2001-2016
J
KONTRIBUT PËR NJË DEMOKRACI MË TË FUQISHME Nëntor 2016
Fjala e Drejtores qenë "sfido status quo-në", por ne u kemi qëndruar gjithmonë besnikë vlerave tona organizative - të qenurit etikë, bashkëpunues, gjithëpërfshirës dhe profesionalë. Pavarësisht pengesave ne kemi bërë një rrugë të gjatë dhe kemi treguar përkushtim, kreativitet dhe fleksibilitet. Ne kemi kërkuar dhe gjetur frymëzim në organizatat tona partnere brenda dhe jashtë vendit, forcë dhe mbështetje në rrjetet e shumta formale Viti 2016 shënoi 15 vjetorin e krijimit të Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.
dhe joformale që kanë qenë jetike për punën "jotradicionale" advokuese në nivel lokal dhe rajonal, burime në donatorë besnikë dhe bujarë
Ka qënë një udhëtim i pa besueshëm dhe ndjehem
që kanë treguar besim në vizionin tonë. Partnerët
e nderuar të drejtoj një organizatë e cila kombinon
Shqipëri ka lindur si pjesë e një rrjeti, rrjetit të
përkushtimin e saj ndaj forcimit të demokracisë duke
Partnerëve, dhe vazhdon të bazojë punën e saj në
punuar në mënyrë përfshirëse, me një nivel të lartë
partneritete institucionale dhe strategjike.
profesionalizmi dhe përgjegjshmërie.
Pas pesëmbëdhjetë vitesh, projekti nuk ka
Për 15 vjet, Partnerët Shqipëri ka pasur privilegjin
përfunduar ende. Partnerët Shqipëri do të
të punojë me qindra organizata të shoqërisë civile,
vazhdojë t’i mbetet besnike përgjegjësisë së saj
institucione shtetërore dhe private, dhe të mbështesë
për të mbështetur forcimin e demokracisë dhe
përpjekjet e tyre për të avancuar sistemin e vlerave
zhvillimin ekonomik në vend. Ajo ka kapacitetet dhe
demokratike të Shqipërisë, dhe për të forcuar
njohuritë për të vazhduar të sigurojë mbështetje për
përgjegjshmërinë dhe sundimin e ligjit.
aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë në projektin
Përmes punës dhe larmishmërisë së programeve të saj, Partnerët Shqipëri ka ndikuar pozitivisht në
e ndërtimit të demokracisë për shumë vite të ardhshme.
rritjen e zhvillimin personal të shumë praktikuesve të
Përvjetorët janë mundësi shumë e mirë për të
shoqërisë civile dhe zyrtarëve të administratës publike,
kujtuar punën e bërë, vlerësimin e arritjeve,
në përpjekjet e tyre për ndërtimin e institucioneve
mirënjohjen për mbështetjen e marrë dhe
të forta, për manaxhimin e proceseve të hapura dhe
reflektimin mbi çka paraqet e ardhmja. Ne, si
transparente, dhe në luftën ndaj korrupsionit. Ka
Partnerët Shqipëri, të gjitha këto dëshirojmë t‘i
qenë kaq shpërblyese të shohësh se si institucionet
ndajmë me ju në këtë raport.
janë forcuar dhe bërë më llogaridhënëse, si politikat kanë ndryshuar dhe bërë më të përgjegjshme, dhe si
Me mirënjohje,
proceset janë bërë më përfshirëse dhe me pjesëmarrje. Në këto 15 vjet, PSH nuk ka ndjekur rrugën e lehtë dhe të sigurt, gjë e cila e ka bërë udhëtimin tonë disa herë më të vështirë. Shpesh fraza jonë kryesore ka
Juliana Hoxha
Drejtore, Partnerët Shqipëri
4
PËRMBAJTJA I. Rrënjët e para (2001 – 2004) ................................................................. 8 1.1 1.2 1.3 1.4 1.5
Forcimi i kapaciteteve të OJF-ve................................................................................................. 8 Ndërtimi i kapaciteteve të Pushtetit Vendor ..........................................................................9 Përmirësimi i lidershipit qytetar ................................................................................................ 9 Programi akademik..................................................................................................................... 10 Puna në ekip me ndërkombëtarët.......................................................................................... 10
II. Zgjerimi i programit (2005-2010) .................................................... 14
2.1 Zhvillimi i OJF-ve të qëndrueshme dhe një mjedisi mundësues të përmirësuar......... 15 2.2 Ndërtimi i kapaciteteve advokuese dhe nxitja e pjesëmarrjes ........................................ 15 2.3 Përmirësimi i transparencës dhe përgjegjshmërisë në qeverisjen vendore dhe qendrore................................................................................................................................ 16 2.4 Rritja e përfaqësimit të grave dhe të rinjve në vendimmarrje.......................................... 18 2.5 Përfshirja ndërkombëtare........................................................................................................ 18
III. Farat e së ardhmes (2011 – vazhdim) ........................................... 22 3.1 3.2 3.3 3.4 3.5 3.6
Zhvillimi i një sektori të qëndrueshëm të OJF-ve ................................................................ 22 Rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë së pushtetit vendor dhe qendror........ 24 Përfshirja e grave dhe të rinjve në jetën ekonomike, sociale dhe politike.................... 26 Krijimi i një kulture të Filantropisë dhe PSB..........................................................................27 Mënyra të reja për të organizuar: ndërmarrjet sociale dhe inovatorët socialë........... 28 Përfshirja ndërkombëtare ........................................................................................................30
IV. Përfundim .............................................................................................. 36 V. Publikime ................................................................................................ 37 VI. Mbështetësit .........................................................................................40
5
6
Partnerët Shqipëri u themelua në vitin 2001 nëpërmjet një financimi fillestar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i cili iu dha Partnerëve për Ndryshim Demokratik. Që prej asaj kohe, Partnerët Shqipëri është anëtare e rrjetit të Partnerëve, duke përfituar nga eksperienca e gjerë e tij dhe duke bashkëpunuar në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Rrjeti i Partnerëve (Partners Network), është një partneritet i 20 organizatave të pavarura në 20 shtete ( Shqipëri, Argjentinë, Bullgari, Kolumbi, El Salvador, Gjeorgji, Hungari, Jordani, Kosovë, Liban, Meksikë, Nigeri, Peru, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Senegal, Jemen, Shtetet e Bashkuara). Organizatat janë të pavarura, të regjistruara në vendet përkatëse, me staf lokal dhe punojnë me përkushtim për të avancuar shoqërinë civile dhe një kulturë ndryshimi e manaxhimi të konfliktit. Çdo qendër anëtare e rrjetit Partners ofron një sërë shërbimesh për komunitetet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. Përmes përcjelljes dhe përshtatjes së aftësive dhe proceseve të tyre, si dhe zhvillimit të metodologjive unike, Partnerët përmbushin nevojat specifike të grupeve me të cilat punojnë. Që prej krijimit në vitin 2001, Partnerët Shqipëri është përqëndruar në mënyrë të vazhdueshme në avancimin e demokracisë në Shqipëri, duke forcuar e mbështetur shoqërinë civile, dhe lehtësuar bashkëpunimin efektiv midis organizatave jofitimprurëse (OJF-ve), institucioneve shtetërore dhe akademike dhe sektorit privat. Nën regjimin komunist, në Shqipëri liria e organizimit ishte e ndaluar dhe pushteti shumë i centralizuar, duke krijuar një hendek të madh ndërmjet elitave politike dhe qytetarëve. Në këtë ndarje, korrupsioni i të gjitha llojeve zuri rrënjë duke thyer besimin e qytetarëve në integritetin e qeverisjes në të gjitha nivelet, partitë politike, mediat, dhe institucionet e tjera shoqërore. Partnerët Shqipëri u krijua dhe u zhvillua përmes një angazhimi për të adresuar sfidën kryesore demokratike në Shqipëri, e cila ishte dhe vazhdon të mbetet - nxitja e një ndërveprimi më të mirë ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve shtetërore përmes një shoqërie civile aktive.
7
I. Rrënjët e para (2001 – 2004) Në vitin 2001, Partnerët Shqipëri u regjistrua si Organizatë Jofitimprurëse shqiptare. Organizata kishte siguruar fonde për tre vitet e ardhshme dhe menjëherë filloi të rekrutojë staf dhe të hartojë programin në përmbushje të misionit të saj për avancimin e demokracisë dhe shoqërisë civile. Në fillimet e saj, me mungesën e qartë të aftësive bashkëpunuese në të gjithë sektorët, PSh ndërtoi një strategji për ndërtimin e kapaciteteve në tre fusha kryesore programatike a) forcimin e sektorit të OJFve; b) ndërtimin e kapaciteteve të pushtetit vendor; dhe c) përmirësimin e aftësive bashkëpunuese dhe lidershipit të qytetarëve shqiptarë. Gjatë tre viteve të para, PSh kishte nëntë punonjës dhe një vullnetar. Buxheti vjetor i organizatës ishte afërsisht 581.067$, ku 90% e shumës mbështetej nga USAID – pjesa tjetër mbështetej nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Agjencia Ndërkombëtare Kanadeze për Zhvillim (CIDA), Ministria Hollandeze e Punëve të Jashtme, dhe BE-ja.
1.1 Forcimi i kapaciteteve të OJF-ve Distanca kohore nga viti 2001 deri në vitin 2004 shënoi një periudhë të rëndësishme stabilizimi pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe kaosit social që pasoi. Gjithë sektori i shoqërisë civile në këtë periudhë ishte ende i ri, dhe OJF-të në përgjithësi ishin të dobëta dhe të çorganizuara. PSh ishte organizata e parë që i dha rëndësinë e duhur këtij problemi dhe realizoi një vlerësim nevojash të sektorit të OJF-ve në Shqipëri.
8
Drejtorja themeluese e PSh Kur Juliana Hoxha u kontaktua nga Partnerët për Ndryshim Demokratik në vitin 2000, për të krijuar një OJF të re në Shqipëri, të përkushtuar në forcimin e shoqërisë civile dhe rolit të saj në qeverisjen demokratike, ajo e dinte se kjo do të ishte një përshtatje shumë e mirë për formimin dhe vizionin e saj. Zonja Hoxha ishte e angazhuar në mënyrë aktive për ndërtimin e demokracisë me pjesëmarrje, duke qenë e përfshirë në procesin e hartimit të Kushtetutës së re shqiptare dhe Ligjit të parë të OJF-ve. Ajo kishte punuar për çështjet e zhvillimit demokratik dhe të transparencës me një sërë grupesh vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore dhe USAID-in. Që nga fillimi, Znj. Hoxha pa potencialin e Partnerëve Shqipëri për t’u bërë një institucion unik shqiptar me një rol vendimtar në mbështetjen dhe nxitjen e zhvillimit të një kulture të fuqishme shqiptare të pjesëmarrjes qytetare dhe qeverisjes së mirë. Përpara këtij studimi nuk kishte informacion sistematik për sektorin e OJF-ve në vend. Vlerësimi identifikoi që pjesës më të madhe të OJF-ve u mungonin aftësitë profesionale në mobilizimin e komunitetit, manaxhimin e projekteve, dhe manaxhimin financiar. Impakti i këtyre organizatave ishte i kufizuar për arsye të mungesës së granteve për organizatat e vogla komunitare jashtë kryeqytetit. Për të adresuar këto nevoja, PSh dizenjoi një strategji me dy drejtime: Programin e trajnimeve dhe asistencës teknike për OJF-të si dhe Programin e Granteve të vogla. Programi i trainimit iu ofroi drejtuesve të OJF-ve një set me aftësi të reja përfshirë menaxhimin e konflikteve, zhvillimin organizativ, advokaci, shkrimin e projekt-propozimeve, menaxhimin e projekteve
dhe ndërtimin e koalicioneve. Këto trajnime ndihmuan qindra OJF të forcohen si organizata dhe të ndërtojnë rrjete bashkëpunimi, duke kontribuar në rritjen e impaktit të punës së tyre. Shumica e OJF-ve në këtë kohë ishin shumë të vogla dhe me një ndikim të limituar. Nuk ekzistonte një traditë në ofrimin e shërbimeve për komunitetin nga OJF-të, ndaj PSh hartoi Programin e Granteve të vogla për të mbështetur ofrimin e shërbimeve për grupet më vulnerabël në shoqëri përmes OJF-ve. Paralelisht me financimin përmes grantit, PSh mbështeti OJF-të me orientim dhe asistencë në manaxhimin e projekteve dhe manaxhimin financiar, për të ndërtuar qëndrueshmërinë afatgjatë të këtyre organizatave. Grantet u ofruan në tre fusha tematike kryesore: shërbime psiko-sociale; anti-trafikimi & të drejtat e njeriut; dhe shërbime shëndetësore. Përmes programit të Granteve të vogla u mbështetën 51 projekte në të gjithë Shqipërinë.
Programi i granteve të vogla Projekti “Mbrojtja e fëmijëve në situatë rruge në Tiranë” Shërbimi Social Ndërkombëtar (SHSN) është një OJF Shqiptare e cila ofron shërbime për fëmijët në situatë rruge dhe familjet e tyre. Në vitin 2003, kjo OJF mori një grant nga PSh për të ofruar shërbime sociale dhe edukative për familjet e fëmijëve në situatë rruge në Tiranë, për të bërë të mundur që fëmijët të ndjekin shkollën dhe duke kontribuar në ndërprerjen e ciklit të varfërisë. Morena Gjecovik, Menaxhere e Programit (SHSN) u shpreh:
“ PSh ishte organizata e parë e cila ofroi një lloj të ri mbështetje; përveç mbështetjes financiare ata ofruan asistencë në përgatitjen e projekteve dhe raportimin financiar; përmes mbështjes së tyre Strehëza jonë arriti të rikthente në shkollë 40 fëmijë përgjatë një periudhe 8 mujore, si dhe na mundësoi të punonim me prindërit e fëmijëve në situatë rruge për të gjetur mundësi punësimi”.
