RAPORT VJETOR 2017
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, PO Box 2418/1, 1022, Tirana, Albania Tel.Faks: +355 4 2254881 E-mail: partners@partnersalbania.org www.partnersalbania.org Të gjitha të drejtat e rezervuara.
P
Ë
R
M
B
A
J
T
J
A
I.
Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile
6
Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive
6
Akademia e OJF-ve
7
Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale - Projekti C.A.U.S.E.
8
Monitorimi i Lirisë së Tubimit, Raporti për Shqipërinë 2016 - 2017
9
Kontributi i PSH në diskutimet rajonale lidhur me zhvillimin e mjedisit mundësues për organizatat e shoqërisë civile The Albanian Crowd, një platformë interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri
II.
Sipërmarrja dhe Inovacioni Social
9 - 10 11
12
Konkursi i Ideve të Gjelbërta 2017
12
Kampe për të rinjtë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit
13
III.
Punësimi i të Rinjve dhe Grave dhe Rritja e Përfaqësimit në Vendim-marrje
14
Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar
14
Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë
15
Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare - Projekti RISIAlbania
16
IV.
17
Filantropia dhe Përgjegjshmëria Sociale e Biznesit
Nxitja dhe Zhvillimi i Filantropisë Korporative në Shqipëri
17
Çmimet e Filantropisë 2017
18
Monitorimi i aktivitetit filantropik në Shqipëri
19
Festojmë Solidaritetin
20
V.
Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme
21
Zbatimi i legjislacionit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve
21
Projekti LevizAlbania
22
Diskutim mbi rolin e organizatave të shoqërisë civile në zbatimin e buxhetimit me pjesëmarrje në Shqipëri
23
Ndërtimi i integritetit në qeverisjen vendore
24
Lehtësim i inputit publik mbi strategjinë e Bankës Botërore në Shqipëri
25
Qytetarët pro Reformës në Drejtësi
26
VI.
Programet e Partnerëve Shqipëri në fokusin e medias
VII. Botime
27 28-29
VIII. Financat
30
RAPORT VJETOR 2017
3
DISA FAKTE KRYESORE MBI IMPAKTIN TONË GJATË VITIT 2017 12 projekte 10 donatorë 7 kontrata shërbimi
Mbi 220 ditë aktivitete
Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile 16 manaxherë të organizatave shqiptare rritën njohuritë dhe përmirësuan aftësitë manaxhuese falë pjesëmarrjes në programi Akademia e OJF-ve. 4 programe trajnimi dhe 36 seanca asistence, në mbështetje të OSHCve për zhvillimin e modeleve të reja të biznesit bazuar në ofrimin e shërbimeve me pagesë. Ndërtimi i urave të bashkëpunimit ndërmjet OSHC-ve dhe sektorit të biznesit përmes një eventi SpeedDating. Asistencë për përfituesit e granteve të projektit LevizAlbania dhe jo vetëm, për të rritur performancën e tyre në zbatimin e projekteve, përmes 6 sesione tematike rrjetëzimi, 9 programe trajnimi online dhe në rajone, 3 takime virtuale për shkëmbimin e praktikave të mira nga rajoni, me pjesëmarrjen e 270 përfaqësuesve të OJF-ve dhe individë. Projektet e 24 organizatave dhe 9 individëve të mbështetur financiarisht përmes Thirrjes së 3-të për Aplikime të LevizAlbania. Përgatitja dhe publikimi i Raportit të Monitorimit mbi Lirinë e Tubimit në Shqipëri
Sipërmarrja dhe Inovacioni Social 4 sipërmarrje sociale të reja, të mbështetura përmes konkursit Ide të Gjelbërta, duke krijuar 12 vende pune dhe kontrata me mbi 25 biznese lokale.
4 programe, 16 ditë trajnim në mbështetje të mundësive të punësimit për 125 të rinj pjesëmarrës në ICT Youth Camps. Hartim i 27 ideve biznesi në TIK të zhvilluara nga të rinjtë dhe të asistuara nga ekspertë biznesi.
Filantropia dhe Përgjegjshmëria Sociale e Biznesit Publikimi i studimit të dytë mbi zhvillimin e filantropisë korporative në Shqipëri. Organizimi i Çmimit të Filantropisë për të 7 vit rradhazi. Monitorimi i përditshëm dhe publikimi i 12 raporteve mujore, 1 buletini 3-mujor dhe 1 raporti vjetor mbi aktivitetin filantropik në Shqipëri. Prezent në 11 emisione televizive dhe mbi 15 artikuj në median e shkruar mbi filantropinë dhe sipërmarrjen sociale.
Mbi 1200 pjesëmarrës direkt në aktivitetet tona, nga i gjithë vendi
Punësimi i të Rinjve dhe Grave dhe Rritja e Përfaqësimit në Vendim-marrje 12 studentë të shkencave ekonomike përfitues të mundësive të praktikës e punësimit përmes programit Edukimi i Punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar Monitorimi i vazhdueshëm dhe publikimi i raportit të dytë vjetor mbi pjesëmarrjen politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve si pjesë e rrjetit rajonal #YouthBankHub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë Kontributi në rritjen e mundësive të punësimit për të rinjtë përmes projektit RisiAlbania, si rezultat i ndërhyrjeve të së cilit u gjeneruan 946 vende të reja pune, 53% nga të cilat mbahen nga gratë e reja në sektorët e Agropërpunimit, turizmit dhe TIK. Përmes përmirësimit të shërbimeve të ndërmjetësimit, 5,378 të rinj, 51% e tyre gra të reja, mundën të gjejnë punë.
Qeverisja Transparente dhe e Përgjegjshme 3 Bashki (Fier, Berat dhe Elbasan) aprovuan Plane Strategjike Antikorrupsion. 4 programe trajnimi, 67 nëpunës të trajnuar, 2 fushata informimi publik që arritën mbi 620,000 njerëz, intervista televizive në kanale kombëtare dhe artikuj në median e shkruar, mbi ligjin për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Lehtësim i inputit publik mbi prioritetet vendore dhe angazhimin e Bankës Botërore në Shqipëri, përmes 3 takimeve rajonale me pjesëmarrjen e 130 aktorëve lokalë.
RAPORT VJETOR 2017
Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive Prej vitit 2016, Partnerët Shqipëri vijon ngritjen e kapaciteteve të organizatave shqiptare duke i asistuar në zhvillimin e burimeve alternative të fondeve, për të rritur pavarësinë e tyre në advokimin për ndryshim social, në emër të anëtarëve dhe përfituesve të tyre. PSH asistoi nëntë organizatat e para, duke identifikuar së bashku me to aktivitete që gjenerojnë të ardhura.
Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile
Një seri programesh trajnimi, konsulence dhe mentorimi afatgjatë u ofrua për pjesëmarrësit, për adoptimin e modeleve të përshtatshme të biznesit bazuar në ofrimin e shërbimeve me pagesë, me synimin final për të diversifikuar të ardhurat dhe rritur qëndrueshmërinë. Partnerët Shqipëri i kushtoi një rëndësi të veçantë ngritjes së urave të bashkëpunimit me sektorin privat duke lehtësuar të kuptuarit e përbashkët të vlerës së shtuar që këta aktorë sjellin në treg.
“OJF - Biznes speed-dating”, një event një-ditor takimesh midis 15 OJF-ve dhe 10 kompanive private, 28 shtator
Takim virtual me Peter Gustafik nga PDCS dhe Uros Misljenovic nga Partnerët Serbi për ndarjen e eksperiencave ndërkombëtare në shitjen dhe ofrimin e shërbimeve me pagesë.
