Ciclozinil

Page 1

CICLOZINIL

Me Ciclozinil, për një lëkurë të shëndetshme, pa infeksione

CICLOZINIL 0.1% KREM GENTAMICINA


GENTAMICINA PERBERJA: 100g përmbajnë: Përbërës aktiv:Gentamicinë 0.1g (si gentamicinë sulfat 0.166 g) Përbërës shtesë:Alcool ketostearilik, ketomakrogol,vazelinë e bardhë, vaj parafine,fosfat Na monobasic,klorocresol, ujë i distiluar.

FORMA FARMACEUTIKE Krem- Tub me 30 g.

KATEGORIA FARMAKOTERAPEUTIKE Antibiotik për përdorim dermatologjik.

PERDORIMET Forma inflamatore të lëkurës të shkaktuara nga bakteret si piodermite të shkallëve të ndryshme përfshirë ekzeme, folikulit, forunkuloze.Në format sekondare të injeksionit si dermatite, ulçëra nga staza, dëmtime traumatike. të tjera sëmundje lëkure ku gjen përdorim gentamicina janë aknet, psoriaza pustulozë. Në format mykotike gentamicina nuk ka efekt.Megjithatë mund të përdoret në mbiinfeksionet bakteriale të infeksioneve virale e mykotike.

KUNDERINDIKIMET Mbindjeshmëria ndaj përberësit aktiv apo përbërësve shtesë

SHTATZANIA DHE USHQYERJA ME GJI Në gratë shtatzëna dhe në fëmijërinë e hershme bari duhet të përdoret në rastet e efektshmërisë së nevojshme dhe nën kontrollin direkt të mjekut.

MBAJENI BARIN LARG NGA MARRJA DHE PAMJA E FEMIJEVE DOZIMI DHE MENYRA E PERDORIMIT Aplikoni kremin 3-4 herë në ditë deri në arritjen e rezultateve të para, më pas reduktohen aplikimet 1-2 herë në 24 orë.Do të ishte mirë që pas aplikimit të mbrohet ajo pjesë lëkure me garza sterile.

MBIDOZIMI Nuk janë shënuar raste të mbidozimit

EFEKTE TE PADESHIRUARA Trajtimi me gentamicinë mund të shkaktojë një irritim tranzitor (eriteme apo prurit) që nuk kërkon ndërprerje të terapisë. Respektimi i instruksioneve të përshkruara në këtë fletë shoqëruese redukton riskun e efekteve anësore. Eshtë e nevojshme që pacienti të komunikojë me mjekun apo farmacistin për çdo lloj efekti të padëshiruar.

SKADENCA DHE RUAJTJA E BARIT Shikoni mirë datën e skadencës të treguar mbi kuti.Kjo datë është e shënuar edhe brënda në tubetin brënda kutisë. KUJDES: mos përdorni barin pas datës së skadencës të shënuar mbi kuti.

omega studio © 22 48 803

CICLOZINIL 0.1% KREM


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.