1.2 Ndërtimi i kapaciteteve të Pushtetit Vendor Decentralizimi i pushtetit ishte një pjesë e rëndësishme e tranzicionit të Shqipërisë nga një sistem një partiak, sundim i centralizuar, në një demokraci moderne me shpresë për antarësimin në Bashkimin Evropian. Në vitin 2000 qeveria shqiptare miratoi “Strategjinë Kombëtare për Decentralizimin dhe Autonominë Vendore”. Përfaqësuesit e pushtetit vendor u gjendën të ngarkuar me autoritet dhe përgjegjësi të reja, por me kapacitete të munguara për të përmbushur këto pritshmëri. Në përgjigje të kësaj situate, PSh ofroi në të gjithë vendin programe trajnimi në fushën e qeverisjes vendore, duke u fokusuar në çështjet kyçe: Roli i Drejtuesve të zgjedhur, Aftësitë Komunikuese dhe Përfshirëse, Aftësitë e Menaxhimit të Konfliktit, Transparenca dhe Llogaridhënia. Qindra zyrtarë të sektorit publik të cilët morën pjesë në këto programe u aftësuan në fushat kryesore lidhur me përgjegjësitë e reja, përmirësuan performancën dhe transparencën në qeveritë vendore përkatëse, dhe u bënë kampionë lokalë në përfshirjen e qytetarëve.
Përmirësimi i qeverisjes me pjesëmarrje në bashkitë kufitare të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në vitin 2004, PSh dhe OPEN - një OJQ nga Maqedonia - zbatuan një projekt të përbashkët me qëllim përmirësimin e aftësive komunikuese dhe të punës në terren të zyrtarëve bashkiakë nga Pogradeci dhe Peshkopia në Shqipëri dhe Struga e Dibra në Maqedoni. Gjatë zbatimit të projektit, zyrtarët vendorë nga katër bashkitë u njohën me mjete të reja e bashkëkohore për komunikimin efektiv me zgjedhësit e tyre, përmirësimin e shërbimeve publike dhe mobilizimin e qytetarëve. Përfaqësues të OJF-ve dhe mediave lokale morën pjesë gjithashtu në trajnime dhe vizita në terren.
“ Ky projekt forcoi urat e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet bashkive kufitare, dhe na ndihmoi të njiheshim me modele dhe praktika të reja për një qeverisje më të mirë me pjesëmarrje” – Z. Imer Ollgu, Kryetar i bashkisë së Dibrës, Maqedoni.
9
1.3 Përmirësimi i lidershipit qytetar Në shoqërinë shqiptare, tradicionalisht gratë dhe të rinjtë janë përjashtuar nga jeta publike dhe vendimmarrja, veçanërisht në komunitetet rurale. Për të promovuar gjithëpërfshirjen dhe për t’i ofruar mundësi drejtuesve të rinj të spikatur nga grupe të marxhinalizuara, PSh ofroi trajnime në lidership, menaxhim projektesh, komunikim, menaxhim konflikti, advokaci dhe rrjetëzim. Programi i Lidershipit të Gruas ndërtoi kapacitetet e grave për të udhëhequr iniciativa komunitare dhe formuar rrjete për të advokuar efektivisht për nevojat e tyre. Një nga pjesëmarrëset e programit organizoi një debat publik për çështjet me të cilat përballeshin gratë shqiptare në qytetin e Tropojës, një nga rajonet veriore më të varfra dhe konservatore në vend. Rreth dyzet burra dhe gra morën pjesë në një debat të hapur, i cili u transmetua në një kanal televiziv lokal me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik. Debati ishte shumë i nxehtë dhe shumica e burrave e kundërshtonin idenë që gratë duhet të kenë më shumë mundësi dhe pavarësi. Gratë pjesëmarrëse, megjithëse në një pozicion të vështirë, me ndihmën e moderatorit arritën të shprehnin shqetësimet e tyre. Në vijim të debatit, gratë në Tropojë shprehen interes të lartë për pjesëmarrje në trajnimet e lidershipit dhe manaxhimit, për t’u aftësuar në ngritjen e bizneseve të tyre dhe përfshirë në vendimmarrjen e komunitetit. Në programin e Lidershipit të Rinisë, PSh trajnoi profesionistë të rinj nga sekori i OJF-ve, pushteti vendor dhe qëndror, dhe nga sektori i biznesit. Kjo iniciativë kontribuoi në rritjen e aftësive të të rinjve për t’u bërë agjentë ndryshimi në shoqëri. Suksesi i programit të Lidershipit të Rinisë u duk qartë në entuziazmin e të rinjve pjesëmarrës. Denis Dervishi nga Forumi Rinor Demokratik në Durrës u shpreh se “Pjesëmarrja në Programin
e Lidershipit të Rinisë më ndihmoi të mësoj si të jem një drejtues i mirë, si të jem më tolerant dhe fleksibël në skuadër, si të pranoj mendimin e të tjerëve në një situatë konfliktuale dhe si të zhvilloj aftësi dëgjuese efektive”. 10
1.4 Programi akademik Institucionet e arsimit të lartë kanë pasur gjithmonë një rol drejtues në diskursin publik shqiptar dhe kanë qenë shumë influencues në tranzicionin demokratik. Programi Akademik i PSh mundësoi përfshirjen e metodologjisë për zgjidhjen e konflikteve dhe aftësitë për manaxhimin e ndryshimit, në kurrikulën e Universitetit të Tiranës. Që nga krijimi i këtij kursi në 2002-2003, profesorët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave, dega Punë Sociale janë trainuar sipas kurrikulës së hartuar nga ky program i cili vazhdon të ofrohet edhe sot.
1.5 Puna në ekip me ndërkombëtarët ADN-ja e PSh është shqiptare, me staf shqiptar e duke punuar në Shqipëri. Megjithatë, që nga fillimi organizata ka qënë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare dhe praktikave komunitare, pjesëmarrje e cila ka shërbyer si burim inspirimi, zhvillimi organizativ dhe të stafit, si dhe avancim të misionit të organizatës në nivel rajonal. Që prej themelimit, PSh ka qenë anëtare e rrjetit ndërkombëtar të Partnerëve për Ndryshim Demokratik (sot Partnerët Global), një rrjet ndërkombëtar i fokusuar në transformimin e konflikteve dhe zhvillimin demokratik. Rrjeti i Partnerëve përfshin trajnerë me eksperiencë në fushat kryesore programatike të PSh, nga Evropa dhe SHBA. Në fazën e krijimit të PSh, stafi i organizatës arriti të përfitonte prej këtyre burimeve të pasura, në zhvillimin e kapaciteteve organizative, programeve dhe kurrikulës së trajnimit. Si pjesë e tranzicionit demokratik, Shqipëria doli nga izolimi dhe u bë gjithnjë e më e përfshirë në proceset rajonale dhe ndërkombëtare. Shumë agjensi multilateriale dhe bilaterale u përfshinë në promovimin dhe zhvillimin e reformës në Shqipëri. Në këtë kontekst, PSh u bë një partner lokal i besueshëm dhe zhvilloi një seri trajnimesh, vlerësimesh dhe studimesh në bashkëpunim me këto institucione përfshirë Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Bankën Botërore, Programin Botëror për Ushqimin.
Ngritja e zyrës dhe rekrutimi i stafit të parë
Programet e PSH për lidershipin e gruas dhe rinisë
Mjedisi mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile
Programi i PSH për lidershipin e pushtetit vendor
Publikimet e para
11
TË DHËNA KYÇ MBI IMPAKTIN GRANTET
TRAJNIMET PËR OJFtë
360 projekt-propozime të marra
793përfaqësues të OJFve të trainuar
240 OJF morën asistencë dhe këshillim për të
70% e pjesëmarrësve zhvilluan
51 projekte të financuara nga të cilat përfituan 51,000 individë nga grupe të ndryshme shoqërore
30%e pjesëmarrësve morën një grant
zhvilluar dhe përmirësuar propozimet e tyre
25 %e përfituesve të granteve ishin OJF të reja ose pa eksperiencë
sisteme të reja monitorimi dhe vlerësimi
brenda 3 muajsh pas pjesëmarrjes në trainim
50 %
e pjesëmarrësve përmirësuan transparencën duke botuar raporte vjetore
90 %e pjesëmarrësve në trajnimet e Manaxhimit Financiar përmirësuan sistemet financiare duke rritur besimin tek donatorët dhe përfituesit
Shpërndarja gjeografike e përfituesve të granteve TIRANË VLORË KORÇË DURRËS KRUJË SHKODËR LEZHË GJIROKASTËR PESHKOPI PËRMET KUKËS PUKË
50 %e pjesëmarrësve në trainimet mbi Procedurat
e brendshme zhvilluan procedura mbi Konfliktin e Interesit
1% 2% 2% 5% 15% 5% 8% 20% 22% 20%
Procedurat e brendshme Manaxhimi i konfliktit
Përfituesit e Granteve sipas llojit të shërbimit 2%
Manaxhimi financiar Manaxhimi i projekteve Shkrimi i projekt-propozimeve
26%
8%
Ngritja e fondeve dhe vetë financimi
12% 12%
Përfituesit e trajnimeve nga sektori i OJFve
22%
Lidershipi Zhvillimi organizativ Zhvillimi i Bordit
18%
Manaxhimi i Burimeve Njerëzore
Përfituesit e granteve Asistenca në pushtetin vendor
Zhvillimi Ekonomik Trainimi / Punësimi
Pjesëmarrëset në Lidershipin e Gruas Pjesëmarrësit në Lidershipin e Rinisë
Integrimi dhe Zgjidhja e Konflikteve Zgjedhjet / Edukimi i Votuesve
19% Qendër
34% Tiranë
20% Veri
Shërbime shëndetësore Antitrafikimi / Të drejtat e njeriut Shërbime Psikosociale
27% Jug
N E PROGRAMEVE TË PSH 2001-2004 TRAJNIM & ASISTENCË PËR PUSHTETIN VENDOR DURRËS ELBASAN FIER KRUJË FUSHË-KRUJË KUÇOVË POGRADEC SHKODËR TIRANË VLORË
292 zyrtarë bashkiakë të trajnuar
10bashki të asistuara përmes rritjes së kapaciteteve për t’u shërbyer më mirë qytetarëve
9 prej bashkive të asistuara
Rritja e Përgjegjshmërisë Financiare
35%
Lidershipi i Zgjedhur
34%
Zhvillimi i PV dhe Lidershipi (TOT)
Aftësi Komunikuese dhe Përfshirëse
hartuan ose përmirësuan Kodin e Etikës
Planifikimi strategjik
16% Jug
14%
Aftësi të Manaxhimit të Konfliktit
15% Tiranë
58% Qendër
9% 11% Veri
5% 3%
FUQIZIMI I LIDERSHIPIT TË GRUAS DHE RINISË LIDERSHIPI I GRUAS
18 gra lidere nga 7rajone
të trajnuara dhe asistuara
800
krijimi i një rrjeti prej grave aktive udhëhequr nga grupi i grave lider, për adresimin e çështjeve të gruas
TIRANË DURRËS FIER VLORË SHKODËR POGRADEC
28% Tiranë
22% Qendër
28% Veri
22% Jug
150
të rinj Trajnim & mbështetje për për të zhvilluar potencialin e tyre udhëheqës
50 liderë të rinj të trajnuar si trajnerë
PROGRAMI AKADEMIK
Cikli i Manaxhimit të Projektit
►
Komunikimi dhe Manaxhimi i konfliktit
►
Lidershipi dhe Manaxhimi
►
Advokacia dhe Rrjetëzimi
►
Aftësi trajnuese për një trajnim efektiv
10% Qendër
LIDERSHIPI I RINISË TIRANË KUKËS POGRADEC SHKODËR ERSEKË PUKË VLORË FIER DURRËS
►
24% Burra
10% Veri
GRAMSH KUCOVË ELBASAN BALLSH KORÇË GJIROKASTËR LIBRAZHD KRUJË
11% Jug 69% Tiranë
76% Gra ► ► ► ► ► ► ► ► ►
Lidershipi dhe Manaxhimi Manaxhimi i konfliktit dhe ndryshimit Komunikimi efektiv Negocimi Ndërtimi i ekipit Lehtësimi Marrëdhëniet me publikun Advokacia Manaxhimi i projekteve
BURIMET E FINANCIMIT
9
një grup prej pedagogësh të trajnuar në Manaxhim Konflikti, një program 4-ditor drejtuar nga një trajner ekspert ndërkombëtar
10%
Asistencë individuale dhe në grup për zhvillimin e kurrikulës akademike në këtë çështje
USAID Donatorë të tjerë
Një kurs mbi Manaxhimin e Konfliktit prezantuar për herë të parë në 2002, për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale
90%
II. Zgjerimi i programit (2005-2010) E pozicionuar si një organizatë e fuqishme, e qëndrueshme dhe e spikatur në pesë vitet e para të punës, PSh nisi të zgjerojë aktivitetin me programe më të mëdha dhe më komplekse, për t’iu përgjigjur nevojave të zhvillimit të vazhdueshëm demokratik në Shqipëri. Qytetarët kishin filluar të kërkonin më shumë pjesëmarrje dhe llogaridhënie, por ishin ende të pafuqizuar. Pushteti vendor kishte përgjegjësi më të mëdha, por ishte ende jofunksional, dhe korrupsioni ishte përhapur gjerësisht. Sektori i shoqërisë civile po shndërrohej në një forcë më të rëndësishme sociale dhe ekonomike në vend, por OJF-të kishin ende nevojë për aftësi dhe mbështetje për të kapërcyer hendekun midis qytetarëve dhe qeverisë. Gjatë procesit të hartimit të planit të saj strategjik, PSh vendosi që të vazhdojë punën në të tri fushat kryesore programatike, duke përshtatur paksa fokusin në përputhje me ndryshimet e ndodhura në vend,
duke i dhënë një rëndësi të konsiderueshme inkurajimit të nismave lokale:
1
Zhvillimi i OJF-ve më të qëndrueshme të cilat veprojnë brenda një mjedisi ligjor dhe rregullator i cili mundëson dhe inkurajon aktivitetet e tyre;
2
Rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë në pushtetin vendor dhe qendror;
3
Rritja e përfaqësimit të grave dhe të rinjve në vendimmarrje.
