, me dëshirë unë do të recitoja poezinë “Fati” të Zef Serembes” – tha ajo. Profesori lejoi një digresion. – Recitoje - i tha ai – dhe pastaj na trego pse po e kërkon këtë. Bleta filloi recitimin e strofӫs sӫ tretӫ: “Shkova nӫ pyll e rashӫ nӫ pӫrrua…“, pastaj, u duk se kishte vështirësi aq sa nuk kishte mundӫsi tӫ nxirte zӫ. Tӫ gjithӫ e vӫrejtӫn se ajo kokulur po qante, por askush nuk e dinte se ҫ’kujtime po i sillte vargu “Shkova nӫ pyll e rashӫ nӫ pӫrrua…“. -Mirë, mirë, - i tha profesori, - veҫ një ditë duhet të na e japësh një shpjegim. Profesori nuk këkoi më asnjë shpjegim nga Bleta, për rastin e qarjes së saj. Ai donte që enigmën e sjelljes së saj t’ia zbërthente vetë koha. Dhe, koha nuk vonoi dhe e zbuloi atë. Bleta po bëhej gjithnjë e më e qeshur, ndërsa profesori, si me mahi, i tha një ditë Bletës: “Ti, Bletë, do të na recitosh diҫka që na bën të qeshim edhe ne të gjithëve.” Në fund të orës së mësimit, në vend të Bletës, në korridor, nxënësit i treguan profesorit se Bleta,
36
pӫrmes telefonit tӫ saj, kishte marrë një porosi nga Bletari, me këtë përmbajtje: “Po ndjehem si i humbur, diku, në fund të botës! Yllka askund! Po më duket se ka qenë ëndërr! Se nuk ka ekzistuar kurrë! Do të kthehem sa më parë. A je aty, ku të kam lӫnӫ?” (“Dija”)
Tregim i zgjedhur pӫr botim nӫ revistӫn “Agmia”.
37
Tregimi i njeriut qӫ qeshte
(“Kujtesa”)
Banorët s’janë më, po aty kanë mbetur themelet e kullave të tyre, shtigjet, gjurmat e jetës, këngët e tregimet e gjalla, sa, në ҫdo ҫast, ke ndjenjën sa ata mund të paraqiten përpara si të gjallë…, shkruante në një nga fletoret e gjyshit. Kjo më bëri si një rrodhe për babanë. Nuk iu ndava derisa e mӫrzita keq duke i thӫnӫ pӫr ҫdo ditӫ qӫ tӫ dalim e t’i shoh ato lartësi, t’i shoh ato vende ku ka gjëlluar gjyshi. Dua të shoh vendin e atij njeriut për të cilin thuhet se vazhdimisht qeshte e qeshte edhe kur ishte për të qarë. Dua të shoh vendin e atyre tregimeve të vërteta, të cilat të ngjethin mishtë… Duke mos i duruar dot vardisjet e mia, babai vendosi të humbte një ditë të kursyer të tij dhe iu ngjitem kodrave përpjetë. Kaluam lugje e kodra. Syri nuk ngopej dot me pamjet e bukura, kurse mushkëritë sikur ҫaheshin nga ajri i pastër dhe i freskët. Sa më tepër iu ngjiteshim kodrave, këmbët shpejtonin edhe më tepër të arrinin lartësi të tjera nga të cilat shiheshin hapësira të gjera të vendit. Njerӫzit kanӫ ditur tӫ jetojnӫ aty nga kanӫ mundur tӫ vӫshtrojnӫ larg pӫrpara vetes. Edhe syt iu kanӫ punuar mirӫ. Kanӫ qenӫ shikimgjatӫ dhe shikimshkurtӫr. Babai ka kujtesën e mirë dhe i di emrat e luginave, të pyjeve, luadheve, djerrinave, rrugëve, krojeve… Gjejmë edhe themele të shtëpive, kurse babai përcakton edhe emrin e pronarëve. Gjejmë edhe varret. Po. Edhe varret. Babai gjunjëzohet dhe lutet për të vdekurit. Pastaj më tregon se të kujt janë ato. Më tregon edhe për varrin e gjyshit të tij, apo të stërgjyshit tim, që, si thotë, kishte
38
mësuar në Selanik e në Shkodër. Se kishte qenë i ditur. Kishte mbajtur një han e një mulli, që kishin ekzistuar gjer vonë… Baba, ndërpres unë rrëfimin e tij, njerëzit e këtij vendi, disa prej të cilëve kanë mbetur t’i ruajnë këto bukuri natyre edhe për së vdekuri dhe disa prej të cilëve kanë ikur gjithkah kanë mundur, si zogjt e trembur, kishin qenë këngëtarë të mirë e tregimtarë të zot. Ishin, thotë babai. Edhe këndonin, edhe rrëfenin bukur. Po është edhe diҫ tjetër interesante, thotӫ babai. Ata rrëfenin sinqerisht. Nuk i fshehnin gjërat. Nuk i zbukuronin. Rrëfenin për mirë e për keq, që të mund të mësohej prej tyre. Pasi u ulëm në një rrafshlartë, prej nga, si në një pëllëmbë dore, po shihnim hapësirën e shtëpive të dikurshme, unë thashë si vet më vete andej ka ecur njeriu i qeshur. Njeriu i qeshur, ndjesë paste, tha babai ndoshta është ulur edhe pikërisht këtu ku jemi ne. Jetoi gjatë, i ngrati, dhe e kam njohur mirë. Ai nuk ka ditur të qajë. Edhe kur bukë nuk ka pasur për darkë, ai ka qeshur. Asnjë fije mielli nuk kam në magje, tak, thoshte dhe haha-ha… Po atë tregimin Mirë me pa, mirë mos me pa, e tregonte pa ngurrim? E tregonte, tha babai. E tregonte dhe qeshte. Njeriu i qeshur, tha babai, rrallë dilte nga katundi. Më shumë në treg e në mulli shkonte i vëllai i madh. E, kur shkonte? Kur shkonte, vazhdoi babai, duhej të ndodhte diҫka. Nuk mund të mos ndodhte diҫka që do të mbahej mend. Kështu ndodhi edhe atëherë kur e zëvendësoi vëllanë dhe erdhi në treg me ne. Udhëtuam gjithë natën me qerret e
39
ngarkuara me drurë të nevojshëm për ndërtim. Në mëngjes mezi arritëm në Kumnovë. I zgjedhuam qetë dhe iu qitëm ushqim. Vetë u mbështetëm në ndonjë duaj talle. Herë njëri e herë tjetri kishim mundësi të dilnim deri kah qendra e qytetit për të parë e blerë ndonjë gjë të nevojshme. I ngrati, njeriu që qeshte kishte nevojë më shumë të dilte të shihte sesa të blinte ndonjë gjë. Ҫudia, doli edhe ai. Edhe kur u kthye gojën vesh më vesh. Nuk kishim nevojë ta pyesnim ҫ’kishte parë ose ҫ’i kishte ndodhur. Gjithҫka do të na e tregonte vetë edhe atë me humor, pa marrë parasysh sa e dhimbshme do të ishte. Prandaj edhe na e tregoi ndodhinë që po ndodhte me vjet e kush nuk e tregonte. Vllazën, tha ai, kam pa nji gja qi m’ka habitë. N’midis qendre njani e kishte vendos nji kapuq edhe i thirrke njerӫzit t’afroheshin e t’shinin ҫudi. Ejani, thoshte ai, ejani! Mirë me pa, mirë mos me pa! Njerëzit tuboheshin, tuboheshin edhe ҫitnin pare të imta. Ustajit tӫ mashtrimit kur i dukej se kishte tubuar mjaft kureshtarë e mjaft para hiqte kapelen që njerëzit të shihnin se nën të s’kishte tjetër veҫse një pleh të madh njeriu. Ha-ha-ha… Edhe unë, kur i pashë disa herë njerëzit që u tubuan, paguan dhe panë atë që ishte, po kurrkush nuk tregonte se ҫ’pa, pagova pak dhe u afrova. Kur, ҫka me pa: nji pleh i madh njeriu! Kam vendosur t’ua tregoj këtë mashtrim njerëzve, qӫ tӫ mos mashtrohen edhe tӫ tjert. Qeshën të gjithë me ndodhinë e njeriut që qeshte, edhe me fundin e ustajit të mashtrimit, i cili gjatë, gjatë i kishte mashtruar njerëzit me shfaqjen e tij vulgare, po, nga inati i mashtrimit, kush nuk kallӫzonte…
40
Pjesa e dytë
FAJTORI (tregim i shkurtӫr) Unӫ i qytetit Gj., ai i qytetit K. Mӫ shumӫ se njӫqind kilometra larg njӫri-tjetrit. Nuk kemi jetuar bashkӫ, nuk jemi rritur bashkӫ, nuk jemi shkolluar bashkӫ, nuk kemi
41
punuar bashkӫ, nuk jemi shpӫrblyer bashkӫ, nuk jemi dӫnuar bashkӫ… Kam pasur rast ta njoh nӫpӫrmjet ndonjӫ publikimi. Jemi takuar vonӫ-vonӫ, diku pak para se tӫ bӫhen dy mijӫ vjet nga lindja e Jezusit. Jemi takuar rrallӫ e shkurtimisht. Pothuajse veҫ jemi pӫrshӫndetur. Nӫ kohӫ tӫ fundit ai vinte shpesh nӫ qytetin Gj. Unӫ nuk e kam parӫ. E kam dӫgjuar prej tӫ tjerӫ ose e kam lexuar nӫ gazeta. Nuk kam dalӫ ta shohӫ, sepse ai vinte e shkonte aty ku i thurte lavdӫrata njӫshit tӫ pushtetit tӫ qytetit Gj., i cili kishte vendosur e po i poshtӫronte e diskriminonte krijuesit e qytetit, kurse me dreka, darka e honorare po i blinte kalemxhinjtӫ e qyteteve tӫ tjera pӫr t’i duartrokitur, si i duartrokitet pushtetarit mӫ tӫ mirӫ tӫ botӫs. Njeriu i sahaneve e i honorareve pӫrҫmuese e djallӫzore, njӫ i dukur si tejet i pӫrshpirtshӫm e si shenjti vetӫ, po e luante rolin e kryehipokritit, judӫ… Njӫ ditӫ e takova nӫ udhӫkryq, aty, ku, qoftӫ larg, edhe ku mund tӫ ndeshesh me ҫastin fatkeq, si thoshte shpesh, ndjesӫ pastӫ xhaxhai im… Unӫ pӫr andej, ai pӫr kӫndej. S’ishte vendi, as koha pӫr bisedӫ. Por, shih, ti, ai, vetӫtimthi, gjatӫ kalimit, mӫ akuzoi se isha fajtor pӫr pӫsimet e tij. Unӫ asgjӫ. Gjithmonӫ e kam pasur kӫtӫ dobӫsi. Nuk kam ditur tӫ luftojӫ kundӫr shpifjeve. (Unӫ nuk jam i shkathӫt nӫ kӫto gjӫra dhe kur flas mӫ duhet shumӫ tӫ mendoj). Prandaj, qoftӫlargӫt, qӫ e kanӫ hetuar kӫtӫ dobӫsi timen, gjithmonӫ mӫ kanӫ mbytur pӫrmes shpifjeve. Kӫrkoj e kӫrkoj qӫ tӫ gjej tӫ dhӫna pӫr atӫ brinoҫin, qoftӫlargun, shejtanin me mustaqe e me ҫantӫ nӫ krah, cili mӫ akuzoi se bӫj punӫ tӫ keqe qӫ punoj nӫ arsim, se jam i pandershhӫm qӫ marr pagӫ pӫr punӫn nӫ arsim, se
