P
– – – –
PORT
P
PORT
NUMRAT E TELEFONIT NE RAST AVARIE OSE EMERGJENCE: 1. Presidenti Z. Piro Bare: 2. Administratori Znj. Orledia Bare: 3. Zv. Administratori Z. Behar Sadik: 4. Drejtori i Sigurise Z. Petraq Balliu: 5. Oficeri i Sigurise Z. Fatmir Shkreta: 6. Oficeri i Sig.Turnit: 7. Drejtuesi Teknik Ing. Kozma Ruco: 8. Drejtuesi Teknik Ing. Asqeri Zeqaj: 9. P. i Shkarkimit Z. Dashamir Dervishi: 10.P. i Shkarkimit Z. Avdyl Sula: 11.Juristi Z. Ralf Spiro: 12.Drejtues Ndertimi Ing. Besmir Bare: 13.Kapiten Anije Z. Emiljan Gjepali: 14.Drejtori AVGD Z. Sotiraq Zhaka: 15.Tek. AVGD Z. Xhevair Rrapushaj:
+355 69 20 58 951 +355 69 20 81 051 +355 69 60 76 282 +355 69 20 53 268 +355 69 40 79 366 +355 69 40 79 383 +355 69 40 79 378 +355 69 40 79 361 +355 69 40 79 368 +355 69 40 79 382 +355 69 40 79 363 +355 69 40 79 371 +355 69 40 79 365 +355 69 70 58 484 +355 69 70 71 662
T u e 1 m 2 p 3 r 4 s d 5 p k 6 p
S 3 “ M p P e a v P n n
M S
1.QNOD (Qendra Nderinstitucionale Operacionale Detare): 125 2.UrgjencaSpitalore: 127 3. Zjarrfiksja (MNZ): 128 4. Policia: 129
www.romanoport.com.al
N t N g k it v M n 1 2 3 n s
1
5 7 8 9
Punonjesit e Administrates
1
Të gjithë punonjësit e saj duhet të kenë njohuri bazë të rregullores së brendshme të sigurimit teknik, MNZ-së dhe të planit të emergjencës për një punë të sigurtë të shoqërisë. 1. Mos lejo askënd të shkelë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes në punë. 2. Shkelja e rregullores përbën një gabim me pasoja të pariparueshme për jeten e personelit dhe pasurinë e shoqërisë. 3..Nuk duhet të harroni se ambjenti në të cilin punoni ka një rrezikshmëri të lartë: “Punë me Rrezik”. 4. Nuk duhet të hyni në zonën teknologjike, nënstacione dhe sallat e pompave të MNZ-së dhe sallat e kompresoreve pa leje dhe i pashoqëruar nga personat përgjegjës. 5. Nuk duhet asnjëherë të udhëzoni ose urdhëroni punonjësit e personelit të shrytëzimit dhe mirëmbajtjes përveçse në rastet kur konstatoni shkelje të rreullores. 6. Mos u largoni asnjëherë nga puna pa siguruar vendin tuaj të punës.
2 SHËRBIMI I SIGURISË
Shërbimi i sigurisë (FSP) operon në bazë të Ligjit Nr. 168 dt. 31.10.2013 “Mbi Sigurinë në Anije dhe në Zonat Portuale”. Misioni i FSP është garantimi i Sigurisë së zonës portuale dhe parandalimi i akteve që kërcënojnë sigurinë. Personeli punonjës i kompanive, si administrata dhe punonjësit e të gjithë sektoreve të saj, në bazë të ligjit konsiderohen anëtarë të personelit të Shërbimit të Sigurisë pa detyra të veçanta sigurie”. Punonjësi i Sigurisë me dhe pa detyra të veçanta sigurie operon në zbatim të niveleve të sigurisë që gjejnë pasqyrim në situatë normale dhe emergjente.
Monitorimi i Sigurisë dhe detyrat e Punonjësit të Sigurisë në Situata Normale.
Në kushtet e një situate normale FSP kryen detyra në mbrojtje të sigurisë së objekteve të kompanive. Në këtë situatë Shërbimi i Sigurisë mbikqyr në vazhdimësi të gjithë objektet, pikat që ndodhen në tokë dhe në det, zonën me kontaktim të kufizuar, Anijet që ndodhen në kalatat e përpunimit, si dhe zonat ujore përreth tyre. Monitorimi do të kryhet në vazhdimësi ditë-natë edhe në kushtet e pamjes së kufizuar. Masat e Sigurisë duhet të zbatohen nga çdo punonjës nëpërmjet një kombinimi të: 1një ndriçimi të plotë, 2rojeve të sigurisë, 3përdorimit të kamerave CCTV, në mënyrë që personeli i sigurisë (me dhe pa detyra të veçanta sigurie) të ketë mundësinë: www.avgas.al www.avgas.al
1. Të vëzhgojë zonën më të gjerë të objekteve përfshi pikat e kontaktimit nga toka e nga deti. 2. Të vëzhgojë pikat e kontaktimit, perimetrin tokësor e ujor të Zonës Portuale dhe Zonat me Kontaktim të Kufizuar. 3. Të lejojë personelin e sigurisë të ndjekë zonat dhe lëvizjet e anijeve në afërsi të fasilitetit Ujor të Zones Portuale, përfshi ndriçimin shtesë që ofrohet nga vetë anija.
