Përmbledhje procedurash dhe kontaktesh të nevojshme në ndihmë të riintegrimit të migrantëve shqiptarë pas kthimit në Shqipëri
Mendimet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë opinionin zyrtar të Bashkimit Evropian, Qeverisë Italiane dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). IOM nuk mban asnjë përgjegjësi për çfarëdolloj përdorimi që mund t’i bëhet informacionit që përmban ky material. IOM i përmbahet parimit se migracioni i organizuar dhe human i shërben migrantëve dhe shoqërisë. Si një organizatë ndërqeveritare, IOM bashkëpunon me partnerët në komunitetin ndërkombëtar për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve aktuale të migracionit; për të zhvilluar më tej kuptimin e çështjeve që lidhen me migracionin; për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe social nëpërmjet migracionit; dhe për të mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe mirëqenien e migrantëve. © 2009 Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, Shqipëri ______________________ Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet, kopjohet ose transmetohet në çfarëdolloj forme apo me çfarëdolloj mjeti, elektronik, mekanik, fotokopjues, regjistrues ose të tjerë, pa marrë më parë miratimin me shkrim nga botuesi.
3
Përmbledhje procedurash dhe kontaktesh të nevojshme në ndihmë të riintegrimit të migrantëve shqiptarë pas kthimit në Shqipëri Përpara kthimit në Shqipëri sigurohuni të merrni: • • • • • •
Dokumentat që vërtetojnë kohën e qëndrimit dhe përvojën e punës në vendin pritës; Dëshmitë e pagesës së kontributeve shoqërore e shëndetësore; Dokumentat dhe çertifikatat që vërtetojnë shkollimin, formimin profesional në vendin pritës; Çertifikatat e lindjes për fëmijët e lindur jashtë Shqipërisë; Dokumentat që vërtetojnë frekuentimin e shkollës për fëmijët që kanë ndjekur shkollën në vendin pritës; Faturat e sendeve të blera për t’u transportuar në Shqipëri për të bërë të mundur përcaktimin e vlerave doganore.
Pas kthimit në Shqipëri Përjashtimet doganore për migrantët e kthyer 1 Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë parashikon përjashtim nga detyrimet doganore për sendet personale të personave që kanë qenë me vendbanim në një shtet tjetër për një periudhë të paktën 12 muaj në mënyrë të vazhduar dhe transferohen në Shqipëri, në përputhje me kriteret e mëposhtme: a) “Sende personale” do të thotë: sendet që nevojiten për përdorim personal të të interesuarit ose për nevoja familjare të këtij të fundit. Përbëjnë, në veçanti, sende personale, sendet e poshtme: i) sendet shtëpiake; ii) biçikleta dhe motoçikleta, automjetet private dhe rimorkiot e tyre, ruletat e kampingut, mjetet ajrore për dëfrim dhe avionët privatë; iii) Përbëjnë pronë vetjake edhe instrumenta të tjerë portativë të arteve të aplikuara dhe të profesioneve të lira, që nevojiten për ushtrimin e profesionit nga i interesuari. Sendet vetjake duhet të importohen në sasi dhe të jenë të një natyre të tillë që të duket qartë se nuk po importohen për qëllime tregtare; b) “Sende shtëpiake” do të thotë: sendet vetjake, shtresa dhe mbulesa për përdorim shtëpiak, mobilje, dhe pajisje të tjera për përdorim personal të të interesuarit ose për të plotësuar nevojat e tij shtëpiake. Përjashtimi jepet vetëm për sendet personale të cilat: a) kanë qenë në posedim të të interesuarit dhe janë përdorur prej tij në vendin e mëparshëm të qëndrimit për të paktën 6 muaj përpara datës në të cilën i interesuari pushon së qeni banor i vendit prej nga është nisur; 1
Marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave “Legjislacioni: Dispozitat Zbatuese dhe Ndryshimet”, ne faqen e internetit http://www.dogana.gov.al/index.php?mid=5&art=85&info=more
4
b) synohet të përdoren për të njëjtat qëllime në vendin e ri të qëndrimit; c) automjete, ruleta, mjete lundruese dhe mjete ajrore, që kanë qenë pronë e regjistruar dhe janë përdorur nga i interesuari për të paktën 12 muaj para transferimit të tij në Shqipëri. Përjashtimi nga detyrimet e importit i nënshtrohet depozitimit të një garancie. Në këto raste përjashtimi do të përdoret Formulari i sigurimit të përjashtimit nga detyrimet e importit për pronën personale të emigrantëve (A56) si vijon:
ANEKSI 56
Zyra doganore, data dhe vula
PËRJASHTIM NGA DETYRIMET DOGANORE PËR PASURINË E MIGRANTËVE FORMULARI I SIGURACIONIT Data TE DHENA PERSONALE Mbiemri dhe të gjithë emrat e tjerë
Numri identifikues personal
Adresa Kodi postar
Nr. telefonit
VENDBANIMI NE NJE VEND TJETER ALTERNATIVA A
Përjashtim nga detyrimet doganore për mallra, të ndryshme nga motorët, karvane, mjete lundruese ose mjete fluturuese, sipas pikave 485 deri 492 të këtyre Dispozitave Zbatuese Unë po transferoj vendbanimin tim normal nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë Vendbanimi im normal ka qënë në një vend tjetër për një periudhë pa ndërprerje për të paktën 12 muaj
Data e imigracionit
Nga vendi
Unë vërtetoj se mallrat e dhëna më poshtë kanë qënë në pronësinë time dhe janë përdorur nga unë ose anëtarë të familjes në një vend tjetër për të paktën 6 muaj para datës së migrimit ose para ditës në të cilën mallrat janë sjellë në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë (në zhdoganim para datës së imigrimit) Kuptoj se mallrat të ndryshme nga motorët, karvane, mjete lundruese ose mjete fluturuese, për të cilat është dhënë përjashtim nga detyrimet doganore nuk mund të jepen hua, si garanci, të merren me qira, ose të transferohen brenda 12 muajsh nga data e deklarimit për vendosje në qarkullim të lirë pa paguar më parë detyrimet doganore dhe taksat e tjera. Firma
5
ALTERNATIVA B
Përjashtim nga detyrimet doganore për motorët, karvane, mjete lundruese ose mjete fluturuese, sipas pikave 485 deri 492 të këtyre Dispozitave Zbatuese. Unë po transferoj vendbanimin tim normal nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë Vendbanimi im normal ka qënë në një vend tjetër për një periudhë pa ndërprerje për të paktën 12 muaj
Data e imigracionit
Nga vendi
Unë vërtetoj se motori, karvani, mjeti lundrues ose mjeti fluturues i përshkruar në faqen e pasme përmbush kushtet e mëposhtme: a) Unë kam qenë pronari i regjistruar i motorit, karvanit, mjetit lundrues ose mjetit fluturues, kur zbatohet një regjistrim i tillë, për të paktën 12 muaj para transferimit në Republikën e Shqipërisë; b) më përket mua për të paktën 12 muaj para se të sillej në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë; c) është përdorur prej meje normalisht në një vend tjetër për të paktën 12 muaj para se të sillej në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë; dhe Kuptoj se mallrat të ndryshme nga motorët, karvane, mjete lundruese ose mjete fluturuese, për të cilat është dhënë përjashtim nga detyrimet doganore nuk mund të jepen hua, si garanci, të merren me qira, ose të transferohen brenda 12 muajsh nga data e deklarimit për vendosje në qarkullim të lirë pa paguar më parë detyrimet doganore dhe taksat e tjera. Firma