42
jam unӫ ai qӫ e kam larguar nga puna, e kam burgosur, e kam penguar…! Dhe, vӫrej shӫnimin biografik tӫ tij, ku thuhej e thuhet: ka punuar arsimtar nga periudha…, ӫshtӫ pӫrjashtuar nga puna…, ka punuar si drejtor i arsimit komunal…, ka punuar si inspektor i arsimit…, tash ӫshtӫ drejtor i bibliotekӫs publike… A, hipokrit, provokator, shpifӫs, judӫ, qoftӫlarg, shejtan, duartrokitӫsi dhe borizani i pushtetarӫve, qӫ diskriminojnӫ krijuesit, intelektualӫt, njerӫzit e pafajshӫm…, i pafytyri, shtihavҫi, qӫ hiqet mӫ i shenjtӫ se shejti Shna Nue e ӫshtӫ qoftӫlargu, djalli, shejtani vetӫ…!(meditim) ? Ose: Jezusi e faltӫ, se nuk e di se ҫ’bӫn! Ose: P.s.: Ia dӫrgova njӫ letӫr e i thashӫ: Mӫ fole nӫ vend tӫ keq. Nuk pata si tӫ tӫ pӫrgjigjem. Madje, e kam vӫshtirӫ tӫ pӫrgjjigjem nӫ shpifje. Ty, i krishterӫ e plak me mustaqe, Jezusi tӫ tӫ faltӫ, se nuk je i vetӫdijshӫm se ҫfarӫ ke bӫrӫ! ( korrik 2015)
43
FAJTORI (2) Paska lanet shkrimtar jo shkrimtari i madh nuk mund të jetë lanet se shkrimtari i madh ka edhe ideal të madh njerëzor të cilit i shërben po shkrimtar që ka arritur ta përhapӫ bindjen te disa se është shkrimtar shkrimtar me kalem në krah që i shërben të keqes djallit politikës… këtë e tregon vetë fytyra individualiteti autoriteti lavdi pushteti mbretëria e lanet shkrimtarit të hequr si të shenjtë…unë zotërinj të nderuar jam bindur vetë se ka lanet shkrimtari që hiqet si i shenjtë kurse është lanet në esencë se iu shërben punëve të atij qoftëlargut të përrojt…e kam provuar vetë në lëkurën time punën djallëzore të shkrimtarit lanet e po vazhdoj ta ndjej tutje e nuk di si të ҫlirohem nga tundimet e tij dikush të nderuar zotërinj mund të thotë se e ke ftuar vetë e tani rri merru më të jo jo gjithmonë jam ruajtur nga laneti po ai mund t’i tundojӫ edhe të pafajshmit Ai si kam lexuar në shkrimet e dom Pjetrit mund t’i tundojӫ edhe të pafajshmit dhe si e ka tunduar edhe Krishtin si thotë Bibla e si të mos më tundoj mua kur fatin e kam si kam vërejtur nga shenjat e jetës që të mundohem shumë nga shpifjet pra zotërinj të nderuar unë nuk e kam ftuar lanetshkrimtarin të më afrohet në asnjë mënyrë dhe e takova
44
aty ku nuk e prisja në letërsi kam menduar se në letërsi djalli nuk mund të hyjӫ se aty nuk ka vend por jo lanet shkrimtari kishte hyrë në terrenin e letërsisë përmes fjalëve kishte vënë maskën e shkrimtarit kishte bërë adhuruesit dhe ja po paraqitet si shkrimtar ҫantën në krah dhe vrap në ҫdo takim edhe ai i shenjti lanet me pamje shenjti e me punë djalli kështu kishte qenë edhe paraqitja e tij në foltoren e qytetit tonë kur ishte paraqitur për të lavdëruar diktatorin e qytetit tonë se si kishte thënë është pushtetari më i mirë është miku më i mirë i shkrimtarëve pra nuk e kishim ftuar ne shkrimtarët e qytetit tonë që lanet-shkrimtari njëqind e sa kilometra larg qytetit tonë të vinte e ta lavdërontë diktatorin e qytetit tonë kur ne ishim tërhequr nga manifestimet që nderonin diktatorin i cili kishte thënë se është ҫka është politika se shkrimtarët ih nuk janë asgjë për mua shkrimtarët janë një hiҫ të cilӫt do t’i bëj për pesë para shërbetorë që m’i fshijnë këpucët… ai erdhi vetë sepse gjeti vendin e përshtatshëm të imponohet si shkrimtar dhe kundër shkrimtarëve të qyetit tim erdhi dhe nuk la rast pa ardhur për të folur si lanet-shkrimtar dhe për ta lavdëruar e pӫr t’i dhӫnӫ krah e dorӫ atij që sundonte kafshërisht qytetin atij qӫ nuk kishte asnjӫ lloj fytyre e iu sillte njerëzve të këqijat e parrëfyera…pastaj tӫ nderuar qytetarӫ ky është ai lanet-shkrimtari i cili më pati akuzuar publikisht pse kam punuar e punoj në arsim sepse puna në arsim sipas tij nuk qenka punë e ndershme pra punӫ djalli ӫshtӫ kjo e pakuptueshme pӫr njeriun kur thuhet qӫ e mira ӫshtӫ e keqe ky është ai që më akuzoi publikisht pse jam paguar e paguhem nga puna në arsim sepse sipas tij paga që merr njeriu për punë në arsim nuk është gjë e moralshme prapӫ punӫ djalli ky është ai që
45
më akuzoi se jam fajtor për pësimet e tij në jetë vetëm sepse unë qenkam njeri i arsimit dhe që jetoj në saje të punës në arsim po po më akuzoi kështu sepse është punë lanet-shkrimtari kjo dhe nuk kuptohet pse njeriu bëhet i pamoralshëm e i dyshimtë për punën dhe pagën e arsimit po nuk kuptohet se vetë lanet-shkrimtari sipas biografisë që e ka shkruar vetë paska punuar në arsim paska pasur bile edhe disa pozita udhëheqëse në arsim e natyrisht se edhe ӫshtӫ paguar nӫ emӫr tӫ punӫs nӫ arsim kurse këndej i shpall fajtorë e të dyshimtӫ ata që punojnë në arsim punë laneti kjo prandaj nuk është për t’u ҫuditur sesi i vlerëson punët ai…punë laneti është ajo dhe s’është ҫudi që lanet-shkrimtari iu vardiset politikanëve e pushtetarëve të rinj të përfitoj diҫ prej tyre dhe për ta është në gjendje të ta humb faren krejt…ja qytetarë të nderuar unë nuk e ftova lanet-shkrimtarin po ai nga leverdia e vet zuri nga shkaku që kam shkruar e shkruaj kundër pushtetarëve të këqij e politikanëve kundër shkrimtarëve në politikë e pushtet m’u afrua e nuk më shqitet e jam në hall me të sepse duke më bërë keq mua do ta kӫnaqӫ natyrӫn e vet t’iu hyjӫ në qejf politikanëve e pushtetarëve më të këqij, lanet-shkrimtarëve që ndër të tjera e përziejnë e e përziejnë politikën e pushtetin me letërsinë edhe ai e do karrierӫn kush e do mӫ shumӫ se ai karrierӫn…nuk e di nuk e di nuk e di qytetarë të nderuar si ta heq qafet si ta heq qafet si ta heq qafet e ta thyej qafen e vet dikah përrojeve…pasi lanet-shkrimtari të nderuar qytetarë jo që nuk u largua e nuk po largohet po mori zemër u entuziazmua edhe më tepër pas letrës sime ku unë iu drejtova si një të krishteri ashtu si e dija për t’ia përkujtuar frikën nga sakramendet iu drejtova si njӫ burri me mustaqe për t’ia përkujtuar burrërinë nderin
46
fytyrën… kurse ai pas asaj letre më dërgon hiҫ më pak se një letër publike ku mӫ thotë shejtanisht se kudo që ka shkuar kudo që ka qenë ka folur për mua se do të vazhdojë të flasë në ҫdo moment e në ҫdo vend qӫ tӫ bӫjӫ tӫ mӫ urrej e gjithӫ bota se ka shkruar për mua e nuk i vjen keq aspak që ka shkruar ashtu…e ҫka shkruar të nderuar qytetarë nuk e di por kuptohet se ҫ’ka mundur të shkruajӫ laneti sepse laneti ka imagjinatӫ ka forcë… edhe ta mbysë njeriun me shpifje me fjalë dhe dhe me ҫka do tjetër dhe t’i bindë njerëzit se po thotë gjëra të vërteta se po thotë gjëra të dobishme se e ka mirë kur më quan lakmues për komandimin e të tjerëve narcis i sëmurë mendor tip i skajshӫm asocial që nuk di të vërë raporte normale me të tjetrët dhe fajtor për fatkeqësinë time njeri që nuk e do kush nӫ botӫ e që s’e do askë… ndonëse qytetarӫ tӫ nderuar kurrë nuk kam lakmuar as pasur pozitë komanduese pasi gjithmonë kam qenë në fund të reshtit qoftë edhe në rreshtin për bukë ndonëse veten nuk e ҫmoj aq dhe nuk xhelozoj veprat e arritjet e të tjerëve ndonëse gjithmonë jam përpjekur të mësoj dhe gjithmonë e kam ndjerë nevojën të mësoj se kam parë se nuk di se kam nevojë të di mӫ tepӫr seҫ di ndonëse kam ikur nga e keqja si iket nga djalli i zi dhe jam frikësuar mos i bëj ndokujt ndonjë të keqe dhe para të tjerëve kam fajësuar vetveten ndonëse unë nuk e shikoj aq a më do kush po sa arrij unë t’i dua të tjerët e tӫ tjera e tӫ tjera… prandaj zotërinj të nderuar i shqetësuar natë e ditë nga vardisjet tunduese të lanet-shkrimtarit alias shkrimtarit lanet nga termet bota e tij jam ngritur kam ecur kam menduar dhe sa më shumë që jam menduar edhe më shumë jam tmerruar sepse si të mos tmerrohesh kur të kuptosh se të është qepur djalli qoftëlargu laneti lanet-