Projekti “Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive” zbatohet nga Partnerët Shqipëri në kuadër të Programit “Roli mbikqyrës (Watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile”, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
6
Diplomimi i pjesëmarrësve të Akademisë së OJF-ve 2017
Akademia e OJFve Aftësi - Profesionalizëm - Zhvillim
Gjatë periudhës mars - qershor 2017, Partnerët Shqipëri përfundoi me sukses programin Akademia e OJF-ve për grupin e katërt të përfaqësuesve të OJF-ve nga e gjithë Shqipëria. Prej vitit 2015, përmes këtij programi, rreth 60 drejtues organizatash kanë përfituar njohuri dhe zhvillim aftësish, mundësi bashkëpunimi, rrjetëzimi dhe partneriteti me organizata të ngjashme brenda dhe jashtë vendit. Përgjatë katër muajve pjesëmarrësit ndoqën cilkin prej dhjetë leksionesh fokusuar në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë organizative, dhe përfshirjen në procese me pjesëmarrje.
Si pjesë e ceremonisë së diplomimit, pjesëmarrësit në Akademinë e OJF-ve 2017 diskutuan mbi arritjet dhe rezultatet e programit, si dhe planet e së ardhmes për zbatimin në praktikë të njohurive dhe aftësive të fituara. Në shtator nisi sezoni i ri i Akademisë së OJF-ve, me një grup prej 18 përfaqësues organizatash nga i gjithë vendi. Akademia e OJF-ve zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) në kuadër të projektit “Shtyllat e shoqërisë civile: Bashkëpunim më efektiv ndërmjet sektorit të shoqërisë civile dhe shtetit në Shqipëri”, financuar nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.
RAPORT VJETOR 2017
7
Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile
Ndarja e eksperiencave dhe praktikave më të mira në një seri çështjesh që lidhen me zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e sektorit, përfshirjen në procese politikëbërëse në nivel vendor e qendror si dhe diskutimi i mundësive për partneritet, ishin çështjet në fokus të takimeve inspiruese me 10 organizatat sllovake gjatë vizitës studimore në Sllovaki.
RAPORT VJETOR 2017 Prej vitit 2016, Partnerët Shqipëri po zbaton projektin “C.A.U.S.E.
– Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale” i cili synon të
krijojë një model të mirë të ripërdorimit të qëndrueshëm të pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar, nëpërmjet krijimit të sipërmarrjeve sociale të manaxhuara nga OJF-të. Në shtator 2017, Partnerët Shqipëri lançoi Thirrjen e parë për projekt propozime drejtuar organizatave të shoqërisë civile. Për t’u ardhur në ndihmë organizatave të interesuara për të aplikuar, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Partnerët Shqipëri zhvilluan në Fier, Sarandë, Lushnje dhe Tiranë, katër sesione informimi rajonale, si dhe mundësuan vizita në pronat e konfiskuara.
Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile
Ndërhyrja në tre zona të mundshme ku ndodhen pronat e konfiskuara (Fier, Lushnje, Sarandë), pritet të fillojë në vitin 2018. Projekti do të mbështesë rehabilitimin e infrastrukturës fizike të pronave së bashku me trajnim dhe asistencë për organizatat zbatuese, në ofrimin e shërbimeve në përfitim të komuniteteve të prekura nga krimi i organizuar.
Projekti “C.A.U.S.E. – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale” zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në partneritet me Project Ahead dhe Comitato Don Peppe Diana dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
8
Monitorimi i të drejtës për tubime paqësore, Raporti për Shqipërinë 2016-2017, paraqet
RAPORT VJETOR 2017
Diskutimi ndihmoi në identifikimin e çështjeve të hasura në praktikë gjatë organizimit të tubimeve si nga organizatorët ashtu edhe nga autoritetet shtetërore. Gjithashtu u prezantuan rekomandime për iniciativa advokuese të ardhshme për adresimin e çështjeve lidhur me kornizën ligjore aktuale dhe zbatimin e saj praktik në ushtrimin e së drejtës për tubim paqësor.
9
Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile
një analizë të kuadrit ligjor që rregullon lirinë e tubimit në Shqipëri kundrejt standardeve ndërkombëtare në këtë fushë. Raporti bazohet në hulumtimin e kuadrit ligjor dhe grumbullimin e të dhënave nga institucionet kompetente (policia e shtetit dhe pushteti vendor). Ai është pjesë e një raporti më të gjerë të përgatitur nga Qendra Evropiane për Ligjin Jo-Fitimprurës (ECNL) me pjesëmarrjen e ekspertëve vendorë nga Shqipëria, Armenia, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Kosova, Serbia, në hartëzimin e mjedisit ligjor ekzistues për lirinë e tubimit në vendet e tyre përkatëse.
Në 16 dhjetor, Partnerët Shqipëri prezantoi këtë raport në një tryezë të rrumbullakët me praninë e përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për garantimin e ushtrimit të lirisë për tubime paqësore, si Policia e Shtetit dhe pushteti vendor, ekspertë në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirisë së tubimit, dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
RAPORT VJETOR 2017
Kontributi i Partnerëve Shqipëri në diskutimet rajonale lidhur me zhvillimin e mjedisit mundësues për organizatat e shoqërisë civile Forumi i Politikave për Zhvillim, një hapësirë për dialog mbi politikat e zhvillimit të BE, mars 2017, Bruksel
Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile
Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri, mori pjesë në Forumin e Politikave për Zhvillim, një hapësirë për dialog mes palëve të interesit në politikën e zhvillimit të BEsë. Në fokus ishte Konsensusi i ri Evropian për Zhvillim dhe Axhenda 2030. Në thelb të zbatimit të Axhendës 2030 qëndrojnë partneritetet shumë-palëshe gjithëpërfshirëse, dhe nxitja e një mjedisi mundësues për OSHC-të. Mbetet e një rëndësie themelore se si OSHC-të mund të kontribuojnë në zbatimin e Axhendës 2030 dhe të influencojnë më tej zhvillimin ndërkombëtar.
Partnerët Shqipëri, anëtare e Bordit të BCSDN Në takimin e 9-të Vjetor të Asamblesë, Klotilda Kosta, Drejtore e Programeve të Partnerëve Shqipëri u zgjodh anëtare e Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN). Partnerët Shqipëri është pjesë e rrjetit BCSDN që prej vitit 2011.
Konferencë rajonale e Rrjetit BCSDN: Roli i OSHC-ve në promovimin e hapësirës qytetare Më 21 qershor, rrjeti BCSDN organizoi në Shkup konferencën rajonale Roli i OSHC-ve në promovimin e hapësirës qytetare, ku u diskutua mbi mënyrat për nxitjen e hapësirës qytetare dhe krijimin e mjedisit mundësues për shoqërinë civile. Në konferencë morën pjesë mbi 40 përfaqësues të OShC-ve nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa. Si një nga folësit në konferencë, Klotilda Tavani, Drejtore e Programeve, foli mbi punën e PSH në monitorimin e mjedisit mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në Shqipëri, bazuar në Matricën e Monitorimit, si dhe sfidat e përpjekjeve advokuese për krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile.
Takim rajonal për përmirësimin e rregulloreve mbi pjesëmarrjen publike në Ballkanin Perëndimor Klotilda Kosta, Drejtore e Programeve e PSh, në rolin e anëtares së Bordit, përfaqësoi Rrjetin Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në takimin rajonal rreth përmirësimit të rregulloreve mbi pjesëmarrjen publike në Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) më 21-22 shtator 2017 në Sarajevë. Si një nga folësit në konferencë, Klotilda prezantoi gjetjet dhe rekomandimet rajonale të BCSDN mbi pjesëmarrjen e OShCve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi dy-ditor u mblodhi ekspertë dhe zyrtarë publikë të angazhuar në përpjekjet për përmirësimin e kuadrit ligjor për pjesëmarrjen e publikut në proceset vendimmarrëse në vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi u fokusua në diskutimin e dialogut publik-privat dhe përfshirjen e sektorit privat në hartimin e politikave, si dhe monitorimin nga shoqëria civile e proceseve të pjesëmarrjes publike. Rezultatet rajonale të BCSDN për vitin 2016 janë të disponueshme online.