PASURIA E MIGRANTEVE (Nëqoftëse këkohet përjashtim nga detyrimet doganore për një motor, karvan, mjet fluturues, duhet të plotësohet seksioni ‘‘MJETI I TRANSPORTIT’’ në faqen e pasme) Data e importimit Dërgesa përfshin pije alkolike (alkole, verëra, birrë), produkte duhani dhe produkte të tjera objekt i kufizimeve të veçanta të importit
SPECIFIKIME TE MALLRAVE NE DERGESE Mallra për të cilat ështe kërkuar përjashtim nga detyrimet doganore
Mallrat e renditur më sipër dhe për të cilat është kërkuar përjashtim, kërkohet si pasuri e migrantëve (Lutemi shënoni të gjitha kushtet që plotësohen) më përkasin mua përbëjnë nevojë për mua dhe familjen time janë pajisje shtëpie, të përdorura në një vend tjetër nga unë ose pjestarët e familjes sime do të përdoren në Republikën e Shqipërisë nga unë ose pjestarët e familjes sime
6
MJETI I TRANSPORTIT (motor, karvan, mjet lundrues ose mjet fluturues) Lloji
Marka
Ngjyra
Model i vitit
Shasia, numri i serisë, motori dhe nr i fabrikimit
Shitësi / Furnizuesi ( emri dhe adresa) Data e dërgimit
Vendi i dërgimit
Data e regjistrimit Kilometrazhi para dërgimit
Çmimi i blerjes
Kodi i kombësisë dhe nr. i targave Kilometrazhi aktual
km/milje
Regjistrim i vlefshëm deri Siguracion
km/milje
JO
Kohëzgjatja
PO
ZBATOHET PËR ALTERNATIVËN B Gjatë tre viteve të fundit, Unë Nuk kam deklaruar motor, karvan, mjet lundrues ose mjet fluturues për çlirim në doganë dhe nuk kam marrë përjashtim nga detyrimet doganore për mallra të tilla si pasuri migranti. Kam deklaruar motorin, karvanin, mjetin lundrues ose mjetin fluturues të mëposhtëm për çlirim në doganë dhe kam marrë përjashtim nga detyrimet doganore për mallra të tilla si pasuri migranti. Lloji
Data
Zyra doganore
Të dhëna të mëtejshme
TË DHËNA TË VEÇANTA DHE KËRKESA Përjashtim nga taksat doganore për pasuri migranti për llogari te migracionit tim
nuk është marrë më parë është marrë më parë
data
zyra doganore
Të dhëna të mëtejshme
GARANCIA DHE FIRMA Unë verifikoj se të gjitha të dhënat e paraqitura në këtë formular janë të plota dhe të vërteta Data
Firma personale
Firma dëshmohet nga: Adresa Kodi postar
VETEM PER PERDORIM ZYRTAR Dokumenti i identitetit, vërejtje
Firma e doganierit Vula
7
Nuk jepet përjashtim për: a) produktet alkoolike; b) duhanin dhe produktet e duhanit; c) mjetet tregtare të transportit; dhe d) artikujt për përdorim në ushtrimin e një tregtie ose profesioni, të ndryshëm nga instrumentat e mbartshëm të arteve të aplikuara ose të lira. Për më shumë informacion kontaktoni: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Rr. Durrësit, Ish Instituti i Tokave Laprakë, Tiranë Tel: +355 4 243920, Fax: +355 245705 Numri jeshil: 0800 2222 Website: http://www.dogana.gov.al/
Regjistrimi në gjendjen civile të fëmijëve të lindur jashtë Shqipërisë2 •
Për fëmijën e lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga shtetas shqiptarë, me banim të përhershëm në Shqipëri, regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë në vendin ku ka lindur. Kur kjo është e pamundur, regjistrimi bëhet edhe në shërbimin e gjendjes civile të atij vendi.
•
Pas kthimit në Shqipëri regjistrimi në gjendjen civile bëhet me paraqitjen e dokumentave që vërtetojnë lindjen në vendin e emigrimit.
•
•
Aktet ose dokumentet e lëshuara nga autoritetet e huaja për shtetasit shqiptarë, të cilat do të përdoren në Republikën e Shqipërisë, duhet të kenë vulën “APOSTILA” ose të jenë të legalizuara në përfaqësitë diplomatike/konsullore të Republikës së Shqipërisë. Në mungesë të deklarimit të lindjes në përputhje me afatet dhe procedurat e parashikuara në ligj dhe në mungesë të dokumentacionit, vërtetimi i lindjes dhe regjistrimi në gjendjen civile shqiptare bëhet me vendim gjyqësor.
Mundësitë e punësimit3 Shërbimet e ndërmjetësimit për punësim, të cilat ofrohen nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit nëpërmjet Drejtorive Rajonale dhe Zyrave Vendore të Punësimit, përfshijnë: a) informimin mbi vendet e lira të punës; b) ndërmjetësimin për punësim; c) këshillimin dhe orientimin për punë dhe profesion. 2 3
Marrë nga ligji Nr. 8950, date 10.10.2002 “PËR GJENDJEN CIVILE” (i ndryshuar) dhe nga Kodi i Familjes. Marrë nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit
8
Shërbimi Kombëtar i Punësimit garanton, pa pagesë, ndërmjetësim për punë për punëdhënësit dhe punëkërkuesit në të gjithë territorin e vendit. Më gjerësisht shërbimet e ofruara parashikojnë: a) Shërbime të ndërmjetësimit në punë për të papunët që kërkojnë punë, të punësuarit që kërkojnë të ndryshojnë punë, personat me paaftësi të ndryshme dhe për punëdhënësit; Zyrat e punësimit, në përcaktimin e kandidatëve për plotësimin e vendeve të lira të punës, u japin përparësi: a) punëkërkuesve nga grupe të veçanta ku përfshihen: nënat me shumë fëmijë, personat me moshë mbi 50 vjeç, të rinjtë nën 18 vjeç, të papunët afatgjatë, personat nga familje nën nivelin e varfërisë, viktimat e trafikut, personat që përfitojnë nga programet e mbështetjes me të ardhura, personat që dalin të papunë nga ndërmarrjet dhe institucionet në proces reformimi, ristrukturimi dhe privatizimi, vajzat – nëna të papuna, femrat e divorcuara me probleme sociale, personat që kthehen nga emigracioni me probleme ekonomike, personat e sapodiplomuar, të paorientuar në tregun e punës, personat që kanë vuajtur dënimin me burgim, personat me aftësi të kufizuar, romët, jetimët që e kanë fituar këtë status. • •
shërbime të këshillimit profesional dhe të aftësimit për punësim a vetëpunësim për punëkërkuesit; shërbimin e pagesës së papunësisë për individët që e përfitojnë atë.
Të drejtën e përfitimit të të ardhurave nga papunësia e kanë të gjithë personat të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme: • • • • •
të kenë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, për çdo rast përfitimi; të jenë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit; të kenë paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës për t’i përfituar këto të ardhura; të jenë paraqitur në zyrën përkatëse të punësimit një herë në muaj ose sa herë që thirren nga kjo zyrë; të pranojnë të punësohen, kualifikohen ose rikualifikohen kur u ofrohet nga zyra e punësimit.
b) financim të punëdhënësve që krijojnë vende të reja pune ose që punësojnë të rinj të sapodiplomuar; c) nxitjen e punëdhënësve që punësojnë persona me paaftësi; d) formimin dhe riformimin profesional për punëkërkuesit dhe për të rinjtë në intervalin ndërmjet shkollës së mesme dhe të lartë; e) mbështetjen financiare të të papunëve që pranojnë të ndjekin kurset e trajnimit që u ofrohen. f) Zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit.
