GAZETË TREMUJORE
EDICIONI 62
MARS 2017
PËR NJË SHOQËRI MË TË ZHVILLUAR Në këtë edicion: -Roli i Organizatave të Shoqërise Civile, qeverisë qendrore e vendore dhe grupimeve aktive në zbatimin e Buxhetimit me Pjesëmarrje në Shqipëri, konferencë kombëtare faqe 1 -Qytetarët Pro Reformës në Drejtësi faqe 2 -Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive -Akademia e OJFve 2017! faqe 3 -Krijimi i një mjedisi mundësues për OSHCtë -Bashkohuni me TheAlbanianCrowd, platformën online të OJFve dhe sipërmarrjeve sociale faqe 4
Roli i Organizatave të Shoqërisë Civile, qeverisë qendrore e vendore dhe grupimeve aktive në zbatimin e Buxhetimit me Pjesëmarrje në Shqipëri Në përmbyllje të iniciativës së saj dy-vjecare për rritjen e përfshirjes dhe ndikimit të OSHC-ve dhe grupeve të interesit në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje në nivel qendror e vendor, Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Olof Palme International Center dhe mbështetjen e Qeverisë Suedeze organizuan në 17 janar 2017 në Tiranë, konferencën kombëtare “Roli i Organizatave të Shoqërise Civile, qeverisë qendrore e vendore dhe grupimeve aktive në zbatimin e Buxhetimit me Pjesëmarrje në Shqipëri”. Konferenca mblodhi së bashku aktorët kryesorë në zbatimin e procesit të buxhetimit me pjesëmarrje në nivel qendror e vendor për të diskutuar mbi arritjet, sfidat dhe problematikat e hasura në zbatimin e këtij procesi, si dhe për të ofruar rekomandime për përmirësimin e tij me qëllim mundësimin e një qeverisjeje më të mirë në të gjitha nivelet.
-Projekti LevizAlbania faqe 5 -Hapet programi “Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar” - ICT Youth Camp faqe 6 - Shpallet konkursi kombëtar “Ide të Gjelbërta 2017” faqe 7 -Aktiviteti filantropik i ndërmarrjeve në Shqipëri -Monitorimi i aktivitetit filantropik faqe 8 -Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare -Festojmë solidaritetin! faqe 9 -Ndërtimi i integritetit në qeverisjen vendore faqe 10
Folës kryesorë në konferencë ishin zyrtarë të bashkive Vlorë, Lezhë e Elbasan, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të përfshirë në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje, donatorë dhe ekspertë të cilët diskutuan mbi bashkëpunimin e OSHC-ve me institucionet qendrore e vendore, mekanizmat ligjorë e institucionalë, si dhe praktika të bashkëpunimit ndërsektorial për zbatimin e buxhetimit me pjesëmarrje në qeverisjen qendrore e vendore. Vizitoni këtu një galeri me foto nga ky event.
Manuali “Manaxhimi Financiar i OJF-ve dhe Kuadri Rregullator, botimi i dytë” (2016) u vjen në ndihmë organizatave në manaxhimin eficent të burimeve financiare. Botimi i rifreskuar sjell ndryshimet e ndodhura në kuadrin ligjor e fiskal që rregullon aktivitetin e OJF-ve si dhe i përgjigjet dinamikave të zhvillimit të sektorit. Kontaktoni me zyrën e Partnerëve Shqipëri për të blerë kopje të botimit.
Për më shumë mbi kriteret e aplikimit lexoni informacionin në faqen 7
Shfletoni këtu botimet tona më të fundit: studimin mbi aktivitetin filantropik të sipërmarrjeve në Shqipëri, dhe një udhëzues mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe përfshirjen e OSHCve në proceset me pjesëmarrje. Në menunë Publikime në faqen tonë të internetit www.partnersalbania.org do të gjeni të gjitha botimet tona.