21 minute read

IM ATË MË KËRKOI TA FAL”: PANDEMIA FRENON DENONCIMIN E DHUNËS NË FAMILJE

ANALIZË

“Im atë më kërkoi ta fal”: Pandemia frenon denoncimin e dhunës në familje

Advertisement

Numri i denoncimeve për dhunë brenda familjes u përgjysmua në 10 javët e karantinës, por psikologët dhe avokatët paralajmërojnë se ky është një lajm i keq dhe me pasoja afatgjata për viktimat e hershme të dhunës nga bashkëshortët e tyre.

ANILA HOXHA|BIRN | TIRANË S htatzanë në muajin e nëntë, Mira i mbijetoi më 13 maj dhunës së bashkëshortit që i shtrëngoi duart në fyt. Terrori në shtëpinë e saj në Babrru të Kamzës zgjati me orë të tëra, pasi i shoqi u xhindos nga shpenzimi i 2 mijë lekëve për blerjen e një kostumi të bardhë tutash për foshnjen e palindur.

Në sherr e sipër, ai theu pjatat dhe një tavolinë, shkatërroi telefonin celular me varre dhe e kërcënoi Mirën dhe të bijën 12-vjeçare se do t’i vriste me një sopatë drush. Por tre ditë pas arrestimit të A.K për dhunë në familje, gruaja shtatzanë u detyrua të tërhiqte denoncimin. ‘Ma kërkoi im atë, më tha që ta fal se do verë mend në burg,” thotë Mira, ndërsa përkëdhel me trishtim barkun e saj. “Në rast se më dhunon sërish, do ndahem”!

Dhunimi i 36-vjeçares nga periferia e Tiranës ishte ndër çështjet e para të shqyrtuara nga Gjykata e Tiranës pas rihapjes së vendit nga masat shtrënguese të marra për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, SARS-CoV-2.

Nga marsi deri më 15 maj 2020, 106 kërkesa të ngjashme për urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje u dorëzuan në Gjykatën e Tiranës; por 39 prej tyre u pushuan menjëherë pas tërheqjes pa shpjegim të denoncimeve.

Përgjatë dhjetë javëve të pandemisë, Policia e Shtetit mori 673 denocime për dhunë në familje në të gjithë vendin, nga të cilat 455 raste ose 67% e totalit ishin gra të cilat u ankuan se u dhunuan nga bashkëshortët ose ish-bashkëshortët si dhe anëtarë të tjerë të familjes.

Shifrat tregojnë përgjysmim të denoncimeve për dhunë në familje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Megjithatë, psikologët dhe avokatët që trajtojnë raste të tilla këmbëngulin se ky nuk është një lajm i mirë.

Avokatja Denisa Daka mendon se statistikat nuk tregojnë shkallën e vërtetë të problemit, ndërsa shtoi se gjendja e karantinës e ka përkeqësuar situatën e grave dhe vajzave- viktima të dhunës në familje në Shqipëri. “Gratë dhe vajzat kanë qenë të survejuara 24 orë në 24 nga dhunuesit e tyre. Edhe fasha e orarit e vendosur përgjatë kësaj periudhe nuk i ka lejuar ato të kallëzojnë dhunën në prokurori apo gjykata,” tha Daka për BIRN.

Pasoja afatgjata

Të dhënat e siguruara nga Policia e Shtetit tregojnë se kur vendi ishte në izolim të plotë gjatë muajit mars, denoncimet për dhunë në familje ranë në 153 raste nga 295 që ishin regjistruar në mars 2019. Në prill, denoncimet u rritën në 301 raste nga 387 që ishin shënuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Me lirimin e masave shtrënguese nga qeveria, numri i denoncimeve për dhunë në familje shkoi në të njëjtin nivel me vitin e kaluar; duke shënuar 219 denoncime nga 1 deri më 18 maj 2020. Në të njëjtën periudhë, edhe Gjykata e Tiranës u përball me fluks kërkesash për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

Psikologët paralajmërojnë se periudha e izolimit si pasojë e COVID-19 do të lërë gjurmë afatgjata në shoqërinë shqiptare, veçanërisht në marrëdhëniet brenda bërthamës së ngushtë familjare.