3
PROCEDURA, KONTROLLI DHE HULUMTIMI I PERSONAVE
1. Punonjësi i Sigurisë rrit nivelin e sigurisë së objekteve nëpërmjet mbajtjes nën kontroll të vazhdueshëm e të pandërprerë të tyre. 2. Personeli i Sigurisë ushtron kontroll identifikues dhe në vijim kontroll fizik me mjete teknike (Metal Kërkues), kontroll trupor të sendeve të dorës dhe të bagazheve. 3. Të gjithë personat mund t’i nënshtrohen kontrollit gjatë hyrjes së tyre në një zonë kontaktimi të kufizuar. 4. Personeli punonjës (i brendshëm dhe i jashtëm) para hyrjes në objekte është i detyruar të vendosë dokumentin identifikues të ekspozuar në një vend të dukshëm të trupit dhe ta mbajë atë, jo vetëm gjatë hyrjes, por edhe gjatë kohës së qëndrimit në objekt. 5. Në një situatë normale i gjithë personeli punonjës dhe të gjithë personat që kanë marrëdhënie me kompanitë do ti nënshtrohen një kontrolli fizik deri në masën 5% nga personeli i shërbimit të sigurisë. NË SITUATË EMERGJENCE Përkufizimi: “Situatë Emergjence quhet një ngjarje e paparashikuar ose e papritur, mjaft e rrezikshme dhe që kërkon veprim të menjëhershëm” Në një situatë emergjence, Punonjësi i Sigurisë me dhe pa detyra të veçanta sigurie duhet të shprehë aftësitë e tij drejtuese, komunikuese dhe të reflektojë njohuri mbi protokollet dhe sigurinë teknike. PUNONJËSI DUHET TË DIJË: * Rreziqet që mund të ndeshen, pikat e izolimit në raste emergjence, që përdoren nga shërbimet e emergjencës, incidentet apo ngjarjet e mëparshme, vendosja e pajisjeve të emergjencës, numrat e kontaktimit me Entet Mbështetëse, procedurat e emergjencës dhe zonat me rrezikshmëri të lartë.
LLOJET E EMERGJENCAVE: Zjarr, përmbytje, sulme terroriste, sabotazh, ndotje detare, mbytje anije, sëmundje ose plagosje dhe ndërprerje të energjisë.
www.romanoport.com.al
P a b z c d e t P r s
T
T t a o j R r
V L
k q q n n n d
I
m n
K
s d s e S i d
V v
P u * m m
PROCEDURAT E EMERGJENCË
t
e r. ,
e -
m r
ë
s a -
ë i
a j -
e a e e
, -
Punonjësi duhet të dijë: a. Vendndodhjen e numrave të telefonit për emergjencat. b. Vendndodhjen e hidranteve dhe pajisjeve të tjera kundra zjarrit. c. Pikat e izolimit për emergjenca (gaz, elektrike, ujë) etj. d. Pikat e evakuimit dhe të grumbullimit. e. Vendndodhjen e pikave, sistemeve dhe dritave të alarmeve të emergjencës. Punonjësi i Sigurisë me dhe pa detyra të veçanta sigurie, kur të raportojë një incident, duhet të ketë parasysh sekuencën: KLIK / Konfirmo – Largo – Izolo – Kontrollo.
TREGUESI I NJË EMERGJENCE DUHET TË PËRFSHIJË:
Tym ose zjarr, shpërthim i madh, të shtëna me armë, njolla të produkteve të naftës në hapësirën detare dhe tokësore, një anije që i bie sirenës në mënyrë të vazhdueshme, telefonatë ose letër kërcënuese, sende ose pako të dyshimta dhe rrjedhje të mundshme të gazit. Raportimi i treguesve të mësipërm, mund të bëhet me telefon radio ose me gojë.
VEPRIMET E PUNONJËSIT ME DHE PA DETYRA TË VEÇANTA SIGURIE LARGO: Në qoftë se jepet urdhëri për evakuim: ju duhet të
kuptoni tërësisht procedurat e evakuimit, të përdorni sistemet që kemi për të njoftuar personelin për evakuim, të ruani qetësinë, të dini itineraret dhe pikat e grumbullimit, ti drejtoni vizitorët jashtë objektit nëpërmjet daljeve të emergjencës, në rast zjarri të mbyllni të gjitha dyert dhe dritaret (e godinave të administratës) dhe të largoheni nga rruga më e drejtëpërdrejtë.
IZOLO: Izolimi është procedurë kontrolli e Punonjësit të Shërbi-
mit të Sigurisë në hyrje/ dalje, për të siguruar që nuk futet njeri në zonën e rrezikut.
KONTROLLI: Krijohet një pikë kontrolli ku do të grumbullohen shërbimet e emergjencës. Punonjësit të Sigurisë mund ti bjerë detyra për të bërë kontroll të hollësishëm të objektit vetëm ose si pjesë e një grupi. Atyre mund t’u kërkohet të ndihmojnë me evakuimin, të kufizojnë hyrjet ose të izolojnë një zonë. Si në të gjitha rastet e incidenteve, veprimet e ndërmarra, informacioni i marrë ose shënimet e bëra gjatë emergjencës duhet të evidentohen dhe të shoqërohen me raport shërbimi. Veprimet e Punonjësit të Sigurisë me dhe pa detyra të veçanta sigurie kur në objekt ka cënim sigurie:
Punonjësi i Sigurisë ruan qetësinë dhe ndjek zbatimin e udhëzimeve si më poshtë : *Aktivizon alarmin, njofton oficerin e shërbimit duke ia transmetuar mesazhin për natyrën e cënimit të konstatuar, sipas mundësive krijon zhurma dhe aktivizon një ndriçim të plotë, www.avgas.al www.avgas.al
vë në përdorim pompat për fikje zjarri dhe shton intensitetin e kryerjes së veprimeve. Veprimet e Punonjësit të Sigurisë me dhe pa detyra të veçanta sigurie kur në objekt gjendet apo konstatohet një objekt i paidentifikueshëm. Punonjësi i sigurisë ndjek dhe zbaton kërkesat e mëposhtme: 1. Nuk lëviz, hap apo prek sendin, nuk përdor celularin apo radion transmetuese afër sendit, nuk e vendos sendin në ujë ose në një mjedis të mbyllur, nuk pi duhan afër sendit, nuk duhet ta mbulojë sendin. 2. Bën kufizimin e objektit me mjete rrethanore, largon nga vendi i ngjarjes (vendi i Objektit) personat që për momentin gjenden në të apo rreth tij, nuk lejon afrimin e personave të tjerë në vendngjarje, kontrollon ambjentin përreth për ekzistencën e objekteve të ngjajshëm me të dhe ruan vendin e ngjarjes deri në mbërritjen e personave kompetentë (Policia e Shtetit).
