Shërbimet që ofrojnë përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë për emigrantët shqiptarë jashtë vendit
Përfaqësitë nga ana e tyre ndihmojnë shtetasit në rastet kur ata kanë probleme dhe vështirësi, gjithmonë duke respektuar legjislacionin e vendit pritës.
Kur humbin lidhjet me familjarët e tyre në Shqipëri
Kur ndalohen, arrestohen ose burgosen
Shtetasit mund t’u drejtohen kurdoherë përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë për të vendosur lidhjet me familjarët e tyre në atdhe. Përfaqësitë shqiptare marrin përsipër njoftimin e familjarëve përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Për këtë arsye dhënia e informacioneve të sakta dhe të mjaftueshme është me rëndësi. Edhe familjarët mund të kërkojnë ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që përmes përfaqësive të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit të vendosin lidhje me të afërmit e tyre. Duhet patur parasysh që në këto raste përfaqësitë nuk mund të sigurojnë informacione, nëse shtetasit për të cilët interesohen, qëndrojnë ilegalisht ose janë të burgosur dhe janë shprehur negativisht për kontaktimin me ta. Rëndësi të madhe ka dhënia nga ana e të interesuarve e informacioneve të sakta rreth familjarëve dhe të njohurve të tyre. Kur gjenden në vështirësi në shtetin e huaj Vështirësitë me të cilat mund të përballen shtetasit janë të natyrave nga më të ndryshmet. Për çdo rast ata mund t’u drejtohen përfaqësive të Republikës së Shqipërisë për t’u këshilluar apo për të kërkuar ndihmë.
Kur shtetasit shqiptarë jashtë vendit ndalohen ose arrestohen nga autoritetet policore të vendit pritës ata kanë të drejtë dhe duhet t’i drejtohen menjëherë përfaqësisë përkatëse për të kërkuar ndihmë apo këshillë. Prandaj është e këshillueshme që ata përherë të dinë kur janë jashtë shtetit, se si mund të kontaktojnë me ambasadën më të afërt, pra të paktën të kenë siguruar më parë numrat e telefonit. Kur arrestohen ata nuk duhet të pengojnë njoftimin e ambasadës shqiptare, nëse pyeten për këtë nga policia vendase, gjithmonë nëse dëshirojnë të mos shkëputin kontaktin. Autoritetet e huaja, në respektim të dëshirës së personit, nuk lejojnë asnjë lloj shkëmbimi informacioni me shtetin shqiptar, edhe në rastet ekstreme kur familja kërkon medoemos vendosjen e kontaktit. Shtetasit e arrestuar mund të kërkojnë nga përfaqësia diplomatike të rekomandohen për avokatë mbrojtës, persona të përshtatshëm vendas. Përfaqësitë mund të ndërmjetësojnë mes shtetasve dhe autoriteteve policore Në raste vdekjesh Familjarët ose të afërmit e një shtetasi të vdekur, me banim ose jo jashtë shtetit, vënë në dijeni për ngjarjen përfaqësinë më të afërt diplomatike apo konsullore në shtetin përkatës dhe deri në momentin e
transportimit të trupit për në atdhe mbajnë lidhje të vazhdueshme me përfaqësinë shqiptare. Shteti shqiptar merr përsipër me mjetet e tij transportin e shtetasve të vdekur vetëm në këto raste: a) Për persona që janë dërguar me shërbim ose mjekim shëndetësor nga shteti. b) Për punonjësit e përfaqësive diplomatike. c) Për raste të veçanta, sipas kërkesës së bërë nga institucione, njësi të qeverisjes vendore apo shoqata të ndryshme. Kur humbin ose kanë nevojë për dokumente Ambasadat tona mund të ndihmojnë shtetasit kur kanë humbur dokumentet e tyre. Duhet patur parasysh se jo për çdo dokument të humbur mund të garantohet ndihmë. Sipas rasteve, nga ambasadat mund të sigurohen dublikate, mund të dokumentohet humbja ose, pas verifikimeve me organet e tjera shqiptare, mund të lëshohen vërtetime, deklarata, etj. Shtetasit mund të kontaktojnë ambasadat kur kanë nevojë për dokumente të posaçme. Nuk garantohet nga ambasadat lëshimi i dokumenteve të gjendjes civile, patentave, dëshmive të penalitetit, dëftesave shkollore, etj. Për dokumente të caktuara është e nevojshme që paraprakisht ambasadat të verifikojnë të dhënat e shtetasve pranë organeve përkatëse shqiptare dhe vetëm pas verifikimeve të nevojshme mund të bëhet i mundur lëshimi i dokumenteve, vërtetimeve, apo llojeve të tjera të akteve zyrtare.