10
Bashkohuni dhe rifreskoni informacionin e organizatës suaj në
The Albanian Crowd www.thealbaniancrowd.org
Platforma ofron mundësi për anëtarët që të ndajnë të rejat më të fundit mbi projektet dhe aktivitetet, të identifikojnë partnerë potencialë dhe të tërheqin vullnetarë e mbështetës. Gjithashtu, The Albanian Crowd i shërben institucioneve e individëve nga sektori shtetëror, biznesi, media, organizatat ndërkombëtare e donatore të cilët mund të gjejnë në të informacion dinamik, partnerë dhe shërbimet e nevojitura. Platforma ka tashmë 150 organizata anëtare nga i gjithë vendi, që punojnë në fusha të ndryshme. Që prej lançimit ajo numëron mbi 20,500 vizitorë nga rreth 150 vende në mbarë botën, e më shumë se 2 milion klikime.
Të gjitha organizatat dhe grupet e interesuara mund të bëhen pjesë e platformës duke plotësuar formën e regjistrimit online në linkun: http://www.thealbaniancrowd.org/aplikimi/ Ftojmë organizatat tashmë anëtare, që të na dërgojnë përditësime të vazhdueshme për t’u pasqyruar në platformë.
RAPORT VJETOR 2017
11
Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile
The Albanian Crowd është një platformë interaktive online e OJF-ve dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri. Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë.
RAPORT VJETOR 2017
Konkursi i Ideve të Gjelbërta
Sipërmarrja dhe Inovacioni Social
Për të gjashtin vit rradhazi, Partnerët Shqipëri organizoi konkursin kombëtar Ide të Gjelbërta 2017. Konkursi shërben si një inkubator për ide biznesi në fushën e zhvillimit të qendrueshëm, të cilat përdorin burimet lokale, ringjallin traditat e prodhimit dhe tregjeve lokale, dhe kanë një qasje miqësore ndaj mjedisit. Programi mbështet individë, ndërmarrje sociale, organizata të shoqërisë civile dhe sipërmarrje të biznesit familjar, përmes një fondi të krijuar me kontribute të kompanive lokale dhe donatorëve privatë, me mbështetjen institucionale të Fondit Rockefeller Brothers. Gjatë dy ditëve të konkurimit, 22 individë, organizata të shoqërisë civile e sipërmarrje të biznesit të vogël, të përzgjedhur nga faza e parë, prezantuan projekt – idetë e tyre përpara një jurie ekspertësh, e cila përzgjodhi tre idetë më të mira që po mbështeten financiarisht deri në shumën 800.000 lekë. Bashkëfinancues të këtij fondi janë Fondi Rockefeller Brothers, Banka Credins dhe Telekom Albania.
Prodhim dhe Tregtim produkte Aroma Therapy Ideja e Aroma Therapy Albania, një biznes i vogël që po punon për krijimin e një linje produktesh kozmetike aroma-terapike autentike shqiptare, të shëndetshme dhe pa kimikate, të prodhuara nga burime natyrore lokale.
Sofra e Anéve Ideja e Fondacionit Gjirokastra, po zhvillon ture të turizmit të kulinarisë në Gjirokastër, duke u mbështetur në traditën e pasur të “gatimeve të shtëpisë”. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj ideje synohet nxitja e prodhimit të produkteve bujqësore lokale, diversifikimi i shërbimeve turistike dhe rritja e punësimit. Kultivimi dhe përpunimi i kungullit Ideja e AgroNel.al, një ndërmarrje sociale që merret me kultivimin dhe përpunimin e kungullit organik në mënyrë artizanale, synon të stimulojë ekonominë lokale përmes rritjes së punësimit, dhe promovimin e jetesës së shëndetshme nëpërmjet konsumit të prodhimeve bio.
Në 26-28 korrik 2017, u zhvillua në Mal të Zi konkursi i përvitshëm rajonal Filantropia në mbështetje të Ideve të Gjelbërta. Ky konkurs që organizohet nga Balkan Green Foundation, mirëpret çdo vit idetë fituese të konkurseve kombëtare që zhvillohen në Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Malin e Zi, Kosovë dhe së fundmi edhe në Bosnje&Hercegovinë. Tetëmbëdhjetë konkurrentët, ndër të cilët edhe fituesit e Konkursit Kombëtar të Ideve të Gjelbërta 2017 të organizuar nga PSH, prezantuan idetë e tyre përpara një jurie ekspertësh ndërkombëtarë.
12
Konkurrentët, përfaqësuesit e gjashtë fondacioneve partnere, juria dhe organizatorët e konkursit rajonal “Filantropia në Mbështetje të Ideve të Gjelbërta 2017”
Kampe për të rinjtë në fushën e TIK Partnerët Shqipëri organizuan gjatë vitit 2017, tre kampe për të rinjtë shqiptarë të interesuar në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), një seri aktivitetesh të zhvilluara në kuadër të projektit Innovation Hub i nisur një vit më parë. Rreth 125 të rinj të moshës 17-30 vjeç përfituan nga katër programet e organizuara përgjatë periudhës qershor 2016 qershor 2017. Pjesëmarrësit ishin nxënës të shkollave të mesme të përgjithshme dhe profesionale, studentë të universiteteve dhe të rinj të tjerë të interesuar në fushën TIK, nga mbarë vendi. ICT Youth Camp u hartua dhe u përshtat si një program trajnimi dhe mentorimi 4-ditor drejtuar nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë të fushës së TIK dhe biznesit, ku pjesëmarrësit morën informacion e njohuri teknike për zhvillimin e ideve të tyre për produkte e shërbime në fushën e TIK. Kampet ndihmuan pjesëmarrësit në marrjen e njohurive lidhur me segmentimin e tregut dhe pozicionimit në treg, zhvillimin e aftësive për të shitur idenë tek investitorët, ndërtimin e bashkëpunimit dhe partneritetit, hartimin e planit të biznesit etj.
RAPORT VJETOR 2017
13
Sipërmarrja dhe Inovacioni Social
Juria e ekspertëve dhe përfaqësuesve të biznesit zgjodhi 25 ide të zhvilluara gjatë kampeve, të cilat do të mbështeten në vijim me asistencë të mëtejshme përmes projektit Innovation Hub.
RAPORT VJETOR 2017
Mbështetje e punësimit rinor në sektorin bankar Partnerët Shqipëri lançoi në vitin 2017 programin Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar, për të kontribuar në përmirësimin e mundësive të punësimit tek të rinjtë shqiptarë të cilët janë duke hedhur hapat drejt karrierës profesionale në këtë sektor. Në bashkëpunim me Alpha Bank Albania, Bankën Kombëtare Tregtare, Raiffeisen Bank Albania dhe Tirana Bank, Partnerët Shqipëri ofroi për grupin e parë të 12 studentëve të shkencave ekonomike, një seri leksionesh dhe vizita në këto institucione, të cilat rezultuan me ofrimin e mundësive të internshipit si dhe punësimit për disa nga pjesëmarrësit.
Punësimi i të Rinjve dhe Grave dhe Rritja e Përfaqësimit në Vendim-marrje
Iniciativa u zbatua në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave. Ky program do t’u ofrohet studentëve të interesuar gjatë çdo viti akademik.
Prezantimi i programit nga Znj. Juliana Hoxha, drejtore e PSH dhe Z.Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave
“Përgatitja për intervistë pune dhe rekrutimi në sektorin bankar”, leksioni i drejtuar nga Znj.Jonida Alite, Drejtore e Trajnimeve e PSh dhe Znj. Junida Katroshi, Shoqata Shqiptare e Bankave
“Sistemi Bankar në Shqipëri. Historiku dhe tendencat e zhvillimit të sektorit”, leksioni i mbajtur nga Z. Orfea Dhuci, Këshilltar Ekonomik, Alpha Bank Albania
“Banka si institucion – strukturat, funksionet, produktet dhe sherbimet bankare” leksioni i drejtuar nga Zj. Anisa Keri, Departamenti i Burimeve Njerëzore në Raiffeisen Bank Albania
Ceremonia e diplomimit të grupit të parë të pjesëmarrësve në program
14
“Sfidat e rekrutimit dhe karriera e punës në bankë”, leksioni i drejtuar nga Znj.Arjana Tushi, Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore në BKT
“Kujdesi ndaj klientit dhe shërbimi në bankë” leksioni i drejtuar nga Znj. Jonida Alite, Drejtore e Trajnimeve, Partnerët Shqipëri dhe Znj. Lutjana Konomi, Drejore e Departamentit të PR dhe Marketingut pranë Tirana Bank
“Youth Bank Hub” për Ballkanin Perëndimor e Turqinë Që prej vitit 2016, Partnerët Shqipëri është një nga organizatat anëtare të rrjetit rajonal “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, sëbashku me organizata nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Turqia. Rrjeti po punon për përmirësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, përmes mbështetjes së zhvillimit të kapaciteteve të organizatave rinore, iniciativave advokuese dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese. Një ndër aktivitetet kryesore të rrjetit është monitorimi i vazhdueshëm i situatës lidhur me pjesëmarrjen politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve. Çdo vit, organizatat partnere përgatisin një raport bazuar në një set indikatorësh të njëjtë për të gjithë rajonin.