47
shkrimtrari e kur të qepet ai dihet se ҫka mund të të gjej dhe ashtu i tmerruar duke ecur ҫoje Zot e takohem në dom Gjonin shejtin vetë i cili ka arritur t’ia largojë Shtjefnit djallin nga tryeza i cili si shenjti vetë i gjendet njeriut në ҫdo rast në ҫdo vend e në ҫdo kohë dhe ia shëron plagët ҫdo plagë ia shӫron si me dorën e Zotit prandaj oh bëj me gëzim se do të më gjendet edhe mua do të më ndihmoj sepse ҫdo kujt i ka ndihmuar e i ndihmon prandaj i afrohem me gëzim si mund t’i afrohemi një shenjti të vërtetë dhe e përshëndes me besim e adhurim…por vetë dom Gjoni megjithӫ moshӫn qӫ ka si një i ri me forcë e shkathtësi bën gjestin e afrimit para meje dhe më këshillon ta përballoj plagën që ma vӫren në fytyrë e në zemër…zotni dom Gjon i them e kam vështirë sepse nuk i duroj shpifjet gjithmonë jam i dobët para tyre se shpifjet më kanë mbytur gjithmonë në jetë asgjë nuk më ka bërë keq më shumë sesa shpifjet shpifjet shpifjet e qoftëlargut posaҫërisht sepse ai di të shpifë, ka forcë, i bën të këqija, përmbytëse kataklizmatike dhe i përhap me forcën e djallit dhe i bën të besueshme të pabesueshmet tӫ pavӫrtetat…prandaj jam në hall e ndjej veten keq kërkoj një këshillë dhe dua shpëtim nga laneti lanet-shkrimtari me maskën e shenjtit e me natyrën e djalli vetë…dhe dom Gjoni më thotë ngadalë ngadalӫ durim në punë të rënda duhet të jemi të fortë të kërkojmë e të gjejmë forcë si nӫ kӫtӫ rastin tӫnd nuk duhet humbur mendjen se ky është qëllimi i të keqit ngadalë të gjejmë zgjidhje për atë që të mundon e di se e ke vështirë se e di se ke punë me senin e sahanit më flet sikur ta dinte në hollësi punën time se për një sahan ai udhëton edhe njëqind kilometra jo se nuk ka po se është i pangishëm barkdreq qoftӫlarg se sa më shumë ha oreksi i
48
zgjohet edhe më tepër demoni si ai nuk ngihet po uritet duke ngrënë se siҫ ka vepruar qe disa vjet në qytetin tënd tani vazhdon në qytetet tjera e instancave mӫ tӫ larta iu vardiset e iu bën lajka politikanëve e pushtetarëve siҫ iu ka bërë përpara tani edhe më shumë iu bën këtyre të rinjve që kanë zënë pozita edhe këtyre shkrimtaropolitikanëve,politikano-pushtetaro-shkrimtarëve, pӫr tӫ cilӫt ti ke shkruar shumӫ herӫ e interesat puqen ti e di ndërsa autoritetin para tyre ai e ngrit duke të të sulmuar ty… po ҫ’të bëj zotni dom Gjon, ҫ’të bëj i them më duhet një rrugӫdalje një shpëtim ku mund të shtyhem unë me qoftëlargun ҫka të bëj ҫka duhet të bëj…dhe më ndӫrpret dom Gjoni e më thotë ka ndonjë mundësi mundesh mundesh mund të shkosh në Letnicë te Shenjtӫrorja e Zojës ku shkojnë dynjaja shko edhe ti shko një herë dy tri mos përto paguaj tridhjetë meshë për shëndetin tënd për vetveten nuk mund ta largosh lehtë djallin që të mundon dhe për të cilin je viktima për realizimin e synimeve të tija…o si të shkoj unë në Letnicë zotni dom Gjon i them kur shtigjet e vjetra janë mbyllur e di ato shtigje janë mbyllur e kemi parë gjatë luftës kur provuam të shpӫtonim atyre shtigjeve e provuam nuk kishte më rrugë as shtigje të nisem rrugës së gjatë është larg e është nxehtë këtyre ditëve kam frikë kurrë nuk arrij po dom Gjoni prapë më bind që t’i përmbahem porosisë së tij se duhet të veproj ashtu si tha t’i gjej shtigjet e vjetra se ato janë e mund t’i gjejmë kur duam e sidomos kur kemi nevojë…por e ndërpres unë pa lidhje dom Gjonin e i them s’di përse m’u kujtua kjo zotni dom Gjon a mundet njeriu tӫ bӫhet shejtan qoftӫlarg dhe mӫ pӫrgjigjet shpejt e shpejt dom Gjoni duke thӫnӫ si jo vӫllai im edhe njeriu mund tӫ prishet
49
edhe degjalli ishte njӫ kryeengjull pranӫ Zotit e u bӫ degjall dhe e pyes unӫ sӫrish dom Gjonin nuk e di pse a nuk mund të përmirësohet ai burrë i krishterë e me mustaqe t’i bijӫ nӫ mend Puna e pendimit t’i bijë në mend sakramendi i rrӫfimit e sidomos urdhri Mos bӫn dӫshmi nӫ rrenӫ po dom Gjoni më dëshpëron kur mӫ ndӫrpret e mӫ thotë se duhet të bëjmë nijet diҫka ngjashëm si të thashë se nuk i bie në mend sakramendi i rrëfimit as urdhri i tetӫ atij qӫ vetӫdijshӫm ka ngulur kӫmbӫ nӫ mӫkat si gomari n’lloҫ dhe tӫ cilin s’mund ta zgjidhӫ nga mëkati as vetӫ Shejti Atӫ Papë… P.s.: Ҫdo përkim me personat konkretë mund tӫ jetӫ koinҫidencӫ. është koinҫidencë. / i rastit / qӫllimshӫm. Korrik 2015
50
Një prozë religjoze E shkruar më 1947 dhe e bërë e njohur për lexuesin vetëm nga viti 1993, brenda pak kohësh, proza E madhe është gjëma e mëkatit… (Tat Tanushi i Bubutimës), ka zgjuar interesimin mjaft të madh të studiuesve dhe për të janë shkruar mjaft shkrime, disa prej të cilave madje edhe studime mjaft të gjata. Ajo u bë pjesë e planprogrameve e teksteve shkoll-ore, të niveleve të ndryshme, dhe u vlerësua si kryevepra e M. Kutelit dhe e letërsisë shqipe. Në aspektin tematik, proza E madhe… , është vlerë-suar në mënyra të ndryshme. Në larminë e interpretimeve të saj, theksimi i temave dytësore, si dhe i temave që mungojnë, p. sh. temës autobiografike e alegorike, si tema kryesore të kësaj proze, pa dyshim, është bërë dukuri, kurse theksimi i temës kryesore – temës fetare ose religjioze, është bërë rrallë dhe me ndonjë përjashtim nga ndonjë autor, ku do veçuar studiuesin Sadik Bejko. Mungesa e theksimit të temës kryesore – temës religjoze, të prozës E madhe…, ka si rrjedhojë devijimin e kuptimit esencial të veprës, mungesën dhe pamundësinë e gjetjes e interpretimit të esencës së kuptimit të ideve dhe të qëllimit të porosisë së veprës dhe autorit, si dhe mungesën e harmonisë kuptimore brendatekstore të teksteve të interpretuara. Proza E madhe…, me esencën e saj semantike, është një prozë religjioze. Ajo shkruhet, siç thotë autori, mbi bazën e dy legjendave, nga vendlindja e tij (“Liqeri i Kaltër”), të cilat kanë përmbajtje fetare. Esencën e saj
51
religjioze e bëjnë edhe atmosfera biblike, personazhet kryesore dhe më të shumta, veprimet dhe ngjarjet më të rëndësishme të saj, qëllimet e idetë e autorit dhe të veprës. Në tërë veprën kemi tekstet dhe atmosferën e botës biblike (të Shkronjës). Personazhe fetare janë: Tat Tanushi, Anania, Nikanori, Angjir, Pamfili, Profiri, Gjerasimi, Ionathani, e murgër të shumtë, të cilat përçojnë ide dhe porosi religjioze (të Shkronjës). Personazhe jo-fetare ka pak.
Vepër me tezë Proza E madhe… është një vepër me tezë. Ajo, prerazi, synon të tregojë vlerën e besimit (ortodoks), të keqen e pasojat nga cenimi, braktisja e mungesa e besimit, dhe të lavdërojë Zotin. Këtë synim e shpreh
52
drejtpërdrejt edhe vetë autori, kur, në fillim të veprës, kërkon nga lexuesi që t’i besojë asaj që do të rrëfehet (“Këto të gjitha janë të shkruara në Shkronjë dhe ne preps t’u zemë besë, si preps t’i zemë edhe rrëfimit që do rrëfejmë…”, bot. IV, f. 9) dhe kur thotë se rrëfimin e dëgjuar e shkruan : “…për të dëshmuar, me anën e tij, fuqinë e hirit – që të lavdërohet emri i Tinëzot në jetën e jetëve. Amin.” (Bot. IV, f. 10). Vlerën e besimit (ortodoks) e mësimeve të Shkronjës, pasojat nga cenimi, braktisja e mohimi i besimit, besimi në triumfin e hirit hyjnor, mundësinë e pastrimit shpirtëror, nëpërmjet sakrificave jetësore etj., autori i tregon nëpërmjet rrëfimeve nga përvoja e jetës, rrëfimeve të dy legjendave, të cilat paraqesin përvojën e jetës, kujtesën e ngulitur kolektive, porosinë apo mësimet e pakontestuara për të ardhmen (“Këto të gjitha janë të shkruara në Shkronjë dhe ne preps t’u zemë besë, si preps t’i zemë edhe rrëfimit që do rrëfejmë, sepse ky është i vërtetë edhe ka ardhur nga të lashtët, gojë më gojë”, botimi IV, f. 9).