3
SHËRBIMI I M.N.Z –SË
Rregulla dhe njohuri të MNZ-së: Ekzistojnë 5 (pesë) kategori zjarri. Ky klasifikim na ndihmon jo vetëm të dallojmë llojin të zjarrit, por edhe llojin e agjentëve ose materialeve që nevojiten për ta shuar ose për ta mbajtur nën kontroll. Klasi A Zjarre që krijohen me materiale zakonisht organike si: druri, kartoni, letra, qilima dhe perde, tek të cilat djegia bëhet zakonisht me thëngjill. Klasi B Zjarre që krijohen me lëngje si: nafta, parafina, diluenti, vërniqe, bojra dhe lëndë që mund të shkrihen si qirinj (dyll). Klasi C Zjarre që krijohen nga gazrat, si GLN ose zjarre me gaz natyror. Klasi D Zjarre që krijohen nga djegia e metaleve në formë ashklash apo pluhuri si: natriumi, litiumi, magneziumi dhe alumini. Klasi E Zjarre me përbërës gatimi në pajisje kuzhine (psh. dhjamra, vajra vegjetale ose shtazore). Këto zjarre janë të vështira për t’u fikur pasi kanë nxehtësi të madhe dhe reaksioni kimik mund të rifillojë. Natyra e zjarrit: Zjarri nuk respekton askënd dhe asgjë. Ai vret, shkatërron, gjymton dhe mund t’i lërë njerëzit pa punë, në qoftë se shkatërrohet vendi i punës. Për këto arsye, Punonjësi i Sigurisë duhet të kuptojë qarte shkaqet e zjarrit dhe mënyrat e parandalimit. Ai duhet të dijë si të parandalojë nisjen e zjarreve dhe si të veproje kur ka nisur një zjarr. Zjarri ka nevojë për tre elemente që të ekzistojë: Oksigjen, Karburant ose lëndë e djegshme dhe Burim i nxehtësisë.
www.romanoport.com.al
N Z e O t d K l g H q B i f L d
P s z k
T t a d n r
P m T t j N p T t p n
P m d p m N M m M h
e-
të jë
me: apo ujë nuk
nga ntin të zisn e ae
Në qoftë se hiqet njëri prej këtyre elementeve zjarri do të fiket. Zjarri mund të parandalohet duke u siguruar që këta tre elemente nuk bashkohen në mënyrë të pakontrolluar. Oksigjeni përbën 21 % të ajrit që ne thithim. Oksigjeni mund të hiqet duke mbyllur dyert, dritaret si dhe sistemet e ventilimit dhe kondicionimit. Karburant konsiderohet çdo gjë që digjet si: tekstile, dru, letër, rrobë, nënprodukte të naftës dhe yndyrna (vaj gatimi, gjalpë) etj. Hiqni ose ndërprisni burimin e karburantit, por vetëm në qoftë se nuk ka rrezik! Burimi i nxehtësisë konsiderohet çdo burim zjarri. Ai mund të izolohet nga ndërprerja e energjisë në një zjarr elektrik ose fikja e makinerisë që po krijon burimin e nxehtesisë. Largojeni nxehtësinë duke e ftohur me ujë ose me fiksen e duhur për atë lloj zjarri.
AVANCIMI I ZJARRIT:
Punonjësi i shërbimit duhet të kuptojë që zjarret avancojnë shpejt. Askush nuk duhet të rrijë për një kohë të gjatë, pasi zjarri të ketë filluar të shtohet. Zjarri mund të dalë shpejt nga kontrolli dhe mund të bëhet i rrezikshëm për jetën e njerëzve.
PUNONJËSI I SHËRBIMIT DUHET:
Të dijë gjithnjë cilën lloj fikse të përdorë për llojet e ndryshme të zjarreve, të lërë gjithnjë vend për një dalje duke u siguruar që nuk është zënë, të jetë gjithmonë në dijeni të vendndodhjes së fikseve të zjarrit, të dijë si t’i përdorë ato, të njohë kodet me ngjyra dhe të mos provojë kurrë të fikë zjarrin, në qoftë se ka rrezik.
ZBULIMI I ZJARRIT:
Punonjësi i shërbimit duhet të kenë parasysh sekuencën e mëposhtme, kur zbulon një zjarr: Të lokalizojë zjarrin, të lajmërojë personat përgjegjës, të kufizojë dhe të fikë zjarrin, si dhe të evakuojë punonjësit. Në qoftë se punonjësi zbulon një zjarr, ai duhet të ndjekë procedurën e mëposhtme: Të japë alarmin, të lajmërojë zjarrfikësit ose shërbimet e tjera të emergjencës që nevojiten, të lajmërojë personat përgjegjës dhe të ndihmojë në evakuimin e njerëzve, nësë është i nevojshëm.