Punësimi i të Rinjve dhe Grave dhe Rritja e Përfaqësimit në Vendim-marrje
Raporti Vjetor i Monitorimit për Shqipërinë 2017 paraqet edhe një analizë krahasuese me situatën në vitin 2016. Raporti shërben si një bazë për iniciativa të ardhshme advokuese lidhur me pjesëmarrjen e të rinjve, i pasuruar edhe me rekomandimet e mbledhura nëpërmjet konsultimeve me OJF-të e të rinjve dhe aktorë të tjerë.
Nga tryezat e rrumbullakëta të konsultimeve me pjesëmarrjen e aktorëve rinorë në Tiranë dhe Vlorë, nëntor - dhjetor 2017
Projekti “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” financohet nga Bashkimi Evropian.
RAPORT VJETOR 2017
15
RAPORT VJETOR 2017
Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare
Punësimi i të Rinjve dhe Grave dhe Rritja e Përfaqësimit në Vendim-marrje
RisiAlbania është një projekt zhvillimor që synon rritjen e shanseve për punësim të të rinjve. Ai është një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga një konsorcium partnerësh të përbërë nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim. Risi Albania nisi në vitin 2013, me një qasje e cila nga njëra anë synon zhvillimin e sektorit privat për krijimin e vendeve të reja të punës, dhe nga ana tjetër lehtësimin e futjes së të rinjve në tregun e punës. Nismat e projektit në komponentin e zhvillimit të sektorit privat janë përqëndruar në tre nënsektorë ekonomikë: Agro – përpunimi, Turizmi dhe Teknologjia e Informacionit. Gjatë vitit 2017, disa nga aktivitetet e arritjet e projektit ishin: Akademia e Hotelerisë dhe Turizmit feston suksesin e arritur në trajnimin dhe punësimin e të rinjve Gjatë muajit prill 2017 u organizua ceremonia e diplomimit për të festuar suksesin e arritur në trainimin dhe punësimin e rreth 180 të rinjve në hotelet dhe restorantet luksoze të Tiranës, nga Akademia e Hotelerisë dhe Turizmit e mbështetur nga Risi. Eventi u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Znj. Olta Xhacka dhe Zëvendës Shefi i Misionit i Ambasadës Zvicerane në Shqipëri Z. Philipp Keller.
Shqipëria, një destinacion i ri për investime në sektorin e shërbimeve të nënkontraktuara 2017 shënoi një pikë kthese për sektorin e sektorin e shërbimeve të nënkontraktuara në Shqipëri. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Shoqata e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë (FIAA) dhe stafi I Shoqatës Shqiptare të Shërbimeve të Nënkontraktuara, morën pjesë në Panairin Tregtar të CCW për call centers organizuar më 20-23 shkurt 2017 në Berlin - një mundësi e mirë për të promovuar Shqipërinë si destinacion për investime të reja në sektorin e shërbimeve të nënkontraktuara mes investitorëve globalë. Gjatë këtij viti, përfaqësuesit e kompanisë “Southerland”, një aktor i rëndësishëm botëror në sektorin e shërbimeve të nënkontraktuara, vizituan Shqipërinë me synimin për t’u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor.
Përmirësimi i mënyrës së trajtimit të bimëve mjekësore dhe aromatike pas vjeljes Një nga pengesat kryesore të identifikuara nga projekti në forcimin e potencialit të eksportit të bimëve mjekësore dhe aromatike është mungesa e një sistemi efikas trajtimi pas vjeljes. RisiAlbania u bashkua me kompaninë CIBUKU, një nga eksportuesit kryesorë të bimëve mjekësore dhe aromatike në Shqipëri, duke prezantuar raftet e tharjes, një ndërhyrje që rezultoi shumë e suksesshme në përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe gjenerimin e më shumë të ardhurave për fermerët, dhe që do të përsëritet edhe në zona të tjera.
“Do you have an idea (A keni një ide)?” - një shfaqje e suksesshme televizive për sipërmarrjen Programi i ri televiziv i mbështetur nga RisiAlbania “A keni një ide”, startoi në fund të shkurtit ë TV Vizion +. Gjatë 14 episodeve të programit, rreth 50 inovatorë të rinj prezantuan produktet dhe idetë e tyre të reja para një paneli ekspertësh dhe biznesmenësh. Të tre fituesit së bashku me 19 pjesëmarrës të tjerë u mbështetën për të startuar bizneset e tyre.
Guidat Turistike Shqiptare - një profesion i certifikuar dhe i kualifikuar Duke iu përgjigjur kërkesave të tregut të turizmit për guida turistikë të certifikuara në Shqipëri, Shoqata Kombëtare e Guidave Turistike në Shqipëri (NAGDA) ka trajnuar dhe certifikuar 211 guida turistike gjatë vitit 2017, të cilët tashmë mund të ofrojnë shërbime cilësore për vizitorët. RisiAlbania mbështeti kurrikulën për tre kategori të guidave turistikë në Shqipëri, të miratuara në fillim të vitit 2017 bashkërisht nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Dita e Partnerëve të RisiAlbania Çdo vit RisiAlbania organizon “Ditën e Partnerëve” të tij. Në vitin 2017, eventi mblodhi së bashku 26 partnerë nga organizatat e Risi. Ai ofroi një mundësi unike për të reflektuar mbi progresin e projekteve, për të shkëmbyer ide mbi bashkëpunime të mundshme në të ardhmen, si dhe rrjetëzim mes partnerëve të projektit. RisiAlbania paraqet fillimin e fazës së dytë Më 25 tetor 2017, projekti RisiAlbania organizoi ceremoninë e fillimit të fazës së dytë. Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Z. Christoph Graf, Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë Znj. Dajna Sorensen, Drejtuesi i Ekipit të Helvetas Swiss Intercooperation për Evropën Lindore, Z. Mathias Herr, përshëndetën të ftuarit dhe vlerësuan RisiAlbania për ndërhyrjet e suksesshme të ndërmarra gjatë fazës së parë të zbatimit, si rezultat i të cilave u gjeneruan 946 vende të reja pune, 53% nga të cilat mbahen nga gratë e reja në sektorët e agropërpunimit, turizmit dhe TIK. 5,378 të rinj, 51% e tyre femra, kanë gjetur punë përmes përmirësimit të shërbimeve të ndërmjetësimit. Në katër vitet e ardhshme, RisiAlbania do të vazhdojë të punojë për krijimin e një tregu pune në dobi të rinisë shqiptare, duke u fokusuar në Zhvillimin e Sektorit Privat, Ofertën Private të Formimit Joformal dhe Informacionin e Tregut të Punës, dhe Shërbimet e Ndërmjetësimit. 16
Nxitja dhe Zhvillimi i Filantropisë Korporative në Shqipëri Në kuadër të punës së saj për promovimin e filantropisë dhe të hulumtimit në këtë fushë, Partnerët Shqipëri organizoi konferencën kombëtare Nxitja dhe Zhvillimi i Filantropisë Korporative në Shqipëri. Në konferencë u prezantuan gjetjet e studimit “Aktiviteti Filantropik i Ndërmarrjeve në Shqipëri”, realizuar nga Partnerët Shqipëri gjatë vitit 2016. Ky është studimi i dytë i Partnerëve Shqipëri mbi filantropinë, në vijim të studimit të kryer në vitin 2011. Studimi vlerësoi nivelin dhe karakteristikat e aktivitetit filantropik që kryen sektori i biznesit në Shqipëri, tiparet e zhvillimit të këtij aktiviteti përgjatë periudhës 2011-2016, si dhe tendencat për të ardhmen.