9
Programet e nxitjes së punësimit janë të vetmet programe aktive shtetërore të cilat veprojnë drejtpërsëdrejti në grupin e punëkërkuesve të papunë për t’i nxitur ata në gjetjen e një punësimi sa më afatgjatë. Aktualisht aplikohen 4 programe, konkretisht: • • • •
Programi i nxitjes së punësimit nëpërmjet formimit në punë Programi i nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë në vështirësi Programi i nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë femra Programi i praktikave profesionale për punëkërkuesit e papunë që kanë mbaruar arsimin e lartë, brenda apo jashtë vendit.
Për më shumë informacion drejtohuni në Shërbimin Kombëtar të Punësimit Shërbimi Kombëtar i Punësimit Bulevardi ‘’Bajram Curri’’ Pranë ish Hotel Arbana Tiranë, Shqipëri Tel: 2362236 E-mail: shkp@shkp.gov.al dhe në Drejtoritë Rajonale të SHKP, në adresat e mëposhtme: BERAT L. “28 Nëntori” Tel/fax: 032232001 FIER L. “Kastrioti” Rr. “ V. Peçuke” Tel/fax: 034222413
DURRËS L. 4 Rr. “Naum Lasku” Tel/fax: 052222213 KORÇË Lagjja 9, Rr. “1 Maji”, Tel/fax: 082243063
LEZHË Sheshi Skënderbej Prapa Pallatit të Kulturës Tel/fax: 021522423
VLORË L. RILINJDA, Rr. “Sadik Zotaj” Ish-shkolla e Naftës Tel/fax: 033223569
DIBËR Rr. “Elez Isufi” Tel/fax: 021822015
ELBASAN L. “ Kongresi i Elbasanit” Tel/fax: 054252769
GJIROKASTËR Lagjja “Pllakë”, pranë bllokut të furrave Tel/fax: 084263613
KUKËS Sheshi “Skënderbej” Kati IV Tel/fax: 0242 20 78
SHKODËR L. ”Salo Halili” Rr. “ Zogu I” Tel/fax: 022242780
TIRANË Rr. “Vëllezërit Huta”, Pas Ministrisë së Jashtme” Tel/fax: 042363736
10
Shërbimet private të punësimit 4 Veprimtaria private e ndërmjetësimit për punë në Shqipëri ushtrohet vetëm nga Agjencitë Private të Punësimit (APP) të licensuara nga Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Agjensitë Private të Punësimit janë persona fizikë ose juridikë privatë që ushtrojnë veprimtarinë e ndërmjetësimit për punë nëpërmjet shërbimeve të: • • •
informimit, këshillimit dhe vlerësimit të kërkesave dhe të aplikimeve për ndërmjetësimin për punë; kërkimit të vendeve të punës; ndërmjetësimit për përcaktimin e kushteve dhe lidhjen e marrëdhënieve të punës ndërmjet punëkërkuesit dhe punëdhënësit.
Adresa të APP-ve të licensuara nga MPÇSSHB La Speranza Arben Ismailaj Rr. “Mine Peza”, Pallati 2 Tel. 042239558 Cel. 0692155350 Tiranë
ACO UK Liljana Nano Rr. “Nikolla Tupe” Tel. 042237897 Tiranë
EKO – BETON Pëllumb Kociasi Tel. 054252350 Cel. 0692053066 Elbasan
ESTER Ramazan Qamo Laprakë Tel. 042356586, Cel.0692545879 Tiranë
ANDE – LM Luli Makashi Rr. e Kavajës GURTEN Business Center Tel 042259550 Cel. 0692053253 Tiranë
A.T.E.A Englantina Kreshpani Tel. 042232862 Cel. 0692035900 Tiranë
GERBI Maksim Gerbi Rr. “Dëshmorët e 4 Shkurtit” Pallati 7, Shk. 1, Ap. 5 Tel. 042250449, 042250892 Tiranë
4
Marrë nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
11
Formimi profesional 5 Formimi Profesional operon nëpërmjet 10 Drejtorive Rajonale të Formimit Profesional Publik në qytetet më të mëdha të vendit si Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë, Shkodër, Gjirokastër, një qendre të lëvizshme të formimit profesional për zonën verilindore, si dhe subjekte private të licensuara, me një shtrirje në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik organizohen kurse afatshkurtra në një sërë specialitetesh, si: parukeri e kozmetikë, mësim gjuhësh të huaja, njohuri kompjuterike, sekretari, rrobaqepësi, autoservis, riparim pajisjesh elektroshtëpiake, hidraulike, elektrike, riparim radio-televizorësh, metalpunues, saldaturë, kujdestare fëmijësh, kuzhinë, ndërtim, mobileri, etj.
Adresat e Drejtorive Rajonale të Formimit Profesional Publik VLORË L. RILINDJA, Rr. SADIK ZOTAJ (ish-Shkolla e Naftës, tek Zyra e Punësimit) Tel: 033226759
TIRANË, NR. 1 Rr. ASIM VOKSHI Pranë shkollës “Harry Fultz” Tel: 2228427
DURRËS L. 6, Rr. ALEKSANDËR GOGA Tel: 052229857
TIRANË, NR. 4 BULEVARDI BAJRAM CURRI Stacioni i fundit i Tranës së Re, pranë stacionit për Selitë Tel: 2259978
ELBASAN L. SHËNKOLL, ISH UZINA MEKANIKE Tel: 054258628 KORÇË RR.1 MAJ, TEK SIG. SHOQËRORE Tel: 082242729 SHKODËR L. QEMAL STAFA, Rr. 13 DHJETORI Tel: 022243108 GJIROKASTËR L. PLLAKË, ish Blloku i Furrave Tel: 084268892
5
FIER L. 16 PRILLI, pranë ish fabrikës së fermentimit të duhanit TEL: 034230853 DREJTORIA RAJONALE E FORMIMIT PROFESIONAL TË QENDRËS SË LËVIZSHME PËR ZONËN VERILINDORE TIRANË BULEVARDI BAJRAM CURRI Stacioni i fundit i Tranës së Re, pranë stacionit për Selitë
Marrë nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit
12
Strehimi 6 Programet e strehimit social në Bashki Programet sociale për strehimin kanë për qëllim krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësitë paguese të familjeve që kanë nevojë për strehim dhe për ndihmën e shtetit. Klasifikimi i programeve sociale të strehimit Programet sociale të strehimit klasifikohen si më poshtë: 1. Programe të banesave sociale me qera, në të cilat përfshihen: a. banesat që ndërtohen apo blihen nga tregu i lirë nga bashkitë ose organizatat jofitimprurëse, të cilat jepen me kontratë qiraje sociale; b. banesat ekzistuese, në pronësi të personave fizikë ose juridikë, të cilat janë klasifikuar nga organet e qeverisjes vendore apo nga organizatat jofitimprurëse si banesa sociale, që mund të jepen me qera për familjet që përfitojnë bonus strehimi; c. objektet e dala jashtë funksionit, si rezultat i mbylljes së një veprimtarie, të cilat kanë kaluar në pronësi të bashkive dhe janë miratuar për t’u kaluar në fond banesash sociale me qera, në përputhje me planin rregullues urbanistik. 2. Programe të banesave me kosto të ulët. 3. Programe të pajisjes së truallit me infrastrukturë. Përcaktimi i familjeve, që përfitojnë nga programet sociale të strehimit 1. Familjet që klasifikohen për t’u trajtuar me programe sociale të strehimit, miratohen me vendim të këshillit bashkiak, sipas kritereve të mëposhtme: a. nuk kanë në pronësi një banesë; b. zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike ku bëjnë pjesë këto familje; c. kanë mbetur të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore dhe që kanë të ardhura të pamjaftueshme, sipas ligjit. Kriteret e përzgjedhjes së përfituesve Trajtohen me përparësi individët ose familjet që kanë këto specifika: a) familjet, të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga privatizimi i banesave shtetërore; b) familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar; c) familjet me një prind që kanë në ngarkim fëmijë; ç) të moshuarit që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror; d) individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare; dh) familjet me shumë fëmijë; e) çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç; ë) familjet që kanë ndryshuar vendbanimin për efekt punësimi; f) individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç. 6