SHUARJA E ZJARRIT:
Përpiquni ta shuani zjarrin vetëm nësë ai nuk ka përmasa të mëdha, përdorni fikset e duhura (5 ose 35 kg), qëndroni ulur dhe të pakten 3 metra larg zjarrit, mos lejoni zjarrin të përparojë. Në qoftë se zjarri është i vogël dhe nuk ka rrezik, mundohuni ta shuani duke mos vënë vehten në rrezik. Në situata të tjera, kur nuk ka rrezik: Mundohuni të ndërprisni oksigjenin që favorizon zjarrin duke mbyllur dyert dhe dritaret. Mundohuni të ndërprisni karburantin që favorizon zjarrin ose hiqni materialet e djegshme që ka pranë.
www.avgas.al www.avgas.al
NËSE KA NEVOJË PËR EVAKUIM:
Nxitini njerëzit të përdorin daljet e emergjencës nëse është e mundur, ndihmoni njerëzit të drejtohen shpejt drejt pikës së grumbullimit, ruani gjakftohtësinë, mos lejoni njeri të kthehet për të marrë gjërat personale. Te pika e grumbullimit duhet të bëni apelin dhe të gjeni të gjithë personat, përfshirë dhe vizitorët. Në qoftë se është e mundur, të takoheni me zjarrfikësit dhe të ndihmoni atje ku nuk ka rrezik. Punonjësi i Sigurisë duhet t’u japë zjarrfikësve informacionin e mëposhtëm: Personat që mungojnë, vendndodhjen e zjarrit, rreziqet e veçanta, vendndodhjen e hidranteve dhe tubave kryesorë, vendndodhjen e stacioneve të pompimit, rrugët e hyrjes dhe të evakuimit, vendndodhjen e paneleve të zjarrit dhe alarmit dhe llojin e zjarrit.
PAJISJET PËR FIKJEN E ZJARRIT
Fiksja e zjarrit. Kompania ka pajisje për fikjen e zjarrit. Shërbimi zjarrfikës vendos se çfarë pajisjesh duhen përdorur dhe në çfarë sasie. Punonjësi i shërbimit duhet të dije vendosjen e të gjitha pikave zjarrfikëse, llojet e fikseve të dorës, çfare fikin dhe mënyrën e përdorimit. Gjatë orarit të punës punonjësit duhet të kontrollojnë fikset e zjarrit për t’u siguruar që ndodhen në vendin e duhur, që nuk janë zbrazur ose dëmtuar, që siguresat janë në pozicionin e duhur dhe të raportojnë çdo defekt tek personat përgjegjës. Fikset e zjarrit zakonisht kanë një ose dy prej kodeve me ngjyra. Në qoftë se janë të reja, ato janë të kuqe me doreza me ngjyrë, ose me majë, ose me ndonjë rrip me ngjyrë mbi cilindër. Në qoftë se ato janë të vjetra, i gjithë cilindri do të ketë ngjyrën e kodit tregues. 1 Ujë – e Kuqe Fikset me Ujë (Hidrantet). Uji heq nxehtësinë dhe ftoh materialin që digjet. Ai përdoret zakonisht për lëndë të ngurta si druri dhe letra. Mos përdorni ujë në këto lloj zjarresh: a. Kur kemi të bëjmë me zjarr elektrik, uji nuk duhet të përdoret, sepse mund të përçojë korrentin tek ju. b. Uji nuk duhet të përdoret as në rastet e zjarreve të dhjamrave ose vajrave, sepse kur i hedh ujë, mund të shpërthejnë. 2 Pluhur i bardhë - Blu Fikset me pluhur. Pluhuri prish reaksionin kimik të zjarrit. Fikset me pluhur duhet të përdoren vetëm si mundësi e fundit në zjarret elektrike. Gjatë përdorimit këto lloj fiksesh lënë mbetje që është shumë e vështirë të hiqen nga pajisjet elektrike. Drejtojeni rrymën e pluhurit tek flakët duke e lëvizur dhe lëreni pluhurin të bjerë në mes të flakëve. Prisni derisa të
www.romanoport.com.al
p p p b g 3 A S s s e s j lë j d z 4 D F u n d m m 5 K K s f f p
P P t p B z b N a k u m T t n D D d t
ë s ë , -
-
e , s e
s ë ë n t ë e ë ë , ë n
t
ë
ë ë
r ë i i
pastrohet ajri dhe në qoftë se shihni prapë flakë, hidhni përsëri pluhur. Duhet të keni parasysh, që pluhuri i thatë ftoh shumë pak dhe ka mundësi që të rinisë zjarri. Fiksja me pluhur të bardhë nuk përdoret për zjarre dhjamrash ose zjarre gatimi. 3 AFFF dhe shkuma - Krem Shkuma ujore film formuese (AFFF) dhe fikset me shkumë e mbysin zjarrin me një film shkume të hedhur në sipërfaqe të lëngjeve që digjen. Në qoftë se lëngu ndodhet në enë, drejtojeni fiksen tek ana e brendshme e enës ose tek një sipërfaqe aty pranë, sipër lëngut që digjet. Për zjarre, që nuk janë nën kontroll, drejtojeni fiksen tek baza e flakëve dhe lëvizeni atë në zonën e zjarrit, duke filluar nga zona me pranë jush dhe duke e mbuluar të gjithë zonën e prekur. Mos e përdorni fiksen me shkumë në zjarre yndyrnash, gatimi ose zjarre të GLN-së. 4 Dioksid Karboni - e Zezë Fiksja me dioksid të karbonit (CO2) funksionon duke lëshuar gaz të lëngshëm, i cili mbyt flakët duke hequr oksigjenin nga ajri. Përdorimi: Drejtohet tyta e fikses tek baza e flakëve dhe zhvendos derdhjen përgjatë gjithë zonës së flakëve. Mos e mbani dorën tek tyta, pasi ftohet shumë. Mos e përdorni fiksen me CO2 për zjarre yndyrnash ose gatimi. 5 Kimikat i lëngshem - i Verdhë Këto fikse janë ideale për zjarret me vajra gatimi dhe yndyrna si: vaj ulliri, vaj luledielli, vaj misri dhe gjalpë. Ky solucion i fik flakët shpejt, ftoh sipërfaqen dhe bën reaksion kimik duke formuar një solucion si sapun, i cili izolon sipërfaqen dhe parandalon rindezjen. Pajisje te tjera: Përveç fikseve të zjarrit të renditura më lart, ka dhe lloje të tjera pajisjesh kundra zjarrit të cilat Punonjësi mund t’i përdorë, si p.sh: Batanijet e zjarrit: Ato mund të jenë efikase kur përdoren për zjarre të vogla lëndësh solide ose të lëngshme, por duhet që batanija ta mbulojë zjarrin plotësisht. Në kompani janë instaluar pajisje që mund të përdoren automatikisht ose manualisht në rast zjarri. Këto janë spërkatesit që janë instaluar brenda ndërtesave dhe spërkasin me ujë një zonë që zgjidhet nga sensoret. Janë të lidhur me sistemin e alarmit ose aktivizohen manualisht. Tubat e thatë: janë tuba të cilët përdoren nga zjarrfiksit për të lidhur tubat dhe për ta transportuar ujin në pjesë të ndryshme të objektit. Daljet e Shkumës Daljet e shkumës janë tuba të mëdhenj, të pambyllur të cilat dalin në një zonë me rreziqe specifike siç janë: Zonat me Kontaktim të Kufizuar (ZKK).