Sipas psikologes Arjana Muçaj, karantinimi ka nxjerrë në pah problemet e vjetra në familje si dhe ka gjeneruar më shumë stres mes popullatës. Ndërprerja e kontakteve sociale, tensioni i brendshëm si rrjedhojë e së panjohurës nga virusi dhe problemet ekonomike renditen disa nga shkaqet nxitëse të konflikteve në familje.

Ndërsa mendohet se dhuna fizike dhe psikologjike pësoi rritje, vuajtjen më të madhe e pësuan familjet me një histori të dhunës edhe përpara karantinës.

“[Vështirësia ekonomike] pati pasojat e saj, pasi partnerët filluan të fajësojnë njëri-tjetrin dhe kjo u reflektua me dhunë.

Qytetarët protestojnë kundër dhunës ndaj grave dhe për barazi gjinore në Tiranë, më 10 qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Mos të harrojmë se më delikate ka qenë gjendja në familjet ku kjo dhunë ka ekzistuar para karantinimit,” thotë Muçaj.

E njohur me të shoqin prej kushërinjve dhe e martuar prej 13 vitesh, Mira i tha BIRN se dhuna e kishte shoqëruar marrëdhënien e tyre prej fillimit.

“Shuplakën e parë ma dha kur ishim të fejuar, u nxeh pse po qeshja me kushërinjtë. Im shoq ka konsumuar përherë alkool. Së fundmi gjatë Covidit, ai ulej në trotuar dhe pinte aty, pasi lokalet ishin mbyllur,” kujton ajo.

Me dy vajza të mitura dhe në pritje të fëmijës së tretë, familja është përballur edhe me probleme të theksuara ekonomike. Ndërsa Mira punoi për një rrogë minimale deri në shpërthimin e epidemisë së COVID-19, i shoqi punon me ditë dhe shumicën e kohës nuk arrin të gjejë një punë. “Mendoj që gjendja e tij u rëndua edhe nga papunësia, por edhe nga alkooli,” përpiqet të shpjegojë arsyet ajo.

Sa herë gjendej nën dhunën e të shoqit, Mira e paralajmëronte se do të njoftonte policinë, por nuk e bëri asnjëherë. Por terrori i përjetuar më 13 maj së bashku me vajzat e detyroi atë t’i drejtohet për ndihmë policisë. Një procesverbal i poli-

cisë për rastin në fjalë tregon se bashkëshorti i Mirës theu me sopatën e druve gjithçka i doli përpara, ndërsa i vuri të shoqes shtatzanë duart në fyt dhe e shtyu përtokë. Ai nuk i kurseu kërcënimet as ndaj të bijës dhe punonjësve të policisë, kur këta të fundit mbërritën në shtëpinë e tyre në Babrru. Pas thirrjeve për t’u dorëzuar, ai e hodhi sopatën në tokë dhe u largua me vrap përmes avllisë, por u arrestua disa orë më vonë.

Pavarësisht frikës që i lexohet në fytyrë, biseda me të atin dhe shpresa se i shoqi mund të ndryshojë e shtyu Mirën që të tërhiqej nga kërkesa për urdhër mbrojtjeje. Në anën tjetër të Tiranës, bashkëshorti dhunues mohoi gjithashtu të kishte ushtruar dhunë përpara gjykatës penale, por mbeti në “arrest me burg”.

Pa mburojë ligjore

Dhuna në familje dhe niveli i lartë i tolerancës ndaj saj është një ndër fenomenet më shqetësuese në shoqërinë shqiptare. Një studim i vitit 2018 i publikuar nga INSTAT nxorri në pah se 1 në 2 gra ose 52.9 % kanë pasur përvoja të dhunës, ndërkohë që 47 % e grave të martuara, apo që jetonin më një partner, pohuan se kishin përjetuar dhunë verbale ose fizike nga bashkëshorti i tyre.

Shqipëria numëron gjithashtu një numër të lartë viktimash të dhunës në familje, ku 12 gra humbën jetën në vitin 2019 dhe 5 të tjera mbetën të vdekura vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2020.