Kur kanë nevojë për legalizimin e dokumentave të huaja si dhe përkthimin e tyre Si rregull dokumentet e huaja të lëshuara për t’u paraqitur pranë organeve shqiptare duhet të legalizohen paraprakisht nga ambasadat shqiptare përkatëse. Në funksion të marrëveshjeve ku aderon Shqipëria dhe reciprocitetit, mund të lejohet legalizimi i drejtpërdrejtë i dokumenteve, ose legalizimi i tyre në ambasadë vetëm pasi ato të jenë legalizuar më parë nga Ministria e Jashtme e vendit pritës. Për disa procedura të caktuara si ato të lënies së shtetësisë është e nevojshme që edhe përkthimet e dokumenteve të legalizohen ose të noterizohen. Ambasadat në këto raste bëjnë legalizimin e përkthimeve, të kryera nga përkthyes të liçensuar ose të njohur në vendin pritës. Nuk legalizohen dhe nuk pranohen përkthime të personave të tjerë fizikë apo juridikë. Për pajisje me pasaportë Pajisja me pasaporte e qytetareve shqiptarë merret përsipër nga përfaqësitë shqiptare me kusht që qytetari të paraqesë një çertifikatë me fotografi dhe 4 fotografi të njëjta me ato të çertifikatës. Përfaqësia i garanton pasaportën qytetarit brenda tre muajsh. Në rastet kur qytetari dëshiron ta sigurojë më shpejt pasaportën ai duhet të hartojë në përfaqësi një prokurë të posaçme me anë të së cilës i delegon zyrtarisht të drejtën e ndjekjes së procedurës së nxjerrjes së pasaportës pranë komisariateve të policisë një personi sipas zgjedhjes së tij.Në këtë rast procedura ndiqet nga vet qytetari.
Veprime të gjendjes civile dhe të tjera Në përfaqësi kryhen martesa, regjistrime fëmijësh kur janë brenda afatit të parashikuar me ligj, prokura të thjeshta, vërtetime, ndihmë e konsultime për persona të trafikuar, etj. Përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në BE, USA dhe Kanada AUSTRI Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri Prinz Eugen Str. 18/1/5 A-1040 Wien Tel. +43 1 328 8656, Fax. +43 1 328 8658 Email: embassy.vienna@mfa.gov.al BELGJIKE Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë 30, Rue Tenbosch, 1000 Bruxelles Tel. +32 2 640 3544, +32 2 640 1422, +32 2 644 3329 Fax. + 32 2 640 31 77, 031 2 640 2858 Email: ambassade.bruxelles@mfa.gov.al BULLGARI Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë 10 Krakra Str. 1504 Sofia Bulgaria Tel. +359 29433857, Fax. +3592 943 3069 Email: embassy.sofia@mfa.gov.al
REPUBLIKA ÇEKE Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke Pod Kstansky 22 16000 Praha 6 Czech Republic Tel. +420 2 3337 0594 , +233380600 Fax. +420 2 3337 7232 Email: embassy.prague@mfa.gov.al DANIMARKE Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës Frederiksholms Kanal 4, st.tv 1220 Copenhagen K , Denmark Tel..+45 3391 7970, +45 3391 7979, Fax: +45 3391 7969 Email: embassy.copenhagen@mfa.gov.al FRANCE Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Franceze 57, Avenue Marceau 75116 Paris Tel. +33 1 47233100, Fax. +33 1 47235985 Email: ambassade.paris@mfa.gov.al GJERMANI Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë Friedrichstr. 231 D-10 969 Berlin, Deutschland Tel. +49 30 259 3040, Fax. +49 30 259 318 90 Email: embassy.berlin@mfa.gov.al