Marrë nga ligji Nr. 9232 dt. 13.05.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane” (i ndryshuar)
13
Banesat me qera
7
Qeratë variojnë nga qyteti në qytet, por gjithashtu dhe brenda qytetit ka diferencë të madhe ndërmjet çmimeve të qerasë së një apartamenti në qendër dhe çmimeve të qerasë së një apartamenti në periferi. Çmimet gjithashtu variojnë nga kushtet e shtëpive. Shtëpitë e reja dhe shtëpitë e mobiluara janë më të shtrenjta se shtëpitë e pamobiluara. Këto diferenca janë më të shpeshta në pjesën qendrore të vendit dhe sidomos në Tiranë. Disa shembuj qerash janë si më poshtë: Apartament me dy dhoma në qendër të Tiranës varion nga 400 Euro deri 1000 Euro dhe në periferi çmimet variojnë nga 150-350 Euro. Disa të dhëna për çmimet e qerave në qytete të tjera: Fier: Shkodër: Apartament 1+1, ~ 150-200 Euro Apartament 1+1, ~ 100-150 Euro Apartament 2+1, ~ 200-250 Euro Apartament 2+1, ~ 150-200 Euro Durrës: Apartament 1+1, ~ 200 Euro Apartament 2+1, ~ 250-300 Euro
Gjirokastër: Apartament 1+1, ~ 150-200 Euro Apartament 2+1, ~ 230-300 Euro
Korçë: Apartament 1+1, ~ 100 Euro Apartament 2+1, ~ 100-250 Euro
Kukës: Apartament 1+1, ~ 50 Euro Apartament 2+1, ~ 70-100 Euro
Elbasan: Apartament 1+1, ~ 100-150 Euro Apartament 2+1, ~ 150-200 Euro
Shkollimi Sistemi arsimor publik në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga rrjeti i institucioneve arsimore publike, që realizojnë tërësinë e planeve dhe programeve mësimore në nivele të ndryshme shkollore e parashkollore. Rrjeti i institucioneve arsimore publike përbëhet nga shkolla të tipave të ndryshëm, duke përfshirë shkollat me kohë të plotë dhe me kohë të shkurtuar. Sistemi arsimor publik përbëhet nga: • • • •
Arsimi parashkollor publik Arsimi i detyruar publik Arsimi i mesëm publik Arsimi i lartë publik.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës përgjigjet për realizimin e politikës shtetërore të arsimimit, të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Planet dhe programet mësimore përcaktohen me akte të veçanta të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS Adresa: Rr. Durrësit, Nr. 23, Tiranë Tel: 226307, Fax: 232002 Web Site: http://www.mash.gov.al 7
Informacioni është mbledhur nga burime jozyrtare dhe njoftime të gazetave lokale (2008)
14
Sistemi parauniversitar publik
8
Në të gjitha qarqet e Republikës së Shqipërisë funksionojnë Drejtoritë Arsimore të qarqeve, çdonjëra prej të cilave ka në varësi Zyrat Arsimore në njësitë administrative që përfshihen në qark. Drejtoritë Arsimore kanë si funksion hartimin e politikave të zhvillimit të sistemit shkollor parauniversitar në nivel qarku, sigurimin e cilësisë së shërbimit arsimor, trajnimin dhe kualifikimin e personelit mësimdhënës, etj.
Adresat e Drejtorive Arsimore në qarqe dhe Zyrave Arsimore në varësi të tyre: Drejtoria Arsimore Berat Tel: 032234850 Fax: 032234850 Zyra Arsimore Skrapar Tel: 031222527 Fax: 031222527 Zyra Arsimore Kuçovë Tel: 031122671 Fax: 031122742 Drejtoria Arsimore Dibër Tel: 021822066 Fax: 021823508 Zyra Arsimore Mat Tel: 021722501 Fax: 021722316 Zyra Arsimore Bulqizë Tel: 021922493 Fax: 021922493 Drejtoria Arsimore Durrës Tel: 052223205 Fax: 052223205 Zyra Arsimore Krujë Tel: 051122275 Fax: 051122275 Drejtoria Arsimore Elbasan Tel: 054252680 Fax: 054259927 Zyra Arsimore Peqin Tel: 051222346 Fax: 051222346 Zyra Arsimore Gramsh Tel: 051322372 Fax: 051322907 Zyra Arsimore Librazhd Tel: 051422296 Fax: 051422296 Drejtoria Arsimore Fier Tel: 034222162 Fax: 034228203 Zyra Arsimore Mallakastër Tel: 031322652 Fax: 031322652 Zyra Arsimore Lushnjë Tel: 035222135 Fax: 035222135 Drejtoria Arsimore Gjirokastër Tel: 084262506 Fax: 084262506 Zyra Arsimore Tepelenë Tel: 081422388 Fax: 081422388 Zyra Arsimore Përmet Tel: 081322521 Fax: 081322521
Drejtoria Arsimore Korçë Tel: 082242872 Fax: 082242872 Zyra Arsimore Devoll Tel: 081122264 Fax: 081123740 Zyra Arsimore Pogradec Tel: 083222271 Fax: 083222264 Zyra Arsimore Kolonjë Tel: 081222347 Fax: 081222347 Drejtoria Arsimore Kukës Tel: 024222215 Fax: 024222215 Zyra Arsimore Tropojë Tel: 021322319 Fax: 021322319 Zyra Arsimore Has Tel: 021422224 Fax: 021422224 Drejtoria Arsimore Lezhë Tel: 021522318 Fax: 021522259 Zyra Arsimore Mirditë Tel: 021622221 Fax: 021622221 Zyra Arsimore Kurbin Tel: 053222215 Fax: 053222215 Drejtoria Arsimore Shkodër Tel: 022242252 Fax: 022242252 Zyra Arsimore M. e Madhe Tel: 021122639 Fax: 021122639 Zyra Arsimore Pukë Tel: 021222413 Fax: 021222427 Drejtoria Arsimore Tiranë Qytet Tel: 042229910 Fax: 042247531 Drejtoria Arsimore Tiranë Qark Tel: 042227102 Fax: 042379948 Zyra Arsimore Kavajë Tel: 055242699 Fax: 055242699 Drejtoria Arsimore Vlorë Tel: 033224319 Fax: 033224319 Zyra Arsimore Sarandë Tel: 085222526 Fax: 085222245 Zyra Arsimore Delvinë Tel: 081522741 Fax: 081522741
15
Procedurat për regjistrimin në arsimin parauniversitar
9
Regjistrimet e fëmijëve në kopshte dhe të nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme fillojnë dy javë përpara fillimit të mësimeve dhe mbyllen, si rregull, një ditë para fillimit të shkollës. Regjistrimi i fëmijës në kopsht dhe i nxënësit në klasën e parë të shkollës 9-vjeçare bëhet me këto dokumente: a) Çertifikata e lindjes; b) Çertifikata e vaksinimeve e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Në klasën e parë të shkollës së mesme të përgjithshme nxënësi regjistrohet në bazë të Dëftesës së Lirimit (ose kopjes së saj të noterizuar). Në klasën e parë të shkollës së mesme profesionale dhe social-kulturore nxënësi regjistrohet me këto dokumente: a) Dëftesa e Lirimit; b) Dokumenti nga Drejtoria Arsimore e rrethit.