Filantropia dhe Përgjegjshmëria Sociale e Biznesit
Folës në konferencë ishin Z.Bashkim Sykja, këshilltar i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Z. Nikolla Lera, Drejtor i Politikave Makroekonomike dhe Çështjeve Fiskale në Ministrinë e Financave, Z. Flobens Dilaveri, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, dhe Z.Genc Boga, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ekonomik Kombëtar. Diskutimi u fokusua në rëndësinë e aktivitetit filantropik dhe nevojën për ta stimuluar më tej atë përmes incentivave fiskale dhe mirënjohjes publike.
[
Disa nga rekomandimet e studimit
]
• Krijimi i një mjedisi mundësues ligjor dhe praktik për kryerjen e aktivitetit filantropik nga ndërmarrjet dhe individët. Është e rëndësishme rritja e incentivave fiskalë për ndërmarrjet si dhe parashikimi i incentivave fiskale për individët. • Krijimi i platformave të bashkëpunimit midis organizatave të shoqërisë civile dhe sektorit të biznesit.Një element i rëndësishëm për nxitjen e aktivitetit filantropik, i evidentuar nga biznesi, është rritja e informacionit mbi programet dhe projektet që mund të mbështesin, çka mund të shërbejë dhe si input për hartimin e planeve strategjike mbi PSB. • Me qëllim arritjen e pritshmërive të ndëmarrjeve për kanalizimin e dhurimeve përmes OJF-ve, nga ana e OJFve kërkohet më shumë transparencë mbi veprimtarinë e tyre, e cila rrjedhimisht do të rriste besimin e biznesit për të bashkëpunuar me to. • Planifikimi i strategjive të qarta që mundësojnë kryerjen e aktivitetit filantropik nëpërmjet funksionimit të strukturave brenda dhe jashtë kompanisë mbi PSB dhe filantropinë.
RAPORT VJETOR 2017
17
RAPORT VJETOR 2017
Çmimi i Filantropisë 2017 Partnerët Shqipëri organizoi në mbrëmjen e 1 dhjetorit ceremoninë gala ku u shpallën fituesit e konkursit Çmimi i Filantropisë 2017. Prej vitit 2011 Partnerët Shqipëri organizon këtë event të bazuar në nominime publike, për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e falenderimin për individët, familjet dhe bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë tonë. Në këtë ceremoni morën pjesë një numër i madh personalitetesh nga qeveria shqiptare, deputetë, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, institucione ndërkombëtare dhe agjenci donatore, përfaqësues të sektorit të biznesit, atij jofitimprurës dhe medias.
Filantropia dhe Përgjegjshmëria Sociale e Biznesit
Çmimi për Kontribut në Nivel Kombëtar iu akordua Kompanisë TELEKOM Albania, me motivacion: Për kontributin e dhënë në mbështetje të zhvillimit social, kujdesit shëndetësor dhe mjedisor në vend, e në veçanti për pajisjen me libra artistikë të librarive publike në qytetin e Tiranës, pajisjen me aparatura mjekësore në spitalin Shefqet Ndroqi e Shërbimin e Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si dhe për kontributin e veçantë në fushën kërkimore për luftën kundër dementias nëpërmjet realitetit virtual. Çmimi u dorëzua nga Zj. Maryam Salim, Përfaqësuese e Përhershme për Zyrën e Bankës Botërore në Shqipëri. Çmimi për Kontribut në Nivel Lokal iu akordua Kompanisë HAKO sh.p.k, me motivacion: Për mbështetjen në fushën e edukimit, shërbimeve terapeutike dhe zhvillimit të fëmijëve e të rinjve me nevoja të veçanta në qytetin e Tiranës. Çmimi u dorëzua nga Z.Adrian Civici, President i Universitetit Evropian të Tiranës.
Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Znj. Albana Osmani, me motivacion: Për kontributin e veçantë në rikonstruksionin e Shërbimit të Onkohematologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe rritjen e solidaritetit dhe sensibilizimit qytetar në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, përmes fushatës “Ti je një luledielli”. Çmimi u dorëzua nga Znj.Majlinda Bregu.
Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Kristaq Zografi (pas vdekjes), me motivacion: Për veprimtarinë e tij të shquar në fushën e arsimit dhe kulturës, ku veçohet ndërtimi i gjimnazit të parë në fshatin Qestorat të Gjirokastrës, akordimi i bursave për të rinjtë dhe ndërtimi i disa veprave publike brenda dhe jashtë vendit. Çmimi u dorëzua nga Znj.Vasilika Hysi, Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Z. Gjergji Renja, me motivacion: Për kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të familjeve në nevojë në fshatrat e Beratit, e veçanërisht në mbështetjen e edukimit dhe integrimit të të rinjve në këto zona. Çertifikata e mirënjohjes u dorëzua nga Znj.Marjeta Ljarja, aktore e skenës shqiptare.
Vizitoni këtu një foto galeri nga eventi i ndarjes së Çmimeve të Filantropisë.
18
Monitorimi i Aktivitetit Filantropik në Shqipëri Si pjesë e punës së saj për të promovuar filantropinë, Partnerët Shqipëri vijon monitorimin e aktivitetit filantropik në Shqipëri, duke përdorur raste të raportuara në media (përfshirë median sociale) dhe burimet e informacionit nga institucionet publike dhe jopublike.
Përgjatë vitit 2017, Partnerët Shqipëri regjistroi 279 dhurime që arrijnë vlerën 185,893,382 lekë, 82% e të cilave ishin dhurime monetare, 12% shërbime dhe 6% mallra / produkte. Fusha kryesore e dhurimeve është Ndihma Ekonomike, ndërsa sa i përket grupit kryesor përfitues, përveç Publikut të Gjerë me 62.5% të dhurimeve, Fëmijët janë grupi tjetër përfitues me 28% të dhurimeve.
Monitorimi i përditshëm mbledh informacion mbi natyrën e kauzave të mbështetura, natyrën dhe vlerat e dhurimit, mbulimin gjeografik dhe natyrën e dhuruesve dhe përfituesve. Gjetjet paraqiten në formën e infografikëve mujorë.
Kontribuesit kryesorë janë Individët, me 55% të numrit të dhurimeve dhe 58% të shumës totale të regjistruar, ndjekur nga Bizneset që kryejnë 20% të numrit të dhurimeve dhe 16% të shumës totale të regjistruar.
Përfituesit
Filantropia dhe Përgjegjshmëria Sociale e Biznesit
Fushat e dhurimeve
Llojet e dhurimeve
Vlera e dhurimeve sipas natyrës së dhuruesve
RAPORT VJETOR 2017
19
RAPORT VJETOR 2017
Festojmë Solidaritetin Partnerët Shqipëri, si pjesë e nismave të saj për të promovuar vlerat dhe praktikat e mira të bashkëpunimit dhe solidaritetit me njerëzit në nevojë, organizoi përgjatë periudhës maj-qershor “Festivalin e Solidaritetit”. Ai konsistoi në një seri aktivitetesh për promovimin e mirëkuptimit, tolerancës, solidaritetit dhe mbështetjes mes njerëzve. Kjo fushatë synoi nxitjen e debatit dhe promovimin e solidaritetit si një vlerë themeltare e Bashkimit Evropian. Festivali i Solidaritetit u organizua njëkohësisht edhe në Bullgari, Serbi e Maqedoni, nga organizatat partnere të PSH në këtë fushatë. Projekti “Festojmë solidaritetin” u mbështet nga Programi Evropa për Qytetarët i Bashkimit Evropian.