Duke parë nga e ardhmja, PSh filloji të zhvillojë fusha të reja të veprimtarisë të cilat do të kontribuonin në qëndrueshmërinë e organizatës dhe do të zhvillonin më tej kulturën e demokracisë dhe qeverisjes së mirë në Shqipëri: E orientuar drejt arritjes së objektivit strategjik afatgjatë për angazhimin e sektorit privat në zhvillimin social, PSh filloi të bashkëpunojë me korporatat shqiptare duke ofruar shërbime me pagesë si psh. trajnime. Kjo përqasje ishte vërtetë pioniere për OJF-të në Shqipëri, pasi deri në atë moment komuniteti i biznesit ishte totalisht i pa përfshirë në diskutimin mbi zhvillimin. Përmes këtij aktiviteti organizata ndërtoi besueshmëri dhe rrjetëzim me sektorin privat i cili në vitet e mëvonshme u bë një pjesë e rëndësishme e programit ndërsektorial të PSh. Shfrytëzimi i kësaj mënyre të re të gjenerimit të të ardhurave, përtej skemave të zakonshme të fondeve prej institucioneve donatore dhe agjencive të ndihmës së huaj, ishte një risi e rëndësishme që ndihmoi në ndërtimin e qëndrueshmërisë organizative të PSh. Bazuar në suksesin e disa vlerësimeve të PSh për shoqërinë civile, organizata nisi të ndërmarrë hulumtime dhe monitorim në një shkallë më të gjerë, të fushave në të cilat organizata kishte zhvilluar ekspertizë të konsiderueshme. Për shembull, PSh lehtësoi një vlerësim me pjesëmarrje të performancës së bashkive në ofrimin e shërbimeve, dhe gjithashtu ndërtoi një proces për monitorimin e performancës së institucioneve kombëtare si Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit.
14
Përgjatë pesë viteve, ndërmjet 2005-2010 buxheti i organizatës u rrit nga 1,743,201$ në 2,798,112$. Organizata diversifikoi numrin e donatorëve, llojin e fondeve (grante, kontrata, shërbime) dhe vendodhjen e veprimtarisë së saj ( Shqipëri, Rajon, në të gjithë botën). 60% e fondeve u mbështet nga USAID (krahasuar me 90% në fazën e parë); 25% nga fondacionet private, 6% nga qeveri të huaja, 5% nga agjenci multilaterale dhe 4% nga shërbimet e ofruara për sektorin e biznesit. Në vitin 2008 organizata bleu zyrën e saj duke rritur stabilitetin dhe qendrueshmërinë financiare.
2.1 Zhvillimi i OJF-ve të qëndrueshme dhe përmirësimi i mjedisit mundësues Ndërsa OJF-të shqiptare zhvilloheshin në organizata më profesionale, me aftësi më të mira teknike dhe lidershipi, ato filluan të njohin rolin e tyre kyç dhe përgjegjësinë për të transmetuar zërin e qytetarëve në influencimin e politikave dhe zbatimin e tyre në të gjitha nivelet e qeverisjes. Programi inovator gjithëpërfshirës i PSh për forcimin e sektorit përfshiu punën për mjedisin ligjor mundësues në përgjithësi, si dhe punën advokuese të OJFve në veçanti.
Kuadri Ligjor për OJF-të PSh ndërtoi dhe udhëhoqi një koalicion organizatash shqiptare në një proces vlerësimi dhe përmirësimi të kuadrit ligjor i cili qeveriste trajtimin fiskal dhe tatimor të OJF-ve. Në atë kohë, qeveria po diskutonte ndryshime ligjore të cilat do të ndrydhnin e vështirësonin rritjen dhe qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi. Përpjekjet e PSh rezultuan në ndryshime të ligjeve ekzistuese, një arritje e madhe e cila ndikoi pozitivisht të gjitha organizatat që operonin në atë kohë dhe do të operonin në të ardhmen në vend. Kësaj arritjeje gjithashtu iu shtuan edhe iniciativa të tjera si procesi konsultativ kombëtar për ngritjen e çështjes së standartit të manaxhimit dhe etikës së OJFve, dhe mënyrës se si ato mund të ndikojnë në mirëqënien e të gjithë sektorit dhe marrëdhënies së tij me publikun.
PSh krijoi Manualin e Manaxhimit Financiar të OJF-ve, i cili kishte si qëllim përmirësimin e performancës së OJF-ve sa i përket efiçencës, transparencës, manaxhimit financiar, vendimmarrjes dhe komunikimit.
2.2 Ndërtimi i kapaciteteve advokuese dhe nxitja e pjesëmarrjes Në perspektivën e PSh, advokacia është mjeti kryesor përmes të cilit qytetarët influencojnë proceset vendimmarrëse. Duke u bazuar në ekspertizën e saj në manaxhimin e ndryshimit, PSh ka zhvilluar një përqasje specifike për advokacinë që thekson strategjitë bashkëpunuese, përfshirjen e vendimmarrësve, dhe partneritetet ndërsektoriale. Qeverisja autoritare në Shqipëri për shumë vite kishte influencuar në mungesën e eksperiencës së qytetarëve për t’u organizuar dhe për të artikuluar me zë të lartë nevojat dhe ankesat në nivele të ndryshme të qeverisjes. PSh ndërtoi një program në përshtatje me këtë kontekst, duke vlerësuar fillimisht kapacitetet advokuese dhe nevojat e sektorit të OJF-ve në vend. Organizata dizenjoi Programin e Trajnimit dhe Asistencës Teknike për OJF-të si dhe programe të tjera të cilat ngushtuan hendekun ndërmjet qytetarëve dhe OJF-vë në njërën anë, dhe ndërmjet OJF-ve dhe institucioneve përfaqësuese në anën tjetër. PSh lançoi iniciativa plotësuese për të rritur kapacitetet e qytetarëve për të marrë pjesë në vendime që ndikojnë jetën e tyre. Gjatë zgjedhjeve vendore të 2007, organizata zbatoi në shtatë qytete kryesore në Shqipëri një fushatë të re advokuese për një qeverisje vendore më të mirë. Iniciativa “Unë mbështes Qeverisjen e Mirë” fuqizoi më shumë se 2500 qytetarë në këto qytete për t’u përfshirë në mobilizimin e bashkëqytetarëve, organizimin e forumeve, inkurajimin e debatave të hapura. Duke përdorur një shumëllojshmëri metodologjish inovative si Karta e Raportimit Qytetar, PSh ndihmoi qytetarët të rrisin përgjegjshmërinë e kandidatëve vendorë kundrejt zgjedhësve të tyre dhe kontribuoi në ndërtimin e një kulture të re ndërveprimi mes qytetarëve dhe politikanëve.
15
Grantet e Vogla Duke çuar më tej punën për zhvillimin e OJF-ve më të forta dhe të qëndrueshme në Shqipëri, PSh administroi Fondin e Granteve të Vogla. Ky fond mbështeti finaciarisht OJF-të shqiptare që ndërmorën projekte inovative për nxitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, luftën kundër korrupsionit, promovimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë në qeverisje. Duke zbatuar këto projekte nën mentorimin e kujdesshëm të PSh, këto organizata mësuan si të planifikonin, zbatonin dhe vlerësonin iniciativa që kishin një ndikim pozitiv të rëndësishëm në të gjithë vëndin. Një shembull i këtyre projekteve advokuese, është rasti i Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (FSHDPAK), i cili mori një grant për përmirësimin e zbatimit të ligjit që detyron akses elektoral për qytetarët me paaftësi fizike dhe pamore. Që nga viti 2002, Fondacioni ka punuar për inkurajimin e Parlamentit Shqiptar për të respektuar të drejtën e votës së qytetarëve shqiptarë me paaftësi fizike, mendore dhe ndijore. Në mbështetje të objektivave të tij, FSHDPAK ndërtoi një dialog bashkëpunues ndërmjet personave me aftësi të kufizuar, OJF-ve për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar, njësive të qeverisjes vendore dhe komisioneve zgjedhore vendore. Nën këtë grant, për herë të parë u bënë përpjekje të rëndësishme për të mundësuar akses në qendrat e votimit të personave me aftësi të kufizuar. U mundësuan 1500 kabina të veçanta votimi për përdoruesit e karrikeve me rrota, dhe një përqindje e madhe e qendrave të votimit u vendosën në katet e para. Për herë të parë në Shqipëri u prodhuan fletë votimi në Braille për të mundësuar votimin e personave të verbër.
2.2 Përmirësimi i transparencës dhe përgjegjshmërisë në qeverisjen vendore dhe qendrore Një nga reformat kyçe që Shqipëria ka ndërmarrë në përpjekjet e saj për t’u bërë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian ishte decentralizimi i qeverisë.
16
Partnerët Shqipëri lehtësoi dhe zgjeroi këto reforma duke zhvilluar një program për forcimin e qeverisjes me pjesëmarrje. Organizata punoi në mënyrë të drejtpërdrejtë me zyrtarët e emëruar dhe të zgjedhur të pushtetit vendor, për të rritur aftësitë e tyre drejtuese dhe manaxhuese, promovuar ndërveprimin konstruktiv me aktorë të tjerë lokalë, dhe për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
Asistencë Teknike Programi i Asistencës Teknike të PSh përfshiu trajnime në planifikimin bashkëpunues dhe qeverisjen me pjesëmarrje për drejtuesit dhe zyrtarët e administratës publike. Në vijim, për t’iu ardhur në ndihmë liderëve të sapo trajnuar që të aplikojnë në praktikë aftësitë e tyre të reja, PSh lehtësoi procese planifikuese dhe dialogje lokale ndërmjet OJF-ve dhe pushtetit vendor. Trajnimet ndihmuan zyrtarët vendorë në identifikimin e nevojave të komunitetit, zhvillimin e procedurave transparente, dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve. PSh ofroi trajnime mbi teknikat e pjesëmarrjes, për audienca mikse me përfaqësues të pushtetit vendor, shoqërisë civile, mediave dhe bizneseve. Si rezultat i këtyre aktiviteteve, palët e interesit nga publiku, OJFtë dhe sektorët privatë u njohën praktikisht me përfitimet e bashkëpunimit të ndërsjelltë, zhvilluan mekanizma bashkëpunimi dhe shtruan rrugën për një qeverisje më të mirë me pjesëmarrje.
Transparenca dhe përgjegjshmëria Lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i transparencës në qeverisje janë çështje të rëndësishme për Shqipërinë. Gjatë kësaj faze, PSh u shndërrua në një nga organizatat më të njohura shqiptare që punoi për këto çështje, përfshirë: - Dizenjimin e strategjive anti-korrupsion“Të punojmë së bashku drejt një qeverisje vendore më transparente dhe të përgjegjshme”; - Zhvillimin e kodit të etikës për punonjësit
e bashkive - “Përmirësimi i performancës dhe përgjegjshmërisë në qeverisjen vendore me pjesëmarrjen e qytetarëve”; - Zhvillimin e kapaciteteve monitoruese të qytetarëve, dhe zhvillimin e mekanizmave për mbikqyrjen qytetare të ofrimit të shërbimeve - “ Drejt një qeverisje vendore më të përgjegjshme dhe transparente në Shqipëri”; - Nxitjen e shkëmbimit të praktikave më të mira në pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse - “Promovimi dhe shpërndarja e praktikave më të mira të qeverisjes vendore me pjesëmarrje, në nivel Ballkani, ndërmjet bashkive të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.»
Modernizimi i Administratës Publike PSh punoi gjithashtu me qeverisjen qendrore për të avancuar më tej qëllimin për rritjen e transparencës. PSh ishte pjesë e Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë I & II, e cila ndihmoi qeverinë shqiptare në reformimin dhe modernizimin e administratës tatimore, prokurimit publik dhe regjistrimit të biznesit, duke përfshirë ndërtimin e një procesi bashkëkohor të manaxhimit të biznesit dhe sisteme të teknologjisë së informacionit për qeverisjen elektronike. Ndikimi i kësaj iniciative u ndje në nivele të ndryshme në administratën publike - taksat, prokurimet, qeverisjen elektronike - si dhe nga bizneset dhe qytetarët, si përfituesit e këtyre reformave në ofrimin e shërbimeve. Në këtë iniciativë komplekse, PSh luajti një rol kyç si lehtësues i diskutimeve konstruktive dhe bashkëpunimit ndërmjet grupeve të ndryshme të aktorëve. Një shembull i këtij roli ishte organizimi dhe lehtësimi i një serie workshopesh mbi “Ligjin e Prokurimit Publik” me qëllim që komuniteti i biznesit të kuptonte më mirë ndryshimet dhe proçedurat e reja më transparente të prokurimit. PSh gjithashtu ofroi një themel të fortë në komunikimin dhe shërbimin ndaj klientit, për punonjësit e institucioneve të krijuara rishtas ose të reformuara si Agjencia e Prokurimit
Publik dhe Qendra Kombëtare e Liçencimit (QKL) - Një one-stop-shop efektiv për liçensimin e biznesit dhe procedurat e lejeve të ushtrimit të aktivitetit. PSh udhëhoqi vlerësimin e parë të performancës së QKL dhe zhvilloi një sërë mjetesh monitorimi në mënyrë që institucioni të kishte mundësi të monitoronte performancën në mënyrë periodike në vazhdimësi. Një set i ngjashëm mjetesh monitorimi u zhvillua për vlerësimin dhe monitorimin e performancës së Qendrës së re Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit (QKR), krijimi i së cilës mundësoi reduktimin e kostove dhe kohën e nevojshme për regjistrimin e biznesit nga shumë javë në vetëm një ditë.