Legjenda e parë Legjenda e parë tregon cenimin e rrezikimin e besimit, shkaku i femrës, dashurisë e bukurisë; mëkatin për shkak të cenimit të besimit, dënimin dhe vuajtjet, për shkak të mëkatit, pastrimin nga mëkati, në saje të sakrificës jetësore, bamirësisë, pendesës, lutjes dhe
53
kërkimfaljes. Shkak i cenimit të besimit, mëkatimit dhe vuajtjes së Tat Tanushit bëhet femra e bukur dhe dashuria epshore. Lexuesi, sipas Kutelit, duhet t’i besojë rrëfimit të tij për gjëmën e Tat Tanushit nga dashuria, se dashuria është e mundur të shkaktojë cenimin e besimit, mëkatin dhe vuajtjen e madhe: “Lëçitësit mundet të mos i pëlqejë një gjëmë e tillë po neve preps ta themi si pat qënë, pa shtuar e pakësuar gjë. Dhe në qoftë se ay nuk ze besë i kujtojmë se është thënë: “dashuri, sa më shumë pi nga mburimi yt, aqë më shumë et kam!” Kjo gjë i afrohet shumë së vërtetës” (bot. IV, f.14). Tat Tanushi fillon cenimin e besimit nga dashuria e madhe për Noemin, që, në ebraisht, e ka kuptimin: e bukura, ose edhe: ëmbëlsia ime, shpirti im (Bibla, 321), si dhe nga dashuria për femra të tjera. Por ishte bukuria e femrës ajo që e futi në mëkat Tat Tanushin dhe nga e cila ai nuk mundi të mbrohej. Kuteli, në prozën E madhe…, përshkroi shumë bukurinë e femrës dhe, në disa raste, dha portrete të pakrahasueshme të bukurisë femërore (p.sh. dy raste, f. 33, bot.IV etj.). Tat Tanushi është artist dhe ndjen bukurinë e femrës. Ai përpiqet të mbrohet nga mëkati, të mos rrëshqasë në mëkat (rasti me gruan nga qyteti), por tërhiqet nga e bukura dhe bën mëkat. Në një rast, thuhet se, edhe të nesërmen, ndjen erën e së bukurës nga qyteti, me të cilën mëkaton (“…era e gruas me lëkurë të bardhë kish mbetur brenda në shtëpi e në trupin e tij…”, f. 35). Pra, ky është artist që tërhiqet në mëkat nga e bukura dhe nuk është si atë Sergej, i Tolstoit, që arrin të mbrohet nga e bukura e shtresës së lartë, për të rënë, më vonë, në mëkat me një
54
femër, që nuk shquhet për pamjen e saj. Tat Tanushi ka cenuar besimin, sepse me mendime e vepra qe në kundërshtim me Shkronjën, dhe, mëkatoi derisa ndjeu peshën e rëndë të mëkatit e u vetëdijësua për vetëflijim dhe pastrim shpirtëror (kátharsin). Mëkati i Tat Tanushit, njeriut që nuk ishte fort i mësuar, por që “kish besë të madhe në sa janë shkruar e këndohen…besa ish fuqija e tij e madhe” (f. 12), filloi me Noemin, të cilën e quante Kalije. Nga dy dashuritë që kishte Tata, pas Zotit, dashuria e tij e dytë ishte Kalija (“Gazi i dytë i Uratës – pas Tënëzotit – ish Kalija, e shoqja”, f. 13). Tat Tanushin e kishte tërhequr bukuria e Kalijes, për shkak të së cilës ai nuk kishte pranuar ndonjë sakrificë jetësore, pra nuk ishte bërë as oshënar i manastireve, as ashkëti i shpellave, për t’u lutur atje për mëkatet e rënda të gjithë botës (f.13), po “kishte veshur petkun e priftërisë, duke jetuar midis njerëzve dhe mëkatit” (f. 13).“Kaq fli, -thotë shkrimtari, - i kish bërë ay trupit të gatuar me baltë që është burgu i shpirtit. Dhe Kalija, e shoqja, ish me të vërtetë e vlershme për këtë. Sepse ajo ish e bukur midis të bukurash dhe e desh me fuqi të madhe burrën e saj” (f. 13). Tat Tanushi, që e dinte se Zoti peshon çdo punë, çdo fjalë e çdo mendim dhe u ruhej së tepërmi leqeve të mëkatit (f.12), e lutej për faljen e mëkateve të bëra me dashje a pa dashje (f.12) , ishte i vetëdijshëm dhe e ndjente se dashuria dhe lumturia e tij e madhe ishte mëkat: “Aqe shumë e desh Urata Kalijen sa trembej nga lumtërija e tij dhe i lutej Tënëzotit mos ia shkruajë si mëkat” (f. 18). Ai nuk është si Jobi i urtë, i cili nuk ankohet në Zotin,
55
as nuk humb besimin e tij, as kur, për sprovë, goditet nga fatkeqësi të mëdha dhe humb lumturinë, duke i vdekur e shoqja shumë e bukur dhe e ndershme e fëmijët e mirë, duke humbur pasuritë e mëdha dhe duke u goditur vetë nga një sëmundja e rëndë. Nga ëndrra për vdekjen e Kalijes, Tat Tanushi u pikëllua e qau shumë për jetën tokësore, duke çmuar atë më shumë se jetën e përtejme, u ankua egërsisht në Zotin, duke mos u pajtuar me punët e tij, ndonëse e dinte dhe në thellësi të shpirtit e ndjente se “…të fshehta e të çuditshme fort janë rrugët e Zotit” (f. 24): “Po, befasisht, iu kujtua gjithë ëmbëlsija e jetës tokësore me të shoqen, errësira e varrit kudo zbriste ajo, vetëmija e rëndë e së arthmes edhe nje dhembje e madhe i çau shpirtin. Qau me zhurmë sa kumbojti gjithë kisha… Tat Tanushi thirri me zë të math: “Përse, o Zot, përse ? Ç’të bëra vallë që më ndjek me urrejtjentënde? Zëri i tij i egër u përpoq mur më mur dhe shojti gjithë kandilët. Errësirë katrani. Befas kisha u ça më dysh, u hapnë të thellat e tokës dhe Tat Tanushi u shemb tatëpjetë…Tat Tanushi i Bubutimës ish ëngjëll i zi i hedhur nga qjelli në hadh. Kjo ish dhembja. Shpata e zjarrtë e kryengjujve e ndiqte prapa. Era e varrit i helmonte frymën. “Gabova – thesh – gabova para Zotit”. Një ankth i madh i shtrëngonte zemrën (f. 23-24)…Dëgjoj, befas, prej së thellash, një zë që fliste në një gjuhë të lashtë: “Qetësi, qetësi…Sepse të fsheta e të çuditshme fort janë rrugët e Zotit. Si lumë i rreptë zemërimi i tij, si det i thellë mëshira” (f. 24). Pas ëndrrës, Tat Tanushi, duke harruar kanunet e porositë e Zotit (f. 35), bën mëkat, duke iu lutur Zotit t’i japë jetë Kalijes nga jeta e tij (f. 25).