Filantropia dhe Përgjegjshmëria Sociale e Biznesit
Ecim së bashku për solidaritetin Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me shoqatën Dajti Alpino Turistik organizoi në 21 maj ngjitjen e majës së Tujanit, në malin e Dajtit. Ngjitja kishte për synim të përçonte mesazhin e rëndësisë së solidaritetit në grup. Pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë histori të ndryshme nga alpinistë të rinj dhe me eksperiencë, mbi sfidat me të cilat janë përballur dhe akte solidariteti që i kanë shoqëruar gjatë tyre.
Vëmendje ndaj të moshuarve
Partnerët Shqipëri mobilizoi disa kompani dhe një grup vullnetarësh, për të mbështetur Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë me një dhurim në formën e produkteve dhe pajisjeve. Kjo mbështetje, dhe kohëa që grupi kaloi me të moshuarit, ishte një kontribut i vogël në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.
Diskutojmë mbi solidaritetin Më datë 16 Qershor 2017, Partnerët Shqipëri organizoi një diskutim mbi solidaritetin, si pjesë e të cilit iu bë jehonë traditës së solidaritetit të popullit shqiptar që prej shekullit të 19-të deri në ditët e sotme, në një material filmik të përgatitur nga Partnerët Shqipëri. Përfaqësues të shoqërisë civile, medias, biznesit dhe sektorit publik, diskutuan e ndanë eksperiencën dhe perspektivën e tyre mbi solidaritetin. Diskutimi u pasua nga “Ekspozita mbi solidaritetin“, që pasqyroi kontributin e organizatave të shoqërisë civile dhe nisma qytetare në mbështetje të grupeve në nevojë, të prekurve nga krizat apo katastrofat natyrore, si dhe fushata të tjera solidariteti.
Bëj një fëmijë të lumtur!
Partnerët shpalli një fushatë për mbledhjen e dhuratave për fëmijët në nevojë, si një akt për të treguar vëmendjen dhe mbështetjen e shoqërisë ndaj tyre. Lodrat, veshjet dhe librat e mbledhura përmes kësaj nisme iu dhuruan fëmijëve të Fshatit SOS dhe fëmijëve me aftësi ndryshe që frekuentojnë Qendrën Ditore “Qendrojmë së Bashku”.
Solidariteti për Ushqim
Partnerët Shqipëri iu bashkua fushatës së Food Bank Albania “Solidariteti për Ushqim“. Në vetëm dy ditë, vullnetarët tanë arritën të mbledhin 400 kg ushqime të dhuruara nga qytetarët në disa prej supermarketeve të Tiranës. Ushqimet e mbledhura u shpërndanë tek familjet në nevojë.
20
Zbatimi i legjislacionit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, punoi për të zhvilluar kuadrin nënligjor në mbështetje të zbatimit të ligjit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Një komponent tjetër i rëndësishëm i kësaj iniciative konsistoi në hartimin dhe zbatimin e një fushate ndërgjegjësimi publik përpara hyrjes në fuqi të këtij kuadri ligjor, trajnimit të administratës publike në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), dhe rritja e ndërgjegjësimit të publikut mbi këtë legjislacion të ri. Më 7-9 qershor, Partnerët Shqipëri organizoi një vizitë studimore në Hollandë, të një delegacioni me përfaqësues të ILDKPKI. Gjatë vizitës pjesëmarrësit u takuan me drejtues të lartë të “Shtëpisë së Sinjalizuesve”, Transparency International,
Për të siguruar një zbatim sa më efektiv të detyrimeve që rrjedhin nga ky ligj, Partnerët Shqipëri hartoi programin e Trajnimit për Trajnerë mbi Ligjin “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve” i cili do të zbatohet nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA). Si pjesë e këtij programi, u trajnuan përfaqësuesit e njësive përgjegjëse për sinjalizimin në institucionet e administratës publike me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre në zbatimin e këtij ligji.
Gjatë muajit qershor-korrik, Partnerët Shqipëri zbatoi një fushatë të gjerë të informimit publik mbi hyrjen në fuqi të ligjit për sektorin privat. Fushata përmbledh një seri elementesh vizuale dhe dy spote televizive ndërgjegjësuese dhe informuese.
RAPORT VJETOR 2017
21
Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme
Në korrik 2017, Partnerët Shqipëri lehtësoi një program trajnimi për 30 inspektorë të ILDKPKI, duke u fokusuar në çështje si Sinjalizimi dhe mbrojtja e sinjalizuesve - kuadri ligjor dhe zbatimi i tij; njohja me strukturat e sinjalizimit dhe njësitë përgjegjëse; njohja me procedurat e hetimit administrativ; të drejtat dhe mbrojta e sinjalizuesit; shkeljet dhe masat administrative etj.
Konfederatës së Sindikatave, Postës Hollandeze, Bashkisë së Amsterdamit, Rabo Bank dhe disa institucioneve të tjera, ku diskutuan mbi praktikën hollandeze në zbatimin e këtij legjislacioni, dhe mundësitë e zbatimit të tyre në Shqipëri.
RAPORT VJETOR 2017
Projekti LevizAlbania www.levizalbania.al “LevizAlbania” është një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i zbatuar nga një konsorcium i organizatave Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri dhe Co-Plan. LëvizAlbania mbështet demokracinë vendore në të gjithë vendin nëpërmjet kultivimit të një shoqërie civile vendore me bazë në komunitet, që ka ndikim dhe nxit kërkesën për qeverisje të mirë. Gjatë vitit 2017, LevizAlbania financoi 33 projekte të reja të paraqitura nga 24 organizata dhe 9 individë, si pjesë e Thirrjes së Tretë. Gjithashtu, në shtator u shpall edhe Thirrja e Katërt për Aplikime.
Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme
Në mbështetje të LevizAlbania, për të adresuar nevojat e përfituesve dhe aplikantëve të interesuar, PSh po ofron një program të gjerë asistence. Në këtë kuadër, PSh po ofron trajnim dhe asistencë online dhe onsite, që mbështesin rrjetëzimin në territore më më të gjera se ato ku OJF-të operojnë, si dhe mbështesin përpjekjet e tyre për të advokuar në mënyrë të suksesshme në vendimmarrjen lokale. Partnerët Shqipëri, si pjesë e kësaj asistence ofroi një seri trajnimesh fokusuar në Shkrimin e Projekt Propozimeve, Mobilizimin e Komunitetit, Planifikimin Strategjik dhe Planifikimin Kooperues, për mbi150 përfaqësues të OJF-ve dhe aktivistëve të shoqërisë civile. Një rëndësi të veçantë PSh i kushtoi krijimit të rrjeteve, bashkëpunimit dhe ndarjes së eksperiencës e praktikave më të mira nga rajoni, përmes sesioneve online me ekspertë të organizatave nga Kroacia, Kosova, dhe Lituania. Gjithashtu, përfituesve të LëvizAlbania iu ofrua mbështetje individuale për zbatimin e suksesshëm të nismave të tyre.
Trajnim në Shkrimin e Projekteve, Tiranë Prill 2017
Shkëmbimi i eksperiencave në forcimin e demokracisë vendore, përmes lidhjes online me Institutin për Kërkim dhe Analiza në fushën e Politikave nga Lituania, Tetor 2017
Trajnim online në Planifikimin Strategjik, Qershor 2017
Trajnim online në Qeverisja me Pjesëmarrje, Mars 2017
Gjatë 24 – 28 prill 2017, projekti Lëviz Albania organizoi Javën e Democracisë Vendore. Rrugëtimi dy vjeçar i projektit dhe përfituesve të tij u diskutua në formate të ndryshme si forume, konferenca, shfaqje teatrale dhe evente sociale.