www.avgas.al www.avgas.al
Përmbledhje detyrash të Punonjësit. Punonjësi duhet të dijë të gjitha pikat e zjarrit dhe pajisjet që ndodhen në të, të ketë njohuri të mjaftueshme për të përdorur fiksen e duhur për fikjen e zjarrit, nuk duhet kurrë të mundohet të fikë një zjarr që mund të shkaktojë rrezik, kur të zbulojë zjarr, duhet t’i bjerë alarmit dhe të informojë zjarrfikësit dhe personat përgjegjës (sallën operative).
4
PUNONJËSIT E IMPIANTIT TË DEPOZITIMI TË GLN-SË
Rregulla dhe njohuri: 1 Mos fillo asnjëherë punë pa patur veshjen e posaçme të punës (uniformë, këpucë të gomuara, doreza, syze mbrojtëse, kapele minatori). 2 Mos fillo punë pa siguruar mjetet e punës sipas llojit të punës që do të kryesh, si dhe masat mbrojtëse të saj. 3 Çdo fillim pune kontrollo gjendjen e kundragazit, paketën e ndihmës së shpejtë, fikset mobile, hidrantet pranë vendit të punës. 4 Çdo fillim pune kryej shikimin vizual të sferave dhe verifiko gjendjen në gatishmëri të stacionit të pompave GLN, sallës së kompresorëve të gazit, stacionit të ngarkimit të autoboteve, sallës së kompresorit të ajrit, si dhe sallës së pompave të M.N.Z-së. 5 Mos fillo punë pa komunikuar me eprorin si dhe me personat e tjerë që kanë lidhje me punën, si operatori i sallës së komandës, elektricisti i turnit, peshoristi, roja e sigurisë fizike. 6 Puno me kujdes pa krijuar rrjedhje gazi dhe pa prodhuar goditje të forta dhe shkëndija. 7 Mos përdor dhe mos lejo përdorimin e mjeteve ndezëse si çakmak, cigare, qirinj, mjete motorike me kandele, elektrik dore të thjeshtë, celular. 8 Mos mbaj në vendin e punës materiale lehtësisht ndezëse si plasmas, letra, lecka, vajra, naftë, benzinë, tretësa etj. 9 Në rast rrjedhjeje gazi, fik pajisjen që po punon, izolo pjesën që ka rrjedhje, ç’kyç tensionin, largo personat e tretë dhe aktivizo hidrantin që ke pranë për tretjen në ujë të gazit të çliruar. 10 Në rast avarie apo zjarri ndiq hapat: njofto – evakuo – evito – fik – siguro. 11 Në përfundim të punës sigurohu për fikjen e pajisjeve, ç’kyçjen e tensionit, izolimin e sferave dhe tubacioneve. 12 Të keni njohuri të plota, të sakta dhe të jeni aktiv në përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale (doreza, syze mbrojtëse, veshjet përkatëse, kundragazin etj.), si në vendet e punës, ashtu edhe në rastet e emergjencës.