Parlamenti shqiptar ka ashpërsuar disa herë legjislacionin gjatë dekadës së fundit, por ekspertët shprehen të shqetësuar se ndryshimet në Kodin Penal janë të pamjaftueshme për të parandaluar dhunën. Avokatja Denisa Daka, e cila ka mbrojtur në gjykatë një numër të konsiderueshëm grash të dhunuara i tha BIRN se ashpërsimi i masave kundër dhunës në familje nuk mund ta ndryshojë kurrsesi situatën e dhunës në vend. “Ndryshimet në ligjin për dhunën në

familje, sipas meje nuk përbëjnë risi. Përgjatë këtyre viteve kemi konstatuar se sa herë kanë dështuar me ligjin, kanë marrë inisiativa për ta ashpërsuar atë,” tha Daka. Avokatja rendit një sërë hallkash që nuk funksiojnë siç duhet, duke nisur nga fakti se viktima dhe dhunuesi janë të detyruar të ndajnë të njëjtën banesë e deri tek paaftësia monitoruese e strukturave të policisë, inekzistenca e shërbimeve sociale apo problemet e sistemit gjyqësor në Shqipëri. Daka thekson gjithashtu se mungesa e politikave mbështetëse dhe e një zëri të posaçëm në buxhetin e shtetit për dhunën në familje e pamundëson fuqizimin e grave në Shqipëri.

“Në ato pak raste që viktimat e dhunës arrijnë të strehohen diku, agresori në çdo rast mëson vendndodhjen e tyre, pasi informacioni rrjedh e dhuna intensifikohet paskësaj,” thotë me shqetësim Daka.

“Gratë duhet me çdo kusht të fuqizohen, duke u punësuar e për këtë arsye duhen ndjekur politika të posaçme.. Një zë i posaçëm duhet caktuar me çdo kusht në buxhet për të mbështetur këtë kategori vulnerabël,” shtoi avokatja, ndërsa nënvizon se duhet rritur edhe besimi tek organet e policisë dhe ato gjyqësore.

Megjithatë, jo të gjitha gratë janë të gatshme ta falin dhunën e bashkëshortëve. Nëna e një vajze, e cila siguroi një urdhër mbrojtjeje në fillim të majit në gjykatë e konsideroi gjendjen e saj të padurueshme.

I akuzuar për dhunë, i shoqi u justifikua se kishte qenë nën stres për shkak të dëmtimit të shtëpisë nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa mohoi të kishte përdorur dhunë fizike mbi të shoqen. Përveç urdhërit të mbrojtjes, gruaja paralajmëroi se do të dorëzonte menjëherë edhe një padi divorci. “Martesa në fillim ishte e mirë, por prej 15 vitesh po vuaj nga xhelozia e tij…Gjendja është e padurueshme. Jam e frikësuar nga sjellja e tij, ai më ka kërcënuar edhe me thikë,” tha gruaja para gjykatës. Dhe menjëherë pas miratimit të urdhrit të mbrojtjes, u largua nga shtëpia së bashku me të bijën.

COVID-19 dyfishon vuajtjet e familjeve që jetojnë në çadra pas tërmetit Dhjetëra familje të strehuara në çadra në rrethinat e Durrësit e ndjejnë dyfish epideminë që ka thelluar problemet e tyre, ndërsa frikësohen se për shkak të saj, vuajtjet e tyre do të harrohen.

ERJOLA AZIZOLLI|BIRN | DURRËS E vetmja gjë që e ngushëllon Zame Gjergjin, 75 vjeç, është pasja e dy çadrave. Në dimër menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit ata morën një çadër vere, por brenda saj bënte ftohtë dhe më vonë autoritetet u dhanë një tjetër që përballonte më mirë temperaturat e ulëta.

Por në një kohë kur moti po ngrohet dhe kur përtej premtimeve të qeverisë rindërtimi i shtëpive duket ende larg, gruaja i ka kthyer sërish sytë nga çadra e verës, në të cilën po bën plan të qëndrojë gjatë muajve të nxehtë bashkë me të shoqin dhe të birin.

Situata e krijuar prej epidemisë i ka zbehur shpresat e saj për një rindërtim të shpejtë të shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa i duhet të kalojë vetëizolimin në hapësirën e ngushtë të çadrës dhe në mungesë të kushteve deri minimale të higjienës. “Do përdorim sërish çadrën e verës,” thotë Zame Gjergji, 75 vjeçe, banore e fshatit Rad, në Njësinë Administrative Manëz, në Bashkinë e Durrësit.