56
Me vdekjen e Kalijes, Tat Tanushi cenoi edhe më keq besimin, duke u fundosur edhe më shumë në botën e mëkatit. Ai zemëron Zotin, pasi, në kundërshtim me Shkronjën, tronditet shumë nga vdekja e Kalijes dhe kundërshton vdekjen e saj, dëshiron më parë të varrosej vetë, në vend të Kalijes, dhe ajo të ngjallej, harron jetën e përtejme, besimin në ringjalljen e dytë, detyrën e tij baritore, madje, i mban mëri edhe Zotit etj.: “Në pranverë, vdiq”(Kalija). Aq shumë e tronditi kjo Tatën sa iu duk se u shemb gjithë jeta dhe ranë kryqet e lartësirave…Ajo s’duhej të vdiste…(f.25) Dyke thelluar varrë Tat Tanushi do kish dashur jo një herë po një mijë të hyjë ay vetë brenda dhe Kalija të ngjallet nga të vdekurit. Ky ish mëkat i math dhe si mëkat iu shkrojt ne Librin e jetës. “Tat Tanush, Tat Tanush”- i thirri një zë së larti – “përse e zemëron Zotnë me dhembjen tënde? A mos je ti i pari që ke të tillë dhembje? …Ku është vallë besa jote në ringjalljen e dytë? Ku është shpresa ndaj ato që janë shkruar? Po zemra e Uratës nuk e dëgjoj zërin e Zotit. Ay harroj se varri është dera me anën e së cilës hymë në jetën e përjetshme. Edhe i duruar si është Zoti, i thirri përsëri: “Lere dhembjen tënde dhe ruaj kopenë time! ” Po kaq e madhe ish shembja e Tat Tanushit sa as kësaj here nuk dëgjoj. Sepse ay i mbante mëri Zotitpër vdekjen e së shoqes (f. 26). Edhe Zoti ia shkrojti edhe një herë si mëkat dyke e lënë të lirë të ecë në rjetat e largneshit” (f. 27). Vdekja e Kalijes dëshmoi se, më shumë se besimin, Tat Tanushit çmonte Kalijen: “Po në dyzet ditët e ndarjes për t’u bashkuar me Zotin, me anë të hirit, Tat Tanushi pat ndjerë thellë, në mish e në frymë, mungesën e së
57
shoqes…(f. 13). Sepse mishi dhe shpirti i tij kërkonte Kalijen më fort nga çdo tjetër gjë…” (f.14). Por cenimi i besimit dhe mëkatimi i Tat Tanushit, shkaku i Kalijes, ndodh edhe pas vdekjes së saj, sepse trupi ia sundonte shpirtin e jo shpirti trupin (“…shpirti i tij ish i sëmurë e nuk mposhtte dot”, f.28). Ai nuk e heq nga mendja Kalijen, për asnjë çast, as kur është në kishë, gjatë lutjes (f.27). Njëherë mendoi edhe t’ia hapte varrin dhe kjo mjaftoi sa t’i shkruhej si mëkat i rëndë (f. 27). Pastaj “shkeli dhe më tej, në rrugën e gjërë të mëkatit”, duke bërë kora me fytyrën e Kalijes, përpara së cilave ndizte kandile e qirinj dhe këndonte të kënduara të shenjta, duke iu ofruar kështu, si thotë autori, “punëve që punojnë të pabesët e Kishës së Perëndimit” (f.27). Tat Tanushi, siç kemi thënë, nuk është si Jobi, i cili, me gjithë fatkeqësitë e mëdha, që janë sprovë e besimit të tij, nuk ka asnjë ankesë ndaj Zotit. Ai nuk e harron Kalijen, as pas tri vjetësh, zemrën nuk e kishte te Zoti dhe i mbante mëri atij: “Kaluan kështu tre vjet dhe në këta tre vjet ay u largua nga i Madhi i jetës, për një dorë eshtra e për fytyra të bëra në dru. Emri dhe fjalët e Zotit ishin edhe tani në buzët e tij, po zemra lark – sepse mbante mëri.” (f.28). Cenimin e besimit e mëkatin, pra edhe shkakun e ndëshkimit e gjëmës së tij, shkaku i femrës së bukur e dashurisë epshore, Tat Tanushi e vazhdon edhe pas vdekjes së Kalijes. Ai vazhdon të mëkatojë e të cenojë besimin me vazhdimin e dashurisë së tij për femra të tjera, sepse kur pluhuri mbulonte të gëdhendurat me fytyrën e Kalijes, trupi i tij kërkonte trup, “me egërsinë e përrënjve që
58
s’shohën ku zbresën” (f.30), sepse: “Boshin e math të shpirtit nuk ia mbushnin dot as hija e zbehtë e Kalijes, as korat dhe as të gëdhendurat e saj. Sepse trupi i tij kërkonte ato që janë të trupit…” (f. 28). Tat Tanushin, ndonëse “ligji i librit nuk e lejonte të dashurojë e të marrë grua të dytë”, f. 28), “… me që nuk zotëronte dot dëshirat e mishit, mendimi e shpuri në të tjera mëkate “ (f. 28). Kështu, “Nisi të dëshërojë ato që i shihte syri: qengjat e kopesë së tij” (f.28) dhe të shquajë tek të tjerat, pamjet e bukura të Kalijes, e të dëshironte me dëshirë burri: buzët, tek njëra, që priste kungatën prej dorësë tij (f.28); syrin e tjetrës, që kishte shkëlqimin e syrit të Kalijes; gjiret e së tretës, që shponin linjën e bardhë, që ishin si gjiret e Kalijes… (f.29), e fillon të lakmojë fatin e Jakovit, që kishtë shumë gra (f.30). “Dhe dyke mos patur as njërën nga ato për të shuar etjen e trupit i dëshëronte që të gjitha!… “(f. 29), “…ças pas ças kurvëronte me zemrën e tij me berrat e tufës së tij e me sa i shihte syri.” (f.30), ndonëse “E dinte ay se kjo gjë është mëkat për vdekje sepse shkruar është: “Kushdo që ve re grua, me dëshërim, ka kurvëruar me atë në zemrët”- po s’kish fuqi t’i largojë dëshirat…” (f. 29). Kështu, Tat Tanushi nuk vdiste se “mbante mi supe barrën e mëkatit” (f. 39) të dashurisë. “Dhe kjo shtohej dita me ditën, mbasi syri i tij shëkonte dhe mishi kish dëshira. Pa edhe atëherë kur syri i trupit mbyllej, shëkonte syri i zemrës. Dhe dëshira ish gati për të shkrepur… Sepse e lithte për tokë me zinxhira të forta i amëshuari femëror dhe koha për kátharsin nuk kish ardhur” (f. 39).
59
Më në fund, Tat Tanushi cenoi rëndë besimin me mëkatin që bëri me gruan nga qyteti, i cili u bë shkaku i mospranimit të lutjes së tij në kishë dhe i ndëshkimit të tij me pamundësinë e vdekjes. Mëkati i tij qe i rëndë, kurse cenimi i besimit i ashpër. “…trupi i tij njohu trup gruaje” (f. 30). Ai “…kreu mëkatin e math të mishit, brenda në shtëpinë e tij, përpara korave dhe të gëdhendurave me fytyrën e Kalijes” (f. 34). Tradhtinë e cenimin e besimit dhe mëkatin që bëri, me gruan nga qyteti, Tat Tanushi e krahason me tradhtinë dhe mëkatin e Judës, prandaj edhe mendon ta dënojë veten me mënyrën e vetëdënimit e përfundimit të tij: “Dhe përnjimend Tat Tanushi u mendua të ndjekë rrugën e Judës Iskariotit, dyke u varur në degën e një peme” (f.35).
60
Keqinterpretimi i Shkronjës Tat Tanushi cenoi besimin dhe mëkatoi edhe përmes trajtimit të padenjë të teksteve biblike (Shkronjës), të cilave iu jep kuptim, sipas qëllimeve e dëshirave subjektive. Shkaku i dashurisë, ai fillon të kërkojë brenda shkrimeve të shenjta ato që nuk i kishte parë më parë (f. 30). Tat Tanushi reciton tekstin biblik (Shkronjës), si tekst dashurie, për të kënduar dashurinë për Kalijen (f. 20-22), siç këndon, më vonë, bukurinë e gruas nga qyteti, me vargjet e K. së këngëve (f. 32). Edhe pas vdekjes së Kalijes, “…në thellësirat e neteve kur desh të luftojë kobimet e trupit dyke kënduar të kënduara të shenjta, dora e tij hapte – pa dashje – fletët e këngës së këngëve të Solomonit që i pat kënduar me të shoqen…Këto të gjitha i këndonte Tata në librën e Solomonit, mbretit të Izrailit dhe u jepte atyrekuptimin e mishit, jo të frymës ” (29). Tekstin biblik (Shkronjës) e merr si arsyetim për dashurinë e tij: “Hapte Shkronjën edhe këndonte: “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetë…Shijo jetën tende me gruan që dashuron…” (f. 28). Sa niste t’i lutej Zotit, të shpëtonte nga mëkati me gruan nga qyteti, lutja i përzihej me vargjet e K. së këngëve, për bukurinë e femrës:
61
“Dhe brenda tij ay i lutej Zotit ta shpëtojë nga të ngarët e të ligut. Po, pa dahur, në lutjen e tij përzjeheshin vargje të këputura nga K. e këngëve: “Sa e bukur e sa e bryllët je ti, o vasha ime, plot me hire! Flokët e tua janë si purpura. Një mbret rri i lidhur në gërshetat e tua ”. Dhe përsëri: “Shtati yt i ngjan palmierit. Sisët e tua janë si rrushi. Thashë me veten time: O sikur të ngjitem në palmier. Të vjel pemët e tija…” (f. 32). Në çastin kur po përpiqej të mos bënte mëkat me gruan nga qyteti, Tat Tanushi, prapëseprapë, kujton tekstin biblik (Ekleziastiku), në kuptim dashurie dhe në të kërkon lejen për dashurinë (mëkatare): “Pra ti shko edhe ha me gëzim bukën tënde dhe pi me hare verën tënde. Shijo jetën tënde me gruan që do. Të gjitha ato që ke në dorë t’i bësh bëji me gjith fuqinë tënde sepse në varr nukë ka asgjë, as mendim, as dituri, as urtësi…” (f. 34). Madje, Tat Tanushi, edhe mëkatin e tij nga dashuria, e arsyetonte me interpretimet e tij subjektive të teksteve biblike ( Shkronjës). Në këtë rast, ai pyeste veten dhe vetë përgjigjej: “Mëkat? A s’janë të gjitha në Shkronjë?” (f. 29) etj.
62
Vetëdenimi (kátharsi) Tat Tanushi ndjeu peshën e dënimit, sidomos pas mëkatit me gruan nga qyteti. Pas këtij mëkati, kur lutja në kishë më nuk i pranohet, ndërsa, më pas, vëren se është i dënuar edhe me pamundësinë për të vdekur, ai vetëdijësohet për mëkatin e tij të madh, prandaj përpiqet për pastrimin e trupit e të shpirtit (kátharsin). Për pastrimin trupor e shpirtëror (kátharsin), Tat Tanushi respekton kanunet e Kishës (“Sipas kanuneve të Kishës ay s’duhej të meshonte as asaj dite as në ditë të tjera gjer sa trupi e shpirti i tij të pastroheshin me rrëfim, agjërim e pendim të vërtetë.” (f. 35). Tat Tanushi, i cili kishte vetëm një dëshirë – vdekjen (f. 38), sakrifikon, vërtet, përmes jetës së ashkëtiut e oshënarit e pendohet derisa lehtësoi mëkatin (“Dhe një natë ndek dremitte buzë shpellës, dikush e shkundi edhe i foli midis zhurmës së valës: “Ngreu e shko ku do t’të thërresën, sepse ditët e tua u nëmëruan (f. 42-43). Kështu, pasi e kuptoi se nuk vdiste, Tat Tanushi “e duroj jetën” edhe shumë breza (f.39), dhe, me dëshirë, provoi jetën e ashkëtiut e të oshënarit. Ai mori shkopin e oshënarit në dorë dhe shkoi vënt në
63
vënt, nëpër manastire, për pendesë (f. 38). Pastaj erdhi e ndenji për një kohë të gjatë në shpellat e Zaumit (f.39), ku “Shtresë e mbulesë kish gurët, miq e fqinjë bishat e malit. Rrënja e këlkëzës e bari i hidhur ish ushqimi i tij” (f. 41); “Nuk lëçiste libra e nuk zugrafiste me bojra – sepse librat i dinte më gojë dhe nga bojrat kish frikë. Përpiqej vetëm të ndriçojë të brendshmet për kátharsin e math, dyke iu lutur Zotit në heshtje pa zë, pa fjalë – drejt për drejt me zemër” (f. 41); ishte zbutur, dhe kishte zbutur edhe bishat e egra që zbrisnin në shpellë kur i ndiqte dimriose gjahtari (f. 42); rrinte “… zbathur në gjemba e në dëborë dhe trupi i tij nuk ndjente as dhembje, as të ftohtë” (f. 42); “Zjarr ndiste vetëm në netët me fërtymë dhe këtë e bënte për lundërtarët që lëftonin me valët, në terrët” (f. 42); “Dhe dora e tij nuk prekte as argjënt dhe as tjatër gjë me vlerë nga kotësirat e botës, sepse përpiqej që zemra e tij të jetë banesa e Zotit, vetëm e Zotit” (f. 42) etj. Kështu, thuhet, “Dalngadalë aty (te Shpellat e Zaumit, afër Manastiri të shenjt Naumit) Tata gjeti qetësinë. Fytyra e gruas që i kish turbulluar gjer asohere jetën dhe ëndrat nuk i çfaqej tani përveç se si një napëzë e bardhë midis qjejsh e ujrash. Dhe kjo tretej shpejt, në erë” (f. 42).