Zgjedhjet PSh kishte fituar eksperiencë në monitorimin e zgjedhjeve të vitit 2005 dhe 2007, prej rolit të rëndësishëm në Programin Demokraci dhe Qeverisje në Shqipëri. Në zgjedhjet e vitit 2009, PSh punoi me gjashtë organizata anëtare të Koalicionit të Vëzhguesve Vendor për të organizuar një përpjekje monitoruese në të gjithë vendin, që u realizua nga 10 organizata. Këto ishin zgjedhjet e para të monitoruara tërësisht nga shqiptarët, pa mbështetje të ndonjë programi të huaj. Në vitin 2011, PSh mobilizoi qytetarët të merrnin pjesë në vendimmarrjen e qeverisjes vendore përmes iniciativës së tyre “Forcimi i praktikave demokratike të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset zgjedhore”. Si pjesë e kësaj iniciative, PSh lehtësoi punën e koalicionit të grupeve lokale në katër qytete për të siguruar që çështjet me interes publik do të përfshiheshin në platformat politike të kandidatëve për kryetar bashkie në secilin qytet. Çështjet për të cilat punuan koalicionet vendore u bazuan në shqetësimet dhe prioritetet e qytetarëve në secilën bashki. Pas zgjedhjeve, koalicionet vendore e vazhduan dialogun me kryetarët e rinj të bashkive për të siguruar që do të mbanin premtimet e dhëna në fushatat e tyre. Rezultatet e këtij procesi inovativ ishin rritja e përfshirjes qytetare dhe grupeve qytetare lokale në proceset zgjedhore; rritja e përgjegjshmërisë së liderave lokalë; rritja e
17
besimit të qytetarëve shqiptarë në proceset zgjedhore demokratike.
2.3 Rritja e përfaqësimit të grave dhe të rinjve në vendimmarrje Një çështje ndërtematike e të gjithë punës së PSh me OJF-të, qeverinë, bizneset dhe median ka qenë nxitja e përfaqësimit më të lartë të grave dhe të rinjve në procese vendimmarrëse. Megjithatë, në ndryshim nga faza e parë, ku fokusi kryesor ishte në përmirësimin e aftësive drejtuese të grave dhe të rinjve, në këtë fazë fokusi ishte në mbështetjen e krijimit të një sfere publike më gjithëpërfshirëse në të cilën do të përfshiheshin grupe që më parë ishin lënë jashtë.
Forcimi i rolit të të rinjve në vendimmarrje PSh promovoi përfshirjen e të rinjve në procese vendimmarrëse në një përqasje të dyanshme: Nga lart poshtë, në politikëbërjen në nivel kombëtar, dhe nga poshtë lart në fuqizimin e drejtuesve të rinj nga terreni. PSh i mbështeti drejtuesit e ri me trajnime në manaxhim dhe lidership në kuadër të programit Rinia në Veprim. Të 200 të rinjtë e përfshirë në këtë program u bënë pjesë e një rrjeti aktiv rinor për shkëmbim informacioni dhe eksperiencash. Në nivel kombëtar, PSh lehtësoi punën e një grupi ekspertësh në hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë. Në funksion të Planit të Veprimit, PSh siguroi mbledhjen e sugjerimeve nga aktorë rinorë dhe grupe interesi, duke rezultuar në të parat raste që një proces me pjesëmarrje përdorej për të zhvilluar politika kombëtare në Shqipëri. Plani i Veprimit për Rininë u aprovua në vitin 2006, dhe u bë korniza në të cilën u zhvilluan të gjitha projektet lidhur me rininë për periudhën 2006- 2011.
Nxitja e përfshirjes së grave në vendimmarrje Strategjia e PSh për përmirësimin e përfaqësimit të grave në vendimmarrje ishte si në funksion të ofertës ashtu edhe të kërkesës. Së pari, për të rritur numrin e grave të kualifikuara me aftësi dhe përvojë për t’u përfshirë në sferën
18
publike, PSh trajnoi gra me potencial drejtues në aftësi advokuese, të folurën në publik, dhe marrëdhënien me median për t’i mundësuar të advokojnë për përfshirjen e tyre në vendimmarrje. Gjithashtu, PSh punoi me gratë kandidate për forcimin e aftësive të tyre drejtuese dhe përmirësimin e efektivitetit të fushatave të tyre zgjedhore. Sa i përket kërkesës, PSh ndërmori një iniciativë për përmirësimin e vizibilitetit dhe gjithëpërfshirjes së grave në çështje të manaxhimit publik. Për të arritur këtë qëllim, PSh organizoi nëntë forume rajonale të fokusuara në lidership dhe advokaci me pjesëmarrjen e grave nga i gjithë vendi, 12 programe trajnimi mbi integrimin gjinor dhe të drejtat e gruas, dhe 24 takime me komunitetin për të diskutuar mbi ofrimin e shërbimeve publike nga një perspektivë gjinore.
2.4 Përfshirja ndërkombëtare Me zgjerimin e programit, në këtë fazë të dytë të zhvillimit PSh rriti edhe nivelin dhe cilësinë e aktiviteteve ndërkombëtare. Në vitin 2009, organizata u bë anëtare e dy rrjeteve të tjera ndërkombëtare. Rrjeti EUCLID bashkon rreth 300 anëtarë nga 31 shtete për të promovuar dhe fuqizuar sektorin e tretë në Evropë, me një shumëllojshmëri iniciativash për shkëmbimin e njohurive. Rrjeti i Fondacionit Anna Lindh është grupi më i madh i organizatave të shoqërisë civile i përfshirë në promovimin e dialogut ndërkulturor në Evropë dhe Mesdhe. Gjithashtu, u rrit dhe maturua edhe roli i PSh si pjesë e rrjetit ndërkombëtar të Partnerëve. Gjatë fazës së parë të zhvillimit, kur organizata po ndërtonte kapacitetet e brendshme, PSh ishte mbështetur në shembuj dhe trajnime nga anëtarë të tjerë të rrjetit, për të planifikuar dhe zhvilluar programet e saj. Ndërsa në këtë periudhë, me zgjerimin e Rrjetit të Partnerëve në shtete të reja me demokraci në zhvillim në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, ishte PSh që shërbeu si burim për ofrimin e trajnimeve cilësore dhe ekspertizës në shërbimet e konsulencës. PSh mundësoi trajnime për OJF dhe grupe të tjera në Taxhikistan, Kosovë, Irak, dhe Jordani. Disa nga trajnimet për të cilat u kontraktua fokusoheshin në “Manaxhimin e Ciklit të Projektit”, “Advokaci dhe Lobim”, “Qeverisje me Pjesëmarrje” dhe “Manaxhim Konflikti”. Si pjesë e një projekti rajonal, PSh asistoi OJF në Gjeorgji për forcimin e kapaciteteve të tyre në monitorimin e performancës së qeverisë. PSh gjithashtu ndërmori role të ndryshme në konferenca, forume ndërkombëtare, dhe takime rajonale në Mal të Zi, Kroaci, Gjermani, Spanjë dhe Peru.
Programi i granteve të vogla
Puna e PSh në sektorin e OJF-ve Programi Guaja në Qeverisje
Programet në fushën e transparencës së pushtetit vendor
TË DHËNA KYÇ MBI IMPAKTIN E PROGRAMEVE TË PSH 2005-2010 GRANTET
TRAINIMET
250 projekt-propozime të marra në 5 raunde grantesh
45 organizata aktive të trajnuara dhe asistuara
100 OJF të asistuara dhe këshilluara si të
e pjesëmarrësve në trajnimin Planifikimi Kooperues përdorën planifikimin kooperues si një mjet efektiv në identifikimin e aktorëve kryesorë si pjesë e iniciativës së tyre.
48 projekte të financuara, paraqitur nga 51organizata me një fond granti prej 615,519 $
61% e organizatave të trajnuara në Ndërtimi i Rrjeteve
Koalicione lokale të OJFve dhe qytetarëve
Pjesëmarrja dhe teknikat e pjesëmarrjes u përfshinë në mbledhjet e këshillit bashkiak, përpjekje monitoruese etj.
zhvillojnë dhe përmirësojnë propozimet e tyre
7qytete zbatuan iniciativën
në
“Unë mbështes Qeverisjen e Mirë” duke influencuar axhendën e kandidatëve për kryetar bashkie në Zgjedhjet Vendore 2007
Natyra e projekteve 15%
21%
përmirësuar 35%
për të drejtuar fushata advokacie në kuadër të zgjedhjeve lokale 2007
80 %
dhe Koalicioneve punuan në koalicion pas trajnimit.
66% e organizatave të trajnuara në Qeverisja me 50%
e organizatave të trajnuara në këto çështje hartuan plane strategjike dhe ngritën sisteme të manaxhimit financiar pas marrjes së trajnimit.
35%
e organizatave të trajnuara në Roli i Shoqërisë Civile në Iniciativat Antikorrupsion zbatuan iniciativa me fokus luftën kundër korrupsionit.
40% e organizatave të trajnuara përmirësuan politikat dhe procedurat e brendshme organizative.