Shkëmbimi i eksperiencave të suksesshme dhe modeleve të aksioneve qytetare dhe shoqërisë civile në Zvicër Modeli zviceran i përdorimit të peticioneve dhe referendumeve që iniciohen nga nismat qytetare në raport me politikat vendore, investimet, transprarencën, llogaridhënien dhe përfshirjen qytetare në vendimmarrjen vendore, ka ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë e qeverisjes lokale në këtë vend. Me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe këtyre modeleve për të cilat Zvicra njihet si histori suksesi, një delegacion nga LevizAlbania zhvilloi një vizitë zyrtare ku ndër të tjera zhvilluan një takim frytdhënës me Kryetarin e ri të Bashkisë së Gjenevës, Remi Pagany. Ekipi i LevizAlbania zhvilloi gjithashtu një takim me drejtuesit e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në qytetin e Bernës, e cila financon dhe projektin LevizAlbania. Përfaqësuesit e SDC vlerësuan maksimalisht se bashkimi i ekspertizës së tre organizatave në zbatimin e projektit LevizAlbania është një histori suksesi dhe ka nisur të japë efekte konkrete. 22
Roli i Organizatave të Shoqërisë Civile, qeverisë qendrore e vendore dhe grupimeve aktive në zbatimin e Buxhetimit me Pjesëmarrje në Shqipëri Në kuadër të punës për rritjen e përfshirjes dhe ndikimit të OSHC-ve në politikëbërje e vendimmarrje, Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Olof Palme International Center dhe mbështetjen e Qeverisë Suedeze organizuan në 17 janar 2017 në Tiranë, konferencën kombëtare “Roli i Organizatave të Shoqërise Civile, qeverisë qendrore e vendore dhe grupimeve aktive në zbatimin e Buxhetimit me Pjesëmarrje në Shqipëri”.
Konferenca mblodhi së bashku aktorët kryesorë në zbatimin e procesit të buxhetimit me pjesëmarrje në nivel qendror e vendor për të diskutuar mbi arritjet, sfidat dhe problematikat e hasura në zbatimin e këtij procesi, si dhe për të ofruar rekomandime për përmirësimin e tij me qëllim mundësimin e një qeverisjeje më të mirë në të gjitha nivelet.
Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme Folës kryesorë në konferencë ishin zyrtarë të bashkive dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga Vlora, Lezha e Elbasani, si dhe donatorë dhe ekspertë. Diskutimi vlerësoi përmirësimet në kuadrin ligjor dhe theksoi sërish sfidat që mbeten sa i përket ekspertizës së sektorit në këtë drejtim dhe mungesës së instrumentave institucionalë për ta mbështetur atë.
RAPORT VJETOR 2017
23
RAPORT VJETOR 2017
Ndërtimi i integritetit në qeverisjen vendore
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Berat, ku u miratua Plani Strategjik Antikorrupsion, mars 2017
Partnerët Shqipëri punoi me Koalicionet Udhëheqëse dhe stafin e bashkive Elbasan, Berat dhe Fier për të finalizuar Planet Strategjike Antikorrupsion 2017 - 2019 në bashkitë përkatëse. Grupet e punës në secilën bashki u asistuan në hartimin e strategjisë dhe planit të veprimit me qëllim reduktimin e korrupsionit në veprimtarinë dhe vendimmarrjen e bashkive. Planet Strategjike Antikorrupsion u miratuan nga këshillat bashkiakë respektivë në bashkitë e Elbasanit, Beratit, dhe Fierit.
Kjo iniciativë e Partnerëve Shqipëri në bashkitë Fier, Elbasan dhe Berat u zhvillua në kuadër të Programit të Partneritetit Urban të Bankës Botërore – Austri “Qeverisje Urbane/ Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore”.
Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme
Simpoziumi Rajonal mbi Ndërtimin e Integritetit Praktikuesit antikorrupsion të Partnerëve Shqipëri, Arjola Agolli dhe Nina Keruti morën pjesë në Simpoziumin Rajonal mbi Ndërtimin e Integritetit, zhvilluar në 29 - 31 janar 2017 në Beograd, në kuadër të Programit të Bankës Botërore për Partneritet Urban UPP II. Si folëse kryesore në panelin e diskutimit mbi perspektivat dhe mësimet e nxjerra në ndërtimin e partneriteteve dhe angazhimin e palëve të interesit, Ariola prezantoi punën dhe përvojën e Partnerëve Shqipëri me njësitë e qeverisjes vendore në hartimin dhe zbatimin e strategjive antikorrupsion në institucionet e tyre. Rreth 70 zyrtarë të qeverisjes vendore, shoqata të qeverisjes vendore, praktikues antikorrupsion dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Evropa Juglindore që morën pjesë në këtë konferencë, ndanë praktika të mira e shembuj të angazhimit të qytetarëve në hartimin e politikave dhe proceset vendimmarrëse, diskutuan mbi arritjet dhe sfidat që hasin qeveritë vendore, portalet online për angazhimin e qytetarëve etj.
Konferenca rajonale “Socially Inclusive Cities” Klotilda Kosta, Drejtore e Programeve e PSH mori pjesë në këtë event zhvilluar më 26 - 28 mars në Zagreb. Rreth 80 zyrtarë vendorë, shoqata të qeverisjes vendore, OJF, përfaqësues të biznesit dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm nga shtatë vende të Europës Jug-Lindore, ndanë përvojat e tyre në angazhimin e qytetarëve si dhe mjetet inovatore të qeverisjes, përfshirë dhe teknologjinë, të përdorura për integrimin e zërit të qytetarëve nga rajoni dhe më gjerë. Eventi ofroi një platformë për ndarjen e gjetjeve të iniciativës UPP Social Sustainability and Citizen Engagement (SSCE), dhe të qasjeve për përmirësimin e qeverisjes bashkëpunuese dhe forcimin e integritetit të shërbimeve publike. Konferenca u organizua në kuadër të Programit të Partneritetit Urban të Bankës Botërore Austri, faza e dytë. Partnerët Shqipëri ishte një ndër anëtaret e Konsorciumit Rajonal që zbatoi komponentin Qeverisja Urbane / Ndërtimi i Integritetit në Evropës Juglindore, të këtij programi. 24
Qytetet pa Korrupsion të së Ardhmes Juliana Hoxha, Drejtore e PSh, si pjesë e Konferencës Rajonale “Qytetet pa Korrupsion të së Ardhmes”, prezantoi eksperiencën e Partnerëve Shqipëri në zbatimin e metodologjisë antikorrupsion në gjashtë bashki të vendit. Eventi u zhvillua më 7-8 dhjetor 2017 në Tiranë, bashkëorganizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë, Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), së bashku me Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Rrjetin Anti-Korrupsion për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ACN), dhe Iniciativën Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI).
Observatori Rajonal i Decentralizimit
Eventi u zhvillua në 5-6 dhjetor 2017, në Vjenë, Austri, me mbështetjen e KDZ - Qendrës për Kërkime në Administratën Publike dhe Misionet e OSBE-së në rajon. Observatori do të jetë një instrument matës për procesin e decentralizimit në Ballkanin Perëndimor, i cili do të fokusohet në katër dimensione si: pavarësia e qeverisjes vendore, shërbimet e ofruara nga qeverisja vendore, pjesëmarrja e qytetarëve dhe përgjegjshmëria e qeverisjes vendore; dhe përfshirja e pushtetit vendor në dialogun e politikave.
Observatori i manaxhuar nga NALA do të prodhojë raporte të rregullta që lejojnë krahasimin midis shteteve sa i përket progresit të decentralizimit në nivel kombëtar dhe rajonal. Raporti i parë i Observatorit Rajonal të Decentralizimit të NALAS pritet të publikohet në vitin 2018.
Lehtësim i inputit publik mbi strategjinë e Bankës Botërore në Shqipëri Gjatë periudhës nëntor - dhjetor 2017, Partnerët Shqipëri në emër të Grupit të Bankës Botërore, lehtësoi organizimin e tre takimeve rajonale në Gjirokastër, Fier dhe Kukës, me përfaqësues të qeverisë vendore, institucioneve publike, organizatave jofitimprurëse, biznesit e medias. Në takime u diskutua mbi prioritetet vendore dhe angazhimin e Grupit të Bankës Botërore në projekte në vijim dhe ato të ardhshme.