64
Bamirësia Veprave të tij, për pastrimin e trupit e të shpirtit (kátharsin), Tat Tanushi iu shtoi edhe veprat e ndryshme të bamirësisë. “Në parverë e verë ngjitej në mal e mblidhte bar të mirë që shëron sëmundjet” (f. 42). Për vete nuk ndizte zjarr, por, “në netët me fërtymë”, atë e ndizte “për lundërtarët që lëftonin me valët, në terrët” (f. 42). I pabrengosur për jetën e vet dhe i pafrikësuar nga ndëshkimet tokësore, Tat Tanushi zbriste në katunde e qytete “vetëm për të mallkuar të fuqishmit që shkelnin të dobëtit, të pasurit që zvishnin të vobektët. Atëherë zëri i tij bëhej i egër dhe fjala e ashpër” (f. 42). Kështu, ai iu bëri mirë njerëzve derisa “…një natë ndek dremitte buzë shpellës, dikush e shkundi edhe i foli midis zhurmës së valës: “Ngreu e shko ku do t’të thërresën, sepse ditët e tua u nëmëruan” (f. 42-43).
65
Kur Imzot Nikanori qëndroi në manatirin e Shën Naumit, “dëgjoi fjalë të mira për ashkëtinë e shpellave edhe e thirri pranë tij” (f. 43).
Rrëfimi, lutja, kërkimfalja dhe kthimi në burimin e fesë Pastrimin shpirtëror, Tat Tanushi e vazhdon me rrëfimin para Imzot Nikanorit, pra edhe pranimin e fajit e pendesën, me zbulimin e themeleve të vjetra të kishës së Bubutimës, derdhjen e verës mbi varrin e Kalijes, dhe lutjen në altar e kërkimfaljen, pas së cilës ai, përfundimisht, pastrohet nga mëkati, i kthehet besimit dhe çlirohet nga gjëma e mëkatit. Kështu, i penduar, për ndjesë, Tat Tanushi gjunjëzohet e rrëfen mëkatet, para Imzot Nikanorit: “Rashë fajtor përpara Zotit me mendje, me fjalë e me vepër dhe kështu si isha hyra në meshë të meshoj” (f. 51). Ai i tregon Imzot Nikanorit për dashurinë e egër për të shoqen, mërinë që i mbajti Zotit për vdekjen e saj, korat dhe të gëdhendurat, dëshirat e mishit, shembjen e
66
madhe (f. 52). Ai i tregon Imzot Nikanorit se, pasi kishte mëkatuar, nuk i ishte pranuar meshimi as lutja, prandaj kishte ikur nëpër botë (“E lashë meshën e filluar dhe ika nëpër botë. Që atëherë s’kam hyrë në tjatër meshë” , f. 51). Pasi Imzot Nikanori e kungon dhe e bekon ( f.56), Tat Tanushi, bashkë me njëmbëdhjetë shoqëruesit e tij, shkon e zbulon themelet e vjetra të kishës së Bubutimës. Aty derdh verë mbi varrin e Kalijes dhe puthë tokën. Pastaj hyn në altar, me frikë, dhe thirri lutjen e kërkon faljen: ”I bukur është Zoti Perëndija jonë, tani e përherë e në jetë të jetëve…Si mbaruan Tata iu lut Zotit që ta bëjë të drejtë – aksios – për meshën e madhe (f. 57). Pastaj, Tat Tanushi, i liruar nga mallkimi, tretet ngadalë, në sytë e të gjithëve (f. 57), dyke mbetur vetëm një dorë hi në pragun e derës së shenjtë (f. 58). Shihet, pra, se Tat Tanushi, personazhi kryesor i veprës E madhe është gjëma e mëkatit…, përcakton temën kryesore të kësaj vepreje – temën religjioze.
67
Legjenda e dytë e prozës E madhe…, Legjenda e dytë e prozës E madhe…, e M. Kutelit, jep edhe një shembull tjetër të mënyrës dhe shkakut të cenimit e humbjes së besimit, pra edhe të mëkatimit, por edhe idenë për forcën e besimit e të triumfit të hirit hyjnor, në fund, si edhe porosinë se me besimin (ortodoks), ritet dhe porositë e tij nuk mund të bëhen tallje. Cenimi i besimit, pra edhe fyerja e zotit dhe rrëshqitja në mëkat, sipas kësaj legjende, vjen edhe si shkak i lakmisë së pushtetit dhe kënaqësive të jetës së shfrenuar, çnjerëzore. Anania (ose Anastasi), protagonisti i kësaj legjende, ishte peshkop, “…por nuk ish i fortë në besën e drejtë…” (f. 44). Duke qenë i tillë dhe për shkak të lakmive të zemrës (f. 45), braktisi misionin e tij baritor e
68
kaloi te “mbreti i të pabesëve”(f. 45), që të ketë pushtet, pasuri dhe kënaqësi jetësore. Mbreti e shpuri, i tregoi e ia premtoi pallatet e bardha, të rrethuara me mure e kopshte (f. 45), ku do të kishte qindra femra për dëshirat e tij (f. 45); i dha “myhyrin” nga gishti, me të cilin do të vuloste ç’të donte, si vetë mbreti (f. 45). Anania “la fenë e drejtë dhe mori shpatë e pushtet në dorë” (f. 45); në vend të shkopit mori shpatë, në vend të korës, mori pushtet mbi njerëz (f. 45). “Nga bari ay u bë ujk që çqen berrat” (f. 45). Nga hija e tij, – thotë shkrimtari, – dridheshin “jo vetëm të vegjlit e fesë së vjetër, po edhe të mëdhenjtë e fesë së re. Duart e tij u lyenë me gjak, të qarat e mallkimet u ngritnë më qjell. Kjo i pëlqente mbretit dhe e ngarkonte çdo ditë me ofiqe e dhurata: sepse tiranët kanë nevojë për të tillë njerës” (f. 45). Por, kur iu kërkua të tallet me besimin, për të argëtuar mbretin dhe njerëzit e tij, ai shkaktoi një gjendje të kundërt – seriozitetin e tmerrin tek të pranishmit dhe rizgjimin e forcës së besimit në vetvete. Pas mrekullisë, kur rreth kokës së Ananisë njerëzit shohin flakë dhe pëllumba, dhe kur qelqi i bie në tokë, po as thyhet, as derdhet (f. 48), si provë e mrekullisë hyjnore, Anania, ndjen forcën e besimit e bën të lutet me besim të përqëndruar, duke dëshmuar besimin e tij: “I shenjtë është Zoti Perëndija jonë! Mua të ligut nga gjithë njerëzit ma mbajti hirin e tij. Këthehem në fenë e parë ! Në emrit të…” (f. 48), në ç’rast edhe i pritet koka. Duket se shqiptarët ortodoksë kanë mjaft tregime për misionarët fetarë, të cilët braktisin besimin dhe jipen pas
69
pushtetit e jetës së shfrenuar mëkatare, duke përfunduar me gjykime e dënime të rënda, aq sa ato janë bërë edhe pjesë e prozës historike. Një shembull të tillë të misionarit fetar ortodoks shqiptar, i cili e braktisë misionin e tij fetar dhe jipet pas pozitës, pushtetit e jetës së shfrenuar, për t’iu kthyer prapë besimit, e gjejmë edhe në veprën Historia (më e vjetër) e Shqipërisë, kap. 86, të autorit francez Zhan Klod Faveirial. Dy legjendat, në veçanti, si edhe vepra E madhe …, në tërësi, synojnë të japin të kaluarën e ortodoksizmit shqiptar, si dhe shqetësimet e mësimet e autorit për të ardhmen e tij. Si një vepër me tezë, vepra paraqet rrezikimin e besimit (ortodoks), nga dobësi të ndryshme të njeriut e nga rrethanat e jashtme (”Prishjen e filluan kalorësit e Perëndimit edhe e sosnë ata të Lindjes” , f. 54), pasojat e prishjes së besimit dhe thirrjen për ruajtjen e vlerave shpirtërore. Një rast, kur Imzot Nikanori e mëson Tat Tanushin të marrë mësim nga tregimi për Ananinë, i drejtohet kështu: “Biri im më Zotin, ngjarjen e mystershme që do ta dëgjosh sonte, shkruaje në drrasat e zemrës sate dhe tregoja sicilit nga vëllezërit e tu…” (44). Një synim të tillë ka edhe gjithë vepra E madhe… I shkruar më 1947, në kohën kur vëreheshin parashenjat e një lufte të ashpër antifetare dhe mohimit komunist të besimeve në Shqipëri, vepra E madhe…shpreh shqetësimet e autorit për humbjen e shkatërrimin e vlerave shpirtërore. Mitrush Kuteli, sipas studiuesit Sadik Bejko, kishte vlerësime të larta për besimet dhe librat kryesorë të fesë. Nga një takim i tij, në një gjysmëterr të qershorit të viti
70
1965, S. Bejko kujton sesi shkrimtari i kishte thënë: “… lexoni Biblën dhe Kuranin, në doni të dini gjërat më të vyera për humanizmin, më të lashtat. Ju, të rinjtë, t’i lexoni, t’i lexoni patjetër këto dy libra” (Sadik Bejko: Takimi i Kutelit me Tolstoin, Tema, 16 korrik 2007). Në kontekstin e kohës së shkrimit, vepra E madhe… shpreh thirrjen e autorit për mbrojtjen e vlerave fetare (ortodokse).
