GAZETE TREMUJORE
EDICIONI NR. 66
MARS 2018
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR Në këtë edicion: - EMBRACE: Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë marrëdhënie dhe ekonomi krijuese faqe 1 - Shpallet fituesi i grantit në kuadër të Thirrjes së parë për aplikime të projektit CAUSE - Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive - Takim mes aktorëve në fushën e sipërmarrjes sociale dhe filantropisë
faqe 2 faqe 3-4
- Monitorimi i aktivitetit filantropik në Shqipëri
faqe 5
- Akademia e OJF-ve 2017-2018
faqe 6
- Mjedis mundësues - OSHC të qëndrueshme - Takimi i CONCORD HUB3, 13-15 mars, Bruksel
faqe 7
- Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive
faqe 8
- OJF më të Fuqishme për Transparencë në Shëndetësi - Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme të studiuesve në fushën e sipërmarrjes sociale
faqe 9
- Të reja nga projekti LEVIZ Albania
faqe 10
- Përfundon programi “Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar” për grupin e dytë të të rinjve faqe 11 - Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare RisiAlbania
faqe 12
- The Albanian Crowd, platforma online e OJF-ve shqiptare
faqe 13
EMBRACE - Modele sipërmarrjeje që ndërtojnë marrëdhënie dhe ekonomi krijuese Partnerët Shqipëri punon për inkurajimin e zhvillimit të sipërmarrjeve sociale në Shqipëri, si një forcë lëvizëse në zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Gjatë muajit shkurt, PSH prezantoi projektin inovator “EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese” i cili vjen në vijimësi të nismës më të fundit të asistencës për OJF-të, për të zhvilluar modele të reja biznesi që gjenerojnë të ardhura duke kontribuar në qëndrueshmërinë e tyre financiare dhe për rrjedhojë përgjigjen më të ndaj nevojave të përfituesve të tyre. Së bashku me promovimin e një dialogu konstruktiv dhe advokimin për një mjedis financiar dhe ligjor mundësues për SE-të, PSH filloi zbatimin e programit të trajnimit dhe asistencës së OJF-ve për të inicuar dhe/ose përforcuar iniciativat e biznesit social, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit mbi sipërmarrjen sociale dhe ndarjen e modeleve më të mira dhe historive të suksesit. Ndërtimi i marrëdhënieve dhe partneritetit me sektorin e biznesit dhe mbështetja e iniciativave konkrete të OJF-ve që lidhen me sipërmarrjen sociale, në kuadër të adresimit të sfidave sociale dhe nxitjes së zhvillimit gjithëpërfshirës do të jetë një tjetër komponent i rëndësishëm i këtij programi. Projekti “EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese” zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në partneritet me organizatën Project Ahead (Itali), dhe financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
1