Kukës
Gjirokastër
RAPORT VJETOR 2017
Fier
25
Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme
Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri, ishte pjesë e një grupi prej 40 ekspertësh nga anëtarët e NALAS-it (Rrjeti i Shoqatave të Qeverisjes Vendore në Evropën Juglindore), Shoqata të Qeverisjes Vendore, Task Force të NALAS, Komisioni Evropian, agjenci zhvillimi, donatorë, organizata të shoqërisë civile dhe akademikë, në një diskutim mbi Observatorin Rajonal të Decentralizimit të NALAS.
RAPORT VJETOR 2017
QYTETARET PRO REFORMËS NË DREJTËSI Grupimi Qytetarët Pro Reformës në Drejtësi erdhi si një grupim vullnetar i organizatave të shoqërisë civile me synimin për të krijuar një platformë të përbashkët dhe të pavarur për të avokuar për avancimin e reformës në drejtësi që do të siguronte dhe garantonte një drejtësi të barabartë për të gjithë dhe jo vetëm për më të privilegjuarit siç janë personat me pushtet politik apo ekonomik. Grupi mobilizoi 35 organizata nga e gjithë vendi. Kjo iniciativë nisi në korrik 2016, kur Reforma përjetoi një ndalesë për shkak të rezistencës së Parlamentit Shqiptar për të miratuar ndryshimet kushtetuese që do të hidhnin themelet dhe çelnin rrugën drejt reformës në drejtësi, në Shqipëri. Si pjesë e manifestimeve, Grupimi i kërkoi deputetëve shqiptarë të merrnin përgjegjësi politike dhe të votonin amendamentet kushtetuese duke shtruar themelet e Reformës në Drejtësi. Në shkurt 2017, Grupimi me angazhimin e mbi 70 organizatave dhe dhjetra qytetarëve nga 11 qytete, filloi një peticion në mbështetje të procesit të vetingut dhe zbatimit të mëtejshëm të reformës. Peticioni filloi në Tiranë dhe më vonë u zgjerua në Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Korçë, Pogradec, Berat, Fier, Urë Vajgurore dhe Kuçovë. Në vetëm 5 ditë Grupimi arriti të mbledhë mbi 31,777 firma të qytetarëve në mbështetje të reformës. Edhe pse peticioni ishte më shumë një akt simbolik sesa një propozim ligjor detyrues, ai tregoi vullnetin e qartë dhe të fortë të qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund korrupsionit dhe padrejtësisë në sistemin tonë gjyqësor dhe klasën politike të lidhur dhe që e mbështet atë.
Në 2 mars 2017, përfaqësues të Grupimit paraqitën peticionin në Parlament, në institucionin përgjegjës për zgjedhjen e institucioneve të vetingut.
26
Programet e Partnerëve Shqipëri në fokusin e medias
RAPORT VJETOR 2017
27
RAPORT VJETOR 2017
PUBLIKIME Monitorimi i të drejtës për tubime paqësore, Raporti për Shqipërinë 2016 - 2017, është një pasqyrë e shkurtër e çështjeve aktuale dhe zhvillimeve të fundit lidhur me lirinë e tubimit në Shqipëri, përgatitur nga Partnerët Shqipëri. Raporti konsiston në një analizë të kuadrit ligjor, monitorimin e zbatimit të tij në praktikë, studimin e të dhënave si dhe konsultime me organizata dhe ekspertë në fushën e të drejtës dhe lirisë për tubime paqësore. Ai është pjesë e një raporti më të gjerë përgatitur nga Qendra Evropiane për Ligjin Jo-Fitimprurës (ECNL), në bashkëpunim me ekspertë vendorë nga nëntë vende (Shqipëri, Armeni, Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni, Moldavi, Mal i Zi, Kosovë, Serbi) që paraqet mjedisin ekzistues për lirinë e tubimit në vendet përkatëse.
Aktiviteti Filantropik i Ndërmarrjeve në Shqipëri realizuar nga Partnerët Shqipëri gjatë vitit 2016, vlerëson nivelin dhe karakteristikat e aktivitetit filantropik që kryen sektori i biznesit në Shqipëri, tiparet e zhvillimit të këtij aktiviteti përgjatë periudhës 2011-2016, si dhe tendencat për të ardhmen.
Vështrim mbi #Filantropinë është një buletin 3mujor me lajme dhe fakte mbi aktivitetin filantropik në Shqipëri e më gjerë.
Fituesit e konkursit të Ideve të Gjelbërta prej vitit 2012.
28
Fakte mbi Aktivitetin Filantropik pasqyron aktivitetin filantropik në Shqipëri gjatë 2017, paraqitur në mënyrë të sintetizuar nga Partnerët Shqipëri, bazuar në monitorimin e përditshëm dhe raportimin mujor. Raporti analizon sektorët dhe çështjet kryesore të mbështetura, natyrën dhe vlerën e donacioneve, mbulimin gjeografik dhe natyrën e dhuruesve dhe përfituesve.
Fituesit e Çmimit të Filantropisë ndër vite.
Raporti Vjetor i Monitorimit për Shqipërinë 2017 pasqyron gjendjen lidhur me pjesëmarrjen politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve bazuar në një set ndikatorësh të përcaktuar, duke bërë edhe një krahasim të të dhënave më të rëndësishme të monitoruara me vitin 2016. Së fundmi, raporti prezanton disa nga çështjet prioritare për iniciativa advokuese dhe një set rekomandimesh, të identifikuara përmes një serie tryezash konsultimi me OJF rinore dhe aktorë të tjerë interesi. Ky raport përgatitet nga Partnerët Shqipëri si pjesë e rrjetit rajonal “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, një iniciativë që përfshin Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi dhe Turqinë.
Ky publikim prezanton një koleksion të praktikave të suksesshme të përfshirjes në shoqëri dhe në vendin e punës, të personave me aftësi të kufizuar apo të disadvantazhuar, paraqitur nga 19 organizata në 17 vende të ndryshme evropiane. Partnerët Shqipëri ka kontribuar me paraqitjen e disa praktikave të suksesshme nga Shqipëria. Ai synon të ofrojë një stimul të dobishëm për të gjithë aktorët në fushën e përfshirjes sociale, si dhe të avancojë më tej strategjitë për programin Evropa 2020.
Manuali Manaxhimi Financiar i OJF-ve dhe Kuadri Rregullator, botimi i dytë (2016) paraqet konceptet themelore të manaxhimit financiar, një pamje të përgjithshme të sistemeve të kontabilitetit dhe raportimit, kontrollet e brendshme, procesin e buxhetimit, analizat financiare dhe taksat që aplikohen për OJF-të. Manuali i përditësuar pasqyron ndryshimet e ndodhura në kuadrin ligjor dhe fiskal që rregullon veprimtarinë e OJF-ve dhe i përgjigjet dinamikës së re të zhvillimit të sektorit. Për kopje të publikimit ju lutemi kontaktoni zyrën e Partnerëve Shqipëri.
Për një shoqëri më të zhvilluar është një gazetë tremujore e shpërndarë në mënyrë elektronike dhe e aksesueshme përmes faqes së internetit të PSh.
RAPORT VJETOR 2017
Raporti vjetor 2016, një pasqyrë e veprimtarisë së PSH gjatë vitit paraardhës.
Buletini tremujor i RisiAlbania paraqet aktivitetet kryesore dhe progresin e ndërhyrjeve të projektit që kanë për synim rritjen e punësimit të të rinjve në Shqipëri.
29
RAPORT VJETOR 2017
FINANCAT
Buxheti për vitin fiskal 2017 = 80,539,613 Lekë
Buxheti i drejtpërdrejtë i manaxhuar nga Partnerët Shqipëri, duke përjashtuar projektet LevizAlbania dhe RisiAlbania, të cilat operojnë si entitete të veçanta dhe zbatohen në zyrat e tyre individuale.
16%
3%
81%
Qeveri të huaja Fondacione private Shërbime me pagesë
30
RAPORT VJETOR 2017
www.partnersalbania.org partners@partnersalbania.org