5
PUNONJËSIT E MJETEVE DETARE
www.romanoport.com.al
R 1 E m m p 2 L ( v 3 G ( m e 4 G e g 5 E l t m n 6 P m c 7 P p 8 G g e 9 N d n 10 G a p p
P 1 M j p K u l R n l 2 P d q b d p f m
që të rë ur ar-
ë o-
ë
e ë
o ës oe
në ë
ar
si k
si
o ë it
–
e,
ë e ë
Rregulla dhe njohuri: 1 Ekuipazhet e mjeteve detare gjatë orarit të punës duhet të mbajnë të veshura uniformat e punës si dhe pajisjet e tjera mbrojtëse (këpucet e sigurta, kaskat mbrojtëse dhe dorezat e punës). 2 Lëvizja dhe qarkullimi në ambjentet e jashtme të anijes (kuvertë, bash dhe kiç) të bëhet konform rregullave ISM (të vishen jelekët e shpëtimit), sipas rastit dhe kohës. 3 Gjatë kohës së kryerjes së shërbimeve të mirëmbajtjes në anije (kepje, furçim dhe lyerje) të marrin masa për sigurimin e mjeteve të nevojshme mbrojtëse (maska fytyre, syze mbrojtëse etj) për kryerjen e sigurtë të këtij operacioni. 4 Gjatë kohës së manovrave (lëvizjeve) të sigurojnë gatishmërinë e mjeteve të lidhje- zgjidhjes, vinxhat e manovrave, dhe gatishmërinë e motorave të anijes, sipas detyrës dhe rastit. 5 Ekuipazhet duhet që gjatë operimit në anije (rimorkiator, shallandër ose skaf) të operojnë në mënyrë të sigurtë sipas detyrave të përcaktuara. Gjatë qëndrimit në anije personeli duhet të dijë masat mbrojtëse për sigurimin e anijes nga zjarri, mbytja, ndotja ose ndonjë avari tjetër 6 Personeli sipas detyrave specifike kontrollon gatishmërinë dhe mirëmbajtjen e mjeteve të emergjencës (pompat e emergjencave, shllanga zjarrfikëse e mjete të tjera). 7 Përdorimin dhë shërbimin mbi agregatet e ndryshme vetëm nga personat e çertifikuar dhe të familjarizuar me to. 8 Gjatë kohës së dezhurnit në anije sigurohen çimat (litarët) dhe gatishmëria e anijes, në rast të kohës së keqe lajmërohet kapiteni dhe pjesa tjetër e ekuipazhit. 9 Njohja me detyrat e emergjencave të bashkëveprimit me Portin dhe veprimi ndaj tyre sipas stërvitjeve të bëra kundra zjarrit dhe ndotjes detare sipas planizimit të emergjencave të Portit. 10 Gjatë kohës së përpunimit të anijes në ngarkim dhe shkarkim asnjë anëtar i ekuipazhit në mënyrë kategorike nuk kalon ose punon në zonën e operimit të vinxhit, si dhe marrjen e masave për kufizimin e zonës. PLATFORMA E PERPUNIMIT TE ANIJEVE: 1 Menaxhimi i mirë dhe i sigurtë i një terminali konsiston në ruajtjen e terminalit nga dëmtimi ose zjarri, parandalimin e ndotjeve, por mbi të gjitha ruajtjen e jetës së njerëzve që shërbejnë në të. Këto qëllime realizohen nëpërmjet njohjes dhe zbatimit të rregullave të parandalimit të ndotjes dhe zjarrit dhe zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes në punë në terminal. Rregullat bazë të sigurimit teknik për ruajtjen e jetës së njerëzve në terminal fillojnë qysh në momentin kur anija lëshon litarin (çimen) për ormexhim. 2 Personi që drejton barkën e ormexhimit duhet të qëndrojë në distancë sigurie rreth 15 milje nga anija, sepse mund të ndodhë që anija të lëshojë në mënyrë të pavullnetshme spirancën dhe bie mbi motoskafin e ormexhimit, ky skaf merr litarin me pandul dhe e vendos brenda tij duke kontrolluar që litari i anijes të mos përfundojë tek elika e skafit, gjithashtu, kur skafi ti afrohet fendersave, duhet të mbajë distancë sigurie në mënyrë që të mos përfundojë të përplaset me kalunet ku vendosen cimat.
www.avgas.al www.avgas.al
4 5
6 7
8
3 Për të vendosur litarët në kalun ormexhatori duhet të kalojë nëpër pasarela, të cilat duhet të jenë të lira dhe pa pengesa përgjatë tyre, gjithashtu në sipërfaqet e ndryshme nuk duhet të ketë mbetje grasoje që bën të rrëshqitshme sipërfaqen. Të gjithë ormexhatorët duhet të jenë të pajisur me këpucë kundër rrëshqitjes, të veshur me veshje, që të kenë shirita fosforeshente për tu bërë të dallueshëm natën, gjithashtu ata duhet të jenë të veshur me jelek shpëtimi dhe kaskë mbrojtëse. Në të dy ekstremitetet e pasarelave duhet të vendosen rrathë shpëtimi me litar 25 metra të gjatë, këto përdoren në rastet kur bie njeriu në det. Pasarelat duhet të jenë të ndriçuara mirë me dritë që bie vertikalisht, drita nuk duhet të jetë e drejtuar nga deti për t’i mos krijuar konfuzion pilotit gjatë ormexhimit. Gjatë lidhjes së krahut të shkarkimit, si operatori edhe punonjësit, nuk duhet të qëndrojnë nën rrezen e veprimit të krahut (sipas manualit të përdorimit), gjithashtu fllanxhat që mbyllin ekstremitetin e krahut duhet të hiqen vetëm në momentin, kur operatori është i sigurt që në brendesi të krahut presioni është zero. Ndalohet përpunimi i anijeve të naftës dhe nënprodukteve të saj në kohë të keqe me shkarkesa elektrike. Gjatë operacionit të shkarkimit, në mënyrë periodike, punonjësit të kontrollojnë litarët e anijes dhe të raportojnë, shkalla e kalimit të njerëzve nga toka në anije duhet të jetë e vendosur në pozicion të tillë, që të kalojnë njerëzit në mënyrë të sigurtë dhe pa pengesa të tepërta. Para shkarkimit bëhet ship shore check list dhe vendosen parametrat e shkarkimit, si presioni i punës dhe rata e shkarkimit. Gjatë shkarkimit këto parametra kontrollohen dhe mbahen të pandryshuar, duke respektuar rregulloren e funksionimit të terminalit dhe zbatimin e kritereve të enëve nën presion.