“Ku do shkojmë tjetër, tani që ndodhi kjo sëmundja, kush do mendoj për ne,” pyet ajo. Tërmeti i 26 nëntorit preku direkt dhe indirekt mbi 202 mijë persona ndërsa shkaktoi 51 viktima, 17 mijë të shpërngulur e të pastrehë dhe rreth 985 milion euro dëme. Zona më e dëmtuar ishte Durrësi dhe rrethinat e tij përfshi fshatrat e Manzës.

Në një mbledhje me videokonferencë të transmetuar ditën e mërkurë, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj tha se kantieret për të rindërtuar shtëpitë e prishura do ishin të gjitha të hapura në fund të korrikut, që për shumë familje nënkupton që do duhet të kalojnë edhe këtë verë në çadra.

Hallet mbi halle

Përveç se vuan mungesën e strehimit në çadër, Zame Gjergji njëkohësisht duhet të bëjë seanca kimioterapie dhe është në grupin e atyre që rrezikohen veçanërisht nga COVID-19. Ajo thotë se i ka varur shpresat te ajri i fshatit, pasi mundësitë për karantinë në çadër janë minimale.

“Ndihemi si në burg brenda saj,” thotë Zame Gjergji mes një trishtimi që duket se ka zënë vend në jetën e saj.

“Nuk i bëjmë ne dot këto masat që thonë për tu mbrojtur nga kjo sëmundja, por të paktën qëndrojmë pak jashtë në fresk, sepse s’janë mbledhur të gjitha të këqijat për ne dhe ndoshta ajri i fshatit na shpëton nga sëmundja,” shtoi ajo.

Rreth e rrotull ngrehinës së shtëpisë së Zames ende ka pjesë të shiritit që u ndalon rreptësishtë hyrjen, por oborri është i mbushur me trëndafila të sapoçelur dhe çifti i moshuar e kalon kohën aty. E përballur me sëmundjen, me paaftësinë e bashkëshortit që ka probleme dëgjimi dhe jetën e vështirë të djalit që s’po përballon dot divorcin, familja Gjegji, nuk di asgjë se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tyre dhe nëse do të mund të përfitojnë ndhihmë nga shteti.

“Kemi një mal me halle. Jam me mjekim, me kimioterapi, djali më është divorcuar nga gruaja dhe se ka kaluar mirë këtë që i ndodhi, ndaj lus Zotin që të bëhet mirë se vetëm tek ai më kanë ngelur shpresat”, thotë gruaja mes lotësh. Familja e saj nuk është e vetmja që përballet me vështirësitë

Zame dhe Arif Gjergji, brenda çadrës së tyre, ku jetojnë që pas tërmetit të 26 nëntorit, duke folur për BIRN. Foto:Erjola Azizolli.

e jetesës në çadër. Pak metra më tutje Flutura Gjergji, 60 vjeçe, jeton në çadër me bashkëshortin, nënën e tij, 90 vjeçe, ndërsa djali përballet me rrezikun, duke fjetur në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti. “Ku mund të flemë katër veta në një çadër, kaq është vendi, mirë në dimër se ishte ftohtë, por tani në verë nuk mund të rrish ditën se është shumë vapë”, thotë 60-vjeçarja. Ajo thotë se ka frikë për djalin e vogël që fle tek shtëpia e dëmtuar, por se nuk ka çfarë të bëjë. Çadra ku Flutura dhe tre pjesëtarët e tjerë të familjes qëndrojnë, është vendosur përkrah banesës së dëmtuar nga tërmeti, e cila ka rrezik shembje në shumë pjesë të tavanit. “Ne nuk lëvizëm dot as për të gjetur shtëpi me qira, sepse kam vjehrrën plakë, djalin tjetër me gruan dhe vajzën e vogël që jetojnë në kontenier, ndaj zgjodhëm që të rrimë në çadër, me shpresën se gjërat do të rregulloheshin, por tani që ndodhi kjo epidemia, këtu kemi për të ngelur,” tha Flutura.

Karantina në çadër

Banorët e këtushëm, para situatës së COVID-19, ndiqnin çdo lajm që lidhej me tërmetin, ndërsa tani që kanë humbur shpresat për ndihmë nga shteti, u është zbehur çdo interes dhe janë përqendruar në punët e përditshme në arat e tyre dhe pse nuk e fshehin frikën nga virusi, siç e quajnë ata COVID-19.