Larmia tematike Proza E madhe…është prozë e një tematike të larmishme. Tema kryesore e saj, tema religjoze, gërshetohet me një varg temash të tjera, të paraqitura në mënyrë të ngjeshur, të thellë, të fuqishme, siç janë: jeta, vdekja, dashuria, bukuria, femra, mëkati, hiri, ndëshkimi dhe pastrimi nga mëkati, vuajtja, gëzimi, lumturia, natyra, pushteti, diktatura etj. Këto tema përbëjnë një kurorë të bukur tematike të veprës dhe japin mundësi për përjetime e interpretime të veçanta të tyre.
71
Tema e jetës dhe tema e vdekjes; shpirtit e trupit, janë bërë shpesh objekt i trajtimit nga ana e studiuesve dhe, madje, u është dhënë edhe vendi i temave kryesore. Po kështu, edhe tema e dashurisë, bukurisë, e forca tërheqëse e femrës për mashkullin, krahas trajtimit të theksuar, janë shquar ndër temat më të rëndësishme të veprës. Tema e mëkatit, tema e vuajtjes dhe tema e ndëshkimit dhe e pastrimit nga mëkati, janë trajtuar mjaft, në kuptimin filozofik, por jo në kuadër dhe në funksion të temës kryesore të prozës, në kuadër të temës religjioze dhe të idesë e porosisë së prozës E madhe…. Një nga temat e mëdha, të interpretuara pak dhe gabimisht, të prozës E madhe…, është tema e natyrës. M. Kuteli, në prozën E madhe…, e trajton mjaft natyrën dhe një nga vlerat e mëdha të saj janë përshkrimet e bukura mjeshtërore, monumentale, të natyrës, të cilat arrijnë të zgjojnë ndjenja të fuqishme të lexuesit. M. Kuteli përshkruan vendet, pamjet e stinëve, dukuritë natyrore, ndryshimet dhe pamjet kohore të natyrës etj. Pamjet e natyrës, në veprën E madhe…, nuk janë përshkrime imagjinare, të trilluara, por përshkrime të pamjeve të vërteta të natyrës së vendit, të natyrës së atdheut, janë peizazhe të pamjeve të bukura e të pasura të natyrës së atdheut. Aty, vërtet, kemi paraqitjen e pamjes së vërtetë, të kaltër, të “Liqerit të Kaltër”(f. 8), ose “Liqerit të Ahridës”(f. 39 e 40 etj.), dhe pamje të tjera të shumta të natyrës së atdheut. Përshkrimet e pamjeve të natyrës së atdheut, në prozën E madhe…, janë shprehje të lidhjeve të thella
72
shpirtërore të shkrimtarit me atdheun, vlerësimit të lartë të bukurive e të pasurive të tij, kultit të natyrës, si një natyrë hyjnore, ku, më shumë se çdokund, “Zoti mbështet këmbë” (“Pa fjalë se gjithë toka e botës është e bukur, sepse, siç thuhet në Shkronjë, “dheu është vëndi ku Zoti, mbështet këmbët”, po m’e ëmbël nga të gjitha është toka e anëdetit të Ilirisë…” , f. 12, ku “majë kodrave”, Perëndia e vetme “shfaqet në tri fytyra”, f. 12, ose ku Zoti “ecte mi ujra, si në liqenin e Gjenisaretit”, f. 42, etj.). Natyra, në prozën E madhe…, paraqitet si diç e gjallë dhe e ngjashme me qeniet njerëzore (f. 55). Përshkrimet e saj, në prozën E madhe…, më shpesh, janë të pashkëputura nga përshkrimet e gjëllimit të jetës (f. 53) e të ndjenjave dhe si një projektim i tyre (f. 22 e 25). Ndonjëherë, si një element antitetik, natyra spikatë realitetet e kundërta (kur vdes Kalija është pranverë, f. 25) dhe botën shpirtërore të personazheve (p.sh. f. 24 e 26 etj.). Përshkrimet e natyrës, në veprën E madhe…, japin edhe meditimin e thellë për natyrën, dukuritë natyrore, botën dhe jetën. Ide të thella filozofike për jetën, vdekjen, dashurinë etj., të formuara shpesh nëpërmjet formulimeve aforistike të fuqishme, përshkojnë prozën E madhe…, të cilat zgjojnë ndjenja e mendime të thella të lexuesit dhe janë të denja për objekt studimesh të mëdha. Mendimi se vepra E madhe…, ka domethënie alegorike e autobiografike, është i paqëndrueshëm. Duke lexuar si prozë religjioze, proza E madhe… nuk mund të thuhet se ka kuptim alegorik, as autobiografik, pasi këto përmbajtje janë në kundërshtim me përmbajtjen
73
religjioze, si përmbajtje kryesore e saj. Proza religjioze E madhe…paraqet shqetësimin për çështjen e pozitës së ortodoksizmit shqiptar gjatë historisë më të lashtë dhe të asaj më të re dhe, si e tillë, nga ky aspekt tematik i saj, mund të mos jetë temë aq e dashur për lexuesin shqiptar, përgjithësisht. Por, vepra bëhet e dashur me idenë e saj për ngulmimin e njeriut në identitetin e vet e me temat tjera dytësore të saj, siç janë: dashuria, jeta, vdekja, shpirti, trupi, mëkati, dëshira e njeriut për pastrim shpirtëror, natyra etj., dhe, veçmas, me vlerën artistike të saj. Temën religjoze, që ka të bëjë me pasojat e braktisjes së besimit, nuk e ka trajtuar i vetmi Mitrush Kuteli. Në letërsinë shqipe atë e kanë trajtuar edhe autorë të tjerë të rëndësishëm.
BIOGRAFI KRIJUESE: AUTORI NUHI ISMAJLI STUDIME SHKENCORE KRIJUES QË IMPONOHET PËRMES VLERAVE uhi Ismajli ishte studiues i pasionuar i kulturës shqiptare. Ai ishte historian i letërsisë, kritik letrar, eseist, polemist e gjuhëtar. një krijues i veçantë, i gjithanshëm dhe mjaft produktiv. Për herë të parë, me shkrime për çështje të arsimit, paraqitet në vitin 1983, për të vazhduar pastaj me shkrime të tjera, për çështje të ndryshme gjuhësore, letrare, kulturore etj. Nuhi Ismajli shkrimet e para të tij i botoi në gazetën
74
“Rilindja”, pastaj në revistat “Fjala” e “Shkëndija”, për të vazhduar më pas me paraqitjet në gazetën “Bujku”, “Koha ditore”, “Zëri”, “Bota sot”, “Epoka e re”, “Kosova sot”, “Iliria post” , në revistën “Identiteti”, të Prishtinës, si dhe në gazetat “Shekulli” e “Koha jonë” të Tiranës. Shkrimet e Nuhi Ismajlit, të botuara në gazeta e revista të ndryshme, përbëjnë vëllime të tëra. Gjithashtu, ai i ka botuar edhe dy vepra: Nga vlerat e traditës, (“Rilindja”, Prishtinë, 2000) dhe Kureshtje letrare, ( “Ura”, Gjilan, 2001).Sigurisht, po të mos ishte problemi i vetëfinancimit të botimeve, i cili paraqitet si një pengesë kruciale për publikimin e veprave të krijuesve sot, ky autor, vetëm me shkrimet e tij të bot uara nëpër gazeta e revista të ndryshme, do të kishte edhe disa botime të tjera, të plota. Nuhi Ismajli është pjesëmarrës mjaft aktiv në takimet e ndryshme të organizuara nga institucionet shkencore të botës shqiptare. Ai ka marrë pjesë në Sesionin shkencor për Ç abejin, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, më 1998. Po ashtu, disa here është paraqitur edhe në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili mbahet në Prishtinë. Punimet e tij janë përfshirë në kuadër të botimeve shkencore të këtyre institucioneve.Do përmendur edhe faktin se Nuhi Ismajli është i përfaqësuar edhe me 6 njësi bibliografike në veprën:“Buzuku dhe gjuha e tij”, të botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, më 2005. Një studiues i gjithanshëm Nuhi Ismajli, studiues i pasionuar, i pajisur me dije të gjera e të thella nga fusha të ndryshme të shkencave shoqërore, përveç tjerash është
75
marrë edhe me trajtimin e çështjeve nga më të ndryshmet, si me çështje të gjuhës, letërsisë, kulturës, historisë… Në kuadër të studimeve të tij është marrë edhe me çështjen e historisë së krishterimit te shqiptarët, çështje me të cilën janë marrë shumë autorë të njohur botërorë e shqiptarë. Risia që ka sjellë këtu Nuhi Ismajli është se ai bën të ditur se nga fiset ilire, të parët në kontakt me krishterimin kanë rënë pjesëtarë të fisit ilir të parëve (Nga vlerat e traditës, f. 712 ).Nuhi Ismajli ka shfaqur interesim edhe për çështjen e h istorisë dhe e etikës së polemik ës në literaturën shqiptare. Ai mban qëndrim të kundërt me autorët e ndryshëm, të cilët mendojnë se polemikën më të hershme në literaturën shqiptare e hasim në veprën“Historia e Skënderbeut” të Barletit, duke pohuar se në literaturën shqiptare polemikën më të hershme e kemi në letrën e Skënderbeut, dërguar princit të Tarantos, më 30. X.1460 ( Nga vlerat e traditës, f. 2127). Më pas, Nuhi Ismajli, në shkrimin e tij: Kur fillon polemika shqiptare (Koha ditore, 6 shtator 2003), pohon se polemika është e njohur edhe në shkrimet parashqiptare, konkretisht në shkrimet e shkrimtarit ilir Shën Jeronimit, veçmas, në veprën e tij Epistolat. Letërsisa e vjetër shqipe – preokupim i veçantë Nuhi Ismajli, duke çmuar shumë letërsinë e vjetër shqipe, shumë shkrime të tij ia kushton kësaj letërsie. Ai, me këtë rast ndriçon një varg çështjesh që kanë të bëjnë me historinë e shkrimeve të lashta të shqiptarëve të shkruara në gjuhë të huaja, natyrën e veprave të letërsisë së vjetër shqipe, llojet letrare dhe vlerat e ndryshme të saj, si: vlerat gjuhësore, artistike, kulturore, vlerat kombëtare etj. Në kuadër të shkrimeve të tij për letërsinë e vjetër shqipe
76
dallohet sidomos shkrimi Frymëzimet biblike të shkrimit të hershëm shqip (Nga vlerat… f.2854), ku autori, përmes krahasimeve të kuptimeve të teksteve biblike dhe natyrës, kuptimit, qëllimit dhe funksionit të teksteve të vjetra shqipe, argumentton, përveç tjerash, edhe ndikimin e Biblës, si një faktor me rëndësi në nxitjet e shkrimit të vjetër shqip. Por, një varg shkrimesh Nuhi Ismajli ka shkruar për veprën Meshari, në radhën e së cilave dallohen shkrimet: Vlera historikoletrare e veprës meshari të Gj. Buzukut, shkruar më 1994, ku për herë të parë, në mënyrë më të gjerë flitet për vlerën letrare të Mesharit (Nga vlerat…, f. 6577); Llojet letrare në veprën Meshari (Nga vlerat…, f. 7892), ku për herë të parë flitet për llojet letrare të Mesharit dhe ku dësh mohet gjerësisht prania e vlerës letrare të Mesharit; shkrimi: Trajtimi letrar i veprës Meshari të Gj. Buzukut (Epoka e re, 8. 10. 2005, f. 19), ku provohet jo vetëm historia e trajtimit të vlerës letrare të Mesharit, por edhe e pranisë së pamohueshme të vlerës letrare të tij etj.Në shkrimin: Vlerësimi i letërsisë së vjetër shqipe (kumtesë e paraqitur në Seminarin XXIII Ndërkombëtar…), autori jep pasqyrën e vlerësimit të letërsisë së vjetër shqipe, vlerat dhe kufizimet e atij vlerësimi si dhe vlerat e ndryshme të letërsisë së vjetër shqipe. Nuhi Ismajli, natyrën dhe veçoritë e letërsisë së vjetër shqipe i ndriçon në studimin:Fillimet e modernes në letërsinë shqipe (Iliria post, 29 korrik 2006, f. 20 ), me ç’r ast ndriçon një varg çështjesh që kanë të bëjnë me përmbajtjen, llojet letrare, vlerat e letërsisë së vjetër shqipe, përkimet ndërmjet letërsisë së vjetër shqipe dhe letërsive të tjera evropiane etj., kurse mendimi më i rëndësishëm i tij është se letërsia e vjetër shqipe, të cilën ai e quan letërsi humaniste, është një letërsi moderne.
