Vështrimmbi#Filantropinë BULETIN 3MUJOR, Nr.2, Dhjetor2017
Përmbajtja: -Shpallen Fituesit e Çmimit të Filantropisë 2017 faqe1 -Fakte mbi Aktivitetin Filantropik në Shqipëri Tetor—Dhjetor 2017 faqe 2—3 - “Buddy Walk Tirana”, Down Syndrome Albania - “International Holiday Bazaar” në mbështetje të foshnjeve të braktisura —OSAAB -“1 Ditë vullnetarizmi në Zoo Park“, Green Line Albania faqe 4—5 - “TI JE NJË LULEDIELLI”, në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut faqe 6 - Giving Circle– Iniciativa më e re e Partnerëve Shqipëri dhe Crowdfunding i pare live në Shqipëri! faqe 7 -Studimi i ECNL mbi Kuadrin Rregullator për Ngritjen e Fondeve në Evropë faqe 8
SHPALLEN FITUESIT E ÇMIMIT TË FILANTROPISË 2017 Prej vitit 2011 Partnerët Shqipëri organizon ceremoninë gala “Çmimet e Filantropisë“, për të njohur përpjekjet dhe shprehur mirënjohje për individët, familjet dhe kompanitë që kontribuojnë në përmirësimin e jetës në komunitetet e tyre. Në ceremoninë e vitit 2017 morën pjesë një numër i madh personalitetesh nga qeveria shqiptare, deputetë, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, institucione ndërkombëtare dhe agjenci donatore, përfaqësues të sektorit të biznesit, atij jofitimprurës dhe medias.
Partnerët Shqipëri, si pjesë e misionit të saj në mbështetje të sektorit jo-fitimprurës në Shqipëri dhe forcimit të bashkëpunimit ndërsektorial, po punon për zhvillimin e filantropisë në vend. Për të tretin vit radhazi Partnerët Shqipëri po kryen monitorimin e aktivitetit filantropik në Shqipëri nëpërmjet hulumtimit të medias, përfshi edhe ato sociale, si dhe burimeve të informacionit nga institucionet publike dhe jo-publike. Hulumtimi kryhet mbi baza ditore dhe gjetjet paraqesin çështjet e mbështetura, natyrën dhe vlerën e dhurimeve, mbulimin gjeografik si dhe natyrën e dhuruesve. Ato vijnë në formën e informacionit të përmbledhur mujor që synon të ndihmojë në kuptimin dhe evidentimin e këtij aktiviteti.
Fituesit e Çmimeve të Filantropisë 2017 janë si më poshtë: Çmimi për Kontribut në Nivel Kombëtar iu akordua Kompanisë TELEKOM Albania, për kontributin e dhënë në mbështetje të zhvillimit social, kujdesit shëndetësor dhe mjedisor në vend, e në veçanti për pajisjen me libra artistikë të librarive publike në qytetin e Tiranës, pajisjen me aparatura mjekësore në spitalin Shefqet Ndroqi e Shërbimin e Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si dhe për kontributin e veçantë në fushën kërkimore për luftën kundër dementias nëpërmjet realitetit virtual. Çmimi për Kontribut në Nivel Lokal iu akordua Kompanisë HAKO sh.p.k, për mbështetjen në fushën e edukimit, shërbimeve terapeutike dhe zhvillimit të fëmijëve e të rinjve me nevoja të veçanta në qytetin e Tiranës. Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Albana Osmani, për kontributin e veçantë në rikonstruksionin e Shërbimit të Onkohematologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe rritjen e solidaritetit dhe sensibilizimit qytetar në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, përmes fushatës “Ti je një luledielli”.
Mbledhja e të dhënave mbështetet nga Catalyst Balkans.
Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Kristaq Zografi (pas vdekjes), për veprimtarinë e tij të shquar në fushën e arsimit dhe kulturës, ku veçohet ndërtimi i gjimnazit të parë në fshatin Qestorat të Gjirokastrës, akordimi i bursave për të rinjtë dhe ndërtimi i disa veprave publike brenda dhe jashtë vendit.
Ky buletin prezanton të dhëna infografike mbi monitorimin e këtij aktiviteti, si dhe raste e mbështetjes dhe dhurimit, në Shqipëri dhe rajon.
Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Gjergji Renja, për kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të familjeve në nevojë në fshatrat e Beratit, e veçanërisht në mbështetjen e edukimit dhe integrimit të të rinjve në këto zona.
___ 1