Flutura dhe bashkëshorti i saj, sapo janë kthyer nga tokat e tyre rreth mesditës, ku kanë punuar gjithë paraditen dhe si të zënë në faj, shprehen se higjiena, distancimet, nuk janë masa që mund të merren prej tyre, pasi thjeshtë është e pamundur në kushtet ku ndodhen. “Tualeti është në shtëpinë e dëmtuar. Enët lahen jashtë në oborr, ne rrimë dhe flemë në këtë çadër të vogël, çfarë masash mund të marrin ne për tu mbrojtur nga virusi,” thotë me trishtim Flutura.

Megjithë sfidat që po përballet, Flutura nënvizon që vështirësitë e disa prej bashkëfshatarëve të saj janë edhe më të rënda.

“Zame, është e sëmurë, i duhet të shkojë për mjekim në Tiranë dhe është në hall sepse në muajin maj ka kurën tjetër, por s’di se si do ja bëjë tani që nuk të lënë as të lëvizësh,” thotë Flutura, gjithë shqetësim për fqinjën e saj.

Në Shkallë, fshati ngjitur me Manzën, dy familje të tjera vazhdojnë të jetojnë ende në çadra, duke u përballur me shumë vështirësi dhe mungesë informacioni se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tyre.

Lulzim Gërdeci, banor i këtij fshati, jeton sëbashku me bashkëshorten në çadër që pas tërmetit të 26 nëntorit. Çadra është përballë me shtëpinë e tij të shembur, muret e hapura të së cilës dallohen edhe nga jashtë.

“Këtu po jetojmë. Në këtë çadër, ku tjetër,” pyet Lulzimi. “Muret e shtëpisë time bien nëse i jep një shkelm, se janë gati dhe ne nuk mund të rrezikojnë të rrimë brenda,” shtoi ai. Në

Lulzim Gërdeci së bashku me bashkëshorten, vajzën e tyre dhe fëmijët e saj në çadrën ku jetojnë që prej 26 nëntorit. Foto: E. Azizolli. çadër megjithatë është shumë nxehtë, ndërsa brenda saj ka vetëm dy krevate dhe një tavolinë për të ngrënë dhe asgjë tjetër. “Ujin e kemi tek banjo e shtëpisë së dëmtuar,” shpjegoi Lulzimi. “E marrim atje me kova dhe e nxjerrim jashtë, kjo është karantina jonë”, shtoi ai, në pamje shumë i lodhur nga gjithë kjo situatë. Ai nuk ka asgjë të qartë se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij, ndaj thotë se do të jetojë gjatë në çadër, sepse nuk shikon shpresë tjetër.

“Kur na i sollën në fillim, falenderuam Zotin se ishim jashtë, po tani që po bëhet me keq nga kjo sëmundja, si do bëhet me ne, ngelëm në çadër,” ankohet Lulzimi. Shtëpia e tij, i është nënshtruar dy herë ekspertizës dhe ende nuk ka asgjë të qartë se çfarë do të bëhet, nëse do të rindërtohet, apo riparohet.

“Erdhën një herë, më thanë që ka dëmtime të rënda, por dokument s’më dhanë,” tregoi ai. “Më thanë do vijmë prapë. Erdhën prapë, më thanë, që rregullohet, dëmet janë të riparueshme, kaq di unë për shtëpinë, s’di gjë tjetër,” përfundoi Lulzimi.

Varfëri dhe pamundësi

Pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, qeveria ka organizuar një fushatë pët të ndihmuar me paketa ushqimore familjet në nevojë. Flutura Gjergji thotë që ndihmat për ta u harruan që pas tërmetit dhe më pas askush nuk u kujtua më. “Kemi marrë disa pako me ushqime,” kujtoi ajo. “Na i sollën ata të komunës, por më pas, askush s’u kujtua më për ne,” shtoi Flutura.

Si familje e madhe, familja Gjergji mundi që të siguronte veç çadrës dhe një kontenier për familjen e re të djalit, Eltonit, i cili jeton aty sëbashku me bashkëshorten dhe vajzën 10 vjeçe. Kontenieri është vendour në oborrin e shtëpisë dhe Eltoni, 38 vjeç, me aftësi ndryshe, ndihet me fat që ka një vend të mirë për të jetuar, siç e quan ai kontenierin, por ka një shqetësim të vazhdueshëm, të cilin ja komunikon çdo kujt që rastis të takoj.