77
Gjithashtu, në shkrimet e këtij studiuesi, nuk kanë mbetur pa u trajtuar aspekte të ndryshme të letërsisë së Rilindjes, autorët dhe veprat e ndryshme të kësaj letërsie. Ai ka trajtuar çështjen e frymëzimeve dhe porosive biblike në letërsinë e Rilindjes (Nga vlerat…, f. 93101), veprën e De Radës, të G. Darës të Riut, por ka bërë fjalë edhe për autorë të tjerë, si për N. Veqilharxhin, P. Zarishin, Ndue Bytyçin, A. Santorin, Zef Seremben, B. Bilotën, Z. Skiroin, F. S. Nolin, A. Xanonin, K. Kristoforidhin, N. Mjedjen, P. Babin, P. Vasën, L. Gur akuqin, M. Gramenon, H. Mosin, Gj. Fishtën, Sh. Gjeçovin, V. Prenushin, Asdrenin etj.Në shkrimet e Nuhi Ismajlit, janë trajtuar veçanërisht vepra letrare e Gj. Fishtës dhe e E. Ç abejt që përkojnë me letërsinë shqipe pas vitit 1900 si dhe me atë të viteve tridhjetë të shekullit të 20të. Në këtë rast dallohen, sidomos shkrimet për veprën “Nji lule vjeshtet” të Gj. Fishtës, për të cilën Nuhi Ismajli ka një këndvështrim dhe interpretim të veçantë (Kureshtje letrare, f. 518 dhe Identiteti, nr. 3, Prishtinë, nëntor 2003. VLERËSUES KRITIK I SHKRIMEVE Nuhi Ismajli është marrë me vlerësime kritike të veprave të ndryshme letrare e shkencore. Ai ka vlerësuar në mënyrë kritike veprat e letërsisë bashkëkohore shqipe. Kështu, ai ka vlerësuar prozën e I. Kadaresë, të B. Musliut, të K. Trebeshinës, të I. Ibishit etj., pastaj veprat e ndryshme në poezi, si veprën e H. Vokshit, të S. Rrustemit, të S. Gjergjit, të L. Aliut, N. Ramadanit, etj.
78
Në fokusin e interesimeve shkencore të Nuhi Ismajlit, herëherë, ka qenë edhe letërsia shqipe për fëmijë, me ç’rast ai ka bërë interpretime dhe vlerësime të çmuara për veprat letrare për fëmijë, të autorëve të ndryshëm, siç janë vlerësimet për veprën e I. Kadriut, të A. Canës, të M. Spa hiu, të B. Buzuku etj. Gjatë analizave e vlerësimeve të veprave të autorëve të përmendur, janë vënë në dukje një varg çështjesh, aspektesh e veçorishë të ndryshme, të vep rave të caktuara, dhe të letërsisë bashkëkohore shqipe në përgjithësi.Vlerësim kritik Nuhi Ismajli u ka bërë edhe shkrimeve të ndryshme diskursive. Kështu, ndër të tjera, ai ka vlerësuar në mënyrë kritike shkrimet e M. Hysës, I. Ah metit, Z. Xholit, E. Ç abejt, B. Ç apriqit, K. M. Shalës, B. Kosumit, po edhe të autorëve të tjerë, si shkrimet e R. Qo sjes, S. Rizës, Dh. S. Shuteriqit, J. Kastratit, S. Ç apalikut, V. Malajt, E. Sedajt, R. Ismajlit, R. Elsit, S. Hamitit, F. Hoxhës, Z. Rrahmanit, H. Salihut; R. Doçit, B. Becit, Sh. Demirajt, R. Ushakut, Sh. Islamajt etj. I pajisur me dije të gjera e të larmishme, interesimin e Nuhi Ismajlit e kanë tërhequr edhe veprat e karakterit historik, filozofik, estetik, psikologjik, politik, pedagogjikarsimor, publicistik etj. Kështu, si më gjerësisht a më shkurtimisht, ai ka vlerësuar edhe shkrimet e J. Drançollit, A. Selmanit, L. Gjergjit, S. Ç apalikut, H. Ferajt, B. Latifit, J. Dërvodelit, R. Azemit etj. Si mësimdhënës i lëndës së gjuhës shqipe dhe të letërsisë dhe si njohës i thellë i tyre dhe duke pasur rast t’i njohë për së afërmi tektet e letërsisë për arsimin e mesëm, vlerat po edhe të metat e tyre, Nuhi Ismajli ka bërë vlerësime të gjithanshme të tyre, duke dhënë kështu kontributin e tij të vlershëm në çështjen e përsosjes së teksteve shkollore për letërsinë shqipe. Kështu, në mënyrë të veçantë shquhen vlerësimet për tekstet: Letësia e vjetër shqiptare për klasën
79
e 10të, Letërsia romantike shqiptare 11 dhe Letërsia moderne shqipe 12, të S. Hamitit; Letërsia botërore 12, të A. Marrashit etj. Polemika dhe kritika ndaj dukurive jokulturore, Nuhi Ismajli merret mjaft edhe me shkrimin e polemikës. Në polemikat e tij ai është marrë me çështje të ndryshme historike, gjuhësore, kulturore, letrare, politike etj. Madje, edhe mjaft shkrime të tjera të tij, kanë frymë polemike dhe tregojnë qartë shkrimet që u referohen. I pajisur me një formim të gjithanshëm, me ndjeshmëri dhe ndërgjegje intelektuale, Nuhi Ismajli nuk hesht, po reagon shpesh ndaj dukurive jokulturore e absurditeteve të ndryshme të realitetit shoqëror. Ai, ndër të tjera, ngre zërin edhe kundër polemikës pa etikë, polemikës së ulët, e cila si synim ka cenimin e bashkëbiseduesit, dhe kërkon një polemikë të mirëfilltë, e cila synon qëllime të larta shqiptimin e së vërtetës ( Polemika e dështuar, Koha ditore, 11 janar 2003, f. 11).. Ars Poetika, 2006
Nijazi Ramadani
Përmbajtja 1. Pavarësia ( vargje poetike) ………….......…… .5 2. Biografia krijuese e autorit ……...........…….. . 7 3. Vlerësues kritik i shkrimeve ................…….. 11 4. Hyrje.................................................................14 5. Ëndrra ……………………………...………. 16 6. Rrëfimi në dy kohë…….…………….......…. 23
80
7. Shishja ……………………………….....…… 30 8. Shkova nӫ pyll…………………….....…….. 34 9. Tregimi i njeriut që qeshte …...…………… . 39 10. Pjesa e dytë ………………………...…........ 43 11. Fajtori (tregim i shkurtër) …………….....…. 45 12. Fajtori (2) …………………………......…….. 47 13. Një prozë religjoze ………………….......…………. 54 14. Legjenda parë …………..... …………. .. ….56 15. Keqinterpretimi i Shkronjës …… ....….…… . 63 16. Bamirësia………………… ….......…… .…. 66 17. Legjenda e dytë ……….......…...........……. . 68 18. Larmia tematike.........................……...... .. ...71 BIOGRAFI KRIJUESE: AUTORI NUHI ISMAJLI …...77 Përmbajtja ………………………………………………… .83
SHB “RRJEDHA”, GJILAN e-mail: rrjedha_nr@yahoo.com ++377 (0)44 125733 Ballina & përgatitja Kompjuterike: Rrjedha@desingn Katalogimi në botim – (CIP)
81 Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
821.18-3 Ismajli, Nuhi E panjohura : (prozë) / Nuhi Ismajli. – Gjilan : Rrjedha, 2016. – 110 f. ; 21 cm. – (Biblioteka Arbëri) Shënime për autorin : f. 8-10 ISBN 978-9951-484-33-6