Ripranimi i shtetasve shqiptare

Page 1

omega studio © 2248 803

Ky material u realizua në kuadër të projektit “Mbështetje për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Migracionin në Shqipëri”. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Italiane dhe zbatohet nga IOM dhe Qeveria Shqiptare.

Delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri Rruga e Durrësit, 127-1 Tiranë, Shqipëri Tel: +355 4 222 8320 Fax: +355 4 223 0752 www.delalb.ec.europa.eu Organizata Ndërkombëtare për Migracionin Rr. Brigada VIII, Vila Nr. 3, Tiranë, Shqipëri Tel: +355 4 2257 836 / 7 Fax: +355 4 2257 835 www.albania.iom.int

Të drejtat dhe detyrimet për shtetasit shqiptarë me qëndrim të parregullt në vendet pritëse në rast ripranimi Nëse nuk plotësoni kushtet për hyrjen, qëndrimin ose banimin në territorin e shtetit ku ndodheni, autoritetet e atij shteti mund të kërkojnë kthimin tuaj në Shqipëri. Kjo vlen edhe për personat të cilëve u është hequr apo kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, nëse atyre nuk u është premtuar dhënia e shtetësisë nga shteti ku ndodhen. Shqipëria ka marrëveshje ripranimi me shtetet e mëposhtme: 27 shtetet e Bashkimit Evropian, Kroacinë, Maqedoninë, Norvegjinë, Islandën, Zvicrën. Në rast se gjendeni në një shtet me të cilin Shqipëria ka marrëveshje ripranimi dhe ju kërkohet të ktheheni në Shqipëri, por ju keni prova se keni qëndrim të ligjshëm në një shtet tjetër nga i cili jeni nisur për në shtetin që po kërkon t’ju kthejë, duhet të kërkoni që të ktheheni në vendin ku keni qëndrim të rregullt. Kërkesës për ripranim nga shteti ku ju ndodheni (shteti pritës) Shqipëria duhet t’i përgjigjet brenda 14 ditëve. Edhe nëse nuk kthehet përgjigje nga pala shqiptare, ripranimi juaj do të bëhet pasi merret e mirëqenë që kërkesa e shtetit pritës është pranuar. Kthimi juaj kryhet brenda 3 muajve nga data e ndalimit tuaj në shtetin ku gjendeni i parregullt. Ju jeni i detyruar t’u jepni të dhënat tuaja personale autoriteteve që bëjnë ripranimin. Të dhënat tuaja personale mbrohen me marrëveshje. Identiteti juaj duhet të vërtetohet nga një dokument identifikimi. Në mungesë të dokumentit të identifikimit autoritetet e shtetit ku ndaloheni bashkëpunojnë me konsullatën e Republikës së Shqipërisë për t’ju pajisur me një dokument udhëtimi.

Për lëshimin e dokumentit ju duhet të kaloni në intervistë para personelit konsullor. Përfaqësia konsullore: pajis personin që do të ripranohet me dokumenta udhëtimi për kthimin, të vlefshme për të paktën 6 muaj; nëse personi, për arsye ligjore apo faktike, nuk mund të transferohet brenda periudhës së vlefshmërisë së dokumentit, brenda 14 ditëve kalendarike konsullata shtyn vlefshmërinë e dokumentit ose, nëse nevojitet, lëshon një dokument të ri udhëtimi me të njëjtën periudhë vlefshmërie. Nëse brenda 14 ditëve kalendarike nuk është lëshuar dokumenti i udhëtimit, nuk është shtyrë vlefshmëria e tij apo dokumenti nuk është rinovuar, pranohet përdorimi i dokumentit standart të udhëtimit për qëllime të dëbimit, i Bashkimit Evropian. Në çdo rast që ndaloheni për t’u ripranuar keni të drejtën të kërkoni përkthim nëse nuk e kuptoni gjuhën e vendit ku ndodheni. Autoriteteve që bëjnë kthimin tuaj mund t’u kërkoni, sipas nevojës: ndihmë apo përkujdesje, me kusht që të bëni një deklaratë për këtë qëllim; çdo masë tjetër mbrojtjeje apo sigurie që mund të jetë e nevojshme për rastin e veçantë të transferimit tuaj. Kthimi juaj mund të bëhet me të gjitha mjetet e transportit. Ju mund të ktheheni të shoqëruar ose jo nga autoritetet e vendit që ju kthen. Pas kthimit tuaj në Shqipëri ju duhet t’i nënshtroheni intervistimit nga autoritetet e Policisë Kufitare dhe të Migracionit. Ripranimi juaj duhet të mbrojë dhe garantojë në çdo kohë dinjitetin tuaj!


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.