6
PERSONELI I MIRËMBAJTJES
1 Gjatë kryerjes së punimeve punonjësit duhet të jenë të pajisur me rroba pune, doreza pune, syze pune, këpucë me shuall gome dhe kapele, punimet të kryhen në prani të personave përgjegjës në kompanitë përkatëse. 2 Të gjithë punonjësit, që merren me bojatisje, nuk duhet të bëjnë bojatisje në pajisje elektrike që janë nën tension, në makineritë rrotulluese që janë në punë, në tubacione që janë të ngrohta mbi 60°C dhe boja që përdoret duhet të mbahet në vende që nuk përbëjnë rrezik. 3 Gjatë kryerjes së punimeve në lartësi është i detyrueshëm përdorimi i rripit të sigurimit dhe nuk lejohet të derdhen vajra mbi skela ose të lihen materiale të tjera që mund të bien dhe të rrezikojnë jetën e punonjësve. 4 Gjatë kryerjes së punimeve në lartësi, punonjësit nuk duhet të vendosin në qoshe të shesheve vegla pune e materiale në dyshemenë e skelës. Ato mbahen në çanta të posaçme ose në arka. www.romanoport.com.al
5G d 6B p P s 7G d a 8G je
P 1 d e c 2 u n 3 s tu r tu 1 4 p të n
M
1 r r s 2 v ty p je
A la 1 2 3 4 5 6 7 8
ë a e e r ë , i e ë
e r
e t m ë
e
, ë ë
n e n e e
ë e ë
ë ë ë ë
m n ë
k e ë
5 Gjatë kryerjes së punimeve me gur fleksibël, punonjësit janë të detyruar të përdorin syze mbrojtëse. 6 Bombulat e O2 dhe acitilenit duhet të mbahen në vende të pastra, ku nuk ka prani të vajrave dhe produkte të naftës. Punonjësit që punojnë me aparatet e prerjes duhet të përdorin syze të erreta të posaçme. 7 Gjatë punimeve të ndërtimit të muraturës ose betonit punëtorët duhet të respektojnë kushtet teknike të zbatimit për lidhjen e armaturës dhe të skelerisë. 8 Gjatë kryerjes së punimeve të betonimit punëtorët duhet të jenë të pajisur me çizme llastiku si dhe me doreza e kokore. PUNIMET REMONTUESE ME ZJARR NDALOHEN: 1 Në territorin e impiantit në afërsi dhe mbi 20 m larg linjave dhe pajisjeve teknologjike që janë në punë, në territorin e estakadës së ngarkim - shkarkimit mbi 30 m, kur kryhen operacione pune dhe mbi 10 m distancë nga kanalizimet e pusetat. 2 Ndalohet kryerja e punimeve me saldim me kabllo të zhveshura, ndalohet kryerja e punimeve me saldim në kohë me shi pa ndërtuar strehë mbrojtëse. 3 Ndalohet shtrirja e kabllove që përcjellin rrymën për saldim së bashku me tubat e gomës që sjellin gaz për saldim ose me tubacione të tjera. Ndalohet prekja me dorë e përcjellësave të rrymes kur është i kyçur aparati i saldimit. Distanca midis tubove të O2 -AD dhe përcjellësve të rrymës duhet të jetë mbi 1 m. Gjatë kryerjes së punimeve në tubacione, aksesorë dhe 4 pajisje rrotulluese që punojnë me nënprodukte të naftës duhet të shmangen goditjet dhe përplasjet e materialeve, për arsye se nga goditja ose përplasja e tyre mund të prodhohet shkëndijë. MANOVRATORËT: 1 Gjatë kryerjes së punimeve të makinerive të tonazhit të rëndë, si: kamiona, trajlera etj., punëtorët nuk duhet të rrinë në rrezen e veprimit të tyre. Manovratori i mjetit duhet që të sigurojë vendin e vet të ngarkim shkarkimit. 2 Gjatë kryerjes së punimeve të makinerive, si eskavatorë, vinça etj, punëtorët nuk duhet të rrinë në rrezen e veprimit të tyre. Manovratori i mjetit duhet që të sigurojë vendin e vet të punës, si dhe të kryejë manovrime të sigurta, që nuk rrezikojnë jetën e punonjësve.
7
PERSONELI ELEKTRIK
Ambientet e punës ndahen në zona sipas rrezikshmërisë më të lartë: 1Platforma e shkarkimit të anijeve çisternë 2Manifulti 3Mbi dhe nën depozitat sferike të GLN-së 4Dhoma e kompresorave të gazit 5Estakada e ngarkimit të autoboteve 6Vendi i pompave të gazit 7Dhoma e kompresorave të ajrit dhe të azotit 8Kabinat elektrike dhe të distribucionit www.avgas.al www.avgas.al
1
2
3 4 5
6
7 8 9
10 11 12
13 14
15 16
Për shërbimet e remontit apo eliminime të defekteve serioze në pajisjet elektrike në zonat e rriskut në kompani do të veprohet pasi të nxirret një urdhër pune ose leje pune e firmosur nga Drejtori i Përgjithshem dhe Drejtuesi Teknik i objektit, të cilët janë përgjegjës për lejimin e punimeve, pasi janë marrë masat e nevojshme të sigurisë dhe mbrojtjes në punë. Shërbimi i remontit, eliminimi i defekteve serioze dhe kontrolli i pajisjeve elektrike, aparateve elektronike, ndriçimit dhe rrjetit të kabllimit duhet të bëhet me jo më pak se dy elektricista. Para se të veprohet nga elektricistët, te ç’kyçet tensioni dhe të vendosen tabela ndaluese: Mos kyç se punohet, mos kyç se rrezik zjarri, mos kyç se rrezik eksplozioni. Të mos veprohet asnjëherë për ç’kyçje tensioni me të tretë, veçse me komunikim midis dy elektricistëve dhe kyçjen e derës së kabinës elektrike dhe distribucionit. Para se të veprohet në kryerjen e detyrës, elektricisti të bëjë shkarkimin manual të