Nxënësit shqiptarë (azilantë dhe të huaj) të ardhur nga jashtë shtetit (1) Nxënësi i moshës së shkollës 9-vjeçare, i cili ka ndjekur mësimet jashtë shtetit dhe vjen në Shqipëri për të vazhduar këtë shkollë, regjistrohet në bazë të dokumentit shkollor të shtetit nga vjen, të përkthyer e të noterizuar dhe të sigluar në Drejtorinë Arsimore (DA): a) në klasën pasardhëse, kur vjen në fillim të vitit shkollor; b) në klasën përkatëse, kur vjen gjatë vitit shkollor. (2) Nxënësi i moshës së shkollës 9-vjeçare, që nuk provon me dokument shkollor të shtetit nga vjen vazhdimin apo përfundimin e një klase, provohet për shkallën e njohurive nga një komision i posaçëm që ngrihet në DA. Komisioni harton procesverbalin përkatës të firmosur nga të gjithë anëtarët e tij (3 vetë). Mbi bazën e këtij procesverbali drejtori i DA lëshon vërtetimin për regjistrimin e nxënësit në klasën që miraton ky komision.
Për regjistrimin në klasa të ndërmjetme të shkollës së mesme, bëhet ekuivalentimi i dëftesës së studimeve të mëparshme nga Drejtoria Arsimore, në përputhje me kriteret e vendosura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
8
Marrë nga ligji nr. 7952 datë 21.06.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar” (i ndryshuar)
16
Arsimi Universitar Arsimi universitar në Shqipëri është në proces reformimi në përputhje me Kartën e Bolonjës. Institucionet e arsimit universitar publik janë Universitetet Publike që operojnë në bazë të ligjit për arsimin e lartë. Universitetet gëzojnë autonomi dhe liri akademike.
Lista e Universiteteve Publike 1. Universiteti i Tiranës Bul. “Dëshmorët e Kombit” Sheshi “Nënë Tereza” Tiranë Tel. : +355 42228402 Fax: +355 42223981 Web: www.unitir.edu.al
7. Universiteti “Ismail Qemali” Sheshi “Pavarësia”, Skelë Vlorë Tel: +355 33222288 Tel./Fax: +355 33224952 Web: www.univlora.edu.al
2. Universiteti Politeknik Bul. “Dëshmorët e Kombit” Sheshi “Nënë Tereza” Tiranë Tel: +355 42227996 Fax: +355 42227914 Web: www.upt.al
8. Universiteti “Eqrem Çabej” L. “18 Shtatori” Gjirokastër Tel./Fax: +355 84263776 Web: www.uogj.edu.al
3. Universiteti Bujqësor i Tiranës Kamëz, Tiranë Tel./Fax: +355 42227804 Web: www.ubt.edu.al 4. Universiteti “Luigj Gurakuqi” L. “Vasil Shanto”, Rr. “Çajupi” Shkodër Tel./Fax: +355 22243747 5. Universiteti “Aleksandër Xhuvani” L. “11 Nëntori” Elbasan Tel: +355 54252782 Fax: +355 54252593 E-mail: info@uniel.edu.al Web: www.uniel.edu.al 6. Universiteti “ Fan S. Noli” Shëtitorja “Rilindasit” Korçë Tel./Fax : +355 82242230 Tel./Fax : +355 82242580 Web: www.unkorce.edu.al 9
Marrë nga “Dispozita normative për arsimin parauniversitar”
9. Akademia e Arteve Bul. “Dëshmorët e Kombit” Sheshi “Nënë Tereza” Tiranë Tel./Fax: +355 42225488 Web: www.akademiaearteve.edu.al 10. Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” Rr. “Muhamet Gjollesha” Tiranë Tel./Fax: +355 42226652 11. Universiteti “Aleksandër Moisiu” L. 1, Rr. “Currilave” Durrës Tel./Fax: 00355 52239161 / 62 Web: www.uamd.edu.al
17
Si bëhet ekuivalentimi i diplomës universitare
10
Sektori i Njohjes së Diplomave në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kryen procedurat për njohje diplomash dhe çertifikatash të huaja për diploma të arsimit të lartë diploma të ciklit të parë, të ciklit të dytë, të diplomave Master i Nivelit të Dytë si dhe çertifikatave të specializimit. Diplomat e Doktoraturës nuk janë objekt i Sektorit të Njohjes në Ministri.
2. Aplikimi. 2.1. a) b) c) d) e) f)
Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme: Formatin e aplikimit të plotësuar; Diplomën ose Çertifikatën/Vërtetimin e diplomimit; Listën e notave; Dokument zyrtar identiteti: çertifikatë lindje origjinale me fotografi dhe fotokopje e pasaportës, ndërsa për shtetasit e huaj: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit; Mandatpagesën; Dy foto (format pasaporte).
2.2. Aplikimi nuk pranohet nëse mungon një nga dokumentet më sipër. Dokumentet pranohen origjinalë ose fotokopje të noterizuara. Dokumentet e përcaktuar në pikat b) dhe c), si dhe në pikën d) për shtetasit e huaj, duhet të jenë me përkthim të vërtetuar. Të paktën një nga dokumentet bazë që konfirmon diplomimin apo mbarimin e suksesshëm të kursit të studimit që do njihet, duhet të jetë i legalizuar me Vulën Apostille ose nga ambasada shqiptare/Ministria jonë e Punëve të Jashtme. Për ato shtete që nuk mbulohen nga ambasada shqiptare dhe nuk ka mundësi për vulën Apostille, legalizimi bëhet ose nëpërmjet ambasadës shqiptare që e mbulon atë vend, ose nga ambasada e huaj në Tiranë dhe më pas përfundohet legalizimi në Ministrinë tonë të Jashtme. Në rast pamundësie të marrjes së legalizimit, aplikimi do të pranohet edhe pa dokument të legalizuar vetëm për ato raste kur konfirmohet nga Sektori i Njohjes mundësia e konfirmimit me mjete alternative. Sektori i Njohjes së Diplomave dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SENJOD) mund të kërkojë edhe dokumente të tjera që janë të nevojshme për procedurën e njohjes për raste të caktuara. Aplikanti dorëzon dosjen në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun, e cila pranon dosjen vetëm nëse ajo është plotësuar konform kërkesave. Aplikimi mund të dërgohet edhe me postë. Komunikimi i aplikantëve kryhet nëpërmjet Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, ku merret informacioni i nevojshëm. Për sqarime të mëtejshme, aplikanti kontakton me Sektorin e Njohjes nëpërmjet senjod@mash.gov.al
18
4. Procedura e plotë Procedura e njohjes së diplomës përfundohet në fakultetin përkatës (përveç rasteve kur ka marrëveshje të veçanta shtetërore apo precedentë të njohjes së diplomës). Ministria e Arsimit i përcjell dosjen fakultetit përkatës që mbulon kursin e studimit dhe në përfundim fakulteti lëshon çertifikatën e njohjes. Fakulteti mund të kryejë njohje të drejtpërdrejtë ose mbledh komision të posaçëm me pedagogë të lëndëve. Komisioni i Fakultetit ka të drejtë të kërkojë prej aplikantit dokumente shtesë. Si komisioni i Njohjes në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, edhe Komisioni I Fakultetit mund të kërkojë intervistë me aplikantin. Në rastet kur ka diferenca mes programit të kryer jashtë shtetit dhe formatit që aplikohet në Republikën e Shqipërisë, kryhet njohje e pjesshme. Ky formular aplikimi do të dërgohet me e-mail tek - senjod@mash.gov.al dhe te printohet për t’u përfshirë ne dosje. Duhet te plotësohet me shkronja kapitale. Me e-mail dërgohet në format msword dhe kuadratet nuk janë të nevojshme
FORMULAR APLIKIMI PËR NJOHJE DIPLOME
I. Të dhëna personale: 1.
Mbiemri
2.
Emri
emri/mbiemri tjetër (martese, pagëzimi etj.) 3.