29%
6%
3%
9% Advokaci / Influencim politikash
Përfituesit e trajnimeve nga sektori i OJFve
Antikorrupsion / Monitorim
Përfituesit e granteve
Monitorimi i zgjedhjeve
Asistenca në pushtetin vendor
Aktivitete të tjera lidhur me zgjedhjet
Programe në fushën e barazisë gjinore Programet rinore
Shpërndarja gjeografike e përfituesve të granteve
Trainimet ndërsektoriale
Burimet e financimit 6%
5%
TIRANË DURRËS ELBASAN FIERI GJIROKASTËR KORÇË KRUJË LIBRAZHD POGRADEC SHKODËR VLORË
34%
12%
17%
Qeverisja me pjesëmarrje & teknikat dhe Antikorrupsioni Fushatat zgjedhore & Mobilizimi i komunitetit në proceset zgjedhore Advokacia & Lobimi dhe Ndërtimi i koalicioneve Zhvillimi organizativ Vlerësimi i nevojave në komunitet; Planifikimi kooperativ; Manaxhimi i Projekteve Legjislacioni fiskal dhe Manaxhimi Financiar për OJFtë Manaxhimi i konfliktit
Shpërndarja gjeografike e përfituesve të trajnimeve
4% USAID
19%
18%
Tiranë
Fondacione Private
25%
60%
Qeveri të huaja Agjenci Multilaterale Sektori i biznesit
26%
Qendër
23%
Jug
33%
Veri
MONITORIMI I ZGJEDHJEVE 2009 1
ASISTENCË PËR PUSHTETIN VENDOR
Përpjekja e rë monitoruese e shoqërisë civile, tërësisht shqiptare
146 sesione trajnimi për vëzhguesit vendorë 2675 vëzhgues të vendosur në 2143 qendra votimi në 100% të zonave urbane dhe 20% të zonave rurale 10.000 raportime të vëzhguesve në kohë reale marrë përmes SMSve të procesuara në Qendrën Operative të Monitorimit të Zgjedhjeve
5 reporte të prezantuara në kohë reale nëpërmjet konferencave për shtyp gjatë ditës së zgjedhjeve dhe 2 raporte gjatë procesit të numërimit
2 studime mbi kënaqësinë e qytetarëve me shërbimet e ofruara nga bashkitë, kryer në 8 bashki përmes intervistave me1000 qytetarë Vëzhgim me 52 zyrtarë të bashkisë Lezhë mbi aksesin e qytetarëve në vendim-marrje 8 trajnime me 96 zyrtarë vendorë nga 7 bashki dhe19 zyrtarë nga 9 komuna mbi luftën kundër korrupsionit në nivel vendor
Asistencë për bashkinë e Lezhës në hartimin e Asistencë për bashkinë e Rubikut në hartimin e
4 workshope mbi legjislacionin për prokurimin publik – 97 pjesëmarrës nga Dhomat e Tregtisë dhe Shoqatat e Biznesit
16
7
Organizimi dhe lehtësimi i
trajnime në rajone mbi Prokurimin Elektronik me kontraktuese dhe përfaqësuesve të biznesit
Kodit të Etikës
497 zyrtarë të autoriteteve
3 Trajnime për Trajnerë për 71 zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve 4 workshope informuese mbi Qendrën Kombëtare të Licensimit të Biznesit për 118
strategjisë mjedisore
MBËSHTETJE E TRANSPARENCËS SË PUSHTETIT VENDOR PARTNER I PROGRAMIT MCCATA Zhvillimi i Strategjisë së Komunikimit të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Zyrës së Avokatit të Prokurimeve
operatorë ekonomikë në Durrës dhe Tiranë
6 workshope mbi Ligjin e ri të Prokurimeve dhe prokurimin elektronik me 165
2
Kryerja e studimeve monitoruese mbi performancën e Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit të Biznesit
pjesëmarrës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, zyra e Avokatit të Prokurimeve, shkollës së Magjistraturës, biznesit dhe medias
3 kurse trajnimi në Kujdesi ndaj Klientit me 42 punonjës të QKR, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Zyrës së Avokatit të Prokurimeve
Kryerja e një vlerësimi
2 tryeza të rrumbullakta të Zyrës së Avokatit të Prokurimeve me 46 operatorë
të kapaciteteve
152 zyrtarëve të Zyrës së Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe 183 zyrtarëve të Zyrës së Tatimpaguesve Profesionale të
ekonomikë
6 workshope rajonale me aktorët kryesorë dhe Qendrën Kombëtare të Licensimit
Tiranë
Një seri trajnimesh dhe workshopesh për stafin e Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit të Biznesit
Kryerja e një vlerësimi të performancës së Qendrës Kombëtare të Licensimit të Biznesit dhe kënaqësisë së klientëve me shërbimet e saj
Tryezë e rrumbullakët mbi draftin e Ligjit të ri për Procedurat Tatimore me 48 anëtarë të Shoqatës së Juristëve dhe Shoqatës së Financierëve
PROGRAMET PËR BARAZINË GJINORE 46
Rritja e kapaciteteve në Advokaci dhe E folura në Publik për gra nga partitë politike, shoqëria civile dhe biznesi, në 3 programe rajonale trajnimi
16
Ndërtimi i kapaciteteve të grave kandidate në zgjedhje në temën Mobilizimi i Mbështetësve dhe votuesve Organizimi i politikë Organizimi i
2 programeve trajnimi për 20 gra në temën Roli i gruas në
9 forumeve rajonale mbi lidershipin e gruas dhe advokacinë me
155 gra lidere Organizimi i 12 programeve trajnimi në Integrimi Gjinor me 240 zyrtarë
bashkiakë dhe anëtarë të këshilleve bashkiakë
24
800
Organizimi i takimeve me komunitetin me pjesëmarrjen e qytetarëve për të diskutuar shërbimet publike nga një perspektivë gjinore Një seri trajnimesh për ngritjen e kapaciteteve të stafit të ATRC në Kosovë
2 programe trajnimi në Proceset me Pjesëmarrje dhe Manaxhimin e Konfliktit për 25 liderë të OJFve nga Iraku, dhe 3 programe TOT në Qeverisja e Mirë dhe Mobilizimi i Qytetarëve për 28 trajnerë nga shoqëria civile dhe pushteti vendor në Jordani 2 trajnime dhe sesione orientimi online mbi Advokasinë për 18 OJF nga Shqipëria, Bosnja dhe Herzegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia
2 programe trajnimi mbi Advokacinë dhe Ciklin e Manaxhimit të Projekteve, dhe një vizitë studimore për 25 liderë organizatash nga Taxhikistani 3 programe trajnimi në Ndërtim Koalicionesh, Qeverisja me Pjesëmarrje dhe Manaxhimi i Projekteve, për liderë të organizatave rinore në Kosovë
Vlerësim nevojash dhe OJF në Gjeorgji
2 programe trajnimi mbi teknikat e pjesëmarrjes qytetare për 30
Trajnim dhe asistencë në manaxhim projektesh dhe sistemet financiare për Partnerët Kosovë
PROGRAMET RINORE Trajnimi i
120 të rinjve si liderë përmes programit Rinia në Veprim
Lehtësimi i Strategjisë së Rinisë në një proces konsultues me pjesëmarrjen e
300 të rinjve nga 4 rajone Trajnimi i
300 të rinjve nga Vlora për tu integruar në tregun e punës, dhe 50 prej tyre
punësimi i suksesshëm i Trajnimi si Trajnerë i Kuçovë
35 aktivistëve të qendrave rinore në Cërrik dhe 50
Rritja e aftësive të lidershipit për anëtarë të Parlamentit Rinor në Fier, për tu mobilizuar në proceset vendimmarrëse
TRAJNIM & ASISTENCË NDËRKOMBËTARE
III. Farat e së ardhmes (2011 – vazhdim) Në vitin 2011, PSh festoi 10 vitet e para të punës, dhe Shqipëria shënoi 20 vjetorin e rënies së regjimit komunist. Që në fillimet e para të PSh kanë ndodhur shumë ndryshime në arenën politike dhe sociale: Shqipëria u anëtarësua në NATO, u bë shtet kandidat për integrimin në BE, dhe u bë gjithnjë edhe më e rëndësishme në rajonin e Evropës dhe Ballkanit Juglindor. Shumë organizata humanitare dhe zhvillimore mbyllën programet e tyre në Shqipëri, ndërkohë që vendi po avanconte drejt integrimit në BE dhe fonde të BE-së zëvendësuan programe të ndihmës bilaterale. PSh u bë e njohur gjerësisht si një forcë e rëndësishme që ndihmonte në nxitjen dhe zhvillimin e reformave demokratike dhe ideve të reja në Shqipëri. Organizata ishte mjaft mirë e pozicionuar për të ndërmarrë projekte komplekse dhe ambicioze në fushat ku kishte ndërtuar ekspertizë (Shoqëri civile, qeverisje e mirë, përfshirje e grave dhe të rinjve). PSh u shndërrua në një nga anëtaret më të spikatura të rrjeteve rajonale dhe ndërkombëtare të organizatave të shoqërisë civile. Gjithashtu, PSh kishte fituar stabilitetin institucional dhe reputacionin për të prezantuar inovacione të reja në fushën sociale nën objektivin e saj të përgjithshëm që ishte nxitja e mjedisit bashkëpunues ndërmjet sektorit publik, privat, dhe atij jofitimprurës për të punuar së bashku për një Shqipëri më të drejtë e më të begatë. Këto përfshinin programe novatore si:
Ndërtimi i një kulture të filantropisë dhe të përgjegjshmërisë sociale të biznesit në Shqipëri
22
Mbështetja e inovacionit social dhe ndërmarrjeve sociale, veçanërisht në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm të “gjelbërt”.
Në pesë vitet nga 2011 dhe në vazhdim, PSh ka manaxhuar një buxhet prej 451,489 USD. Ndërsa, projektet RisiAlbania dhe LEVIZAlbania (të trajtuara më poshtë) operojnë si entitete të pavarura ligjore dhe administrohen nga PSh në konsorcium me anëtarë të tjerë. Me planifikimin e organizatës për diversifikimin e fondeve, përqindja e fondeve nga USAID ra në mënyrë drastike. Organizata tani ka një shpërndarje të balancuar të donatorëve dhe të të ardhurave, ku 48% janë nga qeveritë e huaja, 23% nga fondacione private, 21% nga agjenci multilaterale, 8% përmes tarifave për shërbimet e ofruara në sektorin e biznesit.
3.1 Zhvillimi i një sektori të qëndrueshëm të OJF-ve Në fazën e parë të zhvillimit, PSh u fokusua në ndërtimin e kapaciteteve teknike dhe lidershipit të OJF-ve, ndërsa në fazën e dytë, u fokua në krijimin e një mjedisi mundësues më të mirë për këto organizata. Në pesë vitet e fundit, PSh ka thelluar përkushtimin në këto fusha dhe gjithashtu ka ndërtuar mekanizma të rinj, procese, struktura dhe forume përmes të cilave OJF-të mund të forcojnë rolin e tyre si agjentë ndryshimi në shoqërinë shqiptare dhe Evropiane.
Pjesëmarrja qytetare PSh realizoi një vlerësim të gjerë me pjesëmarrje, të ligjeve, rregulloreve dhe politikave që kanë ndikim në përfshirjen qytetare në Shqipëri, me anë të të cilit identifikoi prioritete në reformimin e këtij kuadri. Kjo iniciativë e quajtur “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave” rriti ndërgjegjësimin për rëndësinë e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në procese vendimmarrëse në nivel vendor. Gjithashtu
iniciativa hodhi dritë mbi barrierat ndaj pjesëmarrjes efektive ndërmjet sektorëve dhe hodhi themelet për ndërtimin e mekanizmave funksional të pjesëmarrjes e përfshirjes qytetare. Në vijim të kësaj përpjekjeje të madhe, PSh zgjeroi qëllimin e studimit mbi pjesëmarrjen qytetare duke prezantuar gjetjet në një Konferencë Rajonale “Roli i shoqërisë civile dhe qytetarëve në hartimin e politikave në nivel lokal e qendror; Shkëmbimi i praktikave të suksesshme të mekanizmave të pjesëmarrjes”. Konferenca përfshiu grupe të shoqërisë civile dhe përfaqësues të qeverisë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Kroacia dhe rezultoi në një diskutim produktiv mbi praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra në vendet përkatëse. Një nga praktikat që PSh planifikoi të fokusohet në vazhdim ishte buxhetimi me pjesëmarrje në nivel vendor dhe qendror.
Vendosja e standarteve dhe monitorimi i mjedisit mundësues për shoqërinë civile Përpjekjet rajonale për pjesëmarrjen qytetare ishin baza e përfshirjes së PSh në bashkëkrijimin e Matricës së Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile. Korniza e këtij raportimi, e zhvilluar nga PSh dhe anëtarët e tjerë të Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, përcakton një sërë kushtesh optimale për zhvillimin dhe funksionimin e sektorit të OJF-ve. Për herë të parë, autoritetet publike dhe OJF-të në të gjithë rajonin kanë qëllime dhe tregues realistë të përbashkët për të lehtësuar të punuarit së bashku në krijimin e një mjedisi më të mirë veprues për shoqërinë civile. Impakti i këtij mjeti shkon përtej nivelit rajonal, pasi gjetjet dhe rekomandimet e tij janë përdorur për të monitoruar progresin e mbështetjes për shoqërinë civile në secilin shtet, në përputhje me Udhëzimet e BE-së për mbështetjen e shoqërisë civile në vendet e zgjerimit 2014-2020. Procesi i monitorimit dhe prezantimi i gjetjeve janë dy nga aktivitetet të cilat PSh i ka ndërmarrë që nga vitit 2013.
Në vitin 2013, me zgjedhjen e një qeverie të re në Shqipëri, PSh mblodhi së bashku një grup pune prej 20 OJF për të nisur një dialog ndërmjet shoqërisë civile dhe qeverisë, i cili kulmoi me Konferencën Kombëtare “Partnerë Socialë -Koha për Veprim”. Pjesëmarrësit identifikuan sfidat kryesore lidhur me mjedisin mundësues për OJF-të, si dhe zhvilluan propozime dhe rekomandime për ndryshime ligjore dhe në ndërmarrjen e politikave. Grupi i punës për Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri advokoi për të adresuar çështjet e ngritura në konferencë. Arritjet e grupit të punës deri më tani përfshijnë: - Hartimi, propozimi dhe më në fund miratimi nga kuvendi i “Ligjit për Themelimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile”; - Ndryshimet në regjimin tatimor dhe rregulloret për veprimtarinë ekonomike të OJF-ve dukë përfshirë: qartësimin e rregullave tatimore për OJF të cilat si pjesë e veprimtarisë së tyre gjenerojnë të ardhura, dhe diferencoi raportimin e organeve tatimore në varësi të madhësisë së organizatës. - Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën “Për njohjen dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në procesin e zhvillimit demokratik të vendit”.
Forcimi i kapaciteteve të OJF-ve Në plotësim të angazhimit të saj për monitorimin dhe advokimin për një mjedis më të mirë mundësues për OJF-të, PSh vijoi punën për të zhvilluar kapacitetet e OJF-ve dhe stafit të tyre në rritjen e impaktit në sferën publike. Bazuar në Adresarin e OJF-ve publikuar për herë të parë në 2002, e përditësuar në 2005 dhe në 2007, në vitin 2013 PSh krijoi platformën online The Albanian Crowd e cila përmban informacion të zgjeruar mbi organizatat dhe ndërmarrjet sociale në Shqipëri, dhe rifreskohet vazhdimisht me të reja e njoftime nga anëtarët. Platforma shërben si burim informacioni mbi sektorin social për një gamë të gjerë aktorësh nga Shqipëria dhe e gjithë bota, përfshirë sektorin publik dhe privat, median dhe donatorët.
23
Në vitin 2015, PSh lançoi Akademinë e OJFve, një program inovativ i cili zëvendësoi trainimet e mëparshme ad-hoc për zhvillimin profesional të drejtorëve ekzekutiv të OJFve, në një program koherent. Përgjatë 12 sesioneve dhe një vizite studimore, pjesëmarrësit përmirësojnë aftësitë e tyre manaxhuese dhe zgjerojnë rrjetet, për të rritur impaktin e organizatave të tyre në shërbim të përfituesve dhe interesit publik. Një shembull i mirë i ndikimit të Akademisë së OJF-ve është dhënë nga Englantina Shllaku, manaxhere programi e Shoqatës Ndihmoni Jetën, një organizatë me eksperiencë në fushën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri. Ajo ishte e kënaqur që iu dha mundësia për të marrë pjesë në këtë program dhe u shpreh se “Informacioni i marrë në Akademi ishte i vlefshëm jo vetëm për OJF-të e sapokrijuara por gjithashtu edhe për ato me përvojë”. E frymëzuar nga Akademia, Znj. Shllaku dhe Shoqata Ndihmoni Jetën zhvilluan për herë të parë në historinë 18-vjeçare të organizatës, një plan strategjik. Gjithashtu, gjatë vizitës studimore në Slovaki, Znj Shllaku u njoh me ide të reja të përcjella nga takimi me OJF-të slovake që punojnë në fushën e aftësisë së kufizuar, si dhe organizoi fushatën e parë advokuese e cila përkoi edhe me Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar.
Rëndësia ndërkombëtare në zhvillimin e shoqërisë civile Ndërsa Shqipëria ka dalë nga e kaluara e saj e izoluar dhe ka filluar të integrohet në ekonominë Evropiane dhe botërore, puna e PSh gjithashtu është zgjeruar përtej kufijve kombëtarë, duke u bërë e njohur tashmë në rajonin e Ballkanit dhe në një kontekst më të gjerë evropian. PSh është kërkuar të ofrojë ekspertizë në fushën e hartimit të politikave si dhe të ofrojë raste studimore të praktikave më të mira lidhur me zhvillimin e kapaciteteve të OJF-ve dhe krijimit të mjedisit mundësues për shoqërinë civile, në seminare, tryeza të rrumbullakëta, e forume të shumta të
24
financuara nga Kombet e Bashkuara, OSBE-ja dhe Komisioni Evropian. PSh gjithashtu njihet për marrjen e ideve dhe zotimeve të dala nga procese të nivelit të lartë dhe zbatimin e tyre në praktikë në nivel vendor. Një shembull është puna e saj e vazhdueshme në komunitetet e të dyja anëve të kufirit Shqipëri - Mal i Zi, sic ishte iniciativa Roli i shoqërisë civile dhe Vetë-qeverisjes vendore në rritjen e kohezionit social në Shqipëri dhe Mal të Zi e cila punoi me OJF-të, grupet komunitare, njësitë e qeverisjes vendore në bashkitë e të dyja anëve të kufirit për të zhvilluar modele të mira të integrimit dhe bashkëpunimit. Ndërsa institucionet e Bashkimit Evropian në mënyrë të vazhdueshme hartojnë politika të cilat ndikojnë jetën e qytetarëve në shtetet anëtare dhe kandidate, PSh është angazhuar gjithnjë e më shumë në projekte për përmirësimin e përfshirjes qytetare në nivel Evropian me qëllim nxitjen e ndjenjës së qytetarisë evropiane. Projekti IGA (Inter Gea Aҫão) përfshiu një konsorcium të institucioneve të arsimit të lartë dhe OJF-ve të cilat punuan për nxitjen e dialogut dhe ndërveprimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve evropiane lidhur me përjashtimin social. Projektet Aksion i bashkuar qytetar për një Bashkim Evropian më të fuqishëm e më pranë qytetarëve (JoiEU) dhe U Impact - Nga pjesëmarrja qytetare tek ndikimi në politikat e BE përdorën strategji inovative komunikimi dhe advokimi për të sjellë së bashku propozime politikash për një pjesëmarrje më të lartë qytetare në proceset vendimmarrëse të BE-së dhe bërjen e këtyre mekanizmave të qëndrueshëm.
3.2 Rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë së pushtetit vendor dhe qendror Transparenca dhe përgjegjshmëria e qeverisë janë disa nga sfidat e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj vazhduan të mbeten ndër fushat kryesore të punës së PSh në periudhën 2011-2016. Veprimtaria e PSh në këtë fushë u orientua drejt luftës ndaj korrupsionit,
përmirësimit të procesit të prokurimit publik, forcimit të qeverisjes së mirë, promovimit të pjesëmarrjes në proceset vendimmarrëse, dhe mbështetjes së reformave në sektorin e drejtësisë.
Antikorrupsioni
Në punën me Programin e Partneritetit Urban të Bankës Botërore (UPP), PSh solli për herë të parë në Shqipëri një qasje inovative të anti-korrupsionit. Qytete pa korrupsion Qytete me të ardhme u fokusua në njësitë e qeverisjes vendore, duke punuar drejt forcimit të integritetit, efiçencës dhe transparencës institucionale. Qasja e ndjekur u bazua në autorësinë dhe pronësinë e planit të veprimit nga vetë qeveria vendore, duke ndihmuar zyrtarët bashkiakë të kuptonin si të krijonin sisteme të cilat dekurajonin korrupsionin dhe inkurajonin transparencën, në vend që të fajësonin individët. Një ndër inovatorët kryesorë të kësaj qasjeje antikorrupsion e cila ka marrë një zhvillim të shpejtë, FPLD nga Rumania, është një nga anëtaret e rrjetit global të Partnerëve. Në nivel kombëtar, PSh ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e Ligjit të ri për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Ligji ka për qëllim luftën ndaj korrupsionit në sektorin publik dhe privat, përcakton rregullat për raportimin e akteve dhe praktikave korruptive, mekanizmat për mbrojtjen e personave që raportojnë korrupsionin (sinjalizuesve), dhe detyrimet e institucioneve private dhe publike lidhur me sinjalizimin. PSh ndërmori një fushatë ndërgjegjësimi publik për ligjin dhe mbështeti hartimin e kuadrit rregullator për zbatimin e tij. Gjithashtu, PSh po punon me institucionet përgjegjëse për forcimin e zbatimit të ligjit dhe për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore përfshi Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
Transparenca dhe përgjegjshmëria në prokurimin publik Një nga fushat që vazhdimisht është e konsideruar gjerësisht e korruptuar dhe jo transparente në veprimtarinë e qeverisë shqiptare ka qenë prokurimi publik. PSh pa
një mundësi në përdorimin e teknologjisë për rritjen e transparencës dhe besimit të publikut në integritetin e këtij procesi, ndaj u angazhua në projektin “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies në prokurimin publik elektronik”. PSh u angazhua në monitorimin e njoftimeve për tendera publik, si dhe ndihmoi në identifikimin e çështjeve teknike, ligjore dhe të zbatimit nëpërmjet intervistave, workshopeve e tryezave të rrumbullakta. Për herë të parë, PSh përshiu zërin e operatorëve ekonomik (biznesit dhe institucioneve të tjera që kanë të drejtë të konkurojnë në prokurime) për të dhënë një vlerësim të plotë të mënyrës se si zbatohet prokurimi publik në Shqipëri. Projekti u mirëprit gjerësisht nga të gjitha palët e përfshira dhe kontribuoi në një diskutim gjithëpërfshirës e të vazhdueshëm mbi një proces prokurimi më transparent.
Vlerësimi me pjesëmarrje dhe përfshirja qytetare Që nga fillimi, PSh ka qenë burimi kryesor më i besueshëm në vend i cili disponon të dhëna mbi OJF-të dhe perceptimet e tyre, veçanërisht jashtë kryeqytetit. Si rezultat, PSh gjithnjë e më shumë angazhohet nga organizata të mëdha për të realizuar vlerësime me pjesëmarrje dhe vëzhgime të perceptimit qytetar për një seri reformash kyç të realizuara në vënd. Këtu përfshihet projekti Mbështetje për reformën Administrative - Territoriale (Projekti STAR) në kuadër të të cilit PSh ndihmoi në mbledhjen e opinioneve e rekomandimeve të qytetarëve dhe palëve të interesuara mbi proçesin e riorganizimit territorial të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri. Në prag të zgjedhjeve të para të zhvilluara menjëherë pas reformës territoriale, PSh iu kërkua nga UNDP të vlerësonte dhe të analizonte ndërgjegjësimin e votuesve dhe nivelin e edukimit lidhur me çështje si ndikimi i reformës terrritoriale, barazia gjinore në zgjedhje, kuptueshmëria e shkeljeve zgjedhore dhe sanksionet përkatëse. Raporti i studimit mbi edukimin dhe motivimin e votuesve në prag të zgjedhjeve vendore të qershorit 2015 në Shqipëri u publikua përpara zgjedhjeve në mënyrë që të ndihmonte palët e interesuara të kuptonin më mirë votuesit dhe motivimin e tyre.
25
Ndërsa Zyra e Kombeve të Bashkuara dhe qeveria shqiptare po punonin së bashku për të planifikuar Programin Qeveri e Shqipërisë – Kombet e Bashkuara për periudhën 2017-2021, ata kërkuan ndihmën e PSh për koordinimin e konsultimeve publike me përfaqësues të shoqërisë civile, pushtetit vendor, sektorit privat dhe medias. Rezultat e analizës së PSh ndihmuan në identifikimin e prioriteteve strategjike të zhvillimit, me qëllim që mbështetja e OKB-së të planifikohej në përputhje me situatën.
26
Përsëri në nivel lokal, PSh krijoji një konsorcium me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Co-PLAN për krijimin e LEVIZ Albania. Projekti ka inkurajuar zhvillimin e një shoqërie civile me bazë komunitare e cila mbikëqyr dhe monitoron më mirë pushtetin vendor, kontribon në një vendimmarrje më gjithëpërfshirëse dhe shërbime publike të përmirësuara.
Këto konsultime dhe projekte hulumtimi me pjesëmarrje të gjerë, ofrojnë informacion të rëndësishëm nga qytetarët i cili i shërben qeverisë në proceset e planifikimit të saj, duke kontribuar në hartimin e planeve dhe politikave më realiste dhe të përgjegjshme.
Bazuar në eksperiencat e mëparshme me projekte të cilat përdorin teknologjinë e komunikimit, PSh krijoi një mjet tjetër në formën e një platforme online ku qytetarët mund të kuptojnë dhe monitorojnë pushtetin e tyre vendor, ndjekin takimet e këshillave bashkiak, si dhe të informohen për projekt-vendimet, diskutimet, vendimet e miratuara si dhe statusin e zbatimit të tyre.
Për PSh, kjo njohje e situatës dhe e sjelljes së mendimit të qytetarëve, ka kontribuar në një të kuptuar të plotë dhe me baza të kontekstit shqiptar në ndryshim, duke e ndihmuar organizatën të jetë e gatshme për t’ju përgjigjur nevojave që lindin në shoqëri.
Kjo nismë pilot, qeverisje vendore më e mirë përmes rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së Këshillave Bashkiakë, përbën një hap përpara në nxitjen e transparencës në vendimmarrjen lokale me anë të mjeteve të reja teknologjike.
Rritja e pjesëmarrjes në vendimmarrje
Mbështetje e reformës në sektorin e drejtësisë
Promovimi i pjesëmarrjes në proceset vendimmarrëse në të gjitha nivelet e shoqërisë zë një vend të rëndësishëm në misionin e PSh. Në një moment të rëndësishëm në zhvillimin e saj organizativ, iniciativa e PSh Buxhetimi me pjesëmarrje në nivel qendror solli së bashku një grup OJF, të cilat analizuan dhe ofruan rekomandime për planifikimin e buxhetit të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
Një sfidë e rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian është reforma e gjyqësorit dhe funksionimi i sektorit gjyqësor. Si pjesë e një projekti të madh asistence teknike për këtë sektor, Projekti i Forcimit të Sektorit të Drejtësisë në Shqipëri (Projekti JuST), PSh u kërkua të ofronte asistonte lidhur me adresimin e nevojave të zhvillimit organizativ të OJFve që punojnë në sektorin e drejtësisë. Kjo përfshiu mbështetjen e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë (UGJSH) që të transformohej në një shoqatë profesionale me anëtarësi, e aftë për të kuptuar dhe advokuar për pavarësinë e gjyqtarëve. Përmes këtij projekti, PSh kontribuoi ndjeshëm në reformën e gjyqësorit.
Gjatë zgjedhjeve vendore të 2015, PSh punoi me koalicionet e qytetarëve për rritjen e pjesëmarrjes aktive të publikut në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse. Qytetarët advokuan para dhe pas zgjedhjeve në mënyrë që prioritetet e komunitetit të reflektoheshin në procesin e buxhetimit të bashkive. PSh asistoi qytetarët dhe zyrtarët e lartë vendorë në hartimin e procedurave për buxhetimin me pjesëmarrje, duke ndihmuar në institucionalizimin e praktikës së bashkëpunimit qytetarë-qeveri.
3.3 Përfshirja e grave dhe të rinjve në jetën ekonomike, sociale dhe politike Gjatë pesë viteve të fundit, Psh ka vijuar më tej veprimtarinë e saj për të promovuar
pjesëmarrjen e grave dhe të rinjve në vendimmarrje, duke zgjeruar fokusin e projekteve në mbështetjen e pjesëmarrjes së plotë të grave dhe të rinjve në ekonomi dhe në tregun e punës.
Rritja e punësimit të të rinjve Niveli i lartë i papunësisë tek të rinjtë është një problem i gjerë në Shqipëri. Qasja gjithëpërfshirëse e PSh kombinon punën e drejtpërdrejtë me të rinjtë si dhe punën për të ndryshuar sistemet për përmirësimin e kushteve që bëjnë të vështirë për të rinjtë aksesin në tregun e punës. Projekti i PSh Rritja e punësimit të të rinjve përmes trajnimeve dhe orientimit në tregun e punës u mundësoi të rinjve aftësi në përgatitjen e CV-së, në kryerjen e një interviste pune të suksesshme, dhe bashkëpunimin efektiv me kolegët e skuadrës. Projekti RisiAlbania, i zbatuar nga PSh dhe Helvetas Swiss Intercooperation po krijon ndryshime sistemike në tregun e punës për të përmirësuar aksesin në mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri. Duke përdorur qasjen e Zhvillimit të Sistemeve të Tregut, projekti synon të kapërcejë pengesat kryesore për punësimin e të rinjve, duke stimuluar krijimin e vendeve të punës (kërkesën), zhvillimin e aftësive (ofertën), dhe përmirësimin e informacionit dhe shërbimeve mbi tregun e punës (ndërmjetësimi).
Nxitja e pjesëmarrjes së gruas në tregun e punës Gratë shqiptare e kanë pasur të vështirë të angazhohen plotësisht në tregun e punës në Shqipëri, për një sërë arsyesh strukturore dhe historike. Iniciativa e PSh në këtë fushë përfshin promovimin e ndërmarrjeve të biznesit të drejtuara nga gratë në zonën ndërkufitare Strugë-Pogradec, e cila përmirësoi aftësitë e grave sipërmarrëse dhe gjithashtu ndihmoi në zgjerimin e rrjeteve të tyre. Projekti Gra të suksesshme në sipërmarrje të suksesshme ofroi trajnime për rritjen e kënaqësisë së klientëve me produktet e tyre dhe manaxhimin me sukses të rritjes së biznesve të tyre. PSh gjithashtu ndihmoi gratë sipërmarrëse të krijojnë lidhje me institucionet financiare dhe mikrofinanciare. Si rezultat i nismës, 40% e pjesëmarrëseve arritën të marrin
një kredi për të zgjeruar ose për të nisur një biznes. Bazuar në eksperiencën e mëparshme të punës në rajonin kufitar Maqedoni- Shqipëri, Psh pa një mundësi për të ndihmuar në realizimin e potencialit ekonomik të turizmit për të siguruar punësim në rajon, duke nxitur dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Projekti Drejt një turizmi alternativ ndihmoi në rritjen e punësimit të grave dhe të rinjve në rajon dhe mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet promovimit të eko-turizmit në zonën përreth liqenit të Ohrit, ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Fuqizimi i grave Gratë në zonat rurale në Shqipëri nuk kanë arritur të bëjnë shumë progres në përfshirjen e barabartë në sferën politike dhe sociale. Projekti i PSh Rritja e përfaqësimit të grave nga zonat rurale në jetën politike dhe sociale punoi për këtë çështje në dy drejtime- duke trajnuar përfaqësuesit e pushtetit vendor për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, si dhe duke asistuar një grup të grave drejtuese, për hartimin e Kartës për përfaqësim të barabartë gjinor në strukturat vendimmarrëse. Karta është një udhëzues dhe një frymëzim për gratë dhe vajzat në zonat rurale të cilat kërkojnë të jenë më aktive në jetën publike. Lançimi i Kartës ndihmoi në sensibilizimin e qeverisjes vendore në zonat rurale për rolin e çmueshëm që mund të kenë gratë në sferën publike, duke luftuar steriotipet dhe duke hapur rrugën për ndryshime kulturore.
3.4 Krijimi i një kulture të Filantropisë dhe Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit PSh ka qenë organizata e parë Shqiptare e cila ka kuptuar dhe promovuar kontributin potencial të sektorit privat jo vetëm në ekonomi por gjithashtu edhe në zhvillimin dhe përmirësimin e shoqërisë si e tërë. Në fazën e mëparshme të zhvillimit, PSh mbolli farën në këtë fushë duke ndërtuar besimin dhe marrëdhënien ndërmjet sektorëve, dhe eksplorimin e mënyrave se si organizata që punojnë në sektorë të ndryshëm
27
mund të punojnë së bashku për një përfitim të përbashkët. Në vitin 2011, kjo farë nisi të lulëzojë dhe PSh arriti të lançoi iniciativa të mëdha në fushën e Filantropisë dhe Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit.
Filantropia PSh demostroi kapacitetin e saj per inovacion sërish duke realizuar studimin e parë mbi filantropinë në Shqipëri. Rezultatet e publikimit Sipërmarrja dhe Filantropia, hodhën dritë mbi nevojat për një kuadër ligjor dhe politika që mbështesin këtë qasje të re. Për të promovuar zhvillimin e një kulture të filantropisë në Shqipëri, PSh publikoi studimin Një vështrim historik mbi zhvillimin e filantropisë në Shqipëri, organizoi konkursin kombëtar Eseja mbi Filantropinë, si dhe konferencën Zhvillimi i Filantropisë në Shqipëri. Në këtë event rajonal, përfaqësues nga sektori i biznesit, i shoqërisë civile dhe komuniteti kombëtar dhe ndërkombëtar i donatorëve diskutuan mbi sfidat, dhe dhanë rekomandime për zhvillimin e filantropisë. Megjithatë, iniciativa më e rëndësishme në këtë fushë programatike është Çmimi vjetor i Filantropisë, një konkurs kombëtar që nderon publikisht kampionët e aktivitetit filantropik në Shqipëri. Në një ceremoni gala, ndahen Çmimet nën pesë kategori të ndryshme, të cilat u dorëzohen fituesve nga personalitete të shquara të jetës politike, sociale dhe ekonomike. Për të mbështetur të gjithë punën në këtë fushë, në vitin 2015 PSh filloi të monitorojë në mënyrë sistematike aktivitetin filantropik në Shqipëri, në median e shkruar, atë televizive e elektronike, si dhe median sociale e faqet e internetit të institucioneve publike dhe jo publike. PSh publikon gjetjet e monitorimit në formën e raportimeve të përmbledhura çdo muaj.
Përgjegjshmëria Sociale e Bisnesit (PSB) Në plotësim të punës për nxitjen e kulturës së filantropisë, PSh prezantoi gjithashtu idenë e Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit, idenë që bizneset private mund të luajnë një rol në zhvillimin social. PSh organizoi konferencën
28
rajonale Zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit- Sfidat dhe Praktikat në Rajon, e cila mundësoi ndarjen e praktikave të mira, sfidave dhe perspektivave nga shtete të ndryshme, e të mësuarit prej këtyre eksperiencave. Gjatë konferencës u diskutua roli katalitik i shtetit dhe roli i medias si mjet i domosdoshëm për edukimin e publikut dhe promovimin e PSB. PSh mori një rol aktiv në rritjen e ndërgjegjësimit mbi PSB. Nëpërmjet iniciativës Promovimi i Zhvillimit të PSB në Shqipëri, PSh koordinoi një vizitë studimore në Maqedoni, organizoi programe trajnimesh me OSHC dhe realizoi leksione të hapura mbi këtë fushë me studentët e universiteteve.
3.5 Mënyra të reja organizimi: ndërmarrjet sociale dhe inovatorët social Në vazhdën e krizës financiare ndërkombëtare në vitin 2008, ndihma e huaj u tkurr dhe ekonomia shqiptare u ngadalësua, ashtu si edhe ekonomia botërore. Njerëzit në shumë vende të ndryshme filluan të eksperimentojnë jashtë ndarjeve tradicionale sektoriale ndërmjet sektorit “jofitimprurës” dhe “sektorit privat” me formën e “ndërmarrjeve sociale”, të cilat mund të gjenerojnë fitim, krijim të vendeve të punës, përfshirje sociale, si dhe të realizojnë qëllime të tjera të rëndësishme si mbrojtja e mjedisit. PSh kuptoi potencialin e ndërmarrjeve sociale për të avancuar misionin e saj për promovimin e përfshirjes sociale dhe një pjesëmarrjeje më të lartë në zhvillimin e vendit, dhe kështu krijoi programin e parë të Ndërmarrjeve Sociale në Shqipëri. Që prej asaj periudhe e në vazhdim, Psh ka promovuar këtë sektor të ri në zhvillim me një shumëllojshmëri iniciativash në Shqipëri dhe në të gjithë Evropën. Projekti më i rëndësishëm në këtë fushë është Konkursi i Ideve të Gjelbërta, tani në vitin e pestë të zbatimit. Ai ofron një fond bazë për tre ndërmarrje te vogla të cilat përzgjidhen përmes konkurimit të ideve që promovojnë gjithëpërfshirjen sociale, zhvillimin ekonomik lokal përmes përdorimit të burimeve lokale, ringjalljes së traditës e qasjes miqësore ndaj mjedisit.
Financimi mbështetet nga një bashkëpunim novator i dhurimeve private dhe të biznesit, si dhe nga donatorë lokalë e institucione filantropike. Për shembull, një nga idetë fituese është Kala m’Kala nga rajoni i Shkodrës, e cila ka zhvilluar ture ekoturistike me biçikletë përreth disa prej thesareve natyrore dhe historike të zonës. Ndërmarrja ka pesë punonjës me kohë të plotë dhe tre punonjës me kohë të pjesshme. Ide të tjera fituese përfshijnë riciklimin e xhinseve për prodhimin e çantave të pazarit, apo prodhimin e pëlhurave tradicionale me materiale të ricikluara. Çdo vit, tre idetë fituese kombëtare marrin pjesë në Forumin Rajonal Vjetor Filantropia në Mbështetje të Ideve të Gjelbërta në Ballkanin Perëndimor ku konkurojnë me ide të tjera nga Kosova, Maqedonia, Mal i Zi, dhe Serbia. Ndikimi i Konkursit të Ideve të Gjelbërta nuk mund të vlerësohet vetëm me numrin e ideve të mbështetura (15) apo shumën e disbursuar (14,400,000.00 Lekë, ose rreth 103,000 EURO) por duhet të vlerësohet gjithashtu për përfitimet e tjera të paprekshme si: krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për sipërmarrjen; rritja e punësimit në qytete të vogla dhe fshatra, forcimi i kapaciteteve sipërmarrëse të pjesëmarrësve; dhe rritja e ndërgjegjësimit për potencialin e aktiviteteve tradicionale për t’u shndërruar në mundësi biznesi, duke qenë miqësore me mjedisin dhe fitimprurëse në të njëjtën kohë.
Hulumtimi në fushën e sipërmarrjes sociale Duke marrë në konsideratë që sipërmarrja sociale është një fushë shumë e re, PSh ka ndërmarrë një sërë projektesh studimore për të eksploruar potencialin e ndërmarrjeve sociale si një përqasje për trajtimin e një prej çështjeve më emergjente në Shqipëri dhe në nivel global, siç është përfshirja sociale e grupeve të marxhinalizuara përmes krijimit të vendeve të punës. Studimi Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale - potencial për krijimin e vendeve të punës për grupet e disavantazhuara u fokusua kryesisht në situatën e grave dhe vajzave në Shqipëri. Gjithashtu, PSh ndërmori një studim mbi ndërmarrjet sociale si një nxitje për punësimin
e grupeve të disavantazhuara, në kuadër të Programit Rajonal për Promovimin e Kërkimit në Ballkanin Perëndimor (RRPP). Drejtoresha Ekzekutive e PSh, Juliana Hoxha është autore e një studimi tjetër të rëndësishëm për ekonominë sociale në Shqipëri, i cili u botua si një kapitull në Studimin Strategjik mbi Zhvillimin e Ekonomisë Sociale në kontekstin e Strategjisë së Evropës Juglindore 2020, zhvilluar nga Lëvizja Evropiane në Serbi dhe SeConS Grupi Nismëtar i Zhvillimit në vitin 2014 dhe përditësuar në vitin 2015. Publikimi ofron një pasqyrë të sektorit të ekonomisë sociale në Evropën Juglindore (Shqipëri, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni), përfshi kuadrin ligjor dhe institucional, analizën e asaj se çfarë duhet sa i përket mekanizmave mbështetës dhe incentivave financiare, dhe çështje që duhet të adresohen për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë sociale.
Nxitja e sipërmarrjes rinore Hulumtimet dhe përvoja e PSh tregon qartë që ndërmarrjet sociale kanë potencialin për të gjeneruar vende pune dhe për të përmirësuar përfshirjen sociale për të rinjtë, si dhe për grupet e disavantazhuara. Organizata e përdori këtë mundësi për të zbatuar iniciativën Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë, e cila promovon punësimin e të rinjve dhe sipërmarrjen duke mbështetur nxënësit e shkollave profesionale për të zhvilluar aftësitë dhe kapacitetet në ndërtimin e ndërmarrjeve konkuruese në treg. Studentët asistohen në dizenjimin e ideve të qarta të biznesit të cilat konkurojnë mes tyre, dhe fituesit përfitojnë fonde dhe mbështetje për zhvillimin e start up-eve të tyre. Impakti i PSh përmes këtij projekti nuk është vetëm financimi i disa ideve, por rritja e kapaciteteve të të rinjve pjesëmarrës për t’u përballur me sfidat, për të eksploruar potencialin e tyre sipërmarrës si dhe për të zhvilluar një qëndrim pozitiv në kërkimin e tregun të punës.
29
Promovimi i ndërmarrjeve sociale në të gjithë BE-në Si teoria ashtu edhe praktika e ndërmarrjeve sociale kanë përfituar nga një rrjedhë ndërkombëtare e ideve, rrjeteve dhe praktikave më të mira në zhvillim. Në vitin 2011, PSh u bë partneri lokal i iniciativës Evropa e Inovacionit Social (SIE), një vend takimi për inovatorët socialë në të gjithë Evropën i cili ofron rekomandime për veprim bazuar në hulumtime, si dhe mundësi për krijimin e rrjeteve dhe ndërtimin e partneritetit ndërmjet inovatorëve socialë nga vende dhe sektorë të ndryshëm. PSh është gjithashtu anëtare e Laboratorit për Inovacionin Social (SIL) - rrjeti rajonal i inovatorëve socialë dhe partnere në projektin SI-drive, një iniciativë hulumtimi që zgjeron njohuritë rreth inovacionit social. Për të promovuar potencialin e ndërmarrjeve sociale në Shqipëri dhe më gjerë, PSh organizoi konferencën ndërkombëtare Ndërmarrjet sociale, Përgjigje Ndaj Krizës Ekonomike? dhe ka marrë pjesë aktive në shumë konferenca të tjera rajonale mbi sipërmarrjen sociale. PSh po udhëheq kuptimin dhe promovimin e sipërmarrjes sociale si një lëvizje ndërkombëtare në Shqipëri dhe ka sjellë shembuj nga Shqipëria në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
30
3.6 Përfshirja ndërkombëtare Ndërsa Shqipëria është integruar gjithnjë e më shumë në Evropë dhe në botë, PSh gjithashtu ka zgjeruar gamën e aktiviteteve dhe rrjetet e saj në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. PSh është bërë një partner i besueshëm ndërkombëtar në katër rrjete të tjera që nga viti 2011: Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile; Iniciativa Evropa e Inovacionit Social; Laboratori i Inovacionit Social; dhe Forumi për Sipërmarrjen Sociale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. PSh ka krijuar gjithashtu lidhje me Departamentin e Informacionit Publik të OKB-së dhe është organizatë pritëse dhe dërguese për Shërbimin Vullnetar Evropian. Këto rrjete kanë ndihmuar që PSh të maksimizojë zërin e saj në diskutimet e politikave mbi integrimin evropian si në Ballkan ashtu edhe në Bruksel. Gjithashtu, PSh ka qenë një lider kryesor dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në organizimin brenda Rrjetit global të Partnerëve gjatë ristrukturimit të tij për të pasqyruar më mirë maturimin e organizatave anëtare si udhëheqëse në vendet e tyre dhe ndërkombëtarisht.
Programet e PSh mbi filantropinë dhe idetë e gjelbërta
Mjedisi mundësues për shoqërinë civile
Debate televizive mbi pjesëmarrjen e gruas në vendimmarrje
31
Programet e PSh mbi punësimin dhe sipërmarrjen e të rinjve
Promovimi i sipërmarrjes sociale dhe turizmit alternativ
Programet në qeverisjen e mirë
32
33
TË DHËNA KYÇ MBI IMPAKTIN mbi
10,000 përfitues direkt
500 ditë trainimesh & workshopesh me pjesëmarrjen e mbi 7,000 përfituesve 40 konferenca & debate publike me pjesëmarrjen e mbi 3,000 aktorëve Pjesëmarrje në mbi
120 konferenca dhe debate ndërkombëtare
Përgatitja dhe shpërndarja e mbi
30 publikimeve
AKADEMIA E OJF-ve Kompetencë- Profesionalizëm - Zhvillim
3 grupe në 2 vjet, 41 pjesëmarrës nga 38 organizata nga 9 rajone 40 sesione trainimi & orientimi dhe 3 vizita studimore ► Zhvillimi
organizativ dhe manaxhimi i burimeve njerëzore
► Manaxhimi
financiar dhe raportimi tek autoritetet shtetërore
► Advokacia,
lobimi dhe ndërtimi i koalicioneve
► Qeverisja
me pjesëmarrje dhe teknikat e pjesëmarrjes
► Qëndrueshmëria
organizative, ngritja e fondeve dhe planifikimi strategjik ► Komunikimi dhe marrëdhëniet me publikun
Përfituesit e trajnimeve Asistenca në pushtetin vendor
MBËSHTETJE PËR SIPËRMARRJEN SOCIALE
Përfituesit e programeve gjinore Mbi
Përfituesit e programeve rinore
170 aplikantë në 5 konkurse kombëtare
Ide të Gjelbërta 12 fitues në nivel kombëtar, 4 fitues në nivel rajonal
60 persona të punësuar në 12 sipërmarrje të mbështetura 2 studime mbi zhvillimin e sipërmarrjes sociale në Shqipëri 5 konferenca & debate mbi sipërmarrjen sociale
E PROGRAMEVE TË PSH 2011-2016 Berat Durrës Elbasan Fier Himarë Kavajë Kuçovë Lezhë Pogradec Pukë Rubik Sarandë Tiranë Vlorë
TRAJNIM & ASISTENCË PËR PUSHTETIN VENDOR 14 njësi të pushtetit vendor të asistuara 2 studimeve monitoruese mbi prokurimin elektronik me 330 biznese në 7 bashki, 7 takime në grupe të fokusuara dhe 60 intervista të drejtpërdrejta Kryerja e
6 bashki të asistuara në hartimin e strategjive antikorrupsion Procedura të buxhetimit me pjesëmarrje të adoptuara në
8 bashki
KONSULTIME PUBLIKE 12 takime konsultuese mbi reformën administrative territoriale me 650 qytetarëve
pjesëmarrjen e
5 takime konsultuese mbi Kuadrin e Vendit të Bankës Botërore në Shqipëri me pjesëmarrjen e 250 qytetarëve 6 takime konsultuese në 3 ajonet kryesore për përgatitjen e programit Qeveri e Shqipërisë – Kombet e Bashkuara me pjesëmarrjen e 300 qytetarëve 8 takime me grupe të fokusuara mbi edukimin dhe motivimin e votuesve përpara zgjedhjeve lokale të 2015 me pjesëmarrjen e 100 r
qytetarëve
FUQIZIMI I GRAVE DHE TË RINJVE 12 programe trajnimi mbi Të drejtat e gruas dhe Integrimi Gjinor në 12 rajone me pjesëmarrjen e 200 zyrtarëve të komunave Ngritja e Forumit të Grave Lidere përbërë nga
5 sesione dy-ditore trajnimi & orientimi për anëtaret e Forumit të Grave Lidere Adoptimi i Kartës për Përfaqësim të Barabartë Gjinor në Strukturat Vendimmarrëse Kryerja e
4 kampe biznesi me 220 të rinj për
24 gra nga të 12 qarqet
1 studimi mbi sistemin e taksave dhe efektet e tij në barazinë gjinore
12 zyrtarë të Administratës Tatimore të trajnuar mbi konceptin dhe
legjislacionin për barazinë gjinore, e të asistuar në hartimin e Dokumentit të parë Politik mbi Barazinë Gjinore dhe Planin e Veprimit për zbatimin e tij
zhvillimin e planeve të biznesit
►
► ► ► ►
2 kampe rinore në ICT me 60 të rinj
Pjesëmarrja e gruas & përfaqësimi në strukturat vendimmarrëse
për të zhvilluar plane biznesit në TIK
21
Mekanizmat e pjesëmarrjes
132
trajnime për nxënës në Librazhd për përmirësimin e aftësive bazë dhe në shkrimin e projekteve
Advokacia dhe lobimi Marrëdhëniet me publikun dhe komunikimi
4 programe për ndërtimin e 20
kapaciteteve për të rinj në Dibër dhe asistencë në formalizimin e OJF-së së tyre
Lidershipi
PROMOVIMI I FILANTROPISË DHE PSB 1
konferencë ndërkombëtare për hapjen e diskutimit mbi filantropinë në Shqipëri
6 çmime vjetore
BURIMET E FINANCIMIT
1 konkurs për Esenë mbi filantropinë
2 studime mbi filantropinë me 300 biznese
8% 21% 48%
1 studim mbi historinë e filantropisë në Shqipëri që prej shekullit të 19 180
23%
programe TV dhe radio, si dhe artikuj në median Rreth e shkruar rreth filantropisë
1 konferencë ndërkombëtare mbi praktikat dhe sfidat e zhvillimit të Përgjegjshmërisë
Qeveri të huaja
Sociale të Biznesit në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi
Fondacione Private
5 programe rajonale trajnimi dhe 3 leksione të hapura në universitete me 160 përfaqësues të grupeve të interesit, 1 vizitë studimore në Maqedoni mbi PSB
Agjenci Multilaterale Shërbime me pagesë
IV. Përfundim Partnerët Shqipëri, tashmë në vitin e 15-të saj, ka pasur një ndikim të madh në zhvillimin pozitiv të shoqërisë civile dhe demokracisë në Shqipëri. Mijëra anëtarë nga stafi i OJF-ve në çdo cep të Shqipërisë kanë marrë pjesë në programet e trajnimeve të PSh, dhe kanë vënë në zbatim njohuritë e përfituara lidhur me komunikimin efektiv, vendimmarrjen me pjesëmarrje dhe manaxhimin e projekteve në organizatat e tyre përkatëse. Me mijëra zyrtarë qeveritarë janë përfshirë për herë të parë në mënyrë reale në angazhime me qytetarët dhe në zgjidhjen e problemeve ndërsektoriale përmes konsultimeve, tryezave të rrumbullakëta dhe konferencave të organizuara nga PSh. Sot, është bërë praktikë që qeveria të konsultohet me shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë para se të ndërmarrë iniciativa të reja, dhe për OJF-të që të bashkëpunojnë në rrjete për të advokuar për nevojat e grupeve të tyre, por kjo gjë nuk ka ndodhur gjithmonë më parë në Shqipëri. PSh ka ndihmuar në prezantimin e një kulture të pjesëmarrjes, bashkëpunimit dhe përfshirjes, si dhe ka zhvilluar një seri qasjesh unike për përmirësimin e qeverisjes në Shqipëri. Që nga fillimi, PSh ka punuar me një filozofi të qartë bazuar në atë ç’ka nevojitet PIKËRISHT TANI për të çuar përpara demokracinë në Shqipëri, shoqëruar me një vizion të asaj që është e mundur në të ardhmen dhe se si të shkohet hap pas hapi drejt asaj së ardhmeje.
36
V. Publikime
37
38
Robert Klitgaard Ronald MacLean-Abaroa H. Lindsey Parris
Вazuar në dekadat e përvojës së tyre në luftën kundër korrupsionit në shumë vende të botës,
autorët e librit Qytete të Korruptuara ofrojnë një mënyrë origjinale për ta mposhtur korrupsionin në nivelin vendor. "Parandalimi i korrupsionit," shprehen autorët, "mund të ndihmojë në rritjen e të ardhurave të bashkisë, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve, në nxitjen e besimit dhe pjesëmarrjes publike si dhe në fitoren e zgjedhjeve." Libri Qytete të Korruptuara tregon si është arritur kjo, edhe në vendet me kushtet më të vështira, dhe si mund të realizohet përsëri. Raste studimore nga Nju Jorku, Hong Kongu dhe La Pazi në Bolivi, tregojnë se si probleme në dukje të pashpresa mund të shndërrohen në katalizatorë drejt reformave të sukseshme. Libri Qytete të Korruptuara përshkruan në detaje si të:
TE KTHENI SHENDETIN
Ÿ diagnostikohet korrupsioni bashkiak; Ÿ përfshihen qytetarët dhe nëpunësit publikë në gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjeve funksionale; Ÿ goditet korrupsioni nëpërmjet një qasjeje ekonomike - si një krim përllogaritjeje dhe si një
Str. Piata Amzei 7-9, scara D, etaj 6, ap.34, sector 1, Bucuresti, Romania Tel/fax: + 40213135664; +40213135668; +40213141966 E-mail: fpdl@fpdl.ro Website: http://www.fpdl.ro
komunitetin tuaj; Ÿ mënjanohen grackat më të rëndomta.
"Libri Qytete të Korruptuara është një kontribut shumë i mirëpritur për setin e mjeteve në dispozicion të çdokujt që është i interesuar të luftojë korrupsionin. Bob Klitgaard dhe bashkautorët e tij ja arritën qëllimit përsëri." -Peter Eigen Kryetar, Transparency International "Përhapja e demokracisë në botë është duke i dhënë energji të reja luftës kundër korrupsionit. Kjo është një kohë shumë e përshtatshme që këta tre analistë të shkëlqyer dhe luftëtarë me përvojë kundër korrupsionit të prezantojnë qasjet e tyre të mprehta dhe të testuara në luftën kundër korrupsionit. Ky libër i shkëlqyer e përmbush cilësimin si një “guidë praktike” dhe do të jetë shumë i vlefshëm për drejtuesit qytetarë në të gjithë botën, të cilët përkushtohen drejt një qeverisje të ndershme, të aftë dhe demokratike.” -Jeff Sachs Galen L. Stone Profesor i Tregtisë Ndërkombëtare, Drejtor, Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar, Universiteti i Harvardit
E ORGANIZATES SUAJ
Fondacioni i Partnerëve për Zhvillim Lokal - FPDL
funksion i sistemeve të korruptuara e jo (vetëm) i individëve të korruptuar;
Ÿ kurohet dhe parandalohet korrupsioni duke përshtatur metoda dhe reforma të provuara për
UDHEZUES PRAKTIK PER TE KURUAR DHE PARANDALUAR KORRUPSIONIN NE QEVERISJEN VENDORE DHE KOMUNITETET LOKALE
TE KTHENI SHENDETIN Fondacioni i Partnerëve për Zhvillim Lokal - FPDL
Str. Piata Amzei 7-9, scara D, etaj 6, ap.34, sector 1, Bucuresti, Romania Tel/fax: + 40213135664; +40213135668; +40213141966 E-mail: fpdl@fpdl.ro Website: http://www.fpdl.ro
E ORGANIZATES SUAJ
Instituti i Shoqërisë së Hapur Iniciativa për Qeverisjen Vendore dhe Reformën në Shërbimin Publik - LGI
October 6 u. 12, Budapest, H- 1051, Hungary Tel: +3613273104, Faks: +3613273150 E-mail: lgprog@osi.hu Website: http://lgi.osi.hu
UDHEZUES PRAKTIK PER TE KURUAR DHE PARANDALUAR KORRUPSIONIN NE QEVERISJEN VENDORE DHE KOMUNITETET LOKALE
Programi i Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Humane - UN HABITAT
Kutia Postare: 30030, Nairobi 00100, Kenya Tel: +254207621234, Faks: +254207624266/7 Website: tcbb@unhabitat.org Internet: http://www.unhabitat.org
QYTETE TË
Instituti i Shoqërisë së Hapur Iniciativa për Qeverisjen Vendore dhe Reformën në Shërbimin Publik - LGI
VOLUMI 2
October 6 u. 12, Budapest, H- 1051, Hungary Tel: +3613273104, Faks: +3613273150 E-mail: lgprog@osi.hu Website: http://lgi.osi.hu
Partnerët Shqipëri Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti
mjetet e lehtësimit të procesit
KORRUPTUARA
Ambasada Britanike në Tiranë
Një Udhëzues Praktik për Kurimin dhe Parandalimin Programi i Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Humane - UN HABITAT
Kutia Postare: 30030, Nairobi 00100, Kenya Tel: +254207621234, Faks: +254207624266/7 Website: tcbb@unhabitat.org Internet: http://www.unhabitat.org
VOLUMI 1
koncepte dhe strategji
39
VI. Mbështetësit
40
J KONTRIBUT PËR NJË DEMOKRACI MË TË FUQISHME www.partnersalbania.org