Ritualet trajtuese dhe relaksuese ROYAL Ritual RELAKSI Diagnostikim i personalizuar nga ekspertët tanë për të zbuluar produktet që ju pershtaten juve. Pas një larje relaksuese , flokët tuaj do të jenë gati për perkujdesje: Vijon masazhi me produkte trajtuese në ç’do fije të flokut dhe përfundon ritualin aplikimi i stilizuesve trajtues. Kohëzgjatja 15min Ritual INTENSIV Pas një diagnostikimi të detajuar nga ekspertët tanë të cilët do të ndihmojnë në përzgjedhjen e produketeve, fillohet një terapi intensive për flokët dhe skalpin tuaj. Skalp i rigjeneruar me ndihmën e masazhit, i cili simulon 5 funksionet jetësore të trupit tuaj. Për stilim përfundimtar, aplikimi i produkteve stilizues trajtues përfundon ritualin. Kohëzgjatja 20-25min Ritual LUKSI Ekspertët tanë do të ndjejnë flokun tuaj dhe do të krijojnë diagnozën perkatëse më kombinime të veçanta të produketeve. Skalpi dhe flokët tuaj do të përjetojnë një efekt të mrekullueshëm aktiviteti termik, me pas kujdesi vijon me një kombinim masazhesh speciale orientale dhe perëndimore, të cilet stimulojnë presionin e gjakut dhe kanë efekt relaksues dhe kurativ. Për të kompletuar ritualin, aplikim i stilizuesëve kurativ. Kohëzgjatja 30min
Për trajtim, ushqim dhe zbukurim të flokut tuaj kemi kombinuar produkte të teknologjisë më të lartë,me ritualet trajtuese fantastike të cilat burojnë nga nevojat tuaja.
...like Royals