“Mirë jam, ma sollën këtë kontenierin, por kam vajzën në klasë të katër, është dhjetë vjeçe, por nuk i ndjek dot mësimet se interneti mbaron shumë shpejt”, thotë ai, duke kërkuar interent falas nga shteti për familjet me fëmijë në nevojë. “Të na jepnin internet pa lekë, vajza si bën dot të gjitha detyrat,” përsërit disa herë kërkesën 38-vjeçari. Ndërkohë për Xhevrie Gërdecin, 56 vjeçe, hall është bllokimi i të birit në Bergamo, Itali. “Djali, 28 vjeç, më ngeli i bllokuar në Itali, në Bergamo, shkoi për punë sezonale, por ndodhi kjo sëmundja dhe u bllokua atje,” ankohet ajo.

“Na kërkon që të kemi kujdes me sëmundjen, sepse po shikon keq atje, por ne s’na gjen gjë këtu në fshat, merakun e tij kemi,” përfundoi Xhevrija.

Blog

Në të gjithë botën ka pasur më shumë se 4.9 milionë raste të konfirmuara me COVID-19. Disa vende evropiane po përgatiten të rihapin plazhet, si edhe baret e restorantet buzë detit. Shumica e resorteve kanë vendosur rregulla strikte. Me shumë prej kufijve ndërkombëtarë të mbyllur, vendet që mbështeten te industria e turizmit këtë vit do të duhet të varen te vizitorët vendas.

Hapen plazhet e Europës: Dronë, dezinfektues dhe distancim social

Johnny Wood

| WeForum

Ndërkohë që pjesë të Europës ndërmarrin hapa të shpejtë për të lehtësuar izolimin, një udhëtim në plazh tani përfshin edhe disa gjëra shtesë: maska për fytyrën, dezinfektues dhe distancim social.

Vende të tilla si Greqia, Italia dhe Spanja janë shumë të varur nga turizmi. Por gjatë pandemisë së koronavirusit, shumë plazhe kanë qenë jashtë limiteve. Me afrimin e verës, vendasit po i drejtohen disa zonave me plazhe të Europës, por shumë gjëra kanë ndryshuar.

Plazhet e Greqisë

Në Greqi janë rihapur më shumë se 500 plazhe ndërsa temperaturat janë sa vijnë e rriten ndjeshëm. Në vend të plazheve të mbushura me njerëz para pandemisë, tani në plazh nuk lejohen më shumë se 40 persona në 1,000 metra katrorë, me çadrat në to të vendosura në një distancë prej katër metra larg njëratjetrës, raporton Reuters.

Në plazhet afër Athinës, dronët paralajmërojnë plazhistët nëse ata shkelin rregullat e distancimit social.

“Ne e mbajmë distancën, respektojmë shëndetin publik,” dëgjohet të thonë dronët e telekomanduar ndërsa shpërndajnë çdo grup njerëzish që mblidhet në plazh, sipas The Guardian.

Përveç aromës së detit, kripës dhe rërës, vizitorët në plazhet e Athinës tani do të hasin edhe në dezinfektues. Kujdestarët e plazhit spërkatin shezlonët pasi secili klient ka përfunduar përdorimin e tyre. Dhe në ishullin e Santorinit, janë vendosur ndarëse të mëdha për të mbrojtur plazhistët e akomoduar në to nga plazhistët e tjerë që kalojnë aty pranë.

Greqia ka regjistruar më shumë se 2,800 raste të konfirmuara me COVID-19, sipas John Hopkins University & Medicine, një shifër dukshëm më e ulët sesa shumë nga fqinjët e saj.

Jeta e plazhit në Itali

Italia është ndër vendet evropiane më të prekura nga pandemia COVID-19, me më shumë se 225,000 raste të raportuara dhe më shumë se 32,000 vdekje. Vendi po lehtëson me kujdes masat e izolimit.

Ashtu si Greqia, plazhet e Italisë po hapen me rregulla distancomi social. Edhe pse serfistët po u rikthehen dallgëve, vizitorët më maska nuk janë diçka e pazakontë.

Qyteti bregdetar Porto Cesareo në rajonin e Pulias ka çadra plazhi të vendosu

Plazhi i Majorkës, Spanjë. Foto ilustruese: Pixabay.

ra 1,5 metra larg njëra-tjetrës, me litarë që formojnë një kordon sigurie midis pushuesve.

Kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare kanë ulur ndjeshëm fluksin e vizitorëve të huaj në resortet italiane. Këtë vit, ata mund të duhet të mbështeten te vizitorët vendas.

Ministri i turizmit dhe kulturës i Italisë, Dario Franceschini, së fundmi njoftoi një paketë masash për të ndihmuar industrinë e turizmit të vendit, e cila është goditur ndjeshëm nga pandemia, duke përfshirë mbështetje financiare për punonjësit sezonalë, si edhe lehtësim taksash për kompanitë që janë pjesë e kësaj industrie.

Resortet spanjolle

Edhe Spanja është prekur shumë nga pandemia e koronavirusit, me më shumë se 230,000 raste të konfirmuara. Në zonat e lejuara, baret dhe restorantet tani mund të hapin tarracat e tyre, por janë të kufizuar në jo më shumë se 50% të kapacitetit të tyre. Hotelet dhe vendet e tjera për akomodimin e turistëve mund të rihapen, me kusht që vizitorët të mos përdorin zona të përbashkëta.

Vendi planifikon të heqë plotësisht masat kufizuese deri në fund të qershorit. Përpara kësaj date, pishinat dhe plazhet janë lejuar të rifillojnë aktivitetin në kushte të caktuara. Pishinat mund të hapen për publikun, por përdorimi i tyre do

Në plazhet afër Athinës, dronët paralajmërojnë plazhistët nëse ata shkelin rregullat e distancimit social. “Ne e mbajmë distancën, respektojmë shëndetin publik,” dëgjohet të thonë dronët e telekomanduar ndërsa shpërndajnë çdo grup njerëzish që mblidhet në plazh, sipas The Guardian. Përveç aromës së detit, kripës dhe rërës, vizitorët në plazhet e Athinës tani do të hasin edhe në dezinfektues. Kujdestarët e plazhit spërkatin shezlonët pasi secili klient ka përfunduar përdorimin e tyre.

të jetë i mundur vetëm duke rezervuar më parë, me një kapacitet maksimal 30%, dhe ato duhet të pastrohen tre herë në ditë.

Edhe plazhistët duhet të respektojnë distancimin social dhe aktivitetet sportive, profesionale dhe rekreative lejohen të gjitha, për sa kohë që ato mund të kryhen në mënyrë individuale dhe pa kontakte fizike.

Turizmi kontribuoi më shumë se 177 miliardë euro në PBB-në e Spanjës në vitin 2018 dhe plazhet e vendit janë një magnet për pushuesit nga vendet e tjera të Europës dhe më gjerë.

Një ekonomi e dëmtuar për shkak të masave kufizuese të ndërmarra, kë më shumë se 300,000 kompani në industrinë e turizmit në Spanjë të përballen me një të ardhme të pasigurt. Një situatë e ngjashme ekziston edhe në vendet e tjera të Europës, përfshirë Italinë – e cila ka më shumë se 350,000 kompani turistike – dhe Greqinë.

Në lehtësimin e masave kufizuese të ndërmarra për shkak të COVID-19, këto vende po vënë në peshore kostot shëndetësore për hapjen e shpejtë kundrejt kostove ekonomike në hapjen më ngadalë të vendit. Me mbylljen e kufijve ndërkombëtarë, këtë vit këto vende mund të duhet të kënaqen me turistët e vendeve të tyre. Këto vende, ashtu si edhe shumë pjesë të tjera të ekonomisë globale, i presin kohë të vështira.

Tall Story: Stashed Cash but No Crime in Albanian Court

Five men stood accused of laundering 3.4 million euros hidden in two used cars stopped at an Albanian port. Then a German man called Carlo said everything was legit and the case collapsed.

OPINION

Why a Theatre’s Demolition Has Sparked Outrage in Albania

The reduction of a much-loved historic building to rubble has persuaded many Albanians that their government is no longer concerned with listening to opposing views – or even to those who voted it into power.

Illustration: Jurgena Tahiri/BIRN. Photo: Belgian Police/Elvis Vladi

FEATURE

Bringing Back the Bodies: The Balkan Emigrants Repatriated in Death

Emigration has long afflicted the countries of the Balkans. But many of those who leave know they will return in death.

This article is from: