GAZETË TREMUJORE
EDICIONI 61
DHJETOR 2016
PËR NJË SHOQËRI MË TË ZHVILLUAR Në këtë edicion: -Partnerët Shqipëri feston 15-vjetorin e krijimit faqe 1 - Shpallen fituesit e Çmimeve të Filantropisë 2016 faqe 2 - Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive -Fuqizimi i OShC-ve për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikë-bërje dhe vendim-marrje faqe 3 -Raporti i Matricës së monitorimit të mjedisit mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile -Diplomimi i grupit të dytë të Akademisë së OJF-ve PSH lançon së shpejti Akademinë e OJFve 2017! faqe 4 -Zbatimi i Ligjit për "Sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve" - Ndërtimi i integritetit në qeverisjen vendore faqe 5 -Buxhetimi me pjesëmarrje në qeverisjen qendrore dhe vendore - Konferenca shkencore rajonale: "Kërkimi mbi zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Ballkan" -Sipërmarrja sociale si mjet për qëndrueshmërinë financiare të OJF-ve, takim i ekspertëve rajonalë faqe 6 -Mbledhja vjetore e rrjetit të Partnerëve faqe 7 -Festojmë solidaritetin -Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë -Janë hapur aplikimet për ICT Youth Camp faqe 8
PARTNER PARTNERË ËT SHQIP SHQIPË ËRI FESTON 15 VJETORIN E KRIJIMIT Viti 2016 shënoi 15 vjetorin e krijimit të Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim. Për 15 vjet, Partnerët Shqipëri ka pasur privilegjin të punojë me dhe të mbështesë përpjekjet e qindra organizatave të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore dhe atyre private, e sektorit private, për të avancuar sistemin e vlerave demokratike të Shqipërisë, dhe për të forcuar përgjegjshmërinë dhe sundimin e ligjit. Përmes punës dhe larmishmërisë së programeve të saj, Partnerët Shqipëri ka ndikuar pozitivisht në rritjen e zhvillimin personal të shumë praktikuesve të shoqërisë civile dhe zyrtarëve të administratës publike, në përpjekjet e tyre për ndërtimin e institucioneve të forta, për manaxhimin e proceseve të hapura dhe transparente, dhe në luftën ndaj korrupsionit. Ka qenë kaq shpërblyese të shohësh se si institucionet janë forcuar dhe bërë më llogaridhënëse, si politikat kanë ndryshuar dhe bërë më të përgjegjshme, dhe si proceset janë bërë më përfshirëse dhe me pjesëmarrje. Në këto 15 vjet, PSH nuk ka ndjekur rrugën e lehtë dhe të sigurt, gjë e cila e ka bërë udhëtimin tonë disa herë më të vështirë. Shpesh fraza jonë kryesore ka qenë "sfido status quo-në", por ne u kemi qëndruar gjithmonë besnikë vlerave tona organizative - të qenurit etikë, bashkëpunues, gjithëpërfshirës dhe profesionalë. Pavarësisht pengesave ne kemi bërë një rrugë të gjatë dhe kemi treguar përkushtim, kreativitet dhe fleksibilitet. Ne kemi kërkuar dhe gjetur frymëzim në organizatat tona partnere brenda dhe jashtë vendit, forcë dhe mbështetje në rrjetet e shumta formale dhe joformale që kanë qenë jetike për punën "jotradicionale" advokuese në nivel lokal dhe rajonal, burime në donatorë besnikë dhe bujarë që kanë treguar besim në vizionin tonë. Partnerët Shqipëri ka lindur si pjesë e një rrjeti, rrjetit të Partnerëve, dhe vazhdon të bazojë punën e saj në partneritete institucionale dhe strategjike. Pas pesëmbëdhjetë vitesh, projekti nuk është përfunduar ende. Partnerët Shqipëri do të vazhdojë t’i mbetet besnike përgjegjësisë së saj për të mbështetur forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik në vend. Ajo ka kapacitetet dhe njohuritë për të vazhduar të sigurojë mbështetje për aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë në projektin e ndërtimit të demokracisë për shumë vite të ardhshme. Nga fjala e Znj. Juliana Hoxha, Drejtore e PSH, në raportin Partnerët Shqipëri - 15 vjet drejt ndërtimit të një demokracie më të fuqishme
-Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare faqe 9
Manuali “Manaxhimi Financiar i OJF-ve dhe Kuadri Rregullator, botimi i dytë” (2016) u vjen në ndihmë organizatave në manaxhimin eficent të burimeve financiare. Manuali përmban njohuri rreth koncepeve bazë të manaxhimit financiar, një pasqyrë të plotë mbi sistemet e kontabilitetit dhe të raportimit, kontrolleve të brendshme, proçesit të buxhetimit, analizave financiare dhe sistemit të taksave që aplikohet nga shteti ndaj OJFve.
#15VjetPartnerëtShqipëri Festoni me ne Shfletoni dy botimet tona më të fundit që pasqyrojnë rrugëtimin e Partnerëve Shqipëri në këto 15 vjet. www.partnersalbania.org
Botimi i rifreskuar sjell ndryshimet e ndodhura në kuadrin ligjor e fiskal që rregullon aktivitetin e OJF-ve si dhe i përgjigjet dinamikave të zhvillimit të sektorit. Kontaktoni me zyrën e Partnerëve Shqipëri për të blerë kopje të botimit.
Ju përcjellim urimet tona për një 2017 të begatë e të suksesshëm!