Emri i Babait
4.
Seksi
5.
Datëlindje, Vendlindje
6.
Emri
Mashkull
Mbiemri
Femër
Numër Telefoni ( celular shtëpi zyre)
Adresë e-mail
II.
Arsimi i mesëm
Vitet Emri i shkollës Rrethi Qyteti/fshati
10
Marrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në http://www.mash.gov.al/struktura/njohja%20e%20diplomave.html
19
III. Arsimi i lartë – Cikli i parë Kualifikimi Si është titulli i kualifikimit që ju keni marrë? Në shqip
Në gjuhën e vendit ku është fituar
Emri i institucionit ku keni studiuar në gjuhën e vendit (me shkronja kapitale) Emri i institucionit ku keni studiuar, në anglisht Adresa e plotë e institucionit në gjuhën e vendit ku janë kryer studimet (me shkronja kapitale) Adresa e plotë e institucionit ku janë kryer studimet, në anglisht e-mail i zyrës në Universitet që konfirmon vërtetësinë e studimeve (zyra e sekretarisë së fakultetit/universitetit apo zyra e marrëdhënieve me publikun –duhet ta konfirmoni) Kohëzgjatja legale e kursit me kohë të plotë (vitet legale të kursit të studimit dhe jo vitet shtesë që mund ta keni kryer) Vite Data e fillimit
OSE Semestër
Data e përfundimit
Në rast se keni faqe personale në website-in e Shkollës suaj - ku konfirmohen të dhënat akademike dhe jo thjesht e-mail personal: (për të dhënat do të ruhet me rreptësi konfidencialiteti) link: username
password
III. Arsimi i lartë - Cikli i Dytë Kualifikimi Si është titulli i kualifikimit që ju keni marrë? Në shqip Në gjuhën e vendit ku është fituar
Emri i institucionit ku keni studiuar në gjuhën e vendit dhe në anglisht
20
Adresa e plotë e institucionit ku janë kryer studimet në gjuhën e vendit Në anglisht e-mail i zyrës në Universitet që konfirmon vërtetësinë e studimeve (zyra e sekretarisë së fakultetit/universitetit apo zyra e marrëdhënieve me publikun –duhet ta konfirmoni) Kohëzgjatja normale e kursit me kohë të plotë (përfshirë tezat/trajnimet/praktikën, etj) Vite Data e fillimit
OSE Semestër Dita Muaji Viti
Dita Muaji Viti
Data e përfundimit
Dita Muaji Viti
Diplomimi
Në rast se keni faqe personale në website-in e Shkollës suaj - ku konfirmohen të dhënat akademike dhe jo thjesht e-mail personal: (për të dhënat do të ruhet me rreptësi konfidencialiteti) link: username
password
(për raste specializimesh te plotësohen të dhënat tek Arsimi i Lartë – Cikli i Dytë)
IV. Lista e kontrollit 14.
Duhen përfshirë në këtë aplikim dokumentet e mëposhtme të përkthyera në shqip:
•
Fotokopja e noterizuar e diplomës së legalizuar
• Lista e noterizuar e notave (e legalizuar) • Dokument Identiteti (çertifikatë & foto pasaporte) •
Mandatpagesa – Reifessen Bank
•
Formati i aplikimit i plotësuar
•
Dy fotografi
Mungesa e një dokumenti më sipër shkakton mosshqyrtimin e kërkesës së paraqitur.
21
Dokumente të tjera të nevojshme për procedurën •
Programi zyrtar i detajuar i studimeve dhe i konfirmuar nga përfaqësuesi akademik vetëm në rastet që kërkohet nga komisioni;
•
Suplementi i Diplomës;
•
Prova e ndryshimit të emrit, në qoftë se emri juaj tani është i i ndryshëm nga emri në diplomën e kualifikimit - psh çertifikatë martese – (nëse dëshironi);
•
Dokument tjetër që kërkohet nga Sektori i Njohjes Emri Mbiemri
Firma
Data Dita
Muaj
Viti
Deklarata e Aplikantit (Ju duhet ta lexoni dhe ta firmosni këtë deklaratë) Unë, i nënshkruari ______________________ deklaroj nën përgjegjësinë time se: • Informacioni që kam dhënë në këtë formular ose në ndonjë material të bashkangjitur është i plotë, korrekt dhe aktual. • Marr përsipër të informoj Sektorin e Njohjes së Diplomave për çdo ndryshim të informacionit të dhënë prej meje, gjatë kohës që aplikimi im shqyrtohet (psh : ndryshimi i adresës, telefonit, mbiemrit ) • Autorizoj Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të bëjë çdo lloj kërkimi me qëllim vlerësimin e aplikimit tim dhe të përdorë informacionin që është dhënë në këtë aplikim për këtë qëllim. • E kam lexuar dhe kuptuar informacionin që më është kërkuar të plotësoj. Firma
Data
MASHDALNJD SHËNIM 1: Për çdo pyetje apo sqarim, lexoni materialin orientues për aplikim në http://www.mash.gov.al/struktura/njohja%20e%20diplomave.html ose kontaktoni me senjod@mash.gov.al
22
Brain Gain – Përfitimi i Mendjes Programi Brain Gain ka krijuar politika dhe nxitje për personat e kualifikuar që të qëndrojnë në Shqipëri, të kthehen pas universitetit ose të kthehen me periudha afatshkurtra për t’u përfshirë në projekte specifike në fusha të caktuara të zhvillimit. Programi mbështet universitetet për plotësimin e vendeve drejtuese dhe ato akademike me persona të kualifikuar nga jashtë vendit, të përzgjedhur mbi baza transparence të konkurencës në përputhje me rregulloret përkatëse institucionale. Programi është i shtrirë edhe në mbështjetjen e pozicioneve drejtuese në administratën publike në rastet kur këto pozicione fitohen nga individë që kanë përvoje pune dhe edukim pasuniversitar të përfituar jashtë vendit. Qeveria dhe UNDP kanë krijuar një fond të përbashkët që përdoret për shpërblimin e kandidatëve të kualifikuar në formën e paketave stimuluese. Çdo paketë konsiston në një sasi parash shtesë përveç pagesës që ofrohet nga institucioni ku do të punësohet personi, për të bërë të mundur lehtësimin e kthimit dhe vendosjes së kandidatit dhe lehtësimin e shpenzimeve financiare të vendosjes së tij në Shqipëri. Paketa mund të përdoret edhe për të financuar punën studimore dhe/ose shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrjen në konferenca ndërkombëtare në lidhje me fushën e punës. Përveç mbështetjes financiare, programi ofron asistencë përmes identifikimit të kandidatëve të mundshëm me anën e krijimit të një baze të dhënash që u bën të mundur kandidatëve të regjistrojnë të dhënat e tyre dhe të marrin informacion mbi vendet e lira të punës. Në përgjithësi, programi Brain Gain shërben si një mekanizëm mbështetës për të gjithë ata persona të cilët, pas kthimit, dëshirojnë të bëhen pjesë e administratës publike shqiptare. Për më shumë informacion kontaktoni: Programi “Brain Gain” Kryeministria Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 2277429 Fax: + 355 4 2 232075 E-mail: braingain@km.gov.al Web: http://www.braingain.gov.al
Hapja e një biznesi • Si të regjistrosh një biznes Aplikimi për regjistrimin fillestar mund të bëhet në sportelet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit në Tiranë ose në sportelet e shërbimit të vendosura në Bashki, pavarësisht nga selia apo vendi i ushtrimit të veprimtarisë së subjektit që kërkon regjistrimin.