ngarkesave elektrostatike që mund të jenë krijuar gjatë punës për shkarkimin e anijes çistern. Gjatë veprimtarisë në këto zona të mbahet kokore mbrojtëse plastike në kokë, këpucë gome antistatike dhe doreza dielektrike. Kontrolli i gjendjes teknike të rrjetit kablor të bëhet pasi të jetë stakuar tensioni nga kablot elektrike. Gjatë kryerjes së punimeve pranë vendit të shërbimit të mos lejohen njerëz të tjerë të kompanisë, qoftë dhe drejtues administrate. Në kohë me shi apo lagështi, të mos të veprohet në pajisje apo aparatura nën tension, pa u marrë të gjitha masat e nevojshme të mbrojtjes për kohë të tillë (mbulim të vendit të punës, eliminim i prezencës së lagështisë etj). Shërbimet teknike të mirëmbajtjes dhe të eliminimit të defekteve të bëhen në kushte ndriçimi të plotë dhe jo në errësirë. Kontrolli i gjendjes teknike të rrjetit kablor të bëhet pasi të jetë stakuar tensioni nga kablot elektrike. Nëse do të kryhen punime saldimi për shkak defektesh në linjat teknologjike, të mos fillohet puna, pa u stakuar tubacionet nga masa e tokëzimit (Masa - e aparaturës së saldimit të jetë e shkëputur nga tokëzimi general). Të bëhen provat e lëshimit motorik, vetëm sipas procedurës teknologjike dhe prezencës të përdoruesve. Kontrolli fizik për dëmtime mekanike të kablove nga temperaturat e larta, të mos bëhen në kohë me shi apo lagështi. Gjatë kryerjes së punimeve, veç përdorimit të tabelave ndaluese dhe paralajmëruese, të përdoren dhe shuntuesit e lidhjes së shkurtër, midis fazave në kokat fundore. Ndriçuesit që mund të nevojiten për efekt pamor më të mirë, të jenë ndriçues dore me tension deri 9 V, të fuqishëm dhe plastik. Gjatë punimeve të mekanikeve dhe saldatorëve, të mos fillohet punë, pa u siguruar mirë për kualitetin e tokëzimit të www.romanoport.com.al
p ( 17 G k d 18 T d s n m s 19 E t u 20 T lë r 21 N c n n k r j e t I
S p m
t m t
s
m m k u
in s
p
j v
pajisjeve dhe gjendjes të mirë teknike të kablove të saldimit (të mos jenë të çarë, të pa izoluar etj). 17 Gjatë punës për kontroll, eliminim defekti apo remonti në krahët e shkarkimit, elektricistët të sigurohen së pari për vendosjen e të gjitha siguresave të moslëvizjes të krahëve. 18 Të mos operohet në afërsi të krahëve të shkarkimit, në lartësi dhe mbi depozitat sferike të GLN-së, kur ka lagështirë, kohë me shi, apo shkarkesa atmosferike. Gjithmonë në bashkime apo nyje fundore të kablimit, të përdoren kapikorta dhe kapuca. Të mos përdoren kabllime të zgjatuesve portative elektrik me shtesa dhe xhuntime, pa bërë mufte me izolacion deri 600 V. 19 Elektricisti, gjatë remontit, shërbimit apo kontrollit, nuk duhet të bëjë asnjë modifikim apo ndryshim të skemave të lidhjes, pa u konsultuar dhe pa aprovimin e Ing. Elektrik. 20 Të gjitha punimet dhe ndërhyrjet e bëra nga çdo elektricist, lënia në mes e punimeve, të evidentohen në fletoren e raporteve ditore. 21 Në vendin e punës, ku është punuar me përpara nga një elektricist, elektricisti tjetër, që i del si detyrë vazhdimësia e punës, nuk duhet të veprojë pa u konsultuar me elektricistin, që ka ndërprerë punën, për të mësuar se çka bërë parardhësi dhe se ku e ka lënë punën. Elektricisti pas eleminimit të defektit apo remontit duhet të bëjë së pari provën pa ngarkesë dhe, pasi të jetë i sigurt për punën e kryer, të lëshojë rrymën. Për ushtrimin e veprimtarisë ditore, në të gjithë territorin tjetër, janë në fuqi të gjitha rregullat e sigurimit teknik të standartit shtetëror të I.SH.T.I. Specialisti elektrik, ve se sa me siper, duhet te kryeje një pjesë ose tërësinë e funksioneve të mëposhtme, sipas mënyrës së organizimit të punës: 1 Siguron asistencë teknike ndihmëse në eliminimin e defekteve, kryen profilaksine ndaj rrjetit kablor, pajisjeve elektrike, motorike dhe pajisjeve të prodhimit të energjisë, kabinave elektrike të TM-20kV etj. 2 Përgatit zbatimin e projekteve të instalimeve elektrike, sipas specifikimeve të dhëna të sigurisë, mbrojtjes në punë etj. 3 Monitoron aspekte teknike, teknologjike, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave, aparaturave dhe mekanizmave të tjerë elektrike, për të siguruar performancë të kënaqshme dhe pajtueshmërinë me specifikimet dhe rregulloret. 4 Kryen montimin, instalimin, testimin, kalibrimin, modifikimin dhe riparimin e pajisjeve elektrike për instalime të reja dhe të shfrytëzimit teknologjik, nën kontrollin e inxhinierit. 5 Kryen testime të sistemeve, pajisjeve, kabllove dhe lidhjeve, pa dhe me tension. 6 Kryen kontrolle për t’u siguruar, që punët e përfunduara, janë në përputhje me specifikimet, rregulloret, standardet e vendosura apo të miratuara.
7
P
PORT
www.avgas.al www.avgas.al
PORT