23
• Çfarë është Qendra Kombëtare e Regjistrimit (Q.K.R)? Qendra realizon mbajtjen e Regjistrit Tregtar Elektronik të Republikës së Shqipërisë dhe vepron si një sportel unik (one stop shop) për të gjitha proceset që kanë të bëjnë me regjistrimin e biznesit për efekt të taksave, tatimeve, sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe të inspektoratit të punës. • Kush duhet të regjistrohet? Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit duhet të regjistrohen të gjitha subjektet (individë apo shoqëri) që kryejnë aktivitet ekonomik tregtar. • Çfarë vlere ka regjistrimi në Q.K.R? Në momentin e regjistrimit në Q.K.R. biznesi regjistrohet elektronikisht në të njëjtën kohë edhe në autoritetet e tatim – taksave, sigurimeve shoqërore, sigurimeve shëndetësore dhe të inspektoratit të punës pa pasur nevojë të paraqitet veçmas pranë këtyre autoriteteve. Në momentin e regjistrimit subjekti pajiset me një numër unik identifikimi (NUIS) i cili është i njëjtë dhe i vlefshëm për të gjitha autoritetet e sipërpërmendura. Të gjitha regjistrimet dhe ndryshimet e mëvonshme të kryera në Q.K.R i komunikohen elektronikisht edhe këtyre organeve. • Cilat janë shërbimet që ofron Q.K.R? Shërbimet e Q.K.R përfshijnë: regjistrimin e bizneseve të reja, ndryshimin e të dhënave të bizneseve të regjistruara, lëshimin e ekstrakteve për të dhënat e regjistruara, pezullimin apo mbylljen e biznesit, rezervimin e një emri tregtar, etj. • Ku ofrohen shërbimet e Q.K.R? Aplikimi për veprimet e lartpërmendura, pavarësisht vendndodhjes së biznesit, mund të bëhet pranë sporteleve të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (Tiranë) apo në të gjitha sportelet e shërbimit të hapura pranë zyrave të Bashkive dhe të Dhomave të Tregtisë të qyteteve të ndryshme. • Si të regjistrosh, çregjistrosh apo të kryesh veprime për një biznes të regjistruar? Të gjitha veprimet kryhen pranë sporteleve duke plotësuar formularët e aplikimit (që janë specifikë për llojin e shërbimit të kërkuar) dhe duke dorëzuar dokumentet shoqëruese që nevojiten për aplikim. Informacion mbi formularët dhe dokumentet shoqëruese mund të merret pranë sporteleve, në broshurat informative apo duke vizituar faqen e internetit www.qkr.gov.al ku mund të shkarkohen formularët përkatës. Të gjithë formularët e aplikimit janë të pajisur me udhëzime për plotësimin e tyre. Përveç formularit të aplikimit të plotësuar, aplikuesi duhet të paraqesë dhe dokumentacionin shoqërues përkatës si më poshtë: 1) Dokument origjinal identifikimi (çertifikatë me fotografi, pasaportë, letërnjoftim) të cilin nëpunësi i sportelit do ta verifikojë, kopjojë dhe skanojë, dhe në përfundim do t’ia kthejë aplikuesit. Aplikuesi nuk duhet të largohet nga sporteli i shërbimit pa marrë me vete dokumentin e tij të identifikimit. 2) Dokumente të tjera shoqëruese, lista e të cilëve është specifike për forma të ndryshme ligjore biznesesh. Pasi është identifikuar lloji i biznesit, aplikuesi mund të gjejë listën e dokumenteve shoqëruese, të bashkëngjitur aplikimit për regjistrim.
24
• Cilat është koha e shërbimit në Q.K.R? Të gjitha aplikimet në Q.K.R procesohen brenda 24 orëve nga aplikimi. • Cilat janë tarifat e shërbimit në Q.K.R? Të gjitha aplikimet kushtojnë 100 lekë. • Si mund të merret informacion mbi bizneset e regjistruara? Duke aplikuar pranë çdo sporteli të Qendrës ose duke klikuar në adresën www.qkr.gov.al seksioni “Regjistri tregtar”, mund të merret informacion mbi çdo subjekt të regjistruar. Për më shumë informacion mund të kontaktohet: Çdo ditë, nga e hëna deri të enjten: të premten:
8:00 – 15:00 8:00 – 13:00
QENDRA KOMBËTARE E REGJISTRIMIT Adresa: Rruga “Ismail Qemali” (mbrapa Kryeministrisë) Tiranë Tel: +355 42255532 Web-Site: www.qkr.gov.al Sportelet që janë hapur pranë Bashkive: Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Lezhë, Berat, Kavajë, Kukës, Pukë, Peshkopi, Shkodër, Krujë, Pogradec, Korçë, Elbasan, Librazhd, Laç, Ersekë, Gramsh, Lushnjë, Tepelenë. ALBINVEST Bulevard “Gjergj Fishta”, Pall.”Shallvareve”, Tirane Tel: +355 42252886 Fax: +355 42222341 Email: info@albinvest.gov.al Web: http://www.albinvest.gov.al
Sistemi shëndetësor publik Organizimi i sistemit shëndetësor Sistemi Shëndetësor në Shqipëri është kryesisht publik. Shteti siguron pjesën më të madhe të shërbimeve që i ofrohen popullatës si në fushën e promocionit, parandalimit, diagnostikimit dhe kurimit. Në sektorin publik rolin e liderit e luan Ministria e Shëndetësisë e cila është hartuese dhe përgjegjëse për politikat dhe strategjitë e sistemit shëndetësor, për rregullimin e tij si dhe për koordinimin e të gjithë aktorëve brenda dhe jashtë sistemit. Shërbimet e shëndetit publik, promocionit dhe edukimit shëndetësor ofrohen në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe mbikëqyren nga Instituti i Shëndetit Publik.
25
Në të gjithë territorin e Shqipërisë funksionojnë rreth 600 qendra shëndetësore dhe 1500 ambulanca, kryesisht në fshatra, aktiviteti shëndetësor i të cilave financohet nga skema e sigurimit shëndetësor. Çdo rreth ka të paktën një spital, kurse në qendër të qarkut funksionon spitali rajonal.
Imunizimi (vaksinimi) Shqipëria është një nga vendet që ka një mbulesë të lartë vaksinimi për fëmijët. Vaksinimi për fëmijë kryhet falas nga shërbimet shëndetësore publike në kujdesin shëndetësor parësor. Ligji nr. 7761, datë 19.10.1993 parashikon në disa nene të tij se në raste të dyshimit për sëmundje ngjitëse në institucionet shkollore, mjeku është i detyruar të njoftojë organet përkatëse dhe të kujdeset që sëmundjet të mos prekin fëmijët e tjerë si edhe që fëmijët e sëmurë të marrin kujdesin e duhur shëndetësor. Në këtë ligj, kreu III përfshin masat për imunizimin e popullatës dhe përcaktohet se: a) Ministria e Shëndetësisë harton dhe zbaton programin e gjerë të imunizimit (vaksinimit). b) Pranë Ministrisë së Shëndetësisë ngrihet “Komiteti Kombëtar i Imunizimit”, si organ konsultativ që përcakton politikën e vaksinimit në shkallë vendi. c) Ministria e Shëndetësisë përcakton kalendarin e vaksinimit të detyrueshëm kundër sëmundjeve të difterisë, kollës së mirë, tetanozit, fruthit, poliomielitit, tuberkulozit si dhe mënyrën e ruajtjes, transportimit dhe aplikimit të vaksinave. d) Ndryshimet e skemës së vaksinimit (në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit), të përcaktuara në shkronjën “c”, bëhen nga Ministria e Shëndetësisë, sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). d) Ministria e Shëndetësisë propozon dhe miraton aktet nënligjore përkatëse për kontrollin, kushtet teknike dhe llojet e vaksinave që mund të importohen dhe mund të tregtohen privatisht, jashtë kalendarit të vaksinimit (neni 23). Vaksinimi i detyrueshëm realizohet në moshat 0-15 vjeç dhe në gratë shtatzëna nga këshillimoret, mjeku i familjes, nga ambulancat dhe qendrat shëndetësore. Institucionet e mësipërme janë të detyruara të sigurojnë evidentimin e saktë të kontigjenteve që i nënshtrohen vaksinimit, planin e vaksinimit dhe sasitë e nevojshme të vaksinave të ruajtura në kushtet e “zinxhirit të ftohtë” (neni 24). Institucionet shëndetësore që janë ngarkuar me vaksinimin, janë të detyruara të pajisin me librezën e vaksinimit gjithë personat që i nënshtrohen vaksinimit. Libreza e vaksinimit kërkohet dhe plotësohet sa herë që aplikohen vaksinat (neni 25).
26
Në nenin 26 përcaktohet se për çdo ndryshim që bëhet në vendbanim, brenda rrethit ose jashtë rrethit, zyra e gjendjes civile nuk mund të bëjë asnjë regjistrim pa pasur dokumentin zyrtar të firmosur nga titullari i institucionit shëndetësor (poliklinikës, qendrës shëndetësore) që të vërtetojnë regjistrimin në këshillimore ose ambulancë të fëmijëve që i përkasin secilës familje që transferohet. Për çdo fëmijë që hyn për herë të parë në shkollë (6-7 vjeç), detyrohet pajisja e tij prej institucioneve shëndetësore me një dokument që provon vaksinimin e kryer sipas kalendarit. Kërkesa e këtij dokumenti dhe ruajtja e tij nga drejtoritë përkatëse të shkollave është i detyrueshëm (neni 27). Skema aktuale e kalendarit të detyrueshëm për fëmijët është si më poshtë. Kjo skemë parashikohet të ndryshojë për vitin 2009 me futjen e vaksinave të reja si p.sh. pentavax.
KALENDARI I VAKSINIMIT MOSHA TË PORSALINDURIT 2 MUAJSH
4 MUAJSH 6 MUAJSH 12 MUAJSH 18-24 MUAJSH 5 VJEÇ 6 VJEÇ 15 VJEÇ
LLOJI I VAKSINËS BCG HEPATIT VIRAL DTP POLIOMIELIT HEPATIT VIRAL DTP POLIOMIELIT DTP POLIOMIELIT HEPATIT VIRAL FRUTH DTP POLIOMIELIT POLIOMIELIT BC GDT DT
DOZA 0.05 cc 0.5 cc 0.5 cc 2 pika 0.5 cc 0.5 cc 2 pika 0.5 cc 2 pika 0.5 cc 0.5 cc 0.5 cc 2 pika 2 pika 0.1 cc 0.5 cc 0.5 cc
Për fëmijët e emigrantëve të ardhur në Shqipëri kërkohet që të sjellin pranë këshillimoreve të fëmijës edhe një evidencë të vaksinave të kryera në vendin ku kanë banuar, kohën e bërjes së tyre, në mënyrë që të përfshihen në kalendarin kombëtar të vaksinave.
27
Sigurimet shëndetësore Të gjithë personat e siguruar dhe të dalë në pension përfitojnë shërbim shëndetësor. Për kategorinë e personave të papunësuar, barnat rimbursohen nga shteti vetëm nëse individi i papunësuar deklarohet si i tillë nga zyra e punësimit. Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm mbulon të gjithë personat që kanë qëndrim të përhershëm në Shqipëri, si dhe të huajt e punësuar dhe të siguruar në Shqipëri. Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm ofrohet nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe mbulon: • Një pjesë të çmimeve të ilaçeve në rrjetin e hapur farmaceutik; • Shpenzimet e shërbimit për mjekun e familjes për të gjithë shtetasit në Shqipëri që kanë paguar kontributet . Për fëmijët 0-1 vjeç të gjitha ilaçet janë falas. Të gjithë personat, që nuk janë të siguruar ose kur janë të siguruar nuk paraqesin dokumentacionin përkatës, marrin shërbim shëndetësor duke paguar tarifat e miratuara në sistemin shëndetësor ose çmimin e plotë të barnave. Librezat e Shëndetit Libreza e shëndetit është një dokument që provon se një person është i siguruar. Libreza e shëndetit është personale dhe e patjetërsueshme. Përdorimi i librezës nga persona te tjerë nuk lejohet, me përjashtim të rasteve të përcaktuara me udhëzimin e veçantë të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.
Sigurimet shoqërore • Kontributet vullnetare paguhen për sigurimin vullnetar që është pjesë përbërëse e skemës së Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri. Sigurimi vullnetar aplikohet për shtetasit shqiptar që punojnë jashtë shtetit, për të papunët në vend mbi moshën 18 vjeç, por jo për të papunët në zonat rurale që kanë tokë. • Përfitimet për sëmundje, kur vërtetohet me raport mjekësor, se personi është përkohësisht i paaftë për të punuar dhe kjo paaftësi nuk është pasojë e një aksidenti në punë ose e një sëmundjeje profesionale. • Përfitimet për barrëlindje, për çdo grua që është e siguruar në skemën e sigurimeve shoqërore, kur ajo ka 12 muaj sigurim shoqëror dhe në kohën e shtatzanisë të ketë qenë në marrëdhënie pune. Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike. • Pensioni i Invaliditetit jepet për sëmundje të përgjithshme, aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, në bazë të dokumentacionit që vërteton periudhën e sigurimit, natyrën e punës dhe paaftësinë për punë të shkaktuar nga aksidenti në punë apo sëmundja profesionale. • Pensioni i pleqërisë, kur plotësohen dy kushte themelore: vjetërsia e punës dhe mosha. Pensioni caktohet mbi bazë të kontributit të derdhur për vitet e punës që kërkohen.
28
Për më shumë informacion, drejtohuni në Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe Zyrat Lokale në varësi të tyre: BERAT L. 30 VJETORI drsshbr@yahoo.com 032234797/34973 Kuçovë tel 03112621 Skrapar tel 03122744 DIBËR L. KAMEN drsshdi@yahoo.com 021822428/22365 Bulqizë tel 02190000 Mat tel 02173385 DURRËS L. 17, Rr. PROKOP SORRA, P.1 drsshdr@yahoo.com 052223480/22047 Krujë tel 05112143 ELBASAN L. B.DARDHA, ISH-THERTORJA drsshelbasan@yahoo.com 054253530 Gramsh tel 05132336 Librazhd tel 05142184/2521 Peqin tel 05122357 FIER L. LIRI, Rr. FERIDE BEGA drsshfi@yahoo.com 034224050 Mallakastër tel 03132491 Lushnjë tel 03522282 GJIROKASTËR L. 18 SHTATORI drsshgj@yahoo.com 084267727 Përmet tel 08132354 Tepelenë tel 08142553
KORÇË Rr. SOTIR PECI drsshko@hotmail.com 082243389 Pogradec tel 08322672 Devoll tel 08112217 Kolonjë tel 08122302 KUKËS L. 2 drsshku@yahoo.com 02422073 Krumë tel 02140000 Tropojë tel 02132392 LEZHË LAGJA SKENDERBEJ drsshle@yahoo.com 02152142/2139 Kurbin tel 05362211 Mirditë tel 02160000 SHKODËR L. VASIL SHANTO, Rr. MARIN BARLETI drsshsh@yahoo.com 022243453 M.e Madhe tel 02112122 Pukë tel 02122206 TIRANË RRUGA MUHAMET GJOLLESHA, P. 62/1B informtir@yahoo.com 042227226 / 2227135 Kavaja tel: 05542604 VLORË L. RILINDJA oravlora@yahoo.com 033224008/222047 Sarandë tel 08522481 Delvinë tel 08152628
31
omega studio Š 2248 803
32